30.5 C
Tirana
E enjte, 3 Korrik, 2025

S’ka më debat, ju lutem mos bëni më koalicion të madh qeverisës

Christoph Strack

Ky nuk ishte duel. Nuk kishte aspak shkëmbim replikash. I ashtuquajturi “Dueli televiziv” i organizuar nga televizionet më të mëdha në Gjermani, i pesti me radhë, ishte mbase më i dobëti që nga premiera në vitin 2002. Kjo do të thotë shumë për politikën gjermane dhe televizionet gjermane.

Bisedë jo duel
Angela Merkel kundër (më saktësisht së bashku me) Martin Schulzin. Biseda televizive – e partnerëve në koalicionin qeveritar – e dy kandidatëve për kancelar së bashku me katër gazetarë mbeti një bisedë pa publik. Jo vetëm në studion Adlershof para portave të Berlinit.
Për gjendjen sociale në Gjermani, ku ka probleme pavarësisht bumin ekonomik, nuk u fol thuajse fare. Nuk u fol për përkeqësimin e gjendjes së shumë familjeve, sfidat dhe shanset e dixhitalizimit, globalizimin, për vendet e punës, si dhe për arsimin.
Në vend të këtyre temave, u bë një analizë mjaft e gjatë e ardhjes së refugjatëve në vitin 2015 dhe integrimit të tyre. Sigurisht që politikanët duhet të përballen me këto vështirësi, që ekzistojnë në shumë vende. Por këtu u përball populizmi me pedantizmin e punës së përditshme politike.
Disa aspekte të politikës së jashtme nuk ishin fare me vend. E para: politika ndaj Turqisë. Të dy politikanët, shefja e CDU-së dhe shefi i SPD-së, paralajmëruan ndryshimin e kursit. Nuk ka më negociata për një union doganor, nuk ka më negociata për anëtarësimin e Turqisë në BE. SPD ka dashur një kohë të gjatë që të mbajë të hapur perspektivën e anëtarësimit të Turqisë në BE, ndërsa Unioni donte ta pengonte disi. Ndërsa kundrejt autokratit në Ankara, i cili ka filluar të marrë pengje gjermane, tani politika gjermane po ndryshon qartë.
E dyta: shkallëzimi aktual i gjendjes në Korenë e Veriut, e cila në rastin më të keq mund të çojë në luftë, ishte një temë ku Merkel dhe Schulz shfrytëzuan shumë mirë përvojën e tyre diplomatike dhe folën për bisedimet telefonike me Moskën, Pekinin, Tokion, Seulin dhe Uashingtonin.
E treta: Merkel dhe Schulz mendojnë keq për mbajtjen e kampionatit botëror në futboll në vitin 2022 në Katar. Kaq mendime të qarta dëgjohen rrallë. Por ata duhet t’i kujtojnë këto fjalë sërish kur politikanët udhëtojnë herën e ardhshme së bashku me ekonomistët atje.

Koalicioni i madh – jo faleminderit!
Nëse 97 minutat e kësaj mbrëmjeje kanë treguar diçka, atëherë ato kanë treguar se Gjermania nuk ka nevojë më për një koalicion të madh. Ju lutem jo! Dy partitë e mëdha janë kaherë së bashku, shumë gjatë. Edhe biseda televizive tregoi se ata ia dinë njëri-tjetrit të gjitha. Demokracia ka nevojë për një qeveri të fortë. Por demokracia ka nevojë edhe për një opozitë të fortë. Ndërsa dueli pa opozitë nuk çon askund. Kjo u dëshmua edhe një herë.
Në Gjermani kemi parë vetëm një herë në vitin 2005 një duel të vërtetë. Kështu edhe duhet të jetë – sepse sistemi politik gjerman është një demokraci e dëshmuar parlamentare dhe jo presidenciale (Trumpi është ngritur përmes dueleve të shumta televizive). Sistemi gjerman i njeh zgjedhjet e partive politike, jo të shefit të qeverisë. Ndërsa demokracitë parlamentare nënkuptojnë edhe hartimin e programit qeverisës dhe të drejtën e fjalës së opozitës. Miliona shikues para ekraneve televizive nuk kanë dëgjuar thuajse asgjë për këto gjëra.

Trump paralajmëron për përgjigje bërthamore Koresë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi i tij është i përgatitur të mbrojë veten dhe aleatët “duke përdorur gamën e plotë të kapaciteteve diplomatike, konvencionale dhe bërthamore”.
Komentet në një bisedë telefonike me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, vijnë pasi Koreja e Veriut ka kryer një provë me bombë hidrogjeni, me kapacitet për bartjen e raketave me rreze të gjatë.
Trump ka shkruar në Twitter se, “fjalët dhe veprimet e Phenianit vazhdojnë të jenë shumë armiqësore dhe të rrezikshme për Shtetet e Bashkuara”.
Komentet e Presidentit po ashtu pasojnë zotimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, se çdo kërcënim kundër SHBA-së do të pasojë me “reagim masiv ushtarak” dhe se Koreja e Veriut rrezikon “asgjësimin e plotë” me veprimet e saj.
“Ne nuk duam asgjësimin total të një vendi, përkatësisht Koresë Veriore. Por, siç e thashë, kemi shumë opsione për ta bërë këtë”, tha Mattis.
Në Gadishullin Korean, ndërkohë, ushtria e Koresë së Jugut tha se forcat e saj ajrore dhe ushtria kanë kryer stërvitje me raketa bërthamore, në përgjigje të shpërthimit të dyshuar të bombës me hidrogjen nga ana e Phenianit.
Shefi i shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugkoreane tha se, ushtria ka simuluar sulm ndaj “lokacionit bërthamor të Koresë së Veriut, duke goditur caqe të caktuara në Detin Lindor”.
Tensionet e rritura janë përkeqësuar tutje në fundjavë pasi Koreja e Veriut ka thënë se ka testuar me sukses një bombë hidrogjeni, me kapacitet për të bartur raketë balistike ndërkontinentale.
Media shtetërore verikoreane ka thënë se testi i gjashtë bërthamor i Phenianit ka qenë një “sukses i përsosur” dhe një hap “i rëndësishëm” në kompletimin e programit bërthamor.
Programi me raketa bërthamore dhe balistike i Koresë së Veriut është i ndaluar me rezoluta të Kombeve të Bashkuara, por Pheniani vazhdon të bëjë prova, duke sfiduar gati të gjitha fuqitë botërore.
Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar fuqishëm testin e fundit bërthamor. Kina, aleate e Koresë Veriore, i ka bërë thirrje shtetit komunist të ndalojë “veprimet e gabuara”, ndërsa Rusia ka thënë se ato mund të çojnë në “pasoja serioze”.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Francës, Britanisë dhe Koresë së Jugut, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar për sot seancë, për të diskutuar krizën.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, e ka dënuar testin e fundit bërthamor, duke e cilësuar si destabilizues për sigurinë rajonale.
Një bombë hidrogjeni është më e fuqishme se një bombë e rregullt atomike.

Politika e jashtme e Presidentit Trump sipas VOA

Shtatë muaj pasi erdhi në Shtëpinë e Bardhë, po shfaqet në konture të përgjithshme politika e jashtme e Presidentit Trump. Gjatë fushatës, Donald Trumpi pat thënë se do të kishte ndryshime të thella në mënyrën si do të trajtohet politika e jashtme nën administratën e tij. Por shumë ekspertë thonë se në çështje të rëndësishme si Afganistani, Siria dhe Koreja e Veriut, zoti Trump ka vazhduar të njëjtat politika si paraardhësi i tij, Barak Obama.
Presidenti Trump është shprehur se ka ndryshuar mendje lidhur me tërheqjen e trupave nga Afganistani, duke u zotuar për një shtim trupash për të ndihmuar qeverinë afgane. Por ai këmbëngul se plani i tij ndryshon nga politikat e 16 vjetëve të fundit:
“Ne jemi vend partner dhe mik, por nuk do u diktojmë afganëve si të jetojnë apo si të qeverisin shoqërinë e tyre komplekse. Nuk do të ndërtojmë, ne, shtetin për ta. Ne vetëm po vrasim terroristët”.
Zoti Trump bëri fushatë nën parullën “Amerika në plan të parë”, por disa ekspertë theksojnë se kjo nuk nënkupton që Amerika po braktis rolin udhëheqës në arenën botërore.
“Ka tri rajone kritike në botë ku interesat amerikane e kërkojnë të ketë stabilitet: Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia. Kemi vërejtur një vëmendje të madhe në të tria këto rajone. Nuk bëhet fjalë për tërheqje të prezencës amerikane. Ka rëndësi që fuqia amerikane të jetë e pranishme, jo vetëm në formë ushtarake, por edhe ekonomike e diplomatike”, thotë analisti James Carafano i Fondacionit “Heritage”.
Ideja e përdorimit të formave të ndryshme të fuqisë amerikane është përqafuar më parë edhe nga presidentë të tjerë amerikanë, por ekspertët thonë se Presidenti Trump ndryshon, pasi nuk po mbështetet shumë tek tregtia, aleancat apo institucionet ndërkombëtare.
“Do ta përkufizoja si një strategji nacionaliste, që vë Amerikën në plan të parë, por që shmang skenare të rrezikshme”, thotë Aaron David Miller i Qendrës “Wilson”.
Presidenti Trump jo vetëm që ka folur për një fokus më të ngushtë në politikën e jashtme, por edhe ka ndjekur një vijë më të paqartë. Analistët i ndjekin me vëmendje komentet e tij në Twitter, por shpesh mbesin të konfuzuar. Sinjalet kryesore vijnë nga njerëzit që kanë zgjedhur në kabinetin e tij:
“Më duket i paparashikueshëm, prandaj politika e jashtme amerikane ka hyrë në një etapë të panjohur. Por ekipi që ka rrotull: sekretari i Mbrojtjes, sekretari i Shtetit, këshilltari për Siguri Kombëtare, mendoj se ata po përpiqen ta mbajnë politikën e jashtme brenda disa kufijve konvencionalë”, thotë Brian Katulis i Qendrës për Përparim amerikan.
Analisti Katulis në komentet për “Zërin e Amerikës” shpreh shqetësim se gjatë 15 viteve të fundit ka pasur një prirje për militarizimin e politikës së jashtme amerikane me rritje të madhe të buxhetit të Pentagonit dhe me shtimin e rolit të ekipeve speciale dhe dronëve gjatë administratave Bush dhe Obama. Kjo prirje duket se vazhdon edhe nën Presidentin Trump.

55 të arrestuar gjermanë në Turqi, 12 politikë

Kupa është mbushur plot – ky është tenori i përgjithshëm në politikën e Berlinit. Pas dy arrestimeve të reja të dy gjermanëve në Turqi, gati të gjitha partitë kanë ngritur zërin për një kurs më të ashpër kundër Turqisë. Nga shumë drejtime vijnë kritika edhe kundër Angela Merkelit për reagim shumë të përmbajtur ndaj kreut të qeverisë turke, Recep Tayyip Erdogan.

Jo zgjerim të unionit doganor

Kandidati për kancelar i Të Gjelbërve, Cem Özdemir deklaroi se, “koha e përkëdhelisë ka marrë fund”. Tani duhet të ketë deklarata të qarta kundër Erdoganit, si për shembull, jo zgjerim të unionit doganor. Özdemir e quajti Erdoganin një “pengmarrës, që burgos njerëz për të ushtruar presion ndaj nesh”. E vetmja gjuhë që kupton Erdogani, është “gjuha e parasë”, është shprehur opozitari Özdemir për gazetën gjermane “Münchner Merkur”.
Edhe politikania e Majtë, Sevim Dagdelen ka kërkuar që të marrë fund “politika zbutëse e ministrit të Jashtëm, Sigmar Gabriel dhe kancelares Merkel”, kërkon ajo në gazetën gjermane, “Bild”.
Kancelarja gjermane ishte shprehur që të premten në mbrëmje në Nuremberg, se arrestimet në Turqi “nuk kanë në shumicën e rasteve asnjë bazë. Prandaj duhet të reagojmë këtu me vendosmëri”, kërkoi Merkel, por pa u shprehur konkretisht si. Ajo tha se në kuadër të zhvillimeve aktuale, qeveria gjermane duhet të “rimendojë ndoshta” edhe një herë politikën e saj ndaj Turqisë. Më parë Merkel kishte thënë, se do t’i bllokonte negociatat mes BE dhe Turqisë për zgjerimin e unionit doganor.
“Tani mjaft më”. Edhe kreu i partisë kristiansociale, CSU, Horst Seehofer shprehet, se “kjo është një seri shkeljesh kundër idesë bazë europiane, shtetit ligjor”. Seehofer kërkon në gazetën “Nürnberger Nachrichten” që “BE dhe qeveria gjermane të dërgojnë sinjale të qarta”. Duhet të ndërpriten negociatat e anëtarësimit me Turqinë, po ashtu edhe ndihmat financiare si përgatitje për anëtarësimin, që pritet të përbëjnë 4,2 miliardë euro në vitet e ardhshme. Po ashtu nga politikanë të partive të ndryshme gjermane kërkohet që të lëshohet një paralajmërim për udhëtimet në Turqi. Turistët duhet të heqin dorë nga prenotimet pa kosto, kërkoi Cem Özdemir nga Të Gjelbrit. Ndërsa politikani liberal, Christian Linder pyet në një aktivitet në Hamburg “edhe sa kohë do ta shohim këtë situatë?”.

Arrestime në Antalya

Të dy shtetasit vetëm me pasaportë gjermane, por me gjasë me rrënjë turke u kapën nga policia në aeroportin e vendit turistik, Antalya në Turqi. Ministria e Jashtme gjermane, sipas informacioneve të para, bën të ditur se ata janë arrestuar për arsye politike, ashtu si edhe 10 gjermanë të tjerë të arrestuar. Por ende ka shumë çështje të pasqaruara, lidhur me arrestimin e fundit. Konsullatës së Pëgjithshme gjermane i është refuzuar kontakti me të arrestuarit, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme.

Dembele: Si e bojkotova Dortmundin

Në vetëm 18 muaj Ousmane Dembele ka kaluar nga një rezervë në radhët e Rennes në blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Pas shumë e shumë tentativash Barcelona arrin më në fund ta shkëpusë lojtarin nga radhët e Borussia Dortmund, por ndihmesën më të madhe katalanasve, në realizimin e këtij operacioni, ua ka dhënë vetë sulmuesi. Në një intervistë të dhënë, talenti 20-vjeçar ka treguar se vendosi të braktiste seancat stërvitore tek verdhezinjtë, në momentin që vuri re se drejtuesit e klubit gjerman nuk e dëshironin largimin e tij. Sipas Dembele kjo ishte mënyra e vetme që ai të largohej nga Borussia Dortmund.
“Në fillim isha i qetë, pasi klubet ishin në fazën e tratativave. E dija që duhet të ruaja qetësinë. Më pas vendosa të mos paraqitesha në stërvitje. Nuk doja të shkoja. Gjithmonë kërkoja një justifikim vetëm për të mos u stërvitur. Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte realizuar, atëherë do të ndihesha keq. Dëshiroja me çdo kusht të firmosja për këtë skuadër”, tha Dembele.
Të zësh vendin e Neymar nuk është e lehtë, por Dembele i ka idetë e qarta përsa i përket kësaj pjese. “Neymar është një prej futbollistëve më të mirë në botë. Unë jam i ri dhe jam këtu për të mësuar gjëra të reja dhe të jap më të mirën time. Objektivi im i parë është të integrohem sa më shpejt me pjesën tjetër të grupit, të përmirësohem çdo ditë e më shumë dhe më pas shpresoj të fitoj sa më shumë tituj”, u shpreh ai.
Talenti 20-vjeçar mund të ishte transferuar sezonin e kaluar tek Barcelona, por preferoi të qëndronte tek Borussia edhe për një tjetër sezon, në mënyrë që të rritej akoma edhe më shumë si futbollist. Në fund të intervistës, francezi u shpreh se admirimi i tij për Messin ka nisur që kur ai ishte 8 vjeç.

Ventura, i tronditur

Pasi mori tri “shuplaka” nga Spanja dhe do të detyrohet të kualifikohet për në Botëror përmes “play off”-it, trajneri Xhan Piero Ventura ka komentuar sfidën përpara se të linte fushën e “Santiago Bernabeu”-t. “Në përgjithësi u pa diferenca e kualitetit mes dy formacioneve. Mirëpo, duhet të pranoj që shumë gjëra ia dhuruam ne Spanjës, duke bërë shumë gabime. Pësuam dy gola që mund të shmangeshin, një me faull dhe tjetrin me goditjen e parë që morëm në portë.
Mëkat që ndodhi kështu. Portieri i tyre De Gea bëri tri pritje të rëndësishme. Ndeshja mund të ishte hapur”, tha fillimisht trajneri i kombëtares italiane. Ai theksoi se tani skuadra e tij e ka për detyrë të mundë Shqipërinë dhe të tjerat. Numri një i Italisë tha se Spanja nuk është humane dhe bën gjëra të çmendura në fushën e lojës. “Ne jemi njerëzorë, ndërsa ata jo…”, tha Ventura, deklaratë që lë të kuptohet diferencën e madhe që ekziston mes dy skuadrave.
Kombëtarja “axurre” vuajti shumë inferioritetin numerik në mesfushë dhe aty dukej se Spanja dominoi gjithçka, por i pyetur për këtë fakt trajneri i Italisë tha se ka nisur një projekt që nuk mund ta ndryshojë për një ndeshje. “Nuk futa një mesfushor tjetër, sepse jemi duke zhvilluar një projekt dhe e dimë se ku duhet të mbërrijmë. Nuk ndryshoj për një ndeshje”, sqaroi ai.
Trajneri i Italisë e di shumë mirë që tani nuk i falen më hapa falsë. “Tani e kemi detyrim fitoren me Shqipërinë dhe skuadrat e tjera të grupit. Duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë për kualifikimin. Fillimisht kemi si objektiv të shkojmë në Botëror, por pastaj është e kotë që të eliminohemi pas 3 ndeshjesh aty. Duhet të rritemi. Jo të gjithë lojtarët e mi kanë luajtur 3-4 finale Champions-i në karrierën e tyre”, përfundoi trajneri Ventura.
Mesfushori i Real Madridit, Isco në përballjen kundër Italisë, tregoi klasin e tij me dygolëshin e realizuar. Faqet e para të gazetave në Spanjë nuk ngurruar të thurin elozhe për Iscon. “Mundo Deportivo”, gazetë pranë klubit të Barcelonës nuk ngurron ta etikojë 25-vjeçarin “hyjnor”. Një tjetër media e shkruar “Marca” e etikon atë me nofkën “abuzuesi”. Kohët e fundit Isco u shfaq si njeriu kyç në lojën e Realit të Madridit dhe tashmë të njëjtën gjë është duke bërë edhe në kombëtaren iberike. Është një futbollist që bën diferencën duke krijuar superioritet dhe thuajse e pamundur t’ia rrëmbësh topin nga këmbët, produktiv gjatë gjithë 90 minutëshit. Tekniku i “Los Blancos” për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon Isco, është detyruar të ndryshojë formacionin e skuadrës nga 4-3-3 në 4-3-1-2, në mënyrë që 25-vjeçari të pozicionet pas dyshes sulmuese.

Ngjallet Holanda, fiton 3 me 1 ndaj Bullgarisë

Generated by IJG JPEG Library

Holandës i ka mjaftuar një fitore 3-1 ndaj Bullgarisë për të ngjallur përsëri shanset e saj për pjesëmarrjen në Botëror, edhe pse “Tulipanët” në fakt duken në garë për vendin e dytë në grup dhe jo për të parin. Skuadra e Advokat triumfoi dalë dygolëshit të Proper dhe atij të Roben në një ndeshje ku çdo rezultat tjetër do të kishte bërë thuajse të pamundur kualifikimin e tyre, qoftë edhe në play off. Fitorja e Suedisë me shifrat 4-0 në ndeshjen tjetër të luajtur pasdite në grup sigurisht që nuk e bën të lehtë kualifikimin, pasi skandinavët kanë tre pikë avantazh ndaj holandezëve. Por ata shpresojnë që të marrin pikë të plota në dy ndeshjet e fundit për të siguruar të paktën vendin e dytë, pasi Franca duket e qetë në vendin e parë.
Ndërkohë, Ishujt Faroe kanë marrë fitoren e dytë të eliminatoreve dhe janë ngjitur në kuotën e 8 pikëve, si asnjëherë më parë në historinë e tyre. Skuadra e drejtuar nga Lars Olsen, mundi Andorrën me shifrat 1-0.
Kombëtarja e Portugalisë ka fituar në udhëtim ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1:0, duke mbajtur kështu gjallë shpresat për kualifikim direkt. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Andre Silva, pas një asistimi të Cristiano Ronaldos në minutën e 48’. Pas kësaj fitoreje Portugalia mbetet në vendin e dytë në Grupin B me 21 pikë, 3 më pak se sa Zvicra në vendin e parë, por që kanë edhe një ndeshje për të zhvilluar kundër njëra-tjetrës.

Belgjika shkon në botëror

Belgjika është skuadra e gjashtë që siguron biletën për në Botërorin 2018. “Djajtë” e drejtuar nga Roberto Martinez arritën një fitore të rëndësishme në Greqi 2-1, që i zyrtarizon në vendin e parë të Grupit H me 22 pikë në 8 ndeshje. Jan Vertonghen kaloi në avantazh miqtë në minutën e 70, por Zeca vendosi baraspeshën 3 minuta më vonë. Njeriu që siguroi biletën e botërorit për Belgjikën është Romelu Lukaku, që në minutën e 75 realizoi golin e fitores për Belgjikën. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Bosnje-Hercegovina shkatërroi 4-0 Gjibraltarin. Edin Dzeko hapi serinë e golave dhe më pas Kenan Kodro dyfishoi për t’ia lënë radhën Senad Luliç. Sërish Dzeko në minutën e 85 realizoi edhe golin e dytë. Takimi tjetër mes Estonisë dhe Qipros po në këtë grup u mbyll me fitoren minimale 1-0 të vendasve.
Ndeshjet e së dielës në Grupin A dhurojnë një surprizë të madhe, barazimin e Francës në transfertën e Luxemburgut. Të besuarit e Didier Deschamps nuk arrijnë të shënojnë në fushën e skuadrës modeste, duke hedhur hapin fals dhe duke rihapur çështjen e vendit të parë në grup pasi shkon në kuotën e 17 pikëve, 1 më shumë se Suedia që shkatërroi 4-0 Bjellorusinë. Emil Forsberg në minutën e 18 zhbllokoi ndeshjen, ndërsa Christoffer Nyman 4 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë. Marcus Berg e mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0, ndërsa Andreas Granqvist nga pika e bardhë e 11-metërshit vulosi suksesin e thellë të nordikëve. Nuk hasi vështirësi as Holanda që kaloi 3-1 Bullgarinë. Davy Proepper startoi festën në “Amsterdam Arena” që në fillim të ndeshjes, ndërsa Arjen Robben e ndali topin në rrjetë gjatë pjesës së dytë. 120 sekonda më pas Georgi Kostadinov rihapi ndeshjen, por sërish Davy Proepper në të 80-ën vulosi suksesin e skuadrës portokalli që mbetet në lojë për vendin e dytë me 3 pikë më pak se Suedia.
Në Grupin B, Zvicra ruan bindshëm kryesimin pas fitores 3-0 në transfertën e Letonisë. Seferoviç dhe më pas Dzemaili e Rodriguez i dhuruan një fitore të lehtë skuadrës së Petkoviç që udhëheq me 24 pikë klasifikimin, 3 më shumë se Portugalia që kaloi 1-0 Hungarinë me një gol të shënuar nga Andre Silva. Takimi tjetër mes Ishujve Faraoe dhe Andorras u mbyll me rezultatin 1-0.

Franca vështirësi kualifikimi

Rezultat historik për Luxemburgun ndaj një France të shpërfytyruar. Në fakt për shumë mund të jetë çështje e fatit të keq, për të tjerë faji nuk është jetim, por i tëri i Giroud gjithsesi, rezultati zhgënjyes 0:0 ndaj Luxemburgut modest në krahahasim me formacionin plot yje të francezëve, komplikon ndjeshëm situatën e kualifikimit në Botërorin Rusi 2018 për këta të fundit. Për Francën ky ishte një turp, shkruan e përditshmja sportive “L’Equipe”, pra për blutë tashmë parashikohet një vjeshtë e nxehtë, shto dhe faktin që Suedinë e ndan vetëm një pikë nga Franca, për të mos thënë më pas që në çështje golash suedezët diferencohen nga një rezultat më i mirë.
Por mbetet ende për t’u parë sepse pas transfertës në Luxemburgut, Suedia pritet të përballet jo më pak se sa me Holandën, ndërsa Franca pas ndeshjes në Bullgari do të presë edhe Bjellorusinë. Rezultati i vetëm pozitiv i Luxemburgut ndaj Francës datonte që në shkurtin e vitit të largët 1914. Ndaj dhe e përditshmja më e madhe sportive në vend, “L’Equipe” shkruan se e tërë Europa do të përqeshë tashmë Francën. Në artikullin e saj ajo ngel në klasë Giroud, të cilin e etiketon të padobishëm. Vlerësohet shumë keq me gjithë impenjimin maksimal Mbappé, gjithashtu notë ngelëse shkon dhe për Pogba. Kurzawa e Koscielny gjithashtu nuk bëjnë përjashtim. “L’equipe” shpëton vetëm Lloris dhe Kanté, si dhe kritikon Dechamps. Për sa i takon trajnerit është e vështirë të shpjegosh të pashpjegueshmen, përfundon artikullin “L’Equipe”.

Zahavi përçan Izraelin

Izraeli në kaos përpara ndeshjes me Italinë. Eran Zahavi, protagonisti kryesor i asaj fitoreje të thellë me shifrat 3-0 që izraelitët arritën ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena” vitin e kaluar, në Grupin G kualifikues të Botërorit Rusi 2018-të, i ka dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues vetëm një ditë përpara sfidës shumë të rëndësishme ndaj Italisë, që do të zhvillohet në Reggio Emilia. Të gjithë e mbajnë mend atë që bëri Zahavi në Shqipëri.
Në takimin ndaj kuqezinjve sulmuesi realizoi 11-metërshin e golit të avantazhit, falë dinakërisë së tij provokoi Etrit Berishën, me këtë të fundit që u largua nga fusha me karton të kuq, duke fituar një tjetër 11-metërsh, të cilin e humbi pasi u ndal nga Alban Hoxha, ndërsa dha edhe asistin e golit të 3-të. Krisja e Zahavit me Federatën izraelite të Futbollit ndodhi pas ndeshjes ndaj Maqedonisë, sfidë në fund të së cilës sulmuesi, i cili aktivizohet në kampionatin kinez u vërshëllye nga tifozët e pranishëm në stadiumin e Hafias.
Humbja 0-1 ndaj përfaqësueses ballkanase nuk u përtyp aspak nga fansat e Izraelit, të cilët nisën të kritikonin ashpër kapitenin, i cili i acaruar nga ky fakt hoqi nga krahu shiritin duke e hedhur në tokë. 30-vjeçari në intervistat pas ndeshjes bëri një tjetër veprim të gabuar, duke deklaruar se u kërkonte falje të gjithë atyre që e mbështesin dhe e duan, por jo tifozëve që e vërshëllyen në stadium. Gjestet e Zahavit nuk u pëlqyen aspak drejtuesve të federatës, të cilët e përjashtuan pa afat lojtarin. Por me të mësuar vendimin Zahavi nëpërmjet një postimi në Instagram publikoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja izraelite. Diçka që askush s’e priste dhe që e bën akoma edhe më të vështirë situatën te Izraeli para sfidës së kësaj të marte ndaj Italisë.
Riyad Mahrez mund të ishte një lojtar i Man. United për këtë sezon me operacionin që dështoi në momentet e fundit para mbylljes së merkatos. “Daily Star” zbulon se fantazisti algjerian kishte arritur akordin personal me Djajtë e Kuq, por për shumë arsye të tjera klubet nuk mundën të përfundonin transferimin. Për Mahrez u përfol edhe për një kalim te Barcelona dhe Chelsea, por për të dytin vit radhazi lojtari nuk arrin të largohet nga Leicester City.