29.5 C
Tirana
E diel, 27 Korrik, 2025

180 milionë euro

Ylli portugez i Realit, Kristiano Ronaldo ka lëshuar shkëndijën e parë të largimit nga madrilenët pas fitimit të kampionatit dhe Ligës së Kampionëve këtë sezon. “The Sun” raporton se Ronaldo nuk e ka përjashtuar largimin këtë verë nga Reali dhe mesa duket është gati për një aventurë të re. Kur u pyet nga gazetari i “Deportes Cuatro” për të ardhmen, ylli madrilen qeshi dhe iu përgjigj: “Asgjë nuk është e pamundur”! Ronaldo ka kontratë me Realin deri në vitin 2021, ndërsa ka thënë se dëshiron të luajë deri në moshën 41-vjeçare.
180 milionë euro për Kristiano Ronaldon. Kjo është shuma stratosferike që pritet t’i ofrohet Realit të Madridit për sulmuesin e tyre. Një lajm i tillë vjen nga e përditshmja sportive portugeze “A Bola”. Lajmi ka shkaktuar jo pak zhurmë në Madrid, për njeriun i cili këtë sezon e ka ndihmuar jo pak klubin “Los Blancos” në arritjen e objektivave sezonalë. Por kush janë kandidatët që janë gati të bëjnë një çmenduri të tillë? Manchester United, skuadra ku ylli portugezi u bë i njohur për të gjithë botën, është një nga destinacionet që nuk mund të përjashtohet, sepse duhet marrë në konsideratë, deklaratat e vetë 32-vjeçarit, ku në disa raste është shprehur se do t’i pëlqente që ta mbyllte karrierën e tij tek “Djajtë e Kuq”.
Është mëse normale që sulmuesi të jetë ëndrra e shumë skuadrave të mëdha. Ishte ai personi që vendosi finalen e Champions, një kampion i gjithanshëm si në nivel skuadre, por edhe me kombëtaren portugeze. Drejt fitimit të një tjetër “Topi të Artë” dhe nëse ndodh për CR7 ky do të ishte i pesti në karrierën e tij. Paris Saint Germain gjithashtu është pjesë e kësaj garë. Nurmi 1 i parisienve Naser Al-Khelaifi është i gatshëm t’i plotësojë çdo kërkesë Ronaldos. Në Kinë gjithashtu ka interes për sulmuesin.
Kristiano Ronaldo i është bashkuar kombëtares së Portugalisë. Ai ka pasur mundësi që të pushonte para Kupës së Konfederatave, por ka vendosur t’i përfundojë ato para kohe, për t’iu bashkuar ekipit kombëtar. Ronaldo dëshiron që të luajë kundër Letonisë, në ndeshjen që do të zhvillohet këtë të premte në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës Rusia 2018.
Më pas, Ronaldo dhe Portugalia do të bëhen gati për Kupën e Konfederatave, e cila do të zhvillohet nga 17 qershori deri më 2 korrik. Pjesëmarrëse në këtë garë do të jenë shtete fituese të 6 kontinenteve, Kampioni i Botës dhe mikpritësi i Kupës së Botës.
Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur që mos ta transferojnë Davide de Gea nga Manchester United gjatë kësaj vere. “Marca” shkruan se drejtuesit e Los Blancos kanë vendosur që Keylor Navas dhe Kiko Casilla të mbeten pjesë e skuadrës të paktën edhe në sezonin e ri.
Kështu, me këtë vendim janë hedhur poshtë edhe spekulimet se portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Real Madridi gjatë kësaj vere. Ndërsa, për De Gean ky do të jetë një lajm i hidhur, pasi sërish do t’i dështojë transferimi te Los Blancos, siç i kishte dështuar në vitin 2015.

Messi mbetet jashtë 11-shes ideale nga “France Football”

Lionel Messi lihet në stolin e rezervave. Revista franceze “France Football”, e cila jep edhe verdiktin e fituesit të “Topit të Artë” ka lënë jashtë 11 të titullarve si formacioni ideal i Champions League, sulmuesin e Barcelonës. Messi autor i 11 golave në këtë kompeticion, i pozicionuar në vend të dytë pas Cristiano Ronaldos, i cili regjistron 12 finalizime, e sheh veten në stolin e rezervave dhe nuk i ngelet gjë tjetër veçse të shohë si pjesë të formacionit bashkëkombasin e tij Dybala, shokun e skuadrës Neymar dhe rivalin e tij Ronaldo.
Ajo që bie në sy në këtë rreshtim është dominimi i futbollistëve të skuadrave finaliste të Champions League, Reali i Madridit dhe Juventusi. Bardhezinjtë përfaqësohen me Gianluiggi Buffon, Dani Alves, Leonardo Bonucci dhe Paolo Dybala. Katër është numri i përfaqësuesve dhe për klubin “Los Blancos” me Sergio Ramos dhe Marcelo në mbrojtje, për repartin e mesfushës Luca Modriç dhe normalisht sulmi me Cristiano Ronaldo, heroi i mbrëmjes së Cardiffit. 11 kompletohet me Fabinho dhe Lemar të Monacos dhe Neymar i vetmi nga radhët e Barcelonës. Do të shoqërojnë Lionel Messin në stolin e rezervave dhe Ter Stegen, Khedira, Chiellini, Mandzukiç, Mbappe dhe Bezema. Ai që e drejton këtë skuadër ëndrrash është tekniku i Realit të Madridit Zinedine Zidane, autor i triumfit të dyfishtë në Champions League.

Dortmundi zyrtarizon Philipp

Sezoni i ri do të vijë me shumë ndryshime te Borussia e Dortmundit. Shkarkimi nga detyra i Thomas Tuchel dhe emërimi në krye të skuadrës i holandezit Peter Bosz, ishte vetëm hapi i parë i drejtuesve të klubit verdhezi. Vetëm pak orë pas zyrtarizimit të ish-trajnerit të Ajaxit në krye të skuadrës, Dortmundi ka bërë edhe goditjen e parë në merkato. Maximilian Philipp është prezantuar si blerja më e re e klubit nga “Signal Iduna Park”. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022 me verdhezinjtë, ndërsa blerja e kartonit të tij nga Freiburgu i ka kushtuar Borussias 20 milionë euro.
Afrimi i Philipp është një sinjal se nga Dortmundi këtë verë do të ketë largime të rëndësishme dhe njëri prej tyre mund të jetë sulmuesi i talentuar Ousmane Dembele, i cili kërkohet me ngulm nga Barcelona. Por 20-vjeçari francez nuk do të jetë largimi i vetëm nga Borussia sepse edhe sulmuesi kryesor Pierre Emerick Aubameyang me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën verdhezinjve gjatë kësaj vere. Gjithsesi duket i pamundur një rikthim i mundshëm i sulmuesit nga Gaboni te Milani, pasi Paris Saint Germain është në pole position për të firmosur me Aubameyang. Klubi parisien i ka ofruar një pagë faraonike prej 14 milionë eurosh në sezon bomberit afrikan, ndërsa në arkat e Dortmundit pritet të përfundojnë rreth 70 milionë euro. Te Borussia ndërkohë po mendojnë për Mario Balotellin dhe mund të jetë sulmuesi italian i Nice, zëvendësuesi i Aubameyang te Dortmundi.

Pas Juves edhe Barcelona kërkon Costa-n

Pas rinovimit të kontratës me trajnerin Allegri, te Juventus janë shumë vigjilentë edhe në merkato. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, objektivi i parë i bardhezinjve është Douglas Costa, i cili nuk ka hapësirat e dëshiruara te Bayern Munich. “Zonja e Vjetër” është gati të ofrojë 30 milionë euro për brazilianin e Bayern. Megjithatë, kampionët e Italisë duhet të bëjnë llogaritë edhe me Barcelonën së fundmi, pasi edhe katalanasit janë vendosur në gjurmët e 26-vjeçarit.
Ndërkohë, Mircea Lucescu, trajneri i famshëm rumun, thotë se Douglas Costa duhet të largohet nga Bayern Munich.
Ish-trajneri i Shakhtar Donetsk, Zenitit, Besiktasit, Galatasarayt dhe Interit mendon se sulmuesi i Bayern Munichut duhet të transferohet te Juventusi. “Ai është një lojtar i mirë dhe një djalë i mirë, por ai ka nevojë për një mjedis që e stimulon atë”, ka deklaruar Lucescu për “Tuttosport”.

Allegri rinovon deri më 2020

Masimiliano Allegri rinovon kontratën me Juventusin. Tashmë është zyrtare do të jetë sërish tekniku toskan ai që do të drejtojë stolin e bardhezinjve deri në qershor të 2020. Allegri do të udhëheqë Juventusin edhe për tri sezone të tjera, ku objektivi është i qartë, të arrihet sërish finalja e Champions League dhe të fitohet, por jo vetëm, triumf në të gjitha kompeticionet ku “Zonja e Vjetër” merr pjesë. Marrëveshja parashikon dhe dyfishim të pagës për trajnerin.
Mësohet se Allegri do të përfitojë një rrogë prej 8 milionë eurosh neto në sezon, që e bën atë trajnerin më të paguar në Itali dhe ndër më të paguarit në Europë. Por gjithsesi, duket se Allegri ka humbur mundësinë për të fituar 2 milionë euro më shumë në vit.
Pas tre orësh bisedime me Presidentin Andrea Agnelli dhe drejtorin sportiv Beppe Marotta, ata kanë shkuar në një restorant për të drekuar me njëri-tjetrin. Mediat italiane bëjnë me dije se Allegrit i është konfirmuar nga dyshja Agnelli-Marotta se do të ketë mbështetje absolute në merkato, për të përforcuar sa më mirë skuadrën në realizimin e objektivave sezonalë, ku vëmendja më e madhe do të jetë për repartin e mesfushës. Kupola e drejtuesve të Juventusit ia ka besuar sërish çelësat e ekipit, Max Allegrit, i cili në tri vite si trajneri i bardhezinjve ka arritur t’i sigurojë skuadrës 7 trofe.

Trump shton me 40% fondet për praninë ushtarake në Europë

Kreu i NATO-s deklaroi se anëtarët e Aleancës janë të bashkuar në qëndrimin e tyre ndaj Rusisë në një mënyrë që nuk ka ekzistuar prej vitesh.
Gjatë një interviste të hënën për korrespondenten e shërbimit serb të “Zërit të Amerikës”, Jela de Franceschi, sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se NATO është e angazhuar për të forcuar mbrojtjen dhe në të njëjtën kohë për të vazhduar dialogun me Rusinë.
“Qasja me dy drejtime, do të thotë që ne duhet të jemi të fortë, të ofrojmë përmbajtje dhe mbrojtje të besueshme. Kjo është arsyeja pse po zbatojmë masat më të gjera të mbrojtjes sonë kolektive si përgjigje ndaj asaj që Rusia bëri në Ukrainë”, tha zoti Stoltenberg. Sipas tij “ky nuk është një dialog i lehtë, por kjo është pikërisht arsyeja pse dialogu është i rëndësishëm”.
Qasja është një version modern i politikës “me dy linja” të NATO-s që u zbatua gjatë Luftës së Ftohtë dhe që lidhte stacionimin e forcave bërthamore amerikane me propozimet për negociata me Moskën mbi çështjen e forcave sovjetike në Evropën Lindore.
Muajt e fundit, çështja e mbrojtjes që ofron NATO-ja ka qenë në qendër të vëmendjes me ardhjen në pushtet të presidentit amerikan, Donald Trump po kështu edhe thirrjet e tij ndaj vendeve anëtare për të rritur buxhetin e tyre të mbrojtjes.
Duke zhgënjyer shumë prej aleatëve, gjatë takimit të krerëve të shteteve të NATO-s në Bruksel muajin e kaluar, zoti Trump nuk përmendi mbështetjen amerikane për nenin 5 të traktatit themelues të Aleancës, që bën thirrje për mbrojtje të përbashkët.
Por zoti Stoltenberg tha se anëtarët e administratës Trump, përfshirë presidentin, e kanë shprehur mbështetjen për NATO-n në shumë raste.
“Presidenti Trump e ka shprehur në takime të ndryshme dhe në një konferencë për shtyp me mua në Shtëpinë e Bardhë në muajin prill, se ai është i angazhuar ndaj NATO-s”, tha zoti Stoltenberg. Ai shtoi se angazhimi nuk është vetëm me fjalë, por edhe me vepra.
“Propozimi për buxhetin që administrata paraqiti vetëm një javë më parë, shënon një rritje me 40 për qind të fondeve për praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Evropë. Më shumë trupa, më shumë stërvitje ushtarake, më shumë investime në infrastrukturë, pajisje furnizuese. Të gjitha këto nënvizojnë angazhimin amerikan për NATO-n”.
Është në dorën e Kongresit amerikan që pas një procesi të gjatë të vendosë se sa prej propozimit të zotit Trump për buxhetin do të kthehet në shpenzime konkrete, por zoti Trump e ka bërë të qartë se dëshiron të rrisë fondet e mbrojtjes.
Lidhur me thirrjen e presidentit Trump ndaj aleatëve për të bërë më shumë në luftën kundër terrorizmit, sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha se aleanca është duke luajtur një rol jetik në luftën kundër terrorizmit.
“Ju e mbani mend se përpjekja jonë më e madhe ushtarake ndonjëherë është prania në Afganistan. Arsyeja pse ne jemi në Afganistan është të parandalojmë që vendi të kthehet edhe një herë në një strehë të sigurt për terroristët ndërkombëtarë”, tha ai. “Ne vendosëm, si pjesë të një plani më të gjerë veprimi kundër terrorizmit për t’u bashkuar me koalicionin ndërkombëtar për të mposhtur ISIS-in. Kjo dërgon një sinjal të fortë politik, por gjithashtu siguron një platformë për bashkëpunim dhe koordinim më të mirë falë përpjekjeve të koalicionit”.
Zoti Stoltenberg tha se sulmet terroriste si ato të ditëve të fundit në Londër dhe Mançester, nuk janë më vetëm një çështje për Evropën lidhur me mbrojtjen e saj.
“Kemi nevojë për një qasje gjithpërfshirëse. Kemi nevojë sigurisht për policinë, zbatimin e ligjit, shërbimin e zbulimit. Por duhet gjithashtu të forcojmë më tej luftën tonë politike dhe ideologjike kundër kësaj ideologjie të dhunshme dhe këtij lloj ekstremizmi. Kemi nevojë t’i japim zgjidhje paqëndrueshmërisë që motivon dhe mbështet llojet e sulmeve që po shohim në rrugët tona”.
NATO-ja ka krijuar një divizion të veçantë për të rritur nivelin e shkëmbimit të informacioneve të zbulimit mes aleatëve për të luftuar më mirë terrorizmin që vjen jo vetëm nga Lindja e Mesme.
Vendi anëtar i Aleancës, Turqia ka pësuar një numër sulmesh terroriste dhe zoti Stoltenberg vuri në dukje faktin se asnjë vend tjetër i NATO-s nuk ka vuajtur më shumë se sa Turqia. Gjithashtu vitin e kaluar atje pati dhe një përpjekje për grusht shteti që dështoi, por zoti Stoltenberg tha se shqetësimet lidhur me sigurinë nuk u japin udhëheqësve turq të drejtën të bëjnë çfarë të duan.
“Turqia ka të drejtën të mbrohet kundër sulmeve terroriste, të ndjekë penalisht ata që qëndrojnë pas përpjekjes për grusht shteti, por në të njëjtën kohë kjo duhet bërë duke zbatuar ligjin dhe vlerat tona demokratike. Unë e kam deklaruar këtë qartë në takimet e mia në Ankara”, tha ai.
Goditja ndaj opozitës dhe shtypit në Turqi i ka tensionuar lidhjet me një numër vendesh anëtare të NATO-s. Por Turqia mbetet një faktor i rëndësishëm në sfidat me të cilat përballet Aleanca.
“Turqia është një aleate kyçe për shkak të vendndodhjes së saj gjeostrategjike, në kufi me Sirinë dhe Irakun, në kufi me Rusinë në Detin e Zi. Turqia është çelësi për mënyrën se si Evropa po trajton krizën e emigrantëve. NATO-ja është e pranishme me anijet e saj në detin Egje, duke ndihmuar në ndaljen e rrjedhës së emigrantëve dhe kjo nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunimin e Turqisë dhe Greqisë, vende anëtare të NATO-s”, tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg.

Obama, Kuba, Kina dhe klima

Marrëveshja bërthamore me Iranin. Marrëveshja e Parisit për klimën. Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kubën. Këto ishin iniciativat kryesore të politikës së jashtme që përcaktuan trashëgiminë e ish-presidentit Barack Obama. Dhe të gjitha ato po kërcënohen nga presidenti Donald Trump.
Donald Trump asnjëherë nuk ka patur ndrojtje të kritikojë politikën e jashtme të ndjekur nga paraardhësi i tij. “Fakti është se ne trashëguam një rrëmujë. Është vërtet një rrëmujë”. Por në realitet, presidenti Trump nuk kishte ndryshuar ndonjë element të rëndësishëm të politikës së jashtme të Barack Obamës… deri së fundmi.
Tani, që nga shtimi i retorikës për Iranin gjatë takimit të tij me udhëheqësit arabë e deri tek tërheqja nga marrëveshja e Parisit, presidenti Trump po ndryshon në mënyrë agresive pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së politikës së jashtme të presidentit Obama.
“Nuk ka dyshim se brenda kësaj administrate merr pikë nëse zhbën atë që ka bërë administrata e mëparshme”.
Christy Goldfuss, i cili ka punuar për politikat ambientaliste në Shtëpinë e Bardhë, e sheh marrëveshjen e Parisit si një nga arritjet kryesore të politikës së jashtme të presidentit Obama. Megjithëse është nënshkuar nga 195 vende, marrëveshja nuk u ratifikua asnjëherë nga Kongresi. Kjo e bën atë më të lehtë për t’u përmbysur nga pasuesi i zotit Obama.
Kjo është gjithashtu e vërtetë për marrëveshjen bërthamore me Iranin, të cilën presidenti Trump e ka kritikuar edhe pse nuk është shfuqizuar ende.
Një tjetër objektiv i prekshëm? Politika e presidentit Obama për riangazhimin me Kubën. Shtëpia e Bardhë është pranë përfundimit të rishikimit të politikës me Kubën. Askush nuk e di se sa të gjera do të jenë ndryshimet, por nuk ka asgjë që e pengon zotin Trump të kthejë mbrapsht këtë politikë, thotë John Kavulich me Këshillin Ekonomik dhe Tregtar SHBA-Kubë.
“Duhet vetëm stilolaps. Dhe siç e kemi parë i pëlqejnë stilolapsat. I pëlqen të ketë shumë prej tyre”.
Gjatë fushatës, zoti Trump mbajti një qëndrim të rreptë ndaj Kubës, duke kërcënuar të ndryshonte politikat e zotit Obama.
Tani për tani, presidenti Trump duket të jetë përqendruar në çështjet e brendshme dhe një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha “Zërit të Amerikës” se nuk do të ketë një vendim të shpejtë.
Por, për shumë analistë, ndryshimi vetëm sa ka filluar.
“Pres që të shohim shumë më tepër përpjekje për të zhbërë dhe ndryshuar shumë nga përparimet e bëra gjatë tetë viteve të fundit. Kjo duket të jetë përparësi dhe nuk ka asnjë tregues se ata po hezitojnë apo duan të ndalen”. Sigurisht në përmbysjen e politikave të Obamës, vetë zoti Trump po vepron në mënyrë të njëanshme. Që do të thotë se këto lëvizje gjithashtu, mund të ndryshojnë një ditë nga pasardhësi i tij.

Pse Arabia sulmon Katarin dhe Iranin?

Presidenca e SHBA-sё njoftoi, se presidenti Donald Trump do tё pёrpiqet pёr zbutjen e situatёs nё Gjirin Persik. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain dhe Egjipti tё hёnёn (05.05) ndёrprenё marrёdhёniet diplomatike me emiratin Katar. SHBA, “nuk duan qё kjo thyerje tё vazhdojё” mes vendeve tё Gjirit Persik, deklaruan pёrfaqёsues tё qeverisё Trump. Ndaj synohet qё nё njё takim tё mundshёm marrёdhёniet “tё sillen nё drejtimin e duhur”, u tha.
Ndёrkohё qё presidenti i SHBA-sё Trump e pёrcaktoi vetë kёtё drejtim gjatё vizitёs sё tij tё parё jashtё vendit nё maj nё Riad duke i forcuar krahёt Arabisё Saudite: Trump nё fjalimin e tij akuzoi armikun kryesor tё Riadit, Teheranin pёr mbёshtetje tё terrorizmit. “Irani financon, armatos dhe pёrgatit terroristё, mercenarё dhe grupe tё tjera ekstremiste”, tha presidenti i SHBA-sё. Gjithashtu ai tha, se shtetet arabe duhet tё sigurojnё, “qё terroristёt tё mos gjejnё asnjё vend tё sigurtё nё territoret e tyre”.

Akuza: Mbёshtetje terrorizmit
Mbreti Salman Ibn Abd-Aziz u shpreh i entuziazmuar prej nismёs sё Trumpit, pёr farkёtimin e njё fronti tё ri kundёr Iranit. E kёtё tani e ndjeu i pari emirati i vogёl Katar.
Pёrse? Arsyeja zyrtare pёr prishjen me Dohan formulohet: Katari mbёshtet terrorizmin e tё ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), Vёllazёrinё Myslimane, Hamasin palestinez, si dhe grupet terroriste nё Lindjen saudite nё rajonin Katif dhe nё Bahrain. Riad, Abu Dhabi, Manama dhe Kajro e akuzojnё kёtё emirat, se po rrezikon stabilitetin dhe sigurinё nё Gjirin Persik. Presidenti i SHBA-sё Trump veprimin kundёr Katarit nё njё mesazh nё Twitter e konsideron “ndoshta fillimi i fundit” tё terrorizmit tё tmerrshёm. Ai thotё, se gёzohet, qё vizita e tij nё Riad ia vlejti duke pasur efekt kaq shpejt. Megjithatё duket se zyrtarisht nuk synohet aq terrorizmi, se sa raporti i Katarit me Iranin. Ky raport ёshtё veҁanёrisht pёr Arabinё Saudite njё halё nё sy.

Rivalё tё vjetёr – rivalё tё rinj
Prej kohёsh Riadi akuzon fqinjin e vet shiit Iranin, se pёrzihet nё punёt e brendshme tё mbretёrisё sunite, pёr ta destabilizuar atё dhe pёr tё zgjeruar rolin e vet nё Lindjen e Mesme. Arabia Saudite i druhet kёsaj edhe sepse minoriteti i margjinalizuar shiit nё lindje tё Arabisё Saudite mund tё ndihet i inkurajuar pёr tё nisur njё kryengritje – e pikёrisht atje, ku ndodhen rezerva tё rёndёsishme nafte. Edhe Bahrain ka shqetёsime nga influenca e tepёrt e shiitёve nё Iran, ndonёse udhёheqja e vendit ёshtё sunite, pjesa mё e madhe e popullsisё ёshtё shiite. Gjithashtu Irani e ka ndryshuar nё masё influencёn e vet nё Irak dhe nё Siri gjatё luftёs nё Siri. Arabia Saudite ndihet mё shumё se kurrё e rrethuar.
Nё botёn arabe Arabia Saudite ka krijuar prej kohёsh aleatё tё rёndёsishёm:  Emiratet e Bashkuara arabe ndodhen nё anёn e Riadit. Mbretёria dominon nё kёshillin kooperues tё Gjirit Persik (GCC). Edhe Egjipti i qeverisur nё mёnyrё autokratike, qё varet prej ndihmave financiare prej miliardash tё sauditёve, tregohet si njё partner i besueshёm.  Ndonёse Egjipti vitin e kaluar i ka intensifikuar marrёdhёniet me Teheranin – e kjo nё fakt ngjall pakёnaqёsi nё Arabinё Saudite.

Katari – Qëndrim i mёvetësishёm politik
Qëndrimi i mёvetësishёm politik i emiratit tё vogёl Katar me mё pak se tre milionё banorё prej kohёsh e ka shqetёsuar Arabinё Saudite. Nёn sheikun Hamad bin Khalifa al-Thani marrёdhёniet me Iranin janё forcuar dukshёm mes viteteve 1995 dhe 2013. Djali i tij mesa duket ёshtё kujdesur pёr kёto marrёdhёnie – e kjo nuk tё befason, sepse Katari dhe Irani pretendojnё se kanё rezervat mё tё mёdha tё naftёs nё rajonin e Gjirit Persik, fushёn e gazit South-Pars, tё cilёn e ndajnё mes tyre. Por megjthatё deri mё tani Irani nuk e ka pasur aleat Katarin. Riadi e akuzon Dohan, se prej kohёsh vendos interesat e veta para atij tё kёshillit tё kooperimit tё Gjirit Persik.
Kёsaj i shtohet edhe fakti, se sheiku Hamad bin Khalifa me themelimin e televizionit panarab “Al-Jasira” i ka dhёnё vendit njё theks modern dhe vetёdije politike. Ky televizion shfaqi i pari pamjet e lёvizjeve tё para tё protestёs mё 2011 gjatё tё ashtuquajturёs pranvera arabe, gjё qё shkaktoi indinjatё nё Riad. Katari nё programin e kёtij televizioni nuk e fshihte qё ishte nё anёn e Vёllazёrisё Myslimane. Nё sytё e klerit saudit Vёllazёria Myslimane kёrcёnon pretendimin pёr pushtet tё vahabitёve.
Ka pak gjasё, madje as nuk ёshtё vёrtetuar, qё Katari tё mbёshtesё IS-in, i cili pjesёrisht i referohet ideologjisё sё vahabitёve. Por dihet, qё persona privatë nga Katari, si dhe disa sauditё i kanё dhёnё para IS-it.

A kёrcёnon rrёzimi i dinastisё?
Fakti qё Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti tani i kthejnё krahёt Katarit, nuk ёshtё vetёm njё kёrcёnim, por edhe synim qё ky vend tё vihet nё pozitё tё vёshtirё. Katari varet nё masё prej importeve, kryesisht tё produkteve ushqimore nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shoqёria ajrore “Qatar Airways” nuk lejohet mё tё ulet e tё ngjitet nё asnjёrin prej kёtyre vendeve.
Nё njё letёr zyrtare Arabia Saudite i ka mohuar legjitimitetin fetar dinastisё sunduese Al-Thani. Ekspertёt e vlerёsojnё kёtё si njё thirrje pёr rrёzim. Emiri i Katarit ndodhet nё krizёn mё tё thellё tё dinastisё sё tij. Nё tё kundёrt Arabia Saudite ndihet e inkurajuar prej mbёshtetjes sё Trumpit, aq sa do ta bindё Uashingtonin qё ta tёrheqё nga Katari bazёn gjigante tё aviacionit ushtarak. Pyetja qё shtrohet tani ёshtё, se si pikёrisht Trump do ta zbusё tani krizёn pas vizitёs sё tij nё Riad.

ISIS atentate në Iran

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmet e djeshme në Iran që kishin si objektiv Parlamentin e vendit dhe objektin e shenjtë ku ndodhen eshtrat e ish-udhëheqësit shpirtëror të Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini.
Njoftimin për marrjen e përgjegjësisë e dha agjencia e lajmeve e Shtetit Islamik, “Amaq”, disa orë pas sulmeve.
Njoftimet e shtypit iranian venë në dukje se në sulmin ndaj objektit ku është varrosur ish-udhëheqësi shpirtëror i Iranit morën pjesë tri persona të armatosur dhe njëri hodhi veten në erë. Gjatë sulmit u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë. Njoftimet thonë se policia ka arrestuar të paktën një prej autorëve dhe ka vrarë një tjetër.
Sulmi tjetër ishte ndaj ndërtesës së Parlamentit. Edhe aty morën pjesë tri persona të armatosur dhe një që hodhi veten në erë. Shtypi iranian njofton se një prej rojeve të Parlamentit u vra dhe disa persona të tjerë janë plagosur.
Grupi ekstremist i Shtetit Islamik është në luftë me grupet që mbështeten nga Irani në Siri dhe ai i konsideron besimtarët shi’ite si tradhtarë që meritojnë vdekjen.

Arrestohet zyrtarja për nxjerrje sekreti

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka arrestuar një kontraktore të qeverisë për të cilën thotë se i ka dërguar material të klasifikuar një portali lajmesh.
Portali “The Intercept” njoftoi se kishte marrë një dokument të klasifikuar që tregonte se zbulimi ushtarak rus ishte përpjekur të ndërhynte elektronikisht në sistemet amerikane të regjistrimit të votuesve para zgjedhjeve të 2016-s.
Në një deklaratë dorëzuar autoriteteve nga një agjent i posaçëm i FBI-së thuhej se kontraktorja e arrestuar, Reality Leigh Winner, pranon se ka printuar një material me informacione sekrete dhe se ia ka dërguar atë një portali lajmesh.
Autoritetet nuk thonë se nga cila agjenci dyshohet të jetë marrë dokumenti sekret. Aty thuhet vetëm se kontraktorja ishte caktuar të punonte në një strukturë qeveritare në shtetin Georgia.
Portali “The Intercept” njofton se dokumenti tepër sekret që kishte shtënë në dorë i takonte Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe aty thuhej se hakerët rusë ishin përpjekur me muaj të tërë për të hyrë në kompjuterat që përdoreshin nga zyrtarët vendorë të zgjedhjeve.