35.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Jo vetëm apartamentet, në Tiranë po rriten ndjeshëm dhe çmimet e parkimeve

Me zgjerimin e ndërtimeve dhe mungesën e hapësirave publike për parkim, çmimet e parkimeve pritet të rriten më tej, sidomos në zonat afër qendrës.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, thotë se “tendenca për të kthyer çdo metër katror në pasuri të prodhueshme, si dhe shtrëngimi i rregullave për parkim në rrugë nga bashkia, nxit kërkesën për garazhe private, gjë që do të nxisë edhe rritjen e çmimeve, veçanërisht në zonat urbane me dendësi të lartë”.

Z.Harizi thotë se kostoja mesatare për ndërtimin e një vendi parkimi arrin deri në 500 euro/m², pa përfshirë shpenzimet e ndërtuesit për truallin.

Ndërtuesit gjithashtu pohojnë se për ta është e detyrueshme projektimi i parkimeve të nëndheshme nga një post për një apartament, në të kundërt gjatë shqyrtimit, leja nuk miratohet, pavarësisht se kostot janë të larta.

“P.sh., një objekt me 14 kate banimi ka si detyrim që të ketë 3 kate të nëndheshme për parkim. Por në ndërtim, ajo që kushton më tepër është pjesa e nëndheshme.

Pas përfundimit janë disa opsione për investim nga vetë ndërtuesi. Së pari është dhënia me qira ditore apo mujore, por për këtë është e nevojshme të bëhet një studim i kërkesës në zonë.

Nëse kërkesa është e lartë, pra ka mungesë hapësire për parkim, dhënia me qira është e leverdishme.

Në të kundërt është më e leverdishme shitja e tyre. Ndërtuesit thonë se opsioni më i përshtatshëm është shitja, pasi nuk bllokohet kapitali i shpenzuar”, pohojnë përfaqësues të shoqërisë së ndërtimit “PAKT Group” sh.p.k.

Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit.

Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim.

Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

Çfarë përfiton Kosova nga pakti që lidhi me SHBA-në?

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes nënshkruan, më 13 maj, Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, e njohur si CISMOA. Çfarë është ky pakt dhe si i ndihmon ai Kosovës?

Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është formalizuar me një pakt ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) u nënshkrua më 13 maj nga gjeneralmajori amerikan, John Phillips, dhe gjenerallejtënanti kosovar, Bashkim Jashari, në Prishtinë.

Kosova është shteti i 33-të me të cilin SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshjen e tillë.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pakti u cilësua si “një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve”, ndërkaq nga pala kosovare si marrëveshje “e rëndësisë së veçantë”.

Çka është CISMOA?

SHBA-ja nënshkruan CISMOA-n me partnerë ndërkombëtarë, për të mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacioneve të ndjeshme ushtarake dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, shpjegon për Radion Evropa e Lirë (REL) se SHBA-ja është ndër partnerët kryesorë të bashkëpunimit ushtarak, prej nga FSK-ja siguron “shumicën e armatimeve dhe pajisjeve”.

Ndër to janë edhe ato me teknologji të avancuar, me të dhëna kriptografike, dhe që “në vete kanë shumë elementë të ndjeshëm”.

CISMOA, thotë Maqedonci, “mundëson që ne – përveç t’i vazhdojmë blerjet – këto pajisje t’i kemi në përputhshmëri me pajisjet dhe me sistemet në SHBA”.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, thotë për REL-in se pakti i ri paraqet elementin e simbolikës dhe të mbështetjes së SHBA-së për Kosovën, në veçanti për sektorin e sigurisë.

CISMOA, sipas Ramadanit, “nënkupton që FSK-ja avancon në komunikim dhe përdorim të pajisjeve të njëjta, në sistem të njëjtë, në linjën e njëjtë me ushtrinë amerikane, në raste të operacioneve të përbashkëta dhe ndërveprueshmërisë”.

Ai shton se marrëveshja përfshin edhe shkëmbimin e informacioneve dhe të inteligjencës ushtarake.

“Kjo është pjesë goxha me rëndësi. Sapo të themi ‘shkëmbim informacionesh’ dihet se jemi duke folur për informacione të klasifikuara”, thekson Ramadani.

Si i ndihmon CISMOA Kosovës?

Autoritetet kosovare thonë se përmbajtja e marrëveshjes së re me SHBA-në mbulon shumë fusha dhe aspekte të bashkëpunimit ushtarak.

Pjesa më e madhe e marrëveshjes është e klasifikuar dhe nuk mund të jetë transparente për publikun, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Megjithatë, për çështjet që tashmë janë të njohura për publikun, Maqedonci shpjegon me terma konkretë se çfarë përfiton Kosova nga CISMOA.

Për shembull, sistemi raketor kundërtank Javelin, në proces të blerjes së të cilit është Kosova, sipas Maqedoncit përmban të dhëna që kanë një lidhje me teknologjinë e avancuar.

CISMOA ia mundëson FSK-së qasjen e drejtpërdrejtë, përmes kanalit të sigurt të komunikimit, në të dhënat e ndjeshme që përmban sistemi, si dhe në përditësimin që u bëhet atyre të dhënave, për përdorim më efektiv, thotë ai.

“Pra, nuk kemi nevojë për kërkesa shtesë dhe procedura burokratike, por kjo marrëveshje na mundëson qasje në të dhënat, në elementë sensitivë dhe të klasifikuar të këtij sistemi, dhe që e kanë bazamentin në SHBA”, thekson Maqedonci.

Ai shton se CISMOA mundëson të njëjtën qasje në elementët e klasifikuar edhe për helikopterët amerikanë Black Hawk (Skifteri i Zi), për të cilët autoritetet e Kosovës kanë shprehur publikisht interesimin që t’i kenë në inventar të FSK-së.

Kjo marrëveshje, siç thotë Maqedonci, i hap mundësi Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës që të vazhdojë me blerjen e pajisjeve dhe armëve nga SHBA-ja, sipas konceptit “shtet me shtet”, duke prokuruar drejtpërdrejt me qeverinë amerikane.

Vendet që nuk janë pjesë e CISMOA-s nuk mund ta kenë këtë qasje në të dhënat e përditësuara të pajisjeve ushtarake me elementë sensitivë dhe të GPS-ve [Sistemi i Pozicionimit Global], pa kërkesë të veçantë nga ato dhe pa aprovim të veçantë nga SHBA-ja, tregon ministri në Detyrë i Mbrojtjes i Kosovës.

Sistemi i komunikimit të sigurt, që garanton CISMOA, konsiderohet i domosdoshëm për shtetet që duan të ndërtojnë partneritet ushtarak, dhe si i tillë partneriteti mund të bëhet në baza të besueshmërisë së ndërsjellë.

Ramadani thekson se besueshmëria ndërlidhet me shkëmbimin e informacionit në mënyrë të sigurt dhe komunikim me pajisje të sigurta ndërmjet dy ushtrive.

Në rastin konkret, sipas tij, FSK-ja do të avancojë në përdorimin e linjës së sigurt me SHBA-në.

Kjo, sipas Ramadanit, do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë – me pajisje të njëjta dhe me sistem të njëjtë, ndërmjet dy ushtrive – në të cilin masat e sigurisë dhe shkëmbimit të informacioneve janë të larta.

“Pra, nuk mund të përgjohen nga shtete apo organizata armiqësore”, thekson Ramadani.

Ndonëse ushtritë e secilit vend kanë rregullat e veta të funksionimit të brendshëm dhe të komunikimit, Ramadani thotë se, me marrëveshjen e arritur, në rast të ndonjë bashkëveprimi ndërmjet njësive të FSK-së dhe njësive të ushtrisë së SHBA-së, në ndonjë mision paqësor apo stërvitje ushtarake të përbashkët, do të vlente vetëm rregulli i funksionimit të brendshëm i ushtrisë amerikane.

“FSK-ja dhe ushtria amerikane do të kenë procedura dhe standarde të njëjta, si dhe mënyrën e veprimit të njëjtë. Pra, sikurse [FSK-ja] të jetë një njësi e ushtrisë amerikane, në kuptimin e sistemit të komunikimit me ta”, shpjegon ai.

REL

VIDEO/ Junajtid dhe Totenhem turpërohen sërish në kampionat, sa shumë skuadra në rivalitet për zonën Champions

U luajtën dy supersfidat e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligës. Mançester Junajtid dhe Totenhemi, vijojnë turpërimin në kampionat, teksa regjistruan humbjen e radhës duke u fundosur kështu përkatësisht në vendin e 16 dhe 17. 

Në krahun tjetër, fitore me aromë Champions-i për Aston Vilën që mposhti Totenhemin 2 me 0 si dhe për Çelsin që triumfoi ndaj Mançester Junajtid me rezultatin 1-0. 

Gjithsesi e sigurt është se rivaliteti për zonën Champions do të vazhdojë deri në javën e fundit, me Arsenalin, Njukastëllin, Çelsin dhe Aston Vilën, por edhe Notingham Forestin, që do të tentojnë gjithçka për gjithçka.  

ASTON VILA – TOTENHEMI 2-0 (GOLAT) 

LIVERPUL

Nga mollët te shega, zbuloni frutat që ju mbrojnë dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut nga sulmet në zemër

Në një kohë kur ritmi i jetës është i shpejtë dhe stresi është pjesë e përditshmërisë, shëndeti i zemrës bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Lajmi i mirë është se mbrojtja e saj mund të fillojë nga ajo që vendosim në pjatë dhe më saktë, nga frutat që konsumojmë çdo ditë.

Sipas ekspertëve të shëndetit dhe ushqyerjes, disa fruta janë të pasura me antioksidantë, fibra dhe lëndë ushqyese që ndikojnë drejtpërdrejt në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe sulme në zemër.

Ja cilat janë disa prej tyre:

1. Avokado: Mrekullia për zemrën

Edhe pse teknikisht është një frut, avokado është një burim i pasur i yndyrave të shëndetshme (të pangopura), të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL).

Për më tepër, përmban kalium, që ndihmon në mbajtjen e tensionit të gjakut në nivele të shëndetshme.

2. Frutat e pyllit: Bombë antioksidantësh

Boronicat, mjedrat dhe luleshtrydhet janë të mbushura me flavonoidë dhe vitamina që përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit – faktorë të rëndësishëm për uljen e rrezikut të infarktit.

3. Mollët: Një në ditë mund ta mbajë mjekun larg

Mollët përmbajnë pektinë, një fibër që ndihmon në uljen e kolesterolit, dhe janë të pasura me polifenole, që ndikojnë pozitivisht në presionin e gjakut dhe në shëndetin e enëve të gjakut.

4. Portokallet dhe agrumet: Për zemër më të fortë

Të pasura me vitaminë C, fibra dhe kalium, agrumet ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në reduktimin e tensionit të lartë – një nga faktorët kryesorë të sulmeve në zemër.

5. Shega: Një armë e fuqishme kundër arteriosklerozës

Shega është e njohur për përmbajtjen e saj të lartë të antioksidantëve, sidomos polifenolëve, që ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe në përmirësimin e qarkullimit, duke ulur ndjeshëm rrezikun e sulmeve në zemër.

Ekspertët këshillojnë se konsumi i përditshëm i frutave, sidomos në formën e tyre të freskët dhe jo në lëngje të përpunuara, është një nga mënyrat më të thjeshta dhe natyrale për të ruajtur shëndetin e zemrës.

Një dietë e pasur me fruta, e kombinuar me aktivitet fizik dhe shmangien e duhanit, mund të bëjë ndryshim të madh në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës. Fundja, një zemër e fortë fillon nga një pjatë e shëndetshme.

“Ti je spiun”, shefi i pyjores që vjedh energji elektrike ofendon qytetarin!

Grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Bardhaj në Përrenjas, me ankesë të z. Flori Bogdani. 78 vjeçari ankohet se një banor fshatit Tahir Bogdani, punonjësi i pyjores, vjedh energji elektrike. Sipas tij, me lidhjet që Tahiri ka me policinë dhe me ata të dritave, ai ia ka hedhur paq gjatë gjithë kohës që mos të paguajë energji elektrike.

Më pas pohon se punonjësi shtetëror nuk ka as kontratë, teksa bën gjithmonë lidhje të paligjshme. “Njëherë e bëri te shtylla e dritave. U ankova dhe ia hoqën. Më pas e bëri te vëllai dhe ia hoqën. Tani te kablli që shkon te shtëpia e vëllait. Para se të shkojë te sahati ka zhveshur një pjesë dhe ka bërë lidhjen e paligjshme. Këtu e shohin të gjithë, po ai meqenëse është i pyjores dhe punojnë bashkë me ata të tjerët, nuk e ndalojnë” pohon i moshuari.

Fiksi shkoi te vendi që ka bërë lidhjen, filmojmë lidhjen dhe ndjekim kabllin që shkon te banesa e Tahirit. Më pas, denoncuesi telefonon inspektorin e policisë së zonës, të cilit i thotë se sërish qytetari me lidhje. Punonjësi nuk reagon, ndërsa qytetari i pohon se ka lajmëruar edhe Fiksin. “I kemi bërë veprimet dhe kemi njoftuar ata të dritave” pohon inspektori. Fiksi e pyet inspektorin se çfarë veprimesh ka bërë, por ai e mbyll telefonin.

Gazetarët takojnë punonjësin shtetëror, bashkë me denoncuesin. Tahiri thotë se është te Zona e Mbrojtur Shebenik – Jabllanicë (Park Kombëtar) dhe ka një sipërfaqe të mëdha që duhet të monitorojë për prerje pyjesh. Ai thotë se Floriu (denoncuesi) ankohet se ai vetë i ka proceduar një të afërm për prerje pyjesh. Fiksi i thotë se, nëse e ka bërë diçka të tillë, ka zbatuar ligjin dhe detyrat, por Fiksi filmoi lidhjen e paligjshme që vetë Tahiri ka bërë.

Punonjësi i pyjeve debaton me denoncuesin, madje i thotë “, spiun, jazëk të qoftë” dhe e pështyn. Të dy debatojnë për një moment dhe Tahiri nuk pranon që të shkojë bashkë me grupin e Fiksit te vendi i lidhjes së paligjshme. Ai largohet dhe grupi i Fiks Fare e ndjek, ndërsa thotë se “kam respekt për ju, por duhet të largohem”.

Pas disa minutash, shefi i pyjores vjen sërish dhe jep intervistë, ku thotë se i është hequr sahati i dritave kohë më parë dhe se ata të elektrikut s’ia kanë sjellë. Fiksi i kërkon disa herë që të shkojnë te lidhja, ai s’pranon. Thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje, por Fiksi i bën me dije se lidhja është atje dhe mund ta verifikojnë. Sërish nuk pranon të shkojmë te vendi që është bërë lidhja dhe ikën me makinë!

Grupi i Fiks Fare shkon te OSHEE Përrenjas, ku një punonjës thotë se Tahir Bogdanit (punonjësi i Pyjores) është debitor. I janë hequr dritat në vitit 2018 dhe ka edhe një procesverbal. Sipas tij, ai nuk duhet të ketë drita pasi është abonent problematik.

Fiksi i bën me dije se denoncuesi ka bërë disa ankesa në polici dhe në OSHEE për këto lidhje. “Kemi shkuar disa herë, po s’kemi gjetur lidhje. Sa shikon makinën tonë ndoshta i heq” thotë punonjësi. Fiksi i thotë po tani, që ka bërë këtë lidhje?! “Do të flas me shefat dhe po të kemi makinë do të shkojmë” përfundon ai.

AEJ dënon gjuhën e deputetëve të Berishës ndaj gazetares

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur këtë të premte nga opozita.

Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, Kleivs Balliu dhe Aldo Bumçi në punën e tyre, ku Euronews ishte për të pasqyruar zhvillimet e protestës.

AEJ shprehet se gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias.

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euroneës dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.

Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cënon rëndë lirinë e medias.

Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët.

Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre.

Fshehje pasurie, korrupsion dhe shpërdorim detyre, kush janë deputetët e rinj me dosje në SPAK?

Numërimi i votës preferenciale ka përfunduar në rang vendi dhe kemi një pasqyrë të qartë se kush do të jenë 140 deputetët e rinj të Parlamentit të Shqipërisë. Tani pritet vetëm vota e diasporës, e cila mund të jetë vendimtare vetëm në disa qarqe. Megjithatë, momentalisht kemi një panoramë të qartë të fituesve dhe bie në sy se një pjesë e madhe e tyre janë me dosje në prokurori.

Te PD kemi në krye të listës Sali Berishën, i cili është dërguar për gjykim për aferën “Partizani”. Fatmir Mediu po ashtu është në proces gjyqësor për Gërdecin. Belind Këlliçi po hetohet për falsifikim të diplomës dhe fshehje pasurie.

Po ashtu për fshehje pasurie janë Flamur Noka dhe Luan Baçi. Ndërsa Bardh Spahia është marrë i pandehur për shpërdorim detyre. Ndërkohë, dosje ka edhe Xhelal Mziu, i cili është paditur për një tender kur ishte kryetar bashkie në Kamëz dhe është marrë në pyetje nga SPAK. Të 7 emrat më sipër e kanë të sigurt mandatin e deputetit dhe do të jenë në Parlament pavarësisht hetimeve nga SPAK.

Duhet theksuar se emra si Ilir Meta, i cili është nën arrest, apo Asllan Dogjani që po hetohet për fshehje pasurie, nuk kanë marrë mandat deputeti, të paktën deri tani, pasi siç e thamë, pritet diaspora.

Sa i takon Partisë Socialiste, një pjesë e madhe e emrave nën hetim thuajse kanë mbetur jashtë. Klotilda Bushka, e cila po hetohet për dosjen e Veliajt, nuk ka arritur të sigurojë mandat. Po ashtu, me të dhënat aktuale jashtë është Olta Xhaçka, por diferenca mes saj dhe Blerina Gjylametit është shumë e ngushtë dhe vota e diasporës lë të hapur gjithçka. Një emër në PS që është nën hetim dhe ka siguruar mandat është Ceno Klosi. Ish-kreu i Tatimeve ka dalë i pari nga vota preferenciale. Ai po hetohet për abuzime dhe shpërdorim detyre kur drejtonte Tatimet. Të shohim nëse tani SPAK do të guxojë të marrë dikë të pandehur.

Emrat me dosje:

1.       Sali Berisha, dërguar për gjykim për aferën “Partizani”

2.       Belind Këlliçi, nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie

3.       Fatmir Mediu, po gjykohet për tragjedinë e Gërdecit

4.       Bardh Spahia, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre

5.       Xhelal Mziu, ka nisur një hetim për dy tenderë pastrimi kur ishte kryetar bashkie në Kamëz

6.       Luan Baçi, nën hetimi për fshehje pasurie

7.       Flamur Noka, nën hetim për fshehje pasurie

8.       Ceno Klosi, nën hetim për afera kur ishte drejtor i Tatimeve

Fitim Zekthi: Dëmet e komunizmit që i trashëgojmë edhe sot

Nga Fitim Zekthi

Kontributi me i madh dhe sigurisht me i tmerreshem i Marksit nuk ishte lufta e klasave por diktatura e proletariatit qe sigurisht buron prej saj. Lenini diktaturen e proletariatit e perkufizoi si “pushtet totalisht i pakufizuar nga ndonje ligj, si pushtet totalisht i pakornizuar nga ndonje rregull dhe i mbeshtetur vetem nga forca”. Prej ketij formulimi lindi ajo shprehja qe “pse ligjet tona do na kufizojne ne”. Lenini tha se nje parti komuniste duhet te jete revolucionare, duhet te perbehet nga njerez qe jane revolucionare profesioniste qe jane te gatshem ne cdo momnet ti pergjigjen literalisht kerkeses se udheheqjes. Per Leninin gjithcka ishte zero sum game. Per Leninin partia duhet te qeverisej dhe duhet te qeveriste vetem nisur nga kush dominon ke, kush sundon ke dhe kush asgjeson ke? Ne masen qe ne fitojme dicka, ne ate mase armiku humb dicka. Per Leninin politika nuk eshte nje proces marredheniesh por nje proces ku “ne marrim dhe ju vetem jepni”. Njerez qe vijne nga komunizmi dhe nga Partia e Punes, familjare te tyre ose pasardhes te tyre, ish gazetare te mediave te kohes se komunizmit, ish ambasadore apo punonjes te institutive te komunizmit, doganiere dhe tatimore te pas viteve 90-te me prejardhje familajre nga familje te lidhura me rejgimin komunist, ish oficere apo ish hetues te regjimit komunist, drejtues zyrash te pronave apo te hipotekave pas viteve 90-te te njohur si te korruptuar me prejardhje nga familje qe kane patur funksione ne regjimin komunist mbajne gjalle me force kete qasje te Leninit perdite dhe pandalur sot. Ne nje fare menyre kjo qasje mbahet nga njerez nga njerez pa asnje besim ne ndonje vlere tjeter vec atij te besimit te verber tek politika dhe pushteti politik si gjerat e vetme sakrale ne bote. Keto ide te Leninit shpjegojne e qartesisht ate qe ndodh sot me politiken shqiptare, ate qe ndodh me grupimet politike kryesore. Pike per presje jemi ne nje situate te tille.

Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA? Çfarë është ky pakt dhe si e ndihmon Prishtinën

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes nënshkruan, më 13 maj, Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, e njohur si CISMOA. Çfarë është ky pakt dhe si i ndihmon ai Kosovës?

 

Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është formalizuar me një pakt ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) u nënshkrua më 13 maj nga gjeneralmajori amerikan, John Phillips, dhe gjenerallejtënanti kosovar, Bashkim Jashari, në Prishtinë.

Kosova është shteti i 33-të me të cilin SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshjen e tillë.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pakti u cilësua si “një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve”, ndërkaq nga pala kosovare si marrëveshje “e rëndësisë së veçantë”.

Çka është CISMOA?

SHBA-ja nënshkruan CISMOA-n me partnerë ndërkombëtarë, për të mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacioneve të ndjeshme ushtarake dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, shpjegon për Radion Evropa e Lirë (REL) se SHBA-ja është ndër partnerët kryesorë të bashkëpunimit ushtarak, prej nga FSK-ja siguron “shumicën e armatimeve dhe pajisjeve”.

Ndër to janë edhe ato me teknologji të avancuar, me të dhëna kriptografike, dhe që “në vete kanë shumë elementë të ndjeshëm”.

CISMOA, thotë Maqedonci, “mundëson që ne – përveç t’i vazhdojmë blerjet – këto pajisje t’i kemi në përputhshmëri me pajisjet dhe me sistemet në SHBA”.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, thotë për REL-in se pakti i ri paraqet elementin e simbolikës dhe të mbështetjes së SHBA-së për Kosovën, në veçanti për sektorin e sigurisë.

CISMOA, sipas Ramadanit, “nënkupton që FSK-ja avancon në komunikim dhe përdorim të pajisjeve të njëjta, në sistem të njëjtë, në linjën e njëjtë me ushtrinë amerikane, në raste të operacioneve të përbashkëta dhe ndërveprueshmërisë”.

Ai shton se marrëveshja përfshin edhe shkëmbimin e informacioneve dhe të inteligjencës ushtarake.

“Kjo është pjesë goxha me rëndësi. Sapo të themi ‘shkëmbim informacionesh’ dihet se jemi duke folur për informacione të klasifikuara”, thekson Ramadani.

Si i ndihmon CISMOA Kosovës?

Autoritetet kosovare thonë se përmbajtja e marrëveshjes së re me SHBA-në mbulon shumë fusha dhe aspekte të bashkëpunimit ushtarak.

Pjesa më e madhe e marrëveshjes është e klasifikuar dhe nuk mund të jetë transparente për publikun, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

Megjithatë, për çështjet që tashmë janë të njohura për publikun, Maqedonci shpjegon me terma konkretë se çfarë përfiton Kosova nga CISMOA.

Për shembull, sistemi raketor kundërtank Javelin, në proces të blerjes së të cilit është Kosova, sipas Maqedoncit përmban të dhëna që kanë një lidhje me teknologjinë e avancuar.

CISMOA ia mundëson FSK-së qasjen e drejtpërdrejtë, përmes kanalit të sigurt të komunikimit, në të dhënat e ndjeshme që përmban sistemi, si dhe në përditësimin që u bëhet atyre të dhënave, për përdorim më efektiv, thotë ai.

“Pra, nuk kemi nevojë për kërkesa shtesë dhe procedura burokratike, por kjo marrëveshje na mundëson qasje në të dhënat, në elementë sensitivë dhe të klasifikuar të këtij sistemi, dhe që e kanë bazamentin në SHBA”, thekson Maqedonci.

Ai shton se CISMOA mundëson të njëjtën qasje në elementët e klasifikuar edhe për helikopterët amerikanë Black Hawk (Skifteri i Zi), për të cilët autoritetet e Kosovës kanë shprehur publikisht interesimin që t’i kenë në inventar të FSK-së.

Kjo marrëveshje, siç thotë Maqedonci, i hap mundësi Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës që të vazhdojë me blerjen e pajisjeve dhe armëve nga SHBA-ja, sipas konceptit “shtet me shtet”, duke prokuruar drejtpërdrejt me qeverinë amerikane.

Vendet që nuk janë pjesë e CISMOA-s nuk mund ta kenë këtë qasje në të dhënat e përditësuara të pajisjeve ushtarake me elementë sensitivë dhe të GPS-ve [Sistemi i Pozicionimit Global], pa kërkesë të veçantë nga ato dhe pa aprovim të veçantë nga SHBA-ja, tregon ministri në Detyrë i Mbrojtjes i Kosovës.

Sistemi i komunikimit të sigurt, që garanton CISMOA, konsiderohet i domosdoshëm për shtetet që duan të ndërtojnë partneritet ushtarak, dhe si i tillë partneriteti mund të bëhet në baza të besueshmërisë së ndërsjellë.

Ramadani thekson se besueshmëria ndërlidhet me shkëmbimin e informacionit në mënyrë të sigurt dhe komunikim me pajisje të sigurta ndërmjet dy ushtrive.

Në rastin konkret, sipas tij, FSK-ja do të avancojë në përdorimin e linjës së sigurt me SHBA-në.

Kjo, sipas Ramadanit, do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë – me pajisje të njëjta dhe me sistem të njëjtë, ndërmjet dy ushtrive – në të cilin masat e sigurisë dhe shkëmbimit të informacioneve janë të larta.

“Pra, nuk mund të përgjohen nga shtete apo organizata armiqësore”, thekson Ramadani.

Ndonëse ushtritë e secilit vend kanë rregullat e veta të funksionimit të brendshëm dhe të komunikimit, Ramadani thotë se, me marrëveshjen e arritur, në rast të ndonjë bashkëveprimi ndërmjet njësive të FSK-së dhe njësive të ushtrisë së SHBA-së, në ndonjë mision paqësor apo stërvitje ushtarake të përbashkët, do të vlente vetëm rregulli i funksionimit të brendshëm i ushtrisë amerikane.

“FSK-ja dhe ushtria amerikane do të kenë procedura dhe standarde të njëjta, si dhe mënyrën e veprimit të njëjtë. Pra, sikurse [FSK-ja] të jetë një njësi e ushtrisë amerikane, në kuptimin e sistemit të komunikimit me ta”, shpjegon ai./REL

Trump flet për situatën në Gaza: Shumë njerëz po vdesin nga uria, duhet ta rregullojmë këtë!

Presidenti i SHBA-ve,Donald Trump, u zotua të “rregullojë” situatën në Rripin e Gazës , ku njerëzit “po vdesin urie”, tha ai, ndërsa shërbimi i mbrojtjes civile i enklavës palestineze raportoi sot më shumë se 50 vdekje nga bombardimet izraelite.

 

“Ne kujdesemi për Gazën. Duhet të zgjidhet, shumë njerëz po vdesin urie, po ndodhin shumë gjëra të këqija”, u tha Trump gazetarëve gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndalesa e fundit e turit të tij në vendet e Gjirit.

Për më tepër, organizata kryesore e të afërmve të pengjeve izraelite të mbajtura në Rripin e Gazës i kërkoi sot kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të mos e humbasë “një mundësi historike” për lirimin e tyre.

Forumi i Familjeve të Pengjeve madje i bëri thirrje Netanyahut “të bashkojë përpjekjet e tij me ato të Presidentit Trump” me qëllim lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gaza.

Pas më shumë se 100 vdekjeve dje të enjten, mbrojtja civile e Gazës tha sot se të paktën 56 persona u vranë “në bombardimet izraelite të shtëpive pas mesnatës”, ndërsa shtoi se kërkimet në rrënoja po vazhdojnë.

E pyetur nga AFP , ushtria izraelite nuk komentoi mbi këto sulme.

Në Rripin verior të Gazës, 30 trupa janë transferuar në spitalin indonezian në Beit Lahia , tha një mjek që dëshironte të mbetej anonim. Ndërkohë, pesë trupa dhe “më shumë se 75 persona të plagosur” janë transferuar në Spitalin al-Awda në Jabalia , sipas drejtorit të përkohshëm, Mohammed Saleh.

Imazhet e transmetuara nga AFP nga spitali indonezian tregojnë palestinezë, përfshirë fëmijë që kanë humbur nënat e tyre, duke qarë mbi trupat e të afërmve të tyre dhe të plagosurit që marrin kujdes edhe në dysheme, ndërsa dëgjohen britma dhe të qara.

“Ne po flinim kur papritmas gjithçka shpërtheu përreth nesh (…) kishte gjak kudo. Nuk e dinim kush ishte i vdekur dhe kush ishte gjallë”, tha Umm Mohammed al-Tatari, 57 vjeç, nga zona Tell al-Za’atar.

Në Beit Lahia, Said Hamouda , 41 vjeç, tha se ishte dëshmitar i një “skene të papërshkrueshme, sikur të kishte ardhur fundi i botës”. “Ata shënjestruan shtëpi plot me civilë që flinin.”