32.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Habilaj lidhi Tahirin me Balilin, ja pse nuk u arrestua ‘Eskobari’

Zgjerohet rrjeti i përfshirjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës. Habilajt ishin kumbarët e lidhjes së Klement Balilit me ish-ministrin Tahiri. Grupi i Habilajve ka pasur lidhje me rrjetin e Klement Balilit, një tjetër organizatë e famshme për trafikun e drogës nëpërmjet rrugëve detare e tokësore, në shumë vende të BE-së. Mediat italiane shkruanin në maj të vitit 2016, pak ditë pas arrestimit të 15 personave, kapjes së 700 kg drogë në Greqi dhe zhdukjes së Balilit, që po kërkohej nga grekët dhe DEA si kreu i bandës.
“Corriere Della Sera” raportonte se rrjeti i Balilit shtrihej deri në Itali. Vetë Balili, thuhet në shkrim, është parë shpeshherë në Milano. Por aktiviteti i tij dyshohet se shkonte edhe në Siçili, një zonë ku tregun e kanabisit shqiptar e zotëronin Habilajt, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në shkrimet e mediave fqinje citohen edhe deklaratat e opozitës, që kishte denoncuar më parë si Habilajt ashtu edhe Balilin, këtë të fundit, si një familje të pozicionuar fort në politikën dhe ekonominë shqiptare. “Balili ka lidhje me zyrtarë shtetërorë (përfshirë drejtues të policisë) dhe raporte direkte me “kushërinjtë” e ministrit të Brendshëm, të njohur si vëllezërit Habilaj, me të cilët bashkëpunon në trafikun e narkotikëve. Përmes tyre, Klement Balili ka arritur të krijojë kontak direkt me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, një deklaratë kjo e Arben Ristanit, që citohet nga shtypi italian në dosjen për Balilin.
Në atë kohë, shtypi i huaj u bëri jehonë shumë akuzave të opozitës për lidhjet e Saimir Tahirit me bandat e narkotrafikut, të cilat si Tahiri ashtu edhe kryeministri Edi Rama i hodhën poshtë, si “baltë që hidhej nga fronti i së keqes”.
Ja çfarë shkruhej vetëm një vit më parë në një nga gazetat italiane për lidhjet e Tahirit me narkotrafikun: “Përfshirja e Saimir Tahirit në trafikun e drogës (me avionë të vegjël) u denoncua nga Dritan Zagani, një ish-shef i Antidrogës i larguar nga Shqipëria pasi kishte hetuar mbi këto fluturime. Sipas Zaganit, që është akuzuar për trafik droge gjithashtu dhe për shitje të informacioneve hetuesve italianë të Guardia di Finanza, kushërinjtë e ministrit, për të fshehur ngarkesat me drogë përdornin edhe “makina shtetërore”. Me pak fjalë, krimi i organizuar ka arritur në nivelet më të larta të shtetit shqiptar, në një pikë të tillë saqë, siç ka thënë vetë Zagani në një intervistë për emisionin Le Iene, disa policë shqiptarë nuk janë të lidhur me narkotrafikantët, por janë vetë ata narkotrafikantë”. Lidhjet e Tahirit me Balilin, sipas mediave italiane, u bënë shkak edhe për mos-arrestimin e tij.

R.POLISI

Berisha publikon foton: Rama me ministrat drekë të paguar nga Habilajt

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto ku duket kryeministri Rama me ministrat në një drekë në Vlorë, që është paguar nga Moisi Habilaj. “Në foto: Noriega dhe narko-ministrat e tij në drekën e paguar nga Habilajt në Vlorë!”, shkruan Berisha në Facebook.
Një ditë më parë ish-Kryeministri Berisha publikoi disa nga statuset e denoncimeve nga qytetarët dixhitalë gjatë viteve të fundit të bandës Rama-Tahiri për trafikun e drogës. “Ja vetëm disa nga statuset e denoncimeve të bandës Rama-Tahiri nga qytetarët dixhitalë gjatë viteve të fundit!!”, shkruante Berisha në një postim në Facebook, duke publikuar disa nga mesazhet e qytetarëve dixhitalë.
Berisha publikoi mesazhin e një qytetari dixhital më 1 tetor të viti 2013 ku shkruhej, “të dhëna të reja mbi familjarët kontrabandist dhe trafikant e parelarës të Saimir Shullazit, tezakët Habili dhe përdorimin e veturës zyrtare të tij, me targë AA 003 GB. Skafi dhe fuoristrada e Tahirit përdoreshin nga Habilët, por ishin me GPS nga partnerët!”.
“Polici dixhital denoncon: Saje qorri me tezakët e tij famozë, latifondist i Kanabisit!”. “Ja cili është Saimir Shullazi: Makinën time që përdorej nga tezakët Habilaj për trafik droge e kam shitur në të zezë, por paratë i mbaj të fshehur?!?!”, shkruhej në një mesazh tjetër të publikuar nga Berisha më 30 korrik 2016. Të gjitha mesazhet e publikuara nga Berisha rezultuan të vërteta pas publikimit të dosjes nga autoritetet italiane pas arrestimit të Habilajt.

Lidhjet mes Habilajve, Balili dhe Tahiri të denoncuara nga Berisha kohë më parë

Ish-Kryeministri Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim që tregon lidhjet mes Habilajve dhe Klement Balilit, dhe rolin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në këtë lidhje. Ky denoncim nga një qytetar dixhital ishte bërë kohë më parë nga ish-Kryeministri Berisha, por që sot janë faktuar pas përgjimeve të bëra nga Antimafia italiane.
“Saje qorri dhe lidhjet Habilaj-Balilaj të denoncuar nga qytetari dixhital kohë më parë!
Ja se çfarë shkruante qytetari dixhital mbi lidhjet Habilaj-Balilaj dhe rolin e Saje qorrit në këto lidhje, të cilat nga përgjimet faktohen përfundimisht! Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Përshëndetje zoti Berisha. Marr shkas t’ju shkruaj pas bisedave të publikuara në “Opinion” midis Klement Balilit dhe Petro Dalanajt (skafisti) ose ndryshe “Kici” njihet në zonë dhe ndihmës skafisti Kleanth Pali, Petro Dalani është nga Tepelena, rritur në Sarandë, disponon në Borsh vilë dy katëshe, ish-ambulanca e plazhit nuk dihet si e bleu ambulancën e plazhit Borsh dhe e bëri vilë dy katëshe ku ka strehuar tonelata hashash. Petro është emër i zgjedhur prej tij në Zonë i thërrasin “Kici”. Kici njihet dhe si antiBerishjan, piloti tjetër ndihmësi Kleanth Palaj përsëri ka lidhje me Borshin është nga familje e varfër aty në plazh këta janë më të varfërit dhe është i rekrutuar nga “Kici” për pilot, biles i kishin blerë dhe skaf të vogël dhe rrjeta që peshkonte se dhe “Kici” kishte çark të vogël që peshkonte me rrjeta pune për të mbuluar gjurmët. Dhe Klement Balili është nga Balilajt e Borshit kanë ikur në kohen sa filloi komunizmi janë shpërngulur në Stjar Delvinë, kanë qenë zetorista u morën me bujqësi dhe nuk u kthyen më në Borsh, por Klementi ka dash të marrë prona me kompensim në Borsh.
Gjithashtu në Borsh në Lagjen e Plazhit që quhet “Shkall” janë dhomat e plazhit dhe pak hotele, është Bar Restorant Take, ku ka 15 vjet ku “Kici”, “Keli”, “Habilajt”, kanë bërë pazare pa fund dhe transport nga plazhi i Borshit, Tek Takja në Borsh fatkeqësisht ndërlidhen shumë gjëra zyrtare, Në Tiranë kanë miqësi me Taken, ka shumë?? Dhe mistere këtu, thuaj Saje Qorrit në Parlament se ai e di mirë se në Borsh tek Takja kanë punuar dhe Islamajt, tepelenasit që kanë disko “Mangon” në Sarandë, Habilajt dhe Balilajt kanë një pikë në Borsh, ku kanë hëngër, kanë fjetur dhe kanë strehuar e trafikuar tonelata hashash.
Zoti Berisha këto të dhëna janë 100% të sakta. Vetëm pyeti njëherë në Parlament Saje qorrin, ç’lidhje kanë Habilajt dhe Balilajt në Borsh ku çerrat e tyre takohen shpesh po dhe ata vetë, tek Takja në Borsh dhe a ka ndihmuar ai vetë në këto lidhje. Reapekte zoti Berisha. Anonim të lutem”, shkruan qytetari.

Dosja Habilaj/ Përgjimet italiane zbulojnë lidhjet e grupit në Prishtinë

Dosja hetimore italiane ndaj Moisi Habilajt dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë e italianë zbardhin të tjera detaje për grupin kriminal të përfshirë në narko-trafik. Në përgjimet ambientale dhe telefonike të interceptuara nga hetuesit e vendit fqinj, nuk mungojnë rastet kur të dyshuarit i drejtohen me nofka njëri-tjetrit.
Kështu në materialin voluminoz prej 416 faqesh, “ABC Neës” ka konstatuar se Sabaudin Çelaj identifikohet si “Daja” nga të akuzuarit. Në të tjera përgjime, të dyshuarit i referohen atij edhe me emrin “Sabi”.
Ndryshe ka qenë nofka e një tjetër personi, për të cilin duket se kanë luajtur rol karakteristika fizike të tij. Ai identifikohet nga të dyshuarit si “vetlla”. Sipas hetuesve të vendit fqinj, me këtë emër njihej shtetasi Italian Salvatore Marleta.
I çuditshëm ka qenë pseudonimi i pëdorur herë pas herë për shqiptarin e hetuar, Maridian Sulaj. Në bisedat mes të bashkëakuzuarve, ai identifikohej si “Varri”.
Nga bisedat e përgjuara ndërmjet anëtarëve të grupit Habilaj, në dosjen prej më shumë se 400 faqe të Italisë, përfshihet edhe Kosova. Anëtarët e grupit kriminal Habilaj, flasin me njëri-tjetrin për një tërheqje parash në Prishtinë. Ende nuk dihet nëse vendi që do të merren paratë është institucion shtetëror, financiar, biznes privat apo person tjetër i përfshirë në këtë grup të dyshuar kriminal.
Ata flasin me shifra të mëdha si, 100 apo 200 mijë euro.
BISEDA
Seiti: Dreqi ta hajë, duhet të shkoj edhe në Prishtinë sapo të zbres në Vlorë…
Sulaj: …Hëëë… për atë…
(Flasin duke ulur zërin..)
Seiti: …Nuk e arrij dot në kohë… sepse ai mbyllet në orën 14:00… nga ora 08:00 deri në 14:00… për shembull.. nëse ti shkon se ke për të marrë 200 mijë euro.. ai të thotë për sot kam bërë vetëm 100 mijë.
Sulaj: Janë preciz vëlla
Seiti: Ai atje..në Prishtinë… ai i ka dorëzuar 200 mijë, por ky që bën transaksionin..ka fituar 14 mijë euro, 100%.
Sulaj: I merr ai?
Seiti: Por normal, ajo është puna e tij.
Sulaj: Po për këtë transaksion, merr vetëm nga ty apo edhe nga ai tjetri?
Seiti: Jo…jo.. unë s’kam të bëj.. unë marr lekët cash. Kam bërë marrëveshjen që në Milano.. për të marrë lekët unë shkoj në Prishtinë.. sepse këtu nuk mund të marrësh lekë cash.
Sulaj: Po..
Seiti: Çfarë bën? Unë mund të shkoj direkt ..dhe të marr në një orë 140 mijë euro..
Sulaj: Janë shumë të organizuar ata..
Seiti: Nuk ka kështu.. jo prit nesër.. jo sa ke.. merr lekët dhe kaq.
Seiti: Ti mos shih se si i marrim ne paratë kështu..se paratë t’i marrin e t’i sekuestrojnë kështu siç i marrim ne…

Skema e organizatës kriminale të trafikut të drogës, lidhjet dhe ndarja e parave

Rama u dha pushtet Tahirit dhe Kodhelit në këmbim të krijimit të të gjitha lehtësive për krijimin e infrastrukturës shtetërore në shërbim të organizatën mafioze-politike për trafikun e drogës. Organizata më pas shpërblente me një pjesë të fitimeve shefin e saj në krye të qeverisë me donacionet 20 milionë euro për blerjen e votave…

Rama u dha pushtet Tahirit dhe Kodhelit në këmbim të krijimit të të gjitha lehtësive për krijimin e infrastrukturës shtetërore në shërbim të organizatën mafioze-politike për trafikun e drogës. Organizata më pas shpërblente me një pjesë të fitimeve shefin e saj në krye të qeverisë me donacionet 20 milionë euro për blerjen e votave. Ky është cikli politik i Ramës me mafien që kontrollon sot vendin.
Të gjitha përgjimet e deritanishme të organizatës mafioze politike që po bëhen publike nga drejtësia italiane janë një panoramë e qartë të skemës me të cilën ka funksionuar kjo organizatë. Habilajt në pjesën më të madhe të përgjimeve të tyre dekonspirojnë lidhjet dhe ndarjen e parave me ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri. Mirëpo Tahiri nuk është i vetmi. Në përgjime tregohet se si organizata mafioze politike komandon edhe radarët që janë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Pikërisht që radarët të ishin në funksion të Ministrisë së Mbrojtjes, ish-ministrja Kodheli largoi amerikanët nga tenderi, duke ja dhënë atë një kompanie anonime. Qëllimi ishte i qartë duhej të hapej rruga për organizatën mafioze politike që të kishte nën kontroll të plotë radarët për të mos pasur asnjë problem dhe duke mos lënë asnjë gjurmë në aktivitetin e tyre të trafikimit të drogës. Dy ministrat më të afërt të Ramës dhe që janë edhe shtyllat kryesore të sigurisë në vend, ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes sikurse nuk ka ndodhur asnjëherë jo vetëm në historinë e këtij vendi, por asnjëherë në historinë e Europës kanë qenë pjesë e kësaj organizate politiko mafioze. Ndërsa i gjithë përqendrimi është tek Tahiri nuk duhet anashkaluar roli i ish-ministres së Mbrojtjes në skemën e funksionimit të organizatës politiko-mafioze. Ishte po kjo ish-ministre, e cila vuri në dispozicion të trafikut të drogës pistat e ushtrisë, ku avionët e drogës uleshin dhe merrnin ngarkesat nga Shqipëria për t’i dërguar drejt Italisë, ndërsa pilotë të kësaj flote të ushtrisë ranë edhe dëshmorë në Spanjë me ngarkesat e drogës.
Si Tahiri edhe Kodheli konsiderohen si njerëzit më të besuar të Ramës dhe kjo ka qenë arsyeja që i janë dhënë edhe postet më të rëndësishme që kishin në dorë të gjithë infrastrukturën që do t’i duhej trafikut të drogës. Arkitekti i kësaj skeme është natyrisht kreu i qeverisë, i cili kurrsesi nuk mund t’i ikë përgjegjësisë tani që kanë dalë në dritë përgjimet italiane. Janë dy ministra të përfshirë direkt në trafikun e drogës dhe shefi i tyre nuk mund të bëjë sikur nuk ka pasur lidhje me ta ose ata kanë zhvilluar trafikun e qindramilionëve dollarëve të drogës pa e ditur ai. Aq më tepër që këto para sikurse thekson Habilaj shkonin edhe për fushatën elektorale me të cilat Rama blen votat e zgjedhësve. 20 milionë dollarët për fushatën janë akuza direkte që dekonspiron Ramën për rolin si drejtues i organizatës politiko-mafioze.
Skema vazhdon me Drejtorin e Policisë, i cili ishte njeriu i besuar i Tahirit dhe Ramës dhe që komandon të gjithë zinxhirin e policisë.
Nuk e prekën edhe në skandalin e përgjimeve, sepse ai ishte garanti i infrastrukturës së trafikut të drogës. Vetë Habilajt tregojnë se si shefat e policisë mbushnin ngarkesat me drogë dhe kjo natyrisht që nuk mund të bëhej pa miratimin dhe pa dijeninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili është edhe në hetim në lidhje me mashtrimin që u ka bërë autoriteteve italiane në lidhje me monitorimin nga ajri të trafikut të drogës.
Skema vazhdon me lidhjet kriminale ku nga njëra anë është klani i Habilajve dhe nga ana tjetër ai i Shullazit, i cili është një investim dhe lidhje direkte e Ramës. Shullazi ka qenë njeriu kryesor në fitoret e Ramës si Kryetar Bashkie në Tiranë dhe më pas si kreu i qeverisë përmes kërcënimeve dhe presioneve dhe ai ja la atë pesheqesh Tahirit, si njeriu i cili duhet të mbante lidhjet. Habilajt po ashtu janë pjesë e rëndësishme e kësaj skeme si varësi direkt e Tahirit me miratimin e Ramës, pasi me qindra herë opozita i ka denoncuar me emra për rolin dhe trafikun që ata zhvillonin.
Pjesë e kësaj skeme, e cila ka sfiduar direkt edhe Shtetet e Bashkuara është edhe Klement Balili, i konsideruar si Eskobari i Ballkanit. Provohet se lidhja e Ramës me Balilin ka ardhur nga ndërmjetësimi i Balilajve. Kemi të bëjmë me një skemë të pastër mafioze politike, e cila kurrsesi nuk mund ta shpëtojë Ramën. Vendi po shkon drejt një përplasje të fortrë mes kreut të mafies dhe shoqërisë, por më parë Rama do të ketë hesape të tjera për të larë.

Arben SHAHINI

Si Rama sulmoi Zaganin dhe mbrojti Habilajt: Një kriminel në polici që e pastruam

Te gjithe e mbajme mende se cfar akuza hodhi Edi Rama kunder Dritan Zaganit,sa vrer vodhi kunder nje punonjesi te policise se shtetit i cili i guxoi të hetonte bandën e Habilajve dhe akuzoi drejteperdrejte Tahirin dhe rrethin e tij miqesore

Rama për Dritan Zaganin

Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi.

Heroi që na kërkoka përgjigje, që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura për të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër.

Kaq mjafton për të kuptuar se sa e ulët është bërë kjo lojë, se sa e dëshpëruar është në fakt industria e baltës, ndërkohë që gjithçka sot u shfaq këtu dhe fatmirësisht, por fatkeqësisht për ne si popull mori vulën e dy ambasadorëve të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë luftë, nuk besoj se do të çohen të thonë se ishin gënjeshtra dhe shpresoj që mos ta fusin edhe ambasadorin amerikan tek ligji për dekriminalizimin.

Luan Rama: Është cenuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s

 

Skandali me radarët, Luan Rama: Është cënuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s. Deputeti i LSI-së, duke marrë shkas nga përgjimet e italianëve shkruan se në vendin tonë asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar. “Radarët e shtetit i komandonin trafikantët e pushtetit! Kam dy muaj që denoncoj publikisht dhe politikisht faktin që radarët e Forcave Detare dhe ato të Policisë së Shtetit nuk kanë qenë në punë që prej vitit 2014, por asnjë institucion shtetëror nuk ka reaguar! Të gjithë kanë heshtur, të gjithë vazhdojnë të heshtin! Dhe ja ku na del nga përgjimet e publikuara, se radarët e shtetit i kontrollonin trafikantët e pushtetit! Forca e shembullit: qeverisja e krimit dhe e trafikantëve e ka bërë Shqipërinë turpin e NATO-s! Për t’ju shërbyer trafikantëve, është cenuar rëndë siguria kombëtare, është cenuar rëndë standardi i sigurisë së NATO-s në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë!”, shkruan Luan Rama. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës. Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva. Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. “I patë policët? Janë tanët”, vijon një tjetër përgjim i Habilajt. Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. ‘I patë policët? Janë tanët’, vijon një tjetër përgjim i Habilajt. Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. Një ditë më parë mediat italiane publikuan dosjen prej 410 faqesh të përgjimeve ambientale të grupit të drogës, i cili kryesohej nga Habilaj. Gjatë bisedave, Habilaj ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke theksuar se gjatë një muaji, ai ka fituar 5 milionë euro nga trafiku Shqipëri-Itali.

Fikja e radarëve: Demiraj: Përlyerja e Ministrisë së Mbrojtjes u faktua

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj që drejtoi këtë dikaster maj-gusht 2017, ka reaguar mbi skandalin e përgjimeve italiane për trafikantët e drogës, ku doli dhe emri i Saimir Tahirit. “Ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione”, thotë Demiraj. Demiraj shkruan se ka denoncuar me fakte veprimtarinë korruptive në qendrën e radarëve dhe bashkëpunimin me trafikantët dhe se shumë operacione të nisura gjatë periudhës së drejtimit të ministrisë prej tij, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve. Ai thotë se e vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit dhe atyre që mundësuan trafikun e drogës dhe korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes do të dalë së shpejti. Ndërkohë në një postim në Facebook, Demiraj shprehet: Prej tre vitesh në detyra të ndryshme edhe si ministër i Brendshëm kam denoncuar me fakte veprimtarinë korruptive dhe kriminale me qendrën e radarëve dhe bashkëpunimin e trafikantëve. Në shumë raste operacionet policore, nën drejtimin e tim, përfundonin pa rezultat për shkak të fikjes së radarëve në QNOD. Përgjigjet e klanit Habilaj njoftojnë se ata kanë pasur njerëzit e tyre në institucione. E vërteta do të dalë së shpejti në dritë të diellit dhe do të verboi politikën e korruptuar. Kjo histori fillon në muajin tetor 2013 me tenderin e mirëmbajtjes së radarëve, moskryerjen e shërbimeve në to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantët e Forcave Detare (nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes) gjë që çoi në ngritjen e autostradës së drogës në Adriatik. Në cilësinë dhe përgjegjësine e shtetarit, kam ndarë çdo shqetësim dhe informacion me partnerët strategjikë të vendit në mënyrë që të parandalonim një ditë këtë skandal. E vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit, atyre që drejtuan dhe mundësuan trafikun e drogës, korrupsionit dhe lidershipit të Ministrisë së Mbrojtjes do të dalë së shpejti dhe fajtorët do të përgjigjen para ligjit.

Ambasadori britanik: Situata shqetësuese, të sekuestrohen asetet e krimit

Ambasadori britanik në Shqipëri nuk ka pranuar të komentojë përgjimet e fundit në dosjen e drejtësisë italiane dhe ku pretendohet lidhja e politikës me krimin, por ka thënë se në vendin e tij mbetet ende i madh numri i shqiptarëve që merren me aktivitete kriminale. I pyetur nga mediat Duncan tha se sfidë mbetet sekuestrimi i aseteve të siguruara nga aktiviteti kriminal. Ambasadori i Britanisë, i njohur për deklaratat e tij të forta për situatat politike në Shqipëri, nuk ka pranuar të komentojë skandalin më të fundit, ku pretendohet lidhja e politikës me trafikun e drogës. I pyetur për këtë, Norman Duncan nuk ka folur për këtë skandal, por nuk ka nguruar të flasë. Shqetësim i madh në Britani mbetet përfshirja e shqiptarëve në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Duncan: Më shumë se 600 shqiptarë janë në burg në Britaninë e Madhe, dhe shumica për trafikim droge. Situata është shqetësuese. Rreth 60% e shqiptarëve që vijnë në vëmendje të autoriteteve britanike, vijnë nga rrethe të Shqipërisë, Kukësi, Dibra dhe Shkodra, zona që përbëjnë 15% të popullsisë së vendit. Ambasadori risolli në vëmendje faktin, se një pjesë e mirë e të ardhurave të përfituara nga trafiqet e paligjshme janë investuar në Shqipëri. Ndaj diplomati britanik thekson bashkëpunimin mes dy vendeve për sekuestrimin e aseteve të krimit mbetet i rëndësishëm. Duncan: Kemi pasur bashkëpunim me autoritetet shqiptare për sfidat e përbashkëta. Ne po punojmë me Ministrinë e Brendshme dhe pjesë të tjera të qeverisë në projekte bashkëpunimi e mbështetjeje. Në mars, kur ministri i Sigurisë Ben Wallace u takua me ministrin e Financave dhe diskutoi për sekuestrimin e aseteve të krimit dhe ndihmën që mund të japë Britania e Madhe. Londra zyrtare ka mbështetur në vazhdimësi Reformën në Drejtësi, dhe tashmë po pret rezultate në zbatimin e Vettingut, sa kohë që ekonomia dhe lufta ndaj krimit janë sfida të përbashkëta

Radarët në duart e Habilajve

Përgjigjet e drejtësisë italiane në dosjen e Habiljave kanë zbardhur një zinxhir ngjarjesh që faktojnë se si gjithë qeveria Rama me urdhër të këtij të fundit u shndërrua prej katër vitesh në urën kryesore të trafikut të drogës në Shqipëri. Skandali mbi mosfunksionimin e radarëve dhe mbajtjen fikur të tyre që nga viti 2013, periudhë që përkon dhe me nisjen e përgjimeve të autoriteteve italiane mbi çështjen Habilaj, zbardh se si Ministria e Brendshme bashkëpunonte me Ministrinë e Mbrojtjes në lehtësimin e trafikut të drogës drejt Italisë.
Faktet dhe provat janë të qarta dhe të pakundërshtueshme, ndërsa dëshmohen nga vet përgjimet e Habilajve. Nëse kishte mbetur edhe një hallkë pa u zbardhur mbi çështjen e bujshme të skandalit të mbajtjes së radarëve, fikur ishin vetëm emrat e personave që kishin lidhje dhe interesa në nxjerrjen e këtyre radarëve jashtë funksionit.
Edhe këtë pikë, është Moisi Habilaj që e sqaron në përgjimet e drejtësisë italiane. Në bisedat e interceptuara nga autoritetet italiane, Habilaj konfirmon se ai dhe banda e tij zotëron tërësisht nën kontroll sallën e radarëve në Durrës. Ky i fundit dihet tashmë që është shndërruar prej katër vitesh në portën kryesore të drogës nga Shqipëria drejt Europës.
Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj, i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se, Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës. Këtë, ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva. Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. “Kam njeriun tim në sallën e radarëve”, i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera.
Pak javë më parë zbardhja e një raporti për radarët, të dërguar nga oficerët e grupit të punës, gjeneralit të Forcave Detare, Ylber Dogjani, dëshmon qartazi se ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në katër vitet e para të qeverisjes Rama injoroi totalisht shqetësimet e ngritura mbi mosfunksionimin e radarëve e për rrjedhojë, krijimin e terrenit të përshtatshëm për trafikantët e drogës.
Por përgjimi në fjalë zbardh se si me dijeninë e plotë të Ramës, dy nga ministritë më të fuqishme të një shteti, ajo e Brendshme dhe e Mbrojtjes të dyja të lidhura me sigurinë e vendit janë shndërruar në mjetet kryesore ndihmëse të trafikut të drogës dhe pushteti i tyre është tërësish në duart e bandave.
Ashtu siç funksionojnë kartelet, në këtë përgjim dëshmohet se shteti ka rënë tërësisht në duart e krimit dhe drogës, dhe janë pikërisht këto dy të fundit, që sot mbajnë Ramën në krye të kartelit që ka ngritur.

Fikja e radarëve, policia informonte Habilajt për lëvizjet

M: Ai më telefonoi se është te salla… si thuhet? (kërkon fjalën në italisht)… salla është në portin tjetër të kryeqytetit… ku janë… dhe më sheh çdo gjë… edhe … peshqit sheh që aty… sepse është mik me një mikun tonë “po qysh?”… sepse e pyeti “ç’është kjo anije?” dhe ai u përgjigj “çfarë anije”… “pse është futur një milje në ujërat greke”
G: Çfarë i kishte thënë?
M: “Pse kjo anije… kjo peshkarexhë… është futur një milje… në ujërat territoriale greke”… nuk e di çfarë gënjeshtre i ka thënë… ku dreqin ta di…
M: Tani që do të ikësh… duhet të largohesh 2 milje që këtu… nga toka… dhe pastaj duhet të marrësh gjithnjë 2 milje nga toka… gjithnjë drejt… derisa të zhduken dritat tona… sepse tani më mori polici që më tha… mos u afro në ujërat greke
R: Atëherë unë… më ndiq… unë po dal këtej.
M: Merr djathtas.
R: Po iki kështu.
M: Po.
R: Dhe të gjithë dritat që janë këtu … bëj 2/3 milje.
M: Po… larg dritave… 2 milje…2
R: 2 milje.
M: Si… duhet të ecësh gjithmonë drejt…. kur të mbarojnë dritat, sepse kur arrin në një pikë, pas 6/7 miljesh nuk duken më dritat, duhet të ecësh akoma 2/3 milje dhe pastaj futesh.
R: Pastaj kthehem majtas.
M: Drejt Italisë… kuptove? … nuk duhet të gabosh miku im.