32.5 C
Tirana
E diel, 6 Korrik, 2025

Çështja “Partizani”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen për Sali Berishën

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish kompleksit sportiv Partizani.

 

“Irena Gjoka në kohën e vendimmarrjes së saj, për këtë çështje, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare. Automatikisht të gjitha vendimet e marra prej saj janë të pavlefshme. Kjo gjykatë me vendim haptazi të padrejtë dhe të paligjshme na i rrëzoi pa argumentuar sepse. Gjykata vendosi sot ta kalojë për gjykim çështjen, ndërkohë që po kjo gjyqtare në të njëjtat kushte, në rastin e çështjes Dako e ka kthyer pak kërkim të palës çështje, për plotësim hetimi. Ndërsa në rastin konkret e dërgoi çështjen për gjyq.

Kjo pavlefshmëri po mban prej 2 vitesh Jamarbër Malltezin në kushtet e arrestit shtëpiak, dhe Berishën për aq kohë sa ishte në arrest shtëpia, si pasojë e kësaj vendimmarrje të paligjshme të gjyqtares“, tha avokati i çështjes, Genc Gjokutaj.

Pyetjes nëse do të kërkohet gjykim i shkurtuar për Sali Berishën, avokati iu përgjigj: “Do të ecet me gjykim të zakonshëm”.

Ish-kryeministri Berisha ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa dhëndri i tij është nën “arrest shtëpie” për akuzat korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Polonia bastioni lindor i NATO-s, Franca fuqi nukleare/ DW: Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë bëri thirrje për shpenzime të mbrojtjes prej pesë për qind të PBB. Edhe vendet e tjera evropiane po rrisin masivisht buxhetet e tyre ushtarake.

 

Donald Trump mund të ndihet i konfirmuar: Ministri i ri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul kërkon që qeveria e re gjermane të investojë pesë për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto (GDP) në mbrojtje. Kjo e bë e ditur në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia të Turqisë. Gjermania mbështet propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për të ndarë 3.5 për qind për qëllime ushtarake dhe 1.5 për qind shtesë për infrastrukturën e lidhur me mbrojtjen, tha ministri. Megjithatë, qartësia përfundimtare për investimet e të gjitha shteteve të NATO-s ndoshta do të vijë vetëm në samitin vendimtar të NATO-s në Hagë në fund të qershorit.

Vetëm një ditë më parë, kancelari Friedrich Merz kishte njoftuar në deklaratën e tij qeveritare në Bundestag se donte të zgjeronte Bundeswehr-in në “ushtrinë më të fortë konvencionale të Evropës”. Por edhe vende të tjera evropiane formulojnë synime ambicioze:

Polonia – bastioni lindor i NATO-s
Polonia ka investuar shumë në forcat e saj të armatosura prej vitesh – me synimin për t’u bërë fuqia më e fortë tokësore në Evropë. Vitin e kaluar, 4.12 për qind e prodhimit ekonomik shkoi për buxhetin e mbrojtjes. Qëllimi i deklaruar i shtetit më të madh në krahun lindor të NATO-s: parandalimi efektiv i Rusisë.

Ushtria polake aktualisht ka rreth 150,000 ushtarë në ushtrinë profesionale dhe mbrojtjen territoriale. Deri në vitin 2035, numri pritet të rritet në 300,000. Në të njëjtën kohë, ushtria polake dhe mbrojtja ajrore po modernizohen: më shumë se 600 tanke luftarake – të porositura te Koreja e Jugut dhe SHBA, – si dhe raketa HIMARS, dronë. Në të ardhmen, avionë luftarakë F-35 do të forcojnë ushtrinë polake dhe mbrojtjen ajrore. Kurse marina polake konsiderohet mjaft e dobët.

Gjermania: Nga hezituese në lidere?
Me rritjen e paralajmëruar të shpenzimeve të mbrojtjes në pesë për qind të prodhimit të brendshëm bruto, Gjermania do të bënte një kthesë të politikës së sigurisë me përmasa historike. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Republika Federale ishte mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, diplomacinë dhe një “kulturë të kufizimit ushtarak”. Pika e kthesës u shënua nga fjalimi i ashtuquajtur “Zeitenwende”- kthesa epokale e kancelarit Olaf Scholz më 27 shkurt 2022, tre ditë pas pushtimit rus të Ukrainës. Menjëherë pas këtij fjalimi, qeveria federale vuri në dispozicion një fond special prej 100 miliardë eurosh për Bundeswehr-in.

Në vitin 2024, shpenzimet e rregullta të mbrojtjes arritën në rreth 90 miliardë euro, ose rreth 2.1 për qind të PBB-së. Një rritje në pesë përqind do të kërkonte një buxhet të mbrojtjes prej mbi 160 miliardë euro në vit në të ardhmen. Ky dyfishim do të kishte implikime të mëdha buxhetore.

Bundeswehr aktualisht ka rreth 182.000 ushtarë aktivë. Ministria e Mbrojtjes synon të ketë një personel prej të paktën 203.000 deri në vitin 2031, megjithëse në disa raste diskutohet edhe një objektiv prej 240.000. Modernizimi i vazhdueshëm prek të gjitha fushat e forcave të armatosura: tanket, avionët dhe anijet e vjetruara duhet të zëvendësohen, dixhitalizimi dhe aftësitë drejtuese duhet të zgjerohen. Koncernet kryesore industriale në Gjermani janë Rheinmetall, Airbus Defense and Space dhe Diehl Group, të cilët, së bashku me partnerët e huaj, po operojnë gjithnjë e më shumë me fokus eksportin.

Franca: Fuqi nukleare me pretendim global
Franca është e vetmja fuqi bërthamore në BE dhe ndjek një strategji të prezencës globale dhe pavarësisë ushtarake. Rreth 203.000 ushtarë shërbejnë në ushtri, plus 175.000 anëtarë të njësive paraushtarake si xhandarmëria dhe 26.000 rezervistë.

Me aeroplanmbajtësen me energji bërthamore Charles de Gaulle dhe nëndetëset strategjike, marina Franceze zotëron komponent të fuqishëm parandalues ​​bërthamor. Avionët luftarakë Rafale synojnë epërsinë ajrore dhe janë gjithashtu të pajisur për të mbajtur armë bërthamore.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2017, Presidenti Emmanuel Macron e ka arritur rritjen e konsiderueshme në buxhetin e mbrojtjes. Në një fjalim dramatik televiziv në fillim të marsit, presidenti informoi popullatën në detaje për “kërcënimin rus” që kërcënon Evropën. Prandaj, buxheti francez i mbrojtjes thuajse duhet të dyfishohet.

Britania e Madhe: E shumëarmatosur por e cënueshme
Me një objektiv prej rreth 2.4 përqind të PBB-së, Britania e Madhe gjithashtu dëshiron të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes, duke u fokusuar në teknologjinë e lartë: dronët, inteligjencën artificiale dhe sistemet lazer. Marina Mbretërore, me dy aeroplanmbajtëse, nga të cilat zakonisht vetëm një është operacionale, dhe Forcat Ajrore konsiderohen si shumë moderne. Shtylla e forcave ajrore janë avionët luftarakë F35B nga SHBA, nga të cilët qeveria synon të blejë gjithsej 138.

Megjithatë, forcat e armatosura britanike janë relativisht të vogla, me rreth 140,000 ushtarë aktivë (4000 syresh janë Gurkhas, nepalezë në forcat britanike). Ndryshe nga shumë vende të BE-së, aktualisht nuk planifikohet rritje e konsiderueshme e ushtarëve.

Kryeministri Keir Starmer thekson vazhdimisht besnikërinë ndaj aleancës dhe aftësinë operacionale globale. Pajisjet ushtarake të Britanisë së Madhe janë më të varura nga teknologjia amerikane sesa shumë vende të BE-së. Kjo vlen edhe për armët bërthamore të vendosura në nëndetëse.

Itali: Fuqi detare, fuqi tokësore me nevojë përmirësimi
Italia me 1.49% të prodhimit të përgjithshëm bruto në vitin 2024 është ende shumë nën objektivin e mëparshëm të kërkuar prej të paktën dy përqind. Megjithatë, me 165.000 ushtarë aktivë, dy aeroplanmbajtëse dhe një forcë ajrore të fuqishme (Eurofighter, F-35), vendi është një nga peshat e rënda ushtarake të Evropës.

Forcat tokësore, megjithatë, konsiderohen të vjetëruara dhe kanë nevojë për reformë. Kjo është gati të ndryshojë: Kryeministri Giorgia Meloni dëshiron ta bëjë Italinë fuqinë më të fortë të tankeve në Evropë. Për këtë qëllim tek Rheinmetall u porositën më shumë se 1000 tanke kryesore beteje dhe multifunksionalë. Strategjikisht, Italia fokusohet në rajonin e Mesdheut dhe sigurimin e rrugëve tregtare globale.

Nuk ndryshon ekuilibri global
Programet e armatimit shumë miliardëshe në Evropë nuk do të ndryshojnë shumë në afat të mesëm renditjen globale të fuqive ushtarake. SHBA kryeson qartësisht në renditje, e ndjekur nga Rusia, Kina dhe India. Fuqia e parë evropiane, Britania e Madhe, vjen vetëm në vendin e gjashtë. Franca renditet në vendin e nëntë, Gjermania aktualisht është në vendin e njëmbëdhjetë.

Platforma “Global Firepower” vlerëson për këtë mbi 60 tregues, nga numri i tankeve dhe aftësitë detare deri te madhësia e popullsisë në moshë ushtarake, për ta bërë të krahasueshme fuqinë ushtarake globale./DW

Pësoi dëmtime në kokë dhe trup pasi u rrëzua nga çatia e kishës, prifti transportohet me helikopter në Tiranë

Prifti Kristaq Viso, i cili dyshohet se u rrëzua aksidentalisht nga çatia kishës, është me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

 

Ka qenë kryepeshkopi Joan Pelushi, ai që ka kërkuar transferimin e tij në Tiranë pasi gjendja e priftit është shumë e rënduar për shkak të dëmtimeve në kokë.

Sipas informacioneve, prifti ka qenë në çati duke punuar për të nxjerrë disa tjegulla dhe llamarina.

Nga vjetërsia dhe kalbja e pjesës së tavanit, prifti ka rënë brenda ambienteve të kishës pasi platforma është shembur.

Sipas burimeve, kisha është e vjetër dhe do të rikonstruktohej së shpejti, ndaj dhe prifti kishte hipur në çati për të zgjedhur materialet, të cilat mund t’i hynin në punë.

Në momentin e ngjarjes, në kishë raportohet se ndodhej edhe një prift tjetër, jashtë ambienteve të saj. Prifti Kristaq Viso raportohet se ka pësuar dëmtime në kokë dhe trup.

“Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 14, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga çatia e kishës ku shërben si prift, shtetasi K. V., rreth 63 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njoftuan blutë.

Ish-Presidenti Joe Biden u diagnostikua me kancer, reagon Donald Trump: Unë dhe Melania jemi të trishtuar, i urojmë shërim të shpejtë

Presidenti Donald Trump tha se ai dhe zonja e parë ishin “të trishtuar” pasi mësuan se ish-Presidenti Joe Biden ishte diagnostikuar me kancer të prostatës, duke i uruar atij një “shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”.

 

“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

“Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.”

Djali i Trump, Donald Trump Jr., gjithashtu dha mendimin e tij mbi diagnozën e ish-presidentit.

Në një postim në X, Trump Jr. ndau një tjetër postim që shkruante, “Joe Biden është diagnostikuar me kancer të prostatës. Duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë!”

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Altin Dumani “përplaset” me ministrin e Drejtësisë: Mbikëqyremi nga KLP dhe ILD, po rrezikoni të sillni mbingarkesa burokratike

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është përplasur me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, pas propozimit nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një strukture të re për kontrollin e Prokurorisë së Posaçme.

Altin Dumani u shpreh se SPAK është tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP dhe ILD.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme theksoi se krijimi i këtyre strukturave të reja të vlerësimit do të rrezikonte të sillte një mbingarkesë burokratike.

“Një rekomandim që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja ‘nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit’. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit”- tha Altin Dumani.

Ndërsa kreu i SPAK shtoi: “SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike”.

Altin Dumani: Pasi jemi njohur me rekomandimet nuk mund të rri pa thënë disa elementë, disa gjetje tonat.

Rekomandimet nuk shoqërohen me të dhëna statistikore, analizë krahasuese apo tregues konkret që justifikon nevojën për ndërhyrje.

Kjo mungesë i bën rekomandimet të duken subjektive dhe vështirë të matshme sidomos për SPAK që funksionon mbi bazën e efikasitetit, rezultateve dhe besueshmërisë publike.

Rekomandimet tek një pjesë e tyre përdorin terma të përgjithshëm si hetimet proaktive, forcimi i qasjes strategjike, por nuk ofrojnë asnjë përkufizim operacional.

Kjo krijon pasiguri për zbatimin praktik dhe mund të çojë në interpretim të ndryshëm nga institucionet zbatuese.

Një rekomandim tjetër që shikoj, megjithëse në vlerësimin e institucionit tonë nuk ka të bëjë me prioritete dhe luftën kundër kriminalitetit, por është ajo që ju e thoni në rekomandimet tuaja “nevojë për respektim të mekanizmave ekzistues të kontrollit”. Rekomandohet forcim i mekanizmave të brendshme kontrollit. SPAK, tashmë subjekt i mbikëqyrjes nga KLP, ILD, krijimi i strukturave të reja vlerësimi dhe integriteti pa analizë të mekanizmave ekzistues rrezikon të sjellë një mbingarkesë burokratike.

Disa nga rekomandimet janë shumë të përgjithshme dhe nuk përcaktojnë objektiva të matshëm, institucione përgjegjëse apo burime konkrete duke rrezikuar të mbeten jo të zbatueshëm. E thashë për ti bërë parapri, sepse ne në fund të çdo viti raportojmë edhe përmbushjen e rekomandimeve të Këshillit të Ministrave.

Kështu që patjetër në tërësinë e tyre rekomandimet janë të mirëpritura dhe shprehim angazhimin maksimal si institucion që këto rekomandime të jenë në prioritetin e punës së institucionit, por nga ana tjetër disa prej tyre nga mënyra se si janë formuluar apo si janë konceptuar nga pikëpamja praktike paraqesin vështirësi për tu zbatuar.

Dhe unë që tani konstatoj vështirësi se si do të raportoj për përmbushjen e këtyre rekomandimeve.

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë.

Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja.

Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./Monitor

gr

Protestë masive në Hagë kundër luftës në Gaza! 100 mijë qytetarë i kërkojnë qeverisë holandeze të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit

Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Hagës, duke i kërkuar qeverisë holandeze të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj luftës që po zhvillon Izraeli në Rripin e Gazës.

Organizatorja e protestës, Oxfam Novib, deklaroi se rreth 100.000 vetë morën pjesë në marshim, shumica të veshur me të kuqe për të simbolizuar nevojën për një “vijë të kuqe” ndaj rrethimit të Gazës nga Izraeli, ku janë ndërprerë furnizimet me barna, ushqime dhe karburant.

Marshimi kaloi gjithashtu përpara selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila po shqyrton një padi të paraqitur nga Afrika e Jugut që akuzon Izraelin për gjenocid. Vitin e kaluar, kjo gjykatë kishte urdhëruar Izraelin të ndalonte ofensivën ushtarake në qytetin Rafah, në jug të Gazës.

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat për gjenocid si të pabaza dhe ka deklaruar para gjykatës se operacionet e tij në Gaza janë akte vetëmbrojtjeje, që synojnë luftëtarët e Hamasit të cilët sulmuan Izraelin më 7 tetor.

Organizata Oxfam Novib ka akuzuar qeverinë holandeze se po injoron, sipas saj, krimet e luftës që po kryen Izraeli në Gaza, dhe ka bërë thirrje që protestuesit të kërkojnë një qëndrim më të fortë nga autoritetet.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Kaspar Veldkamp, deklaroi më herët këtë muaj se do të donte që Bashkimi Evropian të rishikonte marrëveshjet e bashkëpunimit që ka me Izraelin.

Megjithatë, qeveria holandeze deri tani ka shmangur të mbajë një qëndrim më kritik ndaj Izraelit. Kreu i partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, populisti kundër emigracionit Geert Wilders, ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij të palëkundur për Izraelin.

Në një postim në platformën X, Wilders akuzoi protestuesit e sotëm se janë “të hutuar” dhe se mbështesin Hamasin.

Hetimet ndaj Erion Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në Prokurorinë e Posaçme

Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm (19 Maj).

Ajola Xoxa ka mbërritur në SPAK rreth orës 11:00 në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bashkëshortja e Erion Veliajt u paraqit para prokurorëve të posaçëm më 5 Maj, ku edhe iu komunikua një akuzë e re.

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar një akuzë të re Ajola Xoxës, atë të fshehjes së të ardhurave.

Gjithashtu, ajo është nën hetim për akuzat:

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë)

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do të telefonoj Putinin ditën e sotme! Pas diskutimeve me presidentin rus, bisedë dhe me Zelenskyn dhe udhëheqësit e NATO-s

Diplomacia ndërkombëtare po hyn sërish në një fazë të nxehtë për çështjen e Ukrainës, pasi pasditen e sotme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas njoftimit të vetë presidentit amerikan, pas telefonatës me homologun rus, ai do të bisedojë gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe më pas me disa liderë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shprehu shpresën që dita e sotme të jetë “produktive” dhe të përfundojë me një marrëveshje për armëpushim, në mënyrë që “ky luftë shumë e dhunshme, një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur të ndalet”.

“Do të flas me telefon të hënën, në orën 10:00 të mëngjesit, me presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Temat e bisedës do të jenë ndalimi i ‘kasaphanës’ që po vret, mesatarisht, mbi 5,000 ushtarë rusë dhe ukrainas çdo javë, si dhe tregtia.

Më pas do të flas me presidentin Zelenskyy të Ukrainës dhe më pas, së bashku me presidentin Zelenskyy, me disa anëtarë të NATO-s. Shpresoj që kjo të jetë një ditë produktive, të arrihet një armëpushim dhe që kjo luftë shumë e dhunshme – një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur – të përfundojë. Zoti na bekoftë të gjithëve!!!”, shkruan Trump.

Të dielën, Trump zhvilloi një videokonferencë me liderët e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Një përfaqësues i liderit britanik, Keir Starmer, tha se “u diskutua nevoja për një armëpushim pa kushte dhe për ta marrë presidenti Putin seriozisht procesin e bisedimeve për paqe”.

Po ashtu, u diskutuan edhe sanksione të mundshme nëse Rusia nuk angazhohet me seriozitet në këto negociata.

Telefonata e sotme vjen pas bisedimeve të pasuksesshme për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë që u mbajtën në Stamboll, bisedimet e para të tilla që nga dështimi i tyre në vitin 2022.

Ato ndodhën në një kohë kur Rusia ndërmori një sulm të ashpër me 273 dronë, duke goditur Kievin, Dnipropetrovskin dhe Donetskun.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u takua në Romë me nënkryetarin amerikan J.D. Vance dhe ministrin e Jashtëm Marco Rubio, në kuadër të ceremonisë së shugurimit të Papës së ri, deklaroi se Ukraina është e gatshme të përfshihet në një proces të vërtetë diplomatik dhe theksoi nevojën për një armëpushim të plotë dhe pa kushte sa më shpejt që të jetë e mundur.

Krimet zgjedhore, SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) vijojnë punën në terren për hetimin e krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në Qarkun e Elbasanit.

Burime zyrtare konfirmojnë se hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit. SPAK dhe BKH po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor.

Grupet hetimore janë duke analizuar pamjet filmike, komunikimet elektronike dhe të dhëna të tjera me qëllim zbardhjen e plotë të çdo rasti që mund të përbëjë shkelje të ligjit zgjedhor dhe atij penal.

SPAK ka theksuar se do të ndjekë penalisht çdo individ apo grup që ka tentuar të cënojë integritetin e votës dhe besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Gjatë mëngjesit të fundjavës që lamë pas SPAK dhe BKH zbarkuan në Elbasan, Peqin, Librazhd, dhe disa zona të tjera ishin në fokus të dokumentimit të krimeve të mundshme zgjedhore të ndodhura në këtë rajon, i cili ka qenë në monitorim të rreptë prej disa javësh nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit.