31.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025

“Qytetarët janë rehatuar shumë”- Prishja e koalicionit qeverisës, DW: A e mpiu Gjermaninë suksesi?

Koalicioni qeverisës u prish, disponimi në Gjermani nuk është i mirë. Shumë njerëz janë të shqetësuar nga luftërat dhe krizat aktuale. A u rehatua shumë Gjermania këto vite?

Pas dështimit të koalicionit qeveritar, të përbërë nga SPD,  Të Gjelbërit dhe liberalët e FDP tani Gjermanisë i duhet inkurajim. Nuk duhet harruar, se kritikat që qeveria e koaliconit ishte fajtore për shumë gjëra që nuk shkonin mirë, ishin të përhapura edhe më parë. Sipas një sondazhi të Institutit Allensbach nga shtatori, vetëm tre përqind e të anketuarve ishin të bindur se kjo qeveri ishte e mirë për vendin.

Katër vite më parë, John Kampfner, ish-korrespondent i jashtëmpër agjencinë e lajmeve Reuters në Gjermani, botoi një bestseller të titulluar: “Pse gjermanët i bëjnë gjërat më mirë”, plot lëvdata për politikën gjermane në kohë të vështira. E gjitha kjo nga një britanik.

Mesazhi i tij: Gjermania po kalon me sukses në kohë të vështira dhe po ia del shumë më mirë sesa mendon. Për DW Kampfner tha: “Unë e njoh Gjermaninë për më shumë se 40 vjet dhe nuk mbaj mend ndonjë bisedë me mik apo të njohur gjerman, i cili, kur pyetet se si po kalon Gjermania, thotë: “kalojmë mirë, faleminderit”. Gjermanët nuk e thonë këtë, mendoj se kjo është autokritika gjermane, e cila ka të bëjë shumë me luftën dhe historinë, është shumë pozitive.

Me prishjen e koalicionit,  ajo që e nervozonte nganjëherë Kampfner, i cili jeton në Berlin dhe në Londër, ka të ngjarë të rritet: pra tendenca në Gjermani për t’u ankuar.

“Gjermanët janë rehatuar shumë”

Por sipas studimeve, si Atlasi i Lumturisë 2024, raporti i ekuivalencës së jetesës lindje-perëndim i qeverisë federale dhe një sondazh i ri nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike, gjermanët janë të kënaqur me jetën, e kjo ka trend rritjeje, jo vetëm për shkak se pandemia e koronës është kapërcyer në masë të madhe dhe inflacioni po bie.

Kampfner ka një shpjegim, pse gjendja shpirtërore në këtë vend është shumë më e keqe se situata: “Kjo tendencë për t’u ankuar është gjithmonë si justifikim për të hequr përgjegjësinë, një lloj paralize.” Diagnoza e tij është se: “Gjermanët janë rehatuar shumë. Ata e kanë pasur gjithmonë shumë mirë, ka pasur stabilitet, gjithçka ka qenë solide. Por nuk ka kulturë inovacioni, që duhet të rrezikosh ndonjëherë, duhet të fillosh diçka të re. Me dixhitalizimin, për shembull, ka ngecur në Mesjetë.”

“Gjermanët e përkëdhelur me suksesin”

Politologu i njohur bullgar, Ivan Krastev e ka formuluar së fundmi kështu: 30 vitet e fundit kanë qenë aq të mira për Gjermaninë saqë të gjithë do të dëshironin të vazhdonin të jetonin kështu përgjithmonë. Por bota ka ndryshuar rrënjësisht – kujtojmë luftën në Ukrainë-. Tani, pikërisht gjermanët, të cilët janë përkëdhelur me sukesin, detyrohen të ndryshojnë stilin e jetës së tyre – megjithëse mentaliteti i tyre është se gjithçka duhet të qëndrojë gjithmonë ashtu siç është.

Por çfarë duhet bërë nëse duhet të reformohet një vend që nuk është i gatshëm të ndryshojë? John Kampfnerit nuk i duhet të mendojë dy herë para së të përgjigjet: kancelari, shprehet, ai, nuk duhet të jetë arbitër, por kapiten, pra numër njësh i qartë. Ndoshta si mbrëmjen e së mërkurës, kur ai shpjegoi qartë vendimin e tij për shkarkimin e ministrit të Financave, Christian Lindner.  Në të kaluarën, sipas autorit britanik, kjo ndodhte shumë rrallë: problemi i qeverisë ishte 80 deri në 90 për qind një problem Scholz. “Olaf Scholz ishte shumë i guximshëm me fjalimin e tij për kthesën e epokave, aty ai i hyri një rreziku. Kancelai vendosi që Gjermania duhej të ndryshonte shumë rrënjësisht. Pas kësaj, popullariteti i tij u rrit. Por më pas ndodhi shumë pak, dy hapa përpara e dy hapa prapa, kësaj qeverie i mungon lidershipi”.

Dobësimi komunikimi të qeverisë

Po si arritën pikërisht gjermanët të ishin kaq të pakënaqur me qeverinë e koalicionit? Në një intervistë për DW, Hedwig Richter, profesore e historisë moderne dhe bashkëkohore në Universitetin e Bundeswehr-it në Mynih, e sheh këtë edhe si pasojë e komunikimit të dobët të qeverisë. Ata e trajtonin popullsinë si fëmijë të vegjël që duhej t’i mbanin larg nga çdo gjë e rëndë dhe gjithmonë shikonin me frikë nga votat.

“Do të kishte qenë e rëndësishme të thoshim, në rregull, ne jetojmë në një demokraci, duhet të flasim me njerëzit si të rritur. Duhet të themi se çfarë po ndodh, gjë që u përpoqën të Gjelbrit për një kohë, kur thanë, se transformimi mund të jetë gjithashtu i dhimbshëm. Por ai ndryshim ia vlen absolutisht dhe se çdo refuzim i këtij transformimi ekologjik dhe një politikë e re sigurie do të bëhen edhe më të shtrenjta dhe do të gllabërojnë sigurinë tonë.”

Richter sheh po ashtu përgjegjësi të madhe për humbjen e besimit të qeverisë te kancelari Scholz, i cili, për shembull, i la jashtë të Gjelbrit në përpjekjen e tyre për të zhvilluar një politikë realiste klimatike. Por dështimet, sipas politologes e kanë origjinën shumë më herët, nën kancelaren Merkel, e cila qeverisi Gjermaninë nga viti 2005. Në atë kohë, vendi mbështetej në jastëkun e butë të prosperitetit që kishte. Tani Gjermania është në një polikrizë dhe po mbart pasojat e rënda.

“Kur bëhet fjalë për sigurinë, ne  gjermanët kemi menduar për një kohë të gjatë se mund ta zhvendosim atë. Gjithashtu menduam se thjesht mund ta injoronim migrimin pa pasur nevojë të gjejmë zgjidhje reale, se thjesht mund të shtynim të gjitha katastrofat ekologjike. Tani, megjithatë, ne jetojmë në një kohë në të cilën të gjitha efektet anësore të veprimeve tona rikthehen fort tek ne.”

Narrativa e suksesit

Sociologu Harald Welzer mbështet idenë e rrëfimit të “historive të suksesit”. Kjo është ideja e Fondacionit FuturZwei, bashkëthemelues dhe drejtor i të cilit është Walzer. Ai dhe kolegët e tij duan të shikojnë përpara, të motivojnë dhe të tregojnë se shumë ndryshime janë të mundshme edhe në një masë të vogël me ide konstruktive. Edhe ai ka një shpjegim për kapjen e Gjermanisë pas së kaluarës.

“Ne ishim sigurisht fituesit e periudhës së pasluftës, veçanërisht Gjermania Perëndimore. Kjo është një histori e avancimit dhe prosperitetit ekonomik që ka zgjatur mbi dy breza, e nxitur nga globalizimi. Dhe të gjithë mendonin se ajo do të vazhdonte përgjithmonë. Nëse ti ngec në një model prosperiteti, padyshim që nuk ke dëshirë të japësh asgjë prej saj”.

Welzer gjithashtu fajëson mediat për atmosferën jo optimiste në Gjermani: veçanërisht mediat konservatore si Bild, Welt dhe FAZ kanë goditur të Gjelbërit si me fushatë kundër tyre. Kjo është pikërisht partia, pak a shumë e vetmja që vë në dukje se Gjermania duhet të ndryshojë në shekullin e 21-të. “Dhe në momentin që ata e konkretizojnë këtë, të gjithë bërtasin se kjo është ashpërsi dhe rregullim. Dhe sigurisht personi që jep mesazhin përfundon duke marrë goditje.”

Welzer thotë për DW se tashmë diçka ka ndryshuar në Gjermani. Në dy vitet e fundit, shumë të moshuar i kanë thënë: “Për herë të parë në jetën time, jam i lumtur që jam kaq i moshuar”. Sociologu e përkthen këtë si “humbje të asaj që shihej si e vetëkuptueshmer” dhe premtimi themelor i një shoqërie si ajo e Gjermanisë nuk mund të mbahet më: “Juve nuk do t’iu ndodhë asgjë, do të ketë gjithmonë paqe, do të ketë vetëm përparim dhe rritje të prosperitetit. Për jetën e njerëzve kjo do të thotë: mund të kem kancer, mund të bëj një aksident, mund të divorcohem, por bota do të mbetet gjithmonë ashtu siç është tani në dispozicion për mua, natyrisht, ky premtim është thyer.

Një moment Kennedy për Gjermaninë?

Për ta kundërshtuar këtë me një narrativë pozitive, ekonomisti Marcel Fratzscher kohët e fundit bëri thirrje për një moment gjerman Kennedy.

Kennedy tha në fjalimin e tij inaugurues në presidencën amerikane në vitin 1961: “Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, por çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.” Ndoshta kjo është ajo që i duhet Gjermanisë tani: një rrëfim që e nxjerr vendin nga pesimizmi aktual dhe krijon një frymë optimizmi./DW

Historia e burgut të Spaçit përmes artit dhe lëvizjes! Rrëfimi që tregon peshën e dhimbjes dhe dhunës që shoqëroi jetën e ish të burgosurve politikë në kampin

Rrëfimi përmes imazhit që tregon peshën e dhimbjes, pritjes, mallit dhe dhunës që shoqëroi jetën e ish-të burgosurve politikë në kampin burg mes maleve të Mirditës.

 

“Valsi i lumturisë” jehon në një nga qelitë e ish-burgut të Spaçit, teksa aktorja Rosella Pelicioti i bashkohet kërcimit, duke përdorur si partner një karrige druri. Trupi i saj ndërthuret me objektin prej druri në një duet të dhimbshëm, ku partneri është më shumë një lak që shtrëngon një trup të hollë që mbart peshën e frikës dhe ankthit në çdo prekje dhe çdo lëvizje. Pas tyre është një tryezë bosh, e cila dëshmon absurdin në të cilin jetuan dhe mbijetuan njerëzit në burgun e Spaçit nën regjimin komunist në Shqipëri, ku lumturia dhe valsi ishin të pamundura. Duke qenë se zotërimi dhe përkatësia ishin relative në atë kohë, në fund të skenës aktorja e lë karrigen.

Sekuenca është pjesë e “303”, një video-film i koreografit Gentian Doda. Duke përdorur një rrëfim që vjen përmes imazhit, ai synon të krijojë dhe të tregojë peshën e dhimbjes, pritjes, mallit dhe dhunës që shoqëroi jetën e ish të burgosurve politikë në kampin burg që ndodhet në mes të maleve në Mirditë. Filmi hapet me një grua, e cila duhet të ecë gati 7 kilometra për të arritur në burg, ku i afërmi i saj i dashur po vuan dënimin. Mbi kodër, silueta e një burri vështron poshtë rrugën që ndan botën nga qelia e burgut. Në skenat e mëtejshme, gruaja shfaqet duke pritur në dhomën e vizitave, ndërsa herë pas here shfaqen burra me fytyra të mbuluara me maska të bardha. Këta vela të bardhë që mbulojnë portretet, japin edhe idenë e dehumanizimit të individëve, të cilëve u është kërkuar dhe janë detyruar të riformojnë sjelljet, ndjenjat dhe vështrimin e tyre sipas modelit të dhënë të sistemit, për të krijuar “njeriun e ri”, siç donte sundimi komunist.

Dhe më pas miniera dhe vuajtjet, britmat pa zë dhe kushtet e tmerrshme pushtojnë ekranin e errët, ku errësira tregon ngjyrën e një kohe. Burri dhe gruaja nuk takohen gjatë gjithë filmit, ndërsa publiku përjeton një ndjenjë të vazhdueshme ankthi. Jetët e tyre rrjedhin ngadalë si dy vija paralele, të ndikuara nga njëra-tjetra, por pa një pikë kontakti. Në dy dhoma të vogla dhe të mykura, pritja dhe frika përcillen përmes lëvizjeve të trupave, frymëmarrjes apo psherëtimave. Sipas ATSH, filmi synonte të përballej me të kaluarën e Shqipërisë, duke e shfaqur dhimbjen pa zë e tekst, jo se viktimat ishin pa zë, por sepse publiku duhet të ketë perceptimin e vet.

“Ideja ime ishte të universalizoja atë që ndodhi pa gjeografinë e saj. Do të pretendoja shumë po të bëja sikur do të flas për të burgosurit apo historitë e tyre – askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ata. Doja që të gjithë të merrnin përshtypjen e tyre nga ajo që ka ndodhur atje. Kur shkuam në Spaç, ndiheshim çdo ditë e më keq dhe ishim të lodhur, shpirtërisht të lodhur”, tha gjatë premierës në kinema “Millenium”, Doda, regjisori i “Was bleibt kolektiv”, një organizatë artistike e cila zbulon kushtet njerëzore përmes lëvizjes.

Ai bashkoi forcat me “Te Bunkeri”, një nismë e inovacionit social, për të prodhuar këtë film të shkurtër të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit “BE për kulturën”. Pas një ekspozite me portretet e ish të burgosurve politikë në Spaç, filmi është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të mbështetur Shqipërinë që të përballet me të kaluarën dhe për të mbajtur gjallë historitë e të mbijetuarve, duke trajtuar njëkohësisht thirrjen e tyre për drejtësi. “Thellësisht i prekur nga historitë e katër burrave trima që i mbijetuan mizorive në burgun famëkeq të Spaçit në Shqipërinë komuniste: Zenel Drangu, Agron Hoxha, Bedri Blloshmi dhe Banush Cuka.

Historitë e tyre të sakrificës, qëndresës dhe shpresës janë një mësim i fuqishëm për brezat e rinj, duke na kujtuar pse duhet të sigurohemi që historia të mos përsëritet kurrë. Zërat e tyre, së bashku me ato të qindra të mbijetuarve të tjerë, meritojnë të dëgjohen dhe të mbështeten për të kërkuar drejtësi. BE-ja mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me të kaluarën e saj”, tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato pas takimit me ish-të burgosurit politikë, më herët atë ditë. Nëpërmjet artit, ky projekt synon të angazhojë audienca të ndryshme, duke ndriçuar historitë e kampit famëkeq të burgut “303” të Spaçit. Programi “BE për kulturën” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ai fokusohet te rinovimi dhe rigjallërimi i 23 objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga Bashkimi Evropian me një buxhet të përgjithshëm prej 40 milionë Euro. Ai synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në rimëkëmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale. Për këtë qëllim, fokus i veçantë i kushtohet teknologjive inovative, duke përfshirë rrëfimin digjital dhe krijimin e produkteve multimediale të dizajnuara për të qenë të arritshme për të gjithë. Në të njëjtën kohë, programi po mbështet sipërmarrjen vendore, artizanatin dhe nismat kulturore që zhvillohen në zona të përzgjedhura, përmes shpërndarjes së granteve, duke ofruar një nxitje të drejtpërdrejtë për ekonominë vendore.

/Gazeta Panorama

Fundi tragjik i lidhjes së dashurisë mes Sami Frashërit dhe aktores Mari Karyan! Historia e panjohur e dijetarit shqiptar: Bukuroshja e famshme e Stambollit vdiq gjatë abortit pasi…

“Armenia e re, nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll, më 1882 dhe duke iu dorëzuar në duart e tij e, do të priste një fëmijë nga kjo lidhje, por…”! –

 

******

Shemsedin Samiu apo Sami Frasheri, siç rendomë, njihet ndër shqiptarë, ishte figura qendrore e Rilindjes Kombëtare, dhe nga shumëkush  merret edhe si babai dhe ideologu i nacionalizmit shqiptar! Duke jetuar dhe vepruar në kryeqendrën e Perandorisë Osmane, me veprën dhe te bëmat e tij, dimensioni i Samiut tejkalon atë shqiptar, duke marrë kështu përmasa perandorake. Si një poliglot i vërtet që ishte, botoi e përktheu shume vepra në gjuhë të ndryshme, duke lënë kështu gjurmë të pashlyera në historinë e dy popujve, shqiptar dhe atij turk. Me përmasat e një alimi, Samiu do të zinte një vend qendror në mesin e modernistëve myslimanë të shekullit XIX-të.

Edhe pse një figure shumëdimensionale, për lexuesin shqiptar Shemsedin Samiu, ende mbetet i pa eksploruar ne tërësinë e tij, duke u njohur vetëm në konturat e ideologjisë së nacionalizmit. Përmes arkivave dhe bibliotekave të Stambollit, bëhet i mundur një udhëtim në kohë, në Stambollin e asaj kohe, në gjurmët e Samiut, në përditshmërinë dhe botën e tij të brendshme…!

Vila në Erenkoj

Para më se 130 viteve, një mëngjes ne Erenkoj… ende pa lindur dielli. I gjithë xhadebostani në një qetësi te mbuluar ende me errësirën e natës. Mu përballë Xhamisë së Xhadebostanit, një dritare e katit të dytë të një vile te bukur, bën dritë. Është vila e Shemsedin Samiut… është dhoma e Samiut…! Samiu po shkruan nën dritën e qiriut! Ky ishte adeti i tij. Zgjohej shumë herët përpara lindjes së diellit dhe shkruante deri sa mbaronte, e tek pastaj flinte. Edhe pse në atë kohë përdorej gjithandej llamba me gaz, ai shkruante nën dritën e qiriut, sepse nuk e duronte dot llambën, e kishte neveri, as erën e saj nuk e duronte.

Nuk është parë të ketë hyrë llambë në shtëpinë e tij, por vetëm qirinj, dhe atë me sëndukë siç thuhej atëherë. Askush nuk e pengonte në dhomën e tij, madje edhe kur e zinte gjumi, askush nuk e zgjonte! Kur mbaronte me shkrimin, e kishte zakon të duartrokiste tre herë, dhe kjo ishte isharet për vajzën e tij të madhe, Samijën (Erer), që babi i saj tashmë ka mbaruar me shkrimet dhe mund të vinte me vrap e ta përqafonte. Ajo përgatiste një lloj çaji me konjak dhe limon, e uleshin së bashku duke biseduar. Ata bisedonin më shumë për letërsinë, madje në disa gjuhë, por më të zakonshme ishin muhabetet për letërsinë franceze duke biseduar kështu në frëngjisht.

Samija kishte mësuar që e vogël frëngjishten nga babai i saj dhe ishte njohur që e vogël me autorët francezë. Pasi bënin kështu muhabet letërsie, Samija, duke e përshëndetur me “Allah rahatllëk versën”, dilte nga dhoma, sepse alimi i madh tashmë duhet të flinte një sy gjumë. Gota me konjak e shoqëronte edhe në pauzën nga dreka në darkë, dhe në ditët e ftohta të dimrit, ai përdorte vetëm çajin. Por darka ishte shumë e rëndësishme për Samiun. Nga ata që e rrethonin atë, kujtohej se ajo ishte pika përbashkusese e të gjithë familjes dhe koha më e gjatë e qëndrimit të tij me ta. Darka zgjaste diku më shumë se dy orë, dhe aty ai përgatiste tregime më interesante. Shpesh ai rrëfente kujtime nga Trablusgarbi, koha sa ishte i internuar nga Sulltan Abdulhamiti II-të.

Shpesh rastiste që në orët e vona tek vila e Samiut të trokisnin mysafirët e largët. Ai ishte i famshëm në Lindje, tek myslimanët indianë e kinezë. Për shkak se shkëmbehej me letra me intelektualët e këtyre zonave, ata me të ardhur në Stamboll, as që çanin kokën për hotelet e qytetit. Menjëherë drejtoheshin për tek shtëpia e dijetarit të famshëm, ku padyshim priteshin nga buzëqeshja e tij. Sipas gazetarit dhe shkrimtarit Hikmet Feridun Es, ai kishte mysafirë të ndryshëm nga Lindja e Perëndimi, priftërinj, hoxhallarë, rabinë, shkrimtarë e piktorë, e ku muhabetet zgjasnin deri në orët e vona, madje duke i bërë edhe konakë shpesh herë mysafirëve.

Shtëpia ishte aq e madhe, saqë të gjithë ndiheshin rehat. Ishte projektuar nga vetë Samiu. Vetëm dhoma e tij e studimit, mbetej disi e paprekshme në atë shtëpi. Po të hyje në atë dhomën që ndodhej në katin e dytë të vilës, nuk do gjeje asgjë tjetër, pos librave gjithandej, të cilat identifikoheshin menjëherë nga Samiu, nëse dikush i ka lëvizur nga vendi. Gjatë ditës, tavolina ishte e mbuluar me libra e, vështirë të gjeje aty diku në mes të tyre, atë kokën që shkëlqente e me mjekrën e gjatë e komplet të thinjur.

Një dashuri tragjike

6 Mars 1874. Rruga “Divan jollu” që përshkruan komplet vijën nga forumi i dikurshëm i Konstandinit për në Sarajet e “Topkapës”, i mbushur me afishe që paralajmërojnë shfaqjen teatrale që do të luhet fare aty afër, në teatrin osman tek rruga “Gedik Ahmet Pasha”, vlonjati i njohur i kohës së sulltan Fatihut. Një kaligrafi e bukur rreshtuar e shkronjave osmane në ballë të afishes: “Besa yahud Ahde Vefa” (Besa apo Fjala e Dhene) dhe një portret në mes i autorit të dramës, Shemsedin Sami Beut, njoftojnë për premierën e shfaqjes, që si libër do botohej vitin tjetër.

Kisha greke dhe ajo armene, pasi kishin përfunduar me kambanat e tyre dhe pas ezanëve të bollshëm të xhamive atypari, dhe pasi mëhallën e kishte kapluar qetësia, të gjithë ashtu, armenë, grekë, shqiptarë, turq e të tjerë, kishin marrë rrugën për në teatrin që ndodhej fare afër hamamit me të njëjtin emër, të pashait nga Vlora. Pasi hapen perdet e teatrit, shfaqet një ambient me natyrë të bukur malore. Të gjithë aktorët në veshje shqiptare, e fustanellat e meshkujve, gati sa nuk mbulonin të gjithë skenën. Në rolin kryesor të Mirushës, e veshur me kostume tradicionale të grave shqiptare, aktorja e bukur dhe e re armene, Mari Karayan ose Mari Nëvart, siç njihet ndryshe.

Aktorja e talentuar kishte lindur tek lagja e famshme “Bejollu” në një familje armene dhe në vitet ’70-të të shekullit XIX-të, ishte aktorja më në zë e Stambollit, e kështu duke luajtur edhe rolet kryesore në të gjitha shfaqjet e Samiut tonë, siç ishin “Sejdi Jahja” dhe “Gave”. E sipas profesorit Metin And, jo më kot ajo kishte luajtur tek të gjithë shfaqjet e Samiut, pasi në mes tyre kishe një histori dashurie! Enciklopedisti i njohur pëlqente aktoren e talentuar armene, por armenia e bukur, edhe pse ndjente dashuri për dramaturgun, në fillim hezitoi të shfaqte dashurinë e saj, duke u larguar kështu për një periudhe nga Stambolli, për në Tiflis, e duke luajtur atje veprat e klasikëve rus, Gogol dhe Gribojedov.

Por edhe pse larg, ajo nuk mundi ta harronte Shemsedin Samiun, duke u kthyer kështu në Stamboll, më 1882 dhe duke iu dorëzuar në duart e tij. Si rrjedhojë ajo do të priste një fëmijë nga kjo lidhje. Por edhe pse të dashuruar, dallimet fetare në radhë të parë nga familja armenase, do ta parandalonin çdo hap të vajzës, duke e ndarë atë nga shqiptari. Ajo u zvetënua duke e luajtur për herë të fundit në skenën e teatrit “Zonja me Kamelie”, të Aleksadër Dymas. Pas kësaj shfaqje, ku të gjithë i bëri të qajnë, ajo do të vdiste më 8 korrik 1884. Sipas disa dëshmive, thuhej se vdiq nga ilaçet që mori për të abortuar fëmijën, e disa thonë se ajo vdiq nga mërzia dhe sëmundja e veremit.

Emineja

4 Maj 1884. Në dy shtëpi të mëdha shqiptarësh në Stamboll, kishte filluar dasma. Njëra po bëhej me nuse, e tjetra po përcillte vajzën për në shtëpinë e burrit. Frashërlinjët po lidhnin krushqi, me familjen me nam të Mirahorëve korçarë. Këta të fundit kishin emër në Stamboll, madje tashmë disa toponime të qytetit me nam mbajnë emrin Mirahor (Imrahor- Kujdestari i kalorësisë në Pallatin Mbretëror). I pari i tyre, Iljaz bej Mirahori, i cili ishte edhe dhëndër i Sulltan Mehmetit të II-të dhe gjithashtu besnikë i djalit të tij, Sulltan Bajazitit të II-të, kishte krijuar një karrierë dhe një familje me rrënjë dinastie. Ai madje, një pjesë të Manastirit ortodoks të Studios ose, të Shën Johanit në Konstandinopol, e kishte kthyer në xhami, duke i vënë mbiemrin e tij-Xhamia Mirahor.

Emineja ishte nga kjo farë. Nga një familje me nam ushtarakësh, tani ajo po krijonte familjen e saj, me më të zotin e penës ndër shqiptarë. Çifti do të jetonte në vilën e madhe në Erenkoj. Aty do t’i jetonin ditët më të lumtura të tyre, e aty do të lindnin edhe të katërt fëmijët e tyre, Samija, Sadija, Sadiu dhe Ali Samiu. Që nga ditët e para të martesës, Shemsedin Samiu deshi që gruaja e tij, të jetë model për kohën, duke u kujdesur për imazhin dhe dukjen e saj. Që të dy kishin një dashuri të madhe mes vete dhe madje kishin edhe një karakter dhe natyrë të ngjashme me njëri-tjetrin. Edhe pse vinin nga familjet me nam dhe të pasura, ata ishin shumë modest, shumë paqësor, edukatë të lartë dhe që të dy i karakterizonte butësia.

Emineja, edhe pse kishte rroba të shtrenjta, ajo ishte në gjendje, që t’ia jepte aty për aty dikujt, që i mbetnin sytë tek rroba e saj. Luksi për rrobat, nuk çonte peshë në jetën e saj, ajo ishte sportiste, nga të rrallat për kohën, siç tregon edhe studiuesi Turgut Etingu. Shëtiste e lirë dhe bënte edhe punët që për kohën, quheshin të burrave. Ngiste vetë karrocën dhe shpesh shkonte edhe në malin e njohur të Kajëshdakut, për të marrë ujin më të pastër. E si djalë i një sportisteje, Ali Samiu, do të shkruante emrin e tij në historinë e sportit në Turqinë moderne, duke themeluar klubin e famshëm të ‘Galatasarajit’.

Kurse Samiu disa vite më herët, teksa po shkruante librin ekskluzivë për femrën të titulluar; “Gratë”, dhe po përshkruante se si duhej të ishin femrat myslimane në periudhën moderne, të krijon përshtypjen se po flet për gruan e tij të ardhshme- Eminenë. Ajo do të linte gjurmë dhe një kujtim shumë të mirë historisë, një foto të përbashkët me Samiun. Për kohën për të cilën po flasim, të dalë një grua në foto ishte gjë e rrallë, për shkak se ishte një çështje e diskutuar, e që kishte sjellë përplasje mes modernistëve dhe konservatorëve, të cilët e shihnin të papranuar vetë fotografimin, e lëre më të fotografohej një grua.

Atë ditë Samiu dhe Emineja kishin marrë vaporin nga Kadëkoj, për në Karakoj, ekskluzivisht vetëm për një foto të përbashkët. Por Emineja nuk kishte jetë shumë dhe me Samiun do të jetonte vetëm 9 vite së bashku. Edhe pse shumë shkurtë, ajo do të linte kujtime dhe gjurmë të paharruara në jetën e Samiut, i cili do ta kujtonte gjithmonë, deri sa të vdiste. Pas vdekjes së Eminesë, Samiu do të martohej me njërën nga kushërirat e tij, por asnjëherë nuk do ta dashuronte sa Eminenë.

Ai madje, deri sa kishte vdekur, e kishte mbajtur një sekret: në dhomën e tij të studimit, që rrallëherë hynte kush – e mbante të fshehur në një qoshe një kuti, në të cilën gjendeshin një grusht flokësh të Eminesë, me një portret të sajën në mes dhe anash me poezi persiane, të cilat ishin shkruar nga vetë dora e Samiut. Ketë kuti, askush nuk e kishte vërejtur, për sa kohë që ai ishte gjallë dhe tek pas vdekjes, ishte zbuluar nga vajza e tij e madhe, Samije Erer, e cila kishte vazhduar ta mbajë si një kujtim të bukur, nga prindërit e saj.

Në Urën e Gallatës

Ai nuk e kishte zakon të dilte shpesh nga shtëpia. Ata të cilët jetuan me të, përmendin që ai nuk preferonte të shëtiste shumë, dhe brenda një muaji, ka rastisur që të dali jashtë në qytet, vetëm dy-tre herë. Ndoshta edhe për shkak se për të zbritur në pjesën qendrore të qytetit, atij i duhej të merrte vaporin dhe ishte lëvizje që të merrte kohën. Madje në vaporë, ai takonte edhe miqtë e shumtë që kishte. Ishte lehtë i dalluar: 1.84 m., ishte gjatësia e tij dhe mbante mjekër, që nga mosha 20 vjeç. Me të hipur në vapor, të gjithë ngarendnin ta përshëndesin një e nga një.

Prandaj ai kur dilte për një punë, donte ta përfundonte shpejt dhe të kthehej në shtëpi. Por disa net rastiste të ishte më ndryshe. Siç kujton edhe vajza e tij e madhe, Samija, një natë me shi, teksa po kalonin nëpër urën e famshme të Gallatës, për të marrë vaporin në Karakoj, Samiu do të ndalonte me vajzën e tij, për të dëgjuar një e nga një të gjithë dilenxhitë, siç quheshin lypsarët, të cilët këndonin në gjuhë të ndryshme mbi urë, të ardhur nga krahinat e e ndryshme të Perandorisë. Pasi zotëronte disa gjuhë, për të ishte e lehtë t’i kuptonte pothuajse secilin në gjuhën e tij, teksa këndonin.

Atë natë e kishte magjepsur njëri i cili, këndonte dhe recitonte poezi në gjuhën arabe. Edhe pse natë me shi, ai ishte ulur pranë tij, duke qëndruar kështu një orë në mes të urës. Kjo ishte natyra e tij, i thjeshtë e shumë modest! Me njerëz të tillë, ai ulej e bisedonte shpesh për poezitë, këngët popullore e hallet e tyre, madje kishte ndodhur që pas muhabeteve të gjata, i kishte ftuar edhe në vilën e tij, duke biseduar tëre natën, siç kishte ndodhur njëherë me një tunizian.

Lamartini dhe fjalët e fundit

Muaji qershor i vitit 1904, do ta gjente Samiun në një gjendje jo të mirë shëndetësore! Ai sikur e ndjente veten se po largohej nga kjo botë dhe kishte filluar të fliste më shpesh rreth vëllezërve të tij të ndjerë. I kujtonte më shpesh ata dhe thoshte: “Të gjithë vëllezërit e mi, kanë vdekur të shtunave, edhe unë do të vdes të shtunën”. Edhe pse gjendja fizike jo e mirë, ai vazhdonte me orarin e përditshëm, duke tentuar të punonte ende në dhomën e tij të dashur, por nga mesi i qershorit, ai më në fund iu dorëzua shtratit. Edhe pse në shtrat, ai nuk harronte zakonin e vjetër me Samijën e tij të dashur- muhabetet për letërsinë.

Një ditë para se të vdiste, ai e kishte thirrur Samijën, që t’i lexonte diçka nga shkrimtarët francez: “Më lexo nga Lamartini, më lexo Graziellën”. Zakonisht Viktor Hygoja e Lamartini, ishin nga të preferuarit e tyre. Pasi Samija përfundonte me leximin e një pjese, të dy pastaj diskutonin gjatë në lidhje me të. Kështu ishte një ditë para 18 qershorit 1904, kurse të nesërmen, ditë e shtunë- ashtu siç e kishte ndjerë vetë ai, rreth orës 9 të mbrëmjes, duke pëshpëritur fjalën e fundit “Allah”, kishte mbyllur sytë. Kështu ai do të largohej fizikisht nga kjo botë, duke mbetur gjallë përgjithmonë, në memorien e dy popujve të mëdhenj. Memorie.al

“Berisha më mungon, e përgëzoj Sherrin për debutimin në Serinë A”- Strakosha: Na presin dy finale, do t’ia dalim kundër Çekisë

Portieri Tomas Strakosha doli në konferencën për shtyp ku u ndal të fliste për ndeshjet e ardhshme me Shqipërinë. Ai foli për Çekinë, tifozët, konkurrencën në Kombëtare, si dhe për Alen Sherrin dhe Etrit Berishën.“Atje në Çeki ndoshta kemi luajtur ndeshjen më të keqe në dy vitet e fundit, pësuam gol në minutat e para. Pra vetëm më mirë duhet të bëjmë se më keq jo. Luajmë dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë edhe mendoj që jemi të gjithë të përgatitur mirë. Edhe pse kemi mungesa them se do tja dalim.

Veç të jemi të përqëndruar, vijmë nga një Europian i mirë, jemi të barabartë me pikë, duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top. Për çdo futbollist është motivim kur e ke stadiumin plot. Neve nuk shikojmë çdo lojtar ndryshe, luajmë si ekip dhe mbrojmë e sulmojmë bashkë, kemi pësuar dy gola nga ai dhe duhet të japim maksimumin të gjithë bashkë. Do të jemi të përqëndruar këtu. Duhet të pyesim trajnerin për portierët dhe unë bëj maksimumin për vete, konkurrenca është e mirë për ne dhe për lojtarët.

Kam komplimente dhe urime për Alen Sherrin dhe deri në fund mund të jetë titullar i Kaljarit. Duhet ta shijojë sa më shumë dhe të japë maksimumin. Besoj ndeshja e parë është më e rrezikshme, pasi bëmë ndeshjen më të dobët kundër tyre në Ligën e Kombeve. Më mungon Etrit Berisha, kush nuk thirret na mungon, Etritin e njoh prej 12 vitesh dhe na mungon si lojtar dhe si njeri”, deklaroi ai.

Konferenca për klimën/ OKB: 2024 do të jetë viti më i nxehtë në histori

2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar në histori, sipas Organizatës Botërore Meteorologjike të OKB-së.

 

Deklarata e OKB-së u bë sot gjatë Konferencën vjetore për klimën e cila nisi sot në Baku.

Sipas agjencisë, temperatura mesatare globale midis janarit dhe shtatorit ishte rreth 1.54 gradë celcius m shumë se ajo e shekullit të 19-të.

Në Paris në vitin 2015, gati 200 vende u zotuan të trajtojnë ngrohjen afatgjatë, duke shpresuar të shmangin disa nga efektet më të këqija të ndryshimit të klimës.

Por OKB-ja thotë se objektivi 1.5C ende nuk është shkelur ende sepse i referohet një mesatareje afatgjatë.

1.5C është kufiri që bota pati shpresuar të mos kalohej, sipas marrëveshjes së klimës të Parisit të vitit 2015 që u hartua për të shmangur efektet më të rënda të ngrohjes.

Ndikimet e një klime më të ngrohtë janë parë në episodet ekstreme të motit të këtij viti.

Konferenca për klimën e emëruar “COP29” po mbahet në Baku, kryeqyteti i vendit prodhues të naftës Azerbajxhani.

oooo

 

Delegatët do të diskutojnë në këtë konferencë mënyrat për të kufizuar dhe t’u përgatitur për ndryshimet e ardhshme klimatike.

 

Në fokus të veçantë do të jetë mënyra se si vendet planifikojnë të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës globale në 1.5C, një objektiv i vendosur nga Marrëveshja e Parisit në vitin 2015.

Ky vit është projektuar të jetë më i nxehti i regjistruar, duke kapërcyer për herë të parë këtë prag jetik prej 1.5C.

Azerbajxhani drejtohet nga i njëjti lider, presidenti Ilham Aliyev, që nga viti 2003. Ai siguroi mandatin e tij të fundit në vitin 2018 në një zgjedhje për të cilën vëzhguesit perëndimorë thanë se nuk përmbushnin standardet demokratike.

Çfarë është ndryshimi klimatik dhe çfarë efekti ka pasur deri tani?

Ndryshimi i klimës është ndryshimi afatgjatë në temperaturat mesatare të Tokës dhe kushtet e motit.

Midis 2014 dhe 2023, bota ishte mesatarisht rreth 1.2C më e ngrohtë se në fund të shekullit të 19-të, thotë Organizata Botërore Meteorologjike dhe parashikimet janë se viti 2024  do të përfundojë si viti më i nxehtë i regjistruar në botë, sipas parashikimeve të fundit nga shërbimi evropian i klimës.

Screenshot_1

Një rritje mesatare globale e temperaturës prej 1.2C mund të mos tingëllojë shumë. Megjithatë, ajo tashmë ka pasur një efekt të madh në mjedis, duke përfshirë:

  1. mot ekstrem më i shpeshtë dhe intensiv , si valët e të nxehtit dhe reshjet e dendura
  2. shkrirja e shpejtë e akullnajave dhe shtresave të akullit , duke kontribuar në ngritjen e nivelit të detit
  3. rënie të mëdha të akullit të detit Arktik
  4. oqeane më të ngrohta , të cilat mund të nxisin stuhi dhe uragane më intensive dhe të dëmtojnë jetën e egër si shkëmbinj nënujorë koralorë

Jetët e njerëzve po ndryshojnë gjithashtu. Për shembull, në vitin 2022, pjesë të Afrikës Lindore pësuan thatësirën më të keqe në 40 vjet, duke vënë më shumë se 20 milionë njerëz në rrezik nga uria e rëndë.

Në të njëjtin vit, valët intensive të të nxehtit evropian çuan në një rritje anormale të vdekjeve në të gjithë kontinentin.

Ulen temperaturat, ja zonat ku termometri do të shënojë deri në -4 gradë Celsius! Rikthehen reshjet e shiut

Gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Me masa ajrore kryesisht të ftohta e vlera të larta të presionit atmosferik.

 

Ditët e hënë e martë e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira deri mesatar. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes në zonat luginore.

Era pritet të jetë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e lugina 12-14m/sek shoqëruar me valëzim 1-3 ballë.

Ditët e mërkurë e enjte moti pritet të jetë me alterime kthjellimesh të herëpasherëshme dhe vranësira deri të dendura, të cilat pritet të pasohen në pjesën më të madhe të territorit me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike. Shikim i reduktuar nga prezenca e mjegullës së dendur / mjegullinës në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve. Era pritet të jetë me drejtin verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina 8-10m/sek shoqëruar me valëzim 1-2ballë.

466007273_976770241114358_8121686341933229496_n

Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni për shëndetin e mirë të mushkërive

Pirja e duhanit është faktori kryesor i rrezikut për zhvillimin e sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), e cila është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në mbarë botën sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

 

COPD është një gjendje e frymëmarrjes në të cilën rrugët e frymëmarrjes ngushtohen dhe mund të përfshijnë bronkit dhe emfizemë.

Çdo racion shtesë ditor i frutave dhe perimeve i konsumuar nga duhanpirësit dhe ish-duhanpirësit shoqërohet me një rrezik 4% deri në 8% më të ulët të zhvillimit të sëmundjes kronike obstruktive pulmonare, zbuloi një studim i fundit. Studimi, i botuar në revistën Thorax , përfshiu më shumë se 44,000 burra suedezë, të moshës 45 deri në 79 vjeç, të cilët plotësuan pyetësorë të detajuar për shëndetin dhe ushqimin.

Pothuajse dy të tretat e pjesëmarrësve kishin pirë duhan në një moment të jetës së tyre, dhe rreth një në katër ishin duhanpirës aktual. Gjatë studimit 13-vjeçar, u identifikuan 1918 raste të reja me COPD. Meshkujt që hanin pesë ose më shumë racione frutash dhe perimesh në ditë kishin 35% më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje të mushkërive sesa ata që hanin dy racione ose më pak. Nuk u vu re asnjë përfitim shtesë për joduhanpirësit.

Për shkak se pirja e duhanit rrit stresin oksidativ dhe inflamacionin, të cilat janë potencialisht të përfshira në COPD, antioksidantët që gjenden në fruta dhe perime mund të ndihmojnë në reduktimin e efekteve negative, theksojnë studiuesit.

“Edhe nëse duhanpirësit nuk mund ta lënë duhanin, ata duhet të hanë sa më shumë fruta dhe perime, dhe njerëzit që po e lënë duhanin gjithashtu duhet të rrisin marrjen e tyre”, tha Joanna Kaluza, autorja kryesore e studimit dhe profesoreshë e Shkencave të Jetës në Universitetin e Varshavës në Poloni.

Ajo shtoi se efekti mbrojtës i frutave dhe perimeve ka të ngjarë të zbatohet edhe për gratë, ndërsa sqaroi se ndërsa mollët, dardhat, perimet me gjethe jeshile dhe specat duket se ushtrojnë ndikimin më të fortë dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes, nuk u gjet asnjë efekt përkatës te manaferrat, bananet, agrumet, perimet krucifere, domatet, qepët , hudhra ose bizele.

Megaoperacioni “Kurrë mos harro!” SPAK dërgon për gjykim 9 të pandehurit si pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut, akuzat

SPAK dërgon për gjykim nëntë të pandehurit, pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut.

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin për gjykim të proçedimit penal Nr.227/1, viti 2023 (i ndarë nga procedimi penal nr.227), ndaj 9 (nëntë) të pandehurve: Lulzim Spahija (Arapi); Artan (Marjus) Tafani; Ligor Romacka; Bledar Berberi; Erisiano Abedini; Bujar Abedini; Mariglen Topuzi; Idriz Manej; Enriko Xhahysa – të akuzuar për bashkëveprim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të tij, (parashikuar nga nenet 28/4, 333/a, 334 të Kodit Penal).

Në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal qëndron personi nën hetim, Laert Haxhiu, i cili e drejton dhe organizon atë, kurse pjesëtarë të këtij grupi janë të pandehurit Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini.

Ky grup i strukturuar kriminal akuzohet se ka kryer veprat penale si më poshtë:

“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Arian Aliço, ngjarje e ndodhur më datë 05.04.2021 në Lushnjë;
“shkatërrimi i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasve, Besnik Çoku dhe Erion Çoku, ngjarje e ndodhur më datë 29.05.2021, ora 02:15, lagjia “Gafurr Muço”, pallati Nr.4, Lushnjë;
“vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur më datë 01.06.2021, ora 21.15, në Tepelenë;
“vrasje me paramendim” e ndodhur më datë 02.06.2021, me viktimë Fridman Xhaferraj, trupi i të cilit u gjet i pajetë më datë 13.06.2021, tek rezervuari i Gjançit, në Korçë;
“vrasje me paramendim”, e kryer për interes, me viktimë Alban Semaku (Elton Mermali), ngjarje e ndodhur në lagjen Çezme, Peqin, më datë 17.10.2021;
“vrasje për gjakmarrje” me viktimë Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;
“vjedhje me armë” e automjetit të Gëzim Çepele, më datë 27.01.2022, në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë karburant-bar-restorant Palmanova,Tiranë;
“vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë, në dëm të Kujtim Meta, e kryer për interes, e ndodhur më datë 20.04.2022, në Lushnje;
“shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bashkim Rajku e Rigels Rajku (Noizy), ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2022, në Durrës;
“shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të Bujar Turku, ngjarje e ndodhur më datë 01.11.2022, në Lushnje;
“shkatërrim i pronës me eksploziv” sërish në dëm të Bujar Turku/Resmije Turku, ngjarje e ndodhur më datë 31.12.2022, në Lushnje;
“vjedhje me armë” e automjetit në pronësi të Marjus Zejneli, e ndodhur më datë 22.02.2023, në Sallmone, Shijak (Durrës);
“sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” të Genci Hidës në Lushnjë, në periudhën prill-maj 2023;
“mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në mjedise të hapura për publikun;
“mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’në sasi të mëdha;

Krahas pjesëtarëve të grupit kriminal të përshkruar më sipër, hetimi ka provuar përfshirjen në kryerjen e krimeve edhe të të pandehurve si më poshtë:

I pandehuri Bujar Abedini, akuzohet për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”, e ndodhur më datë 01.06.2021, rreth orës 21:15, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Çajup Selimi;

I pandehuri Mariglen Topuzi, akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryer në dëm të Fridman Xhaferraj, më datë 02.06.2021, trupi i të cilit u gjet më pas (datë 13.06.2021) tek rezervuari i Gjançit;

I pandehuri Idriz Manej akuzohet për veprën penale “moskallëzimi i krimit’’, i vrasjes së Fridman Xhaferaj, ndodhur më datë 02.06.2021 në Korçë, trupi i të cilit u nxorr pas disa ditësh nga rezervuari i Gjançit;

I pandehuri Enriko Xhahysa, akuzohet si bashkëpunëtor me Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Laert Haxhiu etj persona të paidentifikuar, në vrasjen për gjakmarrje në dëm të Albi (Dijonist) Bashaliu, ngjarje e ndodhur në Gjoçaj, Peqin, më datë 27.12.2021;

I pandehuri Bledar Berberi akuzohet dhe për “mbajtje pa leje e ofrim për shitje të armëve e municionit’’, para ngjarjes së datë 27.12.2021, në Gjocaj, Peqin, ku u vra Albi (Dijonist) Bashaliu;

I pandehuri Artan (Marjus) Tafani akuzohet për kryerjen i vetëm të veprave penale “vjedhje me armë” e pikës së këmbimit valutor, në pronësi të Shezai Çobo, në rrugën Tom Plezha, Astir, Tiranë, më datë 24.06.2023 dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak”, në mjedise të hapura për publikun, në rastin arrestimit të Artan (Marjus) Tafani, më datë 24.09.2023, tek Hotel “Rio”, në autostradën Lushnje-Fier, lagjia Saver.

Është dokumentuar se aktiviteti kriminal i këtij grupimi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur dhe arrestohet në Greqi, drejtuesi dhe organizatori i këtij grupimi kriminal, Laert Haxhiu – personi ndaj të cilit vijojnë hetimet, pas ekstradimit të tij nga Greqia. Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupimi kriminal, ku bënin pjesë edhe të akuzuarit; Artan (Marjus) Tafani, Lulzim Spahija (Arapi), Ligor Romaçka, Bledar Berberi dhe Erisiano Abedini, e filloi ndërmarrjen e akteve kriminale ndaj jetës, shëndetit dhe pronës së viktimave të krimeve, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, të ndodhur vite më parë dhe pas arrestimit lidhjeve të tij të ngushta shoqërore, shtetasve Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili. I drejtuar dhe e organizuar nga Laert Haxhiu, grupimi i tij kriminal ndërmori akte konkrete kriminale për vrasjen e personave, të cilët i mendonte si pjesëtarë të grupimit kriminal të Aldo Bares, për të cilët besonte se kishin qenë të përfshirë në vrasjen e kushëririt të tij. Aktet kriminale të këtij grupimi të strukturuar nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve të supozuar, por dhe shkatërrimin e pronës së tyre si dhe akte vjedhjeje të pronës me përdorim të armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit e Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera të lartpërmendura janë organizuar, shtyrë dhe ekzekutuar në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.

Hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe të tjerë personave nën hetim, si dhe për persona të paidentifikuar, vijojnë në kuadër të proçedimit penal nr.227 i viti 2023.

vijon…

Bitcoin kap nivelin historik, vlera e kriptomonedhës shkon 82,000 dollarë

Këtë të hënë vlera e Bitcoin u rrit në një nivel të ri historik prej 82,000 dollarë, sipas të dhënave të tregut të aksioneve.

Në orën 12:45, Bitcoin u shit për 82,015,19 dollarë në bursën më të madhe të kriptomonedhave Binance, ndërsa vlera e tij në të njëjtën kohë në bursën Koindex ishte edhe më e lartë dhe arriti në 82,149,47 dollarë.

Tregjet e kriptove reaguan pozitivisht ndaj fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vala e humorit shumë të mirë mes investitorëve është ende e pranishme, raporton CNN (CNBC).

Investitorët besojnë se presidenti i ri i SHBA-së, i cili e deklaron veten mbështetës të kriptomonedhave, do të lejojë që ky treg të lulëzojë.

Vlera e Bitcoin është më shumë se dyfishuar nga niveli më i ulët i këtij viti prej 38,505 dollarësh, raporton Reuters.

Bashkimi kundra “atyre” është politikë dhe jo e kundërta

Nga Reldar Dedaj

Të shpërndara kështu siç janë, alternativat e reja politike në vend, vazhdojnë ende të jenë “kështjella” të rezistencës civile dhe intelektuale në Shqipëri. Edhe pse kjo është njëra pjesë e shkurtër e historisë së tyre që i nderon, pjesa tjetër na shfaq një pamje të zymtë, duke na treguar se një rrugëtim i ndarë, veç e veç, alternative nga tjetra; mund të rrezikojë rënien e secilës.

Udhëheqësit e këtyre alternativave duhet ta kuptojnë, nëse ende nuk e kanë kuptuar, se shumë shpejt mediat mund të përballen me një presion gjithnjë e më të madh për të pakësuar hapësirën e lirisë për ta, gazetarët e pavarur, analistët, intelektualët e lirë, pedagogët e universiteteve publike dhe ato private, anëtarë të shoqërisë civile, të gjithë, papërjashtim të gjithë, mund të vihen gjithnjë e më shumë në presionin e pushtetit, për t’ua mbyllur hapësirat e mendimit të lirë, madje mund të dhunohen akoma edhe më shumë nga sa pandehim ne, duke i çuar dalëngadalë drejt zhdukjes.

Bashkimi i këtyre alternativave është sot më se i domosdoshëm, për të krijuar në radhë të parë një rrjet shoqëror rezistence që mund të prodhojë një rezultat pozitiv nesër, me qëllim pengimin e avancimit të një pushteti dhe dëliri autoritarist. Ky bashkim mund ta shpëtonte shoqërinë tonë nga një konfrontim klanesh kriminale dhe grupe interesash që do ta shkatërronte përfundimisht mundësinë e një jete normale në këtë vend.

Nëse e përmbledhim me pak fjalë këto alternativa të reja që edhe pse të ndara po shfaqin ishuj të caktuar rezistence ndaj një pushteti kaq agresiv sa ç ‘është ky i sotmi, i cili duke qenë i tillë është strukturuar sa në mazhorancë kaq edhe në opozitë, pra këto alternativa, nuk duhet ta nënvleftësojnë idenë se për të krijuar një kauzë të përbashkët me shoqërinë, duhet të dalin përtej vetes dhe interesave të ngushta të tyre. Duhet të hapen ndaj shoqërisë, por para se ta realizojnë një gjë të tillë, ato duhet të japin mesazhe të forta të ndryshimit të vetes.

Të mbyllura secila në bajrakun e vet, mund të prodhojnë rezultate të kënaqshme dhe të përkohshme, gjithmonë në funksion të interesit personal, por për shoqërinë shqiptare, të cilat pretendojnë se janë aty për ta ndryshuar atë, nuk do sjellin rezultate afatgjata. Luditët, ata që sot janë bërë simbol i rezistencës ndaj ndryshimit, vazhdojnë dhe punojnë me orar të plotë. Ata shpresojnë të ruajnë sa më gjatë një fotografi të tillë të shoqërisë shqiptare, me të njëjtët personazhe aktive që kanë shkëmbyer rolet sa në mazhorancë dhe në opozitë prej tre dekadash në këtë vend, duke bllokuar hapësirat e çdo alternative të re, apo fluksi tjetër shoqëror që del nga shtresat e angazhuara dhe të civilizuara të shoqërisë shqiptare.

Alternativat e reja politike që kanë shpërthyer në vend, duke pasur parasysh edhe kodin elektoral që dy partitë e mëdha kanë vendosur së bashku; edhe gjendjen ekonomike të vendit; edhe nivelin social dhe kulturor, nuk mund t’i shmangen, edhe nëse duan, një koalicioni politik të përbashkët, i shprehur me një listë të hapur shumë-emërore dhe, me një emër të dalë në marrëveshje mes tyre si kandidat për kryeministër i vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës. Kjo është sfida dhe pragu që duhet të kalojnë. Opozitarizmi nuk është asgjë tjetër përveçse dhimbje! Të gjithë do humbin nga pak dhe të gjithë do fitojnë nga pak. Ky është ligji i artë i një marrëveshje. Në të gjitha rastet, alternativat e reja, për çdo lëvizje që do ndërmarrin, në daç në vete dhe në daç të bashkuar, dhimbjet e një hapi të tillë, do t’i ndjejnë me patjetër deri në kockë.

Problemi qëndron se çdo lëvizje e ndërmarrë prej tyre duhet të prodhojë atë që ekonomisti i madh Joseph Schumpeter e quan si “shkatërrim kreativ”, pra duhet me patjetër të kontribuojnë në zëvendësimin e të resë me të vjetrën. Partitë e reja duhet të tërheqin resurse nga partitë e vjetra. Politikanët e rinj duhet t’i bëjnë politikanët e vjetër të panevojshëm. Nëse nuk bashkohen në një listë me qëllimin për të prodhuar një rezultat konkret, do jenë krejt të pafuqishëm për ta realizuar një gjë të tillë. Shqipëria prej tre dekadash ka krijuar institucione politike dhe ekonomike krejtësisht të zhbalancuara, duke e përqendruar pushtetin politik dhe ekonomik në duart e një grupi të ngushtë dhe, duke vendosur shumë pak kufizime mbi ushtrimin e këtij pushteti.

Ky pushtet është bërë njësh dhe është vënë në shërbim të grupeve kriminale dhe grupeve të tjera të interesit privat që kanë vënë në shënjestër interesat publike, pronën dhe jetën e qytetarëve. Të gjitha këto resurse, së bashku me institucionet e tjera ekonomike dhe politike, strukturohen nga ky grup interesash që bashkon mazhorancën dhe opozitën në një, për të përfituar në kurriz të pjesës tjetër të vendit. Këto subjekte të reja politike “dreqi ta hajë” duhet ta kuptojnë se në një sferë publike dhe politike të kontaminuar me akuza, mllefe, vrer, korrupsion dhe baltosje pafund, një alternativë e tillë nuk do dalë kurrë. Të gjithë do njollosen, pavarësisht seriozitetit të tyre. Ndaj, dëshira e këtyre subjekteve të reja politike për të dalë veç e veç në zgjedhje nuk është se do ndryshojë ndonjë gjë në vend, përveçse do e zhysë shoqërinë shqiptare më në dëshpërim se më parë.

Lupidët, ata që janë simbol i rezistencës ndaj ndryshimit, më shumë se gjithçka tjetër, kanë tutkallë në mendjet e qytetarëve dhe jo vetëm, pasi kësaj ideje nuk i kanë shpëtuar dot as drejtuesit e këtyre subjekteve të reja politike, se ndryshimi vjen nga sipër dhe jo nga poshtë. Ata mundohen të jenë më elitar, më parimor dhe konsistent në idetë e tyre. Por harrojnë se qytetarët pak interes kanë se kush janë ata, çfarë mbrojnë apo se çfarë vlerash përfaqësojnë nëse ata nuk kërcënojnë pushtetin aktual, nëse nuk e shkatërrojnë status quo-në politike që është instaluar prej tre dekadash këtu.

Ajo që po ndodh në Shqipëri sot, ka ndodhur edhe më parë, në vitet 1992-1996, ku autoritarizmi i Berishës prodhoi një fatalitet të paimagjinuar tek një vend që s’kishte shumë vite që kishte hedhur poshtë dollmën e diktaturës, kjo që po ndodh sot këtu nuk po ndodh vetëm tek ne, një gjë e ngjashme po vërehet edhe në Turqinë e Erdoganit, i cili në një mënyrë graduale po e zhyt Turqinë në një autoritarizëm mafioz, duke hedhur në erë arritjet gati njëshekullore të turqve drejt një shteti modern. Shqiptarët i kanë përjetuar dhimbjet e keqqeverisjes edhe më herët dhe tani po shohin jo vetëm se çfarë po ndodh me jetën e tyre, por edhe se çfarë po ndodh rreth e rrotull, prandaj nuk kërkojnë veç një alternativë politike për ndryshim, por shanse reale që ndryshimin politik dhe ekonomik në vend ta shndërrojnë në fakt. Ky është problemi. Dhe kjo duhet kuptuar.

Dukuria autoritariste e Edi Ramës dhe pafuqia politike e një opozite që më shumë sesa e lufton, po bashkëpunon me të për interesa krejt të ngushta personale është më se e qartë dhe, gjithë këtë pamje, nuk e sheh vetëm ai që s’do ta shohë. Qytetari shqiptar nuk është se pret veçse një alternativë përballë kësaj kaste politike, e cila si e tillë për interesa krejt të ngushta personale, ka eliminuar edhe diferencat që kishte shfaqur më parë, por mbi të gjitha ai pret një alternativë që në kushtet e pamundësisë së shpartallimit të kësaj kaste politike tridhjetëvjeçare, të paktën t’i ndihmojnë sadopak në kufizimin e dhunës së saj ndaj tyre.

Alternativat e reja politike në kushtet aktuale nuk është se do sjellin ndonjë ndryshim për mirë në sfondin e përgjithshëm shoqëror, por nëse do dinë të kapërcejnë dallimet dhe paragjykimet ndaj sho-shoqit, mund ta ndihmojnë shoqërinë të paktën duke ia zbutur sadopak dhimbjen. Sepse, herët apo vonë, të gjithë do të përballen me pushtetin e një kaste të tillë politike dhe sa më vonë ta shtyjnë përballjen, aq më e madhe do të jetë kostoja për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare.