16.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Si PS-ja e keqpërdor të kaluarën në funksion të pushtetit të sotëm!

Nga Namir Lapardhaja

Përveç mënyrave të njohura, siç janë bashkëpunimi me krimin e organizuar, kontrollimi i votës, fryrja e administratës dhe përdorimi i financave publike në funksion të partisë, një ndër format tradicionale të mbajtjes së pushtetit nga Partia Socialiste dhe e majta, janë konservimi i së shkuarës, përkujtimi i ngjarjeve, betejave, datave, përpjekjeve dhe heroizmave nga Lufta Nacional Çlirimtare, të cilat në masë të madhe as që nuk kanë ndodhur kurrë.

Ndërtimi dhe përkujdesi për lapidarët në çdo cep të Shqipërisë, në maja malesh ku këmbë gjermani nuk ka shkuar, në rrëzë kodrash ku këmbë italiani nuk ka shkelur apo në qendra qytetesh që në vend të heronjve të mendjes, të dijes dhe kulturës, vendin e kanë zënë heronjtë e rremë të një kohe të errët dhe të ngjarjeve që janë manipuluar dhe deformuar sa herë i është dashur pushtetit, është në vazhdën e përdorimit që e majta i bën një periudhe të caktuar historike, që nuk e ndihmon për të ndriçuar historinë e djeshme, por për të mbajtur pushtetin e sotëm.

Ky përdorim i së shkuarës është nga ato raste ku propaganda e mbyt realitetin, ku historisë ia zë vendin legjenda, ku në vend të specialistëve të fushës, fjalën e marrin të ashtuquajtur pasardhës të veteranëve apo më keq akoma veteranë që për ditëlindje kanë pas viteve ’44-’45.

Në këtë panoramë të gënjeshtërt nuk mungojnë as zyrtarë, kryetarë bashkish, deputetë apo ministra të PS-së, të cilët, në këmbim të lidhjes rreth qafës së shallit të kuq, fjalëve dhe fjalimeve hipokrite, të veshura me pathos, me hiperbola dhe zmadhime të tepërta, përtypin babëzishëm të kaluarën për të siguruar pushtetin e sotëm.

Të nginjur nga pushteti i tepërt, të mirave materiale dhe ekonomike që burojnë prej tij, në mungesë të theksuara të çdolloj idealizmi dhe me një seriozitet të hatashëm, që në çdo rast tjetër do merrej për tallje të hapur, ata përsërisin çdo datë, çdo përkujtimore, çdo ‘çlirim’, çdo brigatë sulmuese, çdo konferencë antifashiste, çdo lidhje gruaje…, për çdo vit, ku vitit pasardhës i shtohet një heroizëm që në vitin e kaluar nuk është përmendur dhe më parë nuk është njohur.

Në vend që e shkuara të shihej në optikën e kriticizmit dhe në lupën e historianëve, te ne ajo keqpërdoret nga pushteti, që në çdo rast, veç të tjerash, është edhe korruptiv, por që i shërben kjo periudhë e së shkuarës për të fshehur dështimet e së tashmes dhe për të mos u lënë kohë njerëzve për të menduar kërkimin e llogaridhënies në raport me premtimet e bëra.

Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale javën e ardhshme! Çfarë pritet të ndodhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, do ta mirëpresë presidentin e zgjedhur, Donald Trump, në një takim tradicional pas zgjedhjeve në Zyrën Ovale të mërkurën e 13 nëntorit, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën.

 

Një takim i tillë është i zakonshëm mes presidentit në largim dhe presidentit të ardhshëm, dhe kryesisht ka për qëllim të shënojë fillimin e kalimit paqësor të pushtetit në përputhje me demokracinë amerikane.

Por, Trump, atëherë president, nuk e kishte mirëpritur Bidenin në një takim të tillë pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trump humbi në përpjekje për t’u rizgjedhur.

Trump, republikan, garoi për president përsëri katër vjet më pas, dhe të martën e kaluar, ai e mposhti nënpresidenten Kamala Harris, kandidaten e nominuar të demokratëve.

Trump është ish-presidenti i parë që kthehet në pushtet pas Grover Cleveland, i cili e i kishte fituar zgjedhjet e vitit 1892 për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni, demokrat, i telefonoi Trump të mërkurën e kaluar për ta uruar për fitoren dhe e ftoi për takim në Zyrën Ovale.

Gjatë një fjalimi të enjten, Biden tha se e ka siguruar Trump se “do ta udhëzoj tërë administratën time për të punuar me ekipin e tij për kalimin e pushtetit në mënyrë paqësore. Këtë e meriton populli amerikan”.

I pyetur të shtunën për Trump, Bideni tha se “do të takohem me të mërkurën”./REL

Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

Tirana vazhdon të renditet ndër qytetet më të shtrenjta të Europës për blerjen e një banese. Sipas të dhënave të agjencisë Numbeo për vitin 2024, për të blerë një apartament në kryeqytet, një familje duhet të punojë për 15 vjet e 3 muaj. Ky vlerësim merr parasysh kombinimin e çmimit për metër katror dhe të ardhurave mesatare të familjeve.

Në këtë listë të 293 qyteteve të botës, Tirana zë vendin e pestë në Europë, pas Lisbonës, ku një familje do t’i duhen 19 vjet e 5 muaj për të blerë një apartament. Pas Lisbonës, në renditje ndodhen Parisi dhe Spliti me 17.8 vite, ndërsa Milano ka një periudhë prej 16.3 viteve për të përfunduar blerjen.

Të dhënat tregojnë një rritje të kohës së nevojshme për të përballuar blerjen e një prone në Tiranë. Në vitin 2023, qytetarët kishin nevojë për 17.5 vite, ndërsa në vitin 2022 ky numër ishte 15.7 vite. Kjo tregon një rritje të vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe kërkesës për apartamente në kryeqytet, ku ndërtimi ka qenë gjithashtu në rritje në vitet e fundit.

Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë për blerjen e një banese në Europë, me 20.2 vite, dhe Tirana ndodhej në vendin e gjashtë të renditjes.

Yndyrnat e tepërta në gjak dëmtojnë organet, ja kujdesi që duhet të tregoni me ushqimet

Një studim ka nxjerrë në pah dëmtimet që shkakton inflamacioni në organizëm. Ndër këto probleme mund të përmenden: obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

 

Inflamacioni shkaktohet nga një infeksion.

Kur trupi percepton praninë e mikro-organizmave të rrezikshëm, siç janë bakteret, atëherë ai aktivizon një reagim imunitar.

Inflamacioni është një pjesë kyçe e këtij reagimi natyral.

Megjithatë, ka raste që inflamacioni ndodh për arsye të tjera përveç infeksionit.

Nëse ai nis të shfaqet më tepër seç duhet atëherë i hap rrugën shumë dëmtimeve të tjera, kryesisht atyre të organeve.

Trigliceridet Dhe Dëmtimet Në Organe
Sipas një studimi niveli i lartë i yndyrnave në gjak mund të tjetërsojë disa procese biologjike në trup, duke i hapur kështu rrugën dëmtimit të enëve të gjakut dhe organeve.

Sipas ekspertëve, niveli i lartë i triglicerideve është përgjegjës për inflamacionin por jo vetëm.

Një proteinë e cila është pjesë e triglicerideve por që në të njëjtën kohë çlirohet nga mëlçia është ajo që aktivizon inflamacionin në trup.

Përveç inflamacionit, kjo proteinë kontribuon në shfaqjen e sëmundjes së veshkave por edhe të problemeve me zemrën.

Niveli i lartë i kësaj proteinë në gjak, ka gjithashtu lidhje me vdekjen e parakohshme.

Shpjegimi është i thjeshtë:

Yndyrnat në gjak shkaktojnë inflamacion, që nëse bëhet kronik, mund të dëmtojë veshkat dhe të shkaktojë aterosklerozë. Kjo e fundit ka të bëjë me ngushtimin e enëve të gjakut si pasojë e depozitave dhjamore. Ateroskleroza është shkaktarja kryesore e atakut në zemër dhe ishemisë.

Niveli i triglicerideve është zakonisht i lartë tek njerëzit që konsumojnë ushqime të yndyrshme. Nëse situata vazhdon me të njëjtat ritme, trigliceridet përfitojnë veti toksike që aktivizojnë imunitetin të kryejë disa procese vetë-shkatërruese dhe të dëmshme për organet dhe për shëndetin në përgjithësi.

Cilat Ushqime Rrisin Nivelin e Triglicerideve?
Ju mund të provoni të ulni trigliceridet tuaja duke evituar konsumimin e ushqimeve që ndikojnë në rritjen e tyre.

Sheqeri
Sheqeri në formën e fruktozës, është shumë i lehtë që të tejkalohet doza e nevojitur ditore e tij.

Duke qenë se fruktoza gjendet më së shumti tek frutat dhe shtohet tek shumë produkte si një ëmbëlsues, personat që vuajnë nga trigliceridet duhet të kufizojnë konsumin e tyre

Ndërsa produkte si akulloret, lëngjet e frutave, pekmezi, reçeli, apo kompostot duhet t’i evitoni.

Yndyrnat
Yndyrnat e ngopura zakonisht gjenden tek ushqimet e skuqura, tek mishi i kuq, tek lëkura e pulës, gjalpi, të verdhat e vezëve. Po ashtu tek margarina, bulmeti dhe tek produktet e fast-food.

Të gjithë personat që vuajnë nga nivelet e larta të triglicerideve, duhet që t’i shmangin këto ushqime sa më shumë të munden. Në vend të mishit të kuq apo pulës së plotë, përdorni peshk apo pjesë pa shumë yndyrë të pulës.

Drithërat e përpunuar ose ushqimet me përmbajtje niseshteje
Drithërat e përpunuara kanë përmbajtje të lartë sheqernash të shtuara, dhe zakonisht përgatiten nga mielli i bardhë, i cili ngre nivelet e triglicerideve.

Këshillohet që të qëndroni larg produkteve të bukës së bardhë, makaronave të përgatitura me miell të tillë apo dhe picave, ëmbëlsirave, biskotave apo tortave.

Alkooli
Konsumimi i tepërt i alkoolit përveçse dëmton mëlçinë, nxit atë që të prodhojë më shumë trigiliceride.

Ushqime kalorike
Kaloritë ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, gjatësisë dhe peshës së gjithësecilit.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumohet sasia e duhur.

Nëse e tejkaloni limitin tuaj të kalorive ditore ju mund të rrezikoni që të rrisni nivelet e triglicerideve duke shkaktuar probleme në organizmin tuaj./

Realizoi dygolësh në ndeshjen e 100-të me Granadën, Uzuni: Jam lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët

Sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni ka luajtur mbrëmë ndeshjen e tij numër 100 me Granadën.

 

Ai shënoi dy gola në përballjen me Eldensen, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Pas përfundimit të ndeshjes, Uzuni ka folur për mediat e pranishme, ku ka theksuar po punon fort për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.

“Personat që na respektojnë, duhet t’i respektojmë dyfish. Ndjej që këtu jam në shtëpi dhe njerëzit më duan shumë. Jam një lider në fushë dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Dua të shënoj shumë gola për t’u kthyer në La Liga. Nuk është e lehtë të luash 100 ndeshje me Granadën. Të gjithë e dimë që është një klub i madh. Jam duke punuar çdo ditë për të dhënë maksimumin dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve”, deklaroi Uzuni.

Donald Tusk: Shumë shpejt do të ketë një datë për armëpushimin në Ukrainë

Për kryeministrin polak Donald Tusk, në të ardhmen e afërt do të ketë një datë për armëpushim në Ukrainë.

 

“Këto do të jenë sigurisht vendime që do të rezultojnë në më pak ndërhyrje të SHBA-së në çështjet e Ukrainës”, theksoi Tusk.

Sipas Ëall Street Journal , Pentagoni i ka mohuar ndërkohë Kievit prioritetin në furnizimin e sistemeve raketore Atacms.

Nga ana tjetër, Elon Musk , i cili është bërë një nga këshilltarët e besuar të presidentit të zgjedhur, mori pjesë gjithashtu në bisedën telefonike të Donald Trump me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Shefi i Tesla-s ndërhyri për të siguruar se ai do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përmes satelitëve të tij Starlink.

Kryeministrja Giorgia Meloni përsëriti se për sa kohë të vazhdojë konflikti me Moskën, Italia do të qëndrojë në anën e Kievit, raporton Tgcom.

Letër drejtuar Endri Shabanit!

Nga Ermal Peçi

Endri Shabanin personalisht nuk e njoh, përveç disa mesazheve shumë qytetare që kemi shkëmbyer. Kjo pasi kam dashur ta ftoj në “Intervistën e Ditës”, që drejtoj në Dritare TV. Në fakt kam vite që e kam dëgjuar aktivizmin e tij në “Nismën Thurrje”, që kur ajo drejtohej nga Besjan Pesha(njeriu, i cili nuk la parti pa qenë nga; PS,PD,LSI e ku ta di tjetër). Deri në momentin kur Besjani u mënjanua dhe Shabani “mori frenat” e Thurjes. Endri është një djalë i qytetar, i artikuluar dhe kurrajoz, i cili ka dorëzuar dhe dosje të funksionarëve të PS-së, në SPAK, si dhe ka ngritur zërin për padrejtësi. Le të kthehemi tek arsyeja se pse vendosa të shkruaja këtë letër; jo vetëm për të pasur një qartësi me njerëzit, por edhe pse natyra ime karakteriale nuk mund ta mohojë tikun ideologjik që lëviz brenda sistemit neurologjik.
Endri Shabani dje tregoi një papjekuri politike me reagimin për t’i thënë jo një bashkimi në zgjedhje me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike Euroatlantike që ai drejton. Ishte papjekuri sepse vetë Shabani në daljet e tij politike e ka përjashtuar Bashën nga kjo klasë e vjetër politike, por mbi të gjitha në politikë nuk bën asnjë mëkat në qoftë se negocion. Edhe nëse në fund llogaritë politike nuk bëhen, ti nuk e nënshkruan marrëveshjen. Pavarësisht se ka mbaruar në Londër, Shabani një djalë i ri dje foli me gjuhën e vjetër të politikës shqiptare që ndryshe vepron e ndryshe flet. Të gjithë ne e dimë që Shabani ka bërë disa takime me Bashën, për të folur e diskutuar mundësinë e një koalicioni me bazë të gjerë. Nuk dua të futem në analiza se çfarë e shtyu Shabanin të reagonte në atë formë, se nuk është ky qëllimi i shkrimit.
Në 24 Gusht të këtij viti publikova shkrimin tim “Për t’i futur thikën pas shpine Lulzim Bashës”; një shkrim që analizonte se kush ishte kundërshtari i vërtetë i Ramës, por gjithashtu e për të shpjeguar se pse dinosaurët e vjetër politikë, ekonomikë dhe kriminalë do bëjnë çmos për të eliminuar Lulzim Bashën nga skakiera politike.
E riktheva këtë shkrim jo se ka lidhje me Shabanin, por për t’i kujtuar forcave të reja politike se në qoftë se sot ka një arsye që loja politike u hap dhe flitet për ta është e akti politik i Bashës për të përjashtuar Berishën, i cili solli shkatërrimin politik, jo vetën në, PD por edhe në klasën politike. Ka një paqartësi të madhe politike mes aktorëve të rinj sepse aleancën ju nuk do e bëni me emrin, por me parimet, pra kjo është politika.
1-Mbajtja e kontakteve me partnerët strategjikë SHBA dhe BE;
2-Forcimi i institucioneve të drejtësisë dhe mbështetja e tyre;
3- Listat e hapura.
Këtë duhet të flasin forcat e reja politike sot, a bashkohen rreth parimeve sepse në fund të ditës politika kjo është, ajo çfarë beson dhe çfarë përfaqëson.
Prandaj pavarësisht qëndrimeve shumë të kundërta ideologjike ndjej një respekt për Arlind Qorrin sepse është i qartë dhe i vendosur në pikëpamjet e tij politike.
Sot që flasim Basha udhëheq një subjekt politik me organizim kapilar, të cilën asnjë nga forcat e reja nuk e ka dhe ky është fakt. Në çdo vend të Shqipërisë Basha ka struktura dhe është i vetmi politikan, i cili i ka mbijetuar dhe nga komploti McGonigal. E lëre me intrigat e kurthet që bëhen nga Rama-Berisha dhe enturazhi i tyre. Prandaj sot askush prej forcave të reja politike nuk ka një strukturë të ngritur, por as eksperiencën për të kuptuar se terreni politik është shumë më ndryshe nga dalja në media apo pëlqyeshmëria në rrjetet sociale.
Prandaj Endri; ju dhe forcat e reja mund të zgjidhni çfarë të doni, mund ta shpallni armik dhe Bashën ta keni kundërshtar në zgjedhjet e 2025-ës, por koha do ta tregojë se pse e bëtë dhe a do t’ju japë të drejtë. Unë di të them vetëm kaq! Që copëzimi i opozitës ka vetëm një humbës, e kjo dihet që është Shqipëria. Ka dhe një fitues, që e ka emrin Edi Rama. Ju më pas vendosni vetë!

Ndërhyrjet “lart”/ Takimet e fshehta “tek varrezat, te Mimi” mes deputetit Jurgis Çyrbja dhe të kërkuarit Altin Hajri!

Zyrtari i Partisë Socialiste në Durrës, Jurgis Çyrbja, takohej me personin në kërkim Altin Hajri tek varrezat e zonës, në një vend që ata e quanin në bisedat e tyre në aplikacionin “Sky” “…ke varrezat, ke Mimi…”.

Këto takime të funksionarit shtetëror, Jurgis Çyrbja, tashmë të arrestuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, realizoheshin në një periudhë kur Altin Hajri, ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rrëmbimit dhe më pas vrasjen e më tej zhdukjen e kufomës së Jan Prengës në kompleksin e tij “Golden” në Shijak.

Frekuentimi i zonës së varrezave ishte bërë disa herë, pasi zona mund t’i jetë dukur më e sigurtë dhe larg syrit të policisë dhe banorëve të zonës.

Në bisedat e zbardhura në “Sky”, rezulton se Altin Hajrit i është arrestuar në Tiranë kunati i tij, Julian Gjoshi.

Dhe për të shpëtuar këtë individ janë impenjuar avokati, Çyrbja dhe një mik i këtij të fundit me emrin “Ols”.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes, sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të çmuar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, del se SPAK, ka analizuar komunikimet në aplikacionin “SkyECC”, që i përkasin kohës së 17 dhjetorit deri në 29 dhjetor 2020, ku evidentohet njohja e mëparshme mes funksionarit të PS-së në Durrës, Jurgis Çyrbja dhe personit në kërkim, Altin Hajri.

Në disa komunikime të zhvilluara në “Sky”, shfaqen kërkesat e personit të shpallur në kërkim nga policia, Altin Hajri, që i ka bërë Çyrbjas, për të ushtruar ndikim tek drejtuesi i Komisariatit të Policisë Shijak, kundrejt premtimit për të paguar dhe shuma monetare, me qëllim lejimin e ndërtimit të një banese nga një familjar i tij, i cili është djali i xhaxhait të Altin Hajrit.

Altin Hajri i shkruan Çyrbes duke i thënë se:

“…Mëngjesi vëlla, Daci jam… Zemra nigjo pak, don me be një shtëpi Shaba im Shijak… e nimojm dot japim naj kafe atij shefit që të filloj punë me shpiat…”.

Ndërkohë në vijim del përmes bisedave se planifikimi i takimeve që do realizoheshin mes të kërkuarit Altin Hajri dhe Jurgis Çyrbjas, në të njëjtin vend, ku ishin takuar dhe më parë në një zonë tek varrezat, që sipas dy bashkëbiseduesve baza është “ke varrezat…ke mimi…”.

“…Ajde aty ke lagjia, ku jena taku. Ke lagja jam, ajde takojm ke varrezat…. Ke mimi…”.

Ndërkohë, në vijim të bisedave të zhvilluara në “Sky” mes datave 19 janar 2021 deri në 26 janar 2021 evidentohet fakti i arrestimit në qytetin e Tiranës të kunatit dhe një mikut të bashkëbiseduesit Altin Hajri, të thirrur “Boli”, për veprën penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Ka rezultuar se në 18 Janar 2021 nga ana e punonjësve të policisë pranë komisariatit Nr.2 në Tiranë janë arrestuar me një pistoletë pa lejë tip “Beretta”, Julian Gjoshi, i cili është kunati i Altin Hajrit dhe miku i tij, Edvin Barçi i thirur me nofkën “Boli”.

Sipas gazetarit të Ora News, Elton Qyno, Julian Gjoshi, rezulton të jetë dënuar në 23 dhjetor 2021 nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit dhe municionit” dheDrejtimin e mjetit në gjëndje të dehur”.

Në bisedat e zhvilluara Altin Hajri, i bën kërkesë për ndihmë Jurgis Çyrbes për lirimin apo ndryshimin e masës së sigurimit personal për njërin nga të arrestuarit, kundrejt ofrimit dhe të shumave monetare, duke sugjeruar, ndryshimin e personit që posedonte armën pa lejë dhe dëmtimin e gjilpërës së armës së zjarrit, përpara kryerjes së ekspertimit nga Policia Shkencore.

Ky veprim kërkohej me qëllim përjashtimin e kunatit të Altin Hajrit, Julian Gjoshi nga përgjegjësia penale, duke nxjerë pistoletën të paaftë për të bërë qitje në testin e ekspertimit balistik që do bënte policia.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes si më poshtë vijon:

“…se kan kap kunotin tim me pistoletë… Mos bëjmë naj gjë. Ështw kunati me gjith atë bolin që rrin aty ke unë. Paktën ta maj një dali nji, shif naj “arrest shpia”. Sa lek dun veç ta qisim. Me fol direkt, se dun kap tani. Se mos bëjnë provën. Japim 10 mijë euro veç të na e prishi atë mrrokllën (Pistoletën)…”.

Më tej, Altin Hajri vijon ti shkruajë Jurgis Çyrbes duke i thënë se:

“…se arma qeka veç për gishtat…se po se marove ti s’kam kujt me i thën, me veç prish gjëlponën. Kërkoje vëlla, sa lek të dojn veç du t’ja maroj se më mytën kalamajt daja…. Jepi 20 mijë euro sa dojn ai, veç ta mbarojë…. Më 21 del në gjyq. Faleminderit dhe prej teje, të fala bëj Mikut tat Olsit…”.

Gjithashtu, nga komunikimet e zhvilluara mes dy protagonistëve që i përkasin datës 28 janar 2021, Altin Hajri i kërkon Jurgis Çyrbjas, që të diskutonte me një lidhjen e tyre, rreth informacionit që kishte marrë se mund të arrestohej nga policia e Tiranës.

“…që t`i thotë drejtorit Tiranë, shif të foli pak e shok se kam informacion për atë drejtoria Tiranë që dun me kap…”,-i shkruan personi në kërkim Altin Hajri, zyrtarit të PS në Durrës, Jurgis Çyrbes.

Në komunikimet në vijim në aplikacionin “Sky”, Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes që të falenderojë personat që e ndihmuan për mbylljen e problemit të kunatit të tij, Julian Gjoshi, moment gjatë të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte lidhur me problemin që kishte me organet ligj zbatuese.

Altin Hajri i shkruan Jurgis Çyrbes sikur të ishte një rrobaqepës jo si një person në kërkim nga policia, ku pasi e falenderon për ndihmën e madhe që i ka dhënë për kunatin e arrestuar, kërkon nga Çyrbja masat trupore për një person mikun e tij të quajtur “Ols”, i cili sipas bisedës ka dhënë një ndihmë të ç’muar në zgjidhjen e këtij rasti të arrestimit të kunatit me armë pa lejë.

Ndër të tjera personi në kërkim i shkruan Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:

“…ma kanë dhonë fjalën, veç po presin një letër porosi dhe jam “ok” vëlla. Ka mundësi ai se është burri mirë ky tani, që është Ministër vlla. E ka shum shok me than shife vet aman, se më prishin shumë punë, se po i rregulloj ishalla këtë muaj që vjen. Dhe Ols, e ka bo punën e vet vëlla, thuaj faleminderit shum thuj…. Mos harro se e ka bo punën e vet se i kishte thonë avokatit, është porosia shefit. Për Ols vëlla, plus ka qën ke avokati vet 2 herë, e ka bo punën e vetë. A kupton ça po të them. Për atë mikun tat që pate shku ti po të them takoje, thuj falemindërit dhe më bjerë masat t’i boj nja dy kustume që t’ja çosh. Po për zotin është porosia shefit, kishte thënë avokati i kishte thon dum avokat po për zotin e mall e ka bë të vetën. Më tha avokati, e ka bo si burrat ai tha se ai nuk përzihet tha, se avokati e ka robin e vet ai, rrofsh vëlla. Shif aman të bojnë ca ndryshime këtu ke lagja dhe ja dy vene tjera që ti marim 100 për 100. Ok shum mirë ke bë, meri masat me stil t’ja mar, ja dy Kustume…”.

Ndërkohë në bisedën e datës 6 shkurt 2021, Altin Hajri, i kërkon Jurgis Çyrbes të ndërhyjë lidhur me ndalimin nga policia e Durrësit, të një mikut të tij për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

“…shif aman bëj ndonjë telefonatë, kanë ndaluar mbrëmë një kasap viçesh, po ka pas thikat në makinë budallai dhe e kanë mbajtur mbrëmë në DR…”-i shkruan Altin Hajri, Çyrbes.

Gjithashtu, veç kësaj Altin Hajri dhe në datën 6 mars 2021 i shkruan Çyrbes, që të interesohet në polici pasi sipas Hajrit “…kishin ndaluar njërin për një aksident dhe se ishte robi…”.

Deputeti i “lashtë” i PPSH-së. Trashëgimnia e Partisë së Punës që zgjatet edhe sot në parlament

Komandanti i hekurudhës që u bë deputet i PPSH-së në vitin 1991 ka një histori të veçantë. Në Kuvendin e parë pluralist, Fadil Nasufi, sot deputet i Partisë Socialiste, ishte pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë. Gjatë atij mandati, ai u bë i njohur për mbështetjen e kandidaturës së Ramiz Alisë për President në prill të vitit 1991, duke argumentuar kështu votën e tij:

“Unë besoj që ai është qytetar dhe demokrat i klasit të parë dhe e bashkoj mendimin tim me gjithë ata kolegë deputetë që me dashamirësi rekomanduan edhe vërejtje, që demokracia në Shqipëri, nën drejtimin e shtetit prej shokut Ramiz, të realizohet në rrugë të mbarë, sipas dëshirës së popullit, larg pasioneve partiake. Ju ftoj ta votojmë njëzëri kandidaturën e shokut Ramiz, pasi nuk kemi ç’të shtojmë në biografinë e njerëzve si ai, biografi të cilën ia ka bërë populli.”

Fadil Nasufi dhe Angazhimi Politik

Në mandatin e parë pluralist, Nasufi ishte një ndër deputetët që mbështeti fort udhëheqjen e Ramiz Alisë, duke e vlerësuar atë si ideator dhe garantues të demokracisë në Shqipëri. Ai e shprehu qartë këtë bindje në fjalimin e tij në Kuvend:

“I nderuar Kryetar,

Të nderuar deputetë,

Zërin tim këtu në Kuvend e sjell si bartës të votëbesimit që më ka dhënë populli dhe si përfaqësues i rinisë. Bashkimi i Rinisë, kur vuri kandidaturën e shokut Ramiz në fushatën elektorale, vlerësoi tek ai ideatorin dhe realizuesin e pakthyeshëm të demokracisë në Shqipëri, dhe ai bëri ftesën e parë zyrtare për demokraci. Dhe rinia nuk ka gabuar.

Kur votojmë për Ramiz Alinë si President, ne nuk kemi kompleksin e ithtarit apo të timonierit, siç u përpoq ta ngushtojë seriozitetin e deputetëve të Partisë së Punës një zotëri. Por besoj se, si askush tjetër, Ramiz Alia do të dijë t’i japë gjithnjë e më shumë udhë qytetërimit dhe demokracisë për realitetin e sotëm shqiptar, aq shumë kontradiktor.

Unë besoj që ai është qytetar dhe demokrat i klasit të parë dhe e bashkoj mendimin tim me gjithë ata kolegë deputetë, që me dashamirësi rekomanduan edhe vërejtje, që demokracia në Shqipëri, nën drejtimin e shtetit prej shokut Ramiz, të realizohet në rrugë të mbarë, sipas dëshirës së popullit, larg pasioneve partiake.

Barrët e përgjegjësisë që ka mbajtur shoku Ramiz Alia mendoj se do ta bëjnë edhe më shumë përgjegjës ndaj së ardhmes së Shqipërisë halleshumë. Unë e kuptoj që zgjedhja e Presidentit, për momentet e vështira që po kalojmë, para se të jetë nder, solemnitet dhe kurorëzim, është në radhë të parë përgjegjësi e barrë e rëndë. Dhe këtë, shoku Ramiz e ka justifikuar, duke u bërë realizues dhe shpresëdhënës.

Ju ftoj ta votojmë njëzëri kandidaturën e shokut Ramiz, pasi nuk kemi ç’të shtojmë në biografinë e njerëzve si ai, biografi të cilën ia ka bërë populli.

Faleminderit!”

Nga Deputet i PPSH-së te Deputet i PS-së

Pas përfundimit të mandatit të tij të parë si deputet i PPSH-së, Nasufi vazhdoi karrierën e tij politike dhe administrative, duke shërbyer edhe si kryebashkiak i Beratit gjatë qeverisjes socialiste. Sot, ai është një ndër deputetët e mazhorancës socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.

Në CV-në e tij, të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Nasufi rendit edhe periudhën 1986-1987 si Komandant Sektori në Hekurudhën Milot-Rrëshen-Klos, një detaj që dëshmon angazhimin e tij të hershëm në sektorin publik përpara se të hynte në politikë./VNA

Domatet dhe karrotat, çelësi kundër tensionit të lartë

Domatet bashke me karrotat mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë.

 

Studime të ndryshme kanë treguar se përveç pigmenteve të fuqishme, domatja dhe karrota ndajnë fitokimikate që luftojnë tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera të zemrës.

Trajtimet e ndryshme afat-shkurtëra me ekstrakte të domates kanë treguar se mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë. Bëhet fjalë për ata pacientë që nuk i janë nënshtruar një terapie të mirëfilltë me medikamente.

Domatet mund të konsumohen ose përgatiten në mënyra të ndryshme. Ato mund të gatuhen në supa, mund të përfshihen në sallata, garniturë e të tjera.

Domatet mund të konsumohen si lëng, ose kombinohen me lëngje të tjera perimesh siç është ai i panxharit dhe karrotës. Lëngu i panxharit dhe domates është plot vlera në parandalimin e rritjes së tensionit të gjakut.

Karrota është e pasur me beta karoten, një antioksidant i fuqishëm që ofron mbrojtje kundër disa sëmundjeve.

Karrota besohet të përmbajë edhe kalium që ndihmon në balancimin e niveleve të larta të sodiumit që janë ndër shkaktarët e hipertensionit. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Fibra e tretshme tek karrota ul kolesterolin, një veprim që parandalon bllokimet e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Ajo është një burim i mirë i elementëve të alkalinës, që pastrojnë dhe gjallërojnë gjakut, por edhe duke ekuilibruar nivelin e alkalinës në organizëm. Likopeni tek domatet dhe karrota është përgjegjës për uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit.

Testet mbi ndikimin e likopenit në tensionin sistolik të gjakut kanë sugjeruar se kjo substancë ka ndikim domethënës në uljen e tensionit të gjakut por asnjë ndikim në tensionin diastolik. Vlerat në uljen e tensionit të likopenit i janë atribuar stimulimit të prodhimit të oksidit nitric në qelizat endotheliale.

Të dhënat shkencore për domatet e bëjnë atë pjesë e strategjive efektive në përmirësimin e ushqyerjes dhe shëndetit.

Si të përgatisni lëng karrote dhe domateje?

  • Futini domatet dhe karrotat në mikser dhe përzjeini
  • Kullojeni lëngun.
  • Shërbejeni të ftohtë/