22.5 C
Tirana
E martë, 22 Korrik, 2025

Sekuestrohen 74 kg drogë nga Shqipëria kapen në Igumenicë

Rreth 74 kg drogë ka kapur policia greke në dy operacione të zhvilluara në Igumenicë dhe në Kozani pranë Kapshticës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 shqiptarë, të moshave nga 22 deri në 33 vjeç. Sipas mediave greke, një operacion është zhvilluar në një zonë pyjore në Sajadhë, Igumenicë, ku 3 shqiptarë të moshave, 22, 25 dhe 33 vjeç sapo kishin kaluar kufirin më këmbë me dy çanta plot me drogë. Pas peshimit ka rezultuar 37 kg e 610 gramë marijuanë. Ndaj 25-vjeçarit dhe 33-vjeçarit kishte urdhër ndalimi të mëparshëm për kalim në shtetin grek.
Në operacionin e dytë të zhvilluar në Kozani pranë Kapshticës është zbuluar një sasi gati e njëjtë droge. Policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe drejtohej nga një 28-vjeçar shqiptar. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta që përmbanin 36 pako me 36 kg e 700 gramë marijuanë. Pas gjetjes së drogës policia i ka vënë prangat shoferit shqiptar.
Ndërkohë, policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në Milano. Gjatë operacionit të policisë italiane është vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar, i cili gjatë momentit të arrestimit është kapur me 38 kg kokainë, si dhe me armë zjarri. Mediat italiane njoftojnë se 47-vjeçari shqiptar cilësohet si një nga eksponentët kryesorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qendër të Milanos.

300 kg drogë nga Shqipëria sekuestrohen në Greqi

Policia greke ka sekuestruar më shumë se 300 kg kanabis në Janinë, në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Droga u gjet në mjetin që drejtohej nga një shtetas shqiptar, i cili nuk qëndroi për kontroll kur iu kërkua nga patrulla e policisë. Autoritetet greke kanë mundur të identifikojnë drejtuesin e moshës 36 vjeç, por jo personin tjetër që ndodhej në makinë.
Automjeti u diktua në rrugën nacionale Janinë-Kozani dhe saktësisht në qytezën e Konicës. Drejtuesi rriti shpejtësinë kur u përball me patrullën dhe pak më vonë të dy personat e braktisën mjetin dhe u larguan më këmbë për në drejtim të paditur, duke shfrytëzuar terrenin e thyer.
Në brendësi të mjetit dhe të portobagazhit, policia gjeti dhe sekuestroi 174 paketa me gjithsej 335 kilogramë kanabis. Shërbimi i Antidrogë i Janinës po vazhdon operacionin për gjetjen dhe arrestimin e dy personave.
Ndërkohë, një gomone me 685 kg kanabis është gjetur pas mesnate e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës. Sipas Policisë së Vlorës, mjeti lundrues është gjetur rreth 1 km larg grykëderdhjes së lumit dhe brenda saj gjendeshin pako dhe çanta, të cilat përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa. Operacioni masiv për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe kundër kultivimit të bimëve narkotike, është realizuar nga forcat e Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, Drejtorisë vendore e Policisë Vlorë, Reparti Delta Forcë dhe GdF.
“Gjatë mesnatës, pas një pune hetimore disa ditore mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, u bë e mundur gjetja e një gomoneje me drogë, e fshehur në pyll pranë Lumit të Vjosës, rreth 1 km larg grykëderdhjes së saj, ku brenda së cilës gjendeshin pako dhe çanta, të cilat përmbanin lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa. Në këtë mjet dhe pranë tij (të hedhura në tokë) janë gjetur gjithsej 67 pako dhe 4 çanta, të cilat pas peshimit kanë rezultuar me peshë të përgjithshme prej: 685 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa, që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me njëra-tjetrën vijojnë kërkimet duke krehur zonën tokësore përreth, por edhe atë ujore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vetëvriten nga depresioni dy persona në Dibër dhe Vlorë

Dy raste të vetëflijimit si pasojë e depresionit janë regjistruar dje nga policia. Një 25-vjeçare është gjetur e vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive në fshatin Katund i Ri të Dibrës. Policia thotë se vajza e identifikuar me inicialet S.N., është gjetur pa shenja jete nga i vëllai. “Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjekoligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar. Shkaku paraprak dyshohet që shtetasja S.N., ishte në kushte depresioni”, informoi dje Policia e Dibrës. Gjithashtu eksperti mjekoligjor gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar.
Ndërkohë, në Vlorë, një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit. Ngjarja u shënua rreth orës 10:40 minuta në lagjen “Pavarësia 2”. Sipas Policisë së Vlorës, viktima F. Ruçi është rrëzuar nga banesa e tij. “Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilën kurohej prej disa vitesh”, informon policia.
55-vjeçari jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ngjarjes viktima ka qenë vetëm në banesë. Ndërsa një vajzë e re dhe një 55-vjeçar u larguan nga kjo botë duke i dhënë fund jetës së tyre për shkak të depresionit, të dy njoftimet e policisë u mbyllën me frazën klishe “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”.

Ktheu hotelin në bazë prostitucioni, Prokuroria dërgon në gjyq biznesmenin

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës për vjedhjen e një çante me para në një hotel, zbuloi një rrjet prostitucioni. Një pjesë e personave janë dënuar pak kohë më parë, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim edhe pronarin e hotelit, Përparim Xhelili të akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”.
Në gusht 2015, E.L., dhe disa nga miqtë e tij kanë qëndruar në hotelin “Papi” në Tiranë, në dhoma të ndryshme. Në mëngjes, në dhomën e E.L., është paraqitur shtetasja M.Dalti, e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostitucion në atë hotel. D.L., nuk ka pranuar, por gjithsesi, sipas deklarimit të tij, M.Dalti është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza. Sërish, sipas deklarimit, E.L., nuk ka pranuar “shërbimet seksuale” të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3.500 euro.
Ai menjëherë ka bërë kallëzim penal në polici, e cila nisi veprimet procedurale dhe referoi rastin në Prokurori. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës ende nuk është identifikuar me prova të plota personi përgjegjës për vjedhjen e parave, por ndërkohë hetimet u zhvilluan edhe për faktin penal të ushtrimit të prostitucionit në atë hotel.
Nga të dhënat hetimore, rezultonte se hoteli ishte në pronësi të Përparim Xhelilit, por që ia kishte dhënë në përdorim M.Daltit. Kjo e fundit, në hotel, ndërmjetësonte me klientët për t’i ofruar disa vajza, të cilat kryenin “shërbime seksuale”.
Në bazë të veprimeve proceduriale, në kuadër të hetimit për vjedhjen e parave, u arrestuan në flagrancë M.Dalti, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. Gjithashtu, u arrestua edhe F.Gecaj, roje në hotel, për “moskallëzim krimi”. Ky i fundit ishte në dijeni të veprimtarisë së paligjshme në hotel, por e mohoi para organit procedues. Dy personat e mësipërm janë dërguar për gjykim dhe më tej janë dënuar për veprat për të cilat akuzoheshin. Gjithashtu, është shpallur fajtore edhe shtetasja I.D., për veprën penale të “Prostitucionit”.
Ndërkohë, ndryshe nga sa rezultoi gjatë hetimit, në gjykim, të pandehurit deklaruan se hoteli ishte në pronësi dhe shfrytëzohej nga pronari i tij i ligjshëm, Përparim Xhelili. Pra, pavarësisht se ishte deklaruar se hoteli përdorej nga shtetasja M. Dalti, në fakt, i dyshuari Xhelili organizonte punën në hotel, përfshirë edhe sigurimin e kushteve për prostituimin.
Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e shtetasit Përparim Xhelili, i dyshuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”. Ky i fundit rezulton se është dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe për të njëjtin hotel. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim kërkesën për shtetasin Xhelili.

Dosja e drogës “Laguna e Vilunit”, 4 të arrestuar, në kërkim 3 biznesmenë

Policia e Shtetit arrestoi 4 persona dhe shpalli në kërkim disa të tjerë, si pjesë e dosjes së trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit drejt Malit të Zi dhe Italisë. Mësohet se, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, konkretisht sektori i Antitrafikut ka prangosur shtetasit Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Pilurin dhe Altin Rramollin. Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit që furnizonin me drogë rrjetin e organizuar nga Shkodra që merrej me trafik droge nga Laguna e Vilunit. Për llogari të këtij hetimi, veç 4 të arrestuarve mësohet se janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë mes tyre biznesmenë të njohur. Nuk jepen detaje për emrat e këtyre personave të shpallur në kërkim, por bëhet e ditur se ndaj tyre me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas policisë, 4 të arrestuarit dhe personat e shpallur në kërkim dyshohet se janë pjesë e rrjetit prej 7 personave tashmë të dënuar në formën e prerë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të pandehurit e dënuar në total me 54 vite burg janë Mikel Hoxha, Ervis Sulo, Indrit Rraja, Leonidha Dhimojani, Mirjan Vitaj, Alfred Syli dhe Kristjan Eokaj. Këta të pandehur që tashmë janë dënuar, në shtator të 2014 kanë organizuar dhe më pas kanë tentuar të nisin drejt Italisë një skaf me rreth 600 kg hashash në bord. Droga dyshohet se ishte siguruar nga 4 të arresturit Renato Çaushi, Andrea Mita, Kasem Piluri dhe Altin Rramolli, të cilët më pas e kanë transportuar drejt Shkodrës, ku të pandehurit e dënuar kanë organizuar lëvizjen e mallit drejt Lagunës së Vilunit ku i priste skafi i ardhur nga Vlora dhe që kishte për destinacion Italinë. Por për shkak se lëvizja e tyre ishte diktuar nga policia, skafi është drejtuar në brigjet e Malit të Zi, duke hedhur në det çantat me hashash, por pa mundur t’i shpëtojnë prangave të policisë.

Skllevërit e pambukut

Meta Krese

Historia e pambukut është ngushtësisht e ndërthurur me atë të kapitalizmit perëndimor. Pambuku ka qenë një prej shtyllave të Perandorisë britanike dhe ka kontribuar në ngritjen e strukturave efikase dhe të pamëshirshme të ekonomisë së sotme të globalizuar. Tshirt-et që blejmë nëpër dyqane si GAP apo H&M mund të duken larg nga e kaluara e përgjakur e një kulture që evokonte skllavërinë dhe shfrytëzimin e tetëqindës. Por në qoftë se provohet të ndiqet zinxhiri i kultivuesve, i punëtorëve, i tregtarëve dhe i pronarëve të fabrikave, është gjithnjë e më e dukshme se në realitet kapitalizmi nuk është larguar shumë nga origjina e tij. Bima e pambukut përshtatet lehtësisht. Rritet aty ku shirat janë të bollshëm dhe temperaturat qëndrojnë sipër zeros për të paktën 200 ditë në vit. Arkeologët kanë zbuluar se njerëzit e kultivojnë prej mijëra vjetësh në Afrikë, Indi, Amerikë Qendrore e Amerikë Latine. Qysh në shekullin V B.C., Herodoti tregonte se ushtarët e ushtrisë së Kserksit I të Persisë vishnin rroba me bukuri të jashtëzakonshme “të bëra me një lesh që rritet nëpër pemë”.
Europa do ta zbulonte pambukun shumë më vonë dhe deri në një pjesë të mirë të Rilindjes përdori vetëm linin, kërpin, mëndafshin dhe leshin. Kur në gjysmën e dytë të gjashtëqindës, kompania angleze e Indive Lindore solli në Angli copat ekonomike e të ngjyrosura të pambukut e të damaskut, këto patën menjëherë sukses të madh. Europianët e adhuronin faktin që këto ngjyra të gjalla nuk zbërdhuqeshin para larjes së parë. Për të luftuar konkurrencën e re, prodhuesit europianë të tekstileve përdorën të gjitha mjetet në dispozicionin e tyre. Më 1686, Franca e shpalli pambukun indian të jashtëligjshëm, Anglia miratoi një ndalim të parë të pjesshëm të importit më 1702 dhe një më të fortë më 1721. Spanja, Prusia dhe vende të tjera e ndoqën, duke vendosur kufizime të ndryshme. Por në fund tregtarët panë në këtë material një mundësi përfitimi dhe ndërtuan një industri europiane të pambukut të bazuar mbi kolonializmin, skllavërinë dhe industrializmin.
Pambuku me çmim të volitshëm i mbledhur nga skllevërit në Amerikën Veriore i mundësoi Mbretërisë së Bashkuar që të mundë çmimet e Indisë. Sipas historianit Richard Dattel, qysh rreth viteve 1860 importonte pambuk nga Amerika me një vlerë prej 1.4 miliard paundësh. Në fabrikat e pambukut dhe në manifakturat britanike, rreth 1 milion punëtorë e transformonin këtë material bruto në veshje që përbënin deri në 40% të eksporteve të vendit. “Pambuku”, shkruan Dattel, “dha kontributin më të rëndësishëm në fuqinë ekonomike britanike dhe në ngritjen e saj si perandori botërore”. Pambuku qe trampolina e Revolucionit Industrial dhe e një ekonomie globale që mundësonte një akumulim të pakufizuar të kapitalit.
Sot plantacionet e pambukut zënë 2.5% të trojeve të kultivueshme të botës. Industria e pambukut është burimi kryesor i të ardhurave për dhjetëra miliona fshatarë e punëtorë. Por kjo e ardhur është zakonisht e ulët. Punëtorët e pambukut janë humbësit e përjetshëm në garën globale në rënie. Shumëkombëshet kërkojnë gjithmonë fabrika tekstilesh më komode dhe këto, nga ana e tyre, e blejnë pambukun sa më shumë që munden me çmim të lirë. Çdo shpenzim i mëtejshëm, përfshi një rritje të rrogave, do t’i bënte blerësit të vraponin drejt fabrikash akoma edhe më ekonomike, nganjëherë duke shkatërruar ekonomi të tëra kombëtare. Kemi ndjekur ciklin e jetës së pambukut nga fushat e Burkina Fasos, në fabrikat e Bangladeshit dhe deri në raftet e dyqaneve sllovene. Gjatë kësaj rruge kemi folur me njerëz që prodhojnë këmishat, xhinset dhe të gjitha gjërat e tjera që veshim çdo ditë, për të kuptuar sesa fitojnë vërtet.

Boromo, Burkina Faso
“A dini gjë nëse ka makinë për mbledhjen e pambukut?”, më pyet Paul Timbi Kobassare. Është një mëngjes i freskët dhjetori. Një në dhjetë midis familjarëve dhe miqve janë duke mbledhur pambuk në një prej arave të tij, që nuk e kalon gjysmë hektarin. Do të kenë nevojë për një ditë tjetër përpara se bëjnë bashkë 1 ton pambuk bruto. Më pas Kobassare do ta çojë sasinë në shtëpi me një karrocë me gomar. Pas disa javësh, ditën e tregut, do ta çojë në qendrën e grumbullimit, një hapësirë e vogël në anë të fshatit ku të gjithë fshatarët grumbullojnë pambukun e tyre dhe e bëjnë masë kompakte që të mund të rëndojë. Pasi të kenë llogaritur prodhimin e këtij sezoni, do të bëjnë bashkë sasitë e grumbulluara dhe do të presin kamionët e Sofitex (Société Burkinabé des fibres textiles), kompania më e madhe e sektorit tekstil e Burkina Fasos. Kamionët do ta çojnë pambukun në të 16 stabilimentet e zhveshjes së Sofitex. Aty punëtorët do të ndajnë pambukun nga farërat, do të shtypin pambukun në topa dhe do ta dërgojnë në portet e Beninit, Ganës, Bregut të Fildishtë dhe Togos. Aty pjesa më e madhe e këtyre ngarkesave do të shkojë përtej oqeanit për t’u përpunuar në fabrikat aziatike të pambukut. Burkina Faso është kultivuesi dhe eksportues më i madh i pambukut bruto i kontinentit afrikan. Shteti e mbështet industrinë duke i dhënë hua, asistencë sociale dhe duke vendosur një çmim të garantuar për sezonin. Çdo vit 200000 ferma të vogla prodhojnë rreth 700000 tonë pambuk. Drejtpërsëdrejti ose jo, nga këto të mbledhura varen 4 milionë njerëz, 1/5 e popullsisë së vendit.
Kobassare mbjell 2 hektarë me pambuk, që është pak a shumë mesatarja për një fshatar të Burkina Fasos. Fitimi i tij, i shpërndarë në harkun e vitit, shkon në pak më shumë se 1 dollar në ditë. Përveç arave me pambuk, posedon 2 lopë, 6 dele, 10 derra dhe 2 hektarë të tjerë të mbjellë me misër, mel dhe kikirikë, me të cilat mban familjen, pambuku është produkti i vetëm që shet. Alternativa e vetme e tij do të ishte të punonte në minierat e arit. Ka 800 miniera të vogla të improvizuara të shpërndara në të gjithë vendin. Ashtu si minatorët e pavarur të Burkina Fasos, Kobassare do t’i duhet të spostohet nga miniera në minierë me shpresën e gjetjes së arit. Mund t’i duhet të shkojë edhe në vendet fqinje. Dita e tij e punës do të zgjaste nga mëngjesi në perëndimin e diellin apo nga perëndimi i diellit në mëngjes. 7 ditë në 7. Nuk do ta shikonte kurrë familjen e tij. “Në një minierë ari, gjithçka varet nga fati”, thotë ai. “Ndoshta do të mund të fitoja 4 apo 5 dollarë në ditë. Të paktën me pambukun 1 dollar në ditë jam i sigurtë që e marr”.
Sofitex u garanton kultivuesve çmimin e blerjes përpara mbjelljes. Më 2015 ishte 36 cent kilogrami. Veç kësaj, sindikata e kultivuesve negocion një bonus, që varet nga çmimi i pambukut në tregun botëror. Vite të caktuara bonusi nuk jepen, por në të kaluarën ka qenë edhe 6 cent kilogrami. Në prillin e 2015, kur ka nisur mbjellja, Sofitex i ka huazuar Kobassare 6 farëra pambuku gjenetikisht të modifikuar, plehëra kimike, herbicide dhe insekticide. Atë vit më shumë se 70% e kultivuesve të Burkina Fasos ka zgjedhur pambukun gjenetikisht të modifikuar. Anipse janë më të shtrenjtë, fshatarët i preferojnë, sepse mundësojnë që të përdoret më pak pesticid sesa tradicionalët. “Fëmijët që studiojnë dhe lidhen në internet na këshillojnë që të përdorim pambukun gjenetikisht të modifikuar”, shpjegon një përfaqësues i sindikatës së kultivuesve në fshatin Toussiana, në jugperëndim të vendit. “Spërkatësit tanë janë në kushte të këqija dhe nuk kemi rrobat e përshtatshme mbrojtëse. Helmohemi me substancat kimike”. Por, fatkeqësisht, pambuku gjenetikisht i modifikuar paraqet një problem. I paraqitur për herë të parë më 2003, në vijim të një marrëveshjeje të qeverisë me shumëkombëshen Monsanto, prodhon bohçe më të vogla në çdo gjeneratë, duke e ulur cilësinë dhe çmimin e pambukut nga viti në vit. Në prillin e 2016, Association interprofessionnelle du coton au Burkina (Aicb) e ka paditur Monsanto për 83.91 milionë dollarë dhe ka pushuar së përdoruri pambukun gjenetikisht të modifikuar, duke i furnizuar ortakët e saj vetëm me farëra konvencionale. Por kultivuesit nuk kanë shumë dëshirë që të kthehen e të përdorin më pesticidet.

Daka, Bangladesh
3 vjet pas incidentit, zhurma e tmerrshme e shembjes së Rana Plaza jehon akoma në kokën e Nazma. Bile netëve është më keq. Jemi në barakën e saj njëdhomëshe dhe Nazma thotë: “E kam blerë me paratë e dëmshpërblimit që më kanë dhënë për incidentin”. “Është shtëpizë e bukur”, i përgjigjem. Më shikon me pamje të befasuar. “Mobiljet”, më korrigjon. “Kam blerë mobiljet e kësaj dhome”. Hedh sytë përreth. Dy shtretër metalikë, një dollap dhe një pasqyrë. Nazma (që ashtu si punëtorët e tjerë që intervistoj më kërkon që të mos ia botoj mbiemrin nga frika e raprezaljeve nga ana e punëdhënësit të saj) jeton në një dhomë me qira bashkë me të shoqin dhe 5 fëmijët. Nila, që është 8 vjeç dhe është më e vogla, në realitet është mbesa e saj. E ëma nuk i ka mbijetuar katastrofës së Rana Plaza. Në vendin ku më 2013 kanë humbur jetën nën gërmadha 1130 punëtorë tekstili (thuajse të gjitha gra) dhe 2500 të tjerë janë plagosur, është ngritur një statujë betoni disa metra e lartë. Disa ditë përpara shembjes, punëtorët kishin vërejtur të çara në godinën 8-katëshe. Dyqanet dhe banka në katet e poshtme qenë mbyllur, por pronarët e fabrikave të veshjeve në katet e sipërme kishin dhënë urdhër që të hynin njëlloj. Më 24 prill 2013, godina është shembur në orën e pikut. Nazma ka arritur të shpëtojë, e motra jo. Grushtat e statujës – grushta mashkullore – evokojnë forcën e punëtorëve. Por rreth 90% e 4.2 milionë punëtorëve të industrisë tekstile të Bangladeshit, e dyta në botë, janë gra.
Syed Sultan Uddin Ahmmed, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Punën të Bangladeshit, thotë se pothuajse të gjitha gratë vijnë nga zona rurale ku më parë zakonisht kishin vetëm një zgjedhje: të martoheshin. Sipas mendimit të tij, industria tekstile ka shkaktuar ndryshime të mëdha në shoqërinë bangladeshase. “Dikur vajzat dhe gratë nuk guxonin as ta imagjinonin kalimin e kufijve të fshatit të tyre”, thotë ai. “Tani shkojnë në Daka. Më përpara vëllezërit u dhuronin rrobat për festa. Tani janë ato që ua blejnë rrobat vëllezërve dhe që u dërgojnë para për ilaçet e prindërve”.
Anowara, një punëtore tjetër, ka synime më ambicioze për fëmijët e saj. “Duhet të mbarojnë shkollën”, thotë ajo. “Nuk dua që ta kalojnë jetën prapa një makine qepëse si puna ime”. Ajo dhe i shoqi punojnë në një fabrikë tekstilesh me 12000 punëtorë. Dy fëmijët e tyre, 5 dhe 6 vjeç, jetojnë me prindërit e Anowara në një fshat në verilindje, rreth 650 kilometra larg. Ajo do të preferonte të jetonte në komunitetin ku është rritur, më solidar, por “atje nuk ka asnjë mundësi fitimi për të jetuar nëse nuk posedon një copë tokë”, shpjegon ajo. Jeton në Daka prej tri vitesh. “Nuk i jam pishman këtij vendimi. Ama kur do të kemi kursyer mjaftueshëm para, do të kthehemi në shtëpi. Me ndihmën e prindërve tanë do të blejmë një copë tokë dhe do ta punojmë. Shpresoj edhe të mund të blejmë një makinë qepëse”. Dita e saj e punës zgjat minimalisht 10 orë. Kur ka porosi të madhe, orët e punës rriten. Fiton 89 dollarë në muaj, përfshi orët shtesë. Shpenzon 39 dollarë për qiranë dhe rreth 32 të tjera për të ngrënë.
Ahmmed është i bindur se, Bangladeshi ka nevojë për industrinë tekstile. Të papunët e sektorit nuk gjejnë lehtë punë tjetër, për punëtorët me rrogë të ulët ka shumë konkurrencë. Për këtë arsye, preokupon fakti që konsumatorët perëndimorë bojkotojnë kompanitë e veshjeve që prodhojnë në Bangladesh. Do të donte më shumë që vendet e pasura të ushtronin presione diplomatike ndaj qeverive dhe industrisë së veshjeve. Sipas mendimit të tij, kjo mund të garantonte mjedise pune më të sigurta dhe rroga dinjitoze kudo, jo vetëm në Bangladesh. “Shumëkombëshet janë të pamëshirshme”, thotë ai. “Në momentin që vendi ynë do të pushojë së garantuari fitime të mjaftueshme, thjesht do ta spostonin prodhimin në vende të tjerë të varfëra që publiku perëndimor nuk i shikon ende me dyshim”. Duke pasur frikë se mos një rritje e rrogave dhe një përmirësim i kushteve të punës i bëjnë shumëkombëshet të largohen, qeveritë dhe pronarët e fabrikave bashkëpunojnë midis tyre për të luftuar sindikatat e pavarura. Drejtuesi i një sindikate të vogël punonjësish tekstilë, që preferon të mbetet anonim, thotë se është arrestuar disa herë pse ka mbrojtur kolegët e tij të punës. Edhe pse është punëtor tekstili ekspert dhe i përgatitur, thotë se nuk arrin të gjejë punë për shkak të aktivitetit të tij sindikal. Vite më parë ka punuar në Korenë e Jugut, si shumë bangladeshas të tjerë. Atje rroga ishte më e lartë, por është përzënë se ka nxitur kolegët e tij të organizoheshin në një sindikatë.
Ka ndryshuar ndonjë gjë pas incidentit të Rana Plaza? Sipas drejtuesve sindikalistë, në fabrikat më të mëdha që furnizojnë markat ndërkombëtare kushtet e sigurisë janë përmirësuar, të paktën në repartet që blerësit e huaj mund të vizitojnë. Rroga minimale është rritur në 5300 taka (rreth 60 euro) në muaj. Punëtorët thonë se është akoma shumë e ulët dhe në dhjetor të 2016 kanë bërë grevë masivisht për të kërkuar që të rritet në 174 apo në 186 euro. Por edhe kjo rritje modeste mund t’i largojë kompanitë e mëdha. Njëra prej tyre që blen më shumë në Bangladesh, H&M, kohët e fundit u është drejtuar edhe fabrikave etiopiane e birmaneze, pasi në këto vende rrogat janë më të ulëta. Më 2016 shumëkombëshja suedeze ka nxjerrë afërsisht 2 miliardë euro fitim.

Lubjanë, Slloveni
Një fustan pambuku pa mëngë është i varur në një dyqan H&M. Vjen pas trupit dhe në fund me pala. Është i kuq, me lule të vogla të bardha e të verdha. Nga larg duket si jamdam, një prej materialeve më të lehta të Bengalës, dikur prerogativë e aristokratëve dhe e mbretërorëve. Shikoj çmimin: 10 euro. Kontrolloj etiketën: Made in Bangladesh. Prek copën. E blej, edhe pse dyshoj se do ta vesh ndonjëherë. Nuk më shkon aspak. Herëpashere e nxjerr nga dollapi dhe më pas një ditë do ta çoj në një qendër grumbullimi të Kryqit të Kuq, bashkë me një kuti tjetër me rroba, për të liruar dollapin dhe për të qetësuar ndërgjegjen. Prineses nazaj, podaris naprej (Ktheje dhe kaloja dikujt) ishte slogani i H&M të Lubjanës, gjatë javës europiane të reduktimit të shpërdorimeve. Në qendër të Kryqit të Kuq, një prej pikave të shumta të grumbullimit të rrobave të përdorura në Lubjanë, grumbullohen rreth 100 tonë rroba në vit. Vijnë sidomos nga zona metropolitane që ka më pak se 300 000 banorë. “Nuk mbesim kurrë pa gjë”, thotë Ema Verbnik, drejtuesja e qendrës së grumbullimit. “Është një qark i pafundëm. Na vijnë gjithnjë e më shumë veshje të mira, këpucë që asnjeri nuk dëshiron t’i veshë, rroba të reja akoma me etiketa. E gjitha kjo është simptomë e një pabarazie ekonomike gjithnjë e më të madhe”. Pothuajse, gjysma e veshjeve nuk është e mirë, sepse është e grisur apo e pistë. Por nuk përfundojnë në incenerator. Përzgjidhen dhe dërgohen në Rumani, ku një kompani austriake i ndan në më shumë se 150 grupe, në varësi të materialit. Është një punë e bezdisshme. Pikërisht për këtë arsye e bëjnë në Rumani, ku e ardhura mesatare është 5088 euro në vit. Pjesa më e madhe shitet si mall me cilësi të ulët në vendet e varfëra, përfshi Burkina Fason.

Boromo, Burkina Faso
Natyrisht që e di përgjigjen për pyetjen e Kobassare nëse ekzistojnë apo jo makina për mbledhjen e pambukut, por nuk i them asgjë. Çfarë do të ndryshonte për të nëse do të mësonte se puna e krahut e tij dhe ajo e familjes së tij i bëjnë konkurrencë asaj të fermerëve amerikanë, që kanë makina për mbledhjen e pambukut dhe njëherazi e presojnë për ta transportuar? Çfarë do të fitonte, nëse do t’i thoja se Karl dhe Terry Button, dy vëllezër që kanë ara në Arizona, do t’i mblidhnin komplet 2 hektarët e tij me pambuk në më pak se 30 minuta? Në Shtetet e Bashkuara gjatë sezonit të të korrave lëvizin nëpër fusha të mëdha makina të zhurmshme prej disa qindra mijëra dollarësh. Megjithatë, kushton më shumë të prodhosh pambuk në Shtetet e Bashkuara sesa në Burkina Faso. Sikur të mos ishte për subvencionet shtetërore, teknologjia e vetme nuk do t’ia arrinte të konkurronte me rrogat shumë të ulëta e Burkina Fasos. Një mëngjes dhjetori eci me Paul Timpi Kobassare dhe familjen e tij përgjatë rrugës së asfaltuar që shkon rreth fushave të pambukut të shpërndara nëpër luginë. Ecin me ngadalë, nuk kanë ngut: sa më shumë ngrihet temperatura, aq më shumë bohçet e pambukut hapen dhe aq më e lehtë do të jetë puna e tyre. Kur arrijnë në arë kërrusen mbi bimët e larta një metër, shkulin bohçet e bardha dhe i fusin nëpër thasë plastike që dikur mbanin plehun kimik.
Në mesditë, shtrihen nëpër mullarë të butë pambuku dhe thithin feta pjepri. I vërej në heshtje. Mund të jemi në tetëqindën, deri në fushat e pambukut të jugut të Shteteve të Bashkuara. Vetëm një gjë është ndryshe. Tshirt-et. I veshin të gjithë. Janë shumëngjyrëshe dhe me të shkruara të zbërdhuqura. Aq të konsumuara sa mezi i lexoj: Boss? Emirates? Messi? UNICEF? Nuk merret vesh. Vetëm mund të provoj t’u gjej udhëtimin që kanë bërë. Pambuku ndoshta është kultivuar këtu, në Burkina Faso, pa vaditje dhe me farëra të këqija. Ose ndoshta është kultivuar në Shtetet e Bashkuara me traktorët, ujitëse, mbjellëset dhe subvencionet. Ndoshta është punuar në salla të mëdha të errëta e të zhurmshme, edhe nga fëmijë. Ndoshta është lyer nga njerëz në dhoma të mëdha akoma më të errëta e më të zhurmshme ku ajri, plot me gazra helmuese, u ngjitet pas lëkurës. Ndoshta t-shirt-i është veshur për njëfarë kohe nga ndonjë europian, amerikan apo kinez, përpara se të përfundojë në mullarin e rrobave për t’u ricikluar. Sigurisht, gjatë rrugës dikush ka fituar një mal me para.

“In These Times”

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Lufta e narkosve në Amazonë

Alexander Busch

Diçka nuk shkon në fshatin Boa Frente, në pyllin tropikal të Brazilit. Disa dhjetëra kasolle prej druri, në një zonë mbi lumin Madeira, në mesin e pyllit të dendur amazonas, mund të jenë parajsa. E megjithatë ditën njerëzit kalojnë kohën të shtrirë nëpër hamakë, duke shikuar telenovelat në televizore të mëdhenj me ekran të sheshtë. Gratë i hedhin plehërat nga dritaret në pjesën e prapme të kasolleve dhe i bëjnë manikyret njëra-tjetrës. Midis pemëve të manokut dhe pulave që kakarisin spikasin disa kamionçina të reja flakë, një fakt i pazakontë për një vend ku pothuajse nuk ka rrugë dhe banorët nuk kanë para për të shkuar tek mjeku.

Kurioziteti nuk është i pëlqyeshëm
Këtu valuta në qarkullim nuk është reale, por benzina e ruajtur në shishe plastike 1.5 litërshe, që shërben për kajakët me motor. Gjatësitë në lumë nuk maten me kilometra apo me orë, por me shishe. Vetëm rreth mbrëmjes mund të shikohet pak lëvizje: burrat nisen drejt kajakëve me motor edhe pse nuk arrihet të kuptohet se çfarë po shkojnë të bëjnë. Në barin afër lumit, afër pikës së furnizimit të varkave, baristi i këshillon të huajt që të mos bëjnë shumë pyetje dhe mbi të gjitha, të mos shikojnë me shumë kureshtje kajakët që lundrojnë të mbrojtura nga errësira. Pastaj del që t’i çojë një shishe uiski Johnny Walker Red Label dhe një bikerinë vezë njerëzve në bordin e një kajaku që mbërrin me shpejtësi. Varkat e pakta të mëdha që ankorohen gjatë ditës – ato të Petrobras-it, kompanisë shtetërore të naftës braziliane – janë të armatosura deri në dhëmbë: në kiç, përkrah timonierit dhe në bash shikohen ushtarë me syze dielli, jelekë antiplumb dhe automatikët gati.
Në origjinë të situatës kritike që po kalon Amazona është një spirale dhune e nisur në veri të Brazilit. Por pasojat do të ndjehen edhe në Europë. Grupi guerilas Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) është tërhequr nga trafiku i kokainës pas firmosjes së marrëveshjes së paqes me qeverinë e Bogota-së në fundin e 2016. Bandat e reja të drogës duan të marrin trashëgiminë e tyre, për këtë arsye në Amazonën braziliane është në zhvillim një luftë midis grupesh rivale. “Pas tërheqjes së FARC-ut në Amerikën Latine ka pasur një lloj riorganizimi gjeopolitik të rrugëve të drogës”, shpjegon Paulo de Tarso, një politolog brazilian ekspert i drogave që jep mësim në Universitetin e Campinas. “Pasojat mbi trafikun e drogës do të ndjehen në nivel ndërkombëtar”. Sot, në vend të guerilasve kolumbianë janë mafiat braziliane të drogës ato që kontrollojnë tregun dhe rrugët e kontrabandës për ta transportuar kokainën nga Kolumbia në Europë. Eksporti i substancave narkotike drejt Europës mund të rritet me një reduktim pasues të çmimeve në kontinentin e vjetër.
Në raportin e tij të fundit, EUROPOL-i, agjencia e Bashkimit Europian për luftën kundër krimit, shpreh frikën se mos Europa bëhet nyja nevralgjike e trafikut të kokainës drejt tregjeve në ekspansion të Rusisë, Kinës, Indisë, Lindjes së Mesme dhe Australisë. Në zonën e Amazonës droga transportohet nëpërmjet ujit, duke shfrytëzuar mijëra lumenjtë dhe kanalet dytësore. Me kajakë, si në Boa Frente, në bordin e mauneve të ngarkuara në mes të pyllit apo në tragete që lidhin qytete lumore. Një etapë e ndërmjetme e korrierëve të drogës është qyteti Manaus në shtetin Amazonë, ku malli mblidhet dhe përgatitet për t’u transportuar në Europë. Manaus, që ka 2 milionë banorë dhe gjendet në zemrën e pyllit tropikal, është një qendër ideale përpunimi. Ka fabrika klandestine makinash, motoçikletash, lavatriçesh dhe televizorësh. Përgjatë lumit, zona industriale është e madhe, kaotike dhe e pakontrollueshme.
Materialet dhe kitet e montazhit për fabrikat vijnë me anije konteinerësh nga Azia dhe nga Europa. Anijet nisin ngarkesa kokaine të destinuara për qytetet portuale të verilindjes braziliane apo drejt veriut nëpërmjet Oqeanit Atlantik. Pjesa më e madhe e 3.5 tonëve kokainë të konfiskuar nga autoritetet braziliane më 2016 janë kapur në Manaus. Edhe në Europë sekuestrimet e kokainës janë rritur. Vetëm në muajin shkurt të këtij viti, Policia e Hamburgut në Gjermani ka konfiskuar 7 kuintalë, sasia më e madhe e përfunduar në duart e forcave të rendit prej vitesh. Në afërsi të brigjeve britanike janë gjetur 360 kilogramë kokainë të fshehur në disa xhupa shpëtimi. Më 2015, në Anversë të Belgjikës, policia ka sekuestruar 33.5 tonë kokainë, dyfishin karshi një viti më parë. Kërkimet e kryera në Dark Web, ku drogërat tregtohen pa shumë masa paraprake, demonstrojnë se çmimi i kokainës është në rënie. Domethënë, gjithçka të bën të mendosh se nga Amazona arrin në Europë një lumë kokaine. Efektet vërehen edhe në Zvicër. Analiza e gjurmëve të drogës të pranishme në ujërat komunale kanë zbuluar se, pas Londrës dhe Anversës, Zyrihu është qyteti i tretë europian për konsumin e kokainës. Por edhe Gjeneva, Sen Galeni dhe Bazeli, janë midis 10 qyteteve europiane më konsumatore të kësaj substance.
Kontinenti i vjetër është bërë tërheqës për prodhuesit latinoamerikanë të drogës. Nga njëra anë është frika se mos në Shtetet e Bashkuara narkotrafiku mund të bëhet më i vështirë nëse Presidenti Donald Trump do ta mbyllë vërtet kufirin me Meksikën apo do të intensifikojë kontrollet përgjatë kufirit. Nga ana tjetër në Europë kokaina nxjerr fitim shumë më tepër: sipas të dhënave të Drug Enforcement Administration (DEA), Agjencia amerikane e Antidrogës, çmimi për konsumatorin është me rreth 60000 dollarë kilogrami, mesatarisht dyfishi karshi Shteteve të Bashkuara. Në Rusi 1 kilogram pluhur i bardhë kushton 80000 dollarë, në Azi më shumë se 100000 dollarë. Tradicionalisht, rrugët e kontrabandës së kokainës përshkojnë jugun e Brazilit. Pjesa më e madhe e drogës vjen nga Bolivia dhe nga Peruja në shtetet e pasura e të industrializuara Sao Paulo e Rio de Janeiro. Brenda pak vitesh Brazili është bërë konsumatori i dytë më i madh botëror i kokainës dhe i drogave kimike pas Shteteve të Bashkuara. Por, trafiku i drogës po zgjerohet gjithnjë e më shumë: “Në Amazonë çështja është e lidhur mbi të gjitha me kontrollin e rrugëve të reja drejt Europës”, thotë Marilia Pimenta, hulumtuese braziliane e Syracuse University në Shtetet e Bashkuara. Kështu, objektivi i narkotrafikantëve nuk është më vetëm tregu i brendshëm.

Një korridor ideal
Autoritetet tashmë kanë dhënë alarmin. Në fillim të muajit shkurt, ish-ministri i Mbrojtjes brazilian, Jose Aldo Rebelo ka takuar kolegun e tij kolumbian në një takim në Manaus: “Duhet të pengojmë me çdo mënyrë që trafiku i drogës i sapobraktisur nga FARC-u të përfundojë në duart e grupeve të tjera ushtarake”, ka thënë Luis Carlos Villegas, ministri kolumbian. Por është shumë vonë. Në vend që të prodhojë më pak kokainë, sot Kolumbia prodhon më shumë. Edhe dhuna, ashtu si në Brazil, është rritur. FARC-u dhe kartelet e drogës i kanë shfrytëzuar 4 vitet e negociatave të paqes me qeverinë e Bogotasë për ta dyfishuar prodhimin e kokës, që sot ka kaluar 100000 hektarët. Vetëm më 2007, kartelet e drogës kishin mbjellë kaq shumë. Gjatë negociatave të paqes, qeveria kolumbiane i kishte premtuar FARC-ut se do t’i ndërpriste hedhjet e gazrave mbi arat e mbjella me kokë. Grupi guerilas ka arritur që t’i zgjerojë të mbjellat në kohë të shkurtër, edhe me objektivin që të akumulojë rezerva financiare për të përballuar fazën e rifutjes në shoqërinë civile apo në eventualitetin që marrëveshja e paqes të dështonte.
Tani bosët e plantacioneve të kokës dhe të laboratorëve kimikë që kanë zënë vendin e FARC-ut janë në kërkim të tregjeve të reja, ku të eksportojnë këtë prodhim rekord. Amazona braziliane është një korridor ideal: në një sipërfaqe të madhe sa gjysma e Europës jetojnë vetëm 25 milionë njerëz. Për të kuptuar sesa e vështirë është të kontrollohet zona mjafton që të vizitohet qyteza kufitare Tabatinga, që në anën kolumbiane quhet Delicia. Në këtë pikë takimi midis tri vendeve – Perusë, Brazilit dhe Kolumbisë – përgjatë lumit Solimoes, lumi më i rëndësishëm amazonas, jetojnë 100000 njerëz. Prej viteve tetëdhjetë qyteti, që mund të arrihet vetëm nëpërmjet anijeve apo avionëve, është vendi më i madh i përgatitjes së drogës në Amazonë. Pablo Escobar, kreu i kartelit të Medellin, e dërgonte këtu kokainën nëpërmjet kufirit peruan. Në Tabatinga, nuk ka zyra dogane dhe pothuajse asnjë nga makinat apo motorët në qarkullim nuk është regjistruar. Lumi Solimoes dhe shumë prej degëve dytësore të tij në fakt nuk kontrollohen nga askush. 40 kilometra larg, duke ndjekur rrymën, Brazili ka vendosur një traget me 33 agjentë. Por qysh prej janarit, mungon karburanti për gjeneratorin elektrik dhe të dy motoskafët e patrullës janë prej një viti pa karburant. “Trafikantët qeshin me ne”, thotë një oficer. Duhet të kontrollojnë një zonë të madhe sa e gjithë Franca dhe të survejojnë një vijë kufitare 10000 kilometra të gjatë, rreth 3 herë ajo midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Një objektiv i vetëm
Ende nuk dihet me siguri se kush do t’i marrë në dorë frenat e trafikut të drogës në Amazonë. Tri banda po luftojnë midis tyre për kontrollin e këtij “biznesi”: quhen mafie burgu, duke qenë se kumbarët e tyre janë të burgosur dhe drejtojnë direkt nga burgjet trafiqet ilegale dhe rekrutët e rinj. Lufta midis bandave zhvillohet në të njëjtët burgje të mbipopulluara të Amazonës, ku dominon Família do Norte (FdN), një bandë me mjaft influencë që deri më tani kishte kontrolluar narkotrafikun në rajon. Më 1 janar 2017, njerëzit e FdN-së kanë organizuar një masakër në Complexo Penitenciario Anisio Jobim të Manaus, duke vrarë brenda pak orësh 56 të dënuar të lidhur me Primeiro Comando da Capital (PCC). Ky grup kriminal me origjinë nga Sao Paulo është një ndër më të organizuarit e vendit dhe do të donte t’i hidhte kthetrat mbi trafiqet fitimprurëse të Amazonës. Katër ditë më pas, PCC-ja ka realizuar hakmarrjen në një burg të Boa Vista, një qytet në shtetin Roraima, në veri të vendit: 31 të lidhurve me FdN-në u është prerë koka dhe janë bërë copa-copa.
PCC-ja përfaqëson gjeneratën e re të narkomafieve. Në ndryshim nga grupet guerilase që financoheshin edhe me narkotrafikun, si FARC-u në Koloumbi ose më përpara akoma, Sendero Luminoso në Peru, PCC-ja nuk ja bashkëngjit aferat e saj një ideologjie të majtë. Banda qeveriset si një kompani dhe ka si objektiv të vetëm fitimin. Ekspertët e sigurisë ia atribuojnë PCC-së rënien e numrit të vrasjeve që ka pasur në Sao Paulo gjatë viteve të fundit. Në fakt, në zonën e saj banda nuk toleron asnjë lloj dhune që mund të interferojë me trafikun e drogës. Kriminelët e vegjël janë vrarë pa mëshirë dhe lagjet në lindje të Sao Paulo, ku PCC-ja ushtron një autoritet të padiskutueshëm, konsiderohen të sigurta. Atje përdhunimet, vjedhjet e makinave dhe rrëmbimet praktikisht nuk ekzistojnë. Bandat lokale të drogës kërkojnë gjithmonë të bëjnë marrëveshje me PCC-në, pasi herët a vonë të gjithë bosët përfundojnë në burg ose i janë dorëzuar grupit kriminal. Primeiro Comando da Capital ka lindur në vitet nëntëdhjetë, sepse të burgosurit dëshironin të mbroheshin nga agresionet e policisë së Sao Paulo. Sot, kontrollon gjithnjë e më shumë e pashqetësuar shumicën e burgjeve të Brazilit dhe nga ato drejton trafikun e drogës, përveç aferave të tjera të paligjshme. Nga fillimi i vitit, lufta për kontrollin e korridorit të Amazonës ka shkaktuar 150 të vdekur në revoltat e burgjeve në veri të vendit. Kjo kasaphanë në stil mesjetar të kujton luftërat midis karteleve meksikane.
Hugo Acero Velasquez, ekspert i sigurisë për kryeqytetin kolumbian Bogota dhe sot konsulent i Kombeve të Bashkuara, ka frikë se Brazili mos ndjek gjurmët e Meksikës. Brenda pak kohësh, narkotrafiku i ka transformuar bandat e vogla të çorganizuara të Amazonës në sipërmarrje të mëdha me funksionim të përkryer. Në Meksikë, kriminelët e vegjël lokalë u kanë ofruar prodhuesve kolumbianë të kokainës që ta kontrabandojnë drogën në Shtetet e Bashkuara dhe brenda pak vitesh qendra të thjeshta logjistike të kontrabandës janë shndërruar në narkomafie që pak e nga pak kanë marrë në dorë edhe prodhimin e kokainës. Pasojat janë të njohura për të gjithë. Meksika ka përfunduar prej kohësh në një spirale dhune jashtë çdo kontrolli. Pak a shumë ajo që po ndodh tani në qytetet portuale të bregut Atlantik në veri të Brazilit. Deri pak kohë më para Natal, Salvador, Fortaleza, Joao Pessoa, Belem apo Maceio qenë qyteza të vogla provinciale të pëlqyera nga turistët për plazhet e tyre përrallore të rrethuara nga palmat. Sot, numri i vrasjeve në këto zona ka arritur nivele preokupuese. Midis 30 qyteteve me koeficientin më të lartë të vrasjeve në botë, 11 ndodhen në shtetet e Amazonës dhe të verilindjes së Brazilit.

“Neue Zürcher Zeitung”

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Biznes mes armiqsh

Ulrich Schmid

Për shumë prej vendeve myslimane, Izraeli është më e keqja e të këqijave. Megjithatë, shteti hebraik ka raporte tregtare pothuajse me të gjithë fqinjët e tij: ka bërë gjithmonë biznes me ta, bën akoma sot dhe do të bëjë edhe në të ardhmen. Zyrtarisht, shkëmbimet tregtare janë të ndaluara vetëm me Iranin, Libanin dhe Sirinë. Me vendet e tjera myslimane është e lejuar të bëjë biznes dhe Izraeli i bën në mënyrë mjaft eksplicite ose gjithsesi, me më pak bezdi nga sa bëjnë homologët e tij arabë, që nuk e deklarojnë hapur se bëjnë tregti me “entitetin sionist” nga frika se mos ngjallin zemërimin dhe indinjatën e opinionit publik. Midis vendeve myslimane të zonës Irani zë një pozicion special, pasi është me shumicë shiite. Ka një traditë të gjatë shkëmbimesh tregtare me Izraelin, që vazhdojnë edhe sot pavarësisht ambicieve bërthamore të Teheranit dhe kërcënimeve të tij për ta zhdukur Izraelin nga faqja e dheut. Në kohën e Shahut, Irani eksportonte në Izrael naftë, farëra dhe shqemë, duke i rënë rreth e përqark Gadishullit Arabik. Më pas, më 1979, Ajatollah Khomeini solli në Teheran revolucionin islamik dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve u ndërprenë. Por në shtator të 1980, kur shpërtheu lufta me Irakun, Irani u ngut që t’i rilidhë, në formë klandestine, raportet me Izraelin. Dhe nga momenti që diktatori iraken Saddam Hussein përfaqësonte një rrezik shumë më të rëndë sesa Republika Revolucionare shiite, në këtë periudhë Izraeli e furnizoi Teheranin me armë, që kishin një vlerë prej gjysmë miliardi dollarësh.
Në atë kohë, Irani kishte një nevojë të madhe për armë dhe e ktheu favorin duke ndarë me Izraelin atë që dinte për programin bërthamor iraken. Kështu, më 1981, pasi prej muajsh bombarduesit iranianë tentonin më kot të shkatërronin dy reaktorë bërthamorë irakenë, këtë e arriti aviacioni izraelian. Qeveria e Tel Avivit u kritikua ashpër nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa iranianët qenë mjaft të kënaqur nga ndihma e marrë prej “Satanait të vogël”. Eksportet e naftës iraniane drejt Izraelit vazhduan edhe nën Ajatollah Khomeinin: me to merrej Marc Rich, një biznesmen i diskutueshëm i specializuar në tregtinë e lëndëve të para. Në mesin e viteve tetëdhjetë, kur shpërtheu skandali Iran-Contras (funksionarë të ndryshëm të administratës amerikane të drejtuar nga Ronald Reagan u akuzuan për trafik ilegal armësh me Iranin, pavarësisht embargos), Izraeli jo vetëm që u dërgoi furnizime ushtarake amerikane mullahëve iranianë, por u shiti atyre edhe armë të prodhimit të tij. Një zgjedhje që iu bë bumerang: në luftën e Libanit të 1982, disa ushtarë izraelianë u vranë nga bombat e prodhuara nga vetë vendi i tyre.
Shumica e vendeve arabe që ka raporte tregtare me Izraelin nuk e njeh si shtet. Qysh gjatë Luftës së Pavarësisë së Izraelit (1947–1948), Lidhja Arabe vendosi një bojkotim total që teorikisht është i vlefshëm akoma sot. Por Egjipti (më 1979), Autoriteti Kombëtar palestinez (më 1993) dhe Jordania (më 1994) kanë nënshkruar me Izraelin marrëveshje të veçuara paqeje që e kanë anuluar bllokimin tregtar. Në realitet, embargoja nuk ka qenë ndonjëherë kushedi sesa efikase: ndoshta e ka dëmtuar Izraelin në vitet e para, por sigurisht që as nuk e ka gjunjëzuar, as nuk e ka penguar t’i japë jetë një ekonomie dinamike, më produktivja dhe më efikasja e rajonit. Nga ana e vendeve arabe, bojkotimi është dobësuar me kalimin e kohës dhe sot është praktikisht hiç. Të gjithë veprojnë me diskrecion maksimal, në fakt shumë shkëmbime tregtare u shpëtojnë statistikave zyrtare dhe nuk mundësojnë që të bëhen vlerësime të besueshme. Por është gjithsesi e mundur të guxohet me ndonjë shifër.
Aktualisht, vlera totale e eksporteve izraeliane është prej rreth 60 miliardë dollarësh. Prej këtyre, 29% merr rrugën e Shteteve të Bashkuara, 26% është absorbuar nga Bashkimi Europian dhe Azia dhe 19% nga “vende të tjera”. Për sa u përket importeve, më 2016 ato kanë arritur vlerën 63 miliardë dollarë. Një fetë e barabartë me 20% të ardhur nga “vende të treta”. Duke hipotezuar se më shumë se gjysma e këtij 20% janë importe të ardhura nga Australia dhe Amerika e Jugut, mund të konkludojmë me plot të drejtë se sot vendet arabe përfaqësojnë rreth 5% të shkëmbimeve tregtare të Izraelit. Atëherë si sillesh kur ekzistojnë qëllime që nuk mund të shprehen? Luhet me spond. Mallrat dërgohen në një vend të tretë, preferohet një zonë ekonomike e lirë apo një prej porteve të lira të panumërta. Ata më të përdorur janë Mersin në Turqi, Tangeri në Marok dhe portet italiane. Këtu mallrat ndryshojnë ambalazh dhe adresë për të maskuar prejardhjen. Domethënë ka tregti pas tregtie, në kuptimin që një blerës paguan dhe rishet mallrat, duke arkëtuar fitimin ose shërben si ndërmjetës për shitësin. Natyrisht që në këto raste është e mundur të tregohet në kontratë blerësi si destinacion final dhe t’i garantohet se mallrat i mbesin atij. Por përvoja demonstron se gjërat mund edhe të shkojnë ndryshe.
Në rastin e Jordanisë dhe të Egjiptit ka pak gjëra sekrete: çdo vit, Izraeli eksporton mallra në Jordani me një vlerë prej rreth 200 milionë dollarësh dhe importon 100 milionë dollarë. Izraeli synon që t’i shesë Jordanisë gazin natyror të ardhur nga rezervat e mëdha të vendburimit detar Leviathan. Midis të tjerash, qeveritë e Tel Avivit dhe të Amanit kanë nënshkruar një marrëveshje prej 10 miliardë dollarësh për furnizime ujore dhe më 2010 kanë nënshkruar edhe një traktat të tregtisë së lirë, në bazë të të cilit janë krijuar zona ekonomike speciale. Sipas autoriteteve jordaneze, zonat ekonomike speciale kanë krijuar nga 2010 rreth 361000 vende pune dhe përfaqësojnë motorin e vërtetë të rritjes ekonomike jordaneze. Por ambiciet e Kryeministrit izraelian, Benjamin Netanyahu shkojnë përtej: do të donte që Izraeli të bëhej porta hyrëse e tregtisë me botën arabe. Dhe në këtë projekt, Jordania luan një rol qendror. Qyteti izraelian i Haifas është tashmë një qendër e rëndësishme grumbullimi dhe shpërndarjeje e mallrave të drejtuara jo vetëm për në Jordani, por edhe më pranë, mbi të gjitha në Arabi Saudite. Për shkak të luftës, Siria nuk mund të jetë më një vend tranziti, në favor total të Izraelit. Dhe kështu nga 2011 numri i mauneve që nisen nga shteti hebraik drejt Jordanisë është më shumë se trifishuar. Sot kalojnë nëpër Izrael eksportet e ardhura nga Turqia, që më parë tranzitonin nga Siria.
Deri më 2011 mallrat europiane të destinuara për Lindjen e Mesme kalonin nëpër Siri dhe Egjipt. Por rrugët izraeliane që lidhin Haifan me Jordaninë, Irakun dhe Arabinë Saudite janë më të shkurtra dhe premtonin kështu që të kursehej kohë e para. E gjitha kjo funksionon edhe në kahje të kundërt: nga 2013 Jordania mund t’i dërgojë produktet e saj në Irak e në Turqi me kushte shumë më të avantazhuara nëpërmjet kalimeve kufitare përgjatë lumit Jordan. Nga aty mallrat arrijnë në Haifa dhe ngarkohen. Edhe tregtia me Egjiptin ecën në mënyrë mjaft të kënaqshme. Në bazë të marrëveshjes trilaterale të nënshkruar më 2014 nga Tel Avivi, Kajro dhe Uashingtoni, Izraeli eksporton sot në Egjipt mallra për rreth 100 milionë dollarë në vit. Shkëmbimet qenë intensive edhe kur qeveriste Hosni Mubarak, por janë rritur befasishëm me ardhjen në pushtet të Mohamed Morsi dhe sot me Gjeneralin Abdel Fattah al-Sisi po lulëzojnë. Sipas marrëveshjes, Egjipti mund të eksportojë në Shtetet e Bashkuara pa paguar taksa nëse të paktën 10.5% të komponentëve e asaj që shitet është e prodhuar në Izrael. Me pak fjalë, edhe pse Al-Sisi përpiqet ta fshehë kënaqësinë e tij, marrëveshja është fitimprurëse për të gjithë.
Ashtu si Izraeli, edhe Egjipti ka rezerva gazi. Ose të paktën në afërsitë e brigjeve të tij posedon një vendburim të pasur: atë të Zohr, ende jo i shfrytëzuar. Izraeli është një vend shumë i zhvilluar dhe ka kompetenca shumë të mëdha teknike për shfrytëzimin e vendburimeve, kështu që interesi i Egjiptit për gazin izraelian do të zgjasë akoma edhe për disa kohë. Në tetor të 2014, Tel Avivi ka nënshkruar me një kompani shtetërore egjiptiane një marrëveshje që parashikon shitjen e 2.5 miliardë metrave kub gaz në 7 vitet e ardhshme. Për Kajron, tregtia me “sionistët” është ende një çështje mjaft delikate. Urrejtja ndaj Izraelit është faktikisht shumë e rrënjosur në radhët e popullsisë egjiptiane, aq sa Tel Avivi ka kërcënuar kohët e fundit se do ta thërrasë në atdhe ambasadorin në Kajro prej frikës nga atentatet. As Arabia Saudite dhe Emiratet e Gjirit Persik nuk e njohin zyrtarisht shtetin e Izraelit, por nuk ia përtojnë tregtisë me “entitetin sionist”. Izraelianëve kjo u vjen për shtat: ekonomia saudite është pakrahasueshmërisht më e oksidentalizuar se ajo iraniane, për të cilën edhe shumë tregtarë janë entuziastë. Vendi disponon lëndë të para, ka miratuar ligje dhe standarde të pranueshme në nivel global dhe është i pajisur me infrastruktura të mira.
Për qeverinë izraeliane, Arabia Saudite hyn në grupin e vendeve arabe të moderuara pavarësisht wahabizmit (një formë jashtëzakonisht e ngurtë e islamit dominues në vend). Veç kësaj, të dy vendet janë të bashkuar nga një armik i përbashkët: Irani. Riadi importon nga Izraeli teknologji, impiante ujitëse dhe pajisje kopshtesh dhe në shkëmbim eksporton produkte bazë për industrinë izraeliane të plastikës, si polietileni dhe poliprobileni, të dy derivatë të naftës. Duket pastaj se Izraeli u ka ofruar sauditëve teknologjinë e mburojës antiraketore Iron Dome, për t’u mbrojtur nga goditjet e rebelëve shiitë Houthi të Jemenit. Akoma më joshëse se Arabia Saudite, edhe pse jo domosdoshmërisht në profilin financiar, janë Emiratet e Gjirit Persik. Klima e favorshme për tregti dhe progres që ekziston në Manama, Dubai dhe Abu Dabi është ideale për Izraelin. Veç kësaj, në vendet e Gjirit jetojnë financierë dhe tregtarë diamantesh hebrenj. Në mënyrë të veçantë, Bahreini mburret se ka si ambasador në Kombet e Bashkuara një hebreje, Houda Nonoo. Gjithashtu, i dërguari special i Katarit në Gaza, Muhammad al-Amadi, ka lavdëruar “marrëdhëniet e shkëlqyera me Izraelin”, nga ku Emirati importon prodhime farmaceutike e bujqësore, por edhe teknologji të lartë. Më 2011 Tel Avivi u ka shituar Emirateve të Bashkuara Arabe teknologji ushtarake për një vlerë prej 300 milionë dollarësh: i shërbenin Abu Dabit për të mbrojtur puset e veta të naftës.
Sipas statistikave zyrtare, më 2014 rreth 5% e eksporteve izraeliane ka marrë rrugën drejt Palestinës. Është një përqindje e konsiderueshme nëse kihet parasysh se Palestina është ndër përfituesit e parë në botë për ndihma ndërkombëtare dhe kjo e rrit ndjeshëm fuqinë blerëse dhe forcën tregtare të saj. Në fakt ndihmat, që gjatë viteve të fundit janë vërtitur midis 1.6 dhe 1.5 miliardë dollarëve, u shkojnë jo vetëm njerëzve dhe organizatave ndërkombëtare, por direkt edhe bilancit të Autoritetit Kombëtar palestinez. Sipas organizatës Aid Watch Palestine, 72% e ndihmave ndërkombëtare përfundon në Izrael. Për shembull, në tetor të 2016 Izraeli ka absorbuar 83.5% të eksporteve palestineze për një total prej 79 milionë dollarësh dhe ka qenë vendi i marrjes i 64.1% të importeve palestineze, që vlejnë pothuajse 400 milionë dollarë. Izraeli eksporton në Palestinë sidomos gazoil për ngrohje, benzinë, gaz natyror, çimento hidraulike, mermer dhe ujë mineral, ndërsa importon blloqe guri, skrap hekuri e çeliku dhe produkte farmaceutike. Janë shkëmbime tregtare të komplikuara, që kanë vështirësi për shkak të situatës politike, nga momenti që të gjitha eksportet dhe importet duhet të jenë të autorizuara nga autoritetet izraeliane.
Evolucioni i këtyre shkëmbimeve tregtare varet nga shumë faktorë, kjo e fundit se si do të jetë sjellja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Por skenari më i besueshëm është se tregtia midis Izraelit dhe vendeve arabe do të vazhdojë të ecë për mrekulli. Irani mbetet një kërcënim për botën arabe dhe për Izraelin dhe kjo bën që të lulëzojë tregtia midis izraelianëve dhe sunitëve. Për sa i përket Palestinës, do të jenë gjithnjë e më të paktë vendet arabe që do ta përdorin si motiv për të bojkotuar Izraelin. Veç kësaj, Tel Avivi do të jetë në gjendje që të shfrytëzojë rezervat e tij të gazit më me shpejtësi nga sa do të mund të bëjë Egjipti. Kështu që shteti hebraik do të bëhet furnizuesi me energji i të gjithë rajonit, pikërisht siç e imagjinon Netanyahu. Dhe blerësit nuk do të jenë vetëm grekët, turqit dhe europianoveriorët, por edhe arabët. Për më tepër, lufta në Siri do të vazhdojë akoma edhe për shumë kohë, duke i siguruar Izraelit një rol më qendror si vend tranzit dhe pikë aksesi tregtar për botën arabe.

“Neue Zürcher Zeitung”

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Si të lexojmë dhe praktikojmë Aurat

Përgjegjës për këtë është në fakt një pjesë e trupit tuaj astral. Duke bashkëngjitur duart tuaja ju mbyllni një rreth elektronik, duke e bërë trupin astral më të dukshëm. Formën e trupit tuaj astral e ndjek nga afër trupi juaj fizik. Disa njerëz kanë trupin e tyre astral mjaft të fortë dhe me shkëlqim, zgjerimin 10 mm ose më tepër përtej trupit të tyre fizik. Në mënyrë tipike, 2-4 mm konsiderohet mesatare për një person të shëndoshë në Tokë. Nuk ka asgjë “paranormale” në Univers, me përjashtim të të kuptuarit tonë të kufizuar të natyrës. Ajo që ne mendojmë se ne “dimë” në Tokë tani është vetëm një rënie e vogël në oqeanin e dijes.
Në të kaluarën e largët, njerëzit admironin gjërat që nuk mund të shpjegonin dhe i quanin ato “mrekullira”. Shumë kohë më parë, njerëzit ishin në gjendje të shihnin Aurat. Njerëzit e avancuar shpirtërorë, si Buda, Krishti dhe nxënësit e tyre të menjëhershëm të pikturuar me rreth të artë në kokat e tyre, për shkak se disa artistë në fakt mund të shihnin Aurat. Në Kimberleys të Australisë, në Lindjen e Largët ju mund të gjeni piktura prehistorike në shpella, mijëra vjet të vjetra, që përshkruajnë njerëzit me rreth të artë. Natyra na i dha të gjitha, ne kemi nevojë të shohim Aurat.
E gjitha që kërkohet është njohuria se si të përdorim shqisat tona së bashku me përpjekjet tona të ndërgjegjshme. Nëse vendosni të mos e provoni, ju kurrë nuk do të shihni Aurat. Nga ana tjetër, kur të shihni diçka për veten tuaj, nuk do ju duhet të mbështeteni në besimin e dikujt. Ju do të dini. Dhe ju mund të përdorni njohuritë tuaja për të mësuar më shumë.
Shumë njerëz të mëdhenj në të kaluarën janë ankuar se, “ne kemi sy dhe nuk shohim”. Më tej në këtë dokument ju do të zbuloni atë që ata thoshin.
Çdokush mund të shohë Aurat në njëfarë mase. Në vend që të krijojnë një atmosferë të misterit rreth aftësive të mia të fituara rishtazi, qasja ime është për të treguar të gjithë atë që sytë tona janë në gjendje të shohin Aurat. Kur pothuajse të gjithë (duke përfshirë fëmijët) e shohin një gjë të ngjashme, unë e konsideroj këtë një pjesë të natyrës sonë dhe unë them se ajo meriton vëmendjen tonë.
Kjo faqe përmbledh përmbajtjen e ligjërimit praktik të rregullit të parë dhe të leximit të Aurës mbajtur nga Dr. Chalko Tom J. Për rezultatet më të mira që ju duhet për t’u referuar në kohë pas kohe.

Çfarë është Aura?

Çdo gjë në Univers duket të jetë vetëm një dridhje. Çdo atom, çdo pjesë e një atomi, çdo elektron, çdo “grimcë” fillestare, madje edhe mendimet tona dhe vetëdija janë vetëm dridhjet harmonike. Prandaj, ne mund të përcaktojmë Aurat, si një përgjigje e dridhjeve elektro-fotonike e një objekti për disa ngacmime të jashtme (të tilla si një dritë të ambientit për shembull). Ky përkufizim është i mjaftueshëm për qëllimin e leximit të Aurës, duke siguruar që ne mund të tranojmë veten për të parë dridhjet e Aurave.
Vetia më e rëndësishme e Aurave duhet të jetë fakti që ajo përmban informacion në lidhje me objektin.
Aura rreth objekteve, jetës (njerëzve, bimëve …) ndryshon me kalimin e kohës, ndonjëherë shumë shpejt. Aura rreth objekteve jojetësore (gurëve, kristaleve, ujit …) është caktuar në thelb, por mund të ndryshohet nga synimi ynë i ndërgjegjshëm. Faktet e mësipërme janë vënë re nga shkencëtarët në Rusi, të cilët kanë qenë duke përdorur efektin Kirlian për të studiuar Aurat për 50 vitet e fundit.
Aura rreth njerëzve është e përbërë pjesërisht nga rrezatimi EM (elektromagnetike), që përfshihet nga mikrovalët, infra të kuqe (IR) në dritë UV. Mikrovala e ulët dhe frekuenca e një pjese të spektrit me infra të kuqe të (ngrohjes së trupit) duket të jetë e lidhur me nivelin e ulët të funksionimit të trupit tonë (struktura e ADN-së, metabolizmin, qarkullimin etj.), ndërsa të frekuencave të larta (pjesa UV) është më e lidhur me tingujt e aktivitetet e përcaktuara, si të menduarit, kreativiteti, qëllimet, sensi i humorit dhe emocionet.
Shkencëtarët rusë, të cilët rreth 3 dekada përpara dhe gjithë të tjerët ishin në kërkimin e Aurave, kanë bërë eksperimente duke sugjeruar se ADN-ja jonë mund të ndryshohet, duke ndikuar Aura e saj në mikrovalë. UV (rrezet ultraviolet) me frekuencë të lartë janë pjesë shumë e rëndësishme dhe interesante, por kryesisht është fushë e pashkelur. Dhe kjo pjesë mund të shihet me sy të lirë.

Pse kemi nevojë të shohim Aurat?

Ngjyrat dhe intensiteti i Aurës, sidomos përreth dhe mbi kokë kanë kuptime shumë të veçanta. Shikoni Aurën e dikujt dhe vërtet ju mund të shihni mendimet e personit tjetër para se të dëgjojmë të shprehurat me gojë. Nëse ato nuk pajtohen me atë që ky person është duke thënë, ju në mënyrë efektive mund të shihni një gënjeshtër në çdo kohë. Askush nuk mund të qëndrojë para jush pa u dalluar. Ne nuk mund të kemi Aura të rreme. Ajo tregon natyrën tonë të vërtetë dhe qëllimet e të gjithëve.
Gjithashtu, Aura është nënshkrimi ynë shpirtëror. Kur ju shihni një person me një Aurë të ndritshme, të pastër, ju mund të jeni i sigurt që personi është i mirë dhe shpirtërisht i përparuar, madje edhe nëse ai/ajo është modeste dhe jo i vetëdijshëm për këtë. Kur ju shihni një person me një Aurë gri ose të errët, ju mund të jeni pothuajse të sigurt, se personi në fjalë ka qëllime të paqarta, pa marrë parasysh se sa mbresëlënës, elokuent, i arsimuar ose i “veshur mirë” ai/ajo duket.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të kontrolluar Aurën e ndonjë udhëheqësi fetar, “mësuesi shpirtëror”, “mjeshtër” ose një “guru”. Një person i tillë duhet të ketë një dritë të verdhë të artë rreth kokës të përcaktuar qartë. Nëse ai/ajo nuk e kanë atë, ju jeni shumë më mirë në Aurën tuaj.
Për t’u bashkuar me një sekt apo fe që është e udhëhequr nga njerëz të paaftë, pa Aurë të mirë është shumë e rrezikshme për ndërgjegjen tuaj. Ku është rreziku? Kur vjen koha e përdorimit të vërtetë të informacionit të ruajtur në ndërgjegjen tuaj nga kjo jetë, nuk mund të ketë pothuajse asgjë të dobishme, në qoftë se ju do të përqendroheni në jetën tuaj pas ritualeve dhe në grupin e njerëzve të tjerë. Në një rast të tillë është e nevojshme për të rimësuar gjithçka nga fillimi. Shumica, sektet e fesë dhe liderët politikë kanë vetëm dy gjëra në mendje: paratë dhe fuqinë për të kontrolluar njerëzit. Dhe ju mund ta shihni atë në Aurat e tyre. Paramendoni ndryshimet në Tokë në qoftë se shumë njerëz mund të shohin Aurat e udhëheqësve të tyre dhe të fillojnë zgjedhjen e tyre në bazë të Aurës së tyre.
Duke lexuar Aurat bëhet e mundur që të diagnostikohen keqfunksionet në trup (sëmundjet) gjatë dhe para se simptomat fizike të bëhen të dukshme. Me kontrollin e vetëdijshëm të Aurës tuaj të vërtetë, ju mund të shëroni veten.
Megjithatë, shërimi i trupit fizik nuk është asgjë në krahasim me atë që të parit dhe leximi i Aurës mund të bëjë për zhvillimin tonë, vetëdijen shpirtërore dhe vetëdijes së natyrës tonë.
Gjithkush ka një Aura. Por shumica e njerëzve në Tokë kanë Aura shumë të dobët dhe të shurdhër. Kjo duket të jetë një pasojë e drejtpërdrejtë e jetës së tyre materialiste, duke mohuar qëndrimin dhe ndrydhur në zhvillimin e ndërgjegjes, kultivimin e frikës, zilia, xhelozia dhe emocione të tjera të ngjashme. Qëndrimi i tillë është natyra e ndrydhur e tyre e vërtetë dhe Aurat e tyre duket se janë të destinuara për t’u ndrydhur më shumë.
Kur ju të mësoni për të parë Aurat, të përgatitur për një pyetje vërtet të vështirë: “A mund të më thoni se çfarë është Aura ime” dhe situata kur ju nuk shihni ndonjë Aura apo shihni diçka që ju nuk dëshironi të flisni për të. Një nga përgjigjet më të mira që kam gjetur është “pse ju nuk mësoni për të parë Aurat për veten tuaj?”. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse kam mësuar që njerëzit të shohin Aurat.
Kur njerëzit e kuptojnë se Aura e tyre është në shfaqje dhe shumë njerëz janë në gjendje për të parë atë, ata do të shikojnë se çfarë mendojnë. Dhe ata do të përpiqen për të parë dhe për të përmirësuar Aurat e tyre. Në këtë proces ata do të bëhen më të mirë dhe më të mençur, duke qenë në gjendje të njohin qëllimet e njerëzve të tjerë. Sigurisht, e gjithë bota do të bëhet shumë më e mirë nëse të gjithë njerëzit mund të shohin dhe të lexojnë Aurat.

Fëmijët dhe Aura
Fëmijët shumë të vegjël (deri në 5 vjeç) i shohin Aurat natyrale. Foshnjet shpesh shikojnë një person para tyre. Kur ata nuk e pëlqejnë ngjyrën e Aurës mbi kokë apo nëse kjo ngjyrë është shumë e ndryshme nga Aura e prindërve të tyre, ata bërtasin, pa marrë parasysh se sa për të qeshur personi i bën.
Fëmijët i kanë shumë më të pastra Aurat dhe më të fuqishme se shumica e të rriturve, të cilët zakonisht janë të robëruar tërësisht nga bota materialiste dhe të ndrydhur në natyrën e tyre duke ndjekur shembuj sipërfaqësorë. Kur kam mësuar djalin tim 12-vjeçar për të parë Aurat e tij, ai më tha se kur ishte i vogël ai ishte në gjendje për të parë Aurat shumicën e kohës.
Por askush nuk ka pasur asnjë vëmendje, kështu që ai mendonte se nuk ishte e rëndësishme dhe ndoshta ishte diçka e gabuar me shikimin e tij. Ky është një skenar tipik. Për mendimin tim fëmijët duhet të mësojnë për të parë dhe lexuar Aurat që në shkollë fillore. Në këtë mënyrë ata kurrë nuk e humbin këtë aftësi të natyrshme.

Sytë tanë
Me sytë tanë, ne mund të kuptojmë (perceptojmë) një varg dridhjesh të frekuencave elektromagnetike (EM), dridhje që korrespondojnë me gjatësi vale 0,3-0,7 mikrometra – nga e kuqërremtë në të kuqe. Një varg të përzier të dridhjeve të frekuencave që ne perceptojmë me sytë tanë si ngjyra. Ne mund të masim këtë përzierje pikërisht nga regjistrimi i spektrit të dritës, por vetëm duke përdorur instrumente të veçanta, të quajtur spektrofotometër. Ngjyra perceptohet nga sytë tanë vetëm me perceptimin tonë të pjesshëm të realitetit shumë më kompleks: dridhje komplekse të dritës (dhe vibrimeve të tjera). Për të shpjeguar deklaratën e mësipërme, ne do të na duhet të përcaktojme spektrin e dritës dhe të shpjegojmë se si ne i perceptojmë ngjyrat me sytë tanë.

Si t’i shikojmë Aurat, zhvillimi i syrit të tretë
Në një përpjekje për të parë Aurat ne duhet të:
Përmirësojmë ndjeshmërinë e syve tanë dhe
• Të zgjerojmë diapazonin e veprimit të përceptuar përtej dritës së dukshme.
Ne mund të realizojmë shikimin e aurave duke:
• Përdorur dhe trajnuar të parit tonë periferik.
• Rritur ekspozimin.
• Rritur përpunimin vizual, ndjesinë në tru – rritjen e komunikimit midis hemisferave të majtë dhe të djathtë të trurit.

Të parit periferik
Pse duhet të përdorim të parit tonë periferik? Retina jonë (plani qendror i syrit që përmban qeliza fotosensitive) është më pak e dëmtuar në periferi sesa në pjesën qendrore. Pjesa qendrore e retinës është vazhdimisht në përdorim dhe gjatë viteve pëson një dëm të akumuluar nga ndriçimi i tepruar dhe/ose artificial (TV, kompjuter, etj., dritë artificiale). Edhe ne kemi trajnuar të parit qendror për t’u përdorur në mënyra të caktuara gjatë viteve.
Fëmijët e vegjël shikojnë Aurat shumë më lehtë, sepse vizioni i tyre qendror nuk është dëmtuar ende. Pasi ata të shkojnë në shkollë ata janë të dhënë të përdorin vizionin e tyre në një mënyrë të caktuar dhe gradualisht ata të humbasin këtë aftësi natyrore të syve të tyre.

Rritja e ekspozimit
Kur ne duam të bëjmë një foto të një skenë të errët, ne kemi nevojë për të rritur kohën e ekspozimit të filmit. Ne mund të arrijmë këtë për sytë tanë duke u përqendruar pikërisht në një vend për një kohë (30-60 sekonda).
Kur sytë tanë janë duke lëvizur apo skena lëviz para syve tanë, imazhet balancohen nga syri ynë. (25 korniza TV për sekondë duket një lëvizje e rrjedhshme). Kur ne përqendrohemi në një vend, kemi rritur ndjeshmërinë tonë, sepse ne balancojmë dritën prurëse dhe e akumulojmë efektin e saj.
Qelizat tona fotosensitive (e kuqe, e gjelbër dhe e kaltër), veprojnë si sensorë dridhjeje, ashtu si tonet 3 radiomarrësve për 3 “ngjyra” RGB (e kuqe, jeshile dhe blu). Kur keni nevojë për të arritur një dridhje të madhe, të themi, një ritëm – ju mund ta arrini atë duke përdorur një nxitës shumë të dobët, por të vazhdueshëm. Përqendrohuni me sytë tuaj në një vend, që ju të arrini një efekt shumë të ngjashëm: me një stimulim shumë të vogël ju mund të lëkundni gradualisht qelizat fotosensitive deri në një vibrim më të madh dhe kjo rezulton në një ndjesi vizuale që perceptohet nga truri.

Shikoni Aurat
Ky ushtrim është hartuar për të parë Aurat për herë të parë dhe/ose praktika duke parë Aurat. Zgjedhja e kushteve të mira është e rëndësishme: jo vetëm që ju të shihni Aurat më të mira, por edhe për të fituar një besim në lidhje me atë që shihni.
1. Vendosni një person para një sfondi të bardhë e të ndriçuar dobët. Një sfond me ngjyra do të ndryshojë ngjyrën e Aurës, kështu që ju duhet njohuri shtesë lidhur me ngjyrat e kombinuara. Disa kombinime të sfondit me ngjyrat e Aurave mund të shkaktojë keqinterpretime.
2. Zgjidhni një vend për të parë. Në mes të ballit është shumë mirë. Ky është një vend i quajtur Chakra Anja ose Syri i tretë. Në disa kultura (Indi) ata vënë një shenjë në ballë. Një shenjë e tillë në kohët e lashta mund të thoshte ftesën për të parë Aurën.
3. Shiko në këtë vend për 30 deri 60 sekonda apo më gjatë.
4. Pas 30 sekondave analizoni përqark me vizionin tuaj periferik, ndërsa akoma shikoni në të njëjtën pikë. Vazhdimi i përqendrimit është më i rëndësishëm. Rezistojini tundimit për të parë përreth. Ju duhet të shihni se sfondi pranë personit është më i ndritshëm dhe ka një ngjyrë të ndryshme se sa sfondi i mëtejshëm. Ky është perceptimi juaj për Aurën. Sa më gjatë që të përqendroheni, aq më mirë ju do ta shihni atë. Mos harroni, përqendrimi në një vend rrit ndjeshmërinë tuaj duke akumuluar efektin e vibrimit të Aurës arritur nga sytë tuaj.

Marrja e një pamje të një Aure
Pas përqendrimit për një kohë të mjaftueshme për të parë Aurën, mbyllni sytë tuaj. Për një sekondë ose dy ju do të shihni vetëm Aurën. Jini të gatshëm. Për një ose dy sekonda qelizat tuaja fotosensitive do të ndalojnë vibrimin dhe dërgimin e perceptimit vizual në tru. Dhe në qoftë se keni humbur gjë, ju duhet të filloni të përqendroheni përsëri. Mundohuni të eksperimentoni përsëri, sesa shpejt ose ngadalë ju duhet të mbyllni sytë.

Vëzhgoni Aurat e njerëzve të tjerë
Më e mira është që të shikojmë direkt në chakran e ballit (syri i tretë ose syri i mençurisë, e cila është lokalizuar 1.5 cm mbi hundë, në mes të syve) dhe qëllimi për të arritur gjendjen e mendjes të ngjashme me teknikën e koncentrimit të përshkruar më lart për të paktën 30-60 sekonda. Kam provuar të shikoj në chakran e fytit dhe në chakran e zemrës po me rezultate të ngjashme. Megjithatë, nëse ju do të përqendroheni në gjoksin e dikujt duket e bezdisshme që personi në fjalë është zakonisht shumë i shqetësuar në lidhje me këtë shikim. Kur ju shikoni në chakran e ballit vërtet ju mund të vazhdoni bisedën qetësisht. Përsëri, në një sfond të ndriçuar lehtë, pa asnjë hije është më i miri. Me praktikë, çdo sfond i ndriçuar në mënyrë të njëtrajtshme (të tilla si një qiell blu për shembull) do të mjaftojë.

Si mund të shikojmë Aurat tona
Të qëndrojmë rreth 1.5 m para një pasqyre me përmasat e duhura. Në fillim është mirë në qoftë se sfondi pas jush është thjesht i bardhë dhe pa hije. Ndriçimi duhet të jetë shumë i lehtë dhe uniformë, jo i shkëlqyshëm. Ndiqni udhëzimet e mësipërme për të parë Aurat.
Praktiko për të paktën 10-15 minuta çdo ditë për të rritur ndjeshmërinë tuaj dhe të zhvilloni sytë aurike. Mos harroni se praktika është e nevojshme për të zhvilluar sytë aurike.

Agjërimi me frymë dhe shpirt

Ibrahim KALLEN

Jemi në fillim të muajit të bekuar të Ramazanit, kur myslimanët agjërojnë nga agimi në perëndim si një akt adhurimi dhe nënshtrimi. Në një botë të kredhur në vetvete e të kënaqësisë dhe të interesit individual të idealizuar, agjërimi mund të ngjajë një veprim i çuditshëm dhe madje një masë ekstreme, për njeriun modern. Ca mund ta hedhin poshtë si irracional. Por reflektimi i shpejtë zbulon se agjërimi është një akt i bazuar në mendjen, në frymën e shpirtin, më shumë se në trupin, e na ndihmon të nxjerrim më të mirën e natyrës sonë njerëzore.
Agjërimi është një akt inteligjence dhe vullneti. Njeriu nuk do të agjëronte nëse nuk është i bindur për qëllimin e tij fetar. Një person duhet të ketë njohuri të mjaftueshme dhe gjykim të duhur për të vendosur për të agjëruar. Ky është një parim themeltar i së drejtës islame: detyrimet fetare nuk vlejnë për të marrët. Agjërimi përfshin mendjen në kuptimin që ne nxitemi të reflektojmë mbi veten tonë dhe mbi botën ndërsa agjërojmë. Qëndrimi larg ushqimit, pirjes dhe/ose marrëdhënieve seksuale gjatë agjërimit është në thelb jo një akt i trupit, por i mendjes dhe vullnetit.
Agjërimi është po ashtu një akt vullneti, me atë të të cilit shfrytëzojmë arsyen dhe dashjen tonë për të qëndruar larg kënaqësive tokësore drejt arritjes së një gjendjeje më të lartë të qenies. Ne nuk mund ta bëjmë atë pa bindur veten për të vërtetën e tij dhe pa disiplinuar mendjen e trupin tonë.
Por më thelbësor është agjërimi me frymë dhe shpirt. Këto dy terma e kanë humbur përgjithësisht domethënien e tyre origjinale në shoqëritë konsumeriste të pas Iluminizmit. Madje në ca raste nuk i përdorim më për të shpjeguar gjendjen njerëzore. Por, për mijëra vite, krijesat njerëzore qenë parë si të përbëra jo vetëm nga mendja dhe trupi, por gjithashtu nga fryma dhe shpirti. Reduktimi i natyrës komplekse njerëzore te “psika”, një term tjetër i pëlqyer i modernitetit dhe hedhja poshtë e gjendjeve të saj të tjera si joshkencore dhe/ose teologjike, vjen me një çmim që ne vështirë ta kuptojmë. Psikologjizimi i frymës dhe shpirtit njerëzor përfundon duke tkurrur gjendjen njerëzore.
Në traditën islame, fryma (nefs) i referohet njeriut si një të tërë. Ajo ka shkallë të ndryshme, që sillen nga angazhimi dhe përsosmëria shpirtërore te dekadenca dhe shkatërrimi moral. Ajo mund të na bëjë qenie vërtet njerëzore ose më të këqija se kafshët. Mund të bëhet një pasqyrë që reflekton bukurinë e krijimit të Zotit ose një moçal që na zhyt në errësirë. Është kjo natyrë shumëdimensionale e frymës që kërkon vëmendjen tonë dhe gjatë agjërimit. Reduktimi i frymës në dëshira të nënvetëdijshme është i njëjtë me reduktimin e krijesës njerëzore në mish e kocka.
Ne kemi një problem të ngjashëm sot me fjalën shpirt (ruh). Thuajse nuk e përdorim termin në kuptimin e tij origjinal metafizik dhe moral. Shpirti i referohet substancës hyjnore që Zoti fryu për të krijuar njeriun. Ai e lidh ekzistencën tonë tokësore me hyjnoren. Kur ushqehet si duhet, ai na ngre në nivelin e engjëjve dhe përtej. Nëse shpërfillet dhe errësohet, i kthen njerëzit në përbindësha.
Me këto cilësime në mendje, mund të themi se një person arrin një gjendje të vërtetë pastrimi shpirtëror kur agjëron jo vetëm me trup, por njëkohësisht me frymë dhe shpirt. Kontrollimi i vetes për të mos u dhënë pas kënaqësive fizike për një periudhë të caktuar kohe është një akt i rëndësishëm vullneti. Por është në të njëjtën kohë një ushtrim në rrugëtimin shpirtëror. Duke marrë më pak nga bota materiale, ne fitojmë më shumë nga sfera shpirtërore.
Por meqë Islami na nxit të zgjedhim e të ndjekim një rrugë të mesme në të gjitha gjërat, nuk ka leje për të shkuar në skajet e vetëmohimit dhe të vetëprivimit. Pas agjërimit nga agimi në perëndim, ne ftohemi për ta përkëdhelur sakrificën tonë trupore dhe shpirtërore me një hapje që shërben si shpërblim i ditës. Por kjo është vetëm për të marrë ushqimin e nevojshëm për t’u kujdesur për trupat tanë. Thelbësore është të vazhdohet rrugëtimi shpirtëror natën me namaze, lutje dhe meditim. Ndërsa e ushqejmë frymën dhe shpirtin tonë me llojin e duhur të ushqimit, ne bëhemi më të plotë e më të pasur.
Duhet të kujtojmë gjithashtu se Kur’ani, libri i shenjtë i Islamit, nisi të revelohej pikërisht në muajin e Ramazanit. Pikërisht në Kur’an ne gjejmë direktivat më ndriçuese për një jetë të shëndetshme shpirtërore. Kur’ani i nxit të tëra krijesat njerëzore të përdorin inteligjencën dhe vullnetin e tyre për të çuar një jetë morale dhe të virtytshme. Ai i përshkruan gjendjet e frymës dhe të shpirtit me një qartësi spikatëse. Ai thotë se ne jemi njerëz në shkallën që kërkojmë ta mposhtim mishin dhe ta pasurojmë shpirtin pa shkuar në ekstreme dhe pa mohuar tërësinë e gjendjes njerëzore.
Teksa nisim muajin e Ramazanit, le të shpresojmë e të lutemi që agjërimi dhe namazet tona të arrijnë në thellësitë e frymës dhe shpirtrave tanë.

Paradite relaksi për kombëtaren

Futbollistët e kombëtares kanë mbërritur në Luksemburg. Programi i ditës parashikonte një mbledhje me grupin në hotelin ku janë akomoduar kuqezinjtë, por trajneri De Biasi ka preferuar t’iu bëjë një surprizë të këndshme. Duke qenë se këtë të shtunë ishte programuar vetëm një seancë stërvitore në orët e pasdites, trajneri ka organizuar një paradite të lirë relaksi duke iu komunikuar futbollistëve se orët në vijim do të mund të bënin një shëtitje në qendrën e Luksemburgut.
Në këtë mënyrë të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë patur mundësinë që nga ora 10:30 deri në 12:30 të relaksohen duke kaluar kohën e lirë me shëtitje, shopping apo edhe duke konsumuar diçka në baret e shumta të qytetit.
Grupi i kombëtares ka ngjallur kërshërinë edhe të vendasve edhe turistëve që nuk kanë ngurruar të sigurojnë edhe një kujtim me djemtë e kombëtares shqiptare. Interesant është fakti se në Luksemburg kanë nisur të grumbullohen edhe tifozë shqiptarë, të cilët pritet të jenë prezentë në miqësoren që do të luhet në “Josy Barthel”.
Në kthimin në hotel, surpriza e radhës ka qenë Sokol Cikalleshi, i cili së bashku me Armando Sadikun janë bashkuar me grupin. Sulmuesi që shënoi të premten me skuadrën e tij Akhisar ka marrë komplimentet e shokëve të skuadrës dhe në veçanti ato të trajnerit Gianni de Biasi. Për sa i përket dy futbollistëve të tjerë, Jahmir Hykës dhe Azdren Llullakut, ata do të bashkohen me kombëtaren vetëm në Stamboll, zgjidhje kjo e preferuar edhe për shkak të largësisë gjeografike nga vendet ku luajnë, përkatësisht Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistani.
E ardhmja e Ledian Memushajt do të vazhdojë të jetë në Serinë A italiane. Bologna nuk është skuadra e vetme që interesohet për të marrë shërbimet e kapitenit të Pescarës, skuadër që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B. Së fundmi në skenë ka dalë edhe Spali, ekip i sapongjitur në elitën e futbollit italian. Drejtuesit e skuadrës nga Ferrara e pëlqejnë së tepërmi mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili me shumë gjasa do të largohet nga klubi abrucez në merkaton e verës.
Mediat italiane raportojnë se Spal po lëviz për Memushajn edhe pse Bologna qëndron në pole position për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit nga Vlora. Trajneri i Spal-it Leonardo Semplici dëshiron një futbollist të fortë, me eksperiencë, të ketë vizion loje dhe të dijë të godasë portën.