37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Si ndikon kafja tek shëndeti i stomakut, kujdesi që duhet të tregoni

Kafeja është një pije stimuluese e cila ka ndikim të fortë në organizëm. Duke qenë se ajo ka aciditet të lartë, nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të ndikojë negativisht në membranat e stomakut dhe të zorrëve.

Në varësi të problemeve shëndetësore, edhe kohëzgjatja e pirjes së kafesë ndikon në përkeqësimin e simptomave, thonë ekspertët.

Sipas tyre, pirja afatgjatë e kafesë mund të shkaktojë probleme si gastrit apo ulçera.

Në rastet e problemeve me shëndetin e stomakut mund të pini vetëm një kafe në ditë, pas buke.

Roli i kafesë tek tretja

Kafeja ka një natyrë laksative që do të thotë se stimulon tretjen e mirë.

Nëse nuk vuani nga konstipacioni, atëherë pirja e tepërt e kafesë mund të prodhojë lëvizje të nxituara të zorrëve.

Kafja pa kafeinë mund të përkeqësojë problemet tek njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e rrugëve urinare.

Efektet e mësipërme janë të provuara shkencërisht, ndërkohë që ka studime që analizojnë më tej ndikimin e kafesë në sistemin tretës.

Sipas disa studimeve, nëse e teproni me kafen, aciditeti i saj nxit shfaqjen e urthit dhe problemeve të përkohshme me tretjen.

Disa ekspertë pretendojnë se kafeja mund të ndërhyjë në proceset e stomakut duke shtyrë ushqimin e patretur drejt zorrëve duke shkaktuar dhimbje të forta në stomak.

Për më tepër, kafeja sidomos kur konsumohet në sasi të mëdha besohet të shkaktojë pagjumësi, ankth dhe rrahje të çrregullta të zemrës.

Si të kufizoni ndikimin e kafesë në organizëm

Ndonjëherë kafeja pa kafeinë mund të jetë më e butë me organizmin, ajo nuk përbën një kurë gjithpërfshirëse.

Në disa raste ajo mund të përkeqësojë problemet me tretjen.

Ndikimi i kafesë në organizëm varet nga individi. Tek disa njerëz ajo mund të shkaktojë urth e disa të tjerë probleme me tretjen.

Nëse vëreni se kafeja me kafeinë ju shkakton urth, provoni të pini kafe pa kafeinë.

Nëse simptomat vazhdojnë atëherë përpiquni të kufizoni sasinë e kafesë që pini në ditë.

Organizatat e mediave shprehin shqetësim për publikimin e videove të dhunshme

Një nga lagjet më të populluara të Tiranës u trondit me datë 19 gusht pasi një oficer i policisë së Kufirit (Fatjon Goxhara) plagosi me armë zjarri një shtetas tjetër në mes të rrugës në orët e mesditës.

Ngjarja u trajtua gjerësisht nga media për shkaqet që çuan në këtë krim, por ajo që tronditi dhe më shumë opinionin ishte publikimi i një video me përmbajtje sensitive që autori i krimit i kishte bërë viktimës pasi e kishte qëlluar.

Kjo video u shpërnda në media dhe u publikua në shumë portale online, por dhe nga televizionet në edicionet informative, pasi autori u dorëzua në polici disa ditë pas ngjarjes.

Ky nuk ishte rasti i veçuar, pasi të hënën një tjetër video ku dy vajza shihen që dhunojnë një vajzë tjetër në një restorant të Tiranës u publikua po ashtu në media, ndërkohë që ngjarja e ndodhur disa javë më parë është në hetim dhe autoret e krimit nuk janë kapur akoma nga policia.

Policia e Shtetit nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN nëse janë marrë masa për të zbuluar nëse videot kanë rrjedhur nga radhët e policisë gjatë hetimit të çështjeve.

Ndërkohë, publikimi i tyre ka ringritur shqetësimin te organizatat e mediave për shkelje të etikës gazetareske dhe cenim të dinjitetit të njeriut.

Në një deklaratë publike Instituti i Medias Online dhe Sociale (IMOS Albania) shpreh shqetësim dhe thotë se publikimi i tyre nuk është në shërbim të interesit publik.

“Kjo organizatë u bën thirrje gazetarëve, redaktorëve, kryeredaktorëve dhe menaxherëve të portaleve dhe faqeve të njohura online, përfshirë ëeb-faqet e televizioneve, që të respektojnë etikën dhe të heqin postimet për videon e plagosjes me armë zjarri të shtetasit L.K nga një efektiv policie dhe të shtetases K.P nga dy shtetase të tjera”, shkruhet në reagim.

Edhe aktivistë të tjerë të medias e quajnë të pavend publikimin e këtyre pamjeve dhe kërkojnë nga kolegët e tyre që të udhëhiqen nga interesi publik dhe jo nga klikimet.

Gazetari Isa Myzyraj nga “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë” i tha BIRN-it se “në të gjitha rastet gazetarët dhe mediat duhet të respektojnë jetën e njeriut, dhe dinjitetin e tij”.

“Nuk është në interesin publik transmetimi i i këtyre materialeve që në dukje janë për të thithur klikime, ndërkohë që personi që i ka shpërndarë ato fillimisht e që është detyrimisht një zyrtar shtetëror duhet të mbahet përgjegjës për shkeljen e një sërë ligjesh”, shtoi ai.

Edhe Blerjana Bino, nga “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt”, kërkon nga mediat që të kenë përparësi mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të njerëzve dhe të raportojnë në mënyrë etike dhe profesionale.

“Kur identitetet e viktimave ekspozohen ose kur ata shfaqen në situata që cenojnë dinjitetin e tyre, mediat nuk po raportojnë një ngjarje, por po krijojnë mundësinë që këta individë të bëhen viktima të dyfishta”, i tha ajo BIRN-it duke shtuar se në këto raste, viktimat “janë të ekspozuar ndaj gjykimit publik, stigmatizimit dhe turpërimit”.

Sipas saj, ky lloj “gjyqi publik” është i papranueshëm dhe i padrejtë, duke u përballur me pasoja të rënda për shëndetin mendor dhe emocional të viktimave apo familjarëve.

Bino sugjeron që redaksitë e mediave të rishikojnë praktikat e tyre të punës dhe dhe të sigurojnë që publikimet e tilla të trajtohen me kujdes të veçantë, duke respektuar parimet e etikës dhe të drejtave të njeriut.

Videot gjenden edhe në platformat online të mediave të rëndësishme kombëtare si Top Channel dhe Tv Klan.

Robert Rakipllari, kryeredaktori i lajmeve në TCH i tha BIRN-it se vendimi për publikim ishte udhëhequr nga arsye profesionale të transparencës mbi ngjarjen dhe se video ishte edituar për të mbrojtur identifikimin e viktimës.

“Censurimi i një dinamike aq të rëndësishme të ngjarjes, që flet edhe për motivet e krimit, në momentin kur ne e disponojmë si informacion, do të kishte qenë joprofesionale,” tha Rakipllari.

“Aq më tepër kur kemi të bëjmë me një ngjarje e cila përfshin një efektiv të policisë dhe rreth të cilës mund të ketë përpjekje për mbulim ose devijim të informacionit, ne jemi edhe më të kujdesshëm për t’i mbuluar të gjitha dinamikat”, arsyetoi Rakipllari.

Sipas tij, televizioni është kujdesur që editimi i i videos të hedhë dritë mbi elemente të audios që jepnin informacion për motivin e krimit.

“Gjykimi për këtë rast ka qenë pra thelbësisht profesional dhe preokupimi etik është konstant në punën tonë jo vetëm në raport me këtë ngjarje”, përfundoi ai.

Por, krejt ndryshe mendon Fatos Hakorja, kryeredaktor i Tv Klan, i cili i tha BIRN-it se ai kishte vendosur që të mos lejonte publikimin e videove gjatë edicionit të lajmeve.

“Vendosa të mos i publikoj sepse përbëjnë zero interes për publikun, lejojnë denigrim të viktimës, përveç faktit së përmbajnë pamje sensitive”, tha ai.

Por Hakorja nuk dha një arsyetim se pse këto pamje ishin ndërkohë të publikuara në platformën online të këtij televizioni.

“Platforma online është e ndarë nga televizioni dhe secili drejtues redaksie e gjykon vetë vendimin nëse duhet lejuar publikimi apo jo në raste të tilla”, përfundoi ai./BIRN

Admirali amerikan i NATO-s në Kosovë, diskuton për sigurinë me komandantin e KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aelate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.

Ulutas dhe Munsch diskutuan për sigurinë në Kosovë dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Sot, komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, u takua me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch, në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, në Prishtinë.

Gjeneralmajor Ulutas ilustroi aktivitetet e FOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen e saj për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i vepron si reaguesi i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.

Atentati në Berat, Altin Halili drejton gishtin tek fisi “Kaloshi” si skenaristë të sulmit me kallash ndaj tij

Altin Halili, objektivi i sulmit me kallashnikov në Dyshnik të Beratit, ka drejtuar gishtin tek anëtarë të fisit “Kaloshi” që ndodhen në Gradishtë të Lushnjës, ku sipas tij ata qëndrojnë pas sulmit me armë të dështuar.

Teksa ka marë ndihmën mjekësore Halili ka dhënë shpjegime për grupin hetimor, duke s’qaruar se persona ende të paidentifikuar nga vetë a i kishin bërë pritë duke hapur zjarr me automatik në mënyrë të menjëhershme.

I plagosuri, ka treguar për policinë se autorë dhe organizatorë të mundshëm të këtij atentati janë vetëm anëtarë të fisit Kaloshi nga Gradishta e Lushnjës, me të cilët qysh prej vitit 1997 ai është përfshirë në një ngjarje kriminale duke vrarë, Sokol Kaloshin.

Nisur nga dyshimet e ngritura prej tij se krimi ka ndodhur për shkaqe gjakmarje, policia ka shoqëruar me urgjencë dhe marë në pyetje tre persona të familjes Kaloshi, vëllain e Sokol Kaloshit dhe dy nipërit e tij.

Ata pretenduan se kanë qënë në vendin e punës dhe jo në Berat.

Për pasojë është bërë lirimi i tij, fill pas marjes në pyetje. Policia por dhe vetë objektivi i këtij sulmi janë të bindur se atentati ka ndodhur për arsye gjakmarje.

Halili ka deklaruar në Policinë e Beratit se ai po kalonte përpara një shkolle private në Berat, ku në atë lagje do të takonte një mik dhe ka parë 3 persona të maskuar që i kishin zënë pritë.

Pasi i ka parë, Halili ka shtuar shpejtësinë e mjetit dhe ka dashur t’i godasë me makinë por nuk ka mundur pasi ata kanë filluar ta gjuajnë me breshëri kallashnikovin.

Më pas, rreth 20 km nga vendngjarja, autorët dogjën në fshatin Kozare në qytetin e Kuçovës, makinën e tyre, tip “Hunday Tuscon”.

Sipas policisë Altin Halili, është dënuar me 12 vjet burg për vrasjen e Sokol Kaloshit, vrasje e kryer në vitin 1997 dhe ka dalë nga burgu në vitin 2010.

Shkak, i sherit është bërë pasi vëllezërit Kaloshi, donin ti merrnin varësen e floririt Altin Halilit dhe janë përleshur.

Ndërkohë pas lirimit nga qelia, Halili u largua në Itali, nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë.

Por me sa duket silueta e tij në Shqipëri është vënë re nga anëtarët e familjes kundërshtare të cilët më pas janë mobilizuar për të organizuar vrasjen e Halilit ditën e djeshme.

Vrasja e Ardian Nikulajt, Britania pranon kërkesën e autoriteteve shqiptarë për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe tre personave të tjerë

Një gjykatë në Britani ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptarë për të ekstraduar Edmond Haxhinë dhe tre persona të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gjykata e Westminster ka vendosur në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhinë, Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman. Ndërsa mësohet se britaniku Steven Hant nuk do të ekstradohet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Haxhia dhe personat e tjerë britanikët kanë të drejtë ta apelojnë vendimin në Gjykatën e Lartë britanike.

Edmond Haxhia akuzohet nga prokuroria Lezhë se ka qenë organizatori dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Në aktakuzë prokuroria e Lezhës thotë se katër britanikët e tjerë udhëtuan nga Anglia në Shëngjin për ta mbajtur viktimën nën vëzhgim e më pas i çonin informacion Ruben Saraivës i cili e goditi për vdekje me 6 plumba Nikulajn.

Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva që dyshohet si ekzekutori i Nikulajat u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

VRASJA

Biznesmeni Nikulaj u vra në ambientet e lokalit të tij me 19 maj 2023 në Shëngjin sapo u ul në një nga tavolinat në ambientin e brendshëm.

Vrasësi u koordinua nga shtetasit e tjerë deri në momentin që kreu ekzekutimin .Pas ngjarjes të gjithë personat u larguan nga pikat kufitare.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima

Shefit ekzekutiv të Telegram i është zgjatur masa e ndalimit në Francë, akuzat që rëndojnë mbi të

Shefit të Telegramit, Pavel Durov, i është zgjatur sërish masa e ndalimit deri më 28 gusht, ka thënë një burim i agjencisë së lajmeve AFP.

Durov, i lindur në Rusi, është ndaluar në aeroportin Le Bourget, jashtë Parisit, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje.

Departamenti për parandalim të dhunës kundër të miturve në Francë besohet se ka lëshuar një fletarrestim për Durovin për një hetim paraprak për vepra që lidhen me mashtrim, trafikim me drogë, krim të organizuar dhe promovim të terrorizmit.

Sipas legjislacionit francez, pas 96 orëve, Durov duhet të lirohet, apo të akuzohet.

Djegiet e pakontrolluara të Kurum, Naim Meta kërkesë Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë Elbasan për masat që ka marrë për këtë situatë

Këshilltari i Demokratëve Eroatlantikë në Bashkinë Elbasan, Naim Meta, i është drejtuar me një shkresë zyrtare Drejtorisë së Mjedisit për t’u njohur me masat mjedisore që kjo zyrë ka marrë në lidhje me plehrat që helmojnë qytetitn me djegen e pakontrolluar në natyrë dhe hiret e oxhaqeve të “Kurum”.

Meta shprehet se ndotja nga “Kurum” prej vitesh është trajtuar nga ambjentalistë për rrezikshmërinë të lartë nga tymrat pa filtra që helmonin natën qytetin, ndërsa ankesat e vazhdueshme të banorëve të Katundit të Ri që mbyten nga era e rëndë e “Kurum” kanë rënë në vesh të shurdhët në Bashkinë Elbasan.

Kreu i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Elbasan, gjithashtu thotë se mosfunksionimi i plotë i Impiantit të Elbasanit helmon qytetin me djegien e pakontrolluar të mbetjeve në natyrë edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë publike Eco-Alb për të kryer tri funksione: grumbullim, përpunim dhe incenerim.

Postimi i plotë i Naim Meta:

Elbasani është cilësuar si qyteti që po vdes ngadalë nga ndotja e lartë, edhe pse prej dekatash (Kombinati Metalugjik), si nga qeveria qendrore dhe ajo vendore nuk ka pasur asnjë interes për të zgjidhur këtë problem madhor që ka ndikuar në shëndetin dhe jetën e qytetarëve elbasanas.
Sot jemi në realitetin e Incerenatoëve dhe “Kurum”.
Mosfunksionimi i plotë i Impiantit të Elbasanit (incerenatorit) helmon qytetin me djegjen e pakontrolluar të mbetjeve në natyre edhe pse Bashkia Elbasan paguan 2500 lekë për ton mbetjesh kompaninë publike Eco-Alb për të kryer tri funksione: grumbullim, përpunim dhe incenerim. Ndërkohë kryhet vetëm një process, grumbullimi i mbetjeve. Bashkia Elbasan paguan për procese që nuk kryen.
Mungesë e plotë transparence nga Bashkia dhe Eco-Alb për këtë situatë që rëndon mbi qytetin dhe qytetarët, të cilat janë përgjegjëse direkte për këtë situatë.
Ndërkohë këto ditë nga media jemi njohur me nje lajm rreth disa mbetjeve tosike për të cilat Kompania “Kurum”, e cila operon në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën. Mbetjet e rrezikshme janë pluhur nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade.
Ndotja nga “Kurum” prej vitesh është trajtuar nga gazetarë investigativë dhe ambjentalistë për rrezikshmërinë e lartë nga tymrat pa filtra që helmonin natën qytetin dhe hiret metalugjike si dhe ankesat e vazhdueshme e banorëve të Katundit të Ri që mbyten nga era e rëndë e “Kurum”, por Bashkia Elbasan ka mbyllur gojën për këtë situatë.
Ndaj në cilësinë e Këshilltarit Bashkiak të Elbasanit po i drejtohem me një shkresë zyrtare Drejtorisë së Mjedisit në Bashkinë Elbasan, për t’u njohur me masat mjedisore që kjo drejtori ka marrë në lidhje me plehrat që helmojnë qytetitn me djegen e pakontrolluar në natyrë dhe me problemin tjetër të rrezikshëm, djegien dhe hiret e oxhaqeve të “Kurum”.

Albin Kurti zbardh detaje nga takimi me kreun e CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA-së për sigurinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar dëshmi të përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe parandalimin e kërcënimeve të sigurisë për Kosovën, vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane për Inteligjencë (CIA), William Burns, javën e shkuar.

“Takimi ka shkuar shumë mirë. Dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion tejet të rëndësishme, të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. E falënderoj Ëilliam Burnsin për vizitën në vendin tonë dhe kjo është dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit, e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti të martën para gazetarëve, pas inaugurimit të renovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burns javën e shkuar zhvilloi një “tur” në Ballkan. Ai fillimisht vizitoi Bosnjë-Hercegovinën, më pas Serbinë dhe dy ditë në fund qëndroi në Kosovë. Në Kosovë ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Një virus shumë i rrallë i përhapur nga mushkonjat po shtyn qytetet në SHBA t’i mbyllin parqet

Një virus i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës i shkaktuar nga mushkonjat, ka bërë që dhjetëra qytete në SHBA t’i mbyllin parqet publike gjatë natës dhe t’i kufizojnë aktivitetet në ambient të hapur, kur mushkonjat janë më aktive, raporton “BBC”.

 

Dhjetë komunitete në Massachusetts  janë përcaktuar si me rrezik të lartë nga encefaliti lindor i kuajve, ose EEE, që përhapet përmes pickimit nga mushkonjat e infektuara.

Aktualisht nuk ka vaksina apo ilaçe për ta trajtuar sëmundjen, që njihet edhe si “E-ja e trefishtë”, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Komuniteti u vu në alarm pasi mushkonjat në zonë rezultuan pozitive me EEE dhe shteti raportoi rastin e parë të infektimit te njeriut që nga viti 2020.

Një burrë në të 80-at është infektuar dhe diagnostikuar më 16 gusht. Po ashtu u diagnostikua me virusin edhe një kalë në Plymouth të Massachusettsit.

Rreth 33 për qind deri 70 për qind të personave të infektuar me këtë virus vdesin. Shumica e vdekjeve ndodhin dy deri në 10 ditë pas simptomave fillestare.

Simptomat përfshijnë diarre, ethe, dhimbje koke dhe të vjella.

Autoritetet u kane bere thirrje njerëzve që të kufizojnë aktivitetet në mbrëmje në ambient të hapur, deri në fund të shtatorit.

Bie nga lartësia e pallatit ku po punonte, ndërron jetë në vend 58-vjeçari

Më datë 27.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Dërvish Luzha”, dyshohet se, aksidentalisht duke punuar, është rrëzuar nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi K. I., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.