15.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

Pas vendimit të Gjykatës/ Boshatiset kampi i Gjadrit, emigrantët nisen drejt Barit

Pas vendimit të Gjykatës së Romës, të 7 emigrantët që ishin akomoduar në kampin e Gjadrit do të nisen drejt Italisë nga mbrëmja e sotme.

Gazetari i News24, Elidon Ndreka, ka siguruar pamjet e transportit të 7 emigrantëve nga Gjadri drejt portit të Shëngjinit nga ku me një anije italiane do të transportohen drejt Barit.

Emigrantët janë shoqëruar nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit me automjete të Policisë italiane.

Pak ditë më parë në Shëngjin zbritën 8 emigrantë, njëri prej të cilëve për shkaqe shëndetësore u rikthye direkt në Itali, ndërsa 7 të tjerë u akomoduan në Gjadër, bazuar në marrëveshjen mes Qeevrisë Meloni dhe asaj Rama.

BIRN: Vrasje dhe eksplozivë, SPAK mbyll hetimet për grupin e Laert Haxhiut

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën më 11 nëntor përfundimin e hetimeve ndaj grupit të strukturar kriminal me bazë në Lushnjë të drejtuar nga Laert Haxhiu, që akuzohet se ndërmori një seri krimesh të rënda në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të nëntë të pandehurve, Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej dhe Enriko Xhahysa, të akuzuar për bashkëveprim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave të rënda penale.

Sipas SPAK, në krye të këtij grupi qëndron i hetuari Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon veprimtarinë kriminale. Si pjesëtarë të bandës, prokuroria cilëson pesë nga nëntë të pandehurit, Artan (Marjus) Tafanin, Lulzim Spahija (Arapin), Ligor Romaçkan, Bledar Berberin dhe Erisiano Abedinin. Të tjerët akuzohen se kanë bashkëpunuar në këto ngjarje me anëtarët e grupit kriminal.

Të pandehurit akuzohen për kryerjen e 15 krimeve gjatë periudhës prill 2021 – maj 2023, konkretisht për pesë vrasje, nga të cilat një ka mbetur në tentativë; katër raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv; vjedhje me armë në dy raste; në një rast për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje; si dhe dy herë mbajte pa leje të armëve e municioneve.

“I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij”, thotë SPAK dhe shton se aktet kriminale nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre. Përveç dy vrasjeve, prokuroria vlerëson se të gjitha krimet e tjera janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.

Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në muajin Maj dhe më 3 korrik u ekstradua në Shqipëri, ku dhe po vijojnë hetimet ndaj tij./ BIRN

Punësimet në Ujësjellësa, histori që nuk po ndryshon

Nga Denis Tahiri

Emërimet politike dhe keqmenaxhimi i vazhdueshëm vijojnë të rëndojnë mbi shoqëritë e ujësjellësit në Shqipëri, duke lënë qytetarët pa furnizim të qëndrueshëm me ujë dhe duke rritur kostot operative. Pavarësisht reformave dhe premtimeve për ndryshim, këto kompani mbeten vende punësimi për aleatët politikë, të mbingarkuara me staf të tepërt dhe pa investime të domosdoshme në automatizim dhe infrastrukturë.

Në nëntor të vitit 2022, Investigative Network Albanian, publikoi shkrimin me titullin ”Ujësjellësit, depo punësimesh, administrate u shtua me 71%”. Në këtë shkrim përshkruhej fakti se këto shoqëri, që në thelb të tyre kanë ofrimin e një shërbimi që përbën edhe një të drejtë themelore të njeriut, ujin e pijshëm, ishin shndërruar në vende punësimi, ku emërimet politike kishin ndikuar në situatën aktuale prej dekadash.

Ky keqmenaxhim ka çuar, ndër të tjera, në një situatë ku në zona të cilat para viteve 90-të kishin furnizim me ujë 24 orë, në 2022, ky shërbim ishte pothuajse inekzistent. Por, problem themelor ishte dhe fakti që 64.8% e ujit të prodhuara nga shoqëritë e ujësjellësve nuk faturohej, ose si njihet në gjuhën e sektorit, “Ujë pa të Ardhura”. Kjo, pasi një pjesë e konsiderueshme e ujit që prodhohej humbiste si pasojë e amortizimit të rrjetit, ndërkohë që një pjesë vidhej nga ndërhyrjet e paligjshme, por edhe nga faturimi afrofe. Gjatë viti 2021, 58 shoqëri të ujësjellësit në vend prodhuan në total 311.2 milionë m3 ujë, por faturuan vetëm 35.2% të tij.

2024, çfarë ka ndryshuar?

Ndërsa uji pa të ardhura për vitin 2022 ishte në nivelin e 63.7%, në 2023 sipas Raportit të Performancës së Entit Rregullator të Ujit, kjo shifër është rritur duke shkuar në 64.7%, përqindje kjo shumë larg asaj të pranuar dhe të konsideruar si performancë e mirë nga ERRU, prej 30%.

Treguesit e Uji Pa të Ardhura dhe Mbulimi i Furnizimit me Ujë, kanë një tendencë të vogël në rënie, kjo vjen si rezultat i pasaktësive në raportimet e vitit 2022 nga ish shoqëritë UK individuale dhe rritjen e përgjegjësisë nga ana e shoqërive UK për raportime të sakta, thuhet në raportin e ERRU, i cili shton se raportimi i saktë i të dhënave është një nga kërkesat e vazhdueshme të Entit Rregullator te Ujit, duke ngritur dyshime të forta për saktësinë e të dhënave që publikohen.

Në 2022, një reformë nisi në sektorin ujëjsellës, e parë si një nevojë për rritjen e performancës së këtij të fundit, ku nga 58 shoqëri që ishin në 2021, u bashkuan në nivel rajonal duke u shndërruar në 14 shoqëri rajonale, ndërsa Tirana, Kamza dhe Vora vijojnë ende nën skemën e vjetër.

Sipas ERRU, për vitin 2023 u realizuan 10 395 milionë lekë të ardhura nga aktiviteti i shoqërive UK, të cilat krahasuar me një vit më parë ëahtë rritur me 104.2 milionë lekë.

“Në sektor janë 6 shoqëri nga 17 shoqëri që operojnë në të gjithë vendin, të cilat i mbulojnë mbi 100% Kostot e O&M. Niveli i mbulimit të kostove të O&M, krahasuar me vitin e mëparshëm ka pësuar rritje për të gjithë sektorin duke arritur nivelin e 100.5% me të ardhurat nga aktiviteti pa përfshirë subvencionet”, thotë ERRU në raportin e saj zyrtar të 2023, duke shtuar se në sektor janë akoma 11 shoqëri UK që nuk mbulojnë kosotot operacionale  dhe që janë subvecionuar nga qeveria.

Sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, kostot e punës në sektoin ujësjellës zënë 54% të totalit të kostove operative, ku treguesi i efiçencës së stafit është 4.56 punonjës për 1000 lidhje të Ujësjellës kanalizimeve në rang kombëtar.

Edhe pse i përmirësuar për vitin 2023, ka mjaft hapësirë për reduktimin e tij nga punonjësit e tepër në numër dhe pozicione të pajustifikuara”, thotë ERRU.

Me nisjen e reformës së sektorit të Ujësjellësave në vend, me qëllimin e kthimit të këtyre shoqërive në ente të vetqendrushme, dryshimeve iu nënshtruan edhe burimet njerëzore të këtyre shoqërive.

Punësime politike, ende pjesë e sektorit

Punësimet politike në shoqëritë e Ujësjellës- Kanalizimeve në vend, u shndërruan në një problem aq të madh, saqë në 2021 qeveria vendosi të ndërhyjë.

Në 29 tetor  2021, Kryeministri Rama u shpreh se : “Do krijojmë sinergji të reja dhe do nxjerrim nga duart e politikës punësimet në ujësjellës dhe për këtë do kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë që të jenë monitorë të burimeve tona njerëzore sepse kanë investuar energji, kohë e para. Duhet të jemi të treja palët aleatë për një ndryshim radikal në këtë drejtim që duhet të filloj nga vetja juaj të dashur kryetarë të bashkive. Duhet të thoni mjaft, duhet të nisë kapitull të ri.”.

Dy vite pas deklartës të bërë nga numri një i qeverisë në një mbledhje me kryebashkiakët, duket se situata nuk ka ndryshuar shumë.

Këta shtojnë e shtojnë e shtojnë, ndërkohë që bota ka disa tregues performance që janë një 250, ndërmjet të cilëve është edhe numri I punonjësve për 1000 lidhje. Në Gjermani, kemi parë që ishin rreth 50 mijë abonentë në një sistem ujësjellësi dhe punonin vetëm 2 veta”, shprehet   Pirro Cenko, Inxhinier Hidroteknik, me një përvojë jo vetëm në Shqipëri në shoqëritë UK, por edhe jashtë vendit, i cili thekson se sistemi ka nevojë për automatizim.

Arsyeja që ne kemi kaq shumë punonjës është arsye politike dhe nepotizëm, sepse në fund të fundit shtetit ato i kanë ngelur si ndërrmarrje që mund të abuzojë”, thotë inxhinieri hidroteknik.

Vetë Enti Rregullator i Ujit e pranon këtë fakt në raportin e tij të fundit në sektorin e “Efiçenës së Stafit”, në të cilin nënvizohet se efikasiteti i stafit nënkupton që shoqëritë të mos kenë njerëz në organikën e tyre, që nuk justifikojnë pozicionin e punës.

Kjo pjesë e stafit përveçse është jo efikase, dekurajon edhe pjesën tjetër të stafit si shembull negativ i performancës në punë. Për vitin 2023 sektori ka operuar me 213 punonjës më pak, por përsëri sektori paraqitet i mbingarkuar me staf të pajustifikuar që në mjaft raste janë të punësuar pa arsimin dhe kualifikimet përkatëse dhe bazuar në kritere partiake”, përfundon kostatimi i ERRU, duke shtuar se ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të analizohen hollësisht numri i punonjësve dhe pozicionet në organigramë, përshkrimet e punës dhe ngarkesa reale për cdo pozicion pune, veçanërisht në rastet kur shoqëritë aplikojnë për nivel të ri tarifor. Megjithatë, sektori vazhdon të jetë i mbingarkuar me staf të pajustifikuar.

Kjo ngarkesë me punonjës, sipas zotit Cenko, është e ulshme nëpërmejt automatizimit, i cili sipas tij ka një kosto të ulët investimi, i cili kthehet shumë  shpejtë.

Stacioni qëndror i pompimit, ku të gjitha pompat bëhen që të ndizen dhe fiken vetë në varësi të nivelit të ujit në depo, nuk kushton më shumë se sa 12 mijë euro për një paisje, dhe kjo brenda 6 muajsh nxjerr investimin, pasi bëhet edhe një kursim drastik i energjisë elektrike”, thotë ai, duke shtuar se autmoatizimi është baza.

Të dhëna të siguruar nga AKUK

Në vitin 2023, numri total i të punësuarve në sektorin UK ka qenë 7602 punonjës, me një renie nga viti 2022, ku në total kishte 7815 të punësuar. Nga ana tjetër, INA media ka siguruar të dhënat e numrit të punonjësve për vitin 2024, ku shihet një rritje prej 102 punonjës krahasuar me vitin 2023. Për 2024, të dhënat flasin për një shifër prej 7704 të punësuar në këtë sektor, kur nga 14 shoqëritë rajonale dhe shoqëria UK Tiranë, Kamez, Vorë, numrin më të madh të të punësuarve e ka Tirana, e ndjekur nga Durrësi.

E ndërsa sektori i ujësjellësit prej 30 vitesh ka kaluar në reforma të shtumta për t’i dhënë një zgjidhje problemeve që e kanë shoqëruar vazhdimisht, deri tani zgjidhje është gjetur për një pjesë të vogël të tyre, problemet madhore vijojnë të qëndrojnë aty, ashtu si pyetja se kur do të kemi ujë 24 orë./Ina-Media

 

Berisha dhe Meta në burg, shanset që Trump ‘t’u heq dënimin’ janë zero!

‘Shanset që Donald Trump ‘t’u heq dënimin me burgun’ Metës dhe Berishës tani që erdhi në pushtet janë zero’. Kështu është shprehur avokati Spartak Ngjela mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj.

Ngjela u shpreh se Amerika nuk mund të ndërhyjë në pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

‘Është politikë, ata janë të dënuar me burg dhe janë të arrestuar të dy. A do t’ja u heq dënimin Trump është naivitet, si mund të hyjë ai në pushtetin gjyqësor, e dini që SPAK kontrollohet nga ekspertiza amerike për të shpëtuar vendin nga korrupsioni’, tha ai.

Teksa u pyet lidhur me sondazhet të cilat tregojnë një besueshmëri të ulët të publikut tek opozita, Ngjela u shpreh se opozita nuk vjen dot më në pushtet, pasi sipas tij Berisha nuk ka më mbështetje.

Ai tha se familja e Berishës është e gjitha nën akuzë për korrupsion, ndërsa ndaj Berishës ‘rëndojnë’ akuza të forta.

‘Nuk ngrihet sepse janë të diskredituar në pushtet, duhet të kishin nxjerr lidership të ri. Nuk ka vota Saliu. Ai i thirri poshtë dritares dhe sa vetë ishin. Nuk ka më fuqi elektorale. Berisha ka akuzë penale që i është ngritur si familje, ai ka akuza të forta. Janë me gjithë dhëndrin të akuzuar për korrupsion dhe nuk dihet se ku do të shkojë vala e tyre. Sepse shenjat janë që kanë filluar ehe për djalin e tyre kështu po flet shtypi botëror. Familja Berisha është në gjendje të rëndë’, tha ai.

Ardhja në pushtet e Trump, duket se ka sjell frikë tek qeveria Kurti pasi flitet se mund të rikthehet teza e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Lidhur me këtë avokati Ngjela tha se Kosova është shtet i pavarur dhe ndërrimi i territoreve mund të bëhet vetëm nga një marrëveshje që bëhet nga Kuvendi në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

Kosova është e pavarur, nëse duan që të ndërrojnë territoret marrëveshjet i bënë Kuvendi i Kosovës me qeverinë e Kosovës. Ata që e bënë dhe e hodhën këtë tezë sot janë në burg. Prandaj nuk duhet që të ketë asnjë shqetësim. Kufiri i shtetit të Kosovës dhe shpallja si vend i pavarur ka dal me luftë botërore. Për të dal shtet i pavarur Kosova është bombarduar Beogradi, aleati më i madh i Moskës. Nëse fiton antishqiptaria në parlamentin dhe në qeveri në Kosovë është gjë tjetër’, tha ai.

Dy qëndrimet e Ramës për reformën në drejtësi, Basha poston videon: Bashkë me Berishën po bëjnë gjithçka për të goditur SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook, shprehet se pavarësia dhe dhe fuqizimi i SPAK dhe GJKKO e trembin Edi Ramën, që tashmë ka më shumë bashkëpunëtor në burg sesa në qeveri.

Në një video të postuar në facebook me deklaratat e Ramës për reformën në drejtësi, Basha shkruan se gjuha e turpshme e përdorur për të denigruar mbështetjen e partnerëve, e paraprirë nga amnistimi i të korruptuarve për të penguar punën e SPAK, janë tregues të degradimit që po pëson qeverisja, për shkak të aferave të panumërta që mbajnë firmën e tij, ndaj dhe po përpiqet me çdo kusht të delegjitimojë SPAK-un.

Kreu i demokratëve euroatlantikë shprehet se Rama dhe Berisha po veprojnë së bashku për të minuar drejtësinë. Ai akuzon Ramën për përpjekje për të dekonspiruar SPAK dhe GJKKO, ndërsa Berishën për përdorimin e fjalorit kriminal kundër këtyre institucioneve.

Postimi i plotë e Bashës:

Pavarësia dhe fuqizimi i SPAK dhe GJKKO e trembin Edi Ramën, që tashmë ka më shumë bashkëpunëtor në burg sesa në qeveri.

Gjuha e turpshme e përdorur për të denigruar mbështetjen e partnerëve strategjikë ndaj Reformës në Drejtësi, e paraprirë nga amnistimi i të korruptuarve për të penguar punën e SPAK, janë tregues të degradimit që po pëson qeverisja, për shkak të aferave të panumërta që mbajnë firmën e tij, ndaj dhe po përpiqet me çdo kusht të delegjitimojë SPAK-un.

Edi Rama po bën gjithçka së bashku me Sali Berishën për të goditur drejtësinë. Njëri mundohet t’ia pamundësojë punën, duke urdhëruar administratën të mos bashkëpunojë dhe deputetë e policë të emëruar prej tij ta dekonspirojnë, e tjetri duke e sulmuar me fjalor kriminal. Të dy së bashku me planin nën tavolinë për të bashkuar votat në rastin më të parë kundër saj.

Prej muajsh kam dorëzuar në Kuvend amendamentet që sigurojnë mbështetjen e nevojshme për SPAK, por ato bllokohen nga Edi Rama dhe patericat e tij, sepse ai e di që kambanat e drejtësisë po bien edhe për atë.

Fundi i pandëshkueshmërisë kërkon një qeveri anti-korrupsion, që vepron në sinergji me SPAK dhe GJKKO duke krijuar kushtet e domosdoshme për llogaridhënien, në mënyrë që ata që kanë abuzuar me taksat, pronat dhe besimin e shqiptarëve të mbahen përgjegjës për gjëmat e tyre në kurriz të familjeve shqiptare.

Shqipëria meriton më shumë!

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës për arrestimet e fundit: Mbështesim punën e SPAK dhe integrimin e Shqipërisë!

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner dhe ambasadorja e Francës, Catherine Suard, ishin sot të pranishëm në qytetin e Korçës, ku morën pjesë edhe në ceremoninë e përvitshme të “Përkujtimit të Armëpushimit”, të 11 Nëntorit 1918, në fundin e Luftës së parë Botërore, ku u nderuan 640 ushtarë të rënë.

Diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë dhanë edhe një prononcim për mediat, ku folën dhe ndanë mendimet e tyre për situatën politike, zgjedhjet e ardhshme dhe drejtësinë.

Ambasadori Gjerman Karl Bergner u pyet se sa do të ndikojë standardi i zgjedhjeve të afërta elektorale të vitit 2025, për proceset integruese të Shqipërisë në BE.

Ne i mirëpresim hapat e fundit që janë marrë nga ana e qeverisë. Mendoj që është një tregues i fortë për besimin që do kenë shtetet anëtare të BE ndaj Shqipërisë. Një kapitull është hapur dhe priten që të hapen edhe kapituj të tjerë në të ardhmen që do të thotë negociatat e vërteta do të fillojnë dhe ky proces transformimi që Shqipëria po i nënshtrohet, përforcimi i vlerave europiane do të vazhdojë të thellohet. Ne vlerësojmë punën që ekipi shqiptar ka bërë deri tani”, tha diplomati.

Kurse për arrestimet në nivele të larta të politikës që ka bërë SPAK, ambasadori gjerman u shpreh:

“Qëndrueshmëria e institucioneve të fuqishme, jo vetëm SPAK, por edhe institucione të tjera ligjzbatuese, është pjesë e transformimit të aksesit në BE. Ne e mbështesim dhe e vlerësojmë punën e SPAK në këtë aspekt”.
Ndërsa ambasadorja franceze komentoi hapat e Shqipërisë drejt BE dhe punën e SPAK, duke vlerësuar dhe mbështetur për hapa të mëtejshëm, sikurse homologu i saj gjerman.

“Ashtu siç e theksoi presidenti Macron ne vizitën e tij në Shqipëri, jemi të lumtur për hapat e Shqipërisë në BE dhe jemi të bindur që ato do vazhdojnë. Procesi i integrimit është i rëndësishëm transformimi i shoqërisë shqiptare. Në këtë proces transformimi, Franca dhe Gjermani u japim ndihmë. Besoj se jemi dakord që ne mbështesim punën e SPAK, BE e mbështet në punën e rëndësishme që po bën”, tha diplomatja franceze.

Zëri i Amerikës: Si do të qeveriset SHBA nën administratën e re Trump?

Ndërsa administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka nisur të marrë formë, pikëpyetjet që po ngrihen janë se si do t’i zbatojë ai premtimet e fushatës, apo nëse do të synojë të ndëshkojë kundërshtarët e tij politikë. Nga ana tjetër, demokratët po reflektojnë lidhur me humbjen e tyre në garën për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias jep më tepër informacione.

Pas fitores në zgjedhje e gjithë vëmendja tashmë është përqendruar tek Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe tek mënyra se si ai do të qeverisë. Mbështetësit e tij thonë se edhe amerikanët që nuk votuan për ish-presidentin do të shohin përmirësim të jetës së tyre.

“Mendoj se shumë njerëz, edhe ata që kanë besuar disa pretendime të rreme për Donald Trumpin do të befasohen për të mirë kur të shohin se do të paguajnë më pak taksa. Çmimet do të ulen dhe kufiri do të jetë i sigurt”, thotë ish-kandidati republikan për President, Vivek Ramasëamy.

Me zgjedhjen e Susie Ëiles si shefe të kabinetit të zotit Trump, administrata e presidentit të zgjedhur tashmë po merr formë. Në fundjavë zoti Trump sqaroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, se ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nuk do të marrin pozitë në kabinetin e ri të tij. Ndërkohë janë ngritur pikëpyetje nëse zoti Trump do t’u qëndrojë disa deklaratave që bëri gjatë fushatës për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe atyre që kanë ngritur padi kundër tij.

“Do t’u tregoj atë që Donald Trumpi e ka thënë shpesh; hakmarrja jonë do të jetë suksesi, e suksesi do të jetë hakmarrja jonë”, thotë zoti Ramasëamy. Për ata që mbështetën kandidaten demokrate Kamala Harris, kjo është një kohë reflektimi.“Klasa punëtore e këtij vendi është e zemëruar dhe jo pa arsye. Falë ekonomisë sot, ata që janë të pasur po jetojnë jashtëzakonisht mirë, ndërsa 60% e popullatës mezi ia dalin të mbyllin muajin”, tha për rrjetin CNN senatori i pavarur Bernie Sanders. Ndërsa vlerësoi arritjet e administratës së Presidentit Biden, senatori Sanders tha se ka ende shumë punë për të bërë.

“Ne kemi nevojë për një plan që i thotë klasës punëtore se do të krijojmë një ekonomi dhe një qeveri që punon për ju. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqni donatorët e mëdhenj, ata me shumë para nga politika”, tha senatori Sanders. Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit më 20 janar. Zoti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump për ta uruar pas fitores së tij në zgjedhje. Të dy do të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë./Voa/

Betonizimi dhe kanalet kulluese rrezikojnë Shqipërinë nga përmbytjet më shumë se ndryshimet klimatike

Javën e ardhshme priten reshje me intensitet të lartë dhe mesatar, të cilat e gjejnë territorin të thatë prej një periudhe mjaft të gjatë bën që mundësia që këto reshje të absorbohen është shumë e vogël. Kjo rrit rriskun për përmbytje masive në territorin e Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën.
Pamjet e përmbytjeve të 29 Tetorit në rajonin e Valencias në Spanjë kanë tronditur gjithë botën. Mijëra spanjollë u gjenden të vetëm përballë fatkeqësisë natyrore duke rrezikuar jetën, pronën dhe gjithçka kishin. Raportimi më i fundit, dje më 08.11.2024, i ministrit të Transportit Oscar Puente konfirmonte se numri i të vdekurve nga përmbytjet e javës së kaluar në Spanjë është rritur në 223, teksa 78 persona të tjerë janë ende të zhdukur. Ndërsa 48 trupat e rikuperuar ende nuk janë identifikuar.
Aktualisht vijojnë ende operacionet e kërkim shpëtimit si dhe përpjekjet për pastrimin e zonës së prekur. Nga të dhënat rezulton se në provincën e Valencias janë prekur 75 komuna dhe 450.000 hektarë tokë. Gati dy javë pas katastrofës, pjesa më e madhe e zonës mbetet e mbuluar me baltë dhe mbeturina.
Deri tani, qeveria e Spanjës ka ofruar 10.6 miliard € në kredi dhe ndihmë për të ndihmuar rindërtimin e zonës së shkatërruar. Në mediat spanjolle ka raportime të shumta të njerëzve që dëshmojnë se lajmërimet e qeverisë spanjolle janë bërë vonë. Për akuzat e tilla ende vijojne hetimet. Por kryefjala e kësaj katastrofe natyrore, evidenton faktin që përmbytjet u shkaktuan nga fenomen natyror, pasi shiu i një viti ra në vetëm disa orë në rajonet jugore dhe lindore të vendit.

Shqipëria
Më 4 Tetor pasdite përmbytje masive pushtuan qytetin e Vlorës. Shkak kryesor duket se ka qenë mospastrimi i kanalit të ujërave të larta në qytet, ku sipas raportimeve, ishte mbushur me mbeturina por dhe ndërtimet pa leje e pa kriter. Ccka bëri që uji të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në lagje.
Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë, duke arritur në 180 milimetër deri tani, ndërsa u shprehën se hidrovori nuk ishte në funksion.
Në media, të shumtë ishin baorët që denonconin se kanali kishte vite pa u pastruar edhe pse ata i kishin bërë thirrje institucioneve vendore. Hera e fundit që ishte pastruar kanali ishte 6 vite më parë. Sipas të dhënave nga dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e 4 tetorit, u dëmtuan 323 banesa dhe 73 biznese, ndërsa 33 familje u evakuan.
Emergjencat Civile raportuan se do lëvronin një fond prej 200 mijë eurosh. Menjëherë pas ngjarjes Kontrolli i Lartë i Shtetit nisi hetimin për përmbytjen. Partia Demokratike kallëzoi në Prokurori për shpërdorim detyre. Ndërsa Prefektura dhe bashkia nisën verifikimin e kanaleve e kolektorëve.

Alarmi
Një muaj pas kësaj përmbytje, alarmi për rrezik përmbytje në Vlorë dhe Durrës ekziston. Sipas parashikimeve meteorologjike, znj.Tanja Porja, në media ka deklaruar se më 12-13-14 Nëntor vendi jonë do të goditet nga stuhitë e Atlantikut. Sipas sak situata është problematike pasi edhe me 40-60 mm reshje në tre katër orë përmbyten, Durrësi dhe Vlora.
“10 ditëshi i parë i muajit nëntor kaloi pa reshje. Shumë shpejt priten reshje me intensitet të lartë në territorin shqiptar. Pritet në 12-13-14 Nëntor që këto reshje të fuqizohen, të drejtohen drejt Lindjes duke përfshirë një pjesë të mirë të Mesdheut Qendror, Italinë e Jugut dhe territorit shqiptar. Nga data 11 nëntor e në vijim presdim që këto reshje të përfshijnë një pjesë të mirë të Ballkanit, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë reshje me intensitet të lartë. Pritet që reshjet të jenë 50-70 mm në intervale kohore tre orarëshe.
E gjithë kjo situatë pritet pas datës 10 Nëntor. Priten reshje me intensitet të lartë dhe mesatar, të cilat e gjejnë territorin të thatë prej një periudhe mjaft të gjatë bën që mundësia që këto reshje të absorbohen është shumë e vogël. Kjo rrit rriskun për përmbytje masive në territorin e Shqipërisë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. Pjesa e dytë e nëntorit është krejt ndryshe”- deklaroi Porja.

Sinoptikania Lajda Porja ka treguar arsyen e përmbytjes së qyteteve dhe cilat prej tyre janë të rrezikuara në Shqipëri. Ajo shprehet se ndërtimet pa kriter betonizimi po bëjnë që përmbytjet të jenë të rangut si në Valencia të Spanjës. Ajo shton më tej se në Shqipëri qytetet e rrezikuara janë Vlora dhe Durrësi.
“Ndërtimet pa kriter betonizimi po bëjnë që përmbytjet të jenë të rangut si në Valencia në Shqipëri është Vlora dhe Durrësi që janë më të rrezikuara dhe gjithmonë të rrezikuara nga përmbytjet dhe për shkak të mungesës së gjelbëritmit dhe ndërtimeve pa kriter në këto 20-30 vitet e fundit janë qytetet për sa i përket rreshjeve sepse nje sasi rreshjesh që bie në Shkodër nuk bën të njëjtën katastrofë nëse bie në Durrës ose në Vlorë”- tha Porja.

Ndryshimet klimatike
Përmbytje ka patur gjithmonë, por ajo që po ndodh aktualisht është shpeshtësia dhe intensiteti i këtyre fenomeneve natyrore. Më fjalë të tjera përmbytje më të shpeshta dhe më të forta. Sidomos në Spanjë, stuhia e fundit i atribuohet edhe “DANA”-s, (Depresión Aislada en Niveles Altos), ose “pika e ftohtë”, një flluskë ajri i ftohtë që shkaktoi reshjet ekstreme, që ndonëse është fenomen i zakonshëm ndryshimet klimatike kanë shtuar intensitetin e këtyre fenomeneve. Sipas të dhënave vjeshta në zonat afër detit Mesdhe po ngjason gjithnjë e më shumë zonave tropikale.

Në vendin tonë përmbytjet i atribuohen gjithnjë e më shumë mungesës së mirëmbajtjes së argjinaturave të lumenjve, rrugëve dhe pastrimit të kanaleve kulluese. Mirëmbajtja e këtyre është shumë e rëndësishme. Shkatërrime të tilla na sjellin ndërmend që përmbytje, uraganë, shira të fortë kanë ekzistuar gjithmonë, por ndërtimi i infrastrukturës dhe mirëmbajtja e saj është shumë e rëndësishme, por ka një problem akoma më të pamohueshëm dhe kjo lidhet me ndryshimet klimatike.

Ndotja e Liqenit Artificial të Tiranës/ Enriketa Papa kërkon ndërhyrje urgjente dhe thirrjen e Komisionit për Mjedisit

Ndotja në Liqenin Artificial të Tiranës është bërë një problem i rëndë dhe i dukshëm, ku një shtresë algash cianobakteriale, të identifikuara si toksike nga studiues të Fakultetit të Shkencave Natyrore, mbulon pjesë të mëdha të sipërfaqes së liqenit. Profesorët shprehen se kjo ndotje është rezultat i derdhjes së ujërave të zeza të patrajtuara, duke rrezikuar jetën ujore dhe qytetarët që përdorin këtë zonë.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Mjedisin dhe Energjinë në Këshillin Bashkiak Tiranë, Enriketa Papa, ka reaguar fuqishëm ndaj neglizhencës së institucioneve për të adresuar këtë situatë emergjente. Ajo ka kërkuar dy herë thirrjen e Komisionit të Mjedisit dhe zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, por nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke akuzuar autoritetet për shkelje të rregullores dhe ligjit për autonominë vendore. Në një reagim tjetër, më 16 tetor, ajo i ka drejtuar një kërkesë formale Bashkisë së Tiranës për të siguruar dokumentacionin mbi ndotjen dhe investimet e kryera në liqen, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e mjedisit.

Fasoni redukton përfitimet për punonjësit, ulen dhe hiqen bonuset! Kriza për shkak të humbjeve nga kursi i këmbimit valutor, mijëra të papunë

Sektori i industrisë së përpunimit është futur në një krizë pa kthim për shkak të humbjeve që erdhën ndër vite në kursin ë këmbimit.

 

Në vitin 2021 përftimet e një punonjësi me cilësi të lartë në një rrobaqepësi në Tiranë arrinin 55,000-60,000 lekë në muaj. Kjo shumë përfshinte pagën minimale dhe një bonus në formën e shpërblimit që arrinte në rreth 20 mijë lekë në muaj.

Shpërblimet zakonisht ishin pagesa që nuk përfshiheshin në pagë, pohoi A. Mustafa më përvojë shumëvjeçare se administrator në fabrikat e prodhimit të veshjeve.

Tani shpërblimet nuk jepen më ose janë shumë më të ulëta, duke çuar në ulje të mprehtë të pagave. Shpesh punonjësit zgjedhin të lënë punën nga ulja e përfitimeve, por edhe në fabrikat e tjera ku ata tentojnë të punësohen situata është e njëjtë, marrin një bonus më të ulët ose nuk marrin fare.

Punonjësit e fabrikave me përvojë shumë vjeçare ne qepjen e rrobave dhe këpucëve në eksport e kanë të vështirë të integrohen në sektorë të tjerë. Shumë prej tyre po pranojnë të punojnë në kushtet e reja, me ulje page.

Dy vitet e fundit qindra njësi prodhimi të veshjeve dhe këpucës që kanë punuar si nën-kontraktorë kanë mbyllur aktivitetin, teksa mijëra punonjës dolën papunë.

Efektet e krizës së fasonit në punësim mbeten të pamatshme këtë vit për shkak se INSTAT nuk ka i publikuar treguesit e punësimit më 2024 në pritje të azhurnimeve të Anketës së Forcës së punës me të dhënat e reja të Cenc 2023.

Fabrikat e mëdha të tekstilit dhe këpucës duket se janë dorëzuar para krizës dhe besojnë se situata nuk do të jetë e rikuperueshme. Rënia përtej parashikimeve e kërkesës nga jashtë e kombinuar me faktorë të brendshëm si rritja e kostove të punës, humbjet nga kursi i këmbimit kanë ulur të ardhurat me 30% në vitin 2023, teksa shumica bilanceve rezultuan me humbje. industrialistët kanë shkurtuar 35 për qind të punonjësve në dy vitet e fundit, teksa janë në përpjekje për tu diversifikuar në sektorë të tjerë.

Ditë pas ditë, muaj pas muaji dhe vit pas viti humbjet nga kursi i këmbimit janë shndërruar në gangrene për fabrikat me destinacion eksportin. Në fillim të vitit 2022 euro u këmbye mesatarisht 123 lekë, ndërsa këto ditë ka rënë poshtë nivelit 100 lekë. Rënia e euros në dy vite me rreth 18 pikë për qind, i ka ulur në nivele të ngjashme të ardhurat nga eksportet pavarësisht volumit të punës./Monitor