22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Cila është rruga e daljes?

Lulzim BASHA

Dje Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, numër i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve të cilët duan të largohen nga shtëpitë e tyre jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe ndër të parët në botë.

Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?

Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se:

39 për qind e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave.

43 për qind, pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive.

30 për qind nuk paguajnë dot këstet e huasë.

30 për qind nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë.

Por nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin.

Para kësaj gjendje dramatike, çdokush mund të pyesë, çfarë bën qeveria, çfarë bën kryeministri i një vendi kur sheh këto tregues? Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë.

Cila është rruga e daljes?

Partia Demokratike do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do ta vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar.

Por çdo masë, çdo lëvizje, do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel, do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lirë e të ndershme, një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta çojë vendin në greminë.

Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e Policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian.

Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga gremina, pas keqqeverisjes 4 vjeçare. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.

Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos rrisë taksat, ta bëjë vendin më të jetueshëm, dhe shqiptarët të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm, do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë.

Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të rimarrin në dorë të drejtën e tyre themelore, votën e lirë. Por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet me ne në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?

Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se:
39 për qind e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave.
43 për qind, pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive.
30 për qind nuk paguajnë dot këstet e huasë.
30 për qind nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë.

Si u vodh shtëpia e Gjiknurit, policia konfirmoi shkrimin në “RD”: U vodhën shuma parash

Një nga shtëpitë e ministrit të afërt të Ramës, Damian Gjiknuri është vjedhur në orët e mesditës. Shtëpia gjendet në rrugën “Fortuzi” pas Ministrisë së Drejtësisë dhe është në katin e tretë të një pallati. Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës. Nuk dihet nëse banesa ka pasur njeri. Sipas informacioneve në banesë ka familjarë të Gjiknurit. Ministri i Ramës e ka këtë apartament si një bazë të rëndësishme . Aty strehohet edhe nëna e tij. Një tjetër apartament Gjiknuri e ka blerë në pallatet e ish-Bllokut. Apartamenti në Bllok është deklaruar nga Gjiknuri vitin e fundit në Deklaratën e Pasurisë dhe kap vlerën e 271 mijë eurove dhe ka një sipërfaqe prej 200 metra katrorë.
Eshtë e çuditshme se si hajdutët kanë hyrë në aparamentin e ministrit Gjiknuri në rrugën e “Fortuzi” , pas Ministrisë së Drejtësisë në orët e mesditës dhe nga dritarja e banjos. Për këtë vjedhje nuk ka pasur asnjë reagim dhe asnjë deklaratë nga policia. Ndryshe nga vjedhja që iu bë një çifti të moshuarish dje në Vlorë për të cilin policia bëri një deklaratë zyrtare në rastin e vjedhjes së banesës së ministrit Gjiknuri, Policia ka preferuar heshtjen. Po përse Policia duhet të heshtë në këtë rast? Në shumë raste të tilla kur vidhen shtëpi të zyrtarëve të lartë që kanë vënë pasuri me paratë e korrupsionit, duke zhytur shqiptarët, preferohet nga veta këta zyrtarë që të mos bëhet zhurmë dhe vjedhjet të kalojnë në heshtje. Janë disa raste flagrante që janë raportuar në media të vjedhjes së banesave të këtyre zyrtarëve që nuk janë bërë publike as nga vetë personat dhe as nga policia. Arsyeja në të gjitha rastet ka të bëjë me atë që hajdutët kanë mundur të marrin nga banesat e këtyre ministrave ku bëhet fjalë për shuma të konsiderueshme parash.
Edhe në rastin e djeshëm të vjedhjes së banesës së Gjiknurit, e cila ka ndodhur në orët e mesditës, qytetarët kanë parë të nxirren disa thasë të zinj nga banesa. Policia ka mbërritur në vendngjarje me vonesë dhe nuk ka bërë transparencë mbi vjedhjen. Se çfarë ka pasur në ato thasë, askush nuk ka dhënë shpjegime, sepse asnjë nga thasët nuk është çarë që të ekspozoheshin ato që ishin vjedhur, por burime të sigurta nga familja Gjiknuri bëhet fjalë për vjedhje të një sasie të konsiderueshme të parave.
Shumë nga ministrat dhe zyrtarë të tjerë i mbajnë paratë në banesat e tyre, sepse e kanë të vështirë që t’i deklarojnë në banka, pasi janë para të vjedhura nga korrupsioni, trafiqet dhe droga. Në shumë raste këta qeveritarë mbushin dyshekët apo jastikët me paratë e vjedhura shqiptarëve, sepse edhe shumat janë mjaft të konsiderueshme. Dyshimet shtohen në rastin e vjedhjes së banesës së ministrit të Ramës për vetë faktin se Policia ka heshtur dhe ka fshehur vjedhjen. Përse duhet ta fshehë këtë vjedhje, kur dëshmitarët kanë parë skenën si edhe mbërritjen e policisë, pasi hajdutët kishin mbarur punë. Në këtë rast, kemi të bëjmë me hajdutë që vjedhin hajdutët që vjedhin shqiptarët, ndaj duke qenë një çështje mes hajdutësh edhe Policia e konsideron të panevojshme të ndërhyjë dhe të reagojë dhe të bëjë publik faktin.

Apartamenti 271 mijë euro i Gjiknurit
Damian Gjiknuri është drejtuesi i një prej ministrive më fitimprurëse në vend, e cila merret me energjetikën, si dhe industrinë e gazit e naftës, koncesionet e të cilave vlejnë miliona euro apo dollarë. Emri i tij jo pak herë është përmendur në media, akuza e madje edhe hetime të Prokurorisë në lidhje me afera të dyshimta korruptive, ku në lojë kanë qenë shuma marramendëse parash.
Ai është një ndër ministrat kryesorë të akuzuar për mega aferën e CEZ, ku sipas KLSH konkludoi se shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm financiar prej 479 milionë eurosh nga marrëveshja për zgjidhjen me mirëkuptim mes palëve e arritur nga qeveria dhe grupi çek CEZ, i cili ishte pronar i 76 për qind të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. Përgjegjës i këtij dëmi ishte Damian Gjiknuri.
Duke qenë pjesë e të tilla skandaleve, sigurisht që Gjiknuri i ka siguruar vetes shuma të majme parash në mbylljen e pazareve dhe aferave.
Nëse i hedh një sy deklaratës së pasurisë së Gjiknurit për vitin 2016 sheh se si megjithë përpjekjet për të fshehur ku të munden pasuritë e vendosura sërish e kanë të pamundur t’i mbulojnë tërësisht ato. Në vetëm një vit, rezulton se ministri i rikonfiruar tashmë nga Rama në drejtimin e dikasterit të Energjisë dhe Industrisë ka bërë një investim jo pak të vogël në blerjen e një apartamenti të ri.
Sipas të dhënave në deklaratën e pasurisë së Gjiknurit, të publikuar nga portali Open Data rezulton se në 2016, Gjiknuri ka porositur një apartament të ri banimi prej 199.5 metrash katrorë, që për një buxhet të thjeshtë familjar shqiptar do të thotë mesatarisht hapësira e plot tre apartamenteve, në mos katër. Duke iu referuar të njëjtave të dhëna rezulton se, për këtë vlera e këtij apartamenti banimi është 271 mijë e 450 euro, nga të cilat ministri i Ramës ka paguar këstin e parë prej 100 mijë eurosh. Ndërkohë që nuk dihen veprimet e kryera gjatë këtij viti.
Por si ka ndryshuar pasuria e Gjiknurit ndër vitet, që ai ka qenë ministër? Në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, ministri Damian Gjiknuri ka bërë të ditur se të ardhurat e tij nga paga si ministër kanë qenë 1 671 249 lekë, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes, Rovena Gjiknuri nga paga dhe shpërblime të tjera si drejtuese departamenti në TV “Top Channel” janë 1 100 000 lekë.
Por sipas të dhënave të deklaruara në ILDKPKI, bashkëshortja e ministrit ka përfituar të ardhura bruto edhe nga aktiviteti privat studio projektimi, Fabrika me shumën e 1 939 654 lekëve, të ardhura nga kthim huaje e deklaruar edhe në vitet e mëparshme në vlerën 10 000 euro si dhe të ardhura nga shitja e një automjeti me vlerën e 15 000 eurove.
Ajo që bie në sy është fakti, që bashkëshortja e ministrit Gjiknuri ka blerë një makinë që kap vlerën e 44 mijë eurove, ndërsa ka pakësuar në llogarinë rrjedhëse nga paga në vlerën e 436 869 lekë.
Për vitin që kaloi, në 2014, Gjiknuri ka shlyer në vlerën 284 523 lekë një kredi për shtëpi e marrë në banka të nivelit të dytë me vlerë 5 milionë lekë, ku detyrimi i mbetur në datën 31 dhjetor është 1 615 000 lekë, gjithashtu është shlyer edhe një kredi në vlerën e 4 664 euro, kredi e marrë nga bashkëshortja për blerje makine, totali 30 000 euro.
Për vitin 2015 në familjen Gjiknuri është pakësuar një llogari rrjedhëse me 61 621 lekë, një tjetër llogari me 2 080 lekë, ndërsa janë shtuar një llogari me 87 200 lekë, shtuar një llogari tjetër me 10 053 lekë si dhe shtuar një llogari në valutë të biznesit me 9 702 lekë.
Pavarësisht këtyre të dhënave të cunguara, kuptohet që pasuria e Gjiknurit është shumë herë më e lartë nga ajo që ai përpiqet të servirë në deklarimin e tij, ku pjesën më të madhe të pasurisë së tij ashtu si Rama dhe ministrat e deputetët e tjerë socialistë e ka të fshehur.

Kryemadhi: Krimi dhe oligarkët, e vetmja mburojë e Ramës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ndër të tjera, foli edhe për mbështetjen që i ka dhënë LSI-ja, Edi Ramës gjatë katër viteve që kanë bashkëqeverisur.
Kryemadhi u shpreh në një intervistë ekskluziv për TPZ.AL se Rama e përdori LSI-në për të mbrojtur veten nga grupimet brenda Partisë Socialiste.
“Gjatë katër viteve të kaluara, Rama, çdo kërcënim që u bënte grupeve brenda partisë vet, u thoshte, unë kam LSI-në, kam Ilir Metën, nuk më interesoni ju. Tashmë nuk ka më LSI-në, se Ilir Metën edhe mund ta ketë, pasi ai është President. Kam parasysh firmosjet e dekreteve që z.Meta i bëri menjëherë pa kaluar sekonda. Nëse deri dje, LSI-ja dhe Ilir Meta ishin një mburojë ‘antiplumb’ ndaj qëndrimeve apo sulmeve që i bëheshin z.Rama, sot ai nuk ka gjë tjetër më. Të vetmen mburojë që ka janë bandat e krimit të organizuar, oligarkët, të cilët u ka shtruar në tepsinë e tij qeverisëse. Çdo grup oligarkësh apo çdo grup mafioz kanë përfaqësuesit e tyre në ministri, për të ndjekur aferat e tyre korruptive dhe për të ndjekur gjithë procesin e tyre” u shpreh Kryemadhi.

Pollo me drejtorin e Zgjerimit në BE për krimin e zgjedhjet

Kryetari i Komisionit të Integrimit Europian në Kuvend, Genc Pollo, priti në takim drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian z.Christian Danielsson.
Duke e falënderuar për ndihmën e deritanishme, Pollo i tha zotit Danielsson se përmbushja e kushteve të vendosura nga BE, si lufta kundër krimit të organizuar me mpleksje politike veçanërisht të narkotrafikut, lufta kundër korrupsionit, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe dekriminalizimi, janë shërbimi më i mirë për popullin shqiptar.
“Sidomos kur qeveria paraqitet si pengesë. Thënia e të vërtetave dhe trysnia politike nga Brukseli është mënyra më e mirë për të ndihmuar”, u shpreh Pollo.

Si i’u mor goja Saje Qorrit para Shullazit: Nuk më kujtohet… dëshmia e plotë

Ish-ministri Tahiri e ka parë sërish veten përballë të pandehurit Shullazi në Gjykatën e Kirmeve të Rënda sot. Tahiri është thirrur të dëshmojë pasi ai ka qenë ministër i Brendshëm në kohën që ndodhi kërcënimi i rektorëve nga Shullazi.
Gjatë dëshmisë së tij, Tahiri nuk i ka kursyer komentet, gjë për të cilën i është tërhequr edhe vëmendje. Ndërkohë ish-ministri ka thënë se duhet ftuar Berisha për të dëshmuar, pasi ai e kishte denoncuar i pari rastin e Shullazit.
Dëshmia e plotë
Prokurori Nakuçi: Dëshmitar në periudhën prill 2016 çfarë funksioni shtetëorr keni patur?
Tahiri: Në këtë kohë drejtoja Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Prokurori: Në këtë kohë keni marrë dijeni për kërcënimin e dy pedagogëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni?
Tahiri: Po, kam marrë dijeni. Ka qrnë një status në Facebook i Sali Berishës, që njoftonte se dy pedagogët ishin kërcënuar. Nga Berisha kam marrë dijeni. Thirreni Berishën nga kush e mësoi, se ai pavarësisht rekordeve të gabuara me informacionet që publikon në “FB”, mund t’ua thotë se nga e mori këtë informacion që fliste për kërcënime dhe kanosjen e dy profesorëve të nderuar. Por Prokuroria nuk bën punë, por po bën politikë.
Ndërhyn Gjykata: Dëshmitar ju lutem lërini komentet në sallën e gjyqit. Jeni thirur të jepni dëshminë për atë çka juve dini në lidhje me këtë ngjarje, të tjerat nuk janë të dobishme.
Tahiri: Pikërisht po jap dëshminë time. Unë kam dëshminë time, nuk kam tuajën, ndaj më lini të tregoj atë që di unë…
Prokurorja Imeraj: Dëshmitar, kur jeni vënë në dijeni dhe kush ju ka vënë në dijeni për kërcënimet që i janë bërë profesorëve të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe Mynyr Koni?
Tahiri: Atëhere për shkak edhe të kohës që ka kaluar dhe disa gjëra nuk më kujtohen. I qëndroj publikisht të gjithë deklaratës time që kam dhënë në Prokurori për këtë çështje. Kësaj deklarate nuk i heq asnjë gërmë.
Gjykata: Dëshmitar, në kushtet kur jeni juve para Gjykatës dhe jeni në gjendje të dëshmoni, ajo deklaratë nuk ka vlerën e saj që thoni para Gjykatës.
Prokuroria: Si jeni vënë në dijeni për kërcënimet e dy profesorëve Koni dhe Kule?
Tahiri: Jua thashë njëherë që dijeni kam marrë nga Sali Berisha… unë nuk mund ta di se nga e mori vesh Berisha këtë informacion, por mund ta thërrisni atë e tjua thotë…
Prokurorja: Pasi jeni njohur me këtë informacion çfarë veprime keni kryer në lidhje me këtë rast.
Tahiri: Në dobi dhe të detyrës që unë kam pasur kam thirrur drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, dy pedagogët Kule dhe Koni si dhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolli, meqenëse ishte e fushës përgjegjëse. Takimi është bërë në zyrën time. Kam dashur të thërras dhe Sali Berishën, pasi ai e ka pas informacionin i pari, por ai nuk vinte.
Prokurorja: Çfarë është diskutuar më konkretisht në këtë takim, u diskutua për kërcënime?
Tahiri: Po kemi diskutuar për këtë gjë. Çështje kërcënimesh, por kam urdhëruar që dy pedagogët të depozitonin kallëzim penal dhe çështja të hetohej deri në fund. Unë nuk e di se çfarë kanë thënë profesorët në polici, pasi nuk ka qenë aty. Por ju them që Berisha ka informacionin e duhur për këtë pjesë. Po ju se thërrisni Berishën, se kërkoni të bëni politikë.
Prokurorja: Ne i besojmë Policisë së Shtetit.
Ndërhyn Gjykata: Zonja prokurore ju lutem mos flisni pa lejen e Gjykatës dhe shmangni komentet…
Gjykata: Pyetje të tjera ka nga palët në process.
Mbrojtja: Jo, nuk kemi.
I pandehuri Shullazi: Jo nuk kam.
Gjykata: Mirë atëherë, dëshmitari Saimir Tahiri është i lirë, mund të largohet. Faleminderit.
Tahiri: Faleminderit. Dhe herën tjetër thirreni Berishën dëshmitar t’ua thotë…

Dëshmia, Çako zbulon detajet si Shullazi kërcënoi rektorët

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi para trupit gjykues se, për kërcënimin e kanditatit për rektor nga Emiljano Shuzllazi u informua nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe jo nga strukturat e policisë. Ai theksoi se, Profesor Dhori Kule kishte akuzuar Emiljano Shullazin si një nga kërcënuesit e tij.
“Në prill të 2016, datën s’e mbaj mend me saktësi, më telefonoi ministrja e Arsimit dhe me informoi për kërcënimin e profesorëve. U takuam në një ambient afër Gjykatës Kushtetuese. Në takim ishte edhe Dhori Kule. U diskutua për një kanosje që i ishte bërë Mynyr Konit. Kule na informoi se, kanosja ishte bërë nga disa persona, mes të cilëve ishte dhe Shullazi”, tha kryepolici në Gjykatë.
Çako foli më tej për masat e marra lidhur me ngjarjen. “Pasi u njoha me ngjarjen, kam thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj dhe Ardian Çipën. Të gjithë kemi shkuar në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri tek Garda e Republikës. Kam lënë porositë për ngjarjen. Lashë detyrë të merrej kontakt me Mynyr Konin për marrjen e kallëzimit”, deklaroi Çako. Kryepolici shtoi se nuk ka dijeni për emrat e kërcënuesve, pasi me detajet janë marrë oficerët e policisë.
Emiljano Shullazi e pyeti Çakon se nga kush u identifikua ai si një nga autorët e kërcënimit. “Dhori Kule gjatë bisedës tha se, njëri nga personat që e kishin kërcënuar ishte Emiljano Shullazi”, deklaroi Çako. Sipas Çakos, kërcënimi ishte bërë përmes kontaktit fizik dhe qëllimi ishte detyrimi i Mynyr Konit për t’u tërhequr nga gara për rektor.

Maskat terror në Vlorë, i moshuari: Na torturuan dhe grabitën lekët në banesë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në një banesë në Vlorë dhe pasi kanë ushtruar dhunë e terror ndaj një çifti të moshuarish kanë grabitur një shumë parash dhe sende me vlerë. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të hënës në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës. Dy të moshuarit jetonin vetëm në shtëpi dhe në mes të natës, ata janë përballur me dhunën dhe terrorin e maskave. Nën kërcënimin e armëve, ata i kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri 81-vjeçarit Resmi Osmenaj dhe bashkëshortes së tij 75-vjeçare, Sanije Osmenaj. Ai ka rrëfyer në polici se dy persona të maskuar iu drejtuan armët dhe u thonin mos lëvizni se do ju vrasim. Ata kanë goditur të moshurin me qytën e pistoletës, ndërsa bashkëshorten e tij e shtynin dhe e kërcënonin. Pastaj kanë kërkuar paratë. I moshuari i ka treguar se kishte vetëm paratë e pensionit. Pasi i morën paratë shkuan andej nga dollapi gjetën edhe ca lekë andej. Ne e dimë ç’kemi hequr. Gruan e goditën, mua më shtynë. Kjo bërtiste.
Më pas, grabitësit janë larguar me shpejtësi, ndërsa i zoti i shtëpisë ka njoftuar menjëherë policinë. 81-vjeçari i ka thënë policisë se në shtëpinë e tij në lagjen “1 Maji” kanë hyrë tre persona dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë në banesë një shumë parash, disa sende të ndryshme si varëse dhe dy aparate celularë.
Dy të moshuarit nga Vlora kanë rrëfyer momentet e tmerrit, kur 3 persona i dhunuan dhe më pas i grabitën. Resmi Osmenaj, pronari i shtëpisë, një i moshuar i sëmurë me paralizë, ka rrëfyer terrorin e përjetuar nga grabitësit në banesë gjatë natës. Ai rrëfen se hajdutët ishin të armatosur dhe i kishin rënë ziles së shtëpisë dhe momentin kur gruaja e tij e ka hapur derën, ata e kanë goditur.
“Mbrëmë natën i ranë ziles së derës. Unë i thashë gruas mos e hap derën, se në fakt dy pleq ishim, djemtë i kam në Itali. Ngrihet gruaja hap derën. Sapo hap derën ishin dy veta aty, njëri me automatik dhe njëri me levë të gjatë dhe i ra në fytyrë gruas. Ajo ulëriti dhe ra përtokë. U ngrita unë, siç isha i sëmurë, erdhi njëri më shtyu e më hodhi prap në krevat. Bënë kontroll, nuk lanë vend pa kontrolluar, i hodhën të gjitha të tokë”, u shpreh Resmi Osmenaj.
Resmiu u shpreh se grabitësit ishin me maska, dy i torturonin brenda, ndërsa autorët e tjerë ishin jashtë dhe se kishin ardhur vetëm për të marrë lekë. “Na thanë kemi ardhur vetëm për lekët, s’duam gjë. Kishim rreth 200 mijë lekë të pensionit dhe na i morën. I hoqën varësen gruas edhe një unazë. Dy persona ishin që na torturonin. Ndërsa jashtë ishte njëri që na ruante. Ishin 3 ose 4 grabitës. Më morën telefonat dhe nuk kisha me çfarë të merrja në telefon policinë. Kisha një telefon të vogël që e vura në karikim për t’i lajmëruar”, tha ai.
Ai ndjehet i frikësuar dhe është kërcënuar nga grabitësit se nëse lajmëron policinë do t’i vrasin. “Na kanë thënë mos merrni policinë, sepse nëse e merrni do të vijmë t’ju zhdukim, do t’ju vrasim dhe mos dilni nga dera pa ikur neve. Jemi të frikësuar, pasi na u futën në shtëpi. Policia duhet t’i zbulojë”, përfundoi i moshuari.

20 tonelatat e drogës në Vlorë, Gjykata liron 9 të arrestuarit

Në një superaksion i Policisë së Vlorës pas kërkesës së Prokurorisë në korrik të 2017 u zbuluan, dy magazina ku ishte fshehur një sasi e madhe droge. Operacioni është shtrirë në disa fshatra të Qarkut të Vlorës, ku më konkretisht në zonën e Llakatundit dhe Drithasit, ku u zbuluan 15.3 tonë drogë dhe 600 kg. Personat që konsiderohen si bosat dhe udhëheqësit e këtij grupi kriminal janë arrestuar që ditët e para të hetimit nga vetë Prokuroria e Vlorës, ndërsa pjesa tjetër ka mundur të dalë nga burgu, në ditët në vijim.
Por Gjykata e Vlorës ka liruar 9 të arrestuarit për drogën e sekuestruar. Njëri ndër ta është edhe Rakip Arapaj, 58 vjeç, i cili nga arrest në burg është lënë nga gjyqtari Arqile Basho me masën e sigurimit personal “garanci pasurore” prej 1 milion lekë, si edhe ndalimin për mos të dalë nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.
Prokuroria do ta apelojë vendimin, përderisa Arapaj është i dyshuari kryesor si pronar i drogës. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit.

Mësuesit dhunojnë fëmijët me aftësi të kufizuara në një shkollë në Tiranë

Skandal në një shkollë në Tiranë. “Fiks Fare” kishte sot në fokus një ngjarje të rëndë në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet mësuesit keqtrajtojnë, ofendojnë dhe dënojnë nxënësit me probleme të shëndetit mendor. Në këtë institucion mësojnë 125 nxënës të moshës 6-19 vjeç që kanë probleme të ndryshme të shëndetit mendor, që nga fëmijët me prapambetje të madhe mendore deri tek fëmijët me autizëm. Kamerat e “Fiksit” sollën gjuhën e ashpër të mësueseve, të cilat u thonë fëmijëve “pabuksa” dhe “kokëderra”. “Hajde këtu more pabuks” i thotë mësuesja një fëmije, duke e tërhequr me forcë nga krahu që ta ulte në bankë.
Ndërsa një tjetër mësuese i thotë fëmijës “Uli këmbët more kokëderr”. Përveç gjuhës agresive, mësuesit edhe qëllojnë fëmijët që nuk u binden. Një mësuese e godet fëmijën me lodra disa herë që të qëndrojë në bankë pa lëvizur. Po ashtu, mësuesi i fiskulturës godet një fëmijë që shkon tek një pemë në cepin e oborrit të shkollës. “Do të mbyll brenda”, kërcënon mësuesi vajzën, pasi e godet. Ka edhe nga ato që edhe pse klasa është plot me nxënës, nuk e kanë problem që në sy të tyre të heqin getat pa u dridhur qerpiku.
Në klasat ku zhvillohet mësimi, mësuesit dënojnë nxënësit në një kënd që është në cep të klasës. Ato thonë që vendosim aty fëmijët që janë agresivë dhe shqetësojnë fëmijët e tjerë. Në pamjet e transmetuara nga “Fiks Fare” shihet qartë momenti, kur mësuesja i bërtet nxënësit që ka urinuar për të disatën herë, që të qëndrojë i vetëm te këndi, ashtu i lagur siç është. Por, pikërisht për këtë vend gazetarët pyetën psikologen e shkollës, e cila u shpreh se është një kënd ku fëmijët kanë dëshirë të qëndrojnë të vetëm.
“Në këtë kënd qëndrojnë fëmijët që duan të punojnë në mënyrë të diferencuar, gjithmonë brenda dëshirës së tyre. Askush nuk i detyron të qëndrojnë aty”, thotë psikologia. Drejtori i shkollës, Elmaz Lala tha për “Fiks Fare” se ka mungesa në mësues ndihmës. “Numri i fëmijëve këtë vit është rritur në këtë shkollë, çka ka çuar në uljen e mësuesve ndihmës, pasi është e njëjta organikë si një vit më parë. Por, kjo nuk justifikon asnjë lloj dhune ndaj fëmijëve”, thotë Lala. Ai tregon vështirësitë që kanë me fëmijët me probleme të rënda të shëndetit mendor, duke vënë theksin tek mungesat në personel.