20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Presidenti Bajram Begaj akuzohet për plagjiaturë akademike

Presidenti i Republikës Bajram Begaj mbajti të hënën një ceremoni dekretimi për rektorët e rinj të universiteteve publike në vend duke anashkaluar akuzat për plagjiaturë ndaj rektorit të rizgjedhur të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Ndërkohë që kërkonte nga rektorët e rinj “përmirësim të kërkimit shkencor”, Begaj, një mjek me profesion që mban titullin shkencor “Profesor i Asociuar” u përball vetë me akuza për plagjiaturë për një artikull shkencor të publikuar në vitin 2014.

Akuzat erdhën nga studiuesi Taulant Muka, i cili pretendoi se artikulli me bashkautor Begajn është kopjuar në masën 100 për qind nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut.

Sipas Mukës, përveç tekstit presidenti vendos edhe të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë.

“Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale”, shkruan ai në rrjetin social ‘Facebook’.

Të dy materialet online të publikuara nga studiuesi janë dukshëm të njëjta, por në një përgjigje për BIRN, zëdhënëse e presidentit Arta Sakja pretendoi se “çdo e dhënë është e referuar sipas kritereve të caktuara nga metodologjia e punimeve akademike”.

Sipas presidencës, revista ku ishte publikuar artikulli ishte “revistë me standarde të larta” dhe se ishte botuar “pas kalimit nëpër filtra të fortë dhe një komisioni të posaçëm vlerësimi”.

Por Muka e quan edhe vetë qëndrimin e presidencës një plagjiaturë duke theksuar se nuk është revista që e përcakton nëse është plagjiaturë ose jo.

“Ky argument është përdorur dhe nga ish-ministrja e arsimit duke treguar një inferioritet ndaj ndërkombëtarizmit në vend që të rëndësisë për vlerat e vërteta shkencore”, i tha ai BIRN.

Për rastin reagoi dhe “Qëndresa Qytetare”, një organizatë civile që merret me problematikat në arsim sipas së cilës, arsimi cilësor nuk mund të arrihet me drejtues “plagjiatorë”.

Drejtori ekzekutiv Rigels Xhemollari i tha BIRN-it se argumenti i presidencës nuk qëndron dhe se rasti i denoncuar nga Muka nuk lë vend për të diskutuar nëse janë cituar referencat apo jo.

“Kjo është 100 për qind plagjiaturë”, tha ai. “Duket qartë në artikull që presidenti ka marrë të dhëna të 2004 dhe i ka publikuar 10 vite më pas, ka marrë të dhëna të SHBA duke ia veshur si të dhëna të Shqipërisë”, shtoi Xhemollari.

Artikulli shkencor me titullin “Vlerësimi dhe menaxhimi i çrregullimeve gastrointestinale gjatë shtatzënisë” me bashkautor Bajram Begaj dhe Rustem Celami u publikua në vitin 2014 në revistën “Advances in Life Science and Technology”, një revistë që nuk renditet në platformat e impaktit shkencor, ‘Thomson Reuters’ dhe ‘Scopus’.

Renditja në këto platforma kërkohet nga ligji shqiptar i Arsimit të Lartë si kusht për të fituar një titull akademik.

Çdo studiues mund të publikojë artikuj në këtë revistë kundrejt një pagese që luhatet nga 160 USD deri në 325 USD.

Rektori i ri i Universitetit të Mjekësisë, Xheladin Dracini i cili u dekretua dje nga Begaj nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi nëse artikulli në fjalë u përdor në dosjen për të fituar titullin shkencor nga ana e Begajt.

Gjatë zgjedhjeve në universitete në muajin qershor Universiteti i Tiranës dhe Ministria e Arsimit heshtën pas publikimit nga Muka të dy kallëzimeve sipas të cilave rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha kishin bërë plagjiaturë në tezat e doktoraturës.

Verifikimi i punimeve shkencore të stafit akademik në Universitetin e Tiranës ishte një nga kërkesat kryesore të studentëve në protestat masive të vitit 2018. Qeveria u premtoi atyre se ky verifikim do të kryhej.

Më pas Ministria e Arsimit lidhi marrëveshje me një platformë elektronike që do të mundësonte këtë verifikim, por procesi nuk u ndoq dhe nuk dha rezultate. Në viti 2020, ministria ia kaloi detyrimet për verifikim vetë universitetit, por prej vitit kur u ndërmor kjo nismë, nuk ka asnjë rast të kapur në plagjiaturë prej institucioneve./reporter.al

“Janë përdorur më shumë se 100 raketa dhe dronë”- Sulmet ruse në Ukrainë, Zelensky thirrje aleatëve perëndimor: Keni fuqinë të na ndihmoni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas breshërisë së sulmeve ruse mëngjesin e sotëm në Ukrainë, duke shkaktuar dhjetëra viuktima.

 

Zelensky thotë se janë përdorur më shumë se 100 raketa dhe rreth 100 dronë kundër Ukrainës nga pala ruse

Ai thotë se objektivi kryesor ishte infrastruktura civile në shumicën e rajoneve të Ukrainës, duke përmendur sulmet në Kharkiv, Kiev, Odesa dhe zonat perëndimore.

Në një postim në Telegram, Zelensky shton se ka pasur shumë dëme në objektet energjetike, por thotë se puna e riparimit është duke u zhvilluar dhe ekipet e riparimit do të punojnë gjatë gjithë kohës për të rivendosur energjinë.

Ndër të tjera, presidenti ukrainas, u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë për të rritur ndihëm e tyre për Ukrainën, duke i krijuar mundësinë për të përdorur armë me rreze të gjatë, e të godasin zonat në Rusi nga të cilat nisin sulmet.

“Ukraina nuk mund të kufizohet nga mungesa e aftësitë e saj për armë me rreze të gjatë, terroristët nuk përballen me kufizime të tilla,” tha ai, duke shtuar: “Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim është tani.”

Më herët, shefi i tij i shtabit u kërkoi atyre që të lejonin përdorimin e armëve të tyre me rreze të gjatë në objektiva brenda Rusisë.

Ministri i Jashtëm ukrainas gjithashtu dëshiron që aleatët e vendit të tij të ndihmojnë në rrëzimin e dronëve dhe raketave ruse që shkojnë afër hapësirës së tyre ajrore.

Moska ka vënë në shënjestër 15 rajone të Ukrainës këtë mëngjes, duke përfshirë Kievin, ku njerëzit janë strehuar në stacionet e metrosë nëntokësore pasi u dëgjuan shpërthime.

Ai tha gjithashtu se çdo perspektivë e bisedimeve të armëpushimit me Kievin kishte “humbur rëndësinë e tij” dhe paralajmëroi për përgjigje të mëtejshme ndaj inkursionit në Kursk.

Çamët e polakët, në çdo krah kufiri, të persekutuar! Fatet e tyre dhe të kosovarëve u nëpërkëmbën nga diktatura

NGA HYQMET ZANE

Nëse themi që rrugën e jetës njeriu e zgjedh vetë, fqinjin ia ka caktuar Zoti si fat. E them këtë, sepse çamët dhe polakët e kanë pësuar nga fqinjët e tyre dhe persekutimi i tyre ka qenë i dhimbshëm. Historia e shqiptarëve është e shkruar vërtet me gjak, jo vetëm në luftë kundër pushtuesve, por edhe nga fqinji grek si dhe nga lufta brenda llojit që u diktuan nga rrethanat e krijuara nga sistemi diktatorial.

Kosova dhe Çamëria janë binjaket e gjenocideve jo vetëm nga pushtuesit serb dhe grek, por edhe nga fryma vrasëse që ushqente filozofia komuniste që polli edhe regjim diktatorial me persekutim. Kur vijnë në kujtesë këto ngjarje të mëdha që lidhen jo vetëm me luftën antifashiste, por dhe me luftën që u bëhej intelektualëve dhe grupeve shoqërore me ndikime të spikatura në jetën publike, vetiu të vijnë në mendje ato që hoqi Çamëria andej dhe këndej kufirit.

Adem Istrefi, poeti kosovar shkruan në poezinë e tij “Çamërisë ç’i panë sitë”, vargjet :

“O zot, ç’mënxyrë e
ç’barbari qe kjo,
Krejt si në Trojë grekët grekçe
na therën!
Iku kush iku, të tjerët zjarri i
përvëloi.
Rri, o zot, mos fol,
në bri të kaut s’u fshihka
dhembja
dhe as ndër kisha s’u shkruaka historia,
mizori si kjo kujt tjetër i panë
sitë,
atje çam i ndyrë, këtej çam i
djegur,
vallë veten të bindnim se hak
kishim
mizorinë?!”

Cili analist apo politikan, cili diplomat apo pushtetar ka mundur t’i lexojë këto vargje ku me mjeshtëri tretet brenda tyre e gjithë historia, jo vetëm e krahinës së Çamërisë. Këto vargje ai i shkroi 35 vjet më parë atëherë kur fjala “çam” ishte persekutim dhe rrjedhojë e luftës që grekët në Greqi dhe filogrekët në Shqipëri i bënë një popullate sa potente në kontributet për kombin, aq edhe vitale në qëndresën për emrin shqiptar, për flamurin kuq e zi dhe për fenë e tyre që u kishte dhënë Zoti.

Brenda shifrës së 80 viteve, gjendet edhe kujtimi për një luftë për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, por edhe drama çame. Në këtë luftë sa antifashiste aq edhe çlirimtare, edhe çamët, burra dhe të rinj rrokën armët për vatanin andej dhe këndej kufirit, në Greqi dhe në Shqipëri. Flet historia se Çamëria në luftën e madhe antifashiste kontribuoi materialisht dhe moralisht. Me qindra të rinj çamër u hodhën në radhët e ELLASit, kur EAM-i lëshoi kushtrimin e luftës për liri. Me zgjerimin e luftës antifashiste kundër okupatorit gjerman, popullata çame u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër okupatorit dhe formoi Batalionin e 4-t të Regjimentit të 15-të të ELLAS-it. Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan me trimëri dhe vendosmëri kundër okupatorit nazifashist dhe tradhtarëve ballistozervistë. Gjaku i “Heroit Kombëtar” Ali Demi dhe i dëshmorit Bido Sejko, gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli dhe 20 të tjerëve me emra dhe kontribute, që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmon konkretisht për këtë fakt.

Po aq e lavdishme është lufta e popullatës çame edhe në Markat aq edhe në Konispol me atë rezistencë 55- ditëshe ndaj pushtuesve që mund të cilësohet si lufta e vërtetë e rezistencës së armatosur për lirinë e atdheut. Po aq sa nuk mund të harrohet kontributi i madh i Çetës dhe Batalionit “Çamëria” me drejtuesit e saj Rexho Plau e Haki Rushiti, Taho Sejko dhe të tjerë që për fatin e keq të tyre dhe për interesat e një inskenimi antishqiptar që angazhoi qeverisja e kohës së diktaturës që luajti zaret e agjenturave të huaja duke qenë nën breshërinë e akuzave të shitjes së interesave. Por më e keqja ishte se për t’u dhënë përgjigje këtyre akuzave të lojës së keqe të vetë kreut të diktaturës, u përdorën i ashtuquajturi grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit.

Nëse bëjmë retospektivë, duhet thënë se nga këta bijë të Çamërisë andej dhe këndej kufirit u bë luftë e vërtetë, lufta e bijve ndaj një armiku të përbashkët: nazifashizmit, diktatura i mashtroi duke përdorur alibitë e veta me përdorimin e një agjenti të vetin Kosta Fili i cili më vonë do të pohonte se asnjë nga akuzat e atij të ashtuquajturi grup i Teme Sejkos dhe i Tahir Demit, nuk qëndronte. Të njëjtat fjalë që vetë Halim Xhelo, zyrtari i lartë dhe i besuar i sigurimit i tha në burg të dënuarave çamë si Lutfi Sejkos dhe të tjerëve.

Por për çam kjo luftë, pjesëmarrja në të me dinjitetin që buronte nga shpirti, me dëshmorët që ranë për lirinë, kush nuk do ta mendonte se ata që vuajtën dhe e kishin ëndërr lirinë, nuk e mendonin kurrë se një ditë do të përfundonin si armiq, aq më keq agjent të grekëve(!?) dhe kush (?) çamët, ata që Greqia zyrtare i kishte vrarë, i kishte përzënë, i kishte ndjekur dhe djegur si në një mynxyrë. Kur në vitin 1960-1961 u thur dhe u ekzekutua i ashtuquajturi ‘grup i Teme Sejkos dhe Tahir Demit’, një personazh i respektuar dhe intelektual i fshatit Markat të Konispolit do të ishte çudia e një farse që dinë të bëjnë vetëm ata, antishqiptarët.

Haxhi Bilal Mullai është njëherazi edhe patrioti, edhe luftëtari, edhe intelektuali, edhe pushtetari i krahinës së vet i zonës së Konispolit dhe veçanërisht i Markatit, njërit prej fshatrave me histori të spikatur në luftrat shekullore siç e pohon këtë fakt historiani i mirnjohur Ibrahim D.Hoxha. por për fatin e keq jo vetëm të tij, por të shumë e shumë intelektualëve me emër dhe me kontribute në historinë e luftës për lirinë e atdheut dhe për ndërtimin e shoqërisë shqiptare pas kësaj lufte, rëndoi keqas togfjalëshi “agjent të grekëve” që iu tha një ditë të bukur 63 të arrestuarve të të ashtuquajturit ‘grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit.

Haxhi Bilal Mullai është njëri prej tyre që pësoi mynxyrën e pamerituar dhe ju shumëzuan me zero gjithë vitet e gjysmës së parë të shekullit XX ku ai dhe familja e tij bënë luftë të shumfishtë: edhe ndaj obskurantizmit osman, edhe ndaj pushtuesve të ndryshëm, por veçanërisht edhe ndaj fqinjit grek i cili kishte përfituar nga Konferenca e Londrës dhe vendimet ogurzeza të saj për t’i bërë gjëmën një popullate sa të pafajshme, sa të paarmatosur , sa të pambrojtur aq edhe krenare dhe dinjitoze.

Si biri i Bilalit dhe i Afijes, dhe që vetë ishte i martuar me 4 fëmijë, Haxhi Bilali, edhe pse arsim 7 vjeçar, ai njihte shumë mirë gjuhët turqisht dhe greqisht, po aq sa edhe italisht. Për meritat e tij, ka qenë i dekoruar me tri medalje, si për kontributet e luftës, po aq edhe ato të punës dhe atdhetarizmit.

Si kryeplak me emër i komunës Markat, me pasuri, shtëpi dhe me toka, të cilat i kishte trashëguar nga i ati i tij, regjimi i diktaturës enveriste do i hidhte poshtë si pjesë e filozofisë për të nënshtruar me çdo mjet njerëzit e pasur dhe njerëzit me reputacion e, veçanërisht, intelektualë.

Kishte shumë autoritet në zonën ku jetonte dhe i dëgjohej zëri, ndaj dhe kishte shumë miqësi me Haki Rrushitin dhe vëllezërit Taho e Teme Sejkon, me Avdyl Resulin dhe Tahir Demin, si pjesë e vlerave të familjeve me emër në krahinën e Çamërisë.

Por gjithçka do të merrte fund në atë 28korrik të vitit 1960, kur edhe do të arrestohej. Dihet tashmë se çfarë ndodhi më pas më të ashtuquajturin ‘grup armiqësor të Teme Sejkos’. Farsa e gjyqit që dha vendimin nr.93, datë 20. 07. 1961 me gjyqtar Kolonel: Llazi Polena, ndihmës gjyqtar Major: Mane Aliaj dhe Kapiten I:Xhevit Myrto, do të ishte pjesë e lojës së kurdisur nga sigurimi i shtetit me dijeninë e plotë të Enver Hoxhës për t’iu kundërvënë Hrushovit dhe justifikuar para agjenturave të shteteve të tjera që kishin ndikime në politikën e kohës.

Është akuzuar nga Prokuroria Ushtarake e Tiranës (Nr.s’ka, datë 23. 06. 1961 për krimin se: “Është i pakënaqur nga pushteti popullor dhe mik i ngushti I Haki Rrushitit, Teme Sejkon, Avdyl Resulin, Tahir Demin. Pranoi të behej agjent i sigurimit grek, atij amerikan dhe atij jugosllav.

Këto sjellje ndaj çamëve që u akuzuan edhe andej dhe këndej kufirit, i ngjan asaj sjelljes së gjermanëve dhe rusëve ndaj polakëve që u persekutuan pa asnjë shkak, vetëm e vetëm se polakët, siç më ka treguar një ish student në Poloni, Fatmir Gjergji, ishzyrtar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasani, “ju çamët e pësuat si polakët që u persekutuat nga të gjitha anët, sepse ishit atdhetarë dhe krenarë të identitetit tuaj”. Fatmir Gjergji i kishte miq shumë shqiptarë të ardhur nga Çamëria dhe mua artikullshkruesin dhe më fliste me një respekt të veçantë si dhe kishte inteligjencën të bënte krahasimin e popullatës çame me atë polake që ishin vitalë në jetën e tyre, por edhe të pafat në persekutimin që u bëhej në të dyja anët e kufirit.

Kanë kaluar 80 vjet nga gjenocidi grek mbi Çamërinë dhe 80 vjet nga çlirimi i atdheut, por për historinë e vërtetë të shqiptarëve përtej kufirit asnjëherë nuk është folur, sepse historinë e kanë bërë ata që u bënë shërbëtorë të diktaturës./

Gjurmët e mafies së mbetjeve të çojnë në kryeministri

Transporti i mbetjeve të rrezikshme është një biznes që bëhet prej kohësh në Shqipëri, e që përfshin grupe të rëndësishme, pasi përfaqëson një biznes miliardash.
Por, që të merresh me këtë sipërmarrje, duhet të kesh një lidhje vertikale në kupolën e shtetit, pasi vështirë që të marrë përgjegjësi rangjet e ulëta.
Një biznes që kërkon autorizime ekskluzive dhe monitorime thuajse ‘non- stop’, nuk mund të kryhet nga kompani normale, pasi siç edhe ka ndodhur, i janë bllokuar operacionet menjëherë.
Siç mësohet, transporti i mbetjeve nga Shqipëria bëhet prej vitesh dhe ka një involvim të grupeve shumë të fuqishme nga vende të mëdha evropiane. Si ato gjermane, italiane, maqedonase e tajvanezo-tajlandeze, të cilat merren me kontrabandën e mbetjeve metalike në vende si Shqipëria apo nga Shqipëria në vende të tjera.
Gjurmimi i lidhjeve të këtyre lëvizjeve ka nxjerrë si autoritet kontakti një zyrë avokatie në Itali.
Kjo zyrë juridike quhet “Tonuçi&Partners Albania”, dhe ka të gjithë kontaktin me kompanitë që operojnë në rrjetin e eksportit të mjeteve metalike.
Thuajse të gjitha këto rrjete përbëhen nga kompani guacka që janë regjistruar në parajsa fiskale si subjekte offshore.
Në mjediset e biznesit përflitet se kjo zyrë juridike, pra “Tonuçi&Partners Albania”, ka lidhje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Madje thuhet se është tëpkë zyra e tij juridike.
Madje përflitet se kjo zyrë ka klientë VIP që marrin asete publike nga qeveria.
E gjitha kjo histori, po fshihet me një fabul kundër kompanisë ‘Kurum’, e cila edhe nëse ka ndodhur që ka dërguar një ngarkesë jo në rregull, do të duhet të ishin autoritetet që ta kontrollonin.
Ekzistojnë 3 filiale të këtyre kompanive në Durrës që kanë lidhje me të gjitha zyrat dhe kanë marrë edhe kalatat me qira ku depozitojnë materialet e mbetjeve metalike. Të cilat sipas të gjithë legjislacionit, duhet ti nënshtrohen analizave të vazhdueshme dhe kontrolleve përkatëse.
Loja e sulmit të ‘Kurumit’, kur është i gjithë rrjeti ligjor që është përgjegjës për transportin dhe kalimin e mjeteve të rrezikshme, është vetëm një panik i madh. I cili nëse prokuroria arrin të punojë qetësisht do të zbulojë të gjithë këmbët e oktapodit të madh të kontrabandës së mbetjeve metalike. Të cilat i kanë gjurmët e tyre në tapetet e shtrenjta të selisë së Bablokut./Pamfleti

Bie konsumi i produkteve të bulmetit në korrik; Më pak turistë se vjet nuk kompensojnë largimet e vendasve

Ndërsa pritshmëritë e prodhuesve të produkteve të bulmetit ishin më të larta në muajt e verës, sivjet ecuria e konsumit është ndryshe.

Disa nga kompanitë përpunuese të qumështit në vend pohojnë se konsumi për mallrat e bulmetit në muajt në muajin korrik ishte me rënie krahasuar me vjet, për shkak të mungesës së turistëve. Ndërsa ka filluar të ndihet ndryshimi në muajin gusht.

Taulant Pupa drejtuesi teknik i fabrikës së përpunimit të qumështit “Vita 2001” tha se kërkesa për produkte të bulmetit ka rënie të lartë krahasuar me vjet, veçanërisht në strukturat e hotelerisë për shkak të fluksit jo të lartë të turistëve.

“Konsumi është jashtë çdo parashikimi. Rënia krahasuar me vjet është e lartë”, pohoi ai. Nga shtimi i lartë i turistëve vjet shitjet e kompanisë përgjatë sezonit turistik sipas drejtuesit të saj u shtuan rreth 30% krahasuar me vitin paraardhës.

Ndërsa Luis Ndreka nga kompania ADG (ish “Lufra”) tha se trendi i kërkesës për konsum sivjet ka ndjekur të njëjtën ecuri të fluksit të turistëve.

“Ecuria e konsumit deri në muajin qershor ka qenë pozitive. Ka pasur rritje të kërkesës. Teksa ecuria e kërkesës për muajin korrik ka qenë e ngadaltë, pothuajse në nivelet e vitit të kaluar. Nuk ndihej rritje kërkese. Ndërsa në muajin gusht ka filluar të ndihet ndryshimi i konsumit, që është me rritje krahasuar me vjet”, pohoi Ndreka.

Deri në muajin qershor numri i turistëve arriti në 4,5 milionë sipas të dhënave të INSTAT apo 23% më shumë se vjet. Për 7 mujorin numri i turistëve arriti në 6,3 milionë. Numri i tyre për muajin korrik që arriti në 1,75 milionë ra 1% krahasuar me korrik 2023.

Po a arrin ardhja e turistëve të kompensojë rënien e konsumit që shkaktohet nga ndryshimet demografike? Duke marrë në konsideratë edhe të dhënat e Censusit 2023, për pakësim të numrit të popullsisë me 420 mijë banorë krahasuar nga rezultatet e Censusit 2011, për drejtuesit e fabrikave përpunuese të qumështit, largimet e popullatës vijojnë të përkeqësojnë konsumin.

“Me një perceptim mund të them që nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë konsumin e banorit që qëndron këtu gjithë vitin, me atë të një turisti që qëndron mesatarisht 3 ditë. Duhen 100 turistë për 1 banor me një llogari të thjeshtë. Dhe për 420 mijë banorë më pak do të duheshin 42 mln turistë për ta kompensuar”, tha z. Ndreka.

Kujtojmë se për periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në shtatorin e vitit 2023 çmimet e produkteve të bulmetit shënuan rritje të fortë deri në 40% për shkak të shtrenjtimit të qumështit si lëndë e parë, çka ndikoi te rënia e konsumit.

Aktualisht çmimet e mallrave të bulmetit janë më lirë. Tendenca rënëse e çmimeve nisi nga shtatori i vitit të kaluar. Rënia e fundit e çmimeve ka ndodhur në fillim të muajit maj, ku disa operatorë në treg ulën çmimet e produkteve të kosit, djathit të bardhë dhe djathit kaçkavall nga 8 deri 10%.

Në vitin 2023 sipas të dhënave të INSTAT sasia e qumështit të grumbulluar në vend arriti 101 mijë tonë. Krahasuar me 2022 sasia e qumështit të grumbulluar ra 8%.

Ekspertët e blegtorisë parashikojnë se rënia e çmimit të qumështit që nisi që në muajin prill këtë vit, veçanërisht të imtave do të sjellë rënia të tufave të bagëtive dhe shtimin e vështirësive për blegtorët./Monitor.al

Punonjësit e skrapit gjejnë predha luftarake në pikën e grumbullimit të Kurum, në ish-Metalurgjikun e Elbasanit! Në vendngjarje forcat civile dhe policia

Punonjësit e skrapit në pikën e grumbullimit të kompanisë turke Kurum International, në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, kanë gjetur paraditen e sotme disa predha luftarake të pashpërthyera.

 

Sipas raportimeve nga News24, predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore.

Fatmirësisht nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës së tyre, ndërsa mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga erdhën aty.

Prania e municioneve dhe predhave në pikat e skrapit është rrezik potencial për jetën e punëtorëve dhe jo të pakta kanë qenë rastet e incidenteve me pasoja për jetën e tyre.

Studimi në SHBA/ Dy fazat në të cilat plaken njerëzit, është një proces i ngadaltë, por…

Njerëzit plaken në mënyrë relativisht dramatike në dy faza – rreth moshës 44 e rreth moshës 60 vjeçare. Këtë e pretendon të paktën një studim nga SHBA. Sipas tij plakja nuk është vetëm proces i ngadaltë, por me hove.

Plakja ndodh ngadalë e në mënyrë të qëndrueshme por jo vetëm kështu, thotë një studim i ri. Në të paktën dy faza në jetë ajo merr hov të përshpejtuar. Studiuesit nga “Stanford University School of Medicine dhe Singapoir” ekzaminuan 108 njerëz midis moshës 25 dhe 75 vjeç nga Kalifornia gjatë shtatë viteve. Ata përcaktuan profili molekular dhe mikrobial të gjakut, pështymës dhe mostra të tjera. Po ashtu u morën edhe vlera të tjera laboratorike klinike.

Nga këto të dhëna, ekipi hulumtues ishte në gjendje të vërente shumë qartë ndryshimet në molekula. Në shumicën e personave të testuar, studiuesit gjetën dy hove vërtet të habitshme të ndryshimeve molekulare: në moshën rreth 44 dhe rreth 60 vjeç. Këto dy hove të proceseve të rimodelimit molekular janë me sa duket shprehje e fillimit apo vazhdimit të ndryshimeve të sëmura brenda trupit. Kjo është arsyeja pse studiuesit përdorën termin “pikat e kthesës së moshës”. Studimi i bazuar në të dhëna nga SHBA u publikua në revistën e specializuar Nature Aging.

Këto funksione trupore preken veçanërisht

Ndryshimi i parë i madh molekular, aty nga mesi i viteve 40 ka si paosjë përkeqësimin e proceseve të shpërbërjes së alkoolit apo yndyrës në trup. Sëmundjet kardiovaskulare bëhen më të zakonshme dhe dobësimi i muskujve përparon më shpejt. Gjatë hovit të dytë rreth moshës 60 vjeç, shfaq problemet më të mëdha metabolizmi ynë i sheqerit dhe rregullimi imunitar në veçanti, funksioni i veshkave bëhet më i paqëndrueshëm dhe dobësimi i muskujve merr një shtysë të re.

Jo të gjithë përjetojnë shpërthimin e plakjes pikërisht në moshën 44 dhe 60 vjeç

Biologu molekular dhe studiuesi i plakjes, Hartmut Geiger nga Universiteti i Ulm-it, Gjermani e konsideron studimin si inovator, tëi vlefshëm dhe të adaptueshëm edhe për Gjermaninë. Geiger i tha SWR se në përgjithësi nuk mund të supozohet se këto shpërthime të plakjes ndodhin gjithmonë tek të gjithë nga mosha 44 apo 60 vjeç. Në fund të fundit, këto të dhëna janë të marra si mesatare statistikash – kështu që ato pasqyrojnë mesataren.

Hulumtimet tani mund të përqendrohen në këto grupmosha. Duhet theksuar, se numri i pjesëmarrësve në studim ishte relativisht i vogël, 108 persona. Sipas mendimit të biologut molekular Geiger, ka kuptim të vazhdohet kërkimi me grupe më të mëdha. Gjëja më e rëndësishme, megjithatë, është “që ju nuk vjen vërdallë pa ditur ku të përqëndrohesh, por mund t’i qaseni më konkretisht problemit, që të keni një objektiv të ri që mund të vazhdoni ta ndiqni në kërkime të mëtejshme.” Studiuesit mund të përqëndrohetn tek këto dy nxitëse të plakjes, mesin e viteve 40-të dhe moshën 60 vjeç dhe duke parë se si mund të ngadalësohet kjo.

Njerëzit në mes të 40-ave dhe rreth të 60-ave duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shëndetit

Megjithatë duke pasur parasysh procesin dramatik të plakjes në studiimin e bërë, shkencëtarët nga SHBA rekomandojnë që njerëzit e këtyre grupmoshave t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shëndetit të tyre. Kjo përfshin gjithashtu rregullimin e stilit tuaj të jetesës, për shembull më shumë lëvizje, në kohën e humbjes më të shpejtë të muskujve. Eksperti i plakjes Geiger rekomandon gjithashtu një dietë të shëndetshme, kontakte të mirë shoqërore dhe pak stres. Zbatimi i këtyre këshillave dihet që tani që ka një efekt të mirë kundër plakjes dhe ndoshta mund të ndikojë edhe në dy hovet e përmendura të plakjes.

Kërkime mbarëbotërore kundër mekanizmave të plakjes

Ndërsa studiuesit nga SHBA-të i referohen dy hoveve të plakes në moshën 44 dhe 60 vjeç si “pika kthese të moshës”, studiuesi i plakjes në Ulm Geiger e konsideron këtë si një term shumë fatalist. Kjo do të thotë se nuk mund të bëhet asgjë më shumë. Por Geiger i tha SWR se ai është i bindur se kërkimet do të gjejnë diçka që mund të vonojë këta mekanizma bazë të plakjes.

Plakja së shpejti të paktën mund të ngadalësohet

Në Universitetin e Ulm-it, ekipi i Geiger-it po hulumton një proteinë që rritet me kalimin e moshës, veçanërisht në qelizat e gjakut, mëlçisë dhe trurit, ku nxit plakjen e qelizave burimore. Çaktivizimi i këtij procesij mund të ishte një mënyrë për të ngadalësuar plakjen. Ashtu si në Ulm, ekipe studimore në mbarë botën po kërkojnë mënyra për të vonuar plakjen. Biologu molekular Geiger pret që: “Në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, mund të dalin në treg gjëra që mund të ngadalësojnë ndryshime të tilla.”/DW

E trishtë! Humb betejën me sëmundjen e rëndë pedagogia dhe studiuesja e Gjuhësisë

Më datën 25 gusht 2024 është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare studiuesja Genciana Abazi-Egro, e cila prej vitesh ishte punonjëse shkencore pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (Akademia e Shkencave e Shqipërisë).

Lajmin përmes një njoftimi të trishtë e bëri publik Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave ku Genciana Abazi-Egro ishte anëtare.

Genciana Abazi-Egro ka qenë studiuese e afirmuar në fushë të gjurmimeve mbi tekstologjinë dhe orientalistikën, mbi letërsinë e divanit dhe figurat kryesore të rrymës letrare të autorëve që kanë shkruar me alfabet arab.

Genciana Egro është autore e dy botimeve të rëndësishme kritike të veprave të Nezim Beratit (2009) dhe Hasan Zyko Kamberit (2017), realizuar dhe dalë nga shtypi nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (Departamenti i Studimeve Letrare).

Begaj pret një delegacion nga komuna arbëreshe Montecilfone: Forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë
Genciana Egro është autore e një numri të konsiderueshëm shkrimesh dhe artikujsh shkencorë mbi autorë, dukuri e vepra që lidhen me letërsinë shqipe të shkruar me alfabet arab, por dhe drejtuese shkencore e disa punimeve doktorale të mbrojtura me sukses në shkollën e studimeve doktorale pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë.

Një pjesë e mirë e artikujve të saj mbi këto fusha studimi janë të botuara në revistat “Studime filologjike” dhe “Studime historike”.

Nga janari i vitit 2017 ajo ka qenë dhe titullare e lëndëve Analizë Kritike e Ligjërimit dhe Semiotikë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Largimi i saj nga jeta është një humbje e madhe për të afërmit e saj, po dhe për komunitetin shkencor të cilit ajo i përkiste.

Sokol Cikalleshi i bashkohet skuadrës së re në stërvitje: I lumtur për atmosferën dhe energjinë që gjeta këtu

Sokol Cikalleshi do të luajë sezonin e ri në kampionatin iranian me skuadrën e Traktorit.

 

Ai u prezantua ditën e djeshme nga klubi ndërsa sot ata i kanë uruar mirëseardhjen përmes një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi shqiptar është takuar me shokët e skuadrës si dhe ka mbajtur një fjalim para tyre:

“Atmosfera dhe energjia që gjeta këtu më bën të lumtur sepse kjo do të na çojë te rezultatet e mira”., thotë Cikalleshi.

Sulmuesi ka nisur menjëherë stërvitjen në skuadrën e re dhe është gati të japë maksimumin e tij.

 

Kujtojmë se para Europianit, ai deklaroi tërheqjen nga Kombëtarja pas 10 vitesh rrugëtim, kjo pasi Silvinjo nuk e grumbulloi në listën e lojtarëve.

La në mes të rrugës 500 punonjës, Inspektoratit Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it

Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron  zhvillimet në Kompaninë turke Kurum International  e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave.

Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që  kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.

Kompania turke pretendon se janë lajmëruar punonjësit dhe se është bërë marrëveshja e sindikatën e punonjësve për ndërprerjen e punës.

Me mbylljen e aktivitetit rezulton se të paktën 500 punonjës mbeten pa punë. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet, dhe i gjithë aparati shtetëror po hetojnë çështjen pasi kompania bëri lëvizjen e papritur duke mbyllur dyert për 500 punëtorë dhe duke pezulluar aktivitetin prodhues.

Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.

Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke ku kanë bllokuar të dokumentacionin dhe arkivat e saj.