Çfarë do të ndodhë në orët në vazhdim? Nuk është e lehtë për t’u parashikuar vetëm se organizata kriminale nuk do të largohet me vullnet të lirë dhe pa rezistencë, ndaj PD po bëhet gati për çdo të papritur. Çdo pengesë apo bllokim i Ramës ndaj drejtësisë për Tahirin dhe bandën e tij do të ketë pasoja të rënda për Ramën dhe kjo i është bërë e qartë.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim krerët e degëve lokale të PD-së në të gjithë vendin. Takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë blu, ndërsa mësohet se në qendër të tij është pikërisht diskutimi për përshkallëzimin e aksionit opozitar.
Takimi vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së tryezës së partive opozitare, por edhe në një moment të ndezur politik pas publikimit të dosjes “Habilaj” ku në bisedat mes trafikantëve përmendet edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
PD bëhet gati…
Prova e zjarrit për Ramën, do t’i heqë imunitetin Tahirit ose do të përvëlohet
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Parlamenti heqjen e imunitetit të deputetit Tahiri për të vijuar me procedurën e arrestimit të ish-ministrit. Heqja e imunitetit bëhet nga Parlamenti dhe për këtë Rama është pranë provës së zjarrit, ose do të dorëzojë Tahirin ose do të digjet vetë në të.
Basha thirrje Kuvendit: Të mblidhet urgjent për Tahirin, Rama sot një kufomë politike
Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo ka njoftuar depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës për heqjen e imunitetit, arrestimin dhe kontrollin e banesës të deputetit Saimir Tahiri.
I bëj thirrje Kuvendit të veprojë menjëherë.
I bëj thirrje Kuvendit të mbledhë menjëherë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për të vepruar pa vonesë.
Çdo minutë, çdo orë vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.
Sot është koha që çdo shqiptar i ndershëm, çdo deputet në Kuvendin e Shqipërisë që ndihet përgjegjës para tyre, të veprojë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Arrestimi i Saimir Tahirit është vetëm hapi i parë. Në fakt, që prej këtij momenti, qeverisja e Edi Ramës ka mbaruar de fakto.
Çdo ditë e qendrimit të tij si kryeministër është agoni për të gjithë Shqipërinë. Vetë Edi Rama është sot i vdekur politikisht, një kufomë politike që sillet vërdallë dhe flet si njeri i ç’ekulibruar.
Partia Socialiste është sot në buzë të greminës nëse nuk shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal që ai solli në krye të Partisë Socialiste. Thirrja ime është për mbledhjen e menjëhershme të Komisionit të Mandateve, dhe të seancës plenare, për të votuar heqjen e imunitetit, që do ti hapë rrugë arrestimit të menjëhershëm të Saimir Tahirit. Thirrja ime është për largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga posti i kryeministrit. Koha nuk pret.
“Mos trego”, 120 minutat e takimit Rama-Tahiri

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim dje kokë më kokë me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Burime konfidenciale pohuan për “BalkanWeb” se takimi është zhvilluar dje në orën 15:00 në Kryeministri.
Rama dhe Tahiri kanë qëndruar për rreth 120 minuta bashkë dhe biseda mes tyre ka qenë me tone të larta dhe e tensionuar. Mësohet gjithashtu se Rama ka kërkuar një përgjigje për ‘qëndrimin’ e Tahirit pas publikimit të dosjes “Habilaj”, ku përmendej edhe emri i tij.
Tahiri është kreu i Partisë Socialiste në Tiranë dhe koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen në PS. E me sa duket Rama ka kërkuar dorëheqjen nga këto detyra të Tahirit.
Por në takimin e djeshëm nuk ka pasur asnjë hap pas nga ish-ministri. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një vendim të tijin në lidhje me marrëdhënien me PS-në dhe mandatin e deputetit.
Skandal, Berisha publikon fotot e gazetarit të masakruar në Kavajë
Kjo eshte liria e shtypit në narko-shtetin e Noriegës!
Te dashur miq, ky eshte gazetari, drejtuesi i portalit Buletini i Kavajes, Dritan Kanapari, qe u masakrua parembreme nga bandat e qeverise tek dera e shtepise, per shkrimet e tij kritike ndaj pushtetit.
Duke denuar dhe nje here me ashpersine me te madhe kete akt kriminal ndaj gazetarit Kanapari, i bej thirrje prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per gjetjen dhe ndeshkimin e merituar ligjor te autoreve te ketij krimi te shemtuar ndaj lirise se mediave! sb
Kush është njeriu që iu kapën 4 tonelatat e drogës
10 ton drogë janë kapur nga policia në Vlorë në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilat u gjendën në banesën e Armand Koçerrit.
Ky i fundit flitet se është një bashkëpunëtor i vëllezërve Habilaj dhe se operacioni ka ardhur pas urdhrit të kryeprokurorit Adriatik Llalla. Me gjasë dhe duke u mbështetur te të dhënat që kanë paraqitur autoritetet italiane.
“Fax News” raporton se është me profesion infermier. Sipas gazetares Egla Imeraj për “Fax News” ai është një djalë me integritet të lartë në qytetin e Vlorës. Deri më tani ai ka punuar si infermier në Spitalin Rajonal të Vlorës. Po kështu mësohet se ky lajm ka tronditur një pjesë të madhe të qytetarëve të Vlorës pasi Armand Koçerri gëzonte shumë respekt në këtë qytet.
“Rreth orës 3 e 30 gjithë sasia e drogës së kapur të transportohej drejt Drejtorisë së Policisë në Vlorë. Nuk mund të themi nëse sasia ka qenë 10 ton, akoma pa përfunduar peshimi. Dyshohet se mund të ketë një sasi droge e stazhonuar, pra ka qenë për një kohë të gjatë aty. Shtëpia e Armand Koçerrit është përdorur si magazinë droge. Armand Kocerri ishte punonjës i Spitalit Rajonal në Vlorë me detyrë infermier”, tregoi gazetarja Egla Imeraj.
Prokuroria: Përjashtuam Policinë e Shtetit nga aksioni i kapjes së tonelatave të drogës së Habilajve
Prokuroria e Përgjitshme bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp se, droga e kapur në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme është e Habilajve. Prokuroria thekson se ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me SHISH dhe autoritetet e huaja, duke përjashtuar Policinë e Shtetit.
Deklarata e organit të akuzës
“Nje hetim disa mujor i Prokurorise per Krime te Renda u finalizua me zbulimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike, ne zonen e Babices, Vlore.
Ne baze te hetimeve te Prokurorise, rezulton se lenda narkotike eshte kultivuar, perpunuar, magazinuar dhe eshte bere gati per trafik nga persona, pjese e grupit kriminal te njohur si Habilaj. Nderkohe, hetimet po zhvillohen me intensitet te larte, per zbulimin e te gjithe personave te perfshire ne grupit kriminal.
Hetimi eshte zhvilluar ne bashkepunim me autoritetet nderkombetare dhe me sherbimet inteligjente (SHISH)”. Sipas Sali Berishës që publikoi i pari lajmin e këtij superoperacioni janë 10 ton hashash, ndërsa sipas policisë bëhet fjalë për 4 ton.
Operacioni
Droga u gjet në shtëpinë e Armand Kocerri, me profesion infermier. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona. Një kamion plot me qeset e drogës së paketuar dhe bidonë të tjerë të mbushur sërish me drogë ka qenë mjeti i transportit.
Përveç tij një furgon i bardhë i mbushur sërish me kanabis. Dy makinat me drogë shoqëroheshin nga mjete dhe efektivë të Delta Force. Transporti është bërë rreth orës 3 të mëngjesit dhe droga tashmë ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Po ashtu bëhet e ditur se droga ishte e paketuar dhe gati për t’u trafikuar, dyshohet drejt Italisë me mjete ujore. 4.5 ton kanabis u gjetën në banesën e Armando Koçerrit, i njohur si mik i Habilajve.
Basha: Të arrestohen kokat politike mafioze të organizatës, t’u sekuestrohen pronat
Prononcimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Dua ta nis me një përgëzim për prokurorinë e krimeve të rënda, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe partnerët e huaj, të cilët bënë të mundur kapjen e një sasie droge rekord në Vlorë, pronë e klanit Habilaj –Tahiri –Rama dhe, t’u bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit, organeve të drejtësisë, prokurorisë në mënyrë të vecantë, të veprojnë pa vonesë në administrimin e këtyre provave dhe për vënien e autorëve para përgjegjësisë.
Pas arrestimit të Moisi Habilaj në Itali, prokuroria dhe organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të vënë prapa hekurave dhe para përgjegjësisë të gjithë anëtarët e këtij klani të rrezikshëm mafioz, të sekuestrojnë pasuritë e tyre dhe të veprojnë me vendosmëri për vënien para përgjegjësisë të kokave politike të këtij klani, duke nisur me Sajmir Tahirin.
Ka 48 orë që fakte tronditëse të lidhjes së drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit të Sajmir Tahirit me këtë bandë kriminale, janë bërë publike botërisht, ndaj cdo vonesë në këtë drejtim, është e pafalshme.
Duke mirëkuptuar sekretin hetimor i kërkojmë Prokurorisë të mirëkuptojë domosdoshmërinë dhe nevojën e publikut për transparencë totale në këtë hetim me rëndësi jetike për të nesërmen e Shqipërisë
Së dyti dua të dënoj përpjekjet e Haki Cakos dhe kupolës së korruptuar të Policisë së Shtetit, për të tërhequr vemendjen nga ky operacion i suksesshëm, që pati sukses pikërisht për shkak të izolimit të segmenteve të korruptuara të policisë deri në castin e fundit, deri atëherë kur ata nuk mund të paralajmëronin dhe të pengonin këtë aksion të suksesshëm.
Ka kaluar një muaj që kur unë, PD dhe opozita dhe mbarë opinioni kemi denoncuar me revoltë të madhe ngjarjen e tmerrshme të Elbasanit, që tregoi me figurë sesi ky shtet, shteti i Edi Ramës, është vënë përfund nga mafia.
Veprimet e Haki Çakos të ndërmarra sot nuk janë thjesht të vonuara, ato janë të pavend.
Haki Çako sot në mos duhet të ishte dorëhequr, duhet të ishte shkarkuar. Ai dhe kupola e policisë duhet të gjendeshin para drejtësisë. Kjo nuk mund të ndodhë sa kohë që Ministria e Brendshme vazhdon të drejtohet nga një njeri në konflikt interesi, siç është Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, kreut të klanit tjetër mafioz dhe kriminal në Vlorë, i cili kërkohet për ekstradim nga autoritetet italiane për shkak të dënimeve të tij në Itali në lidhje me trafikun e kokainës.
Dhe kjo, natyrisht, nuk mund të ndodhë sa kohë që në krye të kupolës është Edi Rama.
4 tonëshi i kapur sot është maja e ajsbergut. 2.5 milionë rrënjë të deklaruara nga Policia e Shtetit përkthehen në 10 mijë tonë. Pra, 4 tonë nuk është as më pak, as më shumë se 2.5% e sasisë së drogës që menaxhon sot kupola e korruptuar e Policisë së Shtetit për llogari të Saimir Tahirit, të Agron Xhafajt dhe vëllait të tij, Ministrit të ri të Brendshëm, dhe natyrisht, për llogari të Edi Ramës, i cili është përfituesi i drejtpërdrejtë i qindra-milionë eurove të kësaj droge, të përdorura siç vërtetojnë dhe përgjimet italiane në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndaj ka vetëm një rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë e ilegjitimitetit, largimi i Edi Ramës, formimi i një qeverie anti-mafia, me mbështetje të të gjitha forcave politike, e cila do të shembë lidhjet e kupolës mafioze në krye të qeverisë shqiptare, lidhjet e krimit me politikën dhe do të përgatisë përmes një reforme zgjedhore, zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të kthyer legjitimitetin në vend.
Pyetje: z.Basha ku ndryshon krijimi i qeverisë për reformën zgjedhore nga kërkesa për krijimin e qeverisë teknike?
Basha: Nuk dua të hyj në modalitete që i takojnë pastaj tryezës së partive politike. Hapi i parë dhe i domosdoshëm është largimi i menjëhershëm i Edi Ramës si përgjegjësi politik dhe njeriu që ka mbrojtur për këto 4 vite krimin e kupolës mafioze-politike dhe e ka drejtuar atë, për përfitimet e tij, politike dhe financiare.
Pyetje: z.Rama për pothuajse për 4 vjet nuk e largoi z.Tahiri ndërkohë që e kishte ministër, ndërkohë që ju i bënit këto denoncime. Tashmë publikimet faktojnë një pjesë të asaj që i keni thënë ju. Keni paralajmëruar se do të ketë edhe dosje të ministrave të tjerë që mund të publikohen. Ku i keni pritshmëritë, për ta përmbledhur, që Edi Rama mund të largohet? Pse duhet të bindet ai për t’u larguar kur ai sapo është konfirmuar kryeministër?
Basha: Duket qartë nga përgjimet e dosjes “Habilaj-Tahiri” se si ka funksionuar mekanizmi. Shqiptarët e kanë parë, e kanë lexuar, ju e keni parë dhe dëgjuar me sytë tuaj, se si kjo bandë kriminale ka ndihmuar në financimin e zgjedhjeve të 25 qershorit dhe zgjedhjeve të 2015–tës. Edi Rama është kapur në flagrancë, qeveria e tij është kapur në flagrancë si bashkëpunëtore e krimit.
Dhe kreu i këtij narko-shteti është Edi Rama. Pa dijeninë e tij, pa bekimin e tij, pa lejen e tij dhe pa përfitimin e tij direkt, krimi nuk do mund të diktonte emërimet e policisë, kriminelët nuk do të tregonin me gisht furgonat e policisë si pronë e tyre apo të kishin njerëzit e tyre brenda qendrës së radarëve dhe të lajmëroheshin për çdo lëvizje skafesh. Të gjitha këto, janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Edi Ramës. Nuk ka shqiptar të besojë se këto janë bërë në kokë të vet nga Saimir Tahiri, apo nga Fatmir Xhafa, apo nga Haki Çako, apo nga drejtorë të tjerë të policisë. Pas Saimir Tahirit, pas çdo Halilaj, Balilaj, Shullazi, pas çdo oficeri të lartë të korruptuar të Policisë së Shtetit, është vetë Edi Rama dhe Edi Rama është koka që mban të lidhur të gjithë këta faktorë interesi.
Ndaj, largimi i tij është domosdoshmëri absolute për luftën e vërtetë kundër mafias, për të shembur lidhjet e krimit me politikën dhe për ti hapur rrugën një qeverie legjitime që gëzon mbështetje të vërtetë popullore dhe jo një qeverie të ardhur me votën e më pak se 20% të shqiptarëve dhe me qindra miliona euro të krimit. Prandaj, hapi i parë dhe i domosdoshëm, është largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeverie anti-mafie dhe shkëputja, shembja e lidhjeve të mafies me politikën.
Të gjitha operacionet e sukseshme antimafia janë zhvilluar për shkak të partnerëve tanë. Kjo është e vërteta për operacionin e djeshëm në Vlorë, kjo është e vërteta për Xibrakën, sepse Edi Rama në vend që të luftonte apo parandalonte këto operacione të mafies me grumbullime disa tonëshe të drogës apo me ndërtimin e fabrikave të kokainës, ka qënë drejtpërdrejtë i interesuar në mbrojtjen e tyre. Prej më shumë se dy vitesh, Partia Demokratike dhe eksponentë të saj kanë denoncuar përfshirjen edhe të familjarëve të Edi Ramës, të cilët faktohen se kanë lëvizur me të njëjtat automjete që kanë lëvizur bosët e fabrikës së kokainës. Edi Rama ka heshtur. Edi Rama nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Edi Rama mohon dhe kërkon ti ikë kësaj përgjegjësie, për një arsye të vetme, sepse ai është përgjegjësi kryesor. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të shuhet as duke arrestuar dhe as duke e lënë të lirë Tahirin. Ne e dimë, kemi të dhëna se Edi Rama dhe Saimir Tahiri, aktualisht, po përpunojnë një marrdhënie dhe një marëveshje me njëri-tjetrin. Saimir Tahiri disponon fakte, të dhëna, përgjime, dokumente dhe filmime të përfshirjes direkte të Edi Ramës në marrdhënien me bandat mafioze dhe klanet mafioze të Shqipërisë. Ndaj, Edi Rama e ka jetike marrëveshjen me Saimir Tahirin, i cili, ndonëse i ekspozuar në mënyrë të pashpresë para opinionit publik dhe ligjit, do përpiqet tia hedhë me një kosto sado të ulët, dhe të dy të shpëtojnë paq e të vazhdojnë të manaxhojnë milionat e eurove dhe pushtetin politik. Kjo nuk mund të ndodhë. Kjo nuk duhet të ndodhë.
Ndaj as arrestimi i Saimir Tahirit, as procedimi i tij penal, as vënia para drejtësisë e peshqeve të tjerë të mëdhenj, nuk do të ketë sukses përsa kohë që, peshku më i madh, është ulur në karrigen e kryeministrit. Faleminderit dhe besoj se ditët e kësaj jave do vazhdojnë me lajme të tjera të rëndësishme.
Kapen 10 ton drogë të tjera në shtëpinë e mikut të Habilajve
Një sasi prej 10 ton drogë është sekuestruar në fshatin Babicë të Vlorës. Lajmin e bën të ditur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shpërndarë edhe një video të drogës së kapur. Sipas Berishës, droga është kapur në shtëpinë e një personi që është mik i Habilajve.
“Në Babicë kapen 10 ton drogë të klanit Rama-Tahiri! Qytetari dixhital denoncon!”, shkruan Berisha.
“Mirëmbrëma doctor. Në Babicë e Vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë. Droga është kapur në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”, shkruan qytetari.
Po ditën e djeshme, policia greke sekuestroi 163 kilogramë marijuanë në Artë, ndërsa në pranga janë vënë tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar. Mediat greke nuk japin emrat e të arrestuarve, por saktësojnë se shqiptari është 32 vjeç, ndërsa dy shtetasit grekë nga 44 vjeç. Raportohet se policia greke ka ndaluar dy mjete, një prej tyre ishte i ngarkuar me drogë. Ndërkohë, operacioni policor vijon ende.