28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Ndryshon ligji për siguracionet e makinave

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka përgatitur disa ndryshime në Ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, me qëllim qartësimin dhe forcimin e rregullave për dëmshpërblimin në rast aksidentesh. Gjithashtu, ndryshimet formatojnë ligjin për të përshtatur atë me sistemin bonos-malus. Ndryshimet e reja ligjore e detyrojnë kompaninë e sigurimit të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim për dëme pasurore dhe jopasurore dhe të kryejë njoftimin përkatës brenda 60 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit për dëmshpërblim. Nëse ky afat nuk është respektuar, interesat mbi shumën e llogaritur nga shoqëria e sigurimit apo gjykata, fillojnë pas përfundimit të këtij afati. Në rast se dokumentacioni i kërkesës për dëmshpërblim mungon ose është i paplotë, siguruesi përgjegjës informon palën e dëmtuar me shkrim në lidhje me informacionin që mungon dhe/ose është i pasaktë, brenda 8 ditësh pune nga data e marrjes së dokumentacionit të tillë. Në rast se përfituesi nuk është dakord me vlerën e ofruar të dëmshpërblimit nga siguruesi përgjegjës, mund të paraqesë ankim pranë shoqërisë së sigurimit. Siguruesi përgjegjës është i detyruar t’i përgjigjet ankimimit të palës së dëmtuar brenda 15 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së tij. Pala e dëmtuar mund të ngrejë padi civile kundër siguruesit përgjegjës pas mbarimit të ankimit në shoqërinë e sigurimit, në rastet kur:
1- Siguruesi përgjegjës nuk i përgjigjet palës së dëmtuar brenda afatit 60 ditor.
2- Pala e dëmtuar nuk është dakord me masën e dëmshpërblimit të ofruar nga siguruesi përgjegjës.
Për dëme pasurore me karakter material, kur shkalla e dëmtimit është e vogël dhe vlerësohet deri në 200,000 lekë, afati i trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim është brenda 14 ditëve kalendarike nga data e plotësimit te dokumentacionit. Shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit vetëm në llogarinë bankare personale të të dëmtuarit dhe ose përfituesit. Pala e dëmtuar ose përfituesi në rast se merr shërbime nga mbrojtësi ligjor, për dëmet e ardhura si pasojë e një ngjarje sigurimi mund t’i paguajë deri në 5% të vlerës së dëmshpërblimit të përfituar.

Monitor

Investimet online, BSH ngre shqetësim për alternativat që s’janë të licensuara

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes me investimet në platformat on line dhe të njohin rreziqet që mund të kenë. Apeli vjen nga Grupit Këshillimor i Stabilitetit Financiar. Drejtuesit e institucioneve mbikëyrëse financiare në vend theksojnë rëndësinë e monitorimit të këtyre platformave dhe apelojnë qytetarët që të orientohen vetëm drejt subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura, që të mos rrezikojnë paratë e tyre.
Banka e Shqipërisë apelon qytetarët që të kenë kujdes me investimet e kursimeve të tyre në platformat e tregtimit on line. Ky shqetësim u ngrit në mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar, pjesë e të cilit përveç guvernatorit, Gent Sejko ka qenë edhe ministri i Financave, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.
Nisur nga fakti se qytetarët po gjejnë alternativa të reja investimi, pas rënies së ndjeshme të interesave të depozitave dhe bonove të thesarit, ku pjesë e tyre janë edhe platformat e tregtimit on line, Grupi Këshillimor i Stabilitetit Financiar theksoi rëndësinë e monitorimit të këtyre platformave dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional, në mënyrë që publiku të njohë rreziqet e investimit në to dhe të orientohet vetëm drejt subjekteve të licencuara dhe të mbikëqyrura.
Situata financiare e sektorit bankar u vlerësua e qëndrueshme, ndërsa u theksua edhe nevoja për të rritur pëerdorimin e monedhës vendase në ekonominë shqiptare, si një instrument që ndihmon në transmetimin më të shpejtë të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë dhe ul rreziqet për stabilitetin e sistemit financiar.

Kosovë, pronat e uzurpuara, problem për investitorët nga diaspora

Një pjesë e investitorëve nga diaspora, që kanë blerë prona shoqërore në valët e privatizimit në Kosovë, nuk kanë arritur ende që t’i shfrytëzojnë ato, për shkak të problemeve pronësore. Investime të shumta që investitorët nga diaspora kanë synuar t’i bëjnë në Kosovë nuk i kanë realizuar në mungesë të masave konkrete të autoriteteve për të zgjidhur kontestet. Arsim Maxhuni nga Gjermania para tri viteve, në njërën nga valët e privatizimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kishte blerë një lokal në Prishtinë, në vlerë prej 200 mijë eurosh. Ka më shumë se tri vjet që nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë pronë, për shkak të problemeve pronësore. Mehdi Jonuzi, familjar i Arsim Maxhunit, në një bisedë për Radion “Evropa e Lirë” ka treguar rreth problemeve që ata i kanë me këtë pronë. “Prona është e dhëndrit, e vajzës sime, e cila është në Gjermani. Ata e kanë blerë një lokal në Prishtinë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, dhe këtë lokal e kanë blerë para tri viteve në shumë prej 200 mijë eurosh. Ata i kanë paguar paratë, por prona është e uzurpuar dhe nuk iu është lejuar ta shfrytëzojnë”, thekson Jonuzi. Për këtë çështje, thotë Jonuzi, kanë angazhuar edhe një avokat, por lënda për këtë rast, e nisur para dy viteve, ende vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Por, lidhur me kontestet pronësore, gjyqtari i materies civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hasim Sogojeva, në një përgjigje dërguar përmes postës elektronike i ka thënë Radios “Evropa e Lirë” se, në zgjidhjen e problemeve pronësore Kosova ka shënuar ngecje. Sipas tij, është më se e nevojshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerrë ligje që rregullojnë fushën e pronësisë. Problemet, thotë ai, janë shkaktuar edhe me faktin se një pjesë e dokumentacionit të pronave është marrë nga Serbia, pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Kosovë, rritje çmimesh për mallrat e konsumit

Ndryshe nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku thuhet se në muajin maj të këtij viti ka pasur rënie të çmimeve të konsumit, qytetarë të anketuar nga Radio “Evropa e Lirë” dhe ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderojnë se ka pasur ngritje të çmimeve. Disa prej tyre flasin për një standard të ulët jetësor. Të ardhurat e vogla mujore në familjet e tyre, thonë ata, po iu pamundësojnë që të blejnë gjërat e domosdoshme të konsumit. Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara ditë më parë, thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.1 për qind në muajin maj 2016, krahasuar me muajin maj 2015. Po ashtu, sipas ASK-së, çmimet e konsumit kanë shënuar rënie në një mesatare prej -0.2 për qind në muajin maj, krahasuar me muajin prill të këtij viti. Sevdije Kosumi, një qytetare nga Prishtina, tregon se ka vërejtur ngritje të çmimeve në tregun e Kosovës dhe jo rënie të tyre. Sipas saj, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek produktet e konsumit të përditshëm. “Ka rritje të çmimit të disa produkteve, por që duhet blerë ato, pasi që janë të domosdoshme për t’i konsumuar. Për neve me të ardhura të ulëta është mjaft vështirë t’i përballojmë këto çmime të larta. Po ashtu çmimet nuk janë reale”, thekson ajo. Qytetarët, ndërkaq, shprehin shqetësim se mungesa e një mekanizmi shtetëror që bën kontrollin e çmimeve në tregun e Kosovës ka ndikuar që tregtarët të bëjnë ngritje të pa kontrolluar të çmimeve dhe në favor të bizneseve që ata drejtojnë. Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve. Në mungesë të këtij mekanizimi, edhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit patën theksuar se tregtarëve po iu krijohet hapësira që të bëjnë ngritje të çmimeve pa u penguar nga askush. Derisa, autoritetet e Kosovës, zakonisht janë arsyetuar me atë se në Kosovë ka ekonomi të lirë të tregut dhe se institucionet shtetërore nuk mund ta pengojnë një gjë të tillë. Elhame Nimani, një qytetare tjetër, thotë se në tregun e Kosovës ka larmi të çmimeve. Po ashtu, sipas saj, shumë herë ndodh që marketet në Kosovë bëjnë edhe marketing të rrejshëm. “Po i vendosin produktet në aksion dhe po thonë se janë në zbritje, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ka rritje të çmimeve dhe kjo është një problem për neve. Standardi jetësor i familjes time mund të them që nuk është përmirësuar”, thekson ajo. Për ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë, rritja e çmimeve të konsumit të përgjithshëm ka ndodhur nga muaji në muaj dhe nga viti në viti. Në Kosovë, thonë ata, ka pasur vazhdimisht inflacion, gjë e cila ka ndikuar edhe në rënien e fuqisë blerëse. Duke marrë parasysh nivelin e pagave në Kosovë, si dhe nivelin e lartë të papunësisë, profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve të Kosovës është e vështirë. “Duke njohur gjendjen faktike në Kosovë mund të them që standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës është duke shënuar rënie dhe jo rritje, për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik. Pagat në Kosovë janë të ulëta, inflacioni në mënyrë të qetë shënon ngritje dhe unë thjesht edhe nga vet shembulli personal i imi mund të them që shporta e konsumatorit po varfërohet çdo ditë e më shumë”, thotë profesor Limani për Radion “Evropa e Lirë”.

Dëmi 1.1 milionë euro, KLSH zbulon 398,268 ilaçe të skaduara në QSUT

Cassetti contenenti farmaci all'interno di una farmacia a Roma, in una immagine di archivio. ANSA/VIRGINIA FARNETI

Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, konstatoi se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike. Për vitin 2014 rezultojnë të jenë skaduar 146.863 medikamente në vlerë 38,203,099 lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet. Megjithëse është konstatuar se këto barna janë blerë në sasi relativisht më të ulët, sërish kemi mospërdorim në kohë të tyre ose sasi të blera mbi nevojat nga vitet e mëparshme, referon KLSH-ja.
Kjo gjendje, sipas KLSH rëndohet më tepër kur konstatohet që donacionet nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të përdorimit, dhe për këto dy vjet barnat e skaduara nga donacionet paraqiten në sasinë 234,405 medikamente në vlerën 124,339,026 lekë. Kjo situatë tregon se ka një mungesë planifikimi bazuar mbi nevoja reale për medikamente, lidhur me sasinë që është e nevojshme për të mbuluar trajtimin e të sëmurëve, të cilët trajtohen në QSUT. Sipas KLSH-së, blerja e barnave zë rreth 45% (rreth 4 miliardë lekë) të buxhetit vjetor të QSUT, dhe nga ana tjetër perceptohet një mungesë e theksuar ilaçesh, ndërkohë që niveli i barnave të skaduar vijon të jetë i lartë.
KLSH ka vërejtur monitorim jo të kujdesshëm të administrimit të barnave në këtë institucion dhe mungesë përgjegjësie institucionale me efekte negative në administrimin e fondeve për barna dhe materiale mjekësore. Në fund të kontrollit, KLSH i ka kërkuar QSUT të marrë masat e nevojshme për ristrukturimin e sistemit të administrimit dhe qarkullimit elektronik të medikamenteve brenda një kohe të arsyeshme, me qëllim identifikimin e plotë të rrugës që ato ndjekin për të arritur deri te pacienti, përdorimin me efektivitet të këtij sistemi dhe zvogëlimin e abuzimeve dhe neglizhencave gjatë përdorimit të tyre. Sipas KLSH, programimi i nevojave për barna duhet të nisë me analizën e gjendjes së tyre. Të hartohen kontrata për furnizime fleksibël sipas nevojave të rezultuara dhe jo të orientuara nga shpenzimi i fondeve të prokuruar.
Për vitin 2014, rezultojnë të jenë skaduar mbi 146 mijë medikamente në vlerë 38 milionë lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorim ka qenë relativisht nga 1-2 vjet. Nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, është konstatuar se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike. QSUT shpenzon rreth 45% të buxhetit të saj për blerje të barnave, kjo në vlerën e 4 miliardë lekëve, por pavarësisht kësaj perceptohet një mungesë e theksuar ilaçesh, ndërkohë që niveli i barnave të skaduara vijon të jetë i lartë sipas raportit të KLSH-së. Kjo ka të bëjë me mos planifikimin mbi nevojat reale për medikamente, lidhur me sasinë që është e nevojshme për të mbuluar trajtimin e të sëmurëve, të cilët trajtohen në QSUT. Nga auditimi i administrimit të barnave në QSUT, është konstatuar se ka një listë shumë të madhe barnash të skaduara në depot farmaceutike. Për vitin 2014, rezultojnë të jenë skaduar mbi 146 mijë medikamente në vlerë 38 milionë lekë, me arsyen se të gjitha këto barna janë blerë në sasi të konsiderueshme dhe që nuk kanë arritur të përdoren, pavarësisht se afati i përdorimit ka qenë relativisht nga 1-2 vjet.
Për vitin 2015 rezultojnë të jenë skaduar mbi 138 mijë medikamente në vlerë 10 milionë lekë. Megjithëse është konstatuar se këto barna janë blerë në sasi relativisht më të ulët, sërish kemi mospërdorim në kohë të tyre ose sasi të blera mbi nevojat nga vitet e mëparshme. Sipas raportit të KLSH-së kjo gjendje rëndohet më tepër kur konstatohet që donacionet nuk arrijnë të përdoren brenda afatit të tyre të përdorimit, dhe për këto dy vjet barnat e skaduara nga donacionet paraqiten mbi 234 mijë medikamente në vlerën 124 milionë lekë.
Konstatohet ndjekje dhe monitorim jo i kujdesshëm i administrimit të barnave në këtë institucion dhe mungesë përgjegjësie institucionale me efekte negative në administrimin e fondeve për barna dhe materiale mjekësore. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar QSUT-në që të marrë masat e nevojshme për ristrukturimin e sistemit të administrimit dhe qarkullimit elektronik të medikamenteve brenda një kohe të arsyeshme, me qëllim identifikimin e plotë të rrugës që ato ndjekin për të arritur deri te pacienti, përdorimin me efektivitet të këtij sistemi dhe zvogëlimin e abuzimeve dhe neglizhencave gjatë përdorimit të tyre. Programimi i nevojave për barna të nisë me analizën e gjendjes së tyre. KLSH rekomandon që të hartohen kontrata për furnizime fleksibël sipas nevojave të rezultuara dhe jo të orientuara nga shpenzimi i fondeve të prokuruar.

Boateng i pakënaqur me skuadrën

Jerome Boateng i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij. Mbrojtësi i Kombëtares Gjermane u shfaq kritik para kamareve për paraqitjen jo të mirë që bënë pancerat në takimin kundër Polonisë. 27-vjeçari i tërhoqi vëmendjen veçanërisht repartit të sulmit, ku në dy takimet e para të zhvilluara, atë ndaj Ukrainës dhe Polonisë, nuk ka arritur të japë më të mirën. “Personalisht nuk jam i kënaqur me barazimin kundër Polonisë. Skuadra nuk kishte shpejtësinë e duhur si dhe nuk arritëm të fitonim asnjë duel një për një. Sulmi gjithashtu nuk ishte në lartësinë e duhur, një fakt ky që duhet përmirësuar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Jerome vazhdon më tej, duke shtuar se ende skuadra nuk ka arritur ekuilibrat e duhur, por vuri theksin se nëse përqendrimi është maksimal nga ana e të gjithëve, atëherë Die Manschaft kanë shanse reale për të shkuar larg në “Euro 2016”.

Bizneset “luftë” me njëri-tjetrin, ankesat në shifra rekord

Gjatë vitit 2015 bizneset e sektorëve të ndryshëm kanë pasur ankesa dhe konflikte të shumta me njëri-tjetrin, çka i ka detyruar t’u drejtohen institucioneve për të zgjidhur problemet e tyre. Numri i ankesave të adresuara pranë Autoritetit të Konkurrencës gjatë vitit 2015 është 50 kundrejt 33 ankesave të depozituara gjatë vitit 2014, fakt i cili ka krijuar mundësinë e identifikimit të problematikave në tregje, sipas Autoritetit të Konkurrencës. Referuar ankesave të ndara sipas sektorëve rezulton se numri më i madh ka qenë në tregun e komunikimeve elektronike, ku gjatë vitit të kaluar ishin 22 ankesa të operatorëve që operojnë në tregun përkatës kryesisht për çështje të rregullimit nga autoriteti rregullator (AKEP).
Risi për ankesat, thekson Autoriteti, vihet re në sektorin e medias audiovizive me pagesë, kryesisht lidhur me detyrimin e operatorëve televizivë për të transmetuar pa pagesë në platformat dixhitale ose kabllorët. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës ka filluar monitorimin e tregut për të dhënë vendimet përkatëse për hapjen e tregut për konkurrencë dhe heqjen e të drejtave ekskluzive të transmetimit të televizioneve kombëtare dhe lokale për t’i vendosur operatorët në kushtet e “barazisë në treg”. Prokurimet publike mbeten shqetësuese në këndvështrim të konkurrencës, problematika e të cilës i referohet prokurimit të shërbimit të rojeve fizike, madhësisë së loteve, si dhe kritereve të veçanta në procedurat e prokurimit, vlerëson konkurrenca.
Edhe institucionet publike kanë kërkuar ndërhyrjen e Autoritetit të Konkurrencës në rastet e dyshuara për kufizim të konkurrencës në treg. Autoriteti përmend rolin pro–aktiv të Kontrollit të Lartë të Shtetit në rastin e denoncimit të një marrëveshjeje të mundshme të ndaluar në prokurimin publik të unazës së re të Tiranës si dhe dy ankesa nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për procedurat e prokurimit publik të shërbimit e – taxation dhe shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike.
Sektori i energjisë elektrike, gjithashtu ka shfaqur probleme në funksionimin e tij dhe përveç një proçedure të thelluar të hetimit për blerjen e energjisë nga OSHEE për mbulimin e humbjeve, ka patur edhe ankesa kryesisht për diferencimin e faturimit të biznesit mes tensionit të ulët dhe tensionit të mesëm, si dhe çështjet e rregullimit të disa – balancave.
Tregu i telefonisë ka qenë sërish objekt i procedurave hetimore nga Autoriteti i Konkurrencës nisur mbi bazën e ankesës së operatorëve më të vegjël të tregut mbi diskriminimin e tarifave dhe ofertave për thirrjet brenda me jashtë tregut. Pas përfundimit të procedurave hetimore, Komisioni i Konkurrencës vendosi mbi detyrimin e ndërmarrjes me pozitë dominuese Vodafone Albania për zbatimin e masave detyruese për barazimin e tarifave dhe minutave brenda e jashtë rrjetit dhe që të ndalojë të aplikojë tarifa në nivel pakice që kanë efekt diskriminues për sipërmarrësit e rrjeteve të tjera celulare kombëtare, për të gjitha ofertat e hedhura në treg. Shumë jetike për mirëfunksionimin e këtij tregu është roli i entit rregullator, thekson Autoriteti i Konkurrencës.
Nisur nga disa monitorime të ndërmarra nga Autoriteti i Konkurrencës ndërvite dhe problemet e identifikuara për tregun bankar, Komisioni i Konkurrencës vendosi për realizimin e një studimi të plotë të këtij tregu, i cili do të mundësojë të adresohen rekomandimet e duhura për mirëfunksionin e këtij tregu tepër jetik për ekonominë e vendit. Krahas ankesave pranë Autoritetit të Konkurrencës, numri i ankesave në Gjykatën Administrative për këtë sektor ka arritur shifra rekord këtë vit, ndër të cilat ankimimet bëhen për vendime të AKEP.

Dempsey çon SHBA-të në gjysmëfinale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në gjysmëfinale të Copa America Centenario. Skuadra e Jurgen Klinsman fitoi 2-1 me Ekuadorin në një sfidë ku dy lojtarë, një për çdo skuadër u ndëshkuan me karton të kuq. Futbollisti që shkëlqeu në stadiumin e Siatëllit ishtë Clint Demspey, që realizoi me kokë që në minutën e 22 -të pas krosimit të Jones.
I njëjti futbollist 5 minuta më pas e detyroi portierin e Ekuadorit, Dominguez të bënte një pritje vendimtare për të mos lejuar thellimin e rezultatit. Në fund të pjesës së parë, Brad Guzan i mohoi golin Enner Valencias, duke fituar duartrokitjet e publikut vendas. Në minutën e 52, Jermaine Jones i Shteteve të Bashkuara dhe Antonio Valencia u detyruar të dilnin nga fusha me karton të kuq.
Në të 65-ën Dempsey i dha mundësinë e realizimit Zardes për golin e 2-0, finalizimin që u duk sikur e mbylli ndeshjen. Ekuadori mundi të reagonte në të 74-ën me Arroyo që shfrytëzoi krosimin e saktë të Ayovit nga një goditje standarde.
Në të 77-ën, Ekuadori humbi një mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, pasi në minutat e mbetura, Shtetet e Bashkuara u mbrojtën me shumë forca për të siguruar një kualifim historik në gjysmëfinale të Copa America Centenario ku me shumë mundësi do të gjejë Argjentinën e Lionel Mesit, që do të përballet në çerekfinale me Venezuelën.

Plas te Rumania!

Polemika te Rumania, në prag të ndeshjes së fundit në grup kundër Shqipërisë. Në qendër të akuzave është trajneri Anghel Iordanescu, për mënyrën si ka menaxhuar grupin e lojtarëve dhe për rezultatet e regjistruara në Euro 2016. Ionel Ganea, ish-sulmuesi që në 36 ndeshje ka realizuar 19 gola me përfaqësuesen rumune, akuzoi drejtuesin e stolit për paaftësi dhe një koncept futbolli të prapambetur.
“I dëgjova deklaratat e trajnerit, sipas të cilit futbollistët nuk janë të përgatitur për të luajtur në çdo tre ditë. Në këndvështrimin tim është diçka e pakonceptueshme. Nuk ka dyshime që në këtë pikë faji është vetëm i Iordanescut. Ai nuk ka qenë në futbollin aktiv për 10 vjet, nuk është i përditësuar me atë që ndodh në futbollin modern dhe pasojat po i paguan Kombëtarja rumune. Emërimi i Iordanescu-t në stol ishte gabimi më i madh i federatës”, u shpreh Ganea.
Sipas Ionel Ganea, me një trajner tjetër në stol, Rumania do të kishte grumbulluar më tepër se një pikë në dy ndeshje, ndërsa kritika kishte edhe për lojtarët, që mund të kishin bërë më tepër, për të mos e luajtur nën presion, ndeshjen e fundit në grup me Shqipërinë. “Me Francën luajtëm mirë, por humbëm. Ndaj Zvicrës skuadra luajti shumë në mbrojtje dhe pësoi një gol të ngjashëm si ndaj Francës. Në këtë mënyrë, Rumania humbi pikë të rëndësishme. Përveç trajnerit që ka mendësi të vjetër, prisja më shumë nga lojtarët kryesorë të ekipit, por të gjithë kërkojnë alibi të justifikojnë ecurinë e dobët”, përfundoi ai.
Te Rumania, pas asaj pike të marrë ndaj përfaqësueses helvete në “Parc Des Princes”, e kanë hedhur vështrimin te ndeshja e së dielës ndaj kombëtares kuqezi që do të zhvillohet në Lyon. Barazimi me Zvicrën ka lënë pasoja, sepse disa lojtarë në fund të ndeshjes kanë patur probleme fizike. Ky fakt e shqetëson jo pak trajnerin e përfaqësueses ballkanase, Anghel Iordanescu, i cili në prononcimin e tij për mediat bëri të ditur se, përballë Shqipërisë do të bëjë disa ndryshime në formacion nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrijnë të riaftësohen në kohë nga dëmtimet respektive.
“Morëm një pikë ndaj Zvicrës dhe jemi në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithçka varet vetëm nga ne. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrijmë të rikuperojmë të dëmtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati  pas vetëm 3 ditësh.  Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndjen lodhje fizike, por ai gjithsesi ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë. Kemi në skuadër futbollistë pa eksperiencë në eventimente të mëdha ndërkombëtare, dhe ky fakt ndikon negativisht te ne. Vetëm një lojtar nga 23 futbollistët e grumbulluar ka marrë pjesë më herët në një kampionat Europian”, u shpreh Jordanesku.

“New York Times”, analizë për fatin e Shqipërisë të dielën

Një ndër gazetat më të mëdha dhe ndër më prestigjiozet në botë i ka kushtuar një analizë të plotë mënyrës se si Shqipëria mund të kualifikohet të dielën për të vijuar evropianin. Gazeta më e madhe amerikane thotë se, Shqipërisë i duhet një fitore e thellë me Rumaninë në mënyrë që të ketë peshë krahasuese me skuadrat që do të përzgjidhen nga vendet e treta të grupeve.
“Nëse Shqipëria e mund Rumaninë, do të përfundojë e treta në Grupin A, pavarësisht se çfarë ndodh në ndeshjen mes Zvicrës dhe Francës. Shansi i vetëm për kualifikim është të përfundojë mes 4 ekipeve më të mira të vendeve të treta.
Nëse Shqipëria do ta mundë Rumaninë me dy gola diferencë, ajo do të përfundojë në vendin e tretë në Grupin A dhe ka 47% të shanseve për t’u kualifkuar mes 4 ekive më të mira të vendeve të treta.
Tre pikë mund të jenë të mjaftueshme. Por Shqipëria mund të mos jetë ekipi i vetëm me 3 pikë, kështu që ajo duhet të bëjë diferencën me gola. Çka do të thotë: Shqipëria duhet të fitojë dhe të fitojë me sa më shumë gola të mundet.
Nëse humbet apo barazon, skualifikohet.
Në dy ndeshjet e zhvilluara, Shqipëria nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar 3 të tillë, 1 në ndeshjen me Zvicrën dhe 2 në ndeshjen me Francën”, shkruan “New York Times”.