37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

“Të shmangen tensionet dhe deklaratat e pamata”- Presidenti Macron para vizitës në Serbi: Do angazhohen personalisht në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Asociacionit

Presidenti francez Emmanuel Macron, para vizitës në Serbi, ka dhënë një mesazh, ku ndër të tjera është ndalur te normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë.

 

Sipas Macron duhet arritur një kompromis dhe rruga e propozuar drejt normalizimit është një mundësi që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, pa humbur identitetin e tyre.

“Personalisht do të mbetem e angazhuar, pasi jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe”, shprehu ai ndër të tjera.

“Rruga drejt normalizimit ruan thelbin, mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por duke mos hequr dorë nga identiteti i tyre.

Në vitin 2019, kur fola për çështjen e Kosovës, fola për guximin e nevojshëm për të arritur një kompromis. Të bindur se ky guxim ekziston në Serbi, ne, së bashku me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, donim të ndihmonim rajonin të shmangte lëvizjet e njëanshme, deklaratat e pamata, ngritjen e tensioneve, viktimat kryesore të të cilave janë njerëzit që jetojnë në terren, veçanërisht minoriteti serb në Kosovë

Rruga që propozuam drejt normalizimit të nevojshëm ruan thelbin: mundësinë që serbët të jetojnë në Kosovë duke respektuar ligjin, por pa hequr dorë nga identiteti apo lidhjet e tyre natyrore me Serbinë; por edhe ekzistenca e garancive në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe.

Kjo rrugë është e asfaltuar: çdo gjë që ngadalëson përparimin në atë rrugë është në kurriz të njerëzve që jetojnë atje. Jam i bindur se ky kompromis është në përputhje me interesat e Serbisë dhe, duke pasur parasysh ndjenjat e forta të serbëve për këtë çështje, duke i respektuar ata, ftoj Serbinë dhe ftoj të rinjtë në Serbi të zgjedhin paqen dhe të zgjedhin të ardhmen. Personalisht do të mbetem e angazhuar, pasi jam i sigurt se BE-ja në tërësi do të mbetet në zbatimin e Marrëveshjeve të Ohrit dhe, para së gjithash, në krijimin e një komuniteti të komunave me shumicë serbe.

Dëshiroj ta mbyll duke thënë se vizita ime sot në Beograd, etapat e reja që po vendosim për bashkëpunimin tonë dypalësh, partneriteti real strategjik që po ndërtojmë, apeli që bëra për angazhimin vendimtar të Serbisë në anëtarësimin në BE. Bashkim, e gjithë kjo përbën një mesazh besimi në të ardhmen tonë të përbashkët dhe gjithashtu mënyra më e mirë për të ushqyer dhe thelluar miqësinë tonë kaq të çmuar”, tha presidenti i Francës.

U shpall në kërkim për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është Florian Plaku, pjesë e grupeve të Vlorës

Florian Plaku, 41-vjeçari nga Vlora u shpall në kërkim nga policia si një nga ekzekutorët e Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars të këtij viti në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushkë të Krujës.

Mësohet se Plaku është pjesë e grupeve të Vlorës, ndërsa policia thotë se ndaj tij më datën 26 korrik është caktuara masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Hapet dega e Postës së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, aktivistët e partisë serbe protestojnë

Posta e Kosovës e ka hapur të enjten degën e saj të parë në Mitrovicë të Veriut.

 

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ai i Administrimit të Pushteit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në hapjen e kësaj dege, në orët e hershme të mëngjesit.

Disa aktivistë dhe përfaqësues të partisë politike, Demokracia Serbe, kanë protestuar kundër hapjes së kësaj dege.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se Posta e Kosovës synon të ofrojë shërbime postare për të gjithë, në të gjitha anët e Kosovës, dhe se pika e hapur është e nënta që hapet në veri të vendit.

“Është shumë e rëndësishme që kjo zyrë është hapur sot këtu dhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut tani kanë mundësinë të vizitojnë këtë degë dhe t’i kryejnë të gjitha shërbimet që ofron kjo degë. Ka shërbime postare dhe të Telekomit”, ka thënë ministri Krasniqi para mediave.

Hapja e kësaj dege vjen pas mbylljes së nëntë degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, pas informacionit të siguruar nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) se ato degë kanë vepruar jashtëligjshëm në territorin e Kosovës.

Mbyllja e këtyre degëve të Postës së Serbisë është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është vlerësuar si hap i njëanshëm prej autoriteteve të Kosovës.

Në degët e kësaj Poste, qytetarët kanë marrë ndihmat që ndan shteti i Serbisë për ta – pensionet dhe shtesat për fëmijë – si dhe të kryejnë shërbime tjera postare.

Posta e Kosovës ka vepruar si njësi biznesi në kuadër të Telekomit të Kosovës deri më 2021, kur me vendim të Qeverisë së Kosovës është themeluar si ndërmarrje publike qendrore./REL

Skandal/ Projekti i autostradës Tiranë -Durrës, Kosova paraqitet si Jugosllavi

Firma italiane “Spea Engineering”, ka bërë studim projektimin e zgjerimit të autostradës.

Punimet në autostradën Tiranë -Durrës, pritet të nisin brenda pak ditësh. Një skandal është  zbuluar, ku studim-projektimi i zgjerimit të kësaj rruge në hartë paraqet Kosovën si Jugosllavi. Studimi projektimi është përgatitur nga firma italiane “Spea Engineering”.

Një firmë e cila njihet për një eksperiencë me projekte në mbarë botën, qoftë për projekte të transportit rrugor por edhe atë hekurudhor. Në një projekt me rëndësi kaq të madhe është e pafalshme një lapsus i tillë, duke patur parasysh zhvillimet e fundit politike dhe gjeografike.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar z.Gentian Gjyli, së bashku me inxhinierë të ARRSH-së, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, të Policisë Rrugore perfaqësues të kontraktorëve dhe të supervizorëve të kontratës “Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës”, zhvilluan një takim ku diskutuan nga afër planin e devijimit dhe menaxhimit të trafikut.
Tashmë pas rënies së fluksit turistik në vend, do të merren të gjitha masat që të fillojnë menjëherë punimet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm.

Nisma për importin e plehrave ikën e vjen, korrupsioni mbetet

Nga Arbjona Çibuku

Lajmi për transportin e 816 tonë mbetjeve toksike ka shqetësuar opinionin publik. E megjithatë, dy javë pas publikimit të skandalit, i gjithë procesi vijon të jetë i paqartë dhe në mungesë transparence nga qeveria.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, në një konferencë për media u mjaftua duke deklaruar se qeveria ka nisur një hetim për mbetjet e nisura nga Durrësi në Tajlandë, por nuk dha asnjë detaj se si ndodhi që një procedurë normale të përfundonte në këto përmasa pa dijeninë e qeverisë.

“Kjo (transporti i mbetjeve të rrezikshme) ka qenë procedurë normale deri kur mori këtë përmasë, por duhet thënë se Autoriteti Portual s’ka asnjë lidhje me këtë proces”, – tha Balluku.

Numri dy i qeverisë shqiptare, ia delegoi përgjegjësinë koncensionarit, pa harruar të shtojë nota të polarizimit politik, kur u shpreh se kontrata me Portin e Durrësit u lidh në kohën kur PD ishte në pushtet.

Kjo nuk është ngarkesa e vetme me mbetje toksike që ka dalë nga Shqipëria. Në muajin prill të këtij viti një tjetër ngarkesë është nisur nga porti i Durrësit drejt Kinës dhe përmban 115 kontenierë me mbetje toksike. Por pavarësisht përmasave të këtij skandali qeveria ka mbyllur dyert dhe kërkon që të priten rezultatet e hetimeve, por pa vënë në dispozicion asnjë të dhënë që do të qartësonte situatën.

Aleanca kundër Importit të Plehrave ka reaguar për transportin e mbetjeve toksike, duke thënë se “ Shqipëria nuk ka kapacitete të kontrollojë importin e plehrave”.

Ky nuk është dështimi i vetëm i shtetit shqiptar që lidhet me menaxhimin e mbetjeve.

Tre kontrata koncensionare të qeverisë shqiptare për incenerimin e mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe një dyzinë zyrtarësh të lartë janë dënuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Prej kohësh inceneratori i Elbasanit harxhon miliona lekë në vit, por mbetjet e grumbulluara kalojnë kapacitet e landfillit duke u kthyer në rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin. Kjo kontratë koncensionare ka çuar pas hekurave edhe ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Inceneratori i Tiranës është një tjetër aferë të madhe korruptive me menaxhimin e mbetjeve.

Një rrjet i gjerë zyrtarësh publike nga institucione qendrore dhe lokale u vunë në dispozicion të interesave të biznesit që ka kushtuar deri më sot rreth 100 milionë euro, teksa inceneratori nuk u ngrit dhe nuk punoi asnjë ditë, ndërsa problemi me mbetjet vijon të mbetet i pazgjidhur.

SPAK mbylli pjesën e parë të hetimeve në film të muajit gusht, duke konfirmuar akuzat për 12 ish-zyrtarët që dyshohen për shpërdorim detyre. Ndërkohë vijojnë hetimet për këtë incenerator për pjesën tjetër të personave që akuzohen për korrupsion e pastrim parash.

Por edhe pas zbardhjes së këtij skandali, Bashkia Tiranë ka vijuar pagesat e majme për inceneratorin.

A janë dështimet dhe korrupsioni argument i mjaftueshëm për të ndaluar importin e plehrave?
Në mesin e skandaleve të njëpasnjëshme me mënyrën se si menaxhohen mbetjet, qeveria po risjell në tavolinë ligjin e shumëdebatuar të importit të plehrave.

Gjatë 20 viteve të fundit nismat qeveritare që kanë tentuar importin e plehrave janë pritur me kundërshti dhe protesta.

Hapi i parë u hodh në qeverinë e ish kryeministrit Fatos Nano, përmes kontratës koncesionare për një impiant incenerimi me sipëmarrësin Francesco Becchetti.

Në 2011, qeveria e ish kryeministrit Sali Berisha kaloi ligjin për lejimin e importit dhe dha licenca për import mbetjesh. Qeveria aktuale e dënoi me forcë asokohe këtë propozim.

Në mandatin e saj të tretë, qeveria Rama rikthen thelbin e këtij ligji. Përmes një projektligji të ri, qeveria synon zëvendësimin e ligjit aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.

Edhe ky propozim është pritur me debate, pasi neni 73 i këtij projektligji i hap rrugë importit të mbetjeve, kur saktëson se “importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon”.

“Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave,” – thuhet në projektligj.

Po ashtu neni 74 lejohen kalimin tranzit të mbetjeve jo të rrezikshme me leje të ministrisë së Mjedisit, por ky parashikim ligjor u prit me kundërshtime nga mjedisorët. Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) njoftoi organizimin kundër kësaj nisme.

Lidhur edhe me skandalin e mbetjeve toksike që u dërguan në Tajlandë dhe pritet të rikthehen në Durrës pas pak ditësh, AKIP thekson se “skandali dukshëm konfirmon shqetësimin kryesor tonin në lidhje me domosdoshmërinë për të ndaluar importin e plehrave në Shqipëri”.

Kjo sipas AKIP “për shkak të mungesës së infrastrukturës përkatëse shtetërore për të ndaluar dhe parandaluar importet e plehrave për groposje dhe asgjësim krahas atyre me destinacion riciklimin”./citizens.al/

Sulmet ruse në zonën e Pokrovskit, Zelensky: Situata është shumë e vështirë! Shumë banorë janë evakuuar

Presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se situata përreth qytetit lindor të Pokrovskit tani është “shumë e vështirë”.

Ky qytet strategjik gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Rusia së fundi ka bërë përparim drejt Pokrovskit dhe vazhdimisht njofton se merr nën kontroll fshatrat në afërsi të këtij qyteti.

“Pokrovski dhe zonat e tjera në rajonin e Donjeckut janë shumë të vëshira: përpjekjet kyçe ruse dhe numri më i madh i forcave janë përqendruar atje”, tha Zelensky më 28 gusht, duke iu referuar informacioneve që i ka paraqitur shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrsky.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës po ashtu tha se “situata më e rënduar është në sektorin e Pokrovskit”.
Në njoftimin e lëshuar mbrëmjen e 28 gushtit u tha se “luftime të ashpra” po zhvillohen në një sërë fshatrash afër qytetit të Pokrovskit.

Për shkak të avancimit të forcave ruse, shumë banorë të Pokrovskit, janë evakuuar nga ky qytet strategjik./REL

VIDEO/ Një tjetër futbollist shqiptar në grupet e Champions-it, Hoxha fiton “derbin” me Xhixhën

Pas katërshes së Spartës së Paragës, Laçi, Tuci, Krasniqi dhe Rrahmani një tjetër sulmues shqiptar siguroi mbrëmjen e sotme një “biletë” për në grupet e Champions-it.

Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares, Arbër Hoxha, që është pjesë e Dinamos së Zagrebit. Skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Karabakut të Redon Xhixhës. Kroatët kishin triumfuar edhe në shtëpi me rezultatin 3-0, duke bërë që rezultati i përgjithshëm të shkonte në 5-0.

Arbër Hoxha u aktivizua në minutën e 84-t të sfidës, ndërkohë që Redon Xhixha e ndoqi duelin nga stoli.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

Nga avokado te farat e kungullit, ja zgjedhjet më të mira natyrale kundër pagjumësisë

Nëse dyshoni se vuani nga nivele të larta të pagjumësisë, më poshtë do të gjeni të renditura pesë ushqime të pasura me elementë që lehtësisht mund t’i përfshini në ushqimin tuaj të përditshëm.

Në ditët e sotme, kërkimet shkencore moderne tregojnë se të paktën 90 përqind e njerëzve vuajnë nga pamjaftueshmëria e ushqyesve të domosdoshëm për nxitjen e gjumit, i cili është i rëndësishëm për një sërë aspektesh të shëndetit.

Pamjaftueshmëria e këtyre përbërësve kanë lidhje me pagjumësinë, kontraktimet muskulore, stresin, sindromat paramenstruale, dhe shëndeti i pakët i zemrës.

Spinaqi

Spinaqi është një perime e shkëlqyer që mund të përfshihet lehtësisht në vaktet tuaja sa herë që të jetë e mundur. Spinaqi është i pasur me minerale. Barishtet si spinaqi përmbajnë sasi domethënëse të fibrës, folatit, kaliumit dhe vitaminat A, C, E dhe K.

Përfshijeni atë në lëngje frutash dhe perimesh, salca, apo sallata. Shija e tyre jo vetëm që do të pasurohet por ushqyesit do të jenë të shumëllojshëm.

Çokollata

Shumë ekspertë të fushës së ushqyerjes besojnë se ciklet hormonale tek njeriu shkaktojnë pamjaftueshmëri të disa mineraleve. Pluhuri i kakaos është një burim i shkëlqyer i këtyre mineraleve, por nëse nuk e gjeni dot, atëherë sigurohuni të konsumoni çokollatën e zezë.

Sipas studimeve, sa më e lartë të jetë përqindja e kakaos tek çokollata, aq më e mirë do të jetë ajo për shëndetin tuaj.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë një tjetër burim i shijshëm dhe ushqyes. Ato mund t’i blini të paketuara, ose t’i mblidhni të freskëta nga kungulli vetë.

Pastrojini dhe piqini në furrë me pak kanellë dhe kripë. Më pas mund t’i përfshini ato në të gjitha gatimet tuaja, duke nisur nga lëngjet e frutave dhe perimeve, ëmbëlsirave apo picave.

Avokado

Në ka një frut që gjendet absolutisht kudo ai është avokado. Ky frut kombinohet shumë mirë me një larmi ushqimesh duke nisur nga patatet e ëmbla, vezët, orizi dhe fasulet. Për më tepër, avokado është një burim fantastik i yndyrnave të shëndetshme.

Orizi i errët

Orizi kaf nuk përmban gluten ndaj nuk duhet shmangur edhe nga ata njerëz që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj glutenit. Orizi kaf është i pasur me fibër dhe proteinë duke u përshtatur shumë mirë në gatime Orizin kaf mund ta konsumoni disa ditë në javë./AgroWeb.org

Zbulohen komunikimet mes Sokol Tushës, vëllait të ish-zyrtarit të lartë të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronarit fiktiv të kompanisë 5D Kontruksion

SPAK ka zbuluar se pronarët e vërtetë janë të kompanisë 5D janë Redi Molla dhe Mariglen Qato. Dy ish-zyrtarët e lartë të Bashkisë Molla dhe Qato ndodhen nën masën e arrestit me burg. Edhe kolegu i tyre, Taulant Tusha, njeriu më I besuar i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, ndodhet prapa hekurave në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës si dhe aferën e kompanisë 5D konstruksion.

“Rezultojnë komunikime në whats up ndërmjet Nestor Muhametllarit dhe subjektit Sokol Tusha, që datojnë nga qershori i 2021 e përfundojnë deri në gusht të 2023.

Në dhjetor të vitit 2021 mes tyre zhvillohet biseda edhe për pagesën që Nestor Muhametllari duhet ti bënte Sokol Tushës, pagesa të cilat kërkohen nga ana e tij.

Nestor Muhametllari i komunikon atij se pritet të bëhen pagesat e Bashkisë dhe se paratë e tij do ti kalojnë menjëherë. Këto biseda vijojnë deri në fundit të janarit 2022”, – thuhet në dosjen hetimore.

Tusha dhe Muhametllari vijojnë komunikimet për objektin e ndërtuar te 5 Maji dhe aty përmendet edhe Redi, që sipas SPAK, është Redi Molla. Në vijim, ata flasin për apartamentet, ndërtimin e fasadës, dyqanet tek pallati i ndërtuar tek zona 5 Maji në Titanë. Ata diskutojnë bashkë edhe për cmimet e shitjes.

SPAK është duke vijuar hetimet për dosjen 5D, ku ish-drejtorët e Bashkisë kishin krijuar kompaninë në fjalë dhe i jepnin tendera vetes së tyre. Bëhet fjalë për të paktën 23 procedura tenderuese.

Në kuadër të hetimit, është vendosur sekuestrimi i pasurive të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos por dhe familjarëve të tyre. Dyshohet se pasuritë rrjedhin si produkt i veprimtarisë kriminale dhe se shit-blerjet e shumé pronave, janë bërë në mënyrë fiktive.

Rreziku i rënies së opozitës dhe demokracisë dhe faktori “Basha”

NGA ERVIN GOXHAJ

Politika shqiptare është përfshirë nga një zhurmë e madhe dhe përplasje të ashpra, veçanërisht brenda opozitës. Zgjedhjet e 2025-ës po afrohen dhe ato përfaqësojnë një pikë kritike për fatin e vendit. Nëse opozita dështon në këtë betejë, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për liderët aktualë të saj, por edhe për kreun e qeverisë, i cili ka kontribuar në përçarjen dhe tensionin që mbizotëron sot. Ky është një moment vendimtar, ku një dështim i tillë nuk do të thotë thjesht humbje politike, por rrezik real për stabilitetin e Shqipërisë.

Në këtë skenar, Lulzim Basha është një faktor i pashmangshëm. Ai mbetet i vetmi politikan që i ka qëndruar koherencës dhe parimeve, pavarësisht presioneve dhe sulmeve nga të gjitha anët. Gjatë viteve, Basha ka dëshmuar se është një zë i qëndrueshëm në opozitë, një lider që ka refuzuar kompromiset e dëmshme dhe që ka qëndruar i palëkundur në mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Në një kohë kur shumë liderë kanë tradhtuar besimin e elektoratit dhe janë zhytur në intriga politike, Basha është i vetmi që ka mbetur i palëvizur në koherencën e tij.

Nëse opozita dështon në zgjedhje, përgjegjësia do të jetë e përbashkët, por Basha, përmes veprimeve të tij koherente, do të mbetet një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të drejtë dhe më demokratike. Një dështim i opozitës do të hapte rrugën për destabilizim dhe konflikt të hapur, pasi qytetarët janë të lodhur nga premtimet boshe dhe korrupsioni i shfrenuar.

Qeveria aktuale, e cila ka përfituar nga ndarjet dhe dobësitë e opozitës, duhet të kuptojë se një Shqipëri e polarizuar dhe e trazuar nuk është në interesin e askujt. Është koha për një reflektim të thellë dhe për të kuptuar se pa Lulzim Bashën dhe qasjen e tij të palëkundur, opozita dhe vetë vendi mund të humbasin shumë më tepër sesa një garë zgjedhore. Shqipëria ka nevojë për një udhëheqje të qëndrueshme, dhe Basha është i vetmi që ka dëshmuar se mund ta ofrojë atë.