23.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Nga kafja te ullinjtë, çfarë duhet të konsumoni kur keni tensionin e ulët

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin.

 

Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg thonë të dhënat e AgroËeb.org

Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit.

Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit.

Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut

Kafeja

Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut. Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji. Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji i jamballit

Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit. Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë

Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër. Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet e pasura me vitaminë B-12

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut. Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12. Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji

Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut.Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik.

Këshillohet të pini shumë ujë dhe bëjeni këtë rregullisht.

Nuk ka më asnjë dilemë, Berisha njofton bashkimin me Ramën në komisionin Anti SPAK. Bashkëpunimi i tretë brenda gjashtë muajve

Sali Berisha ka dalë mesditën e kësaj të premte në një dalje të jashtëzakonshme për mediet, të improvizuar nga shtëpia e tij ku gjendet në arrest prej 9 muajve.

Pavarësisht se në pamje të parë u duk sikur po denonconte ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla, Sali Berisha, dha një lajm të fortë që vërteton se pakti i tij me Edi Ramën, nuk mbyllet me bashkimin e votave në parlament për Amnistinë e cila goditi SPAK dhe Ligjin Zgjedhorë i cili mbylli listat e deputetëve dhe i blindon fitoren PS në zgjedhjet e vitit 2025, por vazhdon me hapin final të projektit të dyshes për të goditur Reformën në Drejtësi dhe veçanërisht SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Bëhet fjalë për komisionin parlamentarë, “Xhafaj”, i ngritur në parlament nga Edi Rama i cili ka synim ndyshimin e Reformës Zgjedhore të vitit 2016 e mbështetur dhe financuar nga SHBA dhe BE.

Ndryshimi i saj i cili piketon pikërisht armikun e përbashkët të Rama&Berisha, SPAK&GJKKO, kërkon bashkimin e votave në parlament dhe provat u bënë për Amnistinë Penale dhe dështimin e Reformës Zgjedhore.

Pasi opozita Berisha në disa mbledhjet e komisionit me kryetar Fatmir Xhafajn bëri sikur refuzoi që të marrë pjesë në fund të sesionit të kaluar parlamentarë, Sali Berisha në daljen e sotme, (E premte 30.8.2024), dha “lajmin e madh”, se Komisioni parlamentarë për Drejtësin është e vetmja rrugë për të ndalur kriminelët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.

Sipas tij, “Komisioni i të vërtetës, mbetet rruga e vetme për të hetuar magjistratët që fshehin dosjet për zyrtarët e lartë shtetëror”.

Ky bashkëpunim mes Berishës dhe Ramës, është i treti në gjashtë muajët e fundit, pas bashkimit të votave për amnistinë penale dhe Kodit Zgjedhor që mundësoi pamundësinë e hapjesë së plotë të listave.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij.

Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm. Faleminderit” ka thënë Berisha.

Elbasani, si “mall” pa zot

Nga Mirela Karabina

Qyeteti i Normales, i Festës së Verës , i Kulturës, Traditës e Historisë, i Krisotoforidhit e Luigj Gurakuqit, i Aqif Pashë e Lef Nosit e shumë patriotëve që luftuan me pushkë e penë, se e deshën qytetin dhe vendin e tyre, sot fatkeqësisht, është thjeshtë një qytet beton model alla komunist.
I rrënuar e i varfër, Elbasani është qyteti më i ndotur mbytur nga plehrat e mosfunksionimit të
incerenatorit dhe i helmuar nga tymi i zi dhe mbetjet toksike metalurgjike të “Kurum”, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve, bimëve e kafshëve.

Dhe, asnjë vëmendje e asnjë zgjidhje për qytetin e kulturës dhe trashëgimisë historike!

Kjo vëmendje e munguar është si nga mazhoranca e korruptuar në pushtet dhe përfaqësueit të tjerë “të popullit” në Parlament, të cilën votën ia duan elbasanasve, por shërbimin ia kanë mohuar.

Epo, kjo është real politika e pamoralshme që ka ngritur në sistem kundërmodelin duke e kthyer pushtetin në mjet për të fituar dhe ruajtur privilegjet.

Prej vitesh qytetarat elbasanas, sidmos banorët e Kantudit të Ri po mbyten nga era e rëndë e “Kurum”por askush nuk merr përgjegjësi për zgjidhje, dhe ja ku jemi sot, në një skandal korruptiv me përmasa të mëdha, por në kurriz të shëndetit dhe zhvillimit të qytetit të Elbasanit dhe banorëve të tij.

Turp për trajtimin e tillë të qytetit dhe elbasanasve dhe revoltë për luajtjen me jetën e banorëve të tij nga këta palo politikanësh të paskrupullt e të korruptuar!

Kryeministri dhe qeveria e tij e korruptuar mashtrojnë e pasojnë topin si për mosfunksionimin e incerenatorit, ashtu dhe për helmet e “Kurum”.

Kryetari i Bashkisë është i interesuar për like ne facebook dhe aspak për punën dhe shërbimin qytetar, përfaqësueit e popullit të mazhorancës dhe rithemelimit kanë hall, nëse do jenë në listë përsëri duke llogaritur herësat e pjestimet, e qyteti dhe qytetarët trajtohen si “mall pa zot”.

Kjo është qeveria më e korruptuar e Edi Ramës dhe një pjesë e opozitës, të cilët punë quajnë
të ruajnë pushtetin që populli ia, duke e përdorur në kurriz të shëndetit të tyre.

Qytetarët elbasanas meritojnë një jetë të mirë, me dinjitet dhe të shëndetshme.

Shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga kjo racë politikanësh bashibozukë që e vodhën dhe e plaçkitën me ç’mundën këtë vend.

Shqipëria Meriton më Shumë.

“Nuk mund të pranohet që krimi të sfidoj rendin dhe sigurinë publike”/ Myzafer Elezi: Policia e shtetit masa urgjente për rivendosjen e rendit publik në vend

Anëtari i kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi, ka reaguar në lidhje me gjendjen e rënduar të kriminalitetit në vend.

Me anë të një postimi në facebook, Elezi shprehet se është e papranueshme që krimi të sfidojë rendin dhe sigurinë publike.

“Në këtë moment të vështirë për sigurinë, i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe autoriteteve drejtuese të Policisë së Shtetit për të marrë masa urgjente dhe të menjëhershme për rivendosjen e rendit publik jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.” – vijon më tej ai.

 

Më poshtë reagimi i plotë:

Krimi sfidon rendin dhe sigurinë publike.

Të nderuar qytetarë.

 

Sot, qyteti i Shkodrës u trondit nga një tjetër akt dhune që mori jetën e një 36-vjeçari në mes të ditës, brenda një lokali. Ky akt kriminal i rëndë është një tjetër dëshmi e përkeqësimit të situatës së sigurisë publike në vend dhe i mungesës së kontrollit efektiv të territorit.

 

Në këtë moment të vështirë për sigurinë, i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe autoriteteve drejtuese të Policisë së Shtetit për të marrë masa urgjente dhe të menjëhershme për rivendosjen e rendit publik jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.

 

Nuk mund të pranohet që krimi të sfidoj rendin dhe sigurinë publike.

 

Nuk mund të pranohet që qytetarët të jetojnë në frikë dhe pasiguri, ndërsa autorët e krimeve të rënda veprojnë me arrogancë dhe ndihen të paprekshëm.

 

Vrasja e sotme nuk është thjesht një rast izoluar, por pjesë e një sërë ngjarjesh që tregojnë dështimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit në vend.

 

Kërkojmë që autorët e këtij akti të tmerrshëm të vihen para drejtësisë në mënyrë të menjëhershme. Policia dhe institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë vendosmëri dhe të mos lejojnë që Shqipëria të bëhet një vend ku krimi mbizotëron mbi ligjin.

 

Është koha për veprim dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet e shtetit.

 

Çdo vonesë apo neglizhencë në këtë drejtim do të ishte një dështim i rëndë dhe i pafalshëm.

 

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlanitikë kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos dorëzohen përballë kësaj gjendjeje alarmante. Ne jemi të vendosur të luftojmë për rikthimin e rendit, ligjit dhe sigurisë në vendin tonë, duke garantuar që asnjë akt kriminal të mos mbetet pa ndëshkim.

 

Qytetarët meritojnë rend dhe siguri të plotë.

 

Shqipëria meriton më shumë.

 

Ju faleminderit!

Investitori nga Dubai: Si u pastruan paratë e narkotrafikut në projekte ndërtimi në Tiranë

Nga Klodiana Lala

Në shtator të vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte një udhëtim në Dubai për të siguruar financime të bollshme për zgjerimin e biznesit të tij të ndërtimit në Tiranë.

Asokohe vetëm 31 vjeç, Merkaj po ndërtonte përmes kompanisë së themeluar prej tij një kompleks vilash luksoze në Lundër – zonën e pasur të periferisë që rrethon kryeqytetin shqiptar, por ambiciet e tij ishin më të mëdha.

Ndërsa po negocionte për blerjen e dy trojeve të kushtueshme në Tiranë, Merkaj kuptoi se kishte nevojë për më shumë para. Ai iu drejtua për ndihmë Franc Çopjes, një bosi shqiptar të trafikut ndërkombëtar të kokainës, i njohur ndryshe edhe si Franc Gergely.

Merkaj akuzohet se komunikonte me Çopjen përmes aplikacionit Sky ECC dhe e kishte informuar më parë atë për planet e tij të biznesit.

“Për të dy vendet jemi konsumuar lart për t’u realizu. Kemi marrë ok,” e informoi ai Çopjen, ndërsa i kërkoi një kapital prej 1.5 milionë eurosh në cash.

Komunikimet përmes aplikacionit Sky ECC mes Klajdi Merkajt dhe Franc Çopjes janë pjesë e një vendimi voluminoz të Gjykatës së Posaçme për masë sigurie ndaj organizatës kriminale “Çopja”, e akuzuar për një seri vrasjesh me pagesë, trafikimin ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës si dhe pastrimin e parave me burime kriminale.

Përveç konflikteve të përgjakshme, këto komunikime ekspozojnë gjithashtu disa shembuj të kufizuar të një fenomeni që besohet se është shumë herë më i përhapur mbi pastrimin e parave të narkotrafikut në kullat dhe komplekset e ndërtimit në Tiranë.

Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si “parajsë penale” për një sërë figurash të krimit të organizuar shqiptar, të cilët u fshehën atje për t’u shpëtuar arrestimeve apo atentateve nga grupet rivale.

Franc Çopja besohet se qëndroi në Dubai nga viti 2020 deri në dhjetor 2023, kur u ekstradua në Belgjikë si urdhërues i një vrasjeje për “prishjen e pazareve të drogës”.

Hetuesit besojnë se ai dirigjoi nga Dubai një ushtri me njerëz për të pastruar paratë e tij në Shqipëri si dhe negocioi marrëveshje biznesi që e bënin atë një investitor të fshehtë në projektet e ndërtimit në Tiranë.

Gjatë vitit 2020, kohë së cilës i përkasin bisedat e zhvilluara në SKY ECC, Çopja dokumentohet të ketë sjellë në Shqipëri të paktën 7.5 milionë euro të thata, të cilat u investuan në ndërtimin e një pallati pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në blerjen e apartamenteve të shtrenjta në disa prej kullave të Tiranës si dhe dy vilave në kompleksin “Mandarine Drive” pas qendrës tregtare TEG, e ndërtuar nga kompania e themeluar nga Merkaj.

Një sasi më e madhe prej 15.4 milionë eurosh dyshohet që të jetë investuar një vit më vonë në blerjen e lingotave të arit nga Çopja.

Sipas Europol, agjencisë ligjzbatuese të Bashkimit Europian që koordinoi operacionin e goditjes së grupit Çopja në fund të korrikut, kjo organizatë përdorte transaksione komplekse për të pastruar paratë e gjeneruara nga aktivitetet e paligjshme.

“Mes të arrestuarve është edhe një pastrues parash me qendër në Tiranë, i cili u ofronte shërbimet e tij disa grupeve të tjera kriminale të nivelit të lartë, të angazhuar në nivel ndërkombëtar në vrasje, korrupsion dhe trafik droge në shkallë të gjerë,” deklaroi Interpoli.

Masa e arrestit për akuzën e pastrimit të parave ndaj Klajdi Merkajt nuk është ekzekutuar ende dhe ai është shpallur në kërkim. I kontaktuar nga BIRN, vëllai i tij  Endri Merkaj, i cili zotëron kompaninë e ndërtimit, nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

“Ka nevojë për oksigjen”  

Kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës. Foto: LSA

Organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit nga Elbasani, Franc Çopja, 32 vjeç dhe Hajdar Çopja, 40 vjeç, u godit në fund të korrikut nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet ligjzbatuese në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

Operacioni ndërkombëtar u kodua me emrin “Gorgon”, figura monstruoze të mitologjisë greke me Meduzën si përfaqësuesen më të njohur të tyre.

Sipas vendimit gjyqësor që BIRN e disponon, organizata Çopja akuzohet se mes viteve 2018-2020 kreu vrasjen e shtatë personave dhe plagosjen e dy të tjerëve, ndërsa përpiqej të eleminonte grupin kundërshtar Alibej përmes kontraktimit të vrasësve me pagesë.

Organizata besohet se e ka origjinën në vitet 2006-2007 në Itali, ku vëllezërit Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal si shpërndarës të dozave të vogla të kokainës,

“Me kalimin e viteve, vëllezërit Çopja u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Europës, kryesisht në Holandë, Belgjikë dhe Mbretërinë e Bashkuar,” thuhet në vendim.

Në vitin 2020, organizata shtrihej në disa vende të Bashkimit Europian dhe kultivonte lidhje me grosistët e kokainës në Amerikën Latine. Hetuesit besojnë se grupi Çopja ka trafikuar drogë edhe në vende aziatike si India dhe Singapori apo në Afrikën e Jugut.

Ndërsa luftonin për hakmarrje dhe trafikonin sasi të konsiderueshme kokaine në tregun ndërkombëtar, grupi Çopja ishte gjithashtu në kërkim të mundësive për të pastruar paratë e fituara përmes aktiviteteve të paligjshme në Shqipëri.

Nga 7.5 milionë euro të dokumentuara në vitin 2020, tre milionë prej tyre dyshohet se u injektuan në kompaninë “Elba Beton” në pronësinë e Arjan Ormenajt për të realizuar ndërtimin e një pallati pranë qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Elba Beton” është një kompani e themeluar në vitin 2001 nga Arben Lamçja, 50 vjeç – i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni në fund të viteve ’90 dhe njeri i besuar i Franc Çopjes në administrimin dhe pastrimin e parave. Në vitin 2006, Lamçja ia shiti kompaninë Arjan Ormenajt, por hetuesit besojnë se ai vazhdoi të qëndronte si ortak në hije i saj.

Ormenaj është aksioner edhe në gjashtë kompani të tjera biznesi, mes të cilave edhe “Trans Cement” sh.p.k. “Elba Beton” së bashku me kompaninë simotër “Trans Cement” zhvilluan projekte ndërtimi në plazhin e Golemit dhe në Tiranë mes viteve 2021-2023.

Sipas vendimit të gjykatës, Arben Lamçja dhe Arjan Ormenaj kanë kryer veprime aktive për llogari të krerëve të organizatës Çopja nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme, financimit të ndërtimit të godinave të banimit dhe çeljes së operatorëve ekonomikë me qëllim mosekspozimin e tyre si posedues dhe pronarë de facto.

Në një rast, Lamçja i shkruan Çopjes në janar 2020 se Ormenaj po planifikonte të ndërtonte një pallat pranë spitalit nr.5 dhe i kishte kërkuar ta pyeste Francin nëse donte të futej si investitor me një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Çopja i përgjigjet se nuk është problem për lekët. “Arjan Ormenaj e ka derën të hapur pa kohë dhe pa shifër,” citohet të shkruajë ai.

Dhjetë muaj më vonë, Lamçja e njofton sërish Çopjen se Ormenaj “ka nevojë për oksigjen”.

Në të njëjtën kohë, sipas vendimit të gjykatës, Lamçja dhe Ormenaj blinin apartamente për llogari të Çopjes dhe i regjistronin ato në emrat e të afërmve apo rrethit të tij shoqëror.

Arrestimi i Ormenajt nuk u bë i mundur gjatë operacionit, duke u shpallur në kërkim për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Arben Lamçja u arrestua në Kosovë në fillim të gushtit dhe u ekstradua në Shqipëri.

Ormenaj ishte i paarritshëm për koment, ndërsa avokati i Arben Lamçjes, Altin Gjata nuk i komentoi akuzat, pasi tha se duhet të njihet me të gjitha provat e Prokurorisë.

Por ai i tha BIRN se Lamçja i ishte nënshtruar më parë hetimit pasuror nga Krimet e Rënda dhe çështja kundër tij ishte pushuar.

Nga biznesi i gomave në ndërtim   

Kompleksi i vilave “Mandarine Drive” në Lundër të Tiranës.

“Mandarine Drive” është një kompeks vilash luksoze në periferi të Tiranës, i ndërtuar në një kodër të butë, dikur të gjelbëruar pas qendrës tregtare TEG. Vilat i përkasin arkitekturës moderne, kanë secila pishina personale dhe listohen nga agjencitë imobilare me çmime shitjeje që variojnë nga 1 milion deri në 1.5 milionë euro secila.

Kompleksi “Mandarine Drive” është një investim i kompanisë Merkaj 3 sh.p.k, e themeluar në vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vetëm 24-vjeç, me aktivitet tregtinë e gomave për mjetet e rënda të transportit. Në vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet vëllait të tij dhe kompania shënoi një ngjitje të beftë, duke u përfshirë në projektin e ndërtimit të kompleksit të vilave “Mandarine Drive”.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga vendimi i Gjykatës së Posaçme sugjerojnë se Klajdi Merkaj vazhdoi të kryente veprime për llogari të kompanisë.

Komunikimet në aplikacionin Sky ECC me Franc Çopjen e identifikojnë Merkajn si një person të angazhuar në transferta parash nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Në disa raste gjatë vitit 2020, ai i dërgon Çopjes kode postare, që sipas burimeve të hapura rezultojnë të jenë shtëpi në Londër, Luton dhe në periferi të Birmingamit.

Ai kujdeset gjithashtu që të shesë makinat e Çopjes si dhe të fshehë pronësinë e dy vilave të tyre në kompleksin “Mandarine Drive”.

“Shtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si një nga personat e besuar që mban dhe menaxhon vlera monetare të konsiderueshme cash për llogari të shtetasit Franc Gergely,” thuhet në vendimin e gjykatës.

“… sipas porosisë dhe orientimit të shtetasit Franc Gergely (Çopja), ka marrë dhe ka transportuar vlera monetare cash, të cilat më pas janë investuar në ndërtim dhe blerjen e pasurive të patundshme për llogari të shtetasit Franc Gergely,” shtohet aty.

Parkimi i parave

Një punonjës policie duke hapur derën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Foto: LSA

Përveç sipërmarrësve të ndërtimit, Franc Çopja përdori edhe persona të tjerë për operacionet e tij të pastrimit të parave në Shqipëri.

Dy prej tyre dyshohet se ishin pronarët e një pike të këmbimit valutor “B.Lika, Çimi & Keni” përballë Bankës së Shqipërisë, Bashkim Lika dhe Maklen Mici, të cilët akuzohen se e përdornin biznesin e tyre si bazë financiare për organizatën kriminale Çopja.

Prokuroria e akuzon Micin se si përdorues i pikës së këmbimit valutor ka mbajtur në një rast në këto ambiente 2.3 milionë euro, të cilat i përkisnin Franc Çopjes dhe një pjesë e të cilave janë tërhequr nga Arben Lamçja.

Në një rast të dytë, Dorjan Dyli me profesion farmacist ka marrë pranë pikës së këmbimit valutor shumën prej 121 mijë eurosh, që i ka përdorur si këst të parë për blerjen e një apartamenti në një godinë përballë Fakultetit Ekonomik, i cili identifikohet si “pallati me fasadë të kuqe” në dosje. Ai i ka tërhequr paratë duke u identifikuar me emrin e koduar “shoku i Valkanit”.

Apartamenti kushtonte në total 236 mijë euro, por pjesën tjetër Dyli e ka mbuluar me një kredi fiktive të marrë në bankë, të cilën e ka shlyer me paratë e dërguara nga Çopja dhe që qëndronin në pikën e këmbimit valutor të Micit.

Në njërën nga bisedat që ndodhet në vendimin e gjykatës, Dyli i shpjegoi Çopjes se “drejtori i bankës e kishte këshilluar që kalimi i pagesave të bëhej çdo 5-6 ditë me shuma monetare 7 mijë deri në 10 mijë euro, pasi kur bëhen derdhjet cash nuk gjurmohen dot, vetëm se kanë komisione të larta”.

Franc Çopja shfaqet veçanërisht i interesuar për të blerë flori të pastër 24 karatësh në janar të vitit 2021 dhe personi që kujdesej për sigurimin e arit ishte kambisti Mici.

Në një rast, Mici akuzohet se i ka siguruar Çopjes 10 kilogramë flori të pastër, por bosi i organizatës i ka kërkuar që t’i sigurojë edhe 30 kilogramë të tjerë, të cilët rezultojnë të jenë sjellë në Shqipëri.

Në komunikimet mes tyre, hetuesit thonë se kanë gjetur edhe foto të lingotave të arit me vlerë 15.4 milionë euro. Sipas vendimit, Mici i kishte siguruar lingotat e arit me vlerë 15.4 milionë euro për llogari të Franc Çopjes.

Lika dhe Mici u arrestuan gjatë operacionit në fund të korrikut me akuzën e pastrimit të produkteve të veprës penale, por avokati i tyre, Adriatik Kuka i tha BIRN se ata nuk i lidh asgjë me veprimtarinë kriminale që iu atribuohet dhe se “janë të tronditur nga akuzat”.

Kuka tha gjithashtu se klientët e tij janë taksapagues të rregullt, tregtarë të njohur në qytetin e Tiranës dhe praktikantë të fesë myslimane.

“Duke qenë se janë praktikantë të fesë myslimane, për shkak të fesë nuk i lidh asnjë gjë me veprimtaritë kriminale. Si rrjedhim, nuk mund të shkelin normat ligjore/njerëzore që vijnë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ligjeve në fuqi,” përfundoi Kuka./reporter.al

“Rexhep Kolli më ngarkoi të vrisja Myslym Ketën”- Letra e Mark Dodanit për Hekuran Isain: Çfarë thuhej në urdhrin të firmosur nga Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu

Nga Dashnor Kaloçi

Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, dhe si vartës të tij kishte Enver Zenelin e Hasan Ulqinakun, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSh-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSh-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gardës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuadër i lartë, i dënuar me burg politik, së bashku me të vëllanë, Ali Kubati, ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, shok dhe miq të ngushtë të Myslym Ketës), Mark Dodani (ish-nënkolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), etj., etj.

Nga letrat apo raport-informacionet në fjalë të dërguara në adresë të Grupit Operativ Special pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, (në vitet 1982-1983), apo personalisht ministrit Hekuran Isai, në numrat e kaluar, kemi publikuar letrat e Liri Belishovës dhe Hekuran Pobratit, kurse në këtë shkrim, kemi përzgjedhur për botim, letrën e ish-oficerit të lartë të Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Mark Dodanit, (i njohur edhe si skenarist i disa filmave të Kinostudios “Shqipëria e re” dhe shkrimtar e autor i disa librave), e cila është nxjerrë nga një dosje voluminoze që gjendet në fondin arkivor të Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ai e informon drejtuesin kryesor të ministrisë së Brendshme, me detaje dhe hollësira, mbi disa nga ngjarjet më kryesore që ai ka pasur rastin të jetë vetëm prezent për shkak të detyrës, apo dyshimet që i kanë lindur për ato ngjarje dhe persona.

Si p.sh. arratisja dhe vrasja tragjike në shpellë me artileri, e kolonel Haxhi Hajdarit, (ish-deputet i Kuvendit Popullor), në 8 prill të vitit 1963, vdekja misterioze e kolonel Myslym Ketës, më 26 shkurt 1966 (ku Mark Dodani, shkruan se ishte ngarkuar nga ministrit Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu, ta eliminonte atë fizikisht, pasi ai kishte kaluar në tradhti dhe donte të arratisej), arratisjen në Greqi dhe misterin e vrasjes së Izet Osmanit, bashkëpunëtorit të Kundëradmiralit të Flotës ushtarake Detare, gjeneral-major, Teme Sejkos, disa prej kombinacioneve që Kadri Hazbiu kishte bërë me agjenturën greke në Jug të vendit, ku implikohej edhe sekretari i Kadri Hazbiut, Xhelal Shaqiri, që u burgos dhe u lirua më pas nga Feçor Shehu, etj. etj. Për më shumë rreth këtyre, na njeh letra e Mark Dodanit, që publikohet për herë të parë  në disa numra, nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME LETRËN E ISH-OFICERIT TË LARË TË SIGURIMIT TË SHTETIT, NËNKOLONEL MARK DODANI, DËRGUAR MINISTRIT TË BRENDSHËM, HEKURAN ISAI, NË VITIN 1982

                Ministrit të Punëve të Brendshme

                      Shokut Hekuran Isai

                                   Tiranë

                   I dashur shoku Hekuran

Kështu konkluzionin që zbulimet armike, kishin agjenturë të fortë në radhët tona, e ilustronte praktika e punës edhe me shembuj të ndryshëm, si ky i Nuri Kostës; prandaj Kadri Hazbiu, i cili paska qenë vetë agjent, maste lehtë, pulsin tonë, që megjithëse kishim dyshime të drejta, që zbulimet armike kishin agjenturë të fortë tek ne, Kadriu prapëseprapë, ishte i qetë se kurrë nuk vinte mendja, që kjo agjenturë kishte rreze kaq të thellë, deri te vetë Kadri Hazbiu dhe shokët e tij. – Ndërkohë flitej, se Kadri Hazbiu, kishte shoqëri me ish-agjentin e Zbulimit Grek, Thodhori Vreto, nga Çifliku.

Me këtë delte shpesh për gjah. Më vonë Thodhori Vreto, sa mbaj mend, implikohet si agjent me gradën major i Zbulimit Grek dhe si i tillë, arrestohet. Në hetuesi është zbërthyer, por nuk mbaj mend hollësira. Dihet që Theodhori Vreto, ishte kuadër i yni, në ushtri dhe në pushtet.

Lidhur me kombinacionet që drejtonim kundër Teme Sejkos, me vete mendja, te ish-kunati i këtij, te Rexho Plaku. Ky përpunohej; aktivisht. Teme Sejko, duke patur motrën, grua të Rexhos, niset për në shtëpi të këtij. Punëtori Operativ, i del përpara dhe i thotë Temes, në kokë të vet; “të mos shkonte te Rexhua, se ishte i dyshimtë për spiun, te cilin e ndiqte Sigurimi”.

Ky informacion, sa mbaj mend, i ka shkuar në dorë Kadri Hazbiut, se u lidh me të dhëna të reja që u morën për Teme Sejkon, i cili njoftoi Rexhon, të ruhej nga Sigurimi. Me sa mbaj mend për këtë çështje, dinë hollësira Dhosi Pecani me Flamur Sinoimerin, i pari ish kryetar Dege në Sarandë, i dyti Punëtor Operativ, kurse tani në Degën e Punëve të Brendshme të Durrësit. Mbas këtyre që mori vesh, Rexho Plaku u nis të arratisej përtej kufirit, por u vra si armik i popullit. Kuptuam në atë kohë, që Rexho Plaku ishte në një kanal ilegal, me rëndësi për Zbulimin Grek, por tani me vete mendja që; pse Kadri Hazbiu nuk na orientoi të nguleshim te ky objekt, në vend që të humbnim kohën me atë objektin e rëndomtë, që përmenda ne Mursi.

Të gjithë ne menduam që me Rexho Plakun ishim marrë si duhet. Na u krijue mendimi i gabuar (siç gjykoj tani), sikur gjoja nuk mund të bënim më veprime, kombinacione dhe lojëra të mprehta, si në kohën e bandave, sepse gjoja zbulimet armike, nuk ishte e mundur të tërhiqeshin më në kurthet tona si më përpara, se kishin nxjerrë mësime të forta, kundër Shqipërisë. Ndaj në vend të një pune të mprehtë, prisnim ç’të na jepte hetuesia për të bërë arrestime. Për këtë mendim demoralizues, them se e keqja ishte te metodat me të cilat na qorrollisnin Kadri Hazbiu me Mihallaq Ziçishtin, të cilët ishin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Çështja e “Kabahetit”, më bën përshtypje tani, për cilin ka qenë interesuar Kadri Hazbiu. “Kabaheti”, jepte disa informata që duheshin verifikuar në periudhën pas demaskimit të komplotistëve me Teme Sejkon, e të tjerë të lidhur me të. “Kabaheti” me objektin, ishin të rretheve Durrës- Tiranë, prandaj kombinacioni u koordinua nga Dega e Durrësit, me Drejtorinë e Punëve të Brendshme, Tiranë. Mua më porositi personalisht Kadri Hazbiu, të ndihmoja për kombinacionin me T.O. (Teknikë Operative), që të delte çfarë kishte për objektin që dyshohej. U ndërtua kombinacioni i “përplasjes” së “Kabahetit” me objektin, në një shtëpi në ambientet e lagjes nga ish-Kisha Katolike (sa mbaj mend), rruga “Konferenca e Pezës”, Tiranë. Këtu isha unë me një Punëtor Operativ, të T.O. të Ministrisë (më duket ishte dhe ai i TO, të Degës së Durrësit).

Nga dëgjimi, dilnin gjëra interesante, implikoheshin personalitete, përmenden që kishte njerëz në Komitetin Qendror Ministra e të tjerë, që ishin të lidhur me jashtë shtetit, në shërbim të të huajve. Informova personalisht Kadri Hazbiun. Ky porositi, t’ia sillnim shiritin ta dëgjonte vetë. Ngarkova shokët e T.O., ta nxirrnin pastër shiritin dhe ta përgatitnin për ta dëgjuar, personalisht Kadri Hazbiu. Ndërkaq nga zyrat e T.O., unë kthehem për Ministri, në pritje që të delte shiriti pastër. Mirëpo në këto çaste, shokët Xhemal Bejto dhe Jorgo Kareco, më sjellin porosinë e shokut Pilo Shanto, që të tërhiqja dosjen e ish-oficerit të Zbulimit Ushtarak, Izet Osmanit, i cili ishte deshifruar si agjent i Zbulimit Grek.

Izet Osmani, i cili edhe sot mund të jetë gjallë, ishte vënë prej kohësh në shërbim të Teme Sejkos. Ky i fundit, kishte legjenduar sikur Izet Osmani, kishte rënë “dëshmor” në Greqi. Bile, Teme Sejko, i solli rrobat nga Greqia dhe rregulloi në rrugë shtetërore, që t’i paguhej familjes, pensioni i “dëshmorit”. Ky kombinacion i Zbulimit Grek me Teme Sejkon, u deshifrua nga ne dhe pikërisht ditën e incizimit të bisedës së “Kabahetit”, me objektin, koinçiduan të dhënat për hyrjen si diversant të Izet Osmonit. Kundër tij lypsej të organizohej kërkim i rreptë, prandaj sipas porosisë që më sollën shokët Xhemal Bejto me Jorgo Karecon, në emër të Pilo Shantos (ish -kryetar i Degës së I-rë), vendosëm menjëherë të merresha me organizimin e ndjekjes së Izet Osmanit.

Ndërkohë Xhemali e Jorgua, më thonë për dosjen e Izetit që ishte në Zbulimin Ushtarak. Vajta urgjent në Drejtorinë e Zbulimit Ushtarak të Llazi Jakova, të cilin e njihja personalisht si kryetarin e Degës për Greqinë, rrjedhimisht mendoja që ky do të kishte edhe dosjen e Izetit. Shkuarja ime te Llazi Jakova, u quajt gabim, se “doli” se doli sekreti para Llazit, i cili duhej të dyshohej, për çështjen e Izet Omanit, paçka se ishte kryetari i Degës, që kishte dosjen e Izetit.

Pa asnjë justifikim, Kadri Hazbiu më komunikoi dënimin disiplinor me 10 ditë arrest, përmes Rexhep Kollit. Rrjedhimisht nuk mora vesh më tej për “Kabahetin”, nëse e dëgjoj ose jo shiritin e tij, Kadri Hazbiu. Ndërsa për çështjen e Izet Osmanit, pasi më dënuan me vërejtje me motivacionin se; kisha dekonspiruar para Ilazi Jakovës, mora vesh si gjithë shokët e mi, që një, ose dy ditë përpara, Beqir Balluku paskësh folur hapur në popull, me rastin e festës se Bogazit të Sarandës.

Beqir Balluku, kishte folur edhe për legjendën e “dëshmorit” në një kohë kur Kadri Hazbiu, më çoi fjalë me rastin e dënimit disiplinor, që mua më shpëtoi pa më dënuar më rëndë, vetëm fakti që kisha detyrë funksionale, të merresha me çështjen e Izet Osmanit. Se për këtë, paskësh patur një marrëveshje midis Beqir Ballukut dhe Kadri Hazbiut, që kushdo që do të interesohej për Izet Osmanin dhe për dosjen e tij, si agjent i zbulimit armik, të merrej i dyshimtë dhe të njoftohej menjëherë Beqiri dhe Kadriu.

Në këtë rast, unë me Llazi Jakovën u paraqitëm te Andon Sheti dhe me këtë te Vehbi Hoxha. Ky me sa duket, njoftoi urgjent Kadri Hazbiun dhe mua më tha të kthehesha në Ministri, se ai (Kadri Hazbiu), do të sqaronte. Ndërkohë, mora me mend se kërkese e dosjes së Izet Osmanit, qenkësh ndryshe nga e banditëve të tjerë, me të cilët merresha normalisht. Tani dyshoj që; Kadri Hazbiu me Beqir Ballukun, kushedi ç’frikë do të kenë patur nga djegia e kombinacionit të Izet Osmanit. Ndryshe (gjithë ai alarm dhe masa që morën kundër meje në vend që të merreshin këto për ndjekjen e Izet Osmanit), ndryshe i kuptoi tani, nga ç’mund t’i kuptoja në atë kohë.

Pa u shkëputur nga periudha e ndjekjes së komplotistëve Teme Sejko e të tjerë, mbaj mend që kur ishim në situatën e dyshimeve për komplotistët në fjalë, Kadri Hazbiu, na “orientoi që duhej të ruheshim nga çorientimi dhe provokacioni, se tanimë dihet që zbulime armike, orvaten çdo orë, çdo çast, të na dezinformojnë”.

Ndaj, këshilloheshim që çdo hap të hidhnim të matur e, gjithë kujdes. Nënteksti i kësaj, siç e kaptova unë Kadri Hazbiun në atë kohë, ishte që Teme Sejko, me të tjerë tradhtar të kategorisë së tij, mund të ishin të mirë dhe ne mund t’u binim në qafë. Më bën shumë përshtypje sot, se atë herë me thënë të drejtën më dukej dhe mua ashtu, kur Kadri Hazbiu duke na folur me kompetencë për veprimtarinë e zbulimeve armike, bëri një krahasim midis zbulimit jugosllav dhe grek. Tha që; ndërsa jugosllavët punojnë trashë, përkundrazi, Zbulimi Grek vepron shumë më hollë.

Ashtu sikundër çmonte Kadri Hazbiu, në drejtim të Zbulimit Jugosllav, nuk kishte pse të merakoseshin aq sa në drejtim të Zbulimit Grek, të paktën para meje këtë përshtypje linin bisedimet e tij. Sot më bëjnë përshtypje, si çdo bisedë tjetër e këtyre armiqve.

Problemet e “Heroit të Popullit”, Lym Keta, mendoi vlen të rikujtohet para jush, nisur nga fakti që për këtë çështje është marrë personalisht Kadri Hazbiu me Beqir Ballukun. Nuk mbaj mend datat, por më duket është para letrës së hapur të Komitetit Qendror më 1966, kur më thërriti në zyrë Rexhep Kolli. Më foli që Lym Keta, kishte përfunduar në armiqësi, kishte vendosur të arratisej jashtë shtetit. Që të evitohej kjo, ngarkohem që ta ndiqja dhe në rast tentative për t’u arratisur, do të organizoja vërtetimin e kësaj tendence. Do të përmbahesha, derisa Lymi të merrte drejtimin për të kaluar piramidën.

Rexhep Kolli, më foli për të dhënat që vërtetonin tendencën e arratisjes së Lymit dhe grupit të tij. Në grup me të përmendi edhe Safet Kurtin. Ky sot A.P., partizan, pensionist (oficer rezervë). Po të tentonte të kalonte kufirin, autorizohesha ta vrisja.

Pasi doja të dija me ç’vendim bëhej ky veprim, Rexhepi më lexoi një urdhër, me firmat e Beqir Ballukut dhe të Kadri Hazbiut, ku vendosej të ndiqej Lym Keta, i cili në çastin e tentativës për të kaluar kufirin, të vritej.

Para Rexhep Kollit, u angazhova për detyrën dhe mora përgjegjësi, që do ta sillja më mirë gjallë. Këtë e miratoi edhe Rexhepi, veçse theksoi që ishte autorizimi për ta vrarë, në qoftë se nuk do të dorëzohej. Kam shkuar menjëherë në vendin nga do të kalonte Lymi. Kam pritur me makinë në dispozicion disa ditë e netë, të ura e Matit. Kisha me vete dy a tre shokë, por këta asnjëri nuk dinin detyrën konkrete. Këtë do t’ua thoja unë në çastin e domosdoshëm.

Mbas disa kohësh (më duket nja rreth dy javë), u tërhoqën masat, se Lymi hoqi dorë nga tendenca për t’u arratisur. Këtë ma tha vetë Rexhep Kolli. Dokumentet që flasin mbi këtë veprim, nuk di nëse ekzistojnë ose jo, por Rexhep Kolli, mendoi se mund të japë hollësira të tjera. Më vonë Lym Keta u vra aksidentalisht (!) sikundër dihet, duke udhëtuar me makinë në rrugën Pukë – Fushë Arrëz.

Për bregdetin Kepi Stillos – Llogara, kam informuar në vitin 1971, me cilësinë e zv-kryetarit të Degës Punëve të Brendshme Sarandë, që nuk ishin marrë masat e nevojshme mbrojtëse. Lidhur me këtë, pasi kisha dërguar në Ministri të dhënat dhe konkluzionet që dilnin në atë kohëpata rastin që të takoja shokun Xhafer Spahiu, që ishte sekretar i Komitetit Qendror të Partisë. E informova shokun Xhafer, mbi disa hollësira rreth të dhënave që kishim lidhur kjo dhe me faktin që Flota e 6-të Amerikane, rrinte vazhdimisht në ujërat e Korfuzit, përballë Sarandës. Ndërkohë theksova, që më dukej gabim që baza jonë e Marinës Luftarake, në gjiun e Sarandës, ishte krejt e hapur.

Nuk vonoi veçse disa ditë pas këtij informacioni, kur në Sarandë behu Petrit Dume, Muhamet Prodani, e të tjerë pjesëtarë të Shtabit të Korpusit nga Gjirokastra. Më kërkuan në mbledhje, me emër. Në mbledhje, Petrit Dume pezulloi nga detyra shokun Diogjen Gjergji, me motivacionin se kishte bashkëpunuar me mua pa lejen e Ministrisë. Pastaj i kthyer nga unë, u orvat të më trembë, se kisha gabuar që hyra në punët e tyre. Unë u mbrojta duke përmendur shokun Enver dhe mësimet e tij, që i zbatojmë të gjithë për solidaritet armësh, aq më tepër ne, që ngriheshim edhe tre herë në natë për të dhënat e ndryshme që grumbullonim gjatë kufirit tokësor e sidomos atij detar duke qenë ballë përballë armiqve.

Ndërkohë shtova që; të “më falte” ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm (Petrit Dume), se të paktën për këtë çështje, shoku Diogjen Gjergji, jo vetëm nuk kishte asnjë faj, por përkundrazi, na kishte ndihmuar. Prandaj me ndërhyrjet e mia, e paskam ngatërruar, prandaj i thashë Petrit Dumes, që do t’i drejtohesha Kadri Hazbiut, bile edhe shokut Hysni Kapo, në Komitetin Qendror të Partisë, që të më pezullonin mua, në vend të Diogjenit. Në përgjigje, mbaj mend mire, që Petrit Dume ndërroi ton, aty për aty.

“Hë qerrata, qerrata”, tha me të qeshur dhe shtoi që vërtetë ishte krejt normale, që unë me Diogjenin dhe shokët në Sarandë, të ngriheshim dy a tre herë natën, se fundi fundit, tha Petriti -“strategjia jonë, është e mbështetur në shpejtësinë”. I dha mbledhjes ton tjetër, më qetësoi për Diogjenin, se nuk kishte bërë gjë për ta pezulluar, por, tha që ushtria kështu e ka.

Bile, mua me shokë kryesor në rreth (ishte shoku Telo Mezini sekretar i parë), më mori edhe në një banket që shtruan në Butrint. Pas kësaj, më vjen në Degën e Sarandës, shoku Qazim Kondi, me mendimin që kisha informuar vetëm shokun Xhaferr. U sqaruam plotësisht (me dosjen që e mbaja në kasafortë), qe informacioni ishte dërguar rregullisht dhe në kohën e duhur në ministri (Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit dhe ajo e Kufirit).

Shoku Qazim, u ndje krejt dashamirës për këtë informacion, që me sa dukej, do të më kishin kritikuar si për shfaqje të mendjemadhësisë (se këtë kishte në majë të gjuhës Kadri Hazbiu kundër meje), në qoftë se informacioni nuk do të gjendej i dërguar nga dega në ministri. Pas shokut Qazim Kondi, vjen Kadri Hazbiu. Nuk më foli asgjë për këtë informacion, megjithëse unë prisja të më thonte ndonjë gjë, po t’i kishte thënë Petrit Dume, me të cilin pata debatin që deklarova më lart.

Kadri Hazbiu, porositi (në takimet me të), që kur të vinte Beqir Balluku, të kishim kujdes për çdo gjë, sidomos për shëndetin e tij. Na lajmëroi se Beqiri, do të vinte shpejt. Duhej të krijonim kushte sa më të mira. Theksoi që Beqir Balluku, njëkohësisht kishte të drejtën të ndërhynte në çdo punë tonën, si zv/kryetar i Këshillit të Ministrave që ishte.

Iku Kadriu, erdhi Beqir Balluku. E vetmja gjë që mora vesh, ai kërkonte peshk dhe barishte, si dhe me neve, ndryshe nga Petrit Dume, u soll shumë butë. Nuk më foli asgjë për informacionin që i kisha bërë shokut Xhafer dhe dërguar me shkrim ministrisë, për lënien e bregdetit zbuluar dhe të pambrojtur. Hodhi llafe aty këtu, që bregdeti dhe sikur të maskohej, nuk vlen, se ushtritë armike, përmes mjeteve të tyre të zbulimit, sidomos ato me rreze infra të kuqe, kanë aftësi të mëdha zbuluese, ata na zbulojnë sido që të fshihemi.

Këto biseda, i bënte të hapura dhe atëherë ashtu i kuptoja dhe unë, siç i thonte ai armik, ndryshe nga tani, që është e qartë pse ka folur në atë mënyrë. Këtë problem, nuk e kam ngritur deri tani, se mendoja që Kadri Hazbiu do të ishte në rregull dhe këto gjëra, ai i kishte të njohura, por tani që u vërtetua se është armik i egër, i rrezikshëm, po e evidentoi dhe çështjen që shtjellova më sipër, si çështje me të cilën duken të lidhur, si njeri tjetri. / Memorie.al

Surpriza pafund në listë, mungojnë sërish Uzuni dhe Bare! Silvinjo zbulon lojtarët e ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje në shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, të vlefshme për UEFA Nations League. Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Grupin B1 do të nisin të hënë më 2 shtator, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar.

 

Përsa i përket portës janë Thomas Strakosha, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje rikthehet futbollisti i Partizanit, Andi Hadroj. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Enea Mihaj.

Në repartin e mesfushës dhe të sulmit ka dy risi. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A mesfushorin Sebastjan Spahiun dhe sulmuesin Agim Zeka. Të dy futbollistët më parë kanë qenë pjesë e Shqipërisë U-21. Spahiu aktivizohet në Iran me skuadrën e Mes Rafsanjan, ndërsa Zeka në kampionatin “Abissnet Superiore” me Partizanin.

Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e mesfushës dhe të sulmit janë Ylber Ramadani, Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Rey Manaj, Armando Broja dhe Taulant Seferi.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 2 shtator. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të premten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, aty ky më 7 shtator do të luhet ndeshja e parë në Grupin B1 të Nations League ndaj Ukrainës, në stadiumin “Epet Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas më 10 shtator, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Shqiperia-lista

Pakti me Sali Berishën; si Edi Rama u bë mur kundër amerikanëve!

Para një viti Edi Rama deklaronte se nuk do të ketë jo pakt, por as kontakt me non gratat e shpallura nga SHBA e Britania e Madhe.

Nuk kaluan as 10 muaj, dhe kreu i mazhorancës autorizoi paktin me Sali Berishën për ta integruar si opozitë e parë në prioritetet e negociatave parlamentare. Pakt që ndikoi direkt në çështjen e vulës, e më pas solli një marrëveshje që na riktheu në vitin 2008.

Një pakt që bllokoi listat e hapura dhe ndaloi çdo mundësi për të rinovuar elitën politike nëpërmjet votës. Domethënë që ta vendosin qytetarët kush është deputeti dhe jo kryetarët e partive.

Ndërkaq, përveç kësaj lëvizjeje, përkatësisht pjesës politike, si gjithmonë, pakti mes Edi Ramës dhe Sali Berishës ecën paralelisht me deal-et e biznesit. Kullat që ju dhanë njerëzve të afërt të djalit të Sali Berishës që dolën në media, natyrisht të ushqyera nga vetë Rama, si për të treguar se i kam qëndruar paktit. Ku jemi? Në 2008-n!

Atëherë kur përkrah marrëveshjes për ta kthyer Shqipërinë një Republikë kryeministrore e të kryetarëve të partive, u miratuan lejet e ndërtimit në Parkun Kombëtar të Liqenit të Tiranës.

Ku u ndërtua mbi digë, e pjesa ngjitur me Kopshtin Zoologjik, u kthye në një sipërfaqe e betonuar, ku kishin akses në ndërtim të dy palët. Madje jo lobet normale të kompanive të ndërtimit, por nga basifondet më të rrezikshme të lidhur me krimin.

Sa vrasje kanë ndodhur në zonën e liqenit gjithë këto vite, sa vrasje kanë ndodhur për pronat te liqeni këto vite? Pafund!

Sepse ndarja e plaçkës është bërë si në kohën otomane, pa marrë parasysh ligje e rregulla, urbanistikë apo drejtësi sociale. Vetëm të kënaqen “kalorësit” e “bejlerët” modernë.

Por kësaj, pakti Rama-Berisha shkoi edhe më keq, pasi preku thelbin e reformës në Drejtësi, paktit të 2016-s, ku Edi Rama zgjodhi të jetë me amerikanët e Sali Berisha kundër.

Me anë të një amendamenti ligjor, u vendos që Parlamenti mund të rrëzojë operacion antikorrupsion të SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit.

Pra Parlamenti, edhe mund ta vinte në diskutim fuqinë e Drejtësisë së re. Gjë që konsiderohet tabu si në ndryshimet kushtetuese për reformën në Drejtësi, ashtu edhe në arkitekturën e institucioneve të reja; nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, SPAK, GJKKO etj.

Sipas kësaj, arkitektura është politika, pra parlamenti që vendos linjat e përgjithshme, por nuk ka mundësi që të ndërhyjë në emërimin e gjyqtarëve, në vettingun e tyre, apo në lëvizjen e prokurorëve e me radhë.

Kurse me amendamentin Rama-Berisha, kjo u rrëzua me një amnisti. Që ishte një lloj prove me “nëndetësen 105”. Pra, atë që thonë njerëzit e Sali Berishës dhe Ilir Metës pareshtur në televizione. Që duhet Parlamenti t’i tregojë drejtësisë se “ndalu Beg se ka hendek”.

Ishte vetëm hapi i parë, që ka krijuar në politikë atë aleancë që sot është përballë komunitetit ndërkombëtar, për të ndaluar qarkullimin e elitave. Sali Berisha sot është në një situatë inferiore me Edi Ramën, por që të dy rrezikojnë largimin si pasojë e drejtësisë. Dhe pakti i tyre në zgjedhjet e 2025-s është një kthim prapa, siç ishte 2008-a.

Po a do ja arrijnë që të bllokojnë procesin e rinovimit? Natyrisht që jo, thjesht po u tregojnë amerikanëve se elita vjetër kontrollon filizat. Por ka një filozofi tjetër që mund të prevalojë në këtë rast. Ajo e rrafshimit total të fushës së vjetër, siç ndodh me grurin kur korret. Digjet deri në rrënjë për të lejuar mbjelljet e reja!/Pamfleti

Kina dhe SHBA po tentojnë të ulin tensionet/ Hapi i parë, takimi i Këshilltarit Amerikan të Sigurisë dhe presidentit Xi Jinping! Çfarë u diskutua

Pas muajsh konflikti në zona të ndryshme, Kina dhe SHBA duan të ulin tensionet mes tyre. Hapi i parë është takimi mes Këshilltarit Amerikan të Sigurisë, Jake Sullivan, dhe presidentit kinez, Xi.

Ambienti për takimin midis Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan dhe Presidentit kinez Xi Jinping ishte domethënës: të dy u takuan në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, kryeqytetin kinez. Gjithashtu u premtua një dialog i nivelit më të lartë. Një takim mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Xi është planifikuar në javët në vijim, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Ai mund të zhvillohet në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) ose në takimin e G20-ës në nëntor.

Sullivan dhe Xi u përpoqën të mbanin humor të mirë pas disa muajsh tensioni midis vendeve të tyre. “Në këtë botë të ndryshueshme dhe të trazuar, vendet kanë nevojë për solidaritet dhe koordinim, jo për margjinalizim dhe regres,” tha Xi më pas. Sullivani e informoi Xi se Bideni favorizon një marrëdhënie pa konflikte.

Shumë tema, pak detaje

Temat e diskutimit të Sullivanit përfshinin disa pika të nxehta, të tilla si Tajvani, sulmi rus ndaj Ukrainës dhe Deti i Kinës Jugore. Lidhur me Detin e Kinës Jugore, Sullivani shpjegoi se nuk kishte pasur marrëveshje konkrete. Megjithatë, ai shprehu shqetësim për qasjen e Kinës ndaj “veprimeve të ligjshme” të Filipineve. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara për shkak të një mosmarrëveshjeje territoriale. Thelbi i grindjes është shkëmbi i dytë Thomas Shoal, i cili është pjesë e Ishujve Spratly. Ai ndodhet në një nga rrugët më të rëndësishme të transportit në botë. Gjithashtu mendohet se në atë zonë ka vendburime nafte dhe gazi, të pasura me peshk.

Sullivani shprehu gjithashtu “shqetësim” për mbështetjen kineze për industrinë ruse të mbrojtjes. Pekini ka thelluar partneritetin e tij strategjik me Moskën që nga pushtimi rus i Ukrainës. Kina është një partner kryesor tregtar për Rusinë përballë sanksioneve perëndimore.

Deklaratë për të ndihmuar në mosmarrëveshjet tregtare

Sullivani deklaroi gjithashtu se asnjë marrëveshje për tregtinë nuk ishte arritur midis SHBA-së dhe Kinës. Megjithatë, ai u përpoq të reduktonte tensionet në këtë pikë: “Unë mendoj se dialogu është shumë i dobishëm sepse sqaron shqetësimet e të dyja palëve dhe na jep mundësinë të shpjegojmë se çfarë po bëjmë.”

Sipas Sullivan-it, ai kaloi gjithsej 14 orë duke folur me politikanë dhe personel ushtarak kinez gjatë vizitës së tij tre-ditore në Kinë. Kjo përfshinte një takim të rrallë me një gjeneral që konsiderohet nga diplomatët si këshilltari më i rëndësishëm ushtarak i presidentit: Zhang Youxia, nënkryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës.

Harrisi apo Trump?

Vizita e amerikanit u zhvillua disa javë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Nëse fiton kandidatja demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, ajo pritet të vazhdojë politikat e Joe Biden-it. Nëse fiton kundërshtari i tij, republikani Donald Trump, ai ka shpallur një qëndrim më të ashpër, të paktën retorikisht. Disa nga këshilltarët e tij presin një konfrontim të gjerë global me Kinën. /DW

Nga reduktimi i numrit të nxënësve, tek kualifikimet e mësuesve/ Raporti zbulon gjendjen e arsimit në vend

Raporti më i fundit i publikuar nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar tregon se performanca e sistemit arsimor ka marr 4 pikë nga 5, teksa ka pasur përparim në vitin 2023, evidentohen mangësi.

Vlerësimi më i ulët është për mospërmbushjen plotësisht të aksesit gjithëpërfshirës në arsim, sidomos për sigurimit të cilësisë për nxënësit nga grupe vulnerabël.

Më tej ndiqet nga kualifikimi mesatar i mësuesve si dhe digjitalizimi i sistemit në mënyrë të cunguar; ndërsa rezultate më të mira ka në objektivin e garantimit të një mjedisi të sigurt dhe mbështetës në shkolla. Rritja e frekuentimit të nxënësve sidomos në parashkollor dhe në gjimnaze mbetet sfidë e Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në klasën përgatitore, gjatë vitit shkollor 2022-2023 janë të regjistruar 23,008 fëmijë. Në vitin shkollor 2023-2024 kemi të regjistruar 21 709 fëmijë. Rënia relative e numrit të fëmijëve të regjistruar ka ardhur si pasojë e rënies së numrit absolut të fëmijëve në Shqipëri për arsyet që dihen”, thuhet në raport.

Një grup pune është ngritur për parandalimin e braktisjes shkollore, por problematika në raport theksohet kryesisht në zonat e thella rurale ku shkollat janë në distancë të largët dhe ka mungesë transporti.

Të dhënat tregojnë se numri më i madh i nxënësve braktisës shënohet në arsimin e mesëm, krahasuar me arsimin bazë të detyrueshëm. Në gjimnaz në 2023 numri i fëmijëve jashtë shkolle është 2505, gati dyfishin e fëmijëve braktisës në shkollat 9-vjecare, ku numërohen rreth 1600 nxënës.

Në raport rekomandohet me përparësi edhe përmirësimi i infrastrukturës digjitale në shkolla, ku rekomandohet që të mundësohet shërbim wirelessi në funksion të plotë në të gjitha institucionet arsimore si dhe të vijojë trajnimi i mësuesve për zbatimin e kompetencës digjitale dhe mësimdhënien e kombinuar.