37.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Shifra alarmante/ Në 55 nga 61 bashki, numri i popullsisë pësoi rënie drastike

Harta e re e popullsisë që doli nga Cens 2023 tregon se në bashkitë e Veriut, investimet duhet të përqendrohen në arsim, kurse në Jug te të moshuarit. Përqendrimi i lartë i popullsisë në Tiranë-Durrës shtron nevojën për investime më të mëdha në infrastrukturë, teksa sektori i arsimit duhet të reformohet krejtësisht në ofrimin e shërbimeve. Pesë bashki kanë më pak se 5 mijë banorë, ndërsa një e katërta e bashkive (15) kishin më pak se 10 mijë banorë. Në 7 bashki, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jeton 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashki e tjera jeton 48% e popullsisë. Nevojat e reja në arsim, shërbime dhe infrastrukturë

Institucionet publike të vendit do të duhet të lexojnë me vëmendje hartën e re të popullsisë të Cens 2023, për të riformatuar politikat arsimore, shërbimet sociale dhe sidomos investimet në infrastrukturë.

Qendrat e mëdha, sidomos Tirana dhe Durrësi, që nga viti 2011 janë shtuar më tej, teksa investimet në infrastrukturën e këtyre qyteteve nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm.

Të dhënat e reja tregojnë se në Bashkinë e Tiranës jeton një e katërta e popullsisë nga një e pesta në vitin 2011. Në Durrës jeton 6.4% e popullsie së vendit nga 6.3% më 2011, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera, popullsia ka pësuar rënie.

Në shumë prej tyre sinjalizohet mbyllja e shkollave për shkak të rënies së numrit të fëmijëve dhe në shumë të tjera duhet të investohet në rrjetet e shërbimeve sociale për moshat e vjetra.

Kryesisht në Bashkitë e vogla të Jugut dhe Juglindjes, Himarë, Finiq, Pustec, Dropull, Selenicë, Libohovë, raporti i varësisë së të moshuarve (përqindja e popullsisë +65 ndaj forcës së punës) është shumë i lartë me mbi 50%.

Të dhënat tregojnë se, qeveria duhet të rrisë investimet në arsim në qytetet e Veriut, Hasit, Kukësit, Dibrës, Kamzës dhe të shtrijë shërbimet për të moshuarit në Jug të vendit.

Bizneset do ta kenë më të lehtë të gjejnë punonjës në Tiranë pasi popullsia në moshë është e përqendruar në këtë rajon.

Pasi zgjati zbulimin e të dhënave paraprake së paku me 6 muaj në krahasim me vitin 2011, INSTAT nuk publikoi një nga të dhënat më të rëndësishme të Cens 2023, popullsinë që banon në zonat rurale dhe ato urbane, teksa më shumë se gjysma e botimit të parë të Cens ju kushtua nivelit arsimor të popullsisë së paaftë për punë.

Urbanisti Gent Kaprata tha se të dhënat e censit nxorën në pah atë që urbanistët kishin lajmëruar. Ritmet e larta të ndërtimeve në Tiranë nuk justifikohen me popullsinë rezidente nga Censi 2023. Ai tha se në të gjithë vendin janë investuar në apartamente e shtëpi që nuk duhen rreth 40 miliardë euro.

Në një intervistë të posaçme të mëparshme për “Monitor”, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, tha se reduktimi i popullsisë dhe jo vetëm, pasi struktura e popullsisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, me zvogëlimin e raporteve të varësisë së të rinjve dhe rritjen e raportit të varësisë së të moshuarve, mund të ketë ndikime të shumta dhe komplekse në treguesit zyrtarë të vendit, si dhe në shërbime të ofruara, sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor parësor, skemën e pensioneve, zhvillimin urban, etj.

Bashkitë që rrezikojnë të shuhen

Reforma e re territoriale e vitit 2014 reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore nga rreth 370 në 61 bashki. Ish-komunat u shndërruan në njësi administrative dhe shërbimet publike të fshatrave u përqendruan në qytete.

Zhvendosja e shumë shërbimeve në qendrat e katër rajoneve është bërë shkak për imigrim të brendshëm të popullsisë, duke ndikuar që disa bashki të vogla të reduktohen edhe më tej në numër popullsie.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se popullsia mesatare për një bashki ra me 39,337 banorë, nga 45,885 më 2011 me një reduktim 14.1%. Por për disa bashki, reduktimi ka qenë më i fortë.

Pesë bashki të vendit, Pusteci, Libohova, Këlcyra, Fushë-Arrëzi dhe Konispoli kishin më pak se 5 mijë banorë, ndërsa një e katërta e Bashkive (15) kishin më pak se 10 mijë banorë.

Nga ana tjetër, vetëm 5 bashki kanë më shumë se 100 mijë banorë, Tirana me 598,176, Durrësi me 153,614, Shkodra me 102,434 dhe Fieri, me 101,963 banorë.

Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e Cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër, rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.

Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës, me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës, me 43%.

Në anën tjetër, popullsia e Bashkisë së Dropullit rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45%, Bashkia e Sarandës me 11% dhe ajo e Tiranës, me 7.3%.

Popullsia sipas bashkive tregon se Shkodra ka pësuar rënien më të madhe në numër. Në Bashkinë e Shkodrës, në tetor 2023, u numëruan 102,434 banorë nga 135,612 banorë në vitin 2011.

Shkodra është kryeqendra e Veriut dhe një nga qytetet më të mëdha shqiptare me rëndësi sa i përket kulturës, historisë dhe pozitës gjeografike.

Gjithashtu Bashkia e Shkodrës është nga më të pasurat me burime natyrore dhe me potencial të lartë zhvillimi. Por të gjitha këto përparësi nuk kanë mjaftuar për largimin e banorëve.

Pas Shkodrës, rënien më të madhe të popullsisë në numër e kishte Elbasani me rënie 26,613 persona ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023 në këtë qytet u numëruan 115,101 banorë nga 141,714 të tillë që ishin në cens 2011.

Bashkia e Durrësit u pakësua me mbi 21 mijë banorë. Elbasani dhe Durrësi janë pjesë e zonës metropolitane. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë më shumë mundësi punësimi se në rajonet e tjera me periferike.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga viti 2011 deri në 2023.

Rritja e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet, të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Të dhënat e cens 2023 tregojnë se ka rritje të ndjeshme të popullsisë në bashkitë ku dominon minoriteti grek. P.sh. në Bashkinë e Dropullit në vitin 2023 u numëruan 8259 banorë, ndërsa në vitin 2011, vetëm 3503 banorë.

Teksa popullsia e gjithë vendit është pakësuar me të paktën 14.8% nga 2011 në 2023, në Bashkinë e Dropullit popullsia është rritur me 135%.

Gjithashtu popullsia në Bashkinë e Himarës në vitin 2023 rezultoi 45% më e lartë se në vitin 2021. Në këtë bashki nga të dhënat e Cens 2023 rezultuan 8328 banorë, nga 5738 banorë që ishin në vitin 2011.

Në Bashkinë e Sarandës, popullsia ndërmjet dy censeve u rrit me 11.8% ose me 2386 banorë më shumë.

Nga 61 bashki, vetëm në 6 bashki popullsia shënoi rritje ndërmjet censeve, ndërsa në 55 prej tyre ishte në rënie.

Përveç bashkime me popullsi minoritare dhe Tiranës, rritje ka shënuar edhe popullsia e Bashkisë së Beratit (+2201 banorë) dhe Dimalit (840 banorë)./ Monitor.al

Shifra alarmante/ Në 55 nga 61 bashki, numri i popullsisë pësoi

“Pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të armëve”, dalin pamjet nga arrestimi në Kolumbi i Admir Tutajt

Dalin pamjet nga arrestimi i Admir Tutajt në Kolumbi, operacion i cili u organizua ditën e premte më 23 gusht.

Në foto duket Tutaj i prangosur dhe i shoqëruar nga efektivët.

Arrestimi i tij u bë pasi ishte person i shpallur në kërkim nga Gjykata Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nën akuzën e trafikut të armëve.

Mediat kolumbiane raportojnë se Tutaj drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen në treg të zi të armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë , të cilat përdoreshin nga grupet mafioze shqiptare.

“Pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të

Arrestohet në një aeroport në Francë themeluesi i Telegram, Pavel Durov

Themeluesi i aplikacionit Telegram, Pavel Durov thuhet se është arrestuar në aeroportin francez.

 

Pavel Durov, miliarderi bashkëthemelues dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit të mesazheve Telegram, u arrestua në aeroportin Bourget jashtë Parisit të shtunën në mbrëmje.

Durov po udhëtonte në avionin e tij privat, ndërsa ishte shënjestruar nga një urdhër arresti në Francë.

39-vjeçari mësohet se po udhëtonte nga Azerbajxhani dhe u arrestua rreth orës 20:00 me orën lokale.

Sipërmarrësi me origjinë ruse jeton në Dubai, ku është vendosur Telegram, dhe ka shtetësi të dyfishtë të Francës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Durov, i cili vlerësohet nga Forbes të ketë një pasuri prej 15.5 miliardë dollarësh, u largua nga Rusia në vitin 2014 pasi refuzoi të përmbushte kërkesat për mbylljen e komuniteteve të opozitës në platformën e tij të mediave sociale VK, të cilën ai e shiti.

Mësohet se Ambasada e Rusisë në Francë po ndërmerr “hapa të menjëhershëm” për të sqaruar situatën.

Duke cituar një përfaqësues nga ambasada ruse në Francë, TASS raportoi se nuk kishte pasur asnjë apel nga ekipi i Durovit në ambasadë, por se po ndërmerrte hapa “të menjëhershëm” në mënyrë proaktive.

Durov dhe vëllai i tij Nikolai themeluan aplikacionin e mesazheve në vitin 2013 dhe ka rreth 900 milionë përdorues aktivë.

Debutim dinjitoz i Kumbullës, mbrojtësi shqiptar impresionon tifozët e Espanjolit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Espanjollit në duelin ndaj Real Sociedadit, të vlefshëm për javën e dytë të La Ligës. 

 

Edhe pse skuadra e Kumbullës, u mposht me rezultatin 0-1, pas golit të Kubos në minutën e 80-të, mbrojtësi shqiptar, ishte një nga futbollistët më të spikatur në fushë, teksa impresionoi tifozët e Espanjolit, me debutimin e tij dinjitoz.

komentet

Kjo gjë u pasqyrua edhe nga komentet e shumta pozitive që fansat e Espanjolit bënë në rrjetet sociale, duke evidentuar Kumbullën si një nga më të mirët në fushë për skuadrën vendase së bashku me mesfushorin Kral. 

kumbulla2

24-vjeçari shqiptar bëri diferencën në raport me mbrojtësit e tjetër të Espanjolit.  Duelin e radhës skuadra e Kumbullës do e luajë në transfertë ndaj Atletiko Madridit.  

kumbulla3

 

Tentoi të hidhej nga ura në lumin Buna për t’u vetëmytur

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Shkodër, ku një 49-vjeçar ka tentuar të hidhet nga ura në lumin Buna për t’u vetëmbytur.

 

Blutë bëjnë me dije se Patrulla e Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej në lum.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, efektivët kanë mundur të parandalojnë 49-vjeçarin me iniciale V. N., i cili më pas është shoqëruar në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Tentoi të hidhej nga Ura në lumin Buna, për tu vetëmytur ndërhyrja e menjëhershme e Patrullës së Qarkullimit Rrugor që ishte me shërbim në territor, parandalon ngjarjen e rëndë.

Sot më datës 23.08.2024, Patrulla e Qarkullimit Rrugor  gjatë patrullimit në territor ka konstatuar një shtetas te Ura e Bunës që kryente lëvizje të dyshimta dhe tentonte të hidhej nga Ura në lumin Buna.

Patrulla e Qarkullimit Rrugorë e DVP Shkodër ka njoftuar forcat ”Shqiponja” dhe  shkuan menjëherë te qytetari që tentonte të hidhej në lumë.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u parandalua  ngjarja dhe 49 vjeçari V. N, u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

Hamleti – princ i vetëdijes njerëzore

Nga Yzedin Hima

“Pas Jezusit, Hamleti është figura më e cituar në vetëdijen perëndimore; askush nuk i lutet atij, por askush nuk e shmang atë për shumë kohë” Harold Blum
Në Shqipëri Shekspiri ka zbritur relativisht vonë dhe mjaft gjenerata nuk i takuan tekstet e shkrimtarit gjenial, që me artin e tij ndikoi fort në vetdijen e qytetërimit perëndimor dhe atij botëror. Krahas faktorëve të jashtëm dhe atyre të brendshëm, që ndikuan në prapambetjen e këtij vendi, mund të rendisim edhe si të dorës së parë mungesën e gjuhës së shkruar, librave, shkollimit dhe … mungesën e leximit të veprave të Shekspirit nga gjenerata të tëra, deri në çastin kur imzot Fan Noli, ndoshta si politikan e jo si kulturolog, gjykoi se ky vend mund të bëhej më i mirë, më i qytetëruar, më europian, pikërisht nëse banorët e tij do të lexonin Uilliam Shekspirin, gjeniun e letërsisë. Dhe iu vu përkthimit të veprave shekspiriane.
Faik Konica, një nga mendjet më të kultivuara ndër shqiptarët, pas shpalljes së pavarësisë, shkroi: E bëmë Shqipërinë, tani duhet të bëjmë shqiptarët! Ky shqiptar i madh, i dallonte qartë, më qartë se kushdo virtytet dhe veset e shqiptarëve, sikurse Bajroni, romantiku i shquar euripian, shkroi: /Të rreptë bijt’ e Shqipes! Po vetitë / Nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira./
Edhe sot, krahas reformave që na sugjeron Brukseli në legjislacion, ekonomi, qeverisje vendore dhe qendrore, kërkon reformim të shkollës sonë dhe afrim të saj me atë europiane, e kur thotë këtë, ka lënë si detyrë të nënkuptuar edhe … leximin dhe studimin e Shekspirit për të ndërtuar vetëdijen europiane, gjë të cilën perëndimi ka kohë që e ka bërë dhe vazhdon ta lartësojë.
Po si ka ndikuar Shekspiri në qytetërimin perëndimor, në ridimesionimin e njeriut, substancës së tij? Harold Blum, kritik i famshëm dhe shekspirolog amerikan, në veprën e tij “Shekspir: shpikja e njeriut”, shkruan se ndikimi i veprës së Shekspirit është pranë ndikimit të Biblës, për nga përmasat, teksa nënvizon: “Shekspiri është autori i parë universal, që ka zëvëndësuar Biblën me vetdijen e sekularizuar.”; apo ” Pas Jezusit, Hamleti është figura më e cituar në vetëdijen perëndimore; askush nuk i lutet atij, por askush nuk e shmang atë për shumë kohë.” Dikush mund të mendojë se edhe në perëndim jo të gjithë e lexojnë Shekspirin. Mund të shtonim si përgjigje se edhe Biblën nuk e kanë lexuar dhe nuk e lexojnë të gjithë, por shumë besojnë te kristianizmi. Edhe Shekspirin, vërtetë nuk e kanë lexuar dhe nuk e lexojnë të gjithë, por tekstet shekspiriane tashmë, sikurse shkruan Blumi, e kanë krijuar njeriun, që përcillet ndër gjenerata te njeriu.
Hamleti, figura më e madhërishme e krijuar nga pena e një shkrimtari, është njeriu që ka lindur tepër herët, në shekullin X, ndërkohë që ka shijet, ndjeshmërnë, mendjen brilante të njeriut të sotëm dhe atij të nesërm. Gjenia e Shekspirit qendron pikërisht se te Hamleti projektoi njeriun modern të shekujve që do të vinin, njeriun që përbuzi botën e bërë pis nga vesi dhe shëmtia e sjelljeve njerëzore. Tek ai jeton dhe Oresti eskilian, që mëton hakmarrjen për babanë e vrarë mizorisht, por që është ridimesionuar në substancë për të dialoguar me lexuesit dhe shikuesit e të gjitha kohrave nën emrin Hamlet, larg primitivizmit orestian. Them për të dialoguar sepse tragjedia “Hamlet” është e mbushur plot me pyetje dhe përgjigjet e tyre lexuesi i gjen në tekst dhe te vetja.
Princi Hamlet është qytetari i parë i Europës, që synonte të jetonte estetikisht, ndaj edhe krimin, zvetënimin njerëzor, ai e shikonte si shëmti e deformim të njeriut, krijesës më të përsosur, që baret mbi tokë. Dikush mund të thotë se europianët e parë, që u përpoqën të jetonin estetikisht, qenë fiset helene, dhjetë shekuj para Jezu Krishtit, të cilët luftuan dhjetë vjet me Trojën dhe trojanët për shkaqe estetike: donin t’i kthenin hapësirës helene bukurinë e grabitur, Helenën. Mund të jetë shkak i stisur, por i mrekullueshëm: një popull, në mug të qytetërimit lufton dhjetë vjet për të bukurën. Natyrisht, që Shekspiri u ndikua nga letërsia antike greke.
Në tragjedinë “Hamlet” ridimesionimi i njeriut ose shpikja e njeriut, siç e përcakton Harold Blumi, duket qartë edhe në këtë fragment: “Çfarë vepre është njeriu! Sa bujar nga arsyesja! Sa i pakufishëm nga zotësitë! Nga shtati dhe nga lëvizjet, sa i hijshëm dhe sa i çuditshëm! Nga veprimi si ëngjëll! Nga kuptimi si perëndi! Xhevahir i botës ! Kurora e gjërave të gjalla.”
Duke u lexuar gjatë katër shekujve, duke u shfaqur në teatrot e qyteteve, për shkak të katarsisit, ndikimit të artit të madh, gjeneratat njerëzore lëvizën drejt humanizmit, drejt arsyes, drejt së bukurës, duke lënë pas urrejtjen, dhunën, krimin, shëmtinë. Ngadalë, por pa ndërruar drejtim. Po a ka patur rënie, degradim, përbaltje? Një gjeni si Shekspiri i ka parandjerë të gjitha, kur shkruan: “Ardhka një kohë, kur virtyti u dashka t’i kërkojë ndjesë vesit.”
Kjo kohë përsëritet herë pas here në historinë njerëzore. Fashizmi, nazizmi, komunizmi, kanë qënë triumfe të Vesit në dimesione të tmerrshme, ku Virtyti u dënua, u dëbua, u masakrua. Kur Vesi triumfoi, Hamleti, për të shënuar përmasat e së keqes, thërret në ndihmë Turpin dhe i drejtohet: “O turp! Ku e ke skuqjen?! Kjo pyetje retorike përvijon përmasat e së keqes, që ka pushtuar botën dhe substancën e saj, njeriun. Edhe turpit duhet t’i vijë turp dhe të skuqet nga rënia dhe e keqja.
Në përmasa të vogla përherë ka një luftë të heshtur midis virtytit dhe vesit, ku herë triumfon njeri, e herë tjetri, brenda njeriut dhe shoqërisë. Hamleti, ose vetdija njerëzore, u rrëfen njerëzve se ku po shkojnë.
Në vendin tonë, si vend ku Shekspiri “shkeli” mjaft vonë, Virtyti shpesh e më shpesh i ka kërkuar ndjesë Vesit: “Më fal, o Ves, që edhe unë rastësisht u gjenda në këto troje dhe u përballa me ty!” Edhe sot e gjithë ditën në trojet tona Virtyti ka ndrojtje t’i dalë përballë Vesit, i cili shfaqet sasior dhe shpesh i veshur me të tëra pushtetet, përveç pushtetit të virtytshëm.
Hamleti nuk e shikon rrjedhojën e të keqes, vesit, vetëm mbi shpatullat e tij, por e shikon atë si një të keqe globale. Kur vesi, krimi, hipokrizia, babëzia, etja për pushtet e kanë zvetënuar njeriun, njerëzit, atëherë i gjithë vendi, bota ka humbur drejtpeshmin dhe po shkon për dreq, ndaj ai ka kurajon të përballet me botën dhe t’i drejtohet plot kurajë: /“Turn back, dull earth, / and find they center out!”/(Botë e shurdhët, ktheu pas dhe gjej drejtpeshimin!)
Hamleti, kur thotë: “Kjo botë u shthur, o prapësi o dreq, unë paskam lindur të të ndreq!”, zotohet para njerëzimit të të gjitha kohrave për diçka sublime: do ta ndreqë botën pikërisht te substanca e saj, te njeriu, dhe njeriun te substanca e tij, duke ia ndriçuar së pari mendjen dhe pastaj edhe shpirtin. Po a e mbajti Hamleti zotimin e tij?! Po. Bota sa vjen e bëhet më njerëzore, më e lirë, më e bukur, më e jetueshme dhe ndikimi hamletian ka vendin e tij në këtë progres. Hidhini një sy në vendet ku Hamleti nuk “shkeli” dhe nuk “predikoi.” Ato ende jetojnë kohërat para shekspiriane.
Hamleti shpejton për të ndrequr botën, sepse e di se jeta është mjaft e shkurtër, ndërsa mundësitë e njeriut të pakufishme. Ai ka vënë bast me kohën kur shprehet: “Koka më zien nga idetë, nuk e di a do të kem kohë për t’i vënë në jetë!” Sfida me kohën është sfida e kohëve moderne për mendjet e ndritura. Gjithashtu Princi Hamlet tmerrohet nga harresa njerëzore, pluhuri i së cilës ka zbehur dhe tretur qytetërime të tëra. Ai jeton njëherësh në tre dimesione kohore: të shkuarën, kohën e tashme dhe të ardhmen, ndaj shpreh frikën nga e ardhmja: Sa emër të plagosur do të lë/ Në mbetshin punët të panjohura…/
Hamleti vëren botën e kohës së tij dhe botën e së ardhmes edhe në detaje. Kur shohim sot reklamat e parukerive, që konkurojnë kafenetë, na vjen ndër mend shprehje e mprehte e tij, kur i drejtohet Ofelisë: “Zoti u dha një fytyrë, por ju krijoni një tjetër.” Hidhni një sy vajzave dhe grave tona: ato janë të bukura me fytyrën e dhënë nga Zoti në të gjitha ditët e vitit, me përjashtim të ditës, kur dalin nga parukeritë.
Te Shekspiri, falë gjenialitetit të tij, i takojmë të gjitha dukuritë e nyjëtimit të tekstit, të cilat do të shfaqen gjatë shekujve që do të vijojnë pas tij. E takojmë ekzistencializmin, katër shekuj para se ai të shfaqej si dukuri letrare në Europën e shekullit XX – të: “Të jesh a të mos të jesh, kjo është çështja”, apo absurdin në këto radhë po nga tragjedia “Hamlet”: “Një njeri mund të zërë peshk me krimbin që ka ngrënë një mbret dhe të hajë peshkun, që u ushqye me atë krimb”.
Kam bindjen se tekstet shekspiriane kanë kuptime të kodifikuara gjithkohore. Këto tekste presin lexuesin e kohrave për t’u dekodifikuar pambarimisht. Kur i lexon sot duken sikur janë shkruar jo para katër shekujve, por jo më larg se dje. Besoj se “dialogimi” me lexuesit e kohrave që do të vijnë do të jetë edhe më estetik se sa leximi i sotëm herë herë qëllimor.
Gjenia e Sheksipirit e ka mahnitur aq shumë kritikun amerikan Harold Blum, sa ky shprehet: “Nëse ndonjë autor është bërë një perëndi i vdekshëm, ky duhet të jetë Shekspiri.”

Zbrazen periferitë, 52% e popullsisë jeton në 7 qytetet e mëdha

A young man is holding a magnifying glass in his hand, looking at statistic figures - a business concept on the subject of sampling and selecting the right target group and examining it

Nga Censi 2011 deri në Censin 2023, popullsia u tkurr me rreth 420 mijë banorë duke arritur në 2,402,113, nga rreth 2,820,000 që ishte në vitin 2011.

Në përgjithësi, numri i popullsisë që banon në vend u reduktua me 14.8%, por imigrimi i brendshëm ka bërë që popullsia e mbetur të përqendrohet në qytetet kryesore, teksa ka rënë ndjeshëm popullsia në qytetet periferike.

Në 7 bashkitë e vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jetonte 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashkitë e tjera jeton 48% e popullsisë.

Në vitin 2011, në 7 bashkitë e mëdha jetonte 47% e popullsisë.

Kryeqyteti ka rritur më tej peshën ndaj popullsisë totale, pavarësisht se numri i popullsisë në kryeqytet është rritur më pak se të dhënat zyrtare para censit.

Në Tiranë, në vitin 2023, u numëruan gjithsej 598,176 banorë ose rreth 40 mijë banorë më shumë se në vitin 2011.

Në 12 vitet ndërmjet dy censeve Tirana është shtuar me rreth 3300 banorë në vit, ose shumë herë më pak se projeksionet e Bashkisë së Tiranës, e cila dha lejet e ndërtimit vitet e fundit, bazuar me një shtesë vjetore të popullsisë në kryeqytet me mbi 16 -20 mijë banorë në vit.

Po nga ana tjetër, në Tiranë jeton gati 26% e popullsisë së vendit, në vitin 2011 në kryeqytet jetonte 19% e popullsisë. Gjithashtu në Durrës, në vitin 2023 jetonte 6.4% e popullsisë, nga 6.3% në vitin 2011.

Në disa qytete, pesha e popullsisë ndaj totalit ka pësuar rënie të ndjeshme ndërmjet dy censeve. P.sh. në Shkodër në vitin 2023 jetonte 4.3% e popullsisë nga 4.8% në vitin 2011. Secila nga 30 bashkitë e vendit ka peshë më pak se 1% të popullsisë totale.

Urbanisti Kaprata tha se përqendrimi i lartë i popullsisë në zonat e mëdha urbane sjell ndërlikime negative në cilësinë urbane të jetesës, modelin ekonomik, strukturën sociale, modelin politik etj.

Të dhënat e Censit tregojnë se bashkitë në Shqipëri kanë një popullsi ende më të lartë se bashkitë në mesin e vendeve të OECD-së, por qeverisë i nevojitet një shpërndarje e re e burimeve dhe politikave.

Sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim OECD në 2019-2020, madhësia mesatare e bashkive në mesin e shteteve anëtare të OECD ishte 10,254 banorë, 26% prej tyre kishin më pak se 2,000 banorë dhe 41% kanë më pak se 5,000 banorë.

Në dhjetë vende të OECD-së, 80% e njësive vendore kishin më pak se 5,000 banorë.

Në Ballkanin Perëndimor, njësitë vendore priren të kenë popullsi më të madhe. Në vitin 2021, madhësia mesatare e bashkive ishte rreth 27,500 banorë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, bashkitë administrojnë më pak se 30 mijë banorë mesatarisht, ndërsa në Shqipëri më shumë se 70 mijë banorë (me popullsinë e regjistrit civil, mbi 4.2 milionë banorë).

OECD rekomandon se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kishin marrë për referencë në qeverisjen e pushtetit vendor Francën ose Austrinë, ku njësitë administrojnë më pak banorë.

Shtetet ndërmarrin shpesh reforma territoriale për t’iu përgjigjur ndryshimeve demografike, ndryshimeve socio-ekonomike ose fiskale nga presionet e konsolidimit.

Shqipëria ndërmori një të tillë në vitin 2015, ku përqendroi qeverisjen e pushtetit lokal në 61 bashki, duke konsoliduar mbi 370 komuna në të gjithë vendin.

Proceset e bashkimit të komunave janë zhvilluar në disa vende anëtare europiane dhe të OECD. Bashkimet shihen shpesh si një kërcënim për identitetin lokal dhe trashëgimitë historike, gjë që shpjegon rezistencën në shumë vende (p.sh. Francë, Sllovaki).

Në Shqipëri, reforma territorialë, që zgjeroi madhësinë e qeverisjes vendore, ka përkeqësuar tërësisht cilësinë e shërbimeve, teksa ka lënë zonat rurale pa pjesën më të madhe të shërbimeve – vuri në dukje një analizë e Bankës Botërore vitin e kaluar./Monitor.al

Qeveria tenton të justifikojë skandalin e mbetjeve dhe ju hakërrehet mediave, nuk pranon kthimin mbrapsht të anijeve

Qeveria duket se e ka ndryshuar pllakën lidhur me skandalin e anijeve me mbetje. Pas deklaratës së pak ditëve më parë nga Ministria e Mjedisit që ja hidhte fajin KURUM-it, sot ka dalë një tjetër deklaratë, ku në qendër të saj janë akuzat ndaj mediave.

Ministria e Transportit dhe ajo e Mjedisit janë prekur shumë nga kritikat e mediave dhe për këtë arsye kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke dashur të sqarojnë opinionin publik.

Ndonëse anijet janë bllokuar dhe po kthen mbrapsht, qeveria pretendon se nuk bëhet fjalë për lëndë të rrezikshme, por për okside zinku apo hekuri. Për këtë arsye deklaron se nuk do të pranojë kthimin mbrapsht të anijeve.

Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme”, shprehet qeveria.

Deklarata e plotë

Disa fakte të thjeshta, për të ndarë qartë lajme toksike nga rrezikshmëria e dyshuar e mallrave.

Prej disa ditësh, burime të caktuara mediatike bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme” që kanë dalë nga Shqipëria, ndërkohë që në deklarata politike akuzohet Qeveria për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.

E rëndësishme të ritheksohet se prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit).

Por pavarësisht se do ishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë  për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura.

Mallrat rifuxhio, qofshin këto minerale, metale, skrap apo nënproduktet e tyre, sikundër dhe zonat e prodhimit apo përpunimit të tyre, janë shpesh herë objekt kontrolli të posaçëm nga entet mjedisore, doganore kombëtare dhe ndërkombëtare, për efekt të mbetjeve që lidhen me procesin e përpunimit, dhe vetive ndotëse që këto mund të përmbajnë.

Gjithësesi, duhet bërë e qartë se qoftë Konventa e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë aktet rregullatore evropiane apo kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrësesi transportin dhe eksportin e mallrave që kategorizohen të tilla, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre.

Janë pikërisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato që përcaktojnë qartë se cilat janë mallrat që kërkojnë autorizime të posaçme për t’u eksportuar.

Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre.

Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore.

E njëjta gjë vlen dhe nga pikëpamja e legjislacionit portual dhe të transportit detar: Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare.

Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.

Në çdo rast, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast, janë hetimet e organeve ligjzbatuese, të cilat i mbështesim dhe inkurajojmë plotësisht, ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë.

Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.

Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme.

Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse.

Ndërkohë, sigurojmë opinionin publik se sa më lart është e vërteta e bazuar mbi ligje kombëtare e ndërkombëtare dhe fakte reale, ndërsa të tjerat janë konsum toksik i tregut politik e mediatik./Pamfleti

Sfidat e hartës se re të popullsisë

Child, young and elderly men sitting on a graph chart isolated on white background
Harta e re e popullsisë që doli nga Cens 2023 tregon se në bashkitë e Veriut, investimet duhet të përqendrohen në arsim, kurse në Jug te të moshuarit. Përqendrimi i lartë i popullsisë në Tiranë-Durrës shtron nevojën për investime më të mëdha në infrastrukturë, teksa sektori i arsimit duhet të reformohet krejtësisht në ofrimin e shërbimeve. Pesë bashki kanë më pak se 5 mijë banorë, ndërsa një e katërta e bashkive (15) kishin më pak se 10 mijë banorë. Në 7 bashki, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë, jeton 52% e popullsisë, ndërsa në 54 bashki e tjera jeton 48% e popullsisë. Nevojat e reja në arsim, shërbime dhe infrastrukturë
Blerina Hoxha

Institucionet publike të vendit do të duhet të lexojnë me vëmendje hartën e re të popullsisë të Cens 2023, për të riformatuar politikat arsimore, shërbimet sociale dhe sidomos investimet në infrastrukturë.

Qendrat e mëdha, sidomos Tirana dhe Durrësi, që nga viti 2011 janë shtuar më tej, teksa investimet në infrastrukturën e këtyre qyteteve nuk kanë ecur me të njëjtin ritëm.

Të dhënat e reja tregojnë se në Bashkinë e Tiranës jeton një e katërta e popullsisë nga një e pesta në vitin 2011. Në Durrës jeton 6.4% e popullsie së vendit nga 6.3% më 2011, ndërsa në të gjitha bashkitë e tjera, popullsia ka pësuar rënie.

Në shumë prej tyre sinjalizohet mbyllja e shkollave për shkak të rënies së numrit të fëmijëve dhe në shumë të tjera duhet të investohet në rrjetet e shërbimeve sociale për moshat e vjetra.

Kryesisht në Bashkitë e vogla të Jugut dhe Juglindjes, Himarë, Finiq, Pustec, Dropull, Selenicë, Libohovë, raporti i varësisë së të moshuarve (përqindja e popullsisë +65 ndaj forcës së punës) është shumë i lartë me mbi 50%.

Të dhënat tregojnë se, qeveria duhet të rrisë investimet në arsim në qytetet e Veriut, Hasit, Kukësit, Dibrës, Kamzës dhe të shtrijë shërbimet për të moshuarit në Jug të vendit.

Bizneset do ta kenë më të lehtë të gjejnë punonjës në Tiranë pasi popullsia në moshë është e përqendruar në këtë rajon.

Pasi zgjati zbulimin e të dhënave paraprake së paku me 6 muaj në krahasim me vitin 2011, INSTAT nuk publikoi një nga të dhënat më të rëndësishme të Cens 2023, popullsinë që banon në zonat rurale dhe ato urbane, teksa më shumë se gjysma e botimit të parë të Cens ju kushtua nivelit arsimor të popullsisë së paaftë për punë.

Urbanisti Gent Kaprata tha se të dhënat e censit nxorën në pah atë që urbanistët kishin lajmëruar. Ritmet e larta të ndërtimeve në Tiranë nuk justifikohen me popullsinë rezidente nga Censi 2023. Ai tha se në të gjithë vendin janë investuar në apartamente e shtëpi që nuk duhen rreth 40 miliardë euro.

Në një intervistë të posaçme të mëparshme për “Monitor”, drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, tha se reduktimi i popullsisë dhe jo vetëm, pasi struktura e popullsisë ka pësuar një sërë ndryshimesh, me zvogëlimin e raporteve të varësisë së të rinjve dhe rritjen e raportit të varësisë së të moshuarve, mund të ketë ndikime të shumta dhe komplekse në treguesit zyrtarë të vendit, si dhe në shërbime të ofruara, sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor parësor, skemën e pensioneve, zhvillimin urban, etj.

 

Bashkitë që rrezikojnë të shuhen

Reforma e re territoriale e vitit 2014 reduktoi ndjeshëm numrin e njësive vendore nga rreth 370 në 61 bashki. Ish-komunat u shndërruan në njësi administrative dhe shërbimet publike të fshatrave u përqendruan në qytete.

Zhvendosja e shumë shërbimeve në qendrat e katër rajoneve është bërë shkak për imigrim të brendshëm të popullsisë, duke ndikuar që disa bashki të vogla të reduktohen edhe më tej në numër popullsie.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se popullsia mesatare për një bashki ra me 39,337 banorë, nga 45,885 më 2011 me një reduktim 14.1%. Por për disa bashki, reduktimi ka qenë më i fortë.

Pesë bashki të vendit, Pusteci, Libohova, Këlcyra, Fushë-Arrëzi dhe Konispoli kishin më pak se 5 mijë banorë, ndërsa një e katërta e Bashkive (15) kishin më pak se 10 mijë banorë.

Nga ana tjetër, vetëm 5 bashki kanë më shumë se 100 mijë banorë, Tirana me 598,176, Durrësi me 153,614, Shkodra me 102,434 dhe Fieri, me 101,963 banorë.

Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e Cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër, rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.

Në përqindje, bashkitë me tkurrjen më të madhe të popullsisë ndërmjet dy censeve janë Bashkia e Selenicës, me 48%, e Pustecit me 43%, Pukës me 44% dhe Rrogozhinës, me 43%.

Në anën tjetër, popullsia e Bashkisë së Dropullit rezulton të jetë rritur me 135%, ajo e Himarës me 45%, Bashkia e Sarandës me 11% dhe ajo e Tiranës, me 7.3%.

Popullsia sipas bashkive tregon se Shkodra ka pësuar rënien më të madhe në numër. Në Bashkinë e Shkodrës, në tetor 2023, u numëruan 102,434 banorë nga 135,612 banorë në vitin 2011.

Shkodra është kryeqendra e Veriut dhe një nga qytetet më të mëdha shqiptare me rëndësi sa i përket kulturës, historisë dhe pozitës gjeografike.

Gjithashtu Bashkia e Shkodrës është nga më të pasurat me burime natyrore dhe me potencial të lartë zhvillimi. Por të gjitha këto përparësi nuk kanë mjaftuar për largimin e banorëve.

Pas Shkodrës, rënien më të madhe të popullsisë në numër e kishte Elbasani me rënie 26,613 persona ndërmjet dy censeve. Në vitin 2023 në këtë qytet u numëruan 115,101 banorë nga 141,714 të tillë që ishin në cens 2011.

Bashkia e Durrësit u pakësua me mbi 21 mijë banorë. Elbasani dhe Durrësi janë pjesë e zonës metropolitane. Banorët e këtyre dy qyteteve kanë më shumë mundësi punësimi se në rajonet e tjera me periferike.

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga viti 2011 deri në 2023.

Rritja e popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit në kryeqytet, të cilët kanë ndërtuar për projeksione të gabuara deri më tani me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Të dhënat e cens 2023 tregojnë se ka rritje të ndjeshme të popullsisë në bashkitë ku dominon minoriteti grek. P.sh. në Bashkinë e Dropullit në vitin 2023 u numëruan 8259 banorë, ndërsa në vitin 2011, vetëm 3503 banorë.

Teksa popullsia e gjithë vendit është pakësuar me të paktën 14.8% nga 2011 në 2023, në Bashkinë e Dropullit popullsia është rritur me 135%.

Gjithashtu popullsia në Bashkinë e Himarës në vitin 2023 rezultoi 45% më e lartë se në vitin 2021. Në këtë bashki nga të dhënat e Cens 2023 rezultuan 8328 banorë, nga 5738 banorë që ishin në vitin 2011.

Në Bashkinë e Sarandës, popullsia ndërmjet dy censeve u rrit me 11.8% ose me 2386 banorë më shumë.

Nga 61 bashki, vetëm në 6 bashki popullsia shënoi rritje ndërmjet censeve, ndërsa në 55 prej tyre ishte në rënie.

Përveç bashkime me popullsi minoritare dhe Tiranës, rritje ka shënuar edhe popullsia e Bashkisë së Beratit (+2201 banorë) dhe Dimalit (840 banorë)./ Monitor.al

 

Burimi: INSTAT

 

Burimi: INSTAT

 

Trump premton se do të publikojë të gjitha dokumentet për vrasjen e Kennedy

Ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president, Donald Trump ka premtuar se, nëse zgjidhet, do të formojë një komision të pavarur presidencial, të cilit do t’i kërkojë publikimin e të gjitha dokumenteve të mbetura në lidhje me vrasjen e ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Trump e tha këtë në një tubim të fushatës në Arizona, ku u shfaq së bashku me Robert F. Kennedy Jr, shkruan skynews.

“Komisioni do të kryejë gjithashtu një analizë rigoroze të sulmeve të muajit të kaluar”, tha 78-vjeçari, duke iu referuar sulmit ndaj tij në një tubim në Pensilvani.

Deklarata e Trumpit erdhi menjëherë pasi kandidati i pavarur Robert Kennedy Jr. njoftoi se do të pezullonte fushatën dhe do të mbështeste kandidatin presidencial republikan.

Trump i tha CNN se ai “ndoshta” do t’i jepte Kennedy Jr një pozicion në administratën që do ta krijonte nëse ai tërhiqej nga gara presidenciale dhe merrte mbështetjen e tij.

Ndryshe, familja Kennedy ka reaguar duke njoftuar se mbështet kandidaten demokrate për presidente, Kamal Harris.