35.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025

HEC-et e vogla fitojnë gjyqin me ERE; KESH duhet t’u paguajë 6.2 mln euro

Një sagë e gjatë seancash gjyqësore ka përfunduar në favor të prodhuesve të vegjël të energjisë, të cilëve KESH do të duhet t’u paguajë mbi 6 milionë euro nga një vendim jo i argumentuar mirë i ERE-s. Prodhuesit e vegjël të energjisë kanë fituar një çështje në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për rregullimin e çmimit me ulje për periudhën rregullatore 2012-2014. Me këtë vendim Gjykata e detyron Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) që të paguajë një shumë prej 860 milionë lekësh ose 6.2 milionë eurosh ndaj prodhuesve të vegjël të energjisë. Burimet nga KESH pohojnë se ky vendim ka vënë arkën e kompanisë në vështirësi për shkak edhe të situatës jo shumë të favorshme që po kalon sektori nga mungesa e reshjeve. Gjykata e Lartë e mori vendimin me datë 13 qershor të këtij viti dhe në seancë nuk ishte asnjë përfaqësues i ERE-s. Vendimi nuk është zbardhur akoma. Më 2014-ën Enti Rregullator i Energjisë (ERE) mori një vendim të pazakontë, duke rishikuar me ulje çmimin e energjisë elektrike që KESH jep ndaj HEC të vogla deri në 15 megavatorë. Çmimi i shitjes së HEC-ve të reja deri në 15 MW për periudhën rregullatore 2012-2014 ishte 9.3 lekë për kilovat. Me rishikimin që ka bërë Enti Rregullator i Energjisë çmimi i shitjes për vitin 2013 u llogarit me 9.73 lekë/kwh dhe për vitin 2014 u rillogarit me 7.95 lekë/kwh. Rillogaritja për vitin 2014, nga 9.3 lekë u bë në 7.9 lekë, duke shënuar një ulje rreth 14% të fitimeve që HEC-et kishin përfituar nga shitja e energjisë. Shoqata e prodhuesve të Energjisë çoi në Gjykatë këtë vendim të ERE, po Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur në favor të ERE, duke e zhveshur KESH-in nga shlyerja e rreth 5 milionë eurove me kursin e këmbimit të asaj kohe. Burimet nga Enti Rregullator pohuan se, rishikimi me ulje është bërë duke marrë në konsideratë problematikën që kaloi sektori gjatë kësaj periudhe dhe çmimet me të cilat është importuar energjia nga jashtë vendit. Shoqata e HEC-ve pati reaguar për rishikimin e çmimeve me ulje për një periudhë prapavepruese, pasi sipas tyre nuk është ligjore. Për shkak se, vendimi ka kosto, të cilat nuk ishin njoftuar më parë. Së dyti, ERE nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë rishikim të çmimit dhe së treti, nuk kishte njoftim paraprak. Përfaqësuesit e HEC-ve kanë shpjeguar se, ndërkohë të gjitha detyrimet tatimore për vitin 2014 janë kryer duke marrë në konsideratë çmimin 9.3 lekë. Por teksa vendimi në disfavor të HEC-ve u mor nga ERE, prodhuesit e vegjël të HEC-ve nisin ankimin në shkallët e gjyqësorit. Pas më shumë se dy vitesh, ata kanë marrë një gjykim pozitiv nga Gjykata e Lartë. Por pas këtij vendimi, kompania publike e Energjisë KESH, do të përballet me vështirësi jo të zakonshme. Burimet pranë saj bëjnë me dije se shpesh vendimet të paarsyetuara mirë të ERE kanë sjellë kosto për sektorin. KESH tani është në vështirësi financiare për shkak të rënies së shitjeve të energjisë nga thatësira e gjatë dhe gjithashtu mosrishikimi me rritje i tarifave të shitjes së energjisë sipas modelit të tregut ka sjellë një ngërç të ri. Teksa Operatori i Shpërndarjes vitin e kaluar realizoi rreth 70 milionë euro fitime, vetë kompania KESH pati një rezultat shumë më të ulët fitimesh (12 milionë euro) edhe pse logjika e tregut e kërkon ndryshe. Shqipëria në kuadër të krijimit të tregut të përbashkët rajonal është duke aplikuar rregullore të reja për funksionimin e tregut. Tarifat dhe funksionimi i operatorëve publikë do të bëhen me logjikën e tregut të lirë, çka do të thotë se kompania e prodhimit të energjisë nuk do të subvencionojë më çmimin operatorin e shpërndarjes. Vitin që shkoi energjia e prodhuar nga HEC-et e vogla kishte një vlerë tregu rreth 60 milionë euro dhe tani do t’i shitet direkt operatorit të shpërndarjes, duke anashkaluar kostot që krijon procesi i shitjes fillimisht të KESH, pastaj të OSHE dhe më pas të konsumatorëve final. OSHEE tashmë ka nënshkruar kontrata për blerjen e Energjisë Elektrike me Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike. ERE do të përcaktojë çmimin e shitjes së Energjisë Elektrike për Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike. Punonjësi i impiantit përkatës do t`i vejë në dispozicion përfaqësuesve të OSHEE regjistrin e leximit të matësit të Energjisë Elektrike dhe do t`i krijojë aksesin e nevojshëm për të kontrolluar Sistemin e Matjes. Kjo kontratë do të jetë në fuqi për një periudhë 15 (pesëmbëdhjetë) vjeçare. Për subjektet që kanë një kontratë të shitblerjes së energjisë elektrike me KESH në kohën e hyrjes në fuqi të kësaj kontrate.

Shpejt do kthehemi në vilajete ku gjithkush ka një Gramoz a një Edi Rama…

Ilir LEVONJA

1) Në Durrës, pas atij takimi informal me kryeministrat e rajonit, ky i yni i tregoi vendin Europës me terminologjinë “refuzoi çdo insinuatë për rikthimin e vizave me Shqipërinë”. Se gjoja kriminaliteti është njësoj kudo, si tek ne edhe në Europë a botën mbarë. Dhe ashtu si tërësia e shtetarëve tanë, sidomos e këtyre post diktaturë e proletariatit, faji është gjithmonë tek të huajt, jo tek ne. “Ne i kemi bërë detyrat, i pëlqen apo nuk i pëlqen Europa. Ne e kemi bërë tonën”.
Eshtë një nga ato mendësitë që do e vuajmë. Dhe jo rastësisht. Pasi nëse gjithë vendet e këtij rajoni, sado konfliktualitetit politik, gjejnë një lloj shtegu për vazhdimësinë. Duke përfituar edhe vëmendjen e kancelarive të botës, falë kapërcimit të këtyre ngërçeve në bërjen e shtetit. Si të thuash rigjenerohen me elementë të rinj edhe pse bërtasin termat e botës së perënduar. Kurse ne asesi. Gjithçka mund të hiqemi sikur e bëjmë, sikur e transformjmë, vetëm njerëzit mos ua cëno. Se ne të ngrysim vetullat pastaj. Mua këtë përshtyppje më la ajo konferencë shtypi, në një kopësht gjethe rënë, ku jo larg që aty digjej ajo pak faunë gjineshtrash tek shkëmbi i Kavajës. Një Europë tepër e qetë dhe një i gjatë Shqipërie tepër i nervozuar.

2) Nuk ka asnjë diskutim që kriminaliteti është njësoj kudo. Ashtu siç nuk ka asnjë diskutim që ndër ato kritere të shumta, për Shqipërinë, dyqind e ca më duket. Nuk flasin për dallim në ngjyrë të krimit, por si luftohet ai. Sa seriozisht e ka një vend në ndërrmarrjen e reformave reale. Dhe jo demagogjike. Por në Shqipëri quajnë reformë faktin që mjafton të fitosh një palë zgjedhje, të pushosh me nge, e pastaj t’u kthehesh punëve të shtetit. Quajnë reformë praktikën tashmë gangrenë të denoncimit, ndërkohë që prej sistemit të drejtësisë lindin përditë miliarderë që edhe perëndimi i konsoliduar në ekonominë e tregut do t’i kishte zili. Kështu që Europa nuk na hap dritën jeshile, jo për ekzistencën e krimit, a kontigjentit shqiptar që po pushton metropolet e Brukselit e Zyrihut, por për partineritetin me të. Ata e dinë mjaft mirë se sa para nga droga dhe prostitucioni, ndërtimi, tenderimet etj., hidhen në një fushatë elektorale shqiptare. Në një vend ku subvencionimi apo burimet financiare të partive politike janë tabu. E dinë mjaft mirë se sa naive është lufta e vrullshme, e tanishmja, gjoja kundër kanabisit. Pas plot një fushate tre a katër vjeçare të bërjes një sy qorr e një vesh shurdh. E dinë fare mirë se sa ligjëvënës me precedent penalë e pasuri nga vrasjet penetruan në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe se si gishtit tregues të tyre ne i tregojmë broçkullat e gjoja një lufte pa kompromis me armikun politik. Ky mentalitet ka vdekur, në gjithë vendet e rajonit, vetëm se në Shqipëri jo.

3) Shtypi shqiptar, ndonjëherë bën hamendësime për lindjen e një Jugosllavie të re në rajonin tonë. Me dirigjimin e vendit më potent për radikalizëm a superioritetin racor si Serbia. Një lloj Rusie në Ballkanin perëndimor. Dhe herë më herë shfaqen plot shqetësim, duke postuar foto nga Lufta e Dytë Botërore, kur grindjes brenda vetes, ata jugosllavët si Mugosha e Popoviçi i sugjeronin luftën pa kompromis. Ato përfundime që shqiptarët i gjejnë në arshivën a librat e Enverit dhe kënaqen me histeritë e tij perverse, sikur ata të nëmur e torturuar të jenë alienë e jo shqiptarë. Po edhe mund të fitoi ideja e Jugosllavisë së re. Mjaft t’i vini kokës gishtin dhe të shikoni se, që nga shpërbërja e saj, nga luftërat me Bosnjen, Kroacinë e Kosovën. Janë ndërruar aq ka burra shteti. I dhanë botës dy a tre sekretarë partie, aq sa për t’i mbyllur gojën. Ndërkohë ushtrojnë presion edhe falë një ekonomie të konsoliduar. Së cilës ajo e jona nuk i afrohet as tek dera. Pasi ne pjellim veç emigrantë, imamë, a fretër të tredhur. Kështu që një qasje politike, e një projekti nga popujt sllavë. I vjen për shtat edhe asaj mendësie europiane, së cilës iu sos durimi me absurdin e shtetbërjes nga shqiptarët. Shikoni ata në Kosovë dhe vulosni vet pastaj. Një marrje peng e shoqërisë nga katër njerëz. Njëri më i vogël se tjetri.

4) Me sa po shoh në shtyp, Kuvendi i ardhshëm i Shqipërisë do të ketë për kryetar një ish-ministër të Brendshëm nga regjimi i diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave. Ky është një turp shqiptar! Një veprim që e bën të ngërdheshet një të ngarkuar me punë nga Europa në vendin tonë. Një njeri që akuzohet për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër. I bën ata skeptikë. Ose edhe në mos u akuzoftë, i habit se si qoftë dhe moralisht, shqiptarët nuk reagojnë. Si ish-minister i Brendshëm, i atij dikasteri, që është faqja e zezë e tyre për atë kohë… , për atë aspiratë mbarë sociale për një demokraci perëndimore, ky njeri duhej të ishte sot një qytetar normal. Dhe jo ligjëbërës. Edhe për faktin tjetër, kokëfortë të dështimit vit pas viti të vendit nga kjo klasë politike. Për një lloj pastrimi të ndërgjegjes sonë. Duhej të kishte një lloj refuzimi të ashpër civil. Por nuk ka. Madje me mburrje një lider të ekspozon si dorë të fortë pikërisht elementin e bërjes së pushtetit me dhunë. Elementin e dosjeve a të tjera kulisave nga bodrumet e diktaturës. Sikur ky vend ka vdekur nga rigjenerimi i brezave një herë e përgjithmonë.
Ta gëzosh Gramozin, Shqipëri. Dhe bëj karshillëk Europës me Edi Ramën se jo Jugosllavia do ringjallet. Jo që nuk kemi për të hyrë aty në Europë. Po shpejt do kthehemi në vilajete, ku gjithkush ka një Gramoz a një Edi Rama…

Dokumentat amerikane për Ruçin, Wikileaks: Pjesë e krimit e drogës

Kryeministri Edi Rama dhe Gramoz Ruci, pas nje mbledhje te Asamblese se Partise Socialiste, ku eshte folur mbi reformat e ndermarra nga qeveria./r/n/r/nPM Edi Rama and Gramoz Ruci, after a meeting of the Assembly of the Socialist Party, where is spoken about reforms undertaken by the government.

A është Gramoz Ruçi një person non gratta për Shtetet e Bashkuara. Dokumentat amerikane sipas Wikileakas janë të qartë në këtë drejtim dhe duket se Ruçi nuk do ta ketë të lehtë që të konfirmohet si Kryetar Parlamenti.
Vetë Rama ka lënë një shteg kur i pyetur disa javë më parë nga gazetari në lidhje me pranueshmërinë e Ruçit u shpreh se kjo mbetet për t’u parë; “Për mua ai është i konfirmuar, por nuk i dihet se mund të vijë një telefonatë dhe të thotë se nuk duhet”, u shpreh Rama pa përcaktuar se nga mund të vinte kjo telefonatë, por duke lënë të kuptohet rolin e partnerëve të Shqipërisë në këtë aspekt.
Rama ka propozuar Gramoz Ruçin si kryetarin e ri të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit është drejtuesi i dytë më i rëndësishëm i vendit pas Presidentit.
Gjatë katërvjeçarit të shkuar, Ruçi ishte Kryetari i Grupit parlamentar të PS-së, dhe sikurse ka treguar gjatë kësaj kohe, ai ka shumë pak respekt për Kushtetutën.
Gjithashtu, ky është edhe pozicioni më i rëndësishëm që ka pasur ndonjëherë Gramoz Ruçi. 26 vjet më parë, zoti Ruçi ka qenë Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Tepelenë dhe ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Ramiz Alisë. Zoti Ruçi ka qenë dëshmitar i shkatërrimit të plotë të arkivës së Sigurimit të Shtetit. Ai asnjëherë nuk ka kërkuar falje për përfshirjen e tij në regjimin komunist.
Sipas disa dokumenteve të ambasadës amerikane të vitit 2009, publikuar nga Wikileaks:
“Ruçi ka lidhje të hershme me narko-trafikantë dhe bandat e krimit të organizuar. Ruçit gjithashtu i është ndaluar hyrja, në mënyrë të përhershme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej vitit 2005”.
Me fjalë të tjera, Gramoz Ruçi mund të mos jetë në gjendje të ushtrojë funksionin e tij si përfaqësues i Shqipërisë, pasi atij i është ndaluar hyrja në SHBA.
Emërimi i tij si Kryetar i Kuvendit, sëbashku me zhdukjen e Ministrisë së Integrimit, janë dy sinjale të qarta të dhëna nga qeveria e re e Ramës ndaj Bashkimit Evropian. Më pak përqendrim në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe një përqendrim më i madh në vendosjen e një shteti të qendërzuar rreth një udhëheqësi autokrat.

Riciklimi i qeverisë

Kryeministri Rama njoftoi gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, përbërjen e qeverisë Rama 2, ose më saktë skuadrës së tij personale, e përbërë nga ministra të ricikluar nga Rama 1, pjesëtarë të ish-nomenklaturës komuniste dhe ish-drejtoreshat e Bashkisë Tiranë.
Bie në sy, përveç zvogëlimit dhe shkrirjes së ministrive – nga 16 + 3 ministra shtetit në Qeverinë Rama 1 në 11 + 2 ministra shteti në Qeverinë Rama 2 – për qëndrimi i pjesës më të madhe të pushtetit, gjashtë ministri, në tre ministra, të tre të ricikluar nga qeveria e mëparshme:
Arben Ahmetaj, deri më tani ministër Financash, në qeverinë e re do të ketë në duar dy prej ministrive më të rëndësishme, të bashkuara në një: atë të Ekonomisë dhe Financave, të cilave i është bashkëngjitur dhe një pjesë e ish-Ministrisë së Mirëqenies Sociale, ajo e Punës.
Damian Gjiknuri, që deri më tani drejtonte Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, tashmë do të drejtojë dy ministri të bashkuara në një: Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës.
Blendi Klosi, që drejtoi për rreth dy vjet Ministrinë e Mirëqenies Sociale, tashmë të shpërbërë totalisht, do të drejtojë Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.
Të tjerë ministra që kanë arritur t’i mbijetojnë “gjykimit” të Kryeministrit Rama janë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që vetëm pak ditë më parë u fajësua publikisht nga Rama për mungesën e investimeve të huaja, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ndër më të sulmuarat gjatë katër viteve të shkuara, dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministri që çuditërisht arriti të qëndrojë e vetme teksa ajo e Zhvillimit Urban apo e Mirëqenies Sociale u shpërbënë totalisht.
Ministria e Brendshme i është ribesuar Fatmir Xhafës, ish-hetues gjatë regjimit komunist dhe ish-Sekretar i Komitetit Qendror të Rinisë i PPSH-së.
Tjetër figurë e vjetër e PS-së, Pandeli Majko i është bashkuar qeverisë Rama 2, me një ministri të re pa portofol, ajo e Diasporës.
Ndërkohë një prej ish-drejtoreshave të Bashkisë Tiranë, në kohën kur drejtohej nga Rama, Sonila Qato do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Mbrotjen e Sipërmarrësve. Sonila Qato gjatë mandatit të parë të Ramës ka drejtuar një prej agjencive më të rëndësishme atë të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës.
Po ashtu, Ogerta Manastirliu, ish-drejtoreshë në bashki dhe ish-drejtoreshë e QSUT gjatë Qeverisë Rama 1, do të jetë ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.
E vetmja prurje sadopak e re në këtë qeveri të vjetër duket se është Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, që deri më tani ka mbajtur postin e zëvendësministres në të njëjtën ministri.
Deklarata e Ramës, dje gjatë Asamblesë, së “Shqipërisë i duhet një forcë e re politike” duket se përshkruan më së miri qeverinë e re: një grup politik, besnik vetëm ndaj Ramës. Mbetet për t’u parë, nëse edhe pas qeverisë së emëruar totalisht prej tij, Kryeministri Rama do të kërkojë fajtorë për dështimet e ardhshme.

Negociatat me Gazpromin të Rama-Gjiknurit

Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, shërbimet inteligjente të disa shteteve partnere në NATO, sinjalizuan autoritetet më të larta të vendit tonë mbi disa negociata të dyshimta ndërmjet GAZPROM-it rus dhe kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë. Historia nis në verën e vitit 2016, kur kompania ‘JURIMEX’ në pronësi të biznesmenit rus Robert Nowikovsky, kërkoi të merrte me koncesion disa blloqe naftëmbajtëse në Jug të vendit.
Pas një korrespondence disa mujore me rusët, drejtori i Albpetrol-it Endri Puka, në dhjetor 2016 i kërkoi ministrit Gjiknuri që të niste negociatat zyrtare me kompaninë JURIMEX për arritjen e një marrëveshje koncesionare.
Hashtag.al ka siguruar të plotë shkresën që drejtori Endri Puka i dërgoi ministrit Gjiknuri dhe ish-kreut të AKBN-së.
Për katër muaj me radhë, ministri Gjiknuri nuk e adresoi kërkesën e Endri Pukës, vartësit të tij besnik.
Deri kur, në prill-2017 ish-drejtori i AKBN-së, Viktor Tusha, ndërhyri zyrtarisht dhe nëpërmjet një shkrese i kërkonte Albpetrol-it dhe Ministrisë së Energjisë që të verifikonin kompaninë ‘JURIMEX’ dhe biznesmenin rus Nowikovsky, pasi marrëveshja me këtë biznesmen mund të cenonte sigurinë kombëtare.
Një muaj, pasi Tusha dërgoi shkresën paralajmëruese, ministri Damian Gjiknuri e pezulloi atë nga detyra.
Ky ishte momenti kur disa shërbime inteligjente të vendeve partnere sinjalizuan me shqetësim shërbimet shqiptare si dhe personalitetet më të larta të vendit mbi situatën.
Një burim diplomatik informoi Hashtag.al se sinjali i mbërritur nga shërbimet partnere sugjeronte se ministri Gjiknuri dhe drejtori i Albpetrol-it, Endri Puka, ishin në favor të realizimit të marrëveshjes koncesionare me rusët, ndërsa Gjiknuri dyshohej se kishte kontaktuar në mënyrë informale jashtë vendit dhe përfaqësues të kompanisë ruse JURIMEX.
Ministria e Energjisë dhe Albpetroli po tentonin të lidhnin marrëveshje zyrtare me një biznesmen rus, emri dhe roli i të cilit njihet si pararoja e interesave të GAZPROM-it në Evropë.

Robert Nowikovsky

Robert Nowikovsky është hebre me origjinë ruse, i cili dyshohet se ka kontrabanduar me Moskën që nga koha e BRSS. Emri i Robert Nowikovsky-it nga kërkimi i hapësirës publike është evident, duke u bazuar në dokumentat e Senatit Amerikan, Komisionit Energjitik të BE dhe mediave prestigjioze ndërkombëtare. Disa media moskovite kanë raportuar se Nowikovsky është person i besuar dhe partner në biznes, i ish-drejtorit të GAZPROMBANK, Andrei Akimov.

Skema e lidhjes së kompanive të Robert Nowikovskyt me GSZPROM-in

Janë disa kompani në pronësi, në përqindje të ndryshme të zotit Robert Nowikovsky, (si psh. Centrex Group, Jurimex Commerce Transit GMBH, CEEGAG, GHGAS, ZAOAB etj), të cilat shërbejnë si urë për marrjen e koncesioneve të ndryshme, në krijimin e shoqërive të caktuara dhe pastaj për blerjen 100% të këtyre aksioneve nga GAZPROM.
Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky është cilësuar në një seancë dëgjimore të Senatit Amerikan (2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvizjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë.
Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së (2011), përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Nowikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco. Nowikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian. / Hashtag.al
Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, shërbimet inteligjente të disa shteteve partnere në NATO, sinjalizuan autoritetet më të larta të vendit tonë mbi disa negociata të dyshimta ndërmjet GAZPROM-it rus dhe kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë. Historia nis në verën e vitit 2016, kur kompania ‘JURIMEX’ në pronësi të biznesmenit rus Robert Nowikovsky, kërkoi të merrte me koncesion disa blloqe naftëmbajtëse në Jug të vendit.
Pas një korrespondence disa mujore me rusët, drejtori i Albpetrol-it Endri Puka, në dhjetor 2016 i kërkoi ministrit Gjiknuri që të niste negociatat zyrtare me kompaninë JURIMEX për arritjen e një marrëveshje koncesionare.
Hashtag.al ka siguruar të plotë shkresën që drejtori Endri Puka i dërgoi ministrit Gjiknuri dhe ish-kreut të AKBN-së.

Hashtag.al

Ish-të Përndjekurit: Do ndalim me çdo mjet e çmim Ruçin në krye të Kuvendit

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

Promemorie

Drejtuar:

Presidentit te Republikës SH.T.Z  Ilir Meta

Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha

Kryetares se LSI znj. Monika  Kryemadhi

Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë , veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve te përndjekur politikë : Isuf Çela, Dhurata Çupi , Izmira Ulqinaku , Lorenc Luka , Bardh Spahija ,Aldo Bumci , Oriola Pampuri , Fatbardha Kadiu , Enkeleid Alibeaj , Myslym Murrizi ,  Nada Meçorapaj

Ambasadorit  të SHBA  ne Shqipëri z. Donald Lu

Ambasadores  së BE ne Shqipëri znj . Roman Vlahutin,

Kreut te Prezencës  së OSBE ne Shqipëri z. Bernd Borchardt

Të nderuar zonja e zotërinj!

Kryeministri Rama, njëherazi edhe kreu i PS, ka propozuar zyrtarisht  Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në Legjislaturën e ardhme parlamentare .

Jam i detyruar t’iu kujtoj se  Gramoz Ruçi është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar : Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist . ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm   deri ne prill te vitit 1991.  Si ne postin e zv/ministrit dhe atë  të ministrit  të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist  kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë   edhe  pse  ligji  qe e konsideronte arratisjen si tradhti  ndaj atdheut ishte  shfuqizuar    fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave) ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).

Duke  pasur  parasysh këtë veprimtari  te  përndjekurit  politikë te komizmit  por edhe për shume shqiptare te tjerë  është  e  pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme  zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi, politikani  e zyrtari  me kaq rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi .

Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme , shefit te policisë se fshehte politike te saje Sigurimit te Shtetit .

Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret  është  flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm . Ne kemi kërkuar , nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën  për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi . Ky nuk është vetëm një turp , ky është një krim tjetër politik po aq i rënde sa  kur  ai vriste  vajzat dhe djemtë  ne kufijtë e vendit  e ne protesta në sheshet e Shqipërisë .

 

I nderuar z. President !

Është ne nderin tuaj te përdorni  te gjithë autoritetin tuaj si kreu i shtetit  për te penguar zgjedhjen e ministrit te brendshëm te diktaturës komuniste  nr 2 te shtetit që drejtoni  . Ne mungesën tuaj atij do ti duhet ti lini  komandën e forcave  te armatosura  , këshillin e sigurisë  kombëtare   dhe institucione te tjera me rëndësi  jetike  për vendin , lirinë dhe demokracinë qe pretendojmë se keni . Ju krenoheni publikisht se  ishit pjese e lëvizjes  antikomuniste te studenteve të dhjetorit   dhe me sa dimë edhe jeni dekoruar për këtë . Mendoj se si ne edhe  për ju  qe u ngritët ne dhjetor 1990 kundër komunizmit  duhet  te jete e pa pranueshme zgjedhje  ministrit  te brendshëm  te saj kohe  Kryetar i Kuvendit te Shqipërisë.  A nuk u ngritët ju kundër diktaturës krimeve te saje që kishin si autor kryesor  Sigurimin e Shtetit  dhe Ministrinë e Brendshme  te drejtuar nga  Gramoz Ruçi  ?

  1. President ! Përdorni ju lutem te gjitha  mundësitë  tuja ligjore , politike e morale për  te penguar kthimin ne  postin nr 2 te shtetit  një  person qe për ato qe ka bërë  duhet te ishte  jo ne parlament por ne bankën e te akuzuarve.

I nderuar z. Basha.

Ju krenoheni  me  ligjin e dekriminalizimit te cilin ia imponuat  ne mandatin e shkuar  Kuvendit te Shqipërisë  . Mirëpo ligji juaj  prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe  jo autorët e krimeve te renda politike  si këto  kundër njerëzimit dhe gjenocidit  te  bëra nga drejtuesit e larte te diktaturës komuniste  dhe  veglave te tyre. Ne këto kushte ligji është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve politike , vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen  ministrit  të Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te Kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit nuk  ka asnjë efekt politik , praktik e juridik pasi  parlamenti , politik e shteti janë serish te inkriminuar   . Ndalojeni me çdo mjet e mënyre të ndodhe kjo  ne te kundërtën pozita juaj humbet  për ne  çdo kuptim .

E nderuar znj . Kryemadhi

Me  gjithë afërsitë  ideologjike  me te  PS-në  dhe diferencat që mund te keni me  ne në trajtimin e te kaluarës  diktatoriale  komuniste te vendit , ne besojmë  se  edhe  ju duhet te jeni te shqetësuar  për    zgjedhjen ne krye te Kuvendit te Shqipërisë  te ministrit te brendshëm  te qeverise  diktatoriale komuniste .   Është ne nderin tuaj  dhe ne te mirë te lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar  qe  kjo  përpjekje  kriminale për  te venë ne krye te Kuvendit  n je autor te drejtpërdrejtë  te krimeve  te renda  gjenocid e krime kundër njerëzimit , te mos pranohet  nga ju  dhe  sigurisht te pengohet me  çdo mjet qe keni ne dispozicion . Shpresojmë  shume te jemi ne një mendje për këtë e  te kemi   vullnetin tuaj  politik  për te qenë ne te njëjtën anë për ketë  kërcenim të madh qe po ju kanoset shqiptareve .

Te nderuar  deputet !

Ju drejtohemi  ju  qe pa dallim krahu e  bindje politike  besoni  qe  shqiptaret  e meritojnë  ende lirinë dhe demokracinë.  Është tërësisht ne  vullnetin  dhe  votën tuaj  me mos miratoni një kthim kaq te madh mbrapa  ne lumin  e diktaturës komuniste  te popullit e kombit tonë, Nga  ky votim  do te  varet  jo vetëm kjo përpjekje  regresive  e Ramës por edhe raporti  juaj me lirinë , demokracinë e sidomos historinë. E thënë  troç  duke  votuar kundër  ju do te mund te ruani  fytyrën  , nderin e din dinjitetin  nga  nxirja  përfundimtare e tyre

Te nderuar deputete te përndjekur politike !

Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demonstroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë . Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve . Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit , sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë ,për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë ,të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet ,te ligjshëm e te pa ligjshëm, brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi punë posaçërisht me ju !

Shkëlqesi  Ambasadorë !

Kjo qe po ndodh  mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne viktimat e krimeve te komunizmit  por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër të vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te mos zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës . Shqipëria , te nderuar Shkëlqesi,  është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është tharë . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama .

Te nderuar zotërinj !

Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës ,ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejomë qe kjo të ndodhë . Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ky moment ku  rikthimi i  përgjegjësve  te drejtpërdrejtë  te krimeve  politike te komunizmit  ne krye te shtetit,  po behet realitet është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo mjet e  çmim.

Shpresoj në mirëkuptimin dhe reagimin tuja  ne anën e duhur!

Me respekt

Kryetari

Nebil Çika

Rama-gazetares: Do të dal me rroba banjo në Samitin e NATO-s në Bruksel, nëse…

Edi Rama kërcënoi, dje, BE-në se ai nuk do lejonte që kriminelët shqiptarë të përdoren për luftrat e brendëshme politike të vendeve europiane. Në fund të takimit informal me kryeministrat e Ballkanit, Zoti Rama p0hoi se ai refizon “çdo përpjekje politike, mediatike nga vendet e BE-së për arsye të brendshme dhe për konsum të brendshëm për të treguar me gisht, një të ashtuquajtur ”krim shqiptar”…”

I pyetur nga një gazetar se çfarë do të bënte konkretisht nëse Europa nuk ndryshonte qëndrimin e keqpërdorimit të Shqipërisë, Kryeministri Rama u shpreh pa hezitim se ai në shenjë proteste ai do t’i vishte pa çorape atletet në takimet me polikanët Europainë. Nëse as kjo gjë nuk funksionon, Kryeministri tha se do ta përshkallëzonte qëndrimin e tij në mbrojtje të Shqipërisë duke shkuar me rroba banjo në Samitin e ardhshëm të NATO-s, që do të mbahet në Bruksel verën e ardhshme.

Ndërsa si masë ekstreme, si opsion bërthamor, Kryeministri shtoi se po konsideronte seriozisht që të shkonte lakuriq në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork shtatorin e ardhshëm, nëse kështu do e donte interesi i Shqipërisë kundër kepërdorimit nga vendet e politikës së vjetër të BE-së.

Një nga njerëzit më të afërt dhe njohësit më të mirë të Kryeministrit Rama, analisti i shquar Baton Haxhiu, i cili në një artikull të thellë para disa ditësh shpjegoi përpjekjet e Kryeministrit Rama për te ndryshuar politikën e vjetër europiane përmes diplomacisë estetike, u shpreh optimist se pas këtyre kërcënimeve BE dhe veçanërisht Hollanda do ta qepin gojën para Shqipërisë.

Haxhiu—një person fjalëpak dhe i rezervuar—u shpreh:

“Është e qartë se Europa është shumë konservatore. Megjithë përpjekjet më shumë se katër vjeçare të Edit, përmes politikës së tij të zgjuar estetike me atlete, t-shirte dhe brekushe, politika europiane prapë nuk u emancipua dot. Tani, Edi ka vendosur të përdorë gjuhën e forcës, e cila duket se është e vetmja gjuhë që kuptojnë vendet perendimore. Të tmerruar nga raketat bërthamore që po përgatit Kim Jung-un i Koresë së Veriut, Europa nuk mund të guxojë të lejojë që edhe Edi të përdorë opsionin e tij bërthamor para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.”

Por disa analistë në Tiranë e shohin me mosbesim këtë argumentim të Haxhiut. Ata mendojnë se përpara opsionit bërthamor të daljes lakuriq, Kryeministri Rama duhet të shterojë të gjitha opsionet e buta, përfshi piercing në hundë dhe kërthizë, tatuazhet në qafë, xhupat dhe këpucët me lëkure leopardi, madje edhe sandalet e veshura me çorape të bardha.

Ata shprehen se në ketë beteje çelësi i suksesit është këmbëngulja. Historia tregon se pionerët e transformimeve të mëdha shoqërore në fillim nuk kuptohen dhe madje sulmohen nga establishmenti, por pastaj fillojnë të imitohen dhe në fund të adhurohen. Rasti i Kim Kardashian dhe i Bleona Qerretit janë dëshmitë më të fundit të kësaj të vërtete të madhe.

Por, pavarësisht debateve mes analistëve politikë të Tiranës, një gjë është e sigurtë: në një mënyrë a një tjetër, Kryeministri Rama nuk do të lejojë që bota perëndimore të shajë dhe përflasë kriminelët shqiptarë.

“Komandanti i Legjinionit të Nderit” dhe emigrimi masiv në Francë i shqiptarëve

Aurenc Bebja

Qytetarët shqiptarë, që nga viti 2010, nuk kanë më nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen. Franca,  që prej dhjetorit 2013, e ka shpallur Shqipërinë vend origjine të sigurtë. Megjithatë, në vitin 2016, ajo regjistroi 7.432 raste të azilkërkuesve nga Shqipëria, sipas Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (Ofpra). Gjatë këtij viti janë regjistruar më shumë se 4.200 aplikime.

Komuniteti azilkërkues shqiptar në Francë është bërë çështje publike. Pothuajse, çdo ditë flitet për të, qoftë në mediat lokale dhe rajonale apo në ato kombëtare franceze. Argumentat kryesore për ardhjen në territorin francez janë gjakmarrja ose gjendja e dobët ekonomike.

Shqetësimi i qeverisë franceze

Qeveria franceze ka shprehur shqetësimin e saj për azilkërkuesit shqiptarë, për faktin se ajo gjendet përballë një situate tejet të vështirë, në pamundësi që t’i strehojë në qendrat e posaçme për refugjatë, pasi ato janë tashmë të mbingarkuara.

Sidoqoftë, nevojitet që të jemi koherentë dhe të kuptojmë se Franca nuk mund të hapë dyert për të gjithë shqiptarët. Por, ajo mund të luajë një rol të dyfishtë ndaj këtij imigracioni të paligjshëm, së pari duke përgjegjësuar qeverinë shqiptare për këtë çështje dhe se dyti duke luftuar rrjetet mafioze të këtij trafiku.

Përgjegjësia (llogaridhënia) e qeverisë shqiptare

Përsa i përket përgjegjësisë së qeverisë shqiptare, vizita e ministrit francez të Punëve të Brendshme, Gérard Collomb, e planifikuar gjatë vjeshtës së këtij viti në Tiranë, është një sinjal i fortë dërguar udhëheqësve të Shqipërisë. Le të jemi të vetëdijshëm e të pranojmë se politkanët shqiptarë janë aktorët kryesorë të largimit bashkëkombasve tonë për shkak të dështimit të politikave të tyre socio-ekonomike (puna, siguria, shëndeti…). Ndërsa nepotizmi, korrupsioni dhe arroganca dergjen rrugëve të Shqipërisë dhe primojnë mbi aftësitë profesionale dhe cilësitë njerëzore të qytetarëve shqiptarë (ndershmërinë, dinjitetin…), ju mund të kuptoni arratisjen e disave (që tani llogariten me dhjetëra mijëra) larg atdheut.

Për këtë arsye, i takon udhëheqësit aktual të qeverisë shqiptare (në detyrë që prej vitit 2013 dhe i rizgjedhur tashmë deri më 2021), këtij frankofoni, i cili u dekorua « Komandant i Legjionit të Nderit » në 2017 nga shteti francez, që të marrë përgjegjësitë e tij dhe ti « rikthejë » Francës atë që ajo i ka dhënë në të shkuarën. Është e nevojshme dhe urgjente të ndërmerren masat e duhura që qytetarët shqiptarë të jetojnë në mënyrë dinjitoze në atdheun e tonë dhe të mos arratisen, katandisen e të jetojnë në kushte çnjerëzore në hapësirat publike franceze (rrugëve, trotuareve, urave, lulishteve, stacioneve hekurudhore …).

Lufta kundër rrjeteve mafioze shqiptare

Sa i përket luftës kundër rrjeteve mafioze shqiptare, qeveria franceze gjithmonë do të duhet të vazhdojë t’i luftojë në tokën e saj. Megjithatë, një bashkëpunim më i gjerë i nevojitet, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me vendet fqinje si Gjermaninë, Italinë dhe Zvicrën, për të ndaluar këta predatorë « vendeurs de rêves – shitës ëndrrash » të cilët u premtojnë « Eldoradon » preve të tyre.

Shumica e azilkërkuesve shqiptarë plaçkiten nga këta mafiozë. Disa prej tyre harxhojnë kursimet e jetës së tyre në mënyrë që të depërtojnë në tokën franceze. Pastaj ata lihen në mëshirë të fatit në një cep rruge (shpesh në afërsi të një institucioni social) duke shpresuar që të gjejnë strehë dhe të marrin të drejtën e azilit, por shanset janë të dobëta për faktin se së pari nuk kanë status refugjati dhe së dyti për faktin se Shqipëria prej 2013 është deklaruar vend origjine i sigurtë.

Domethënë, ky lloj emigrimi është vetëm një « zgjidhje afatshkurtër », ku pjesën më të madhe të kohës përfundon me një rikthim në vendin e origjinës. Prandaj, kjo krizë ka nevojë të zgjidhet përmes rrugëve politike dhe ligjore, se çdo ditë po shkatërrohen jetë njerëzish. Por për këtë nevojitet që qeveria shqiptare dhe dirigjenti, kapiteni apo timonieri i saj të interesohen apo të sensibilizohen më shumë për këtë çështje.

Shqipëria bëhet, por që të bëhet, shembulli duhet të vijë nga lart !

Francë – 26 Gusht 2017

Gramoz Ruçi në krye të Kuvendit? Asgjë për t’u habitur

Bledi KASMI

Eshte vetem nje riciklim i krimeve te diktatures si kapje e shtetit dhe fundi i nje aksidenti ne demokraci qe nisi kater vite me pare. Shperblimi per ministrin e fundit te Sigurimit eshte nje vleresim per fijet qe ka luajtur dhe luan pergjate ketyre viteve me dosjet nga te gjitha anet politike.

Mos harroni se 70 per qind e dosjeve te sigurimit jane “zhdukur” pikerisht kur ai ka qene minister dhe diku ata jane ruajtur per te shantazhuar.

Riformatimi i kastes se vjeter te diktatures i imponon PD nje mision te ri dhe kerkon rikthimin e saj tek rrenjet e kesaj partie, krahas hapjes se metejshme dhe shtrirjes tek qytetaret duke u konturuar si nje levizje popullore.

Sot Rama mendon se te gjitha shigjetat do drejtohen tek Gramozi duke humbur shenjestren e vertete te popullit opozitar qe eshte Rama dhe vetem Rama.

Ai mendon se mund te dekurajoje shqiptaret me te tilla emerime nga beteja e nisur 27 vite me pare duke bere qe te ndjehen te lenduar apo te sfiduar.

E kunderta eshte e vertete. Do te motivohen me shume per te evokuar historine e qendreses antikomuniste qe eshte thuajse shekullore.

Ajo qe po ndodh ne Shqiperi nuk eshte e ndryshme nga ajo qe ka ndodhur vitet e fundit ne disa vende te tjera, perfshi faktorizimin nuklear te Korese se Veriut apo zhdukjen e demokracise ne Venezuele.

Te gjitha keto jane simptoma te renda per demokracine pas te cilave qendrojne interesa okulte dhe financiare te lobeve te fuqishme politike nderkombetare tipike marksiste.

Shpetimi? Vjen vetem nga konservatoret dhe republikanet e Presidentit Trump. Koha do ta provoje, por mesazhet e para jane dhene. ” Ne nuk do te qendrojme duarkryq per shtypjen e demokracise ne Venezule” u shpreh Pence dy jave me pare. Jane sinjalet e para pas dekadash ku parimet e demokracise permendeshin gjithmone e me pak.

Bota po shkon drejt dryshimeve radikale dhe Shqiperia sado e kapur nga lobet dhe interesat okulte te globalisteve marksiste nuk do mundet ti shpetoje ketyre ndryshimeve per shume kohe.

Trafikanti i drogës në Ministri kontrollon ndërtimet në Vlorë

Kryeministri Rama jo vetëm që nuk ndahet nga elementët e inkriminuar dhe trafikantët e drogës, por i mban ata në administratën shtetërore. Njëri prej tyre është edhe Genti Alizoti, një i dënuar me 10 vjet burg për trafik droge, i cili vazhdon të punojë në Ministrinë e Brendshme dhe të kontrollojë të gjitha ndërtimet në Vlorë. Alizoti është emëruar në Ministirnë e Brendshme nga Saimir Tahiri, si shpërblim për fushatën që i bëri në zgjedhjet e qershorit të vitit 2013. Kohët e fundit, Alizoti me furgon me targat e Ministrisë së Brendshme shkon për çdo ditë në Vlorë për të kontrolluar ndërtimet dhe bën terror.
Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, mund të ndash Ramën nga droga! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook.
“Si je z.Berisha. Desha të denoncoj një person shumë të rrezikshëm që e kam parë, duke lëvizë me makinën e Ministrisë së Brendshme, konkretisht me makinën e INUK, duke kontrolluar të gjitha ndërtimet në Vlorë. Ky njeri është Gent Alizoti, krahu i djathtë i Saimir Tahirit, i arrestuar në 2006 me 50 kg drogë kur punonte si shofer te Gjykata Kushtetuese. Është i dënuar me 10 vjet burg e tani punon te Ministria e Brendshme. Këtë trafikant të rrezikshëm e ka denoncuar PD disa herë, por siç duket është shumë i fortë e nuk e lëviz dot as Kryeministri. Si ka mundësi që një person pa shkollë dhe i dënuar për trafik droge punon në administratë? Si ka mundësi që një i dënuar për trafik droge punon te INUK-u dhe bën terror në Vlorë me furgon me targat e Ministrisë së Brendshme? Kjo, zoti Berisha, është administrata e Edvinit… Po këto si sheh ai”, shkruan qytetari.

Gent Alizoti dhe lidhjet me Tahirin

Genti Alizoti është me precedent penal, i dënuar për trafik droge dhe është arrestuar me 28 qershor të vitit 2006, teksa transportonte 50 kg drogë. 3 vite më pas është liruar me kusht. Edhe pse i dënuar për trafik droge, Alizoti është i punësuar në administratën shtetërore. Në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Alizoti bashkë me disa elementë të tjerë të krimit ka bërë fushatë për Saimir Tahirin.
Zbulimi i lidhjeve të forta të Tahirit me Alizotin dhe eksponentë të tjerë të rrezikshëm të krimit, u bë pas ndalimit në shkurt të vitit 2014 të Ardian Serezit me 1 ton drogë, shoferit të drejtorit të Politikave Strategjike në Ministrinë e Brendshme, Bilbil Mema.
Genti Alizoti, ishte pjesëtar i të njëjtit grup kriminal, ku ndodhet dhe një tjetër bashkëpunëtor i Tahirit, Ardian Serezi, i cili u kap duke transportuar një 1 ton drogë në 23 shkurt 2014. Alizoti dhe Serezi kishte lidhje në kupolën qeveritare dhe vazhdonin trafikun e drogës pa asnjë problem. Komandanti dhe miku i tij i ngushtë që e kishte sjellë Serezin afër Tahirit është V.Sina. Sipas dosjeve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në ministri, Sina është një njeri që ka punuar edhe më parë në strukturat e rendit. Dosja e tij është e pasur me abuzime, trafiqe dhe një eksponent i rrjeteve kriminale. V.Sina është emëruar nga Saimir Tahiri në postin e drejtorit të Parkut të Automjeteve në Ministrinë e Brendshme. Këtë post e ka fituar si rrjedhojë e kontributit që ai ka dhënë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit 2013 në shtabin e Saimir Tahirit.
Edhe Sina ka qenë koordinator i fushatës së Tahirit. Pra, kuptohet se Tahiri i ka dhënë atij një post mjaft të lartë. Ai konsiderohej gjatë fushatës si një nga njerëzit më të besuar të Tahirit. Lidhjet e tyre janë mjaft të ngushta. Me marrjen e postit të ministrit, Tahiri e bën atë drejtor.
Lidhjet mes Tahirit dhe Sinës janë aq të afërta sa është e vështirë të mendohet se Sina do të bëjë një trafik droge me vlera disa miliona euro pa dijeninë e Tahirit. Gjithçka ka qenë e mirëkoordinuar prej tyre. Sipas disa deponimeve të para të Serezit, ky trafik droge ishte konsoliduar prej disa muajsh. Tahiri ishte pjesë e këtij rrjeti dhe fitimet e drogës ndaheshin mes tij, Serezit dhe një drejtori tjetër.