31.5 C
Tirana
E martë, 22 Korrik, 2025

Pse Gareth Bale duhet të luajë në finale para Iscos

Ende nuk dihet nëse Gareth Bale do të jetë gati për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit. Sulmuesi uellsian është duke stërvitur çdo ditë, për të qenë gati për finalen e  Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff. Në rast se bale është gati, atëherë Zinedien Zidane duhet të luaj me të nga fillimi, pasi statistikat tregojnë se Bale nuk dështon asnjëherë në finale.
Bale që prej transferimit të tij në Real nga Tottenhami në vitin 2013, ka luajtur në pesë finale. Në këto pesë ndeshje, Zidane ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar tre asistime. Fillimisht, Bale kishte shënuar në finale të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës, të cilën Reali e fitoi 2:1.
Pastaj kishte shënuar në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit në vitin 2014, për të asistuar më pas në Superkupën e Evropës ndaj Sevillas 2:0. Bale më pas ka shënuar në finale të Kupës së Botës për Klube ndaj San Lornzos 2:0, për të asistuar në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve 1:1, ku më pas Reali fitoi në penallti, me njërën nga golat e shënuar nga uellsiani.
Mbetet të shihet nëse do të ketë mundësinë për të shënuar ose asistuar edhe ndaj Juventusit më 3 qershor në shtëpinë e tij në Cardiff.

Atletico, lëvizje surprizë për Keita

Keita Balde drejt Atletico Madrid. Sulmuesi i Lazios ka një kontratë me ekipin bardhekaltër që skadon në qershor të 2018 dhe biseda për rinovimin e marrëveshjes deri në këto momente nuk ka pasur. I konfirmuar tashmë si një protagonist absolut gjatë merkatos së verës, falë 16 golave të realizuar në 31 paraqitje, në skenë janë shfaqur dhe kandidatët e parë, të cilët kanë shfaqur interes për të pasur në dispozicion shërbimet e 22-vjeçarit. Milani dhe Juventus në Itali, ndërsa nga Spanja, Seviglia dhe Atletico Madrid.
Me këta të fundit, menaxheri i futbollistit ka pasur edhe një takim në ambjentet e klubit, moment që nuk i ka shpëtuar dot syrit vëzhgues të gazetarëve spanjollë, të cilët kanë arritur të shkrepin edhe një foto. Është trajneri i Colchoneros, Diego Simeone, ai që e kërkon me ngulm transferimin e Keita Balde, një gjë të tillë e dëshironte ta realizonte edhe sezonin e kaluar, por në fund nuk ja doli dot. Sidoqoftë, tratativa ka një pengesë, vendimi i Gjykatës së Tas-it së bashku me FIFA-n, ia ndalon zhvillimin  merkatos Atleticos së Madridit, për shkak se ka thyer rregullat në lidhje me transferimin e futbollistëve nën moshë. Vendim që nuk i shqetëson Colchoneros, pasi janë besim plotë, se ky ndëshkim do të hiqet.

Edhe Ronaldo në gjyq për evazion fiskal?

Çështja e evazionit fiskal nën akuzë edhe Cristiano Ronaldo. Zyra e taksve në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit. Në përfundim të hetimeve rezulton se, portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë Eurove nga viti 2011 deri në 2014. Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj CR7 do të ketë masa ndëshkuese.
Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individë të ndryshëm me potencial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre. Në lidhje me masat që duhet të merren ndaj 30-vjeçarit, zyrtarë që po merren me këtë çështje janë të ndarë në oponionet e tyre. Disa prej inspektorëve të krimit ekonomik, mendojnë që portguezi nuk duhet të ndëshkohet penalisht, por vetëm me ndonjë masë administrative gjobë, ndërsa një pjesë tjetër mendon të kundërtën. Krimi Ekonomik ka marrë në shqyrtim dosjen dhe po vijon me hetimet, në lidhje me këtë akuzë që rëndon mbi Cristiano Ronaldon dhe më pas do të vendoset masa ndëshkimore.

Totti: Gati për një aventurë të re!

Francesco Totti përgatit lamtumirën e tij nga Roma. Të dielën, kapiteni legjendar i skuadrës verdhekuqe do të luaj ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, nga ku do t’i japë lamtumirën publikut të “Olimpicos”. Ankthi për tifozët se ndoshta sulmuesin përveç faktit se sdo ta shohin më të luajë me Romën, por madje as në ambjentet e klubit në ndonjë rol tjetër, e shton akoma edhe më shumë një postim i kapitenit në rrjetin e tij social Twitter, Totti ka postuar një foto me mbi shkrimin “Gati për një aventurë re”, por që nuk sqaron se në cilën fushë do të jetë kjo aventurë e re, si drejtues skuadre apo futbollist në ndonjë kampionat si ai Major League Soccer, në SHBA. E vetmja gjë që shpreh është se fanellën e Romës nuk do mund ta veshë më kurrë.
Ndoshta kapiteni përpara se të largohet përfundimisht nga futbolli i luajtur do të mirëpresë oferta në drejtim të tij. E vetmja gjë për të cilën shpresojnë tifozët e Romës është që drejtori i ri sportiv, Monchi ta bindë kapitenin legjendar të ndërrojë mendje. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, do të jetë fundi i kampionatit, momenti që do të përcaktojë ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë me Francesco Tottin.

Inter ofron Banegan dhe para për yllin e PSG

Interi është duke e kërkuar me ngulm yllin e PSG, Angel di Maria. Raportohet se Interi është i gatshëm ta ofrojë Ever Banegan plus para për t’i siguruar shërbimet e Di Marias. Unai Emery, trajneri aktual i PSG, ka punuar me Banegan në kohën kur të dy ishin pjesë e Sevillas.
“Tuttosport” raporton se PSG e vlerëson Di Marian 50 milionë euro. Por, më e rëndësishmja në gjithë këtë mund të jetë paga e lojtarit, i cili momentalisht paguhet plot 9 milionë euro në sezon te PSG. 29-vjeçari u transferua në kampionatin francez në vitin 2015. Ai ka luajtur për Real Madrid dhe Manchester United. Ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2019.

Roma zgjedh Di Francescon për stolin

Roma ka zgjedhur pikërisht atë. Do të jetë Eusebio di Francesco, pasuesi i Luciano Spallettit në stolin e skuadrës verdhekuqe. Me Spalletin që ka marrë rrugën drejt Interit, drejtori sportiv i Romës Monchi ka vendosur për t’i besuar stolin Di Francescos, i cili pas 5 sezonesh do të lërë Sassuolon, për t’u rikthyer te skuadra ku u bë i famshëm si futbollist. Drejtuesve të Romës u pëlqen filozofia e lojës së 47-vjeçarit nga Pescara me Di Francescon që skemë të preferuar ka 4-3-3, një skemë sulmuese dhe shumë e ekuilibruar, por mbi të gjitha drejtori sportiv Monchi vlerëson më tepër karakterin e trajnerit aktual të Sassuolos.
Në ditët e ardhshme Di Francesco do të zhvillojë një takim me presidentin e klubit nga Reggio Emilia Squinzi në mënyrë që ky i fundit ta lërë të lirë nga çdo detyrim kontraktual, për të bërë të mundur kalimin e tij te Roma. Roma nuk mendon vetëm për pankinën, por edhe për merkaton. Për t’i shpëtuar ndëshkimeve të fair play-it financiar do të sakrifikohet një prej dy mbrojtësve, greku Manolas ose gjermani Rudiger. Për prapavijën ndërkohë pëlqehet Lindelof i Benficës. Përsa i përket sulmit me Edin Dzekon të konfirmuar tashmë edhe për sezonin e ardhshëm do të sakrifikohet Diego Perrotti, ndërsa mund të afrohet një mes Papu Gomez dhe Defrel.

Mou nuk përmbahet

STOCKHOLM, SWEDEN - MAY 24: José Mourinho, head coach of Manchester United celebrates with the trophy after during the UEFA Europa League Final between Ajax and Manchester United at Friends Arena on May 24, 2017 in Stockholm, Sweden. (Photo by Nils Petter Nilsson/Getty Images)

Lotë gëzimi në fund të një sfide të cilën Jose Mourinho e përjetoi me emocione të mëdha. Asnjëherë më parë “Special One” nuk kishte festuar aq shumë, pas fitimit të një finaleje. Me suksesin ndaj Ajax-it në Stockholm, Manchester United mbylli në mënyrën më të mirë një sezon të lodhshëm ashtu si edhe Jose Mourinho që në vitin e tij të parë me “Djajtë e Kuq”, ia doli të fitonte tri trofe, Comunitty Shield, Kupën e Ligës dhe tashmë Europa League. Një tripletë e jashtëzakonshme për United, që me fitoren ndaj Ajax-it siguroi edhe pjesëmarrjen në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm, duke harruar kështu paraqitjen e dobët në kampionat me Manchesterin, që e mbylli në vendin e 6-shtë, me 24 pikë më pak se Chelsea që fitoi titullin.
Ishte një Mourinho jashtëzakonisht i kënaqur ai që u shfaq në konferencën për shtyp në fund të duelit të “Friends Arena”. Sfida ndaj Ajax-it i kujtoi trajnerit luzitan finalen e fundit të fituar në Europë prej tij, pikërisht Champions-in më 2010-tën me Interin kur mundi në finalen e Madridit, Bayern Munich. “E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe që në fillim isha i bindur se do të kishim kontrollin e ndeshjes. E kuptuam që kupa do të ishte e jona dhe jam i lumtur që kompletova operën e Ferguson-it. Kjo nuk është një tripletë e madhe, por një sukses i trefishtë që vlen shumë për këtë United”, deklaroi “Special One”.
Për Jose Mourinho, përjashto kampionatet, kjo ishte fitorja numër 17 në 25 finale të zhvilluara në total gjatë karrierës së tij. Luzitani hyri në histori pasi u bë trajneri i parë që udhëhoqi Manchester United drejt fitimit të ish-Kupës UEFA, tashmë Europa League. Tifozët e “Red Devils” mund të ëndërrojnë sepse pikërisht me një sukses në Kupën UEFA më 2003-shin nisi edhe cikli fitues i Mourinhos, me Porton. Një vit më pas skuadra nga Do Dragao, mposhti 3-0, Monacon në finalen e Champions-it. Me tri trofe të fituar që në sezonin e parë me United, si fillim nuk është aspak keq për Jose Mourinhon.
Manchester United fiton finalen e Europa League duke siguruar trofeun e parë europian të kësaj kategorie. “Djajtë e Kuq” thyen me lehtësi në ndeshjen e Stokholmit Ajaxin me rezultatin 2-0. Skuadra e Jose Mourinhos e interpretoi me mjeshtëri këtë 90 minutësh, duke nxjerrë në pah limitet e holandezëve me një grup shumë të ri lojtarësh pa eksperiencë në evenimente të tilla. “Friends Arena” priti në një mbrëmje të paharrueshme dy prej skuadrave më të titulluara të kontinentit ku që në minutat e para Manchester United mori kontrollin duke treguar muskujt, por me kalimin e minutave edhe “harkëtarët” kërkuan të jepnin sinjale jete. Gjithsesi ishte mister 100 milionëshi Paul Pogba që zhbllokoi sfidën me një goditje jo të pakapshme, por të fuqishme.
Anglezët në festë, Ajax i shokuar. Pogba tregoi se në të tilla ndeshje klasi, por edhe milionat e shpenzuara nga Manchester United arrijnë të bëjnë diferencën. Ajax tentoi të çante në qendër të mbrojtjes së United, por pa ia dalë mbanë, pavarësisht dëshirës që në të tilla raste nuk është e mjaftueshme. Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, një tjetër blerje e verës, Henrikh Mkhitaryan shteroi shpresat e bardhekuqve për të mbajtur të hapur sfidën.
Një goditje e rëndë për skuadrën e Peter Bosz ku Dolberg, Younes dhe Traore, lojtarë që ndiqen nga gjysma e klubeve të mëdha europiane, nuk arritën të nxirrnin në vitrinë vetitë e tyre më të mira. Me kalimin e minutave, skuadra e Jose Mourinhos menaxhoi në mënyrë perfekte rezultatin dhe tentoi madje të shënonte edhe golin e tretë me Rashford të vetëm në sulm, por edhe kaq mjaftoi që Manchester United të shpëtojë një sezon gati-gati të dështuar. Me trofeun e parë të Europa League në muze dhe të dytin për Jose Mourinhon në aventurën e tij të re me “Djajtë e Kuq”, për skuadrën më të lavdishme të Anglisë hapet një kapitull i ri.

E ardhmja e Iniestës larg Barcelonës?!

Një e ardhme larg Barcelonës për Andres Iniestën, tashmë është më e mundshme se përpara disa vitesh. “Dëshira ime është të respektoj kontratën me Barcelonën dhe kjo është ajo që dua të bëj”. Fjalë këto të kapitenit të skuadrës blaugrana. Por më pas Iniesta shton gjithashtu, se ekzistojnë edhe mundësi të tjera dhe ai do të vlerësojë gjithçka. 33-vjeçari spanjoll ka një kontratë që e lidh me Barcelonën deri në verën e vitit 2018-të, por në ditët e fundit e ardhmja e tij është lidhur shumë me Juventusin, me Dani Alves-in që kërkon të bindë Iniestën ta vazhdojë karrierën te kampionët e Italisë. Nuk dihet ende se cili do të jetë vendimi, që do të marrë Andres Iniesta, por deklaratat e fundit të mesfushorit të bëjnë të dyshosh.
“Nuk po them se do të rinovoj apo nuk do ta bëj diçka të tillë, por mënyrën sesi kanë shkuar gjërat në këtë sezon kam mësuar të vlerësoj ashtu siç duhet, dhe ashtu siç e kam thënë disa javë më parë në momentin që do të largohem nga Barça nuk do të shkojnë gjërat deri në një konfrontim mes meje dhe drejtuesve të klubit”, theksoi më pas Iniesta. Mesfushori 33-vjeçar shkëputi edhe një mendim për trajnerin e ri të Barcelonës që sipas të gjitha gjasave do të jetë Ernesto Valverde. “E njeh mirë ambientin dhe me shumë mundësi do të jetë ai i përzgjedhuri, nëse vjen do t’i uroj fatet më të mëdha të kësaj bote, në mënyrë që t’i transmetojë skuadrës atë që dëshiron”.

Milan, Gattuso trajneri i të rinjve

Rino Gattuso rikthehet në… shtëpi, pasi 39-vjeçari do të jetë trajneri i skuadrës së të rinjve te Milani. Gjatë mbrëmjes të së mërkurës, ish-mesfushori i kuqezinjve, që sapo ka mbyllur eksperiencën aspak pozitive me Pisa-n, është takuar me drejtuesit e ri të klubit, ku u mor edhe vendimi. I intervistuar nga mediat italiane, Gattuso daklaroi se ishte një zgjedhje e bërë me zemër, pasi për të Milani është si një shtëpi e dytë.

Youri Tielemans, te Monaco deri më 2022

Kampionët e saposhpallur të Francës, Monaco, vazhdojnë të projektojnë të ardhmen, teksa kanë zyrtarizuar blerjen e Youri Tielemans, talentit që vjen nga radhët e Anderlecht. Kartoni i mesfushorit 20-vjeçar i kushtoi klubit të Principatës rreth 25 milionë euro dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2022. Pasi firmosi marrëveshjen, Tielemans, u shpreh entuziast për aventuren e re dhe theksoi se është i lumtur që iu bashkua një ekipi si Monaco.