28.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Taulant Xhaka shënon një supergol në Rusi

Taulant Xhaka ka shënuar një supergol, në takimin që është duke u luajtur në Rusi, mes CSKA-së vendase dhe Bazelit, ekip me të cilin aktivizohet mesfushori kuqezi. Xhaka i dha avantazhin skuadrës së tij, në minutën e 29-të, me një gol të mrekullueshëm, të shënuar me goditje nga distanca. Mesfushori me origjinë nga Kosova është një titullar fiks i skuadrës zviceriane, por edhe i kombëtares shqiptare.
Taulant Xhaka ka treguar një paraqitje fantastike ndaj CSKA Moscow në Rusi, duke shënuar edhe njërin nga dy golat për skuadrën e tij. Xhaka me anë të një postimi në Facebbok tregon se, është shumë i lumtur për golin e tij. “Një super mbrëmje. Shumë i kënaqur që shënova në këtë ndeshje kaq të rëndësishme”, shkruan Xhaka në Facebook.
Mesfushori i kombëtares kuqezi, Taulant Xhaka, ka zhbllokuar ndeshjen në fushën e CSKA-së së Moskës me një magji të realizuar në minutën e 29-të. Në minutën e 90-të ka ardhur edhe goli i sigurisë për miqtë që kanë realizuar me Oberlin. Xhaka me shokë, pas kësaj fitoreje, ndodhen në vendin e dytë, tri pikë larg Manchester United.

Baka: Kam luajtur te Milani më i keq i gjithë historisë

Foto Francesca Soli - LaPresse17 08 2015 Milano (Italia)sport calcioCoppa Italia Tim Cup 2015Milan vs PerugiaNella foto: Carlos BaccaPhoto Francesca Soli - LaPresse17 08 2015 Milano (Italy)sport footballTim Cup 2015-2016Milan vs PerugiaIn the pic: Carlos Bacca

Carlos Bacca nuk ruan kujtime të mira nga aventura e tij tek Milani. Në një intervistë sulmuesi kolumbian tashmë i huazuar nga kuqezinjtë te Villareali ka përdorur tonet e ashpëra, kur është pyetur për eksperiencën e tij tek 7-herë kampionët e Europës. “Kam luajtur te Milani më i keq i të gjithë historisë. Pas 31 vitesh, presidenti Berlusconni dëshironte të shiste klubin. Me trajnerin dhe drejtuesit e rinj kishim ide të ndryshme, megjithatë kam ikur me kokën lart, sepse kam dhënë kontributin tim që Milani sot është në Europë”, nënvizoi Carlos Bacca.

Matthaus: Kjo, periudha e ekipeve angleze

Ish-mesfushori i Gjermanisë dhe Interit të Milanos, Lothar Matthaus, vlerësoi shumë progresin e skuadrave angleze në futboll. Ai tha se kishte mbetur i mahnitur me shpejtësinë e përmirësimit të këtyre ekipeve, të cilat po dominojnë edhe në 5 grupet e Champions League-s, ku bëjnë pjesë.
“Deri diku e kisha parashikuar, por tani mund të them me bindje, se ky është viti i skuadrave angleze. Veçanërisht 5 skuadrat pjesëmarrëse në Champions, duken në formë të shkëlqyer dhe çdo skuadër që pretendon trofeun, duhet të përballet si fillim me to”, tha Matthaus. Sipas tij, çelësi i suksesit të skuadrave të Premiere League-s janë pikërisht investimet e shumta, në futbollistë dhe trajnerë, që kanë rritur rivalitetin dhe përmirësuar ndjeshëm cilësinë.
“Në Premiere League drejtojnë trajnerët më të mirë në botë, si Mourinho, Guardiola, Klopp, Pochetino, Conte, etj. Atje kanë investuar shumë edhe në merkaton e futbollistëve, sepse kanë arritur të afrojnë lojtarë kampionë, nga më të mirët në qarkullim. Nuk është rastësi, që nga 8 grupe të Championsit, 5 kryesohen prej skuadrave angleze”, tha Matthaus, që pranoi se shanset më të mëdha janë që trofeu i këtij sezoni të shkojë në ishull.

Matiç: Murinjo është një markë

Nemanja Matiç ka quajtur Jose Mourinho si trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar dhe e ka përshkruar trajnerin e Manchester United si një “markë”. Mourinho transferoi Matiç te Chelsea për 25 mln euro në janar të 2014, dhe tani, 3 vite më pas, ai e mori te Manchester United për 45 mln euro.
“Mourinho është një markë, dhe trajneri më i mirë me të cilin kam punuar”, shprehet Matiç për revistën serbe “Elevate”. “Ka raste që nuk është e lehtë të punosh me të, pasi ai gjithmonë kërkon më shumë. Edhe kur ti luan ndeshjen më të bukur të karrierës, ai mendon se ti mund të luash më mirë ndeshjen e radhës.
“Kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me të te Chelsea, dhe fakti që Mourinho është trajner te Manchester United ishte deciziv për zgjedhjen time për t’u transferuar te Djajtë.
“Mourinho ka krijuar një grup fantastik me lojtarë që kanë potencial të madh, dhe i kemi të gjitha mundësitë për të arritur rezultate të mira. “Nuk dua të flas për objektivat e klubit, por kur përmendet emri i Manchester United, ambiciet vijnë vetvetiu. Do të bëjmë më të mirën tonë për të arritur rezultatet që kanë arritur gjeneratat e mëparshme”.
Armiq miq. Kështu mund të përkufizohet marrëdhënia që ekziston mes Cesc Fabregas dhe Jose Mourinho. Mesfushori spanjoll, në një intervistë të dhënë për “Vanity Fair”, ka folur për marrëdhënien e tij me “Special One” para dhe pasi ka punuar me të.
“Më pas, jam bërë një lojtar i tij në 2014-ën te Chelsea dhe kam ndjekur gjithmonë urdhrat e tij. Ky është futbolli i sotëm, kam mësuar shumë me të dhe kam kujtime shumë të bukura që nuk do t’i harroj kurrë”, ka thënë spanjolli.

Alegri: Fitorja ishte e rëndësishme

Fitorja e Juventusit kundër Sporting Lisbonës shtoi tri pikë më tepër, që iu lejojnë bardhezinjve për t’u përballur me më shumë besim në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampioneve. Massimiliano Alegri foli për mikrofonin e “Premium Sport”. Megjithëse performanca nuk ishte e cilësisë së lartë, ai është i kënaqur me të: “Ekipi, i gjithi si një e tërë, ka bërë një performancë të mirë. Kjo nuk është e lehtë në Ligën e Kampionëve. Por, ne nuk duhet të na lartësojë, është vetëm një hap i rëndësishëm drejt kualifikimit. Tani kemi nevojë për të shkuar përpara në kampionat. Higuain ka bërë një performancë të mirë, si i gjithë ekipi. Dybala nuk është në më të mirën e tij, pas angazhimeve me ekipin kombëtar. Ai duhet të kthehet në rrugën e duhur. E përsëris, jam i lumtur për rezultatin, por nuk ishim shumë të shkëlqyeshëm”.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Alegri e ka pranuar se skuadra e tij nuk është në kushte të mira. Arsye për këtë sipas Alegrit janë se disa lojtarë sapo janë kthyer nga lëndimet, e disa të tjerë janë kthyer në gjendje jo të mirë fizike pas ndeshjeve të kombëtareve.
“Ne nuk jemi në formë të duhur për momentin, sepse disa lojtarë kanë munguar për një kohë të gjatë, disa të tjerë janë kthyer në formë të keqe, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Alegri për “Mediaset Premium”.
“Nuk është kurrë e lehtë të fitosh në Ligën e Kampionëve. Ne kemi bërë një hap përpara, por kemi edhe shumë rrugë përpara”, deklaroi ai në fund. Juventus mbrëmë mposhti Sportingun 2:1 me golat e Pjanic dhe Mandzukiç.
Juventus ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Sportingut, me golat e Pjaniç dhe Mandzukiç, ndërsa për mysafirët shënoi Alex Sandro (autogol). Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Barcelona ka mposhtur në “Camp Nou” Olympiacosin me rezultat 3:1. Pas këtyre dy ndeshjeve, Barcelona mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Juventus vendin e dytë me 6 pikë.

Dora e Heynckes

Tetë gola të shënuar asnjë të pësuar, arsye e mjaftueshme për futbollistët e Bayernit për t’u ndjerë më të rinj, më të bukur e mbi të gjitha, më të fortë. Mjafton kaq për të risjellë në kujtesë sezonin 2012-‘13, ku gjermanët shënuan të vetmen fitore të trefishtë në historinë e klubit të tyre. Që kur u rikthye Jupp Heynckes, bavarezët ndihen tërësisht ndryshe. Duket sikur kanë rilindur e këtë e vërtetojnë rezultatet, 5-0 ndaj Freiburgut dhe 3-0 ndaj Celtic.
Edhe pse në fakt kundërshtarët nuk ishin ndër më të fortët, sërish ndihet një frymë tjetër në skuadër. Në ndeshjen e Bundesligës përballë Freiburgut ashtu si dhe ne Champions, Heynckes vendosi të aktivizonte të gjithë senatorët, me Hummels, Boateng, Robben dhe Müller, që zbritën në fushë nga minuta e parë. Në stol mbetën James, Vidal dhe Tolisso. Një hap pas ky në strategji, po të kujtojmë faktin se gjatë tre viteve të Guardiolës tek Bayerni ai kërkonte ta ndërkombëtarizonte ekipin, duke mos i dhënë shumë hapësirë lojtarëve gjermanë. Edhe Ançeloti u përball me një problem të ngjashëm, me idenë e tij për t’i dhënë një frymë më rinore ekipit, duke i krijuar gjithnjë e më shumë hapësira James Rodriguez e gjithnjë e më pak Müller-it. Por në filozofinë e “Don Heynckes” qëndron ideja për t’i dhënë sadisfaksion pikërisht lojtarëve dhe tifozëve dhe rezultatet duket se e mbështësin e flasin pro tij. Edhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur nga ecuria e deritanishme, me 72-vjeçarin në krye të stolit; “Jupp është në rrugën e duhur, ndjesia është shumë pozitive”, deklaron Rummenigge.
Dhe në fakt 8 gola në dy ndeshje duket se po e bëjnë punën e vet, Bayerni po fillon të besojë sërish në vetvete. Kura gjermane Heynckes, po funksionon.
72-vjeçari i ka synimet e qarta: skuadra matet me “big”-ët dhe aktualisht nuk është aty ku duhet.
Deklarata e tij pas ndeshjes në “Allianz Arena” ishte një kritikë e kulluar për lojtarët bavarezë, të cilët “e falën” shumë ekipin skocez në 30 minutat e fundit. “Krijuam shumë shanse. Duhet të kishim shënuar më shumë gola, por na u desh të punonim shumë edhe në mbrojtje dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merremi që në themel. Ky është një prioritet. Nuk e prisja nënvlerësimin e lojtarëve në minutat e fundit. Kam parë disa gabime, që nuk duhet t’i bëjmë më në të ardhmen. Do të punojmë fort. Duhet të përmirësohemi në disa aspekte, sidomos në lëvizjet mbrapa, ashtu si edhe në kalimin nga mbrojtja në sulm. Të mos flasim për trofeun, sepse kemi ende shumë punë për të bërë. Rivalët janë para nesh”, u shpreh njeriu i tripletës.
Ndryshe prej tij, Thomas Müller e shijoi fitoren në shtëpi. “Qasja në fushë ishte ashtu siç duhej. Donim akoma diçka më shumë se fitorja e fundit dhe i dhamë gaz që në fillim. Kërkonim tri pikët në shtëpinë tonë, që janë shumë të rëndësishme. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në javët e ardhshme”, tha kampioni i botës.
Arlind RAMA

Harry Kane: Ronaldo është modeli im frymëzues

Harry Kane nuk ka shënuar në “Bernabeu”, por u kthye në Londër plot me lëvdata. Ndër vlerësimet që ai grumbulloi ishin ato të vetë Zinedine Zidane. Në mes të thashethemeve që e vendosën në rrugën e Real Madridit në të ardhmen, trajneri i “Los Blancos” e përcaktoi atë si një “lojtar shumë të plotë, themelor për Tottenhamin”. Një fjalë që e përshëndeti ngrohtësisht lojtarin e Tottenhamit, i cili foli me mediat britanike.
“Unë do të përpiqem ta përdor atë lavdërim në kahun pozitiv. Më herët, kam thënë se reagimet pozitive e ndihmojnë një sulmues, edhe unë do të përpiqem t’i përdorur ato si motivim. Kjo vlen jo vetëm për mua, por për të gjithë ekipin. Ne të gjithë jemi duke punuar shumë, por kur shënoni një gol, për autorin është normale që njerëzit të flasin. Unë e marr atë si diçka pozitive dhe do të përpiqem ta përdor si besim për të përparuar”, tha Kane në deklaratat për “Mirror”. Ylli i Tottenham tha, gjithashtu, se e shkëmbeu fanellën kur përfundoi ndeshja me Cristiano Ronaldon. “Ia mora fanellën në fund të lojës, sepse ai është një shembull i madh për mua, në rritjen time. Eshtë një fanellë e bukur, që do ta vë në kornizë”.

James Rodriguez objektivi i madh i Juventusit në merkato

Aventura e James Rodriguez te Bayern Munich mund të zgjasë vetëm një sezon. Kolumbiani, i ardhur në sesionin e merkatos verore nga Reali i Madridit, nuk ka marrëdhënie të mira me bavarezët, duke luajtur vetëm 237 minuta që nga fillimi i sezonit. Nga ana tjetër dhe ardhja e Heynckes në stol, në vend të Ançelotit, nuk ia ka lehtësuar shumë punët lojtarit. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventus, që prej kohësh pëlqen James Rodriguez, që do të tentojë t’a marrë në fund të këtij sezoni.

Kane vlen më shumë se Neymar

11 gola në 10 ndeshje ka realizuar Harry Kane me Tottenham Hotspur në këtë sezon. 24-vjeçari është konfirmuar edhe njëherë si një sulmues me cilësi të jashtëzakonshme. Përpara portës ai është një “killer” i vërtetë dhe për të jo më kot interesohen klubet më të mëdha të Europës. Reali i Madridit qëndron në rradhën e parë, pasi për presidentin e Los Blancos, Florentino Perez është pikërisht Kane, objektivi i madh në merkato për verën e ardhshme.
Tottenham nga ana tjetër dëshiron ta mbajë edhe për shumë vite në skuadër, të paktën kjo është ajo që dëshiron presidenti “Gjelave” të Londrës, Daniel Levy. Megjithatë, misioni do të jetë i vështirë, duke parë interesimin e Realit për lojtarin. Por gjithsesi edhe Los Blancos nëse e duan sulmuesin duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, pasi për drejtuesit e “Spurs”, Kane vlen më shumë se Neymar, pra kartoni i tij kushton më tepër se 222 milionë euro, shifër kjo të cilën PSG e shpenzoi për të blerë brazilianin nga Barcelona.

“Qajnë dhe çirren”

Antonio Conte, trajneri i Chelsea, i kërkoi homologut të tij të Manchester United, Jose Mourinho, që të mos flasë për klubin e Londrës dhe të përqendrohet në ekipin e tij. Fjalët e trajnerit italian erdhën pak pas deklaratave të portugezit, të mërkurën mbrëma, pa përmendur emrin e Conte. Pas fitores së Manchester United në fushën e Benfica, në Ligën e Kampionëve (1-0), Mourinho hodhi një grusht mbi Conten, i cili u ankua rreth orarit të zënë të ekipit të tij dhe lëndimeve të shumta që po ndikojnë në ecurinë dhe paraqitjen e Chelsea (midis tyre Morata, Kanté, Drinkwater dhe Moses).
“Unë kurrë nuk flas për lëndimet. Trajnerë të tjerë qajnë dhe çirren kur një lojtar u është lënduar. Nëse dëshiroja të ankohem, mund ta bëja atë si të tjerët”, u i tha Mourinho mediave, para se të citonte njerëzit e tij të lënduar (si Ibrahimoviç, Fellaini, Pogba dhe Rojo). Në mënyrë të dukshme zemërimi, Antonio Conte iu përgjigj minuta më vonë Mourinhos, i cili dy herë e udhëhoqi si trajner Chelsean. Italiani foli në një konferencë shtypi pas barazimit 3-3 kundër Romës. “Nëse këto fjalë janë të destinuara për mua, përgjigja ime është kjo: më mirë duhet të mendoni për ekipin tuaj sesa ta bëni këtë për të tjerët. Mourinho duket shumë shpesh te Chelsea. Ashtu si sezonin e kaluar. Ju duhet të shikoni se çfarë ndodh në ekipin tuaj”.
Kjo nuk është përplasja e parë mes Contes dhe Mourinhos, që nga momenti kur trajneri italian erdhi në stolin e Chelsea, në verën e vitit 2016. Në mars, italiani dhe portugezi gati sa nuk u konfrontuan fizikisht, po të mos ndaheshin nga zyrtari i katërt i ndeshjes. Tashmë, në fillim të sezonit 2016-2017, Conte tha se donte të shmangte “një sezon Mourinho”, duke kujtuar shkarkimin e portugezit, pasi fitoi Premier League (2014-2015). Në tetor, Mourinho, në krye të Manchester United, tha se ishte i mërzitur nga deklaratat e Contes pas rënies së Chelsea 4-0.