19.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Pushteti i horrave

Ferdinand VELIU

Nuk ndodh në asnjë vend të botës që qeveria të dalë kaq hapur në mbrojtje të horrave. Në këto ditë të nxehta, kur ky palo Kryeministër dhe shpura e tij kriminale flasin për drejtësi, për moral, madje duke cituar vende miq emrat e të cilëve për fat të keq po i përdor si çadër. Presion mbi Prokurorinë dhe prokurorët, presion akoma më i tmerrshëm mbi gjykatat dhe gjyqtarët.
Ku po shkon ky ideolog i vogël bashkë me horrat që e rrethojnë? Tashmë është zyrtare qeveria e horrave e do me çdo çmim drejtësinë. Ky revansh i kapjes përfundimtare të ligjit do t’u sigurojë qindra të inkriminuarëve mburojën e paprekshmërisë, duke thelluar kalbjen e sistemit.
Mbi të gjithë dhe gjithçka promotori i kësaj “vrasje” dhe autor ngelet kryeministri rilindas Edvin Rama, individi që me pafytyrësinë në emër të reformave absurde po tenton dhe po kap edhe instrumentin e fundit që i çon në bankën e të akuzuarve atë dhe horrat e tij në çdo institucion.
Presioni i vazhdueshëm ndaj gjykatave dhe Prokurorisë, bërja palë me horrat e arrestuar për llogari të drejtësisë e kanë kthyer që tani në një institucion ku frikës, hakmarrjes dhe çmendurisë së Edvin Ramës i ruhen të gjithë.
Falë shpërdorimit të pushtetit nga ana e tij, majmunë si Elvis apo Ervin Roshi janë të lirë, Shukrinjtë pretendojnë rikthim në detyrë, Prengët votojnë ligje, Ndokët shoqërojnë Ministra e zyrtare të armatosur deri më dhëmbë, falë ndërhyrjes së tij dhe ministrit të drogës, gardiani i tyre Haki Çako, rikthehet në pozicionin e tij. Kjo është jo “Rilindja” e Shqipërisë, por “Rilindja e horrave.
E ndodhur nën këtë trysni të jashtëzakonshme nga legjislativi, kolonat e drejtësisë po thërrmohen si të ishin prej rëre. Ky Kryeministër e ka ndarë mëndjen çdo ditë kërkon ta qeverisë në bashkëjetesë me krimin dhe kriminelët. Siç duket, detyrimi ndaj kësaj pjese që e solli në pushtet qënka më i madh nga çe kishim menduar.
Sjellja arrogante, duke diktuar plot brutalitet vendime të një institucioni në dukje të pavarur të lënë shijen e keqe se ky individ i rrezikshëm nuk ndalet në çmendurinë e vet. Rehabilitimi i Prengës, Roshit, Xhelilit, Kokëdhimës, Çakos dhe plot e plot të tjerëve është një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët, se pushteti i horrave tashmë kërkon edhe drejtësinë ta bëj monopol, duke i shpëtuar ndjekjes ligjore për vrasje, trafiqet, korrupsionin, abuzimin, mitmarrjen, elementë që fatkeqësisht janë fytyra reale e kësaj rilindje vampirësh.
Një gjë është fakt i pamohueshëm psikopati me çmendurinë e tij po e çon vendin në destabilitet. Njëanshmëria që kërkon për t’i rreshtuar në anën e tij pushtetet është frika që po e kaplon çdo ditë e më shumë. Qytetarët e këtij vendi do kërkojnë drejtësi nesër, dhe ai bashkë me horrat që e rrethojnë do të jetë në bankën e të akuzuarve, duke u përballur me hakmarrjen e drejtësisë. Nxitimi i tij për të kaluar një pseudoreformë është i qartë, pushtetit të horrave po i shkurtohen ditët dhe prangat kanë nisur melodinë, duke ju kujtuar çmimin e babëzisë dhe antivlerave që mbollën.

Rritja stratosferike e çmimeve të apartamenteve në Tiranë

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, e paralajmëruar nga ndërtuesit pak muaj më parë, ka filluar. Banka e Shqipërisë bëri të ditur në raportin e politikës monetare të tremujorit të parë se indeksi i çmimit të banesave shënoi një shtrenjtim me 11.3%.
Sipas ndërtuesve, arsyet e rritjes së çmimeve lidhen tërësisht me shtimin e ngarkesës fiskale (taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo e banesës për stokun e pashitur) dhe jo me faktorë të kërkesës.
Kostot e ndërtuesve janë rënduar nga aplikimi i taksës së banesës mbi inventarët. Tani ndërtuesit paguajnë taksën e banesës për objektet e përfunduara, të cilat ende nuk janë shitur. Në Tiranë, ndërtuesit posedojnë stok për shkak të kërkesës të dobët, ndaj tatimin e kanë përfshirë në çmimet finale të banesave.
Përpos kësaj takse, në fillim të këtij viti, taksa e ndikimit në infrastrukturë është rritur në 8% të çmimit të shitjes nga 4% e kostos që ishte më parë. Dyfishimi nga 4 në 8%, por edhe ndryshimi i bazës së llogaritjes nga kosto në çmimin e shitjes ka rritur ndjeshëm barrën fiskale. P.sh. një ndërtues, që shet apartamente me 900 euro/m2 dhe ka kosto ndërtimi prej 500 euro/m2, më parë paguante taksë infrastrukture 20 euro/m² (500 euro/m2*0.04), ndërsa tani do të duhet të paguajë 72 eur/m2 (900 euro/m2*0.08), apo 3.6 herë më shumë.
Ende nuk ka ndërtime të reja këtë vit pohojnë ndërtuesit, por stoku që do të vijë, do të sjellë rritje të menjëhershme të çmimit, faturë të cilën e merr blerësi në kryeqytet.
Por, ndërtuesit paralajmërojnë se paralelisht do rriten dhe çmimet e banesave të ndërtuara tashmë, ndonëse me ritme më të ulët se ato të reja.
Me vendosjen e taksës së re “absurde”, sipas ndërtuesve, të banesës mbi apartamentet e pashitura në Tiranë, iu shtua më shumë barra tregut. Kështu vlerëson Hajredin Fratari, kreu i Konfindustrisë dhe ndërtues. Ai shton se në asnjë vend të botës nuk paguhet për banesat e pashitura ende.
“Një ndërtues mund të ketë një sasi të lartë të apartamenteve të pashitura, nga tkurrja e kërkesës. Përpjekja e rritjes së taksave nga ana e Bashkisë së Tiranës për apartamentet e pashitura në mënyrë që të nxitet shitja, ka rezultuar e gabuar. Përkundrazi, ka paralizuar tregun”, tregon z. Fratari.
Ndërsa dyfishimi i taksës në infrastrukturë (nga 4% e kostos në 8% mbi vlerën e shitjes) pritet të shtrenjtojë çmimin e tyre.
“Më parë paguhej 7-8 euro/m², ndërsa me ndryshimet e reja rreth 50 euro/m² në periferi dhe në qendër do të jetë më e shtrenjtë”, pohon Fratari.
Taksa e ndikimit në infrastrukturë aplikohet vetëm në vendet e Ballkanit, analizon Fratari, për shkak se vendet në zhvillim kanë nevoja të investojnë në zhvillimin e infrastrukturës.
Si drejtues i Konfindustrisë, ai tregon për “Monitor” se nuk është kundër politikave të taksave, por sipas tij arkëtimi i tyre duhet të përdoret për destinacionin e duhur.

Avokati: Nuk e përjashtoj se gjyqtarët u kërcënuan

Maks Haxhia, avokati i Drejtort te Tatimeve te Tiranes, Androkli Kokthi, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes, ku eshte dhene masa e sigurise arrest me burg./r/n/r/nMaks Haxhia, lawyer of Director of Taxation in Tirana, Androkli Kokthi, during a hearing in the Court of Tirana.

Gjykata e Apelit i ka hequr dje pezullimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, i pezulluar në 7 qershor, pasi u gjet i përfshirë në skandalin e përgjimeve të paligjshme, për të cilin Prokuroria është duke hetuar edhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, mes tyre edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Vendimi i Gjykatës u dha në një atmosferë terrori që shpërtheu gjatë tre ditëve të fundit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që merren me skandalin e përgjimeve.
Gjykata e Apelit është dorëzuar para presionit dhe nuk ka mundur të dalë mbi kërcënimet e kreut të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm.
I pari që dha lajmin ishte avokati mbrojtës i Haki Çakos, Maks Haxhia, i cili tha para gazetarëve se drejtori i Policisë së Shtetit u rikthye për shkak se “nuk ka dyshime të arsyeshme që ka vepër penale”.
Në vendimin e Apelit të Tiranës, thuhet se dyshimi i arsyeshëm i Prokurorisë ndaj Haki Çakos ekziston, në lidhje me pajisjen ilegale përgjuese të përdorur nga policia. Në vendim gjithashtu thuhet se nuk ka shkelje në procedurë nga ana e Prokurorisë.
Përveç faktit që Gjykata e Apelit vlerëson se dyshimi për vepër penale është i arsyeshëm, thuhet se nuk rrezikohet prishja e provave.
Kjo është arsyeja që Çako u lejua të rikthehej në detyrë, pasi nuk rrezikohet që të prishen provat e hetimit, deri në përfundim të çështjes së skandalit të përgjimeve me aparaturën IMCI Catcher.
Avokati Haxhia nuk përjashtoi presionet dhe kërcënimet që ka pasur ndaj gjyqtarëve, duke u shprehur qartë se, “Unë nuk mund të mohoj dhe as përjashtoj presionet ndaj gjyqtarëve në lidhje me këtë çështje”, u shpreh Haxhia.
Por nëse sot Çakos i është hequr pezullimi nga Apeli, pak më shumë se 1 muaj më parë, kreu i Policisë së Shtetit i ka shpëtuar prangave vetëm për një detaj të vogël. Mesditën e 13 majit, Haki Çako ishte duke u arrestuar në flagrancë me urdhër të Prokurorisë për skandalin e përgjimeve, por atë e ka shpëtuar vetëm fakti se nuk ishte informuar për mos zhdoganimin e pajisjes së përgjimit të ardhur nga Italia.
Kjo ka qenë edhe arsyeja që Prokuroria, kur ka shkuar në Gjykatë nuk ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Haki Çakon, siç bëri për dy punonjësit e tjerë të policisë, por vetëm pezullim nga detyra.
Sipas Prokurorisë në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Haki Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe, për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.

Çfarë ndodhi në 13 maj 2016

Në datën 13 maj 2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13 maj 2016, midis orës 11:45 dhe 12:00.
Në këto ambiente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12:10 nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambientet e F.P.O. automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga këto ambiente në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta, pasi O. P. Gj-të ishin paraqitur në D. P. Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj pajisje.
Nga krahasimi i periudhës para datës 12 maj 2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambienteve të F. P. O. dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysmë ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Dëshmia e Çakos: Pajisja e përgjimit u përdor në mënyrë të jashtëligjshme

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako  ka pranuar para hetuesve që aparatura e përgjimit ka bërë përgjime në Shqipëri. Pasditën e 17 majit, kur Haki Çako është marrë në pyetje nga prokurorja Anisa Qilimi ka pranuar se kjo pajisje, përveç trajnimit është përdorur nga forcat operacionale të policisë për gjurmimin dhe identifikimin e numrave të telefonit të personave me rrezikshmëri shoqërore. Burimet thonë se, Çako ka pranuar se me këtë aparaturë është bërë gjurmimi i numrit të telefonit të Vladimir Gjutës dhe më pas arrestimi i tij në rrugën e “Kombit”. Ky veprim hetimor ndaj Gjutës, me këtë pajisje përgjimi burimet thonë se është kryer pa miratimin e prokurorit. Përveç këtij rasti, që Çako e ka theksuar para hetuesve, ai ka thënë se me këtë pajisje janë arrestuar edhe persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk i kujtoheshin. Për prokurorët, ky pohim i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, që tashmë është pezulluar me vendim Gjykate, tregon edhe njëherë se pajisja është përdorur për gjurmime dhe identifikim të numrave të IMEI pa lejën e Prokurorisë dhe në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, në dosjen e Prokurorisë thuhet se, Çako ka qenë kontradiktor në komunikimin me prokurorët. Pasi më 9 maj me një shkresë të dërguar pranë Prokurorisë, Haki Çako konfirmon se ka hyrë në Shqipëri një aparaturë e quajtur “IMSI Catcher”. Në këtë shkresë, në pikën dy ka thënë se kjo aparaturë është sjellë nga specialistët e Policisë italiane në kuadër të bashkëpunimit me Policinë e Shtetit për trajnime. Dhe në pikën tre, Çako thotë se, kjo pajisje shërben për të identifikuar numrat IMEI dhe nuk shërben për përgjim. Tetë ditë më pas, thuhet në dosjen, gjatë marrjes në pyetje në prokurori, Çako ka thënë se aparati IMSI Catcher është në gjendje të identifikojë numrat IMEI të çdo aparati telefonik dhe se nuk ka asnjë dijeni për regjistrimin doganor të hyrjes së kësaj pajisje. Edhe pse ligji e ngarkon atë për të marrë masa për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”. Kjo pajisje, thuhet në dosje, ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm në bazë të legjislacionit doganor dhe pa marrë autorizimin përkatës nga Prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla.

Procedimi penal ndaj Çakos

Haki Çako, në detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, nuk ka marrë masat që i takojnë me ligj për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin e një pajisje specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi, siç deklarohet nga të dyshuarit. Kjo pajisje ka hyrë në territorin e vendit tonë pa iu nënshtruar regjimit doganor të përkohshëm dhe për më tepër, pa marrë autorizimin përkatës nga prokurori i Përgjithshëm, si autoriteti i vetëm që jep lejen për përdorimin e mjeteve të tilla. Nga të dhënat e deklaruara nga të dyshuarit, kjo pajisje ka aftësi, ndër të tjera, që të identifikojë numrat IMEI të telefonave, e cila është një procedurë që i nënshtrohet legjislacionit për interceptimin.
Nga hetimi ka rezultuar se gjatë seksioneve të praktikës është ndërhyrë disa herë në segmentin aparat fundor-antenë ligjore. Në hapësirën kohore të këtij veprimi, dyshohet se antena ligjore nuk regjistron aparatët fundore që tentojnë të lidhen me të. Pra, dyshohet se aparatë celularë të ndryshëm mund të kenë qenë nën administrimin e paligjshëm të pajisjes “IMSI Catcher”.
I dyshuari Çako ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues ndaj faktit që kjo pajisje mund të jetë përdorur për përgjime të paligjshme. Por disa të dhëna hetimore, kanë krijuar dyshimin te Prokuroria e Tiranës se ky shtetas ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Në bazë të Marrëveshjes së vitit 2007 për mbështetjen teknike të policisë shqiptare nga ana e INTERFORZE-s italiane, u takon autoriteteve shqiptare që të ndërmarrin veprimet në përputhje me ligjin, siç janë hyrja e rregullt e pajisjeve të tilla në Republikën e Shqipërisë. Në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, shtetasi Çako rezulton që nuk ka marrë asnjë masë për të rregulluar hyrjen e pajisjes në territorin e Shqipërisë dhe për më tepër, rezulton që ai nuk ka asnjë dijeni për regjimin doganor që aplikohet në këto raste.
Po ashtu, shtetasi Çako ka deklaruar se pajisja “IMSI Catcher” është administruar gjatë të gjithë kohës nga ekspertët italianë. Ndërkohë, rezulton që në të paktën dy raste, mjeti ku gjendej pajisja, ka lëvizuar nga specialisti i FO, Ention Xhelilaj.
Gjithashtu, në dt. 13.05.2016, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11:45 dhe 12:00. Në këto ambiente nuk gjendej shtetasi Haki Çako dhe oficerët kanë vijuar të prisnin ardhjen e tij. Në orën 12:10 nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambientet e FPO automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga këto ambiente në drejtimin e shtetasit shqiptar, Entiol Xhelilaj, pra rreth 10 minuta pasi OPGj-të ishin paraqitur në DPPolicisë me vendimin për sekuestrimin e  kësaj pajisjeje. Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, Prokuroria dyshon se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore, pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambienteve të FPO dhe pas kësaj date ka dalë për të mos u kthyer më. Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysmë ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit.

Vende të reja pune nuk ka, mashtrimi i INSTAT-it për papunësinë

Instituti i Statistikave njoftoi se, papunësia u me 0.8 pikë përqindje në tremujorin e parë të këtij viti, duke shënuar rënien më të fortë në dy vitet e fundit. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë 2016 në Shqipëri, shkalla e papunësisë sipas definicionit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës për popullsinë 15-64 rezultoi 16,9 për qind nga 17.7 që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Në pamje të parë, rënia kaq e fortë e papunësisë duket sikur sinjalizon rigjallërim të tregut të punës dhe bum të ekonomisë. Por shifrat e detajuara të punësimit, tregojnë një histori tjetër. Treguesi më i besueshëm i të dhënave në tregun e punës është numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, sipas burimit administrativ. Këta janë të punësuarit, të cilët rezultojnë në listëpagesat e tatimeve dhe për të cilat paguhen detyrime. Në tre muajt e parë të vitit, për të cilët, INSTAT thotë se papunësia ra me 0.8 për qind, numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor, po sipas INSTAT u rrit me vetëm 5 mijë vetë. Më konkretisht, nga numri i të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor u rrit nga 395 mijë vetë që ishte në fund të vitit 2015 në 400 mijë vetë në tremujorin e parë të këtij viti. Por cila është mrekullia që ka ndodhur në tremujorin e parë, e cila ka bërë të mundur rënien kaq të madhe të papunësisë? Sipas INSTAT, ajo është bujqësia. Numri i të punësuarve në sektorin bujqësor, sipas INSTAT, u rrit me shifrën impresionuese prej 16 mijë vetësh në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me tremujorin paraardhës. Ndryshe nga të punësuarit në sektorin privat jo bujqësor, i cili del nga listëpagesat zyrtare që bizneset dorëzojnë në Tatime, numri i të punësuarve në sektorin bujqësor llogaritet përmes sondazhit që INSTAT kryen në 7500 familje. Ndaj ky tregues shpesh nuk konsiderohet i besueshëm dhe shpesh është dyshuar si instrumenti përmes të cilit qeveritë manipulojnë treguesin e papunësisë. Rritja e madhe e të punësuarve që raporton INSTAT në sektorin bujqësor ngre dhe dy pikëpyetje të tjera. Së pari, prej dy vitesh prodhimi bujqësor sipas INSTAT ka qenë në rënie. Vitin e kaluar madje, sektori i bujqësisë u rrudh me 0.94 për qind. Por edhe pse tkurr prodhimin, bujqësia rrit të punësuarit, një tjetër paradoks i pashpjegueshëm. Së dyti, sezoni bujqësor përkon me tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit. Ndaj kjo rrit më tej dyshimet tek besueshmëria e treguesve të punësimit në këtë sektor, i cili edhe pse jashtë sezoni rrit me 16 mijë vetë numrin e të punësuarve. Paradoksi i radhës i punësimit. Ndërkaq vendet e punës që vlejnë, në tremujorin e parë të vitit ishin vetëm 5 mijë dhe ky është një nga ritmet më të ulëta të krijimit të vendeve të reja të punës.

Rritja e borxheve të bizneseve

Ekonomia e vendit është përfshirë nga një valë e shtuar borxhesh këtë fillimvit, e nxitur nga kriza e sektorit të industrisë, e cila vuajti çmimet e ulëta të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare dhe klimën jo fort të përshtatshme të ambientit të brendshëm të biznesit. Ende pa u parë rezultatet e pastrimit të 60 miliardë lekë borxhe qeveritare të prapambetura të krijuara para 2013-s, mungesa e likuiditetit po shtrihet si një merimangë në të gjithë kapilarët e ekonomisë. Fenomeni ka përfshirë edhe qeverinë, e cila në fund të 2015 ka krijuar detyrime të reja ndaj kompanive private të kontraktuara për punë publike dhe rreth 10 milionë euro. Nga ana tjetër, lista e borxhlinjve të këqij në tatime vetëm për tre muajt e parë është shtuar me 1366 subjekte të reja, teksa ekstraktet e QKR janë tejmbushur me sekuestro nga shoqëritë përmbarimore për shkak të detyrimeve që kanë ndaj bankave dhe të tretëve.
Sistemi bankar po kërcënohet nga një valë e re kredish të këqija, si rrjedhojë e shitjeve nën kosto në sektorin e industrisë. Banka e Shqipërisë ka lajmëruar se, vetëm nga falimenti i kompanisë Kurum borxhet e kreditë e këqija mund të rriten me 1 pikë përqindje. Detyrimet zinxhir në sektorin e industrisë arritën në 1 miliard dollarë, ku kryesojnë kompanitë ARMO me 595 milionë dollarë dhe Kurum me 375 milionë dollarë. Ndërsa qindra kompani të sektorit të industrisë minerare dhe naftës janë duke punuar me humbje. Disa prej tyre kanë shpallur falimentin dhe të tjera janë duke kërkuar blerës. Për rrjedhojë, ndaj kompanisë publike së nxjerrjes së naftës, Albpetrol është akumuluar një detyrim prej 60 milionë erosh, nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktore në zinxhirin e sektorit.
Ky zinxhir borxhesh duket se ka prekur edhe pjesën më vulnerabël, punonjësit e kompanive, të cilët këto ditë janë hedhur në protesta për pagat e prapambetura.
Në sektorë të tjerë, kriza e borxheve është thelluar edhe nga mungesa e likuiditetit. Rënia e konsumit ka ulur të ardhurat për kompanitë, të cilat po hasin së fundi vështirësi në shlyerjen e faturave. Gelas Yzo, nga shoqëria përmbarimore EPSA, pohoi se kohët e fundit është shtuar ndjeshëm ekzekutimi me forcë i arkëtimeve biznes me biznes edhe për faktin se fatura e TVSH është titull ekzekutiv që prej vitit të kaluar. Redona Sokoli, një ekonomiste në biznesin e pjesëve të këmbimit, pohoi se këtë vit edhe klientët seriozë po hasin vështirësi në likuidimin e furnizimeve sipas kontratave. Ajo shpjegon se ekzekutimi nga përmbarimi i faturave ka kosto të larta.
Kriza e borxheve është thelluar edhe në sektorin e ndërtimit. Hajredin Fratari nga Konfindustria, pohon se nga anketimet e shoqatës borxhet që kompanitë e ndërtimit i kanë njëra-tjetrës dhe zinxhirit të sektorëve i kalojnë të 200 milionë dollarët aktualisht.
Llazi Balliu, një kontabilist i vjetër thotë se, borxhet janë pasqyrë e zhvillimit të dobët të ekonomisë. Sipas tij, përmirësimi i konsumit është guri i themelit për të rigjeneruar rritjen, por kjo nuk ka sesi të ndodhë nëse burimet që financojnë konsumin nuk rriten.

Rama dhe Veliaj do të prishin edhe Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”

“Pallati do të bëhet nga e para, është sot totalisht i amortizuar”, deklaroi të dielën, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Sipas zotit Veliaj projekti për ndërtimin e tij do të bëhet brenda vitit.
Deklarata ngre dyshime serioze, pasi vendimi për prishjen e apo tjetërsimin e pronave të Bashkisë merret nga Këshilli Bashkiak dhe jo nga Kryetari i Bashkisë. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk ka marrë asnjë vendim dhe, madje, nuk e ka diskutuar asnjëherë këtë çështje.
Atëherë, kush dhe si e ka vendosur prishjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”?
Përgjigjja mund të merret me mend: Kryeministri Edi Rama, në mënyrë arbitrare dhe të jashtëligjshme. Natyrisht, vendimin e tij do ta “miratojë” zyrtarisht Këshilli Bashkiak, kur të vendosë zoti Rama.
Ky mendim përforcohet nga fakti se Pallati kaloi, me vendim qeverie, në pronësi të Bashkisë Tiranë vetëm para pak muajsh, vendim i çuditshëm, duke patur parasysh se Pallati i Sportit është zyrtarisht pallati i kombëtareve shqiptare të lojërave me dorë, mundjes, peshëngritjes, etj.
Kjo do të thotë se, kalimi mund të jetë bërë me idenë për ta ulur rëndësinë e Pallatit nga një pronë publike kombëtare në një pronë bashkiake. Është e vështirë të besohet se, kjo gjë është bërë për qëllime sportive.
Deklarata e zotit Veliaj për prishjen e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” u bë ndërkohë që prej disa ditësh është duke u shembur Stadiumi “Qemal Stafa”, me leje të dhënë nga Kryebashkiaku-lejet për prishje objektesh i jep pushteti lokal. Leja për shembjen është dhënë pa patur një projekt të përfunduar teknik dhe pa leje ndërtimi.
Projekti i stadiumit të ri, i cili është vendosur dhe po zbatohet në shkelje të hapur të ligjeve dhe në fshehtësi të plotë do ta tjetërsojë pjesën më të madhe të stadiumit në pronësi private. Ndërkohë, kontraktori privat i projektit do të ndërtojë edhe një kullë 24 katëshe si pjesë e stadiumit dhe mbi terrenin e stadiumit aktual.
Nisur nga konteksti dhe mënyra e deklarimit të prishjes së Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” nga zoti Veliaj, është e arsyeshme të besohet se dyshja Rama-Veliaj me klientët e tyre po përgatiten të grabisin edhe terrenin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndoshta me të njëjtën formulë si në rastin e Stadiumit “Qemal Stafa”.
Qeveria nuk zgjodhi të financonte për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit, ndaj zor të besohet se ajo do të investojë para për të ndërtuar një pallat sporti modern. Mungesa e parave publike është preteksti kryesor që Kryeministri Rama ka përdorur për dhënien e dhjetëra koncesioneve mbi pronat dhe shërbimet publike tek klientët e tij, të cilat kanë përfshirë ose tjetërsim të pasurive publike ose financim nga buxheti publik.
Trualli i  pallatit të sportit dhe territorit të tij është nga truallet më të lakmuara në Tiranë, veçanërisht tani që nuk ka mbetur më asnjë truall tjetër i rëndësishëm në qytet. Ai ishte vënë në “shënjestër” të grupeve të caktuara klienteliste të biznesit dhe ndërtimit që në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte zoti Lulzim Basha.
Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme, nëse Pallati i Sportit do të ketë të njëjtin fat që patën Stadiumi “Qemal Stafa” dhe mjedise të tjera publike, përfshi terrenet e Klubit Sportiv “Dinamo”, Klubit Sportiv “Partizani”, aneksit të Stadiumit “Qemal Stafa”, të cilat u tjetërsuan në terrene ndërtimi.

Në faturën e ujit edhe një tjetër taksë e re, ajo e mbetjeve

Tarifat fikse të pastrimit që paguhen në faturat e ujit të pijshëm do të ndryshojnë. Për pastrimin, qytetarët do të taksohen sipas mbetjeve për frymë që ata gjenerojnë. Sipas gazetës Panorama, pagesa e taksës do t’i përgjigjet kostos së menaxhimit të mbetjeve nga pushteti vendor. Në një dëgjesë publike me përfaqësues të pushtetit vendor, Qeveria prezantoi dje draftin me formulën e llogaritjes së kostos për menaxhimin e mbetjeve dhe tarifat që do të paguhen nga qytetarët për këtë shërbim. Në formulën e re të llogaritjes, taksa për këtë shërbim do të jetë e ndarë në tri kategori: për familjarët, bizneset (nëndarje e kategorive biznes i vogël, i mesëm dhe i madh) dhe administrata shtetërore. Zëvendësministrja e Mjedisit, Olijana Ifti, informoi se bashkitë sipas metodologjisë për llogaritjen e kostove do të përcaktojnë tarifat e shërbimit. Ifti tha se drafti sjell rishikimin e skemës së menaxhimit të mbetjeve dhe në bazë të kostos të menaxhimit për banor, propozohet tarifa 100 lekë në muaj. Sipas metodologjisë së përcaktuar në draft, tarifa e pastrimit do të përcaktohet e ndryshme për familjarët, bizneset dhe institucionet publike. Për të llogaritur tarifën e pastrimit, drafti propozon tri modele llogaritjeje, ajo e bazuar në numrin e popullsisë, në sipërfaqen e pronës dhe modeli progresiv. Modeli i tarifimit do të përzgjidhet nga pushteti vendor. Drafti përcakton nëpërmjet formulës mënyrën e llogaritjes së tarifës, e cila do t’i përgjigjet kostos që një bashki do të shpenzojë për menaxhimin e plehrave që nga kazanët e grumbullimit deri në depozitimin e tyre në landfill. Si referencë për koston e menaxhimit të mbetjeve do të merret vlera 1,329 lekë për banor/vit apo 110 lekë për banor/muaj. Formula përfshin shpërndarjen e kostos për grumbullimin e mbetjeve, kostoja referencë është llogaritur 478 lekë për banor/vit, kostoja e transportit 196 lekë për banor/vit, amortizimi 160 lekë për banor/ vit, kostoja e depozitimit 495 lekë për banor/vit.

Mundim Rumaninë!

Burim Kukeli nuk arrin ta përtypë humbjen e “Velodrome” kundër Francës ku Shqipëria ishte shumë pranë barazimit. Mesfushori kuqezi reflektoi qartë zhgënjimin në konferencën për shtyp nga “Perros-Guirrec” ku skuadra është rikthyer për të rinisur punën në prag të sfidës së radhës kundër Rumanisë. “Normalisht jemi ende të mërzitur. 24 orë kanë kaluar, por ende e kemi në kokë golin e pësuar. Duhet të punojmë, kemi edhe pak kohë deri për Rumaninë”, u shpreh Kukeli.
Më pas, 32-vjeçari u përqendrua te dueli i fundit, duke premtuar se skuadra do të japë maksimumin për të shpresuar deri në fund. “Kemi zhvilluar dy ndeshje shumë të mira dhe nuk i kemi merituar humbjet. Me Zvicrën luajtëm shumë mirë dhe mund të kishim marrë një pikë, me Francën të gjithë e dinë atë që ndodhi. Rumania nuk është një kundërshtar i lehtë, janë paraqitur mirë me Francën dhe Zvicrën. Tashmë duhet të tregojmë vlerat tona për të arritur një fitore”, tha ai.
Mesfushori i lindur në Gjakovë e pranon se skuadra ndihet e lodhur psikologjikisht dhe fizikisht, por shton se lojtarët janë profesionistë dhe kjo nuk do të reflektohet në fushën e lojës. Në fund, ai ndalet edhe te episodi i golit të pësuar në fundin e ndeshjes, duke e pranuar se ekipi gaboi në mbulim. “Nuk duhet ta kishim pësuar atë gol ashtu, me disa lojtarë kundërshtarë në zonë. Secili mbrojtës duhet të kishte markuar lojtarin e tij dhe Franca është një ekip i madh që nuk të fal. Kemi bërë disa gabime, deri në momentin e golit”, përfundoi Kukeli.
Mesfushori Ledian Memushaj beson se, Shqipëria meritonte më tepër nga sfidat me Zvicrën dhe Francën, megjithatë i bën thirrje shokëve të skuadrës që të përqendrohen te dueli i fundit në grup me Rumaninë. “Normalisht që jemi të mërzitur, por tani duhet ta harrojmë edhe të mendojmë për ndeshjen me Rumaninë, pasi nuk kemi shumë kohë. Zhvilluam një ndeshje të mirë, por ai goli i pësuar në minutën e 90-të na preu këmbët. Besoj që një pikë duhet të kishim marrë. Me këto dy ndeshje meritonim më tepër nga sa kemi arritur. Meritonim një pikë me Zvicrën dhe një ndaj Francës. Por, të gjitha këto duhet t’i hedhim pas shpine”, tha Memushaj.
Memushaj e ka të qartë se për të shpresuar te qëndrimi më i gjatë në Francë, Kombëtares i nevojitet me patjetër fitore, ndërsa pret që dueli i së dielës të jetë mjaft i bukur. “Nuk e kemi bërë ende analizën për ndeshjen me Francën. Ajo ndeshje duhet harruar. Kemi tre ditë për të përgatitur ndeshjen me Rumaninë që duhet ta fitojmë me patjetër. Kemi një ndeshje shumë të vështirë me Rumaninë. Ata kanë vetëm një rezultat, sepse duan të fitojnë, ashtu si edhe ne. Pres një ndeshje të bukur me hapësira”, tha ai. Ndeshja në Lyon do të fitohet nga taktika dhe grinta, por edhe nga skuadra që do të jetë më e freskët fizikisht. Për Memushajn, e rëndësishme është që skuadra të rikuperojë forcat përpara sfidës me Rumaninë.

Berisha dhe Abrashi: Nuk e meritonim humbjen!

Poritieri Etrit Berisha u shfaq dukshëm i zhgënjyer pas humbjes në fund kundër Francës në “Velodrome”. Gardiani kuqezi mendon se për mënyrën se si luajti kombëtarja, disfata nuk ishte e merituar. “Me siguri që rezultati është zhgënjyes, si në ndeshjen e parë, ashtu edhe në të dytën. Duhet të ishim të përqendruar. Por, në këto raste ndikon edhe eksperienca e ekipit dhe lojtarëve dhe kjo na ndëshkoi. Të gjithë lojtarët që hynë në fushë dhanë maksimumin, por episodin e golit të parë mund të kishim evituar, pasi i gjithë ekipi ishte në mbrojtje. Tashmë kjo ndodhi dhe nuk mund të kthehemi më pas. Nuk do të dorëzohemi. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur, për të kapur vendin si e treta më e mirë dhe për ta fituar ndeshjen e fundit”, u shpreh Etrit Berisha.
Në të njëjtën linjë mendimi qëndron edhe Amir Abrashi. “Kemi pësuar gol në minutën e 90-të. Skuadra dha shumë, provuam në maksimum dhe të vjen keq që e humbëm ndeshjen. Nuk e di përse mungon përqendrimi. Harkimi në zonë e gjeti Grizman të vetëm në zonë. Ndëshkimi erdhi prej lodhjes. Lila dhe Kukeli që nuk mund të vazhdonte me lojën u zëvendësuan, por s’mund t’i vëmë fajin askujt. Mendoj se kemi për të marrë pikë me Rumaninë. E treguam në ndeshjen e fundit me Francën që mund të luajmë fort, por nuk duhet të pësojmë më gola në fund”, tha Abrashi.

Iordanescu do fitoren ndaj Shqipërisë

Nga barazimi ndaj Zvicrës te sfida e fundit në grup kundër Shqipërisë, që mund të vlejë kualifikimin për më tej. Te Rumania, pas asaj pike të marrë ndaj përfaqësueses helvete në “Parc Des Princes”, e kanë hedhur vështirimin te ndeshja e së dielës ndaj kombëtares kuqezi që do të zhvillohet në Lyon. Barazimi me Zvicrën ka lënë pasoja, sespe disa lojtarë në fund të ndeshjes kanë patur probleme fizike. Ky fakt e shqetëson jo pak trajnerin e përfaqësueses ballkanase, Anghel Iordanescu, i cili në prononcimin e tij për mediat bëri të ditur se, përballë Shqipërisë do të bëjë disa ndryshime në formacion nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrinë të riaftësohen në kohë nga dëmtimet respektive.
“Morëm një pikë ndaj Zvicrës dhe jemi në lojë për kualifikimin. Tashmë gjithçka varet vetëm nga ne. Duhet të fitojmë me çdo kusht ndaj Shqipërisë edhe pse e dimë që nuk do ta kemi të lehtë. Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrijmë të rikuperojmë të dëmtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati  pas vetëm 3 ditësh.  Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndien lodhje fizike, por ai gjithsesi ai ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë. Kemi në skuadër futbollistë pa eksperiencë në eventimente të mëdha ndërkombëtare, dhe ky fakt ndikon negativisht te ne. Vetëm një lojtar nga 23 futbollistët e grumbulluar ka marrë pjesë më herët në një kampionat Europian”.
Ndaj Zvicrës, Rumania kaloi në avantazh me sulmuesin Bogdan Stancu, ndërkohë që barazoi shifrat në pjesën e dytë futbollisti me origjinë shqiptare Admir Mehmedi. Të dy golat që ka realizuar në këtë europian përfaqësuesja ballkanase i ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.