33.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

Hidhet shorti i Champions

Real i Madridit kundër Borussias së Dortmundit dhe Tottenhamit në fazën e grupeve të Champoions League. Francesco Totti dhe Andry Schevchenko, dy ikonat e futbollit europian që tërhoqën goglat e shortit, u rezevrvuan kundërshtarë shumë të fortë kampionëve në fuqi të Europës në Grupin H, që u plotësua me qipriotët e Hapoel Nicosias. Los Blancos duhet ta marrin shumë seriozisht fazën e grupeve, për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme ndaj rivalëve gjermanë dhe atyrë anglezë.

Barcelona ën Grupin D takon sërish Juventusin, ekipin që i eliminoi blaugranat në cerekfinalen e sezonit të kaluar. Interesant është fakti që po në këtë grup është shortuar Olinpiakosi i Besnik Hasit, ndërsa skuadra e fundit është Sportingu i Lisbonës.

Shorti u tregua i pamëshirshëm në Grupin B, ku do të ketë beteja të ashpra për dy vendet e para mes Chelseat, Atleticos së Madridit dhe Romës. Do të ketë fatin të përballet me këto skuadra të mëdha europiane Ansi Agolli, pasi Qarabagu ishte skuadra që plotësoi këtë grup.

Spikat dueli Bayern – PSG në Grupin B, ndërsa dy kundërshtarët e tjerë të këtij grupi janë Anderlekt dhe Celtic.

Me shumë fat Manchester United, skuadra kampione në fuqi e Europa Leagues. Djajtë e Kuq do të kenë si kundërshtarë Benfikën, Baselin e Taulant Xhakës dhe CSKA-në e Moskës.

Edhe Livepruli duhet të jetë shumë i kënaqur me shortin, pasi goglat e kanë hedhur në Grupin E ku ndodhen gjithashtu Spartaku i Moskës, Sevilla dhe Maribori.

Në Grupin F Manchester City dhe Napoli duhet të bëjnë llogaritë edhe më Shaktar Donjeck, ndërsa Feyenordi do të synojë të bëjë surprizën në këtë grup.

Ekulibër i plotë në Grupin G, ku përvec kampiones së Francës Monaco, janë shortuar gjithashtu Porto, Beshiktashi dhe Leipzigu debutues.

Ja ndarja respektive e grupeve të Championsit.

Grupi A:, Benfica, Manchester Utd, Bazel, CSKA M.

Grupi B: Bayern M., Paris SG, Anderlecht, Celtic G.

Grupi C: Chelsea, Atletico M., Roma, Karabag.

Grupi D: Juventus, Barcelona, Olympiacos, Sporting L.

Grupi E: Spartak M., Sevilla, Liverpool, Maribor.

Grupi F: Shakhtar D., Man. City, Napoli, Feyenoord.

Grupi G: Monaco, Porto, Besiktas, Leipzig.

Grupi H: Real M., Borussia D., Tottenham, APOEL N.

Veç shortit të fazës së grupeve, në Monako janë dhënë edhe çmimet individuale për sezonin e kaluar. Konkretisht, Gianluigi Buffon është shpallur portieri më i mirë, Sergio Ramos mbrojtësi më i mirë, Luka Modriç mesfushori më i mirë dhe Cristiano Ronaldo sulmuesi më i mirë.

UEFA ka përzgjedhur portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon si portierin më të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve. Buffon që me Juventusin pranoi vetëm 7 gola në 13 ndeshje, mposhti portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak, që ishte në konkurrencë për këtë çmim.

UEFA ka përzgjedhur mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos si mbrojtësin më të mirë të vitit në Ligën e Kampionëve. Ramos për të fituar këtë çmim ka mposhtur Marcelon dhe Leonardo Bonuccin.

UEFA ka përzgjedhur mesfushorin e Real Madridit, Luka Modriç. Modric për të fituar këtë çmim ka mposhtur dy bashkëlojtarët e tij Casemiro dhe Toni Kroos. UEFA ka përzgjedhur Kristiano Ronaldon si sulmuesin më të mirë për vitin 2017.

Ronaldo lojtari më i mirë i Evropës

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar edhe një tjetër trofe individual, duke u shpallur lojtari më i mirë i vitit nga UEFA. Portugezi për këtë çmim ka mposhtur dy superlojtarë, Leo Messin e Barcelonës dhe Gianluigi Buffonin e Juventusit. Ky është çmimi i dytë radhazi për Ronaldon dhe i treti në përgjithësi, pasi e kishte fituar edhe në vitin 2014.

Neymar denoncon Barcelonën në Fifa

Luftë totale mes Neymar dhe Barcelonës, prej së cilës mund ta kenë pasoja edhe senatorët e skuadrës blaugrana. Vetëm pak ditë pasi Barcelona denoncoi  futbollistin brazilian për mospërmbushje të kontratës, me Barcelonën që kërkon rreth 38 milionë europasi  pretendon që Neymar ti kthekë bashkë me interesat shpërblimin që mori në momentin e rinovimit të kontratës tetorin e kaluar, marrëveshje që më pas u prish nga Neymar duke paguar klauzolën, edhe futbollisti ka denoncuar së fundmi klubin blaugrana pasi pretendon se Barcelona i detyrohet edhe 26 milionë euro, të parashikuara në një bonus pikërisht në të njëjtën kontratë.

Në pritje që të flasë gjykata për ti dhënë të drejtë njërës prej palëve, padyshim që drejtuesve në Camp Nou nuk u ka pëlquer një foto e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës së bashku me Neymar dhe të larguarin tjetër Dani Alves që ashtu si sulmuesi la verën e kaluar Barcën mes polemikave. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se mund të ketë edhe një ndëshkim të futbollistëve por duke qenë se në foton në fjalë bën pjesë dhe ylli i skuadrës Lionel Messi,  ky është një lajm që nuk mund të merret si i sigurt.

Ibrahimoviç, pakt me “Djallin”

Zlatan Ibrahimovic vazhdon aventurën e tij me Manchester United. Ai dëmtimi i rëndë nuk e ka stepur asapk bomberin suedez, një gjë të tillë e vërteton rikuperimi i tij në kohë rekord, Zlatan ka arritur marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” për të qëndëruar edhe për një tjetër sezon në mitikun “Old Trafold”.  Është vetë gjigandi suedez që e jep lajmin, përmes një postimi në faqen e tij në  tëiter, ku shihet sulmuesi i veshur si zoti duke i shtrënguar dorën në formën e një pakti personal Djallit.

Numri 9 që mbante 32-vjecari tashmë i ka kaluar, Romelu Lukaku, por ky është një detaj që nuk përmbën problem, pasi për një futbollist si Zlatan, i cili ka korrur suksese të panumërta kudo që ai ka luajtur është rezervuar fanella me numrin 10. Ibra është shprehur shumë i lumtur për firmën si dhe shtoi se ka punuar fort cdo ditë që ai ti rikthehej sa më shpejt fushave të blerta. Entuziazëm për arritjen e marrëveshjes është edhe tekniku i Man.United, Jose Mourinho, i cili është shprehur se eksperianca e Zlatan është thelbësore për skuadrën. Mourinho ka lënë të kuptojë që sulmuesi do të jetë i gatshëm për ekipin në fazën e dytë të kampionatit.

Manchester City nuk heq dorë nga Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian ka ende një vit kontratë me Arsenalin por Pep Guardiola kërkon ta bashkojë me skuadrën e tij brenda datës 31 Gusht. Oferta aktuale e “Citizens” për Arsenalin është 50 milionë Pound.

Barcelona dhe Juventus janë ulur në tryezën e bisedimeve për të diskuatuar mundësine e transferimit të Andre Gomez në Torino. Drejtori i juventusit, Beppe Marotta ka bërë një ofertë zyrtare në adresë të klubit katalanas që kërkon të marrë sa më shumë kohë për ta vlerësuar këtë ofertë.

Dua të tregoj se jam një lojtar që vlej. Ky është thelbi i intervistës së Adnan Januzajt nga Spanja ku ka nënshkruaar me Real Sociedad pas ekseriencës së dështuar te borussia dortmund. Sulmuesi me pasaportë belge fajësoi ish trajnerin Van Gaal për mundësitë e pakta që i dha te Manchester United dhe shtoi me ironi se golin e parë me fanellën e Sociedad do t’ia dedikojë pikërisht holandezit.

Në kurrizin e shqiptarëve, OSHEE blen energji, 20 milionë euro për shtatorin

Për të tretin muaj radhazi, për shkak të keqmenaxhimit, korrupsionit dhe vjedhjeve OSHEE po vijon të importojë energji elektrike. Të hënën pritet të mbyllet procedura për blerjen e energjisë nga importi për muajin shtator. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Koorporata Eletroenergjetike Shqiptare kanë hapur tenderat. Ftesa nga OSHEE është për të blerë 274 mijë e 200 megavat orë, kurse KESH kërkon 134 mijë megavat orë. Burime nga Operatori i Shpërndarjes thonë se dy kompanitë janë duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën, pasi në rast se Koorporata Elektroenergjetike nuk arrin dot ta mbyllë procedurën, atëherë do të duhet që sasinë e energjisë ta sigurojë vet OSHEE-ja. Në total, importet e shtatorit mund të shkojnë mbi 20 milionë euro. KESH-it iu hap “drita jeshile” për të përdorur një fond të Bankës Botërore prej gati 23 milionë eurosh për të blerë energji nga importi, vetëm pak ditë më parë. Përdorimi i këtij financimi lidhej me krijimin e situatave të rënda klimatike, në rast të rënies së prurjeve në Kaskadën e Drinit. Për korrikun dhe gushtin, Shqipëria ka importuar mbi 50 milionë euro energji elektrike, për të përballuar rënien e prodhimit vendas si pasojë e thatësirës. Fatura është përballuar nga OSHEE, ndërkohë që për muajt në vazhdim pjesëmarrës do të jetë edhe KESH.

Humbjet e OSHE

Humbjet e energjisë në rrjet u rriten në katërmujorin e parë të vitit në 29.3 për qind në krahasim me fundin e vitit 2016, kur ishin 28.04%, teksa u pa se arkëtimet ranë gjithashtu në 92.6 për qind të faturimit nga 93.4 për qind që ishte ky tregues në fund të vitit. Kështu efektiviteti i shitjeve në OSHEE për katërmujorin e parë ra në 65.5% në krahasim me 67.2 për qind në fund të vitit, sipas Burimeve nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE). Por burimet nga OSHEE pohojnë se humbjet kanë karakteristikë sezonale. Ata pohojnë se krahasimi i humbjeve duhet bërë sezon më sezon, për shkak të karakteristikave në konsum dhe në disa linja të shpërndarjes. Gjithashtu borxhi ndaj kompanisë mbetet i lartë. Siç raportoi ERE për katërmujorin borxhi i akumuluar nga entet publike dhe ato private përfshirë edhe borxhin e familjarëve arriti në 70.8 miliardë lekë. Por ndryshe nga viti i kaluar ERE nuk i ka detajuar borxhin që konsumatorët kanë ndaj OSHEE-së sipas kategorive. Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se në fund të vitit 2016, detyrimet që entet publike i kanë krijuar OSHEE-së nëpërmjet mospagimit të faturave të energjisë arrijnë një vlerë prej 8 miliardë lekësh, ose 58 milionë eurosh. Përveç faturës së lartë të detyrimit, shteti i ka vënë shkelmin moralit që vetë nxiti nëpërmjet një aksioni që synonte të mblidhte detyrimet e prapambetura të energjisë te konsumatorët familjarë me forcë. Gjatë këtyre tre viteve, dhjetëra qytetarë janë përballur me burgun, pasi nuk kanë paguar energjinë, teksa qeveria me entet në saj nuk paguajnë faturat korente. Ky vit nuk ka qenë favorizues në shumë drejtime për OSHEE-në.

“Shteti kundër shtetit”: Faturat e papaguara, KESH sekuestron OST

Korporata Elektronenergjetike Shqiptare (KESH) ka vendosur të arkëtojë me forcë detyrimet që palë të treta kanë ndaj saj mes të cilëve bën pjesë edhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), të dyja në pronësi shtetërore. Në datën 21 gusht është vendosur edhe masa e sekuestros mbi aksionet e OST, ku sipas përmbaruesit bëhet me dije se kjo vjen si efekt i një fature të papaguar.
Për këtë faturë ka edhe një vendim nga Gjykata e Tiranës për t’u ekzekutuar. Në vendimin e përmbarimit nuk jepen detaje për vlerën e faturës apo shërbimin që KESH ka dhënë ndaj OST dhe për të cilin nuk është paguar, por një situatë e tillë ishte në axhendën e diskutimit edhe në mbledhjen e fundit të Entit Rregullator të Energjisë. Kjo çështje gjatë mbledhjes nuk është diskutuar në detaj, pasi përfaqësuesit e KESH nuk kanë preferuar të ndalen në detaje, duke i konsideruar si çështje të brendshme të kompanisë. Por duket se OST dhe KESH kanë konflikte më të hershme me njëra-tjetrën. Siç referohet dhe në raportin e auditorëve në bilancin e KESH për vitin 22016, një ndër to është edhe pjesa e faturave që Transmetimi ka hartuar për fatura me të cilët KESH nuk është dakord dhe që i përkasin mbulimit të humbjeve në rrjetin e transmetimit, shërbimet ndihmëse dhe disbalancat, një detyrim ky që vjen nga një vendim i Entit Rregullator të Energjisë.
Për vitin 2016 faturat e hartuara nga OST për shërbimin e balancimit sipas KESH nuk reflektojnë sasinë e energjisë së injektuar në kuadër të ofrimit të këtij shërbimi. Kjo ka bërë që operatorët të jenë të shoqëruar prej kohësh nga një konflikt në distancë për gjetjen e një zgjidhjeje. Situata e vështirë e krijuar si efekt i mungesës së reshjeve, importeve të larta dhe funksionimit të tregut të transmetimit brenda rregullave që imponon ENTSO-E, ka vënë nën presion financat e tre operatorëve, të cilët po kërkojnë të arkëtojnë çdo detyrim mes njëri-tjetrit apo palëve të treta në mënyrë që të zbusin disi situatën. Kjo ka bërë që për momentin pagesat të ndaleshin vetëm tek faturat korente të operatorëve mes njëri-tjetrit, por që detyrimet e prapambetura janë një tjetër çështje që duhet të marrë zgjidhje për të mos krijuar një zinxhir të ri borxhesh që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e tyre.

KESH për importin

Në shtator nuk do të jetë vetëm Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë që do të sigurojë furnizimin me energji të vendit. Stafeta këtë herë duket se i ka kaluar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila ka çelur procedurat për shprehje interesi nga palët që duan të marrin pjesë. KESH bën me dije se kjo energji do të sigurohet përmes kredisë së Bankës Botërore prej 22.4 milionë euro, e cila prej kohësh ishte në negocim për t’u përdorur si rezultat i situatës problematike hidrike në vend, por sasia e kredisë nuk do të përdoret e gjitha menjëherë. Kompanitë e interesuara duhet që të ofertojnë pranë KESH dhe ofertat e tyre duhet të jenë të vlefshme deri në datën 28 gusht, ndërkohë që lëvrimi do të bëhet në 1-30 shtator.

Mokra ka vdekur

Edison YPI

Sigurimi kriminal ende prezent në çdo skutë, nostalgjikët e kudondodhur të kurvit dhe kurvizmit që kanë në dorë ekonominë dhe politikën, gjoja konservatorët cryptoislamikë ca katundarë mercenarë që ja vënë shkrepsen Shqipërisë për pesë lekë. Këto dhe të tjera përbëjnë një tablo aq dëshpëruese sa duket sikur në Shqipëri nuk ka njerëz për së mbari. Por ndoshta s’është për t’u merakosur. Seriozët dhe të ndershmit mund të mos jenë në Parlament, nëpër partira, në administratë, por diku ata fshihen, diku ata janë strukur. Ndoshta kanë mbetur burra zamani nga ata me mustaqet deri te veshi, nga ata që dinë si pihet rakia, dinë si respektohet Kanuni, për shembull në Mokër.
Afër Qukësit, një polic rrugor;
-Mokra është e bukur, ka ajër të pastër, njerëz të urtë. Por kot lodhesh. Në Mokër s’ke për të gjetur asnjë pijetar, do gjesh vetëm qumështorë.
Në krye të rrugës në ndërtim që do dali në Qafë Plloçë, një banor i Karkavecit, sapo dëgjon për mokrarë me mustaqe deri te veshi si bri cjapi, vë duart në kokë, qesh me të madhe, dhe thotë; Vazhdo-vazhdo, ik e gjeje mokrarin me mustaqe në të satëme.
Te ura e Golikut ku nis Mokra, dy tipa që rrinë ulur veç e veç mbi dy gurë si dy Mendimtarë të Rodenit, bëjnë shenjë t’i marr. Do marr vetëm njërin, u them, për ta dramatizuar paksa qëllimisht situatën. Ai që hyn në makinë, i thotë tjetrit që mbetet në terra ferma; Zoti të ndihmoftë me ndonjë furgon që ndoshta do kalojë këndej më vonë, takohemi në Velçan. Pastaj më drejtohet mua; Sa mirë që vajtke në Velçan ore. Dukesh jabanxhi. Pa merak. Më ke mua për kallauz. Kur të arrijmë në Velçan do të çoj te disa mokrarë nga ata që të duhen ty me mustaqe te veshi.
Ndërkohë që pasagjeri vazhdon të dërdëllisi, para sysh shpalosen panorama mahnitëse; lumë, përrenj, ura mesjetare, pllaja, kodrina të gjelbëruara, dhe fllad që të ngjeth nga kënaqësia. Llafazani vazhdon; Kam zbritur në Karkavec. Jam nga Velçani. Nga Proptishti ngjitemi në Velçan. Mund t’i biem edhe nga Slabinja, por është më larg. Nuk shtyhet udhëtimi me njerëz që heshtin si ai miku që e lamë në Golik. Je me fat që më more mua që flas, që bisedoj, dhe jo mikun tim dudum që as flet as kuvendon.
Proptishti është fshat më i mjerë se fshatrat e horrorit në filmat e Hollivudit. Sot është ditë Pazari. Sapo ka kaluar mesdita. Kanë mbledhur rraqet. Pazari, njëkohësisht sa qesharak dhe vajtimtar, është mbyllur. Çfarë ka lënë pas ai Pazar i ngratë duken më tepër si mbeturina sherri. Pazari i Proptishtit që ndoshta kenë parë udhëtarët europianë në shekullin e 15 me siguri ka qenë më i pasur. Sot vetëm shapka, lakra, kumbulla, hekurishte, rraqe, asgjë tjetër. E mbyllëm Pazarin për sot, por po deshe e hapim përsëri për ty, thotë një hokatar. Shtëpitë e Proptishtit janë të vjetra, të vogla, të këqia, pothuajse rrënoja. Në dallim me fshatrat e tjerë të Shqipërisë ku shtëpitë janë sa më të dukëshme, shtëpitë e Proptishtit duken sikur fshihen. Për të parë mes pazarxhinjve ndonjë me mustaqe madhështore, harroje.
Pas Proptishtit të rraqeve, te një kthesë takova dikend xhveshur nga mesi e lart që po ikte përpjetë drejt fshatit Laktesh. E quanin Trëndafil. Trëndafili, një bohem disi naiv, tha; Po pate merak se ngatërron rrugën, vij të shoqëroj në Pogradec, pastaj kthehem më këmbë. Aty ndërhyri llafazani që më tha te veshi; Mos e beso Trëndafilin. Është budalla.
Fshati Laktesh duket si qumësht i thartuar që nuk ka mundur të bëhet kos.
Në një krua pa hyrë në Velçan, bab e bir po freskohen vetë dhe po i japin ujë mushkës. Mburren për ujin e dridhshëm të burimit dhe natyrën e bukur. Mir o mirë, desha t’u them, mirë uji brisk, natyra madhështore, historia heroike, po ju, ju si jeni?
Në të hyrë të Velçanit, llafazani rrenacak zbret. Premtimet për të më treguar burra me mustaqe gjigante kishin qenë rrena.
Fshati Velçan shtrihet si një litar i lodhur përgjatë një harku si patkua. Rruga e litarit të patkoit është e asfaltuar. Madje edhe e ndriçuar me ca drita që duken si gozhdët e patkoit.
Velçani si pamje dhe si klimë, është një marramendje që të lë gojëhapur. Velçani si vend ku jetojnë njerëz, është tmerr.
Në të dalë të Velçanit, u freskova te një krua. Pasi ja thera teposhtë nëpër ca kthesa, u kujtova se në krua kisha harruar kapelen. U ktheva e mora. Tatëpjetë anës rrugës u llafosa pak me një mokrar që kishte vetëm 1 dhëmb në gojë. Më la pa ment ai mokrar. Nuk u ankua për katastrofën stomatologjike, por përkundrazi, u mburr se “me vetëm 1 dhëmb në gojë bluaj gjithçka”. Çfarë bluan me atë dhëmb të shtrembër si ushtar i vetmuar që duhet t’i bëjë dhe fitojë të gjitha betejat darviniane për mbijetesë? Këtë mokrari nuk e tha.
Slabinja, copë e çikë. Nja katër a pesë krijesa fantazmagorike pa asnjë gram dhjamë në bark janë mbledhur rreth furgonit të një mokrari të fryrë si me barrë.
Nga një ulluk i madh betoni që nuk kuptohet ku nis e ku bitis, merret vesh se aty rrotull po ndërtohet një hidrocentral, e vetmja gjë në ndërtim e sipër në Mokër.
Nga Slabinja zbres në një përrua. Pastaj përpjetë ku rruga e re ka bërë lëmsh trafikun inekzistent, dy makina të vogla me gjithë katundin brenda që vijnë rrotull nëpër pllajën plot pluhur pa ditur nga t’ja mbajnë si dy milingona që ua prishi folenë dikush që kaloi andej dhe bëri shurrën. Kamionë të mëdhenj katallanë të ngathët vërtiten si në jerm duke ngritur në Qiell pluhurin e Ferrit.
Në Trebinjë, çesma ku para se të pish ujë duhet të thuash “Bismilah Rrahman e Rrahim” me surrat nga Qielli, rrjedh e qetë prej shekujsh. I vetmi lokal i Trebinjës është i mbyllur. Pasi ka ngrënë fasulnik, pilaf, mish viçi, speca djegës, dhe ka kthyer një dopjo, pronari i lokalit ja ka fut me gjumë në mes të ditës.
Pak përtej Trebinjës, Podgozhani, fshat kristian. Mullixhiu i Podgozhanit të bën menjëherë të ditur se është ballist denbabaden, i ka pasur njerëzit në burgje dhe internime, ja kanë pushkatuar një xhaxha në Dunicë, mulliri shkon mirë, shtylla e korentit në dimër do shembet nga dëbora dhe do bëhet hataja.
Pak më tutje, menù për mbretër si unë që këtejpari kalojnë rrallë; Një podgozhanas krejt si e Sharl Aznavuri këndon “A Capella” këngë ruse; “Kalinka”, “Katjusha”, “Oçi Çiornie”, “Mbrëmje në periferi të Moskës”. Kënaqesh ta dëgjosh këtë Sinatra lokal që pas pak nis e të kall datën duke bërtitur; Voinà-voinà-voinà, soldat-soldat-soldat. Tmerrohesh. Megjithatë Pavaroti mokrar vazhdon; Nga Stalingradi në Berlin, urrà-urrà-urrà. E pyes adhuruesin e “Korit të Ushtrisë së Kuqe”; Ç’deshi gjermani në Dunicë? Përgjigjen njëzëri Stalini dhe e shoqja; U, po si ore ç’deshi gjermani në Mokër, operacioni i dimrit, operacioni i qershorit, urdhërat e shokut kurvi, i harrove ti këto?!

Nga “fajin e ka Berisha”, Rama po kapet pas “fajin e ka Basha”

Fatmir GUDA

Katër vite me radhë Edi Rama qeverisi me fabulën “fajin e ka Saliu”, duke ja faturuar kështu paraardhësit të ekzekutivit, atë që çdo kush me të drejtë do ta interpretonte si pazotësi të tij për të mbajtur lumin e premtimeve të bujshme, që u bëri shqiptarëve më 2013.
Është akoma e freskët historia e fajësimit të Saliut për të gjitha dështimet spektakolare të qeverisë së “rilindjes”: për mos bërjen e mjekësisë “falas”, për mos hapjen e 300 mijë vendeve pune, për mos përfundimin e kapitullit të legalizimeve, ndonëse u zotua dhe se do t’i bënte “falas”, për mos rritje të rrogave e pensioneve, për mos ulje të taksave, e të tjera e të tjera me rradhë. Madje edhe për mbushjen e Shqipërisë me drogë në çdo skaj gjatë 4 viteve të qeverisjes së tij edhe për kthimin e Parlamentit në strehë mbrojtje për njerëz të botës së krimit, Edi Rama përtej çdo lloj sensi, gjithashtu fajtor do deklaronte sërisht ish-Kryeministrin.
Por përveç gishtit të fajësimit, me kryeministër Ramën, rekorde tej imagjinatës do të njihte mohimi i të gjitha arritjeve të paraardhësve të tij. Kështu, gjithë periudha e qeverisjeve para 2013, do të konsiderohej nga ai fund e krye, si një dështim total, duke mos zhgënjyer as në këtë rast, ndërsa krejt selektivisht do të përzgjidhte për të linçuar shkaktar të të gjithës zotin Berisha, pa i njohur pra as edhe një kontribut të vetëm, pavarësisht edhe pse dy ndër sukseset historike të Shqipërisë së postkomunizmit në arenën ndërkombëtare, si anëtarësimi në NATO dhe liberalizimi i vizave me BE mbajnë jo thjesht firmën, por padiskutim meritat dhe angazhimin e tij të pamohueshëm.
Ndërkaq Edi Rama nga ana e tij, jo vetëm është shumë i qartë, por e ka bindje të plotë, se kjo strategji, përtej asaj të aplikimit të skemës korruptive dhe kriminale të blerjes së votës, i pati atij rol të rëndësishëm për ripërtëritjen e kontratës me votuesin shqiptar, përderisa po rreket, që ndonëse me një format të ri, të vazhdojë aplikimin e saj. Në këtë kontekst ai është duke shfrytëzuar “mjeshtërisht” shtegun e hapur mes debatit prej pakënaqësisë së lindur në PD, menjëherë pas hartimit të listave të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 2017 dhe ka orientuar gjithë median, të cilën ai e ka nën kontroll, me qëllim fabrikimin dhe më tej servirjen tek vëmendja e publikut të fabulës së re, me të njëjtën brendi, por të spostuar tashmë tek armiku i radhës, kryetari i PD. Me artikulimin “fajin e ka Basha” në një farë mënyre shefi i “rilindjes”, i cili dhe njihet për krijimin e insinuatave dhe diversioneve, për ta bërë sa më lehtë të besueshme tymnajën që do ngrinte për 4 vitet e ardhshme, do t’i duhej së pari ta mbillte këtë si një mentalitet, brenda oborrit të kundërshtarit të vet politik. Terreni mercenarist aty është gati. Një biçim suporti ndaj kontigjentit të qefmbeturve, syresh ish-eksponentë me emër në PD, që po sulmojnë pandërprerë me deklarata deri personale ndaj kryetarit demokrat, për momentin do ishte hap i mjaftueshëm për Edi Ramën.
Nëpërmjet tyre, por edhe aktivizimit më tej të opinion-bërësve, sidomos tani që është bërë fakt edhe rizgjedhja e kryetarit të demokratëve, objektiv i radhës do të jetë pikërisht bjerrja e besimit tek opozita dhe lidershipi i saj, gjë që do synohet nëpërmjet përhapjes sa më gjerë të perceptimit, sipas të cilit PD me Lulzim Bashën nuk vjen në pushtet, pavarësisht se dhe vetë opinioni publik e ka plotësisht të qartë, se fitoret e Edi Ramës në të gjitha palët e zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri pas atyre të vitit 2013 janë produkt garash të deformuara dhe manipuluara nëpërmjet fenomenit të blerjes së votës nga partitë e pushtetit.
Dhe kryeministri nuk e ka menduar keq. Goditja e opozitës tek arma më të fortë e saj, besimi tek qytetarët, natyrisht do i jepte qeverisë dhe sigurinë e shumë dëshiruar për një tjetër mandat, ç’ka do rezultonte fatale për PD, por dhe me pasoja akoma më të rënda për mbarë shqiptarët, pasi do të haseshin me një përdorim akoma më abuziv dhe më arrogant të pushtetit.
Ndikuar prej tranzicionit pas zgjedhor apo dhe aktiviteteve të munguara përgjithësisht nga mbarë politika përgjatë gushtit të nxehtë të vakancave, shënjestrimi i pandërprerë i Lulzim Bashës si fajtor për rezultatin humbës të PD-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka nisur të ngjisë jo pak, në një masë jo të vogël njerëzish.
Pra, i stisur artificialisht nga brenda radhëve të PD, një legjendë urbane sipas së cilës Basha me doemos duhej damkosur fajtor i gjithçkaje, nuk do të ishte dhe aq e vështirë mandej të merrte rrugë përhapje në opinionin mbarë shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
Kjo strategji alla Rama, padyshim do të kërkonte si nevojë imediate marrjen e masave nga ana e lidershipit të PD për t’ju kundërpërgjigjur asaj me një aksion të fortë opozitar me qëllim edhe lënien pa argument, në shpërfillje deri fashitje të plotë të faktorit “rebel” brenda saj. Krahas kësaj edhe vijimi në dimensionet e atij lideri të prezantuar sidomos gjatë 3 muajve të protestës në çadrën para Kryeministrisë, i vendosur dhe vendimmarrës pa kthim mbrapa me strategji të mirëmenduara, do t’i lipsej për të rritur frymën e besimit, se PD është e gatshme, që me program të shpalosur dhe me ekip detyrimisht të promovuar të marrë në dorë drejtimin e punëve të vendit.
Gjasat janë, që kjo të ndodhë që me fillimin e legjislaturës së re parlamentare, ku z. Basha tashmë do të jetë një profil i ri, që ja dikton pjesëmarrja e tij direkte në sallën e Kuvendit, për herë të parë si deputet opozite.
Natyrisht, kushtet e krijuara prej korrupsionit elektoral të shit-blerjes së votës pothuajse lënë shumë pak të besosh se nuk do shkohet drejt radikalizimit të aktivitetit politik opozitar, pasi që rruga e deritashme e arsyetimit institucional vetëm ka margjinalizuar pothuajse gjithë strukturat e demokratëve në bazë, të cilat edhe për këtë arsye ishin gati inekzistente gjatë fushatës së fundit elektorale. Pavarësisht çdo lloj diagnostikimi që mund t’i bëhet situatës komplekse ku ndodhet politika shqiptare, roli kryesor natyrisht që i përket të luhet nga aktori kryesor i opozitës, që është kryetari i PD, i cili ka në dorë ose të vetasgjësohet prej minës me sahat, që Edi Rama po i kurdis mishëruar sipas aksiomës “fajin e ka Basha”; ose ta çmontojë atë për t’ja lënë atij në prehër, të paplasur.
Sigurisht që PD dhe lidershipi i saj i rikonfirmuar gjenden përballë sprovës historike të kësaj partie, midis ekzistencës si subjekt pretendent për qeverisje, apo shndërimit të saj në hije të vetvetes, pikërisht në momentin kur më shumë se kurrë mbi fatet e së ardhmes së saj politike orvatet si shpata e Demokleut dyzimi makbethian:
“To be or not to be, this is the question”!

Tepsija me tendera e gjitha për Ramën

Një nga vendimet e para që Rama do të marrë pas krijimit të qeverisë është ndryshimi i ligjit për tenderat. E gjithë tepsija e tenderave do të jetë në duart e tij dhe askush tjetër nuk do të vendosë se kush do të përfitojë nga thelat që do të ndajë Rama.
Qeveria e re e Edi Ramës do të ketë një strukturë të re, një strukturë, që do të lërë gjithë ministrat e kabinetit qeveritar “me gisht në gojë”, siç thotë fjala e urtë popullore.
Bëhet fjalë për Drejtorinë e Përgjithshme të Prokurimeve Publike, një strukturë e panjohur më parë në qeverisje, që do të mbledhë gjithë procedurat e tenderave të çdo institucioni që menaxhon para publike, në duart e një njeriu të vetëm, organ që do të ketë zyrën në selinë e Kryeministrisë, dhe do të jetë në varësinë e Kryeministrit.
Burime të besueshme thanë se struktura e re e Prokurimeve Publike do të varet nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.
Përfundimisht, ministritë do të bëjnë planet e tyre vjetore për nevojat që kanë, por tenderat, nuk do të realizohen në asnjë prej këtyre dikastereve.
Burimet thanë se ministritë mund të kenë nevojë për letra e lapustila, prodhime kancelarie, apo printera; siç mund të kenë nevojë policët e ushtarët për veshmbathje, apo edhe të burgosurit e spitalet për çarçafë e veshje; nevojat mund të jenë për blerje armatimesh apo për blerje makinash….por edhe për çdo lloj blerjeje tjetër.
Por, asnjë nga ministrat, apo stafet përkatëse, nuk do të menaxhojë asnjë tender. Të gjitha do të bëhen në Drejtorinë e Prokurimeve Publike në varësi të Kryeministrit.
Sipas lajmit të dalë nga Kryeministria, Edi Rama nuk ishte njohur me këtë ide të re deri një muaj më parë, kohë kur takoi kryeministrin kroat. Dhe siç informojnë burimet e besueshme, një ndër çështjet për të cilat është diskutuar, ka qenë edhe riorganizimi i qeverisë, por edhe procedurat e tenderave dhe mënyrat sesi mund të shmanget korrupsioni. Kryeministri kroat e ka njohur me idenë e Kroacisë, ku tenderat zhvillohen jo nga çdo institucion, por vetëm në një vend.
Edi Ramën e ka tërhequr shumë kjo ide dhe nuk ka ngurruar të kërkojë ndihmën e homologut për të trajnuar personel shqiptar në mënyrën sesi Kroacia po ecën me këtë procedurë. Dhe kryeministri kroat ka pranuar që njerëz nga Shqipëria të shkojnë në Kroaci, (dhe janë ende aty) për të marrë eksperiencën e nevojshme për të krijuar strukturën e re në Shqipëri.
Dhe njeriu është zgjedhur. Sigurisht është prapë një grua, dikur pjesë e kabinetit të ish-kryetarit të Bashkisë Edi Rama dhe sot në stafin e tij në qeveri. Kjo grua do të bëjë “zap” tenderat e gjithë buxhetit të shtetit.

KLSH: 60 miliardë lekë dëmi në dy vite nga tenderat

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë analizës së bërë publike për auditimet e vitit të shkuar, ka cituar se një ndër kontrollet e realizuara ka konstatuar më tepër probleme kanë qenë në Prokurimet Publike, dëmi ekonomik i së cilës kishte rritjen më të ndjeshme.
Për Agjencinë e Prokurimeve Publike, auditimi tregoi se kishte rritje të konsiderueshme të vlerës së dëmit të konstatuar në fushën e prokurimeve publike krahasuar nga viti në vit gjatë tre viteve të fundit të qevrisë së Ramës.
“Për vitin 2015, kemi rritje të dëmit, i cili arriti në 2,621,594 mijë lekë e përllogaritur në 26 miliardë lekë (të vjetra) . Kjo shifër e abuzimeve në 2015 rezultoi të ishte 3.8 herë më e lartë se ajo e vitit 2014”, thuhet në raportin e KLSH.
Po shifrat sa vijnë edhe rëndëohen në fushën e prokurimeve publike. Po sipas raportit zyrtar të KSH abuzimi në vitin 2016 në fushën e prokurimeve publike, ose tenderave ka ardhur duke u rritur akoma dhe më shumë se në vitin 2015, duke kapur shumën e 34 miliardë lekëve.

46% e tenderave për prokurim të drejtpërdrejtë

Pas tenderave me shumën e qindramiliona eurove qëndron klientela e Ramës. Faktet janë bërë publike përgjatë katër viteve ku njerëzit e Ramës fitonin tenderat pa garë dhe mbi 70% e tyre me ofertën më të lartë. Kompanitë që futeshin në tender me ofertë më të ulët nuk fitonin. Fituesit e tenderave janë të paracaktuar nga vetë Rama dhe janë vetëm një grusht i vogël i klientelës afër tij që kanë përfituar gjatë këtyre viteve shumat marramendëse. Vendimi i fundit i Ramës për të përqendruar në duart e tij edhe ligjërisht tenderat nuk është gjë tjetër veçse një privatizim I qeverisë dhe shfrytëzimi i saj si të jetë një kabinet personal.
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 46% e tenderave të qeverisë pra afro gjysma, janë bërë me prokurim të drejtpërdrejtë me qëllim që fituesit e paracaktuar-miq, klientë, ortakë-të shpallen në zyrën e Kryeministrit.
Edhe në ato pak raste, kur tenderat janë bërë formalisht me garë, fitues nuk janë shpallur ata që kanë dalë të parët, por ata që janë renditur nga fundi, miqtë, klientët, ortakët, që kanë paraqitur ofertat më të larta, në kufi të fondit limit.
Shqiptarët po e shohin, por duhet ta mësojnë deri në fund se këta, Edi Rama me ministrat e tij, e zhdukën de fakto garën, e zhdukën de fakto tenderin, këtë standard të konkurencës, trasparencës dhe ndërshmërisë në ekonominë e tregut.
Pse e zhdukën? Për të vjedhur. Për asgjë tjetër. Vetëm javët e fundit, ne, Partia Demokratike, kemi denoncuar njëzet e dy tendera të pastër korruptivë të klikës në krye të qeverisë.

Tenderi 100 milionë euro i sterilizimit

Tenderi i sterilizimit është një nga vjedhjet më skandaloze e perverse të Beqjes, i cili çdo ditë po thyen edhe rekordet e veta në fushën e korrupsionit.
Dhënia e 100 milionë eurove, ose më saktë, ndarja e 100 milionë eurove me mikun e tij, është një krim i rëndë, që duhet ndëshkuar.
100 milionë euro për sterilizimin, ndërkohë që ky sistem ishte i ngritur në çdo spital.
Një investim prej 1.3 milionë euro i bërë nga qeveria e mëparshme, mjaft modern dhe efikas.
Por Rama dhe Beqja, kanë tjetër prioritet. Nuk u intereson sterilizimi, por milionat.
Jo vetëm kanë vendosur të japin 100 milionë euro për klientin e tyre, por i kanë dhënë atij edhe sistemin e ngritur, logjistikën, pajisjet dhe mjetet për kryerjen e sterilizimit.
Me një procedurë fiktive, për të blerë një shërbim që ekziston, që thjesht duhet vënë në punë. Dhe për këtë, me një dorë jepen, ndahen pra 100 milionë euro.

Tenderat simbole të korrupsionit, fytyra e pushtetit të Ramës

-Tenderin me vlerë 4 miliardë e 520 milionë lekë që Rama i ka dhënë ndërtuesit të sarajave të tij, Pandi Carapulit, duke e shpallur fitues nga vendi i fundit, edhe pse oferta e tij ishte 500 mijë euro më e lartë se ajo e vendit të parë.
-28 tenderat e Ilir Beqës, kampionit të korrupsionit, që ia ka dhënë ortakut të tij, kompanisë modeste Intech+, 11 milionë euro. Ky është një superskandal, por ministri dhe kryeministri as skuqen, as nxihen.
-Tenderin në vlerë 120 milionë euro, që i është dhënë kompanisë së oligarkes, Vilma Nushi dhe tendera e koncesione të tjera si ai i hemodializës apo i sterilizimit, që arrijnë në shumën e 338 milionë euro njëri më skandaloz se tjetri, të gjitha në ministrinë e dalluar të shpërdorimit dhe vjedhjes së parasë publike, në atë të Beqës.
-Tenderat skandalozë të Lames së ALUIZNI-t, tenderat skandalozë të OSHEE, tenderin skandaloz të Jaguar-ve, të autoambulancave, të cilët i bashkon si një fill i zi fakti se u janë dhënë në formë shpërblimi, dhe ortakërie shokëve, miqve të ngushtë të Ramës dhe klikës së tij.
-Tenderin skandaloz për rikonstruksionin e godinës së Ministrisë së Mbrojtjes, ku firma fituese është një kompani pastrimi, punonjësit e së cilës rezultojnë të jenë regjistruar si fshesarë.
-Konçesionin skandaloz të hekurudhës Vlorë-Fier, dhënë në shkelje të hapur të ligjit për konfliktin e interesit, djalit të zv/ kryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, djalit tjetër të së cilës Edi Rama i ka akorduar, edhe 700 milionë lekë si ofertues i vetëm në tenderin për shëndetin psikik të kryebanditit të OSHEE, Ardian Çela.

Miqtë e Ramës tek tenderi i Sheshit “Skëndërbej”

Emri i studios belge 51N4E ngjan i lidhur pandashmërisht me projektin pedonal të Sheshit “Skënderbej”.
Ajo është studioja që bëri projektin e rehabilitimit si pjesë e planit urbanistik, në kohën kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Së fundi, 51N4E është shpallur fituese e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve të fazës së parë të sheshit. Është përzgjedhur mes 7 kompanive në garë, edhe pse kishte ofertën më të lartë.
AIS një OJF promotore e Open Data Albania raporton se për fazën e parë të punimeve për Rikualifikim të Sheshit “Skënderbej”, vlera është 527.5 milion lekë dhe Kompania Fituese Fusha shpk.
Por për mbikëqyrjen e punimeve të kësaj faze është zhvilluar gjithashtu një tender dhe “u shpall fituese kompania me ofertën më të lartë, përkatësisht 51N4E, duke refuzuar/skualifikuar gjashtë kompanitë me renditje më të favorshme sipas ofertës”.

Ambasadorja fshehu 40 faqe raport të krimit

‘De Telegraaf’

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një mënyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar nga vendi i saj në Holandë. Në një program televiziv shumë të shikuar ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit.
Për shkak të konkluzioneve në raport, Policia dhe Prokuroria holandeze kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e kollajshme të krimit shqiptar në Holandë.
Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek Policia”.
Por, në të vertetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi, pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për këtë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.
Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos t’a merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme holandeze nuk e përfshin veten në këtë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se, Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.
Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.
Konkluzionet e forta që u morën në këtë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.
Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian; dhe tani është kandidat-anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat. “Kam një lajm të mirë: Holanda nuk mund ta bëj vetëm, këtë mund t’a bëjë vetëm Bashkimi Europian”.
Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas regullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.
“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.
Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qenieve njerëzore.
Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet”.

Ambasadorja e Ramës: Holanda, vend prostitutash

Rrallë mund të ndodhë që një ambasadore të sulmojë një vend me format më të ulëta dhe banale. Kjo ka ndodhur dje me ambasadoren shqiptare në Holandë, një person e cila është katapultuar në atë post jo nga shëbrimi i karrierës diplomatike, por nga lokalet e natës të Brukselit. Për të Holanad është një vend ku turisttë shkojnë vetëm për dyqanet e prostitutave dhe të drogën.
Një ditë më parë, ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, deklaroi se një vend i vetëm i BE-së, nuk mund të kthejë regjimin e vizave, deklaratë e cila është e gjitha një gënjeshtër, pasi çdo vend anëtar i BE-së ka të drejtën e vetos.
Pra si në rastin kur çdo vend anëtar i BE-së duhet të japë ‘OK’ për anëtarësimin e një shteti tjetër në BE, ashtu dhe në rastin e daljes, çdo vend anëtar ka të drejtën e vetos për rikthimin e vizave për vendet jo anëtare.
Ndërkohë që ambasadorja shqiptare, shtoi se për më tepër vizat për vendin tonë nuk mund t’i kthejë një vend që vizitohet nga 1.6 milionë turistë në vit për shkak se ka 5600 prostituta.

Rama me ambasadorët dhe pushteti i delenxhinjve

Për Ramën ambasadorët që ai ka emëruar vetë në krye të diplomacisë nuk kanë më shumë vlerë se delenxhinjtë. Kjo është deklarata e tij e djeshme në takimin e përvitshëm me ambasadorët. Në të vërtetë janë të njëjët ambasadorë të cilëve Rama u thurte lavde një vit më parë. Çfarë ka ndryshuar tani? Asgjë përveç dëshirës së Ramës për të shkarkuar dështimin tek të tjerët një ves të cilin ai e kthen në refren të përditshëm. Ata ambasadorë në të vërtetë janë fytyra e Ramës dhe kur u thuhet atyre delenxhinj duhet nënkuptuar se ky është një pushtet delenxhinjsh.
Rama vendosi ta niste punën e qeverisë së re në një takim me diplomatët shqiptarë të caktuar në ambasadat shqiptare në botë.
Rama lëshoi një lumë kritikash në drejtim të punës së tyre.
Rama i quajti ‘të leshtë’, ‘të avashtë’, ‘të mbytur nga rutina’, ‘delenxhij’, ‘pa ide’ dhe përgjegjës për punën e dobët për prezantimin e Shqipërisë në sytë e vendeve të tjera.
Gjatë fushatës elektorale, Kryeministri në kërkim të timonit të famshëm, nuk arriti në emisionin “Opinion”, të përmendte asnjë investim të vetëm me rëndësi gjatë mandatit të tij të parë në vendin tonë.
Sot, këtë dështim e quajti të pranuar dhe të shkaktuar nga puna e dobët e ambasadorëve dhe diplomacisë shqiptare e drejtuar për 4 vite nga ministri Ditmir Bushati.
Rama tha se Ministria e Jashtme ka përgjegjësi direkte në ekonominë e vendit.
‘Ekonomia e vendit është një fushë që Ministria e Jashtme s’mund ta konsiderojë jashtë sferës së përgjegjesive dhe detyrimeve të saj, unë vetë s’i laj duart para jush për këtë përgjegjësi, jam unë i pari që mbaj përgjegjësi për një dobësi kaq të rëndë të paadresuar fare gjatë mandatit të parë. S’do jetë më kështu. Përgjegjësinë për këtë kthesë do e marrë edhe secili dhe secila prej jush në këtë sallë. Puna e shefit të ardhshëm do të marrë dhe do të vlerësojë në rradhë të parë me si e sa do përmirësohet roli i shërbimit të jashtëm në ekonominë e vendit tonë dhe puna juaj në bazë të kontributeve reale që do të jepni në këtë drejtim. Kam bindjen se kam mirëkuptim të plotë në këtë sallë për një qasje radikalisht të re.
Rama u tha ambasadorëve se puna e tyre në favor të ekonomisë së vendit është zero, ose e barazuar me një vrimë në ujë.
‘E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit, kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomik të huaj që i keni sjellë ju. Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq. Ne kemi bërë një vrimë në ujë’.
Rama nuk harroi t’iu kujtonte favoret që postet diplomatike posedojnë, që nga titujt deri në përdorimin e postit për ndere familjare e shoqërore.
‘Ende kemi diplomat delenxhinj, nuk po zbres deri te shoferët e ambasadave, se akoma ka nga ata që i bënë ambasadorët këmbësorë dhe i kthyen makinat në taksi familjare. Juve u thërrasin Shkëlqesi. E do profesioni dhe e imponon respekti për përfaqësuesit e një kombi. Është një nder i madh për këdo që arrin të ngjitet në lartësinë tuaj. Po ju e jetoni atë lartësi ku u ka ngritur kjo shoqëri dhe ky shtet? A jeni të vetëdijshëm sesa duhet që të gjithë shqiptarët presin që ju të shkëlqeni në atë që bëni dhe të përballoni me sukses këtë përgjegjësi kaq të madhe’.
Ai paralajmëroi për një valë spastrimi në radhët diplomatike për të hequr ata që ai i quajti ‘diplomatë gjumashë e të rraskapitur’.
‘Përgjegjësitë e sotme nuk mund të realizohen, duke kaluar ditën me një notë verbale, duke justifikuar pagën me një pasqyrë shtypi. Nuk mund të ketë vend në diplomacinë tonë për burokratë që nuk arrijnë të deportojnë në strukturat relevante në vendet ku shërbejnë, të cilëve nuk u hapen dyert. Jam i bindur, që nëse ju do lironit gjuhën nga prangat e diplomacisë, do kishit shumë për të thënë për shumë nga burokratët me të cilët punoni. Nuk na duhen diplomatë të rraskapitur kur zgjohen nga gjumi dhe të lodhur kur shkojnë për të fjetur’.
Rama la të kuptohej se me shpalljen e qeverisë së re të dielën, Ditmir Bushati nuk do jetë ministër i Jashtëm.

Enton DACI

Mohimi i krimeve të diktaturës të jetë vepër penale

Dritan DEMA

Kujtimi i krimeve të kryera nga regjimet totalitare në Shqipëri
Kanë kaluar rreth 26 vjet nga ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri, nga një regjim i egër diktatorial, në një sistem politik shumëpartiak. Por, a është shëruar apo çliruar akoma shoqëria shqiptare, nga traumat, torturat dhe tronditjet, e pësuara gjatë viteve të pushtimit nazifashist ’39-’44 dhe më pas izolimit nga regjimi komunist ‘4 -’91?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, po e analizoj në vijim:
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në këto 26 vjet ka miratuar dy rezoluta:
E para, në tetor 2006, Rezoluta: “Për dënimin e krimeve te kryera nga regjimi komunist në Shqipëri” dhe e dyta, në nëntor 2016,
Rezoluta: “Për dënimin e krimeve te komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”.
Këto rezoluta janë për t’u përshëndetur dhe tashme Parlamenti shqiptar duhet të vijojë me veprime konkrete, në realizim të plotë të gjitha pikave, të këtyre rezolutave.

6000 persona të zhdukur gjatë regjimit komunist në Shqipëri
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë citohet:
“Në periudhën 1944-1991, rreth 6.000 persona u ekzekutuan me ose pa urdhër të Gjykatës dhe trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjeve të tyre për varrim. Ka edhe raporte të shumta se të burgosur politikë vdiqën në burgjet apo kampet e punës si rezultat i torturave apo shkaqe të tjera. Megjithatë, trupat e tyre janë ende të humbur”.
Në javën e parë të nëntorit 2016, përpara ceremonisë së Lumturimit të 39 Klerikëve Katolikë, Kuvendi i Shqipërisë nëpërmjet Rezolutës që përmenda me lart, do të deklaronte se:
“Vlerëson me mirënjohje të thellë veprën, punën intelektuale dhe vlerat e jashtëzakonshme njerëzore të klerikëve shqiptarë gjatë regjimit komunist për ruajtjen e besimit fetar dhe të tolerancës fetare, në funksion të ndërtimit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton lirinë e besimit dhe të drejtat e njeriut.
Vlerëson se klerikët që ishin viktimë e krimeve dhe persekutimeve të regjimit komunist, si dhe familjarët e tyre meritojnë rehabilitim, respekt dhe mirëkuptim për vuajtjen e tyre, si dhe mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj sistemit më të egër diktatorial komunist në Evropën Lindore”.

Por, në fund të muajit nëntor 2016, gjatë një tubimi në Shkodër, qytetari Odise Porodina deklaronte: https://www.youtube.com/ëatch?v=Co7BNAaH2fE
“Nuk e di Ai (duke iu referuar Presidentit të Republikës) së ç’është Postriba, që një grusht kriminelësh erdhën dhe sulmuan Shkodrën, por morën përgjigjen e merituar. Duan tani që krimineleve t’u bëjnë edhe buste. Merr dekoratën dhe ia ven atij kriminelit në qafë, Atij Ballistit”.
Por faktet tregojnë, se banorët e Postribës, Bashkia Shkodër, ishin ndër të parët që u përballën me një terror shtetëror, pas organizimit të një kryengritje kundër pushtetit komunist, nga 6 organizatorë nga kjo zonë dhe më gjerë.
Sipas Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politike në Postribë: “37 persona janë pushkatuar pa gjyq, 67 persona u dënuan me burgim, 37 persona të tjerë janë internuar me forcë dhe janë djegur 19 shtëpi banimi”.
Vrasje, pushkatime pa gjyq, burgosje, internime dhe djegie të shtëpive: janë prova të një krimi shtetëror ndaj shumë personave të pafajshëm, me elementë që mund të konsiderohen: Krime Kundër Njerezimit.
Trajtimi i këtyre çështjeve nga vendet ish-komuniste, tashmë anëtare të Bashkimit Evropian.
Komisioni Evropian në dhjetor 2010 ka përgatitur një raport për Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës, me temën e sipërcituar. Raportin e plotë mund ta lexoni këtu.
http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/?uri=CELEX%3A52010DC0783
Në këtë raport, ndër të tjera, citohet:
“Drejtësia për viktimat është e rëndësishme për tranzicion të suksesshëm nga totalitarizmi në demokraci”.
“Gjykimet e autorëve, mekanizma të kërkimit të së vërtetës, hapjen e arkivave, procedurat e lustracionit, rehabilitimin dhe kompensimin e viktimave dhe kthimin e pronave të konfiskuara, janë ndër mjetet kryesore për arritjen e këtij objektivi”.

“Katër shtetet anëtare të BE-së kanë legjislacionin kombëtar për mohimin e krimeve të kryera nga regjimet totalitare e cila përfshin në mënyrë eksplicite krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste:
– Në Republikën Çeke, Kodi Penal përmban një vepër të veçantë për një person, i cili publikisht mohon, e vë në dyshim, miraton ose përpiqet për të justifikuar gjenocidin fashist apo komunist apo krime të tjera të nazistëve apo komunistëve kundër njerëzimit.
– Në Poloni, mohimi publik dhe kundërfaktual për krime naziste, krimeve të komunizmit dhe krimeve të tjera kundër paqes dhe njerëzimit ose krimeve të luftës është një vepër penale.
– Në Hungari, refuzimin publik, vënia në dyshim ose degradimin e faktit të genocidit dhe krime të tjera kundër njerëzimit të kryera nga regjimet socialiste dhe komuniste kombëtare është një vepër penale.
– Në Lituani, lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim e krimeve ndërkombëtare dhe krimet e kryera nga BRSS (Bashkimi Sovjetik) apo Gjermania naziste kundër Republikës së Lituanisë apo banorëve të saj, është një vepër penale”.

Ka disa aspekte që po punohet në këtë drejtim, të cilat janë:
o Edukimi dhe ndërgjegjësimi
o Projektet kërkimore
o Simbolet e totalitarizmit
o Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve

Në raport gjithashtu citohet:
“Më 16 qershor 2009 Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme miratoi konkluzionet duke deklaruar se: “Për të forcuar vetëdijen evropiane të krimeve të kryera nga regjimet totalitare, kujtimi i të kaluarës të trazuar të Evropës duhet të ruhet, pasi pajtimi do të jetë i vështirë pa kujtimin”.

o Kuadri ligjor mbi mohimin e krimeve
6000 jetë njerëzore janë marrë, dhe më pas trupat janë zhdukur nga Institucionet e shtetit shqiptar, gjate viteve 1944-1991.
Këta mund të kishin qenë, apo edhe mund të jenë: gjyshërit, baballarët, vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat apo të afërmit e secilit prej nesh.
Në këtë kontekst, në linjë me shtetet e tjera evropiane si: Çekia, Polonia, Hungaria dhe Lituania, një numër shoqatash dhe aktivistësh nga Britania e Madhe, në bashkëpunim me diasporën shqiptare të vendeve të ndryshme dhe grupe të tjera të interesit, iu kemi propozuar dhe kërkuar parlamentarëve shqiptarë, ndryshimin e Kodit Penal, duke parashikuar si vepër penale të veçantë:
“Miratimi, lejimi publikisht, mohimi apo vënia në dyshim ose përpjekja për të justifikuar krimet fashiste, naziste dhe komuniste, degradimi i faktit të genocidit dhe krime të tjera kundër njerëzimit nga regjimet totalitare, përbën vepër penale”.
Kjo iniciativë është mbështetur fuqimisht edhe nga drejtuesit e partive politike shqiptare në Britani, Z. Lavdrim Krashi – Përfaqësues Politik i Partisë Socialiste në Londër MB) dhe Z. Naim Hasani – Kryetar i Partisë Demokratike, në Londër, MB.
Duke e përfunduar, të vetëdijshëm për rolin dhe përgjegjësinë që kemi, ju bëjmë apel mbarë diasporës shqiptare dhe të gjitha grupeve të tjera të interesit në Shqipëri, t’i drejtohen me një shkresë elektronike parlamentarëve shqiptarë të Qarkut të tyre, duke ju kërkuar ndryshimin e sipërcituar në legjislacionin penal shqiptar.
Me këtë iniciativë në synojmë të shërbejmë si një katalizator, për ndërtimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës, duke garantuar Të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, mbrojtjen e dinjitet dhe të personalitetit njerëzor, pajtimin, harmoninë shoqërore, në shërbim të aspiratës tonë për identitet dhe bashkim kombëtar.

*Anëtar i Bordit Drejtues të MEAF
Fondacionit të Shqiptarëve Etnike në Midlands.
www.meaf.org.uk
Email: [email protected]