37.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Analiza/ Lindja e Mesme mund të jetë tërhequr nga pragu i një lufte rajonale, por…

Për gati një muaj, njerëzit në Liban dhe Izrael janë përgatitur për një luftë më të gjerë.

Të dielën në mëngjes, Hezbollah dha atë që e quajti “fazën e parë” të përgjigjes së parashikuar ndaj vrasjes së një komandanti të lartë muajin e kaluar, duke lëshuar qindra drone dhe raketa drejt Izraelit.

Izraeli tha se kishte goditur paraprakisht objektivat e Hezbollahut gjatë natës për të parandaluar një sulm shumë më të gjerë, duke thënë se goditi shumë raketahedhës në Liban.

Zjarri ndërkufitar të dielën në mëngjes shënoi një përshkallëzim të rëndësishëm pas 11 muajsh armiqësish midis Hezbollahut dhe Izraelit. Por frika për një luftë më të gjerë duket se është zbutur , tani për tani.

Në Izrael, autoritetet hoqën shpejt kufizimet e sigurisë në territorin më verior të vendit, i njohur si Galilea e sipërme. Në Liban, Hezbollah tha se kishte përfunduar sulmet ndaj Izraelit për atë ditë.

Kjo sinjalizon rifillimin e konfliktit me intensitet të ulët në kufi. Duket gjithashtu se shënon përfundimin e një përshkallëzimi të parashikuar nga Hezbollahu që e solli Lindjen e Mesme, edhe një herë, në prag të një lufte gjithëpërfshirëse.

Hezbollah ka thënë se kjo ishte “faza e parë” e përgjigjes së saj, por ka qenë i pakët në detajet e një vazhdimi. Fraza mund të jetë retorike – grupi është i prirur t’i mbajë të hapura kërcënimet e tij.

Netanyahu bëri një betim të ngjashëm të hapur të dielën, duke thënë: “Ky nuk është fundi i çështjes”.

Dhe edhe nëse përgjigja e premtuar e Hezbollahut është kryesisht e gabuar, Izraeli duhet të vazhdojë të presë që të shfaqet një kërcënim tjetër: premtimi i “hakmarrjes” së Iranit për vrasjen e shefit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, për të cilin fajësoi Izraelin.

VIDEO/ Pasaliç gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Torino mposht Atalantën e Gjimshitit

Torino ka bërë befasinë duke mposhtur Atalantën me shifrat 2-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Reteguin në minutën e 26-të dhe shifrat u barazuan me Iliç në të 31-ën. Më pas vendasit kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Adams. Në fund bergamaskët patën mundësinë të barazonin shifrat, por Pasaliç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Dueli mes Fiorentinës dhe Venecia u mbyll në paqe me shifrat 0-0.

Goditja e fortë në zemër, trajtimi që duhet të bëni menjëherë

Ataku në zemër është një nga sëmundjet më të përhapura të zemrës në vendin tonë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Megjithë kujdesin që duhet të tregoni për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e problemeve me zemrën, këshillohet një kurë popullore që përdoret menjëherë sapo ndodh goditja në zemër.

Në një rast të tillë, do t’ju duhet një gotë ujë i ftohtë, një lugë çaji sheqer dhe lëngu i një kokërr limoni.

Pijeni menjëherë ndërkohë që rekomandohet që gjoksi të laget me një kompresë me ujë të ftohë dhe të qendroni shtrirë.

Pse ndodh goditja në zemër

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon që të jeni të kujdesshëm me shenjat paralajmueruese që ju jep trupi tuaj që është në gjëndje të japë paralajmërimet e një ataku në zemër.

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës.

Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Shenjat paralajmëruese të trupit para goditjes në zemër

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër.

Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën.

Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon.

Çrregullimet e gjumit mund të jenë pasojat e nevojës për të urinuar më shpesh, etjes së madhe dhe nevojës për ujë.

Konsultohuni me një mjek dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull.

Një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes

Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do ju duket sikur ju mungon ajri.

Tretja e keqe është një tjetër shenjë paralajmëruese e atakut në zemër.

Nëse stomaku është gjithnjë i trazuar, atëherë diçka nuk shkon.

Kini parasysh që tretja problematike mund të shkaktohet edhe nga ushqimet pikante.

Nëse ndjeni dobësi në pjesën e krahëve, dhe ankth në rritje, atëherë edhe kjo mund të jetë tregues i një ataku në zemër për shkak të mungesës së oksigjenit.

Kur kjo ndodh zemra i dërgon një sinjal shpinës.

Të gjithë nervat shpërndahen në krahë dhe shkaktojnë ndjesinë e dhimbjes.

Nëse ndieni mpirje tek duart, atëherë një atak në zemër mund të ndodhë nga momenti në moment.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, vizitohuni tek një mjek menjëherë./AgroWeb.org

BIRN: 80% e partive politike në Shqipëri ekzistojnë vetëm në letër

Mbi 80% e partive politike në Shqipëri nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe ekzistojnë vetëm në letër, çka sipas ekspertëve thekson nevojën për ndryshime ligjore për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri, pas arrestimit të debatueshëm të Fredi Belerit dhe humbjes së mandatit të tij për shkak të dënimit për korrupsion në zgjedhje.

Gara u zhvillua mes Vangjel Tavos nga Partia Socialiste dhe Petro Gjikuria nga koalicioni opozitar, por i la indiferente partitë e tjera politike.

Nga 131 parti të regjistruara në Gjykatën e Tiranës, vetëm 11 prej tyre u regjistruan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në votimet për Bashkinë e Himarës. Kjo është një panoramë e zakonshme e proceseve elektorale në Shqipëri, ku vetëm një pjesë e vogël e partive politike janë aktive dhe marrin pjesë rregullisht në proceset elektorale.

Nga rënia e sistemit komunist në vitin 1991 e deri më sot, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 134 parti politike gjithsej, por vetëm tre prej tyre janë çregjistruar sipas të dhënave të siguruara nga Gjykata e Tiranës.

Megjithatë, sipas një raporti auditi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më shumë se 80% e tyre ekzistojnë vetëm në letër. Raporti evidentoi gjithashtu se 107 parti politike ishin në shkelje të ligjit, pasi nuk kishin një zyrë, një adresë dhe në disa raste kryetarët kishin ndërruar jetë.

Ekspertët e politikës në Shqipëri theksojnë se ky është një tregues i informalitetit të lartë të partive politike në Shqipëri, ndërsa shprehin nevojën e rishikimit të ligjit për Për Partitë Politike.

“Rreth 92% e partive politike rezultojnë që janë informale, pra nuk ekzistojnë as adresat praktike, as strukturat, as mundësitë për të kontaktuar kryetarët dhe drejtuesit e tyre, duke çuar një informalitet të skajshëm të partive politike,” i tha BIRN Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studime Politike.

Ligji ‘Për Partitë Politike’ është miratuar në vitin 2000 dhe i jep mundësinë çdokujt që të krijojë një parti politike, me kushtin që të mbledhë 3 mijë firma dhe t’i dorëzojë ato në Gjykatën e Tiranës, së bashku me statutin e partisë. Por ligji nuk ka asnjë parashikim se çfarë do të ndodhë nëse themeluesit largohen nga kjo forcë politike, ose në rastin më të keq, ndërrojnë jetë.

Rezart Kthupi, ekspert i proceseve zgjedhore i angazhuar më parë me Partinë Demokratike mendon gjithashtu se ligji ka vakuume të mëdha dhe nevojë urgjente për ndryshime. “Problemi kryesor i ligjit është mungesa e kontrollit. Gjykata është institucioni i cili vihet në lëvizje vetëm me kërkesën e palës (partisë politike) dhe nuk ka mekanizma të kontrollit mbi veprimtarinë e partisë politike,” tha Kthupi.

“Në formën aktuale të ligjit nuk ka asnjë mekanizëm ligjor, qoftë ky administrativ apo gjyqësor, i cili të mund të vlerësojë nëse një parti politike i përmbush më kushtet që duhen për regjistrimin e saj, apo nëse vijon të ekzistojë, në kuptimin e aktivitetit të brendshëm partiak apo në kuptimin e aktivitetit politik,” shtoi ai.

Partitë politike në Shqipëri nuk kanë vetëm probleme formale, por edhe në mënyrën se si funksionojnë për të garantuar transparencën, llogaridhënien si dhe zbatimin e statutit për zgjredhjet e brendshme. Sipas Kthupit, kjo nuk vjen vetëm për shkak të mungesës së demokracisë së brendshme, por edhe të mekanizmave ligjorë.

“Problemi më i madh i ligjit aktual është pikërisht mungesa e mekanizmave vlerësues nëse statutet e partive politike respektohen apo jo,” tha ai, duke shtuar se “demokracia e brendshme fillon me zbatimin e rregullave të përbashkëta mbi të cilat është themeluar partia”.

Në përgjithësi, statutet e partive sanksionojnë zgjedhje periodike, ku mandatet variojnë nga 3 deri në 5 vite për të gjitha organet drejtuese, por a respektohen këto afate?

“Ajo që ndodh rëndom është që pavarësisht parashikimeve statutore, pjesa dërmuese e partive politike nuk kryejnë zgjedhje periodike, pikërisht sepse ligji nuk ka parashikuar asnjë instrument, i cili e detyron partinë politike që t’i realizojë ato. Mbetet vetëm në vullnetin e organeve drejtuese të partisë ta zbatojnë ose jo statutin,” theksoi Kthupi.

Ligji aktual nuk parashikon domosdoshmërisht regjistrimin e organeve drejtuese të partisë, me përjashtim të kryetarit, gjë që sipas Krasniqit ka bërë që këto parti të sundohen nga kryetarët e tyre.

“Individët kryetarë, të cilët sundojnë partitë politike, i trajtojnë si grupimet e familjes së tyre, të biznesit të tyre, të karrierës së tyre personale, të CV-së së tyre dhe të nevojave të tyre personale,” tha Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike.

Nevojën për ndryshimin e ligjit, Krasniqi e përforcon dhe me kërkesat e Bashkimit Evropian për Shqipërinë, ku vendi duhet të përgjigjet edhe për transparencën e partive politike. Por duke qenë se këto “detyra shtëpie” janë në kapitujt e fundit, Krasniqi është pesimist se reformimi mund të bëhet së afërmi.

“Procesi i reformimit të partive do jetë i largët dhe fatkeqësisht nuk është prioritet kryesor as në dokumentet ndërkombëtare referuar Shqipërisë, por ngelet kushti i vetëm që përmes demokracive në partitë politike të kemi demokraci në Shqipëri”, përfundoi ai./Reporter.al

“Turistë, por kudo beton”/ Televizioni gjerman ARD: Shqipëria në udhëkryq

Deri kohët e fundit, Shqipëria konsiderohej si një sugjerim interesant pushimesh me plazhe të paprekura, vetmi marramendëse në natyrën e egër dhe çmime të pakrahasueshme. Por ajo kohë ka mbaruar”. Është ARD, një nga televizionet më të mëdhenj në Gjermani që ka transmetuar një dokumentar kritik për mënyrën e turizmit që ka zgjedhur të bëjë Shqipëria.

Në dokumentarin me titull “Udhëtim kritik në Shqipëri, bukuri e egër dhe beton” që lapsi.al e ka parë tregohet edhe ana tjetër e medaljes së propagandës që flet vetëm për sukseset e Shqipërisë dhe qeverisë së Edi Ramës. Në reportazhin 45-minutësh të Marko Rösseler jepet një panoramë e Shqipërisë nga veriu në jug ku natyrën unike të vendit po e vret betoni me etjen për të ndërtuar kudo.

Ndërtime në bregdetin e jugut

ARD thekson se numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë është trefishuar në dekadën e fundit duke kapur shifra në rreth 11 milionë vizitorë të huaj në vit. “Shumë për një vend që ka vetëm pak më shumë se dy milionë banorë. Por turizmi sjell rritje ekonomike dhe është shpresa e madhe e vendit ende të varfër. Tani kudo po ndërtohen kështjella të reja prej betoni” – thuhet në reportazhin e ARD.

Plehrat në liqenin e Komanit

Në reportazh thuhet se ndërtimi ka një traditë të gjatë në Shqipëri. “Për shumë dekada, vendi konsiderohej si Koreja e Veriut e Evropës, një shtet i izoluar që kishte hequr fenë dhe madje ishte shkëputur edhe nga shtetet e saj simotra socialiste.

Diktatori Enver Hoxha e gjeti veten të rrethuar nga armiq dhe kishte bunkerë të ndërtuar në të gjithë vendin. Llogariten në mbi 170 mijë” – thuhet në reportazhin e ARD, citon lapsi.al që nënvizon se “nëse betoni dikur kishte si synim të largonte pushtuesit, sot supozohet të tërheqë mysafirë”.

Kudo ndërtime

“Në të gjithë bregun, shirita çeliku ngrihen në ajër dhe hotele e ndërtesa me apartamenteve po ndërtohen në çdo vend” – citon ARD që ka parë nga afër edhe projektin e ndërtimit të aeroportit të ri të Vlorës që gjithashtu nuk u ka shpëtuar polemikave për shkak të cenimit të zonës së mbrojtur të Nartës.

“Një aeroport i ri po ndërtohet në mënyrë që bregdeti të mund të arrihet lehtësisht. Pista është duke u betonuar pranë një delte lumi, ku flamingot më parë kishin sovranitet në ajër dhe zogjtë shtegtarë ndalonin” – citon media e njohur gjermane.

“Do të ketë ndikim në popullatën e zogjve” – thotë ambjentalisti Joni Vorpsi që shton se një pjesë e tyre do të shuhet fare dhe se në këtë zonë do të ketë vetëm zogj janë të zakonshëm në çdo qytet.

Betoniere në aeroportin e Vlorës

“Aeroporti i Vlorës është një aeroport ndërkombëtar dhe është një domosdoshmëri jetike, vitale për Shqipërinë. Përballë Vlorës janë dy aeroporte, Brindisi dhe Bari dhe vetëm pak kilometra më poshtë është aeroporti i Korfuzit. Aeroporti i Tivarit në Mal të Zi ka dyfishuar kapacitetet. Të gjitha këto aeroporte nuk janë problem për zogjtë dhe vetëm aeroporti i Vlorës është problem? Kjo është e pandershme” – përgjigjet ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Dokumentari është ndalur edhe në projektin për devijimin e lumit Shushica që është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ambientalistët dhe komuniteti vendas e kanë kundërshtuar projektin.

Tuba për zhvendosjen e lumit Shushica

Një hapësirë e rëndësishme i është dhënë edhe projektit të Kushner për transformimin e ishullit të Sazanit e cila pritet të prekë edhe zonën e Pishë Poro deri në Nartë.

Ishulli i Sazanit

“Është një zonë shumë e rëndësishme për shtegtimin e shpendëve. Është një zonë që lidh kontinentin e Afrikës me Europën nëpërmjet asaj që quhet rruga e shtegtimit të Adriatikut. Edhe disa nga shpendët që kalojnë në Nartë vizitojnë edhe Gjermaninë” – thotë ambjentalisti Joni Vorpsi.

Megjithatë qeveria është e pashqetësuar për këtë pjesë.

“Turizmi sot është bërë ekonomia më e rëndësishme. Shqipëria është e vogël dhe nuk mund të mbajë qindra milionë turistë, por ne duam që ata turistë që vijnë të jenë turistë elitarë dhe ata kanë nevojë për hotele. Ne jemi shumë të hapur dhe mbështesim investitorë të rëndësishëm pavarësisht se nga vijnë përfshirë këtu edhe interesin e Jared Kushner për të investuar në Shqipëri” – përgjigjet sërish ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Kullat e Tiranës gjithashtu kanë tërhequr jo pak vëmendjen e dokumentarit gjerman.

Kullat në Tiranë

Sipas dokumentarit rrugë të reja po asfaltohen edhe pranë bunkerëve të vjetër të Enver Hoxhës, në vendpushimet bregdetare të Mesdheut, por edhe në brendësi të vendit, ku malet mbi 2600 metra të larta tërheqin turistët që preferojnë shëtitjet në këmbë.

“Gjithçka është bërë shumë, shumë më mirë” – thotë një bari i vjetër për gazetarët gjermanë. “Ne ishim të mbyllur dhe askush nuk na vinte. Sot ka turistë. Edhe ata sjellin para” – thotë duke qeshur i moshuari.
Pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë jashtë vendit si turist ai i përgjigjet: “Pse të largohem? Ky është vendi më i bukur në botë. Dhe përveç kësaj: jashtë vendit, ne shqiptarët nuk jemi turistë, por gjithmonë vetëm emigrantë.”

Këtë e thotë pa hidhërim dhe qesh.

“Në fakt, vendi po vuan nga emigracioni. Të rinjtë po largohen, veçanërisht në Gjermani dhe Itali. Pa punë, pa perspektivë, turizmi ofron mbështetjen e vetme. Por me çfarë çmimi? A do të betonohet tani parajsa? Apo ka mënyra të tjera për të fituar para nga turistët?” – janë pyetjet që ngrihen në dokumentar.

Bunker në plazh

Bariu shqiptar kishte paguar edhe pijet e gazetarëve gjermanë në lokal. “Shqiptarët krenohen me mikpritjen e tyre. Por a do të fitojnë në këtë mënyrë?” – pyet gazetari Marko Rösseler që e quan rrugëtimin e tij në Shqipëri “një udhëtim nëpër një vend që gjendet në udhëkryq”. ©LAPSI.al

Rikthimi i xhunglës dhe sifda e “regjimit” Rama- Berisha ndaj SHBA

Nga Gentian Gaba

Vizita e drejtorit të CIA në Ballkan ishte një sinjal i qartë alarmi për zhvillimet në rajon, i cili mund të kthehet në një teatër tjetër të përballjes me Rusinë. Prania e shefit të inteligjencës amerikane është gjithsesi tregues i vëmëndjes që SHBA ka për zhvillimet në këtë kënd të Europës, e natyrisht dhe i rëndësisë të rolit që luan kjo superfuqi për paqen dhe stabilitetin e vendeve që përkrahin politikat dhe vizionin, duke u treguar partnerëve se do të jenë në krah të tyre në sfidat e një bote përherë e më multipolare, e për shkak të rikthimit të multipolaritetit, përherë e më në nevojë për rend dhe siguri.

Kjo ngjarje natyrisht nuk është e shkëputur nga konteksti i gjerë botëror, i cili po pëson ndryshime përcaktuese për sa i përket balancës së pushteteve, me shtete si Rusia, Kina dhe Irani, që po përpiqen të ripërcaktojnë interesat e tyre në mënyrë antagoniste me fuqinë garnantuese të rendit aktual botëror, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtij skenari Robert Kagan, historiani dhe një nga ekspertët më të njohur dhe influent të politikës së jashtme amerikane, i ka vendosur një metaforë të gjetur, ajo e rikthimit të xhunglës.
Në librin e tij “Xhungla rritet përsëri: Amerika dhe bota jonë e rrezikuar”, Kagan komenton zhvillime thellësisht shqetësuese në mbarë globin, ndjenjën se Amerika po anon gjithnjë e më shumë drejt tërheqjes përballë një rrëmuje të tillë. Robert Kagan sqaron arsyet pse tërheqja amerikane do të ishte përgjigja më e keqe e mundshme, bazuar në një keqlexim themelor dhe të rrezikshëm të botës.

Ashtu si një xhungël që vazhdon të rritet përsëri pasi është prerë, bota ka qenë gjithmonë plot me aktorë të rrezikshëm, të cilët të lënë të pakontrolluar, kanë dëshirën dhe aftësinë për t’i bërë gjërat më keq.

Me qasjen e tij realiste Kagan argumenton se norma historike ka qenë gjithmonë drejt kaosit – se xhungla do të rritet përsëri, nëse amerikanët e lejojnë duke hequr dorë nga roli i tyre botëror.

Dhe angazhimi i SHBA-ve në dosjet e nxehta që shqetësojnë sot botën, është tregues se, xhungla që po rritet përsëri, e ka bërë të detyrueshëm mprehrjen e kosës për të mos lejuar degradimin e rendit botëror dhe avancimin e autokracive, të cilat duket se i kanë mësuar leksionet e historisë dhe po shfaqen me forma të reja, por të udhëhequra nga zakone të vjetra.

Nëse gjatë Luftës së Ftohtë përballja kishte një mbështjellje ideologjike, perdja e re e hekurt mund të jetë e mëndafshtë, por sidoqoftë mbetet aty.

Në këtë përballje, pozicionimi i vendeve si Shqipëria është i përcaktuar nga orientimi i natyrshëm kah vlerave dhe parimeve që SHBA dhe vendet demokratike mbrojnë dhe frymëzojnë. Një rreshtim që mbështetet te preferenca absolute, gati e verbër, e shqiptarëve për perëndimin, me pëlqime marramendëse në sondazhet e ndryshme për SHBA dhe BE.

Një plebishit qytetar që na mban pa hezitim në kampin e duhur në këtë luftë të re të ftohtë, por që kërcënohet herë pas here nga tekat e drejtuesve të lartë politikë, që dështojnë në detyrën historike për të ngritur institucionet shqiptare në lartësinë e atyre perëndimore, sepse nga ngecja dhe dështimi i institucioneve ata mbajnë gjallë xhunglën e tyre, në të cilën lulëzojnë ferrat që mbrojnë ekosistemin e korruptuar që ka varfëruar Shqipërinë dhe ka larguar rininë shqiptare.

Një xhungël 34 vjeçare që është krasitur herë pas herë me ndihmën e partnerëve të shqiptarëve, por që rritet sa herë politikanët e këtushëm shohin mundësinë për të avancuar interesat e tyre në kurriz të interesave të shtetit shqiptar.

Një shembull i mirë i kësaj xhungle është reforma në drejtësi, që u investua fuqimisht nga partnerët e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur nga politika, për të krijuar kushtet “sine qua non” për të patur ndarje dhe balancim të pushteteve, të cilat mbajnë në këmbë demokracinë.

Stërkëmbshat dhe përpjekjet për ta ndalur këtë reformë kanë qenë të ethshme dhe bipartizane, sepse votuesit dhe implementuesit lokal të reformës janë dhe viktimat fundore të saj. Jo vetëm sepse do të duhet të hiqnin dorë nga futja dorë në sistemin e drejtësisë, por mbi të gjitha për shkak të institucioneve të reja të kësaj reforme, SPAK dhe GJKKO, që detyrë të vetme kanë të trokasin në ato dyer ku askush nuk ka guxuar në 34 vite.

E ndonëse në publik retorika për reformën ka tingëlluar disi e ndarë në dy kampe, me forcën politike në pushtet që luante “policin e mirë”, pra mbrojtësin pakushte të reformës; ndërsa në kampin e opozitës ishin ata që luanin rolin e “policit të keq”, me sulme për njëanshmërinë e reformës dhe kapjen e saj, në thelb, tetë vite pas miratimit dhe zbatimit të ngadaltë dhe problematik të saj, mund të pohojmë se, si një lumë karstik, pakënaqësia ndaj reformës e atyre që kishin ndërtuar bashkarisht sistemin e deriatëhershëm në drejtësi ishte e njëllojtë, pa dallime, por e maskuar sipas roleve politike.

Një shembull i mirë i kësaj nuk janë vetëm problematikat për selektivitet dhe standarde të dyfishta në procesin e vettingut, që kanë qenë produkt i këmbënguljes së socialistëve për të vendosur me çdo kusht shkopinjtë në rrotat e këtij procesi të rëndësishëm, por edhe përplasja mes ish-ambasadorës Kim dhe kryeministrit Rama për drejtuesin e ri të SPAK, që do të pasonte mandatin e mefshtë të Arben Krajës, drejtuesi i parë i Prokurorisë së Posaçme.

Të gjithë kujtojmë se si Rama kishte kandidatin e tij të preferuar në garën për SPAK, madje shkoi deri aty sa përmes ministres së tij të punëve të jashtme, një tjetër subjekt i SPAK, orkestroi lajmin për largimin iminent të Juri Kim nga Shqipëria, pasi po i përfundonte mandati. Një mesazh gati mafioz për ata që do të votonin në KPK për drejtuesin e ri të SPAK, duke nënkuptuar që zonja ambasadore është e përkohshme, ndërsa pushteti i Ramës jo.

U desh vendosmëria e ambasadores Kim, e cila shkoi fisizkisht në mbledhjen e KPA, për të mos lejuar që drejtuesi i SPAK-ut të votohej përmes klientelizmit të diktuar nga Rama.

Historinë më vonë e dimë të gjithë, sepse rezultatet e Altin Dumanit flasin për të dhe vlejnë dhe si lakmues i vizionin strategjik të SHBA-ve, që përmes SPAK kërkojnë të bëjnë ata që qytetarët shqiptarë nuk bëjnë dot me votë apo përmes aktivizmit politik, të ndëshkojnë të korruptuarit dhe të reformojnë politikën.

Natyrisht mund të flasim edhe për sa e moralshme apo e drejtë është ndërhyrja e një shteti tjetër në punët tona të brendshme, për Konventën e Vjenës dhe sovranitetin e vendit, por në kushtet e rrethimit total të sistemit të zgjedhjeve, të mediave të patronazhuara nga klientelizmi dhe të përdorura si mjete shantazhi politik për përfitime ekonomike, mungesa e ndarjes së pushteteve, lidhjes së politikës me krimin, pra të një nyje gordiane që ka lidhur prej 34 vitesh fytin e demokracisë shqiptare, një shpatë që vjen nga matan Atlantikut mbetet më e preferuar se sa status quo-ja e mbajtur me dhunë.

Pra shembujt e rikthimit të xhungës, në kushtet kur ka një vullnet të qartë ndërkombëtar për ta krasitur atë në favor të një ndryshimi për mirë të Shqipërisë, janë të dallueshme, në veçanti tre vitet e fundit.

Pas shpalosjes së politikës së SHBA-së për përdorimin e sanksionimit për të ndëshkuar krimin dhe korrupsionin në rajon, duke e konsideruar kërcënim edhe për sigurinë e tyre kombëtare, ka një përpjekje të qartë për të mbrojtur ferrat e xhunglës, e udhëhequr nga Rama dhe Berisha, të cilët duan të mbajnë me çdo kusht regjimin që kanë ndërtuar bashkë në 2008-ën, për mbrojtjen e të cilit bashkuan votat jo më larg se një muaj më parë.

Sado retorika e tyre të jetë antagoniste ndaj njëri-tjetrit, sado të përbetohen se nuk bashkëpunojnë me non gratat, apo sado i shpalluri non grata përbetohet se e ka armik Edi Ramën, në fund ata gjejnë gjithmonë rrugën për të mbajtur në këmbë produktin e tyre politik, shembja e të cilit shënon fundin politik e të dyve.

Të dy u betuan përmes emisarëve të tyre se nga amnistia e votuar pak muaj më parë nuk do të përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO, por të dy gënjyen.

Të dy u angazhuan se nuk do të kenë bashkëpunim me njëri-tjetrin, të dy bashkuan votat për të mbyllur listat, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme t’i mbushin ato me pasdaran të anti-reformës së tyre, me të cilën duan të mbajnë gjallë xhunglën që SHBA po përpiqet të shkulë me rrënjë.

Përpjekja për rikthimin e xhunglës do të ketë një tjetër moment në të cilin regjimi i Ramës dhe i Berishës do të përpiqen t’i japin goditjen finale SPAK, përmes komisionit Xhafaj, qëllimi i të cilit mbetet rrethimi dhe izolimi i SPAK nën peshën e votave që të dy bashkë kanë në parlament. Vota e përbashkët për amnistimin e të korruptuarve ishte parathënia e kësaj shfaqje fuqie karshi SPAK, të cilën edhe Komisioni Europian përcolli me shqetësim në raportin për Shqipërinë.
Vota për amnistinë, ishte një mesazh si ato që japin terroistët kur marrin peng ndonjë avion, “na jepni atë që kërkojmë apo do ta hedhim në erë”.
Pra, kujdes se kemi kapur parlamentin dhe mund ta përdorim siç duam. Dhe këtë do tentojnë të bëjnë në vijim.

Mund të tingëlloj si guxim i tepruar nga ana e atyre që kanë skeletë në dollapet e pushtetit të tyre, por pikërisht kjo është bash arsyeja pse ata janë gati të dalin në sipërfaqe me regjimin e tyre, me aleancën që kanë dhe që e treguan përmes votimeve të përsëritura në parlament, sepse tani nuk kanë asgjë për të humbur.

Ata nuk duan një kopsht të lulëzuar, në të cilin ka vend për të gjithë, jo, ata duan xhunglën e tyre.

Dhe kthimi i xhunglës ka qenë një përpjekje e ethshme, qysh prej bashkëpunimit të përsëritur vitet e fundit, kur Rama mbështeti Berishën për të goditur Bashën sa herë që Berisha ishte në tapet. Pasi me Berishën përballë luajnë lojën perfekte, të reformatorit dhe gogolit, që u siguron atyre mbarëvajtje politike dhe ekonomike.

Përballë këtij kthimi të xhunglës, kundër të cilës SHBA u investua, nuk mund të qëndrojmë pasiv, duke pritur që 20 prokurorë të SPAK dhe 80 hetues të BKH-së të bëjnë punën e një shoqërie të tërë.

Mungesa e zgjatur e ambasadorit të SHBA i ka dhënë guxim të tepruar regjimit Rama-Berisha, kështu edhe fuqisë ekonomike dhe politike që ata kanë përballë kundërshtarëve të tyre.
Por kjo përballje nuk mund të jetë vetëm detyrë e 20 prokurorëve të SPAK dhe 80 hetuesve të BKH-së, por kërkon një aleancë të gjerë qytetare për mbrojtjen e demokracisë.

Tiparet e këtij fronti janë përcaktuar prej 9 shtatorit 2021.

Detraktorët e Bashës mund të mbajnë kokën mënjanë, por ende sot, kur foltorja u kthye në një aneks të PS-së, me humbje të njëpasnjëshme elektorale, me shkrirje interesash me PS-në dhe rithemelimin, me zhbërjen e angazhimeve për gjasme demokratizim të partisë dhe rrëzim brenda 6 muajve të Ramës, janë bërë pluhur, shumë pak në kampin opozitar kanë guximin për t’u përballur me Berishën, e lëre pastaj të kishin marr mbi supe peshën e rëndë të vendimit të Bashës.

Si shënjestra e preferuar e regjimit Rama-Berisha, Basha mban mbi supe kostot e një beteje të padrejtë e të pabarabartë, me investime milionëshe për ta ekzekutuar politikisht, sepse në skakierën politike mbetet një lider me përvojë dhe eksperiencë qeverisëse, i mbrujtur me idenë e politikës si shërbim ndaj qytetarëve e jo si vetëshërbim.

Nisur nga kjo përvojë, Basha ka barrën e përgjegjësisë për të tubuar të gjithë ata që duan t’i qëndrojnë përballë regjimit Rama-Berisha, në format dhe modalitetet që do të duhet të diskutohen dhe finalizohen në muajt e ardhshëm, në pritje të rekursit në Gjykatën e Lartë, që po ecën me shpejtësi të mbarë, por jo të shtrënguar nga ai vendim, për t’i dhënë formë ekipit dhe një fronti të gjerë pro ndryshimit.

Përballja do të jetë e vështirë, por si kurrë më parë, me Ramën dhe Berishën qartësisht bashkë, forcat opozitare kanë një autostradë përpara.

Ky dallim i pastër mes aktorëve në lojë, është dikotomia më e mirë për çdo fushatë politike.
Ku qartësisht në një anë ke ata që duan të mbajnë xhunglën e tyre të korrupsionit dhe të sistemit të bllokuar politik, që e ka kthyer vendin në një republikë bananesh, pa ndarje pushtetesh, pa konkurrencë ekonomike, me një president kukull dhe me një parlamanet dordolecësh, që nuk u përgjigjen qytetarëve por kryetarëve.
Në anën e kundërt mund të qëndrojnë të gjithë ata që kërkojnë një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik dhe social, që i jep fund tranzicionit dhe xhunglës që po rritet përsëri, si një karshillëk i hapur ndaj qytetarëve dhe, pse jo, ndaj SHBA-së.

VOA: Kandidati i pavarur për president, Robert F. Kennedy, shpreh mbështetjen për kandidatin Trump

Kandidati republikan për president, Donald Trump, mund të fitojë përkrahjen e një grupi votuesish të një kandidati tjetër që garon për Shtëpinë e Bardhë. Siç njofton nga Arizona, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. njoftoi të premten mbështetjen e tij për ish Presidentin Donald Trump gjatë një tubimi në qytetin Glendale ku të dy bënë fushatë së bashku.

 

Kandidati i pavarur për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr. ka njoftuar mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump.

Zoti Kennedy u shfaq në një tubim në Arizona pranë kandidatit Trump.

“A doni një president që do ta mbajë vendin larg luftërave dhe që do të rindërtojë klasën e mesme?”, tha në tubim zoti Kennedy.

Ata ndanë me publikun rastet tragjike që kanë përjetuar. Në muajin korrik zoti Trump u plagos gjatë një tentative për ta vrarë atë. Babai dhe xhaxhai i zotit Kennedy, Prokurori i Përgjithshëm Robert F. Kennedy dhe Presidenti demokrat John F. Kennedy, që të dy u vranë. Zoti Trump bëri një premtim.

“Pasi të zgjidhem, do të krijoj një komision të ri të pavarur për të hetuar tentativat për vrasje, i ngarkuar me publikimin e të gjitha dokumenteve të mbetura në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy”, tha zoti Trump.

Kur Robert F. Kennedy shpalli kandidaturën si i pavarur, anëtarët e familjes dolën në fushatë kundër tij duke mbështetur dyshen demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

“Rizgjidhni Biden dhe Harris”, u shpreh në atë kohë motra e zotit Kennedy, Kerry.

Kandidati Kennedy është një figurë e debatueshme që ka vënë në dyshim vaksinat, dhe ka mbështetur teoritë e konspiracionit për sulmin e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

Babai i zonjës Mary Jo O’Rurke ka punuar për Presidentin John Kennedy në vitet 1960.

“Jam mbështetëse e vendosur e Kennedit. Mendoj se është koha që kandidati Kennedy të tërhiqet nga gara dhe të shijojë pjesën tjetër të jetës së tij”, tha mbështetësja e zonjës Harris.

Partia Demokrate pretendon përmes një deklarate se sondazhet tregojnë se “një pjesë e vogël e votuesve që mbështesin zotin Kennedy po ndahen mes Nënpresidentes Harris dhe republikanit Trump”.

Disa analistë thonë se mbështetësit e zotit Kennedy mund të mos votojnë fare. Të tjerët parashikojnë një mbështetje afatshkurtër për zotin Trump.

“E ndihmon paksa Donald Trumpin. Në përgjithësi do të jetë një garë e ngushtë mes dy kandidatëve, dy partive. Vota e të pavarurve do të ketë rëndësi vetëm në shtetet fushëbetejë”, thotë John Fortier nga Instituti American Enterprise.

Mbështetësit e zotit Trump e mirëpresin vendimin e zotit Kennedy.

“Ata po tregojnë se partia e xhaxhait dhe babait të tij, e familjes Kennedy, nuk është më e njëjta parti”, thotë Karen Preul, mbështetëse e kandidatit Trump.

“Shohim dy amerikanë që qëndrojnë së bashku dhe në të vërtetë duan atë që është më e mira për ne”, thotë Nathaniel Parson një mbështetës republikan.

Në të kaluarën, të dy ata e kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin. Por siç është vënë re gjatë këtij viti zgjedhor, armiqtë e dikurshëm ndryshojnë qëndrimin kur largohen nga gara./VOA

Hetimet ndaj Kurum, dyshime për përfshirje në trasportin e mbetjeve toksike, Prokuroria sekuestron dokumentat

Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për skandalin e transportit të mbetjeve që dyshohet se janë toksike dhe ndodhen në dy anije në rrugën e kthimit drejt Shqipërisë.

Burime të VNA bëjnë me dije se veç marrjes në pyetje të Gjovana Sokolajt, administratores së kompanisë Sokolaj shpk që ka kryer transportin, Prokuroria e Durrësit ka nisr hetimet dhe për kompaninë KURUM. Janë sekuestruar ndërkohë dhe dokumentacioni i kompanisë Sokolaj, KURUM, Doganës së Durrësit sikundër është nisur letërporosia për dokumentacionin e kompanisë DS minerals d.o.o në Kroaci, edhe kjo në pronësi të Gjovana Sokolajt. Nëpërmjet kësaj kompanie është kryer transporti final dhe analizat e kampioneve të mbetjeve qé Sokolaj pretendon se janë oksid hekuri (siç është shkruar dhe në dokumentacionin shoqërues) por që dyshohet se janë mbetje toksike të prodhurata nga KURUM.

Alarmi që këto mbetje toksike janë nisur nga Porti i Durrësit u dha para dy javësh nga organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit. Në Shqipëri ka veç pak ditë që skandali ka nxitur reagimin e qeverisë. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk do të pranojë apriori kthimin e anijeve në Shqipëri, ndërsa KURUM me publikimin e skandalit ka mbyllur fabrikat duke ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratat me 500 punëtorë.

Vijimi i hetimeve pritet të hedhë dritë mbi këtë skandal. Transporti i mbetjeve të dyshuara si toksike me gjasë ka vite që ndodh dhe në shumë raste qeveria ka mbyllur njërin sy përballë këtij fakti duke mbrojtur interesat e KURUM. Mesa duket dinamikat e reja të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë bërë që Edi Rama të mos jetë më aq i kujdesshëm ndaj interesave të kompanisë turke KURUM që mesa duket po shkon drejt marrjes së përgjegjësisë më të madhe për transportin ilegal të mbetjeve toksike./ VNA

Statistikat dhe Demografia e Shqipërisë ndër vite/ Popullsia më e lartë në 1990, demokracia solli ulje të saj

Demografia e Shqipërisë monitorohet nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT).

Instituti ka kryer regjistrime demografike që nga viti 1924.

Regjistrimi i fundit në Shqipëri u krye në 2023, ku rezultojnë 2.4 milionë, rreth 400 mijë më pak nga censusi i parafundit.

Statistikat e para zyrtare të popullsisë për Shqipërinë ishin regjistrimi i vitit 1923, kur vendi kishte gjithsej 823,000 banorë. Regjistrimet e mëparshme të kryera nga Perandoria Osmane, ende nuk janë në dispozicion. Një ndryshim në kufijtë administrativë në vitin 1913 bëri krahasime të ndërlikuara të periudhave të ndryshme.

“Maddisoni” nga 2001, vlerëson se në Shqipëri rreth 200,000 njerëz jetuan deri në vitin 1600 dhe popullsia u rrit në 300,000 nga 1700, duke nënkuptuar një normë mesatare vjetore rritjeje prej 0.4% në atë periudhë. Megjithatë, rritja e popullsisë u përshpejtua nga shpallja e pavarësisë në vitet 1912-1944 në 0.7% në vit. Kjo ishte pjesërisht për shkak se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të lindjeve dhe shkallën më të ulët të vdekjeve në Evropë në atë kohë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat e rritjes së popullsisë të ndjekur nga qeveria komuniste dhe një jetëgjatësi e madhe, nxitën një rritje vjetore prej 2.5 përqind për 45 vitet e ardhshme. Rritja e tensionuar burimet ekonomike gjatë komunizmit në një mënyrë Malthusianizëm që çoi në rënien e regjimit dhe emigrimit të rreth 20-25 për qind të popullsisë në dy dekadat e ardhshme.

Shqipëria përjetoi një tranzicion demografik nga vitet 1960, kur normat e lindjeve të papërpunuara filluan të ngadalësonin, pavarësisht nga një politikë qeveritare që kërkoi rritjen e popullsisë. Pas viteve 1990, popullsia tregoi një rënie mesatare prej rreth 0.3 për qind në vit, shkaktuar nga emigrimi.
Në regjistrimin e vitit 2001, popullsia u zvogëlua në 3.023.000 nga afërsisht 3.3 milion në vitin 1990.

Popullsia e përhershme e Shqipërisë në regjistrimin e vitit 2023 kishte arritur në 2.41 milion.

Dendësia e popullsisë ishte 105 banorë për kilometër katrorë dhe jetëgjatësia e përgjithshme në Shqipëri në lindje ishte 78 vjet në vitin 2011.

Për herë të parë në historinë e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, popullsia në zonat urbane ishte (53.7%) ishte më e madhe se popullsia e zonave rurale (46.3%).

Gjuha shqipe është gjuha zyrtare, por gjuhët e pakicave përdoren zyrtarisht në disa njësi të qeverisjes vendore. Shqipëria shpallet si gjuhë amtare me 98.76% të popullsisë. Populli shqiptar konsiderohet populli më poliglot në Evropë.

Në përgjithësi Shqiptarët flasin më shumë se dy gjuhë, të cilat janë frëngjisht, greqisht, italisht dhe anglisht, të cilat po rriten për shkak të kthimit të migracionit dhe komuniteteve të reja greke dhe italiane në vend.

Sipas Censit të 2023, të kryer nga INSTAT, 1,101,718 (45.86%) e banorëve në Shqipëri janë myslimanë, 201,530 (8.38%) katolikë, 173,645 (7.22%) ortodoksë, 115,644 (4.81%) bektashinj, 9,658 (0.4%) ungjillorë, 3,670 (0.15%) besimtarë që i perkasin besimeve të tjera, 332,155 (13.82%) besimtarë pa denominim, 85,311 (3.55%) ateistë dhe 378,782 (15.76%) të padeklaruar.

Shqipëria ka një Indeks të lartë të Zhvillimit Njerëzor prej 0.764, duke u renditur i 75 në botë në vitin 2016.

Në vitin 2016, Shqipëria kishte një popullsi totale prej 2,886,026 milion, 1,461,326 milionë janë meshkuj dhe 1,424,700 femra. Përndryshe, 42,922 banorë janë larguar nga Shqipëria dhe në të njëjtin vit numri i emigrantëve në vend ishte 25,846.

Nga viti në vit, numri i lindjeve zvogëlohet, në vitin 2017, vendi regjistroi 30.869 lindje, rreth 1.000 më pak se në vitin 2016, dhe 5,000 më pak se në vitin 2014.

Ky është niveli më i ulët prej nga fillimi i regjistrimit të statistikave të lindjeve, që nga viti 1930.

Në këtë mënyrë edhe plakja e popullsisë shqiptare është përshpejtuar. /Alfapress

Gara e akademive në Europë, Reali është më i miri/ Ja klasifikimi

Cili klub ka akademinë më të mirë të të rinjve në Europë? Përgjigja nuk është shumë e thjeshtë, pasi kriteret që përdoren janë të ndryshëm dhe të shumëllojshëm. Por sipas një studimi të “CIES” (Observatori i futbollit), Reali i Madridit është klubi eksporton më së shumti futbollistë nga akademia me një total prej 67 lojtarësh, duke lënë pas Barcelonën, e cila ka nxjerrë gjithsej 64 lojtarë nga akademia e saj nga “La Masia”.

 

Observatori i Futbollit CIES ka prodhuar një raport që detajon numrin total të lojtarëve të rinj që luajnë në 58 ligat kryesore në mbarë botën. Në këtë renditje kryeson akademia e Realit të Madridit (“La Fabrica”) me 67 lojtarë të Valdebebas, e ndjekur nga Barça me 64 dhe kompleton podiumin me 61 futbollistë akademia e Ajaksit në Holandë.

Është kurioz fakti që dy klube portugeze si Benfika – e pesta me 59 lojtarë të rinj – dhe Sportingu – i shtati me 55 – janë në top 10. Cërvena Zvezda dhe Partizani i Beogradit në Serbi dhe Dinamo e Zagrebit në Kroaci janë eksponentët e akademisë së të rinjve më pjellorë të ishJugosllavisë. Ka vetëm një përfaqësues nga Premier Liga dhe ai është Mançester Siti, i cili vitet e fundit dhe sidomos që nga ardhja e Guardiolës ka bërë një angazhim të madh për ekipin e të rinjve deri në atë pikë sa tashmë janë 42 futbollistë që kanë dalë nga radhët e të rinjve të Sitit e luajnë në ligat kryesore.

lojtaret e akademive