Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane, kështu e përshkroi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, marrëveshjen me Serbinë për blerjen e avionëve luftarakë francezë.
Me marrëveshjen me Francën për blerjen e 12 avionëve “Rafale”, Serbia, për herë të parë, do të ketë avionë perëndimorë për aviacionin e saj ushtarak.
Për ish-ministrin serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, ky është një sinjal se ky vend dëshiron të standardizohet me NATO-n sa i përket aviacionit ushtarak.
“Kjo është një pikë kthese për aviacionin tonë, si dhe një pikë kthese politike. Është, padyshim, mirë politikisht e edhe më mirë ushtarakisht”, thotë Shutanovac.
Serbia bashkëpunon me vendet anëtare të NATO-s përmes programit të Partneritetit për Paqe që nga viti 2006, por zyrtarët në Beograd këmbëngulin se vendi është ushtarakisht neutral.
Kur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi në muajin prill për negociatat me Francën për blerjen e avionëve “Rafale”, ajo tha se kjo nuk nënkupton ndryshim të orientimit ushtarak të vendit.
Shutanovac thotë se që nga fundi i viteve 1950 – kur në kohën e Josip Broz Titos, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një numër të caktuar avionësh luftarakë amerikanë – ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia zgjodhën kryesisht armë nga Lindja.
“Nuk ishte vetëm çështja e mbrojtjes së vendit, por, në njëfarë mënyre, edhe një sinjal politik, në të cilin gjendej praktikisht Jugosllavia në atë kohë, e më vonë edhe Serbia”, thotë Shutanovac për Radion Evropa e Lirë.
Viteve të fundit, Serbia u përball vazhdimisht me kritika nga Brukseli dhe Uashingtoni, për shkak të blerjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake nga Rusia dhe Kina.
Sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, ky vend, viteve të fundit, siguroi avionë modernë, sisteme raketore dhe elektronike, radarë dhe mjete luftarake nga vende të ndryshme, si: Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Franca.
Blerje me vlerë gati tri miliardë euro
Blerja e 12 avionëve francezë dhe e mallrave dhe shërbimeve shoqëruese kap vlerën e 2.7 miliardë eurove.
Sipas presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kjo është ndarja më e madhe e parave nga buxheti ushtarak i Serbisë.
Shutanovac, i cili është udhëheqës i Këshillit joqeveritar për Politika Strategjike në Beograd, beson se blerja e avionëve “Rafale” nuk është e diskutueshme, sepse Serbia “do të mbetej së shpejti pa aviacion luftarak, nëse blerja e avionëve të rinj nuk do të fillonte në kohën e duhur”.
Për të, vendimi për blerjen e këtyre avionëve është sa politik, aq edhe mbrojtës.
“Politik, sepse Franca, kohët e fundit, ka treguar një mirëkuptim shumë më të madh për Serbinë dhe interesat e saj. Nga ana tjetër, ata avionë janë të tillë që do të garantojnë sigurinë e qiellit mbi Serbi, në dekadat e ardhshme”, thotë Shutanovac.
“Nëse Serbia nuk do të kishte avionë të tillë në perspektivë, do të ekzistonte mundësia që qiejt tanë të mbroheshin nga dikush tjetër”, shton ai.
Sipas prodhuesit, avionët “Rafale” mund të kryejnë sulme ajër-tokë, si dhe sulme ajër-ajër dhe përgjime gjatë të njëjtit fluturim.
Në ueb-faqen e prodhuesit thuhet, gjithashtu, se avionët “Rafale” mund të fluturojnë pa u vënë re në hapësirën ajrore të armikut.
Serbia dhe Franca kanë të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Nga kompanitë franceze, “Airbus Serbia” bleu helikopterë me vlerë 105 milionë euro, dy avionë transportues C-295 me një çmim prej 66 milionë eurosh, plus 15 milionë euro për pajisje dhe trajnim të pilotëve, si dhe 18 sisteme kundërajrore “Mistral” me 50 raketa.
Garanci se nuk do të përfundojë në “duart ruse”
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, këtë javë në Beograd, Macron dhe Vuçiq theksuan se marrëveshja për avionët “Rafale” vjen me garancitë se teknologjia e mbrojtjes perëndimore, nuk do të përfundojë në duart ruse.
“Të jeni të sigurt se ne bëmë gjithçka ashtu siç duhet, si me vendet e tjera që kemi bërë. Ka garanci dhe kam besim se ajo që e kemi vendosur, do të mbetet ashtu”, tha Macron.
Vuçiç tha se “për asgjë në botë, nuk do të ofronte transferim të teknologjisë”.
Serbia, që nga viti 2016, bleu në mënyrë intensive pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.
Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo nuk bëri ndonjë kontratë të re për prokurimin e armëve, ndërsa disa nga dërgesat e mëparshme nuk i mbërritën, për shkak të luftës në Ukrainë.
Megjithatë, në shkurt, në Ditën e Shtetësisë, ajo shfaqi sistemin anti-dron për pengim elektronik, “Repelent”, nga Rusia, i blerë për nevojat e ushtrisë.
Atë sistem e prezantoi Vuçiç, i cili nuk specifikoi se kur është importuar, por tha se Serbia “e ka paguar shumë kohë më parë”.
Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera perëndimore, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Por, në të njëjtën kohë, ajo e dënon vazhdimisht agresionin rus dhe dërgon ndihma humanitare në Ukrainë.
Një “dëshirë e vogël” për t’u distancuar nga Moska dhe për t’u afruar me BE-në
Para Serbisë, avionë “Rafale” bleu Kroacia, e cila ndau rreth një miliard euro për 12 avionë të përdorur.
Nga vendet e tjera në afërsi të Serbisë, “Rafale” ka edhe Greqia.
Vuçiç e falënderoi Macronin dhe tha “se jemi të lumtur që bëhemi pjesë e klubit ‘Rafale’”.
Fakti që Serbia po bëhet pjesë e klubit “Rafale” për ish-ambasadorin serb në Francë, Radomir Dikliç, është një lëvizje që shpreh “dëshirën e vogël të presidentit Vuçiq për t’u distancuar pak nga Rusia dhe për t’u afruar me Perëndimin”.
“Në anën tjetër, kjo i përshtatet shumë Francës, jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht, sepse tani po pozicionohet si një vend që ka ndikim të madh në Serbi”, thotë Dikliç për Radion Evropa e Lirë.
I pyetur se përse e konsideron si një dëshirë të vogël, Dikliç thotë se “Vuçiç nuk e formulon kurrë plotësisht qëndrimin e tij politik”.
“Ai gjithmonë lë një hapësirë boshe, ku mund të kthehet më vonë, për t’u ulur shpejt nga një karrige në tjetrën”, thotë Dikliç.
Vuçiç përsërit vazhdimisht se angazhimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, por, gjithashtu, thekson se Serbia nuk do të heqë dorë nga lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe Kinën, si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në vitet para pushtimit rus të Ukrainës, Vuçiç mbajti lidhje të ngushta edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Serbia i nisi negociatat për anëtarësim në BE në fillim të vitit 2014.
Megjithatë, grupin e fundit të kapitujve e hapi në dhjetor të vitit 2021, para luftës në Ukrainë.
Ngecja në proces ndodh kryesisht për shkak të mospërputhjes me politikën e jashtme të BE-së, e sidomos për shkak të mosvendosjes së sanksioneve kundër Rusisë./rel
Ndoshta kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë dyshime dhe kontestime për një listë të Kombëtares. Silvinjo i ka habitur të gjithë me emrat e thirrur për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Një habi që më së shumti shkon në sensin negativ, sepse të shumtë janë ata që nuk gjejnë shpjegim për disa zgjedhje të brazilianit. Madje ironikisht rrjetet sociale janë mbushur me qëndrime, nëse lista e shpallur nga FSHF-ja është bërë nga vetë trajneri i kuqezinjve, apo dikush tjetër. Çfarë nuk shkon në këtë listë? Shumë gjëra duken vërtet pa sens në lidhje me vendimet e atij që na çoi për herë të dytë në Europian, si të parët në grup.
ÇËSHTJET PERSONALE – Në listë mungonin sërish emrat e Myrto Uzunit dhe Keidi Bares, duke vërtetuar se lënia e tyre jashtë Europianit të Gjermanisë është vetëm një çështje personale. E trajnerit, ose e institucionit, ku ai është punësuar. Vendim aspak profesional që dy lojtarë që luajnë në nivele të larta, siç është futbolli spanjoll, të vazhdojnë të injorohen.
Po luajnë, janë në formë të mirë fizike dhe janë ende të rinj në moshë: asnjë arsye për t’i lënë jashtë përveç asaj të një inati personal. Kur shpalli listën e Europianit Silvinjo u shpreh se preferoi grintën e Abrashit në një kompeticion madhor para Bares… Po tani, në Ligën e Kombeve, për çfarë duhet një 34-vjeçar që luan në Zvicër, para një 27-vjeçari që luan në Spanjë?!
Uzuni sërish jashtë, ndërkohë që Cikalleshi është tërhequr, Broja është i dëmtuar dhe Daku është i skualifikuar për një ndeshje. Është e pashpjegueshme teknikisht, taktikisht dhe moralisht që në sulm të mos merret Uzuni, por një lojtar që sezonin e fundit luajti me një ekip të Superiores që ra nga kategoria.
Uzuni dhe Bare ishin dy çështje të njohura në fakt në Kombëtare, pritej deri diku vazhdimi, ndërsa zhgënjimi më i madh është se mund të kemi edhe një çështje të tretë: Ernest Muçi. Sepse nuk ka asnjë logjikë sportive që të kuptojë se si nuk thirret një lojtar i Beshiktashit, për të cilin klube të Premier Ligës janë gati të paguajnë shumë të konsiderueshme! Shqipëria nuk e ka kurrë luksin që për inate personale të lërë jashtë tre lojtarë me potencial të madh si Uzuni, Bare e Muçi.
PA MERITOKRACI – Prania e disa emrave nga kampionati shqiptar në listën e Silvinjos ka bërë shumë njerëz të hapin sytë. Jo se është çudi që ai të marrë lojtarë nga kampionati ynë, përkundrazi, ka bërë shumë mirë. Por nuk mund ta marrë “çfarë t’i kapë dora”, sepse zgjedhjet bëhen në bazë të disa kritereve, në bazë të meritokracisë sportive.
Mesazhi që përcillte lista e Silvinjos për lojtarët e kampionatit shqiptar, por edhe të tjerë që luajnë jashtë edhe janë në pritje të një ftese kuqezi, ishte krejtësisht demoralizues. Përveç atyre që e panë emrin në atë listë. Për shembull Hadroj (asgjë personale me të), mbrojtës i djathtë, nuk ka bërë kurrë një sezon më të mirë sesa Fangaj dhe për momentin nuk e ka formën e këtij të fundit. Pse thirret lojtari i Partizanit dhe jo ai i Egnatias, ekipit kampion në fuqi?!
Edhe thirrja e Zekës dhe Spahiut ngre të njëjtat pikëpyetje. Pse nuk thirret, për shembull, Nazmi Gripshi, protagonist absolut me Ballkanin dhe së fundi titullar me Astanën, që ka shkuar në grupet e Ligës së Konferencës? Pse nuk thirret Indrit Tuci, i cili ka shënuar me Spartën e Pragës dhe po ashtu ka shkuar në njëjtin kompeticion si Grpishi? Askush nuk e di çfarë ka pasur në kokë Silvinjo, por këtë herë lista e tij është “e palexueshme”.
Në romanin “Vëllezërit Karamazov” të Dostojevskit, mes shumë ngjarjesh e diskutimesh që të mbeten në mendje, bëhet fjalë edhe për një formë poeme, të shkruar nga Ivan Karamazovi për të vëllain e tij, Aljoshën (personazhi kryesor i romanit), ku përshkruhet një rikthim i Jezuit në këtë botë në kohën e inkuizicionit spanjoll. Megjithëse përshkruhet se Jezui vjen “pa zhurmë dhe pa rënë në sy”, nuk kalon shumë kohë pas ardhjes dhe njerëzit e njohin. Inkuizitori i madh e fut në burg. E mbyll në burg në pallatin e lashtë të inkuizicionit të shenjtë, duke e marrë në pyetje, ndërkohë që Jezui refuzon të përgjigjet. Inkuizitori i thotë Jezuit se njerëzimi është shumë i dobët për të përballuar dhuratën me emrin Liri. Ai i thotë se populli nuk kërkon lirinë, por bukën, nuk kërkon bukën hyjnore të premtuar nga Jezui, por bukën e zakonshme tokësore.
“Njerëzit do të nderojnë këdo që u jep bukë, pasi kanë nevojë që sundimtarët e tyre të shihen si zota”, i thotë Jezuit Inkuizitori i Madh, duke i treguar se mësimet e tij kanë ndryshuar që t’u përshtaten njerëzimit ashtu siç ai është. “E kemi korrigjuar bëmën tënde dhe e kemi bazuar atë mbi mrekullinë, misterin dhe autoritetin. Dhe njerëzit u kënaqën që i vunë përpara sërish si kope dhe që nga zemra e tyre u hoq barra e një dhuntie që u kish shkaktuar aq vuajtje e mundime”, i thotë Inkuizitori, teksa i shpjegon Jezuit se përse u ka hequr lirinë qytetarëve të tij.
Kjo pjesë e romanit të Dostojevskit, që i atribuohet Ivanit, revolucionarit që thoshte se “njeriu nuk duhet të ketë turp nga asgjë”, ka qenë një nga parabolat më të vështira për t’u pranuar si “logjikë normale”, por njëkohësisht edhe ndër më të fuqishmet që letërsia ka parashikuar për gjendjen e sotme njerëzore. Madje, kritikë të ndryshëm, në kohën e botimit, por edhe disa kohë më vonë, e konsideronin këtë parabolë dostojevskiane si “cinike dhe djallëzore”.
Por, a nuk jemi sot duke përjetuar dorëzimin e shoqërive përballë nevoja të përditshmërisë. A nuk jemi sot përballë faktit se shumë qytetarë janë duke falur gjithnjë e më shumë Liri në këmbim të sigurisë dhe mbijetesës? A nuk jemi sot përballë dorëzimit të shumëkujt përballë autoritetit të pushtetit, të atyre që përfaqësojnë forcën dhe paranë? A nuk kemi parë ne në këto vite se si është blerë varfëria e atyre njerëzve që, duke mos pasur as të ardhura e as shpresë se zëri i tyre do dëgjohet, kanë përfunduar në prehrin e interesave të çastit, pavarësisht çmimit qesharak, me të cilin i është blerë liria?
Por, ky parashikim i Dostojevskit për shoqëritë moderne nuk do ishte kaq i suksesshëm nëse besimi në Zot nuk do ishte shtyrë në periferi të përditshmërisë, në periferi të debatit publik. Ndaj, në roman, këtë paturpësi publike për gjithçka që bën njeriu në emrët të arritjes së qëllimeve të tij, Dostojevski ia ka atribuuar Ivanit, një personazhi që nuk besonte në Zot, që nuk druhej nga asgjë e pamoralshme dhe që bëhet fytyra e ardhshme e revolucionit, që përmbysi përmes dhunës gjithçka që ishte ngritur gjer në atë kohë, duke ndërtuar utopinë për një shoqëri ku njerëzit janë të barabartë.
“Ivanët” e sotëm të shoqërive tona, edhe pse ndoshta nuk e kanë lexuar aspak Dostojevskin, kanë kohë që kërkojnë me zë të lartë që, ata që veprojnë përmes besimit në Zot të mos jenë aktorë të debatit publik, të mos jenë në tryezat ku debatohet me çështjet e përditshmërisë, për shkollat, për shoqërinë, për tregun. Madje, këta “ivanë” kërkojnë që zëri i besimtarëve të ulë edhe më shumë volumin e të mbetet vetëm brenda kishave e xhamive e të mos kërkojë të ndikojë në atë çfarë i kërkohet shoqërisë së sotme për të ndryshuar. Këta “ivanë” në fakt janë sponsorizuarit e burgut të madh modern, ku Liria dhe Dinjiteti nuk vlejnë më.
Të tillë “ivanë” kërkojnë të ngrenë muret e së pamoralshmes që njerëzit të mos arrijnë të shohin asgjë nga ajo “ndërtesë ë besimit”, ku njeriu ende ushqehet me respektin për Lirinë dhe Dinjitetin. Dostojevski ka arritur të parashikojë zbehjen e çdo shoqërie që do t’i kthejë kurrizin besimit dhe do t’i jepet mbretërisë së nevojave të përditshmërisë. Dhe, të kërkosh sot reflektim vetëm nga ata që janë lënë në mëshirë të fatit, janë lënë pa bukë e që në vend të punësimit u është sugjeruar emigrimi, është një cinizëm i madh.
Sepse ne kemi të drejtë t’i këshillojmë të tjerët vetëm kur ndaj tyre zgjasim dorën, kur arrijmë që t’u zgjidhim përditshmërinë, e jo kur justifikojmë ata që e përdorin këtë varfëri për t’u blerë atyre të ardhmen.
….Pa “ivanët që nuk turpërohen” do kishim pa dyshim më pak “inkuizitorë” që shesin kënaqësinë e vjedhjes së tjetrit si demokraci, që mendojnë se po të kthesh në veprim normal blerjen e votës, është e moralshme.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka orientuar SPAK që të hetojë implikimin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja, në aferën 5D. Vendimi i Apelit, përmend një sërë indiciesh dhe faktesh, të cilat sipas tij, SPAK nuk i ka hetuar siç duhet. Një pjesë e tyre lidhen me një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën: “Aleksander Moisiu”.
Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.
“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”,
Tenderi
Tenderi për rikonstruksionin e Ujësjellësit në rrugën Aleksandër Moisiu u shpall në 22 shtator të vitit 2020. Fondi limit i kësaj kontrate ishte përcaktuar 42 milionë lekë ose 420 mijë euro dhe në garë morën pjesë 14 kompani oshe bashkime shoqërish.
Oferta më e ulët në tender u paraqit nga kompania “Euro-Alb sh.p.k”. Kjo kompani ofroi ta realizonte kontratën kundrejt një çmimi prej rreth 250 mijë eurosh. Pas Euroalb, çmimin e dytë më të ulët e dha Ndregjoni me 265 mijë euro dhe në vendin e tretë ishte bashkimi i shoqërisë V.A.S Konstruksion-Senka me çmim 311 mijë euro. V.A.S Konstruksion është emri i mëparshëm i kompanisë 5D.
“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.
Në 18 nëntor të vitit 2020, kreu i UKT ka miratuar renditjen e kompanive në tender duke shpallur fituese bashkimin e kompanive V.A.S-Senka.
Sipas vendimit, gjatë kësaj kohe drejtori i Ujësjellësit, Kacidhja ka patur komunikime të vazhdueshme me pronarin në letra të 5D-së, Nestor Muhametllarin. Tema e tyre ishte jo vetëm tenderi në rrugën Aleksandër Moisiu, por edhe shumë procedura të tjerë prokurimi, ku D dukej se merrte informacion të privilegjuar direkt nga Elton Kacidhja.
“Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik. Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre,” thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.
Vendimi i Gjykatës së Apelit që i kërkon prokurorisë të hetojë dosjen 5D në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal si dhe të shtrijë hetimet drejt personave të tjerë, në fakt është një shuplakë e fortë mbi mënyrën se si SPAK e ka hetuar këtë çështje.
Sali Berisha shpalli nga dritarja e katit të 8 që PD ka vendosur të marrë pjesë në Komisionin “Xhafaj”. Ai tha se ky vendim u mor për të demaskuar Dumanin dhe grupin e prokurorëve të SPAK.
Në të vërtetë, ky vendim, pra pjesëmarrja e deputetëve të Berishës në komisionin Xhafaj, ka qenë që në fillim pjesë negociatave të fshehta të verës me njerëzit e mazhorancës. E cila nga ana e saj nuk ka folur fare, por që duket se gjërat janë ‘qepur’ mirë e fort.
Deputetët e PS-së, por edhe vetë Edi Rama, ka deklaruar se komisioni i posaçëm nuk do të ketë të bëjë me kompetencat e SPAK, duke shtuar se gjithçka bëhet për ta kthyer reformën në Drejtësi të pakthyeshme.
Ndërkaq, vetëm pakti me Sali Berishën, një politikan i ndëshkuar nga Perëndimi, pikërisht sepse kërkon ta zerojë reformën në Drejtësi, është një skandal më vete.
Por lepuri natyrisht që fle gjetkë, e siç duket, si Berisha ashtu dhe aleati i tij Ilir Meta, që kanë negociuar dhe më pas bënë pakt me Edi Ramën, e kanë planin gati.
Plan, i cili është hartuar në mënyrën më diabolike të mundshme. Gjatë mbledhjeve të komisionit, të dërguarit e Sali Berishës, do të nisin të ashtuquajturin operacion “Balta” për të hedhur në transmetime direkte sulme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorëve e gjyqtarëve që kanë çështjet ndaj Sali Berishës, familjarëve të tyre dhe Ilir Metës.
Synimi është i qartë; për ta kthyer shantazhin ndaj SPAK në një nivel të lartë politik, në aureolën e Parlamentit shqiptar. Shantazh, që nuk është i një niveli si fjalimet e Sali Berishës në katin e tetë, apo të Ilir Metës pas dy dopjeve raki te selia e tij, në rrugën e bllokut.
Në mos shumë, do të ndikojë sadopak të gjendja e prokurorëve, të cilët së paku do të humbin fokusimin, pasi duhet të merren me pallavrat që do të thuhen në Kuvend.
Plani i Berishës është edhe më i avancuar, pasi deputetët e Komisionit të Posaçëm kanë të drejtë të thërrasin edhe prokurorët e SPAK. Natyrisht loja do të hartohet me kujdes, që t’i thërrasin për këshilla e mendime për t’i “ndihmuar” me legjislacion. Kërkesë që do të bëhet madje edhe nga deputetët e PS-së. Por pikërisht në këto seanca që transmetohen direkt, do të nisë “operacioni Balta”. I cili do të lejohet nga Edi Rama për t’i bërë edhe ai presion SPAK-ut për njerëzit e tij.
E gjithë kjo ka ndodhur përpara se të vijë ambasadori amerikan në Tiranë, David Kostelançik. Në mënyrë që ai të gjendet përpara një fakti të kryer, e në vend që të merret me një ofensivë kundër korrupsionit, do t’i duhet të zbusë situatën.
Është një plan i hartuar nga Rama e Berisha, por duhet thënë se gjithmonë mjeshtrat matanë Atlantikut i kanë parashikuar, e ka shumë mundësi që t’ia djegin para kohe, siç gjithmonë kanë bërë.
Në këtë rast si Rama, ashtu edhe Berisha e di mirë këtë, por nuk kanë rrugë tjetër. Ndaj është një lëvizje e dëshpëruar për t’u zvarritur sa të munden./Pamfleti
Kur bota është në prag të kaosit, logjika e lyp që publiku të jetë i vëmendshëm për atë që po ndodh. Por jemi në një kohë të çartur, ku lajmet që duhet të dimë mbyten nga lajmet që absolutisht nuk ka pse t’i dimë.
Lajmi 1: “X u dashurua me Y.” Ky zbulim tronditës tërheq sa hap e mbyll sytë 199 komente vetëm në facebook! Dhe çfarë komentesh? Zemrat pa fund, buqetat e luleve, urimet dhe këshillat për çiftin e ri përplasen me përgojime, thash e theme, sajesa, shpifje.
Krahas këtij lajmi të parë gjendet në një dritare një raport për pensionet qesharake të 700 mijë pensionëve!
Vëmendja është zero. Asnjë koment. Asnjë like. E kujt i duhet siguria financiare kur mund të lumturohet nga lumturia e tjetrit? Nuk është paraja që vë në lëvizje botën, por dashuria…e tjetrit.
Lajmi tjetër: “Zjarri djeg ullishten, i afrohet fshatit”.
Asnjë koment. Pse të shqetësohemi për zjarret që kërcënojnë shtëpitë dhe katanditë , kur në vend të kësaj mund të përqendrohemi te X-ja që i “vë zjarrin Instagramit” me fotot e saj? Foto që e ndezin seksionin e komenteve ( mbi 1000 komente) me shpejtësinë e flakes në një pyll të thatë në gushti që i është vënë syri për investime strategjike. Me ç’duket zjarri në ekran djeg më fort se zjarri te dera e shtëpisë.
Spektri i një konflikti global është më afër se kurrë, duke kërcënuar të na zhytë në kaosin e një tjetër lufte botërore. Dy shpirtra të guximshëm gjejnë forcën për të komentuar. Për të gjetur arsyet lipset një doktorature. Por kur dikush guxon të sfidojë formën sferike të planetit tonë, një ushtri komentuesish grumbullohet rreth kauzës. Toka e sheshtë? Toka e rrumbullakët? Qindra astronomë amatorë shqyejnë njëri tjetrin në seksionin e komenteve. Me sa duket, fundi i botës është po aq interesant sa të shikosh bojën të thahet dhe forma e tokës ka rëndësi shumë më të madhe sesa asgjësimi i mundshëm i species tonë.
Lajmi i radhes: “Te unaza e madhe ka 13 vjet që punohet me intensistet të lartë” ofron një panoramë të qartë dhe të plotë për sagën e pafund të këtij projekti në kryeqytet që po zgjat me shume se seriali 1000 vitrinat. Tre komente, me gjasë nga tre shpirtra që ende besojnë në përgjegjësinë qytetare dhe premtimet publike. Por lajmi që krye(ministri) inspekton kantierin? Bum! 400 komente. Menjëherë. “Bravo! Ju lumtë! Na kënaqët shpirtin! Kështu vazhdoni! Përpara!…”
***
Duket se, në këtë botë të re të diskursit digjital, zjarret, luftërat dhe kolapsi ekonomik janë lajme të vjetra, që i perkasin botës se djeshme. Bota e sotme është ndryshe:..historitë e dashurisë, selfiet në Instagram, teoritë e Tokës së sheshtë dhe politikanët që bëjnë sikur punojnë? Këto janë jo lajme, por super lajme që ja vlen t’i komentosh.
Ky është ushqimi që mban gjallë sot debatin publik. Kështu që herën tjetër kur të lexoni një titull për një katastrofë globale, mos u habisni nëse eklipsohet nga një inspektim i fundit i një ministreje ose një romancë e një të famshmi, ose të një anonimi. Në fund të fundit, fundi botës mund të presë. Si kanë ardhur punët kush ka nge të merret me realitetin kur mund të komentosh spektaklin?
Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste për komunitetet fetare u krijua një realitet i ri. Megjithëse Mëkëmbësi italian Jakomoni përpiqej të “evidentonte” respektin e italianëve për Islamin, besimtarët myslimanë e ndjenin veten para së gjithash shqiptarë dhe ishin të lënduar nga kushtet gjysëm koloniale, në të cilat i kishte katandisur Italia. Disa opsione të qeverisë italiane, nga ana tjetër, nuk qenë të goditura dhe shkaktuan pakënaqësi tek myslimanët shqiptarë.
Imponimi i një mbreti katolik me personin e Viktor Emanuelit III, ngjalli jo pak nostalgji për Zogun, i cili ndonëse nuk ishte praktikant, ishte prej gjaku shqiptar dhe mysliman. Këtu, nuk duhet harruar edhe rimodelimi i flamurit shqiptar, të cilit, italianët përveçse i vendosën fashot e liktorit, stilizuan mbi përkrenaren e Skënderbeut një kurorë me një kryq përsipër. Ky simbol kristian mbi flamurin shqiptar u konsiderua si një fyerje e rëndë. Kështu, që për shqiptarët tashmë u bë shumë e qartë se “favoret” që italianët shpallnin, për fenë Islame nuk ishin gjë tjetër veçse manovër politike. Sipas studiuesit Roberto Moroco dela Roka “në përpjekje për të fituar pëlqimin e atyre që i quanin si shtyllat e rendit shoqëror shqiptar, italianët treguan kujdes të veçantë që të fitonin besimin e krerëve të bashkësive të ndryshme fetare shqiptare. Problemi i parë politik që kishin para tyre pushtuesit ishte stabiliteti. Fetë qenë menduar si një vegël e çmuar për këtë qëllim: duke treguar nderim për to do të vihej në dukje vëmendja dhe kujdesi i italianëve për një aspekt të rëndësishëm të identitetit shqiptar, dhe, paqja fetare do të ndikonte shumë për paqen politike, duke krijuar një atmosferë të qetë të pranimit të fakteve të kryera”.
Kjo vihet re që të nesërmen e pushtimit të Shqipërisë kur kreu i Shatmadhorisë gjeneral Badolio përpiloi një raport të hollësishëm për organizimin e territoreve të aneksuara. Sipas tij, marrëdhëniet me popullsinë shqiptare duhej të bazoheshin në njohjen psikologjike të elementëve të feve të ndryshme në Shqipëri. Ai nënvizonte faktin se duhej më shumë dinjitet dhe stil nga trupat italiane, sidomos respekt absolut për gratë e për fetë.
Një pikëpamjeje të tillë i përmbahet edhe Mëkëmbësi i Viktor Emanuelit III, Françesko Jakomoni, i cili shkruan se objekt i një kujdesi të madh ishte që të vendosej një marrëveshje e plotë në mes ithtarëve të katolicizmit, të ortodoksisë dhe të fesë Islame. Në funksion të kësaj politike ishte vizita në faltoret shqiptare dhe ndërtimi i kishave dhe xhamive të reja.
Megjithëse në Romë ekzistonte një paqartësi e madhe lidhur me politikën fetare që duhej të ndiqej në Shqipëri, “në parim italianëve nuk u interesonte që në mes tri feve të mbretëronte harmonia më idilike, as që përmes tyre të arrihej në një përçarje të popullit shqiptar në grupime të ndryshme”. Ata u kujdesën që të mos preknin ndjeshmërinë e bashkësive fetare. Përkundrazi, të fitonin besimin dhe përkrahjen e tyre. Në funksion të kësaj politike mikluese ishte edhe deklarata e bërë nga Musolini vetëm pak ditë pas pushtimit për ngritjen e një xhamie të madhe në Romë. Ai e justifikonte këtë se tashmë gjashtë milion nënshtetas italianë ishin myslimanë.
Në Ministrinë e Jashtme në Romë ekziston një dokumentacion interesant, i cili na lejon të konkludojmë se politika e pushtuesve italianë ndaj bashkësive fetare në Shqipëri ishte një aksion i pasigurtë, oportun dhe i varur nga situatat që mund të krijoheshin. Kështu, muajt e parë të pushtimit autoritetet italiane ishin të bindur se duhej mbajtur një ekuilibër i paanshëm në mes feve të ndryshme, duke treguar ndaj seicilës të njëjtin nderim. Por ky kriter nuk do të reflektohet në politikën e subvencioneve që qeveria italiane ndoqi ndaj bashkësive fetare në Shqipëri nga viti 1939 deri në vitin 1941. Në shpërndarjen e parave ajo nuk mbante parasysh përpjestimin numerik të tyre. Kështu, për katolikët në buxhet caktoheshin çdo vit rreth 1.200.000 lira, për ortodoksët 700.000 lira dhe për myslimanët 500.000 lira. Këtyre të fundit për arsye se përbënin pjesën më të madhe të popullsisë iu jepeshin edhe dhurata me raste festash apo për ndërtime xhamiash. Kjo sidomos kur Kosova u bashkua me Shqipërinë. Në tetor të 1941-shit Ministria e Jashtme italiane u detyrua të shtonte fondin vjetor “për shpenzime politike të rezervuara në Shqipëri”.
Në kuadër të politikës religjoze qeveria italiane kishte shqyrtuar edhe një projekt “barazpeshimi të ri” të gjendjes fetare në Shqipëri. Sipas këtij plani parashikohej formimi i dy blloqeve fetare, njëri mysliman dhe tjetri katolik, forcat e të cilit duhej të ishin të barabarta. Por ai shkonte në disfavor të pjesës ortodokse, sepse favorizohej dukuria uniate që do t`i bashkonte të gjithë të krishterët në një bashkësi të vetme katolike. Ndërsa bektashinjtë do të shërbenin për të thyer kompaktësinë e myslimanëve. Ky projekt nuk u zbatua. Kjo, për disa arsye, të cilat është e vështirë të hamendësohen. Sipas dela Roca-s, mundet që manovrat brenda shumicës myslimane, edhe nëse u provuan të bëheshin, dështuan që në lindje. Përsa i përket uniatizmit, kundërshtimi i papritur i Vatikanit, si dhe kostoja e lartë financiare që u kërkonte ky operacion arkave të shtetit italian, bënë që kalimi tashmë i gatshëm i Kishës autoqefale shqiptare në gjirin e Kishës katolike, të shtyhej për më vonë. Veç kësaj, ky projekt ishte paaplikueshëm për shak se binte ndesh me vetë politikën ekspansioniste të qeverisë italiane. Kështu, shndërrimi i Kishës autoqefale në Kishë uniate do të zhgënjente shqiptarët ortodoksë të Çamërisë, të cilët pas bashkimit me atdheun mëmë do të kontestonin të bëheshin pjesë e Kishës katolike. Por edhe brenda kësaj të fundit kishte zëra kundërshtues për shkak të dallimit që ekzistonte mes ortodoksëve, që ishin sa dyfishi, me katolikët. Edhe diversioni mes bektashinjve dhe myslimanëve nuk do të pritej mirë nga shqiptarët e Kosovës, që në pjesën e tyre dërrmuese ishin suni. Prandaj alternativa e ruajtjes së status quos-së u konsiderua si rrugë e pakalueshme.
Regjimi fashist ndiqte një vijë pragmatiste në raport me komunitetet fetare. Në parim, ai nuk privilegjonte as njërën dhe as tjetrën bashkësi fetare. Nga të gjitha kërkohej pëlqimi maksimal dhe u siguroheshin favore dhe subvencione në atë masë sa ato pranonin të bashkëpunonin me pushtetin. Në thelb trajtimi i çdo bashkësie fetare bëhej sipas peshës politike që i jepnin asaj përmasat dhe ndikimi në shoqërinë shqiptare.
Në muajt e verës, prodhuesit po përballen me rritje të konsumit deri në 7% krahasuar me vjet, teksa problematike mbetet kërkesa e ulët jashtë sezonit për shkak të ndryshimeve demografike. Në vitin 2023, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, prodhimi ra me 15% krahasuar me 2022. Kostot më të larta nga rritja e pagave po ndikojnë te humbja e konkurrueshmërinë në treg, teksa produktet e importit po shiten më lirë.
Dorina Azo
Prodhuesit e pijeve freskuese vijojnë të punojnë me kapacitet të reduktuar gjatë vitit, për shkak të rënies së konsumit nga emigrimi i popullsisë. Këta muaj vere, prodhuesit më të mëdhenj shtuan deri në 7% prodhimin për shkak të turizmit.
Por kostoja e prodhimit mbetet e lartë, nga rritjet e pagave të punonjësve, ndërsa çmimi i energjisë prej gati dy vitesh është stabilizuar. Kjo po sjell humbjen e konkurrueshmërisë, pasi pijet freskuese nga importi, veçanërisht Italia dhe Polonia, tregtohen me çmime më të lirë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2023, u prodhuan 66,1 milionë litra pije freskuese. Krahasuar me vitin 2022, prodhimi vendas u ul me 15%.
Nga viti 2013 deri në 2016, tendenca e prodhimit ka pasur rritje të lehtë. Piku i prodhimit është shënuar në vitin 2019 dhe 2021. Në vitin 2021 u prodhuan 80,2 milionë litra pije freskuese.
Në raport me 2021, prodhimi për vitin 2023 është ulur me rreth 18%.
Burimi: Ministria e Bujqësisë
Bie konsumi
Në vështirësi më të madhe janë fabrikat e vogla prodhuese, që shpërndajnë produktet e tyre drejt zonave rurale, të cilat janë detyruar të pakësojnë prodhimin.
Kosta Bezhani, administrator i fabrikës së Dropullit, që prodhon prej vitit 1992 pijet freskuese të markës “Fresh Company”, pohoi për “Monitor” se është duke vënë në punë fabrikën vetëm me një turn punonjësish dhe me kapacitete të kufizuara, për shkak të mungesës së fuqisë blerëse.
“Ky vit mund të konsiderohet ndër më të vështirët për sa i përket konsumit, çka po ndikon automatikisht te reduktimi i prodhimit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në fabrikë të punohet vetëm me një turn punonjësish në periudhën e sezonit turistik.
Në muajt e nxehtë të verës, kur edhe kërkesa për pije freskuese është e lartë, linjat e prodhimit vendoseshin në punë me tre turne punonjësish, ditë-natë.
Ndërsa sivjet në muajt e verës nuk ka kërkesë të lartë për pije freskuese. Konsumi është i njëjtë me sezonin e kaluar.
Prisnim fluks të lartë turistësh, por shohim që sivjet nuk ka turistë. Ndërsa gjatë vitit, kërkesa është shumë e ulët, për shkak të emigrimit të popullsisë, veçanërisht në zonat rurale që pothuajse janë shpopulluar”, pohon ai.
Rënia e konsumit
Kosta Bezhani : “Ky vit mund të konsiderohet ndër më të vështirët për sa i përket konsumit, çka po ndikon automatikisht te reduktimi i prodhimit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që në fabrikë të punohet vetëm me një turn punonjësish në periudhën e sezonit turistik. Në muajt e nxehtë të verës, kur edhe kërkesa për pije freskuese është e lartë, linjat e prodhimit vendoseshin në punë me tre turne punonjësish, ditë-natë.
Tendenca rënëse për blerje, për shkak të emigracionit, veçanërisht në rrethe është ndier edhe nga prodhues të sektorëve të tjerë, siç janë prodhuesit e ujit të pijshëm, për shkak të largimeve në emigracion.
Popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit sipas të dhënave të Censit 2023, krahasuar me të dhënat e 2011-s. Vetëm për Tiranën ka rritje me vetëm 1,2%.
Nga të dhënat e Censit, rënia më e madhe e popullsisë në përqindje ka ndodhur në Shkodër me 28,3% banorë më pak krahasuar me të dhënat e 2011, dhe në Kukës me 27,3%, teksa popullsia Tiranës, gjatë kësaj periudhe, është shtuar me vetëm 1,2%.
Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8% në 2011 në 31,6% në 2023.
Por pakësimi i prodhimit, për shkak të rënies së konsumit që vjen nga ndryshimet demografike, e ka futur në vitin e pestë të vështirësive prodhuesin e vogël të pijeve freskuese në zonën e Dropullit. Mungesa e fitimeve po ia bën të pamundur sipërmarrësit për të kryer investime.
“Tashmë prej 5 vitesh ne prodhojmë, por me fitime tepër të ulëta, deri edhe pa fitim, kjo pasi nuk kemi kujt t’ia shesim prodhimin tonë. Në zonat rurale, popullsia është pakësuar, edhe në rrethe gjithashtu.
Nga ana tjetër jemi në vështirësi kostosh edhe nga punëtorët, që po paguajmë me paga të larta të pakualifikuarait.
Është vërtet e dhimbshme që investimet disa miliona euro të kryera ndër vite nuk po arrijnë të gjenerojnë fitime, por vetëm të ardhura në nivel page. Pra jemi sipërmarrës të kthyer në rrogëtarë.
Me të ardhura deri në 1 mijë euro në muaj”, pohon z. Bezhani.
Kompania “Fresh Company” është themeluar në tetor të vitit 1992. Pijet freskuese prodhohen në fabrikën e ngritur në zonën e Dropullit, me një investim mbi 7 mln euro në vitin 2008.
Në fabrikë janë rreth 50 të punësuar dhe 10 distributorë që janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Krahasuar me vjet, numri i të punësuarve ka rënë me 10%. “Fresh Company” tregton pije freskuese në paketim 0,5 l dhe 1,5 l me logon “Fresh Cola”, “Rico Fresh”, “Turbo”, “Fresh Up”, “Fresh Orange”.
Si po ndikon turizmi te konsumi?
Për prodhuesit e mëdhenj, situata shfaqet ndryshe gjatë sezonit turistik. Ndërsa rënia e konsumit nga emigrimi është problematikë që ndihet edhe prej tyre gjatë muajve të tjerë të vitit.
Por sezoni turistik duket se nuk arrin të rikuperojë gropën e kërkesës e ndikuar nga ndryshimet demografike.
Përfaqësuesit e “Agna Group”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të markave të huaja të pijeve freskuese si “Pepsi”, “7 Up”, “Ivi”, “Lipton”, pohuan për “Monitor” se për shkak të sezonit turistik prodhimi është rritur me 5 deri në 7% krahasuar me vjet.
Sipas tyre, kërkesa gjatë vitit nuk ka rritje, e ndikuar nga ndryshimet demografike të popullatës për shkak të emigrimit jashtë vendit.
Helidon Rruga, drejtuesi i fabrikës prodhuese të pijeve freskuese dhe lëngjeve të frutave “Derby Albania”, pohoi për “Monitor” se gjatë muajve të verës nuk hasin problem me konsumin, pasi ardhja e turistëve ka ndikuar pozitivisht te kërkesa.
Problem mbetet ecuria e kërkesës jashtë sezonit turistik.
“Në muajt e tjerë të vitit, kërkesa është me rënie, për shkak të reduktimit të popullsisë nga emigracioni, veçanërisht në zonat rurale ku shpopullimi është më i lartë”, pohon ai.
Në vitin 2022, për shkak të rritjes së kostove, të ndikuara nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, u detyruan të shtrenjtojnë çmimet e shitjes deri në 20%. Shtrenjtimi i çmimeve dhe eksodi veçanërisht i të rinjve në atë periudhë tkurri konsumin sipas prodhuesve.
Tashmë prej dy vitesh, prodhuesit pohojnë se nuk i kanë ndryshuar çmimet e shitjes së pijeve freskuese, pasi kjo do të ndikonte te humbja e konkurrueshmërisë krahasuar me mallrat e importit që vijnë më lirë dhe do të shtonte rënien e konsumit.
Por, sipas tyre, shkaku kryesor i tkurrjes së konsumit jashtë sezonit të turizmit mbetet tkurrja e popullsisë nga emigracioni.
Në tregun e pijeve freskuese në Shqipëri, investimet e fabrikave prodhuese ndër vite janë për një treg më të madh konsumatorësh.
Teksa numri i popullsisë së Shqipërisë për vitin 2023, krahasuar me 2011 është 420 mijë banorë më pak sipas të dhënave të Censit.
Ndikimi i turizmit
Përfaqësuesit e “Agna Group”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të markave të huaja të pijeve freskuese si “Pepsi”, “7 Up”, “Ivi”, “Lipton”, pohuan për “Monitor” se për shkak të sezonit turistik prodhimi është rritur me 5 deri në 7% krahasuar me vjet. Sipas tyre, kërkesa gjatë vitit nuk ka rritje, e ndikuar nga ndryshimet demografike të popullatës për shkak të emigrimit jashtë vendit.
A mund të arrihet zgjerimi i tregut me eksporte?
Për disa nga prodhuesit vendas, një ndër alternativat e zgjidhjes “për të shpëtuar” nga pakësimi i konsumatorëve, si rezultat i ndryshimeve demografike mbetet diversifikimi i tregjeve.
Drejtuesi i fabrikës “Fresh Company”, z. Kosto Bezhani, tha se po studion alternativën e rritjes së eksporteve, kryesisht në Azerbajxhan ku kërkesa për produktet e lëngëta shqiptare është shumë e lartë, për shkak të konkurrueshmërisë së çmimeve.
Po studiojmë mundësitë për zgjerimin e tregut të eksporteve, me qëllim rritjen e aktivitetit të prodhimit, duke qenë se tregu vendas është pakësuar, ka më pak konsumatorë prej emigrimit.
Një mundësi shumë e mirë është eksporti i pijeve freskuese në Azerbajxhan, ku kërkesa për produktet shqiptare rezulton e lartë, pas takimeve që kemi zhvilluar me sipërmarrësit e atjeshëm.
Por problematikë mbetet kostoja e transportit, që zë gati 40% të vlerës së produktit që do të eksportosh. Pra nëse do të eksportosh një kamion me vlerë 1,000,000 lekë pije freskuese, kostoja e transportit është 4,000 euro.
Automatikisht kjo do të shtonte çmimin e shitjes për eksport. Nëse çmimi do të rritej, produkti humb konkurrueshmërinë dhe nuk është më i leverdishëm për t’u blerë nga të huajt”, pohon z. Bezhani.
Edhe administratori i “Agna Group”, z. Kristo Naçi, pohoi më herët për “Monitor” se marka “Made in Albania” nuk është avantazh, ndërsa kostot e transportit për jashtë janë tepër të larta. Për prodhuesit, zgjidhja e vetme mbetet pakësimi i prodhimit, kur kërkesa është e ulët.
Një nga drejtuesit e kompanive më të mëdha të prodhimit të pijeve freskuese, “Coca–Cola Bottling Shqipëria”, z. Luca Busi, në një intervistë për podcast-in “Business Plus”, tha se krahasuar me 30 vite më parë, klima e të bërit biznes në Shqipëri ka ndryshuar pozitivisht.
“Ka pasur një zhvillim, maturi nga ana e të gjithëve, që është shumë e dukshme, shumë e qartë, sepse pa këtë dinamizëm, pa këtë shpejtësi dhe pa këtë rritjeje, në fund gjërat nuk realizohen.
Ndërmarrjet, kompanitë janë të përbëra nga njerëz dhe punonjësit tanë janë rritur, janë përmirësuar dhe janë më të shpejtë.
Patjetër ne bëjmë punën tonë, sepse çdo vit bëjmë më shumë se 3000 informacione, trajnime kështu që popullsia e ndërmarrjes sonë është si një bimë që ka nevojë të ujitet dhe që të rritet, do gjithmonë përkujdesje.
Ky është, pak a shumë, sistemi në Shqipëri, sipërmarrësit, ndërmarrjet, njerëzit, punonjësit janë rritur në vitet e fundit dhe, siç e thamë, kanë mundur ta mbajnë këtë rezultat të mrekullueshëm.
Thjesht po të shikojmë 3-4 vitet e fundit kanë qenë mahnitës, të paparashikueshëm, pasi shikojmë një Shqipëri shumë të fortë duke u rritur, shikojmë PBB që po rritet, shikojmë efektin e turizmit që po rritet vitet e fundit, po ashtu shikojmë investime të reja që vijnë nga të huajt jashtë Shqipërisë, që kanë filluar të investojnë në Shqipëri.
Pra, të gjithë këta indikatorë janë shumë pozitivë. Kjo është meritë e këtij rrugëtimi të fortë rritjeje”, pohoi ai më herët.
Burimi: Doganat, Ministria e Bujqësisë
Sektori i pijeve prodhuese vijon të mbetet pa punonjës; Rritja e pagave shton kostot
Pakësimi i popullsisë dhe mplakja e saj ndër vite po thellon gropën e mungesës së fuqisë punëtore. Prej disa vitesh, prodhuesit e pijeve freskuese vijojnë të ngrenë shqetësimin se nuk arrijnë të gjejnë punonjës, pasi të rinjtë po largohen në emigracion.
Me qëllim finalizimin e rekrutimeve, vitet e fundit bizneset kanë rritur pagat, duke i çuar në nivelet nga 700 deri në 1,000 euro.
Por edhe rritja e pagave duket se nuk arrin ta zgjidhë problematikën për punonjës. Nga ana tjetër, rritja e pagave po ndikon te prodhuesit së tepërmi te shtimi i kostove të prodhimtt, pasi po paguajnë edhe punonjës të pakualifikuar.
Kosto Bezhani, sipërmarrësi i pijeve freskuese nga Dropulli, tha se në zonën e Gjirokastrës, është e pamundur të gjesh punonjës, pasi shpopullimi është i lartë. Ai pohon se po has vështirësi edhe në Tiranë për gjetjen e punonjësve në zinxhirin e shpërndarjes.
“Po kërkoj punonjës për shpërndarjen e pijeve freskuese në Tiranë. Paga e ofruar është 600 euro në muaj + % shtesë nga shitjet. Nuk po arrij të gjej punonjës, pasi për shkak të qarkullimit të lartë të parasë informale, të rinjtë po angazhohen në punë ku fitimet janë më lehta edhe shumë herë më të larta.
Ndërsa punësimet e reja janë emergjente edhe në fabrikë. Një numër i konsiderueshëm punonjës kanë mbushur moshën e daljes në pension. Kam nisur zëvendësimet e tyre.
Po punësoj punonjës të sektorit të bujqësisë në sektorin e industrisë.
Këta janë punonjës të pakualifikuar për industrinë, çka ngarkon me kosto prodhuesit. Ngritja e shkollave profesionale, veçanërisht në zonat rurale, është mjaft e domosdoshme me qëllim rritjen e numrit të forcës së punës së kualifikuar”, nënvizon ai.
Kompania “Agna Group” me qëllim zgjidhjen e problematikës së fuqisë punëtore ka shtuar herë pas herë pagat e punonjësve, duke i çuar në nivelin mesatare prej 1,000 euro.
“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nga emigracioni ne kemi bërë rritje të vazhdueshme të pagave. Aktualisht paga mesatare për punonjësit tanë është 1 mijë euro. politika për rritjen e pagave ka rezultuar efikase në frenimin e largimit të punonjësve.
Por gjithashtu rritja e pagave të punonjësve duhet të jetë në përputhje me produktivitetin e punës. Mendoj se rritja e pagës mesatare në ekonomi në nivelin e 1 mijë eurove do të frenonte largimin e të rinjve dhe familjarëve në emigracion”, pohoi më herët z. Kristo Naçi.
Përfaqësuesit e kompanisë pohuan se rritja e pagave ka shtuar kostot për prodhimin, duke përfshirë edhe kostot nga blerja e ambalazhimeve, transportit dhe energjisë.
“Pavarësisht kostos së lartë, jemi të detyruar të mbajmë këtë nivel pagash, me qëllim frenimin e largimeve jashtë vendit.
Çdo ditë e më shumë, të rinjtë po kërkojnë të largohen në Gjermani apo shtete të tjera. Rritja e pagës në nivelet e 1,000 eurove jo vetëm nga sipërmarrësit, por edhe rritja e pagës mesatare në ekonomi, do të arrinte të frenonte largimet”, pohuan përfaqësues të kompanisë.
Në sektorin e prodhimit dhe ambalazhimit të pijeve freskuese të kompanisë “Agna Group” numërohen rreth 300 punonjës.
Burimi: Doganat
Burimi: Doganat
Importet “mbysin” prodhimin shqiptar të pijeve freskuese
Importet e pijeve freskuese vijojnë tendencën rritëse. Për muajt janar-korrik 2024, sipas të dhënave të Doganave, importet u rritën rreth 1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritje më e lartë e importeve është shënuar në totalin vjetor të 2023. Për këtë vit u importuan 105 milionë litra pije freskuese, sasia më e lartë e importuar që nga viti 2016, sipas të dhënave të Doganave. Krahasuar me vitin 2022, importet u zgjeruan me 8%.
Në Shqipëri, ndër vite, pjesën më të madhe të konsumit e zënë pijet freskuese vendase. Për 2021, pijet freskuese e zgjeruan terrenin duke zënë 54% të tregut, kundrejt 47% që ishte pesha e tyre në 2020.
Për vitin 2023, kur edhe sasia e prodhuar në vend shënoi rënie, pesha e importeve në treg ka arritur 61%, kundrejt 55% që ishte pesha e tyre në vitin 2022.
Sipas prodhuesve, në vend po hyjnë pije freskuese me çmime më të lira sesa ato të vendit të prodhuara në Itali dhe Poloni.
“Shumë prodhime të këtyre shteteve po shiten më lirë se prodhimet vendase, pasi nuk paguajnë kosto shtesë për marketingun.
Kundrejt konkurrueshmërisë së importeve nuk mund të rrisim çmimet e shitjes, pasi prania e tyre me çmime të lira është zgjeruar në treg”, pohoi një nga prodhuesit e pijeve freskuese.
Prodhuesit e vegjël të pijeve freskuese vijojnë ta shohin të pamundur financiarisht fuqizimin e brandit, i cili kërkon një buxhet shumë të lartë, pasi duhet të përballesh me konkurrueshmërinë e markave ndërkombëtare si “Coca Cola” apo “Pepsi” që prodhohen në vend.
Sipas prodhuesve të sektorit të pijeve freskuese nevojiten shuma të mëdha për marketimin e markës që prodhohet në vend, të arrish të kesh shitje përballë markave ndërkombëtare.
Pash statujën që prezantoi Elisa në Itali, dhe për pak mendova se iu kishte dërguar aty bustin e kryetarit të partisë, me rastin e takimeve të diasporës. Por doli që paska qënë skulpturë për Gjergj Kastriot Skëndërbeun.
̈, ̈ , ̈ % ̈, ̈ ̈ ̈ ̈̈, ̈ ̈ ̈ .
Po ta krahasosh si dukej Skëndërbeu në atë pikturë me statujën e prezantuar 500 vite më vonë, qartazi kupton se skulptori i ka qëndruar më pak besnik historisë, se sa politikës.
Por ky nuk është rast i izoluar. Ngjashmëria më shumë se rastësi është strategji politike.
Rama ka nisur ta integroj fshehurazi veten në histori, që në kohën kur u bë kryetar bashkie dhe qarkullonin teori konspirative sikur ai ishte medemek nipi ilegal i Ahmet Zogut, i cili në kohën e tij gjithashtu përhapte fjalë se ishte trashëgimtar i Skënderbeut.
Këto thashetheme të përhapura qëllimisht nëpër kafene, duheshin mbështetur edhe nga deklarata pompoze nëpër mitingje se vetëm Edi Rama mund ta realizonte premtimin e Skëndërbeut. Dhe sigurisht edhe në këtë rast ishte Elisa ajo që mbante shpatën e propagandës.
Nuk është çudi më pas, që këto ngjashmëri me fjalë duhen mbështetur me ngjashmëri vizuale. Dhe aty ku tiparet fizike të kopjes nuk i ngjajnë dot origjinalit, modifikohet kujtimi i origjinalit.
Për hir të së vërtetës, ky nuk është ndonjë rast i izoluar në histori. Në një pikë të gjithë diktatorët tentojnë ta lidhin veten e tyre me figura historike.
Musolini vazhdimisht merrte pozat e statujave klasike të perandorëve romak. Hitleri e paraqiste veten si trashëgimtarin e Frederikut të Madh të Prusisë. Të njëjtën gjë bëhenin edhe Gadafi me Sadamin, të cilët visheshin dhe silleshin si trashëgimtarë të figurave historike që kishin themeluar kombin.
Gjithashtu, një bashkëkohës i ngjashëm me Ramën, Vladimir Putini, ka ndërtuar një propagandë të tërë, duke investuar edhe në statuja, që ta prezantojë veten si pasardhësin e carit, Pjertit të Madh të Rusisë.
Pse, do thuash ti?
Ka shumë arsye, por të paktën dy janë tipike.
E para, ka të bëjë më delirin e madhështisë që vuajnë autokratët. Pasi ka qëndruar për 26 vite në pushtet, Rama ndalon së menduari se ai ka 25 metra zorrë si gjithë të tjerët. Psikozat fillojnë dhe i shtohen, dhe ai ka nevojë të vazhdueshme të krijojë një profil që e shtrin atë në një rrafsh më të gjerë gjeografik se Shqipëria, dhe një rrafsh historik më të gjerë se jeta e njeriut. Në kokën e tij, ai mendon se është figurë historike pa kohë dhe pa kufij gjeografik.
Arsyeja e dytë lidhet me legjitimimin e pushtetit. Pasi ai ka 12 vite kryeministër, shqiptari i zakonshëm, që sot është më keq seç ishte para 12 vitesh, pyet veten “ore për çfarë duhet ta votoj prapë këtë unë?!”
Në këtë pikë arsyet e diktatorëve bëhen gjithmonë e më qesharake dhe të shkeputura nga realiteti. Përshembull ai bind veten dhe tenton të bindë të tjerët se atij i takon pushteti, se e ka trashëguar nga të parët e vet. Në raste të tjera e prezanton veten si një njeri që e ka zgjedhur Zoti, duke i dhënë skeptrin në një lagunë magjike, e kështuqë ai nuk ka fare nevojë të rizgjidhet edhe nga ne, të vdekshmit që jetojnë në tokë. Me pak fjalë, ne kemi lindur për të vuajtur, dhe ai për të gëzuar pasurinë e Shqipërisë.
Në këtë pikë, diktatori del përtej mundësisë për tu shëruar. Prandaj e vetmja zgjidhje në këto raste është mobilizimi i atyre që nuk e kanë humbur ende mëndjen, për ta larguar nga pushteti, dhe nëse nuk e shpëtojnë atë nga vetja, të paktën të shpëtojnë vendin nga deliret e një njeriu.
Policia ka vënë në pranga një 51-vjeçar në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Gentian Bako dyshohet se ka tentuar të korruptojë dy punonjës të IMT-së Elbasan, duke u dhënë para, për të mos i shembur një ndërtim pa leje.
Njoftimi i policisë:
Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua operacioni policor i koduar “Deceit “.
Ndalohet një 51-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Deceit”.
Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. B., 51 vjeç, banues në Elbasan, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë, me vendimin e datës 29.08.2024, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në muajin prill 2024, ka bashkëpunuar me dy punonjës të IMT Elbasan, për marrje rryshfeti, në lidhje me një objekt të ndërtuar pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, për veprime të mëtejshme.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...