27.5 C
Tirana
E diel, 27 Korrik, 2025

Qarqet ku fushatën e PS e udhëheqin kriminelët

Kur vjen puna për të përdorur krimin në fushata elektorale, por edhe për punët e shtetit, duket se Edi Rama del mbi çdo ligj, apo moral. Kështu po ndodh dhe këto ditë të fushatës elektorale, kur të gjithë njerëzit e përfolur për trafiqe, apo veprimtari të dyshimtë jashtë vendit janë rishfaqur në zona të ndryshme të vendit. Janë ata që kanë dalë në krye të fushatës për të kërkuar dhe një herë vota për rilindjen që i mori nga gjirizet e krimet dhe i katapultoi në majat më të larta të politikës.

Artur Bushi në Fushë-Krujë

Dy ditë më parë, në  Fushë-Krujë ndodhi një incident i denoncuar nga ish-Kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook. Vëllai i Artur Bushit kryetarit të Bashkisë, ka tentuar të fusë tezat e provimit për maturantë në shkollën “Shote Galica”, të këtij qyteti me qëllim për ta konvertuar nderin në vota për rilindjen më 25 qershor. Në ndihmë sipas denoncueses i ka ardhur dhe shefi i Komisariatit të Policisë.  Pas marrjes së raportimit, Ministria e Arsimit ka dërguar në këtë qytet Sekretarin e Përgjithshëm Plarent Ndreca, një i zgjedhur në këtë detyrë nga ish-ministrja Lindita Nikolla, por me sa duket për Bushët e Krujës më e rëndësishme është rezultati që duhet të marrë Rilindja në 25 qershor se, respektimi i instituconeve të shtetit. Ilir Bushi, vëllai i kryetarit të Bashkisë, ka goditur Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit. Për Artur Bushin janë hedhur akuza se është marrë me propstitucion në shtetin fqinjë Itali, madje rasti ka qenë i një vajze nga ferma e Sukthit, që edhe sot e kësaj dite punon për trafikantët e Fushë-Krujës. Dhe ky një tjetër denoncim i bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Çaushët në Vlorë

Në Vlorë hija e çaushëve të vitit 1997, u shfaq në një takim elektoral të kandidates së PS, Vilma Bello. Kjo e fundit shoqërohej nga nipi i Zani Çaushit në Çole. Natyrisht nipi i Zanit Çaushit mund të bëjë çtë dojë, por për çfarë duhet ai në një lagje dhe një qytet ku ka shkaktuar tragjedi të panumërta. Banditi i Vlorës akuzohet për pengmarrje, vrasje e përdhunimeve të qytetarëve dhe krejt Vlora sot e kësaj dite ka një urrejtje pathologjike për të. Por në pamundësi për t’i nxjerrë xhaxhanë nga burgu, Rama emëron në krye të fushatës për Bellon nipin e tij, që mburret lart e poshtë nëpër qytetin bregdetar me bëmat e xhaxhait. Përveç se rikthimin e frikës, në qytetin jugor për çfarë duhen tjetër këta elementë mbiemri dhe simbolika e të cilëve nuk i kujtojnë asgjë të mirë vlonajtëve. Dhe ky një rast i denoncuar me foto nga një  banor i këtij qyteti, nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në Facebook. Në të gjithë botën, në fushatë nxirren pinjollë të familjeve që kanë dhënë diçka për qytetin apo kombin, dhe që janë simbol i tij. Rama dhe kandidatja Bello mund ta shpjegojnë më mirë se çfarë përfaqëson mbiemri Çaushi për ta, ndërsa për Vlorën dhe vlonjatët duhet të pyesin këta të fundit.

Lezha e Arben Ndokës

Por edhe në Lezhë situata nuk ka ndryshuar. Natyrisht vëllezërit Frroku janë në burg dhe nuk mund të kontribuojnë më aq rëndëshëm sa në 2013-ën në këtë qytet, por sërish kanë të deleguarit e tyre që udhëhiqen nga Arben Ndoka. Për këtë besojmë se ska nevojë për shumë prezantime, pasi ja dimë fare mirë bëmat e tij. Megjithëse dha dorëheqjen nga mandati me qëllim që hetimet mos thelloheshin më tej, ai është rikthyer sërish në fushatë bashkë me bandën e tij në qytetin e vogël verior. Ka jo pak raportime për angazhimin e tij në krah të Lindita Nikollës dhe të tjerëve në këtë qytet, por edhe në Rrëshen dhe në Pukë, sepse Arben Ndoka është i kudondodhur dhe natyrisht s’mund të mungojë kontributi i tij i vyer. Rreth tij mblidhen si mizat rreth mjaltit të gjithë personat që njihen me gisht në qytetet Laç, Kurbin apo Rrëshen që kanë një të kaluar kriminale sidomos kur bie fjala për trafikun e dorgës dhe prostitucionit, por edhe për krime të tjera.

Rama në krah të Ahmetajt në Kavajë vendos Roshin dhe Dajën

Në Kavajë, Edi Rama ka dërguar si kandidat për deputet Arben Ahmetjan, që për katër vjet e mbajti ministër Finanacash. Në ndihmë të tyre i ka vënë për të drejtuar fushatën Elvis Roshin (në fakt ky është vetëm një prej pesë emrave të tij) dhe Gentian Dajën kreu i PS Kavajë. Të parit Roshit, i është hequr mandate, sepse është akuzuar për përdhunim në grup në Itali. Në fakt, ai mbart mbi vete shumë më shumë se kaq, por mandatin si kryetar bashkie për këtë e humbi. Ndërsa Gentian Daja, është kreu i PS-së Kavajë, ky i dyti i dënuar për trafik drogë në Itali. Në fakt, Kavaja është shembulli më i mirë se si një  kryetar partie, një kryeministër mund ta lerë qytetin me koshiencë të drejtohet nga dy trafikantë jo pak, por gjashtë vjet me radhë. Bëmat e Roshit në këtë qytet njihen dhe jo pak, por edhe ato të Gentian Dajës. Edhe sot e kësaj dite të dy ata janë çdo ditë në fushatë, duke ofenduar në një farë mënyrë banorët e Kavajës të majtë e të djathtë. Daja dhe Roshi bëjnë fushatë edhe për Arben Ahmetajn, por edhe për Dorian Muratin, kandidat për kreun e Bashkisë së Kavajës. Janë këta të dy që prezantuan Arben Ahmetajn si kandiddatin për deputet të Kavajës, një treshe mjaft e gjetur. Një përzierje  e njeriut që rrënoi finanacat e shtetit dhe firmosi me dhjetëra koncensione të dyshimta, me një përdhunues dhe një trafikant droge. Akoma nuk dihet se përse Rama e urren kaq shumë Kavajën që dërgon këto nivele përfaqësimi, por përgjigjen më të mirë duket se do e marrë më 25 qershor.

Deputeti i LSI-së kapet duke shpërndarë miell për votat

Deputeti aktual i LSI, njëkohësisht kandidat për këtë forcë politike në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, është kapur në flagrancë teksa po shpërndante miell për banorët e komunitetit rom. Mielli është shpërndarë në lagjen “Zinxhira” në qytetin e Gjirokastrës në këmbim të votave nën kujdesin e drejtorit të Policisë Bashkiake të Gjirokastrës që drejtohet nga LSI.
Media lokale “Jugunews.net”, ka publikuar foton ku duket deputeti i LSI-së teksa u shpërndan miell banorëve të komunitetit rom në Gjirokastër. Foto është shkëputur nga një takim i datës 2 qershor që kandidati ka zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës. Në foto duket se komuniteti rom pret rradhën për të marrë thasët me miell që shpërndahen, të cilat ndodhen në krah të kandidatit tek një furgon i bardhë.
Furgoni i bardhë pas krahëve të Tavos ka qenë i tejmbushur me miell ku iu është shpërndarë sipas nevojave, familjeve të varfëra rome në lagjen “Zinxhira”. Ndërkohë që pas krahëve të Tavos me shigjetë të kuqe, qëndron Gramoz Llapi drejtor i Policisë Bashkiake. Banorët romë vështrimin e kanë pingul në drejtim të duarve të Tavos, ndërkohë që ngelet mister nëse gjatë këtij momenti, Tavo ka shpërndarë të holla apo jo.
Shpërndarja e miellit është një praktikë e Tavos dhe LSI në këmbim të votës, duhet të penalizohet. Ndryshimet e fundit në Kodin Penal, ndëshkojnë deri në 7 vjet burg, blerësit e votës.
Një ditë më parë, deputeti i LSI, Gledion Rehovica dhe drejtori i Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri janë denoncuar për blerje votash. Bëhet e ditur se, drejtori Rajonal i Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gledion Rehovica janë vënë nën hetim nga policia, pasi me disa punonjës të tjerë të këtij spitali, akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Gjithë administrata e LSI, fushatë në orarin zyrtar

LSI është hedhur në sulm me të gjitha mënyrat për të fituar votat e 2013 që nxorën Tavon deputet. “Jugunews.net” ka publikuar një foto ku duken punonjësit e administratës publike në institucionet që ka në varësi LSI, ku ditën me diell dalin dhe bëjnë fushatë pa asnjë lloj problemi në orar të punës në favor të subjektit të tij politik. Gazeta identifikon me radhë punonjësit e shënuar në foto, të cilët gëzojnë poste publike në administratën shtetërore në rrethin e Tepelenës.
Me rreth të kuq është Lorena Mita, shefe e Prokurimeve në Spitalin e Tepelenës. Me rreth portokalli, Eglantina Cicollari infermiere urgjence në Qendrën Spitalore të Memaliajt. Me rreth ngjyrë blu, Zana Saka sporteliste e Postës Shqiptare në Filialin e Memaliajt. Me rreth të verdhë, Aziz Velaj infermier në DSHP të Tepelenës.
Pra, siç shihet, të gjithë punonjësit e konstatuar janë në marrëdhënie pune në Spitalin e Tepelenës, Postës Shqiptare të Filialit Memaliaj dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik në Tepelenë. Të gjithë personat e përmendur, janë fotografuar gjatë orarit të punës teksa shoqëronin në fushatë elektorale kandidaten e LSI për deputet, Ediola Pashaj.

Fikën kamerat në burgje, ja 6 arsyet pse u liruan drejtorët

Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Punonjesve te Policise ne Lirim, Arjan Hoxha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me doreheqjen e Artan Didit, nga posti i Drejtorit te Pergjithshem te Policise./r/n/r/nSecretary General of the Association of the officers in Release, Arjan Hoxha, speaks during a press conference, which commented on the resignation of Artan Didi, from the post of Director General of Police.

– Përdorimi i institucionit dhe funksionit publik për qëllime politike
– Fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv
– Shndërrimi i IEVP-ve në institucione punësimi fiktiv
– Dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat
– Falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion
– Moszbatimi i urdhrave të eprorit

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha ka treguar 6 arsyet e shkarkimet të 3 drejtorëve të burgjeve. Përmes një njoftimi për mediat, drejtori Hoxha bën me dije se, në disa burgje të vendit janë konstatuar shkelje të rënda të detyrës dhe për këtë arsye i është propozuar ministrit të Drejtësisë shkarkimi i drejtorëve të këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit.
“Pas kontrolleve të ushtruara në disa IEVP, në përputhje të plotë me ligjin, ministri i Drejtësisë ka pranuar propozimin për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve të IEVP-ve. Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të IEVP është kompetencë ligjore e ministrit të Drejtësisë dhe nuk mund të jetë kurrsesi i paligjshëm, përsa kohë është bërë në përputhje me nenin 20 të Ligjit nr. 8328/1998, si dhe nenin 5 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Nga ana tjetër, shkarkimi nga detyra i një drejtori të IEVP nuk ndodh për herë të parë dhe për këtë arsye nuk mund të jetë as i paprecedent”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Më tej publikohen 6 arsyet e shkarkimit të disa drejtuesve të burgjeve. “E paligjshme dhe e paprecedentë është sjellja e ish-drejtuesve të IEVP-ve dhe:
– Përdorimi i institucionit dhe funksionit publik për qëllime politike;
– Fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit;
– Shndërrimi i IEVP-ve në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë;
– Dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat;
– Falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo
– Moszbatimi i urdhrave të eprorit.
Është kjo sjellje e paprecedent dhe antiligjore, që cenon sigurinë në burgje dhe detyron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të marrë masa menjëherë sipas kompetencës që i njeh ligji, për të referuar rastin pranë ministrit të Drejtësisë.
Secili prej drejtuesve të IEVP-ve të shkarkuar deri më tani është njohur me detaje me motivet e shkarkimit, për shkak se, për herë të parë në praktikën administrative të Ministrisë së Drejtësisë, urdhrat e shkarkimit nga detyra, janë të shoqëruara me relacion shoqërues, ku evidentohen motivet dhe analiza ligjore, se ku mbështetet shkarkimi nga detyra.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon ish-drejtuesit e IEVP që të ndjekin rrugën ligjore të kundërshtimit të urdhrit të ministrit apo referimin e çështjes pranë organit të Prokurorisë!
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara. Hoxha garanton se do të trajtojë me prioritet çdo informacion në këtë drejtim dhe do t’ia referojë rastin menjëherë ministrit të Drejtësisë për marrjen e masave sipas ligjit.
Pak ditë më parë, ministri i Drejtësisë liroi nga detyra pas propozimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, tre drejtorë të burgjeve, Etnor Krakulli i Burgut të Fierit, Fatjon Fanaj burgu Tiranë dhe Ahmet Bala. Ditën e djeshme Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha publikoi 6 arsyet e shkarkimit të tyre.

Enton DOÇI

Hahn: Zgjedhjet e lira do bëjnë diferencën për hapjen e negociatave

European Union Commissioner designate for Regional Policy Johannes Hahn from Austria is seen during his hearing at the European Parliament in Brussels, Thursday Jan. 14, 2010. (AP Photo/Thierry Charlier)

“Mos u nxitoni me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të vitit”. Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn i këshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të këtij viti. Sipas tij, kriteret që do të bëjnë diferencën për hapjen e negociatave janë: zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme; fillim i besueshëm i procesit të Vettingut dhe lufta e efektshme kundër drogës.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn këshillon Tiranës zyrtare të mos thërrasë fitore para kohe për hapjen e negociatave të anëtarësimit këtë vit. Në një takim me korrespondentët e Ballkanit në Bruksel, komisioneri Hahn është shprehur, se hapja e negociatave me Shqipërinë mund të arrihet nëse kriteret e përcaktuara nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive. Kjo deklaratë vjen pas artikulimit të Kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit Brukseli duhet të përgatitet për hapjen e negociatave në fund të vitit:
“Është mirë të kërkosh hapjen e negociatave, por ne mund ta arrijmë këtë ose mund të reagojmë nëse kriteret që kemi kërkuar vazhdimisht do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive. Së pari, ne do të shohim zgjedhjet dhe shpresoj të kemi një raport pozitiv nga ODIHR, së dyti, një fillim të besueshëm të procesit të Vettingut dhe së treti, luftë të efektshme në luftën kundër drogës”.
Në përgjigje të pyetjes së “ABC News”, komisioneri Hahn është ndalur veçanërisht te çështja e drogës, duke thënë, se ka një shtim të prodhimit dhe trafikut të drogës dhe se kjo çështje duhet trajtuar seriozisht, pasi kjo krijon një reputacion të rrezikshëm për vendin. Komisionerin Hahn, sheh si më të volitshme rekomandimin për hapjen e negociatave në fillim të vitit të ardhshëm:
“Ne duhet të shohim se ç’mund të arrihet deri në tetor-nëntor, pasi duhet t’u raportojmë vendeve anëtare. Ajo që është e rëndësishme është cilësia e reformave dhe jo shpejtësia. Të krijosh presion në kohë, ndoshta ndihmon si nxitje kundrejt disave, por nga ana tjetër nuk përbën dallim thelbësor nëse ne e bëjmë në nëntor apo janar, aq më tepër nëse kemi më shumë siguri në janar që po shkojmë drejt një rezultati pozitiv që mbështetet nga shtetet anëtare. Nuk kam si qëllim që thjesht të paraqes një raport, por të kem garanci paraprakisht, që ai do të mbështetet nga shtetet anëtare”.
Komisioneri Hahn, ka përsëritur, se duhet evituar efekti kundraproduktiv, ku bëhet shumë presion dhe rezultati është negativ. Sipas Johannes Hahn, ajo që nevojitet është një bashkim kombëtar të qeverisë dhe opozitës për të përmbushur kriteret e përcaktuara për hapjen e negociatave.

Kryebashkiaku i Pukës fyen si bandit mjeken e nderuar

Kryetari socialist i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ofendon dhe sillet si bandit me mjeken e shëndetit publik, Marte Deda. Denoncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha pas një mesazhi që i ka dërguar një qytetar nga Puka. Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet të vendosë para ligjit këtë bandit që fyen qytetarët me gjuhën e Edi Ramës.
“Shikoni si sillet si bandit me mjeken e nderuar Marte Deda, kryetari socialist i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj! I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të vendosë para ligjit këtë bandit që fyen me gjuhën e Edi Ramës një njeri, një zonjë që ka një jetë të tërë në shërbim të qytetarëve të Pukës, të shquar për edukatën dhe etikën dhe mirësjelljen e tyre”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin dhe videon e dërguar nga qytetari dixhital.
“Përshëndetje zoti Berisha. Doja t’iu informoja se më dt. 02.06.2017, është bërë prezantimi i drejtorit të komanduar të Shëndetit Publik, Qazim Arifaj. Ky prezantim nuk u bë në ambientet e ndërmarrjes, por në Pallatin e Kulturës të qytetit të Pukës, ku për të prezantuar këtë drejtor ishte kryetari i Bashkisë, i cili gjatë prezantimit ka ofenduar ish-drejtoreshën e këtij institucioni, Dr. Sajmira Laçin.
Ky prezantim ka kaluar në debate të mëdha, ku kryetari i Bashkisë ka bërë debate të ashpra, ku ka ofenduar rëndë nga Dr. Marte Deda, kryetarja e gruas për PD Pukë, si dhe shefin e Burimeve Njerëzore, z. Ndue Lala.
Zoti Berisha, ju lutem informoni dhe denonconi çfarë po bën ky kryetar bashkie, ku gjithë drejtoritë e PS në Pukë i ka kthyer në pronë të tij dhe po i shantazhon punonjësit duke ju thënë: ‘do ju heq nga puna po nuk votuat për PS-në’.
Ç’është kjo që po ndodh, zoti Berisha dhe askush nuk po merr masa ndaj këtij kryetari që çdo ditë dhunon psikologjikisht qytetarët e tij dhe të gjithë kanë frikë të flasin. Ja ku e keni dhe videon ku shihet kryetari i Bashkisë duke ofenduar doktoreshën e shëndetit publik, Marte Deda”, shkruan qytetari.
Para pak ditësh, kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka ushtruar dhunë ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni. Me urdhër të Gjonajt, forcat e Policisë së Rendit dhe të Policisë Bashkiake kanë rrethuar lokalin e kreut të fushatës së PD, Demir Hyseni dhe më pas kanë shkatërruar karrigen dhe pajisjet e tjera për motive politike.
Bëhet e ditur se policia ka ushtruar dhunë ndaj Demirit dhe ka marrë me forcë të gjitha karriget dhe tavolinat që ndodheshin në lokalin e tij. Policia Bashkiake ka pretenduar se karriget dhe tavolinat janë marrë nga lokali për shkak se është zënë hapësira publike, por në lokalet e tjera nuk është ndërmarrë një aksion i tillë.
Dhuna dhe terrori ndaj shefit të shtabit të fushatës së Partisë Demokratike të Pukës, Demir Hyseni, është ushtruar për motive politike. Pas nisjes së fushatës zgjedhore, Hyseni është kërcënuar vazhdimisht nga trafikantët e drogës që të mos bëjë fushatë për Partinë Demokratike. Frika e humbjes së zgjedhjeve ka tërbuar PS-në atje dhe të dërguarin e Ramës, Ditmir Bushati. Bushati i Ramës ka angazhuar trafikantët e drogës për të bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Prokuroria nis hetimet për zyrtarët e përfshirë në fushatë

Prokurori ka nisur hetimet për zyrtarët dhe drejtorët e shkollave dhe të shëndetësisë të përfshirë në fushatën zgjedhore. Bëhet e ditur se, pas shkarkimit të dhjetëra zyrtarëve dhe kallëzimit të tyre në Prokurori me motivacionin se janë përfshirë në fushatën elektorale, organi i akuzës ka nisur hetimet për çdo rast. Në këtë hetim janë përfshirë disa Prokurori të rretheve si Berat, Durrës, Tiranë, Shkodër dhe veprimet hetimore po kryhen për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe detyrimin e qytetarëve për të marrë pjesë në aktivitete politike.
Pjesa dërrmuese e të larguarve janë përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vetëm të shtunën, ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi urdhëroi shkarkimin e 8 zyrtarëve në varësi të tij, 5 drejtorë burgjesh, 2 hipotekash dhe drejtorin e Përmbarimit Gjyqësor në Durrës. Sipas ministrit është e provuar që këta ish-zyrtarë janë përfshirë në fushatën e partive politike dhe në Prokurori kanë dorëzuar prova që i implikojnë.
Këto prova po verifikohen nga Prokuroria dhe në ditët në vijim nëse do të jetë e nevojshme do të thirren për t’u pyetur edhe personat e kallëzuar. Hetimet kanë nisur edhe për drejtorë në arsim e shëndetësi të përfshirë në fushatën zgjedhore.
Parlamenti miratoi me shumicë të cilësuar votash ndryshime të reja në Kodin Penal, të cilat sanksionojnë për herë të parë masa të rrepta të ndëshkimit për cilëndo që përfshihet në shitblerjen e votës. Kushdo që do të guxojë të përfshihet në veprën penale të shitblerjes së votës do të përballet me burg deri në 7 vjet.

Kryebashkiakja e Prrenjasit punëson 15 vetë nga fisi në Bashki

Kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit mban rekord për punësimet e familjarëve të saj dhe të fisit në Bashki. Janë plot 15 familjarë të saj që janë punësuar në Bashki nga Miranda. CityNews ka bërë një investigim të thjeshtë, pasi ka siguruar nga Thesari listën e pagesave të punonjësve të Bashkisë Prrenjas, dhe ka mbledhur informacion për stafin e këtij institucioni dhe emërimet e bëra në Bashkinë e Prrenjasit nga kryetarja Miranda Rira, përfaqësuesja e LSI zgjedhur në 2015.
Nga të dhënat rezulton se, emërimet nepotike fillojnë nga fëmijët e dajës, fëmijët e tezes, mbesat, kushërirat, djali i hallës, kunatat, djali i krushkut etj.
Më poshtë, po sjellim listën nepotike me 15 emërimet skandaloze të Miranda Rirës, të cilat fillojnë që nga menaxher sporti, administrator, drejtor rrugësh, punonjës të thjeshtë, specialistë, inspektorë, etj.
Bashkia e Prrenjasit mund të quhet pa asnjë dyshim: “Një shans për të gjithë fisin e kryetares”.
Emërimet nepotike nuk tregojnë gjë tjetër, veçse faktin se një kryebashkiake e LSI e ka kuptuar më mirë se të gjithë sloganin nga “Një shans për të gjithë” në “Një shans për fisin”.
Shikoni listën e mëposhtme dhe bëni vlerësimin për kryebashkiaken e Prrenjasit, Miranda Rira.
Inspektor finance, Dashurie Çollaku, vajza e dajës.
Specialist i emergjencave civile, Bergin Karaj, djali i  dajës.
Specialist i emergjencave civile, Ervin Balla, djali i tezes.
Specialist për problemet e dhunës në familje dhe barazisë gjinore, Mirela Dashi, mbesa, vajza e motrës.
Inspektor për mbrojtjen e konsumatorit, Nasibe Kanani, kushërira e Mirandës.
Specialist Shërbimesh, Ilmi Karaj, djali i dajës.
Hidraulik, Kosta Feçi, Kunati i drejtorit të Shërbimeve.
Shofer, Mili Vasku, nipi, djali i motrës.
Roje shkolle, Enver Alla, djali i tezes.
Punonjës, Servete Rira, kunata e Mirandës.
Punonjës, Irfan Bogdani, djali i hallës.
Drejtori  i rrugëve, Xhemal Facja, krushku i Mirandës.
Administrator, Ilir Balla, djali i tezes.
Punonjës Mirëmbajtje, Redi Çollaku, kunati i administratorit të Rrajcës.
Menaxher i Sportit, Ardit Facja, djali i krushkut.

Ministrja Kumbaro, fushatë me fondet e Ministrisë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro bën fushatë zgjedhore me fondet e Ministrisë në kundërshtim me ligjin. Denoncimi është bërë nga kandidati i PD për deputet në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu. Kandidati i PD, thotë se ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëherësh kandidate e PS, po shfrytëzon postin për fushatën e saj.
Në një postim në Facebook, Tritan Shehu ka publikuar një ftesë, që sipas tij tregon se Ministria e Kulturës ka planifikuar zhvillimin e një panairi në Libohovë, në kulmin e fushatës elektorale. Shehu hedh dyshime se paratë e ministrisë që drejtohen nga Kumbaro, po përdoren për fushatë elektorale në favor të saj dhe Partisë Socialiste.
“Në kulmin e fushatës elektorale, datë 9-11 qershor, në zonën e saj elektorale, Libohovë, sipas një ftese pa firmë e pa vulë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë (e drejtuar nga PS-ja), organizojnë një “Festival Tradicional”, shkruan Shehu, duke ngritur njëkohësisht edhe pyetjen retorike, se kush po e financon atë. Sipas kandidatit të PD-së, në Qarkun e Gjirokastrës, gjatë kësaj periudhe elektorale janë organizuar disa aktivitete të tilla abuzive.
Ndërkohë, ministrja e Mbrojtjes dhe kandidatja e PS për deputete, Mimi Kodheli, imiton variantin e PD për Universitetin në Kukës. Kodheli, kandidatja e PS në Kukës, nr. 1 i Listës, deklaroi një ditë më parë se në Kukës do të hapet një Universitet. Natyrisht, ajo nuk e di se flet pa lejen e qeverisë së vet, e cila e shembi Universitetin tre vjet më parë, ose ajo nuk e di se tre vjet më parë kishte Universitet në Kukës, por e mbylli “Rilindja”, ndërsa Mrika për fushatë elektorale, thotë se, “do hapim Universitet në Kukës”. Ajo mendon se do të mashtrojë qytetarët, sidomos të rinjtë e Kukësit me hapjen e Universitetit. Çelja e një Universiteti në Kukës është në programin e PD dhe do të realizohet pas fitores më 25 qershor.

Ministri i Shëndetësisë emëron drejtorin e ri të Spitalit të Beratit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri shkarkoi dje drejtorin e Spitalit të Beratit, Idlir Frashëri për pjesëmarrje në fushatë elektorale dhe emëroi drejtorin e ri Arqile Vasili. Bëhet e ditur se, Beqiri ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me shefat e pavioneve në Drejtorinë e Spitalit të Beratit. Pas këtij takimi, Beqiri konfirmoi pezullimin nga puna të Idlir Frashërit, drejtorit të Spitalit të Beratit, ndërsa në vend të tij emëroi Arqile Vasilin.
“Jam në Spitalin e Beratit ashtu si në të gjitha spitalet e vendit për të demonstruar edhe një herë se gjëja më e rëndësishme në këtë periudhë para elektorale është aderimi në përputhje të plotë me ligjin për mospërfshirjen e administratës publike në fushatë. Është e rëndësishme që të gjithë punonjësit dhe personeli i shëndetësisë të mos këtë kundërvajtje me ligjin”, tha Beqiri.
Ky vendim i ministrit vjen, pasi policia nisi hetimet për Frashërin, pasi dyshohet se ka blerë vota  për llogari të një partie politike. Ai akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe  “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”. Nën hetim për të njëjtat akuza është vënë edhe Gledion Rehovica, kandidati për deputet i LSI-së në Berat, i cili renditet i dyti në listë.

Gjykata vendos: Tahiri do të thirret në gjyq për krimet e Shullazit

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të pyetur dëshmitarët e kërkuar prej saj në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Është vendosur që të dëshmojnë ish-ministri Saimir Tahiri, ish-ministrja Lindita Nikolla, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Sipas Prokurorisë, ata do pyeten për kërcënimet nga Emiljano Shullazi ndaj Mynyr Konit, në mënyrë që ky i fundit të tërheqej nga gara si rektor universiteti.
Koni u kërcënua në muajin prill të 2016-ës që të tërhiqej nga gara për rektor në UT, jashtë një hoteli në Tiranë, ndërsa rastin e denoncoi në Policinë e Tiranës, e më pas ka marrë kontakte me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.
“Jam kërcënuar personalisht dhe është gjithçka e vërtetë, pavarësisht akuzave që janë hedhur se është inskenim, aspak. Kërcënimi ka qenë që të largohem nga kandidimi për rektor”, ka thënë rektori Koni.
Kujtojmë se Emiljano Shullazi u arrestua në mesin e muajit prill 2017, pasi ish-kryeministri Sali Berisha publikoi kërcënimin që u ishte bërë rektorëve Mynir Koni dhe Dhori Kule. Në mbrëmje të po asaj dite, Prokuroria e Krimeve të Rënda firmosi urdhërarrestin për Shullazin e miqtë e tij, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin, me akuzën e katër rasteve të gjobëvënies ndaj biznesmenëve.
Krimet e Rënda kanë pranuar të administrojnë edhe dëshminë e biznesmenit të kërcënuar, Ylvi Beqaj. Gjithashtu ditën e sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për deklarim të papërdorshëm të përgjimeve të kryera gjatë hetimit.
Si dëshmitarë do të pyeten edhe dy ish-avokatët e të 5 të pandehurve në fazën paraprake të hetimit, Nexhdet Kambo e Alban Qafa si dhe noterja Aida Spahiu, para të cilës Ylvi Beqja i ka kaluar 35% të pronës Emiljano Shullazi. Por një nga dëshmitë kryesore në këtë proces dhe që për akuzën provohen krimet e Emiljano Shullazit, është pyetja në sallën e gjyqit me cilësinë e dëshmitarit të biznesmenit të mbrojtur nga drejtësia Ylvi Beqja. Seanca u ndërpre, për të njoftuar dëshmitarët e parë të akuzës, të cilët do të pyetën të martën e ardhshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Sipas Prokurorisë, Emiljano Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij, Gilmando Dani, Endri Zela, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja, akuzohen për 9 vepra të rënda penale. Atë të “gjobëvënies” ndaj 3 biznesmenëve të ndryshëm, ku vetëm Ylvi Beqja mendohet se ka paguar rreth 500 mijë euro nga frika e kërcënimit. Të pandehurit akuzohen se kanë vendosur tritol në bizneset e Adriatik Kërçuku dhe Jani Zakës, si dhe kanë kërcënuar dy profesorët për t’u tërhequr nga gara e zgjedhjeve në Universitet.