21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

SHBA do të pranojë 2 mijë emigrantë nga Europa

Qeveria amerikane do të lejojë vitin e ardhshëm vetëm 45,000 refugjatë që të hyjnë në SHBA. Kjo është shifra më e ulët që nga hyrja në fuqi e një ligji mbi pranimin e refugjatëve 37 vjet më parë.
Uashingtoni zyrtar i paraqiti një propozim kongresit, sipas së cilit parashikohet që në vitin e ardhshëm fiskal në SHBA të lejohet të pranohet vetëm një maksimum refugjatësh, respektivisht 19.000 nga Afrika, 5.000 nga Azia Lindore, 2.000 nga Evropa dhe Azia Qendrore, 1.500 nga Amerika Latine dhe Karaibet dhe 17.500 nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore. Viti fiskal 2018 nis nga tetori 2017 deri në shtator 2018. “Siguria e popullsisë sonë amerikane është shqetësimi ynë i parë”, tha një zyrtar i qeverisë amerikane. Ne duhet të sigurohemi që tek ne të vijnë vetëm ata njerëz që nuk përbëjnë rrezik për sigurinë e vendit tonë”.
Në SHBA është e zakonshme që qeveria vendos një kufi maksimal vjetor për pranimin e refugjatëve. Kufiri më i ulët i dekadave të fundit u vendos nga Presidenti Ronald Reagan në vitin 1986 dhe ishte 67,000 vetë. Gjatë kohës së ish-Presidentit Barak Obama, në vitin 2016 kufiri ishte 110.000 refugjatë.

Politikë rigoroze migrimi
Gjatë këtij viti, Shtetet e Bashkuara kanë pranuar deri tani rreth 54.000 refugjatë. Në vitin 2016, shifra ishte 85,000. Për krahasim në Gjermani kanë kërkuar azil nga janari deri në gusht 2017 rreth 150,000 vetë. Kufizimi i qartë i numrit të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara lidhet me politikën rigoroze ndaj emigrantëve të Presidentit Donald Trump, të cilën ai e justifikon me mbrojtjen ndaj terrorizmit.
Që nga qershori i këtij viti SHBA-ja ka vendosur ndërprerjen e plotë të pranimit të refugjatët. Por dekreti përkatës i Presidentit Trump vlen për 120 ditë dhe përfundon më 24 tetor. Deri tani nuk është e qartë nëse qeveria amerikane dëshiron ta zgjasë këtë vendim të përkohshëm për disa javë ose për disa muaj të tjerë.

Ronaldo përshëndet tifozët kosovarë

Mirëdita, unë jam nga Kosova! Ky është mesazhi që Cristiano Ronaldo jep për të gjithë tifozët kosovarë të Realit të Madridit dhe sulmuesit portugez. Një gjetje e zgjuar e numrit 7 për të shprehur afirmitetin e tij me gjithë mbështetësit në mbarë globin. Në videon personale të publikuar në rrjetet sociale, Ronaldo shfaqet me dy binjakët dhe djalin e tij të madh në një moment pushimi në shtëpi. Më pas, ai shton gjithashtu që është edhe një indonezian duke përshëndetur edhe fansat në Azinë Juglindore. “Dua të ndaj me ju këtë moment të bukur me familjen time”, shton luzitani.
Një mesazh që flet shumë dhe qartë duke dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë. Ronaldo ndoshta nuk është një shtet, por një nga futbollistët më të njohur të planetit dhe dedikimi i tij personal ndaj popullit kosovar është një gjest simbolik, por edhe domethënës, sepse atë që me vështirësi e bën diplomacia kosovare, Cristiano Ronaldo e realizon me një fjali të vetme, duke e ndërkombëtarizuar Kosovën edhe në sportin më të ndjekur të planetit.
Kristiano Ronaldo e nisi atje ku e kishte lënë sezonin e shkuar kur vjen fjala te golat në Champions. Portugezi e ngriti trofeun për herë të 4-t në karrierën e tij të lavdishme në qershor, kur banda e Zidanit mposhti 4-1 Juventusin në finale. CR7 shënoi dy herë në Kardif, ndërsa më parë i kishte realizuar 5 gola Bajernit në dy ndeshjet çerekfinale dhe 3 Atletikos në gjysmëfinale.
Ai e mbylli sezonin me 12 gola në 13 ndeshje dhe, me sa duket, është në rrugë të mbarë për ta thyer vetveten, pasi e ka nisur sezonin e ri europian me një dopietë ndaj APOEL Nikosias në ndeshjen e parë të grupit dhe shënoi edhe dy herë të tjera ndaj Dortmundit mbrëmjen e së martës.
Rekordi total i golave të 32-vjeçarit në Champions arrin në 110 në 146 ndeshjet që ka luajtur me Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtid dhe Realin e Madridit (përfshirë edhe raundet kualifikuese). Dhe po të përfshijmë edhe dy golat që ai shënoi në finalen e Superkupës së Europës kundër Seviljes, gjithashtu luajtur në Kardif, ai ka regjistruar në total 112 gola.
Ronaldo i ka shënuar këto gola në 15 shtete të ndryshme, në 24 qytete dhe viktima të tij kanë qenë 33 klube të ndryshme. 49 prej këtyre golave ai i ka shënuar në Madrid. Ai do të synojë të arrijë shifrën 50-të, kur Reali të presë Totenhemin në ndeshjen e radhës më 17 tetor.

Nata e Zezë e Karlo

Bayern Munich's Italian head coach Carlo Ancelotti stands on the sideline during the UEFA Champions League quarter-final second leg football match Real Madrid vs FC Bayern Munich at the Santiago Bernabeu stadium in Madrid in Madrid on April 18, 2017. / AFP PHOTO / GERARD JULIEN (Photo credit should read GERARD JULIEN/AFP/Getty Images)

Humbja nga Paris Saint-Germain ka vënë në dyshim të ardhmen e Karlo Ançelotit në Bayern Munich. Bankina e Karlo Ançelotit është duke u dridhur pas humbjes së Bayern Munichut nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, me rezultat të lartë 3:0. Pas ndeshjes, mesfushori holandez, Arjen Robben, nuk ka dashur të flasë rreth të ardhmes së trajnerit italian. “A e mbështetni Karlo Ançelotin? “Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, ka deklaruar ish ylli i Chelseas dhe Real Madridit pas ndeshjes.
Matthias Brügelmann, komentuesi i gazetës gjermane “Bild”, është kundër Karlo Ançelotit. Karlo Ançeloti nuk i ka punët mirë pas humbjes së Bayern Munichut nga PSG, me rezultat 3:0, në Ligën e Kampionëve.
Komentuesi i gazetës gjermane “Bild”, Matthias Brügelmann mendon se Bayern Munich duhet ta zëvendësojë Ançelotin me Jurgen Kloppin, trajnerin aktual të Liverpoolit. “Klopp do të jetë pasardhësi ideal për Ançelotin”, thuhet në kolumnen e shkruar nga Brügelmann.
“Si pasardhësi i Ançelotit në vitin 2018 apo 2019, Bayern ka nevojë për një personalitet që mund të trajtojë yjet dhe talentet e reja, me pasion të madh lojë dhe ide”, ka shkruar Brügelmann. Kurse, “Bild” humbjen e Bayernit nga PSG e ka titullar: “Nata e Zezë e Karlo”.
Trajneri i Bayern Munichut, Karlo Ançeloti ka folur pas humbjes 3:0 nga PSG në kuadër të Ligës së Kampionëve. Italiani e ka pranuar se do të kritikohet për përzgjedhjen e formacionit, por insiston se për këtë ka menduar shumë gjatë.
Ançeloti kishte vendosur që ndaj PSG të luante pa dy lojtarët kryesorë, Arjen Robben dhe Franck Ribery. “Kam menduar shumë gjatë rreth formacionit. Në fund më duhet t’i pranoj kritikat, por nuk e kam problem”, tha Ançeloti pas ndeshjes për “Sky”. Ai ka folur edhe për Riobery, ku tha se nuk ka ndonjë problem, por zgjedhja për ta lënë jashtë ishte teknike.
PSG ka shënuar fitore të merituar ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat të thellë 3:0. Golat për PSG-në i shënuan Dani Alves, Edinson Cavani dhe Neymar. Pas kësaj fitoreje PSG mban vendin e parë në Grupin B me 5 pikë, ndërsa Bayern dhe Celtic ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë.

Agolli rrëfen emocionet e debutimit në Ch. League

Luan prej 8 vitesh me skuadrën që po dominon futbollin azer, por për herë të parë të mërkurën në mbrëmje shijoi emocionet e një kompeticioni prestigjoz si Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Ansi Agolli debutoi në Baku me skuadrën e Qarabag në Champions League, pasi u rikthue në skuadër pas një dëmtii disajavor që nuk e lejoi të zbriste në fushë disa ditë më parë në “Stamford Bridge” ndaj Chelseat. Gjithsesi, 34-vjeçari i indur në Tiranë e pranon se rikthimi në fushën e lojës në një ndeshje kaq të rëndësishme ishte vërtet emocionuese.
Edhe pse në vitet e fundit të karrierës, Agolli ka arritur të përjetojë emocione kaq të mëdha vetëm gjatë vitit të fundit ku ka fituar gjithçka në Azerbajxhan dhe është gjithshtu pjesëmarrës në kompeticionin europian. Mbrojtësi shqiptar e pranon se po kalon momente të rëndësishme.
Nga Azerbajxhani në Kombëtare. Për Agollin ky do të jetë një muaj i ngjeshur, por ai është përherë gati dhe në radhën e parë për t’i dhënë një dorë edhe skuadrës kuqezi. Fillimisht, Italia dhe më pas Spanja. 34-vjeçari nuk vendos objektiva, por thekson se skuadra do të japë më të mirën për të marrë maksimumin nga këta dy kundërshtarë të vështirë.

Barcelonës i mjafton një autogol

Barcelona konfirmohet në kreun e grupit në Ligën e Kampioneve me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para. Por nëse ndaj Juventusit katalanasit shkëlqyen me një lojë spektakolare, ndaj Sporting Lisbonës ata thjesht bënë detyrën dhe siguruan tri pikët vetëm falë një autogoli të Koates.
Sportingu i bëri rezistencë ekipit të Valverdes, duke mos e lënë të luante lojën e rrjedhshme të tij. Ndaj Barcelona e kishte të vështirë të gjente rrjetën në këtë ndeshje. Gjithçka u zgjidh me episodin e fillimit të pjesës së dytë, kur Koates devijoi në portën e vet një goditje dënimi nga e djathta.
Në takimin tjetër, heroi i mbrëmjes ka qenë Gonzalo Higuain, i cili ka treguar se është ende shumë i vlefshëm për Juventusin, pavarësisht kritikave për “krizën e golit”. Alegri kishte lënë argjentinasin në stol në duelin kundër Olimpiakosit, duke e aktivizuar në minutën e 60, meqë skuadra e tij nuk po gjente dot rrugën e rrjetës. Higuain iu deshën pak minuta që të gjente portën e ekipit grek, ndërsa më pas ishte Manxhukiç që vulosi rezultatin përfundimtar 2-0.

PSG turpëron Bayernin

Milionat e Paris Saint Germain shkëlqejnë në Champions League. Parizienët e Unai Emery dominuan Bayern Munich, që u duk një skuadër e vogël përballë yjeve të ekipit francez. Treshja e ëndrrave Neymar-Cavani-Mbappe ishte thjeshtë fantastike, duke vallëzuar mes mbrojtësve të Bayern-it. Në minutën e 2-të Dani Alves i shërbyer nga Neymar mposhti Ulreich për avantazhin e Parisit. Bayerni shpërdoroi shumë raste për të barazuar shifrat dhe në minutën e 31-të, Cavani i asistuar nga Mbappe shënoi edhe të dytin. Fitorja e Paris Saint Germain dhe vendi i parë në grupin B pas 2 ndeshjeve të para u vulos nga goli i Neymar në të 63-ën. Në sfidën tjetër të këtij grupi kishte festë për Celtic Glasgow që mposhti me shifrat 3-0 brenda në Bruksel, Anderlechtin me finalizimin e Griffits dhe autogolin e Kara dhe golin në sekondat e fundit të Sinclair.
Në grupin C, Chelsea regjistroi një fitore të madhe, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në fazën tjetër. Një gol i Batshuayai në minutën e 94-ën, la me gisht në gojë Diego Simeonen me Antonio Conten fitoi duelin me rivalin e tij. Në Ëanda Metropolitana përfundoi me suksesin 2-1 me përmbysje të Bluve të Londrës që u ngjitën në kuotën e 6 pikëve dhe kryesojnë bindshëm grupin C. Golit të Griezmann nga pika e bardhë e penalltisë iu përgigj Alvaro Morata përpara se të vinte finalizimin me vlerën e tre pikëve që mban firmën e beglut Mitchy Batshuayi. Në orën 18-të, në Baku, Qarabagut nuk i mjaftoi rikthimi në fushë i Ansi Agollit për të ndalur Romën që triumfoi me shifrat 1-2. Manolas dhe Dzeko në 15 minutat e para shënuan 2 herë për verdhekuqtë, ndërsa rrjeta e Pedro Henriques vetëm sa rihapi sfidën.
Në grupin D fitore për Barcelonën dhe Juventusin. Një autogol i Coates i mjaftoi blaugranave për të mposhtur në Lisbonë Sportingun vendas. Në Torino, ndërkohë bardhezinjtë morën fitoren e parë falë suksesit 2-0 ndaj Olympiacosit. Higuain i ardhur në fushë nga stoli dhe Mandzukiç ishin autorët e golave për skuadrën e Alegrit.
Në grupin A fitore të thella për Manchester United dhe Baselin. Në Moskë, formacioni i Jose Mourinhos kaloi 4-1 Cska-në e Moskës, duke marrë fitoren e dytë në grup. Lukaku, Martial me penallti dhe sërish Lukaku, shënuan në pjesën e parë për United, ndërsa Mkhitaryan e çoi rezultatin në 0-4 në fraksionin e dytë. Në fund kishte vend edhe për golin e nderit të skuadrës ruse që u realizua nga Kuchaev. Në St Jakob Park Baseli me Taulant Xhakën në fushë që u ndëshkua sërish me karton të verdhë shpartalloi Benficën me rezultatin e thellë 5-0. Lang hapi serinë e golave që në minutën e 2-të, ndërsa Oberlin i çoi shifrat në 2-0 në të 20-tën. Ricky Van Vonsëinkel nga pika e bardhë e penalltisë, sërish Oberlin dhe më pas Rivieros fiksuan shifrat përfundimtare të këtij takimi në 5-0 me Baselin që zhyti në krizë Benficën, duke marrë tre pikët e para.

Përçarjet e reja në SHBA

Provokuesit rusë në internet po e shfrytëzojnë kundërthënien lidhur me protestat e lojtarëve zezakë amerikanë kundër dhunës policore për t’i thelluar përçarjet në Shtetet e Bashkuara, ka thënë senatori, James Lankford, republikan nga Oklahoma, anëtar i Komitetit të Inteligjencës së Senatit amerikan.
Duke folur mbrëmë në një dëgjim, ai theksoi se shfrytëzuesit e paguar të mediave sociale, të cilët ai i ka quajtur si “djaj”, duke i mbështetur të dy palët e debatit të nxehtë publik, që filloi ditëve të fundit pasi disa lojtarë zezakë të futbollit amerikan, në shenjë proteste kundër incidenteve të raportuara të dhunës policore kundër personave të dyshuar zezakë se kanë bërë krime, janë gjunjëzuar derisa është ekzekutuar himni kombëtar i Shteteve të Bashkuara, gjatë së cilit rregullisht njerëzit ngriten në këmbë në shenjë nderimi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë ditëve të fundit i ka kritikuar lojtarët, duke thënë se “nuk e kanë respektuar vendin tonë” dhe u ka bërë thirrje pronarëve të ekipeve të Ligës Kombëtare Futbollistike, që t’i përjashtojnë ose suspendojnë futbollistët, të cilët kanë qëndruar në gjunjë.
Senatori Lankford tha se provokuesit rusë, për të cilët ndihmësit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara thonë se ishin detektuar nga agjencitë e inteligjencës amerikane dhe i kishin informuar anëtarët e komitetit, nuk po anojnë për asnjërën palë në këtë mosmarrëveshje, por po synojnë ta rrisin zemërimin e shprehur nga njerëzit e të dy grupeve.
“Ata u drejtoheshin të dy palëve gjatë fundjavës së kaluar dhe janë përpjekur në mënyrë djallëzore për ta shtuar nivelin e zhurmës në Amerikë dhe për ta zmadhuar këtë çështje që të duket shumë më e madhe”, tha senatori Lankford gjatë dëgjimit në Komitetin e Sigurisë së Brendshme dhe të Punëve Qeveritare në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
Komiteti i inteligjencës i Senatit është njëri prej disa paneleve të Kongresit, që po zhvillon hetime për përpjekjet e dyshuara ruse për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.
Ndihmësit në Kongres thanë se hetuesit kanë gjetur dëshmi se përpjekjet për ndikim kanë vazhduar edhe këtë vit.
Rusia i ka hedhur poshtë pohimet se janë bërë çfarëdo përpjekjesh për të ndikuar në zgjedhje ose në debatin publik.
Hetuesit privatë, të cilët e gjurmojnë propagandën ruse dhe fushatat e dezinformimeve, thanë se akuzat e senatorit Lankford janë të besueshme.
Një faqe në internet e themeluar së bashku nga hetuesit që punojnë për Aleancën për Sigurimin e Demokracisë, i cili është projekt dypatriak transatlantik për ta kundërshtuar fushatën e dezinformimeve ruse, i tregon postimet në Twitter, që i mbështesin të dy palët e debatit futbollistik nga profilet e ndryshme, për të cilat thuhet se ishin përdorur për ta përhapur propagandën ruse në rrjetin Twitter.
Clint Watts, kërkues që ka ndihmuar në krijimin e kësaj faqeje që e gjurmon propagandën ruse në mediat sociale, i tha agjencisë “AP” se fushata e përshkruar nga senatori Lankford, është e ngjashme me fushatat propaganduese, të cilat ishin mirë të dokumentuara, sikur ajo që ishte shfrytëzuar në rrjetin Facebook, për të përhapur mesazhe në favor dhe kundër lëvizjes Jetët e Zezakëve Janë të Rëndësishme.
Zoti Watts tha se përpjekjet e fundit të propagandës ruse janë të ngjashme me fushatat “me masa aktive” të periudhës ish-sovjetike, kur Moska ishte angazhuar në luftën informative të paraparë për t’i destabilizuar demokracitë perëndimore nga brenda.
“Qëllimi është që të shkaktojnë përçarje në Amerikë”, tha Wattts.
Njëherësh, Komiteti i Inteligjencës në Senat dhe ai në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, kanë kërkuar nga kompanitë gjigante teknologjike, siç janë Google, Facebook dhe Twitter, që të flasin për përvojat e tyre me organizatat ruse, që postojnë shpallje në rrjetet e tyre, gjatë një dëgjimi publik në javët e ardhshme.

Trump, ulje historike taksash, do t’i shtojë arkës 2.2 trilionë dollarë

Presidenti Donald Trump po promovon një plan republikan për reformimin e sistemit të taksave. Ai thotë se plani i ri do të lehtësojë nga taksat e rënda klasën e mesme amerikane dhe korporatat.
Presidenti Donald Trump zbuloi disa nga detajet e planit përpara një turme entuziaste në Indianapolis, të shtetit Indiana.
“Po eliminojmë disa ulje taksash prej të cilave deri më tani përfitojnë kryesisht më të pasurit. Po i japim gjithashtu Kongresit fleksibilitetin që të vendosë një taksë më të lartë për më të pasurit, në mënyrë që të përfitojnë njerëzit e punës. Gjithashtu, po e thjeshtëzojmë sistemin e taksave, duke e bërë atë të drejtë dhe të lehtë për t’u kuptuar”, tha Presidenti Donald Trump.
Presidenti Trump shtoi se ulja e taksave për korporatat do të tërheqë investime të huaja. Ai thotë se sipas sistemit të tanishëm, shumë kompani të huaja e shmangin biznesin në Amerikë për shkak të taksave të larta.
Presidenti nuk sqaroi se me cilat fonde do të mundësohet ky shkurtim i taksave. Sipas organizatës jopartiake Komiteti për një Buxhet të Përgjegjshëm Federal, reforma e taksave mund t’i shtojë 2.2 trilionë dollarë borxhit kombëtar amerikan gjatë 10 viteve të ardhshme.

Trump, mbështetje të plotë Porto Rikos

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se ishujt amerikanë të shkatërruar nga uragani Maria po marrin ndihmë masive. Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy, Presidenti Trump tha se administrata e tij po bën gjithçka është e mundur për të ndihmuar viktimat e stuhive dhe hodhi poshtë zërat se ai kishte humbur përqendrimin nga grindjet me lojtarët e ekipeve të futbollit amerikan që kanë protestuar gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar para fillimit të ndeshjeve. Presidenti planifikon të vizitojë Porto Rikon dhe Ishujt e Virgjër javën e ardhshme për të inspektuar operacionet e ndihmave në këto rajone.
Uragani Maria e ka lënë Porto Rikon pa energji, ujë të pastër dhe aftësi komunikimi. Ishullit i kanë mbaruar furnizimet me ushqim, karburant dhe ilaçe në një kohë kur spitalet janë të mbushura me njerëz si asnjëherë më parë.
“Nuk e di nëse keni qenë në të gjithë vendin, por kjo është diçka e pabesueshme, krizë në mbarë vendin”, thotë Dr. Victor Grillo, mjek në spitalin e Lozias.
Disa njerëz kanë pritur në aeroportin e San Juan-it që nga java e kaluar për një fluturim jashtë ishullit, duke përfshirë edhe këtë grua që ka nevojë për insulinë.
“Këtu nuk ka akull, nuk ka asgjë për të më ndihmuar që ta mbaj insulinën në një vend të sigurt”, thotë Susana Garner, banore e Porto Rikos.
Presidenti Trump të martën u përpoq t’u kundërvihej kritikëve, të cilët thanë se administrata e tij ka lënë pas dore territoret amerikane të goditura nga stuhia.
“Në çdo orë po dërgojmë sasi masive furnizimesh me ujë dhe ushqime në Porto Riko. Kjo nuk është një situatë e ngjashme me atë në Florida ose në Teksas, ku ne mund të shkojmë dhe të shpërndajmë ndihma në terren. Ju e dini këtë, ne jemi në mes Oqeanin Atlantik. Është e vështirë”.
Presidenti të martën u takua edhe me zyrtarë të emergjencave, të cilët më vonë u thanë gazetarëve se flotilje me furnizime dhe personel janë dërguar në ishull për të trajtuar krizën humanitare në rritje.
“Mijëra punonjës federalë nga FEMA, Departamenti i Mbrojtjes dhe agjencitë e tjera federale janë në Porto Riko dhe në Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara duke mbështetur guvernatorët e tyre në operacionet për rimëkëmbjen nga kriza”, tha Elaine Duke, zyrtare e Departamentit të Sigurisë.
Guvernatori i Porto Rikos, Ricardo Rosello gjithashtu mbrojti Presidentin Trump, ndërsa po vizitonte një qendër të prodhimit të gazit pranë portit të San Juan-it. Ai tha se kishte folur me presidentin dhe ishte siguruar se ai ishte i angazhuar për të ndihmuar ishullin.
“Unë jam i bindur se ai është i shqetësuar nga situata këtu dhe presim plotësisht mbështetjen e tij. Ai ma ka bërë të qartë këtë, kështu që përsëri unë dëshiroj ta falënderoj atë për veprimin e shpejtë në trajtimin e disa prej këtyre përpjekjeve”.
Ndërsa portet dhe aeroportet e Porto Rikos po rikthehen në funksion me kapacitet për të pranuar më shumë anije mallrash dhe aeroplanë, shpërndarja e ndihmës pritet të përshpejtohet.
Por rreziku nga uragani Maria ende nuk është larguar. Stuhia po lëviz në veri, përgjatë brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje në Karolinën e Veriut dhe duke detyruar evakuimet nga disa zona bregdetare.

Olsi Rama në makinën e transportit të kokainës AA 635 DM, Ruçi i ndërpret fjalën Berishës

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar në Parlament skandalin e përfshirjes së Olsi Ramës në makinën e transportit të kokainës, duke treguar edhe datat që i përkasin vitit 2014. Menjëherë sapo Berisha ka denoncuar skandalin, Berishës i është ndërprerë fjala nga Gramoz Ruçi. Gjithçka ka qenë e kalkuluar edhe pse Berisha nuk kishte mbushur minutazhin.
“Edi Rama je koka e krimit dhe tani më lejoni të lexoj disa dokumenta. Ekziston një makinë me targë AA 635 DM. Kjo makinë është makina e transportit të kokainës, Vasilika, shko pyet në ose thuaji kësaj asistentes tënde që është bërë ministre Drejtësie të të sjellë dokumentat që kush ka qenë brenda. Cilët kanë qenë pasagjerë të kësaj makine, të përshtatur për transport kokaine kanë qenë Genci Kasem Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës, ndrikullës që punonte te Rama dhe mikut të tij, pasagjer tjetër ka qenë Ermal Ilir Hoxha, pasagjer tjetër Gentjan Hasan Gjonaj, dhe pasagjer i katërt, i rregullt i saj ka qenë Olsi Kristaq Rama. Datat që kanë udhëtuar janë: 08.06.2014/ 11.07.2014/ 06.06 2014/ 11.07.2014. Ti je koka e krimit, ndaj dhe krimi nuk luftohet pa luftuar kokën e tij.
Opozita po i bën gjyqin publik sundimit të krimit në Shqipëri, asaj që politologët e njohin si banditokraci, atij regjimi që është bërë fakt i kryer këto 4 vite. Në përkufizimet e diktaturave, mobokracia apo banditokracia vlerësohet si forma më e shëmtuar e të gjitha regjimeve. Nuk kam ndërmend këtu të citoj burimet e pafundme ndërkombëtare, të cilat u cituan këtu gjërësisht nga kolegët e mi në fjalën e tyre. Por unë do të ndalem vetëm në materien e kësaj toke, vetëm të dhënat për t’u faktuar shqiptarëve se Edvin Kristaq Rama është kaput meduza, koka e meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri. Është nëna e nënave të krimit. Edvin Kristaq Rama ka instaluar këtu, atë që një ekspert i madh ndërkombëtar do ta quante narkoshteti, apo shtetin e dytë në botë pas Panamasë, shtetin e drogës.
Kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit nuk ka ndodhur, që në 1 javë, narkobandat të godasin Policinë e Shtetit 4 herë; në Bathore, Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Po narkobandat janë me fletë, sepse kanë me vete më të madhin, kanë me vete Noriegën, kanë me vete kreun e meduzës së krimit të organizuar.
Hakiu ka çelësat e kashtës dhe të drogës, se çelësat e krimit i ka Edi Rama. A nuk është Edi Rama që mbushi këtë Parlament për herë të parë me kriminelë, me vrasës, përdhunues. A nuk është Edi Rama që përcolli Arben Frrokun, nga Puka jashtë 1 dite para se të merrte vendimin për jetë. A nuk është Edi Rama që doli para shqiptarëve, me një korbë në krah, nënën e një superkrimineli që kishte vrarë katër njerëz të pafajshëm, pa i adresuar një ngushëllim të vetëm nënave të viktimave, të cilat superkrimineli i partisë i veshi me të zeza brenda gjysëm ore.
A nuk është Edi Rama, ai që fshehu për muaj të tërë kërkesën për ekstradim të vrasësit horror Mark Frroku në Belgjikë. A nuk është Edi Rama që ndërseu përdhunues në këtë Parlament për të goditur deputetin e opozitës. Pse merreni me krimin?! Ja ku është krimi, ja ku është nëna e krimit, ja ku është kreu i meduzës.
Është e vërtetë që ne i kemi humbur zgjedhjet. Është e vërtetë se me bandat, me krimin dhe me paratë e krimit, ju keni këtë shumicë. Por mos harro se ne luftën do e vazhdojmë, kemi humbur betejën, por s’kemi humbur luftën. Ta dish mirë, që sot jemi 10 herë më të motivuar për luftën ndaj krimit se sa më parë. Sot është emergjencë, sot shqiptarët çdo ditë e më shumë e shohin, dhe falenderoj mediat, të cilat çdo ditë e më shumë po bëhen vokale kundër kësaj gjëme të madhe që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë, duke vendosur këtu regjimin e krimit”.