25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa

Në një banesë, në fshatin Shtyllë në Korçë, ka rënë zjarr.

 

Sipas informacioneve, zjarri i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga një bombol ka përfshirë ambientet e një dhome dhe ka bërë dëme të konsiderueshme.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur shuarjen në kohë të zjarrit për mospërhapjen e mëtejshme në ambientet e tjera të banesës.

Trishtim, dhimbje dhe lot/ 30 vjet pas luftës, më shumë se 11 mijë trupa të pagjetur në hapësirat e ish-Jugosllavisë! Apeli drejtuar institucioneve

 

Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia, Kroaciadhe Mali i Zi janë në kërkim të 11.000 personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në kohën e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi në 30 vitet e fundit.

Nga ky numër, 7.600 persona kërkohen në Bosnjë-Hercegovinë, ku kërkimi vazhdon edhe gati tre dekada pas luftës. Shumica e personave nga zona e Hercegovinës Lindore që janë ende në kërkim janë nga Nevesinja. Aljonka Xheletoviq ka më shumë se 30 vjet në kërkim të vëllait të saj. Ai u zhduk më 15 qershor 1992. Megjithëse ajo mblodhi vetë provat për vite të tëra dhe ia dorëzoi Prokurorisë së B-H-së, nuk ka asnjë përparim.

“Nuk e kam të qartë si person, si motër, që ende nuk po arrij ta varros si duhet”, thotë mes lotësh Aljonka, duke sqaruar se gjatë hetimeve ka gjetur prova edhe në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe emrat e personave që e morën.

Dhimbje e papërshkrueshme

“Ai u kap i gjallë. Sipas të gjitha konventave, ai duhej të ishte shkëmbyer si rob lufte. Ne e dimë se kush e vrau. Por trupi i tij, duke qenë se është objekt i krimit, është fshehur”, thotë Aljonka, e cila thotë se tetë vite më parë ka dorëzuar të gjitha provat në Prokurorinë e Bosnje-Hercegovinës, por se çështja është në sirtar dhe se askush nuk dëshiron të nisë një hetim.

“Është e pamundur të përshkruash dhimbjen e këtyre 30 viteve të fundit, jo vetëm timen, por edhe të gjithë atyre që janë në kërkim të njerëzve të tyre të dashur”, thotë Aljonka.

Bashkëbiseduesit tanë, pavarësisht se cilit grup etnik i përkasin dhe pavarësisht se ku i kërkojnë trupat e të afërmve të tyre, në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur paralajmërojnë edhe një herë se politika është fajtori kryesor që procesi i kërkimit të personave të pagjetur në të gjithë rajonin nuk ka përfunduar. Ky proces ka ngecuar në veçanti në vitet e fundit. Edhe pse tani ekziston një bashkëpunim rajonal në kuadër të të cilit së fundi u shkëmbyen mbetje mortore ndërmjet B-H dhe Serbisë në pikën kufitare të Raçës, në praktikë zbardhet një numër shumë i vogël i rasteve.

“Po të kishte vullnet politik, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por politikanët e përdorin këtë edhe për interesat e tyre personale, duke mos lejuar që një kapitull i tmerrshëm i historisë sonë të përfundojë dhe të vazhdojmë përpara”, tha për DW Semina Alekiq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur në B-H, duke kujtuar se kujtuar se ky vend ka një ligj për personat e pagjetur, por që nuk zbatohet në praktikë.

“Dihet saktësisht se cila ishte përgjegjësia komanduese, ndaj 100 apo 200 persona nuk mund të zhduken dhe të mos di askush se çfarë ka ndodhur. Vrasjet ishin sistematike për të cilat dihet se kush i ka bërë. Pra, të gjithë dinë gjithçka por vetëm heshtin”, thotë Alekiq, duke përmendur si shembull pozitiv krijimin e një liste rajonale prej 11.000 personash që kërkohen.

Bashkëpunimi rajonal

Kjo listë pamundëson deri diku manipulimet dhe abuzimet e autoriteteve me shifrat. Por, mungesa e informacionit për vendndodhjet e e personave të pagjetur dhe pengesat politike, ende e kufizojnë manovrën dhe kërkimin e tyre nga të gjitha anët.

Instituti për Persona të Zhdukur të Bosnjë-Hercegovinës thotë se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit është i mirë dhe se në këtë kuadër zbatohen edhe marrëveshjet e bashkëpunimit. Një nga arritjet e mëdha është edhe formimi i Grupit për Persona të Zhdukur, në kuadër të të cilit böhet edhe bashkëpunimi rajonal për të njëjtat çështje dhe aktivitete.

“Kjo ka rezultuar me krijimin e një databaze rajonale për persoant e zhdukur, me analizat e mbetjeve të paidentifikuara në morgje, shkëmbimin e të dhënave dhe informacionive, si dhe me përfshirjen e familjeve në procesin e kërkimit të të zhdukurve dhe organizimin e përkujtimeve të përbashkëta”, thotë zëdhënësja e Institutit Emza Fazliq.

Trishtimi, dhimbja dhe lotët

Situata është pak a shumë e njëjtë edhe për vendet e tjera të rajonit, kur bëhet fjalë për përsonat e pagjetur. Politika është frena kryesore e të gjitha proceseve. Sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga viti 1999 në Kosovë janë zhdukur 4500 persona. Rreth 1600 janë ende të pagjetur. Pala kosovare po kërkon hapjen e arkivave nga Serbia sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sipas së cilës palët angazhohen të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet, përfshirë ato të shënuara si konfidenciale.

Duhet të gjejmë mekanizmin e duhur që do të fillonte procesin e kërkimit të të zhdukurve, sepse mekanizmi aktual nuk po jep rezultate të mira, thotë Natasha Shqepanoviq nga Shoqata e Familjeve “Kosmetski stradalnici”, duke kujtuar se procesi i zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e Kosovës është ndalur.

“Pengesat dhe manipulimet janë të ndryshme dhe një nga shkaqet kryesore është politika, pra mungesa e vullnetit politik. Dhe kjo nuk është politikë, ka të bëjë me njerëzit, me familjet që kërkojnë të dashurit e tyre. Një detyrë e kom plikuar është prapa nesh, kam frikë se nuk kemi shumë kohë”, thotë Shçepanoviq.

“Politika nuk dëshiron t’i zgjidhë gjërat sepse dikush prej tyre duhet të përgjigjet për krimet që janë bërë”, ka deklaruar për DW Bajram Çerkinaj nga Mitrovica, i cili është në kërkim të djalit të tij që nga viti 1999.

Apeli i drejtuar institucioneve

Qendra për Personat e Zhdukur në Kosovë organizoi ditë më parë një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë, ku familjet nga të dyja palët edhe një herë apeluan që të gjithë të angazhohen seriozisht për zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur.

“Për një periudhë të gjatë prej 25 vitesh, familjet nuk e ndjejnë se qeveritë në Beograd dhe Prishtinë mendojnë se ne jemi njerëz dhe se presim njerëzit tanë. Ne presim një politikë të pavarur. Të dashurit tanë duhet të kthehen në familjet tona. Ne po kërkojmë nga të gjitha institucionet në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar që të na qetësojnë zemrat sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Çerkinaj.

Procesi i identifikimit të viktimave përfundon kur personi identifikohet me metodën e ADN-së, por edhe kur ai identifikim konfirmohet nga familjarët. Vetëm atëherë viktimat që janë identifikuar hiqen nga lista e personave të kërkuar. Në Bosnjë-Hercegovinë ka rreth 2800 raste apo mbetje viktimash në 12 morgje ku është bërë ADN-ja, por nuk ka patur asnjë përputhje me mostrat e gjakut të familjarëve të personave të zhdukur.

“Mendova se dhimbja ime për vëllain tim ishte më e madhja, por kur dëgjova historinë e një gruaje, më duhet të them se, mjerisht, ka fate edhe më të vështira. Kështu edhe krijohet një mirëkuptim më i madh, duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe duke kuptuar se dhimbja është universale. Në këtë mënyrë mund të luftojmë së bashku”, përfundon Aljonka Xheletoviq./dw

Pas Vlorës e ka radhën Kukësi, përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbetjeve, tymi mbulon zonën

KUKËS– Pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në Kolsh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Flakët kanë çliruar një shtëllungë të madhe tymi në ajër.

Smogu ka përfshirë fshatrat dhe një pjesë të qytetit që janë në afërsi me pikën e grumbullimit, ndërsa dy mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë zjarrit.

Vendgrumbullimi i mbetjeve është i pozicionuar në kahun perendimor të qytetit dhe ka një largësi vetëm 1 km nga lagjet e Kukësit.

Detaje/ E takoi dhe më pas i vuri flakën, dyshohet se Bledar Trëndafili ishte i dehur

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Korçës, ku Bledar Trëndafili tentoi të digjte bashkëshorten e tij, kanë dalë në dritë detaje të reja.

U raportua se Bledar Trëndafili i ka telefonuar bashkëshortes së tij duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, madje shumë metra poshtë banesës që Melisa Trëndafili kishte marrë me qera dhe jetonte me fëmijët e saj, janë ulur në shkallët e një banese private ku ndodhi dhe ngjarja.

Krejt papritur Bledar Trëndafili e ka spërkatur bashkëshorten e tij me benzinë dhe po aq shpejt i ka vënë dhe flakën.

Duke qenë fare pranë një ndërtese private Melisa Trëndafili ka trokitur në portën e kësaj shtëpie aty ku në ndihmë i ka ardhur në ndihmë një grua 65 vjeçare e cila ka arritur t’i heqë rrobat që kishte veshur, e cila jo vetëm ka bërë këtë por e ka mjekuar me mjete rrethanore shtëpie e pasi e ka veshur me rroba të tjera ka lajmëruar ambulancën e policinë.

U bë me dije se Bledar Trëndafili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të arrestojë atë.

Gjithashtu u raportua Bledar Trëndafili e ka takuar dhe 3 herë të tjera bashkëshorten e tij aty ku ajo jetonte me qera, për ti kërkuar të heqë dorë nga divorci.

Pranga dhe konfiskim për sheikët e korrupsionit!

Në këtë verë të nxehtë normalisht duhet të kishte pushim e qetësi edhe për politikanët në Shqipëri.
Largimi i shumë prej tyre nga ekranet do të relaksonte provizorisht shqiptarët e bezdisur deri në neveri nga komportimi e protagonizmi i tyre.
Ata janë kopje e kronikave të zeza të krimit dhe kjo ësbtë fatkeqësi që i shkel dhe kufijtë e çudisë.
Por si demonët e papërtueshmëm në shpikjen e fatkeqësive ata nuk heshtën.
“Plazhin” e bënë në Himarë duke greqizuar shtetërisht këtë trevë historikisht shqiptare e atdhetare.
Edi Rames të dhjaksur e të kapur për bishti nga presioni helen si gjithmonë i erdhën në ndihmë dyshja Berisha-Meta.
Njëri me perralla nga ballkoni e tjetri me karagjozlliqe përrenjëve e kodrave i lanë dorë të lirë ortakut Rama në këmbim të favoreve të dukshme e të padukshme.
Natyrisht favorin më të madh e presin te tre nga komisioni “Xhafa”, i cili ka marrë mision ti pres hovin ndëshkues ligjor organeve të drejtësisë së re SPAK-ut dhe GJKKO-së.
Me llogaritë e bëra kjo treshe demoniane e politikës ëndërron që bashkë me atrofizimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme t’ju vejë “kufirin te thana”edhe aleatëve tanë euroatlantikë të cilët janë shndërruar jo vetëm në sponsorizues të drejtësisë së re por në misionarë realë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit.
Fakti që sondazhet deshmojnë për një pëlqim dhe shpresë mbarëshqiptare te këto organe natyrisht që është dhe deshmi e përbuzjes së tyre nga establishmenti politik i degraduar e i kriminalizuar.
Ka kaq shumë bëma e gjynahe kurruptive e kriminale të kësaj treshje dhe enturazhit të tyre sa nuk do mjaftonte as përsoneli i Gjykatës së Nurenbergut të pas Luftës së ll-të Botërore për ti gjykuar.
Nuk ka ditë të kaluar që të mos gjesh vulën e tyre të zhvatjes së ekonomisë dhe financave publike.
Nuk ka ditë të sotme që të mos çelet me një skandal.
Tani si mafia kur merr zemër e çmenduri skandalet i tejkalojnë kufijtë e vendit dhe lundrojnë në ujëra ndërkombëtare.
I fundit që u interceptua nga organizata e media investigative botërore është ai i mbetjeve toksike.
Ky aksion i pistë i cili u shpërblye nga Edi Rama me poste të pamerituara ministrore ka në gjenezë edhe Sali Berishën.
Ishte ai kumbari i “Kurum” derisa ju dha jo vetëm koncensione por dhe ju shiti për 5 aspra 3 vepra të rëndësishme hidrike të cilat ishin pasuri strategjike kombëtare.
Jam i sigurt se ky rast akut skandaloz do të
shërbejë si indicie për një hetim të thelluar nga SPAK-u, sepse ka ardhur jo vetëm koha e fundme e gjykimit, denimit dhe sekuestrimit të miliarda pasurive që këta sheikë të korrupsionit shtetëror kanë grumbulluar.
Nuk ështl i rastësishëm togfjaleshi “korrupsion domethënës” me të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit ka përkufizuar e do të përkufizojë në vijim establishmentin politik shqiptar.
Ky nuk është supozim por hulumtim i argumentuar nga sherbimet inteligjente, organet ligjzbatuese si dhe nga hetime ekonomike në banka off-shore të parajsave fiskale.
Përgjimet e kryera nga shumë sherbime partnere po nxjerrin në dritë një imlikim të çmendur kriminal të kësaj klase politike e cila ka tejkaluar dhe organizatat me mafioze të globit si Camorra apo Sinaloe.
Ndaj ata sot janë në panik dhe kanë shtërnguar rradhët ndërmjet tyre ku haptas në parlament ashtu edhe fshehtas në klandestinitet për tu bërë unik duke harruar luftën politike e diversitetet duke prononcuar formalisht si papagaj disa fraza e slogane bajate nëpër foltore.
Situata e rëndë globale e rajonale atyre jo vetëm nuk ju bën përshtypje për të vepruar si shtetarë e ish shtetarë të përgjegjshëm por janë gati të nxisin një konflikt të brendshëm në atdhe vetëm e vetëm të mbulojnë me mjegull e tymnajë lufte gjurmët e thella të korrupsionit e abuzivizmit të
tyre.
Jo vetëm nga besimi e optimizmi im por nga shumë levizje e mesazhe të aleatëve kohët e fundit në rajon dhe vendin tonë jam i sigurt se koha e ndeshkimit të tyre po afron.
Në këtë vjeshtë me stuhi të pritshme mbi pemën e korrupsionit e krimit do të bien përtokë këto fruta të krimbura e të kalbura për tu tretur në dheun e harresës.

ANALIZË nga Preç Zogaj: Kuadrati “800 mijë” si kazermë antidemokratike

Nga Preç Zogaj

Në fjalën e mbajtur në Kuvendin e PS-së para një muaji, me sigurinë se do të fitojë jo vetëm zgjedhjet e vitit 2025, por edhe ato të vitit 2029, pra, pesë mandate të sigurta më e pakta, kryeministri Rama, iu drejtua të pranishmëve: “Do thoni ju: Po pse, sa do rrimë ne në pushtet, 50 vjet? Po pse të mos rrimë 100, kush na e ndalon, kush na e ndalon”?

Shtrimi në këtë formë i pyetjes, që qartazi nuk është pyetje por kapardisje nga maja e kalit, i bën të paqenë në Shqipërinë e sotme dhe të dekadave të ardhshme faktorët klasikë që prodhojnë rotacionin e pushtetit në mbarë botën demokratike. Siç janë, ndër të tjera, konsumimi organik i qeverisë nga qeverisja e gjatë, korrupsioni absolut në pushtetin absolut, mërzitja dhe velja e qyetarëve me të njëten parti dhe të njëjtat fytyra në pushtet për shumë kohë. E mbi të gjitha një opozitë e reformuar që bëhet shumicë popullore me zgjedhje të lira.

Në fakt, në situatën aktuale, Shqipëria nuk ka një opozitë në nivelin e një alternative kërcënuese të pushtetit, siç duhej të ishte Partia Demokratike, e cila pandeh se mund të fitojë pa u reformuar dhe për më tepër duke u thyer hundët SHBA-ve, Britanisë se Madhe dhe Perëndimit në tërësi. Si e tillë, kjo opozitë është aseti i paçmuar mbi supet e së cilës Rama ka mundësi të hedhë vështrimin e fitimtarit thellë në kohë, si asnjë politikan në botën e lirë.

Por ambicieve të tij të shfrenuara nuk u mjafton kriza e opozitës për të qëndruar në pushtet gjatë, si liderit autokratë në Rusi, Bjellorusi, apo në disa vende të Afrikës, ku formalisht ka pluralizëm, por asnjë parti nuk e kërcënon partinë predominuese në pushtet.

Shqipëria është vend i NATO-s, aspiron të bëhet pjesë e BE-së, ka një masë të madhe qytetarësh në opozitë me qeverinë, që aktualisht janë shumicë, por ose nuk e gjejnë vetën të gjithë në partitë e opozitës, ose humbasin nëper marifetet e sistemit zgjedhor. Veç këtyre, nuk është e thenë që PD dhe partitë e tjera të vogla opozitare nuk janë duke menduar zgjidhje deri me sakrifica, shpresoj, që do të çonin në zhbllokimin e krizës dhe bashkimin e tyre nën një lidërshpip të ri para zgjedhjeve të vitit 2025.

Në këto kushte, për të evituar kostot e konsumimit, korrupsionit kapilar apo neverisë së njerëzve me jetëgjatësinë jashtë normave klasike demokratike të qeverisë, Rama me të tijtë kanë bërë një “shpikje” të rrallë, ndoshta të pashoqe në botën e lirë. Kanë shpikur rregjistrin elektoral partiak, që nuk është thjesht rregjistri i anëtarësisë, por i zgjedhësve që u duhen për të qenë parti predominuese me popullsinë që ka Shqipëria në momentin e dhënë.

Ky është kuadrati i famshëm 800 mijë, që Rama e ngriti në qiell edhe në Kongresin e kësaj vere të nxehtë kur tha: “Ne nuk jemi as njëmijë, e dymijë, jemi tetëqind mijë njerëz. Tetëqind mijë njerëz që duan ta bëjnë Shqipërinë, duan të bëhet Shqipëria”!

Po të tjerët që janë më shumë se tetëqind mijë, nuk duan të bëhet Shqipëria? – siç nënkupton vetvetiu, edhe në mos e pastë patur në mendje autori, kjo fjali e tmerrshme e një sektarizmi dhe eugjenizmi politik leninist të huaj për diskurin demokratik.

Kuadrati tetëqind mijë ka në bërthamën e vet anëtarët dhe votuesit besnikë të PS-së. Realisht ata janë shumë, PS është një parti e madhe. Por nuk janë tetëqind mijë. Kuadratin e fiksuar e mbushin njerëz të administratës së stërfryrë, që nuk duan të rrezikojnë benefitet e vendit të punës, e mbushin njerëz të tjerë pa parti apo me parti të mbetur rrugëve, interesaxhinj dhe hallexhinj të joshur apo të konvertuar me karotën e pushtetit; e mbushin kontigjente të botës së krimit të lidhur ngushtë me qeverinë në nivel qendror dhe vendor, e tjerë.
Kuadrati tetëqind mijë as rritet nga sukseset e papara që reklamon qeveria, as zvogëlohet nga skandalet dhe korrupsioni i paparë qeveritar.

Lëvizjet brenda kuadratit mbahen nën kontoll dhe përditësohen ‘non stop’ me mendësinë e mbajtjes në rrethim të një kazerme politikë në çdo centimetër të saj nëpërmjet ushtrisë së aktivistëve, patronazhistëve dhe zyrtarëve socialistë qëndrorë e vendorë të niveleve të ndryshme. Këta mundësojnë menaxhimin emër për emër të pjesëtarëve të kuadratit, deri në lëvizjet më të vogla. Këta informohen në kohë reale për vdekjet, për largimet, për hatërmbetjet dhe rebelimet e vogla, të vërteta apo të simuluara me qëllime përfitimi. Dhe bëjnë çmos të realizojnë pa humbur kohë zëvendësimet me material brenda llojit e jashtë llojit, me premtime, me ndere, përmes nxitjes së proselitizmit politik, domethënë ikjes nga partitë opozitare, duke qenë se “pushteti ka për të gjithë”.
Kuadrati duhet të jetë gjithnjë plot. Aq sa i duhet kryeministrit të një vendi të vogël në një vend të zvogëluar nga hemoragjia e pambaruar e ikjes së njerëzve jashtë. Dhe këtu qëndron ndër të tjera cinizmi i kësaj shpikjeje përverse: kuadrati-kazermë mund të menaxhohet nominalisht, çfarë është e pamundur në vende të mëdha, në vende të lira.

Kuadrati tetëqind mijë është ilustrimi perfekt i përcaktimit që jepet për demokracitë fasadë apo të kalbura ku “një minorancë e organizuar sundon mbi një mazhorancë të ç’organizuar”, siç thoshte Solzhenicini.

Kuadrati-kazermë është garancia e papërgjeshmërisë, mungesës së trasparencës dhe llogaridhënies nga qeveria. E cila, falë kuadratit, e di se do të fitojë sërish e sërish. Si bëri mirë, si bëri keq.

Kaudrati-kazermë është garanci për paligjshmërinë në shkallë të gjerë, deri në ndërtime masive pa leje në qytete dhe bregdete ku krimi në pushtet dhe pushteti në krim bëjnë ligjin.

Ashtu siç ekziston dhe për arsyet që ekziston kuadrati-kazermë është armiku i lirisë që duhet të ketë e të ushtrojë sekush në jetën e tij pa qenë i kushtëzuar nga pushteti apo krimi.

Ashtu siç ekziston dhe për arsyet që ekziston kuadrati-kazermë ka ndikimin e vet në ikjen pa mbarim të mijëra e mijëra shqiptarëve, kryesisht opozitarë, por edhe socialistë që nuk durojnë të jenë pjesë e kazermës, nuk pajtohen me reminishencat e një partie hegjemoniste në një Shqipëri të hapur, që nuk pajtohen me anjë lloj forme të segregacionit politik në vend, as në rrafshin verbal; që nuk duan të jenë e keqja e vëllezërve dhe motrave të tyre të ngjyrave të tjera politike.

Pas promovomit të krimit në politikë, çfarë ka sjellë si pasojë marrjen peng për një kohë të gjatë e sot kësaj dite të dhjetra qyteteve e fshatrave nga individë dhe grupe të narkotrafikut, kuadrati elektoral 800 mijë, që nesër, në vartësi të ikjes së njerëzve mund të zbresë shtatëqind mijë, është invencioni tjetër politik i Edi Ramës për të cilin do të ketë një vend në pjesën e keqe të historisë. Sepse shtetarët mbesin në histori jo për veprat e ndërtuara në kohën e tyre (të gjithë ndërtojnë me paratë e qytetarëve, edhe diktatorët), por parasëgjithash për gjurmët që lenë në shteformim, në zhvillimin ekonimik e kulturor, në emancipimin e shoqërisë, e tjerë.

Demokracisë, edhe kësaj tonës, nuk i mungojnë mjetet e vetmbrojtjes nga shpikjet përverse antidemokratike. (Nuk më shkon mendje të mendoj për një zgjidhje kobzezë dhe groteske njëkohësisht, kur këtu të mbesë vetëm kuadrati i Edi Ramës). Mbeten marrëdhëniet me aleatët amerikanë dhe europianë, që pasi të shohin se kuadrati-kazermë është diçka krejt tjetër nga politika elektorale normale e një partie politike, do të vënë duart në kokë e do të reagojnë. Shqipërianuk mund të jetë një ishull i vogël rus apo afrikan, ndërkohë që në Europën kontinentale nuk gjen një vend ku një parti fiton e vetme pushtetin disa legjislatura radhazi. Edhe aty ku ndodh me të rrallë diçka e tillë, si në Britaninë e Madhe përshembull, vetë partitë në pushtet bëjnë rrokadë të lidershipit brenda tyre.

Mbetet ndërkaq, më e madhje pasuri e njerëzve ku ata mund të dëshmojnë lirinë e tyre: Dhoma e fshehtë e votimeve. Atë nuk e kanë hequr e s’mund ta heqin./Liberale.al

Apeli fundos edhe Kacidhen e Ujësjellësit/ “Bënte gati tenderat për 5D-në, komunikonte vazhdimisht me Muhametllarin në Whatsapp”

Elton Kacidhja një prej drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës rezulton po ashtu në komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronari në letra i kompanisë 5D konstruksion, pronarët faktikë të së cilës sipas SPAK janë Redi Molla dhe Mariglen Qato dy ish drejtorët që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erjon Veliaj.

Komunikimet mes tyre në rrjetin social whatsup kanë zgjatur 3 vite nga 2020 deri në 2023. “Vazhdimisht ato lënë takime me njëri-tjetrin në zyrë apo edhe jashtë saj”, thuhet në dosje.

Gjithçka lidhet me një procedurë tenderuese.

Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.

“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”,

– Komisioni ka paraqitur raportin përmbledhës për ecurinë e procedurës së prokurimit me nr. 15398/4 prot., dt. 18.11.2020, i cili është miratuar nga shtetasi Z. Elton Kacidhja në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor ka shpallur formularin e njoftimit të fituesit në datën 18.11.2020″, thuhet në dosje.

Gjatë kësaj kohe Muhametllari dhe Kacidhja kanë komunikime të vazhdueshme.

“Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik” thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.

“Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre”, theksohet më tej në vendim. Pra Apeli u kujton SPAK se duhet të hetojë lidhjen mes Muhametllarit dhe Kacidhjas për të hetuar nëse zyrtari i Bashkisë ka abuzuar me detyrën duke favorizuar kompaninë 5D që zotërohet nga ish kolegët e tij Redi Molla që Mariglen Qato, që tani ndodhen prapa hekurave.

vna.al

Osmani për REL: Veprimet për shtirje të sovranitetit janë legjitime, suksesi varet nga bashkëpunimi me aleatët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të shtunën Radios Evropa e Lirë se veprimet për shtirje të sovranitetit në Kosovë, janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët.

Ajo i ka bërë këto deklarata, pasi është pyetur rreth reagimeve të Perëndimit më 30 gusht, pas mbylljes së pesë objekteve paralele në veri të Kosovës. Sipas Qeverisë së Kosovës, këto institucione kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë dhe kanë cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e vendit.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të ndalë, siç ka thënë ai, “veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”.

Për aksionin në veri kanë reaguar edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

“Situata në veri të Kosovës është shumë sfiduese, sepse përkundur Marrëveshjes së vitit 2013, e cila kërkon që të gjitha strukturat ilegale të shpërbëhen, ato janë forcuar nga [presidenti serb, Aleksandar] Vuçiq në këtë dekadë, dhe janë shndërruar në grupe mafioze, të cilat edhe sfidojnë sigurinë, edhe sovranitetin, por edhe vetë jetën e qytetarëve që jetojnë në veriun e veriut”, ka thënë Osmani në Pragë, ku po merr pjesë në forumin e sigurisë Globsec.

Ajo ka bërë thirrje që të mos lejohet “asnjë forcë e errët, asnjë shtet që ka qëllime dashakëqija ndaj Kosovës dhe rajonit, të krijojë ndarje mes neve dhe aleatëve”.

“Kjo ndarje, në afatgjatë, Kosovës i kushton shumë. Kosova ka mundësi që të jetë e suksesshme në shtirje të sovranitetit, bashkë me aleatët. Kërkohet më shumë komunikim, më shumë konsultim, më shumë koordinim”.

E pyetur nëse zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë shefin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) e kanë përmendur nëpër takimet e ditëve të fundit përkeqësimin e marrëdhënieve me Qeverinë e Kosovës, ajo ka thënë se SHBA-ja ka qenë e qartë në çdo nivel se raportet me popullin e Kosovës, me Kosovën si shtet, i ka shumë të fuqishme.

“Ne duhet të gjejmë mënyra për ta forcuar partneritetin, ne duhet të gjejmë mënyra që debati në Kosovë të mos jetë asnjëherë se ‘a jemi prishur me Amerikën apo jo?’, por të jetë sa jemi duke i forcuar ato marrëdhënie, sepse është vetëm në interes të Kosovës”.

Ajo ka thënë se do të takohet në kuadër të Globsec-ut me zyrtarë amerikanë për t’i diskutuar të gjitha sfidat aktuale.

Osmani nuk ka dashur të komentojë pse të shtunën, më 31 gusht, është vërejtur një prani e shtuar e forcave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Presidentja ka thënë se për këtë gjë duhet pyetur KFOR-i, por as ky institucion nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë.

Një pjesëtar i forcave italiane të KFOR-it në urën i Ibrit i ka thënë më herët për një korrespodente të REL-it se “nuk pritet ndonjë gjë e veçantë” dhe se pjesëtarët aty gjenden aty “për shkak të operacioneve rutinore”.

Osmani e ka përmendur çështjen e urës kur është pyetur se si mund të gjendet mesi i artë mes veprimeve të Qeverisë dhe kërkesave të Perëndimit.

“Mesi është mirëkuptimi i të gjithëve që ka tema të cilat assesi nuk duhet të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, sepse ato qoftë kanë përfunduar si të tilla, sepse janë arritur marrëveshje, plane të zbatimit, siç është çështja e urës, çështja e shpërbërjes së strukturave ilegale, ato janë mbyllur më vitin 2013, dhe ka tema të cilat as nuk është në interes të Kosovës, sepse do të ishte shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës, në qoftë se ato do të hapeshin për negociata me një shtet tjetër, në këtë rast me Serbinë. Në anën tjetër, ne duhet ta kemi të qartë që një prej fuqive më të mëdha të Kosovës, një prej përparësive më të mëdha të Kosovës ndër vite është që aleatët i ka pasur në anën e saj”.

Perëndimi i ka shtuar së fundmi kritikat ndaj Qeverisë së Kosovës, për ato që i konsideron veprime të njëanshme.

Në mesin e tyre përfshihet edhe përpjekja e Qeverisë së Kosovës në fillim të gushtit për hapje të urës kryesore mbi lumin Ibër,, e cila ndan Mitrovicën Jugore me shumicë shqiptare me Mitrovicën Veriore me shumicë serbe.

Ura është e hapur për qarkullim të këmbësorëve, por jo për automjete.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pati paralajmëruar ato ditë kundër hapjes së urës, duke thënë se një veprim i tillë rrezikon ushtarët amerikanë.

Edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili ka prezencë të përhershme mbi urë, pati thënë se nuk do të hezitojë të veprojë, nëse rrezikohet siguria në atë pjesë./REL

VIDEO/ Shqiptarët bëjnë “ligjin”, dyshja dardane mahnit skuadrën me gol dhe asist

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë bërë protagonistin në ndeshjen që ekipi i tyre, Sparta e Pragës po luan në transfertë kundër Hradec Kolova.

Në golin e parë Rrahmani asistoi te Haraslin, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës të portës kundërshtare.

Ndërsa te goli i dytë Ermal Krasniqi asistoi për Rrahmanin i cili nuk fali dhe tundi rrjetën. (VIDEO)

Në fushë për Spartën është edhe Qazim Laçi, ndërsa Indrit Tuçi e ka nisur këtë sfidë nga pankina.

Pse luhatjet e motit rëndojnë reumatizmën, si ta lehtësoni në mënyrë natyrale

Ndryshimi i motit nuk është kurrësesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort në dhimbjet e reumatizmës. Dimri dhe pranvera, janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje.

Çfarë është reumatizma?

Reumatizma është një sëmundje autoimunitare që shfaqet tek gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet. Ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grupmoshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat.Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmës mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore.

Si të zbusni dhimbjet e reumatizmës të nxitura nga moti

Lëvizni

Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë. Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde. Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen. Por nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme.

Shtendosja

Shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet. Bëni levizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur.

Ushqehuni shëndetshëm

Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.

Krijoni një rutinë individuale

Reumatizma shfaqet ndryshe tek çdo njeri, ndaj përpjekjet për të zbutur dhimbjet duhet të jenë të bazuara në simptomat dhe nevojat tuaja personale. Disa njerëz nuk gjejnë qetësim duke dalë në diell, ndërsa disa të tjerë përjetojnë më pak dhimbje gjatë ekspozimit në diell. Përpiquni të kuptoni më shumë se çfarë ju lehtëson dhimjet.

Sigurohuni që të jeni ngrohtë

Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagshtirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë. Mbulohuni dhe vishni rroba të plota. Bëni një banjë të ngrotë për 20 minuta. Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde.

Vajrat esencialë që gjenden në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm nga AgroWeb.org, për të masazhuar gjymtyrët. Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes.