33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Lufta në Ukrainë/ Rusia sulmon me raketa balistike një shkollë dhe një spital në Poltavan, Zelensky: Janë vrarë 41 persona dhe janë plagosur 180 të tjerë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se 41 persona janë vrarë në një sulm me raketa ruse në qytetin e Poltava.

 

Nëpërmjet një video mesazhi në rrjetet sociale, Zelensky tha se si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur 180 të tjerë.

Ai bëri me dije se rusia ka goditur një institucion arsimor dhe një spital.

“Ne kemi marrë raporte paraprake për sulmin rus në Poltava. Sipas informacioneve të disponueshme aktualisht, dy raketa balistike goditën tokën e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë. Një nga godinat e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht. Njerëzit u varrosën nën rrënoja. Shumë u shpëtuan. Më shumë se 180 persona u plagosën. Fatkeqësisht, aktualisht janë 41 të vdekur. Ngushëllimet e mia për të gjithë të afërmit dhe miqtë”, tha presidenti ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se qyteti i Poltava po përjeton një “ditë të tmerrshme” pas një sulmi barbar nga Rusia.

Ministria thotë se qyteti u godit me sa duket nga dy raketa balistike.

“Kishte kaq pak kohë midis sirenës së sulmit ajror dhe mbërritjes së raketave, saqë njerëzit u lënduan gjatë rrugës për në strehimoret e bombave. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të shpëtojnë 25 persona 11 prej të cilëve kanë mbetur nën rrënoja dhe po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar”, u tha në deklaratë.

Basha: Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraksion i fraksionit të Edi Ramës

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në konferencën për mediat është shprehur se të jesh fraksion i Sali Berishës do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës, dhe kjo sipas tij nuk ka për të ndodhur kurrë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Të bëhesh fraksion i Sali Berishës, do të thotë të bëhesh fraskion i fraksionit të Edi Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë.
Qëndrimet tona janë qëndrime të pandryshuara sa i takon kauzës që kemi. Një politikë të pastër nga korrupsioni, një politikë në funksion të qytetarëve, një Parti Demokratike në funksion të largimit të Edi Ramës.
Dhe sot nuk mund të hiqet asnjë paralele me një Parti Demokratike të marrë peng nga një i shpallur non grata dhe në arrest shtëpie për korrupsion rreth të cilit një grup njerëzish që e shajnë nga mëngjesi në darkë dhe pastaj para ekranit bëjnë servilin për të kapur një karrige. Ky është një ndryshim besoj si nata me ditën, bardh e zi.

“Kasta politike punon kundër interesave të shqiptarëve”, Basha: Kush voton Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën

Në konferencën për mediat, kreu i PD-Demokratët euroatlantikë, Lulzim Basha, është shprehur se kasta politike po punon kundër interesave të shqiptarëve për interesat e veta.
Ai më tej shprehet se shqiptarët meritojnë më shumë dhe për këtë alternative e Demokratëve Euroatlantikë është e qartë, duke filluar nga mbështetja për SPAK, kthimin e votës për shqiptarët për të zgjedhur qeverinë dhe kthimin e pasurive të vendit në dobi të shqiptarëve.
Basha gjithashtu tha se qytetarët e kanë kuptuar pseudo opozitën dhe për këtë tha se duopoly është i qartë, kush voton për Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën në krye të opozitës dhe kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është një kast politike që punon nga mëngjesi në darkë kundër interesave të shqiptarëve për interesat e veta. Padiskutim shqiptarët meritojnë të kenë një alternativë të vërtetë politike qëllimi i të cilës mund të përmblidhet në ato që thash pak më parë.
Së pari, mbështetje totale për SPAK, jo frenim i arrestimit, gjykimit dhe dënimit me burg të politikanëve të lartë që kanë abuzuar me pasuritë dhe besimin e shqiptarëve, por inkurajim politik, financiar dhe institucional që SPAK të bëj punën e vet dhe këta politikanë most ë jenë mbi ligjin. Së dyti, duke goditur ato pjesë të pakteve politike që nga korriku i kaluar e deri në 2008-ën dalë ngadalë i kanë hequr shqiptarëve nga dora të drejtën reale për të vendosur se kush do t’i qeverisë. Dhe së treti për t’i kthyer pasuritë e vendit në dobi të shqiptarëve.
Në mënyrë që të frenojmë zbrazjen e Shqipërisë që në fakt është një farë votimi i heshtur i mosaprovimit dhe i mosbesimit tek pseudo opozita aktuale. Apo më mirë të themi i mirëkuptimit të qytetarëve që kjo opozitë shikon punën e vet dhe interesat e veta dhe është kthyer në një zgjatim të qeverisjes. Por ta kthejmë pra vëmendjen e qytetarëve, atyre që janë këtu por dhe të diasporës tek objektivi ynë kryesor që është largimi i Edi Ramës dhe shembja e këtij duopoli.
Sepse duopoli është i qartë, në zgjedhjet e ardhshme është e qartë që kush voton për Edi Ramën vazhdon mban Sali Berishën në krye të opozitës. Kush voton Sali Berishën, mban në pushtet Edi Ramën.

Skandali i mbetjeve toksike, Basha: Juristët tanë po shohin mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM në SPAK

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka folur për skandalin e mbetjeve toksike. Në konferencën për mediat, Basha tha se juristët e këtij grupimi politik po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek SPAK.
Ai tha se ajo që ka dalë është maja e ajzbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dhe ndërkohë do të vazhdojmë të ndjekim ditë për ditë prioritete e njerëzve, ku dua t’ju njoftoj se ekipi ynë i juristëve po shikon mundësinë e dërgimit të çështjes së KURUM-im nga Prokuroria aktuale që po e ndjek, tek Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion. Duke hetuar të gjitha aspektet që mund të përbëjnë bazë për ta konsideruar këtë si një vepër të një grupi të strukturuar kriminal me aspekte korruptive të zyrtarëve të lartë që janë juridiksion i SPAK. E keni parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për atë që ka plasur që është maja e ajsbergut për qindra ton helme që janë kapur duke u transportuar. Bëhet fjalë për praninë e këtyre helmeve në mënyrë të përditshme në Elbasan dhe në të gjithë vendin dhe rrezikun e tmerrshëm për pasojat e shëndetësore që kjo ka për qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë.

“Ka një vit që kemi depozituar projekt-ligje që forcojnë SPAK”, Basha: Shpresojmë të mos bien në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë

Prej pothuajse një viti ndodhen të depozituara propozimet tona që kanë lidhje me shqetësimet e qytetarëve, që kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit, që kanë lidhje me pastrimin e parlamentit dhe të qeverisë nga politikanët e korruptuar dhe të lidhu me krimin. Që kanë lidhje me sigurinë tonë kombëtare, që kanë lidhje me forcimin dhe jo shkatërrimin e SPAK, në mënyrë që e pavarur nga politika të godasë atë që sot nga shumica e qytetarëve shihet si problem kryesor në vend, që shtë korrupsioni politik, që është korrupsioni i qeverisë.

Ndaj, kërkesa e parë ndonëse e dimë që do të bjerë në vesh të shurdhët të partisë së ribashkuar të Ramiz Alisë sot nën bashkëkryesimin e Edi Berishës dhe Sali Ramës është që të fusim pa vonesë për diskutim në komisionin e ligjeve paketën e propozuar për SPAK e cila mundëson nga njëra anë burime financiare dhe njerëzore adekuate, në mënyrë që SPAK të mos mbetet peng i mungesave të burimeve njerëzore dhe financiare, për të avancuar me dosjet e nxehta të korrupsionit dhe me kallëzimet e shumta, duke përfshirë dhe ato nga ne drejt qeverisjes më të korruptuar që ka njohur Shqipëria në këto 34 vite që është qeveria e Edi Ramës.

Transferimi tek arabët e Al Itihad, zbulohet rroga e majme që do të përfitojë Mario Mitaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i surprizoi të gjithë me të ardhmen, teksa ditën e sotme iu bashkuar skuadrës arabe të Al Itihad, ku militojnë yje të mëdhenj të futbollit botër, si Karim Benzema, Ngolo Kante, Fabinjo, etj. 

 

Mitaj do të ketë trajner te skuadra arabe, një emër të shquar si Loran Blank. Mbrojtësi fillimisht është transferuar në formë huazimi, teksa klubi mund të ushtrojë të drejtën e blerjes në përfundim të këtij huazimi.  

Mësohet se shqiptari do të përfitojë një pagë të majme prej 3 milionë euro në vit te skuadra e tij e re.  

U gjet i pajetë pranë shkollës, identifikohet kufoma në Laprakë

Policia ka njoftuar identifikimin e kufomës së gjetur i dekompozuar në rrugën “Gjergj Legisi” në Tiranë.

Sipas policisë, trupi i pajetë i përket shtetasit I. T., 75 vjeç, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deklarata e Trump: Ndoshta Zoti më shpëtoi nga atentati për të rregulluar vendin

Ish-presidenti Trump tha në një intervistë se mendon që Zoti beson se ai do të “rregullojë” vendin pasi i mbijetoi një atentati në korrik.

 

Prezantuesi i Fox News Mark Levin e pyeti ish-presidentin nëse ai beson më shumë në Zot pas tentativës për vrasjen e tij gjatë një mitingu në Pensilvani më 13 korrik.

“Mendoj se ju mendoni si, nëse beson në Zot, ju besoni në Zot më shumë. Dhe dikush tha, pse? Dhe unë do të doja të besoja se Zoti mendon se unë do të rregulloj vendin tonë. Vendi ynë është kaq i shkatërruar dhe ndoshta kjo ishte arsyeja, nuk e di. Nuk e di, shumë njerëz e kanë thënë këtë”, tha ai.

Ish-presidenti ka thënë dhe më parë se ishte për shkak të Zotit që ai i mbijetoi incidentit. Ai gjithashtu lavdëroi agjentët e Shërbimit Sekret që lëvizën për ta mbrojtur atë ditë, duke thënë se ata ishin “shumë të guximshëm” dhe u hodhën mbi të brenda “sekondave“. Ai tha se snajperisti që kapi personin e armatosur ishte “i mahnitshëm”, por ai pranoi se dikush duhet të kishte qenë në çatinë ku ishte sulmuesi.

Shërbimi Sekret është përballur me një shqyrtim të hollësishëm në muajt që pas atentatit, teksa vërtiten pyetjet se si sulmuesi ishte në gjendje të qëllonte ndaj ish-presidentit.

Kimberly Cheatle dha dorëheqjen nga posti i saj si drejtore e Shërbimit Sekret pasi shumë njerëz i kërkuan asaj të largohej.

FOTO/ Shpërthejnë memet për delirin kryeministër: Ramës nuk i mjafton si Ismail Qemali, tani si Skënderbeu!

Përurimi tek Hora e Arbërëshëve në Itali i një përmendoreje të heroit tonë kombëtar nuk ngjante aspak me steriotipin e punimeve artistike që jemi mësuar të shohim për Gjergj Kastriotin, ka ndezur një ortek fantazie në rrjetet sociale.

Të shumtë janë atë që e shohin Edi Ramën të maskuar me shpatën dhe prazmoren e Gjergjit. Aq më hov ka marrë fantazia pasi vepra e skulptorit kosovar Gëzim Muriqi,  titullohej “Rilindje”.

Kaq është dashur që të shpërthejnë memet që ironizonin delirin e Edi Ramës (shiko poshtë).

FOTO/ Shpërthejnë memet për delirin kryeministër: Ramës

FOTO/ Shpërthejnë memet për delirin kryeministër: Ramës

FOTO/ Shpërthejnë memet për delirin kryeministër: Ramës

FOTO/ Shpërthejnë memet për delirin kryeministër: Ramës

FOTO/ Shpërthejnë memet për delirin kryeministër: Ramës

Politikë dhe biznes/ Bingoja 3.6 mln euro e kryebashkiakut të Himarës dy muaj para zgjedhjeve

Në nëntor të vitit 2021 familja e Vangjel Tavos themeloi një kompani të quajtur Theap Konstruksion. Objekti i kompanisë ishte sektori i ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ndërsa kapitali themeltar i saj ishte vetëm 100 mijë lekë.

Por pak muaj më vonë, në mars të vitit 2022, vlera e kompanisë u rrit. Familja Tavo kontriboi në natyrë duke bërë pjesë të aseteve të biznesit një sipërfaqe toke prej 33.5 mijë metrash katrorë. E regjistruar me numër pasurie 26/533, prona ndodhet në fshatin e Lëkurësit në Sarandë, poshtë kalasë së famshme të Lëkurësit.

Në pasqyrat e kompanisë thuhet se toka është përfituar me kontratë sipërmarrje dhe vlera fillestare e saj rezulton 85.6 milionë lekë ose 856 mijë euro. Por një vit më vonë vlera kontabël e pasurisë u katërfishua.

Në nëtor të vitit 2023, zoti Tavo bëhet vetë pronar i kompanisë. Një javë më vonë ai autorizon rritjen e kapitalit të saj duke caktuar si ekspert Luan Muçën. Në raportin e rritjes së kapitalit, eksperti thotë se kontributi në natyrë i ortakut, pra toka vlerësohet në 4.2 milionë euro duke zmadhuar në të njëjtën masë kapitalin e kompanisë. Më vonë, kjo vlerë u korrigjua sërish në 3.59 milionë euro, pasi sipas ekspertit vlerësimi i parë ishte bërë gabim.

Biznes dhe politikë
Zoti Tavo qëndroi vetëm pak muaj si pronar zyrtar i kompanisë Theap Konstruksion. Në janar të këtij viti ai ja dhuroi 100 për qind të aksioneve të saj vëllait të tij Grigor Tavo. Këto lëvizje kishin në sfond edhe zhvillimet politike të lidhura me karrierën e Vangjel Tavos.

Dy muaj, pasi ja dhuroi aksionet e kompanisë të vëllait, Vangjel Tavo u emërua nga Edi Rama si prefekt i qarkut të Vlorës. Kompania, e cila tashmë ishte nën pronësinë e të vëllait do të ndërronte sërish duar duke sjellë miliona për familjen Tavo.

Në maj, dy muaj para zgjedhjeve, kur Vangjel Tavo kishte marrë ndërkohë bekimin nga Edi Rama për të kandiduar në Himarë, familjarët e zoti Tavo e shitën kompaninë Theap Konstruksion për 3.6 milionë euro. Blerësi ishte një kompani e njohur në Tiranë, që quhet TDT & Partners.

E themeluar në vitin 2016 TDT & Partners zotërohet nga dy vëllezërit Dajlan Avdia dhe Glendi Abdi. Zoti Avdia njihet ndryshe si ish pronari i kompanisë APEX dhe ndërtuesi i kullave ngjitur me sahatin e Tiranës.

Ironikisht në ditën e shitjes së kompanisë, Edi Rama ishte së bashku me Vangjel Tavon në Himarë duke shpërndarë tapitë e tokave për himariotët. Gjatë këtij takimi, Edi Rama u kujdes që të theksonte se shpërndarja e Çertifikatave të pronësisë ishte meritë e prefektit të Vlorës.

“Edhe këto 437 dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus ca të tjera që janë gati dhe s’janë këtu. Janë 4 000 për t’u bërë brenda vitit. Janë bërë me shtytjen nga pas, për pjesën më të madhe falë prefektit të cilit ia kam kërkuar që ditën e parë,” tha Rama.

Mes batutash, kreu i qeverisë Edi Rama teksa ndau certifikatat e pronësisë u dha edhe një këshillë banorëve të Himarës. “Aplikoni për të marrë pronat! Vajtët te kadastra ju nxorën problem, shkoni te Vangjeli. Nëse do zgjidhje shkoni te Vangjel Tavo nëse do sherr shko te Vangjel Dule,” deklaroi kryeministri. Dhe zoti Tavo i kishte dhënë provat që u jepte drejtim Çertifikave të pronësisë në Lekurës.

Resort në pronën e kontestuar
Menjëherë pas blerjes së Theap Konstruksion nga familja Tavo, Avdia mori leje për resort në pronën e saj në Lëkurës. Në datën 9 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e zhvillimit për objektin: “Resort multifunksional, banim, hotel dhe shërbime”, Faza I, me vendndodhje në zonën e Lëkursit, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.

Prona në të cilën do të ndërtohet resorti gjendet poshtë Kalasë, në fshatin e Lëkurësit. Origjina e saj është e mbushur me përplasje dhe konflikte midis disa familjeve, përfshirë atë të zotit Tavo dhe shtetit. Agjencia Shtetërore e Kadastrës e ka kundërshtuar dhënien e saj tek privatët, për shkak se pretendonte se toka ishte shtet. Por falë gjykatës Vangjel Tavo arriti të shtinte një pronë, të cilin e shiti 3.7 milionë euro. Vetëm dy muaj para se të zgjidhej kryebashkiak i Himarës.

Gjatë zgjedhjeve, teksa zoti Tavo premtonte se do të zgjidhte Çështjen e pronave në Himarë, ai u akuzua publikisht nga Omonia se tokën e Lëkurësit e ka marrë përmes dokumentave të falsifikuara. “OMONIA Himare i bën thirrje Goles të rrijë në Lëkurës qe e ka me letra fallco e të mos duket në këto anë,” thuhej në një deklaratë të shpërndarë nga kjo organizatë.

Por Vangjel Tavo i fitoi të gjitha. Përveç 3.7 milionë eurove nga shitja e Lëkurësit, fitoi dhe zgjedhjet duke u bërë kryebashkiak i Himarës. Dhe vendimin e parë e mori pikërisht për një resort, duke i kaluar dy hektarë tokë shteti Gjikurisë në Palasë për hotelin White Roads./ Kapitali.al