29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

I pastrehu “ngrin” mes borës në rrugët e Korçës

Në një kohë kur ngricat dhe bora kanë mbërthyer vendin një foto rrënqethëse vjen nga qyteti i Korçës. Në rrjetet sociale është publikuar nga “Nisma Thurje” një foto që tregon të pastrehun që fle në mes të rrugës me dëborë.
“Foto është bërë sot në Korçë. I bëjmë thirrje Bashkisë të marrë masat për të pastrehët. Eshtë kriminale të lesh njerëzit në këtë të ftohtë të flenë në mes të rrugës të mbuluar nga dëbora. Fati mund t’i ketë braktisur, por prandaj kemi ndërtuar shtetin. Bëni detyrën!”, shkruhet në përshkrimin e fotos së publikuar nga “Nisma Thurje”.

Ku janë serenatat e Ramës me Vuçiç

E ka konsideruar të vonuar reagimin e Ramës për arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, z. Kreshnik Çollaku. Madje, ai ka shkuar edhe më tej duke e konsideruar tejet konfuz këtë reagim si kofini pas të vjelit.
“Edhe pse populli thotë “më mirë vonë se kurrë”, vazhdon zoti Çollaku, ky është një ndër ato raste kur të reagosh vonë, siç bëri Rama është sikur të mos kesh reaguar kurrë”.
Tirada e gjatë me nota patriotike të sforcuara që Rama sapo shpërndau do të vlente të neglizhohej nëse hartuesi i saj të mos ishte kryeministri i vendit. Çështja Haradinaj është një çështje kombëtare, por për turp të qeverisë së Tiranës ishte PD në opozitë që reagoi e para dhe kryeministri priti 24 orë për të hapur gojën”, thotë shefi i Politikës së Jashtme në PD.
Më pas, ai vazhdon se është i njëjti kryeministër që ende nuk ka nxjerrë asnjë fjali të vetme për një ngjarje po aq të rëndë që mund të prekë stabilitetin kombëtar dhe atë rajonal si Muri ndarës në Mitrovicë. Për zotin Çollaku dhe PD është e vonuar tirada patriotike e kryeministrit sot për Haradinaj, kur po të njëjtit kryeministër i është kërkuar në mënyrë të përsëritur nga PD në opozitë, nga qeveria e Kosovës e nga opinioni publik të frenoje pasionin e dashurisë disproporcionale me Vuçiç. “E kemi paralajmëruar kryeministrin Rama se përqafimet e chatt-et e natës me Vuçiç si e ka pohuar me mburrje vetë dhe serenatat me raki serbe me Daçiç, nuk do të kishin fund të mirë. Kryeministri përbuzi kërkesat e qeverisë së Kosovës se shpallja e paqes me Serbinë nga Tirana duke injoruar Prishtinën do të dobësonte e dëmtonte Kosovën dhe interesat e saj në marrëdhënien e vështirë me Serbinë, thuhet në deklaratën e PD.
Në deklaratën e tij për shtyp zoti Çollaku nuk ka kritikuar vetëm vonesën e saj, por nëpër rreshtat e editorialit të Ramës gjithashtu ka vënë re edhe konfuzitetin dhe ndoshta kjo është e qartë nëse do t’i referoheshim se çfarë zoti Çollaku përmendi më lartë për dashurinë e madhe të Ramës e Vuçiç. “Sot, vazhdon kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme, kryeministri i vonuar e konfuz i Shqipërisë nuk di ç’të bëjë, akuzon BE i këndon patriotizmit të çlirimtarëve dhe siç thotë ka shumë pyetje që nuk di t’u japë përgjigje. Eshtë e qartë se ai nuk di çtë bëjë e si ta ç’tjerrë lëmshin në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, autori i të cilit është ai vetë. Por edhe pse e pafalshme që në momente të tilla një kryeministër të mos ketë përgjigje, po e ndihmojmë, pasi rasti Haradinaj është më i madh se polemikat me një kryeministër”, deklaron zoti Çollaku.
Ndërkohë ai i kujton Ramës se nuk do të zgjasë edhe shumë flirtimi i tij me serbët në kurriz të shqiptarëve, pasi i kujton se ai, pra Rama ka çtë bëjë, mbase është gjëja e fundit që mund të bëjë. Për këtë zoti Çollaku i kujton Ramës se ndalimi i Haradinaj është bërë me fletë arresti të Serbisë dhe se e keqja nuk ka mbërritur ende, pasi është e qartë se e keqja do të jetë ekstradimi i Haradinaj në Serbi, sipas kërkesës së kryeministrit Vuçiç.
Në përfundim zoti Çollaku i bën thirrje Ramës që të lërë fjalitë boshe e të dalë nga rrobat e miqësisë me serbët e të paktën për një herë të vetme të bëjë diçka që do të minimizonte sadopak pasojat që do të sillte një ekstradim i mundshëm i ish-kryeministrit të Kosovës në Beograd.
“Kritikat për hiperburokratizmin e BE dhe Francës nuk ndihmojnë me situatën, thotë zoti Çollaku, ajo ka një zgjidhje. Serbia të tërheqë kërkesën për ekstradim dhe të bëjë nul fletarrestin. Për t’u realizuar kjo, mjafton vullneti politik i kryeministrit Vuçiç.
Një telefonatë e juaja me Vuçiç në këtë rast mund ta zgjidhte ngërçin. Telefononi mikun tuaj, Vuçiç zoti Rama, kërkojini të tërheqë kërkesën për ekstradim! Mbase kjo është mënyra e vetme që dashuria juaj me të t’u vlejë në një pikë shqiptarëve. Mbase kjo është pika kur përqafimet me Vuçiç e serentatat me Daçiç të kenë vlejtur. Ky është shansi i fundit që keni për të mos thelluar më tej kolapsin diplomatik ku keni zhytur çështjen shqiptare në Ballkan. Nëse këtë nuk e bëni ose dështoni duke e bërë, ju lutem na kurseni patetizmin patriotik nga Facebook-u”, përfundon deklaratën e tij kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, zoti Kreshnik Çollaku.

Tropoja e ngrirë nga acari, Rama në gjumë letargjik

Deputetja e PD, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar ndaj gjendjes së rënduar në Tropojë nga bora dhe ngricat. Në një postim në Facebook, Hajdarmataj shkruan se, marrëdhënie edhe më të akullta të Ramës dhe ministrave të tij, me Veriun në këto ditë acari.
“Ministri Energjitikës në gjumë letargjik dhe në heshtje totale bashkë me stafin e tij “të velur” nga luksi dhe “të dehur” nga korrupsioni.
Ndërkohë gjithë Veriu dhe Verilindja janë ngrirë nga acari, mungesa totale e energjisë në fshatra e qytete e bën edhe më të papërballueshme situatën për banorët dhe qindra e mijëra familje të izoluara e të braktisura nga shteti.
Informacionet në terren sjellin të dhëna shqetësuese për njësitë administrative të Tropojës.
Dushaj i Epërm pa drita për 4 ditë me radhë.
Raja e bllokuar, Berisha pothuajse gjithë krahina e Bytyçit pa drita, 4 lagje Lekbibaj pa drita, Tplani 2 ditë pa drita, Salca pa drita e me mbi 1 m borë, Kovaç e Ballaban të izoluara e të lëna në mëshirë të fatit.
Të moshuarit dhe fëmijët po ndiejnë më së shumti shkëputjen e dritave, në një kohë kur dhe moratoriumi i druve për ngrohje forcoi kërbaçin për të varfërit dhe jo për firmat e kontrabandës së qeverisë.
Natë e acartë sonte në Tropojë…
E çfarë këshillon qeveria?
Rrini brenda se kur të vinë zgjedhjet vimë e ju shohim me një thes miell”, shkruan Hajdarmataj.

Lirimi nga burgu i Lulzim Berishës, hetimet i kalojnë Prokurorisë së Tiranës

Hetimet ndaj ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës pasi Prokuroria e Durrësit ka shpallur mos kompetencë. Bëhet e ditur se hetimi bëhet kryesisht për ‘lirimin me kusht’ të Berishës. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Lul Berisha doli nga burgu pasi Gjykata e Durrësit i dha masën e “lirimit me kusht”.
Prokuroria e Durrësit dyshon se, Berisha u lirua nga ‘shpërdorimi i detyrës’ nga ana e gjyqtarëve që firmosën lirimin. “Shpërdorim detyre nga gjyqtarët e Durrësit që firmosën lirimin. Ndaj duhet të hetohet vendimmarrja e gjyqtarëve të Durrësit”, pohuan burime nga Prokuroria e Durrësit. Fill pas kësaj, aktet janë dërguar për hetim në Prokurorinë e Tiranës.
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, fitoi lirinë me kusht më 6 dhjetor. Ndërkohë, po vijojnë hetimet lidhur me të tjerë persona të përfshirë në këtë çështje. Vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës për lirimin e Lulzim Berishës është marrë pas një letre të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, që kërkonte lirimin e tij me garancinë se do punësohej në Bashki.
Ndërkohë më 15 dhjetor, Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për lirimin nga qelia të Lul Berishës. Prokuroria po heton për praktikat gjyqësore kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” që liruan Lulzim Berishën, ndërsa shqyrton vendimet e dhëna nga Gjykatat në lidhje me uljen e dënimit, pasi sipas Prokurorisë së Durrësit ka dyshime për veprime në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu do të hetohet edhe kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për praktikat administrative të ndjekura nga Bashkia e Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha. Për këtë çështje u arrestua edhe drejtori i Burgut të Durrësit, Astrit Kote si dhe juristi i këtij institucioni.
Ndërkohë, Gjykata e Apelit Durrës ka lënë në burg ish-drejtorin e Burgut të Durrësit për lirimin para kohe nga qelia të kreut të bandës së këtij qyteti, Lulzim Berisha. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj ish-drejtorit të burgut të Durrësit, Astrit Kote. Ky i fundit u arrestua për shpërdorim detyre, pasi në bashkëpunim me juristin e këtij burgu, llogaritën gabim kohën që i kishte mbetur për të vuajtur dënimin Lulzim Berisha, duke e liruar përpara kohe.

Gjykata e dënoi me 60 milionë lekë Rezart Taçin

Gjykata e Tiranës e dënoi me 6 milionë lekë të reja gjobë, ish-administratorin e ARMO-s, Rezart Taçin. Gjyqtari i vetëm i çështjes Martin Deda e dënoi me gjobë Taçin, për akuzën e mos pagimit të tatimeve dhe taksave ndaj shtetit, me një vlerë që kap shifrën e rreth 6 milionë euro.
Ndëkohë prokuroria në seancën e kaluar, kërkoi nga gjykata dënimin e tij me 10 milionë lekë të reja gjobë dhe për 2 vitet e ardhshme mos të emërohet si administrator në ndonjë kompani private, apo publike. Ndërsa avokatët kërkuan pafajësi, duke pretenduar se i njihnin detyrimet ndaj shtetit.
Rezart Taçi sipas akuzës, me cilësinë e administratorit të kompanisë “ARMO” që nga viti 2009, kohë kur e ka blerë këtë kompani e deri në vitin 2013, nuk ka paguar një pjesë të madhe të detyrimeve tatimore dhe taksat vendore. Nga përllogaritja e detyrimeve, rezulton që Taçi i detyrohet shtetit shqiptar rreth 6 milionë euro detyrime tatimore.

I hodhi salcë ministres Nikolla, merret në pyetje studentja Ruko

Prokuroria e Tiranës ka marrë dje në pyetje studenten Mirela Ruko, pas nisjes së hetimeve ndaj saj pasi i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e pranishme në një aktivitet për studentët disa javë më parë.
Mirela Ruko është paraqitur dje në Prokurori, në cilësinë e personit nën hetim, për të dhënë shpjegime për aktin që ka bërë. Pas rreth 2 orëve, ajo ka dalë nga prokuroria, ku mësohet se ka treguar të gjithë ngjarjen dhe pakaqësinë e saj për reformat e ministres. Në asnjë moment, mësohet se ajo nuk është penduar për veprimin, duke e cilësuar veten të pafajshme. Studentja Mirela Ruko është pjesë e një lëvizjeje, e cila ka kundërshtuar reformën në Arsimin e Lartë.

Kosova do të rishikojë marrëdhëniet me Serbinë

“New York Times”

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha të premten se vendi i tij i është kundërpërgjigjur fqinjëve të Serbisë e do ta përsërisë një gjë të tillë sërish, pasi një ish-kryeministër ishte arrestuar në Francë mbi një urdhër arresti të lëshuar nga Beogradi.
Arrestimi të mërkurën i Ramush Haradinajt, një komandant luftëtarësh shqiptarë gjatë luftës 1998-1999 kundër dhunës serbe dhe që për një kohë të shkurtër ka shërbyer edhe si kryeministër në 2004 dhe 2005 i ka ngritur tensionet mes dy fqinjëve ballkanikë.
Kosova u shkëput nga Serbia në vitin 2008. Të dy shtetet kërkojnë që t’i bëhen anëtarë të Bashkimit Europian, por Brukseli thotë se ato duhet të normalizojnë marrëdhëniet njëherë përpara se të vazhdohet me aplikimin. Partitë e opozitës në Kosovë kanë bërë thirrje që bisedimet nën mbikëqyrjen e BE të ndalojnë.
“Dje ne morëm masa reciproke me Nikoliç dhe ne do ta bëjmë një gjë të tillë sërish në të ardhmen”, ka thënë Hoxhaj reporterëve në Prishtinë. “Duhen rishikuar marrëdhëniet tona me Serbinë dhe duhet të bëhet gjithashtu edhe një rishikim i dialogut”.
Gjithashtu të premten protestues shqiptarë në qytetin perëndimor të Gjakovës, shumica familjarë të personave të vrarë nga trupat serbe gjatë konfliktit 1998-1999, qëlluan me gurë një autobus që mbante qytetarë serbë që shkonin për të festuar Krishtlindjet Ortodokse.
Hoxhaj tha se, Serbia ka lëshuar ende më shumë urdhër arreste ndërkombëtare për qytetarët kosovarë, duke u kufizuar atyre mundësinë për të udhëtuar jashtë kufijve të Kosovës. Serbia gjithashtu nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës e bashkë me aleaten e saj Rusinë po bllokojnë përpjekjet e Prishtinës për t’u anëtarësuar në OKB apo edhe në institucione të tjera ndërkombëtare.
Haradinaj, i cili doli përpara një gjykate franceze të enjten, do të mbetet në burg deri sa Serbia të dërgojë një urdhër formal ekstradimi, të cilin Gjykata do ta ekzaminojë më pas.
Serbia e akuzon Haradinajn për vrasje të serbëve në luftën e fundviteve 1990. Ai konflikt u mbyll, pasi NATO bombardoi Serbinë për 11 javë që të detyronte këtë të fundit të tërhiqte trupat që kishin vrarë më shumë se 10 000 qytetarë të kombësisë shqiptare që janë shumica e popullsisë në Kosovë, gjatë operacioneve në përgjigje të kryengritjes.
Mijëra mbështetës të partisë së Haradinajt u mblodhën të premten përballë ambasadës franceze në Prishtinë, duke mbajtur flamuj amerikanë dhe shqiptarë nën rreshje të dendura dëbore. Një banderolë thoshte: “Mos e fyeni Kosovën”.

Muri i ri kufitar me Meksikën

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha sot në Twitter se Meksika do të rimbursojë taksapaguesit amerikanë për një mur të ri kufitar dhe se paratë e shpenzuara nga Shtetet e Bashkuara do të jenë për “hir të shpejtësisë.”
Komentet bëhen ndërkohë që ndihmësit kryesorë të zotit Trump marrin në shqyrtim një plan për t’i kërkuar Kongresit të garantojë se në buxhet ekzistojnë fondet për ndërtimin e murit.
Sipas dy anëtarëve të Kongresit dhe një ndihmësi të ekipit të tranzicionit të zotit Trump, të cilët kërkuan të mos identifikohen, ndërtimi i mundshëm i murit do të mbështetej në një ligj ekzistues, i cili autorizon vendosjen e barrierave dhe të teknologjive të tjera përgjatë kufirit jugor.
Zoti Trump tha sot në një koment në Twitter se “mediat e pandershme – siç i quajti ai – nuk raportojnë se çdo para e shpenzuar për ndërtimin e Murit të Madh (për hir të shpejtësisë), do të paguhet më vonë nga Meksika”.
Presidenti i Meksikës dhe zyrtarë të tjerë të lartë meksikanë këmbëngulin se Meksika nuk do të paguajë për murin.

Lëvizje ushtarake në Evropë

Drawsko Pomorskie, 13.06.2016. ¯o³nierze bior¹cy udzia³ w miêdzynarodowych æwiczeniach Anakonda-16, 13 bm. w Oœrodku Szkolenia Poligonowego Wojsk L¹dowych w Drawsku Pomorskim. To juz szósta edycja æwiczeñ, w których uczestniczy 18 pañstw cz³onkowskich NATO i piêæ pañstw Partnerstwa dla Pokoju. W czterech komponentach: l¹dowym, powietrznym, morskim i wojsk specjalnych æwiczy ok. 31 tys. ¿o³nierzy, w tym 12 tys. z Polski. (zuz) PAP/Marcin Bielecki

Anije të ngarkuara me tanke amerikane, artileri vetëlëvizëse dhe qindra automjete luftarake arritën sot në një port të Gjermanisë veriore në rrugën drejt Evropës Lindore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Armatimet dërgohen me synimin për të forcuar aftësitë e NATO-s përballë një agresioni të mundshëm rus.
Gjatë dy javëve të ardhshme, rreth 3,500 trupa të një divizioni këmbësorie në Fort Karson të Kolorados do t’u shtohen pajisjeve luftarake që arritën sot në port.
Kjo shënon fillimin e një faze të re të operacionit me emrin “Atlantik Resolve”, i cili parashikon praninë e vazhdueshme të një brigate të blinduar amerikane në Evropë, mbi bazën e një rotacioni nëntë-mujor.
Trupat dhe pajisjet do të dislokohen së pari në Poloni dhe pastaj do të përhapen në shtatë vende, nga Estonia në Bullgari, ku është rritur nervozizmi lidhur me shtimin e operacioneve ushtarake ruse në rajon. Një njësi që do të shërbejë si shtab ushtarak do të vendoset në Gjermani.

Avokatët e Haradinajt kërkojnë lirimin me kusht

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i kanë konfirmuar Radios “Evropa e Lirë” se, “përfaqësuesit ligjorë të zotit Haradinaj kanë deponuar tek autoritetet franceze kërkesën për lirimin e tij me kusht”.
Një zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha të premten se “kërkesa është deponuar dhe pritet lirimi me kusht i zotit Haradinaj”.
Një gjykatë franceze mori vendimin për ta mbajtur në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës, “deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij”.
Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit, Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.
Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet në dokument, deri në “40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e tij”.
Zyrtarët e partisë së Haradinajt thanë se presin që brenda ditësh, Gjykata të vendos për lirimin me kusht të tij, që do të nënkuptonte “qëndrimin brenda shtetit francez deri në zgjidhjen e rastit nga gjykata franceze”.
Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, i tha Radios “Evropa e Lirë”, se “i është drejtuar sërish të premten homologut të saj francez me kërkesën për lirimin e Haradinajt” dhe tha se “po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij”. Hoxha iu drejtua dy herë me kërkesë ministrit francez të drejtësisë brenda vetëm dy ditëve.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se “në një afat sa më të shkurtër kohor” do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt
“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë do të drejtojë në një afat sa më të shkurtër një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt”, tha për Radion “Evropa e Lirë” shërbimi për media i Ministrisë.
Ramush Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.