19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Porti Alabbarit/ Si ka vepruar në Beograd klienti i Vuçiçit

Një projekt të ngjashëm me atë për të cilin ka marrë lejen në portin e Durrësit, investitori arab, Mohamed Alabbar, ka nisur vite më parë edhe në Beograd, me mbështetjen e fortë të qeverisë së Vuçiçit. Duke qenë se ai pretendon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Budapest, me qeverinë e Orbanit, një gazetë hungareze, “Indeks”, ka shkuar të verifikojë se si shkon projekti i Eagle Hills Properties në Serbi. Duke qenë se Alabar zgjedh si pre të tij vende të drejtuar nga liderë autokratë, Lapsi.al ka vendosur ta përkthejë këtë artikull, për të kuptuar më shumë. Ne e kemi përkthyer nga frengjishtja pas një përzgjedhjeje që i ka bërë shkrimit, revista e njohur franceze “Courrier International”, që bën një përmbledhje elitare të shtypit botëror. Aty sheh ngjashmëri të frikshme me ç’ka ka ndodhur në Shqipëri. Para taksapaguesish që shkojne tek privati, ligje speciale për një investitor të vetëm, dëbim me dhunë i atyre që kishin pronën, dyshime për pastrim parash, apartamente të shtrenta ndërkohë që qyteti ka të tilla bosh, shpërfytyrim të arkitekturës tradicionale…Këto mund të mësojnë shqiptarët nga biznesmenët që Vuçiç pason tek Rama

Nga Alvarez Peter/ Index*

Në një kafene pranë ministrisë se Financave Serbe, arkitekti Bojan Kovaçeviç i vë pikat mbi “I”. “Projekti i Beogradit ujor është si kanceri. Ai po zgjerohet gjithnjë e më shumë. Nëse ju shkoni në bregun e majtë të Savës [një degë e Danubit], do të shihni nga njëra anë siluetën e arkitekturës së shekullit të 19-të dhe nga ana tjetër një lagje që del nga hiçi, që e ndërpret dhunshëm këtë trashëgimi. Nga ana arkitekturore, nuk do të ketë kurrë dialog thelbësor midis dy stileve. Për mua, kjo lloj arkitekture është e tmerrshme dhe primitive. Ajo të shtyn të mendosh se sa larg është Dubai nga traditat arkitekturore evropiane”.
Profesori universitetit në pension vazhdon: “Nuk është fjala për të qenë djathtas ose majtas. Nuk varet nga fakti që presidenti Vuçiç dhe përkrahësit e tij i përkasin elitës kulturore apo shtresave më të ulëta të popullsisë. Interesi ynë ishte që ta përdornim sa më me kujdes këtë zonë të kalatave buzë Savës, por ajo po i shërben vetëm investitorëve arabë”. Sipas tij, ky investim është një fatkeqësi urbane për Beogradin, sepse shton numrin e shtëpive të boshatisura ndërsa 10.000 shtëpi
janë tashmë të pabanuara në kryeqytet.

Në Budapest, një lagje kullash për zyra dhe banesa luksi do të mbijë nga toka (në verilindje të qytetit). Një kantier ndërtimi që i është besuar kompanisë Eagle Hills Properties, të drejtuar nga biznesmeni i Dubait Mohamed Alabbar (miliarder ndërtues i kullës Burj Khalifa, më e larta të botës). Në Beograd, i njëjti Alabbar, pothuajse ka përfunduar projektin e ngjashëm, Beograd Waterfront. Ne morëm me qira një apartament nga ato që tashmë qenë gati. Arkitekti Bojan Kovaçeviç ka të drejtë kur thotë se këto kulla nuk kanë pikë lidhje me pjesën tjetër të qytetit. Megjithatë, vendi është i mirëmbajtur dhe shumë më i pastër se sa lagjet e tjera të kryeqytetit. Në këto të fundit, shumica e ndërtesave do të kishin nevojë për rinovim. Rrugët, kanë ndriçim të dobët, dhe trotuare të pakalueshme. Autori i këtyre rreshtave për pak sa nuk ndrydhi kyçin e këmbës në një gropë të thellë, në një nga rrugët e këmbësorëve në qendër të qytetit.

Në hyrje të qendrës gjigante tregtare të Beograd Waterfront, ne takohemi me Nenad Militareviç, ish prezantues i njohur i radios serbe. Ai u detyrua ta braktisë gazetarinë dhe nuk prezanton më emisionin e tij në Radio Beograd 1, që nga viti 2017. Nenadi tregon se u largua nga radioja pas presioneve politike në rritje që synonin t’i impononin atij se kë duhej të ftonte ose jo në programin e tij, ndërsa ai synonte të jepte informacion sa më të vërtetë dhe të balancuar. Tani ai ka filluar punë si shkrues tekstesh reklamuese.
“Ky ishte një projekt publik prioritar, shpjegon ai. Por askush nuk e di masën e subvencioneve të marra nga Eagle Hills, as pronat e qeverisë serbe dhe as pjesëmarrjen e saj në investim. Ajo që është e sigurtë është se apartamentet janë të mbiçmuara si vlerë dhe të paarritshme për një serb me rrogë normale. Ato janë blerë kryesisht nga shtetas të lindjes të mesme dhe të huaj nga vendet e tjera, kompanitë e të cilëve janë të lidhura ngushtë me shtetin dhe marrin pjesë në projektet publike”.
“Banesat janë vërtet të vogla dhe me cilësi të dobët”, vazhdon Nenad Militareviç. Unë e konfirmoj se qeveria serbe, ende pronare e një pjese të truallit i’a dhuroi atë investitorit, në vitet 2010, falë një ligji special. Eagle Hills Properties ka investuar vetëm 300 milionë euro për projektin, i cili fillimisht vlerësohej në 3 miliardë euro.
Nenad Miltareviç rrëfen se persona me kapuça në kokë mbërritën në këtë zonë përgjatë natës së zgjedhjeve të përgjithshme të 2016-ës, të armatosur me shkopa bejsbolli dhe makina të blinduara, për të dëbuar banorët që jetonin këtu dhe për të shkatërruar në mënyrë të paligjshme ndërtesat e tyre të vjetra.
Banorët i thërrisnin më kot forcat e rendit. Policia as nuk e mori mundimin të shonte në vendin ku sot ngrihet një rrokaqiell, plot apartamente, qendra tregtare dhe dyqane luksoze.
Banditët që sulmuan, pavarësisht se nuk e rrahën e lidhën me litar rojen e sigurisë që gjendej aty, i cili nga tronditja u transportua në gjendje shoku në spital, ku dhe vdiq disa ditë më vonë.

Ndonëse qeveria e Serbsë e ka nënshkruar kontratën me investitorin në vitin 2015, protestat kundër këtij projekti filluan vetëm pas prishjes ilegale të ndërtesave të vjetra.
“Beograde Waterfront tregon se si Vuçiç drejton vendin, thotë Nenad Militareviç. Gjithçka që ka rëndësi për të është spektakolariteti i investimit, me anë të të cilit ai mund të mburret dhe të thotë se gjithçka po shkon shumë mirë në Serbi. Në vend që të rinovonte stadiumet ekzistuese, ai ndërtoi një stadium të madh kombëtar. Atij nuk i intersojnë problemet thelbësore, por të padukshme, si trajtimi i ujrave të zeza. Për Vuçiçin, njerëzit duhet evoluojnë nëse duan të përmirësojnë jetën e tyre. Ai flet marrëzia, si psh. fakti që së shpejti Serbia do të prodhojë makina fluturuese. Përveç kësaj, ai është mjaft inteligjent për të kuptuar interesin e tij duke i kontrolluar mendjet e njerëzve me anë të një makinerie propagande që shet gënjershtra të cilat e përshkruajnë si epokë e artë atë çfarë po ndodh në vend”, nënvizon ish-gazetari.
Në qendër të qytetit të Beogradit takojmë edhe historianin e artit, Sasha Vojnoviçin. Kur ai mëson se ne kemi marrë me qira një apartament në lagjen e re elitare, ai na shikon me përbuzje, ndonëse e di shumë mirë që këtë zgjedhje e kemi bërë për arsye profesionale. Sasha Vojnoviç ishte një nga organizatorët kryesorë të protestave që shpërthyen kundër projektit, menjëherë pas ngjarjeve të natës së zgjedhjeve. Me miqtë e tij, ai mblodhi deri në 50,000 njerëz në një demostratë që konsiderohet si një nga më të mëdhatë që pas rënies të regjimit të Millosheviqit.

“Pastrim parash”

Sipas tij, vetëm shefi i policisë lokale u mor nën hetim për mosveprimin e policisë natën e zgjedhjeve. Por autoritetet më pas negociuan dhe ai u shpall i pafajshëm. Ai tani zotëron një vilë katërkatëshe, “madhështore”, në një periferi paqësore të Beogradit. Sipas rrfimit të studiuesit, televizioni shtetëror serb shpërndau vetëm informacione mashtruese për ngjarjen dhe gazetarët e tij propogandojnë vetëm aspektet pozitive të projektit, duke injoruar detaje të rëndësishme. “Diskursi dominues pretendon se po jetojmë në një epokë të artë dhe që ne, pra ata që rezistojnë, jemi kundër saj, duke i shërbyer armikut të huaj që do të ndërhyjë në punët e vendit. E vërteta është se ky investim duhet t’i shërbente të mirës publike. Në vendndodhjen e Beograd Waterfront duhet të ngriheshin shkolla, një universitet arti dhe një spital dhe jo rrokaqiejt që pengojnë banorët e qendrës së qytetit për të parë bregun e lumit nga shtëpia e tyre”, thotë Sasha Vojnoviç.

“A i shërben të mirës publike një apartament blerjen e të cilit një njeri normal nuk mund ta përballojë? A është në interesin e përgjithshëm një qendër tregtare ku një person normal nuk mund të bëjë asgjë?, shton ai, duke konfirmuar se janë gati planet e zgjerimit për të ndërtuar kulla të ngjashme edhe në hapsirën e gjelbërt në bregun tjetër të Savës.
“Zhvillimi urban dhe lloji i arkitekturës që është ndërtuar në shkretëtirë nuk mund të përbëjë një projekt evropian. Pse të ndërtohet sërish kur 70% e apartamenteve janë bosh? pyet Sasha Vojnoviç. Askush nuk e kontrollon origjinën parave, ndërsa shumë blerës kanë paguar për apartamentet me para në dorë. Ne duhet të shqyrtojmë se cilët janë këta blerës që kanë këto sasi cach-i. Unë mendoj se i gjithë projekti ka shërbyer vetëm për pastrim parash”, shton aktivisti.

Robert Kozma, një politikan i ri në opozitë, është deputet i Frontit të Majtë të Gjelbërt. Partia e tij u formua në vitin 2018 pas valës së madhe etë protestave kundër projektit të Alabbarit. Sipas atij, njerëzit e dëbuar nga shtëpitë e tyre nuk u dëmshpërblyen kurrë. Disa të prekur arritën të marrin ndihmë për të paguar qeranë, por asnjë nga viktimat nuk ka qenë në gjendje të blinte asnjë pronë.
“Fondet nga buxheti i qeverisë dhe ai i Beogradit u përdorën për të ndërtuar apartamente luksi nga një i ashtuquajtur investitor privat nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që ai të mund ti shesë disa fish më shtrenjtë. Nëse shikojmë kontratat e projektit, investitor i vërtetë është shteti serb dhe banesat luksoze janë ndërtuar me paratë e taksapaguesve, ndërkohë që një e katërta e popullsisë nuk ka ende akses në tubacione të përshtatshme. Apartamentet kushtojnë 10 000 euro metri katror. Eshtë një katastrofë ekonomike për serbët dhe Serbisë”, thotë deputeti i opozitës.
Ne kontaktuam zyrën e Aleksandër Vuçiçit dhe atë bashkisë së Beogradit. Bashkia nuk i’u përgjigj kërkesës sonë. Shërbimi për shtyp i presidencës sërbe na premtoi se do na kthente përgjigje për një ose dy ditë si dhe do na siguronte një intervistë me një poli

“E realizova ëndrrën time”- Kalus Gjasula zbulon arsyen pse u tërhoq nga Kombëtarja Shqiptare: Jam menduar gjatë dhe me ftohtësi kam gjykuar se…

Klaus Gjasula është tërhequr nga Kombëtarja Shqiptare. Në një reagim në Instagram, ai shkruan se ëndrrën e tij e ka realizuar duke luajtur me kombëtaren dhe duke marrë pjesë në Europian.

 

Gjasula shprehet se është menduar gjatë dhe ka gjykuar me ftohtësi që është koha për t’u tërhequr, në mënyrë që t’u hapet rruga të rinjve të tjerë të talentuar në futboll.

“Gjithsesi, jam menduar shumë kohët e fundit dhe me ftohtësi kam gjykuar e kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr”, shkruan ai, teksa shton se pas 5 vitesh do të jetë në stadium si tifoz, për të mbështetur Kombëtaren.

Ai ka falënderuar Federatën Shqiptare të Futbollit, presidentin Armand Duka, trajnerët, stafin, lojtarët dhe tifozët.

“Për mua ishte nder dhe krenari të vishja fanellën e Kombëtares!”, përfundon postimin e tij Gjasula, i cili numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci – Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur në botë. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Euro 2024. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

Gjithsesi, jam menduar shumë kohët e fundit dhe me ftohtësi kam gjykuar e kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr.

Pas pesë vitesh do të kem mundësinë të vij në stadium dhe ta mbështes Kombëtaren tonë si tifoz. I jam falënderues Zotit, familjes time dhe të gjithë njerëzve që më kanë qëndruar pranë në çdo moment dhe kanë bësuar tek unë.

Në veçanti dua të falënderoj edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka, trajnerët më të cilët kam punuar, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Junior, stafin teknik të Kombëtares dhe të gjithë bashkëlojtarët që ndamë këtë rrugëtim, që për mua është më i veçanti.

Sukseset e arritura nuk do të ishin të mundura pa tifozët më të mirë në botë, ata të cilët na kanë mbështetur gjithmonë, si në humbje, fitore apo barazim.

Faleminderit nga zemra të gjithë tifozëve kuqezi.

Për mua ishte nder dhe krenari të vishja fanellën e Kombëtares!

Numri i nxënësve në zonat rurale ra me 40% në një dekadë, dy herë më shumë se në qytete

Gati një vit pas përfundimit të Cens 2023, INSTAT nuk po publikon të dhënën kryesore të popullsisë që banon në fshat dhe asaj që banon në qytet, por nisur nga numri i nxënësve në shkolla, duket se gjatë dekadës së fundit popullsia rurale e vendit ka pësuar rënie të fortë.

Të dhënat nga Ministria e Arsimit tregojnë se nga viti 2012 deri në vitin 2022, numri i nxënësve të regjistruar në shkollat e fshatrave pësoi rënie me rreth 40% ndërsa numri i nxënësve në shkollat e qytetit ka pësuar rënie me 20% për të njëjtën periudhë.

Ministria e Arsimit raportoi se në vitin shkollor 2012-2013, ishin në shkollat e fshatrave të vendit ishin të regjistruar mbi 186 mijë nxënës, ndërsa numri i tyre ra në 113 mijë ose 40% më pak në vitin shkollor 2021-2022.

Në shkollat e qytetit në vitin 2012 u regjistruan mbi 204 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2021 mbi 164 mijë ose 19.4% më pak.

Numri i saktë i banorëve që jetojnë në zonat urbane dhe rurale është vendimtare për politikat publike dhe të kompanive që të mund të hartojnë strategji dhe plane biznesi të drejta.

Popullsia e vendit ka pësuar tkurrje me rreth 14.8% ose me rreth 420 mijë banorë ndërmjet dy censeve 2021 dhe 2023, por të dhëna të tërthorta tregojnë se, popullsia e zonave rurale ka pësuar rënie më të fortë për shkak të migracionit të dyfishtë brenda dhe jashtë vendit.

Numri i nxënësve në shkollat rurale tregon se popullsia e zonave rurale ka rënë me ritme dy herë më të larta në qytete. Gjithashtu përgjysmimi i numrit të bagëtive në dekadën e fundit ilustron këtë fakt. Pasi rënia lidhet kryesisht me falimentin e fermave të vogla me 1-3 krerë që përfaqësojnë ekonomi të vogla familjare.

Numri i fëmijëve në vendin tonë është duke u pakësuar me shpejtësi vitet e fundit kryesisht prej emigracionit të lartë te të rinjve dhe normave të ulëta të fertilitetit.  Gratë në moshë riprodhimi po lindin gjithnjë e më pak fëmijë dhe mosha për martesë po rritet si për burrat dhe për gratë.

Gjithashtu lëvizjet brenda vendit janë, duke krijuar një efekt negativ të dyfishtë për popullsinë banuese në zonat rurale. Për shkak të rënies së numrit të nxënësve vit pas viti mbyllen dhjetëra shkolla. Nga ana tjetër, mbyllja e shkollave detyron familjet e mbetura të zhvendosen në qendrat më të mëdha urbane për të vijuar shkollimin ë fëmijëve.

Të dhënat e tërthorta sugjerojnë se popullsia në fshat ka pësuar ulje me të fortë se ajo në qytete dhe gjithashtu popullsia në zonat rurale është me plakur se në qytete pasi ka pasur emigracion me të fortë të të rinjve. Këto zhvillime do të ndikojnë për keq, sidomos prodhimin bujqësor./B.Hoxha


Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor

VIDEO/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë rrëshqitje dheu në Itali, dy persona të zhdukur! Qytetarët detyrohen të braktisin banesat e tyre

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan një rrëshqitje dheu në provincën jugore italiane të Caserta, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkojnë një grua dhe djalin e saj të rritur, të cilët janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur.

 

Moti i keq goditi San Felice a Cancello, një qytet i vogël rreth 30 kilometra në verilindje të Napolit, si dhe bashkitë përreth, ditën e djeshme.

Gruaja rreth të 70-tave dhe djali i saj rreth të 40-tave po udhëtonin me një mjet që zu poshtë nga rrëshqitja e dheut.

 

 

“Ne shpresojmë që ata u hodhën dhe u shpëtuan… dhe se mund të jenë gjallë diku, por nga sa më thonë ekspertët, nuk ka shumë shpresë”, tha kryebashkiaku Emilio Nuccio për mediat italiane.

Zjarrfikësja njoftoi përmes rrjetit social X se 10 ekipe kërkimi ishin vendosur për të gjetur nënën dhe djalin dhe se rrëshqitja e dheut kishte detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Moti i rëndë goditi dje pjesë të tjera të Italisë me stuhi dhe breshër në rajonet e Milanos dhe Komos, si dhe në bregdetin toskan.

Emigrimi, 40% e shqiptarëve punojnë jashtë vendit

Shqipëria listohet si një nga vendet më të goditura nga emigracioni masiv. Sipas raportit për 2024, të Organizatës Botërore të Emigracioni IOM, 40% e fuqisë punëtore e vendit tonë vlerësohet të jetë duke punuar jashtë. Ndër dy vendet me shifra më shqetësuese të emigracionit përmendet Shqipëria dhe Moldavia.

“Të gjithë këto të larguar kontribuojnë në ikjen e trurit duke ushtruar presion mbi industritë lokale dhe ekonomitë që humbasin vazhdimisht punëtorë si në sektorët me kualifikim më të ulët, ashtu edhe në atë më të lartë” – citon raporti.

Ndërsa emigrimi masiv i Moldavisë lidhet me pushtimin e Ukrainës, që ka sjellë lëvizjen e detyruar për shkak të rritjes së kostos së jetesës, arsyet e emigrimit të shqiptarëve janë komplet të një lloji tjetër.

Ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në largimin e shqiptarëve sipas IOM listohen normat e larta të varfërisë, hendeku i pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni dhe klientelizmi, etj.

“Mijëra të rinj shqiptarë kanë ndërmarrë udhëtime të vështira në përpjekje të arrijnë Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke rrezikuar jetën, duke kaluar në kanalin Anglez me varka të vogla ose gomone me fryrje”- shpjegohet në raportin e IOM.

Raporti ndalet dhe tek prurjet migruese të përziera të cilat kanë si synim arritjen e Evropës Perëndimore, valë që e ka shndërruar Shqipërinë në një vend tranzit.

“Rruga e Ballkanit Perëndimor, referuar ardhjeve të parregullta në Bashkimin Evropian, përfshin vende të tilla si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia, ka shënuar rritje të ardhjeve që nga viti 2018” – vijon raporti.

Edhe pse vendin kryesor si rrugë tranziti e mban Serbia me afërsisht 120 mijë regjistrime në 2022.

Në lidhje me valët e forta të ikjeve që po kalon vendi Citizens.al ka publikuar deri më tani dy podkaste , të cilat do të jenë në vazhdën e një cikli të plotë me tetë të tilla të titulluar “Pezull”.

Në podkastin “Emigrim, turizëm, krizë identiteti” antropologu Nebi Bardhoshi shpjegon se politika udhëheqëse e ka shitur debatin e të larguarve si tërësisht natyral. Madje sipas tij shpesh për të zhvendosur vëmendjen nga debati i ikjes diskutohet mbi shifrat e larta të turizmit.

“Shumë vende janë turistike, por nuk është e thënë të jenë demokratike, janë vende të bukura për tu vizituar dhe zakonisht kanë çmime të lira se njerëzit janë të varfër. Pra ne këtë lloj turizmi kemi deri tani!” – analizon ai.

Ai thekson se qeveria shqiptare nuk ka qëndruar neutrale për të përthithur forcë punëtore nga vende aziatike apo afrikane, por nga tjetër ajo nuk është shfaqur aktive për të ndaluar ikjen e rinisë shqiptare.

“Nëse s’duam të jemi shoqëria e ikjes, duhet të rithemelojmë politikën e shpresës, jo si naive, por si domosdoshmëri. Nëse s’kemi politikë që na jep shpresë se një elitë të re do vi, nëse nuk e shpikim dot si shoqëri këtë mënyrë politike, do jemi një vend i ikjes!” – përfundon Bardhoshi./citizens.al/

Institucionet janë si fortesat, u duhen njerëzit e duhur

NGA BEN ANDONI

Prej ditësh Shqipëria ësh të kapluar në një mori lajmesh, ku nuk dihet a po sfumohet problemi i mbetjeve toksike. Sikur të mos ishte bllokuar dikund, asnjëherë nuk do të merrej vesh se çfarë ndodhte dhe sa herë kishte ndodhur, një transport i tillë ngarkese. Saga e lajmeve bën fajtore autoritetet e qeverisë, që nuk janë transparente, këto të fundit një firmë private, që i dha si pasojë dërrmën qindra punëtorëve me një të shkruar të lapsit. Ende në media jepen referime, që shumë individë të cilët gjenden pas hekurave përfitojnë nga firmat e krijuara, kur ishin në liri. Rasti i kompanisë së ashtuquajtur “5D” dhe pak të tjerëve të trandin, kur merr vesh realisht dhe e merr të mirëqenë lajmin mediatik. Për pronat është një histori mbi historitë e tjera, ku edhe filmi absurd nuk i del dot për zot tematikës surrealiste dhe atë që ka prodhuar institucioni i kadastrës tek ne. Në Tiranë nuk ndalen pohimet e lejeve për kulla, por kur media gërvisht pak më thellë gjen se ka shumë fije që lidh individë të maxhorancës me opozitën.

Këta të fundit bërtasin dhe lëshojnë litarë pafund ofendimesh për turililloj njerëzish, aman ngecin në momentin ku duhet për protagonistët e lejeve. Ndaj, ndodh që jo në pak raste, një pjesë e folësve patetikë të opozitës, heshtin ose meken kur u duhet të përmendin emra të tillë biznesmenësh. Shoqëria jonë e pas viteve ‘90 ka arritur në një shkallë degradimi të tillë, saqë tashmë e sheh të hapur dekadencën e saj. Jo thjesht me krimin pa ndëshkim të pronave, por me njerëz që e sfidojnë hapur ligjin duke përfituar, me faktin që riciklohen deri të dënuar, apo po harrohen shpejt njerëz që kanë bërë dëme, ndërsa ka ardhur koha që jo pak herë lirohen vrasësit, konform ligjit! Këta të fundit mbushin një afat të caktuar burgimi dhe pas cilësimit të organeve për natyrën e penalitetit dhe paçka traumave që u kanë lënë familjeve të tëra dalin ose kërkojnë brenda ligjeve të kohës aktin e daljes. Sforcimi i autoriteteve gjyqësore thjesht e bën qesharake shoqërinë ku jetojmë, por më shumë institucionet tona.

Në fakt, si do që të jetë zhvillimi pozitiv i një shoqërie, vjen momenti dhe për të që të ketë ciklin e rënies së vet. Kështu, u mendua për natyrën e shoqërisë së pas viteve ‘90, që pa bërë katarsisin e duhur, vijoi me mohimin e çdo pozitiviteti të deriatëhershëm. A është ky vetëm një rast shqiptar? Natyra e shoqërisë është e tillë që ka luhatjet e veta. Kryesorja, që lidhet sidomos me shoqëritë e zhvilluara, ka të bëjë me progresin shkencor, ku ajo mund të bjerë, kur nuk arrin të përqafojë trendin normal të tyre. Në të gjitha vendet, ky ciklim vjen si përballje me konceptim për shoqëritë e hapura. Ka vite që njerëzit nuk kanë përballë pyetjen e vështirë se kujt do t’i delegohet vota (pas pak muajsh kjo pyetje do rëndojë në fatin e shumë familjeve dhe dinjitetin e shumë njerëzve) apo nga ana filozofike se: “Kush duhet të drejtojë?” por “Si të mundim t’i organizojmë institucionet politike në mënyrë që t’i ndalojmë qeveritarët negativë a të pazotë të na bëjnë shumë dëm?!”.

Në një shtjellë të gjatë tek eseja e tij “Mjerimi i historicizmit”, Karl Popper dyshon se mund të kemi modelin e autoritetit të duhur politik epëror ai që na duhet apo që mund të shërbejë si recetë në të gjitha rastet për të ndihur zhvillime normale. Fakti është se ata që zgjidhen me shumicë votash pas njëfarë kohësh përballë çështjes së kontrollit, na dëshmojnë se janë të paprekshëm ose më saktë modifikohen të tillë, që të mos kontrollohen, por të kontrollojnë! Sot e kësaj dite, qeveria Rama nuk jep përgjigje për çështjen e IPARD, ku ishministrja e akuzuar e Bujqësisë, Frida Krifca, e ka justifikuar se nuk ka lidhje fare me problematikën që ka përcjellë BE-ja! Akoma Shqipëria nuk ka lajm për fajtorët e vërtetë të çështjes së 21 Janarit, ku humbën jetën 4 njerëz, ashtu si nuk përfundon prej vitesh që s’ka fund rasti “Gërdeci”. Nuk mjaftojnë faqet për të përshkruar korrupsionin e institucioneve tona, por më shumë pamundësinë, që publiku ka në rastin e kontrollit ndaj tyre. Vetë Legjislativi nuk e kontrollon dot Ekzekutivin e Ramës, ashtu si ndodhte me paraardhësin e tij Berisha. Edhe institucionet më të mira nuk janë kurrë të sigurta, do të shprehej Popper, që na jep pastaj metaforën e fortesës, kur flitet për institucionet: “Institucionet janë si fortesat. Ato duhet të mendohen mirë dhe të pajisen mirë me njerëz”.

Në fakt, filozofi i njohur e shtyn shtjellën e argumentit të tij se njerëzit e duhur do t’i ngashënjejë kërkimi shkencor, udha ku besohet se mund të bëj ndryshimin… në shoqëritë e përparuara. Ai na argumenton për fatin e kulluar, sepse e vërteta nuk shfaqet, atë arrijnë dhe e shikojnë njerëzit që duan ta shikojnë. Por, a është rasti i vendit tonë? Në fakt, tema është shumë filozofike përballë shumë monstrave që drejtuan institucione të ndryshme të vendit dhe tani gjenden pas hekurave, ashtu si të tjerë që vazhdojnë e mashtrojnë sy për sy. Faktori njerëzor është vetjak do të mbetet elementi më racional në më shumë ose në të gjitha teoritë institucionale shoqërore, citojnë Popper-in, profesorin e mendimit.

I rikthehemi konceptit të shoqërisë së hapur, pikërisht asaj, që mëtohet më shumë dhe na ndih të zgjerojmë hapësirat e lirisë individuale dhe madje krijon mundësi për një debat të frytshëm, në të cilin s’ka vend për pikëpamje të privilegjuara e ku dialogu pranohet e ushtrohet si i vetmi mjet legjitim i integrimit në sferën publike. Por a mundemi ta bëjmë dot këtë në shoqërinë tonë?! Duket se është e pamundur, por më shumë se kaq, gjendemi në një moment, kur kemi humbur instrumentet sesi mund të funksionojnë si duhet dhe të kontrollohen institucionet e ngritura dhe mbajnë apelativin e madh demokratike. Duke iu kthyer metaforës së Popper, kujtojmë se në letërsinë tonë, një nga romanet më domethënës metaforik të Kadaresë lidhet me “Kështjellën” mënyrën sesi u përshtatën njerëzit për mbijetesën e saj. Paralelizmi të kujton se institucionet janë si fortesat, duhet të kenë njerëzit e duhur, ata që ndijnë dhe mbrojnë zhvillimin e një vendi, përballë sfidave kaq të paparashikueshme të ditëve tona. (Homo Albanicus)

Sulmet kibernetike në SHBA, Washington Post: Hakerët e qeverisë kineze po depërtojnë tek ofruesit e internetit për të spiunuar miliona qytetarë

Sipas shkrimit të gjerë të publikuar nga gazeta amerikane, sulmet që kryhen herë pas here karakterizohen nga një nivel i lartë sofistikimi, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë e zyrtarëve qeveritarë dhe ushtarakë në Shtetet e Bashkuara. Sipas njerëzve të njohur me zhvillimet dhe studiuesve të sigurisë private, sulmet e fundit në SHBA përfshijnë të paktën dy ofrues kryesorë të internetit me miliona klientë, si dhe disa më të vegjël.

Këto sulme shihen si pjesë e aktivitetit të zakonshëm kibernetik të Kinës, por me intensitet dhe ashpërsi të shtuar.

Siç tha Brandon Uells, ish-drejtor ekzekutiv i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së SHBA (CISA), “kjo tani është normë për Kinën, por është në mënyrë dramatike më agresive se në të kaluarën.”

Sulmet janë tepër shqetësuese, pasi objektivat e tyre ka të ngjarë të përfshijnë zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë që punojnë të fshehtë, si dhe grupe me interes strategjik për Kinën.

Mike Horka, një studiues në Lumen Technologies dhe një ish-agjent i FBI-së, vë në dukje se kjo përpjekje nga grupet kineze të spiunazhit është e dukshme sepse ata shfrytëzuan dobësitë e softuerit të panjohur më parë që mund të futej në përdorim në të ardhmen.

Ndërsa nuk ka asnjë tregues se sulmet e fundit kanë për qëllim ndonjë gjë tjetër përveç mbledhjes së informacioneve, disa nga teknikat dhe burimet e përdorura janë të lidhura me grupin Volt Typhoon të mbështetur nga Kina.

Sipas Washington Post, ky grup ka qenë i lidhur me sulme në infrastrukturë, si portet në Paqësor, që synojnë të shkaktojnë panik dhe të bllokojnë aftësinë e SHBA-së për të lëvizur trupa dhe pajisje në Tajvan në rast të një konflikti të armatosur.

Qeveria amerikane, përmes CISA, konfirmoi se dobësia e gjetur nga Lumen po korrigjohet, por nuk pranoi të komentojë mbi teknikat e tjera, objektivat përfundimtarë, shtrirjen e sulmeve ose përgjegjësit.

Nga ana e saj, ambasada kineze në Uashington hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se grupi Volt Typhoon është në të vërtetë një grup kriminal ransomware i quajtur “Dark Power” dhe nuk mbështetet nga asnjë autoritet qeveritar.

Studiuesit e Lumen identifikuan tre ISP të SHBA që u sulmuan gjatë verës, njëri prej të cilëve ishte i madh, së bashku me një kompani tjetër në SHBA dhe një në Indi. Hakerët shfrytëzuan një dobësi të panjohur më parë, të njohur si një defekt i ditës zero, në një program Versa Networks që menaxhon rrjete në shkallë të gjerë.

Versa e pranoi kritikën e cenueshmërisë, duke paralajmëruar klientët e saj dhe duke lëshuar një ‘patch’ për ta adresuar atë.

Lumen identifikoi malware në ruterat e ISP-ve që u shërbenin grupeve specifike ose klientëve individualë që mund të përgjonin fjalëkalimet. Ky softuer besohet se përdoret nga ekipi Volt Typhoon.

Në një raport të veçantë në fillim të këtij muaji, firma e sigurisë Volexity raportoi se kishte gjetur një teknikë tjetër të sofistikuar në një ofrues të ndryshëm interneti pa emër. Në këtë rast, një grup hakerimi shtetëror kinez, i ndryshëm nga Volt Typhoon, arriti të depërtonte mjaft thellë në ofruesin për të mashtruar adresat DNS që përdoruesit po përpiqeshin të vizitonin.

Manipulimi i DNS është një taktikë në të cilën specializohen grupet kineze të hakerave. Një fushatë misterioze e identifikuar në fillim të këtij viti nga ekspertët e sigurisë në Infoblox, dhe që i atribuohet Kinës, përfshinte përdorimin e të ashtuquajturit “Muri i Madh i Kinës”, i cili zakonisht mashtron përdoruesit në brendësi që përpiqen të aksesojnë shërbime ose përmbajtje të kufizuar.

Pavarësisht seriozitetit të kërcënimit, disa nga zyrtarët më të lartë të sigurisë kibernetike të SHBA-së, të cilët ndoqën kohët e fundit në konferencat Black Hat dhe Def Con, thanë se ekipi Volt Typhoon mbetet po aq aktiv dhe i suksesshëm sa kur u identifikua për herë të parë vitin e kaluar.

Gjenerali në pension Paul Nakasone, i cili la postin e tij si kreu i Komandës Kibernetike të SHBA-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, tha se theksi i grupit në marrjen e aksesit për fatkeqësitë e mundshme natyrore është shumë larg sjelljes së kombeve të tjera.

Në Turqi nuk kanë dyshime, Rei Manaj vendos për të ardhmen

Në Turqi duket se nuk kanë më dyshime. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, nuk do të largohet nga Sivaspori. Ai ka vendosur të mbetet pjesë e klubit turk deri në fund të edicionit aktual. Kështu ka raportuar gazeta turke “Sok” së fundmi.

“Manaj ka njoftuar drejtuesit e klubit se është i lumtur në Turqi dhe Sivaspor dhe ka vendosur të mos transferohet në një klub tjetër të paktën këtë sezon”, shkruan gazeta turke.

Interesimi për Manajn ishte i madh pas paraqitjeve të mira me fanellën e Sivasporit, ku shënoi 22 gola në 39 ndeshje.

Sulmuesi lushnjar, iu bashkua Sivasporit në gusht të vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin turk deri në vitin 2026.

Ushqimi që duhet t’i evitojnë personat me tension të lartë të gjakut

Ushqimi i parë që personat me hipertension duhet ta evitojnë është kripa. Duke ditur se kripërat ndikojnë në tension te lartë të gjakut, ato duhet evituar sa më shumë.

Kufizimi i përdorimit të ushqimit të kripur, bëhet duke analizuar përshkrimin e përmbajtjes tek ushqimet e paketuara, sepse ushqimet e tilla mund të përmbajnë sasi të madhe të kripërave apo sodiumit, shkruan EatingWell.

Konsumi i tepërt i sodiumit, mund të ngushtojë venat e gjakut dhe të rrisë tensionin e tij.

“Do të befasoheshit se sa shumë sodium përmbajnë ushqimet e paketuara”, ka thënë dietologia Maria Elena Fraga nga New Yorku.

Ajo i ka këshilluar njerëzit të përgatisin vet ushqimin në shtëpi, e ta bëjnë shpesh këtë, në mënyrë që të mos blejnë produkte të gatshme të paketuara.

Një shujtë e ushqimit të shpejtë mund të përmbajë rreth 1300 miligramë kripë, gati sa totali i asaj që lejohet të konsumohet gjatë tërë ditës.

Për njerëzit me tension të lartë, The American Heart Association, rekomandon të konsumohet jo më shumë se 1500 miligramë krip në ditë pasi konsumimi i 1000 mg në ditë mund ta përmirësojë tensionin e gjakut dhe shëndetin e zemrës.

Për personat me hipertension është e rekomandueshme të konsumohen më shumë fruta dhe perime, sidomos ato që përmbajnë kalium.

Ushqimet e pasura me kalium janë thjerrëzat, kumbullat, bananet, fasulet, portokajtë, kivit, kungujt, karotat, patatet, bulmeti me pak yndyrë dhe kefiri.

Strategji të tjera për përmirësimin e tensionit të gjakut janë aktiviteti i rregullt fizik, moskonsumimi i duhanit, menaxhimi i stresit të tepërt, mbajtja e peshës normale trupore dhe gjumi i rregullt.

Rregullat e reja të hyrjes në BE, çfarë duhet të dinë qytetarët e Ballkanit Perëndimor

“Mirëdita! Pasaportat, ju lutem! Duhet t’ju marrim edhe gjurmë të së paku katër gishtërinjve. Edhe fotografi. Faleminderit dhe ju uroj qëndrim të këndshëm!”. Kështu do të duhej të dukej nga 10 nëntori i këtij viti hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn, vende anëtare të zonës së lëvizjes së lirë Schengen, për qytetarët e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Në atë kohë do të fillojë të funksionojë sistemi i ri i hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES), i cili është krijuar në nëntor të vitit 2017, por se zbatimi i tij është shtyrë disa herë.

Për verën e ardhshme është paralajmëruar zbatimi edhe i Sistemit të dytë Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili u kërkon udhëtarëve nga vendet që kanë regjim pa viza me BE-në, të aplikojnë online për lejen e hyrjes, duke paguar një tarifë prej shtatë eurosh me kartelë bankare.

Pasaportat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike, çipat e tyre përmbajnë shenja gishtash dhe fotografi – çfarë i bën plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza.

Kushtet e përgjithshme – që dokumentet e udhëtimit të mos skadojnë në më pak se tre muaj nga data kur personi planifikon të kthehet në vendin e tij ose që pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet – do të vazhdojnë të mbeten në fuqi.

Cilat janë ndryshimet e reja nga mesi i vitit 2025?

ETIAS do t’u kërkojë qytetarëve të rreth 60 vendeve të plotësojnë një formular të veçantë nëpërmjet internetit ose aplikacionit celular, përpara se të udhëtojnë.

Me rastin e plotësimit të aplikacionit për herë të parë, pasagjeri fut të dhënat personale, emailin dhe numrin e telefonit, si dhe detajet e dokumentit të udhëtimit.

Udhëtari do të duhet, gjithashtu, të fusë detaje rreth arsimit dhe punësimit aktual, si dhe detaje rreth udhëtimit të planifikuar dhe qëndrimit në vendin e BE-së.

Do të kërkohen edhe detaje për çdo dënim penal, për udhëtime në të kaluarën në zona lufte ose zona konflikti, si dhe informacione nëse personi është dëbuar nga ndonjë vend.

Udhëtarët do të duhet të paguajnë edhe një tarifë shtesë prej shtatë eurosh, me kartelë bankare. Pagesa do të bëhet si për çdo blerje online.

Tarifa nuk do të paguhet nga personat nën 18 vjeç dhe mbi 70 vjeç, bashkëshortët/partnerët e regjistruar dhe fëmijët e shtetasve të BE-së dhe të vendeve të zonës Schengen, si dhe fëmijët e bashkëshortëve/partnerëve që vijnë prej jashtë BE-së.

Aplikimi “grupor” nuk do të jetë i mundur – pra në rast të udhëtimit familjar, çdo anëtar do të duhet të aplikojë veçmas për ETIAS-in.

Sistemi ETIAS do të jetë i disponueshëm në gjuhët e vendeve anëtare dhe sistemi do të pranojë vetëm shkronja latine.

Udhëtari do të mund të ndalojë plotësimin e aplikacionit, t’i ruajë ndryshimet dhe të vazhdojë të fusë të dhëna brenda 48 orësh.

Sa kohë duhet për t’u përpunuar një kërkesë?

Siç thuhet në faqen zyrtare të sistemit ETIAS, përpunimi duhet të zgjasë “disa minuta”.

Nëse zgjat më shumë, pasagjeri duhet ta marrë njoftimin brenda katër ditësh.

Pasagjerëve mund t’u kërkohen edhe informacione ose dokumente shtesë – si për shembull konfirmimi i rezervimit të hotelit dhe konfirmimi i punësimit – të cilat duhet të dorëzohen brenda dhjetë ditësh. Në atë rast, kërkesa duhet të shqyrtohet brenda dy javësh.

Udhëtari mund të ftohet për intervistë në ambasadën e vendit ku planifikon të udhëtojë dhe në atë rast kërkesa shqyrtohet brenda 30 ditësh.

Prandaj, udhëtarët këshillohen që ta plotësojnë formularin së paku një muaj përpara se ta blejnë biletën apo ta rezervojnë akomodimin.

Nëse udhëtarit i lejohet hyrja në BE, ai do ta marrë njoftimin me email.

Leja ETIAS do të jetë e vlefshme për tre vjet, ose derisa të zëvendësohet dokumenti i udhëtimit me të cilin udhëtari ka aplikuar.

Formulari është i lidhur me dokumentin e udhëtimit, që do të thotë se është i vlefshëm vetëm me pasaportën me të cilën ka aplikuar udhëtari.

Pasaporta e re nënkupton aplikim të ri.

Nëse ETIAS-i paguhet dhe miratohet për udhëtimin në një vend, ai është gjithashtu i vlefshëm edhe për një vend tjetër.

Leja ETIAS nuk do të thotë që një person mund të qëndrojë në BE për më shumë se 90 ditë në një periudhë gjashtëmujore, ose të punojë në BE.

Udhëtari do të mund të hyjë dhe të dalë nga BE-ja sa herë të dojë dhe të udhëtojë në çdo destinacion brenda zonës Schengen gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes dhe për aq kohë sa ai e respekton afatin e specifikuar kohor.

Çfarë nëse personi nuk ka internet, kartelë bankare, është analfabet dhe të ngjashme?

Prindërit e plotësojnë formularin për fëmijët e tyre të mitur, të cilët janë të përjashtuar nga pagesa e tarifës prej shtatë eurosh.

Gjithkush mund të autorizojë një palë të tretë – një person tjetër ose një ndërmjetës tregtar – që të aplikojë në emër të tij ose në emër të fëmijëve të tij të mitur.

Me një ndërmjetës – për shembull nga një agjenci udhëtimesh – deklarata e përfaqësimit duhet të nënshkruhet për çdo person individualisht dhe e njëjta gjë vlen në rast se një mik, fqinj, vajza ose djali aplikon për një person.

Personi ose kompania që është ndërmjetëse, do të duhet, gjithashtu, t’i fusë të dhënat e veta.

Ndërmjetësi ka të drejtë të kërkojë një “tarifë të arsyeshme” dhe BE-ja ka parashikuar mundësinë e raportimit anonim të atyre që kërkojnë pagesa të larta.

Ata që vendosin të aplikojnë përmes një ndërmjetësi, këshillohen të kontrollojnë veçanërisht nëse informacioni në aplikacion është i saktë, përpara se ta dërgojnë atë, sepse në rast të ndonjë gabimi, aplikacioni mund të refuzohet ose anulohet.

Në rast se udhëtari vëren ndonjë gabim, ai mund ta plotësojë një aplikacion të ri ose të kërkojë korrigjimin e gabimit në aplikacionin e vjetër. Procedura e përpunimit në atë rast zgjat deri në 30 ditë.

Si të shkoni në një funeral, të vizitoni prindin që është shtetas i BE-së dhe të ngjashme?

Formulari ETIAS nuk do të duhet të plotësohet nga personat që kanë vizë të vlefshme – studentore, pune ose të ngjashme – ose leje qëndrimi në një vend të BE-së.

Formulari nuk plotësohet as nga personat që jetojnë përgjatë kufirit dhe posedojnë kalime kufitare.

Anëtarët e ekuipazhit në anije dhe avionë për disa vende të BE-së do të kenë nevojë për formularin ETIAS.

Përjashtime bëhen në rast të rrezikimit të jetës së aplikuesit apo të të afërmit, vajtjes në varrim të një familjari, detyrimit për t’u paraqitur në gjykatë apo ndonjë “detyrimi të rëndësishëm”.

Në atë rast, udhëtari e plotëson aplikacionin ETIAS për të ashtuquajturën leje të kufizuar që e tregon arsyen.

Leja lëshohet nga shteti në të cilin personi udhëton dhe është e vlefshme për të udhëtuar vetëm në atë vend për maksimum 90 ditë.

Për shembull, nëse bëhet fjalë për të shkuar në një funeral, një vend i BE-së mund ta lejojë hyrjen vetëm për ditët e varrimit.

Nëse personi, ndërkohë, aplikon dhe merr një ETIAS të dytë për udhëtim në të gjitha vendet e Schengenit, leja e kufizuar automatikisht bëhet e pavlefshme.

Çfarë nëse BE-ja refuzon t’ju japë leje?

Personave pa autorizimin ETIAS do t’u refuzohet hyrja në kufi.

Edhe marrja e kësaj certifikate nuk nënkupton që udhëtarit do t’i lejohet automatikisht hyrja në vendin e BE-së.

Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen dhe një oficer kufitar mund t’ia refuzojë hyrjen një personi që nuk i plotëson kërkesat.

Disa nga kushtet për hyrje janë: dokument i vlefshëm i udhëtimit për së paku tre muaj nga data e kthimit të planifikuar; pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet; qëndrimi të jetë i justifikuar dhe personi të ketë para të mjaftueshme deri në kthimin e planifikuar.

Shuma e zakonshme është rreth 100 euro në ditë dhe varet nga shteti anëtar i BE-së.

Disa nga arsyet e refuzimit të hyrjes lidhen me kërcënimet për sigurinë ose shëndetin.

Nëse kërkesa për ETIAS refuzohet, revokohet ose anulohet, personi do ta marrë një email që i tregon arsyet e refuzimit dhe emrin e autoritetit që e ka marrë vendimin.

Ekziston mundësia e apelimit dhe emaili do të përmbajë informacione se në cilin vend ose shtet mund të apelohet. Ankesat trajtohen në përputhje me ligjet e atyre vendeve.

Një person, aplikimi i të cilit refuzohet, mund të aplikojë sërish për lejen ETIAS.

Nëse një person e revokon kërkesën e tij, ai nuk mund të ndryshojë mendje më pas, por duhet të plotësojë një formular të ri.

Tarifa nuk rimbursohet nëse aplikacioni refuzohet.

A do të ketë më shumë rrëmujë në kufij?

Me futjen e EES-it, mbetet skanimi i dokumenteve të udhëtimit, ndërsa vulosja e pasaportave në pikën kufitare ndalon.

Megjithatë, marrja e shenjave të gishtërinjve dhe fotografimi, që do të bëhen në çdo pikë kufitare, mund t’i zgjasin pritjet në radhë.

Në aeroporte, kontrollet do të kryhen pas aterrimit.

Shtetet anëtare i kanë ndryshuar disa ligje për t’i reduktuar tollovitë e mundshme në vendkalimet tokësore.

Pse është krijuar ky sistem?

Sistemi i ri EES është krijuar për t’i bërë bazat e vendeve anëtare të BE-së më të lidhura, për ta lehtësuar gjurmimin e kohës dhe vendit të qëndrimit dhe për të siguruar që udhëtarët nuk qëndrojnë më shumë se 90 ditë brenda një periudhe gjashtëmujore.

Një nga qëllimet e masave të reja është të vështirësohet hyrja e kriminelëve apo terroristëve në BE me pasaporta false, pasi kontrolli biometrik do të kryhet sa herë që kalohet kufiri.

Pasagjerët nuk do të paguajnë tarifë për ofrimin e të dhënave biometrike.

Të dhënat do të jenë të qasshme për shërbimet policore të vendeve anëtare të sistemit Schengen dhe agjencinë policore, EUROPOL, gjatë hetimeve penale, sidomos terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Kontrollet e të dhënave biometrike do të rriten në mes të vitit 2025, por data e saktë nuk është përcaktuar.

Sisteme të ngjashme kanë krijuar tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia./REL