Parlamenti është ndërprerë pasi xhelati i diktaturës ka përjashtuar deputetin Noka vetëm se ai kërkoi fjalën për procedurë për të reaguar ndaj ofendimit që psikopati në krye të qeverisë bëri ndaj ish-Kryeministrit. Rama ofendoi Berishën pa mikrofon, ndërsa ai po fliste në podium duke I thënë atij I rrjedhur. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit Noka, i cili ka kërkuar fjalën për procedurë që nuk I është dhënë nga Ruçi. Kjo ka sjellë daljen në foltore të deputetit Noka si dhe reagimin e Ruçit për ta përjashtuar atë nga seanca.
Psikopati ofendon ish-Kryeministrin Berisha, bllokohet Parlamenti

Mbetja Ruçi po kalon çdo limit, përjashton Nokën se kërkoi fjalën për procedurë
Rudimenti i krimeve të diktaturës, sot në krye të Parlamentit ka tejkaluar çdo limit në seancën e sotme të Parlamentit dukek përjashtuar deputetin Noka vetëm se ai kërkoi fjalën për proçedurë që sipas rregullores së Parlamentit drejtuesi i seancës duhet t’ia jepte. Përjashtimet e vazhdueshme të deputetëve të opozitës po bënhen të përjavshme dhe një provokim për opozitën.
Protesta, ish-të përndjekurit lidhen me zinxhirë para Parlamentit
Një grup ish të përndjekurish të cilët pretendojnë se nuk kanë marrë këstin e tetë të mshpërblimit kanë dalë në një protestë përpara Parlamentit. Ata kanë zgjedhur një formë të veçantë proteste duke u lidhur me zinxhirë para Parlamentit. Protesta u zhvillua pak minuta përpara nisjen se seancës parlamentare, në 5 vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos.
Shkrimi i “RD”

“RD” ishte e vetmja media që raportoi dy ditë më parë ngjarjen që policia e mbante të fshehtë mbi grabitjen e shtëpisë së Gjiknurit. Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës.
Ministri i Ramës e ka këtë apartament si një bazë të rëndësishme . Aty strehohet edhe nëna e tij. Një tjetër apartament Gjiknuri e ka blerë në pallatet e ish-Bllokut. Apartamenti në Bllok është deklaruar nga Gjiknuri vitin e fundit në Deklaratën e Pasurisë dhe kap vlerën e 271 mijë eurove dhe ka një sipërfaqe prej 200 metra katrorë. Eshtë e çuditshme se si hajdutët kanë hyrë në apartamentin e ministrit Gjiknuri në rrugën e “Fortuzi” , pas Ministrisë së Drejtësisë në orët e mesditës dhe nga dritarja e banjos.
Për këtë vjedhje nuk ka pasur asnjë reagim dhe asnjë deklaratë nga Policia. Ndryshe nga vjedhja që iu bë një çifti të moshuarish dje në Vlorë për të cilin Policia bëri një deklaratë zyrtare në rastin e vjedhjes së banesës së ministrit Gjiknuri, Policia ka preferuar heshtjen. Po përse Policia duhet të heshtte në këtë rast? Në shumë raste të tilla kur vidhen shtëpi të zyrtarëve të lartë që kanë vënë pasuri me paratë e korrupsionit, duke zhytur shqiptarët, preferohet nga veta këta zyrtarë që të mos bëhet zhurmë dhe vjedhjet të kalojnë në heshtje.
Janë disa raste flagrante që janë raportuar në media të vjedhjes së banesave të këtyre zyrtarëve që nuk janë bërë publike as nga vetë personat dhe as nga Policia. Arsyeja në të gjitha rastet ka të bëjë me atë që hajdutët kanë mundur të marrin nga banesat e këtyre ministrave ku bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme parash. Edhe në rastin e djeshëm të vjedhjes së banesës së Gjiknurit, e cila ka ndodhur në orët e mesditës, qytetarët kanë parë të nxirren disa thasë të zinj nga banesa. Policia ka mbërritur në vendngjarje me vonesë dhe nuk ka bërë transparencë mbi vjedhjen.
Se çfarë ka pasur në ato thasë, askush nuk ka dhënë shpjegime, sepse asnjë nga thasët nuk është çarë që të ekspozoheshin ato që ishin vjedhur, por burime të sigurta nga familja Gjiknuri bëhet fjalë për vjedhje të një sasie të konsiderueshme të parave. Shumë nga ministrat dhe zyrtarë të tjerë i mbajnë paratë në banesat e tyre, sepse e kanë të vështirë që t’i deklarojnë në banka, pasi janë para të vjedhura nga korrupsioni, trafiqet dhe droga. Në shumë raste këta qeveritarë mbushin dyshekët apo jastikët me paratë e vjedhura shqiptarëve, sepse edhe shumat janë mjaft të konsiderueshme. Dyshimet shtohen në rastin e vjedhjes së banesës së ministrit të Ramës për vetë faktin se, Policia ka heshtur dhe ka fshehur vjedhjen. Përse duhet ta fshehë këtë vjedhje, kur dëshmitarët kanë parë skenën si edhe mbërritjen e policisë, pasi hajdutët kishin mbarur punë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me hajdutë që vjedhin hajdutët që vjedhin shqiptarët, ndaj duke qenë një çështje mes hajdutësh edhe Policia e ka konsideruar të panevojshme të ndërhyjë dhe të reagojë dhe të bëjë publik faktin, megjithëse dje u detyrua që të konfirmonte vjedhjen e shtëpisë së Gjiknurit pas shkrimit në “RD”.
Kërcënimet ndaj bluzave të bardha për 20 milionë eurot e Check Up-it të Vilmës
Një skandal i vërtetë po ndodh në të gjitha spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit. Mjekët dhe infermierët në të gjithë vendin, janë përballur me një mesazh kërcënues, duke ju thënë se do t’u ikë dhe vendi i punës, nëse nuk plotësojnë numrin e personave për të bërë Check Up-in. Mesa duket ky urdhër është lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Ka qenë deputetit demokrat Luçiano Boçi, i cili ka bërë publik një mesazh, i cili ju adresohej bluzave të bardha në të gjithë vendin, ku konkretisht shkruhej: ‘Me urdhër nga lart! Të plotësohet numri i personave për Check Up”.
“Me urdhër nga lart’, nënkuptohet qartë se ky mesazh kërcënues është nisur drejtpërdrejtë nga Ministria e Shëndetësisë, dhe e gjitha kjo vetëm për një qëllim, për të gjetur pacientë për Vilma Nushin.
“Gjithçka bëhet vetëm e vetëm që Vilma të marrë 20 milionëshin e eurove, në shëndetësinë e rraskapitur shqiptare. Normal më pas që nuk mund të ketë as investime e as libra falas për fëmijët. Klientët janë prioritet i kësaj qeverisje, shkruan Boçi.
Denoncohet ish-deputetja socialiste për ndërtim pa leje
Flamur Bala, banor i lagjes numër një në Durrës, ka denoncuar në media një ndërtim prej druri për të cilin thotë se bëhet në tarracën e katit të gjashtë nga ish-deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau. Sipas shtetasit Flamur Bala, ish-deputetja socialiste po ndërton pa leje një shtesë në apartamentin e saj në katin e gjashtë në lagjen nr.1 tek Shëtitorja “Taulantja”.
Burime pranë “Durrës Lajm” konfirmojnë, se sipas Flamurit, bëhet fjalë për një shtesë të paligjshme. “Po më zë dritën e diellit, ish-deputetja po ndërton pa leje”, tha qytetari. “Durrës Lajm” mëson se pas denoncimit të tij, në banesën e deputetes kanë zbarkuar ekspertë të IKMT-së për verifikime. Bala, i cili është edhe person me aftësi të kufizuara, shprehet se denoncimi është bërë edhe në Policinë e Durrësit si dhe në Policisë Bashkiake, si dhe është vënë në djeni edhe Kryeministri Rama përmes një letre.
Ai tha se, punimet janë ndërprerë nga Inspektorati Urbanistik i Bashkisë së Durrësit, por ndërtimi i shtesës pa leje nga ish-deputetja, sipas tij, duhet të prishet dhe të mos vijojë. Denoncuesi është shprehur se ka pasur edhe komunikim paqësor me ish-deputeten, por ajo ka thyer tashmë edhe miqësinë me të, por edhe ligjin, pasi, sipas tij, edhe nëse ka leje për ndërtim, ajo është abuzive.
Në një komunikim me mediat nëpërmjet telefonit, ish-deputetja socialiste tha se, ndërtimi prej druri ka leje nga Bashkia Durrës, dhe është bërë me qëllim futjen e depozitave të ujit brenda. Deri në sqarimin e plotë të çështjes, ndërtimi është pezulluar nga INUK.
Maskat terror në Korçë, grabisin 12 milionë lekë
Rikthehen maskat në Korçë, duke grabitur miliona lekë nën terror dhe dhunë ndaj banorëve, ndërsa policia ka fshehur ngjarjet. Burimet bëjnë të ditur se, maskat kanë kryer grabitje me armë në disa banesa në fshatin Boboshticë. Sipas të njëjtave burime, persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur banesa të ndryshme, duke marrë sasi të mëdha parash. Në banesën e shtetasit K.D janë grabitur rreth 12 milionë lekë të vjetra. Tre persona të maskuar janë futur në banesën e shtetasit K.D dhe pasi kanë terrorizuar dhe dhunuar me armë pjesëtarët e familjes kanë arritur të marrin 12 milionë lekë. Sipas burimeve, maskat kanë ushtruar dhunë barbare ndaj të zotit të shtëpisë, duke e detyruar që të tregojë vendin ku ndodheshin paratë.
Po ashtu, një ditë më parë, maskat janë futur në mesnatë në banesen e shtetasit N.P, duke grabitur një sasi të madhe parash. Policia e Korçës nuk ka dhënë asnjë informacion për rastet e grabitjeve.
Një ditë më parë, tre persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një banesë në Vlorë dhe pasi kanë ushtruar dhunë e terror ndaj një çifti të moshuarish kanë grabitur një shumë parash dhe sende me vlerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës. Dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi dhe në mes të natës, ata janë përballur me dhunën dhe terrorin e maskave. Nën kërcënimin e armëve, ata i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri 81-vjeçarit Resmi Osmenaj dhe bashkëshortes së tij 75-vjeçare, Sanije Osmenaj. I moshuari ka rrëfyer në polici se dy persona të maskuar iu drejtuan armët dhe u thonin mos lëvizni se do ju vrasim. “Gruan e shtynë dhe e rrëzuan përtokë. E zinin për fyti dhe i kërkonin të tregonte ku ishin lekët. U ngrita ashtu si isha, më dhanë një të shtyrë, rashë dhe unë. Këmbë e duar vajta në krevat. Atëhere e ngritën gruan dhe e përplasën aty. Na thonin mos lëvizni se do ju vrasim. Dy persona të maskuar ishin që na torturonin. Ndërsa jashtë ishte njëri që na ruante. Ishin 3 ose 4 grabitës. Kishim rreth 200 mijë lekë të pensionit dhe na i morën. I hoqën varësen gruas edhe një unazë dhe i morën”, u shpreh Osmanaj.
Si u masakruan nga maskat 5 punonjës të HEC në Bulqizë
Pesë punonjës të HEC-it të Valikardhës në Bulqizë janë dhunuar gjatë ditës së martë nga disa persona me maska. Ata janë dhunuar tek vendi i quajtur Liqeni i Bardhë. Dy prej punonjësve kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar në spital për mjekim të specializuar. Duke reaguar për ngjarjen, drejtori i HEC-it, Lulzim Lalosha thotë se, kanë qenë të përfshirë rreth 20 persona. Lalosha dhe punonjësit e dhunuar thonë se 10 prej autorëve kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, ndërsa shtojnë se 10 persona të tjerë qëndronin të fshehur. Lalosha thotë se, ata ishin të maskuar dhe të armatosur, ndërsa punonjësit thonë se autorët kanë qëlluar me armë në ajër.
Punonjësit e dhunuar thonë se autorët, pasi i kanë goditur me gurë, mjete të forta dhe qytën e armëve, kanë dëmtuar të gjitha mjetet e firmës. Dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë konkurrenca, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ilir Rusi tha se, na dhunuan 7 persona të armatosur. Ai rrëfen se personat i kanë goditur me qytën e automatikut, duke i dhunuar për rreth 2 orë.