26.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Von der Leyen: Moska përpiqet të ndezë konflikte të vjetra në Ballkan sa herë ka përparim

“Kremlini përpiqet që të ndezë konflikte të vjetra në Ballkan”. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen duke folur në Forumin Strategjik të Bled në Slloveni, duke shtuar se këtë gjë tenton ta bëjë sa herë ka përparim në Ballkanin Perëndimor.

“Gjatë historisë ky rajon ka qenë shpesh një kufi midis botëve. Mes Lindjes dhe Perëndimit. Midis veriut dhe jugut. Por brezat e saj të rinj kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Ata kanë zgjedhur të jenë pjesë e një familjeje të përbashkët evropiane. Ata kanë zgjedhur të udhëtojnë, të tregtojnë dhe të lulëzojnë së bashku me fqinjët e tyre evropianë.

Udhëheqja aktuale ruse, që jeton në të kaluarën, refuzon të pranojë këtë realitet të thjeshtë. Sa herë që ka përparim drejt pajtimit dhe integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, Kremlini përpiqet të ndezë konflikte të vjetra.

Rusia është vazhdimisht në punë për të mbjellë ndarje – brenda Ballkanit Perëndimor dhe midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës. Por shumica dërrmuese e njerëzve në Ballkanin Perëndimor duan integrim, jo ​​fragmentim. Dhe ne nuk duhet të dorëzohemi”, u shpreh ajo.

Çfarë e bën Europën kaq të jetueshme?

Çdo vit EIU (Economist Intelligence Unit), rendit një grup të madh qytetesh globale, për nga cilësia e jetesës së tyre.

Renditja e këtij viti ka parë mjaft ndryshime. Por, maja e indeksit mbetet e dominuar nga kontinenti europian, që kombinon më së miri stabilitetin me një cilësi të lartë të kulturës dhe mjedisit, arsimit, infrastrukturës dhe kujdesit shëndetësor, të gjithë këta elementë, që autorët e indeksit synojnë t’i masin objektivisht.

Vjena, Kopenhagen dhe Zyrihu marrin medaljen e arit, argjendit dhe bronzit në indeksin global, si vitin e kaluar.

Këto vende janë të pasura, demokratike, të bukura, të kulturuara, të gjelbra dhe të shëtitshme. Qytetarët e tyre janë përkatësisht të shëndetshëm, të arsimuar dhe të lumtur. Vende të tilla kanë gjithashtu politikë, që mund të quhet ‘e mërzitshme’, por që indeksi i EUI e njeh si “të qëndrueshme” – një gjë e mirë për një jetë të qetë.

Kjo mund të ilustrohet në kontrast me lëvizjet poshtë renditjes së disa qyteteve europiane. Kur ato ndahen me shumë pak pikë, ndryshimet e vogla në rezultate, përkthehen në lëvizje të mëdha në renditje. Pra, qytetet gjermane (të cilat panë protesta të ekstremit të djathtë), Dublini (trazira të mëdha në nëntor) dhe Barcelona (krimi i rrugës) të gjitha pësuan rënie të vogla, në matësit e stabilitetit, që përkthehen në rënie më të mëdha në renditje. Përmirësimet e ardhshme mund t’i bëjnë ato të rriten përsëri po aq shpejt.

Duke lëvizur në drejtimin tjetër, një numër qytetesh të Europës Lindore kanë qenë ndër ‘alpinistët’, jo vetëm të Europës, por edhe në botë. Kjo është kryesisht për shkak të përmirësimeve në shërbimet sociale dhe infrastrukturën, nga të cilat kanë përfituar veçanërisht Beogradi, Bukureshti, Budapesti dhe Sofja.

Përmirësimet janë në gjëra, të tilla si investimet në transport, raporti mjek-pacient dhe regjistrimet në shkolla. Edhe pse relativisht të ulëta në renditjen europiane, ato janë konkurruese me qytetet kryesore amerikane. Budapesti, për shembull, ndodhet midis Pittsburgh dhe Seattle në tabelën globale.

Suksesi relativ nuk është gjithçka. Nëse vendet e tjera u afrohen niveleve europiane të cilësisë së jetës, kjo mund të kërcënojë vendet e qyteteve europiane lart në tabelë. Por, kjo do të ishte gjë e mirë për botën. / Economist

Me kokë në torbë

Nga Edison Ypi

Jeta me kokën lart, është turp dhe tmerr patetik.
Jetën me kokën majtas ta helmon çeta e budallejve me kokën djathtas.
Jetën me kokën djathtas ta nxijnë besnikët e kokës majtas.
Jeta me kokën përdhè, është jetë hyzmeqari, jet qeni, jet skllavi.
Ku dhe si ta mbash kokën për ta ndrequr jetën ?
Kokën mund ta mbash kahmos. Në duar, në prehër, në gji, në xhep, në sirtar, në dollap, në kafaz, në qymez. Kokën mund edhe ta marri një sherr kot ose një plumbi qorr. A mund ta lësh peng për ca kohë. Ose ta humbësh përgjithmonë në një Dashuri inkandeshente por pa Fat, në aksident, biznes, a në bixhoz.
Por nëse do të jetosh i qetë për të bërë një jetë rehati pa ngatërresat e pamerituara që të nxjerr koka mbi supe, në mënyrë që kokën mos me ta ça, mos me ta vra, mos me ta vjedh, mos me ta shtyp, mos me ta sëmur, e mira është kokën ta mbash në një vend të sigurtë. Ku mos ta shohi syri i keq, mos ta kalbi era dhe shiu, mos ta godasi breshëri, mos ta ftohi ngrica, mos ta djegi vapa. Ky vend, apo qosh, apo zgëq, për fat, ekziston. Quhet Torba.
Jeta me kokë në torbë, është më e mira e krejt jetave.
Të jetosh derisa të kesh ymër me kokë në torbë duke mos të ndodhur asnjë e keqe, as ty, as kokës tënde, as torbës tënde, kjo është zotësia, ky është talenti.
Jeta me kokë në torbë nuk është aq e kollajtë sa duket. Duhet me pas parasysh disa gjëra. Duhet me marr disa masa.
Që koka brenda torbës të ndjehet po aq rehat sa koka brenda kafkës, torba duhet zgjedhur me material koke gjarpëri dhe design kafke derri.
Të jetosh me kokë në torbë nuk duhet me e lëshu kurrë torbën nga dora, dhe kokën nuk duhet me e nxjerrë kurrë nga torba. Përndryshe, pra nëse torbën me kokën brenda e lëshon nga dora, të ka gjet belaja, të mori lumi, të piu e zeza. Në këtë rast fatkeq, e pakta që mund të ndodhi, torbën me kokën brenda, ta vjedhin. Torbën ta grisin. Kokën ta rrahin, ta plagosin, ta përgjakin, ta vrasin. Mbetesh pa kokë dhe pa torbë. Kokë tjetër dhe torbë tjetër s’ke. Jetës së rehatshme me kokë në torbë, thuaji lamtumirë.
Mund të ndodhi, Zot na ruj, që pasi ta marrin torbën tënde me kokën tënde brenda, të lënë torbën e vet me brenda kokën e vet. Pra torbën dhe kokën tënde, nuk ta vjedhin, as nuk ta prekin, por ta ndërrojnë me torbën dhe kokën e vet.
Nëse ndërrimit i torbave dhe kokave ndodh, ndërruesi vazhdon jeton me kokën dhe torbën tënde në trupin e vet, dhe ti me kokën dhe torbën e tij në trupin tënd. Po ratë në këtë kurth, do luani mendsh të dy.
Jeta me kokë në torbë është e ëmbël, por ka kosto, do ndeshesh me probleme.
Për shembull, koka në torbë flet qartë, por, duke qënë brenda në torbë, nuk dëgjohet mirë çfarë thotë.
Koka në torbë ku është gjithmonë errësirë, me kalimin e kohës nuk sheh mirë nga sytë.
Për të jëjtën arsye kokën në torbë pas një kohe e lënë dhe veshët.
Kokën në torbë, pasi e lënë sytë dhe veshët, e lë edhe mendja.
Megjithatë jeta me kokë në torbë ka avantazhe që jeta me kokën mbi supe as në ëndërr nuk guxon t’i shohi.
Koka në torbë, për shembull, në dallim nga koka mbi supe, s’mund të shkelet, shkelmohet, pështyhet. S’mund t’i thyhet kafka pas murit, as të theret me thikë në fyt, nuk mund t’i nxirren sytë, as nuk dërrmohet duke e shtypur ose plasur pas murit. Për më tepër, kush kalon jetë luksi me kokë në torbë, mund të vrasi, por nuk mund të vetvritet.
Me flokët e kokës në torbë, krehja ësht pak problem. Por kokën e çon te berberi. E ul në stol. I thua berberit: Ma rruaj. Berberi bën punën e vet. Ti bie rehat.
Koka në torbë të shpëton nga vdekja, nga plumbi në lule të ballit dhe nga pushkatimi. Kjo sepse koka në torbë s’ka lule të ballit. Ose ka, por lulja e ballit të kokës në torbë ndodhet atje ku hasmit, gjaksit, skuadrës së pushkatimit, nuk i vete mendja, te tulja e bythës.
Kollitja, teshtitja, gëlbazat, qurrat, jargët, e kokës në torbë nuk durohen. Por s’ke ç’u bën. Janë pjesë e jetës së rehatëshme me kokën në torbë, ose me torbën në kokë.

Njerëzit duan ndryshim, ju ofroni riciklim!

Nga Gentian Gaba

Nuk e kuptoj surpirzen, zonja e Pambukte ka bashkaur votat me ta per te amnistuar te korruptuarit dhe per ekzekutimin e kodit zgjedhor, ne sinkron me “regjimin”. Pa u skuqur fare.

Prandaj kjo sfilata e fundit eshte vetem kafshata e mbetur e barit, si akt poshterimi publik.

Si çdo “renegat” qe u kthye me bishtin neper shale, e detyruan te parakalonte nen harkun e triumfit te fiotres pirrike ndaj imperializmit Yankee,
per te deshmuar se eshte vetekorrigjuar nga mendimet e induktuara nga gringot, tashme ushtare e riedukuar e revolucionit kulturor, ku standardet e dyfishta, hipokrizia, mungesa e guximit, nenshtrimi, jane “vlera”, e ku zeniti eshte mbijetesa personale pavaresisht sa shume duhet lepire aty ku eshte peshtyre.

Keshtu sot u aktivizua skizofrenia qe dikton pozicioni ambsurd ku i ka futur dobesia e tyre njerezore e politike, me qendrime qe ngjasojne me probleme te shendetit mendor:
ne mengjes me SPAK e ne darke kunder tij; ne darke sovraniste e mengjesin e ardhshem skiftere te rendit Amerikan; te shtrenguar me Ramen per te votuar kodin zgjedhor, duke mbyllur me te listat e duke lene menjane rekomandimet e OSBE/ODHIR, e perseri te dalesh pa u skuqur me avazin se me Ramen nuk ka zgjedhje, kur sapo mbyllen marreveshjen zgjedhore me te.

WTF, do thoshte psikologu i pare tek divani i te cilit do te uleshin…

Tani le te nise perseri teatri hipokriteve, me nje mandat per Ramen e nje karrige te voçkel sa sedra e ushtareve te liliputian te regjimit.

Vetem na kurseni retoriken me bashkime e me fitore, qe as ju nuk besoni, sepse as para pasqyres nuk ia pranoni dot vetes, e jo me t’ia perligjni njerezve qe duan ndryshim, e ju perseri ofroni riciklim…

Rruga e florinjtë që po mbetet rrugëve/ Kushtoi miliarda, aksi Thumanë-Kashar cilësi skandaloze dhe gangrenë për banorët e zonës

Një nga aferat më të mëdha të kësaj qeverie është padyshim aksi Thumanë-Kashar. Ndonëse u trumbetua me të madhe nga qeveria, ky aks jo vetëm që është kthyer në makth për banorët e zonës, por edhe për shoferët që udhëtojnë.

Dy muaj pas inaugurimit të aksit, asfalti ka filluar të bëhet gropa-gropa, duke u kthyer në gangrenë për shoferët. Duke qenë se kompania e Bashkim Ulajt ka hedhur dy gisht asfalt, të gjithë kamionët që kanë kaluar aty e kanë dëmtuar karrexhatën. Nga një vëzhgim i thjeshtë, të gjitha makinat lëvizin te korsia e shpejtësisë, pasi krahu tjetër është rrezik për aksidente duke qenë se shpejtësia është shumë e lartë.

Aksi Thumanë-Kashar është ndoshta rruga më e shtrenjtë në botë për kilometër, duke kushtuar deri në katër herë më shumë se rrugët europiane. Një raport i Bankës Europiane të Investimeve tregon se në vitin 2021, një kontratë koncesionare për ndërtimin e një autostrade 32 km të gjatë në Çeki, përfshirë mirëmbajtjen për 28 vite, kushtonte 16.5 milionë euro/km. Në Letoni, koncesioni Kekava Bypass për ndërtim dhe mirëmbajtje për 20 vite kushtonte 14.2 milionë euro/km

Në Shqipëri, Gener 2 ka marrë një koncesion me vlerë 1.3 miliardë euro për 35 vite për aksin Thumanë-Kashar, ku ndërtimi, mirëmbajtja dhe transferimi i saj do të kushtojë 61.9 milionë euro/km, një vlerë 3 deri në 4 herë më e lartë se partneritetet europiane. Ky aks ka kushtuar afro 435 milionë euro dhe jo vetëm që nuk është me standarde, por është kthyer në makth për banorët e zonës.

Prej disa javësh po protestohet prej tyre, teksa sot protesta do të zhvendoset para Parlamentit. Skandali është se autostrada u ndërtua, por nuk është lënë asnjë rrugë hyrëse apo dalëse për fshatrat aty. Të gjitha fshatrat janë izoluar dhe banorët nuk kanë se si të lëvizin. Përveç kësaj, është bllokuar dhe rruga e vjetër, me qëllim që të përfitojë Bashkim Ulaj. Skandali tjetër është pagesa. Edhe pse u tha se pagesa do të jetë 2.1 euro, në fakt qytetarët paguajë 270 lekë. Dhe skandalozja është se nuk pranohen në euro pagesat, ndonëse thuhet se është 2.1 euro. Pra një skenë e mirëfilltë grabitje, që detyron SPAK të vihet urgjentisht në lëvizje. /Pamfleti

Zbulohet skema/ Drejtorët e Veliajt investuan paratë e korrupsionit në pasuri të paluajtshme

Paratë e fituara në tendera të dyshimtë korruptive shoqëria “5D” i ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Në dosje rezultojnë kontratat e lidhura me persona fizikë, apo shoqëri të tjera me qëllim blerjen e tyre edhe në Tiranë.

Asetet kanë kaluar në filtrin e prokurorisë ku rezulton se “5 D”-ja ka blerë nga Mustafa dhe Xhevahire Huta një sipërfaqe toke prej 40 metër katrorë me vlerën e 1.350.000 lekëve.

Një tjetër sipërfaqe toke e blerë nga shoqëria “VAS Konstruksion” që më pas e ka ndryshuar emrin në “5 D” ndodhet në rrugën “Niko Avrami”.

Kontrata është lidhur nëpërmjet Anita Ulajt dhe me cilësinë e blerësit ka nënshkruar Ornela Qato për një shumë prej 45.000.000 lekësh.

Nga Henri Kashari është blerë një truall me sipërfaqe 425 metër katror me vlerën e 212.499 lekëve, truall me sipërfaqe 7349 metër katror, nga e cila ndërtesë me sipërfaqe 2100 metër katror kundrejt 130 mijë eurove, me palë shitësi Dhurata Plakun.

Një tjetër gjetje është edhe bashkëpunimi mes Selim Mollës, i cili ka blerë nga Vjollca Delijorgji një sipërfaqe prej 500.16 metër katrorë dhe çmimi është 380.000 mijë euro ku 180 mijë do të paguheshin menjëherë dhe të tjerat pas 6 muajsh.

Në tregun e blerjeve të pasurive të paluajtshme është përfshirë edhe administratori Nestor Muhametllari.

Ky i fundit ka blerë nga Eriseld Xhaferri një apartament në shumën e 170.000 eurove, ku 120 mijë euro do të jepeshin brenda 7 ditëve dhe kësti i dytë do të paguhej nëpërmjet një kredie bankare.

Nga verifikimi i lëvizjeve të llogarisë bankare në llogarinë e Nestor Muhametllarit rezulton një transfertë e ardhur nga shoqëria “5 D” me vlerën e 100 mijë eurove.

Nga kontrolli i banesës së Nestor Muhametllarit hetuesit kanë zbuluar një kontratë me zyrën e “Remax” me blerës Andreina Muhametllarin dhe shitës Eriseld Xhaferrin.

Objekti i kontratës ishte pikërisht apartamenti në fjalë ku çmimi i shitjes ishte rënë dakord për shumën 230 mijë euro./ Ora News

Qeveri ulu: 4!

Nga Monitor.al

Investimi i një qeverie në arsim vlerësohet thelbësor, pasi ul varfërinë, nxit rritjen ekonomike, rrit PBB-në e një vendi, krijon mundësi punësimi dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm.

Vendet që janë zhvilluar shpejt, të tilla si Koreja e Jugut, Estonia, Irlanda, Islanda etj., kanë një të përbashkët, investimet në kapitalin njerëzor, për të cilin kanë ndjekur një strategji efikase në arsim. Arsimi dhe përputhja e tij me strategjitë e zhvillimit është çelësi drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Shqipëria, në vend që të bëjë hapa para, fatkeqësisht ka ecur pas. Në pesë vitet e fundit, investimet në arsim kanë shënuar rënie sistematike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) duke arritur në 2.9% të PBB-së nga 3.3% që ishin në 2020, sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT.

Kjo shifër është shumë më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian, që i kalon 5% të PBB-së, por edhe në raport me rajonin, që luhatet në 4%.

Pasojat po duken tashmë qartë. Sektori i arsimit ka filluar të shpërfaqë rezultatet e politikave të gabuara me burimet njerëzore, me financimet dhe me strategjitë e zhvillimit.

Në dekadën e fundit, arsimi është lënë aq pas dore sa aftësitë e nxënësve po pësojnë rënie të shpejtë.

Rezultatet e fundit të PISA, një test vlerësimi ndërkombëtar i nxënësve, një hulumtim ndërkombëtar në nivel botëror, i cili bëhet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në vendet

anëtare dhe joanëtare të shteteve ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë dhe lexim, ishin më se zhgënjyese, si në matematikë edhe në letërsi. Shqipëria shënoi rënien më të

madhe në rezultate me vetveten në të gjithë historinë e PISA.

Së fundmi, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030. Teksa

në disa objektiva, Shqipëria ka bërë progres të dobët ose ka qëndruar në vendnumëro, sektori i arsimit ka përkeqësim të fortë.

Një shoqëri e arsimuar është baza për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen, ndaj rënia e nivelit arsimor në vend është një ogur i keq për të gjithë fushat e zhvillimit social dhe ekonomik në të ardhmen.

Rezultatet e dobëta të vendit në arsim kaluan në heshtje, por një seri mësuesish dhe ekspertësh, që ushtrojnë profesionin në arsimin parauniversitar, pranojnë se rezultatet kanë rënë, duke dhënë edhe

arsyet. Ndryshimi i kurrikulës, përdorimi i gabuar i teknologjisë, mungesa e motivimit për mësuesit, rënia e nivelit profesional të mësuesve, notat fiktive dhe mendësia mes prindërve dhe nxënësve se shkolla nuk të bën të suksesshëm, janë disa nga shkaktarët e rezultateve të dobëta.

Ekspertët lajmërojnë se rezultatet janë përkeqësuar, teksa niveli i mësuesve të rinj është më i dobët.

Financimet e ulëta për arsimin dhe sidomos pagat e ulëta të mësuesve po çojnë gjithnjë e më shumë nxënës, studentë të dobët, në degët e mësuesisë, duke vënë në diskutim cilësinë e arsimit në vijim.

Rezultatet zyrtare të pranimit në fakultete në vitin arsimor 2023-2024 treguan se, në degën e letërsisë, mesatarja e pranimit të studentëve ishte 6, ndërsa degët e matematikës dhe fizikës rrezikojnë të mbyllen.

Alarmante është dhe rënia e numrit të nxënësve, që ka pësuar tkurrje 30% ndërmjet 2011 dhe 2023, si rrjedhojë e emigracionit të lartë dhe plakjes së popullsisë.

Mungesa e arsimit cilësor është dhe një nga arsyet që po nxit familjet e shtresave të mesme me fëmijë të vegjël, të emigrojnë jashtë vendit.

Nëse një vend pret përparim dhe zhvillim të përgjithshëm, arsimit duhet t’i kushtohet rëndësi parësore.

Edukimi është shtylla kurrizore e çdo vendi, ai luan rol vendimtar në zhvillimet teknologjike dhe siguron aftësi, vlera dhe njohuri. Edukimi i duhur ul në vend normat e krimit, varfërisë, papunësisë,

sëmundjeve etj. Për më tepër, arsimi është thelbësor për paqen dhe prosperitetin. Qeveritë e çdo vendi e kanë të qartë që duhet ta vënë theksin tek arsimi. Teksa arsimi te ne po vjen në degradim të

vazhdueshëm, qeveritë tona nuk duket ta kenë pasur prioritet të punojnë për edukimin e brezave të ardhshëm. Nota e saj në arsim është mbetëse. Qeveri ulu: 4!

Dalin dokumentet e CIA: Pse ra plani për eleminimin e Nexhmije Hoxhës?!

Ishte Kongresi i Partisë Komuniste të Rumanisë, në qershor 1960, vendi i planifikuar nga Shqipëria, për të bërë të ditur zyrtarisht prishjen e marrëdhënieve politiko-ekonomike me Bashkimin Sovjetik dhe afrimin me Kinën komuniste. Dokumentet e de-klasifikuara të shërbimit amerikan të inteligjencës (CIA), tregojnë se si ish ministri Hysni Kapo, sulmoi hapur imperializmin dhe revizionizmin jugosllav, në linjën tipike politike të Shqipërisë, dhe gjithashtu të Kinës.

Nëntor 1960, Shqipëria kthen sytë nga Kina

Gjatë kongresit të Partisë Komuniste të Rumanisë në qershor 1960, ku u bë për herë të parë publike krisja Kinë-BRSS, Hrushovi përmendi mbështetjen e delegatëve komunistë, ndaj Bashkimit Sovjetik. Një nga kontrastet e konferencës ishte qëndrimi i Shqipërisë, një nga vendet më të vogla dhe më besnike deri tani ndaj linjës sovjetike, e cila në Kongresin e Rumanisë, jo vetëm nuk i dha mbështetjen propozimeve të Hrushovit, por shprehu simpatinë, për qëndrimin radikal të mbajtur nga Kina komuniste. Ndryshe nga folësit e tjerë, ministri shqiptar Hysni Kapo, nuk deklaroi bindjen ndaj fjalëve të Hrushovit dhe nuk përmendi fare idenë e “bashkë-ekzistencës paqësore”, por sulmoi me komentet e tij imperializmin dhe revizionizmin jugosllav, në linjën tipike politike të Shqipërisë, dhe gjithashtu të Kinës. Edhe rezoluta e Komitetit Qendror të Partisë së Punës Shqiptare në korrik 1960, mbështeste qëndrimin e Kapos, në kongresin e Bukureshtit, duke zyrtarizuar politikat e pikëpamjeve kineze dhe jo sovjetike.

Regjimi komunist shqiptar, ka nevojë të ruajë vrullin sulmues ndaj imperializmit perëndimor dhe revizionizmit jugosllav dhe kjo sjell refuzimin prej tyre të çdo hapjeje apo propozimi, për bashkekzistencë paqësore, që mund të çojë në përmirësimin e lidhjeve me Perëndimin apo, në zbutjen e regjimit të tyre stalinist. Udhëheqja shqiptare e përdor vazhdimisht linjën anti-jugosllave për ta identifikuar veten si mbrojtëse të interesave kombëtare apo për të justifikuar politika të tjera të brendshme. Vitet e fundit sovjetikët i kishin lejuar Shqipërisë, të manovronte në politikat e saj për të përballuar problemet e brendshme, por tashmë Tirana ka hedhur publikisht dyshime mbi udhëheqjen sovjetike të bllokut dhe po kërkon një burim tjetër autoriteti, gjë që do të sjellë reagimin sovjetik për ta rikthyer në linjë. Kohët e fundit, shqiptarët kanë përdorur përvjetorin e 11 të Republikës së Kinës, për të riafirmuar mbështetjen ndaj qëndrimit ideologjik të Kinës.

Delegatët shqiptarë po lavdërojnë pa kursim kolegët kinezë, si “mbrojtës të pastërtisë dhe të parimeve të marksizëm-leninizmit”. Edhe kinezët në përgjigjet e tyre, kanë ngritur lart “marksizëm-leninizmin militant”, të Partisë Komuniste Shqiptare dhe kanë deklaruar miqësi të ngushtë me fjalë, si “as malet dhe as oqeanet e thellë, nuk mund të ndajë popullin shqiptar dhe atë kinez, në miqësinë e tyre”. Kjo duket qartë që i shqetëson sovjetikët, teksa në listimin e gazetës ‘Pravda’ të delegacioneve në Moskë më 7 shtator, Shqipëria nuk përmendej fare, ndërsa kryeministri Shehu, që drejtonte delegacionin shqiptar, u prit ftohtë nga delegacionet e tjera evropiano-lindore dhe nuk u takua me Hrushovin.

Janar 1962, Shqipëri-Jugosllavi-BRSS

Prishja e vitit 1948 me Bashkimin Sovjetik, nuk dëshirohej nga Tito, por ai u detyrua të bëhej pjesë e saj. Sikur në vitin 1949, atij t’i ishin dhënë kushtet e riafrimit, të cilat Hrushovi rrjedhimisht ia ofroi, por me shumë vonesë, Tito do t’i kishte pranuar. Por prej vrullit të ndarjes ishin krijuar zakone, lidhje dhe politika të reja, prandaj dhe çmimi për ribashkimin e Titos me Bllokun Komunist Lindor, ishte rritur. Ne nuk besojmë se do të ketë më afrim mes dy palëve, pasi kjo do të thoshte kapitullim të njërës palë apo tjetrës. Në vitin 1956 Hrushovi bëri një kapitullin ndaj Titos, por kjo nuk u pranua nga vendet e tjera satelite pranë Jugosllavisë, madje soli dhe revolta dhe trazira.

Sipas analizës së Kennan, Tito është një njeri me karakter të mirë dhe as gangster e as intrigant. Ai e konsideron Bllokun Sovjetik, si familjen e tij politike por, kërkon që Blloku të njohë integritetin e tij socialist. Në të njëjtën kohë ai pëlqen dhe amerikanët dhe nuk ka hile kundër nesh. Në lidhje me Shqipërinë, jugosllavët janë mjaft nervozë dhe e konsiderojnë një burim kërcënimi për sigurinë e tyre. Ata lumturohen sa herë që në regjimin e Hoxhës ka probleme, edhe pse Partinë Komuniste Shqiptare e konsiderojnë si një pjellë të tyren, të cilën faktikisht e kanë krijuar vetë dhe e bindën të bëhej pjesë e bllokut të Komintern. Ata janë të shqetësuar gjithashtu për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili arrin në disa qindra mijëra njerëz. Por jugosllavët nuk do të ndërmarrin hapa ushtarakë, përveç rasteve kur ato nisen nga dikush tjetër.

Ata do të ishin të lumtur të rrëzonin Hoxhën nga pushteti, ashtu siç do të ishte dhe Hrushovi. Por Hoxha është një stalinist i vërtetë dhe di si të mbrohet nga armiqtë e brendshëm, pasi ka eliminuar thuajse çdo opozicion, dhe për momentin nuk mund të rrëzohet. Situata aktuale është më optimalja për SHBA-ës, pasi sa më pak që të ndërhyjmë dhe sa më pak të bëjmë për shqiptarët, aq më e vështirë bëhet për kinezët. Nëse kinezët japin ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, ajo do të bëhet një barrë për ta. Por nëse kinezët nuk japin ndihmën e konsiderueshme ndaj këtij aleati të ri, ata humbin prestigjin e tyre. Por situata mund të ndryshojë prandaj, duhet t’i ndjekim zhvillimet me vigjilencë.

Informatori ynë beson se udhëheqësi Hoxha, do të prekej shumë nga vdekja e të shoqes, me të cilën ka qenë martuar prej më se njëzet vjetësh. Por ai gjithsesi nuk beson, se kjo do të sillte ndryshime rrënjësore psikologjike apo, në politikat e tij si drejtues i Partisë së Punës së Shqipërisë. Sipas analizës sonë Hoxha, nuk është sentimental dhe është zot i vetes, megjithëse është mbështetur të gruaja e tij, për nxitje morale drejt pushtetit. Informatori thotë se në mungesë të saj, Hoxha mund të kërkojë mbështetjen morale të Mehmet Shehu, të paktën për të ardhmen e afërt. Edhe ne besojmë se në rast vdekjeje të zonjës Hoxha, marrëdhënie e Enverit me Shehun, do të forcohej më shumë.

Njëzet vjet janë një kohë e gjatë në jetën e çdo çifti, dhe është natyrale që humbja e një anëtari ka efektin e tij te tjetri. Në rastin specifik të çiftit Enver-Nexhmije, kjo bashkëjetesë, përveç anës cilësore të 20 vjetëve, ka dhe anën sasiore të trazirave që kanë kaluar së bashku, të cilat i kanë vënë automatikisht, në simbiozë me njëri-tjetrin. Prandaj ia vlen të theksohet se faza e parë e kësaj simbioze, i përket kohës së luftës partizane, në vitet e fundit të pushtimit, ndërsa faza e dytë, ishte periudha e vështirë e presionit jugosllav (1945-1948) ku kërkohej zëvendësimi i Hoxhës me Koçi Xoxe, dhe Nexhmija besohet se ka qenë mbështetje e fortë morale ndaj Enverit.

Në periudhën para prishjes me Jugosllavinë në 1948, ambasadori sovjetik në Shqipëri, raportonte se Hoxha i tregonte me detaje Nexhmijes, korrespondencën me partinë sovjetike, para se letrat të diskutoheshin në Komitetin Qendror, apo me udhëheqësit e tjerë. Ndërsa faza e tretë, ishte ajo e triumfit absolut të Hoxhës, ndaj Koçi Xoxe dhe e nisjes së rivalitetit mes Hoxhës e Shehut. Sa i përket rivalitetit me Shehun, duhet theksuar se elementët pro-Shehu, nuk kanë arritur të vendosen kurrë në aparatin e Agjitacion-Propagandës, që është drejtuar gjithmonë nga Nexhmija, e cila është kujdesur që ata, të mbahen larg drejtorive të rëndësishme.

Faza e katërt, nis në periudhën e prishjes mes Tiranës dhe Moskës, ku natyrisht rivaliteti Hoxha-Shehu, humbi intensitetin e tij, por Nexhmija gjithsesi, ka mbajtur anën e të shoqit. Kjo simbiozë mes tyre, është një element i fuqishëm për ruajtjen e pushtetit dhe të figurës popullore të Enverit. Në maskën e tij të “njeriut të mirë”, Hoxha gjithnjë ka fshehur sensin diplomatik ‘anadollak’ të zgjidhjeve ekstreme që ishte, siç është reflektuar në prishjen e ‘Marrëveshjes së Mukjes’ gjatë Luftës, ndarjen me Titon dhe nisjen e luftës së hapur ndaj tij, apo prishjen me Moskën. Të gjitha këto tregojnë për këmbënguljen dhe arrogancën e Hoxhës.

Nga ana e saj, Nexhmija nuk ka qenë kurrë person i vendimeve arrogante, por më shumë njeri i veprimit, që shpejt dorëzohet ndaj presionit të tjerëve. Ajo nuk ka qenë udhëheqëse politike por njeri i punës dhe ndoshta gruaja më intelektuale në parinë komuniste shqiptare. Ndryshe nga të tjerët, ajo pëlqente librat. Gjatë fazës së dytë, në Partinë Komuniste Shqiptare, pushteti i grave kontrollohej nga Naxhije Duma, e preferuar e Koçi Xoxes. Edhe gjatë prishjes mes Tiranës dhe Moskës, Duma së bashku me gruan e Mehmet Shehut (Fiqirete Shehu), kanë shfaqur shenja frike dhe kanë braktisur postet e tyre. Në konkluzion, ne besojmë se humbja e Nexhmijes, nuk do të sillte ndryshime në pozitën e Enver Hoxhës, asi ai nuk është shumë sentimental.

Karakteristika kryesore e Hoxhës, është adhurimi për egon e tij, çka nuk lë shumë vend për gjëra të tjera, dhe as për bashkëshorten e 20 viteve. Humbja e Nexhmijes, do të kishte vetëm efekte dytësore ose, të dorës së tretë, mbi personin e Enverit. Pas tashmë çerek shekulli në krye të partisë, edhe sikur të mos dëshironte, në qarkun e intrigave, armiqësive rivaliteteve, Enveri do e ketë hapur ndonjëherë zemrën për mbështetje morale, ose ndoshta duke diskutuar planet dhe dëshirat e tij. Për këtë, nuk kishte person më të përshtatshëm se Nexhmija, e cila padyshim që kë qenë vendi i rrëfimit të Enverit. Megjithëse natyra e butë e Nexhmijes, nuk ka influencuar bashkëshortin e saj, ka pasur një efekt, si çdo familje, ku anëtarët marrin e japin sadopak nga njëri-tjetri.

Prandaj besojmë se me zhdukjen e Nexhmijes, natyra e egër e karakterit të Enverit, do të theksohej edhe më shumë. Ndoshta me zhdukjen e saj, Hoxha do të kërkonte një tjetër vend për mbështetje morale e psikologjike, por unë përjashtoj mundësinë se do ta kërkonte këtë te një grua tjetër, të paktën për të ardhmen e afërt. Në moshën e tij aktuale, pra mbi 50 vjeç, Hoxha mund të kërkojë mbështetjen te fëmijët (më i madhi rreth 15 vjeç), por ata janë gjithsesi të vegjël, për të dhënë mbështetje psikologjike.

Unë besoj, se personi ku Hoxha do të përpiqej të mbështetej, është Mehmeti, i cili do të përpiqej të përfitonte sa më shumë nga kjo situatë e favorshme. Nëse kjo hipotezë është korrekte, vdekja e mundshme e Nexhmijes, do të bënte që Enveri të lidhej më shumë me Mehmetin (por jo Mehmeti me Enverin). Sa i përket organit të Agjitacion Propagandës, në Komitetin Qendror, besoj se edhe pa prezencën e Nexhmijes, ai do të mbetet një vegël e Enverit.

4 janar 1965, ndarja e Shqipërisë, nga Blloku Sovjetik

Sipas udhëzimeve tuaja, ne kemi studiuar çështjen e ndarjes së Shqipërisë nga blloku Sovjetik. Bashkë me CIA-n, kemi analizuar detajet e propozimit dhe mendojmë se për të pasur njëfarë suksesi real, çdo plan i tillë, do të kërkonte burime njerëzore dhe material të përafërt me një operacion ushtarak të gradës së plotë. Përgatitjet për një operacion të kësaj mase, nuk do të arrihej kurrë të mbaheshin sekrete dhe as nuk do të mund të prezantohej për botën, si një iniciativë e natyrës vetëm shqiptare. CIA, nuk ka kontakte të vazhdueshme brenda vendit dhe gjithashtu nuk ka figura të njohura ushtarake ose politike, që mund t’i kthejnë në udhëheqës të një rebelimi, kundër Enver Hoxhës.

Përpjekjet për vendosjen e lidhjeve brenda vendit, nuk kanë pasur suksese prej mbikëqyrjes së ashpër të autoriteteve vendore dhe atyre sovjetike. Ka rreth 1000 zyrtarë rusë, të ndarë në mënyrë të njëjtë mes institucioneve ushtarake dhe civile. Unë jam dakord me konkluzionet e memorandumit të Thurston, në nëntor 1954, dhe nuk e konsideroj të nevojshme përsëritjen e refuzimit politik për veprim, në kohën aktuale. Unë rekomandoj, se çështja duhet të mbahet në monitorim të vazhdueshëm. Bashkë me Ministrinë e Jashtme britanike, të hartohet një plan afat-gjatë, me qëllim përcaktimin e objektivave tona afatgjatë në Shqipëri.

Të hartohen gjithashtu plane dytësore, për t’u ndjekur në rast të plasjes së konflikteve, të përgjithshme ose lokale, ku të përfshihet tipi i veprimit diplomatik me Francën, Italinë, Jugosllavinë, Greqinë e Turqinë. Të hartohen gjithashtu planet e veprimit operacional dhe diplomatik, për t’u ndjekur në rast të ndryshimesh të situatës në Shqipëri, dhe situata të mbahet vazhdimisht nën mbikëqyrje. Të përmirësohet efektiviteti i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, të vazhdohet përmirësimi i kontakteve me figura politike e ushtarake brenda Shqipërisë, të cilët të mund të përdoren në të ardhmen, si udhëheqës të lëvizjes së rebelimit për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, sado e largët që mund të jetë perspektiva. Të tentohen gjithashtu depërtimet në misionet shqiptare të dërguara jashtë shtetit. Në bashkëpunim me misionin britanik, të zhvillohen plane të koordinuara për sugjerimet e mësipërme.

Pozita e Shqipërisë dhe stabilimenti komunist

Është një fakt i ditur se sot Shqipëria, nuk është vetëm një satelit që sillet rreth Kremlinit, pasi vendndodhja e saj strategjike detare dhe burimet e saj natyrore, e bëjnë një nga vendet kryesore të Bllokut Lindor, si nga ana ekonomike dhe ushtarake. Ne mund të themi pa ekzagjeruar se; 95 për qind e shqiptarëve, nuk janë as komunistë as socialistë, në kuptimin marksist të fjalës. Tradicionalisht shqiptarët, janë të lidhur ngushtë me idenë e besimit, familjes, lirive individuale dhe pavarësisë kombëtare. Në vitet 1939-1944, gjatë kohës së pushtimit italian e gjerman, komunizmi në Shqipëri, nuk vepronte për llogari të Partisë Komuniste, por thjesht si një lëvizje çlirimtare.

Aktivitetet komuniste kishin karakterin e luftës kundër dominimit të huaj. Në këtë formë, lëvizja e Enver Hoxhës mori formën e një demokracie popullore, që u vu nën kontroll nga rrethi i afërt i Hoxhës. Kjo i gënjeu shqiptarët ashtu siç u gënjyen dhe popuj të tjerë të Evropës Lindore. Gjithashtu njohja e regjimit në fund të Luftës nga SHBA-ës dhe Britania, rriti prestigjin e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Qeveria e Hoxhës e krijuar nga klika komuniste në drejtimin e ekspertëve jugosllavë, konsolidoi pushtetin e saj me anë të manovrave dhe intrigave, duke u vendosur në sferën e bindjes ndaj Marshallit Tito. Qeveria e Tiranës, e lidhi Shqipërinë kokë e këmbë me Jugosllavinë, në fushat politike e ekonomike, me bashkim doganor dhe monetar. Populli shqiptar e urren komunizmin dhe çdo akt që kufizon liritë apo, përfshin ndërhyrjet e huaja në punët e tyre të brendshme.

Ata kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së Hoxhës në vitet 1945, 1946 dhe 1947, por këto veprime i kushtuan shtrenjtë popullit, pasi u sheshuan me masa brutale si kampe përqendrimi, burgosje dhe ekzekutime. Në këtë periudhë populli përballet me probleme vitale, si mbrojtja e integritetit territorial. Greqia ka vendosur se cilado qeveri të jetë në pushtet në Shqipëri, nuk heq dorë nga pretendimet e saj, për dy provincat jugore të vendit, Gjirokastra e Korça, të cilat i quan Epiri i Veriut. Ato përfaqësojnë rreth një të tretën e zonës dhe popullatës së Shqipërisë. Por komunizmi e ka kaluar radhën me takt, duke përfituar nga çdo mundësi dhe situatë. Nga njëra anë Tito, ish-nxënësi i Stalinit, për të kënaqur shqiptarët, i dha autonomi provincës shqiptare të Jugosllavisë, Kosovës, në 1949.

Nga ana tjetër, në marrëveshje me Moskën, Tito e bëri veten protektor të integritetit territorial të Shqipërisë, sipas kufijve të vitit 1913, me një traktat garancie reciproke me Shqipërinë. Në fakt Moska, në bashkëpunim me Beogradin, në Konferencën e Ministrave të Jashtëm në Paris, në 1946, e mbrojtën integritetin territorial të Shqipërisë, nga pretendimet greke. Gjatë periudhës 1945-1948, populli shqiptar kaloi prova të vështira. Ata duruan aplikimin e komunizmit të brendshëm radikal dhe influencën e Jugosllavisë së Titos, e cila kishte si synim krijimin e kushteve, për hyrjen e Shqipërisë si shtet, në federatën e Jugosllavisë.

Kjo situatë ishte tragjike sepse, nga njëra anë populli shqiptar vuan tiraninë e regjimit të kuq të Enver Hoxhës dhe gjithashtu, ekspozohet ndaj mundësisë së absorbimit në Jugosllavinë e Marshallit Tito. Nga ana tjetër, ata duhet të mbrohen nga pretendimet territoriale të Greqisë, për të cilat shumë shqiptarë thonë, se nuk mund të eliminohen përveçse me anë të forcës ushtarake të Marshallit Tito dhe Bashkimit Sovjetik. Të dyja këto janë alternativa të vështira dhe delikate për popullin shqiptar. Por me gjithë kërcënimet e Greqisë, populli shqiptar, e ka treguar urrejtjen ndaj qeverisë së Hoxhës. Memorie.al

Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim, shtohet trysnia ndaj Netanyahut

Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit për të shprehur keqardhjen dhe zemërimin e tyre pas gjetjes së trupave të 6 pengjeve në Gazë. Ata thërrisnin “ Tani tani” ndërsa i kërkonin Kryeministrit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje armëpushimi në mënyrë që pengjet e mbetur në Gazë, të kthehen të gjallë në shtëpitë e tyre.

Protestat po shënojnë një nga thirrjet më të forta deri tani për kryeministrin izraelit, që të nënshkruajë një armëpushim. Sindikata më e madhe e Izraelit, Hisdraut ka thirrur të hënën një grevë të përgjithshme, duke shtuar më tej trysninë ndaj qeverisë. Greva pritet të prekë sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë bankat, spitalet dhe aeroportin kryesor të vendit. Kjo do të ishte greva e parë e përgjithshme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Në protestat e së shtunës pritej të merrnin pjesë dhjetra mijëra izraelite.

Shumë prej tyre fajësojnë zotin Netanyahu se ka dështuar të arrijë armëpushim pas rreth 11 muajsh luftime.
Negociatat për një marrëveshje të tillë janë zvarritur për muaj të tërë. Ushtria izraelite ka pranuar vështirësitë për shpëtimin e pengjeve të mbetura dhe ka thënë se marrëveshja është rruga e vetme për të bërë të mundur rikthimin e pengjeve në shkaëë të gjërë.

“Po qaj se më vjen keq si njeri”, tha në protestues që u identifikua si Amos, i cili ishte mes mijëra protestuesve që ishin mbledhur jashtë zyrës së kryeministrit Netanyahu, në Jeruzalem.

Ushtria tha se 6 pengjet ishin vrarë pak para se të mbërrinin forcat izraelite.

Ata ishin Carmel Gat, Hersh Goldberg-Polin, Eden Yerushalmi, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino.

Fushata e vaksinimit kundër poliomielitit

Autoritetet shëndetësore palestineze dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër poliomielitit në Rripin e Gazës.

Fushata e udhëhequr nga OKB-ja në koordinim me zyrtarët shëndetësorë të Gazës, synon të vaksinojë rreth 640 mijë fëmijë në Rripin e Gazës, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për ndërprerje të shkurtra luftimesh, për të lejuar fushatën e vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi muajin e kaluar se një fëmijë më pak se 1 vjeç ishte paralizuar pjesërisht nga virusi i poliomielitit, rasti i parë i tillë në territor pas 25 vjetësh.

Fushata e vaksinimit përballet me sfida të shumta, nga fakti që luftimet vazhdojnë, tek rrugët e shkatërruara dhe deri tek spitalet që janë mbyllur si pasojë e konfliktit.

Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur dhe qindra mijëra vetë janë grumbulluar nëpër tenda.

Muajin e kaluar Izraeli lejoi hyrjen në territor të 1.3 milionë dozave të vaksinës kundër poliomielitit, të cilat po ruhen në Deri al-Balahj. Një sasi prej 400 mijë dozash pritet të dërgohet në Gazë së shpejti./ VOA

Nuk u përfshi në listë nga Silvinjo, Arbnor Muja shpërthen me gol dhe asist në Superligën turke

Arbnor Muja nuk arriti të merrte një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit shtator, teksa është “kundërpërgjigjur” me gol dhe asist në elitën e futbollit turk.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u shndërrua në protagonist absolut në triumfin 0-3 që skuadra e tij Samsunspor, arriti në transfertë ndaj Hatajspor.

Muja zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 51-të, shqiptari i Kosovës, asistoi për Marius, i cili ngriti shifrat në 0-2.

Për golin e tretë mendoi sulmuesi Ntcham në minutën e 75-të. Një paraqitje vërtet dinjitoze kjo e Mujës, i cili shpreson që të fitojë besimin e trajnerit Silvinjo në grumbullimet e radhës.