Rama i trembur dhe në panik nga presioni dhe shantazhi që Tahiri i ka bërë me dosjet e krimit ka vendosur të mos lejojë Prokurorinë të hetojë dhe arrestojë Tahirin. Ky është një rast i paprecedent dhe skandaloz që do të shkërmoqte shtetin dhe rrezikon ta çojë vendin drejt një izolimi të madh ndërkombëtar dhe një përplasje të madhe. Kurrë nuk ka ndodhur që nëj institucion si qeveria të refuzojë të zbatojë urdhrin e Prokurorisë. Kjo do të provonte kapjen e plotë të vendit nga krimi I organizuar dhe rënien e institucioneve të hetimit dhe të drejtësisë. Nëse deri dje thonim se nuk vepron Prokuroria, sot po bëhet e qaartë se Rama kërkon të bëhet de jure edhe Prokurori edhe Gjykatës duke e suprimuar fare drejtësinë.
I Penduari i parë i organizatës kriminale Tahiri-Habilaj është një italian
I penduari i parë i trafikut të drogës të organizatës kriminale të Habiljave përveç të cilën kërkohet arrestimi i Tahirit është një italian, i cili ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë se zhvillohet trafiku i drogës mes Habiljave dhe italianëve. Ai quhet Sebastiano Sardo dhe konsiderohej në Itali si një nga njerëzit më të fuqishëm në trafikun e drogës me shumicë. Ai është një grosist për të cilin nuk jepen shumë të dhëna nga dosja e hetimeve të Prokurorisë italiane. Ajo që mund të thuhet është se hetuesit italianë kanë nisur bashkëpunimin për të arrestuar bashkëpunëtorët e tij në trafik nga Shqipëria.
Sardo është një nga bosët e trafikut të drogës jo në një zonë dosido, por në kryeqytetin e mafies në Siçili. Pikërisht në këtë zonë kanë mbërritur edhe Habiljat dhe kanë vendosur bashkëpunimin. Pikërisht në këtë zonë është parë dhe audi i famshëm i trafikut të drogës në pronësi të Tahirit, por i dhënë në përdorim tek Habilajt. Nga hetimet rezulton se edhe me makinën e Tahirit është kryer trafik droge në Itali dhe se ai ka qenë disa herë me ngarkesë droge.
Intervista
Artur Zheji: Ka një bashkëpunëtor të posaçëm të klanit katanez që ka dekonspiruar gjithë këtë gjë?
Alba Kepi (Korrespondente nga Itali): Kemi të bëjmë me një të penduar.
Zheji: Ky është personazhi që ka bërë të mundur përgjimet.
Kepi: Më saktë ka bindur drejtësinë italiane që të ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e Habilajve.
Kepi: Sardo është një grosist, një trafikant i madh i marijuanës. Përmendet në dosjen e përgjimeve që ka në dispozicion edhe media shqiptare. Ka një nofkë që quhet “Sheiku”. Njihet mjaft në një zonë të Siçilisë orientale. Është arrestuar shumë herë dhe herën e fundit është arrestuar në janar 2017, por në verë 2017, ai ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Në dosjen e tij ka nisur rrëfimet; dua të rrëfej si vepron trafiku i marijuanës. Rrëfimet e tij i kanë tronditur.
Zheji: Mund të themi se kjo lidhje e vëllezërve Habilaj është me mafien siciliane.
Kepi: Në dosjen prej 416 faqesh, Sebastjan Sardo lidhet me makinën Audi, pasi sipas hetuesve italian.
Zheji: Edhe Sebastian Sardo ka hipur në makinën e zt.Tahiri?
Kepi: Kjo është me pikëpyetje, por thuhet që ngarkesa e drogës ka qenë brenda makinës Audi për llogari të Sardos.
Organizata kriminale, presion Prokurorisë për Tahirin përmes Xhafës
Pyetje: Z. Basha si i komentoni deklaratat e ministrit të Brendshëm z.Fatmir Xhafaj, sot?
Basha: Solidaritet i kupolës mafioze. Fatmir Xhafa është në konflikt interesi. Vepra e parë dhe e fundit që ai duhej të bënte si Ministër i Brendshëm, para se të jepte dorëheqjen, duhet të ishte arrestimi i vëllait, i cili kërkohet nga autoritetet italiane prej më shumë se një dekade si trafikant i dënuar i kokainës.
Fatmir Xhafa është në konflikt të pastër interesi, ai nuk mund të rrijë asnjë ditë më si Ministër i Brendshëm. Por, Fatmir Xhafaj është një nga levat që Edi Rama po përdor për të bërë presion ndaj Prokurorisë dhe për të zbatuar paktin e tij, paktin Rama-Tahiri, ku Tahiri t’ia hedhë me sa më pak kosto, me qëllim që të mos dekonspirojë dosjet e tmerrshme që lidhin Edi Ramës personalisht dhe familjarisht me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, në veçanti, trafikun e kokainës.
Opozita është në kontakt të vazhdueshëm dhe ka informacione të besueshme të cilat shpresojmë dhe besojmë se do ti vihen në dispozicion publikut shumë shpejt. Por, thirrja ime ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, sot është; të japin menjëherë dorëheqjen, të largohen dhe t’i lënë vendin një qeverie anti-mafia, e cila është e vetmja garanci që lufta kundër krimit të zhvillohet në përputhje të plotë jo vetëm me ligjin por me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.
Këta janë të zhytur në krim. Këta janë të kapur nga krimi. Këta e kanë përdorur krimin dhe janë përdorur nga krimi.
Kanë marrë miliona euro, rryshfete dhe dhurata për fushata elektorale dhe i kanë venë në dispozicion krimit, portet, aeroportet, policinë, qendrën operative të radarëve dhe çdo mundësi tjetër.
Ky është një narko-shtet dhe kjo është një kupolë mafioze.
Ndaj, deklarata e sotme e Fatmir Xhafës nuk është gjë tjetër veçse solidaritet i kupolës mafioze. Asgjë nuk do të ndryshojë pa ndryshuar drejtimin e vendit, pa larguar këtë kupolë mafioze.
Ky do të jetë vazhdojë të jetë një narko-shtet që i trajton shqiptarët si skllevër për hesap të një grushti kriminelësh, një grushti politikanësh të bërë bashkë. Janë bashkë të zhytur në krim.
Ndaj thirrja ime është për largimin e tyre të menjëhershëm nga detyra dhe për hapjen rrugë, të një procesi që do të vërë para drejtësisë kokat e mëdha, peshqit e mëdhenj të krimit të organizuar, të cilët sot janë në kabinet dhe në karriget qeveritare.
Shqipëria, i vetmi vend në rajon që përfshin në TVSH edhe biznesin e vogël
Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH do ta bënte Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që nuk bën përjashtime dhe nuk jep mbështetje për këtë kategori biznesesh në një kohë që përbën rreth 70% të numrit total të biznesve që operojnë në vend. Të gjitha vendet e rajonit kanë një nivel përjashtues për bizneset e vogla
Maqedonia nuk aplikon TVSH për bizneset që nuk kalojnë pragun e 15 mijë eurove në vit, Mali i Zi ka të përfshira bizneset me një xhiro vjetore prej 18 mijë euro, ndërsa Greqia bën përjashtim për ato subjekte që nuk kalojnë 10 mijë euro. Serbia është vendi që ka nivelin më të lartë përjashtues në rajon
Shqipëria do të jetë i vetmi vend në rajon që nuk do të ketë një përjashtim të bizneseve të vogla nga TVSH. Greqia ka nivelin më të ulët të përfshirjes në TVSH prej 10 mijë eurosh, ndërsa në Serbi mbështetja e biznesve është më e madhe, pasi në TVSH përfshihen vetëm ato që kalojnë xhiron vjetore prej 65 mijë eurosh në vit. Aktualisht, në Shqipëri paguajnë TVSH ato biznese që tejkalojnë xhiron vjetore prej 5 milionë lekësh të reja ose 36 mijë euro. Përfshirja e biznesit të vogël në TVSH do ta bënte Shqipërinë vendin e vetëm në rajon që nuk bën përjashtime dhe nuk jep mbështetje për këtë kategori biznesesh në një kohë që përbën rreth 70% të numrit total të biznesve që operojnë në vend. Të gjitha vendet e rajonit kanë një nivel përjashtues për bizneset e vogla. Maqedonia nuk aplikon TVSH për biznest që nuk kalojnë pragun e 15 mijë eurove në vit, Mali i Zi ka të përfshira bizneset me një xhiro vjetore prej 18 mijë euro, ndërsa Greqia bën përjashtim për ato subjekte që nuk kalojnë 10 mijë euro. Serbia është vendi që ka nivelin më të lartë përjashtues në rajon. Bizneset që operojnë në këtë vend duhet të paguajnë TVSH vetëm nëse kalojnë xhiron vjetore prej 65 mijë eurosh. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e bizneseve janë të vogla dhe krahasuar me rajonin, Shqipëria do të ishte më pak konkuruese. Ndërkohë që shumë vende edhe në Europë bëjnë përjashtime sipas ekspertëve për t’u dhënë mbështetje sipërmarrjeve të vogla, duke qenë se kanë edhe numrin më të lartë të të punësuarve. Qeveria shqiptare ka argumentuar se përfshirja edhe e biznesit të vogël në TVSH bëhet për të formalizuar ekonominë dhe për të shmangur evazionin. Ndërkohë, që shoqatat e biznesit të vogël e kanë kundërshtuar këtë masë me arsyetimin se kjo do të ndikonte në rritjen e çmimeve, por edhe do të falimentonte një pjesë të tyre. Aktualisht në Shqipëri janë të përfshirë në pagesën e TVSH bizneset që e kalojnë xhiron vjetore prej 5 milionë lekësh të reja ose 36 mijë euro. Nga ana tjetër, nëse skema e TVSH-së jetësohet, do të kemi një rritje masive të çmimeve. Rritja e çmimeve do të rritet 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët. Rritja e çmimeve do të rritet 20 për qind automatikisht për shërbimet dhe më pak për produktet, të cilat në hallkën e fundit të zinxhirit do të paguajnë vetëm diferencën e çmimit. Por kostoja do të paguhet e gjitha nga konsumatorët, pasi faturimi në TVSH në pakicë do të transferohet në çmime. Në se një produkt hyn në doganë me 100 lekë, menjëherë për këtë produkt do të paguhet TVSH 20% dhe tarifë doganore nëse ka. Kur ky produkt magazinohet ndaj tij faturohet kosto transporti 10 lekë dhe vlera totale me TVSH shkon 130 lekë. Distributori nga ana e tij, në këtë çmim do të llogarisë 20 lekë kosto operacionale dhe 20 lekë fitim. Në total, çmimi i produktit shkon në 170 lekë. Më pas, kur ky produkt nga distributori shkon tek pika e pakicës, çmimi i produktit do të llogaritet çmim final plus TVSH (17 lekë +TVSH 20% që në këtë rast është 34 lekë). Duke qenë se TVSH është paguar njëherë në doganë, distributori do t’i paguajë TVSH shtetit diferencën 34 lekë minus 20 lekë që ka paguar në doganë, pra 14 lekë. Në këtë mënyrë do të funksionojë edhe pakica. Deri më tani TVSH nuk aplikohej në shkallën e fundit.
Buxheti 2018, Rama ul fondet për pagat dhe pensionet

Qeveria shqiptare pritet që të shpenzojë gjatë vitit 2018 rreth 497 miliardë lekë (rreth 3.7 miliardë euro) për pagat e punonjësve, pensione, shpenzimet administrative të përditshme, investime në rrugë, shkolla, rikonstruksione, mbështetje për pushtetin lokal, interesa borxhi e pagesa papunësie. Sipas tabelave paraprake të draft-buxhetit 2018, shpenzimet pritet të rriten me 5.8% në krahasim me pritshmërinë e këtij viti. Në krahasim me atë që prodhon ekonomia në një vit, shpenzimet kapitale pritet të jenë 30.1% e PBB-së. Teksa e gjithë administrata është përfshirë në një proces të ethshëm ristrukturimi, nisur dhe nga riorganizimi i ministrive, buxheti nuk duket se do të arrijë të kursejë për të paguar punonjësit. Fondi i planifikuar për pagat është 65 miliardë lekë, me një rritje me 10.5% në krahasim me 2017-ën. Kjo do të thotë që buxheti do të shpenzojë 6.1 miliardë lekë, ose rreth 45 milionë euro më shumë për punonjësit. Në buxhetin afatmesëm, i cili është hartuar në fillim të 2017-ës, përpara se qeveria e dalë pas zgjedhjeve të qershorit të deklaronte planet e saj të riorganizimit, fondi i parashikuar për paga për 2018-ën ishte parashikuar të arrinte në 60.8 miliardë lekë, pra rreth 4.2 miliardë lekë më pak sesa u vendos aktualisht. Në të kundërt, është ulur ndjeshëm fondi i planifikuar për politika të reja pagash, nga 5.5 miliardë lekë në 2017-ën, në vetëm 1 miliard lekë në draft buxhetin 2018. Në projektbuxhetin e mëparshëm afatmesëm, si fond për politika të reja pagash në vitin 2018 ishte parashikuar një shumë prej 7.2 miliardë lekësh. Edhe fondi për politika të reja pensionesh është ulur në 1.8 miliardë lekë, nga 2.6 miliardë lekë në 2017-ën dhe 3.1 miliardë lekë që ishte parashikuar në buxhetin fillestar afatmesëm (për 2018-ën). Pas një periudhe, kur qeveria përfitoi nga rënia e interesave në treg, që e lehtësoi atë në pagesën e borxheve, shpenzimet për interesa pritet të rriten me 9.5% për të arritur në 41.5 miliardë lekë. Qeveria do ta rrudhë dorën për shpenzimet operative të mirëmbajtjes, teksa ato do të rriten me 1.3% në 45.5 miliardë lekë.
Rritje e ndjeshme e shpenzimeve kapitale
Në linjë me ambicien për të filluar një program të madh investimesh, të financuar edhe përmes projekteve të partneritetit publik privat, shpenzimet kapitale pritet të kenë rritje të ndjeshme, sipas draft buxhetit 2018. Fondet për investime parashikohet të arrijnë në rreth 86 miliardë lekë, me një zgjerim prej 16% në krahasim me pritshmëritë e 2017-ës. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ato pritet të arrijnë në 5.2% të PBB-së, duke iu afruar nivele të larta të para në periudhën 2008-2010. Efekt në këtë rrije do kenë edhe shpenzimet për koncesionet aktuale që kanë nisur vitet e fundit. Pjesa më e madhe e financimit, rreth 62%, do të vijë nga burime të brendshme. Deficiti buxhetor pritet që të qëndrojë në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në nivele të njëjta me 2017-ën.
Parodia e fundit e ministrit të Financave!
Jorida Tabaku
Mbasi kanë një muaj që sulmojnë e anatemojnë bizneset e vogla, ministri Ahmetaj gjeti kohën për të takuar më në fund një grup biznesmenësh të vegjël. Parodia e inskenuar nga zyra e Kryeministrisë ka disa javë që po përpiqet të argumentojë të pa-argumentueshmen. E nisën me protestën e oligarkëve dhe nëpunësve të shtetit e tani po vazhdojnë me biznesin e vogël, i cili jo vetëm është dakord me TVSH-në, por madje propozon edhe futjen e disa taksave.
Një tragjikomedi të tillë e kemi parë vetëm gjatë periudhave diktatoriale, në asnjë vend të botës së qytetëruar bizneset nuk janë të prirura të jenë kaq njësoj në mendime me qeverinë. Uniteti i çeliktë Parti-Shtet-Biznes po ia kalon edhe unitetit të dikurshëm Parti-Popull. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më e dukshme bëhet farsa në të cilën na shtyn të jetojmë me përdhunë qeveria Rama.
Përtej skenarit me regji qendrore në zyrën e Kryeministrisë, më tërhoqi artikulimi i ministrit Ahmetaj, i cili paralajmëroi përjashtimin nga ligji i ri i TVSH-së disa kategori të bizneseve të vogla, zejtaria, tregtari ambulant në tregje si dhe taksisti. Logjika e këtij përjashtimi nuk e di se ku qëndron, përse një shitës në treg bashkiak është i përjashtuar nga ligji i ri i TVSH, ndërsa një tregtar që shet në një dyqan që paguan taksa dhe qira do të duhet të përfshihet? Pra, ku është logjika e këtij përjashtimi dhe përse nuk qëndron po e njëjta logjikë edhe tek bizneset e tjera? A nuk jetojnë me punën e vet edhe pjesa tjetër e biznesit të vogël? Pse duhet bizneset të jenë në mëshirën e shtetit, kur punojnë ndershmërisht? Kjo që propozojnë rrit më shumë informalitetin se aktualisht.
Ajo që vëren dhe kupton çdo shqiptar sot për sot është se, kjo bandë që na drejton nuk ka interes të krijojë një vend më të mirë. Biznesi i Vogël duhet mbrojtur jo vetëm nga kjo maskaradë, por edhe duhet çliruar nga pesha e taksave të rënda. Jo TVSH për biznesin e vogël!
Banorët në protesta, kundër HEC-it në Arrëz të Dibrës
Banorët e fshatit Fushë-Çidhën në Arrëz të Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e një HEC-i që sipas tyre u dëmton zonën ku kanë jetuar për breza e breza me radhë. Për banorët e Dibrës, ujin që e jep Zoti nuk mund ta fusësh në tuba! Banor: Atë ujë që e jep Zoti nuk futet në tubacione. Ata thonë se ndërhyrjet për HEC-in që sipas tyre ka marrë një leje të dyshimtë po thajnë ujin që përdoret për vaditje dhe po dëmtojnë ekosistemin.
Banor: Na jepni të drejtën tonë të mbrojmë territorin tonë, të mbrojmë ligjet e shtetit tonë se janë të kundërligjshëm këto.
12 mijë vetë janë strehuar këtu me këto ujëra.
E njohur për bukuritë natyrore, në zonë ndodhen disa shpella të shpallura monumente të mbrojtura dhe me vlerë historike.
Banor: Edhe në lejen që është dhënë, nuk është thënë që uji të futet në tubacione. Është dhënë që të bëhet me kanal që ujërat të avullojnë. Të pijnë bagëtitë.
Protesta është shoqëruar me një incident, pasi një mjet i firmës që kryente punimet u fut mes turmës, duke rrezikuar jetën e banorëve. Forcat e Policisë pas negociatave bindën banorët që të lirojnë rrugën, por ata u larguan me paralajmëruan se do të rikthehen më të shumtë dhe do të përshkallëzojnë protestat. Edhe dy ditë më parë, banorët e fshatit Fushë-Çidhen të Dibrës kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-it.
Provat që çojnë Tahirin pas hekurave
Ish-ministri Saimir Tahiri gjatë vitit 2014-të, ka udhëtuar me Habilajt të paktën 4 herë me automjetin që ia kishte shitur në 2013-ën. Janë këto provat e reja që fundosin përfundimisht Tahirit dhe e çojnë atë pas hekurave të qelisë.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka dorëzuar mesditën e djeshme Kuvendit, kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Saimir Tahiri për t’i hapur rrugë arrestimit dhe kontrollit të banesës së tij.
Në dosjen e dorëzuar në Kuvend bie në sy fakti, se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet që në vitin 2016. Hetimi ka nisur ndaj Moisi dhe Artan Habilaj, por në këtë rrjetë ka rënë edhe Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm. Në dosjen e dorëzuar në Kuvend, emri i Tahirit del edhe tek aksioni i mbrëmjes së djeshme në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4 ton kanabis sativa, i gatshëm për t’u ngarkuar dhe trafikuar. “Në lidhje me këto fakte penale dhe për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Koçerri, etj., nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”, thuhet në dosje.
Organi i akuzës ka renditur në kërkesën e saj të dhënat që disponon nga hetimet e deritanishme për ish-ministrin e Brendshëm. Prokuroria, thekson se “rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare, është tejet e lartë. Duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme”.
Prokuroria thotë se nga hetimet është arritur të zbulohet se personi në hetim Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, ku si person i dyshuar është dhe ish-ministri i Brendshëm, personi në hetim Saimir Tahiri.
Personi në hetim Moisi Habilaj në bashkëpunim me persona të tjerë, duke përfituar nga lidhjet e ngushta me ish-ministrin e Brendshëm dhe kundrejt shpërblimeve kanë arritur të bëjnë të mundur kultivimin e sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike, transportimin e tyre në mënyrë të organizuar me destinacion jashtë vendit. Në dijeni të këtyre detajeve dhe me veprime aktive dyshohet të ketë vepruar dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të grupit të strukturuar kriminal.
Faktet dhe provat e Prokurorisë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, më datë 19.10.2017 ka kërkuar nga Kuvendi i RSH-së dhënien e autorizimit sipas kërkesës së paraqitur në lëndë.
Deputeti Saimir Tahiri dyshohet se ka konsumuar elementë të veprave penale të mëposhtme:
1. “Trafikimi i Narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
3. Rrethanat e faktit
4. Me datë 17.10.2017 në bazë të të dhënave të bëra publike Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, konform nenit 287 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon se, “Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale”, ka regjistruar procedimin penal me Nr. 313 të vitit 2017 për veprat penale të “Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në ngarkim të personit në hetim: Saimir Tahiri, i biri i Bashkim dhe Luiza, i dtl 30.10.1979, dhe banues në Tiranë, dhe për veprat penale të “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a dhe korrupsioni aktiv i zyrtarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, për personat në hetim Moisi Habilaj, i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 18.01.1978 i lindur dhe banues në Vlorë, Florian Habilaj, i biri i Ciko dhe Zenepe, i dtl 10.11.1980, Artan Habilaj etj.
Në lidhje me këto fakte penale dhe në lidhje me subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Koçerri, etj, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr. 134, të vitit 2016 dhe vitit 2017.
Konform nenit 79 të Kodit të Procedurës Penale me datë 18.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë ka vendosur bashkimin e procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016, 164 të vitit 2017, dhe 313 të vitit 2017 në një procedim të vetëm dhe konkretisht procedimin penal me Nr. 134 të vitit 2016.
Për hetimet që po zhvillohen në funksion të procedimit penal me Nr. 134 të vitit 2016, për shkak të bashkimit të procedimeve rezulton të jetë shënuar emri i personit në hetim Saimir Tahiri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:
-“Trafikimi i Narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe
– “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,
Sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, në rang të procedimeve të lidhura, është kompetente në ushtrimin e ndjekjes penale në raport me rastin konform të parashikimeve ligjore të nenit 285 të Ligjit35/2017.
Udhëtimet e Tahirit me Habilajt edhe pasi u shiti “Audin”
Nga hetimet e deritanishme hetimore të kryera rezulton se: Është kapur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, në masën prej rreth 3.5 ton lëndë narkotike e llojit kanabis nga autoritetet italiane të drejtësisë, të dyshuara si të trafikuara nga grupi kriminal Moisi Habilaj, etj., (të dhëna të ardhura në përgjigje të kërkesës për ndihmë juridike drejtuar autoriteteve italiane të drejtësisë).
Më datë 18.10.2017 është kapur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 3 978 ton, e llojit kanabis sativa, në banesën e shtetasit në hetim Armand Koçerri, bashkëpunëtor i shtetasve Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Artan Hibilaj.
Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj, etj., në komunikimet telefonike dhe bisedat ambientale që rezultojnë nga përgjimet e bëra ndërmjet tyre, rezulton të pasqyrojë detaje, të cilat tregojnë përfshirjen në veprimtarinë kriminale të shtetasit në hetim Saimir Tahiri. (Të dhënat e ardhura në përgjigje të kërkesës për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve italiane të drejtësisë).
Subjektet e dyshuara Moisi Habilaj etj., në komunikimet e bëra ndërmjet tyre rezulton se, pasqyrojnë detaje të cilat tregojnë shpërblimet që i japin ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në funksion të realizimit të veprimtarisë së tyre.
Subjekti në hetim Saimir Tahiri më datë 05.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA 00 GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj. (akte të administruara nga hetimi, procesverbale për këqyrjen dhe marrjen prove materiale të kontratës së shitjes së datës 05.11.2013).
Më datë 16.08.2014, 30.08.2014, 29.08.2014, 08.08.2014, personi në hetim, Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA 003 GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 05.11.2013. Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim, Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj., (të dhënat e përfituara nga këqyrja e sistemit TIMS për lëvizjet për dhe nga jashtë shtetit të personit në hetim Saimir Tahiri, procesverbalet e këqyrjes).
Nisur nga sa më sipër në kushtet e sekuestrimit të lëndës narkotike, dhënies së shpërblimeve nga grupi kriminal, funksionarëve të lartë zyrtarë, mbajtjes së kontakteve të vazhdueshme me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, për ekzistencën e veprimtarisë kriminale dhe përfshirjes në këtë veprimtari të të dyshuarit Saimir Tahiri.
Tahiri i përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe korrupsionin pasiv
Nga të dhënat e hetimit të deritanishëm, provat që ka në dispozicion organi i procedurës, ka dyshime të arsyeshme që personi në hetim Saimir Tahiri të ketë kryer veprat penale.
Në këto kushte ekziston dyshimi i arsyeshëm se, deputeti Saimir Tahiri ka konsumuar elementë të veprave penale:
1. “Trafikimi i narkotikëve”kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukutuarar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Në aplikim të nenit 228 të K. Pr. Penale masat e sigurimit mund të caktohen vetëm
– Nëse në ngarkim të tij ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova.
– Kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës
– Kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që të largohet;
– Kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
– Sipas parashikimeve të nenit 229, të Kodit të Procedurës Penale, masat e sigurimit vendosen në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionet që parashikon vepra penale për të cilën dyshohet, respektivisht nenet 283/a/2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal.
Rrezikshmëria shoqërore e këtij personi, duke marrë parasysh pozicionin që ai mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në raport me publikun dhe me institucionet ndërkombëtare, është tejet e lartë. Duke iu referuar veprimeve të kundraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme.
Bazuar në nenin 202, 204, 205, 289, të Kodit të Procedurës Penale, dyshohet se ky shtetas mund të ketë të fshehura në banesë apo ambjente të tjera, të cilat i frekuentojnë sende apo prova që janë të lidhura drejtpërdrejtë apo tërthorazi me vepra penale, për të cilat po hetohet. Në rast se këto sende do të gjenden në disponim të këtij shtetasi ose në ambientet e kontrolluara do t’i nënshtrohen sekuestrimit sipas rregullave të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.
Krahas rrezikshmërisë shoqërore të veprave të paraqitura më lart, hetimi i këtij rasti vlerësojmë se ka një rëndësi specifike, ndër të tjera edhe për imazhin e institucioneve shqiptare përballë opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, për të cilët Prokuroria ka paraqitur kërkesën për autorizim për arrestim, heqje lirie dhe kontroll personal dhe banese, vlerësojmë se me veprimet e tij të dyshuara, ka cënuar imazhin e institucionit ku ushtron funksionet e tij, si edhe të autoriteteve shqiptare në përgjithësi. Për këtë arsye, e konsiderojmë të nevojshme që Kuvendi i Shqipërisë të mbështesë kërkesën e Prokurorisë, për të dëshmuar para opinionit publik vendas dhe partnerëve ndërkombëtarë se forca e ligjit është njëlloj për të gjithë personat që kryejnë vepra penale.
Për sa më sipër, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokurori, bazuar në nenet 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin dhe heqjen e lirisë, si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesave të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Saimir Tahiri.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Drejtuesi i Prokurorisë, Besim Hajdarmataj.
Arrestohet, krahu i djathtë i Habilajt, në kërkim vëllai
Krahu i djathtë i Habilajve, Nazer Sehiti, i cili thirrej me nofkën “Lolo” është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Arrestimi i Sehitit është bërë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas kërkesës së palës italiane.
Për arrestimin e tij janë angazhuar rreth 100 forca policie të ardhura nga Tirana kryesisht nga Delta Force, ndërsa Policia e Vlorës është shmangur totalisht nga aksioni. Operacioni antidrogë është shtrirë në fshatrat Velçë dhe Drashovicë, pasi mendohet se janë bazat e Habilajve, të arrestuar pak ditë më parë në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Me kërkesë të Prokurorisë, policia po ushtron kontrolle në këto fshatra ku mendohet se janë bazat e Habilajve, të arrestuar pak ditë më parë në Itali për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia hyn në banesa pa paralajmërim në të gjitha ambientet ku ka pasur dyshime se mund të kishte drogë. Policia po kërkon edhe Florian Habilajn, vëllai i vogël i Moisi Habilajt.
Prokuroria përjashtoi policinë nga aksioni për tonelatat e drogës së Habilajve
Operacioni për sekuestrimin e tonelatave të drogës së Habilajve në Babicë të Vlorës është kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me SHISH dhe autoritetet e huaja. Prokuroria bëri të ditur se ka përjashtuar nga aksioni Policinë e Shtetit për shkak se i druhej dekonspirimit të operacionit. Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se, për kapjen e drogës në Babicë është kryer një hetim prej rreth një viti me Shërbimin Informativ dhe partnerët ndërkombëtarë.
Po ashtu bëhet e ditur se, për këtë aksion ka pasur një takim dy ditë më parë, mes kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla në zyrën e këtij të fundit. Frika nga dekonspirimi i magazinës së drogës në Babicë të Vlorës nga punonjës së policisë së atij qarku, bëri që takimi institucional të ishte dypalësh, duke përjashtuar drejtues të lartë të efektivëve blu.
Zyrtarisht burime nga Prokuroria, saktësojnë se lënda narkotike ishte kultivuar, përpunuar dhe magazinuar, duke u bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj.
Për rëndësinë që ka marrë kjo dosje nga homologët italianë, të cilët publikuan përgjimet e anëtarëve të grupit Moisi Habilaj, këtë të enjte ka shkuar në qytetin bregdetar për një inspektim edhe kreu i organit qendror të akuzës Adriatik Llalla.
Burimet nga organi i akuzës bëjnë të ditur se, ka dyshime të forta dhe informacione të plota për përfshirje në këtë veprimtari trafiku narkotikësh të shumë drejtuesve të Policisë në Vlorë dhe më gjerë, për të cilët po bëhen verifikimet e nevojshme. Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal te Habilajve.
“Një hetim disa mujor i Prokurorisë për Krime të Renda u finalizua me zbulimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, në zonën e Babicës, Vlorë. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj. Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë, për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupit kriminal. Hetimi është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe me shërbimet inteligjente (SHISH)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lënda narkotike ka qenë e fshehur në katin e parë të vilës 2-katëshe. Mësohet se vila është e rrethuar me sistem alarmi dhe sigurie. Ende nuk bëhen të ditura informacione të detajuara mbi këtë operacion, ndërsa as vetë familjarët e Armand Koçerrit, nuk kanë dashur të prononcohen. Droga u gjet në shtëpinë e Armand Koçerrit, me profesion infermier. Një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë ka qenë mjeti i transportit. Banesa në Babicë të Vogël të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 4 tonë drogë mbrëmjen e së mërkurës ishte nën monitorim prej një viti nga Shërbimi Informativ shqiptar, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe partnerët e huaj.
Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Po ashtu bëhet e ditur se, droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve.
Në lidhje me aktivitetin kriminal të Habilajve për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, për të cilin Prokuroria e vendit fqinj ka përfunduar një hetim të shoqëruar dhe me arrestime. Moisi Habilaj, u ndalua disa ditë më parë në Siçili, si kreu i bandës së narkotrafikut, ndërsa vëllai i tij Florian Habilaj vijon ende të jetë në arrati së bashku me 3 persona të tjerë.
Saimir Tahiri ose “Shefi i madh”, biseda tjetër ku e përmendin kushërinjtë
Roli i ish-ministrit të Brendshëm, sipas asaj që përshkruan Prokuroria, Saimir Tahiri në trafikun e drogës ishte ajo e njeriut që mbronte bandën dhe garantonte imunitet nga policia. Pikërisht këtë rol kishte “Shefi i madh” një person ende i paidentifikuar, por që ka dalë nga përgjimet e telefonatave të Habilajve nga italianët. Kështu, ndërsa Moisi Habilaj merrej me mafiozët italianë të Katanias, vëllai i vogël Floriani kishte nën kontroll situatën në Shqipëri. Ai është përgjuar pas një vizite në Tiranë, ku kishte takuar “Shefin e madh”, që dyshohet se është Saimir Tahiri. Llexoni më poshtë bisedën e përkthyer nga përgjimet e italianëve:
Floriani: Jam nisur që dje në Tiranë dhe tani sapo erdha në Fier.
Moisiu: Pse?
F: Më kërkoi shefi i madh
M: Çfarë kërkonte?
F: Asgjë, për këtë… për situatën
M: Aha…fole direkt me të?
F: Më priti në 11:30, më dërguan edhe taksi të më merrnin
M: E çfarë të tha?
F: Më pyeti si është situata
M: Që domethënë…?
F: Më tha që të mos shqetësohesha, sepse është çështje orësh dhe se të mos mendohesha shumë.
M: Duhet t’i thoshe që ne nuk kemi asnjë faj, këtë duhet t’i thoshe.
F: Po ja thashë që ne nuk kemi faj e më tha që ata e bëjnë qëllimisht që unë t’i telefonoj.
M: Edhe ne e kemi ditur këtë gjë dhe për këtë arsye nuk e kemi shqetësuar.
F: Ai më tha që e kemi telefonuar dhe i kishte kërkuar që të mos përzihej me lojërat e fatit.
M: E kishte telefonuar (Duke nënkuptuar një person të tretë).
F: E kishte telefonuar ky i madhi. E kishte marrë në celular. Unë i thashë që ne nuk godasim, na ka shqetësuar na ka shkatërruar të gjithë biznesin.
M: Në rregull.
F: Më tha, “ik i qetë mos u shqetëso”.
Në dosjen e dorëzuar në Kuvend, emri i Tahirit del edhe tek aksioni i mbrëmjes së mërkurë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4 ton kanabis sativa, i gatshëm për t’u ngarkuar dhe trafikuar.
“Në lidhje me këto fakte penale dhe për subjektet Moisi Habilaj, Florian Habilaj, Artan Habilaj, Armand Koçerri, etj., nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, është zhvilluar hetimi në rang të procedimeve penale me Nr. 134 të vitit 2016 dhe 164 të vitit 2017”.