40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Berlin, nisin bisedimet e koalicionit me tre parti

Nё prag tё bisedimeve zyrtare pёrgatitore pёr krijimin e koalicionit tre partiak, Angela Merkel, edhe pas humbjes nё zgjedhjet parlamentare nё landin e Saksonisё sё Ulёt, thekson se hyn me vetёbesim nё negociata.
Pas zgjedhjeve pёr Parlamentin e landit nё Saksoninё e Ulёt mund tё nisin bisedimet nё Federatё mes unionit kristiandemokrat/kristiansocial, liberal-demokratёve dhe ekologjistёve. Anëtarёt e mundshёm tё koalicionit llogarisin me bisedime tё vёshtira. Para Krishtlindjeve vёshtirё se mund tё krijohet qeveria.

Pas humbjes nё Saksoninё e Ulёt: Merkeli e dobёsuar?
Kushdo qё priste njё Angela Merkel tё zemёruar pas dёshtimit tё CDU-sё nё Saksoninё e Ulёt ёshtё zhgёnjyer. Kryetarja e partisё dhe kancelarja njёkohёsisht rezultati i zgjedhjeve nuk ёshtё arsye pёr humor tё keq: Merkel tha nё selinё e CDU-sё, se shkon me “humor tё mirё” nё bisedimet e sondazhit pёr koalicionin me liberalёt dhe ekologjistёt, qё do tё fillojnё sot (18.10). Qё CDU-ja humbi vota në Saksoninё e Ulёt dhe qё nuk mundi t’i zhvendosё socialdemokratёt nga vendi i parё, sipas interpretimit tё Merkelit, ka tё bёjё me temat e politikёs sё landit. Ndёrsa, mandati i saj pёr krijimin e qeverisё konsiston nё zgjedhjet e Bundestagut, devijoi kryetarja e CDU-sё nё pyetjen e njё gazetari, nёse ajo hyn me njё pozicion mё tё dobёsuar nё bisedimet e koalicionit pas zgjedhjeve nё Saksoninё e Ulёt. Nё fakt, ajo donte tё priste rezultatin e kёtyre zgjedhjeve, pёrpara se tё niste krijimi i qeverisё nё federatё, duke shpresuar, se mund tё fitonte njё impuls pozitiv. Meqenёse ky impuls mungoi, Merkel i nёnvleftёsoi zgjedhjet sёrish si njё ngjarje rajonale dhe theksoi, se “shkon me plot vetёbesim nё bisedimet pёrgatitore pёr krijimin e koalicionit”.

Skepticizёm tek ekologjistёt
Pikёrisht kёtё kanё nё plan edhe liberal-demokratёt dhe ekologjistёt, ndonёse edhe kёto kanё humbur pikё nё zgjedhjet e fundit pёr parlamentin e landit. Liberal-demokratёt, FDP po ashtu si edhe CDU-ja kanё humbur 2,4 pёr qind tё votave, ekologjistёt madje pesё pёr qind. E megjithatё, nuk ёshtё aq humbja nё zgjedhje qё tematizoi kryetarja e ekologjistёve, Simone Peter, njё ditё pas zgjedhjeve, por gjendja nё unionin konservator: Pas humbjes nё Saksoninё e Ulёt, bisedimet pёrgatitore pёr koalicion “nuk janё bёrё mё tё thjeshta”, tёrheq vёmendjen Peter. Sipas saj, partitë e unionit CDU dhe CSU “nuk janё tё pozicionuara qartё dhe as nuk i kanё pёrcaktuar gjёrat qartё”.

Liberalёt ndёrkohё paraqesin kёrkesa
Ndryshe nga ekologjistёt, liberalёt nuk i shohin tё jenё rёnduar bisedimet paraprake pёr koalicion nga rezultati i zgjedhjeve nё Saksoninё e Ulёt – kёto janё nivele tё ndryshme”, theksoi sekretarja e pёrgjithshme e FDP-sё, Nicola Beer. Partia, tha ajo, hyn “e hapur dhe pa paragjykime” nё kёto bisedime, por pret lёshime lidhur me lehtёsime tatimore pёr qytetarёt.

Presion nga Mynihu
Partia Kristiansociale nё Bavari ka bёrё tё ditur, se do tё pёrpiqet me kёmbёngulje, qё bisedimet mundёsisht tё pёrfshijnё shumё tema tё politikёs konservatore. Por pas rezultatit tё zgjedhjeve nё Saksoninё e Ulёt, sipas kryetarit tё CSU-sё, Horst Seehofer bisedimet nuk janё bёrё mё tё thjeshta. Tё mёrkurёn, tё enjten dhe tё premten, zhvillohen bisedimet zyrtare pёrgatitore, tё shtunёn (22.10) CDU dhe CSU mes tyre do tё vlerёsojnё rezultatet e kёtij raundi dhe do tё vendosin se si do tё ecet mё tej.

Arrestohet deputeti kosovar Milaim Zeka

Deputeti kosovar Milaim Zeka dyshohet siç thotë Prokuroria Speciale “për përfshirje në krim të organizuar dhe mospagim taksash.
Prokuroria Speciale e Kosovës bënë të ditur se i ka shqiptuar masën e arrestit prej 48 orësh, deputetit të Parlamentin e Kosovës, Milaim Zeka. Deputeti Milaim Zeka u ndalua nga policia ditën e hënë (me 16.10), i dyshuar për “veprën penale të pjesëmarrjes në krim të organizuar dhe mospagim taksash”. Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, ka thënë për mediat lokale se deputeti Zeka, dyshohet të jetë i përfshirë në mashtrimin e qytetarëve për viza pune në Gjermani.

Mashtrimi dhe mohimi
“Deputeti Milam Zeka është ndaluar për 48 orë për veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shmangie nga tatimi. Ai dyshohet se me këto veprime është i përfshirë në grupin e organizuar kriminal në mashtrimin e qytetarëve që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani”, ka thënë për mediet lokale zëdhënësi Ekrem Lutfiu.
Avokati i deputetit Zeka, Gazmen Halilaj, thotë se “nuk ka asnjë dëshmi apo provë që e inkriminon klientin e tij me këtë vepër”.
Policia e Kosovës më herët kishte njoftuar se, “Policia ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën penale që ndërlidhet me mashtrim dhe shmangie nga tatimi”. Sipas policisë, hapat e mëtejmë për këtë rast do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë përgjegjëse.
Arrestimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milam Zeka, ndodhi pas publikimit të disa shkrimeve hulumtuese të medias online nga Kosova ‘Insajderi”, i cili shkroi për, siç thuhet, përfshirjen e deputetit Zeka në një skemë mashtrimi të mbi 900 qytetarëve të Kosovës, që kanë aplikuar për viza pune në Gjermani. Sipas hulumtimit të “Insajderit”, qytetarët kanë paguar nga 50 deri në 3.500 euro për një vizë pune, ndërkohë që ata nuk janë pajisur fare me viza pune.

Merkel uron Kurz-in për fitoren dhe pret bashkëpunim evropian

 

Partia Popullore Austriake (ÖVP) u bë pas shumë vitesh sërish forca më e madhe politike në vend. Kjo lidhet me modernizimin e saj.
Kancelarja Angela Merkel e lëvdoi fituesin e zgjedhjeve të Austrisë, Sebastian Kurz për fushatën e tij moderne elektorale dhe për modernizimin energjik të partisë së tij. Partia konservatore Partia Popullore Austriake (ÖVP) u bë pas shumë vitesh sërish forca më e madhe politike në vend, gjë që i dedikohet para së gjithash kandidatit kryesor të saj, Kurz, tha Merkeli.
“Përbërjen politike unë tani nuk do ta quaja të tillë, sa ta dëshiroja që ta imitonim edhe ne në Gjermani”, tha ajo duke pasur parasysh edhe partinë populiste të djathtë FPÖ, e cila në bazë të gjendjes së tanishme të numërimit është forca e tretë politike, pak pas SPÖ-së.
Në dallim me forcën e FPÖ-së, sfida në Gjermani nga AfD është “e menaxhueshme”.
Për formimimn e qeverisë në Vjenë tani duhet pritur. Merkeli nuk përmendi ndonjë preferencë për një koalicion të përbërë nga ÖVP apo nga SPÖ. Ajo tha se gjithsesi preferon se me qeverinë e re do të ketë një bashkëpunim të mirë në nivelin evropian.

Polonia ndërmjetësuese mes Brukselit e Turqisë

Varshava në rrugën e suksesit diplomatik: Pas vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump në korrik, tani kryeqytetin polak e viziton presidenti turk, Erdogan. Diplomacia e Varshavës ia ka dalë me sukses. Vizita e Erdoganit është e para në një vend të BE pas puçit ushtarak në Turqi në verën e vitit 2016 dhe transformimeve autoritare në këtë vend. Më parë Erdogan ishte vetëm pjesëmarrës në Samitin e G20-s në Hamburg.

Marrëdhënie të mira historike
Presidenti turk takohet kokë më kokë me homologun polak, Andrzej Duda. Më pas presidenti turk do të hapë forumin ekonomik polako-turk, si edhe do të zhvillojë takime me kryeministren Beata Szydlo e presidentët e dy dhomave parlamentare polake. Nuk është parashikuar një takim me kryetarin e partisë “Ligj dhe Drejtësi”, PiS, Jaroslaw Kaczynski.
Polonia dhe Turqia që dikur kishin një vijë kufitare dhe një armiqësi të thellë kundër Rusisë kanë marrëdhënie diplomatike prej 603 vjetësh. Perandoria Osmane nuk e njohu kurrë ndarjen e Polonisë në fund të shekullit të 18-të, e kjo edhe sot shihet pozitivisht në Poloni.
Qeveria e Varshavës është treguar e rezervuar aktualisht me kritika ndaj Erdoganit, edhe kur ky iu fut një grindjeje të rrezikshme me Uashingtonin dhe Berlinin. Vetëm afrimi me Rusinë i shkakton dhembje koke Varshavës. Para vizitës nga Varshava u theksuan interesat e përbashkëta si anëtarë të NATO-s.

Interesat ekonomike – prioritet zyrtar
Sipas të dhënave turke, në qendër të vizitës është tregtia bilaterale. Kemal Güleryüz, kryetar i Dhomës së Tregtisë polako-gjermane ka bërë fjalë për agjencinë e lajmeve, “Anadolu” për mundësinë e një rritjeje masive të vëllimit tregtar mes dy vendeve nga 6 miliardë në 10 miliardë dollarë në vit. Turqia dëshiron të investojë në të ardhmen edhe në sektorin e ndërtimit polak, sektor që merr mbështetje edhe nga BE.
Diplomatët polakë megjithatë nuk kanë lënë jashtë vëmendjes dimensionin politik të vizitës së Erdoganit. Macej Lang, ambasadori polak në Ankara është shprehur se për Poloninë “janë të rëndësishme marrëdhëniet me Turqinë, por edhe vizita e Erdoganit”. Ai përmendi edhe mbështetjen polake që nga fillimi për një anëtarësim të Turqisë në BE.

Varshava ndërmjetësuese?
Në një takim spontan mes Erdoganit dhe kryeministres Szydlo në maj në Pekin është bërë fjalë krahas çështjeve tregtare edhe për atë të refugjatëve. Polonia refuzon shpërndarjen e refugjatëve nga Greqia dhe Italia, duke rrezikuar edhe një padi nga KE. Prandaj Varshava është mjaft e interesuar për zbatimin efektiv të marrëveshjes mes Brukselit dhe Ankarasë.
Vëzhguesit politikë në Varshavë nuk përjashtojnë madje as rolin ndërmjetësues të Varshavës në konfliktet me BE. Krzysztof Szczerski, kreu i kabinetit të presidentit polak, Duda është shprehur se “fillimisht është e rëndësishme që të flasim me njëri-tjetrin dhe të njohim këndvështrim turk për çështjet”.

Dështon zbatimi i marrëveshjes për gjykatat në veriun e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzoi të martën Beogradin për pengimin e dekretimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që do të vepronin në gjykatat e veriut të Kosovës, ndërsa Bashkimin Evropian për “dështim dhe paaftësi” si ndërmjetësues në procesin e zbatimit të marrëveshjes për sistemin e drejtësisë.
Komentet e tij pasuan dështimin e planit që të martën dyzet e dy gjyqtarë dhe katërmbëdhjetë prokurorëve të betohen dhe të dekretohen për të punuar në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.
Më 31 gusht në takimin ndërmjet presidentit Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, ishte vendosur që 17 tetori të shënojë hyrjen në fuqi të marrëveshjes për drejtësinë në veri. Marrëveshja ishte arritur më 10 shkurt të vitit 2015 dhe ajo parashihet në shuarjen e gjykatave dhe prokurorive të kontrolluara nga Beogradi dhe integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet jo shumicë, nuk ndodhi për shkakun që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk erdhën për dekretim.
“Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Është ky edhe një hap nga hapat e shumtë që Republika e Serbisë ndërmerr kundër qytetarëve tanë, ngase inkuadrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi. Njëkohësisht, veprimi i sotëm i pengimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vijnë sot për dekretim tek Presidenti, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit, në të cilin theksohet se, “pavarësisht këtij dështimi të qëllimshëm të orkestruar nga Serbia, Republika e Kosovës do të vazhdojë të funksionojë, bazuar në parimet kushtetuese të gjithëpërfshirjes, prandaj ftojmë edhe një herë palët e Marrëveshjes për Drejtësi që të kryejnë obligimet e tyre. Republika e Kosovës ka përmbushur obligimet e saj në çdo aspekt”.
Në Beograd, shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, tha se deri të premten do të përmbyllet ky proces. “Kjo është hera e parë që nga viti 1999 që do të kemi gjykatë me shumicë serbe dhe me kryetar serb në Mitrovicë dhe prokurori me shumicë serbe. Pres që kjo punë e madhe dhe e rëndësishme për popullin tonë në Kosovë të përmbyllet deri të premten”, tha ai, pa shpjeguar arsyet e dështimit të djeshëm.
Të hënën, zyrtarët e Bashkimit Evropian u shprehën të bindur se gjithçka ishte e gatshme për zbatimin e marrëveshjes. Të martën, Maja Koçijançiç, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, shprehu keqardhjen që zbatimi i marrëveshjes u shty “me kërkesën e Beogradit”, ndërsa bëri thirrje që ajo të përmbyllet sa më shpejt.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian. Këto bisedime, në kuadër të të cilave ishte edhe marrëveshja për drejtësinë, i siguruan asaj hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosovës marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Navalny s’mund të garojë për post publik deri më 2028

Zyrtarët zgjedhorë në Rusi thanë se politikani opozitar, Aleksei Navalny, nuk do të mund të kandidojë për udhëheqjen e ndonjë zyre publike deri në vitin 2028.
Duke folur në një festival të të rinjve në qytetin Soçi, shefja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, tha se Navalny nuk mund të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018.
Navalny, 41 vjeç, ka bërë fushatë aktive përpara këtyre zgjedhjeve, por ato pritet t’i fitojë prapë presidenti aktual, Vladimir Putin.
Në muajin qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi ka thënë se Navalny nuk mund të konkurrojë për ndonjë post publik për shkak të dënimit për krime financiare.
“Navlany është politikan i ri, me të ardhme; ai ka shanse”, tha Pamfilova, raporton agjencia “TASS”.
Për shkak të dënimit, ai do të mund të konkurrojë për postin diku në vitin 2028, tha ajo.

Shteti Islamik humb qytetin Raka

Forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë “kontrollin e plotë” të qytetit Raka, i cili për kohë të gjatë ka qenë bastion i grupit militant Shteti Islamik në Siri.
“Operacionet ushtarake në Raka kanë mbaruar, ndërsa vazhdojnë operacionet e pastrimit të ndonjë qelize të fjetur”, tha zëdhënësi i Forcave Demokratike të Sirisë, Talal Sello.
“Së shpejti do të ketë deklaratë zyrtare që shpall çlirimin e qytetit”, tha ai.
Vëzhguesi sirian i të Drejtave të Njeriut konfirmoi se Shteti Islamik është dëbuar nga Raka.
Humbja e Rakës, dikur kryeqytet de fakto i kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik, është një goditje e madhe për grupin, i cili ka pushtuar pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut në vitin 2014, porse i ka humbur shumicën e tyre në dy vjetët e fundit.

Basha: Fakte të tjera kriminale për të tjerë ministra në ditët e ardhshme

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë shtypi deklaroi se Saimir Tahiri është një nga “peshqit e mëdhenj” dhe se Edi Rama e shiti sot atë për të mbrojtur sipas Bashës, lëkurën e tij.

Në daljen nga selia e PD-së, Basha tha se trafikantët e drogës konfirmuan skemën e blerjes së zgjedhjeve, ndërsa paralajmëroi se të tjera fakte do të dalin në ditët në vijim për ministra të tjerë, pa dhënë detaje më shumë për këtë.

“Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupi narkotrafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri i ka paguar shuma marramendëse. Provat tregojnë se

1400 herë PD e ka denoncuar Saimir Tahirin për lidhjet e tij me organizatat kriminale.

Edi Rama burgosi dhe sulmoi oficerin e antidrogës Dritan Zagani kur ai denoncoi me fakte lidhjet e Tahirit me Habilajt.

Edi Rama e ka mbrojtur dhe e ka quajtur Tahirin bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë dhe ministrin më të suksesshëm.

Sot nuk ka shqiptar të mendojë se Saimir Tahiri ka bërë në kokë të tij.

Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Saimir Tahiri ka qenë ndërmjetësi me Habilajt, Shullazin dhe bandat e tjera në vend. Tahiri nuk është as më pak se vetëm një nga peshqit më të mëdhenj.

Fakte tronditëse do të dalin në vazhdim për ministra të tjerë të kabinetit.

Vetë kriminelët pohojnë se për të dituar zgjedhjet janë përdorur miliona euro. Këto janë fakte tronditëse para shqiptarëve dhe mbarë botës. Këto janë provat që tregojnë se si Edi Rama ka blerë votën.

Nesër, PD do të thërrasë një tryezë me spektrin opozitar. Për çdo shqiptar po troket ora e ballafaqimit me të vërtetën po troket ora e vendimeve të mëdha”, u shpreh Basha.

Përgjimet, Habilaj: Saimiri në një muaj bëri 5 milionë euro me drogën

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 400 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas gjykatësve dhe prokurorëve italianë, Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij, si mbështetës të veprimtarisë në shkëmbim edhe të parave për fushatë.

Top Channel disponon dosjen me këto fragmente të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane.

Grupi i trafikantëve të arrestuar nga policia italiane për 3.5 tonë hashash ishte vënë prej kohësh nën pergjim. Moisi Habilaj, bashkëpunëtorët e tij shqiptarë dhe italianë kanë tashmë një dosje prej 416 faqesh me fakte dhe biseda të përgjuara, ku ata përmendin emra dhe para dhe që është baza e vendimit të Gjykatës së Katanias për burgosjen e tyre.

Pjesë e kësaj dosje është një përgjim i datës 16 dhjetor të vitit 2013 i një bisede mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelajt, kur ata sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Hetuesit italianë bëjnë një përmbledhje të kësaj bisede.

“Të dy flasin për një person me pushtet me emrin “Saimir Tahiri” (deputet i Shqipërisë) njeri i politikës. Moisiu thotë: Çfarë ka më shumë se ne ai? Por Sabi (Sabaudini) i përgjigjet duke i thënë që Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës, pozitës), por nuk beson që ka më shumë para se ata. Moisiu bën llogaritë sipas të cilave Saimiri në një muaj ka bërë minimumi 5 milionë euro. Sabi i thotë që të gjitha ato para ai i harxhon në fushatën elektorale. Por Moisiu i thotë që atij nuk i mjaftojnë as 20 milionë në një fushatë elektorale”, thonë hetuesit italianë.

Në përgjimin e datës 2 mars të vitit 2014 mes Habilajt dhe Çelajt përmendet automjeti me targë AA003GB, me të cilin të dy personat kanë udhëtuar drejt Siçilisë. Kjo makinë ishte në emër të Saimir Tahirit.

Emri i ministrit del gjithashtu edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Moisi Habilajt dhe Sabaudin Çelës, ose Sabi.

“Mendo, veç borxheve që kemi, veç atyre që kemi marrë, kemi 75 mijë që janë automatikisht të caktuara. 30 mijë “xhaxhait”, 30 mijë duhet t’ja çoj Saimirit, bëjnë 60, 15 anija që na duhet patjetër, bëjnë 75 mijë, plus 100 që janë: 72 të atyre në Fier, 20 të Arsenit, 170 mijë lekë heqim dhe këta të shtetit që kemi”, thuhet aty.

Basha: Ora e vendimeve të mëdha, të ngrihemi ose i nënshtrohemi krimit

Lulzim BASHA

Kam thirrur këtë konferencë për shtyp në orët e para të mëngjesit, pasi Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike, përsa i përket krimit të organizuar shqiptar dhe lidhjeve të këtij krimi me qeveritarët e sotëm.
Dje, pas muajsh dhe vite pune, policia italiane arrestoi Moisi Habilajn, kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.
Moisi Habilaj njihet po kështu si kushëriri i Saimir Tahirit, për 4 vite ministri i Brendshëm i Shqipërisë.
4 vite me radhë, Partia Demokratike ka denoncuar mbi 1 mijë e 400 herë lidhjet e Saimir Tahirit me narkotrafikun përmes bandës së Habilajve. Mbi 1 mijë e 400 herë Edi Rama e ka marrë në mbrojtje Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarrë hapat politikë dhe ligjorë, edhe atëhere kur lidhja e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve u provua, siç ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, i cili denoncoi se, banda e Habilajve përdorte mes të tjerave automjetin personal të Saimir Tahirit, audin e famshëm, taksinë e drogës me imunitet ministror.
Prej 24 orësh, Edi Rama hesht.
Prej 24 orësh, në emër të opozitës dhe besoj gjithë shqiptarëve të ndershëm i kam bërë pyetjen; çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet në pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut.
Partnerët strategjikë prej vitesh e prej muajsh i kanë vënë Edi Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë jo vetëm lidhjen, por rolin e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm, në trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.
Edi Rama ka refuzuar të ndërmarrë çdo lloj veprimi. Përkundrazi, e ka mbrojtur ministrin e tij të Brendshëm dhe, në qeverisjen e tij të dytë, e ka graduar koordinator kombëtar për bashkëqeverisje me qytetarët.
Ne e dimë se është çështje orësh apo ditësh, para se të bëhen publike, faktet e vëna në dispozicion autoriteteve shqiptare për lidhjen e Saimir Tahirit dhe për përgjegjësinë e tij direkte për mbrojtjen dhe promovimin e trafikut të drogës përmes bandës Habilaj. Ne e dimë se prej kohësh, ato janë në dispozicion të Edi Ramës.
Pyetja që sot shtroj në emër të opozitës dhe në emër të çdo shqiptari të djathtë apo të majtë, është se çfarë pret Edi Rama t’i vërë prangat, ta arrestojë e ta ekstradojë, në mos ta gjykojë këtu në Shqipëri, Saimir Tahirin, si një ndër kapitenët kryesorë të trafikut të drogës në 4 vitet e kaluara?
Natyrisht nuk pres përgjigje prej Edi Ramës.
Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin këto 4 vite edhe pse e ka ditur se, ai, është protektor dhe përfitues i drejtpërdrejtë i trafikut të drogës, përmes bandës Habilaj dhe bandave të tjera të krimit të organizuar.
Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije të plotë, sepse paratë e drogës dhe muskuli kriminal i bandave, është përdorur nga Edi Rama bashkë me Saimir Tahirin gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe në veçanti në zgjedhjet e 2017-ës.
Sot, jo vetëm Shqipëria, apo Italia, por Europa dhe gjithë bota kanë përpara “corpus delicti”, faktet e pakundërshtueshëm të lidhjes së Edi Ramës dhe Saimir Tahirit me botën e errët dhe narkobandave shqiptare.
Jemi përpara vendimeve të rëndësishme.
Shqiptarët kanë dy rrugë;
Të ulin kokën e të pranojnë realitetin malinj që iu imponohet çdo ditë në rrugët e sheshet e qyteteve tona nga bandat që përdorin kallashët dhe tritolët për të larë hesapet me njëri-tjetrit, pavarësisht prej numrit të viktimave të pafajshme, dhe të fëmijëve që ndodhen në këto rrugë, në këto sheshe të qyteteve dhe fshatrave tona, të pranojnë se ekonomia shqiptare e bashkë me ta edhe shqiptarët si krah pune të shndërrohen skllevër dhe burime përfitimi për bandat e narkotrafikut dhe qeveritarët e lidhur me ta, ose, së bashku të ngrihemi dhe të kërkojmë të drejtën tonë legjitime për të mos u qeverisur as nga bandat, as nga ministrat, as nga kryeministri i bërë njësh me ta.
Eshtë ora e vendimeve të mëdha.
Por sot, është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë.
Faktet janë publike, provat janë në tavolinën e Edi Ramës dhe me siguri do të bëhen publike në orët apo ditët në vijim.