35.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025

Një album i Atjon Zhitit në datëlindjen e 22-të

Në datëlindjen e 22-të e Atjon Zhitit, (30 gusht), “studentit-engjëll” siç e quajnë të gjithë, doli dhe është shpërndarë librarive kryesore të kryeqytetit një Album i shkëlqyer me vizatime të tij.
Brenda 250 faqeve me format të madh “Opera Atjon” përmbledh skica të fëminisë dhe të adoleshencës së autorit, punime e kompozime të ndryshme, ku shpaloset një botë me plot fantazi, me lëvizje dhe dritë, me dashuri e ëndrra, që dëshmon furishëm dhe një anë tjetër të talentit shumë planësh të Atjonit.
Albumi është përgatitur nga kritiku i artit, piktor dhe botues, Gëzim Tafa. Ai ka realizuar me estetikë dhe freski një vepër, sa rinore, po aq dhe të qendrueshme, ku ngjyrat janë dhe emocione, ku linjat japin dhe mesahe, nga konturet e të cilave shpërthejnë dëshira…
Albumi është dy gjuhësh, shqip dhe italisht, nga që Atjoni studionte në Itali, në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano për Filozofi dhe ishte anëtari më i ri i PEN Clubit italian.
Në faqen e parë të Albumit janë vënë fjalët e Eda Zhitit, mamit të Atjonit:
“…këto vizatime të Atjonit, të fëminisë dhe adoleshencës së tij, i ruaja si thesar timin për të ardhmen, që t’ia jepja një ditë si befasi e bukur… por Ai, me flatra qiellore, befasisht u largua dhe na i la të gjitha për t’ua dhënë të gjithëve…”
Në parathënien e tij, “Kutia me xixëllonja” studiuesi dhe kritiku i artit, Prof. Gëzim Qendro, kuratori dhe i ekspozitës së Atjonit në Universitetin “Polis” ndër të shpjegon: “…Të rrethuar nga vallëzimi i dritëzave misterioze nisim të ecim përmes tyre dhe fillojmë të dallojmë në mugëtirën e kopshtit shëmbëllesa, forma dhe silueta shpesh të pakuptueshme…
E kështu të dalldisur nga vallëzimi i xixëllonjave rrotull nesh endemic nëpër kopsht duke pyetur veten se kushedi sa mirë do të jetë ndjerë Atjoni brenda këtij kopshti të magjishëm… Demiurg i plotfuqishëm që me pak prekje dhe lëvizje krijon një univers që nuk ekzistonte më parë. Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrepjen dhe guximin tipik për temperamentet krijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komunikuar…”.
Dhe ja, shfletojmë, vizatimet e para, kur Atjoni ishte 3 vjeç e gjysmë, “Nënë Tereza dhe kryqet”, për të cilat do të shkruante dhe gazeta e njohur e Vatikanit “L’Osservatore Romano”. Ja ç’thotë gazetari i saj, Giampaolo Mattei: “…vizatimi i tij është një ‘strategji politike’ e madhe, shumë më serioze dhe konkrete se ato të udhëhequra me forcën e armëve”.
Në album, krahas gazetës vatikanase, është dhe faksimilja e gazetës shqiptare “TemA” që e botoi këtë shkrim që në vitin 1999.
Dhe vijonë punët si një ditar gëzimesh fëminore, personazhe përrallash moderne televizive, kafshë të humanizuara, peizazhe, vendlindja, shkolla, pllakate, portrete, qiell me yje, galaktika, etj., etj., universi Atjon, siç e quan në pasthënie përgatitësi i Albumit, Gëzim Tafa. Ndër të tjera ai sintetizon: “Kapja e universit në të gjitha dimensionet. Kjo është fabula e pikturës së tij. I mbërthyer nga ky detaj artistik… ajo tingëllon përtej moshës dhe me tendenca të dukshme ndaj artit modern, abstraksionit apo minimalizmit… Për të fluturuar drejt së pamundurës, përjetësisë…”
Në kapitullin e fundit të Albumit “Opera Atjon” janë “të tjerët për Atjonin”, vizatime kushtuar atij nga Mjeshtrat e shquar Ibrahim Kodra, Nestor Jonuzi, Skënder Kamberi, Maks Velo, Sali Shijaku, etj, e së fundmi nga piktori i ri Gjergj Kola.
Krahas autografëve, dhënë Atjonit nga shkrimtarë të njohur, janë dhe disa thënie të tyre për atë: “Atjoni është djali që çdo prind do të donte ta kishte të vetin”, shkruan poeti italian, Presidenti i PEN-it, Sebastiano Grasso.
Ndërsa poeti me famë botërore, Adonis, që më shumë se prej 30 vjetësh jeton në Paris, do të thoshte: “Atjoni e iluminonte poezinë, sepse ai vetë ishte pothuajse një poemë magjike…”
Shkrimtarja Helena Kadare, në letrën e saj dërguar bashkarisht me shkrimtarin botëror Ismail Kadare kujton: …E kam ende të gjallë buzëqeshjen e tij të çiltër, kokën e bukur plot kaçurrele të zinj, tek vraponte galerive të Muzeut të Arteve në Vjenë, për të kapur dhe kuptuar gjithçka mahnitëse të atyre tablove të mjeshtërve të mëdhenj, që po vizitonim së bashku. I them këto se nuk është diçka e zakonshme për një fëmijë të moshës së tij ai pasion dhe ajo kureshtje, për të mësuar njëherësh dhe sa më shpejt gjithçka….
Kjo fytyrë e bukur engjëllore… Ajo krijesë e mrekullueshme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë…”.
Ky paragraf është vendosur dhe në kopertinën e pasme të Albumit, që del pas botimit me sukses të librit me ese të Atjon Zhiti “Për atë që dua(m)” si dhe dy librave të të atit, Visar Zhiti, ku Atjoni, si të thuash është bashkautor, ilustrues i vëllimit me tregime “Valixhja e shqyer…” dhe përmbledhjes me poezi botuar në Itali “Ku është jeta?”.
Edhe pse në fillimet e tij, të ndërprera tragjikisht, Atjon Zhiti vazhdon të na magjepsë me bukurinë e shpirtit dhe të bëmave rinore, të asaj që na jep vazhdimisht si në këtë 22-vjetor të datëlindjes së tij: frymëzime dhe dritë.

“Lajmëtari i së mirës”

Alarm kuqezi!

Armando Sadiku ka munguar në seancën stërvitore të paradites. Lajm që padyshim shkakton alarm edhe pse nga stafi i Kombëtares bëjnë fjalë për një gjendje të thjeshtë gripale, e cila pritet të mos kushtëzojë prezencën e elbasanasit për ndeshjen e së shtunës me Lihtenshtjenin. Gjithsesi kur bëhet fjalë për një ndër lojtarët kryesorë të Kombëtares dhe qendërsulmuesin e vetëm puro, i cili ndodhet në grumbullim pas lënies jashtë të Cikalleshit, natyrisht që lajmi krijon shqetësim, të shoqëruar me shpresën që Sadiku të jetë gati sa më shpejt. Për sa i përket pjesës tjetër në seancën e fundit me grupin kuqezi është bashkuar dhe Jahmir Hyka, me trajnerin Panucci, që ka nisur përgatitjet me kontigjentin që ka patur në dispozicion për Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë. Pas provave të para taktike të nisura që të martën, edhe seanca e paradites sot ka patur më së shumti krakater taktik, Panucci është një dishepull i disiplines së hekurt jo vetëm jashtë fushe, por edhe në planin taktik, me trajnerin që i duhet të kristalizojë në këto ditë të mbetura formacionin për anti-Lihtenshtejnin ose të paktën të zgjidhë balotazhet apo dyshimet që mund të ketë për role të caktuara në fushë.
Stërvitje, por edhe analizë e mbi të gjitha komunikim, për një trajner të ri është e rëndësisë maksimale që t’i transmetojë sa më shpejt grupit idetë e tij dhe atë se çfarë kërkon prej gjithsecilit në fushën e lojës. Për këtë arsye, gjithçka ka nisur me një diskutim me gjithë grupin e lojtarëve, ku trajneri italian pasi është analizuar seanca e djeshme ju ka evidentuar lojtarëve aspektet ku duhet të përmirësohen, ndërkohë që është shfaqur i kënaqur për sa i përket impenjimit të futbollistëve në seancat stërvitore. Një fjalim i shkurtër ku natyrisht kryefjala ka qenë sfida e radhës me Lihtenshtejnin, edhe pse një ekip në letër modest, trajneri ju ka kërkuar lojtarëve që këtë të shtunë të japin maksimumin përballë skuadrës së principatës. Kamerat prezente për 15 minuta dhe më pas, gjithçka për sa i përket skemave taktike larg syve të publikut, para një sfide që duhet fituar me çdo kusht, trajneri preferon të ruajë sekretet e tij për efektin surprizë.
Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, Hysen Memolla, është preferuar para kapitenit Agolli në këto ushtrime. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më pas në një lojë 9 kundër 9. Njëri grup përbëhej nga Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Memolla, Memushaj, Roshi, Llullaku dhe Latifi. Kurse grupi tjetër përbëhej nga Strakosha, Balliu, Gjimshiti, Agolli, Abrashi, Lila, Ahmedi, Grezda dhe Sadiku.
Në këtë ndeshje nuk u aktivizuan Ajeti, Basha dhe Kukeli, të cilët punuan me përgatitësin atletik. Ndonëse ka përzier kartat për pjesën më të madhe të skuadrës, që tani kuptohet se Panuçi po mundohet të shohë reagimin e Memollës në krah të titullarëve të zakonshëm të prapavijës.
Ndaj, nuk është aspak çudi që ai të zbresë që nga minuta e parë në fushë kundër Lihtenshtejnit. Në fundin e seancës së djeshme është parë edhe një takim kokë më kokë mes asistentit të Panuçit, Alesandro Çiulini, i cili bën detyrën e përgatitësit atletik.

Latifi: Krenar për Kombëtaren

Liridon Latifi po përjeton momentet më kulmore të karrierës. Kontributi i dhënë në kualifikimin e Skënderbeut në fazën e grupeve të Europa League, transferimi te Akademia Pushkash në kampionatin hungarez dhe ftesa e Cristian Panuccit për dy ndeshjet e radhës eliminatore të botërorit. 23-vjeçari e deklaroi në konferencën për shtyp të kombëtares, se në çdo hap të karrierës së tij ka menduar për ngjyrat kuqezi. “Çdo sekond të karrierës sime kam menduar që një ditë të jem pjesë e kombëtares. Çdo gjë e bëj për të mirën time dhe për t’i lënë përshtypje trajnerit. Jam i gatshëm në çdo moment për Kombëtaren. Shpresoj që aftësitë e mia t’i shpreh edhe në Kombëtare”, u shpreh Latifi.
Pasardhësi i De Biasit për shkak të dy mungesave të rëndësishme, ka në dispozicion vetëm Sadikun për rolin e sulmuesit të avancuar. Duke anashkaluar komentet për mosgrumbullimin e Cikalleshit, Latifi shprehet i gatshëm për të dhënë kontributin në çdo pozicion kur trajneri e sheh të arsyeshme. “Për kombëtaren duhet të pranojmë të luajmë në çdo pozicion, me rëndësi është që të ndihmojmë kombëtaren. Për sa i përket dënimit të Cikalleshit nuk kam përgjigjje, i përket trajnerit dhe futbollistit. Unë thjesht duhet të respektoj vendimet e trajnerit”, tha ai.
Sipas Latifit Panucci është një trajner i shkëlqyer dhe ka filozofinë e tij, ndërsa e ka të qartë se pa Balajn dhe Cikalleshin, mundësitë për të qenë në fushë ndaj Lihtensteinit, janë më të mëdha. “Çdo trajner ka filozofinë e vet, edhe Panucci ka futur gjëra të reja. Është një trajner i ri që ka të ardhme të shkëlqyer. Nëse mungojnë tre lojtarë kemi shanse më shumë për të luajtur, sepse sakonisht të parët që zëvendësohen janë sulmuesit. Janë dy ndeshje të rëndësishme, por fillimisht duhet të fokusohemi te Lihtenshtejni”, tha Latifi.
Në fund Latifi jep arsyet pse vendosi të pranonte ofertën e Akadmisë Pushkash. “Akademia Pushkash ka bërë shumë blerje dhe ka një projekt shumë ambicioz sigurisht, që ka qenë edhe oferta financiare që ka patur ndikimin kryesor në vendimin tim”, përfundoi Latifi.

KE, ndryshon kalendarin prej Skënderbeut

Në pritje të fillimit të sezonit të ri të Kategorisë Superiore, Komiteti Ekzekutiv me kërkesë edhe të klubit të Skënderbeut që do të marrë pjesë në grupet e Europa League, pasi atij kualifikimi historik që kulmoi me kalimin e 4 tureve, ka bërë disa ndryshime në kalendar përsa i përket datave të ndeshjeve të kampionatit. Ngjeshja e kalendarit edhe për shkak të fillimit të sezonit me shumë vonesë ka detyruar Komitetin Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë dy raunde që ishin në program për të luajtur këtë vit për t’i dhënë mundësi edhe Skënderbeut të ketë shumë kohë të përgatitet në mënyrën më të mirë për ndeshjet e grupeve në Europa League, ku korçarët synojnë të bëjnë një paraqitje pozitive. Me ndryshimet e fundit java e 3-të e Kategorisë Superiore që ishte në program për të luajtur mesjavën e 20 shtatorit është zhvendosur në datën 24 shtator.
Komiteti Ekzekutiv ka spostuar edhe raundin e 15-të të kampionatit i detyruar edhe për faktin se ndeshjet e kësaj jave ishin planifikuar për t’u zhvilluar të mërkurën e 6 dhjetorit, ndërkohë që vetëm një ditë më pas, Skënderbeu do të sfidojë në ndeshjen e fundit në grup në Europa League, zviceranët e Young Boys. Java e 15-të do të luhet në 10 dhjetor dhe në këtë mënyrë si rrallëherë faza e dytë e kampionatit nuk do të përfundojë gjatë këtij viti, por në fillim të 2018-ës, pasi 2017-ta e Kategorisë Superiore do të mbyllet me 16 raunde të zhvilluara. 2 javët e spostuara, ndërkohë me kalendarin që do të vazhdojë rregullisht sipas rradhës, do të zëvendësohen në 28 shkurt dhe në 9 maj të 2018-ës. Fillimi me vonesë i kampionatit i shoqëruar me ndeshjet europiane të Skënderbeut ka prekur të gjitha klubet e kategorisë Superiore, të cilat do ta vuajnë gjatë vitit 2018-të më shumë se kurrë kalendarin e ngjeshur, kjo edhe për faktin se nga janari deri në fund të majit do të luhen 20 javë të kampionatit.

Grezda: Lihtenshtejni prioritet, fitojmë edhe ndaj Maqedonisë

Eros Grezda në konferencë për shtyp deklaroi se ndihet gati që të luajë që nga minuta e parë. Përsa i takon çëshjes Cikalleshi, ai tha se kjo çështje i takon trajnerit dhe lojtarit. “Për fat të keq nuk kam filluar asnjë ndeshje nga minuta e parë, kam luajtur disa minuta me Italinë dhe me Luksemburgun, nuk e di sesa kam arritur tia mbush mendjen trajnerit, por unë kam dhënë maksimumin dhe shpresoj të luaj që nga minuta e parë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Grezda.
“Nuk kam biseduar shumë me trajnerin e ri, kemi pak ditë që kemi ardhur dhe kemi qenë shumë të përqendruar në seancat stërvitore. Trajneri do të bëjë zgjedhjet e tij, për ne futbollistët e rëndësishme është të tregojmë vlerat tona sa herë që na jepet rasti të luajmë”. “Duhet të luajmë në çdo pozicion që trajneri dëshiron. Për mua nuk ka shumë rëndësi nëse luaj si mesfushor krahu, si mesfushor pas sulmuesit apo si sulmues, unë jam i gatshëm të luajë aty ku ka nevojë skuadra. Nuk mund të bëj një koment për vendimin e trajnerit për Cikalleshinm pasi çdo trajner bën zgjedhjet e tija”, tha ai.
“Luajmë me Lihtenshtejnin dhe ne jemi ekipi favorit dhe duhet të sulmojmë, për këtë arsye trajneri ka grumbulluar më shumë lojtarë në repartin ofensiv, pasi hymë në fushë vetëm për të marrë fitoren dhe për këtë duhet të luajmë me një skemë më sulmuese.
“Secili trajner ka metodat e veta të punës, por si me De Biasin ashtu edhe me Panuccin jemi të kënaqur po punojmë fort dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën. Skuadra duhet të mendojë vetëm për ndeshjen me Lihtenshtejnin, sepse nuk është një sfidë e lehtë, sot të gjithë kundërshtarët janë të vështirë, edhe pse në letër e quajmë si një sfidë të fituar duhet t’i marrim pikët në fushë. Të mposhtim Lihtenshtejnin njëherë dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, edhe atje do të shkojmë për fitore. Kemi shumë lojtarë ofensivë secili prej nesh duhet të zëvendosojë, Cikalleshin ose Balajt me mundësitë që do t’i jepen”, përfundoi Grezda.

Hicfeld kundër Ançelotit

Ottmar Hitzfeld, former German football player and head coach of the Swiss national football team, is pictured prior to the Group A Champions League football match FC Bayern Munich vs SSC Napoli in the Allianz Arena in the southern German city of Munich on November 2, 2011. Bayern Munich won the match 3-2. AFP PHOTO / CHRISTOF STACHE (Photo credit should read CHRISTOF STACHE/AFP/Getty Images)

Starti pozitiv i sezonit të ri të Bundesligës nuk ka qenë i mjaftueshëm për skuadrën e kampionëve gjermanë. Që prej fundjavës së shkuar, fenomeni Myler është bërë një çështje shqetësuese pas deklaratave të forta ndaj teknikut italian Ançeloti pas ndeshjes me Verder Bremenin.
Për këtë arsye, legjenda bavareze, Otmar Hicfeld, ka folur në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën tek ish-klubi i tij.
-Cila është përshtypja e parë që ju ka lënë Bajerni në startin e sezonit?
Skuadra e ka nisur mjaft mirë dhe fillimi i mbarë, është gjysma e punës. Nëse ne vazhdojmë me këto ritme, do të fitojmë edhe më shumë siguri në ndeshjet që vijojnë.
-A e shihni skuadrën në formën më të mirë të saj?
Patjetër që jo, është ende shumë herët për ta thënë. Sa i përket mbrojtjes dhe mënyrës së lojës, ata ende kanë shumë hapësira që duhet t’i mbyllin, edhe pse mendoj se kjo gjë do të rregullohet me kalimin e kohës, pasi jemi akoma në fillimin e sezonit.
-A duhet të jetë i kënaqur Ançeloti me skuadrën në këto çaste?
Pa dyshim që po. Të gjitha blerjet e reja janë përforcime, të cilat do ta ndihmojnë shumë skuadrën bavareze. Sa i përket Ançelotit, kjo është një pjesë e filozofisë së tij, lojtarët e rinj si përforcime për skuadrën. Ai ka rezerva të kalibrit të lartë dhe gjithnjë do t’i shërbejnë më së miri skuadrës.
-A mendoni se Myler nuk është i kënaqur me këtë pjesë?
Kur një lojtar jep një intervistë, çdo fjalë duhet të jetë e kontrolluar. Sipas mendimit tim, Myler ka dhënë një intervistë mjaft normale dhe larg çdo polemike. Janë fjalë, të cilat priten nga një lojtar si ai kur trajneri nuk e aktivizon.
-Si e shihni rolin e tij te skuadra e Bajernit?
Ai pa dyshim që nuk ka për të qenë i kënaqur me situatën e tij në Mynih. Tomas është një nga lojtarët më të mirë, një kampion bote dhe ka synime tepër të larta. Bajerni ka nevojë për të.
Ai është një ikonë identifikuese e kësaj skuadre, si dhe ka mjaft popullaritet edhe për fansat. Përpos kësaj, ai ka shënuar gola tejet të rëndësishëm dhe skuadra ka nevojë për të. Për këtë arsye, mendoj se edhe ai do ta arrijë atë që meriton shumë shpejt.
-A mendoni se duhet ta shprehë hapur pakënaqësinë e tij?
Nëse Tomas Myler nuk luan që prej fillimit dhe është i zëvendësueshëm, ai nuk mund ta pranojë se është i lumtur. Myler ka qenë gjithnjë i sinqertë dhe thotë atë çka mendon dhe si e mendon. Për këtë duhet të jemi të gjithë të lumtur.

 

Di Maria dëshiron me çdo kusht Barçën

Arrin ose jo ta blejë Coutinhon nga Liverpuli, Barcelona vazhdon të insistojë për Angel Di Marian. Presidenti i PSG ka kthyer mbrapsht të gjitha ofertat e “blaugranave” për argjentinasin, madje refuzimi i është bërë personalisht presidentit të spanjollëve Josep Maria Bartomeu, megjithatë menaxheri i futbollistit Jorge Mendez, por kërkon rrugë alternative për të bindur klubin parizien.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Spanja, vetë Di Maria i ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë trajnerit Unai Emery, që të largohet te ekipi i Ernesto Valverdes.
PSG mësohet se ka refuzuar dy oferta të Barçës për Di Marian. E para ishte 25 milionë euro, shumë që u rrit më pas në 30 milionë.
Menaxheri i gjithëpushtetshëm portuges, Mendes, i cili ka marrëdhënie shumë të mira me sekretarin tenik të Parisit, Antero Henrique, do të tentojë gjithçka që ky transferim të kryhet në momentin e fundit.
Aktualisht Di Maria, ndodhet në Argjentinë i përqendruar në përgatitijet e kombëtares bardhekaltër për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018 me Uruguajin dhe Venezuelën. Marrëdhëniet e tij shumë të mira me Lionel Messin po e shtyjnë të këmbëngulë që transferohet te Barcelona, edhe pse më parë ka luajtur me Realin e Madridit.

Barça huazon për dy vite Marlon te Nica

Barcelona ka huazuar te Nica për dy sezonet e ardhshme mbrojtësin e ri Marlon. Gjithsesi klubi katalan do të ketë të drejtën e rikthimit të brazilianit në “Camp Nou” që para vitit të parë. 21-vjeçari e zhvilloi fazën përgatitore nën urdhrat e Ernesto Valverdes, që gjithsesi ka preferuar që braziliani të fitojë eksperiencë në kampionatin francez, ku do të ketë shumë më tepër mundësi aktivizimi.

Diego Costas drejt Atletico Madrid

Mediat angleze e konsiderojnë praktikisht të mbyllur transferimin e Diego Costas te Atletico Madrid. Kostoja e operacionit mund të shkojë deri në 50 mln euro dhe bomberi do të stërvitet rregullisht me skuadrën pavarësisht se mund të aktivizohet vetëm në muajin janar kur merkatoja e klubit madrilen të zhbllokohet nga FIFA.

 

Hënes: Nuk ka futbollist që vlen 100 milionë euro

Shifrat e çmendura të transferimeve të kësaj vere, janë jashtë çdo logjike dhe nuk mund të prekin merkaton e Bayernit të Mynihut. Ky është qendrimi i presidentit të bavarezëve, Uli Hënes, i cili thekson se klubi që ai drejton nuk mund të bjerë në grackën e merkatos, edhe pse i ka paratë për të blerë lojtarët më të mirë në qarkullim. “Jemi në një pikë ku duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm. Nuk ekziston asnjë klub në botë që të ketë më shumë para sesa ne për të investuar, por, për të qenë i sinqertë, mendoj se asnjë futbollist nuk vlen 100 milionë euro. Ka ardhur momenti për të thënë mjaft!”, tha Hënes.
PSG shpenzoi 222 milionë për Neymar, Barcelona 145 milionë për Dembele, ndërsa për Bayernin blerje më e shtrejtë e verës ishte francezi Tolliso, që kushtoi 41.5 milionë, ndërsa për huazimin e James Rodriguezin kampionët e Bundesligës shpensuan 13 milionë euro, plus 42 milionë që do t’i paguhen Realit për blerjen përfundimtare të kolumbianit.
Hënes komentoi edhe zërat për blerjen e mundshme të Julian Draxler nga PSG. “Nëse do të ishim të vendosur për blerjen e Draxler, pyetja e radhës, sikurse ndodhi në rastin e Jamesit, do të jetë: çfarë do të bëhet me Tomas Muller?”, tha ai.
Situata e sulmuesit gjerman është kthyer në çështje te Bayerni, pasi 27-vjeçari nuk është i kënaqur me statusin e futbollistit rezervë. Edhe në takimin e fundit ndaj Verder Bremenit, u aktivizua vetëm në pjesën e dytë në vend të Riberit (73′).

Tërhiqet Kutinjo!

Ylli brazilian, Philippe Coutinho nuk do të largohet nga Liverpool për të kaluar në Barcelonë gjatë kësaj vere. E ardhmja e Philippe Coutinhos duket të jetë e lidhur me Liverpoolin, sepse skuadra angleze nuk dëshiron ta shes në Barcelonë. Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari spanjoll i “Sky Sports”, Gullam Balague. “Liverpool insiston se çfarëdo që të ndodh me Thomas Lemar dhe Monacon, kjo nuk do të ketë ndikim për Coutinhon. Ata e përsërisin se nuk do ta shesin”, shkruan Balague në Twitter.
Arsenal është gati të shes Alexis Sanchez, nëse merr ofertën e duhur. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është i gatshëm të lejojë shitjen e sulmuesit Alexis Sanchez në Manchester City, por vetëm me një kusht. Ai kërkon 75 milionë euro për shërbimet e tij, pavarësisht se lojtari ka vetëm një vit kontratë, shkruan “The Independent”. Arsenal gjatë ditës së djeshme ka refuzuar 54 milionë euro të Cityt.
Chelsea ka humbur garën për anglezin, Alex Oxlade-Chamberlain, i cili refuzoi “Blutë e Londrës” për të kaluar te Arsenali. Mediat britanike tani raportojnë se klubet kanë arritur marrëveshje për lojtarin, i cili do t’iu kushtojë “Të Kuqve” 35 milionë funte. Chelsea ofroi 40 milionë funte, por lojtari preferoi kalimin në “Anfield”.
Liverpool gjithashtu ka siguruar shërbimet e mesfushorit të RB Leipzig, Naby Keita, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të “Të Kuqve” dhe do t’iu bashkohet atyre sezonin e ardhshëm.
Ata gjithashtu janë në negociata me Monacon për Thomas Lemar, që pritet të kushtojë 70 milionë funte, ndërsa ende nuk është bërë asnjë ofertë për mbrojtësin e Southamptonit, Virgil van Dijk.
Liverpooli ka nisur bisedimet me Arsenalin për Alex Oxlade-Chamberlain. Sipas asaj që mëson “Sky Sports News”, Liverpooli ka nisur bisedimet me Arsenalin për transferimin e mundshëm të Alex Oxlade-Chamberlain, transmeton “Gazeta Express”.
“Topçinjtë” janë pajtuar që ta shesin anglezin te rivalët e Londrës, Chelsea, për 35 milionë funte.
Por, “Sky Sports News” mëson se 24-vjeçari ka refuzuar transferimin në “Stamford Bridge”, sepse dëshiron kalimin te Liverpooli para mbylljes së afatit të kalimtar veror të enjten. Chamberlain mendon se ka ardhur koha për një aventurë të re dhe dëshiron me çdo kusht kalimin në “Anfield”.

10 favoritët për Ligën e Kampionëve

Real Madridi është sërish favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve. “Los Blancos” kanë triumfuar në dy vitet e fundit në garën më të madhe për klube, Champions League dhe janë favorit për ta fituar këtë trofe edhe për herë të tretë.
Me Asension e Iscon që janë gjithmonë të gatshëm për Zinedine Zidanen kur Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale mungojnë, Reali është favorit për ta fituar Championsin. Sipas “Goal.com”, që Real Madridi të triumfojë për herë të katërt në pesë vitet e fundit, kotohet me 4/1 (5.00).
Pas largimit të Neymarit, Barcelona transferoi Ousmane Dembelen dhe raportohet se është edhe afër Philippe Coutinhos. Me këto dy blerje bombastike, si dhe me afrimet e Semedos, Paulinhos e Deulofeu, Barcelona shihet si e dyta favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve me kuotën 13/2 (6.50).
Favoritët e tretë dhe katërt për ta fituar Ligën e Kampionëve janë Bayern Munich e PSG, gjithashtu me kuotat (6.50), derisa pas tyre renditen Manchester City e Manchester United me 10/1 (11.00).
Top 10-shja mbyllet me Chelsea (17.00), Atletico Madrid (19.00). Liverpool (19.00) dhe kundërshtari i Real Madridit në fazën e grupeve, Borussia Dortmund me kuotën (41.00).