21.5 C
Tirana
E enjte, 17 Korrik, 2025

Vizioni i ri i edukimit, koka, zemra dhe dora

Dr. Fatmir Terziu

Në të sotmen e shpejt-ndryshimeve, duhet patjetër të përqendrohemi në përgatitjen e fëmijëve për përballimin e të ardhmes. Dhe kjo kërkon “Republikën e Re” të Bashës

Nuk ka kohë më të përshtatshme të flasësh për këtë temë, se sa në këtë kohë të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale. Është koha kur është parashtruar termi “Republika e Re” nga lideri i opozitës së sotme shqiptare, Lulzim Basha, ndaj mirëkuptimi i thelbit të saj kërkon të ngrejmë çështjen për një vizion të ri radikal të edukimit, të mjaftpërfshirë, edukim të vazhdueshëm, të zgjeruar e të përqendruar, që arrin të kërkuarat dhe të duhurat e kësaj kohe kaq delikate. Ne jetojmë në moshën e mundësive të reja ekstraordinare, me një rritje të numrit të madhe të pakuptueshmërive, pasigurive, pavlerave, me një zgjerim të masës së informimit dhe të rasteve në rritje të dilemave morale të turbulluara nga faktorë të së shkuarës dhe të së tashmes problematike. Ndërsa vazhdon të mbetet një pasiguri e madhe rreth të ardhmes, llojeve të njohurive, aftësive dhe atributeve, që janë duke u bërë një mur gjigant kuptohen qartë arsyet e këtij vizioni të ri të edukimit.
Letërsia dhe aritmetika, këto forma bazike, të domosdoshme, akoma dominojnë mbi të gjitha. Ekspertiza në matematikë, shkencë dhe sidomos në shkencën kompjuterike, po bëhet një çmim i madh. Komunikimi dhe aftësitë personale, problemzgjidhjet dhe idetë e gjeneratave, bashkëpunimi dhe lidhjet ndërprofesionale, analizat dhe sintezat, puna krijuese dhe përkushtimi, po bëhen etje për punëdhënësit më shumë se rutina e testimeve dhe provimeve në kohën e tyre për një nxënës që lëshon një nivel arsimor apo dhe për një student në shkallën e tij të kualifikimit. Megjithatë më e rëndësishmja, këtu vazhdon të mbetet një domosdoshmëri për brezin e ri që qaset në itinerarin nga bankat e shkollave dhe auditoret e universiteteve në botën e predispozuar integruese, pra të bëhet palë e saj, të jetë i përgatitur se si të pyesë, konkurrojë, të bëjë logjikë dhe sens për çfarë është reale dhe për çfarë është e improvizuar, false, të ketë një njohuri rreth-ndjesore (kompas-lëvizës) të ndjeshme morale në situatat e kompleksiviteteve të mëdha dhe të vetë ambiguitetit (për të qenë i hapur për një ose më shumë interretime).
Atëherë çfarë është domosdoshmëri përgjigjëse tek të gjitha këto që nisin në mjedisin arsim-edukues shqiptar dhe transferohen deri në brezin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në emigrim? Diversiteti në rritje, që është në problematikën e tij, ka prodhuar potencialin (nëse nuk është gjithnjë real) për inovacion me mjaft variacione të debatueshme deri më sot. Por akumulimi katërvjeçar i një sistemi arsimor të shkrafanjitur në një “pozë” reforme të ndërtuar si sistem propagande të tipit “copy and paste” nga sistemet më në zë, ku dihet se mjaft të rinj kanë lënë ëndrrat e edukimit, kanë lënë shkollat dhe kanë emigruar, duke u ndjerë pa perspektivë e të braktisur, është ajo që kërkon ndalesë profesionale, jo thjesht politikë, jo sistem arsimor për sistem anësor “copy and paste”, jo vetëm fjalime dhe premtime. Është bërë kështu me dashje, ose pa dashje të besojmë se sa më shumë provime dhe teste me kualitet e vështirësi të lartë të bëhen, është rruga që të shpie tek një sistem më i mirë i edukimit. Patjetër, kjo është një udhë, që ka një vlerë, atë që ta jep nota e provimit. Të gjitha pas notave, koha dhe energjia, vlera dhe aftësia, talenti dhe vënia në jetë e tij, janë shkrirë në skenarin e shkruar të një ligji të dështuar arsimor, të një loje të heshtur të testimit të provimit, kur në fakt është harruar kursi dhe rrugëtimi jetik i fëmijës, dhe është shpërfillur metoda jetike e rrugëtimit me të duhurën jetike të sistemit të aftësimit, për të krijuar fëmijën e së gjithës, fëmijën e së ardhmes.

Rritja e “fëmijës së të gjithës”

Ndryshimet e sforcuara të kohëve të fundit kanë krijuar mendimin se provimet kanë në mjaft çështje, ndoshta dhe dyfishin e problemeve të krijuara dhe të trashëguara, me një problematikë të re në vetë kohën e pallogaritur. Rezultatet janë se kështu në këtë pikë është vetëm sipërfaqja e edukimit, mësimdhënies, pa menduar atë që është në brendësi të mirëkuptimit të koncepteve të rëndësishme. Tani shihet qartë se dështimet me sisteme dhe ligje të arnuara, kanë krijuar dhoma të vogla për një kurrikulë kaq të madhe e të domosdoshme në mjaft shkallë shumë jetike, e patestuar, më saktë kurrikula është shtrydhur jashtë frutit. Duhet sqaruar më thjesht, se kurrikula është dokumenti jetik i testimit, provimit. Drejtoritë arsimore, drejtoritë e kurrikulave dhe instanca të tjera, dikur jetike për trokitjet në dyert e shkollave për mbarëvajtjen e tyre, tani janë bërë forca paralele me zyrat e kuadrit të kohëve të tjera, pa plan inovacioni, pasi shkollat mbeten të lodhura për të bërë rezultat dhe ende janë të detyruara të shohin përtej supeve të këtyre zyrave dhe hamendësuar për ekzistencë dhe se për çfarë ata mendojnë, se për çfarë ata mund të kontrollojnë e të kërkojnë prej shkollave.
Duhet thënë se ekziston një sistem njëdimensional në këtë botë shumëdimensionale dhe pse pretendohet ndryshe, por që në fakt është i njëjti me një derivat të kursuar si “privat” dhe “publik”. Ndaj koha kërkon këtë kurs tjetër, që paraqet një edukim që mbështet rritjen e së tërës, e asaj që quhet “fëmija e së tërës” me një kuptim të thellë britanik të shtjedhuar si: koka, zemra dhe dora. Pra, të një fëmije që është i aftë të përdorë të tërën e tij fizike dhe mendore. Le ta shtjellojmë më poshtë sipas detajeve:
Së pari, për këtë duhet të gatuajmë një edukim akademik (koka), që i jep popullit njohuri të thellë për konceptet kyçe dhe rrugët e mendimit në matematikë, shkencë, dizajn, ashtu sikurse në histori e kulturë. Njohuria që udhëheq në më të mirën që është thënë, por nuk është projektuar e zbatuar nga e shkuara, ashtu sikurse kritiku kulturor i edukimit Mathew Arnold e ka mbrojtur, por kjo e rëndësishme është gdhendur e këndëzuar dhe duhet të aplikohet tek domosdoshmëria e të sotmes dhe në vlerë të së nesërmes: fuqizimin e njohurisë, por jo vetëm njohurisë së të fuqishmëve.
Së dyti, na duhet karakter edukimi (zemra), që paraqet eksperiencat dhe situatat për nxënësit që të jenë të aftë për të zhvilluar një rrjet të sigurtë të formave më të avancuara etike, karakter të mirëqendrueshëm, të besueshëm dhe të aftë në debat, të mirësjellshëm dhe tolerant, mendjehapur dhe të gatshëm për jetën e re, “Republikën e Re”.
E fundit, terminologjia perëndimore e fushës së edukimit “e bëj” (dora) mes mësimdhënies qasht zedhshëm kreativitetin dhe zgjidhjen e problemit, i jep të rinjve shansin të jenë të denjë në kërkesë dhe ofertë, të kuptojnë mendimin për dizajnimin dhe të aplikojnë njohuri dhe koncepte të kuptueshme tek situatat e reja. Kjo është më e kuptueshme kur të angazhuarit, nxënës, maturantë dhe studentë, të jenë të mundësuar të prodhojnë punë nëpërmjet duarve dhe që është një punë me një vlerë të arsyeshme, përtej asaj që merret në tekstet dhe klasat e auditoret e shkollave dhe universiteteve.
Që të arrihet ky edukim shumëdimensional, tashmë i piketuar mbi terminologjinë “Republikë e Re” e liderit demokrat Basha, kërkohen ndryshime thelbësore në rrugën që shkollat po ecin: një revolucion në planifikim të kurrikulës, kohaplanifikim më efikas, rolin e mësuesit, ndoshta më shumë se kaq, sjellja dhe qëndrimi ndaj të rinjve. Si moto duhet të jetë ftilluesja e kësaj rruge: përpjekje për të ridimensionuar të folurën, oratorinë, me të njëjtin status të të shkruarit dhe të të lexuarit, ringjalljen efikase të eksperiencës mes punës dhe praktikës, kështu që nxënësit e të gjitha niveleve do të krijojnë ngadalë e përditë më shumë kuptime jetike për vetë jetën në një mundësi të re, qoftë dhe në një gjysmë ditë të javës mësimore, qasjen dhe inkurajimin me punën më të bukur, deri në instanca të tjera dhe në ato mediatike, përtej klasës së shkollës, këndeve të saj, përdorimin e njohurive mes objektit në klasë, përdorimin e subjektit të njohurisë për të zgjidhur probleme dhe më ndjeshëm, aplikimin e kuptimeve matematikore në lidhje e mundësi të thjeshta për ndryshime ambientore lokale. Duke ndihmuar me mendime të lira dhe demokratike për sheshe, rrugë, hapësira apo dhe kënde të lira etj.

Mësuesit më të lirë

Asnjëra nga sa theksuam më sipër, është e realizueshme, nëse ne nuk mendojmë përsëri atë se çfarë do të thotë të jesh mësues në “Republikën e Re” të Luzim Bashës. Një edukim për kokën, zemrën dhe duart kërkon një lloj tjetër të mësuesit. Edhe pse tek mësuesit mjaft “reforma” kanë shkelur me dritëhije, dimensionin e tyre nuk duhet të jetë thjesht një itinerar nga hapja e shkollës deri tek mbyllja e ditës së provimeve apo dhe deri tek mbyllja e amzës dhe dëftesave. Mësuesit nuk duhet të jenë një fabrikë provimi, pas duhet të jenë vizioni i mësimdhënies si intelektualë të kualifikuar, kërkues për veten, kompleks dhe të ndjeshëm në profesionin që e dinë dhe që duhet ta duan për më tepër se sa e dinë.
Në kuptimin figurativ, nuk duhet kirurgji plastike për edukimin dhe mësimdhënësin, por operacion jo i njëjtë për diagnoza të ndryshme, jo të njëjta, pasi e thënë qartë, e reja kërkon kërkim të thellë dhe në të tjera dimensione, në të tjerat që vijnë përditë falë teknologjisë dhe arritjeve globale. Nuk duhet as berber të bëjë të njëjta modele flokësh, por koka që duhen përtej flokëve. Dhe në këtë lëvizje të shpallur të “Republikës së Re” dhe ato pak zëra të rëndësishëm duhet të flasin më shumë, jo për receta dogmatike, standarde e të pakuptimshme, por për çështje të kërkesës imediate, situatës së sotme.
Të njëjtit njerëz shpesh “shkarravisin” me të njëjtën teknologji, sepse kujtojnë se bëjnë më tepër se duhet dhe pa dashje ikin prapa në kohë, kur bëjnë kritizerin e domosdoshmërisë jetike, edukimit. Ky është rrugëtim i ri me mentalitet të vjetër për të kondensuar tempin e tyre të ngeljes në vend dhe pse mbajnë grada të shumta, por që janë dhe kanë mbetur mjaft larg situatës, problemit dhe kuptimit të filozofisë së “Republikës së Re”. Më saktë rruga e shkurtër që të shpie gjatë e gjatë duhet lënë në ato pak dosje, ato pak stile reformatore tashmë pa rezultat.
Mësimdhënësit e mëdhenj, ashtu sikurse vetë liderët e mëdhenj, kanë repertorin e vet, një mjet për arritjet, që nga leksionet e seminaret sokratike, që nga seksionet filozofike deri tek udha që propozojmë për efikasitetin e “Republikës së Re” me këtë preambul: koka, zemra, dora. Ndaj e ritheksojmë se nuk ka kohë më të mirë se sa koha e zgjedhjeve të tashme me qëllim që ta bëjmë këtë faktor për më shumë efikasitet, për më shumë angazhim, një sistem edukimi më jetik, më shpresëdhënës, ku mësuesit ndjehen të besueshëm dhe inovacioni është dhe bëhet pjesë e moshës së të gjithëve, pjesë e moshës sonë.

Përse duhet të shuhen hatërmbetjet

Naim HASANI

Pas publikimit të listave për kandidatë për deputetë nga ana e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha, me mjaft keqardhje konstatojmë një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga lufta e vërtetë politike që duhet të bëjë PD me gjithë shpirt dhe me të gjitha forcat ndaj kundërshtarit politik, qeverisjes katastrofike për 4 vjet nga një oligarki oportuniste dhe mospërfillëse, me një ideologji shterpë si ajo e Rilindjes.
Debati për listat, me gjithë respektin e palëkundur për të gjithë që janë kandiduar dhe ata që nuk kanë vazhduar, është debat që nuk i shërben motivimit të bazës dhe makinës elektorale të PD në këtë kohë mjaft të shkurtër nga 25 qershori 2017. Partia Demokratike është e të gjithëve dhe e gjithë brezave dhe askush nuk e ka të fiksuar vendin me tapi.
Hatërmbetjet mund të jenë personale dhe kalimtare, por interesi i vetëm dhe universal duhet me çdo kusht të jetë, nëpërmjet një platforme të qartë politike dhe ekonomike, ardhja e të djathtës shqiptare në pushtet dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve shqiptarë, ndryshe nga sistemi që kanë provuar ata nga 2013-ta.
Partia Demokratike e ka një lider perëndimor dhe ai është Lulzim Basha. Ai e ka përcaktuar ekipin e tij, me të cilin do të përballet me votën e shqiptarëve më 25 qershor. Ajo zgjedhje do të përcaktojë edhe vazhdimësinë e Republikës së Re. Një lider i fortë merr vendime të vështira, siç merr edhe përgjegjësitë në bazë të rezultatit.
Është e papranueshme që opozita të bëjë opozitë brenda vetes kur ka një mal me arsye për t’ju bashkuar pakënaqësisë popullore ndaj keqqeverisjes socialiste. Interesi personal është më i ngushtë se interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Hatërmbetjet duhet patjetër t’i lenë vendin bashkimit dhe suksesit të përbashkët në zgjedhje. Demokratët duhet me çdo kusht të mos e zhgënjejnë popullin shqiptar që është gati për të votuar ndryshimin, por me kusht që opozita t’ja fitojë besimin e të mos shikojë vetëshkatërrimin.
Të gjithë energjitë duhet të drejtohen plotësisht drejt një shënjestre, përndryshe populli nuk do t’ua falë kurrë dhe socialistët do të gëzohen që ecën nëpër shi pa u lagur fare dhe do të vërtetojnë atë shprehjen se kundërshtarët politikë nuk janë socialistë, por “specialista”.
Është koha që të gjithë shqiptarët, përfshi edhe neve që jetojmë në diasporë t’i japim të gjithë një mbështetje të plotë dhe pa rezerva liderit të PD z. Basha dhe ekipit të tij. Në kushtet ku ndodhet sot Shqipëria, një fitore e opozitës është një fitore e të gjithë demokratëve, e të gjithë shqiptarëve.
Le të ndizen të gjithë motorët njëzëri për fitore dhe vetëm fitore. Alternativa as që ja vlen të mendohet. #bashkim

Kryetar i Degës së PD në Britani

Kush janë kandidatët e opozitës së bashkuar në gjithë Shqipërinë

Qarku Tirane

1. Lulzim Xhelal Basha
2. Orjola Hysni Pampuri
3. Rudina Azem Hajdari
4. Grida Agim Shqina
5. Albana Sadik Vokshi
6. Jorida Hasan Tabaku
7. Sali Rama Berisha
8. Halim Mesut Kosova
9. Gent Hysen Strazimiri
10. Fatmir Ali Mediu
11. Dashamir Hamit Shehi
12. Gerti Hysen Bogdani
13. Fuad Hajderin Haxhiymeri
14. Blendi Bujar Sulaj
15. Flamur Lutfi Hoxha
16. Fatbardh Mehmet Plaku
17. Dorjan Xhezair Teliti
18.Besnik Islam Fuçia
19. Shkëlqim Hamit Hoxha
20. Ahmet Mersim Prençi
21. Korab  Qamil Lita
22. Mirela Fatmir Dragoni Tabaku
23. Barbara Dhurim Doda
24. Enkelejda Bujar Sallaku
25. Ndriçim Bajram Dushku
26. Erjon Hysen Piciri
27. Genci Ismail Gjylsheni
28. Fisnik Ymer Qosja
29. Lisandër Ramiz Hoxha
30. Lulzim Xheladin Omuri
31. Vendim Ibrahim Demaj
32. Artur Daut Roshi
33. Hysen Qazim Kadiu
34. Dashnor Ajaz Visha
35. Indrit Fatmir Hoxha
36. Besmira Nevrus Petriti
37. Ana Muhamet Kadillari
38. Erald Thoma Shulla
39. Ina Zamir Haxhija
40. Ares Eduart Ypi
41. Halit Xhezar Valteri
42. Oriona Tomorr Kurtesi
43. Sokol Xhelal Ruka
44. Ylber Shefki Valteri
45. Kostaq Thanas Papa
46. Selami Ahmet Jenishehri
47. Majlinda Skender Halilaj
48. Besnik Ali Troplini
49. Zana Zef Prela
50. Muharrem Isuf Doda

Qarku Fier

1. Enkelejd Lutfi Alibeaj
2. Genc Stefan Pollo
3. Myslym Nazif Murrizi
4. Luan Ramadan Baci
5. Olsi Behar Cukaj
6. Luljeta Kadri Sejko
7. Dilaver Idai Kamberaj
8. Jakup Haqif Beqiri
9. Shkeqim Mehmet Krasniqi
10. Aurora Zoi Koroveshi
11. Altin Zeqir Malokaj
12. Elizabeta Agim Kurti (Rrethi)
13. Pandeli Miti Tole
14. Almer Asqeri Toska
15. Klement Gani Cela
16. Ferdinant Nazmi Çobo
17. Ermal Fatmir Sefa
18. Endri Veledin Jaupaj
19. Elvis Kozma Pisku
20. Zamira Xhevat Mernica
21. Fogett Shezai Hoxha

Qarku Elbasan

1. Edmond Shyqyri Spaho
2. Endri Nuri Hasa
3. Luciano Dhimitër Boci
4. Taulant Selman Zeneli
5. Arben Mentor Elezi
6. Fitimtar Sefedin Zekthi
7. Nada Rushan Krypa
8. Blendi Ferdinand Himci
9. Kodhel Tefik Cala
10. Gavrosh Nefail Zela
11. Qani Rexhep Xhafa
12. Artmir Agim Krasniqi
13. Ibrahim Femi Sako
14. Ismail Jaho Cala
15. Loren Oran Gllavina
16. Xhaferr Fadil Dushku
17. Sindi Isuf Daiu
18. Vangje Josif Kallajxhiu
19. Mikel Sherbet Tabaku
20. Arjan Shefki Karriqi

Qarku Kukes

1. Flamur Dalif Noka
2. Isuf Zenel Cela
3. Alban Jonuz Zeneli
4. Myftar Tahir Dauti

Qaku Durrës

1. Oerd Eqerm Bylykbashi
2. Fatbardha Meriban Kadiu
3. Edi Tonin Paloka
4. Florjon Prokop Mima
5. Agron Enver Duka
6. Vullnet Rustem Topalli
7. Enri Petrit Çeno
8. Shkëlqim Bajram Fortuzi
9. Dejana Enis Burgija
10. Everest Shpëtim Varaku
11. Bujar Ramazan Huqi
12. Ardian Qazim Kokomani
13. Helenida Aristotel Sava
14. Alban Hekuran Isteri
15. Agron Sure Loka
16. Erzen Agim Laçi
17. Blerim Qemal Vogli
18. Krenar Ramazan Rryçi
19. Kujtim Bajaram Gjuzi

Qarku Shkoder

1. Romeo Vilhelm Gurakuqi
2.Izmira Niazi Ulqinaku
3. Lorenc Karlet Luka
4. Bardh Ali Spahia
5. Nard Lazer Ndoka
6. Gjok Tom Uldedaj
7. Anton Luigj Koka
8. Prelë Pjetër Gjoni
9. Isuf Metush Meta
10. Benardeta Nikollë Syku
11. Arvit Ridvan Bushati
12. Ardit Sait Çylybyli
13. Denis Muhamet Fani
14. Aurel Luc Markaj
15. Denisa Astrit Meçi
16. Orjeta Zef Shkambi
17. Nikolin Dedë Staka
18. Zef Gjon  Shtjefni

Qarku Lezhë

1. Aldo Tonin Bumci
2. Lindita Ilir Metaliaj
3. Andon Mati Frrokaj
4. Prec Gjon Zogaj
5. Martin Ded Biba
6. Luigj Mark Gjergji
7. Enkelejda Mark Rica
8. Klajti Niazi Reçi
9. Albert Gjin Loçi

Qarku Berat

1.Eduard Islam Halimi
2. Astrit Ferik Veliaj
3. Lefter Novruz Maliqi
4.Bujar Nuri Hoxhaj
5. Myslym Isuf Haxhi
6. Juvina Fejzi Jani
7. Monika Asqeri Qosja

Qarku Vlore

1. Agron Siri Shehaj
2. Nadire Fevri Mecorrapaj
3. Vangjel Jorgji Dule
4. Arben Petrit Ristani
5. Dashamir Mehmet Tahiri
6. Adriatik Bektah Alimadhi
7. Hariz Sabri Mema
8. Matilda Leonidha Qurku
9. Lorenc Kozma Danaj
10. Skerdilajd Sinan Sulozeqi
11. Florenc Kaso Spahiu
12. Jolio Kastriot Dine
13. Ervis Genci Meço

Qarku Gjirokastër

1. Tritan Masar Shehu
2. Roland Hysen Bejko
3. Koço Spiro Barka
4. Besnik Jaup Aliaj
5. Qamil Sadik Xhelili
6. Mimioza Bejtash Çomo
7. Fatjona Koço Dhimitri
8. Arjan Kapllan Kasaj
9. Vjollca Sokol Luke

Qarku Korçë

1. Valentina Pandi Duka
2. Ervin Bujar Salianji
3. Ekuran Bujar Hoxhalli
4. Klevis Fahri Balliu
5. Andrea Nesti Mano
6.Ligoraq Jorgji Karamelo
7.Fatmir Ali Guda
8.Kristiano Aurel Koçibelli
9.Soela Arjan Myrtollari
10.Arlind Engjell Çaçani
11.Marta Kozma Male
12.Andi Petraq Përmeti
13.Erdion Nikolla Maçolli
14.Koçi Tahir Tahiri
15.Gazmir Hyqmet Troja

Qarku Dibër

1. Dhurata Bajram Çupi (Tyli)
2. Xhemal Hysen Gjunkshi
3. Edmond Xheladin Isaku
4. Agron Ahmedan Qoku
5. Denisa Nazmi Vata
6. Halil Nazmi Jakimi
7. Jeton Qemal Kaloshi
8. Afrim Refik Pocesti
9. Bashkim Shaqir Murati

Ulje taksash, vende të reja pune, rritje bizneseve dhe fuqisë blerëse

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hapur dje fushatën elektorale në Berat, ku i ka kërkuar qytetarëve të votojnë për t’i dhënë fund katrahurës që ka shkaktuar pushteti i rilindjes në këto katër vjet. Basha tha se bashkimi i gjithë opozitës nën siglën e PD-së është i paprcedent në 27 vite pluralizëm. Basha premtoi se pas 25 qershorit ai do të jetë kryeministri i qytetarëve, i taksave të ulëta, i subvencioneve në bujqësi dhe i ngritjes së një ekonomie të fortë e të qëndrueshme. Basha tha se kryeministri i Republikës së re nuk do të jetë kryeministri i ekraneve televizive, por i qytetarëve. Basha tha se programi i tij ekonomik është hartuar nga ekspertët më të mirë të partisë së Angela Merkel. Basha premtoi se do të jetë kryeministër i taksave të ulëta. “Kryeministri i Republikës së re, nuk do të jem kryeministri i ekraneve televizive. Sa herë kam ardhur këtu në Berat, në fshatrat rreth e qark, këtu kam qenë si kryetar opozite. Më keni pyetur dhe ju kam premtuar këtu do të vij si kryeministër, unë do të jem kryeministri i njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Unë do të jem kryeministri i beratasve të zakonshëm, i halleve tuaja, i shpresave tuaja, i projekteve tuaja. Unë do të jem kryeministri i ekonomisë, do të punoj ditë për ditë për ekonominë e Beratit dhe të mbarë Shqipërisë. Plani im ekonomik ka vulën e ekspertëve ekonomikë të Angela Merkel, me ekspertët e tyre më të mirë që do të kërkojë vendime të qarta, vendime të prera, vendime të forta. Vendimi i parë do të jetë ulja e taksave. Ulja e TVSH-së dhe ulja e taksave do të çlirojë miliona euro në ekonominë shqiptare që do të përkthehen në vende të reja pune, në biznese të reja në rritje të fuqisë blerëse, në më shumë qarkullim paraje dhe paratë nuk do të jenë më xhepat e katër-pesë njerëzve po do të rikthehen përmes sistemit të zinxhirit ekonomik në xhepat e sipërmarrësve, investitorëve, të punësuarve, konsumatorëve, pra qytetarëve”, tha ai.

Investimet

Ndërkohë investimet në bujqësi dhe arsim, tha Basha, do të jenë një tjetër fushë ku do të përqendrohet vëmendja e kryeministrit të ri. Duke folur në veçanti për Beratin, ai premtoi se ai do të ketë sërish universitetin e tij, kur përsëriti dhe një herë stazhin me pagesë për studentët. “Unë do të investoj fuqishëm tek bujqësia, fermerët shqiptarë do të ndjejnë drejtpërdrejt ndihmën financiare të shtetit për çdo familje fermere, pa NIPT, pa burokraci në mënyrë që bujqësia shqiptare që punëson sot apo mban gjallë me bukë po themi 47% të shqiptarëve, të jetë jo më një industri mbijetese. Por të jetë një pjesë e rëndësishme e rritjes së re ekonomike që na pret në Republikën e re. Unë do të investoj fuqishëm tek arsimi. Berati do ta ketë përsëri universitetin e tij dhe çdo i sapodiplomuar, 10 mijë të rinj shqiptarë në Republikën e re do të kenë të garantuar stazhin me 200 mijë lekë të vjetra pagesë në muaj për një vit. Kjo është ura që do të ndërtoj unë, nuk do të jetë fasadë, por ura për dhjetë mijë të rinj, nga bankat e shkollës në tregun e punës. Unë do të jem kryeministri i qytetarëve, do të jem gjithmonë pranë jush, në momente të mira dhe në veçanti në momente të vështira. Do të jem me ju aty ku ju vuani, aty do të jem unë për të ndihmuar dhe lehtësuar vuajtjen tuaj. Dhembjen tuaj e kam prekur, e kam ndjerë dhe do të vazhdoj ta ndjej duke qenë afër jush, duke ju parë në sy, duke ndjerë frymën tuaj. Unë do të jem kryeministri i taksave të ulëta, i investimeve për bujqësinë, i investimeve për veprimtaritë prodhuese. Prioriteti im i parë prej minutit të parë katër vjet me radhë do të jetë hapja e vendeve të punës, hapja e fabrikave në Berat, hapja e fabrikave në të gjithë Shqipërinë, me investime vendase dhe të huaja”, tha Basha

Asnjë premtim të mbajtur në katër vite qeverisje

Mosmbajtja e premtimeve nga ana e Edi Ramës ishte një tjetër pikë që lideri i opozitës preku gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në Berat. Basha tha se Kryeministri krenohet se ka shtruar kalldrëm në Berat, duke harruar se kjo është një punë që i takon pushtetit vendor, ndërsa puna e tij është të rrisë rrogat e pensionet dhe të forcojë ekonominë. Basha u shpreh se kemi të bëjmë me një shef qeverie të papërgjegjshëm që në momentin, kur në Shqipëri ka një mijë halle ai mban në zyrën e tij vizatime dhe në kohë krizash dhe katastrofash natyrore bredh nga ekspozita në ekspozitë. Basha tha se vetëm një njeri i papërgjegjshëm mund të japë 600 milionë euro për shtrime pllakash, duke lënë pa ngritje pensionesh me mijëra njerëz dhe pa ndihmë ekonomike mijëra të tjerë. “Vetëm një njeri i papërgjegjshëm merr vendim që të harxhojë 600 milionë euro për palma dhe pllaka, dhe të lerë pensionistët me gisht në gojë, familjet ekonomike me gisht në gojë. T’i ulë ndihmën ekonomike, madje t’i heqë fare nga lista ekonomike kryefamiljarë dhe kryefamiljare me fëmijë të vegjël. Vetëm një i papërgjegjshëm zgjedh të japë 400 milionë euro shëndetësinë me koncesion dhe t’i lerë shqiptarët të dergjen në kushte mesjetare. Vetëm një i papërgjegjshëm rrit tarifat e universiteteve. Vetëm një i papërgjegjshëm bën kaos me maturantët siç e bëri, vjet dhe në vend që të mundësojë studimet për çdo fëmijë. Vetëm një njeri i papërgjegjshëm, rrit taksat për biznesin në një kohë që në të gjithë botën po ulen. Si mund të jetë mbledhja e taksës prioritet i një kryeministri kur nuk krijon vende pune? Vetëm një kryeministër i papërgjegjshëm, një njeri i papërgjegjshëm që jeton në flluskën e tij, në zyrën e mbushur me vizatime, si mund të jetë zyra e kryeministrit të një Shqipërie me një mijë halle me vizatime? Si mund të shkojë nga ekspozita në ekspozitë kur një herë vendi përmbytet, një herë kriza e dëborës, herë tjetër thatësira”, tha Basha.

Bashkimi i opozitës, më i madhi në 27 vite pluralizëm

Bashkimi i opozitës në këto zgjedhje, sipas Bashës, është më i madhi në 27 vitet e pluralizmit. Kreu i opozitës tha se më 25 qershor ajo marshon e sigurt drejt fitores, duke i bërë thirrje të pranishmëve të votojnë numrin 6 në fletën e votimit. “Më 18 shkurt nuk lindi thjesht vetëm një protestë. Më 18 shkurt dhe 90 ditë me radhë nuk nisi thjesht një bashkim opozitar. E vërteta është se, opozita është e bashkuar si asnjëherë në 27 vite, si asnjëherë në 27 vite, opozita është e bashkuar nën siglën e PD, e cila marshon drejt 25 qershorit me numrin 6 në fletën e votimit. Një sigël një parti, por në fakt një bashkim i paprecedent në 27 vite i të gjitha partive opozitare, por shumë më shumë se kaq. Një bashkim zemrash të çdo opozitari, të djathtë e të majtë që kërkon më në fund ndryshimin e vet, ndryshimin që do të funksionojë për familjen e vet. Vëllezër e motra, 27 vjet demokraci, 27 vjet pluralizëm. Pritshmëritë tona për demokracinë, për ekonominë e tregut, shpresat, ëndrrat tona janë bllokuar dhe marrë peng nga një klasë e papërgjegjshme politikanësh të korruptuar, të cilët kanë marrë peng të ardhmen e Shqipërisë dhe duke e përdorur vetëm në interes të tyre. Kjo është e vërteta dhe kjo ka ngjallur një mosbesim të jashtëzakonshëm tek njerëzit dhe tek politika”, tha ai. Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës nuk la pa përmendur dhe vendimet që i janë dashur të marrë në kohë të ndryshme, qoftë në rastin e Rrugës së Kombit apo liberalizimit të vizave, qoftë dhe në ngritjen e ekipit të ri. “Këto kërkojnë vendime të qarta, të prera dhe të forta. Unë i kam marrë këto vendime në të kaluarën pavarësisht kundërshtimeve dhe vështirësive dhe ju keni gëzuar benefitet e vendimeve të mia. Rrugën e Kombit, heqjen e vizave. Asgjë nuk erdhi dhuratë, të gjitha ishin punë e lodhshme dhe vendime të vështira që unë i mora për ju, për shqiptarët, për interesin tuaj. Para dy ditësh më është dashur të marr të tjera vendime, të vështira, por të domosdoshme për ekipin fitues të Republikës së re. Ishte koha për t’i marrë këto vendime, unë i kam marrë këto vendime dhe nuk i heq as presjen. Një ekip i ri, me frymëzim të ri për Republikën e re, ku do ta gjejë veten çdo shqiptar e çdo shqiptare. Ndaj merrni vendimin tuaj, bashkohuni të gjithë me projektin e lëvizjes popullore, e bashkimit më të madh për Republikën e re. Merrni vendimin tuaj për të mos ua lënë më Beratin dallkaukëve, mashtruesve, hajdutëve që ju shtrydhën, vodhën e ju mashtruan. Më 25 qershor, merrni Beratin në dorë me votën tuaj. Merreni Beratin në dorë, merrni vendimet tuaja dhe unë ju premtoj se do të marr vendimet e mia për mirëqenien tuaj, për ekonominë e fortë, për të nesërmen e sigurtë, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja”, tha Basha.

Zyrtarë të PS-LSI po mbledhin kartat e identitetit në Berat

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë për Qarkun e Beratit, Eduard Halimi, denoncoi përfshirjen e administratës në zgjedhje. Ai tha se zyrtarë të PS dhe LSI kanë nisur mbledhjen e kartave të identitetit për të blerë votat me metodat e vjetra. “Unë e di gjatë këtyre tri ditëve që kemi filluar fushatën këtu se zyrtarët e administratës këtu të LSI dhe PS, të Edi Ramës dhe Ilir Metës po vijnë dhe po mbledhin karta identiteti dhe po shkojnë për të përdorur metodat e vjetra për t’ua blerë sërish votën me paratë e drogës, duke u mbledhur kartat, duke u bërë presion. Nga ky shesh po u them të gjithëve se ajo kohë ka marrë fund njëherë e mirë. Republika e vjetër ka rënë. Metodat e vjetra kanë rënë, kush do të guxojë nga administrata që të përfshihet në fushatë elektorale me hyrjen në fuqi të Kodit Penal që u bë i mundur pas marrëveshjes së Lulzim Bashës, pas kalimit në Parlament të kësaj marrëveshje, ata njerëz do të përballen me forcën e ligjit”. Halimi shprehu bindjen se Basha ka zgjedhur ekipin fitues për 25 qershorin. “Sot e fillojmë këtë betejë dhe më 25 qershor nuk mbyllet kjo betejë, fillon beteja për Lulzim Bashën për të ndërtuar Republikën e re. Atë ditë fillon puna e madhe e Lulzim Bashës dhe ne të gjithë kemi besim sepse Lulzim Basha ka arritur me forcat e veta të jetë studenti i shkëlqyer i jurisprudencës në Holandë, e ka arritur me forcat e veta të ishte një nga njerëzit më të talentuar më 2005 kur erdhi në PD. Ka qenë me forcat e veta ministri më i suksesshëm që bëri liberalizimin e vizave, ndërtoi kryeveprën infrastrukturore Rrugën e Kombit, është Lulzim Basha që arriti me forcat e veta që të ishte dhe të jetë kryetari i PD, të ndërtojë ekipin e ri fituese të 25 qershorit që do të ndërtojë Republikën e re duke shembur Republikën e vjetër me Lulzim Bashën”.

Jo më tepër se marrëdhënie pune

Barbara Wesel

Në takimin e parë mes Emmanuel Macronit dhe Vladimir Putinit nuk pati ndonjë konkurs për shtrëngimin më të fortë të duarve. Sipas rutinës ata u shfaqën para fotografëve dhe vazhduan pastaj të diskutonin problemet e tyre në rreth të ngushtë. Francezi e di se rusi do të kishte preferuar dikë tjetër në Pallatin Elize. Tani ai bën esëll më të mirën nga një marrëdhënie e tensionuar.

Modeli Merkel
Presidenti i ri francez duket se në kontaktet e tij politike me Moskën orientohet më tepër nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe linja e saj ndaj Putinit. Me Rusinë duhen mbajtur kontakte, të zhvillohen takime dhe të diskutohen çështje. Por nga kjo nuk do të zhvillohet ndonjë miqësi e mrekullueshme.
Duke përdorur me zgjuarsi skena nga marrëdhëniet historike mes Francës dhe Rusisë në rrethinat e Pallatit të Versajës, Macroni luajti pjesën e vet për ta përfshirë Putinin e në të njëjtën kohë dhe për t’i treguar vendin. Në Versajë është hapur këto ditë një ekspozitë kushtuar treqind vjetorit të vizitës së carit Pjetri i Madh tek mbreti francez – një tregues i historisë së gjatë dhe ardhjes dhe ikjes së sundimtarëve.

Jo kohë për vogëlsira
Krejt ndryshe nga presidenti amerikan Donald Trump, presidenti francez ia ka marrë dorën tashmë detyrës. Ai nuk merret me gjëra vogëlsira të tilla të vogla si veprimet subversive të Vladimir Putinit kundër tij gjatë fushatës së ashpër zgjedhore në Francë. Presidenti rus kishte pritur për shembull, me bujë në Kremlin kundërshtaren e Macronit, Marine le Pen. Dhe Putin e kishte ndihmuar partinë e saj me para.
Edhe e gjithë strategjia e destabilizimit të Evropës duke mbështetur politikanët radikalë të djathtë nuk ka pasur sukses. As në Austri, as në Holandë dhe as me Marine le Pen. E shumta Trumpi i vjen Putinit në ndihmë duke prishur marrëdhënien transatlantike. Edhe përpjekjet e hakerëve rusë për të publikuar e-mail-et e Macron-it gjatë fushatës elektorale për të shkaktuar një skandal në minutën e fundit nuk patën sukses.

Deviza – qëndrim esëll
Emmanuel Macron-i thjesht i injoroi këto lojëra vërtet të vështira dhe i tregoi qartë shefit të Kremlinit se çfarë dëshiron ai prej tij. Një sesion të ri në formatin e Normandisë për të folur rreth krizës në Ukrainë, si edhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Minskut.
Dhe presidenti francez kërcënon edhe në lidhje me luftën në Siri: në qoftë se Assadi do të përdorë përsëri armë kimike, ai duhet të llogarisë me një reagim të menjëhershëm të Francës. Ndryshe nga Obama pritet që Macron ta bëjë atë që thotë. E njëjta gjë vlen edhe për paralajmërimin nga ana e francezëve që qeveria ruse duhet të mbrojë minoritetet dhe të drejtat e njeriut. Diskutimi ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë, u tha pas takimit. Të dy bashkëbiseduesit nuk ishin të rezervuar në asnjë pikë.

Logjika e ushtrimit të pushtetit
Presidenti francez kishte thënë para kësaj vizite, se Putini, Erdogani dhe Trumpi kanë një logjikë ushtrimi të pushtetit, e cila nuk i bën përshtypje. Mysafiri rus u përpoq të sillej me ëmbëlsi. Megjithatë të dyja palëve iu desh të kapërcenin mosbesimin reciprok.
Por Macron e di se çfarë duhet të presë prej tij. Ai bëri me këtë takim një përpjekje të re për ta fituar Putinin si partner për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Por kjo funksinon vetëm për aq sa kjo përkon me interesat e presidentit rus. Macron e kupton këtë logjikë shumë mirë dhe pritet që Putini nuk do të mund t’ia hedhë. Kancelarja gjermane do të ketë tek ai një partner të mirë në politikën ndaj Rusisë.

Macron sulmon mediat ruse

Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron e quajti televizionin rus që mbështetet nga Kremlini “RT”, si dhe transmetuesin rus “Sputnik”, organe të “propagandës” pas bisedimeve të tij të para ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putin.
Zoti Macron i quajti ato “organe të influencës dhe propagandës” që u vunë kundër tij në zgjedhjet presidenciale të këtij viti, gjatë së cilës zoti Putin u pa se mbështeste rivalen e tij të djathtë, Marine le Pen.
Sulmet kibernetike të dyshuara ndaj fushatës së zotit Macron ishin gjithashtu të lidhura me Rusinë. Presidenti rus Putin i mohoi akuzat gjatë konferencës për shtyp të së hënës në Paris duke thënë se Kremlini nuk u përpoq të ndikonte në procesin e votimit në Francë.
Zoti Macron tha se diskutoi me zotin Putin gjithashtu të drejtat e komunitetit LGBT në Çeçeni. Lidhur me çështjen e Ukrainës, zoti Putin përsëriti se ai beson se sanksionet perëndimore nuk do të bëjnë asgjë për të zgjidhur konfliktin. “Kjo është përgjigjja: në asnjë mënyrë. Le të luftojmë që të gjitha kufizimet në ekonominë ndërkombëtare të hiqen”, tha ai gjatë konferencës për shtyp.
Parisi ka luajtur një rol aktiv në reagimin ndëshkues të Perëndimit ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit ranë dakord të bashkëpunojnë ngushtë për të luftuar terrorizmin në mbarë globin. Zoti Putin tha se, zoti Macron i kishte propozuar shkëmbimin e delegacioneve zyrtare për të punuar drejt arritjes së këtij qëllimi.
Zoti Macron u tha gazetarëve se ai beson se të dy vendet mund të punojnë së bashku për të ndërtuar paqen në Siri, por se përdorimi i armëve kimike në vendin e shkatërruar nga lufta do të ishte një “vijë e kuqe” për Francën.

Mali i Zi po “hyn në Perëndim” përmes NATO-s

Mali i Zi është gati t’i bashkohet NATO-s, pavarësisht lidhjeve të vazhdueshme me Rusinë.
Edhe pse procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në NATO ende nuk është përfunduar plotësisht, në takimin e NATO-s në Bruksel, Mali i Zi mori pjesë thuajse si anëtar. Mali i Zi pritet t’i bashkohet NATO-s në fillim të qershorit.
Por për kryeministrin malazez Dushko Markoviç takimi i NATO-s paraqiti një sfidë. Kur grupi i pjesëmarrësve po bëhej gati për një fotografi me drejtuesit e NATO-s, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e shtyu atë duke u përpjekur që të dilte në krye të grupit. Ky incident u përhap shumë shpejt në mediat sociale.

Moska qesëndis
Kjo ngjarje nuk mund të kalonte pa u vënë re edhe nga Moska. Deputeti rus Aleksej Pushkov shkroi në Twitter se sjellja e Trumpit nuk qe “tepër e sjellshme”, por se ajo “gjithsesi vetëm se tregon vendin e vërtetë [të Malit të Zi] brenda aleancës”.
Pranimi i Malit të Zi, si anëtar i 29-të i NATO-s i ka acaruar edhe më tej tensionet tashmë ekzistuese mes saj dhe Rusisë për shkak të krizës së Ukrainës. Moska e ka paralajmëruar disa herë NATO-n që të mos e pranojë Malin e Zi dhe Kremlini kërcënoi edhe me “kundërmasa”.
Moska e sheh në përgjithësi me dyshim zgjerimin e vazhdueshëm të aleancës perëndimore ushtarake në ish-sferën e saj të ndikimit. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, NATO-ja është shtuar me dymbëdhjetë anëtarë të rinj, sidomos nga Evropa Lindore. Në vitin 2009 u anëtarësuan edhe Kroacia dhe Shqipëria.
Me pranimin e Malit të Zi, ushtria e të cilit ka vetëm 2,000 ushtarë edhe bregdeti lindor i Adriatikut bëhet plotësisht pjesë e territorit të NATO-s. Mali i Zi ka 630.000 banorë dhe u nda në vitin 2006 nga Serbia. Rreth 70 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë. Mali i Zi ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka qenë për kohë të gjatë aleat i ngushtë i Moskës.

Kremlini i fokusuar te ish-vendet e BRSS-së
Pavarësisht reagimeve të ashpra nga Rusia, Kremlini nuk është i gatshëm të përdorë burime të konsiderueshme për ta mbajtur Malin e Zi jashtë sferës së orbitës amerikane, thotë Maksim Samorukov nga Qendra Carnegie në Moskë.
“Mali i Zi është larg kufijve të Rusisë dhe është tashmë i rrethuar nga vende të NATO-s dhe nëse shohim tablonë e madhe – situata e sigurisë në Rusi do të mbetet kryesisht e pandryshuar pavarësisht faktit, nëse Mali i Zi i bashkohet NATO-s ose jo”, tha ai për “DW”.
Sipas Samorukovit udhëheqja ruse aktualisht po i përqendron burimet e saj në zona më afër shtëpisë, si Azia Qendrore, Krimeja dhe Kaukazi.

“Dora e djathtë” e Milosheviçit në Hagë

Më 1 prill 1992 anëtarët e njësisë paramilitare “Garda Vullnetare serbe” të njohur edhe si “Tigrat”, sulmuan qytetin boshnjak lindor, Bijeljina.
Kreu i tyre ishte Zhelko Razhnatoviç i njohur si “Arkani”. Të mirarmatosur, të trajnuar e me mbështetje logjistike të Ushtrisë Jugosllave, ata e morën shpejt kontrollin mbi qytetin. Për banorët myslimanë filluan ditë të tmerrshme: Vrasje, përdhunime, bastisje.
Kjo trupë vrasëse, që shpejt u kthye në trupat më të frikshme paramilitare në luftën e Bosnjës u themelua, u financua dhe u armatos nga dy burra të kollarisur, që i kishin zyrat në Beograd e të cilët dalin për herë të dytë para gjyqit në Hagë (30.05). Në procesin e parë ata u shpallën të lirë.
Jovica Stanishiç, i njohur si “I Akullti” ka qenë në atë kohë kreu i shërbimit të fshehtë serb, ndërsa Franko Simatoviç ka qenë zëvendësi i tij. Të dy kishin epror direkt pushtetmbajtësin e atëhershëm, Sllobodan Milosheviç. Stanishiç konsiderohej si bashkëpunëtori më i ngushtë i Milosheviçit në vitet e luftës. Në Beograd dihej, se pa dijeninë e tij nuk ndodhte asgjë. Prandaj për Tribunalin e Hagës ai konsiderohej si një nga të akuzuarit kryesorë për luftën në Jugosllavi. Në qershor 2003 ai u paraqit vullnetarisht në Hagë, kur u bë e ditur, se kundër tij e zëvendësit Simatoviç për shkak të përgjegjësisë në kompetenca ishte ngritur akuza për krime kundër njerëzimit në Kroaci e Bosnje.
Prandaj habia ishte e madhe, kur 10 vite e 100 dëshmitarë më pas të dy të akuzuarit u lanë të lirë. Gjykatësi holandez Orie argumentoi se, “megjithëse ekziston mundësia, që masat e Stanishiçit e Simatoviçit synonin krijimin dhe ruajtjen e kontrollit serb në pjesë të mëdha të Kroacisë e Bosnje-Hercegovinës”, por “nuk është e mundur që të arrihet në përfundimin se, të akuzuarit ndanin qëllimin për një operacion kriminel të përbashkët për të larguar dhunshëm popullatën civile jo serbe”.
Atëherë nuk bëhej fjalë vetëm për “Tigrat” e Arkanit. Të dy krerët e shërbimeve sekrete themeluan e financuan edhe njësi të tjera paramilitare si “Beretat e Kuqe” apo “Skorpionët” dhe u dhanë atyre të gjitha liritë për terrorin kundër popullatës jo serbe. Me këto u mbështet politika serbe “e pastrimit etnik”.

Përgjegjësia për urdhrin e dhënë
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, juristi belg, Serge Brammertz nuk e pranoi këtë vendim, sepse “gjykata nuk i ka vlerësuar si duhet provat e paraqitura”. Ai apeloi vendimin me argumentin se edhe pse nuk ka prova direkte për një zinxhir direkt urdhri të të dy akuzuarve deri tek autorët e drejtpërdrejtë, nuk ka asnjë dyshim, se ata e kanë ditur, se çfarë kanë bërë paramilitarët serbë në Kroaci e Bosnje. Këto njësi janë ngritur e janë pajisur me qëllim, prandaj të dy duhet të gjykohen mbi bazën e përgjegjësisë për urdhrat e dhëna.
Gjykatësit e ndoqën këtë logjikë dhe e shfuqizuan vendimin e dhjetorit 2015. Ata kërkuan një proces të ri, i cili duhet të fillojë më 13 qershor. Të dy të akuzuarve iu kërkua të paraqiten në Hagë deri më 30 maj, ndryshe do të kërkohen me urdhërarresti ndërkombëtar.

Përplasja e re Trump-Merkel

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar Gjermaninë për tepricën e saj tregtare dhe nivelet e shpenzimeve ushtarake, vetëm një ditë pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, nënvizoi dyshimet e shtetit të vet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një shtet aleat.
“Ne e kemi një deficit tregtar masiv me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se duhet për NATO-n dhe ushtrinë. Kjo është shumë keq për SHBA-në. Kjo do të ndryshojë”, ka shkruar Trump në Twitter.
Të hënën, Merkel i theksoi dyshimet rreth besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara si një aleat, por më pas nënvizoi se është transatlantike e bindur.
“Kohёt, kur ne mund tё mbёshteteshim tёrёsisht tek njëri-tjetri kanё kaluar tani. Kёtё e kam pёrjetuar gjatё ditёve tё fundit”. Kancelarja Angela Merkel nuk e fshehu zhgёnjimin e saj pas samitit tё G7 nё Taormina. Nё njё fjalim mbajtur nё njё tendё birre nё Mynih-Trudering Merkel theksoi: “Ne europianёt duhet ta marrim vetë nё dorё fatin tonё”.
Merkel me ankesёn e saj iu referua adiministratёs sё SHBA-sё nёn Donald Trump, por ajo kishte parasysh edhe Brexit qё ёshtё nё prag tё Britanisё sё Madhe. Natyrisht duhet t’i pёrmbahemi miqёsisё me SHBA-nё dhe Britanisё sё Madhe, theksoi Merkel si kryetare e CDU-sё duke marrё pjesё nё njё veprimtari elektorale tё kryetarit tё partisё simotёr CSU, Horst Seehofer.
“Edhe me Rusinё, edhe me shtete tё tjera”, shpresohet pёr fqinjёsi tё mirё. “Por ne duhet ta dimё, se ne duhet tё luftojmё vetë pёr fatin tonё”, tha Merkel. Nё kёtё kontekst ajo i kushtoi rёndёsi tё veҁantё marrёdhёnieve me Francёn.
Nё samitin e shtatё vendeve tё industrializuara nё Itali kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё premten dhe tё shtunёn (27.05-28.05) nuk bёnё asnjё pёrparim. Presidenti i SHBA-sё me kursin e tij tё konfrontimit e zhyti G7 nё krizё tё thellё. Pёrpjekja, pёr ta bindur Trumpin pёr marrёveshjen e Parisit pёr mbrojtjen e klimёs, dёshtoi mjerueshёm. Njё vendim vendimtar pёr kёtё ai do ta marrё gjatё javёs.

Senatorët amerikanë në Malin e Zi

Senatori republikan Ron Johnson, i cili po viziton Malin e Zi, në krye të një delegacioni të Senatit amerikan e uroi kryeministrin e vendit, Dushko Markoviç, për rezultatet e arritura dhe për guximin e treguar si lider i vendit.
“Mali i Zi është shembull i frymëzimit për shtetet e tjera”, tha senatori amerikan Ron Xhonson në një takim me kryeministrin Markoviç.
Ron Xhonson po kryeson një grup senatorësh amerikanë, të cilët prej sot po qëndrojnë në Mal të Zi dhe po njihen me zhvillimet ekonomike dhe politike të vendit ballkanik.
Siç bën të ditur zyra e kryeministrisë, duke folur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, kryeministri Markoviç vuri në dukje se, “objektivi do të ishte i paarritshëm pa mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve si në aspektin politik, ashtu edhe në forcimin e demokracisë dhe të institucioneve të saja”.
Kryeministri Markoviç shfaqi gatishmërinë e Malit të Zi “për t’i respektuar të gjitha detyrimet që dalin nga anëtarësimi i vendit në NATO, duke vlerësuar se ky do të jetë investimi më i rëndësishëm për të ardhmen dhe sigurinë e vendit”.
Kryeministri Markoviç ritheksoi rëndësinë e pranisë së fuqishme të SHBA-ve në Europë dhe rajon.