29.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Detajet nga plagosja e të miturit në Maliq/ 14-vjeçari i zuri pritë në një rrugicë: Më shante!

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 14-vjeçar plagosi me thikë një të mitur tjetër 16-vjeçar me thikë.

Mësohet se dy adoleshentët janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Burime bëjnë me dije se autori i kishte zënë pritë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras dhe e ka goditur 16-vjeçarin me thikë në bark dhe në shpatull.

I mituri është kapur nga Policia, ku është shoqëruar në komisariat dhe ka deklaruar fillimisht se 16-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky ka qenë motivi i sherrit.

I plagosur është transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë mjekim dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FITIMET/ “Top 10” milionerët e sportit për 2025-ën, Ronaldo nuk e lëshon fronin për të tretin vit radhazi

Kristiano Ronado është sportisti më i paguar në botë, për të tretin vit radhazi. “Forbes” ka publikuar si zakonisht listën dhe viti 2025 dominohet sërish nga sulmuesi portugez.

 

Ronaldo, që është pjesë e Al Nasr në Arabinë Saudite, fiton 275 milionë dollarë. 40-vjeçari është i lindur për rekordet në të ardhura. Pas tij ndjek basketbollisti i NBA, Stefen Kërri. Dhe pse diferenca është e madhe, pasi të ardhurat e tij janë 156 milionë dollarë.

Vendi i tretë ndërkohë mbahet nga Tajson Furi. Ky i fundit ka njoftuar largimin nga boksi dhe pse përfitimet e tregojnë në vitin 2025 me 145 milionë dollarë.

Dy futbollistë të tjerë me karrierë të pasur janë pjesë e listës. Lionel Mesi që është në shifrën e 135 milionë eurove dhe Karim Benzema me 104 milionë euro.

Screenshot 2025-05-16 111057

PANORAMASP

Mbyllen bisedimet Ukrainë-Rusi në Stamboll, asnjë përparim në ngushtimin e dallimeve mes palëve

Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për herë të parë që nga bisedimet e dështuara të fillimit të shkurtit 2022, kur Rusia e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës.

 

Nuk pati shenja të menjëhershme përparimi në ngushtimin e dallimeve mes palëve, teksa pala ukrainase i ka refuzuar kategorikisht kushtet e Moskës gjatë bisedimeve që kanë zgjatur më pak se dy orë, raporton Reuters.

Bisedimet e së premtes përmbyllën një javë të ngarkuar të diplomacisë, e nxitur nga përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, e cila ka shkaktuar vrasjen e dhjetëra mijëra ushtarëve nga të dyja palët dhe një numri gjithnjë e më të madh civilësh ukrainas.

Negociatorët rusë dhe ukrainas e filluan takimin e tyre pas orës 13:00, bashkë me zyrtarë nga vendi mikpritës, Turqia.

U mbajtën edhe disa takime të ndara, që përfshinë zyrtarë amerikanë, ukrainas, rusë, evropianë dhe turq.

Moska nuk i ka pranuar thirrjet e Ukrainës, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për një armëpushim të plotë 30-ditor, duke thënë se armëpushimi mund të bëhet vetëm si rrjedhojë e bisedimeve, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, hodhi poshtë ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’u takuar ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2019.

Duke hapur bisedimet, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se është “tejet e rëndësishme” të zbatohet një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur” dhe se “është gjithashtu shumë e rëndësishme që këto bisedime të shërbejnë si bazë për një takim mes udhëheqësve. Ne besojmë me gjithë zemër se është e mundur të arrihet paqja përmes negociatave konstruktive”.

Para bisedimeve, udhëheqësi i delegacionit ukrainas, ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov, tha në Facebook se paqja është e mundur vetëm nëse “Rusia tregon gatishmërinë e saj për të ndërmarrë veprime konkrete, duke përfshirë një armëpushim të plotë për të paktën 30 ditë dhe zbatimin e masave humanitare, si rikthimi i fëmijëve ukrainas, të dëbuar me forcë”, si dhe shkëmbimi i të gjithë të burgosurve të luftës.

Vendimi i Putinit për të dërguar një delegacion të nivelit të ulët për bisedime – të cilin ai e propozoi më herët këtë javë dhe që Trump i bëri thirrje Ukrainës ta pranonte – bëri që pritshmëritë për ndonjë arritje në këto bisedime të jenë shumë të vogla.

Trump, i cili ndodhej në një vizitë në Lindjen e Mesme, kishte dhënë sinjale se mund të udhëtonte drejt Turqisë për të marrë pjesë nëse edhe Putini do të merrte pjesë.

“Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të takohemi”, tha Trump pasi Kremlini njoftoi se do të dërgonte një delegacion të nivelit të ulët.

Më 16 maj, Trump tha se po kthehej në Uashington. “Të shohim çfarë do të ndodhë me Rusinë dhe Ukrainën”, tha ai, duke shtuar se do të takohej me Putinin “sapo të organizohet takimi”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i tha Fox News më 15 maj se nuk do të ketë përparim derisa Trumpi dhe Putini të ulen “përballë njëri-tjetrit”.

Rubio u takua me homologët e tij ukrainas dhe turq më 16 maj dhe përsëriti “qëndrimin e SHBA-së se vrasjet duhet të ndalen”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim Trump-Putin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe çështje të tjera është “patjetër i nevojshëm,” por do të kërkojë kohë për t’u përgatitur dhe nuk duhet të mbahet nëse nuk sjell rezultate.

Putin nisi pushtimin e plotë tetë vjet pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë së Ukrainës dhe nxiti luftën në rajonin lindor të Donbasit në vitin 2014.

Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, por ka dështuar të arrijë qëllimin e Putinit për ta nënshtruar vendin, i cili është i pavarur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Bisedimet e vetme të drejtpërdrejta për paqe u ndërprenë në pranverën e vitit 2022, pasi palët përplaseshin për çështje madhore dhe pas zbulimit të mizorive të kryera nga forcat ruse në Buça, një qytet që ata e braktisën teksa u tërhoqën nga veriu i Ukrainës pas dështimit për të pushtuar Kievin.

Në ato negociata, Rusia po kërkonte një marrëveshje që, sipas analistëve, do të nënkuptonte kapitullimin e Kievit – bërjen e Ukrainës vend të përhershëm neutral me ushtri të vogël dhe të pafuqishme, sovranitet të kufizuar dhe pak ose aspak qasje në mbështetje sigurie nga Perëndimi.

Zyrtarët rusë kanë sugjeruar se Moska nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saj pavarësisht dështimit për ta pushtuar Kievin dhe përparimit të ngadaltë në fushëbetejë, ku kapja e territoreve të vogla i ka kushtuar Moskës me humbje të mëdha në njerëz.

Kremlini i ka quajtur bisedimet e së premtes si “rifillim” të negociatave të vitit 2022, dhe në shef o delegacionit rus është Vladimir Medinsky, një ndihmës i Putinit dhe ish-ministër i Kulturës, i cili gjithashtu udhëhoqi ekipin rus në 2022.

Zelensky e përshkroi delegacionin rus si “dekorativ” dhe tha se përbërja e tij tregonte se “ata nuk janë mjaftueshëm seriozë për negociatat”.

“Mendoj se Putini bëri gabim duke dërguar një delegacion të nivelit të ulët”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndërsa mbërriti në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian.

“Topi është qartazi në fushën e tij tani. Ai duhet të veprojë. Duhet të jetë serioz nëse e dëshiron paqen. Prandaj, mendoj e gjithë trysnia është tani mbi Putinin”, shtoi Rutte.

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Putini “po luan lojëra, gjë që tregon se ai nuk është serioz për paqen”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se është e qartë se “presidenti Zelensky është i gatshëm për takim, por presidenti Putin nuk u paraqit kurrë, dhe kjo tregon qëndrimin e tij të vërtetë. Prandaj, ne do ta rrisim presionin”.

Von der Leyen tha se BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh. Ajo deklaroi se masat do të synojnë flotën në hije të anijeve të vjetra të mallrave që Rusia po përdor për të shmangur sanksionet ndërkombëtare, si dhe konsorciumin e gazsjellësit Nord Stream./rel

TKURRET SHQIPËRIA! INSTAT: Vazhdon rënia e popullsisë

Në Shqipëri vijon rënia e popullsisë. INSTAT raporton se janë shënuar më pak lindje se vdekje në tre mujorin e parë të këtij viti

Në 3 muajt e pare të vitit 2025, popullsia e vendit ka pësuar tkurrje natyrore, pasi janë regjistruar më shumë vdekje sesa lindje me një bilanc negativ prej 883 personash.

Referuar të dhënave të INSTAT numri i lindjeve ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 14.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Qarku i Tiranës vazhdon të mbajë peshën më të madhe të lindjeve me 1,750 të regjistruara ne 3 mujorin e parë. Në kahun tjetër, Gjirokastra vazhdon të ketë numrin më të ulët të lindjeve  me vetëm 76 foshnje, duke vijuar trendin e vitit të kaluar, kur në total ishin vetëm 336 lindje për gjithë vitin 2024

Megjithatë pavarësisht se vdekjet janë ulur me 5.8% ato vazhdojnë të jenë më të larta se lindjet. Vetëm në Tiranë regjistrohen të paktën 1.423 persona që janë ndarë nga jeta ndërsa qarku i Shkodrës që ka shënuar rritje me 4.3%.

Përgjatë vitit 2024 gjithsej lindën 23.310 foshnje dhe u regjistruan 22.102 vdekje, me një diferencë 1.208 më shumë lindje sesa vdekje.

Argjentina hap arkivat: Si nazistët e arratisur jetonin me paratë e bankave zvicerane

Arkivi i Përgjithshëm i Qeverisë së Argjentinës është duke publikuar në internet, për herë të parë, prova se si nazistët rindërtuan jetën e tyre jashtë shtetit. Ndoshta me ndihmën e bankave prestigjioze zvicerane, të cilat sipas hetimeve “fshehën informacione”.

Dosja 1, portokalli e zbehtë, germat të shtypura me të zezë dhe me stilolaps të kuq: “Jose F. Menguele”. Fleta 4: “Mbërriti në vend më 20 qershor 1949; profesioni: ndërtues… kërkon një certifikatë sjelljeje të mirë për të udhëtuar në Kili…”.

Aty kupton se si mjeku i pashpirt i eksperimenteve në kampet naziste të shfarosjes, Josef Mengele, ka gjetur strehim në Argjentinë dhe një jetë të re të patëmetë. Në fletën 5 emri është ndryshuar në “Gregor Helmut”, pasi kishte mbërritur paqësisht në Buenos Aires “në bordin e anijes Philippa… me një pasaportë të vlefshme të lëshuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar”. Me këtë identitet të rremë ai do të fshihej në Amerikën e Jugut deri në vdekjen e tij, në Brazil, në vitin 1979.

Mengele, Eichmann və digər nasistlər: Argentina gizli arxiv sənədləri  göstərdi

Kjo është një pjesë e historisë që është rikuperuar gjatë 80 viteve të fundit. Megjithatë, tani është në dispozicion për të gjithë për t’u konsultuar për herë të parë në internet, në faqen online të Arkivit të Përgjithshëm të Qeverisë Argjentinase. Një premtim i mbajtur nga Presidenti i paparashikueshëm i Republikës Javier Milei ndaj Qendrës Simon Wiesenthal, e cila, pas dekadash gjuetie të nazistëve përgjatë të ashtuquajturës “rruga e minjve” tani është në gjurmët e parave të tyre.

Interesi i tyre është se deri në çfarë mase e financoi banka zvicerane “Credit Suisse” emigrimin e kriminelëve të Rajhut të Tretë? Pyetja vazhdon të bëhet sepse përgjigjja e dhënë në fund të një hetimi të brendshëm nga institucioni bankar u konsiderua e paplotë. Një Komision Hetimor i Senatit Amerikan e ka nënvizuar këtë në një raport më 5 janar të këtij viti. “Informacioni ishte i fshehur” dhe për këtë arsye llogaritë rrjedhëse të bashkëpunëtorëve të Hitlerit do të mbahen ende të mbyllura pasi nëpërmjet tyre kanë rrjedhur asetet e plaçkitura nga hebrenjtë.

Mengele, Eichmann və digər nasistlər: Argentina gizli arxiv sənədləri  göstərdi

Dokumentet e deklasifikuara tani mund të zbulojnë prova se si këto para u përdorën për të mbështetur arratisjen e nazistëve në Amerikën e Jugut (operacioni famëkeq i quajtur “Odessa”) për t’u shpëtuar gjyqeve të Nurembergut dhe çdo forme tjetër drejtësie. Por jo vetëm kaq: mund të zbulohet një rol i mëparshëm i luajtur nga “kolonia gjermane” në Argjentinë në financimin e Partisë Nacional Socialiste dhe në konsolidimin e pushtetit të Hitlerit, nëpërmjet Zvicrës.

El Gobierno publicó archivos desclasificados sobre operaciones nazis en  Argentina - Nuevo Enfoque Urbano

Seti i dokumenteve (1 850 fletë) është dorëzuar tashmë në kopje në Qendrën Wiesenthal në Buenos Aires, e cila thotë se nuk do t’i zbulojë rezultatet derisa të mbyllet hetimi, i planifikuar për në vitin 2026. Ndërkohë, do të shqyrtohen edhe kartat e verdha, raportet e inteligjencës, dokumentet e brendshme qeveritare, certifikatat e shumta në një Argjentinë që ishte një shtet policor edhe para diktaturës.

Gobierno de Milei publica online los archivos desclasificados de  operaciones nazis en Argentina | ICNDiario

Do të ripërshkruhen detajet e jetës rurale në Tucumán të burokratit nazist shfarosës Adolf Eichmann, që jetonte nën identitetin e rremë “Ricardo Klement” i punësuar nga kompania Capri, deri në kapjen e tij nga Mossadi dhe ekzekutimin e tij në Izrael. Pritet të shihet rolit publik, pa asnjë emër fiktiv, i xhelatit Erich Priebke që qëndronte në strehën malore të Bariloche, deri në ekstradimin dhe gjykimin e tij në Itali.

Mbetet e dyshimtë nëse është gjetur ndonjë gjë thelbësore sepse “dokumentet më kompromentuese janë shkatërruar gjatë viteve”. Dhe mbi të gjitha sepse materiali me rëndësi konkrete është në arkivat e Bankës Qendrore dhe të Forcave të Armatosura, jo në ato të Qeverisë.

Gjesti i Mileit është në përputhje me qasjen e SHBA-ve (e promovuar nga administrata Biden, me kërkesë të Senatit dhe që mbështetet edhe nga qeveria Trump); dhe me miqësinë ndaj Izraelit, e forcuar edhe nga afrimi me fenë hebraike.

The trail of Nazis Mengele and Eichmann in Argentina | International | EL  PAÍS English

Sa i përket dosjes “Mengele”, më substanciales arrihet në një konfirmim. Buenos Aires, pavarësisht se dinte vendndodhjen dhe aktivitetet e tij të sakta, nuk e shqetësoi dhe as nuk filloi ndonjëherë kërkime deri në vitin 1960, kur mjeku tashmë ishte arratisur në Paraguai dhe më pas në Brazil. Aty ai ndërroi jetë pas një goditjeje në tru, i varrosur me një emër të rremë, i gjetur në vitin 1985, analizat mbi trupin e tij ishin themelore për ekipin argjentinas të antropologëve mjeko-ligjorë, të cilët ishin protagonistët e rindërtimit të historisë.

Si u mbyt fryma e ndryshimit në Shqipëri?!

Nga Eljan Kasa

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shqipëria përjetoi një tjetër fitore të thellë të Partisë Socialiste (PS), e cila siguroi 83 mandate, duke përforcuar pushtetin e saj dhe duke lënë opozitën në një krizë të thellë identiteti dhe besueshmërie.

Në krye të kësaj opozite qëndron ende Sali Berisha, një figurë që ka dominuar politikën shqiptare për më shumë se tre dekada. Vendosmëria e tij për të mos lëshuar drejtimin e Partisë Demokratike (PD), pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme dhe sfidave të brendshme, ka krijuar një situatë ku partia është e lidhur ngushtë me fatin e një individi, duke penguar hapjen, rinovimin dhe energjizimin e saj.

Berisha ka deklaruar se “ai që e nisi do e bitisi”, duke lënë të kuptohet se do të qëndrojë në krye të PD deri në fund. Kjo qasje ka shkaktuar ndarje të thella brenda partisë dhe ka penguar krijimin e një opozite të bashkuar dhe efektive.
Zgjedhjet e fundit treguan se një pjesë e elektoratit është e zhgënjyer jo vetëm nga qeverisja e PS-së, por edhe nga mungesa e një alternative të besueshme opozitare. Partitë e reja, arritën të tërheqin mbi 100 mijë vota, duke treguar një dëshirë për ndryshim dhe përfaqësim të ri politik.

Megjithatë, përçarja brenda opozitës dhe mungesa e bashkëpunimit mes forcave të reja dhe atyre tradicionale kanë penguar krijimin e një fronti të fortë kundër PS-së. Nëse liderët opozitarë nuk arrijnë të lënë mënjanë egoizmat dhe të bashkohen për një qëllim të përbashkët, rrezikojnë të lënë vendin pa një alternativë të vërtetë politike.

Është koha që opozita shqiptare të reflektojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt reformimit dhe bashkimit, duke ofruar një vizion të qartë dhe të besueshëm për të ardhmen e vendit.

“Le të ulërijmë”, një metaforë bashkëkohore

Nga Agim Baçi

Tetëdhjetë e tre për qind të votuesve për kryetarin e ri të bashkisë votojnë “pa shenjë” në një votim të përsëritur. Ata që kanë dorëzuar fletën e bardhë janë shtuar nga votimi i parë tek i dyti. Kaq mjafton që pushteti të mos ketë më qetësinë të përballet me qytetarët e tij që kanë gjetur një mënyrë për të refuzuar ata që janë tallur përmes pushtetit…
Shkrimtari portugez, Jose Saramango, përmes rrëfimit në romanin “Le të Ulërijmë”, ka thurur metaforën e revoltës më ironike përballë një kulmi të komunikimit të gjithanshëm- revoltën përmes mungesës së fjalës në letrën ku politika kërkon konfirmim për vazhdimin e përditshmërisë së saj. Autori nuk e fsheh aspak qëllimin e tij për të na sjellë një fakt nga ku nis shumica e devijimeve në një shoqëri ku flitet për demokraci- faktin se shumë politikanë nuk duan ta besojnë këtë refuzim popullor ndaj tyre, nuk duan ta pranojnë se ka një mosbesim ndaj tyre. Ndaj nisin të përhapin versionin më të parë dhe që i jep kohë të gjejnë zgjidhje- të përhapin lajmin se armiku duhet të jetë duke shfrytëzuar “të pa informuarit” dhe se nuk mund të refuzohet e gjithë klasa politike e një qyteti. Ndaj shumë prej atyre që dikur janë votuar apo duartrokitur e kanë të vështirë të besojnë se janë refuzuar, se u ka ardhur fundi i kohës së tyre politike. Të gjendur përballë këtij refuzimi ata nxitojnë të përhapin fjalën se, diku armiku ka mundur të gjejë këtë “armë” të refuzimit kundër tyre.
Historinë me gjetjen e “kundërshtarit të rafinuar politik”, më rrëfimin e Saramangos, e kërkon media, e cila jo pak herë është kthyer në zgjatim të politikës. Në librin e Saramangos media zbaton gjuetinë për emrin apo emrat që u duhen politikanëve për të shpallur “gabimin e votimit”. Dhe për të projektuar armikun piketohet pikërisht ajo, gruaja e mjekut – e vetmja që, disa vite më parë, (personazh i romanit “Verbëria”) pati fatin të shihte, të kishte sytë hapur, ndërkohë që i gjithë qyteti u mbush vetëm me persona të verbër. Ajo – pikërisht ajo që ka parë dhe ka ndihmuar të tjerët – është gjahu ideal për shtypin dhe qeverinë, është historia që mund të mbartë një të shkuar që nuk duam ta kujtojmë. Dhe nis të vendoset rregulli i vjetër i atyre që e shohin pushtetin si të vetmin qëllim – rregulli i pushtetit pa Njeriun- sidomos pa njeriun që di dhe që arrin të shohë qartë atë që ndodh.

“Një rregull i pandryshueshëm i pushtetit thotë se ia vlen më mirë t’i presësh kokat para se ata të fillojnë të mendojnë, sepse më pas ka mundësi të jetë shumë vonë”. (Jose Saramango, “Le të ulërijmë”, Dudaj, Përkthim nga Nasi Lera, f. 115)

Fillimisht është kryetari i bashkisë ai që refuzon të drejtojë një bashki të pavotuar, ndërkohë që një drejtuesi policie i duhet të kërkojë të vërtetën. Qeveritarët – Presidenti, kryeministri, ministrat – vihen në garë se kush do të gjejë zgjidhjen, se kush do zbulojë kurthin. Shtypi është në garë që të gjejë fajtorin. Ndërkohë, përballë, qëndron thuajse i vetëm, një shef policie. Ai ka qenë katër vite më parë mes të verbërve të qytetit, ndërkohë që ka fiksuar mire gruan që mundi të bënte diçka në atë qytet, në kohën kur nuk shihte askush. Dhe ai guxon të kundërshtojë, të kërkojë që të mos gjendet njeriu i gabuar për ndëshkim.

“Nëse kjo që tregon këtu është e vërtetë, në qoftë se ajo grua, le ta pranojmë se ekziston, nuk u bë e verbër dhe ndihmoi të tjerët në fatkeqësinë e tyre, nuk mund të përjashtohet që autori i letrës është gjallë vetëm falë asaj, kush e di edhe prindërit e mi do të ishin midis të gjallëve sikur të kishin patur fatin ta takonin atë grua, Letra thotë se ajo vrau dikë, Zoti President, askush nuk e di me saktësi se sa persona u vranë gjatë atyre ditëve, u përcaktua që të gjitha kufomat e gjetura ishin si rezultati aksidenteve apo i shkaqeve natyror edhe ne u vumë një gur përsipër. Edhe gurët më të rëndë mund të lëvizen, Është e vërtetë, zoti President, por unë jam i mendimit që ta lëmë grurin atje ku është, e marr me mend se nuk ka asnjë dëshmitar okular për këtë krim dhe, nëse ka patur në atë kohë, ata ishin që të gjithë të verbër midis të verbërve, do të ishte absurde, e pakuptimtë të nxirrnim këtë grua përpara gjykatës për një krim që askush nuk e pa ta kryente dhe për të cilin nuk ekziston trupi i krimit. Autori i letrës pohon se ajo ka vrarë. Po, por ai nuk thotë se ka qenë dëshmitar i krimit…” ( Po aty, f.189)

Përmes ironisë dhe një humori të zi autori arrin të ndërthurë anët e padukshme të pushtetit dhe historisë dëshpëruese të betejës në shoqërinë e sotme, ku më i rrezikuari nga të gjithë është ai që di dhe thotë të vërtetën. Janë fjali pa një ndërprerje, ku nuk dihet ku nis e mbaron komunikimi, si për ta pikturuar një shoqëri që ka hequr kufijtë e vlerave dhe është nën kurthin e një pushteti që nuk ka në qendër më Njeriun, por vetveten, që nuk ka qëllim të gjejë të vërtetën, por të ndërtojë një fabul për karrigen…

“Komisari, si mbylli telefonin, pyeti me vete se mos ishte marrëzi që kishte pohuar se linja telefonike, si t’i përkiste vetëm atij, ishte e sigurt dhe se në mbarë vendin asgjë nuk kishte që të ishte më e sigurtë se ajo. Ngriti supet dhe murmuriti, Pak rëndësi ka, asgjë nuk është e sigurt, askush nuk është i sigurt… Ai nuk fjeti mirë, pa në ëndërr një re me fjalë që i vidhej dhe i zhdukej kur ai i ndiqte me një rrjetë për flutura duke iu lutur, Ndaloni, ju lutem, mos lëvizni, më prisni…. Ai kapi një gazetë. Ishte një ëndërr e ligë, por do të ishte edhe më keq sikur albatrosi të shkonte të nxirrte sytë e gruas së mjekut”. (Po aty, f.280)
…Saramango, duke thurur këtë revoltë kaq të pamenduar dhe të pamenaxhueshme nga politika – atë të refuzimit pa fjalë, pa forcë fizike, por përmes një letre të bardhë duke mohuar emrin dhe emrat që e shohin pushtetin si të pacënueshëm-, duket sikur na kërkon edhe ne të gjithëve që të “Ulërijmë” përpara se të kemi humbur fytyrën dhe zërin…

Kujtimet e Ahmet Bushatit: I ligu Sirri Çarçani që ishte dërguar me mision nga Tirana pas prishjes me Jugosllavinë, hyni në qelinë time dhe më tha “E shikon atë qoshe, aty do të varim ty, sepse…”!

Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë. Në prill të 1945, studentët e liceut, tashmë të ndjerë të tradhtuar nga premtimet e luftës, u mblodhën për të kundërshtuar terrorin e ri që burgoste dhe vriste njerëz të pafajshëm. Komunizmi e shndërroi Kosovën në një provincë të Jugosllavisë, ndërsa Shkodrën e dënoi për “fajin” e saj historik – qëndrimin e saj kundër pushtuesve. “Lëvizja e Postrribës” u bë mjet për të shtypur çdo kundërshtim, duke e çuar qytetin në një spirale vuajtjesh të papara: burgje, ekzekutime dhe shkatërrim i familjeve. Studentët e liceut, bashkë me qytetarë, u bënë simbol të rezistencës, ndërsa disa “të rinj komunistë” u shndërruan në vegla të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktuar përjashtime nga shkollat dhe burgosje e internime.

 Ahmet Bushati

Katër herë, Shkodra u ngrit në kryengritje të armatosura, por historia i harroi këto beteja. Libri shkruhet për të kujtuar të burgosurit e panumërt, të torturuarit dhe të vrarët, si dhe prindët që vuajtën në heshtje. Është një paralajmërim kundër diktaturës dhe një kërkesë që brezat e ardhshëm të mos harrojnë sakrificat e bëra për lirinë.

   Në Gjurmët e një ditari

Kund mbas ma shumë se nji jave, me pak forca të fitueme prej “bodrumit”, përshkova oborrin e madh të burgut me ndihmën e vetëm të nji polici dhe, sapo u futëm bashkë me të në korridor të burgut, ndeshëm në policin Qani, Qaniun e mirë e serioz, që po qëndronte në kambë e me automatik në dorë. Më duket se ishte prej fshatnave të Fierit. Pamja ime e papritun, i bani përshtypje, e si të thuesh, sikur u zemrue në vetvete. Na suell përnjiherë shpinën e filloi të ecte tue turfëllue me ton nervoz do fjalë si turçe, apo arabisht, që u përdorshin në atë kohë, si “Allah bin belaversen…”, etj., e, tue u kthye disa herë gjithë nerva kah unë, do të shfryente me za edhe ma të naltë: “Po ç’rob paske qenë, po ç’rob paske qenë ti, që more veten në qafë”?! etj.

I vinte keq që po më shikonte përsëri në atë gjendje e policin pranë meje me litar në dorë. Gjatë asaj jave të fundit që unë nuk kisha qenë në birucë, ai siç duket, kishte besue se hetuesit ma në fund kishin hjekë dorë prej mejet e se unë t’isha transferue në ndonji burg tjetër. E kemi për detyrë që sa herë të vijë rasti, të pohojmë se ka pasë policë që vuajtjet tona i kanë ndjekë në heshtje e me keqardhje, për të cilët na ishte burgosunit e atyne kohëve, do të tregojmë mirënjohjen tonë, sikurse edhe të përbuzim ata policë të këqij, të cilët pa nevojë e më dëshirë, shtuan peshën e vuajtjeve tona edhe kur nji qëndrim i atillë, nuk u qe kërkue domosdoshmërisht prej eprorëve të tyne.

Do të mjaftojshin të njëzetekatër orët e para në birucën me nr. 12, që unë t’u kthejsha aq shpejt në gjendjen time të maparshme. Ishte fillimi i muajit tetor e derisa të vinte fundi i tij, – kohë kur unë përfundimisht do të shpëtojsha nga vuajtjet e vdekja – do të kalonte edhe nji kalvar i tanë vuajtjesh, megjithëse për t’u përshkrue, si të ngjashëm që do të ishin me të maparshmit, s’mbeten veç pak fjalë për të shtue: I dërmuem për vdekje siç isha, nuk do të më nxirrshin ma në mbramje për në W.C., por vetëm në mëngjes. Nuk reagojsha ma ndaj asgjaje.

Minj të vegjël, që zbritshin prej sipër tavanit disa herë gjatë ditës e natës për të shkue te nji enë e vogël e braktisun prej kohësh me mbeturina “pshesha-tamli” të ngrime krejt, do të më përshkojshin trupin prej kreje në kambë e në kthim, përsëri të bajshin po atë rrugë, pa pasë marrë prej meje as ma të voglin reagim. Gjatë pjesës ma të madhe të kohës, unë nuk do të isha fare në vete, tue përjashtue ato raste tashma të njohun, kur para meje t’u shfaqshin fytyrat e Ali Xhungës, Ismail Lulos, a të ndonji tjetri si ata. Veprimet e mia gjatë gjithë kësaj periudhe do të ishin instinktive, aq sa unë nuk do të dijsha nëse isha njeri, apo kafshë me ndërgjegje njeriu, e as se ku u ndodhsha.

Edhe Ali Xhunga, tue mos përjashtue varjen, kishte hjekë dorë prej meje. Nuk u dukte ma. Siç u merrte me mend, ai për të qenë në rregull me eprorët e tij e ata ndoshta me të tjerë, më kishte braktisë në krahët e nji vdekjeje të ngadalshme. Gjatë gjithë muajit tetor – nëse i duhet besue deri në fund gjendjes time me aluçinacione të forta – vetëm nji herë më qe futë në birucë Ali Xhunga, e me atë rast, do të qëndronte ma gjatë se asnjiherë tjetër para meje, ashtu me duer të lidhuna mbrapa e pa folë, po edhe pa mllef në fytyrë. Vetëm kur të bante me dalë prej birucës, serioz por me ton të butë, do të fliste për herë të parë: “Kështu si po vuan ti, nuk ka vuajtur njeri. More veten më qafë”?!

Ismail Lulo mund t’ishte kriminel i lindun e detyrën e tij si besnik i diktaturës, për çdo rast, ta kryente deri në fund e me dëshirë, por ç’asht e vërteta, deri atëhere, me fjalë nuk më kishte ngacmue. Tue fillue nga kjo kohë e fundit, ai do të më ngacmonte me kënaqësinë e nji sadisti të vërtetë, me që më shikonte në fund të jetës. P.sh., ndër ato ditë ai do të më thonte disa herë: “Hë mo, akoma gjallë, ti”?!; ose “As sot s’paske vdekur, mo”?! etj., etj., si këto, kurse unë ndër të tjera, do t’i thojsha: “Si po vuej unë sot, do të vueni nji ditë të gjithë ju”.

Nji mbrëmje, si më hapi sportelin, filloi të fliste, mirëpo prej kundërmimit të qelbët të trupit tim, ai e mbylli përnjiherë sportelin, e pa u largue, prej mbrapa derës e gjithashtu tue vazhdue të pështynte vazhdimisht për tokë, do të më thonte: “Tani s’ka më. Të erdhi fundi! Po vdes”! dhe unë, me qëllim që të ndigjojshin edhe të burgosunit e tjerë, ashtu me mundim të madh e rrokëzime, por me za të mjaftueshëm, do t’iu përgjigjsha: “Po vdes vërtetë, po shokët e mi do t’ma marrin hakun, tue ju vra ju të gjithëve, ty të parin”. etj., etj., fjalë si këto.

Nuk harroj se si këto fjalët e mija to fundit, që ai ndoshta po i ndigjonte për herë të parë prej nji të burgosuni, si duket i banë përshtypje, e ndoshta po për herë të parë, e futën në ndonji mendim të frikshëm për fatin e jetës së tij, sepse ai do të kthehej edhe nji herë mbas derës time, e si gjoja për kureshtje e si tue qeshë, do të më thonte: “Si, si, ma thuaj edhe një herë”?! dhe unë do t’ia përsëritsha ashtu si i a pata thanë herën e parë.

Ishin ditët e fundit të tetorit dhe sido që ishte gjendja ime, e ndigjojsha shiun që ato ditë binte vazhdimisht. M’ishte mbushë mendja se disa herë po komunikojsha tash e parë me nji hallën time, që kishte ardhë ato ditë në Shkodër prej Tirane, ku banonte. Por fakti ma i rëndësishëm i atyne dy javëve të fundit, do t’ishte se gjatë pjesës ma të madhe të kohës, nuk do ta merrsha veten për njeri, por për nji kalë të ngarkuem me dy kosha rrushi në kurriz, e që prej etjes së madhe që kisha, gjithë kohën do ta mundojsha veten tue sjellë kryet sa nga njeni kosh, aq nga tjetri, që të kapsha nji vilë rrushi, por që, si rasti i Tentalit të hedhun në fund të ferrit për dënim, i cili sa herë që u afronte për të pi ujë, aq herë uji u largonte prej tij, kështu që edhe unë nuk do të arrijsha e s’do të arrijsha asnjihëre që të kapsha nji vilë aq të dishrueme rushi, edhe pse vazhdimisht më dukej se e kisha aq pranë!

Nuk dita me iu gëzue nji “epilogu” fatlum

Për policin që përfundimisht më zgjidhi litarësh e duel me ta ndër duer pa folë, unë për mungesë vetëdije, nuk tregova fare interes. Ende me pranga ndër duar e pa kuptue asgja ç’kishte ndodhe me mue, u shtrina instinktivisht poshtë derës, aty ku kisha qenë varë, e fjeta menjëherë. Kur u zgjova – ndoshta në mëngjes- mbas disa orësh gjumi të thellë, vetëm për nji çast, e përsëri pa ditë e pa dashtë me dite ç’kishte ndodhë me mue, të vetmin veprim që bana me atë rast, që se më zvarritje u largova nga dera, e zuna vend diku për faqe muri, dhe para se të bijsha përsëri në gjumë, pashë se ishte ba natë e se polici kishte harrue me më varë. Pashë gjithashtu se unë isha ai që isha, e jo kalë. Pa qenë në gjendje të vritsha mendjen për asgja tjetër e, pa humbë kohë, fjeta përsëri.

Të nesërmen në mëngjes, për herë të parë mbas tre muejsh, më çliruen duart e coptueme prej prangash e po mbas plot tre muajsh më futën për herë të parë ushqimet e ditës e plaçkat e fjetjes. Po ndërkaq, gëzim nuk ndjejsha e s’do të ndjejsha as për disa ditë të tjera mbrapa. Kisha mbrrijtë në atë pikë, sa asgja s’mund ta gjallnonte sadopak gjendjen time si fizike, ashtu edhe të brendshmesh. Për çudi, u kujtova të kërkojsha ndër xhepa të pantallonave lajthitë, dhe me keqardhje vërejta se ato s’ishin ma. Vazhdojsha me qenë shumë i lodhun. Aq e thellë ishte apatia që do të më mbante edhe për mjaft dit mbrapa, sa t’mos dijsha me i u gëzue asfare shpëtimit të jetës, e gjithashtu t’mos u kujtojsha se para meje shtrihej nji jetë me shpresa e andrra, si nëntëmbëdhjetë vjeçar që isha në atë kohë.

Gjithë ditën e kalojsha shtri në dyshek si kufomë e gjallë. Nuk tregojsha interes për asgja. Me njenin vesh ndigjojsha, ndonëse jo mirë, kurse me tjetrin aspak. Edhe pse ditët po kalojshin njena mbas tjetrës e ushqimet më vijshin rregullisht për ditë, prap se prap, gjendja e ime fizike po u përmirësonte mjaft ngadalë. Edhe ma i ngadaltë do t’ishte shërimi i plagëve. Nuk u bante fjalë për asnji mjekim e as për sadopak higjienë. Gati nji vit pa qenë larë, trupi vazhdonte t’u qelbte e n’rrezik me u krimba. Do morra si të zbardhukët, më kishin mbulue krejt trup e krye. Do t’u dojshin edhe shumë ditë tjera, derisa unë të muejsha me e drejtue trupin e mos me ecë këmba-duar si në kohën kur më mbajshin varë.

Brenda dy ditëve, nga i ajtun që kisha qenë prej qëndrimit të gjatë në kambë e lagështinës së çimentos, u ç’fryna krejt, dhe vetëm atëherë do të shikojsha me çudi e siklet brinjët e daluna që u numrojshin me lehtësi. Përshtypje do të më bante pamja e kyçeve të bërrylave e të kupave të gjunjve dhe e kockave të baçinit, që në trupin tim të holluem deri në fund, u dukshin si tepër të zmadhuem e të deformuem. Thëm se fizikisht isha në gjendjen e skeleteve të atyne çifutënve para krematoriumit që kemi qenë mësue t’i shikojshim dikur ndër filma. Apo s’më ishin hollue shumë gjymtyrët! Mbi kofshë e krahë do të vërejsha sa e sa herë me çudi, se si prej hollimit të madh të tyne e tkurrjes s lëkurës, ishin mbledhë e bashkue vende-vende qymet e formue do si vija të holla të ndritshme në ngjyrë jeshile të mbylltë. Dhëmbët më luejshin shumë e po ashtu edhe thojt e duarëve e të kambëve, gati me ra.

Mbas gati nji viti dikush do të më tregonte se këto të fundit m’ishin pasë shkaktue prej sëmundjes së skorbutit, si pasojë e mungesës së theksueme të disa vitaminave. Ndrysh nga herët e tjera, kur mbas kalimit të çdo torture kisha ngranë me shumë oreks, kësaj radhe, edhe mbas shumë ditësh që më ishin ndërpre torturat, unë do të vazhdojsha me ngranë fare pak e pa shije.

Tue mos ditë se Enver Hoxha katër-pesë muaj ma parë kishte prishë divorcin me Jugosllavi e gjithashtu as për “kthesën” që ai e kishte shpallë me aq bujë, – si pasojë e së cilës unë kisha shpëtue prej vuajtjeve të mëtejshme e gjallë me jetë – pra tue mos ditë për asgja edhe për shumë ditë të tjera, do të qëndrojsha në pritje që të më rifillojshin torturat, e lidhun me to, do të thojsha vazhdimisht me vete: “Sa keq që m’i patën ndërpre torturat! Deri tash gjithçka do të kishte marrë fund”!

Kishin kalue muajt e nandorit e të dhjetorit, që unë vazhdojsha me qëndrue në vetminë e birucës time i pashqetësuem prej askujt, e si gjithmonë, pa hekë prej mendjet idenë e pakëndshme të rifillimit të torturave. Edhe pse pra kishin kalue dy muaj pa tortura, unë vazhdojsha me qenë i dobët fizikisht e, me u ndje i lodhun shumë. Për mungesë mjekimi e higjiene, plagët kudo nëpër shpinë, si edhe ndër pulse e nën sqetulla, në krahë po edhe ndër gjunjë e poshtë tyne, vazhdojsha me pasë ende të pasherueme. Me njenin vesh ndigjojsha dobët, kurse ai i damtuemi vazhdonte me pasë për rreth nji goxha unazë drecke të përthame.

S’merrsha vesh ç’u bante përjashta birucës time e ndërkaq isha mjaft i interesuem vetëm me ditë se cilët të burgosun u ndodhshin rrethe-rrotull meje, nëse aty kishte ndonji prej shokëve të mi e nëse vazhdojshin me qenë gjithnji aty edhe ata të tjerët që dikur i kisha pasë vërejt prej plasës në derë të birucës nr. 9, e së fundi, me ditë se mos kishte edhe studentë të tjerë të arrestuem.

Mbas nji viti, takim i papritur me të ligun Sirri Çarçanin

Qe nji e dielë paradreke e ndoshta fillim i janarit të 1949-ës, kur zani i trashë i nji njeriu që qe futë papritmas në birucën nr. 1, donte të më kujtonte nji njeri të njohn e të keq, që njiherë për njiherë nuk po e identifikojsha se cili mund t’ishte. Megjithatë, nuk do të kalojshin veç pak çaste, që unë në atë za karakteristik të njihja Sirri Çarçanin, të cilin s’e kisha takue qysh nji vit ma parë.

Ai me suitën e tij po kalonte prej nji biruce në tjetrën dhe unë, ndonëse me ndigjim të dobët e që ende s’dijsha gja për “kthesën” e bame nga Enver Hoxha, por që ndërkaq, fjalët e zbutuna të tij me të burgosunit e birucave, po me shtyjshin me besue se diçka politikisht kishte ndryshue. Siç do t’u merrte vesh mbrapa, edhe Sirri Çarçani për vete, kishte pasë ndryshue, ndonëse si ujku qimen, e se kishte qenë delegue nga Tirana që të sillte ndër të burgosun mesazhin hipokrit të zbutjes e mëshirës.

M’u dukte çudi e më vinte pështirë, tek e ndigjojsha se si ai, nga nji njeri sharlatan e arrogant siç kishte kenë e ishte në të vërtetë, po u fliste të burgosunve ashtu si normalisht i flet njeriu-njeriut. Tue dijtë pra se Sirri Çarçani, si nji ndër hetuesit komunistë ma tipike, dinak, cinik, brutal, fodull e banal që ishte, në kohën kur unë po e ndigjojsha se si ai po u drejtohej me radhë të burgosunve, me; “Si jeni”? “Për se keni nevojë”? ose kur t’u thonte njerëzisht: “Mos u mërzisni”! e “Do shikohet puna e juaj”, etj., më vinte për të vjellë.

Kur ai, gjithnji si mbas radhës, para se të hynte në birucën time, unë e ndigjova prej jashtë si ai pyeti Ismail Lulon: “Cili është këtu”? dhe mbasi ky i fundit i tha emnin tim, ai me tonin e tij të njohun e urdhnoi: “Hape”, dhe bashkë me hapin e parë që bani brenda në birucën time, çoi edhe gishtin tregues drejt njenës qoshe muri nën tavan, e tue e tundë atë me forcë disa herë e si gjithmonë me fytyrë të prishun, do të më drejtohej me shumë arrogancë:

“Ç’kujton ti?! Aty, aty në atë qosh, do të të varim! Ke vuajtur shumë, edhe më shumë do të vuash. Ne s’lemë të kalojë trim këtej”! Ai foli edhe fjalë tjera dhe unë mbas tij, pa harrue asgja prej historisë që kisha pasë me të nji vit ma parë e, pa i pasë falë gjithashtu asgja, i vuejtun e i mbushun me mllef siç isha, mezi ç’prita që t’iu përgjigjsha ashtu si ajo bishë me fytyrë majmuni, nuk e dëshronte e si s’e priste: “Bani ç’të doni, proçes nuk do të baj kurrë”! Kur po dilte, si duket, tue u kujtue për misionin që atë e kishte sjellë edhe në birucën time e pa u kthye fare me fytyrë kah unë, e gjithashtu pa hekë dorë nga toni i tij i ashpër, më pyeti shkurt: “Ke nevojë për gjë”? dhe unë që s’dojsha kurrsesi favor prej tij, iu përgjigja me vetëm “Jo”! e ai mbrapa shtoi ftohët: “Do t’i shkruash familjes”? e unë përsëri nji “Jo”!

Ky ishte pra, i ligu Sirri Çarçani, i cili edhe pse mbas kaq kohe po më gjente aty ku më kishte pasë lanë nji vit ma parë, të dërmuem prej torturash e gjithnji në nji birucë të errët, e ndonëse kur qe futë në birucë e pau mirë se si unë u ngrita në kambë me mundim, atë prapëseprapë nuk pat asgja që ta prekte sadopak në ndërgjegjen e tij të prishun deri në fund, prej punës së tij kriminale që e ushtronte ditë për ditë, qysh prej vitesh! Mbas disa ditësh, lidhun me vizitën e mësipërme, Nush Simoni do të më tregonte se bashkë me të, kishin qenë edhe tre prej ish-hetuesve të mi, si; Lilo Zeneli, Xhemal Selimi e Ali Xhunga, por që në atë rast, kishin pasë preferue mos me u futë në birucën time.

Nji mbramje shumë entuziaste për mue dhe i burgosuni Nush Simoni

Ndër ato ditë të fundit, herëmbashere po m’u bante se përmes kafazit të hekurave mbi derë, po më hyjshin brenda birucës time do si togje të shkëputuna fjalësh e fjalish të coptueme e të papërfundueme, që sikur vërtiteshin nëpër ajr e që gjithshtu gjasojshin si pëshpëritje frymësh të padukshme. Nuk arrijsha t’i perceptojsha si u donte e, ndonjiherë dyshojsha se mos më bajshin veshët. “A mos të jenë iluzione uditive si rezultat i gjendjes time ndër veshë, ende të pashëruem”?! – do të thojsha disa herë me vete. Ndonjiherë do të më tingllojshin edhe si vibracione të papërcaktueme ajri.

Ka qenë nji mbramje kur përfundimisht do t’u davariste çdo dyshim e që unë t’u sigurojsha se ato kishin qenë të folme të vërteta njerëzish, që me tone të ulta, po i flitshin njeni-tjetrit prej nji biruce në tjetrën. Për ma tepër, po atë mbrëmje veshi do të më kapte dikur edhe emnin tim. E kur ajo thirrje t’u përsëriste edhe nja dy herë tjera, unë s’pata ma asnji dyshim se dikush aty afër me birucën time, po donte vërtetë me më folë. “Si asht e mundun”?! – thashë vetë me vete.

Nuk kishte ndodhë që aty të komunikojshin shoq me shoq të burgosunit! Për nji çast mendova mos ishte provokim, por ndërkohë thirrja u përsërit edhe nji herë tjetër dhe unë atëherë brofa në këmbë e fill e te dera, ku mbështolla plaçkat e fjetjes e hypa mbi to, për të qenë sa ma afër bashkëbiseduesit tim të panjohun, që siç do ta merrsha vesht mbas pak, u ndodhte ngjitë me birucën time e u quente Nush Simoni (Baba).

Gëzimi që po ndjejsha, ndërsa ai më fliste, nuk ka të përshkruem. Ishte e para herë që mbas nji viti, nji njeri po më fliste miqësisht “Ça kam hekë tue të thirr! Po, ti, a ke shurdhue krejt, a”? – ishin fjalët e para që Nushi m’i drejtonte në vend të përshëndetjes. Kushedi sa herë e detyrova Nushin që të më përsëriste fjalët që m’i kishte thanë nji herë, me që, jo vetëm se ndigjojsha dobët, po edhe se kah Nushi kisha veshin e majtë, me të cilin, siç dihet, unë s’ndigjojsha aspak. Mandej ai Nushi fliste shumë shpejt.

I ngrati Nush Simoni! Shpejt kishte folë gjithë jetën e tij e, shpejt do të vazhdonte me folë edhe për nja dy vjet tjera, derisa nji ditë do të vdiste në dhomën e izolueme të të sëmurëve me tuberkuloz, atje në Burg të Madh të Shkodrës. Biruca e ime me të Nushit u ndante prej nji muri të hollë që jepte shumë akustikë, përmes të cilit Nushi me grusht mbi të, do të më drejtonte “telefonata”, deri natën vonë. Pa u zgjatë, Nushi qysh atë natë me tregoi emnat e shumë të burgosunve që u ndodhshin aty e, që përgjithësisht ishin arrestue ata katër-pesë muajt e fundit, dhe unë në përgjithësi, nuk i kisha ndigjue as për emën.

Shumë prej të burgosunve nga ana e korridorit tonë flitshin njeni me tjetrin, tue u thirr me pseudonime. Nushi e kishte pseudonimin “Devolli”, mandej të tjerët pseudonime si; “Tigri”, “Shkoza”, “Flamuri”, “Shqipja e Madhe” e “Shipja e Vogël”, “Zjarri” etj. Në këtë takim Nushi më kërkoi që edhe unë të jepsha nji pseudonim për vete, dhe unë për humor, i thashë: “Po çfarë pseudonimi, ju të bukrit i paskeni mbajt për vete e unë veç n’u quejsha “dreq”?! Unë e thashë sa për të qeshë, po Nushi aq desht e qysh me atë rast do të fillonte me më thirr me “Dreq”, e kështu mbas tij edhe të tjerët.

Sa herë që nji i burgosun i fliste nji të burgosuni të nji biruce tjetër, nji i burgosun i tretë do të merrte përsipër rolin e rojës nga polici. Kështu, ndërsa dy të parët flitshin njeni me tjetrin, i treti, i hypun mbi plaçkat e fjetjes, do të mbante nën vëzhgim policin, dhe në se ai thonte; “Po lëviz lumi” bashkëbiseduesit menjiherë ndërpritshin bisedën e u shtrijshin mbi shtrojet e tyne, e ndonjiherë bajshin sikur flejshin, për çdo kontroll të befasishëm prej anës së policit, që ndër raste të tilla, u drejtonte andej kah ishte folë, por që përgjithësisht, pa ia pasë dalë me i identifikue ata, me përjashtim të Nush Simonit, të cilit nuk i zinte vendi-vend, e që pa pasë mbarue bisedën me njenin, do të fillonte me folë me tjetrin, shpesh herë edhe pa pasë pasë kohë me nxjerrë roje.

Kishte raste që Nushi të thirte ndonji prej shokëve të burgosun, pa pasë mendue se ç’do t’i thonte atij, dhe kur ai i thirruni ta pyeste Nushin; “Ç’ka pate ‘Devoll’”?, Nushi nga ana e tij, si i papregatitun që do t’u gjindte, do t’iu përgjigjte me indiferencë: “Jo mor jo, ves kot”. Nush Simoni ishte i shkathët, shumë i shkathët, ma i shkathëti i të gjithëve.

Me që ai donte me folë herë me njenin e herë me tjetrin e shpeshherë edhe pa nxjerrë roje, ka ndodhë që polici t’iu shfaqte papritmas Nushit krejt përballë, tue i thanë: “Po tani, a të zura”? – e Nushi do të mohonte edhe në nji rast kaq flagrant, pra edhe pse ai polic ta kishte zanë me duar e fytyrë ndër hekura të mbi derës. Kishte ndodhë që edhe kur mes policit e Nushit të qëndronte nji oficer i ardhun aty apostafat për nji incident të tillë, Nushi prap do të mohonte e ndoshta ma me kurajë se po t’ishte tue pohue nji të vërtetë. Apo s’nxirrte prej gojët njiqind fjalë në sekond, pa i dhanë mundësi e kohë me folë policit dhe as vetë oficerit.

“Pasha Krishtin, shoku oficer, s’asht e vërtetë, ky polici më ka ngatrrue me tjetërkënd”! – do t’u përbetonte Nushi shpejt e shpejt me atë zanin e tij të hollë, dhe sa të shikonte policin se po donte me marrë fjalën, ose edhe vetë oficerin, Nushi do të ndërhynte para tyne: “Mos paça kërkend, n’paça folë! S’asht e vërtetë, bile në atë kohë po më vinte si gjumë, ky vetë – për policin – m’ka pa kur ka hapë sportelin tem”, – etj., etj., përralla, që ishte në gjendje të krijonte Nushi aty për aty. Kështu Nush Simoni, edhe pse i ramë në kurthin e policit, fjalë mbas fjale e be mbas beje, të shumtën e rasteve do të shpëtonte, por natyrisht, jo gjithmonë. Memorie.al Nga Ahmet Bushati

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi, përfshirë edhe nga SHBA-ja

Kompania serbe Sprocure, e cila u përfshi më 14 maj në paketën e 17-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Rusisë, ka transportuar në Rusi 170 dërgesa brenda një viti e gjysmë.

 

Hulumtimi i Radios Evropa e Lirë (REL) mbi të dhënat doganore tregon se vlera e këtyre dërgesave nga mesi i vitit 2022 deri në fund të vitit 2023 ka kaluar shumën prej 9.7 milionë dollarësh.

Sipas bazës së të dhënave Import Genius, në Rusi kanë përfunduar pjesë për avionë që ndodhen nën regjim të veçantë sanksionesh që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, në shkurtin e vitit 2022.

Paketa e re e sanksioneve ndaj Rusisë, e cila pritet të miratohet më 20 maj, përfshin edhe kompani nga vendet e treta që ndihmojnë indirekt përparimin ushtarak dhe teknologjik të Rusisë, duke shmangur sanksionet.

Sprocure u themelua në gushtin e vitit 2022, gjashtë muaj pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, me veprimtari të deklaruar si “ndërmjetësim në shitjen e produkteve të ndryshme”.

Fillimisht, pronare dhe drejtoreshë ishte shtetasja e Serbisë, Zinete Mehmeti, por në fillim të vitit 2024, kur Departamenti amerikan i Shtetit filloi sanksionimin e kompanive nga Serbia, pronësia ndryshoi.

Pronari dhe drejtori i ri u bë shtetasi turk, Erdal Iihan.

Në faqen zyrtare, Sprocure paraqitet si shpërndarës ndërkombëtar i pjesëve për industrinë e aviacionit, me synimin të ofrojë edhe menaxhim riparimesh dhe logjistikë.

Sipas raportit të fundit financiar, kompania ka realizuar të ardhura prej 1.4 milion dollarësh në vitin 2024, ndërsa në vitin 2023 këto ishin 2.5 milionë dollarë.

REL-i ka analizuar të gjitha eksportet që Sprocure ka bërë drejt Rusisë në 18 muajt e parë të veprimtarisë.

Sietëlli dhe Majami, pikënisje të disa dërgesave për në Rusi

Të dhënat doganore tregojnë se nga shtatori i 2022-tës deri në fund të 2023-tës, mallra me vlerë rreth 2 milionë dollarë u eksportuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Rusi, kryesisht përmes Turqisë. Pikat e nisjes ishin shpesh qytetet amerikane Sietëll dhe Majami.

Në Sietëll ndodhet edhe selia e gjigantit të aviacionit Boeing. Të dhënat doganore tregojnë se pjesë me vlerë prej 110 mijë dollarësh kishin shënimin e kësaj kompanie.

Në një përgjigje për REL-in, më 15 maj 2024, Boeing tha se respekton të gjitha rregulloret dhe nuk eksporton mallra në Rusi.

“Në mars 2022 ndërpremë të gjitha operacionet kryesore në Rusi, përfshirë shpërndarjen e pjesëve, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike për klientët”, thuhet në përgjigje.

Një tjetër prodhues i madh i pajisjeve të avionëve, produktet e të cilit u eksportuan në Rusi përmes Sprocure, është kompania amerikane Honeywell, me seli në Arizona. Kjo kompani furnizon rreth 90 për qind të avionëve dhe 80 për qind të satelitëve në botë.

Vlera e produkteve të kësaj kompanie që përfunduan në Rusi është mbi 400 mijë dollarë.

Honeywell konfirmoi për REL-in se që nga viti 2022 ka ndalur aktivitetin në Rusi dhe Bjellorusi, duke respektuar plotësisht sanksionet dhe ligjet për eksportin.

“Që nga ajo kohë nuk kemi shpërndarë asnjë pajisje, pjesë apo produkt në Rusi, dhe po punojmë aktivisht për të parandaluar çdo mundësi të devijimit të produkteve tona drejt Rusisë përmes palëve të treta”, u tha në përgjigje.

REL-i ka kërkuar gjithashtu informacione nga Shërbimi Doganor dhe Kufitar i SHBA-së, por kërkesa për të dhëna më të detajuara u refuzua.

Për mallra me vlerë mbi 7 milionë dollarë nuk ka të dhëna për markat, ndërsa për mallra me vlerë 5 milionë dollarë nuk dihet origjina. Për 2 milionë dollarë është caktuar origjina amerikane, ndërsa për 1.5 milionë dollarë origjina e deklaruar është Serbia.

Sprocure nuk ka dhënë përgjigje në pyetjet e REL-it pasi u përfshi në listën e zezë të BE-së.

Kush janë përfituesit kryesorë të dërgesave përmes Sprocure në Rusi?

Nga pala ruse, përfituesi më i madh i dërgesave të bëra përmes kompanisë Sprocure ishte kompania S7 Engineering, e cila ka pranuar mallra në vlerë prej 2 milionë dollarësh.

S7 Engineering është degë e kompanisë ajrore Siberia Airlines.

Kjo kompani ka nënshkruar kontrata edhe me institucionin shtetëror rus, Eskadroni i Aviacionit Special të Rusisë, që vepron në kuadër të Zyrës për Çështjet e Presidentit të Federatës Ruse.

Afër 5 milionë dollarë mallra janë dërguar në kompaninë Jetica LLC, e cila sipas të dhënave në bazën e kompanive ruse Spark është e regjistruar si një kompani që operon në fushën e transportit ajror.

Selia e saj ndodhet në Moskë dhe si pronare figuron Izmailova Darya Mikhailovna.

REL-i kishte raportuar për Sprocure edhe në vitin 2023
Radio Evropa e Lirë kishte raportuar më parë për aktivitetet e Sprocure në nëntor 2023, në një hulumtim për fitimet milionëshe të kompanive serbe përmes shmangies së sanksioneve ndaj Rusisë.

Aty zbulohej se pajisje dhe pjesë të avionëve të prodhimit perëndimor eksportoheshin në Rusi përmes Sprocure nga Beogradi.

Dërgesat përfshinin vajra për motorë avionësh, goma, pajisje sinjalizuese zanore dhe vizuale, bateri dhe akumulatorë.

Asokohe, pronarja Zinete Mehmeti nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it.

Sprocure është kompania e katërt nga Serbia që futet në listën e zezë të BE-së për sanksione ndaj Rusisë, pas Conex, Kominvex dhe Soha Info./rel

Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i qershive

Qershitë janë një nga frutat më të shëndetshme! Një filxhan, ose rreth 21 qershi, përmban më pak se 100 kalori dhe 15% të nevojave tuaja ditore për vitaminë C.

 

Por më poshtë do të shihni disa arsye të tjera pse ky frut është kaq i shëndetshëm.

Qershitë janë plot me antioksidantë

Qershitë janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve dhe komponimeve anti-inflamatore. Kështu, ato ngadalësojnë plakjen dhe parandalojnë sëmundjet kronike, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, kancerin, sëmundjen e Alzheimerit, diabetin dhe obezitetin.

Mbrojnë nga diabeti

Efektet anti-inflamatore të qershive ndihmojnë në mbajtjen e trupit tuaj të shëndetshëm, por përveç kësaj, qershitë renditen më poshtë se shumë fruta në indeksin glicemik. Kjo do të thotë që ato nuk shkaktojnë luhatje të papritura në nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës. Kjo i bën ato mbrojtëse kundër diabetit, ndërsa janë të rëndësishme për menaxhimin e gjendjes nëse e keni tashmë.

Promovojnë gjumë të shëndetshëm

Qershitë e tharta në veçanti janë një nga burimet e pakta të melatoninës, një hormon që ndihmon në kontrollin e cikleve gjumë-zgjim. Një studim tek burra dhe gra me pagjumësi zbuloi se, krahasuar me një placebo, 200 ml lëng qershie të thartë në mëngjes dhe një deri në dy orë para gjumit, rriti kohën e gjumit me një orë e 24 minuta.

Zvogëlojnë rrezikun e sulmeve të podagrës

Mbi tetë milionë të rritur në SHBA vuajnë nga përdhesi. Kjo sëmundje shkaktohet kur acidi urik kristalizohet brenda nyjeve, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje. Në një studim, pacientët me përdhes që konsumuan qershi për vetëm dy ditë (si fruta të freskëta ashtu edhe lëng qershie) kishin një rrezik prej 35% më të ulët për të zhvilluar përdhes, krahasuar me ata që nuk hëngrën qershi.

Ato ulin kolesterolin

Hulumtimet kanë treguar se pirja e lëngut të qershisë së thartë mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit total, duke përfshirë llojin “e keq”, të njohur si LDL. Kjo është thelbësore sepse çdo ulje prej 1% e kolesterolit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 2%. Dhe LDL e lartë është veçanërisht shqetësuese në lidhje me rrezikun e atakut në zemër.