39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Zhgënjen Berat Gjimshiti/ Mediat italiane e ngelin në klasë, e vlerësojnë me 4

Kemi parë ndeshje shumë herë më të mira të Berat Gjimshitit me fanellën e Atalantës. Kapiteni i Kombëtares shqiptare nuk ishte në ditën e tij në “San Siro” dhe zhvilloi një 90-minutësh që duhet harruar sa më shpejt. Mediat italiane e kanë ngelur në klasë për gabimet e njëpasnjëshme që bëri duke e vlerësuar me notën 4.

“Eurosport” shkruan se në devijimin e autogolit është i pafat, por pastaj e humbet toruan, duke qenëi pavëmendshëm në golin e parë të Turamit. Edhe “Tuttomercato” e ka vlerësuar ne notën 4,5 performancëne lojtarit kuqezi, duke e justifikuar me faktin që ishte i vetmi mbrojtës roli në prapavijën e Gjimshitit.

Nga mbrojta e syve te djegia e kalorive, zbuloni vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit për shëndetin

Farat e specit jemi mësuar t’i hedhim në kosh përpara çdo gatimi të perimes. Megjithatë, këto fara bardhoshe kanë të njëjtat vlera si speci vetë.

Speci dhe farat e tij janë të dobishme kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbajtjen e kolesterolit në nivele të ulëta.

Specat janë të pasur me fibër, proteinë, vitamina dhe minerale si magnezi, fosfori, kaliumi, hekuri dhe kalçiumi.

Më poshtë gjeni të renditura vlerat e jashtëzakonshme të farave të specit.

Burim i vitaminës C

Farat dhe speci janë të pandashëm në përmbajtjen e vitaminës C. Kjo e fundit ndihmon në përthithjen e hekurit në organizëm dhe është një antioksidant i fuqishëm.

Shëndeti i zemrës

Sipas të dhënave, specat dhe farat e tyre janë një burim i pasur ushqyesish dhe flavonoidësh.

Ata parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe ulin gjasat e shfaqjes së atakut në zemër apo ishemisë. Kjo është arsyeja përse speci duhet ngrënë me të gjitha farat.

Shëndeti i syve

Vlerat e farave të specit janë të mira edhe shëndetin e syve. Farat janë të pasura me vitaminë A që përmirëson shikimin veçanërisht natën.

Vlera të shumëfishta

Të gjitha llojet e specave, pavarësisht ngjyrës, ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të diabetit, kolesterolit dhe dhimbjeve.

Farat përmbajnë kapsaicinë, e cila sipas të dhënave të AgroWeb.org është një substancë e jashtëzakonshme mirëbërëse.

Shëndeti i lëkurës

Farat duhen konsumuar shpesh, sepse përmbjanë shumë vitaminë E, e cila i jep shkëlqim rinor lëkurës dhe i bën flokët më të fortë.

Djegia e kalorive

Nëse jeni duke përgatitur një sallatë me mish pule, përdorni speca bashkë me farë për një shije më të plotë.

Sallata të tilla me këto përbërës janë të shijshme dhe nuk përmbajnë shumë kalori.

Të pasur me fibër

Speci dhe farat e tij janë shumë të pasur me fibër dhe e mbrojnë organizmin nga toksinat dhe bakteret./AgroWeb.org

Enveri inë dhe Josif Stalini

Nga Sadik Bejko

Një mik më sjell në kafe një ish-zv/kryeministër që në këto vite të pensionit përtyp plogët atë plang që vuri kur ishte në karrike pushteti demokratik. Më vjen keq se ka qenë dhe profesor. Ka mbetur enverist. Nuk do kisha shkruar për këtë ishin… por me hapjen e tunelit të Porto Palermos plasën mburrjet për ushtrinë tonë heroike, për Enverin, komandarin etj, etj.

Enveri për mua ka qenë një i sëmurë. Plotësisht. Një politikan që e ka tejkaluar edhe stalinizmin.

Ia përmend dhe atij ishit, tani pensionist i majmur, porositë që i ka dhënë Stalini Enverit në takimet e tyre në Moskë. Ky ish-i nuk e ka lexuar librin e E.H. “Me Stalinin” botuar më 1979. Shumë enveristë s’e kanë lexuar idhullin e tyre.

Stalini, i regjur në politikë e në pushtet, i dha eksperiencën e tij një fillestari, siç qe atëherë Enveri inë.

Këshilla e parë e Stalinit: Mos e armatos gjer në dhëmbë vendin tënd, mos harxho nga buxheti për mbrojtje. Shqipëria është e garantuar si e papushtueshme nga asnjë ushtri nga traktatet, si nga Jalta etj. Mundohu vetëm që në krye të pushtetit të Tiranës të jesh ti.

Ç’bëri Enveri?

Të kundërtën. E mbushi vendin me tunele, me bunkere plot bomba e tritol, me ndërtime faraonike si baza në Shëngjin, në Porto Palermo etj.

Nga kush na mbrojtën këto fortifikime prej faraonësh? Nga askush. Stalini e dinte.

Këshilla e dytë e Stalinit:

Mos i vra intelektualët e së kaluarës. Nuk janë komunistë, por Shqipërinë e duan. Janë patriotë.

Dëgjoi Enveri, ç’i tha Stalini? Jo. Vrau e varrosi të gjalla dhe gra me libra e me universitet. Përjashtoi nga programet shkollore Konicën.. Fishtën etj.

Shkatërroi më pas dhe shumë burra të mençur e të vyer… deri te një talent, gjeni i skenës si Kujtim Spahivogli.

Porosia e tretë:

Mos i shfaros institucionet fetare. Populli i do t’i ketë gjer në pushtetin lokal përfaqësuesit e fesë së vet. Ruaji raportet ndërfetare në shtet.
Enveri bëri të kundërtën: shpalli Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Rrëzoi e profanoi kisha e xhami. Masakroi e burgosi priftërinj e klerikë gjithëfarë.

Këshilla e katërt e Stalinit:

Mos bëj kooperativa në zonat kodrinore malore. Shqiperia 80 perqind eshte kodrinore malore.

E dëgjoi Enveri? Enveri e kolektivizoi vendin pëllëmbë për pëllëmbë…kolektivizoi dhe pulat.

Kjo bëri që fshatarët të shkonin në punë me bukë e ujë e sheqer. Fëmijët e kopshtit e lyenin bukën përsipër me salcë domateje shtëpie, s’gjeje gjalpë e reçel. Vdekshmëria foshnjore bënte kërdinë. Senatoriumi u mbush me veremlinj. Cilësia e dobët, kaloritë e pakta po rrisnin një popull anemik, me rripin e mesit mbërthyer në vrimën e fundit.

Më mirë Stalini mos t’ia kishte dhënë këto porosi Enverit… se njerëz që u rritën me nivel të ulët intelegjence nga paushqyerja… nuk do ta adhuronin deri sot..

Doni më për Enverin, po për Stalinin?

Komisioni Xhafaj/ Si bashkëpunimi Rama Berisha pritet të bëjë “kurban” SPAK-un

Nga Desada Metaj

Sali Berisha dhe Edi Rama duket se kanë gati projektin e ardhshëm të bashkëpunimit që pritet të nisë në shtator. Pas amnistisë penale dhe kodit zgjedhor këtë herë lajmin e ka dhënë sot kryetari i PD që ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit gjatë muajit gusht “punoi” fort për të shtruar rrugën e ndryshimeve që lidhen me reformën në drejtësi.

Por nëse Fatmir Xhafaj u përpoq ta fshehë këtë fakt me “përmirësimet” në ligjet që rregullojnë mënyrën e funksionimit të reformës (lexo SPAK), Sali Berisha sot është treguar më i sinqertë kur deklaroi se “ Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre”. Një komision i tillë i paralajmëruar nga Berisha nëse do të funksiononte pa PS-në do të ishte thjesht një nga departamentet e partisë së tij.

Këto ndryshime të paralajmëruara nga vetëm pak media për muaj me radhë dhe të mohuara rregullisht nga mazhoranca për t’u miratuar kanë nevojë për 84 vota në kuvend. Çka duket se mazhoranca i ka siguruar gjatë gushtit, ku lëvizjet nën rrogoz të komisionit Xhafaj, tashmë kanë dhe bekimin e Sali Berishës.

Komisioni i paralajmëruar Xhafaj- Berisha që me gjasë është përpjekja e radhës për të vënë nën kontroll SPAK-un do të jetë dhe epilogu i këtij sesioni parlamentar. Prokuroria e Posaçme ka qenë muajt e fundit një kokëçarje e madhe për mazhorancën. Ish ministra dhe ish zvkryeministri janë në qeli ose në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa e njëjta Prokurori ka lëshuar urdhërin për arrest shtëpiak për Sali Berishën dhe dhëndërrin e tij. Qartas PS dhe PD e shohin “armikun” e përbashkët tek SPAK dhe siç historia ka treguar, Rama dhe Berisha dinë jo vetëm të akuzojnë dhe shajnë njëri tjetrin por dhe të bashkëpunojnë kur gjenden përballë të njëjtit rrezik.

Komisioni Xhafaj- Berisha ndoshta do të jetë dhe lakmusi i radhës për të parë se si ndërkombëtarët, mbështetës pa kushte deri më sot të reformës në drejtësi do të sillen para dinamikës së që do të prodhojë kjo marrëveshje. Megjithë problemet,vonesat dhe paqartësitë një pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë kanë dhënë rezultatet e para. Padyshim që SPAK është i pari në këtë listë pasi sipas të gjithë sondazheve ka dhe mbështetjen më të madhe te publikut. Por njëkohësisht dhe rrezikun më të madh se mund të jetë “kurban” i radhës së politikës. Këtë herë jo si titull libri, por si pjesë e marrëveshjeve të kryeministrit dhe ish kryeministrit.

SPAK heton aferën 31 mln euro të Pirro Vengut me kompaninë malteze për konteinerët e Portit

Alket Bedini, Rafael Rexha, Besian Hereni dhe Endri Sofija ishin anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin 37 milionë euro për menaxhimin dhe operimin 5 vjeçar të kontenierëve në Portin e Durrësit.

Të gjithë këta, tani kanë filluar të hyjnë e dalin në zyrat e SPAK. Arsyeja është se tenderi kontrovers po hetohet.

Kallëzimi penal për tenderin e menaxhimit të kontenierëve në Portin e Durrësit është bërë tre vjet më parë nga deputetë të PD-së.

Por tashmë hetimet kanë hyrë në një fazë të avancuar pasi prokurorët e SPAK kanë bërë zbulimet e para.

Por teksa anëtarët e KVO-së bëjnë deklarimet e tyre në dhomën e “rrëfimeve” të SPAK, shumë shpejt “ftesat” e prokurorëve pritet të shkojnë më lart.

Tek ish drejtori i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, i cili tashmë mban postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë e Edi Ramës.

Zoti Vengu është njeriu që firmosi kontratën kontroverse 31 milionë euro, pas një procesi tenderimi të mbushur me dyshime deri në pikën që anëtarët e komisionit nuk pranuan ta firmosin.

Terminali i kontenierëve në Portin e Durrësit iu dha me koncesion në vitin 2013 kompanisë turke Kurum.

Në vitin 2017, Damian Gjiknuri vendosi ta prishë koncesionin për shkak të shkeljes së kontratës nga Kompania Kurum. Më vonë Kurum e paditi Shqipërinë në arbitrazh duke kërkuar 100 milionë euro dëmshpërblim, por Shqipëria e fitoi gjyqin.

Pas anullimit të koncesionit me Kurum, për disa kohë shërbimi i menaxhimit të terminalit të kontenierëve u krye nga vetë Autoriteti Portuar.

Deri në vitin 2020, kur APD vendosi ta nënkontraktojë sërish shërbimin tek privati, këtë herë për një afat 5 vjeçar.

Tenderi për dhënien e menaxhimit të terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit u shpall në shtator të vitit 2020.

Autoriteti Portual përzgjodhi që llokmën me fond limit 37 milionë euro ta prokuronte me procedurë të kufizuar me dy faza, ku në fazën e parë parakualifikuese do të përzgjidheshin kompanitë që mund të vijonin më tej.

Fillimisht APD u la vetëm 20 ditë kohë ofertuesve për fazën e parë. Por pas ndërhyrjes së Agjencisë së Prokurimeve Publike kriteret e tenderit u ndryshuan dhe data e zhvillimit të fazës së parë u shty nga 22 shtatori në 2 tetor.

Në këtë fazë u paraqitën vetëm dy oferta. E para ishte nga një kompani gjermane e quajtur HHLA International Gmbh, ndërsa oferta e dytë erdhi nga maltezja Hili Company Limited.

Komisioni i Vlerësimit të ofertave i skualifikoi të dyja për mospërmbushje të kritereve. Nga ky moment fillojnë marifetet.

Kontratë me firmën e Vengut

Pas skualifikimit, kompania Hili Company Limited bëri ankesë në Autoritetin Portual.

Komisioni i Ankesave vendosi të kthejë vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave duke i kualifikuar të dyja kompanitë.

Elson Thana, titullari i Komisionit të Ankesave është marrë në pyetje nga SPAK.Pas kualifikimit të të dy kompanive, në fazën e dytë u parait vetëm njëra prej tyre, e cila dorëzoi ofertë financiare.

Ajo ishte kompania malteze Hili, e cila ofroi çmimin 31 milionë euro. Autoriteti Portual e shpalli fituese, por vetëm me firmën e Pirro Vengut, pasi anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave nuk pranuan të firmosnin.

Tashmë që kontrata është në operim, kompania e menaxhimit të kontenierëve fiton 1.7 milionë euro në vit sipas deklarimeve të saj. Kjo shumë është saktësisht me gjithë fitimin vjetor të Autoritetit Portual të Durrësit.

Pra, në finale ky është një operacion, i cili ka transferuar fitimin e një agjencie publike në llogari private përmes një proçesi të mbushur me dyshime të mëdha për korrupsion.

Aq sa para ka patur jo vetëm për zyrtarët, por edhe për një studio avokateore të lidhur me një zyrtar të lartë në KQZ, e cila merr mesatarisht 40 mijë euro në muaj nga kjo kontratë./ Kapitali.al

Surprizat politike të vjeshtës do çlirojnë nga pengu demokracinë!

Nga Azgan Haklaj

Që kur u përzgjodh nga Edi Rama për kryetar shteti pa asnjë cilësi të veçueshme njerëzore, profesional e politike Bajram Begaj u duk qartë se do ishte një lodër e komanduar me pult nga zyra e kryeministrit.
Ky okazion nuk ishte rastësi pasi doktori ushtarak Bajram Begaj kishte ushtruar per 2 vite detyrën e Shefit te Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ishte autor i firmosjes së shumë skandaleve korruptive sidomos nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes nga znj.Xhaçka mandati i së cilës pritet të hiqet së shpejti kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.
Por jo vetëm kaq.
Presidenti plagjiaturë Begaj me bëmat e tij është prej një viti subjekt i SPAK-ut dhe aleatëve euroatlantikë që jo vetëm suportojnë e sponsorizojnë por dhe monitorojnë nga afër këtë institucion që është kthyer në makth për korrupsionin dhe krimin politik.
Këtu gjënden shpjegimet e kurrizuljes “lepe-peqe” të Bajram Begajt ndaj Edi Ramës.
Por kjo shkon me tutje.
Është një projekt i bërë me kohë.
Edi Rama duke e kuptuar se ka përfunduar turpshëm ylli i tij i pushtetit ekzekutiv ka bërë llogaritë që nëse zihet si dhelpra në çark të mbyllë karrierën me imunitetin 5 vjeçar të Presidentit të Republikës.
Nuk jam i qartë nëse kjo i është parathenë z.Begaj në krye të herës si kompromis por faktet tregojnë se ka një ujdi.
Vete fakti që ky kapterr president plagjiaturë përfshin në protokollet e udhëtimeve zyrtare deri dhe parukieren e gruas së tij tregon se është i ndërgjegjshëm, i cili është pjesë e hullisë ordinere “KÇK”(Kap ç’fare të kapësh).
Pra është vjeshtë me surpriza si një fillim i çlirimit të shqiptarëve nga makthi i korrupsionit.
Dushja Xhaçka-Begaj në SPAK, Sali Berisha e Ilir Meta në pranga për korrupsion të lartë.
Ministrat Manasterliu, Denaj, Kumbaro, Pirro Vengu etj së shpejti lëshojnë karriget sepse së bashku me Krifcën do të krihen në SPAK.
I vetmi që do ngelet për pak kohë në “arrest shtepiak” në mjediset e Presidencës do jetë
Edi Rama…ndoshta jo per 5 vite sepse faktet e ngjarjet do të avancojnë.
Ajo që po vjen është furtunë dhe askush nga këta mostra që mbajnë peng Shqipërinë dhe demokracinë nuk kanë imunitet.
Po thyhet Cari i Rusisë në
Kremlim e jo ca mbeturina ordinere hajdutë në zemër të Europës.

Sektarizmi politik si pengesë e qarkullimit të elitave

Nga Namir Lapardhaja

Fatkeqësia e madhe e këtij vendi është se përgjatë 34 vite tranzicion, nuk është bërë gjë tjetër vetëm se është ricikluar e njëjta klasë politike, e cila vepron mbi të njëjtat qasje ndaj problemeve dhe mbi të njëjtat ‘zgjidhje’ ndaj tyre.

Si në demokraci ashtu edhe në diktaturë, sektarizmi kanë mbizotëruar mbi përpjekjen për të ndërtuar një shoqëri të barabartë në mundësi, të drejtë në detyrime dhe të hapur përsa i përket ekonomisë dhe tregut.

Në vend që të promovojë lirinë dhe drejtësinë, politika vazhdimisht i ka penguar këto të drejta, duke i detyruar qytetarët të jenë ngushtësisht të lidhur pas saj dhe jo të jenë të lirë në zgjedhjen dhe jetën e tyre.

Në vend që të ishim përqëndruar në forcimin e shtetit të së drejtës, kemi parë mbizotërim të një elite të vogël politike, ekonomike dhe mediatike, e cila ka pasur fuqi mbi çdo ligj, dhe ka shtypur që në embrion çdo përpjekje jashtë influencës së tyre.

Partishmëria, e cila shpeshherë ka ardhur si përfaqësuese e interesave të popullit, ka vazhduar të mbizotërojë mbi intelektualizmin dhe mendimin ndryshe, duke i dhënë përparësi interesave të ngushta të grupeve të veçanta në kurriz të interesave të përgjithshme të shoqërisë.

Kjo situatë ka mbajtur të ngurtësuar qarkullimin e elitave, ka penguar rrjedhën normale të demokracisë sonë hibride dhe në vend të forcimit të institucioneve të shtetit, ka forcuar individë të caktuar, të cilët në çdo moment janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur veten e tyre në ‘lojë’ pavarësisht konseguencave për vendin apo për grupimin politik.

Në këtë kuptim, përpjekja për të çmontuar këtë traditë të vjetër të politiks së qarkut të mbyllur duhet të vijojë, sepse kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë për të ndërtuar një shoqëri me mundësi të barabarta përballë sistemit aktual që të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të ‘barabartë’ se të tjerët.

On the road to Shishtavec

Nga Edison Ypi

U raftë pika budallejve që e dinë se Shishtaveci është i famshëm vetëm për patate.
I largët, i ftohtë, serioz, verior, malësor, kufitar, nuk lihet pa u pa Shishtaveci.
Shqiptari që nuk shkon me pa Shishtavecin, nuk është shqiptar, është parazit, zvarranik, kërrmill, vemje, krimb, bacil.
Rruga për në Shishtavec nis në lindje të Kuksit.
Humnera e ngushtë shkëmbore ku gjarpëron rruga, është më madhështori dhe më i bukuri kanion i botës.
Sapo ke hyrë në atë mrekulli që Zoti e ka bërë me dorën e vet, ndjen një shqetësim, një preokupim, dhe i bën pyetje vetes:
Ku po më degdis kali Suzuki, ku po më çon mushka Toyota, ku më ka sjellë gomari Benz ? A e meritoj këtë udhëtim ? A kam Ftesë Hyjnore me kalu këndejpari ? A i plotsoj kushtet psiko-fizike për të vazhduar ? Zemra, mushkëria, truri, a më punojnë si duhet ? A jam shpirtërisht i përgatit për çfarë do shoh, dëgjoj, nuhas, prek ? Me ç’mënyrë do depërtoj ? Si drejt një aventure që i dihet fillimi por jo fundi ? Si në një sallë koncerti ku luhet muzikë serioze që tallazit shpirtin ? Si në një galeri arti ku ka vetëm kryevepra që s’mjafton jeta për t’i kqyrur ?
Nëse këto kushte nuk i plotëson, mos i lodh kot mushkat e japanit, as gomerët e nemces. Kthehu nga u nise. Atje ku e meriton si ngordhalaq që je, mes llapaqenave të qytetit dhe bjerrakohsave të kafeneve të shtysh ditët duke pritur të ngordhësh.
Ama nëse kupton dhe ndjen, pra kushtet i plotëson, ke trokitur në portën e duhur. Vazhdo rrugën, fundosu teposhtë mes shkëmbinjve drejt një qielli tjetër, një qielli të përmbysur, një nënqielli, më të kaltër e më të bukur se ky i ditëve banale mes gromësimave të gazetave e televizioneve, pordhologëve të kudondodhur që po ta nxijnë jetën.
Përrenj që zbresin plot shkumë nga majat e maleve, lëndina, pyje, zgavra shkëmbore misterioze.
Kanioni është i tëri një arenë lufte darviniane mes bimësisë mesdhetare dhe kontinentale.
Çka mbetet nga ky dyluftim, është një blerim alpin që s’ka penë e pentagram që e kap.
Një piktor gjenial ka shkundur penelin mbi faqet e maleve duke lënë mbi to splasha me ngjyra, fshatrat e mahnitshëm.
Thëllimi të futet në mish.
Një çoban, një fëmijë i vetmuar që shkon në shkollë, një kalimtar në hall të vet, tre a katër fuoristrada që ngjiten si tigra me kthetra mbi një serpentinë malore plot kthesa, janë preludi i një simfonie madhështore.
Pas një laryshie natyrore marramendëse me përrenj, korie, pyje, kanioni shkëmbor mbaron. Para syve të del një det me dallgë kodrinore me të ikë truri; Shishtaveci elegant plot me hire dhe mistere.

Dëshmitë tronditëse të inxhinierit: Për mos të dëgjuar të qarat e djalit te qelia përballë, merrja bishta cigaresh dhe i vendosja në vesh, por…

Qëllimi i këtij libri, është të bashkojë ndihmesën në përpjekjet që bëhen, për të paraqitur të vërtetat dhe tmerret e diktaturës komuniste në Shqipëri. Qëllimi kryesor i librit, nuk është t’i tregojë popullit tonë e kujtdo tjetër, se ne naftëtarët kemi qenë të pafajshëm, sepse kjo është bërë e njohur nga botime në shtypin tonë, nga televizionet e huaja, si dhe nga takimet direkte me Forumin Ndërkombëtar dhe atij shqiptar të të Drejtave të Njeriut.

Dëshira e autorit, është që nëpërmjet kësaj historie, së bashku me tregime të tjera, të luftohet çdo shfaqje në çfarëdo forme, qoftë dhe të moderuar, që ai mund të ketë për të krijuar një shoqëri komuniste. Mendoj se edhe nëpërmjet kësaj historie të hidhur personale, do të shfaqet fytyra mizore e pabesë dhe prepotente e enverizmit, që për një gjysëm shekulli, ja mbajti thikën me majën në gjoks popullit shqiptar, me syrin pishë, duke përgjuar lëvizjet për shpëtim nga jashtë, apo rebelim të vetë popullit, i gatshëm ta shtynte thikën drejt zemrës, në lëvizjen më të parë. Ngjarjet janë vënë në fushat ekonomike ku ajo është shfaqur më me forcë, siç ka qenë industria e naftës dhe e gazit, ku pata fatin të derdh energjitë e mia, për një jetë të tërë dhe të bëhem në ato ngjarje pjesëtar dhe dëshmitar. Të gjitha ngjarjet që shkruhen në këtë libër kujtimesh, janë të vërteta, jo vetëm pa asnjë për-zmadhim apo zbukurim të tyre, por ndofta, nuk di sa kam mundur të paraqes forcën tmerruese të ngjarjeve që ndodhnin në atë sistem dekadent të socializmit, ku nuk ekzistonte asnjë ndjenjë humane.

Fillova të mendoj për situatën e rëndë në të cilën ndodhej Zhani e sëmurë, tepër e brishtë për të përballuar gjithë këtë tragjedi që na pat pllakosur. Këto përjetime përsëriteshin egërsisht ditë për ditë, aq sa unë nuk mund t’i përballoja më dot. Prandaj për mos të dëgjuar të qarat e djalit, unë merrja bishta cigaresh, i vendosja nëpër gropëzat e veshëve.

Por ato nuk më shpëtonin si duhet nga ai zëth që më s’qullte të tërin, gati më bënte të çmendesha. Kjo ishte një torturë e tmerrshme, më e rëndë akoma se ato mbi trup. Pashë ç’pashë, një ditë u detyrova t’i them hetues Beharit: Në birucën përballë meje, është një fëmijë që qan vazhdimisht.

Më duket se një fëmijë i rritur, me atë dashuri për nënën e motrën nuk mund të jetë fëmijë rrugaç apo hajdut. Habitem përse e mbani? Që më dukej sikur ishte Genci, natyrisht, nuk i thashë. Ai më dëgjoi me vëmendje dhe pastaj më pyeti:

-Ti, e dëgjon atë?!

– Çdo ditë!.

Pas asaj seance, nuk e dëgjova më atë zëthin vajtues, që më shkaktoi ditë të tëra vuajtjesh të rënda shpirtërore, një stres të jashtëzakonshëm, gjatë të cilit njeriu mund të kalojë në çmenduri. Të gjitha vuajtjet njerëzore të këputin shpirtin, por kurrë si ajo e fëmijës në moshë të njomë.

Vetëm pasi pat kaluar një vit, mora vesh se ai që më këputi shpirtin, ato ditë në ato biruca, nuk paskej qenë Genci. Ai truk do të ketë qenë një regjistrim zëri i porositur, ose ndofta ka qenë rastësisht një fëmijë tjetër. Këtë edhe sot e kësaj dite nuk di ta shpjegoj.

Por më shumë mendoj se pat qenë një regjistrim manjetik, i bërë me qëllim për të më thyer mua. Siç mora vesh shumë kohë më vonë, ata për gjatë një viti, kishin përgjuar e njohur tërë rutinën e familjes sime. Pra, ata dinin detaje e hollësira të jetës së brendshme në atë apartamentin tonë të thjeshtë, të “Rrugës Enver Hoxha”, në qytetin e Fierit.

Nga këto seanca hetime-tortura, që vazhdonin me orë të tëra dhe me ndërprerje fare të vogla, unë humba ndjesinë e ditës dhe të natës. Pothuaj nuk haja fare. Vija në gojë vetëm pak bukë thatë, të cilën shumicën e rasteve e gjeja në birucë, mbasi kur ajo shpërndahej, unë gjithnjë ndodhesha në “hetim”. Mëndja ime dukej e turbulluar tërësisht, koka edhe i gjithë trupi më dhembnin nga efekti i grushteve, shqelmave e nga shtrëngimi tej mase i prangave.

Por edhe në këtë gjendje të rëndë, unë nisa të analizoj gjithë thëniet e tyre, gjithë lëshimet e tyre informuese mbi atë “grushtin e shtetit”, gjithë atë ashpërsi për të më shtyrë të pranoja se kisha bërë tradhti e sabotimi ndaj vendit tim. Rrekesha të shoshitja të gjithë emrat e personave në udhëheqje që hetuesit e mi, i cilësonin si armiq dhe pjesëtarë të këtij grushti shteti dhe që sipas tyre ndodheshin në gjendje arresti.

Përpiqesha të analizoja këto dhe pastaj të krijoja lidhjen midis elementëve të veçantë të procesit. Për shembull, përse duheshim ne, specialistët e naftës, si therorë në këto drama e farsa të Byrosë Politike të Partisë së Punës?! Ata që më torturonin më thoshin shpesh, midis të tjerash, se së fundi, kishin gjetur tre dëshmitarë që patën pranuar dhe se ata, të tre në një gojë, pranonin që Xhaçka ishte kryetar i këtij grupi. Bile, njëherë më treguan shkarazi, një dorëshkrim të një kolegut tonë, Mynyr Arapit. Në të ai bënte fjalë se si ai; “pat qenë rekrutuar nga rusët, në Kuçovë e se si pastaj pat bashkëpunuar me Petraq Xhaçkën, kryetarin”.

Me tre dëshmitarë, thoshin ata, si mbas ligjeve tona, mund të më dërgonin në atë botë, prandaj në qoftë se e desha veten dhe familjen, duhej dhe unë ta pranoja këtë akt-akuzë. Unë i përgjigjesha se pranimi me dëshminë e të tjerëve, nuk tregonte se kishim të bënim me një fakt të vërtetë, por përsëri më shkonin mornica, kur mendoja se në kushtet e diktaturës në Shqipëri, ata dënonin pa patur fakte fare.

Ishte krejtësisht e qartë se atyre u duhej medoemos edhe pohimi i im, që të bëhej ende më bindëse dhe më e plotë veprimtaria e këtij grupi fantazmë, pjellë e interesave dhe e fantazisë së tyre. Ashtu, fillikat, njeriu nuk mund të këshillohet dot me askënd. Çfarë të bëja? Të vazhdoja të arsyetoja pafajësinë time, të cilën sa më të qartë e bëja, aq më shumë i tërboja ata xhelatë të palodhur?

Apo të lëshoja pe, të pranoja akuzën e parafabrikuar që t’i jepja mundësi vetes të jetoja, e ndofta Zoti do të sillte një ditë që kjo e vërtetë të dilte në dritë e të rifitoja përsëri nderin, dinjitetin tim. Njerëzit, familja, shokët e miqtë do të më kuptonin. Ishin çaste të rënda. Ndodhesha në një udhëkryq ku që të dy rrugët që do të merrja, ishin njëra më e mundimshme se tjetra!

Se, vihej re qartë se aty pat ndodhur një përçarje, luftë klanesh në udhëheqje të Partisë. Hetuesit qysh në fillim, ma thanë hapur se ishin arrestuar disa prej anëtarëve të Byrosë Politike. Unë gjykoja se në kushte normale, kurrë hetuesit nuk do të kishin folur aq ndyrë dhe nuk do të kishin lozur me emrat e tyre, në praninë tonë.

Isha i bindur pra se ata ishin arrestuar me të vërtetë. Më vonë, më shkrepi në kokë se ata ende nuk ishin arrestuar, por duhej proçesi ynë gjyqësor, që të shpinte në arrestimin e tyre. Kështu dëshmitë që na kërkoheshin ne, do të përdoreshin si akuza për t’i qëruar ata nga radhët e udhëheqjes.

Për të realizuar këtë puç në kokë të partisë, Ramiz Alia me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, krijoi situatën e një veprimtarie armiqësore në naftë. Këtë e pat bërë dhe Enver Hoxha. Ishte gjetur kjo artificë, sepse ishte më e lehtë e më e volitshme, gjetja e sabotatorëve në fusha me vlera valutore të mëdha, si nafta.

Pastaj filloja të vë re se ishte shumë e lehtë të bëhej lidhja e grupit tonë të specialistëve, me anëtarë të udhëheqjes që planifikoheshin për t’u dënuar: shumica e tyre më përpara se të ngjitnin krye shkallët e Byrosë Politike, ose kishin punuar drejtpërdrejt në sektorin e naftës, ose e kishin drejtuar këtë sektor, si pasojë logjike, ishin të pranueshme kontaktet e tyre me ne, si naftëtarë.

Po po! Kjo duhet të qe e nuk kish tjetër! Në këtë përfundim më shpinte udha, po ta zije udhën nga emrat që përmendnin ata. Kështu përshembull, Simon Stefanin, nga punëtor saldator, e ngritën dhe e bënë drejtor të naftës, aty ku unë punoja si kryegjeolog. Më vonë, ai kaloi në detyra partie të mëdha, deri tek sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. Në atë post ai mbante në parti kyçet e Ministrisë se Brendshme dhe të gjithë Ushtrisë. Ky ishte kandidati rival i Alisë për vendin e Enverit, menjëherë pas vdekjes së këtij të fundit.

Tjetër, ishte Prokop Murra, i cili po kështu për shumë vite punoi si drejtor i përgjithshëm i Kombinatit të Naftës, në vitet pesëdhjetë dhe më vonë disa vite si drejtor i Ndërmarrjes së Nxjerrjes së Naftës, në Patos. Më vonë e emëruan në postin e sekretarit të Komitetit Qendror për ekonominë dhe ministër të Industrisë dhe të Minierave, ku hynte industria e naftës. Kështu edhe ky kuadër, për shumë vite kaloi në punë të përbashkët me naftëtarët dhe na njihte të gjithëve ne që tani ishim pjesëtarë të këtij grupi, duke u përcëlluar në zjarrin e xhehenemit në zyrat e hetuesisë së Fierit.

Tjetër emër, ishte ai i Pali Miskës. Ky pat punuar disa vite si Ministër i Industrisë dhe Gjeologjisë. Përveçse anëtar i Byrosë Politike, Miska ishte edhe Sekretar i Parë i Komitetit Partisë së Fierit, qytet ku ishin përqendruar institucionet kryesore të naftës, dhe si pasojë na njihte mirë ne naftëtarëve.

Pra, skenari parashikonte “zbulimin e një grupi armiqësor, tashmë jo vetëm sabotatorë, por edhe tradhtar”, në industrinë e naftës. Këtë ma thanë disa herë vetë hetuesit, duke vënë në dukje se ata ishin pjesë e një hetuesie të një stili të ri, që nuk do të gabonte, sikurse gaboi hetuesia e vjetër, që anëtarët e grupit armiqësor në naftë, i nxori vetëm sabotatorë.

Pra hetuesia i caktonte vetë, subjektivisht, që më përpara se çfarë cilësimesh do të kishin për llojin e “krimit” të tyre, specialistët e kuadrot që do të arrestoheshin, pavarësisht në se ata ishin apo jo, realisht ashtu. Po të ishin realë, nuk kishte si të gabonte hetuesia e parë, sepse duhet të qenë faktet ato që të përcaktonin krimin dhe jo hetuesit. Nëpërmjet prepotencës e megalomanisë, ata nxirrnin thelbin e arbitraritetit të hetuesisë politike shqiptare.

Nafta, nafta…! Cili ishte ai yll, që përcaktoi lidhjen time me këtë fushë kaq tragjike të ekonomisë shqiptare, ku më shumë se kudo njerëzit u në përkëmbën, talentet u shpërdoruan, sakrificat u harruan…?!

Endjet e mia të para nëpër fushat e naftës

Pasi kisha mbaruar shkollën tetëvjeçare, në vitin 1947, unë u regjistrova në shkollën e mesme, në Politeknikumin “7 Nëntori”, në degën Elektrike. Pak kohë pasi kishim filluar mësimet, nga drejtoria e Ministria e Arsimit, u vendos të hapet dhe një degë e re për minierat. Thirrjes së drejtorisë për të kaluar disa nxënës në këtë degë, iu përgjigjën fare pak veta, ngaqë e kuptonin se ishte degë me kushte të rënda pune, dhe si pasojë rrezikohej të mos hapej. Shokët e mi, Asti Papa dhe Tomi Kristo, biseduan me mua dhe më ftuan që ne të tre, si shokë që ishim, të shkonim në këtë degë të re, meqenëse vendi kish nevoje.

Duke u nisur nga fryma patriotike rinore edhe unë lashë mësimet në degën Elektrike dhe kalova në atë Minerare. Në vitin e parë bëheshim gjithsej pesëmbëdhjetë vetë, por të katër vitet bashkë, përfunduam vetëm trembëdhjetë. Kështu ne përbëmë kontingjentin e parë të teknikëve gjeologë shqiptare. Prej tyre, një dyzinë ishim djem dhe njëra ishte vajzë, e cila përfaqëson të parën teknike gjeologe shqiptare.

Klasa jonë ka qenë e përbërë nga një kolektiv i shkëlqyer që rrallë herë mund të gjesh nëpër shkolla. Ne kishim një shoqëri të pastër me njeri tjetrin, bënim shaka dhe kurrë nuk zemëroheshim, kurrë nuk dëgjuam që njeri të flasë keq për tjetrin, qoftë e prapa kurrizit, siç i thonë. Të vetmen vajzë që kishim në klasë, Veronika Todrin, me origjinë nga Elbasani, të gjithë e konsideronim pothuaj motër.

Ne si klasë, në programin e shkollës kishim dhe ekskursione gjeologjike nëpër male ose nëpër miniera me javë dhe muaj, e jetonim aty nëpër çadra apo mjedise shkollash të boshatisura, gjë që ne na afronte më shumë me njëri tjetrin. Veronika me këtë veprim, thyente një koncept të rëndësishëm të konservatorizmit që ekzistonte, sidomos në ato vite.

Shumë i afërt për klasën tonë, ishte pedagogu hebre, Marko Menahen, i porsa liruar nga burgu politik. Kultura dhe zgjuarsia e tij, shkëlqenin teksa na jepte të gjitha lëndët e specialitete të gjeologjisë, të shpimit të puseve të naftës e të nxjerrjes së saj, mbasi në Shqipëri nuk kishte kuadro të përgatitur në këto fusha. Aftësia e këtij njeriu, del më e qartë po të kihet parasysh se ai nuk kishte bërë asnjë vit shkollë për këtë fushë, por në mënyrë autodidakte, i studionte dhe na i jepte mësim neve.

Ai nuk kish parë direkt me sytë e tij puset e shpimit, sepse atë, si njeri me qëndrim politik të dyshimtë në ato vite, nuk e lejonin të hynte në Kuçovë. Ai njihte fare mirë secilin prej nesh, si për nga aftësitë dhe për nga karakteret dhe dinte si të trajtonte çdo nxënës. Gjatë mësimit ai ishte mjaft rigoroz dhe shakatë i kishte të pakta.

Mund të duket e çuditshme, por lëndët e specialitetit, ai i përktheu në shqip nga rusishtja, të cilën e përvetësoi shumë mirë në burg. Ato i vuri në tekste të niveleve të universitetit, çka mua më ra rasti pjesërisht t’i përsëris kur vajta për studime në universitet, në Moskë. Kjo ndikoi që niveli i përgatitjes sonë si teknikë, të ishte më i lartë nga sa pajiste zakonisht arsimi i mesëm.

Të paharrueshëm mbetën në kujtesën tonë dhe disa pedagogë të tjerë, siç ishte profesori i matematikës, zoti Babamusta, i cili ushqente një simpati të veçantë për klasën tonë. Ai lëndën e jepte me shumë kompetencë dhe të kuptueshme për neve dhe gjithë kohën, ai na mbante të vëmendshëm edhe nëpërmjet humorit, me të cilin ai ndërthurte mësimin. Ne prisnim me padurim kur do të vinte ora e matematikës dhe çfarë shakash do të sillte atë ditë, të cilën si zakonisht, Babamusta do ta fillonte me leximin gabim të emrave dhe mbiemrave tanë, duke i transformuar ata me dashje. Mua shpesh më thërriste Zhan Kipura, ndërsa emrin Protoko, e transformonte në Patoku, e të tjera.

Të gjithë e respektonim dhe e deshëm aq shumë, sa që secilit i vinte turp të mos përgatitej ose të mos bënte detyrat në lëndën e tij. Në këtë rreth të këndshëm e të shëndoshë, me kënaqësi zhvillonte mësime, edhe profesori i historisë, zoti Petraq Pepo. Këta pedagogë e të tjerë si këta, ndikuan pozitivisht në përgatitjen e klasës sonë me një nivel mjaft të mire, si teknikë gjeologë, çka e tregoi më vonë dhe vetë jeta praktike.

Të gjithëve ne, si klasë, na caktuan me punë në Kombinatin e Naftës në Kuçovë, që atëhere quhej Qyteti Stalin, për nder të diktatorit rus. Disa u emëruan gjeologë, disa teknikë shpimi pusesh nafte dhe të tjerë, teknikë për nxjerrjen e naftës. Mua më caktuan si kryegjeolog në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Kuçovë, e cila në atë kohë jepte prodhimin kryesor të naftës në vendin tonë.

Qysh vitin e pare dhe më vonë, të gjithë ne teknikët e rinj, lamë përshtypjet më të mira në detyrat që na dhanë, si për sakrificat në punë, ashtu dhe për aftësitë në zgjidhjen e problemeve teknike. Në ato vite ishin fare të paktë inxhinierët shqiptarë, dhe ata porsa kishin mbaruar studimet jashtë shtetit, si; Ramiz Xhabija, Rexhep Reka, Hamdi Kruja, Servet Pasho, e të tjerë. Kudo nga naftëtarët dëgjoje fjalët më të mira për të gjithë ne, fillestarët, që vinim nga shkolla dhe kjo na mbushte me krenari

Servet Pasho, ishte drejtuesi i shërbimit gjeologjik në Kombinat në ato vite. Ai ishte njeri i qetë, i urtë dhe nuk i bënte keq njeriu. Shumë të afërt, të dashur e të respektuar për ne, u bënë sidomos zotërinjtë Reka dhe Kruja, inxhinierët e nxjerrjes. Hamdi Kruja ishte kryeinxhinier në ndërmarrjen ku punoja dhe unë. Ai kishte qenë një pjesëmarrës aktiv në Lëvizjen Antifashiste dhe komunist i vjetër, por meqë gjatë studimeve në Poloni, u martua me një emigrante politike jugosllave, ajo nuk ish pranuar të kthehej më në Jugosllavi, pas konfliktit që filloi midis liderëve komunistë jugosllavë dhe Stalinit.

Burrë e grua Krujat, u persekutuan me të padrejtë nga regjimi komunist i vendit tonë. Unë punova me ta tre vjet dhe pashë tek ata njerëz të ndershëm, punëtorë dhe të papajtueshëm me gabimet që viheshin re, të cilat i kritikonin dhe i vinin në dukje me qëllim që të përmirësohej puna.

Ata u çuan më vonë me punë në qendrën e vogël dhe të izoluar të minierës së Selenicës. E shoqja e Hamdiut, ishte një grua e zgjuar dhe shumë e lidhur me familjen. Qysh në vitet e para të regjimi komunist, nuk shikonte punën konkrete të njerëzve, por gjykonte mbi bazën e dosjeve që ata hapnin për specialistët e drejtuesit mbi baza biografie.

Me ne teknikët e parë gjeologë shqiptarë, u krijua mundësia të formohej Shërbimi Gjeologjik Shqiptar në industrinë e naftës, në korrik të vitit 1951. Këto ishin vite të një pune intensive dhe marrëdhëniet në punë, relativisht ishin më të pastra. Njerëzit punonin jo për frikë, por e ndjenin si detyrë ndaj popullit dhe vendit. Kështu ne, në ndërmarrje, si dhe në të tjerat, nuk kishim automjete dhe detyroheshim në shi dhe baltën e madhe të zonës së puseve në Kuçovë, të shkonim në këmbë deri përtej lumit Devoll, në sektorin mal të Kozarës.

Me orë të tëra qëndronim në diell të fortë, vapë të madhe ose në shi, erë dhe baltë, sidomos gjatë dimrit, qoftë ditën qoftë natën për të ndihmuar dhe kontrolluar punën normale në sondat e shpimit, ose punën e traktorëve dhe puseve të nxjerrjes së naftës. Kështu p.sh., për Tomi Kriston, ishin të shpeshta rastet kur ai shkonte e vinte në këmbë për orë të tëra, nga Patosi i Sipërm në kodër, deri në malin e Ardenicës, ku kishte sondën e shpimit. Shpesh herë flinim në barakat e sondave.

Unë e kisha të zakonshme të flija në zyrën ku punoja, pasi punoja deri në orët tepër të vona dhe në kohë të keqe e kisha tepër të lodhshme, të vija në barakat ku flinim ne teknikët e Kuçovës. Vishnim disa çizme, që mbanin shumë lagështi, e si pasojë këmbët dhe çorapet na bëheshin qull. Kështu unë detyrohesha të hiqja çizmet, t’i terja këmbët e çorapet pranë zjarrit që ndizej me gazin e puseve të naftës dhe flija pak orë mbi tavolinën e punës.

Lodhja fiziko-mendore ishte shumë e madhe, por megjithatë askush prej nesh nuk u qa a të thoshte se u lodh, se nuk e bënte dot, apo të kërkonte të largohej nga puna. Kjo e rriti respektin e punëtorëve dhe drejtuesve ndaj nesh, teknikëve të rinj. Memorie.al/ Nga Petraq Xhaçka

Presidenti i Kroacisë: Serbët po armatosen për luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, teksa ka folur për kapacitetet ushtarake të shtetit të tij, ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë.

Ai ka përmendur blerjen e 12 avionëve luftarakë francezë “Rafale” – kontratë e nënshkruar të enjten ditën kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po vizitonte Beogradin.

“Serbia do të blejë Rafale, ne nuk i kemi ato. Serbët po armatosen për një javë luftë fiktive që nuk do të shpërthejë kurrë. Franca dhe Amerika shikojnë vetëm interesat e tyre: Kështu funksionon bota”, ka thënë ai, raportoi Dnevnik.

Macron ishte në Serbi në vizitën dyditore të tij. Pas takimit që pati me Aleksandër Vuçiç, ai deklaroi se Serbia e ka vendin në Bashkimit Evropian.