Kombëtarja italiane bën publike listën e të grumbulluarve. Katër herë kampionët e botës, janë në pritje të ndeshjes së radhës miqësore kundër Uruguait dhe sfidën tjetër kundër Liechtenstein, e vlefshme për botërorin “Rusi 2018”. Trajneri i të kaltërve, Gian Piero Ventura, ka bërë disa ndryshime. Në listë është përfshirë Andrea Conti, mbrojtësi i Atalantës, i cili ka zëvendësuar futbollistin e Genovës Emerson Palmieri që u dëmtua në ndeshjen e fundit në kamionat kundër Romës. Gjithashtu për të dhënë kontributin e tyre janë edhe dy futbollistë të tjerë, Alex Ferrari i Hellas Verona dhe ai i Crotones Gian Marco Ferrari, të cilët do të marrin vendet e të padisponueshmëve Cecherini dhe Romagnoli.
Porta dhe mbrojtja është e gjitha juventine. Buffon, Bonucci, Barzagli, Chielini dhe Marchisio, do t’i bashkohen kombëtares më datë 5 qershor, pasi më datë 3 ata kanë finalen e Champions League. Të kaltërit do të grumbullohen në qendrën stërvitore Coverciano. Kalendari për ta parashikon miqësoren kundër Uruguait më datë 7 qershor, më pas takimi kundër një kundërshtari të lehtë siç është Liechtenstein më datë 10.
Ventura zbardh listën për 2 sfidat e radhës
De Biasi largohet
Me mendjen te ndeshja kundër Izraelit, por edhe te e ardhmja e De Biasit, e madje te një e ardhme jo dhe aq e largët. Në ditën e nisjes së grumbullimit të kombëtares për takimet e radhës, në Itali gazetari Alfredo Pedulla ka njoftuar në faqen e tij zyrtare se trajneri i kuqezinjve do të lirohet nga impenjimi me Shqipërinë në ditët e ardhshme. Gjithmonë duke iu referuar asaj që raporton Pedulla pas një eksperience të pasur e plot gëzime që i ka shërbyer jo pak trajnerit në planin profesional e personal, tani De Biasi ka mundësi të vërteta për të ardhmen në Europë, ndërkohë që ka në dorë edhe disa oferta nga Kina, që po investon shuma marramendëse në futboll.
Sipas tij, për këtë arsye trajneri pritet të largohet nga Shqipëria, ndërkohë që më tepër për këtë çështje do të mund të mësohet në mes të qershorit, pra pas ndeshjes me Izraelin. Në këtë mënyrë nëse më parë nuk kanë munguar sinjalet për një përfundim të marrëdhënies së De Biasit me Shqipërinë pas përfundimit të kontratës aktuale, e cila mbyllet me impenjimin në eliminatoret e Botërorit, tani raportimet përtej Adriatikut flasin për një ndërprerje në mes të këtij bashkëpunimi.
De Biasi në shfaqjet e tij të fundit publike para shtypit sportiv në vend është shfaqur i irrituar me raportimet për të ardhmen në mediat italiane, edhe pse shpeshherë kanë qenë pikërisht intervistat e tij për mediat italiane ato që kanë nxitur zërat për një largim nga stoli i Shqipërisë. Ndoshta këtë herë trajneri i kombëtares do të japë vetë një shpjegim në lidhje edhe me këtë temë, në konferencën e shtypit që do të mbajë në Luksemburg ku edhe do të shpjegojë zgjedhjet për listën e të grumbulluarve për takimet e radhës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i shoqëruar me një tjetër futbollist nga Lugina e Preshevës, Arbnor Fejzullahun e Partizanit, kanë ndjekur derbin shqiptar në Tetovë mes Renovës dhe Shkëndijës (2-2). Mbrojtësi kuqezi do të rikthehet në kombëtare për dy ndeshjet e ardhshme, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Izraelit.
Pikërisht për këtë kundërshtar qendërmbrojtësi ka besim se nuk është më i fortë sesa skuadra jonë përfaqësuese. “Për mua personalisht do të jetë një ndeshje në të cilën kemi mundësi që t’i kthehemi rrugës së sukseseve, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira. Me Izraelin humbëm në Shqipëri dhe aty unë mora karton të kuq. Tashmë do të shkojmë atje dhe duam të kthehemi me fitore, pasi mendoj se Izraeli nuk është më i fortë se ne”, shprehet me optimizëm mbrojtësi kuqezi për “Gazeta Lajm” në Maqedoni.
Gjimshiti, i cili gjatë këtij sezoni luajti për Avelinon në Serinë B, është shprehur i kënaqur që me këtë skuadër siguroi mbijetesën, ndërkohë që nuk ka dhënë një përgjigje të qartë nëse do të rikthehet te Atalanta, e cila zotëron kartonin e tij.
“Jemi shumë të kënaqur, sepse në fund ia kemi arritur qëllimit të mos biem nga liga, edhe pse kemi pasur disa probleme, ku na i kanë hequr tri pikë për një problem që ka pasur skuadra para tre vitesh. Mendoj se në fund gjithçka doli mirë. E ardhmja? Nuk dihet ende. Kam kontratë me Atalantën, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të shohim se si do të rrjedhin bisedimet me drejtuesit e saj për rikthimin tim atje”, ka deklaruar Gjimshiti.
FIFA, Shqipëria mbetet e 66-ta
Asnjë ndryshim pozicioni për kombëtaren shqiptare të futbollit në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Edhe për klasifikimin e muajit maj, kuqezinjtë e Gianni de Biasit, vazhdojnë të mbajnë vendin e 66. Qëndrimi në vendnumëro vjen për shkak se kuqezinjtë gjatë kësaj periudhe nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare ose miqësore. Ndërkohë që stanjacioni ka karakterizuar edhe rivalët e grupit për Botërorin “Rusi 2018”. Spanja qëndron në vendin e 10-të, ndërsa përsa i përket Italisë, të kaltërit mbajnë vendin e 12-të.
Një tjetër kundërshtar i joni Maqedonia, ka humbur tri vende duke rrëshkitur nga vendi i 133 në të 136. Është përmirësuar ndjeshëm në klasifikim Izraeli, me të cilët Shqipëria do të ndeshet pas miqësores kundër Luksemburgut, ka parakaluar 8 vende duke u renditur i 55. Lihteshtejni ka lënë vendin e 189 dhe është pozicionuar në të 186. Sërish zbritje në tabelën e re të renditjes së FIFA-s për përfaqësuesen e Kosovës. Ekipi i Bunjakut nga vendi i 172 ka zbritur një shkallë më poshtë në të 173-in. Renditja botërore e organit më të lartë të botës së futbollit, qëndron po e njëjta edhe përsa i përket vendeve të para. Brazili është skuadra që udhëheq, menjëherë pas tyre vjen Argjentina, ndërsa në të tretin është kombëtarja gjermane.
“Shpresat”, Bushi me risi, premton maksimumin
Gjak i ri në kombëtaren shpresa të drejtuar nga Alban Bushi, i cili nis zyrtarisht punën për ndeshjen miqësore në datën 5 qershor ndaj Francës dhe atë zyrtare ndaj Estonisë më 12 qershor, ora 20:00. Trajneri i kuqezinjve ka arritur të bëjë një revolucion në radhët e 21-vjeçarëve ku bien në sy shumë emra debutues, një miks mes lojtarëve që aktivizohen në Kategorinë Superiore dhe në kampionatet e huaja. Ilirian Ceka në pozicionin mbrojtës i majtë do të debutojë në kombëtaren shpresa bashkë me disa emra të tjerë ku bie në sy mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, i cili sapo mbylli një sezon pozitiv me fanellën bardheblu në aspektin personal. Një tjetër risi është edhe mbrojtësi i Grasshopers, Arjan Qollaku. Trajneri Alban Bushi e pranon se ka në dispozicion një skuadër shumë të re, por edhe të talentuar. Miqësorja e 5 qershorit ndaj Francës në vendin tonë është një test shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë në prag të debutimit për fazën eliminatore të Euro 2019, ku Shqipëria është shortuar në Grupin 2 dhe do të sfidojë Estoninë pak ditë më vonë.
“Trajneri ka presion, por këta janë lojtarët më të mirë të mundshëm që kemi zgjedhur. Duhet të mendojmë vetëm për miqësoren me Francën dhe do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë me skemë sulmuese në të dyja ndeshjet. Të japim maksimumin në të dyja takimet”, tha ai.
Bushi nuk e pranon që skuadra e grumbulluar ka pak sulmues cilësorë në dispozicion, duke theksuar se skema ofensive nuk lidhet me emrat e lojtarëve, por me pozicionimin e tyre në fushën e lojës dhe dëshirën që do të tregojnë për ta sulmuar kundërshtarin. Në vijim, ai ndalet edhe te emrat e thirrur nga Kategoria Superiore, duke nënvizuar se pret shumë prej lojtarëve që u ka dhënë besim.
De Biasi shpall listën
Giani de Biasi publikon listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren me Luksemburgun dhe transfertën zyrtare me Izraelin, të vlefshme për kualifikueset e Rusi 2018. Ka qenë një publikim ndryshe nga herët e tjera, me kombëtaren që nis grumbullimin dhe një pjesë të futbollistëve që janë nisur nga Rinasi drejt Luksemburgut në orët e para të mëngjesit. Lista është shpallur për herë të parë në faqen zyrtare të trajnerit, giannidebiasi.it ku natyrisht nuk mungojnë risitë. Ajo më kryesorja ka të bëjë me mungesën e Bekim Balajt në seksionin e sulmuesve, me bomberin shkodran që vuan një dëmtim duke reduktuar opsionet në vijën e parë. Për të mbetur te sulmi, ku figurojnë të grumbulluar, Azdren Llullaku, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Liridon Latifi, Eros Grezda dhe Jahmir Hyka mbetet jashtë radhëve kuqezi Shkëlzen Gashi. Mungesa të detyruara ndërkohë ato të portierit Etrit Berisha dhe kapitenit Ansi Agolli, të dy të skualifikuar, me kapitenin që ka plotësuar numrin e kartonave, ndërsa gardiani i portës vazhdon të shlyejë dënimin e marrë pas ndeshjes së parë me Izraelin.
Konfirmohet në mesfushë përjashtimi i Taulant Xhakës, ndërkohë që rikthehet Ergys Kaçe, konfirmim në bllok në repartin e ndërmjetëm për emrat tashmë stabël si Migjen Basha, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Andi Lila, Ermir Lenjani, Burim Kukeli e Amir Abrashi. Në mbrojtje rikthehet Mërgim Mavraj, i cili mungoi për shkak dëmtimi në takimin e fundit me Italinë e po ashtu dhe Berat Gjimshiti, i cili ishte i skualifikuar, janë grumbulluar Naser Aliji, Arlind Ajeti, Elseid Hysaj dhe Frederik Veseli. Siç vihet re për këto dy takime nuk ka një konfirmim për Albi Allën, i cili fitoi ftesën e parë në grumbullimin e fundit të kombëtares, për sa i përket portës nuk ka risi, me Thomas Strakoshën, Alban Hoxhën dhe Orges Shehin të thërritur në mision, ndërkohë që i duhet të presë ende Enea Kolicit, protagonist i një sezoni të suksesshëm me Kukësin ku u shpall edhe kampion i Shqipërisë. Kombëtarja e futbollit do të përballet në testin me Luksemburgun këtë të dielë, ndërsa më 11 qershor do të luajë përballë Izraelit një ndeshje vendimtare për objektivin e mbetur, vendin e 3-të në grupin kualifikues.
Portierë: Strakosha, Hoxha, Shehi
Mbrojtës: Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Mavraj, Veseli
Mesfushorë: Basha, Kaçe, Memushaj, Roshi, Lila, Lenjani, Kukeli, Abrashi
Sulmues: Llullaku, Cikalleshi, Sadiku, Latifi, Grezda, Hyka
Raportimi i senatorëve amerikanë për rrezikun Soros në Shqipëri
“Judicial Watch”, senatorët amerikanë mbasi u kthyen nga një vizitë disa ditore në Shkup dhe Tiranë, shkruan se: “Ky problem nuk është i kufizuar në Maqedoni, por duket se ndjek një model të aktivitetit alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Udhëheqës të respektuar nga Shqipëria kanë bërë pretendime të ngjashme të diplomatëve amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros që nxisin rezultate të caktuara politike në vendin e tyre. Fondacioni Shoqëria e Hapur Shqipëri (FOSA) dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar dokumentin e diskutueshëm strategjik për reformën gjyqësore shqiptare. Disa liderë besojnë se këto “reforma” në fund të fundit kanë për qëllim t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor”, shkruajnë ata.
Kurse rrjeti televiziv kombëtar amerikan, kanali më konservativ “Fox News”, raportoi në gusht të vitit 2016 se: “E-mail-et e sapozbuluara dhe skedarë të tjerë nga organizata e miliarderëve të George Soros-it po hedhin dritë mbi ndikimin e gjerë të pushtetit liberal të pushtetit në çështjet politike dhe diplomatike, në Shqipëri e Maqedoni”.
“Judicial Watch” Inc, është një fondacion arsimor konservator dhe jo partiak, që nxit transparencën, llogaridhënien dhe integritetin në qeveri, në politikë dhe në ligj. Përmes përpjekjeve të saj edukative, gjyqësori vëzhgues thotë se mbron standardet e larta të etikës dhe moralit në jetën publike të kombit amerikan dhe kërkon të sigurojë që zyrtarët politikë dhe gjyqësorë të mos abuzojnë me kompetencat që u janë besuar atyre nga populli amerikan. “Gjyqësori Watch” përmbush misionin e tij edukativ përmes procesit gjyqësor, hetimeve dhe informimit publik.
Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni është përjetësuar nëpërmjet fondeve të USAID-it që u është dhënë për të zbatuar në entitete të tilla si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur George Soros. Si marrës i granteve të shumëfishta dhe duke shërbyer si kontraktues i USAID-it që zbaton projekte në këtë vend të vogël prej 2.1 milionë njerëz, tatimpaguesi ynë ka financuar ndihmën e huaj, duke lejuar Fondacionin Hapur Shoqëria Maqedoni (FOSM) të shtyjë një axhendë progresive dhe të nxisë politikat e majta.
Beqir SINA
INSTAT: Shifrat pse ekonomia është më keq se më 2015
Rreth 69,8% e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve, nga 75,0% që ishin në vitin 2015 po në të njëjtin sektor.
Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave vazhdon të jetë mbizotëruese në ekonominë e vendit me 31,9% të ndërmarrjeve të rezultuara në fund të vitit 2016 nga 35,3 % në vitin 2015.
Edhe pse plot me burime natyrore, me nëntokë të pasur, plot mundësi për të zhvilluar turizmin dhe bujqësinë dhe industrinë, ekonomia e Shqipërisë mbetet e varur nga bizneset e tregtisë dhe vetëm 1 për qind e bizneseve punësuan mbi 50 punonjës sipas të dhënave të djeshme të INSTAT mbi regjistrin e ndërmarrjeve.
Sipas INSTAT në vitin 2016 numri i ndërmarrjeve është 160.679, duke shënuar një rritje prej 5,5% krahasuar me vitin 2015.
Mbi 31 mijë janë fermerë të pajisur me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT) në fund të vitit 2016, nga 19.543 fermerë të regjistruar deri në fund të viti 2015.
INSTAT raporton se 31.377 ndërmarrje aktive janë regjistruar gjatë vitit 2016 duke shënuar një rënie me 44,8% krahasuar me regjistrimet e vitit 2015.
Rreth 69,8% e ndërmarrjeve aktive janë prodhues të shërbimeve, nga 75,0% që ishin në vitin 2015 po në të njëjtin sektor.
Tregtia me pakicë përveç tregtisë së automjeteve dhe motoçikletave vazhdon të jetë mbizotëruese në ekonominë e vendit me 31,9% të ndërmarrjeve të rezultuara në fund të vitit 2016 nga 35,3% në vitin 2015.
Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,1%, por kontributi i tyre në punësim llogaritet në 48,3% në vitin 2016 nga 46,2% që ishte në vitin 2015.
3,5% e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 47,2% e tyre janë me origjinë nga Italia dhe 9,2% nga Greqia.
26,8% e ndërmarrjeve aktive drejtohen nga femrat, nga 31,3% në fund të vitit 2015; 30,4% e ndërmarrjeve aktive e kanë filluar aktivitetin ekonomik para vitit 2011.
Në grupin “Prodhues të të mirave” ku përfshihen aktivitetet “Bujqësia, pyjet dhe peshkimi; industria; Ndërtimi”, ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar janë përqendruar në aktivitetin “Industri përpunuese”.
Në grupin “Prodhues të shërbimeve”, ndërmarrjet me aktivitet ekonomik “Tregti” dhe “Akomodim dhe shërbim ushqimor”, janë mbizotëruese në ekonominë e vendit, me 46,1% të ndërmarrjeve gjithsej. Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht në aktivitetin tregtar, fenomen i cili vihet re edhe në ndërmarrjet e regjistruara gjatë vitit 2016.
Regjistrimet e reja numërojnë 21.6% të ndërmarrjeve tregtare krahasuar me 27.3% të regjistruara gjatë vitit 2015. Rreth 91,0% e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe tyre, prej 74,8% janë me një të punësuar krahasuar me 61,8% gjatë vitit 2015.
Euro mund të zbresë edhe në 132 lekë
Teksa euro në bursat ndërkombëtare ka arritur nivelet më të larta të këmbimit nga fillimi i vitit, në Shqipëri arrin rekord të ri të ulët të 9 viteve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e përbashkët këmbehej dje me 134.12 lekë, duke shënuar një nivel të ri të ulët prej gati nëntë vitesh.
Ndërsa në tregun vendas, euro është zhvlerësuar ndjeshëm, në tregjet ndërkombëtare euro ka kapur nivelet më të larta të këmbimit në raport me dollarin amerikan nga shtatori i vitit të shkuar, ku dje 1EUR këmbehej me 1.13 USD.
Leku është forcuar dhe përkundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer dje me 119.47 lekë.
Sipas ekspertëve të tregut një ndër arsyet që po zhvlerësohet euro lidhet me faktin që shpenzimet e fushatës elektorale këtë vit kanë qenë në një pjesë të konsiderueshme në valutë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur ato ishin përgjithësisht në lekë. Ekspertët e agjencive valutore pohojnë se edhe posterat apo shpenzime të tjera paguhen përgjithësisht në valutë, duke rritur ofertën në euro.
Arsye tjetër e mbiofertës së valutës në treg, sipas ekspertëve të tregut, kanë qenë dhe investimet e kryera nga projekti TAP, si pagat, punimet në rrugët dytësore apo shpenzimet për transportin e tubave dhe ruajtjen fizike të tyre.
Pritshmëritë, euro mund të zbresë edhe në 132 lekë
Ekspertët e tregut pohojnë që euro të vijojë të qëndrojë e dobët të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve, për shkak të shpenzimeve në euro.
Por, edhe pas zgjedhjeve, oferta në euro pritet të jetë sërish e lartë. Kjo pasi dita e zgjedhjeve këtë vit ka përkuar me ditën e fundit të Ramazanit për besimtarët myslimanë dhe pas përfundimit të Ramazanit rritet fluksi i turistëve nga Kosova, ndaj pritet që euro të arrijë përsëri nivele të ulëta në javën e fundit të qershorit dhe javën e parë të korrikut.
Në përgjithësi tregu vendas i këmbimit ndikohet nga flukset hyrëse dhe dalëse të valutës, prandaj do të reflektohen në treg prurjet valutore nga turistët.
Sipas ekspertëve parashikohet se trendi normal i euros do të jetë midis 132 lekëve (niveli më i ulët) dhe 136 lekë (niveli më i lartë). Nëse gjatë verës këmbimi i euros me lekun mund të zbresë nën 132 lekë, ka pak gjasa që euro të shkojë në nivelin e 137 lekëve.
Punonjësit e ARMO-s u rikthehen protestave, 3 muaj pa marrë pagat
Me shumë se 130 punonjës të rafinerisë së ARMO-s në Fier dhe të tjerë punonjës të kompanisë në Përrenjas dhe në Vlorë protestuan dje duke bllokuar punën për shkak se nuk kanë marrë pagat për tre muaj rresht. Burime nga protestuesit pohojnë se bashkë me rrogat që nuk po jepen janë edhe dy vite sigurime të papaguara, ndërkohë që rafineria po punon. Sipas të dhënave zyrtare, importet e naftës gjatë shkurtit ishin vetëm 23.9 mijë tonë, me një rënie 32% krahasuar me shkurtin 2015. Burimet nga tregu pohojnë se rënia e importeve në këto nivele i dedikohet furnizimit të tregut me naftë vendi. Rivënia në punë e rafinerisë ARMO në vjeshtën e vitit të kaluar po furnizon rreth 35% të nevojave të tregut të brendshëm për këtë produkt, teksa po vijon eksporti edhe në Kosovë dhe në Maqedoni. Por pavarësisht këtij fakti, ata që kanë administruar ARMO-n pas privatizimit nuk kanë mundur të tregohen korrekt me shlyerjen e pagave të punonjësve. Në shtator të vitit të kaluar, Jonian Refining dhe Trading Co. –IRTC SH.A ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO. Kompania rezulton e regjistruar off shore në ishujt britanikë Virgin. Në të njëjtën periudhë, prodhuesi më i madh i naftës në vend Bankers Petroleum njoftoi se nënshkroi një marrëveshje me Jonian Refining dhe Trading për t’i shitur asaj deri në 65% të prodhimit të naftës bruto tek IRTC. Një tjetër shqetësim është cilësia e naftës për të cilën nuk ka informacion nga autoritetet nëse është e një niveli të pranueshëm për t’u përdorur nga automjetet. Në fund të tremujorit të parë të 2016-s, detyrimet e kompanisë ARMO në total kanë arritur në 595 milionë dollarë sipas burimeve në Ministrinë e Energjetikës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se, nga totali i detyrimeve afërsisht 300 milionë dollarë janë kredi bankare dhe pjesa tjetër e borxheve ndahet ndërmjet Albpetrol-it, tatim taksave, të tretëve dhe punonjësve, ku vetëm shtetit i ka të paktën 100 milionë euro.
Hetim fondeve të George Soros në Shqipëri nga Departamenti i Shtetit
“Judician Watch” njoftoi se ka ngritur padi kundër Departamentit amerikan të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat lidhur me financimin e aktiviteteve politike të Fondacionit Soros në Shqipëri. Padia u dorëzua më 26 maj 2017.
Padia u bë në Gjykatën e Distriktit të Kolumbias, pasi edhe Departamenti i Shtetit dhe USAID dështuan t’i përgjigjen kërkesës për të drejën e informimit të 31 marsit 2017.
“Judicial Watch” kërkoi:
1. Të gjitha të dhënat kanë të bëjnë me kontrata, grante ose alokime / disbursime të fondeve nga Departamenti i Shtetit (USAID) tek Fondacioni Soros në Shqipëri dhe / ose personelin e tij dhe / ose në çdo degë të Fondacionit Soros.
2. Të dhënat e tilla përfshijnë kontrata, kërkesa për financim, autorizime pagesash, fatura dhe të dhëna të ngjashme të buxhetit, si dhe të gjitha të dhënat lidhur me komunikimin midis zyrtarëve, punonjësve apo përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, zyrtarë, punonjës ose përfaqësues të Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
3. Të gjitha të dhënat e komunikimit ndërmjet ndonjë zyrtari, punonjës ose përfaqësues të Departamentit të Shtetit (USAID), duke përfshirë ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu dhe çdo zyrtar, punonjës ose përfaqësues të Fondacionit Soros në Shqipëri, filialeve të saj dhe / ose organizatave të lidhura me të.
4. Të gjitha vlerësimet, raportet ose të dhënat e ngjashme në lidhje me punën e Fondacionit Soros në Shqipëri dhe / ose filialeve të saj ose organizatave të lidhura me të.
5. Të gjitha të dhënat e komunikimeve të transmetuara përmes sistemit SMART të Departamentit të Shtetit dërguar tek / ose nga çdo punonjës i qeverisë së SHBA që vepron nën autoritetin e shefit të misionit në Tiranë që kanë të bëjnë me Fondacionin Soros në Shqipëri, filialet e saj dhe / ose organizatat e tjera.
Në një letër të 14 marsit 2017, drejtuar sekretarit të Shtetit Rex Tillerson, gjashtë senatorë amerikanë (Sens Lee (R-UT), Inhofe (R-OK), Tillis (R-NC), Cruz (R), Perdue (R-GA) dhe Cassidy (R-LA) i bënë thirrje atij për të hetuar marrëdhëniet midis USAID-it dhe Fondacionit Soros dhe se si dollarët e taksapaguesve amerikanë po përdoren nga Departamenti i Shtetit dhe USAID për të mbështetur grupe politike të majta që kërkojnë të imponojnë politika të majta në vende të tilla si Maqedonia dhe Shqipëria.
Në letër, senatorët u referohen fondeve të USAID-it për aktivitetet e Soros në Maqedoni dhe më pas citojnë aktivitete të ngjashme në Shqipëri:
Pjesa më e madhe e aktivitetit në Maqedoni është përjetësuar nëpërmjet fondeve të USAID-it që u është dhënë për të zbatuar në entitete të tilla si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur George Soros.
Si marrës i granteve të shumëfishta dhe duke shërbyer si kontraktues i USAID-it që zbaton projekte në këtë vend të vogël prej 2.1 milionë njerëzish, tatimpaguesi ynë ka financuar ndihmën e huaj, duke lejuar Fondacionin e Hapur Shoqëria-Maqedoni (FOSM) të shtyjë një axhendë progresive dhe të nxisë politika të majta.
Ky problem nuk është i kufizuar në Maqedoni, por duket se ndjek një model të një aktiviteti alarmues në këtë rajon të paqëndrueshëm. Udhëheqës të respektuar nga Shqipëria kanë pasur ankesa të ngjashme për diplomatë amerikanë dhe organizatave të mbështetura nga Soros, se nxisin rezultate të caktuara politike në vendin e tyre.
Fondacioni për Shoqëria e Hapur në Shqipëri (Soros) dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar dokumentin e diskutueshëm strategjik për reformën gjyqësore shqiptare. Disa liderë besojnë se këto “reforma” në fund të fundit kanë për qëllim t’i japin Kryeministrit dhe qeverisë së qendrës së majtë kontroll të plotë mbi pushtetin gjyqësor.
Lidhja e Sorosit me Departamentin e Shtetit në Shqipëri shkon së paku në vitin 2011 kur Soros i kërkoi Hillary Clintonit të ndërmarrë veprime në Shqipëri gjatë demonstratave të fundit në Tiranë.
“Fox News” raportoi më 17 gusht 2016 se: E-mail-et e sapozbuluara dhe skedarë të tjerë nga organizata e miliarderit George Soros-it po hedhin dritë mbi ndikimin e gjerë të Soros në çështjet politike dhe diplomatike.
Një zinxhir e-mail-esh tregon se si gjiganti i Wall Street (Soros) në vitin 2011 i kishte shkruar personalish Hillary Clinton-it, atëherë sekretare e Shtetit, duke kërkuar ndërhyrjen në trazirat politike të Shqipërisë. Brenda disa ditësh, një i dërguar që ai rekomandoi u dërgua në rajon.
Si funksionon operacioni klandestin miliona dollarësh
Në maj të vitit 2016, USAID njoftoi se po ofronte 9 milionë dollarë për projektin “Drejtësi për të gjithë” në Shqipëri “për të përmirësuar performancën e gjykatave shqiptare duke prezantuar standarde gjithëpërfshirëse gjyqësore për efikasitet, transparencë, aksesueshmëri dhe llogaridhënie”. Sipas njoftimit, projekti “do të zbatohet nga USAID-i Kontraktor i Menaxhimit Lindje-Perëndim” (EWMI). Sipas raportit financiar 2011 të EWMI, rezulton se kontraktori ka marrë fonde nga Fondi i Zhvillimit Ekonomik Soros: “kredi … deri në 1,000,000 dollarë”.
“Kjo është padia jonë e dytë e FOIA për të zbuluar të vërtetën në lidhje me skandalin e taksave tatimore të administratës së Obamës për operacionet Soros në Evropë”, tha Tom Fitton. “Ne shpresojmë dhe presim që administrata Trump të lejojë më në fund që të hidhet dritë mbi këtë polemikë në rritje”.
Më 19 prill 2017, “Judicial Watch” ngriti padi kundër Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për të dhënat dhe komunikimet lidhur me financimin dhe aktivitetet politike të Fondacionit Soros në Maqedoni.
Në shkurt, Watch Gjyqësor raportoi:
Qeveria e SHBA-së ka shpenzuar miliona dollarë të tatimpaguesve për të destabilizuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, në qendrën e djathtë në Maqedoni, duke bashkëpunuar me filantropin e majtë, miliarderin George Soros. Ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess L. Baily, ka punuar në prapaskenë me Fondacionin e Shoqërisë së Hapur Soros për të kanalizuar shuma të mëdha në dollarë amerikanë, çka përbën një ndërhyrje të ambasadorit amerikan në punët e brendshme politike në kundërshtim me Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.
Ja se si funksionon operacioni klandestin, sipas burimeve të nivelit të lartë në Maqedoni dhe SHBA, të cilat kanë furnizuar “Judicial Watch” me të dhëna, si pjesë e një hetimi në vazhdim. Fondacioni Shoqëria e Hapur ka themeluar dhe financuar dhjetëra organizata joqeveritare (OJQ) në Maqedoni për të përmbysur qeverinë konservatore. Një zyrtar i qeverisë maqedonase i intervistuar nga “Judicial Watch” në Uashington DC kohët e fundit e quan atë “këmbësoria Soros”. Grupet organizojnë lëvizjet e të rinjve, krijojnë media të influencuara dhe organizojnë protesta të dhunshme për të minuar institucionet dhe politikat e zbatuara nga qeveria. Një nga grupet e Soros financoi përkthimin dhe botimin e “Rregullat për radikalët” në gjuhën maqedonase të Saul Alinskit. Libri është një manual taktik i subversionit, jep këshilla të drejtpërdrejta për protesta radikale në rrugë dhe shpall Luciferin si radikalin e parë. Falë ambasadorit të Obamës, i cili nuk është zëvendësuar nga Presidenti Trump, “Xhaxha Sem-i” mban paratë që rrjedhin në mënyrë që grupet të vazhdojnë të veprojnë dhe të rekrutojnë, konfirmojnë burimet në Maqedoni dhe SHBA.
“Judicial Watch”