Shqipëria paraqitet me performancën më të ulët të treguesve strukturore të ekonomisë në raport me vendet e tjera kandidate në BE, sipas një raporti të fundit të Bankës Qendrore Europiane. BQE e renditi Shqipërinë si vendin me performancën më të ulët në Ballkanin Perëndimor Për klimën e biznesit për 2016-2017. Shqipëria ka gjithashtu rezultatin më të keq në zbatim të kontratave dhe rezultatin e dytë më të keq në kontrollin e korrupsionit (pas Kosovës), dhe ka një rezultat mesatar në pagesën e taksave.
Shkalla e ndërmjetësimit financiar në Shqipëri është e ulët, madje krahasuar me të tjera. Së bashku me Kosovën, Shqipëria perceptohet si një vend i vështirë i vështirë për të marrë një hua bankare. Afërisht për 91% të të gjitha kredive kërkohet kolateral. Shuma e kolateralit të kërkuar për huamarrje është rritur ndjeshëm gjatë katër viteve të fundit arriti (mesatarisht 250% të vlerës së kredisë, referohet në raportin e BQE.
Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor, ku besimi në sundimin e ligjit është më i ulëti. Për shkak të kësaj situate kompanitë në Shqipëri janë të ekspozuara më shumë se në vendet e tjera në dhënien e ryshfetit (veçanërisht për të siguruar një kontratë qeveritare, një leje ndërtimi ose një vendim gjyqësor të favorshëm).
Borxhi i bruto i qeverisë, afër 72% në vitin 2016 është më i lartë se mesatarja e BE dhe Rajonit gjithashtu.
Gjithashtu stoku i IHD-ve në Shqipëri mbetet mjaft i ulët (afër 49% të PBB-së). Produktiviteti i punës (PBB reale për person të punësuar) është më e ulëta në Rajon dhe BE-së dhe ka mbetur praktikisht e pandryshuar që nga viti 2010.
Për tregun e punës situata e Shqipërisë është në përputhje me BE-në, pasi papunësia e saj është më e ulëta në Rajon pas Turqisë.
Ndërsa alarmante paraqitet situata në zbatimin e kontratave, ku Shqipëria dhe Serbia kanë rezultate te këqija. Përsa i përket zbatimit të kontratave situata ka ndryshuar në Malin e Zi dhe Kosovë, ndërsa Shqipëria dhe Serbia kanë rezultatet më të këqija. Kostoja e zbatimit të kontratave, afërsisht 35% të vlerës së tyre në Shqipëri dhe në 40% në Serbi.
BE: Shqipëria, treguesit më të dobët ekonomikë
Roma, në hetim nga UEFA për kore raciste
Skuadra e Romës rrezikon të dënohet nga UEFA për koret raciste të tifozëve verdhekuq në transfertë me Chelsea-n, në takimin e raundit të tretë të ndeshjeve në grupe të Championsit. Nisja e procedimit disiplinor është komunikuar mëngjesin e kësaj të premteje, ndërsa vendimi për rastin në fjalë do të merret nga Komisioni i Etikës dhe i Kontrollit të UEFA-s në mbledhjen e 16 nëntorit.
Koret raciste për të cilët po hetohet Roma erdhën nga sektori ku ishin akomoduar tifozët miq, drejtuar futbollistit Antonio Rudiger, i cili gjatë verës u transferua nga klubi italian te “Blutë” e Londrës.
Di Maria i pakënaqur tek PSG
Që kur drejtimin e PSG-së e mori sheiku nga Katari, Nahser al-Khelaifi, për klubin nga Parisi nuk ishte shënuar më parë një fillim sezoni kaq pozitiv. E, megjithatë, jo domosdoshmërisht është përkthyer në një klimë optimiste e të buzëqeshur në dhomat e zhveshjes. Në këtë rast, faji bie tek Unay Emery, që edhe pse numëron 12 fitore dhe një barazim në 13 takime zyrtare, me 43 gola të shënuar e 7 të pësuar, duket se e përdor me shumë kursim grupin që ka në dispozicion. Më konkretisht, janë vetëm 16 lojtarë që zbresin gjithnjë në fushë. Kjo ka sjellë që për shumë lojtarë buzëqeshja të zbehet, si në rastin e Di Marias, që nuk festoi as golin e tij në Champions, ndaj Anderlechtit.
Argjentinasi preferoi të ulte kokën, pavarësisht përqafimit të shokëve. Siç sinjalizon e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”, ky gjest nuk është i rastësishëm, përkundrazi ishte shenjë e mërzisë dhe nervozizmit për faktin se ai nuk po aktivizohet mjaftueshëm. Di Maria është i trishtuar, edhe për faktin se në fund të sezonit shpresonte që të ndërronte fanellë dhe të largohej nga stoli që iu imponua pas mbërritjes së Neymar dhe Mbappe. Por PSG e refuzoi ofertën e Barcelonës, duke i konsideruar pak 40 milionë euro për të. Me situatën që paraqitet aktualisht, Di Maria mund të shpresojë për një largim vetëm në fund të këtij sezoni. Humori jo i mirë dhe pakënaqësitë duket se po përhapen në dhomat e zhveshjes. Edhe Draxler nuk ndihet mirë me qëndrimin e tij të gjatë në stol. Kështu që flitet se interesimi i Bayernit për 24-vjeçarin e talentuar mund të rezultojë pozitiv. Por edhe për emra të tjerë si Pastore, Lucas, Trapp, Lo Celso situata nuk është më e favorshme, të gjithë po qëndrojnë në stol. Më keq nga të gjithë qëndron Ben Arfa, i përjashtur dhe në konflikt ligjor me PSG.
Skënderbe dinjitoz
Është mbyllur në barazim pa gola sfida e nxehtë mes Skënderbeut dhe Partizan Beograd, e vlefshme për takimin e tretë të Grupit B në UEFA Europa League. Një ndeshje që ka dëshmuar formën optimale të ekipit korçar, i cili ndonëse nuk mundi dot të gjejë rrugën drejt rrjetës, ka ditur t’i imponohet ekipit serb. Në përfundim të ndeshjes së tretë të Grupit B, skuadra e Skënderbeut vijon të renditet në fund të klasifikimit, ndonëse në kuotë të barabartë me Partizan Beograd, 2 pikë, 1 pikë më pak se Young Boys në vend të dytë me 3 pikë, që u ndal në barazim në Ukrainë, 2-2 përballë Dynamo Kyiv.
Edhe pse me raste të limituara, në një përballje të zhvilluar masivisht në mesfushë, skuadra bardhekuq ka qenë superiore në të gjitha aspektet ndaj Partizan Beograd, duke shpërdoruar të paktën dy raste flagrante për gol. Nga ana tjetër, serbët kanë dështuar shumicën e aksioneve të tyre që në mesfushë, me një mori topash të gabuar dhe tentativash të ndalura nga korçarët. Ishin pikërisht korçarët që kanë dhënë sinjalin e parë, kur në të 24 James ka shansin më të mirë për të kaluar në avantazh Skënderbeun, pasi protagonist në një kundrasulm të shpejtë, nuk ka mundur dot të finalizojë si duhet dhe as të asistojë në zonë.
Edhe në pjesën e dytë skuadra e Skënderbeut është imponuar më shumë ndaj lojës së ekipit serb, me James sërish protagonist në të 52’, në një aksion të shpejtë me slalom nga e majta, shërben bukur për Sowe në zonë, por ky i fundit në kohë vonesë, ndalet në kohë nga mbrojtja e Partizan Beograd. Në të 62’ Miletic ka të gjitha shanset të shënojë, teksa ndodhet vetëm pak metra larg portës së korçarëve dhe shërbehet nga e djathta, por izolohet menjëherë nga mbrojtësit e Skënderbeut që neutralizojnë atë rrezik në zonën bardhekuq. Korçarët i afrohen golit në të 78’ kur Sowe fantastik me një asist spektakolar për James që mbërrin në kohë vonesë te topi, i cili ndalet nga portieri serb. Minutat e fundit flasin për serbët. Në të 89’ Shehi ndal Soumah në limite, në një duel ballë për ballë duke shpëtuar të paprekur portën e korçarëve. Në të 91’ serbët i afrohen sërish golit në të 91’ fillimisht Soumah që gjuan, por largon Shehi, ndërsa më pas është shtylla ajo që ndal Tosiç të Partizan Beograd.
Orges Shehi ishte një nga protagonistët e Beogradit, në atë tetor të 2015-ës dhe sot iu desh të përballet sërish me serbët. Kapiteni i korçarëve vlerësoi shumë paraqitjen e ekipit dhe rezultatin e arritur ndaj Partizanit të Beogradit. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe i druheshim edhe tensionit që mund të shkaktonte kjo sfidë. Gjithsesi, në fund jemi të kënaqur me mënyrën e lojës dhe me rezultatin e arritur, sepse përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë”, tha Shehi.
Durrsaku i Skënderbeut tha se skuadra do t’i marrë ndeshjet me radhë dhe do të tentojë kualifikimin derisa të ekzistojnë mundësitë për ta arritur atë. “Kemi një ekip që mund të përballojë këdo. Kemi arritur deri këtu duke eliminuar kundërshtarë mjaft të fortë dhe me emër në arenën europiane dhe besoj se jemi të aftë të vijojmë më tej në këtë kompeticion. Do t’i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresojmë t’ia dalim, të mbërrijmë të dytët”, tha Shehi.
Nuk rinovon me Arsenalin, Ozil pret ofertën e Murinjos
Mesut Ozil do të rinovojë kontratën me Arsenalin? Jo, aspak! Mesfushori turko-gjerman, sikurse ka zbuluar “Daily Mail”, do të largohet në fund të sezonit me parametër zero, me shpresën për t’iu bashkuar Manchester United. 29-vjeçari, i cili luan me “Topçinjtë” që nga viti 2013, mësohet se u ka thënë miqve të tij më të afërt se pret një ofertë nga Jose Mourinho, për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”. Arsen Wenger do të bëjë të pamundurën që “ylli” i skuadrës së tij të mos i bashkohet një rivali direkt, duke e vënë në treg që në merkaton e dimrit, për të përfituar financiarisht nga shitja e kartonit të tij. Interesimi për mesfushorin ka qenë minimal, por trajneri francez është i bindur që do të hapet një ankand në janar.
Interi është skuadra që ka shprehur dëshirën për ta blerë ish-futbollistin e Realit të Madridit, që nga ana e tij ëndërron të rivihet nën urdhrat e Mourinhos. Për këtë arsye, ai do t’i rezistojë çdo oferte të mundshme në janar, për t’u shndërruar “Djall” në verë. Mourinho e admiron lojtarin e kombëtares gjermane dhe jo më kot është shprehur se mbetet një nga mesfushorët më kreativë në botë.
Trajneri i Partizanit: Skënderbeu, skuadër e fortë

Trajneri i Partizanit të Beogradit është larguar i kënaqur me skuadrën e tij nga “Elbasan Arena”. Në përfundim të ndeshjes, i pyetur nga gazetarët se çfarë note do t’i vinte skuadrës nga 1 deri tek 5 për paraqitjen e bërë në fushë, Miroslav Djukiç tha katër. “Skënderbeu është një skuadër e fortë dhe kompakte. Luan mirë në mbrojtje dhe kundërsulmon rrezikshëm me Soue. Ne e dinim këtë para se të zbrisnim në fushë. Mendoj që rezultati 0-0 është i drejtë, megjithëse në fund patëm rastin më të pastër për të shënuar”, thotë trajneri serb. Sipas Djukiç, grupi është shumë i balancuar.
“Do të vendoset gjithçka për të ardhmen tonë në Europë me ndeshjen ndaj Skënderbeut dhe Young Boys. Grupi është shumë i balancuar dhe kemi mundësi të mira për ta kaluar”, u shpreh ai. Sa i takon atmosferës, Djukiç thotë se nuk pati asnjë incident, fton që e njëjta mikpritje t’i ofrohet edhe Skënderbeut në Beograd.
Lacio vijon momentin e magjishëm
Lacio po kalon me të vërtetë një moment të magjishëm e kjo u tregua edhe mbrëmjen e së enjtes kur lacialët mposhtën 1-3 Nicën në transfertë, me përmbysje rezultati. Në “Allianz Riviera”, skuadra e drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi u gjend në disavantazh pas vetëm 4 minutash lojë, falë një goli me kokë të Balotellit, për të barazuar vetëm një minutë më pas me Caicedo e për të përmbysur gjithçka në pjesën e dytë, me dy gola nga Milinkoviç-Saviç.
Lacio gjendet në krye të Grupit K me pikë të plota, 9 pikë në 3 ndeshje, e ndjekur nga Nica me 6 pikë. Takimi tjetër në këtë grup, mes Zulte Waregem dhe Vitesses përfundoi në barazim 1-1, e të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë, e para për secilën në këtë edicion të Europa League.
Në ndeshjet e tjera të orës 19, ra në sy fitorja minimale 0-1 e Arsenalit ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, me një gol nga Olivier Giroud në minutën e 85-të, duke numëruar gjithashtu 9 pikë në 3 ndeshje dhe duke mbajtur kryesimin e Grupit H. Në këtë grup, Ylli i Kuq i Beogradit dhe Bate Borisov ndajnë nga 4 pikë, e mbyll klasifikimin Këlni me 0 pikë. Gjermanët u mposhtën edhe në Bjellorusi nga Bate, duke konfirmuar momentin e keq që po kalojnë edhe në Bundesligë.
Fitorja më e thellë u regjistrua nga Real Sociedadi në transfertë, teksa mposhti 0-6 Vardarin e Shkupit për Grupin L. Këtu janë rusët e Zenitit të Shën Pjetërburgut që kryesojnë me 9 pikë, spanjollët ndjekin me 6, norvegjezët e Rosenborgut me 3, ndërsa maqedonasit kanë 0 pikë. Ndeshja tjetër mes Zenitit dhe Rosenborgut përfundoi 3-1.
Me 9 pikë nga 3 ndeshje kryesojnë Grupin G edhe rumunët e Steauas që mposhtën 1-2 Hapoel Beer Shevën në transfertë, me këta të fundit që janë në vendin e fundit të grupit, por me 3 pikë, aq sa edhe Lugano dhe Plzen që renditen sipër tyre. Ndeshja mes Luganos dhe Plzenit dhuroi shumë gola, por ishin zviceranët që triumfuan 3-2 ndaj çekëve.
Austriakët e Salzburgut, ndërkohë, mposhtën Konyasporin në Turqi 0-2, ndërsa Marseja mposhti 2-1 portugezët e Guimaraes në ndeshjet e Grupit I. Salzburgu është në kuotën e 7 pikëve, i ndjekur nga francezët me 6 pikë, ndërsa në kuotën e 3 pikëve është Konyaspori, me portugezët që mbyllin grupin me vetëm 1 pikë.
Në Grupin J, është surpriza Ostersunds që kryeson grupin me 7 pikë, me suedezët që ndalën në barazim 2-2 spanjollët e Athletic Bilbaos, me vetëm dy pikë. Ky është edhe grupi ku pretendentët janë në fund, e surprizat në krye. Kjo sepse edhe Hertha e Berlinit është mposhtur nga ukrainasit e Zoryas, 0-1 brenda në Gjermani, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve e duke lënë me vetëm 1 pikë gjermanët.
“Ky është Rama dhe narkoshteti që duhet të marrë fund”
Kryetari i PD, Basha ka reaguar pas deklaratave të kreut të organizatës kriminale që ka dalë hapur në mbrojtje të ushtarit të tij Tahir dhe kundër Drejtësisë. “Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!”, shprehet Basha.
Gazetari Hoxha në lojën e Tahirit dhe avokat i krimit, po keqpërdoret nga Rama
Gazetari Hoxha që shtëtit nga një studio lajmesh në studion tjetër për të dhënë lajmet mbi atë çfarë ndodh me krimin ka një problem ditët e fundit. Miku i tij Saje Qorri prej të cilit përtyp një pjesë të informacioneve të krimit është në vështirësi dhe ai ka vendosur që ta ndihmojë.
Hoxha në çdo studio që del mundohet të relativizojë peshën e skandalit më të madh në historinë e shtetit shqiptar atë të kapjes së qeverisë nga mafia. “Ja sot doli ky skandal ku përmendet Tahiri, nesër do të harrohet”, thotë gazetari që i shërben Tahirit në çdo dalje të tij.
Sipas tij, nuk mund të flitet për një kosto të qeverisë në këtë aferë të krimit, sepse Tahiri nuk është ministër tani, por deputet. Gazetari bëhet edhe qesharak në këtë avokati të djallit, sepse koha kur ka ndodhur skandali është ajo kur Rama dhe Tahiri kanë qenë bashkë në qeveri dhe Rama nuk mund t’i ikë qeverisë.
Përgjegjësinë mundohet ta kalojë tek drejtësia, duke gënjyer trashë se sipas tij nuk ka hetim ndaj Tahirit, ndërkohë që dosja e ardhur nga Italia e ka në qendër të hetimit ish-ministrin.
Gazetari ka një instruktor dhe ai është Fatos Klosi, ish-shefi i SHIK, i cili dy ditë më parë deklaroi “Pse italianët do të besojmë ne në këtë skandal?”
Sot i ka bërë një tjetër shërbim policisë që komandohet nga Habilajt dhe të gjithë të inkriminuarit. Sipas burimeve të tij aksioni për kapjen e tonelatave të drogës në Babicë ishte dekonspiruar nga Prokuroria, kur në të vërtetë është krejt e kundërta. Sipas burimeve, policia ka refuzuar që të ishte në operacion dhe i është dashur Prokurorisë së Krimeve të Rënda që të marrë peshën kryesore në organizimin e aksionit.
Gazetari Hoxha duhet të çlirohet nga kapja e Tahirit dhe keqpërdorimi që po i bën Rama që të jetë i vërtetë. Dje në media kishte edhe një lajm që gazetari Hoxha ishte kërcënuar nga një betoniere, por i kishte shpëtuar jeta. Më qesharak se kaq nuk mund të jenë ndjekësit mediatikë të njeriut që përpunohet nga Tahiri.
Kreu i organizatës kriminale i del hapur në mbrojtje Tahirit të bandës së Habilajve
Duke injoruar provat e Prokurorisë, kreu i organizatës kriminale në Kryeministri deklaron se me aq sa ka parë deri tani në mbledhjen e Komisionit të Mandateve, ai nuk ka parë asnjë provë që të implikojë ushtarin e tij Tahir në trafikun e drogës. Sipas tij deri në këto momente ai ka parë pazar nga kazani medatik dhe politik duke arritur kështu të ofendojë edhe Prokurorinë. Reagimi i Ramës është një qëndrim i qartë jo në favor të drejtësisë sikurse ishte dje por në favor të mafies pas shantazhit që atij i ka bërë Tahiri me dy video mbrëmë në darkë.