29.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Ronaldo mund të kishte qenë i Liverpool-it!

Në vitin 2003 Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë një futbollist i Liverpool-it, por “The Reds” në atë periudhë hoqën dorë nga portugezi vetëm për shkak të tavanit të pagave që kishte klubi. Prapaskena e bujshme është zbuluar nga ish-trajneri i Liverpool, Gerard Houllier. Në atë periudhë Liverpooli e ndoqi Cristianon në një turne miqësor me kombëtaren portugeze për 21-vjeçarët dhe ishte shumë pranë firmës me 4 herë fituesin e Topit të Artë, por sipas ish-trajnerit Houllier gjithçka u prish pasi 18 herë kampionët e Anglisë kishin një politikë pagash dhe nuk mund t’ia lejonin vetes të prishnin strukturën që kishin ndërtuar për të plotësuar kërkesat e Ronaldos, për më tepër që në të njëjtin rol kishin në skuadër një lojtar si Harry Kewell që në atë periudhë po tregonte një formë të shkëlqyer. Një vendim i gabuar ky i drejtuesve të Liverpool-it sepse më pas Ronaldo firmosi me Manchester United, duke fituar shumë trofe me “Djajtë e Kuq” dhe duke u shndërruar një nga futbollistët më të mirë në botë.

Kaka, lamtumirë mes lotësh

Largim emocionues për Ricardo Kaka nga Orlando City. Ish-lojtari i Milanit, që pak ditë më parë njoftoi mosrinovimin e kontratës me klubin e Major League Soccer, u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy, në ndeshjen e fundit me fanellën e Orlando-s. Në fund të ndeshjes me Colombus Crew, të gjitha duartrokitjet në stadium shkuan për brazilianin, që pritet ta vijojë në një tjetër klub karrierën e tij. Skuadra e Orlando City falënderoi përmes disa postimeve në rrjetet sociale 35-vjeçarin.
Ndeshja e fundit e Kaka-së me Orlando City ishte shumë emocionuese, ku ish-mesfushori i Milanit e Real Madridit nuk mund t’i ndalte lotët. Kaka, i cili u transferua në MLS në vitin 2015 nga Milani, javën e kaluar tregoi se do të luajë sfidën e fundit pas tri sezoneve në Amerikë, duke mos e bërë të ditur nëse do t’i japë krejtësisht lamtumirën futbollit.

Basha: Dekriminalizim zgjedhjeve

Tema kryesore e mbledhjes së grupit parlamentar ka qenë reforma zgjedhore. Zoti Bylykbashi ka paraqitur draft strategjinë e Partisë Demokratike e cila përmblidhet në një aksion politik, dekriminalizimi i zgjedhjeve.
Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe mbështetja totale për votën e emigrantëve si propozim i kahershëm i Partisë Demokratike. Po mbushen 8 vite që PD ka propozuar votën e emigrantëve.
Janë dy pra shtyllat kryesore të reformës zgjedhore: Dekriminalizimi i zgjedhjeve- vota e emigrantëve.
Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet, ka qenë amendamenti që do t’i përcillet Kuvendit për financimin nga buxheti i shtetit të gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Çështja e tretë ka të bëjë me disa ligje të propozuara nga mazhoranca, që synojnë përkeqësimin e kontrollit të qeverisë në sektorin e noterëve publik në funksion të aleancës së krimit politik dhe roli që ka kupola politike në këtë bashkëpunim mafioz. Kemi diskutuar një sërë çështjesh të tjera, që do të trajtohen në komisione. Pra, puna në komisione do të vazhdojë dhe këtë javë dhe padyshim edhe qendrimet tona në këto komisione dhe në seancën plenare të javës së ardhshme, beteja jonë për shkëputjen e lidhjes krim- shtet, do të vazhdojë. Ne ju ftojmë edhe një herë të gjithë ju, mediat në veçanti, gazetarët e ndershëm dhe kurajozë shqiptarë të mos jepen para presionit të gjithanshëm që e dime, është i pranishëm në aktivitetin tuaj.

 

Dako në rajonin e policisë pas arrestimit të Durim Keçit

Vetëm te enjten e kaluar një nga gazetarët kurajozë, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t’i ushtruar presion politik policisë.
Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre. Beteja më jetike e shtetit shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për familjet shqiptare dhe për shqiptarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, është beteja për të larguar nga karriket e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet.

 

Pas TVSH ndaj biznesit të vogël qëndrojnë oligarkët

Së fundmi, do të doja t’i jepja një përgjigje për çoroditjen totale dhe panikun që e ka kapur për çështjen e TVSH. Në këtë çoroditje, çekuilibrim total, nuk e di se çfarë thotë. I referohet statusit të një deputeti që e ka çorientuar në fakt akoma dhe më keq. Pretendon që PD ndihmon oligarkët, duke propozuar çfarë? Që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës së TVSH. Ku është ndihma këtu për oligarkët?
Oligarkët po i ndihmon ai që në emër të oligarkisë dhe të interesave të tyre, dëshiron të zhvendosë barrën e TVSH-së tek ata që mezi mbajnë frymën gjallë, tek biznesi i vogël.
I kam bërë, dhe ia përsëris thirrjen, që të tregojë se sa kontribuojnë oligarkët të cilët rrinë me të nga mëngjesi në darkë, me të cilët ndan interesat në të gjithë sektorët jetikë të vendit. Sa kontribuojnë ata? Sa taksa paguajnë oligarkët shqiptarë në buxhetin e shtetit?
Nuk kam marrë përgjigje pse Edi Rama mbron dhe promovon interesat e këtyre oligarkëve, një grushti njerëzish të cilët kanë shtënë në dorë të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

 

Bizneset nën 12 milionë lekë të konsiderohen të vogla

Propozimi ynë është i thjeshtë: biznes i vogël të konsiderohet çdo biznes nën nivelin 12 milionë lekë të reja xhiro në vit.
Biznesi i vogël të mos paguajë TVSH, por duke përfshirë biznesin nën fashën 12 milionë lekë do të rritet lufta kundër informalitetit, do të rritet formalizimi i ekonomisë.
Në qoftë se këta thonë që paska oligarkë të cilët maskohen në biznese të vogla, atëherë çfarë përgjegjësie mbajnë këta për dhjetra aksione të ashtuquajtura kundër informalitetit? A mund të na tregojnë cilat qenë rezultatet e këtyre aksioneve? Cilat qenë rezultatet e këtyre aksioneve dhe përgjegjësia e Edi Ramës si kryeministër për katër vite e kusur aksione, në qoftë se akoma pretendohet se oligarkët fshihen tek biznesi i vogël?
Në fakt, oligarkët nuk fshihen tek biznesi i vogël por fshihen tek paradhoma e kryeministrit, pse jo edhe në zyrat e tij dhe në rezidencat e tij të pushimit.
Lufta kundër informalitetit nuk bëhet duke goditur biznesin e vogël.
Le të pyesim, pse ekspertët e tij janë ngritur kundër futjes së TVSH tek biznesi i vogël?! Pse FMN është shprehur kundër futjes së TVSH-së tek biznesi i vogël?!
E mirëpresim një ballafaqim të argumentave, si opozitë. Pse jo, të ftojmë të gjithë aktorët, edhe biznesin e vogël, edhe institucionet ndërkombëtare, FMN, edhe ekspertët e ndryshëm që vijnë nga bota akademike, disa prej tyre shumë afër në mendime me Partinë Socialiste, dhe të ndajmë shapin nga sheqeri.
Futja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së nuk do të ndihmojë formalizimin e ekonomisë, do të rrisë çmimet, do të shkatërrojë vendet e punës duke mbyllur biznesin e voël dhe do ti bëjë favore vetëm një grushti oligarkësh duke i bërë ata totalisht të pakonkurueshëm në tregun e konsumit të mallrave, nga bizneset e vogla që operojnë sot anembanë vendit.
Prandaj thirrja ime është të heqë dorë nga retorika, të pranojë propozimin e opozitës i cili shumë shpejt do të materializohet dhe të heqë dorë nga çoroditja dhe paniku që e ka kapur nga një front i bashkuar qytetarësh, konsumtatorësh, biznesi i vogël, opozita, institucione ndërkombëtare monetare si FMN dhe ekspertët të cilët njëzëri kërkojnë me të drejtë që biznesi i vogël të mos futet në skemën e TVSH-së, sepse në këtë mënyrë do të rriten çmimet, do të shkatërrohen vendet e punës dhe vetë arka e shtetit nuk do të fitojë por do të humbë të ardhura.

20 milionë euro ngarkesa e drogës të Moisi Habilajt e kapur nga Italia, reagon Basha

Policia italiane arrestoi sot kreun e nje grupi te trafikut te droges nga Shqiperia, Moisi Habilaj. Partia Demokratike ka denoncuar per 4 vite lidhjen e qeverise me kete klan, lidhjen e afert te Tahirit me kete bande. Audi i famshem i ministrit, perdorej pikerisht nga ky qe sot u arrestua ne Itali. Edi Rama arrestoi Dritan Zaganin, oficerin e policise qe e denoncoi kete lidhje dhe sulmoi opoziten pareshtur. Po sot cfare do te thote? Vetem ngarkesa e kapur prej policise italiane vlen 20 milione euro. Po ne 4 vite, sa para qarkulloi narkomafia me mbeshtetjen e Tahirit dhe mbrojtjen e Rames??? Kjo eshte mafia dhe keto jane lidhjet e saj me Edi Ramen!

Tonelatat e drogës, Italia arreston Moisi Habilajn, kushëririn e Saje Qorrit

Prokuroria italiane, në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kanë shpërbërë, një grup të strukturuar kriminale.
“Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh.
Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht Kallashnikovë dhe municione.
Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e GdF kapte një vlerë prej 20 milionë euro.
Të arrestuarit janë shqiptarët: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj.”sqaron Policia italiane.
Moisi Habilaj nuk është një person i panjohur në vendin tonë.
Që nga viti 2014, emri i tij dhe i vëllezërve të tij është lidhur drejtëpërdrejt me ish-Ministrinë e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Opozita ka denoncuar lidhjet e ngushta që Tahiri kishte me kushërinjtë e tij në trafikun e drogës.
Ish-oficeri i Policisë, Dritan Zagani, ishte një ndër personat e parë që denoncoi mbrojtjen që sipas tij, Tahiri po iu bënte kushërinjve të tij, për të mbjellë dhe trafikuar drogë drejt Italisë.
Akuzat e Zaganit, u mohuan, për të lëshuar drejt tij akuza të tjera.
Ish-Kryeministri Berisha, kreu i PD-së, Lulzim Basha, treguan pamje që implikonin fisin Habilaj në biznesin e narkotikëve.
Në një intervistë për Panoramën, në vitin 2015, njëri nga vëllezërit Habilaj, Altin Habilaj, ka thënë se familja e tij merret me biznes perimesh, jo me trafik droge.
“Lekët e gjetura në Durrës janë të biznesit, mu kthyen pasi e fitova gjyqin. ‘Audi’ AA 033 GB nuk është ndaluar asnjëherë në Fier. PD-ja të faktojë akuzat pasi do ti kallëzoj për shpifje. Po na dëmtohet jeta dhe biznesi pa të drejtë, jam biznesmen jo trafikant”-ka thënë ai.

Vangjush Dako kërkoi lirimin në polici të kriminelit Durim Keçi, pas arrestimit

Kryetari i PD, Basha ka denonciuar se kush ishte politikani me imunitet që u paraqit në Komisariatin e Durrësit pas arrestimit të super të kërkuarit, Durim Çela.
“Vetëm te enjten e kaluar një nga gazetarët kurajozë, Artan Hoxha bëri me dije se pas arrestimit të Durim Kecit, persona me imunitet janë paraqitur në komisariatin e policisë për t’i ushtruar presion politik policisë.
Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre. Beteja më jetike e shtetit shqiptar, për shoqërinë shqiptare, për familjet shqiptare dhe për shqiptarët e thjeshtë dhe të zakonshëm, është beteja për të larguar nga karriket e pushtetit ata që janë bërë njësh me krimin e organizuar, kryeministrin Rama dhe mashat e tij në pushtet”.

Rikthehen torturat në polici, Avokati i Popullit: Sjellje çnjerëzore

Që të burgosurit torturohen në Shqipëri, kjo nuk ka asnjë hije dyshimi. Rastet e bëra publike (jo më larg se para një jave katër policë torturuan egërsisht në burgun e Peqinit një të dënuar), por qindra raste të tjerë të padëshmuara flasin për një dhunë ekstreme në policëve në burgje dhe në komisariate, dhoma paraburgimi. Mjaft të rinj, sidomos ata të drogës e krimeve, torturohen ekstremisht nga policia që në shoqërim, në makina, dhomat e paraburgimit, madje edhe pas dhënies së dënimit, nëpër burgje. Shumë prej tyre kanë dëshmuar vetë rrahjet pa shkas, rrahjet me grushta e shqelma, pa pikë mëshire, nga policë të dhunshëm, jo sikur të jenë njerëz por robotë, pa tru. Nuk ka reagime zyrtare ndaj policeve te dhunshem, as nga shefat e komisariateve, apo drejtoret e burgjeve, te cilet nxisin vete dhunën, sepse e kane hallin te nxjerrin ndonje lek e te vjedhin (nuk eshte rastesi qe sot ish-drejtori i burgut vuan denimin per vjedhje te ushqimeve e tenderave ne burgje).
Vetë Avokati i Popullit njofton opinionin publik se ka rekomanduar fillimin e hetimeve penale në ngarkim të një punonjësi të Policisë së shtetit, për veprën penale të “Torturës”.
Nuk është tashmë një fenomen i panjohur që qytetarë shqiptarë të cilët vuajnë dënime apo janë në pritje të një dënimi nga gjykatat, trajtohen në mënyrë të padenjë e ndonjëherë edhe çnjerëzore nga autoritetet tona të Policisë.
I tillë është rasti i konstatuar nga Avokati i Popullit, në lidhje me qytetarin F.B. i dënuar për veprën penale të “Falsifikimit” me dy vjet heqje lirie. Për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, i dënuari është transferuar në ambientet e QSUT në masa sigurie.
Gjithsesi, sipas ankesës nga vetë i dënuari si dhe nga konstatimet e bëra nga ekspertët e zyrës së Avokatit të Popullit, i dënuari është mbajtur i lidhur me pranga në krevatin ku vuan sëmundjen, pavarësisht pranisë së punonjësve të policisë.
Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe dëshmive të oficerëve shoqërues të policisë, është arritur në përfundimin se kjo sjellje ndaj të dënuarit është kryer në zbatim të një urdhëri nga ana e Nënkomisarit të Policisë, A.D. i cili edhe pse është ftuar të vijë për të dhënë shpjegime në Institucionin e Avokatit të Popullit, e ka injoruar këtë. Mbajtja e lidhur me pranga e të dënuarve që marrin shërbim shëndetësor konsiderohet një sjellje çnjerezore dhe element torture si dhe është i përjashtuar shprehimisht nga Manuali i “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”.
Gjithashtu theksojmë se në disa raste edhe Komiteti i Parandalimit tё Torturёs (KPT) tё Kёshillit tё Europёs ёshtё shprehur se praktika e mbajtjes sё prangosur nё spital e personave tё burgosur ёshtё njё akt degradues ndaj individёve dhe duhet zëvëndёsuar me masa tё tjera alternative sigurie.
Për këtë arsye, Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar: Fillimin e hetimeve penale në ngarkim të punonjësit të policisë N/Komisar A.D. për veprën penale të “Torturës”, parashikuar nga neni 86 i K.Penal, të ndryshuar.
Marrjen e masave të menjëhershme për respektimin e të drejtave themelore kushtesuese të shtetasit F.B., duke i hequr prangat dhe mos mbajtjen e tij të lidhur pas krevatit gjatë kurimin në QSUT “Nënë Tereza” Tiranë.
Marrjen e masave të menjëhershme për njohjen e punonjësve të Policisë së Shtetit me Manualin e “Rregullave dhe Procedurave Standarde për Trajtimin & Sigurimi e Personave të Arrestuar dhe Ndaluar në Njësitë Policore”, miratuar me Urdhrin nr. 736, datë 27.09.2011 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Përgjithësimin e këtij rasti me qëllim që të mos përsëritem më raste të tilla të shkeljes së të drejtave themelore të shtetasve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. Analizimin e këtij rasti dhe nëse rezultojnë përgjegjësi administrative marrjen e masave përkatëse. Pak ditë më parë në burgun e Peqinit u dhunua egërsisht nëj i burgosur nga policët, të cilët, më pas, u hoqën nga puna (të paktën kështu u tha).

 

FMN e prerë: Jo taksës TVSH ndaj biznesit të vogël

Qeveria do të përfshijë prej janarit 2018 edhe bizneset e vogla në skemën e TVSH. “E bëjmë për të luftuar informalitetin”, thotë kryeministri Rama. Opozita nisi një fushatë kundër kësaj. Lulzim Basha ka filluar takimet me biznesin e vogël. “Do të sjellë rritje çmimesh dhe mbyllje të biznesit”, thotë Basha.
FMN, që ka këshilluar qeverinë mbi sistemin e taksave raporton se TVSH është penalizuese për biznesin e vogël. Një pjesë e studimit të FMN mbi këtë çështje që po shndërrohet në një betejë politike në Shqipëri e ka botuar pjesërisht revista monitor në versionin e saj online.

Shkrimi iplotë
FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset. Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja…
Politikat tatimore dhe masat administrative që mobilizojnë të ardhurat publike bëhen shkak për zvogëlimin e shtrembërimeve ekonomike, përmirësojnë alokimin e burimeve dhe ngrenë perspektivat e produktivitetit në ekonomi.
Një studim i këtij viti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, “Administrata Tatimore dhe performanca e bizneseve: Të dhëna të reja dhe dëshmi për tregjet në zhvillim dhe ekonomitë në zhvillim”, tregon se si kompleksiteti i taksave rrit kostot tek bizneset e vogla dhe ul produktivitetin e tyre.
Studimi tregon se si ndërhyrjet administrative në taksa për të përmirësuar pajtueshmërinë duhet të vlerësohen nga një perspektivë e të ardhurave tatimore. Studimi i FMN-së mori në konsideratë të dhëna nga 21 vende në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përgjatë 2013-2016.

Si e penalizon TVSH biznesin e vogël
FMN ka gjetur se kostot e administrimit së taksave mund të shtojnë në mënyrë të konsiderueshme barrën me të cilën përballen bizneset. Këto kosto mund të jenë veçanërisht të vështira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja.
Për shembull, te kompanitë e vogla, procedura e rimbursimit të TVSH është e njëjtë me atë të një kompanie të madhe, pavarësisht se shuma që mund të përfitohet është shumëfish më e vogël.
Për kompanitë e mëdha, kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore zënë një përqindje më të vogël për shkak të nivelit të specializimit që kanë dhe përfitimeve që këto bizneseve kanë nga ekonomia e shkallës. Por procedurat pas pagesës së TVSH (p.sh., duke kërkuar rimbursimin e TVSH-së, duke kaluar një auditim tatimor ose një vlerësim tatimor) mund të jenë më sfiduese për tatimpaguesit e vegjël dhe firmat më të reja dhe me më pak përvojë.
Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.
Barra e lartë e përputhshmërisë transferon burimet nga aktivitetet prodhuese (p.sh., investimin në kapital fizik dhe produktivitetin në rritjen e inovacionit) dhe rrit kostot e inputeve. Studimi i FMN-së në të njëjtën kohë dëshmon se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe firmat më të reja në përgjithësi janë më pak produktive, sesa firmat më të mëdha dhe ato më me përvojë në treg.
Nga pikëpamja teorike, studimet empirike konfirmojnë një marrëdhënie pozitive midis produktivitetit dhe madhësisë së firmës si në ekonomitë e përparuara dhe ato në zhvillim.
Në mënyrë të ngjashme, gjetjet sugjerojnë që bizneset më të vjetra në treg kanë më shumë produktivitet sesa ato më të reja.
Masat ekzistuese të kostove të përmbushjes së taksave pasqyrojnë si cilësinë e administratës tatimore ashtu edhe kompleksitetin e politikës tatimore. Për më tepër, kostot e përputhshmërisë janë në natyrë shumëdimensionale, duke reflektuar si cilësinë dhe disponueshmërinë e informacionit mbi detyrimet tatimore, ashtu edhe modalitetet për kryerjen e pagesave dhe apelimeve.

Ul produktivitetin
Ekspertët e FMN-së arritën në përfundimin se kostoja e zbatimit të legjislacionit fiskal sidomos TVSH-së, bën që bizneset e vogla të limitojnë investimet në prodhim dhe në inovacion dhe në këtë mënyrë ul produktivitetin e tyre.

Rritet informaliteti
Studimi i Fondit thotë se bizneset e vogla dhe të reja ka të ngjarë të përfitojnë më shumë se firma ato të mëdha dhe më të maturuara në rast se administratat tatimore lehtësojnë barrën e pajtueshmërisë tatimore.
“Një barrë e vështirë për t’iu përgjigjur taksave lidhet me evazionin fiskal, me më shumë korrupsion, me më pak investime dhe me më pak të ardhura për bizneset”,- thotë studimi i FMN-së.
Fondi konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.
Kostot e përmbushjes së detyrimeve tatimore varen nga një gamë e gjerë faktorësh, duke përfshirë kompleksitetin e politikës tatimore, karakteristikat e bazës tatimore, strukturën e normave tatimore, frekuencën e reformës, organizimin dhe efikasitetin e autoritetit tatimor.
Përvojat e vendeve sugjerojnë se rregullat e qarta, të thjeshta dhe informacionet e sakta rreth detyrimeve tatimore mund të inkurajojnë më tej përmbushjen e detyrimeve nga bizneset.
Barra e përmbushjes së detyrimeve tatimore ndaj bizneseve tenton të jetë më e lartë, sa më shumë kohë kërkohet për të kuptuar se si të përmbushen, ose nëse mekanizmi i përmbushjes së detyrimeve është i vështirë.

Eficienca
Fondi konstaton se një reduktim prej 10% në barrën administrative të taksave, e matur nga numri i pagesave të taksave në vit dhe koha e kërkuar për të paguar taksat çon në një rritje prej 3% të të ardhurave për bizneset.

Kostot
Studimet e kostove të pajtueshmërisë tatimore të kryera në shumë vende tregojnë se mikrondërmarrjet zakonisht kanë kosto më të larta të pajtueshmërisë në krahasim me bizneset e mëdha.
Për shembull, në Ukrainë, kostot e pajtueshmërisë për mikrondërmarrjet janë 117% më të larta në krahasim me bizneset e mëdha. Më gjerësisht, pabarazia në mes të kostove të pajtueshmërisë me të cilat përballen bizneset e vogla, kundrejt ndërmarrjeve të mëdha mund të jenë të rëndësishme në vendet ku cilësia e administratës tatimore është më e dobët.
Të mësuarit dhe kuptuarit e ligjeve tatimore përbën një element të rëndësishëm të kostove të përmbushjes së taksave.
Studimet konstatojnë se të mësuarit rreth çështjeve tatimore përfaqëson ndërmjet 5-10% të kostove të përgjithshme të taksave. Ndërsa kjo përqindje mund të duket e vogël, është e rëndësishme të theksohet se këto vlerësime nuk pasqyrojnë rastet kur firmat shmangin të mësuarit rreth çështjeve tatimore duke angazhuar këshilltarë tatimorë të jashtëm.
Në të vërtetë, pjesa e kombinuar e të mësuarit dhe trajtimi me këshilltarët e jashtëm të taksave vlerësohet të jetë midis 17-25% të të gjitha kostove të pajtueshmërisë në ekonomitë e përparuara. Këto kosto janë me sa duket më të larta në vendet në zhvillim dhe për firmat e reja që kanë më pak përvojë të akumuluar në përputhje me taksat.
Studimi i FMN-së përfshiu këto vende: Shqipërinë, Armeninë, Egjiptin, Etiopinë, Maqedoninë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kenian, Kosovën, Republikën e Kirgistanit, Madagaskarin, Malaëin, Malajzinë, Namibinë, Rumaninë, Serbinë, Tanzaninë, Ugandën, Vietnamin dhe Zambian.

Basha me gazetarët: Aksion kundër rritjes së TVSH-së për biznesin

1-Skema e TVSH rrit çmimet, fut në krizë biznesin e vogël
2-Reforma zgjedhore e barabartë me dekriminalizimin e zgjedhjeve
3-Pa shembjen e kupolës politike në Tiranë, ska luftë ndaj mafias
Çështja e parë që dua t’ju njoftoj ju dhe qytetarëve të Shqipërisë është që nesër unë dhe Partia Demokratike do të nisim një tur takimesh me biznesin e vogël në lidhje me problemin e mprehtë, të paralajmërimit të qeverisë për futjen e tyre në skemën e TVSH-së.
Pozicioni ynë, qëndrimi ynë për këtë çështje është bërë publik, e konsiderojmë një marrëzi, një çmenduri me prapavijë të mosnjohjes totale të gjendjes ekonomike të vendit nga ata që e kanë shkaktuar këtë krizë me ndërhyrjet e tyre brutale, me represionin ndaj biznesit, me politikat e tyre të dështuara fiskale siç është provuar edhe nga mbledhja e të ardhurave dhe qëndrimi i FMN-së, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër kemi një prapavijë klienteliste, korruptive, që i shërben një grupi faktorësh ekonomikë që janë kryesisht biznesi i madh, duke shkelur e shkelmuar biznesin e vogël i cili përbën edhe shtyllën kryesore në kuptimin e numrit të njerëzve që punësohen në Shqipëri, bëhet fjalë pra për 80 mijë njësi ekonomike që punësojnë drejtpërdrejtë, por edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, afro 280 mijë shqiptarë.
Futja e biznesit të vogël në TVSH, në pamje të pare, justifikohet me formalizimin e ekonomisë. Në fakt, cka do të ndodhë sipas këndvështrimit tonë si opozitë, janë tre gjëra.
E para, do të rriten çmimet. Do të rriten çmimet anembanë vendit për konsumin e qytetarëve, do të rriten 5%, 10%, 15% apo 20% kjo do të variojë. Kjo është e sigurt që, prej janarit, çmimet e konsumit do të rriten. Dhe ku do të rriten? Në një vend ku siç e thamë javën e kaluar, 30% e shqiptarëve nuk paguajnë dot shportën e ushqimeve bazë.
Kjo do të mjaftonte për një qeveri të përgjegjshme dhe për një kryeministër të përgjegjshëm që ti thoshte vetes ndal, apo t’i thoshte ndal çdokujt që ja këshillon këtë akt.
Por ju e dini raportin e Edi Ramës me përgjegjshmërinë dhe kjo është një tjetër provë që interesi qytetar, interesi i njerëzve, i banorëve të këtij vendi, është i fundit sa herë që ai përballet me zgjedhje, me vendime të tilla.
Eshtë vendimi i tij, është zgjedhje e tij, përkundër paralajmërimit tonë si opozitë, përkundër zërave që janë ngritur nga përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe në dijeninë time, përkundër kritikave që ka marrë nga institucionet ndërkombëtare financiare, që të mos e fusë biznesin e vogël në zinxhirin e TVSH. Efekti i parë do të jetë rritja e çmimeve të konsumit.
Efekti i dytë paralel do të jetë mbyllja, falimentimi i numrit të madh të bizneseve të vogla që nuk do të përballojnë dot koston e shtuar të operimit, kur të jenë brenda skemës së TVSH-së. Ato që nuk do të mbyllen dot do të ndalin investimet, do të ndalin rritjen, pra do të jetë një cikël krize për biznesin e vogël.
Dhe efekti i tretë, do të jetë pikërisht ajo e faturës së shpenzimeve sepse që të kontabilizojnë, të llogarisin TVSH-në, 20% që do t’ia përcjellin konsumatorit dhe pastaj do ta kërkojnë si kreditim nga shtetit, do tu duhet 100-150 mijë lekë kosto shtesë për çdo biznes, për kontabilitet. Pra, i bie që në rastin e biznesit të vogël, diku midis 20-80% e fitimit të tyre mujor të ikë nga kostot që duhet të paguajnë për të marrë kontabilistë dhe për tu futur në zinxhirin e TVSH-së.
Më e trishta, më dramatikja, që tregon edhe injorancën e thellë, sharlatanizmin ekonomik të propozimit katastrofik është që shteti nuk do të përfitojë asgjë. Sepse shtetit, në radhë të pare, i duhet të rrisë administratën tatimore që të menaxhojë këtë proces, të shtojë numrin e tatimorëve, dhe të ballafaqohet me një volum pune që është 5-fishi i asaj që kryen sot administrata në raport me TVSH-në. E gjitha kjo, për të vjelur më pak se 2% të TVSH-së, pasi mbi 90% e TVSH-së vjen nga maja e piramidës, nga biznesi i madh, 8% të tjera vijnë nga biznesi i mesëm dhe vetëm 2% vjen nga biznesi i vogël. Pra, me dy fjalë nuk ja vlen barra qeranë as për arkën e shtetit, as për kostot që do të duhet të paguhen, kosto që do të duhet ti paguajë qytetari shqiptar, se këta punonjës shtesë të administratës tatimore do të paguhen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Cila është zgjidhja?
Zgjidhjen ne e kemi formuluar para fushatë së qershorit, e kemi formuluar tash dy vjet dhe do ta formulojmë përsëri institucionalisht në Kuvend. Zgjidhja është në radhë të parë rritja e kufirit të biznesit të vogël në 12 milionë lekë të reja xhiro, e cila çfarë do të mundësojë?
Do të mundësojë që askush nga biznesi i vogël të mos ketë motivim, për të mos shtypur butonin e kuponit tatimor. Me fjalë të tjera, me rritjen e xhiros deri në 12 milionë lekë çdo biznes i vogël nuk ka asnjë arsye të mos përdorë kasën fiskale dhe t’i japë fund një shqetësimi të drejtë që është marrja e faturës së mallrave nga biznesi i madh tek biznesi i vogël. Eshtë një shqetësim i drejtë, por nga ky ka një nuancë. Cila është nuanca? Shpërndarja në një treg të vogël, në një vend të vogël siç është Shqipëria, bëhet nga dy tre furnitorë për çdo sektor. Në qoftë se këta furnitorë vendosin të zbatojnë ligjin dhe të mos japin më mall pa faturë nuk do të kishte fare nevojë për një aspekt të tillë rregullator. Le të mendojmë një moment që s’po ja lëmë ndërgjegjes së furnitorëve të biznesit të madh. Rritja e pragut në 12 milionë lekë, i bie afërsisht 370 mijë lekë xhiro në ditë, përfundimisht zhduk çdo motiv të biznesit të vogël për të mos marrë faturat.
Hapi i parë rritja e pragut në 12 milionë.
Hapi i dytë, paisja me pullën fiskale në dritaren, derën të biznesit të vogël.
Me këto pulla fiskale, tatimorët nuk kanë më asnjë punë brenda biznesit të vogël, liria e tyre është e garantuar nga terrori, frika që është një nga faktorët kryesorë të rënies ekonomike dhe xhiros te biznesi i vogël, terrori i administratës tatimore, gjobat dhe korrupsioni që vjen prej tyre, dhe nga ana tjetër, zgjidhet t’i shërbehet një interesi publik që është formalizimi i mëtejshëm i ekonomisë. Formalizim i cili ka bërë hapa prapa këto katër vite.
Sepse, këto katër vite, me taksa më të larta, mblidhen më pak para. Pra e gjithë tamtamja e madhe, e gjithë daullja, se po luftojmë informalitetin jo vetëm që nuk është e vërtetë, por e kundërta ka ndodhur me Edi Ramën. Me taksa më të larta, mblidhen proporcionalisht më pak para.
Informaliteti është më i madh. Ne do të nisim një tur takimesh, do ta nis që nesër personalisht unë, por edhe deputetë të Partisë Demokratike, me biznesin e vogël, me qytetarët, për t’i pyetur për qëndrimet e tyre, mendimet e tyre në raport me këtë iniciativë që ne e konsiderojmë shkatërrimtare për ekonominë, një çmenduri të vërtetë dhe për të marrë mendimin e tyre, se e shikojnë ata. Si i shikojnë argumentat tona, qëndrimet tona, çfarë qëndrimi kanë për sa i përket argumenteve të qeverisë dhe për të formuluar në bazë të këtij konsultimi me përfaqësuesit e biznesit të vogël, por edhe të konsumatorëve, qytetarëve, hapat e tjera të aksionit tonë politik, sa i përket futjes së TVSH-së në të gjitha nivelet e biznesit.
Kjo do ta kthejë Shqipërinë në një nga vendet e pakta ku TVSH-ja aplikohet në të gjitha nivelet e biznesit.
Shumica e vendeve dërrmuese europiane, mbi 90% e vendeve europiane, kanë një prag TVSH-je për biznesin e vogël.
Propozimi ynë është, 12 milionë lek të reja në vit. Kjo do të shërbejë për të formalizuar edhe më tej biznesin e vogël, do t’i shërbejë formalizimit, luftës së vërtetë kundër formalitetin, por nga ana tjetër, nuk do t’i vërë lakun në fyt biznesit dhe nuk do të rrisë çmimet për konsumatorët, qytetarët e një vendi, 30% e të cilëve, pra, 3 në 10 qytetarë nuk paguajnë dot ushqimet, gjysma prej tyre nuk ngrohin dot shtëpitë, 1 në 3 nuk paguajnë dot këstet e huave.
E dyta çështje, që do të doja të diskutoja me ju është, problemi i Reformës Zgjedhore.
Insistuam dhe pas një vonese të pakuptimtë, u ngrit Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Reforma Zgjedhore në pikëpamjen tonë, si Parti Demokratike ka një qëllim, dekriminalizimin e zgjedhjeve.
Dhe në funksion të dekriminalizimit të zgjedhjeve, në radhë të parë është futja e sistemit elektronik dhe biometrik për të demotivuar disa nga aktivitetet e grupeve kriminale të lidhura me pushtetin, siç është mbledhja e kartave, për të detyruar votuesit të votojnë në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, apo për të mos votuar fare, siç është presioni gjatë ditës së votimit apo presioni gjatë momentit të numërimit.
Ky do të jetë hapi i parë, po jo i vetëm. Ne do të kërkojmë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODHIR, ngritjen e institucioneve përkatëse për dekriminalizimin e zgjedhjeve.
Kemi hedhur një hap me dekriminalizimin e politikës, i cili duhet të zbatohet deri në fund dhe nuk po zbatohet, tani, na duhet dekriminalizimi i zgjedhjeve.
Nuk mjafton thjesht dhe vetëm të zbatojmë ligjin dhe të mos kemi kriminelë në Parlament, që akoma kemi, të mos kemi kriminelë kryetarë bashkishë, që kemi akoma dhe me shumicë, të mos kemi kriminelë në administratë, banditë që i ka sjellë PS dhe Edi Rama edhe sot.
Pra duhet që edhe kur ligji të zbatohet dhe këta të mos jenë më me pushtete zyrtare, të mos ketë më pushtete politike.
Pra na duhet të kemi një sistem që dekriminalizon të gjithë proçesin zgjedhor që kriminelët, të gjendur përballë forcës së pakundërshtueshme të ligjit, të ndalohen nëse tentojnë të jenë pjesë e procesin elektoral. Reforma nuk e zgjidh dot këtë sepse reforma mbetet në letër.
Çfarë ka ndodhur në Shqipëri?
Pa dyshim, krimi i organizuar nuk ka ardhur këto katër vite.
Por, ngritja e nivelit të krimit të organizuar, nga krim i organizuar në mafie, me klane, me familje mafioze, është produkt i qartë i këtyre katër viteve.
Dhe nuk është produkt thjesht dhe vetëm i krimit, është produkt i investimit të politikës tek krimi, dhe krimit tek politika.
Edi Rama, ka kërkuar ndihmën e krimit që në zgjedhjet e 2013-ës dhe kanë shkëmbyer favore. Krimi u ka dhënë mbështetje në zgjedhje, Edi Rama dhe PS, u ka dhënë pushtet. U kanë dhënë funksione zyrtare, u kanë dhënë tendera, u kanë dhënë emërime, u kanë dhënë Shqipërinë si serë droge, u kanë dhënë liri trafikimit të drogës, u ka dhënë liri nga ndjekja penale, dhe natyrisht u ka dhënë strehë sa herë që policitë europiane i kërkojnë për vepra penale në vendet e tyre.
Ky është problemi.
Pra, kemi të bëjmë me një sistem mafioz.
Që të ketë mafie, duhet të ketë mbështetje politike, përndryshe është krim i organizuar në nivele të larta. Që të kthehet në mafie, do të thotë, të kesh njeriu tënd në Tiranë, të madhin në Tiranë që të të japë mbështetje sa herë të kesh probleme me ligjin.
Dhe sistemi që kemi sot, është një sistem mafioz, një kartel, një kupolë, politiko-kriminale.
Që të goditet krimi, duhet në radhë të parë, të goditen drejtuesit politikë, kupola politike e krimit.
Pa ndodhur kjo, gjithçka mbetet fasadë, mbetet kozmetikë.
Mund të ndërtojmë një tjetër strategji për krimin, janë miratuar nja 10 strategji, në drejtimin e qeverisë “Rama 1”, asnjëra prej tyre nuk është zbatuar.
Mund të bëhet edhe një e 11-të, ne nuk kemi asgjë kundra strategjive, problemi është se strategjitë janë kthyer në justifikime për mungesën e luftës ndaj krimit, ndërkohë që, krimi është mbrojtur dhe promovuar drejtpërdrejt nga Edi Rama dhe nga kupola politike e PS-së, për interesa politike, sa herë ka patur zgjedhje.
Prandaj, hapi i parë dhe më i rëndësishëm është, goditja e drejtuesve të kupolës kriminale politike.
Në këndvështrimin tonë, është e pamundur që kjo të bëhet nga të njejtët njerëz që kanë përfituar politikisht, sepse këtu, ka një paradoks. Nga njëra anë kemi krimin dhe shteti duhet të luftojë krimin dhe nga ana tjetër, shteti është i pafuqishëm, nuk përballet dot me krimin, sepse kupola e shtetit, është drejtpërdrejt bashkëpunëtore me krimin.
Prandaj, që të nisë lufta kundër krimit, duhet menjëherë të shpërbëhet lidhja midis shtetit dhe krimit.
Pra duhet një goditje për jetë a vdekje ndaj kupolës kriminale që fillon me kupolën politike në krye të shtetit.
Vetëm kështu do të hapet rruga për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një qeveri llogaridhënëse ndaj qytetarëve dhe jo ndaj krimit.
Pyetje: Z. Basha, duke u nisur nga kjo e fundit, ju folët për goditjen e kupolës mafioze të krimit. Si bëhet? Partia Demokratike edhe në platformën e saj të shkruar për zgjedhjet, për reformën zgjedhore, shpresat për goditjen e krimit edhe për t’i dhënë fund shitblerjes së votës në një farë mënyrë, e ka për ngritjen e strukturës së posaçme antikorrupsion. A është kjo një mënyrë apo keni në mendje diçka tjetër, ku politika nuk përfshihet siç thatë ju?
Basha: Sigurisht nëse zbatohet siç duhet, ngritja e SPAK-ut dhe pastrimi i drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar do të japë një shtysë kundër krimit të organizuar dhe lidhjeve të krimit të organizuar me politikën. Por ne nuk duhet të presim sa të ndodhë kjo, nëse ndodh kjo. Sepse tani, kemi një investim nga mazhoranca pikërisht për të dobësuar procesin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe mos u habisni për të vënë nën kontroll strukturat e reja që duhet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele qeveritare. Nuk duhet të presim. Cili është hapi i parë? Hapi i parë është vetëndërgjegjësimi i shqiptarëve për faktin që as krimi nuk do të luftohet, as ligji dhe rendi nuk do të vendosen pa shpërbërë pjesën politike të kupolës politiko-kriminale. Vetëdijësimi që krimi është me flatra, krimi sundon qytetet sepse ka mbështetjen e drejtpërdrejtë politike nga të mëdhenjtë në Tiranë siç ka edhe dalë nga tabulatet e përgjimeve të organeve të ligjzbatimit, apo të publikuara nga media.
Komuniteti ndërkombëtar ka hedhur një hap në këtë drejtim, ka folur për 20 familje mafioze, për 4 klane mafioze, ka folur për mafie, jo thjeshtë për krim të organizuar, për një shkallë më të lartë të organizimit, për mbështetjen politike që iu jepet këtyre familjeve.
Është e pamjaftueshme kjo. Komuniteti ndërkombëtar, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar tani duhet të përmendin me emra politikanët e lidhur me këto klane kriminale, me këto familje kriminale.
Opozita e ka bërë, do të vazhdojë ta bëjë. Dhe më e rëndësishmja, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që këto familje kriminale dhe këto klane kriminale janë hiç asgjë po nuk patën mbështetje politike, po nuk patën mbështetjen e kryeministrit, ministrave përkatës, të deputetëve. Pa këto, janë zero me hiç.
Ndryshimi themelor i Shqipërisë sot nën thundrën e krimit siç shfaqet dhunshëm rrugëve dhe qyteteve tona me atentate mafioze, siç shfaqet edhe me bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë, është, sepse sot, krimi ka mbështetje politike. Asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Me këtë polici pak a shumë, me këtë territor pak a shumë, vendit i janë hequr vizat vetëm 7 vite më parë. Sepse nuk mungonte vullneti politik për të luftuar krimin dhe një pjesë prej këtyre banditëve që sot i shikojmë në tryezat e gostive të ministrave të Edi Ramës dhe në kontakt të vazhdueshëm me kreun e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë qenë në burg. Sot nuk janë në burg, janë në krah të qeveritarëve, ky është ndryshimi.
Hapi i parë është vetëdijësimi se vendi sundohet nga një kupolë politiko-kriminale të lidhur me njëri-tjetrin për shkak të interesave.
Politika, Edi Rama ka nevojë për këta kriminelë për të mbledhur vota. Këta kriminelë kanë nevojë për mbështetje politike, për mbrojtje politike sa herë që bien në konflikt me ligjin në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë.
Pyetje: A besoni se ardhja 20 agjentëve nga SHBA, sic thotë Rama, do ndihmojë për të luftuar krimin?
Basha: Kjo është një përpjekje mjerane për t’i ikur të vërtetës. Nuk ka agjentë ndërkombëtarë që të vijnë të merren me krimin në Shqipëri. Kjo është detyrë e qeverisë shqiptare, është detyrë e institucioneve shqiptare, është detyre e policisë shqiptare.
Ka patur tash 27 vite misione ndërkombëtare që ndihmojnë policinë, ndihmojnë prokurorinë, ndihmojnë organet e ligjzbatimit. Këtu s’ka asgjë të re. Prandaj ishte një gënjeshtër sa për të hedhur lumin e ditës së premte në Parlament.
Çfarë po thotë, që do të dorëzojë zbatimin e ligjit tek faktori ndërkombëtar?! Nuk po e thotë këtë sepse nuk ka faktor ndërkombëtar që të vijë dhe të thotë: hapu ti tani se ngaqë ti nuk i arreston dot kriminelët, do ti arrestojmë ne kriminelët. Kjo është një gënjeshtër për të fshehur dhe zbehur një të vërtetë të madhe. Edi Rama nuk e lufton krimin sepse Edi Rama ka një pakt me krimin dhe pakti u shpalos në zgjedhjet e 25 qershorit, u shpalos në zgjedhjet e Dibrës, u shpalos në zgjedhjet e 2015-ës. Këtë pakt, nuk e zgjidh dot prania e 1,2, 10 apo 15 agjentëve. Kjo është për të hedhur hi syve. Lufta ndaj krimit është detyrë e qeverisë shqipatre. Dhe kur qeveria shqiptarë nuk e bën dot këtë luftë, nuk e shpall dot këtë luftë atëherë shoqërisë, qytetarëve, përfshirë edhe opozitën, i lind detyrimi të shikojë se si do të përballet me një qeveri të marrë peng nga krimi.
Prandaj edhe një herë dua ta përsëris. Eshtë e rëndësishme që faktori ndërkombëtar ka filluar të flasë me fakte konkrete të vërë pikën mbi i. Cilët janë politikanët e lidhur me krimin e organizuar? Kujt prej këtyre politikanëve iu shërbejnë këto klane mafioze dhe këto familje mafioze? Nëse nuk thuhet kjo, atëherë nuk i shërbëhet interesit të një Shqipërie të sunduar nga ligji dhe jo nga bandat, dhe nuk i shërbehet as edhe një rajoni më të sigurt dhe as interesave gjeostrategjike që na lidhin me partnerët tanë.
Ndaj ftesa ime ndaj partnerëve ndërkombëtarë është të nisim menjëherë të flasin me emra konkretë se pse këto klane mafioze, pse këto familje mafioze, bëjnë ligjin tash 4 vjet, shndërruan Shqipërinë në prodhuesin më të madh të drogës dhe eksportuesin më të madh të kanabisit në Europë, një pikë kyçe të eksportit të heroinës për në Europë, po citoj gjithmonë raportet e tyre, pse Shqipëria u fut në listën e zezë të pastrimit të parave? Kush i ka përgegjjësitë për këto ?!Natyrisht i ka Edi Rama dhe qeveria e tij, janë aktet e tij politike të aleancës me krimin që sollën në këtë gjendje.
Pyetje: Pse kërkoni që t’i publikojnë ndërkombëtarët. I keni ju emrat e familjeve që thoni? Pse prisni që ti thonë ndërkombëtarët?
Basha: Natyrisht që po. Jo, nuk po presim. Ta sqarojmë diçka. Nuk presim, unë mirëpres faktin që faktori ndërkombëtar ndonëse me vonesë, më në fund po tregon atë që ne kemi thënë 4 vite me radhë, ditë për ditë, e gjitha protesta 90 ditore në çadrën e lirisë këtë kishte temë, zgjedhjet do të shkatërrohen nga krimi. Besoj se këtë e mbani mend. Me emra dhe me mbiemra i kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë t’i denoncojmë.
Ajo që po deklaroj sot është, e para që më në fund edhe nga faktori ndërkombëtar ka një ndërgjegjësim dhe një shpallje të faktit botërisht të njohur se në Shqipëri, nuk bëhet fjalë thjesht për krim të organizuar, por bëhet fjalë për mafie, që do të thotë për një nivel më të lartë të krimit të organizuar, bashkëpunim i krimit të organizuar me politikën, ku secili merr atë që synon. Politika merr mbështetje, siç ka marrë në zgjedhjet e 25 qershorit për të marrë vota, për të dhunuar vullnetin, krimi merr mbështetje për aktivitetin e tij fitimprurës me shuma marramendëse, siç është trafiku i drogës.
Sa herë që bëjnë një zullum edhe atje në vendet europiane, e kanë gati rifuxhon në Shqipëri, këtu nuk i prek njeri. Përkundrazi, këtu mund të bëhen biznesmenë, mund të bëhen edhe deputetë, mund të bëhen drejtorë të mëdhenj. Kjo është shkalla më e lartë e krimit të organizuar, kjo është mafia. Pra, duke folur për 20 familje mafioze, 4 klane mafioze, më në fund është pranuar fakti që në Shqipëri nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me familje mafioze, por kemi të bëjmë me një bashkëpunim në nivele më të larta të politikës, që janë nivelet qeveritare.
Dhe ftesa ime, duke e mirëpritur këtë konstatim që ka qenë konstatimi ynë ditë për ditë tash 4 vjet, është që njësoj si opozita edhe faktori ndërkombëtar, edhe media që është nën presion të jashtëzakonshëm, sepse kjo është një situatë shumë e vështirë për ju, të nisim dhe të denoncojmë jo thjesht dhe vetëm familjet mafioze dhe klanet mafioze, por edhe politikanët që përfitojnë prej tyre. Me emra.
Në këndvështrimin tonë, strumbullari është kryeministri i cili ka përdorur të gjitha këto klane dhe familje mafioze duke deleguar pranë secilit prej tyre emisarët më të lartë politikë të Partisë Socialiste në zgjedhejt e 25 qershorit. Dhe për këto, ne kemi folur dhe do të vazhdojmë të flasim me fakte konkrete. Natyrisht ne nuk jemi prokuroria, por faktet që disponojmë nga burimet tona, nga denoncimet e qytetarëve që janë 5-fishuar javën e kaluar, javën që lëmë pas, dhe natyrisht sipas rastit në bashkëpunim me partnerët tanë.
Pyetje: A ka opozita mosbesim ndaj institucioneve shqiptare, Policisë dhe Prokurorisë, gjykatat? Pse opozita nuk dorëzon fakte në Prokurori?
Basha: Asnjë nga faktet që ne disponojmë nuk janë fakte unike. Pra, nuk është se ne kemi gjetur një provë balistike, e kemi marrë dhe e mbajmë ne. Sepse në fakt kjo do të ishte vepër penale. Këto janë fakte publikisht të njohura. Dhe fakti që ne i bëjmë publike do të thotë që po kështu, lehtësisht të përdorshme edhe nga institucionet e zbatimit të ligjit. Nuk ka nevojë as prokuroria, as policia që të shkojmë ti çojmë ne fakte atje. Se nuk është se gjetëm ne armën e krimit e s’po ua çojmë që të bëjë provën balistike. Këto janë fakte botërisht të njohura, kështu që në kuptimin formal, formalisht nuk ka asnjë pengesë as prokuroria, as policia që të gjejë denoncimet që bën opozita dhe të nisë hetimet.
Në fakt, e kanë për detyrë, me ligj. E kanë për detyrë, quhet kryesisht, po të lexoni Kodin Penal, po të lexoni Kodin e Procedurës Penale, thotë: kryesisht. Çfarë do të thotë kryesisht? Latinisht i thonë: “ex-ufficio”- E ka për detyrë. A po e bëjnë? Absolutisht, në masën më të madhe nuk po e bëjnë, edhe kur e marrin në dorë e zvarrisin. Tani këtu kemi një spërdredhje të madhe që ka tash 4 vite që zotëron debatin publik, dhe ata që vuajnë janë shqiptarët.
Spërdredhja është kjo; ndërkohë që Edi Rama ka lidhur fijet me krimin e organizuar dhe e përdor krimin e organizuar, e përdor mafien për interesat politike, thotë fajin e kanë gjyqtarët dhe prokurorët. A ka gjyqtar, prokuror apo polic në Shqipëri që merr guxmin të përballet me krimin e organizuar kur e di se krimi i organizuar ka mbështetjen e drejtpërdrejtë të Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm, të Drejtorit të Përgjithshëm të Polciisë, drejtorit të të Policisë së Qarkut, Shefit të Komisaratit, të Shefit të Krimeve.
A ka gjyqtar, prokuror apo oficerë policie në botë që ta ketë këtë kurajo. Ka disa. Shumica prej tyre sot kujtohen me pllaka përkujtimore, sepse kanë qenë shënjestër e krimit të organizuar. E kemi këtu, në Italinë fqinje rastin e fillimviteve 90’ ku gjyqtarë dhe prokurorë u hodhë në erë nga mafia sepse u futën në hetimin e aferave kriminalo-politike. Çfarë e zgjidhi këtë? Këtë e zgjidhi vetëm një reformë politike, e zgjidhën duart e pastra.
Një pjesë prej jush, ndoshta jeni tepër të rinj për ta kujtuar. Pa reformën e politikës, pa dekriminalizimin e politikës, pa dekriminalizimin e zgjedhjeve nuk ka institucion tjetër, prokurori, gjykatë apo polici t’i bëjë ballë. Sepse aleanca politiko-kriminale, është aleanca më e fuqishme që njeh një shoqëri.
Ndaj shpërbërja e kësaj aleance, goditja e kësaj aleance që nis me goditjen e komponentit politik është rruga e vetme për t’i bërë ballë kësaj.
Edhe këtu nuk po them asgjë të re.
Çdo vend që ka nisur me sfida të tilla, e ka nisur me pastrimin e politikës nga politikanët që bashkëpunonin me mafien.
Pa larguar politikanët që bashkëpunojnë me mafian, nuk mund tI kërkojmë asgjë, as gjyqtarëve, as prokurorëve, as ambasadorëve.
Pyetje: Cila është strategjia që ju keni në raport me forcën tuaj politike por edhe me qeverinë. Duket sikur jeni në opozitë me të gjithë. Do të thotë, krahas qeverisë edhe me një grup jo të vogël brenda forcës suaj politike. Keni një strategji konkrete për bashkimin e PD-së në një front opozitar me qeverinë për të bashkuar edhe një grup jo të papërfillshëm brenda forcës suaj politike që ka bërë një kërkesë konkrete ndaj jush. Pyetja e dytë. A keni pasur përgjigje për një platformë që ju ka ardhur nga një grup i Lëvizjes për Rigritjen e PD-së?
Basha: Për të dyja pyetjet kam një përgjigje. PD ka nisur një proces analize dhe konsultimi dhe çdo anëtar i PD-së është i mirëpritur, i ftuar, i thirrur të jetë pjesë e këtij proçesi.
Pyetje: Për t’iu rikthyer Reformës Zgjedhore që u miratua mbrëmë pas 14 orësh debat në seancën parlamentare. Qysh në fillim kur është prekur kjo çështje, ju jeni shprehur për një propozim ose një ide për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për një sistem mazhoritar. I qëndroni këtij propozimi dhe a besoni që do të keni konsensusin e Partisë Socialiste për ta çuar deri në fund këtë ide?
Basha: Jam pyetur dhe kam dhënë mendimet e mia, por se çfarë sistemi zgjedhor do të kemi, nuk ka pikë rëndësie nëse nuk dekriminalizojmë zgjedhjet. Ndaj fokusi i PD-së është dekriminalizimi i zgjedhjeve. Dekriminalizimi i zgjedhjeve do të thotë jo vetëm votimi elektronik dhe numërimi elektronik, që është kushti teknik dhe duhet të nisë sa më shpejt, do të thotë që duhet të kemi disa hapa për të arritur deri tek infrastruktura, por do të thotë mbi të gjitha që të pamundësojmë jo vetëm depërtimin e kriminelëve në Parlament në krye të bashkive, në këshillat bashkiakë, në administratën shtetërore, por të pamundësojmë rolin e tyre në proceset zgjedhore, sepse çfarë ka ndodhur tani.
Në disa raste nuk janë vetë kriminelët, por kriminelët bëjnë një kontratë me një person që ata e kontrollojnë, shpeshherë biznesmen, ndonjëherë familjar dhe i thonë: Ti do të jesh përfaqësuesi ynë në Parlament, në krye të Bashkisë, në drejtoritë e përgjithshme, në drejtorinë e prokurimeve.
Krimi, mafia ka nisur përshtatjen me ligjin e dekriminalizimit dhe përshtatja është që nuk çojnë më përdhunuesin, trafikantin, vrasësin, por çunin e hallës, çunin e dajës, vëllain, vajzën, apo shokun, biznesmenin dhe nga ana tjetër edhe PS, Edi Rama, ka hedhur një hap për ta perfeksionuar skemën.
Nëse më parë bashkëpunonin aktivistë, drejtues të PS-së në terren, me bandat kriminale, për shpërndarjen e parave, tani PS me një kontratë, u thotë urdhëroni bandat e Shkodrës, Lezhës, Laçit, kjo është shuma e parave, ky është objektivi, kryjeni punën dhe hajdeni merrni shpërblimin që ju takon. Pra, kemi një fazë të sofistikuar krim-politikë. Ndaj, na duhet një përqasje e vendosur, për të shpërbërë në radhë të parë këtë bashkëpunim. Dhe shpërbërja nuk nis nga komponenti kriminal, nis nga komponenti politik. Nga koka. Nëse ne godasim kokën politike të mafias, atëherë kemi të gjitha shanset të shkatërrojmë dhe të shpërbëjmë organizatën që vepron në terren.
E kundërta është naivitet. Nuk mund të luftohet mafia nga padrinoja, nga kumbari. Kush e ka këtë pikëpamje është thellësisht i gabuar dhe ne thellësisht do ta kundërshtojmë, ndërkohë që do t’i vihemi në krah çdo përpjekjeje dhe do të kërkojmë ndihmën e çdokujt, shqiptar apo të huaj, për të shpërbërë mekanizimin politiko-kriminal që nis me goditjen e drejtuesve politikë të mafias në pushtet.
Edhe një here, ju them që po jetojmë në një situatë që fqinji ynë perëndimor e ka kaluar përpara disa dekadash dhe është një luftë jashtëzakonisht e vështirë.
Miqtë tanë, partnerët tanë e dinë këtë fare mirë, prandaj kanë paralajmëruar që do të ketë kosto për vendin.
Por dua t’ua them ju dhe qytetarëve që nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë.
O do të kthehemi të gjithë në skllevër dhe shërbëtorë të mafias, ose rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka. Nuk mund t’i shkojmë as anash, as poshtë, as sipër. Duhet të përballemi me të. Dhe përballja nis me pastrimin e elitës politike nga kupola politiko-kriminale, nga ata politikanë të cilët kanë përdorur dhe përdorin krimin për synimet e tyre politike. Opozita, prej ditës së parë e ka ngritur këtë alarm dhe ka vënë gishtin tek përgjegjësi kryesor që është Edi Rama. Ky është një model i ndërtuar nga ai.
Pyetje: Në të gjithë këtë betejë opozitare, keni një marrëveshje bashkëpunimi me LSI-në për një front të gjerë opozitar apo deklaratat dhe qëndrimet pothuajse të njëjta me zonjën Kryemadhi ditët e fundit kanë qenë të natyrshme përsa i përket situatës në vend.
Basha: Ne mirëpresim kontributin e çdokujt në këtë betejë. Nuk mendoj se këtu është rasti për të pasur marrëveshje, këtu është për të treguar me vepra se në cilën anë jemi, jemi në anën e shqiptarëve të thjeshtë, të ndershëm, të atyre që nuk paguajnë dot këstet e huasë, që nuk paguajnë dot ushqimet bazë, që nuk paguajnë dot për ngrohjen e shtëpisë, të atyre që nuk u shkon mendja të bëjnë pushime krahasuar me çdo popullsi të Ballkanit, të atyre që po ikin si askush tjetër në Europë nga vendi i tyre, apo, jemi në anën e xhepave, interesave korruptive ekonomike të klasës politike të bërë njësh me krimin.
Nëse jemi në anën e qytetarëve, në ato llogore do të gjejmë në mënyrën më të natyrshme Partinë Demokratike, e vetmja forcë politike që nuk bleu vota, që nuk u josh me aleancën e krimit, e vetmja forcë politike që shkoi në këto zgjedhje me program për të zgjidhur problemet e qytetarëve dhe jo me hipokrizi dhe propagandë, për të fshehur sistemin e shit-blerjes së votës, siç bëri PS.
Ne nga këto zgjedhje kemi dalë me numra më të ulët se në zgjedhjet e kaluara. Ne nga këto zgjedhje kemi dalë përsëri si opozita e vendit, por ne nga këto zgjedhje kemi dalë si forca e vetme që ka kartën morale për t’i bërë thirrje çdo shqiptari dhe çdo formacioni politik që nuk i ka duart e përlyera me aleancën me krimin, që të bëhen me ne, në aleancë vlerash. E vetmja mënyrë se si mund t’i kundërvihemi aleancës së krimit është një aleancë vlerash. Dhe në një aleancë vlerash nuk do të thotë që të ndajmë pikëpamjet për çështje të tjera. Mund të jesh tërësisht i majtë në botëkuptimin e mbledhjes së të ardhurave dhe shpenzimeve, por nëse je kundër krimit, je i mirëpritur në këtë aleancë. PD ka bindjet e veta, ka programin e vet politik. Edhe në raport me taksat, edhe në raport me shpenzimet, edhe në raport me ekonominë, por kur vjen puna tek lufta kundër krimit, mendoj se këtu duhet të ndahemi në ata që janë bashkëpunëtorë të krimit dhe ata që janë të gatshëm të bashkohen me ne në luftë kundër krimit.
Pyetje: Në momentin që do të bëhet indentifikimi i blerësve të votës çfarë do të ndodhë me ta? A i bashkoheni thirrjes së zonjës Kryemadhi për të rrëzuar qeverinë Rama?
Basha: Procesi i parë është evidentimi i mekanizmit që ka përdorur kundërshtari në terren për shit-blerjen e votës. Kjo infrastrukturë përbëhet në tërësi me persona me rekorde kriminale, po ashtu janë përdorur aktivistë politikë të kundërshtarëve tanë. Se çfarë do të bëjmë me këto të dhëna pastaj, ne kemi një strategji e cila do të shpaloset hap pas hapi, të cilën me të gjithë respektin për ju, apo këdo tjetër, nuk kam ndërmend ta bëj publike pa marrë së pari këto të dhëna dhe pa ecur në drejtim të zbatimit të kësaj strategjie. Strategjia ka për qëllim të shërbejë për një proces zgjedhor të pastër nga shit-blerja e votës në zgjedhjet e ardhshme. Prandaj kemi kërkuar Reformën Zgjedhore, prandaj i kemi kërkuar Partisë Demokratike, në nivel seksionesh, të evidentojë se kush janë ushtarët e shit-blerjes së votës në terren. Po të jetë në dorën tonë, sigurisht Edi Rama përmbyset sot, sigurisht nuk ka pse të presë nesër. Sepse kostoja që po i jep vendit me aleancën e tij me krimin është e jashtëzakonshme. Çfarë po përfiton vendi me Edi Ramën përsëri në krye të qeverisë? Negociatat janë bllokuar, ekonomia është në kolaps, krimi po bën kërdinë, institucionet janë të demotivuara, ky po flet sikur ka ardhur dje. Thotë, administrata është bandë. Po mirë, a ka qenë ky kryeministër katër vjet apo jo? Atëherë ky është kapobanda. Natyrisht që është kapobanda. Nëse adminitrata është banda, ky është kapobanda. Kemi të bëjmë me një njeri i cili nuk ka çfarë t’i ofrojë më Shqipërisë. Si do të largohet Edi Rama nga pushteti? E para është që të vetëdijësohemi, që kjo nuk është thjesht dhe vetëm një ambicie politike e PD-së apo e LSI-së, apo e partive të tjera, nuk është vetëm luftë për pushtet, por është domosdoshmëri për vendin. Nëse ka një prioritet absolut është, shpërbërja e lidhjes krim-shtet. Që ta shpërbëjmë këtë lidhje, largimi i Edi Ramës është urgjencë kombëtare.