39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Kelini: Bufon, portieri më i mirë i 2017

Giorgio Chiellini voton Buffon me çmimin e portierit më të mirë të vitit 2017. Në një intervistë të dhënë për FIFA-n, mbrojtësi i Juventusit nuk ka dyshim se portieri bardhezi dhe i Kombëtares së Italisë është më i miri në botë në rolin e tij.
“Buffon e meriton. Ka zhvilluar një sezon fantastik, sepse pritjet e kanë çuar pranë fitimit të të gjithë trofeve sezonalë. Kemi përjetuar momente të mira, por edhe të vështirë, së bashku për 12 vite. Më kujtohen më shumë momentet e tensionit që kemi përjetuar para sfidave më të rëndësishme. Para se të isha shok skuadre, e kam patur kundërshtar, madje kam patur fatin e madh t’i shënoj”, u shpreh Kelini.
Ka shumë arsye përse Chiellini e vlerëson kaq shumë 39-vjeçarin. “Është lider i vërtetë në momentet “kyç” të sezonit, brenda dhe jashtë fushës. Të gjithë e thonë, kundërshtarë dhe shokë skuadre, që Buffon i bën gjërat e vështira të duken të thjeshta”, tha ai.

Kaka do të rikthehet

Ricardo Kakà ka kërkuar të rikthehet te Milani si futbollist për fazën e dytë të sezonit, para se të nisë karrierën si drejtues në klubin e Serisë A. Për këtë nuk ka dyshim shtypi brazilian, që raporton se 35-vjeçari po përgatit nisjen e eksperiencës së tij të tretë si kuqezi. Kakà zhvilloi ndeshjen e fundit me Orlando City-n në MLS, pasi kishte njoftuar më parë se nuk do të rinovonte kontratën.
Ditët e fundit është folur edhe për një rikthim të tij në kampionatin brazilian, pikërisht te Sao Paolo, që është skuadra ku ka nisur karrierën. Kakà është kthyer një herë në Milano në sezonin 2013-2014, duke koleksionuar 30 ndeshje në total dhe 7 gola. Marco Fassone, përgjegjës për merkaton, deri tani nuk i ka komentuar këto zëra. Gjatë karrierës së tij me fanellën kuqezi brazialiani ka fituar 1 titull të Serisë A, 1 Superkupë të Italisë, 2 Superkupa të Europës, 1 Champions League dhe 1 Botëror Klubesh, pa harruar trofetë e shumtë individual, ku spikat “Topi i Artë”.
Derbi i humbur me Interin është hedhur pas krahëve dhe, përtej rezultatit negativ, në shtëpinë e Milanit e shohin me optimizëm të ardhmen. “Kuqezinjtë”, në raundin e tretë të ndeshjeve në Grupin D të Europa League-s, do të presin AEK-un e Athinës, sfidë të cilën trajneri Montella kërkon ta fitojë me çdo kusht për të siguruar kualifikimin.
“Jam i bindur që kjo skuadër është në rrugën e duhur dhe po përmirësohet nga dita në ditë. Duhet të jemi më agresivë në fushë dhe të bindur se do të ecim përpara. Kemi mundësinë më të mirë për të hipotekuar kualifikimin. Vlen shumë edhe për të ardhmen tonë. AEK-u zhvillon një futboll dinamik dhe përshtatet me kundërshtarin që ka përballë. Kjo skuadër ka lojtarë shumë të rrezikshëm në sulm”, u shpreh Montela.
Montella është kritikuar për modulin e lojës 3-5-2, por trajneri “kuqezi” thekson se është ende në fazën e ndërtimit të lojës. “Po përpiqem të kuptoj se si mund të luajë më mirë skuadra. Gjatë verës kompletuam organikën, ndërsa tani po studioj se cilët janë modulet që i përshtaten më mirë kësaj skuadre”, tha ai.
I pyetur për sulmuesin e ri, Cutrone, Montella u shpreh i lumtur që stërvit një talent të tillë, ndërsa për objektivat në Europa League theksoi se Milani do të synojë maksimumin, sepse është një skuadër me “stof” europian.

Partizani i Beogradit, rojë shtesë dhe ushqim me vete

Mediat serbe zbulojnë se Partizani i Beogradit do të vijë në Shqipëri me 4 roje shtesë nga Beogradi, pasi serbët nuk ndihen 100% të sigurtë me forcat e shumta speciale shqiptare që do t’i presin në aeroport. Por jo vetëm kaq, sepse edhe ushqimi dhe uji do të transportohen nga Beogradi drejt Shqipërisë. Serbët do të marrin me vete edhe kuzhinier, pasi ndiejnë frikën e ndonjë helmimi të mundshëm. Sfida e kësaj të enjteje në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit ka kaluar kufijtë sportivë për shkak të situatës politike që ekziston mes dy vendeve.
Mediat serbe më shumë sesa rezultatit që do të prodhojë fusha e lojës po i bëjnë jehonë çështjes së sigurisë së delegacionit serb. Për të ç’tensionuar disi situatën ka menduar një nga drejtuesit e Partizanit, Millos Vazur, i cili për mediat serbe ka deklaruar: “Ne jemi në kontakt me njerëzit në Tiranë, që e kanë ngritur nivelin e sigurisë për ne. Presim eskortë speciale policie gjatë të gjithë kohës dhe besojmë tek aftësitë e policisë shqiptare. Kemi gjithashtu personel sigurie tonin për të gjithë delegacionin. Do të akomodohemi në të njëjtin hotel ku ishte edhe kombëtarja serbe. Çdo stërvitje do të zhvillohet në Tiranë. Kemi parë çdo lloj provokimi, por nëse kjo ndodh në Shqipëri, do të përgjigjemi në fushë. Jemi të interesuar për sport dhe jo politikë”.

Ausilio në Manchester, takohet me drejtuesit e City-t

Njeriu i merkatos te Interi, Piero Ausilio ka udhëtuar sot në Manchester për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së Guardiolës dhe italianëve të Napolit. Gjatë këtij udhëtimi, është parashikuar edhe një takim mes Ausilios, drejtorit sportive të City-t, Tziki Beguiristain dhe agjentin e FIFA-s, Alessandro Beltrami.
Në qendër të bisedës do të jetë mbrojtësi i City-t, Mangala, për të cilin zikaltrit treguan interes edhe gjatë merkatos verore. Mbrojtësi francez nuk po gjen aspak hapësira në formacionin e Guardiolës dhe do të mirëpriste një transferim te Inter, për të pasur më shumë minuta, në prag edhe të botërorit ‘Rusi 2018’. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që sot të negociohet edhe për ndonjë tjetër futbollist të City-t, që nuk përdoret mjaftueshëm nga Guardiola dhe që do t’i bënte punë zikaltërve.

Hasi rikthehet në Belgjikë?

Besnik Hasi do të rikthehet në Belgjikë. Sipas asaj që raportojnë mediat belge rreth 1 muaj pas shkarkimit nga stoli i Olympiacos në Greqi, Besnik Hasi do të marrë drejtimin e një tjetër skuadre. Pas aventurave me skuadra të mëdha si Legia e Varshavës dhe Olympiacos, tashmë nuk bëhet fjalë për një klub me emer në arenën europiane. Trajneri shqiptar sipas të gjitha parashikimeve do të rikthehet në Belgjikë, por këtë herë jo më për të drejtuar Anderlecht-in, por ekipin e Kortrijk. Hasi pritet të zërë vendin e trajnerit grek Yannis Anastasiou, i cili do të shkarkohet nga detyra si pasojë e rezultateve të dobëta.

Skënderbeu me 3 mungesa

Në “Elbasan Arena”, të enjten Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Europa League në një ndeshje shumë të ndierë për të gjithë shqiptarët pasi përballë, korçarëve do të jetë një skuadër serbe. Por misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për formacionin e Ilir Dajës. Edhe pse Skënderbeu e ka treguar shpeshherë që forca e vërtetë e kësaj skuadre bazohet te grupi dhe jo tek individët e veçantë, mungesat e dy lojtarëve titullarë siç janë sulmuesi i krahut Enis Gavazaj dhe mesfushori i talentuar nga Mali Bakary Nimaga pritet të peshojnë.
Të dy lojtarët janë të dëmtuar ashtu si edhe sulmuesi çek Martin Nespor, i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar disa seanca terapie. Ndërkohë, presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar se edhe në këtë sfidë shpërblimi nuk ndryshon. Në rast fitoreje ndaj serbëve në xhepat e futbollistëve të Skënderbeut do të përfundojnë 100 mijë euro, ndërsa në rast barazimi shpërblimi do të jetë 50 mijë euro.
Ndaj Partizanit e Beogradit, Skënderbeu do të synojë tre pikët për t’u treguar të gjithëve se tashmë nuk është vetëm një skuadër që mjaftohet me pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Korçarët do të tentojnë deri në ndeshjen e fundit të renditen të dytët në grupin B për t’u kualifikuar në raundin tjetër, por për të realizuar këtë mision të vështirë, Skënderbeu duhet të fitojë me çdo kusht ndeshjen e kësaj të enjteje ndaj Partizanit të Beogradit, një sfidë shumë e ndierë kjo për të gjithë shqiptarët për vetë situatën politike që ekziston midis dy shteteve.
Skënderbeu po vazhdon përgatitjet për këtë takim kaq të rëndësishëm me trajnerin Ilir Daja që në stërvitjen e fundit u ka kërkuar lojtarëve të tij shpejtësi në pasime dhe presing kur topin ta kenë kundërshtarët. Pa dy emra të rëndësishëm si Gavazaj dhe Nimaga të cilët janë të dëmtuar, korçarët gjithsesi do të zbresin në fushë me një formacion sulmues.Në skemën 4-3-3 të Ilir Dajës, e cila gjatë lojës mund të kthehet edhe në 4-2-3-1 për shkak të cilësive që zotërojnë futbollistët e Skënderbeut do të luajnë këta lojtarë.
Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Dita, Lilaj, Muzaka, Taku, James, Sowe.

Banka Qendrore Europiane dhe kriza spanjolle

Andrea Del Monaco

Mario Draghi, President i BQE-së, mund të përdorë bazukën e tij, Quantitative Easing (Qe) për një moral suasion demokratik ndaj Kryeministrit spanjoll Rajoy: Qe-ja është programi i blerjeve që mban të ulët spread-in (Bonos-Bund), ashtu edhe përqindjet e interesit spanjoll. Pse është i nevojshëm një moral suasion? Le ta përmbledhim situatën. Carlos Puidgemont, Presidenti i Generalitat, i ka dërguar një përgjigje me faks Kryeministrit Rajoy: Puigdemont nuk sqaron nëse e ka shpallur apo jo pavarësinë e Katalonjës, i kërkon Rajoy të ndërpresë si represionin kundër qytetarisë katalanase, ashtu edhe represionin kundër qeverisë së tij nëpërmjet rrugëve gjyqësore; dëshiron 2 muaj dialog për të arritur një ndërmjetësim dhe propozon një mbledhje urgjente me të. Me 11, zëvendëskryeministrja spanjolle Soraya de Santamaria ka komentuar kështu: “Besoj se nuk është e vështirë të thuhet po ose jo”; të enjten, 19 tetor, në orën 10:00 skadon afati i ultimatumit të dytë dhe të fundit për Presidentin katalanas Carles Puigdemont: brenda kësaj ore duhet të ratifikojë ose të anulojë shpalljen e pavarësisë.
Kryeministri Rajoy i është përgjigjur me shkrim Puigdemont, duke i thënë se në rast se nuk do ta anulonte shpalljen e pavarësisë, do të ishte përgjegjësi i vetëm për zbatimin e Kushtetutës, duke ju referuar Nenit 155. Atëhere? Në rast se, Puigdemnont do ta konfirmonte shpalljen e pavarësisë së Katalonjës, Rajoy mund të dërgojë ushtrinë në Barcelonë për të marrë kontrollin e Generalitat katalanas. Çfarë do të bënte Bashkimi Europian? Do të vazhdonte ta mbante kokën nga ana tjetër? Nganjëherë më shumë sesa armët mund t’ia dalë financa. Mario Draghi mund t’i propozojë Këshillit Drejtues të BQE-së, pezullimin e Quantitative Easing për Spanjën. Nëpërmjet sa, çdo muaj BQE-ja u huazon 60 miliard euro bankave qendrore të shteteve që aderojnë në euro: çdo muaj 5 nga këta 60 miliardë i shkojnë Banco de España. Politikisht, mesazhi mund të ishte ky: “I dashur Rajoy, pasi nuk mund të lejojmë një represion manu militari në Bashkimin Europian demokratik, pasi një represion i tillë mund të acarojë separatizma të tjera, ulu në bisedime me Puigdemont dhe gjeji një zgjidhje paqësore çarjes Madrid–Barcelonë, përndryshe të ngremë spread-in Bonos-Bund. Do të thuhet: Bashkimi Europian nuk mund të futet në punët e brendshme të shteteve anëtare. E vërtetë në dukje, por në thelb false.
Me 11 tetor, Puigdemont ka pezulluar shpalljen e pavarësisë pikërisht prej telefonatave të ardhura nga Brukseli. Do të thuhet se BQE-ja është e pavarur dhe se merret vetëm me politikë monetare. Nuk është tamam kështu. Le të kujtojmë se çfarë ndodhi në Greqi në 2015. Me 25 qershor Komisioni Europian, BQE-ja dhe FMN-ja bën një propozim të tyrin lidhur me krizën e financave të shtetit helen. Me 27 qershor, Kryeministri grek Tsipras vendosi që t’ia nënshtrojë referendumit propozimin e Treshes. Duke devijuar nga pozicioni i neutralitetit, Presidenti Juncker ndërhyri, duke i ftuar grekët që të votojnë “po” në referendum. Ja pra një shembull i ndërhyrjes së Brukselit në punët e brendshme e një shteti anëtar. Nuk mbaron me kaq. Në fillim të 2015, bankat më të rëndësishme greke kaluan testin e falimentit të BQE-së. Një bankë qendrore ka detyrën që t’u japë likuiditet të pakufizuar bankave që nuk kanë likuiditet. BQE-ja e Mario Draghi e kreu një detyrim të tillë? Jo, fillimisht BQE-ja ja reduktoi progresivisht Greqisë furnizimin me likuiditet emergjence, ELA-n, Emergency Liquidity Assistance; më pas, më 1 korrik të 2015, BQE-ja ja bllokoi ELA-n.
Kështu që grekëve ju desh të mbanin radha në bankomatë për të tërhequr maksimumi 60 euro në ditë. Kujdes me datat! Katër ditë përpara 5 korrikut 2015, data e referendumit lidhur me propozimin e Treshes! Me pak fjalë, BQE-ja e mbante “Greqinë të varur në fije të perit”. Pavarësisht, me 5 korrik 2015 në referendum grekët do të votonin “jo” për masat e rreptësisë financiare të propozuara nga Treshja me 25 qershor, pasi vetë grekët kishin zënë radhën përpara bankomatëve për të tërhequr paratë e tyre, pasi ministri gjerman i Ekonomisë, Schauble e kishte konsideruar referendumin grek një sfidë ndaj dominimit teuton në Bashkimin Europian, Presidenti grek, Tsipras u shtrëngua që të pranojë masa rreptësie financiare edhe më të ashpra nga ato të propozuara me 25 qershor nga Treshja dhe të hedhura poshtë nga referendumi. Ja pre të demonstruara dy shembuj ndërhyrjeje të BQE-së dhe të Komisionit Europian në vendimet e brendshme të një shteti anëtar. Si mund të lidhet ndërhyrja e Brukselit në rastin grek me Katalonjën? Le ta shohim.
Nëse të enjten, datë 19, Presidenti katalanas Carles Puigdemont konfirmon shpalljen e pavarësisë, atëhere Kryeministri spanjoll Rajoy do të ketë dy opsione:
1) Sipas Nenit 155 të Kushtetutës spanjolle, mund ta pezullojë autonominë e Katalonjës dhe të mbajë zgjedhje të reja: për ta bërë është e mjaftueshme vota në Senat, ku Rajoy ka shumicën;
2) Sipas Nenit 116 të po kësaj Kushtetue, mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Katalonjë: për ta bërë, është e nevojshme vota e Kongresit, ku Rajoy nuk e ka shumicën dhe duhet të kërkojë votën e socialistëve të Pedro Sanchez.
Me 5 tetor, ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis Madrid ka thënë në televizion se, nuk do të dërgojnë ushtrinë në Katalonjë: Dastis e ka quajtur një hipotezë të tillë si “fake news” të përhapura nga qeveria katalanase. Megjithatë, pasi Spanja ka pësuar tri luftëra civile në dy shekujt e fundit, një hedhje poshtë e tillë ngjan më shumë me një excusatio non petita, accusatio manifesta. Me 9 tetor Pablo Casado, zëvendëssekretar i Partisë Popullore të Rajoy, ka qenë shumë i qartë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Puidgemont: “Shpresojmë që nesër nuk do të shpallet asgjë, pasi kush e shpall do të përfundojë si ai që e shpalli 83 vite më parë”. Për kë aludon Casado? Për Lluis Companys. Siç e përcjell Manuel Tunon de Lara në vëllimin “Historia e Republikës dhe e Luftës Civile në Spanjë”, Companys, Presidente i Generalitat katalanas, me 6 tetor 1934 shpalli shtetin katalanas e republikës federale spanjolle: nuk ishte një shpallje pavarësie tout court, pasi parashikonte republikën federale dhe sepse drejtohej kundër “forcave promonarkiste dhe fashiste të gatshme që të tradhëtonin republikën”.
Një shpallje e tillë futej në brendësi të një greve të përgjithshme kombëtare (që përfshiu edhe Madridin, Valencian, Kordobën dhe Seviljen) e 4–5 tetorit kundër qeverisë së Alejandro Lerroux García. Spanja ishte një republikë shumë e re, vetëm 3-vjeçare pas përzënies së Mbretit Alfonsi i XII-të dhe fundit të diktaturës së Miguel Primo de Rivera. Qeveria madridase shpalli gjendjen e luftës dhe urdhëroi arrestimin e Companys e ministrave të tij. Mossos de Escuadra, policia katalanase, u rreshtua në mbrojtje të pallatit të qeverisë katalanase. Popullsia katalanase ngriti barrikada. Pas një nate përleshjesh, vdekjes së 38 civilëve e 8 ushtarakëve, mijëra arrestimeve, me 7 tetor 1934, Companys u arrestua dhe dënua me 30 vjet burg. Me fitoren e Frontit Popullor në 1936 Companys u lirua nga burgu dhe u bë sërish drejtuesi i Katalonjës në luftën civile. Falë mbështetjes së Mussolinit dhe Hitlerit, në marsin e 1939 Francisco Franco fitoi luftën civile dhe vendosi një diktaturë fashiste në Spanjë. Si shumë republikanë, Companys u arratis në Francë. Frankistët nuk e harruan. Me 13 gusht 1940, Gestapo e arrestoi Companys dhe e ekstradoi në Spanjë: pas një procesi të shpejtë u dënua me vdekje dhe u ekzekutua me 15 tetor 1940.
Ngjarje të tilla historike evidentojnë sesa të rënda janë deklaratat e Pablo Casado, zëvendës i Rajoy. Casado ka saktësuar se u referohej ngjarjeve të 1934 dhe jo ekzekutimit frankist. Shpjegimi ka qenë më keq sesa heshtja: për Casado, Puigdemont meriton kështu të njëjtat 30 vite burg të dhëna Companys në 1934. Deri më tani, Bashkimi Europian ka kthyer kokën nga ana tjetër në planin zyrtar. Ndërkohë, banka dhe shumëkombëshe të rëndësishme të vendosura në Katalonjë po i transferojnë selitë e tyre jashtë saj. Pse? Ndoshta i frikësohen daljes së Katalonjës nga Bashkimi Europian dhe nga euro. Apo ndoshta një pjesë e kapitalit financiar dhe biznesor do t’i detyrojë katalanasit që t’i braktisin qasjet e tyre indipendentiste. Fatkeqësisht, aty ku nuk ka funksionuar represioni i Guardia Civil ditën e referendumit, mund të funksionojë në fakt largimi i kapitaleve. Dhe atëhere, nëse financa mund të funksionojë më shumë se tanket, vetë financa mund të përdoret në mënyrë demokratike. Mund të ndërhyjë autoriteti i vetëm europian me pushtet të vërtetë: BQE-ja. Domethënë, në rastin tragjik ku Madridi do të dërgonte tanket në Barcelonë, Mario Draghi mund të pezullojë Qe-në për Spanjën: çdo muaj BQE-ja i huazon 5.3 miliard Bankës Qendrore të Spanjës, e cila nga ana e saj me këto para blen “bonos”, titujt e borxhit sovran spanjoll të pranishme në bankat spanjolle. Ndoshta pa likuiditetin për bankat e tij, Rajoy do të ulet në një tavolinë me Puigdemont.

(Andrea Del Monaco është ekspert fondesh europiane. Shkruan dhe përmbledh projekte për të marrë pjesë në tenderat e Komisionit Europian)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Juventus kërkon Weigl

Julian Weigl talenti gjerman i Dortmundit, i cili prej 2 sezonesh është një titullar fiks në mesfushën e “verdhezinjve”, është objektivi i parë i Juventusit për të forcuar mesfushën. Megjithatë për t’i rrëmbyer Dortmundit një nga lojtarët më të spikatur që ka në skuadër, bardhezinjtë duhet të fitojnë garën me Barcelonën. Blaugranat shohin te Weigl një Busquets të ri dhe janë gjithashtu të interesuar për lojtarin.

Belotti në fushë ndaj Interit

MILAN, ITALY - NOVEMBER 15: Andrea Belotti of Italy looks on during the International Friendly Match between Italy and Germany at Giuseppe Meazza Stadium on November 15, 2016 in Milan, . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Përmirësohet ndjeshëm gjendja e Andrea Belottit. Sulmuesi i Torinos, i cili për momentin është i dëmtuar, po rikuperohet shumë shpejt dhe me shumë gjasa do të jetë në fushë për përballjen e dyfishtë të Italisë me Suedinë në play off, duel në të cilin është në lojë bileta e Botërorit Rusi 2018. Sipas parashikimeve të mjekëve Belotti, i cili mungoi në dy sfidat e fundit të përfaqësueses së kaltër, do të jetë në fushë në datën 5 nëntor në ndeshjen që Torino do të zhvillojë ndaj Interit në “San Siro” dhe në këtë mënyrë do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e parë play off ndaj Suedisë që do të luhet më 10 nëntor.

Italia zgjedh “San Siro”-n

during the FIFA 2018 World Cup Qualifier between Italy and Liechtenstein at Stadio Friuli on June 11, 2017 in Udine, .

Italia ka zgjedhur “San Siro-n” për t’u përballur me Suedinë, më 13 nëntor, në ndeshjen e kthimit të play off-it të botërorit Rusi 2018. Takimi i parë do të luhet më datë 10 në Suedi, ndërsa italianët kanë menduar se impianti i Milanos është ideali për t’ia bërë ndeshjen e kthimit, një “ferr” të vërtetë suedezëve.
Stadiumi atje ka një kapacitet prej 80 mijë vendesh, ndërsa prania në këtë qytet e dy tifozërive të zjarrta, si ajo e Milanit dhe e Interit, i japin garanci federatës italiane, se në ndeshjen e 13 nëntorit, publiku do të jetë një armë e fortë në favor të tyre.
Pas shortit, Ventura u shpreh i sigurt se Italia do t’ia dalë të marrë pjesë në botëror, ndërsa theksoi se do të kenë mbështetjen e të gjithë publikut italian.
“Në Rusi do të shkojmë me siguri dhe do t’ia dalim me mbështetjen e të gjithë popullit italian. Nuk ka kuptim një botëror pa Italinë. Më vjen mirë që u zgjodh ‘San Siro’, sepse është vendi ideal për të luajtur sfida të tilla delikate”, tha Ventura.