12.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025

Kërkohet lidership i fortë!

NGA GJERGJI NIKA

“Ose deti është i shtrembër, ose ne s’vozisim drejt!”

Kjo shprehje ka kohë që më vërtitet në mendje. Sepse sot, në Shqipëri, situata nuk është e nevojshme t’u nënshtrohet shumë interpretimeve. Nëse dikush merr mundimin dhe ka gjakftohtësinë për t’i parë me realizëm faktet, mund të kuptojë nëse anija jonë është në rrugën e duhur, apo nëse po lëkundet rrezikshëm mes dallgëve dhe kuverta e hambaret e saj po mbushen me ujë.

Shqipëria po fundoset! Për shkak të kapitenëve të paaftë, të pafrymëzuar, joprofesionistë, meskinë e të shkëputur nga shoqëria, fundi duket se do të jetë i hidhur! Shqipëria ka vuajtur nga mungesa e lidershipit këto 34 vite.
Jo se nuk kemi pasur liderë, por sepse liderët tanë, më tepër se për popullin e Shqipërinë kanë menduar për vete dhe enturazhin e tyre të ngushtë politik e ekonomik!
Në këto 34 vite, kur duhet të kishte shpërthime shpirtërore, morale dhe aty ku duhet të shkëlqente virtyti, shpërthen “vrima e zezë” e manipulueshmërisë, dashurisë për partinë mbi Shqipërinë, cinizmit dhe moskokëçarjes ndaj përditshmërisë së qytetarëve.

Nëpër televizione promovohen figura të dyshimta dhe ruhet establishmenti i tranzicionit tonë të tejzgjatur, duke fshehur të vërtetën tragjike të një shteti, i cili po shembet. Të një shteti ku qytetarët largohen masivisht jo vetëm për shkak të pamundësive ekonomike e mungesës së shpresës, por edhe për shkak të neveritjes nga ky sistem politik i kalbur, i cili edhe kur bën rotacion, thjesht mban veten në shpinë të qytetarëve!

Publikimi i censit 2023 tregoi se popullsia është në pikiatë të lirë. Mungesa e lidershipit të drejtë politik na ka sjellë deri në atë pikë, që të numërojmë humbjet e luftës në kohë paqeje! Afërsisht gjysmë milioni shqiptarë janë ata, që për shkak të krizës ekonomike kanë emigruar jashtë vendit. Lindshmëria e ulët po than trungun kombëtar.
Sovraniteti kombëtar nuk ekziston.

Shqiptarët janë lënë aq shumë në hallin e tyre sa një shi i imët mbyt qytetet, një zjarr djeg qindra hektarë derisa shuhet vetë, turizmi nuk ka plan, kryetarët e partive u imponojnë partive të tyre t’i bien fyellit në të njëjtën vrimë pa pasur kauza, ose me të vetmen kauzë- pasurimin galopant, krimi përfshin çdo centimetër katror të Shqipërisë dhe udhëheqësit politikë, ndërsa mbështetësit piqen në diell apo ngrijnë në të ftohtë, bëjnë pazare pushteti, pastrimi paraje e ndërtime kullash.
Për të gjitha sa më sipër dhe shumë të tjera, nevojitet urgjentisht një LIDER! Shqipëria ka nevojë imediate për një staturë lideri, i cili ndoshta nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri, por që do të marrë frenat e pushtetit politik dhe do të shpëtojë atë që mund të shpëtohet duke i dhënë kurajo, frymëzim dhe shembullin e tij të mirë personal popullit tonë. Të rrëzojë gjithçka dhe të ndërtohet përsëri!

“Elitës” intelektuale eufemiste të Shqipërisë, e cila varet gjithmonë nga paratë publike, i pëlqen gjysmëzgjuarsia, evazioni i fjalëve dhe marrëdhëniet publike me ata që kanë shkatërruar kombin dhe popullin. Prandaj, kjo elitë përpiqet të kalojë idenë mashtruese se “fajin e ka sistemi”.

Koncepti djallëzor i sofistikës ky!
Sikur “sistemi” famëkeq u bë vetë apo u ul në vetë këmbëkryq në Shqipëri. JO! Këtë “sistem” e ndërtuan pikërisht këta politikanë, të cilët sot janë pengesë e së resë!
Politikanët tanë na mbytën me projektligje, dekrete presidenciale, nene kushtetuese dhe morën dritën jeshile nga kryeministrat dhe kryetarët e partive të tyre për ta bërë këtë gjë. Por shqiptarët sot meritojnë më shumë kërkojnë lidership të ri e të përgjegjshëm, sepse ndryshimin e fytyrave ndryshon edhe “sistemi”.

Vetëm një lider i ri, i vërtetë e me plan kombëtar, njohuri, epërsi morale e politike, vizion të qartë e të pastër për qytetarët, me mbështetje pa rezerva e ekuivoke të drejtësisë, i mbështetur nga ndërkombëtarët, mund të na nxjerrë nga balta që na mbyt, të na shpëtojë nga meskinët që prezantohen si… udhëheqës dhe të tjerët bëjnë sikur i besojnë. E vërteta e hidhur është se me liderët ekzistues kemi arritur në zgrip të Historisë.

Një lidership i aftë mund të bënte shumë për Shipërinë, nëse do të kishte mjetet për ta bërë këtë. Pa i lidhur duart me ligjet që votojnë bashkë mazhorancë e opozitë, e që, në fakt, mbrojnë korrupsionin e promovojnë pandëshkueshmërinë. Për t’i krijuar mundësinë Drejtësisë së re që të vendosë drejtësi kundër të gjithë atyre politikanëve të zgjedhur dhe të pavotuar, që kanë punuar e punojnë kundër Shqipërisë e shqiptarëve.

Një lidership që të luftojë të përgjigjen përpara ligjit të gjithë ata, të cilët janë pasuruar padrejtësisht, duke shfrytëzuar politikën, lidhjet me krimin dhe paragrafët e ligjeve të qepura nga vetë ata. Shqipëria ka nevojë për lidership të ri për të rindërtuar vendin mbi themelet e duhura. Pa pengesa partiake e “korniza ideologjike” dhe, mbi të gjitha, për t’i dhënë fund paligjshmërisë e pandëshkueshmërisë.

Ligji dhe zbatimi i tij janë shpëtimi i vendit! Nuk ka rrugë tjetër. Mirëpo, që një lidership të mund t’i rrëzojë dhe të rindërtojë, ai duhet të jetë i shkëputur nga sistemi korruptiv ekzistues. Nga partitë e vjetra ekzistuese, të cilat ruajnë status- quonë, dhe që e kanë shndërruar shtetin në një makineri gjigande, një pronë private, që me taksat e shqiptarëve ndërton pushtetin okult më të korruptuar e të pashpresë për shqiptarët në Europë.

Gjetja e një lidershipi politik e kombëtar të denjë për Shqipërinë nuk është thjesht një dëshirë, por kusht për mbijetesën tonë dinjitoze. Dhe një lidership i tillë duhet të mbështetet nga të gjithë…
Sepse shumica e shqiptarëve duan ndryshim, alternative të re e shpresëdhënëse. Që tranzicioni i tejzgjatur të marrë fund dhe fëmijët tanë të mos vuajnë një tjetër tranzicion të ardhshëm 34 vjeçar!…

Basha shpërndan videon nga djegia e mbeturinave në Elbasan: Tymi toksik që duhet të ishte inceneratorit, po shkrumbon propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një video të shpërndarë në facebook shihet se si digjen mbeturinat në ambient të hapur në Elbasan. Ai shkruan se mega afera me inceneratorët është një skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik dhe ka dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Basha gjithashtu shprehet se zjarri po helmon qytetin e Elbasanit, ndërsa tymi toksik që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë.

Postimi i plotë i Bashës:

 

Mega afera e inceneratorëve është një nga skandalet korruptive të qeverisë Rama që ka krijuar dëme të shumëfishta ndaj interesit publik. Këto vepra të makutërisë kanë dëmtuar xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës, por vjiojnë të dëmtojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Tymi toksik që kaplon atë që duhet të ishte inceneratori i Elbasanit, po shkrumbon edhe njëherë propagandën e qeverisë më të korruptuar në Europë, synimi i vetëm i të cilës ka qenë dhe mbetet pasurimi i saj dhe klientelës së saj, duke dëmtuar palcërisht interesin publik.

Ky zjarr që po helmon sot Elbasanin, është një apel jo vetëm për ndëshkimin me votë të kësaj qeverie të korruptuar, por edhe për organet e drejtësisë, të cilat duhet t’i shkojnë deri në fund vjedhjes së parave të qytetarëve dhe dëmtimit të shëndetit publik.
Shqipëria meriton më shumë

Shqiptarët të dytët në Europë me orët më të gjata të punës! Administrata punon 3.7 orë më pak në javë se të tjerët

Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës.

 

Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar.

Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42.

Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë, me punonjësit e kësaj të fundit që punojnë 44.2 orë në javë.

Sipas Eurostat, mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2023 për të punësuarit ishte shumë më e ulët, në 36.1 orë në javë, nga 36.4 vitin e mëparshëm.

Edhe brenda BE-së ka shumë dallime. Javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0). Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0).

Në rajon përgjithësisht punohet më gjatë. Në Serbi punohet 41.7 orë në javë, në Maqedoninë e Veriut 39 (e dhëna e vitit 2020), në Mal të Zi 42.8 (e dhëna e vitit 2020), në Bosnjë-Hercegovinë 41.4.

Administrata punon 3.7 orë në javë më pak se të tjerët

Një ditë më parë, qeveria vendosi që të reduktojë orët e punës për administratën publike në oraret 9.30-15.30, duke e ulur me dy orë nga orari normal, për shkak të motit të nxehtë.

Edhe përpara këtij ndryshimi, ata që punojnë në administratë kishin orët më të shkurtra të punës në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, për punonjësit në aktivitetin ekonomik “Administrim publik, Shërbimet Sociale, dhe aktivitete e shërbime të tjera”, në vitin 2023 punuan 40 orë në javë, ose 3.7 orë më pak se mesatarja e të punësuarve të tjerë.

Nga të punësuarit me pagë në vend, orët më të gjata janë në prodhim (46.5) ndërtim (45.6).

Me kohë të gjata punojnë dhe të punësuarit në tregti, bare e restorante, hotele, shërbime të biznesit e administrative, që mesatarisht shpenzojnë 45.1 orë në javë. Edhe në bujqësi puna zgjat 44.8 orë në javë.

Për krahasim, mesatarja europiane për punonjësit e shërbimit dhe të shitjeve është rreth 35 orë.

Menaxherët në Europë kanë orare më të zgjatura, me mesatarisht 41.2 orë, duke u renditur të dytët që punojnë më shumë. Rekordin në Europë për punë me kohë të zgjatur e mban bujqësia, me 42.4 orë. Nivelin më të ulët e kanë profesionet elementare me rreth 32 orë në javë.

Gratë punojnë rreth 2 orë më pak në javë sesa burrat

Në Shqipëri, burrat punojnë mesatarisht 44.6 orë në javë, përkundrejt 42.7 orë të grave.

Në prodhim, si burrat ashtu dhe gratë punojnë pothuajse me orare të njëjta të zgjatura, përkatësisht 46.5 dhe 46.4 orë.
Gratë që punojnë në administratë janë më të privilegjuarat, me 39.3 orë në javë, përkundrejt 40.9 orë të burrave, po në të njëjtën kategori.

Në “Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime të biznesit dhe administrative”, gratë punojnë 43.6 orë në javë dhe burrat 46.2./Monitor

Berisha nuk e ka problemin me Ramën dhe PS, flet me gjuhën e Lukashenkos

Nga Sebastian Zonja

Për herë të parë, këtë dekadë, pas thuajse 1 shekulli shtet shqiptar, përputhet aspirata jonë me rreshtimin gjeopolitik.
1. Shqipëria është e pozicionuar për integrim ekonomiko – politik në Bashkimin Evropian.
2. Vendi ynë është pjesë e aleancës së sigurisë së NATO-s.
3. Amerikanët janë aleatët më të shtrenjtë.
Dinamika e fortë e kësaj trajektoreje ka nisur pas anëtarësimit në NATO dhe liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Vetëm pak vite pasi u anëtarësuam në NATO, projekti i parë që vjen nga evropianët dhe amerikanët është Reforma në Drejtësi. Frytet e para i ka dhënë. Ish-kryeministri Sali Berisha është në penxhere. Gjysma e kabinetit Rama në burg. Pasuria nuk u është sekuestruar ende, ndaj pritet më shumë nga organet e reja të drejtësisë që superpaguhen dhe supermbështeten.
Është për të ardhur keq që fraksioni i Sali Berishës në PD e ka problemin parësor me prokurorinë, jo me abuzimet e qeverisë Rama dhe problemet ekonomike të shqiptarëve. Madje, gjuha e përdorur kundër saj është si ajo e Lukashenkos në Bjellorusi kundër BE-së – mafie ndërkombëtare, ambasadorë të blerë, pazare kundër sovranitetit e të tjerë.
Ndërkohë, pse, vallë, zgjodhën reformimin e drejtësisë aleatët dhe jo atë të administratës së mbushur me patronazhistë?
Për shembull, administrata publike në vitin 2013 kur mori pushtetin Partia Socialiste ishte rreth 100 mijë punonjës, sot është rreth 150 mijë.
Le ta llogarisim pak – 50 mijë punonjës më shumë, me një pagë mesatare 600 mijë lekë, i thonë 30 miliardë lekë nga buxheti (taksat tona) për pagesa patronazhistësh kryesisht.
Këtë 30 milion euro në muaj, e shumëzojmë me 12 muaj që ka viti, na del 360 milion euro shpenzime vjetore vetëm për rroga për të fryrë administratën. Nëse PD-ja e Berishës punësoi gjithë tarafin e vet në shtet dhe prap kishte 100 mijë punonjës, çfarë është duke bërë PS-ja e Edi Ramës?
Këto 360 milion euro taksa vjetore tonat mund t’i investonim për shkolla, rrugë, rend, drejtësi, çerdhe dhe kopështe, rroga më të mira mjekësh dhe mësuesish, policësh, prokurorësh dhe gjykatësish.
Shqiptarët sot vidhen nga Edi Rama me koncesione abuzive, fryrje e administratës publike me patronazhistë dhe monopole në ekonomi. Krahasuar me vendet e zhvilluara në Perëndim, ndërsa numri i popullsisë bie, Shqipëria vijon të ketë numrin më të lartë të administratës në raport me popullsinë, 26.5 %, duke lënë pas Finlandën (25%), Estoninë (23%) Lituaninë, Francën dhe Hungarinë (22%), Gjermaninë (10%), Luksemburgun (12%), Holandën (13%), Italinë (14%) dhe na e kalon vetëm Suedia me 29% dhe Danimarka (28%).
Teksa Reforma në Drejtësi ishte kërkesa e aleatëve për të përgatitur vendin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kur do ta reformojmë administratën publike mbushur me patronazhistë që sigurojnë votat për ata politikanë që sulmojnë çdo institucion që prek liderin e tyre dhe ruajnë këtë gjendje ekonomiko-sociale në vend?

EMRAT/ SPAK dhe policia operacion kundër një grupi kriminal, arrestohen 12 persona. Detajet

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been r
Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion kundër një grupi kriminal në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike

Në kuadër të operacionit të koduar “Oblika” janë ekzekutuar 12 masa sigurie, 10 në burg dhe dy arrest shtëpie.

“Arrest në burg”: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

“Arrest në shtëpi”: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.

“Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabis”, thote policia.

Njoftimi i policise

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

-A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;
-A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;
-H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;
-S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;
-I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,
-B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;
-A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;
-D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit P. Gj., 50 vjeç dhe R. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.

Aborti, Ukraina dhe fuqia e korporatave: Ku qëndron kandidati i Trumpit?

JD Vance do të jetë zëvendëspresidenti i ardhshëm nëse Donald Trump fiton zgjedhjet.

 

Ai u zbulua si pjesë e  Republikanëve mbrëmë, ditën e parë të Konventës Kombëtare të partisë.

Z. Vance është një i sapoardhur politik dhe pozicionet e tij politike mund të mos jenë të njohura për një audiencë ndërkombëtare.

Aborti

Një kundërshtar prej kohësh i të drejtave të abortit, ai ka lënë të kuptohet se viktimave të përdhunimit dhe incestit duhet t’u kërkohet të mbajnë shtatzëninë deri në fund. Por ai kundërshton kufizimet federale për përdorimin e pilulave të abortit dhe thotë se shtetet duhet të jenë përgjegjëse për legjislacionin.

Ukrainë

Z. Vance kundërshton ashpër ndihmën për Ukrainën dhe ka shprehur dyshimin se lufta është një shqetësim i madh i sigurisë kombëtare për SHBA.

“Nuk më intereson vërtet se çfarë ndodh me Ukrainën në një mënyrë apo në
tjetrën,” tha zoti Vance në një intervistë në 2022.

Tregtisë

Kandidati për nënpresident është një ithtar i barrierave tregtare, në kontrast me republikanët e gardës së vjetër.

Fuqia e korporatës

Në një tjetër largim nga kapitalizmi tradicional republikan i tregut të lirë, ai ka qenë kritik ndaj Amerikës së korporatave në përgjithësi dhe ka mbështetur përpjekjet e Komisionit Federal të Tregtisë për të ndaluar marrëveshjet e fshehta.

Ai ka thënë se kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë shumë ndikim dhe bëri thirrje që Google të ndahet.

Lindja e Mesme

Z. Vance ka qëndruar vazhdimisht në krah të Izraelit, duke hedhur poshtë kritikat se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të shmangur dëmtimin e civilëve në Gaza.

Sulmi i Kapitolit

Ai ka minimizuar vazhdimisht ashpërsinë e sulmit të 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trump dhe tha se nuk do të kishte certifikuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat Trump i humbi.

Emigracioni

Ashtu si pothuajse të gjithë republikanët e profilit të lartë, përfshirë zotin Trump, zoti Vance thotë se qeveria federale duhet të vërshojë kufirin SHBA-Meksikë me personel dhe burime për të ndaluar emigrantët që hyjnë ilegalisht në vend.

Shtyhet seanca në GJKKO për Fatmir Mediun/ Mungon ish-ministri, 113 pyetje për ekspertët! Ja çfarë thotë prokurori

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Mësohet se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk është paraqitur në seancë, ndërsa mungon edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Visha. I pranishëm është vetëm avokati Henrik Ligori.

 

Prokurori Klodian Braho kërkoi që të vazhdojë seanca në mungesë të ish ministrit Mediu. Kjo kërkese u pranua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi qe ish ministri të mbrohet vetëm nga avokati Ligori.

Gjykata relaton që në sekretarinë e gjykatës janë paraqitur pyetjet me shkrim për ekspertët, në total 113 pyetje. Ndërkohë ne seance nuk  është paraqitur një nga ekspertet . Eksperti Ymer Stafa ka njoftuar  gjykatën se mungon per  arsyeve shëndetësore.

Prokurori Klodian Braho: Nuk ka raport mjekësor për ekspertin që mungon dhe gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon që të jetë në seancë. Eksperti të thirret në gjykatë dhe të japë mendimin e tij. Ekspertët të marrin edhe pyetjet e reja dhe të formulojnë një dokument të vetëm. Të kemi edhe ne një kopje të pyetjeve që të jemi të përgatitur në seancë. Ekspertët te marrin kohen e nevojshme

Avokat Henrik Ligori: Është e domosdoshme prania e ekspertit të 5, duhet të gjithë për tu përgjigjur. Të marrin kohën e nevojshme që të realizohet përgjigjja e të gjithëve.

Seanca e radhës do të mbahet më 31 Korrik ora 09:00.

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, qyteti “pushtohet” nga tymi! Rrezik për një katastrofë mjedisore

Fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit u përfshi nga flakët duke shkaktuar shtëllunga tymi dhe rrezik për një katastrofë mjedisore në zonën përreth e cila është një zonë e banuar nga qindra familje.

Vatra e zjarrit duket mjaft aktive dhe burime zyrtare bënë me dije se po punohet nga forcat e shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se mbizotërimi i temperaturave mjaft të larta është shakatari kryesor.

Duke qenë se prej kohësh procesi i ndarjes dhe djegies nuk ashte kryer, fusha e plehrave është e tejmbushur duke u kthyer në katastrofë mjedisore për Elbasanin.

Edhe gjatë verës së 2023, landfilli i Elbasanit u përfshi nga flakët të cilat u shuan pas disa ditësh me ndërhyrjen e qindra forcave te shërbimit zjarrfikës, emergjencave dhe ushtrisë.

Izolimi i Krujës nga rruga Thumanë-Kashar/ Sabah Sheta: Qeveria të gjejë zgjidhje ose do përballet me rebelimin e qytetarëve krutanë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Krujë, Sabah Sheta, në një reagim të gjatë në facebook, shprehet se izolimi prej rrugës Thumanë-Kashar nga koncensionari Gener 2 dhe miratimin nga qeveria, do të detyrojë krutanët të bëjnë vetëgjyqësi dhe rebelim më të madh.

Sheta shprehet se qytetarët e Krujës dhe përfaqësuesit opozitar në Kuvend kanë konsumuar çdo akt demokratik që nga sensibilizimi, protestat dhe komunikimi me institucionet përkatëse, sërish nuk kanë ghetur zgjudhje. Sipas tij, koncensionarit i fillon rrhga që nga rrethrrotullimi i Thumanës deri në Qafë Kadhar, ndërsa deri aty rruga është ndërtuar me taksat e qytetarëve dhe nuk kishte arsye të prishte daljen për në Krujë.

Për këtë, kreu u Demokratëve Euroatlantikë të Krujës, i bën thirrje qeverisë për kthimin e rrethrrotullimit pasi është e padrejtë që të izolohet Kruja edhe në akset e ndërtuara nga taksat e qytetarëve, ose përndryshe reagimi do të vijë i fortë i pakompromisë në mbrojtje të dinjitetit dhe padrejtësisë që vret dhe rrënon krutanët!

Reagimi i plotë i Sabah Sheta:

Izolimi prej rrugës Thumanë-Kashar, krutanët gati për vetëgjyqësi dhe rebelim ndaj qeverisë!

Në këto ditë të nxehta vere, kur dhe fluksi i lëvizjeve është rritur dhe fal lëvizjes së turistëve dhe bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime pranë familjeve të tyre, 85 mijë banorët e Krujës gjenden të izoluar nga rruga e re Thumanë-Kashar dhe askush nuk po i përgjigjet shqetësimit të tyre.

Është kjo një situatë skandaloze e papranueshme për demokratët dega Krujë si dhe bashkëqytetarët tanë, aq me tepër që këtu kemi të bëjmë dhe me një akt korruptiv, shkelje të ligjit nga koncensionari Gener 2 e lejuar dhe bekuar nga qeveria.

Gjendur përballë kësaj situate izoluese ku në shkelje të plotë të së drejtës qytetare për të patur dalje të automjeteve nga autostrada për në Fushë-Krujë, Krujë dhe zonat përreth qytetarët paralajmërojnë koncesionarin, autoritetet vendore dhe qendrore që të reagojnë pro interesit të krutanëve me një të drejtë të mohuar, pasi në të kundërt reagimi do të jetë i ashpër si e vetmja rrugë demokratike përballë kokëfortësisë, arrogancës dhe veshit të shurdhër të autoriteteve shtetërore.

Krutanet dhe të zgjedhurit e tyre në Kuvend kanë konsumuar çdo akt demokratik që nga sensibilizimi, protestat, marrja e informacionit ende pa mbaruar investimi nga ARRSH dhe Ministria e Transporteve ku konfirmonte se koncesionari e ka pjesen e tij deri te rrethrrotullimi Thumane e jo izolimin e krutanëve! Ndaj sot apelojmë fortë të gjendet zgjidhje pasi në të kundërt qytetarët do të detyrohen ta gjejnë vet atë përmes rrugëve demokratike deri në vetëgjyqësi ndaj konçesionarit dhe rebelim ndaj qeverisë.
Kjo është e vetmja rrugë që na ka mbetur. E pse e themi këtë?

E themi sepse padrejtësia është e dukshme për faktin sepse mosdalja nga aksi i rrugës është evident edhe në pjesën e rrugës deri tek rrethrrotullimi i Thumanës ku rruga është bërë me paratë e taksave të shqiptarëve. E përse atëherë të mos ketë dalje në këtë destinacion?
E themi këtë fakt sepse firmës Gener 2 i nis koncesioni nga ish-rrethrrotullim i Thumanës deri në Qafë Kashar, por përse duhet të prishej rrethrrotullimi dhe rruga e cila ishte e aksesueshme për qytetarët krutanë sepse dhe është ndërtuar me taksat e qytetarëve shqiptarë dhe jo konçesionari.

Ne kërkojmë të rikthehet rrethrrotullimi që shërbente si dalje për në Krujë dhe Njësitë e saj Administrative! Ne nuk jemi kundra zhvillimit, por qytetarët e zonave ku ndërtohet duhen pyetur dhe nuk duhen dënuar si në këtë rast! Kujt i intereson dhe kë pasuron kjo taksë dhe ky skandal i dukshëm në sytë e qytetarëve? A është e drejtë të izolohet Kruja dhe në rrugë të mos ketë dalje edhe në akset e ndërtuara me taksat tona?
A është e lejueshme dhe e pranueshme kjo tallje me ne?

Pa dashur të merrem dhe më taksën e rritur, pasi më këtë duhet të merret drejtësia dhe SPAK ku nga 2.1 euro e çuan në mbi 2.7 euro, por krutanët nuk do të lejojnë talljen e qeverisë dhe pasurimin në kurriz të tyre duke iu dhënë kosto qytetarëve të Krujës, Fushë-Krujës dhe njësive të tjera administrative, turistëve bizneseve ne kete aks rrugor ku për të ardhur në Krujë iu duhet të shkojë deri në Kashar.
Për ne kjo është e papranueshme dhe reagimi do të vijë i fortë i pakompromisë në mbrojtje të dinjitetit dhe padrejtësisë që vret dhe rrënon krutanët!

Basha në Elbasan me drejtuesit politikë të qarkut, diskutojnë për alternativën euroatlantike të 2025

Përmes një komunikimi publik, Lulzim Basha ka shpërndarë një natë më parë një foto në profilin e tij në rrjetin social faebook, ku shkruan me drejtues të grupit politikë ‘!Demokratët Euroatlantikë’, duke e shoqëruar foton me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Më herët Basha deklaroi në një konferencë për shtyp se, në funksion të përgatitjes së fushatës zgjedhore, Kryesia e Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, dje ka vendosur përshpejtimin e procesit të evidentimit të kandidaturave për deputetë, si dhe ecjen përpara me aleancën parazgjedhore.

Në mënyrë që aseti më i çmuar që kemi para zgjedhjeve, që është koha, të mos shpërdorohet në debatet boshe të imponuar nga anxhenda e përbashkët e kryeministrit të korruptuar dhe ish-kryeministrit, por t’i shërbej qytetarëve. Në mënyrë që programi ynë qeveritar, programi ynë zgjedhor, i shpalosur më 1 qershor, të shkojë të çdo grup interesi, te çdo qytetar, dhe të përbëj bazën e debatit publik mbi atë se çfarë meritojnë shqiptarët, mbi atë që meriton Shqipëria.