24.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

“Shumica e shqiptarëve duan ndryshim”/ Basha: Aleancë me të gjitha forcat politike që duan t’i japin fund tranzicionit dhe nuk pranojnë Katovicën 2

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, u shpreh ditën e sotme në konferencën për mediat se shumica e shqiptarëve duan ndryshim dhe se grupimi që ai drejton nukd o të heq dorë për të ofruar alternativën. Sipas tij, kjo do të arrihet me aleancë me të gjitha forcat politike që duan t’i japin fund tranzicionit dhe nuk pranojnë Katovicën 2.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Dua të përshëndes po kështu edhe vendimin e kreut të SPAK-ut për të krijuar seksionet e veçanta për krimet elektorale në pararendje të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Ndonse dihet, që Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar i kanë këto zgjedhje jetë a vdekje, jo thjesht për pushtetin, por për të mbrojtur veten e tyre nga ndjekja penale dhe fundi i merituar para Drejtësisë.
Ndonse dihet, se e kanë shndërruar shtetin shqiptar në një makineri gjigande, një pronë private, që me taksat e shqiptarëve ndërton pushtetin okult më të korruptuar në Europë.
Ndonse dihet se aseti më i madh i Edi Ramës është Sali Berisha dhe përpjekja e tij për ta marrë peng opozitën, në diskursin tribal: Kush është më pak i korruptuar, Edi Rama, apo Sali Berisha?

Shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Nuk do të heqin dorë nga të kërkuarit të këtij ndryshimi. Siç ne nuk do të heqim dorë për t’i ofruar alternativën. Për t’i ofruar listën e kandidatëve, programin dhe aleancën e gjithë forcave, të cilat duan t’i japin fund tranzicionit dhe nuk mund të pranojnë një Katovicë të dytë, për 30 vitet e ardhshme në Shqipëri.

“SPAK në syrin e ciklonit të kastës së vjetër”, Basha: Pakti Rama-Berisha kundër interesave të shqiptarëve. Do bëjmë çdo gjë që të mos pengojnë të ardhmen e vendit

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka publikuar një video nga konferenca e sotme për mediat, ku ka komentuar deklaratat e bëra ditën e djeshme në Parlament kreu i SPAK, Altin Dumani.

Sipas Bashës, Dumani ndodhet në syrin e ciklonit për shkak të interesave të përbashkëta të kastës së vjetër politike.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Altin Dumani dhe SPAK-u janë vënë në syrin e ciklonit të interesave të përbashkëta të kastës së vjetër politike. Kjo u duk edhe dje. Me sulmet e orkestruara, kundër SPAK-ut, me qesëndisjet e një mazhorance të kapur në flagrance në pasuritë e shqiptarëve, që bën sikur është në mbështetje të atyre që i lufton ditë për ditë dhe po krijon edhe aleanca fluide me teatrin opozitar.

Është e qartë se ajo që kemi denoncuar prej fillimit u vërtetua me shifra konkrete edhe nga
raportimi i Altin Dumanit. Pakti midis Edi Ramës dhe Sali Berishës çoi në lirimin e 117 personave të akuzuar, gjykuar, në proces hetimi, apo të dënuar nga SPAK dhe GJKKO për korrupsion, për vjedhje fondesh publike, madje edhe për futje duarsh në vjedhjen e votave të Partisë Demokratike, nga të cilët 40 persona u liruan, 65 persona të dënuar për korrupsion përfituan zbritje dënimi dhe 12 të tjerëve i’u ndal ndjekja penale.

Kjo është ajo që kemi denoncuar prej fillimit. Një pakt kundër interesave të shqiptarëve, për interesat e të korruptuarëve.

Beleri – kjo dhuratë e përçudnuar për Europën!

Nga Azgan Haklaj

Prej muajit maj të vitit të kaluar elektoral emri i Fredi Belerit u bë lajm i ditës duke anashkaluar me dashje mediatike qindra probleme të rënda që po përjeton vendi ynë për shkak të korrupsionit galopant dhe ujdisë së treshes tashmë të deskretituar politikisht e moralisht Rama-Berisha -Meta.
Natyrisht që një ordiner i dënuar nga ligji do duhej të ishte thjesht një kryq pa ekuivok mbi emrin e tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve por kjo nuk ndodhi.
Arsyeja ishte e thjeshtë sepse ky ordiner ishte përzgjedhja elektorale e dyshes Berisha -Meta.
Ky veprim i Sali Berishës nuk përbënte çudi pasi i njëjti ishte edhe kur për turpin e padëgjuar jo vetëm leshoi tokë shqiptare për varreza greke por dhe u bë i shurdhur teksa këta të
fundit mblidhnin kockat e të vdekurve shqiptarë në Kosinë të Permetit për ti ribetonuar si ushtarë grekë.
Lojës së ndyrë me Belerin ju qas ndonëse në kahje të kundërt edhe Edi Rama.
Në vend që të denonconte kandidimin e një personi si Beleri të cilin e penalizonte dhe skualifikonte ligji i dekriminalizimit ai me fodullëk e fjalor ordiner bullizues në fakt vetëm sa po e faktorizonte dhe detyronte ustallarët e Belerit në Greqi të
investoheshin duke shkelur rregullat, konventat ndërkombëtare e kushtetutën e vendit tonë.
Pa dashur ti qasem procedurave ligjore e policeske se si u arrestua Beleri falë hetimit të kujdesshëm të SPAK-ut e u dokumentua me prova implikimi i tij në krim elektoral.
Të njëjtën gjë vertetoi edhe GJKKO gjatë hetimit gjyqsor dhe u denua.
Pavarësisht ndërhyrjeve e kërcënimeve të paprecedentë të
shtetit helen Beleri u denua deri me vendim të formës së prerë.
Edi Rama si frikacak i deshmuar ndonëse u spraps nga presioni grek nuk pati fuqi të intervenonte në prokurorinë e gjykatat e posaçme të cilat zbatuan rreptësisht ligjet e vendit.
Berisha duke menduar se i erdhi çasti të krijonte aleatë të rinj në kushtet e non gratës në botën demokratike çirrej përnatë nga çatia sa për hallin e tij aq dhe të Belerit duke leshuar lumenj akuzash e helmi kundër SPAK-ut.
Por kur ligji triumfoi dhe pak ditë më parë Gjykata e Lartë e Republikës nuk e pranoi rekursin e Belerit, frikacaku Edi Rama gjeti një metodë të padëgjuar duke lejuar Belerin me një vendim paçavure të drejtorisë së burgjeve duke”qerasur” këtë kriminel dhunues të simboleve kombëtare e korrupsionist zgjedhor me leje shpërblyese që ai të udhëtonte e betohej si eurodeputet në Strasburg.
Pra me një akt të tillë
ai përdhosi e linçoi gjykatat dhe kushtetutën e vendit.
Përpos paligjshmërisë ky është një veprim i ulët nënshtrimi e servilizmi duke fyer rendë autoritetin e shtetit dhe të Republikës. Më e keqja që solli me këto veprime treshja faqezezë Rama-Berisha-Meta është fakti se ata e kthyen Himarën e pastër e me gen shqiptare në një arenë gladiatorësh të helenizimit.
Ky nuk eshte thjesht nënshtrim e turp.
Kjo është tradhëti e pastër kombëtare që shtron trase të paimagjnuara pretendimesh të çmendura shoviniste për Megalidhenë e cila fatkeqësusht edhe në shekullin e 21-të akoma jeton si shpresë shovene deri tek qeveria helene.
Se kush është Beleri këtë e dinë mirë i gjithë opinioni, por po aq qartë u identifikuan edhe një herë në të keqe të autoritetit dhe sovranitetit të vendit “pionierët” e të keqes sonë nacionale Berisha-Rama-Meta.
Ndonëse të shndërruar në kadavra ato akoma kundërmojnë aromën e peshtirë të anti-ligjit, anti- shtetit, anti-integrimit e perparimit.
Por ora po numëron kohën e fundit të agonisë së tyre.
Rrathëve të ferrit po i shtohet dhe një rreth për të sistemuar fatin e tyre…!
Jam i bindur se ç’do demokrat i vërtetë që në dhjetor ’90-të doli me thirrjen e shpirtit
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, sot ndihet i zhgenjur në skajë pasi rezultati i politikës së mbrapshtë bëri që Europës sot në institucionin më të
lartë ti dërgojmë Belerin…!
Por sot Europa na bën dhuratë “Nongrata Rithemelimin” që e kandidoi në Himarë Belerin.
E ateherë jo për pesimizem por pë realizëm me vjen ndërmend konstatimi lapidar i At Zef Pllumbit”Çudi një popull kaq i vogël si ky i yni të prodhojë kaq shumë rrugaçë….Dhe “rrugaçëria politike ka pasoja të pariparueshme për kombin”.

Nga Ramazan Rraja, tek Genti Nderjaku, GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për 5 të akuzuarit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që dyshohet se organizuan atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja

GJKKO ka vendosur zgjatjen e afeteve të paraburgimit për 5 persona të cilët akuzohet se janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.

 

Pas kërkesës së SPAK, GJKKO mori vendimin për zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3 mujore për personat nën hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.

Njoftimi i GJKKO:

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.07.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zgjatjen e afatit të paraburgimit për 5 (pesë) personat nën hetim, Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, ndaj të cilëve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr.308, datë 21.07.2023, është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për një periudhë 3(tre) mujore”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenin 264 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024, vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  4. Zgjatjen e afati të paraburgimit për një periudhë 3(tre) mujore, për personat nën hetim Ramazan Rraja, Genti Nderjaku (alias Kili Nderjaku dhe Ekil Nderjaku), Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija, duke filluar ky afat nga data 21.07.2024 deri në datën 21.10.2024.
  5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 16.07.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

HETIMET E SPAK

SPAK ka përfunduar më 28 Maj hetimet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ndodhur më 1 nëntor 2019, ku vdiq shoferi i tij Andi Maloku, dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Plaurent Dervishajn, Ramazan Rrajën dhe të pandehurit e tjerë.

Atentati ndodhi rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.

Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë  Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat e vjedhura që do të përdornin për të ndjekur viktimat. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e shënjestrave edhe nga bazat e të dhënave shtetërore.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime”, raporton SPAK.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.184/1, të vitit 2021, dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për dërgimin për gjykim të të pandehurve:

  1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), për periudhën para ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive);
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1/2, i Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
  1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Vjedhja”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi i parë dhe 28/4, të Kodit Penal (sipas episodeve respektive);
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278, paragrafi i parë dhe 28/4, të Kodit Penal;
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenit 278, paragrafi i tretë i Kodit Penal;
  • Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, për episodin e datës 01.11.2019, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22 dhe 28/4, të Kodit Penal;
  • Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e të ndjerit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të viktimës Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), për episodin e datës 01.11.2019, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79, shkronja “dh” dhe 28/4, të Kodit Penal;
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1, i Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.
  1. Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimave Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (sipas episodeve respektive);
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1/2 të Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
  1. 4. Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 152/1 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë) dhe
  • Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve shpërthyese”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 278/5 dhe 25, të Kodit Penal (lidhur me episodin e datës 30.05.2020, ndodhur në Tiranë).
  1. Ramazan Rraja,akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal (armë zjarri e cila i është gjetur me vete gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 19.04.2023).
  2. Genti NDERJAKU (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), akuzuar për kryerjen e veprave penale të mëposhtme:
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4, të Kodit Penal, në dëm të viktimës Mitri Prifti, për periudhën ndërmjet datave 04.09.2020-30.01.2021;
  • Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
  • Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, ku rreth orës 16:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri, që kishte të vendosura targat AA 342 LM, kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të automjetit me targa AA 333 ZD, me të cilin udhëtonin shtetasit Andi Maloku, Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, shtetasit të cilët udhëtonin në mjetin me targë AA 333 ZD, kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Si pasojë ka gjetur vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, kurse shtetasit Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho, kanë marrë plagë me armë zjarri dhe i janë nënshtruar mjekimit në spital.

Nga veprimet hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal janë identifikuar paraprakisht dy nga autorët që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, konkretisht të pandehurit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, të cilët janë marrë të pandehur dhe ndaj tyre, aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, bazuar dhe në analizën e komunikimeve të kriptuara, janë administruar prova të cilat kanë evidentuar rolet e secilit prej të pandehurve, si organizatorë, financues, ekzekutorë dhe ndihmës në këto ngjarje. Të pandehurit ka rezultuar se kanë ngritur infrastrukturën e nevojshme me qëllim ekzekutimin e personave të targetuar për t’u vrarë, duke siguruar armët e zjarrit, automjetet dhe targat (e vjedhura) që do të përdornin për të ndjekur viktimat, të cilët nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre, kanë mundur që të sigurojnë informacione për lëvizjet e tyre edhe nga bazat e të dhënave shtetërore. Nga aktet e administruara ka rezultuar e provuar se të pandehurit janë angazhuar për lehtësimin e pozitës së personave të arrestuar, kundrejt garancisë që këta të fundit të mos i implikonin bashkëpunëtorët e përfshirë në këto krime.

Më konkretisht është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarjen e datës 01.11.2019, shtetasit: Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan) si bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj (të cilët po gjykohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për ngjarjen e datës 01.11.2019), ku ka rezultuar se kanë marrë pjesë në episodin e datës 01.11.2019, për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Arjan Ndoja; “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit Andi Maloku dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe më tepër se një herë; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 79/a-22; 79/dh-22; 278/1,2; 134/2; 28/4; 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa të pandehurve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave të pandehurit kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova që provojnë se të pandehurit Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja dhe Endrit Sinani, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi), vepra të kryera para datës 01.11.2019.

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë evidentuar faktin penal se shtetasit Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil), Ramazan Rraja, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, kanë konsumuar elementët e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334, të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja, Aleksandër Laho (Pëllumb Muharremi), Vullnet Muça (alias Muharremi), Genci Maloku dhe Arben Mërkuri (Maneci), për periudhën pas ngjarjes së datës 01.11.2019 (episod i konsumuar pas ngjarjes së datës 01.11.2019).

Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

Po kështu i pandehuri Genti Nderjaku (alias Kili, alias Ekil Nderjaku), në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar gjatë harkut kohor 04.09.2020 – 30.01.2021, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Mitri Prifti, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 i Kodit Penal.

Sa i përket të hetuarit tjetër Marsel Deçka, Prokuroria e Posaçme, ka konkluduar se nuk ka kryer elementët e veprave penale të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, sa i përket episodeve pas ngjarjes së datës 01.11.2019, për rrjedhojë, i jemi drejtuar gjyqtarit të seancës paraprake pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për pushimin e hetimeve ndaj tij.

Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të të pandehurve që kanë marrë pjesë në këto ngjarje, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal Nr.184/1 të vitit 2021, numërtimin si procedimi penal Nr.184/2 i vitit 2024, dhe vijimin e hetimeve.

Kosova ende nën masa ndëshkuese, BE-ja pa vendim për heqjen e tyre!

xr:d:DAFhruQK4TU:27,j:333675023764546640,t:23110910

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Kosovës gjatë vitit të kaluar, ende nuk janë hequr. BE-ja ende nuk ka marrë asnjë vendim për heqjen e këtyre masave.

 

Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit 2023, të cilat blloku i vendosi si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor.

E tashmë kur janë bërë pothuajse një muaj nga dorëzimi i këtij raporti, ende nuk ka ndonjë vendim nga blloku evropian për masat ndaj Kosovës.

Peter Stano nga BE në një deklarim për media gjatë ditës së sotme ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.

“Raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së, i shprehur në Deklaratën e 3 Qershorit 2023 (Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së) iu dërgua shteteve anëtare dhe diskutimi i parë u zhvillua në qershor.

Këshilli e kishte ftuar Përfaqësuesin e Lartë që të përgatiste një raport të tillë në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023.

Raporti është një dokument konfidencial dhe nuk do të bëhet publik. Përfaqësuesi i Lartë rekomandon heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë”.

Kosova është nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit 2023, të cilat blloku i vendosi si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Gjithashtu, është pezulluar edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit).

Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti edhe jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, me vlerë 2.1 miliardë euro.

Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se masat janë të padrejta, teksa ka shtuar se Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së për heqjen e masave.

“Masa që janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në planin e rritjes dhe qëllimin e tij.

Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave të BE-së.

Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”.

Ai ka thënë se Kosova është e gatshme jo vetëm për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, por edhe që të hapë negociatat dhe kapitujt e shumtë drejt anëtarësimit./Monitor

Tregu vuan për punonjës, por 1/4 e të rinjve nuk janë as në punë dhe as në shkollë! INSTAT: Po e shpenzojnë kohën kot! Treguesi i “dembelizmit” më i theksuar tek moshat…

Tregu i punës shfaqi kërkesë të lartë për punonjës dy vitet e fundit, por ende një e katërta e të rinjve 15-29 vjeç nuk janë as në punë, as në shkollë.

 

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar 24.6% e të rinjve nga 15-29 vjeç po shpenzonin kohën kot pasi as nuk po punonin dhe as nuk po shkolloheshin, apo po ndiqnin ndonjë trajnim. Treguesi qëndroi i lartë edhe më 2023 me rënie 0.6 pikë për qind në raport me vitin 2022, në një kohë që bizneset po konsiderojnë mungesën e punonjësve si shqetësimin kryesor për ecurinë e aktivitetet.

Të grupuara sipas nivelit arsimor, të rinjtë me arsim të mesëm kanë një nivel të lartë të mungesës së angazhimit. Të dhënat tregojnë se 28.6% e të rinjve deri në 29 vjeç me shkollë të mesme nuk ishin në punë dhe as nuk po ndiqnin ndonjë nivel tjetër të arsimit dhe trajnimit. Në vitin 2023 përqindja e të rinjve me arsim te mesëm as në punë dhe as në shkollë u rrit me tej me 1 pikë %.

Gjithashtu të rinjtë me arsim 8-9-vjeçar të paangazhuar me asgjë pësuan rritje më 2023. Të rinjtë në këtë nivel arsimi, që nuk janë as në punë as në shkollë, ishin 22.9% nga 21.9% që ishim më 2022.

Treguesi i “dembelizmit” duket se shënoi përmirësim të fortë tek të rinjtë deri ne 29 vjeç me arsim të lartë, të cilët në vitin 2023 përbenin 21.2% nga 27% që ishin në vitin 2022.

Në totalin e të rinjve e grup moshës 15-29 vjeç as në punë dhe as në shkollë (24.6%) rreth 49,4 % e tyre janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (2,0 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (13,4 %), ose për arsye të tjera (35,3 %).

Duke analizuar të rinjtë, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (60.9 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0 %).

Gjatë vitit 2023, numri i të papunëve në Shqipëri është 158.801 persona. Shkalla zyrtare e papunësisë është 10,7% dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022. Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 10,5 % dhe për femrat është 10,9 %. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-24 vjeç është shumë me lartë në 25,6 %. Krahasuar me vitin paraardhës, shkalla e papunësisë për këtë grupmoshë u rrit me 0,7 pikë përqindje.

Personat e papunë, prej një viti a më shumë, përbëjnë 71,2% të të papunëve gjithsej. Krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 4,3 pikë përqindje. Duke analizuar shkallën e papunësisë, sipas nivelit arsimor në vitin 2023, vihet re që shkalla e papunësisë është më e lartë për personat me arsim të mesëm (12,7%), ndjekur nga ata me arsim 8-9-vjeçar (9,6 %)./Monitor

Studimi/ Kriza klimatike po i bën ditët më të gjata! Shkrirja e akullit po ngadalëson rrotullimin e planetit, ja pasojat që mund të shkaktojë

Studimet e kryera së fundmi, kanë treguar se kriza klimatike po bën që gjatësia e çdo dite të zgjatet, pasi shkrirja masive e akullit polar riformëson planetin.

 

Fenomeni është një demonstrim i mrekullueshëm se si veprimet e njerëzimit po e transformojnë Tokën, thanë shkencëtarët, duke rivalizuar proceset natyrore që kanë ekzistuar për miliarda vjet.

Ndryshimi në gjatësinë e ditës është në shkallën e milisekondave, por kjo është e mjaftueshme për të penguar potencialisht trafikun e internetit, transaksionet financiare dhe navigimin GPS, të cilat të gjitha mbështeten në matjen e saktë të kohës.

Gjatësia e ditës së Tokës është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës gjeologjike për shkak të tërheqjes gravitacionale të hënës në oqeanet dhe tokën e planetit. Megjithatë, shkrirja e shtresave të akullit të Grenlandës dhe Antarktidës për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu ka rishpërndarë ujin e ruajtur në gjerësi të mëdha gjeografike në oqeanet e botës, duke çuar në më shumë ujë në detet më afër ekuatorit. Kjo e bën Tokën më të shtrirë, ose më të trashë, duke ngadalësuar rrotullimin e planetit dhe duke e zgjatur edhe më tej ditën.

Ndikimi planetar i njerëzimit u demonstrua gjithashtu kohët e fundit nga kërkimet që treguan se rishpërndarja e ujit kishte shkaktuar lëvizjen e boshtit të rrotullimit të Tokës, polit verior dhe jugor. Një punë tjetër ka zbuluar se emetimet e karbonit të njerëzimit po tkurren stratosferën, raporton The Guardian.

“Ne e shohim ndikimin tonë si njerëz në të gjithë sistemin e Tokës, jo vetëm në nivel lokal, por edhe fenomene si rritja e temperaturës, duke ndryshuar mënyrën se si toka lëviz në hapësirë ​​dhe rrotullohet”, tha Prof Benedikt Soja i ETH Cyrih në Zvicër. “Për shkak të emetimeve tona të karbonit, ne e kemi bërë këtë në vetëm 100 ose 200 vjet.”

Koha e njeriut bazohet në orët atomike, të cilat janë jashtëzakonisht të sakta. Sidoqoftë, koha e saktë e një dite, një rrotullim i Tokës, ndryshon për shkak të baticave hënore, ndikimeve klimatike dhe disa faktorëve të tjerë, siç është rikthimi i ngadaltë i kores së Tokës pas tërheqjes së fletëve të akullit të formuara në epokën e fundit të akullit.

Këto dallime duhen llogaritur, tha Soja: “Të gjitha qendrat e të dhënave që drejtojnë internetin, komunikimet dhe transaksionet financiare, ato bazohen në kohën e saktë. Ne gjithashtu kemi nevojë për një njohuri të saktë të kohës për navigimin, dhe veçanërisht për satelitët dhe anijet kozmike.”

Hulumtimi, i botuar në Akademinë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, përdori vëzhgime dhe rindërtime kompjuterike për të vlerësuar ndikimin e shkrirjes së akullit në gjatësinë e ditës.

Shpejtësia e ngadalësimit varionte midis 0.3 dhe 1.0 milisekonda në shekull (ms/cy) midis viteve 1900 dhe 2000. Por që nga viti 2000, ndërsa shkrirja u përshpejtua , shkalla e ndryshimit u përshpejtua gjithashtu në 1.3 ms/cy.

“Kjo normë e sotme ka të ngjarë të jetë më e lartë se në çdo kohë në mijëra vitet e fundit,” thanë studiuesit. “Parashikohet të mbetet përafërsisht në një nivel prej 1.0 ms/cy për disa dekada te ardhshme, edhe nëse emetimet e gazeve serrë frenohen ashpër.”

Nëse emetimet nuk reduktohen, shkalla e ngadalësimit do të rritet në 2.6 ms/cy deri në vitin 2100, duke kapërcyer baticat hënore si kontribuuesi i vetëm më i madh në variacionet afatgjata në gjatësinë e ditëve, thanë ata.

Dr Santiago Belda i Universitetit të Alicante në Spanjë, i cili nuk ishte pjesë e ekipit hulumtues, tha: “Ky studim është një përparim i madh sepse konfirmon se humbja shqetësuese e akullit që po vuajnë Grenlanda dhe Antarktida ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjatësinë e ditës, duke bërë që ditët tona të zgjasin. Ky ndryshim në gjatësinë e ditës ka implikime kritike jo vetëm për mënyrën se si matim kohën, por edhe për GPS dhe teknologjitë e tjera që rregullojnë jetën tonë moderne.”

Akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”, Prokuroria e Durrësit çon në gjyq punonjësit e ASHK-it në Kavajë

Prokuroria e Durrësit, ka dërguar në gjyq pesë persona, mes të cilëve 3 punonjës të AKSH-it në Kavajë, të akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, mes të cilëve ish-drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Kavajë, imxhinierin dhe juristin e institucionit, shtetasit D.K. dhe S.C. për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ si dhe përfituesit e pronës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.

Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. D. K. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vertetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentat, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime.

Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi S.C. me detyrë ish-regjistrues në ASHK, Kavajë, ka konsumuar elemente të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 248 i K. Penal. Ky shtetas me detyrën e kryeregjistruesit ka regjistruar pronën duke shkelur Ligjin nr.33/2021 (ndryshuar me ligjin nr 9/2016, datë 11.02.2016 “Për regjistrimin e pasurive të palujtshme” neni 20, pika “C” neni 25 “Menyra e regjistrimit fillestar pika “b”neni 29, pika “1’, Rregulloren nr. 184/1999, “Menyra e rrregjistrimit fillestar”, Ligjin nr.171/2014, “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të perfituesve”, neni 3, “Kriteret për pajisjen me aktin marrjes së tokës në pronësi”.

Po kështu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi D.K. ka konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve pasi si person që ka pasur detyrë të verifikojë pozicionimin e pronës së fituar me AMTP, ai ka lëshuar një hartë e cila nuk përputhet me AMTP.

Nga verifikimi i kësaj harte, ky dokument nuk plotëson asnjë kriter minimal për t’u quajtur dokument zyrtar dhe nuk tregon asnjë pozicionim të pronës. Ky dokument është një skicë e komisionit të ndarjes së tokës në vitin 1991, por që nuk ka asnjë lidhje me pasurinë në fjalë. Po kështu ASHK Kavajë nuk ka dërguar planin e rilevimit.                     

“Ferri mbi tokë”/ Temperatura përvëluese dhe ditë “torturuese”, çfarë janë “netët tropikale” që do të përjetojnë qytetarët shqiptarë

Java që jemi pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meterologjik Ushtarak.

 

Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Sahara-së).

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e Enjte dhe atë të Premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra dhe në mënyrë lokale këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat (duke marrë parasysh ditët që lamë pas) dhe do të zgjasë deri dhe në fund të javës. Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjetuar edhe herë të tjera temperatura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).

Arsyeja tjetër është se depërtimit i këtyre masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi relativisht të lartë lagështire. Në këtë mënyrë nëse në kafazin meteorologjik zhiva e termometrit mund të shënojë deri në 42°C për trupin e njeriut kjo temperaturë ndjehet disa gradë më e lartë për shkak të lagështirës së lartë. Ndryshe do të ishte situata nëse masat ajrore do të ishin të thata dhe trupi ynë do të ndjente këto temperatura disa gradë më të ulta.

Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes sic njihet ndryshe me termin “netët tropikale”. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër netët pritet të jenë “mbytëse” njësojë si në vendet tropikale ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.

Për sa u tha më sipër për këto ditë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave.

Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik: Nga veprimet e ndyra të atij imorali, m’u errën sytë dhe me shpejtësi rrufeje e ngrita lart lopatën dhe ja lëshova mbi krye…

Kam lindur më 23. 12. 1951, në muajin e zi, të kohës së zisë, nën regjimin më të zi komunist. Më 23 shtator të vitit 1968, krye-hetuesi sadist, Llambi Gegeni, hetuesi xhahil Shyqyri Çoku dhe prokurori mizor, Thoma Tutulani, më sakatuan në Degën e Punëve të Brendshme në Shkodër, më çanë kokën, më qorruan njërin sy, më shurdhuan njërin vesh, mbasi më thyen disa brinjë, gjysmat e dhëmballëve dhe gishtin e madh të dorës së majtë, më 23 tetor 1968, më çuan në gjykatë, ku mjerani Faik Minarolli, më dha një dhjetëshe burg politik. Pasi më prenë gjysmën e dënimit, sepse isha ende minoren, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, më 23 nëntor 1968, më shpunë në kampin politik të Repsit dhe prej atje, më 23 shtator 1970, në kampin e Spaçit, ku më 23 maj të vitit 1973, në revoltën e të dënuarve politikë, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan me pushkatim, katër martirë; Pal Zefi, Skënder Daja, Hajri Pashaj dhe Dervish Bejko.

Më 23 qershor 2013, humbi zgjedhjet Partia Demokratike, proces më se normal në demokracinë që mëtojmë. Por më 23 tetor 2013, Drejtori i Përgjithshëm i Qeverisë rilindase, dërgoi urdhrin Nr. 2203, datë 23.10.2013, për; Lirimin nga detyra të një punonjësi policie. Pra Providenca Hyjnore, u pleks me Providencën rilindase neokomuniste dhe, pikërisht më 23 më zëvendësuan, as më pak e as më shumë, po me ish-operativin e Sigurimit të Burgut të Burrelit. Ku do kishte më domethënëse se kaq?! Ish-i burgosuri politik, zëvendësohet nga ish-persekutori!

          Autori

                   SHKËLQIM ABAZI

                                                                               R E P S I

                                                               (Kampi i punës së detyruar)

Memuaristikë

Këta tipa shëtitës treteshin si kripa në ujë, sa në kampe, sa në birucat e Degëve të Brendshme. Po ashtu si kripa, linin pas vazhdën e ndyrësisë së tyre, që s’ish e vështirë ta dalloje. Nga ngjyra e zbehtë e fytyrës, e mora me mend menjëherë, sapo do ish kthyer nga ndonjë “shërbim” makabër, ku me siguri s’dihej kujt mund t’i kish bërë gropën, duke e mashtruar të pranonte fajësi të pabëra, apo do i kish dalë ndokujt dëshmitar i rremë. Urrejtja po më vlonte përbrenda, megjithatë tentova ta shmangia: – “O Sali Nela, hiqmu qafe! Vërtetë surratin s’ta kam parë, po bëmat t’i njoh mirë! S’ka të burgosur që s’i njeh pisllëqet dhe horrllëqet e tua! Ndaj largomu, se do mallkosh ditën, kur ke lindur”! – e kërcënova dhe mendja po kërkonte një zgjidhje me shpejtësi maksimale.

– “Ehu-uu, sa kam kaluar në zdrukth si puna jote, unë! – m’u trimërua. – Pse o, ti do më shpëtoç mua”! – me një dorë vazhdonte të më përkëdhelte faqen, ndërsa me tjetrën, nisi të masturbohej. – “S’jam mësuar me sorra të zgjebosura unë, o kuçkë! Dua mish thëllëze! Dre-dre, zoçkat kalojnë njëherë te unë, pastaj te të tjerët”! – dhe vazhdonte masturbimin. Ndërsa truri kërkonte udhëzgjidhje, si mes një vizioni të përtymur, m’u faneps figura kokorroçe e Muharrem Dylit, me duart të kryqëzuara mbi gjoks. Në thellësi të kafkës, më gjëmuan fjalët e tij: “Jemi në xhungël këtu, or babuç….të ngacmoi, mbytja i pari, se po ndodhi ndryshe, ta la…, dëgjo vllaçkon ti”!

E mora vendimin. Lopatën me dhe, e derdha në gropë. Me shpejtësi rrufeje e ngrita lartë, pastaj ja lëshova mbi krye personit që masturbohej mbi mua, me sa më hante krahu. Një krisëm e shurdhët si jehona e mbytur e thesit të bykut, kur e shkundin me shkop, u pasua nga një klithmë e mprehtë, që ushtoi në tërë hapësirën e laboratorit. I godituri u shemb së prapthi pas pirgut me dhe të freskët, e përpëlitej, ndërsa unë vazhdoja të shtija e të shtija, kuturu.

Tingulli i metalit që përplasej mbi gurishte, u përzje me ulërimat dhe kaptoi kubenë e lartë të godinës, jehona rikthehej e shumëfishuar te unë. Më uturinin veshët nga këto zhurma të nakatosura, të cilat nxitën ndoshta më instiktin kafshëror. M’u lëbyrën sytë e vazhdoja të qëlloja, në hava. Nga pozicioni ku gjendesha, e kisha të pamundur të godisja saktësisht, se gjatësia e bishtit, ishte i limituar. Bëra të dilja jashtë gropës, po ajo ish e thellë, s’ja mbërrita. Atëherë e shtriva krahun më tepër, deri sa nga tingulli, dallova se duhej të shukej mbi kurm njeriu.

Inati më kish eklipsuar orbitat e trurit, ndjenjat qenë mpirë, logjika s’funksiononte. Papritmas nga vetëmbrojtës, isha shndërruar në grabitqar, që pavetëdijshëm e instinktivisht për mbijetesë, isha gati të shqyeja çdo të ngjashëm, që të më delte para. Sa herë kujtoj ato çaste, përfytyroj njeriun dhe kafshën, ngjashmëritë e diferencat mes tyre. Konkluzioni më rezulton paksa konfuz; kufiri ndarës mes njërës gjendje dhe tjetrës, s’është kushedi se sa i qartë; thjeshtë vetëm arsyeja e bën dallimin. Po zhvishe njeriun nga logjika dhe automatikisht, përfton kafshën më mizore.

Në analizën që jam rrekur t’i bëjë këtij rasti, kam arritur të gjejë anët e padukshme të karakterit njerëzor, apo shtazërinë humane. Nxite këtë veti-ves te kafsha-njeri, stimulo unin primitiv dhe ke përftuar kainin modern. Këto metoda i instrumentalizojnë popujt, të egërsohen deri në shtazëri kundër njeri tjetrit. Njeriut të qytetëruar, si qenia më perfekte mendërisht, po dhe më e manipulueshme shpirtërisht, vëri ballë arsyen e mos arsyes dhe në një farë mënyre, i ke injektuar drogën, i ke induktuar egërsinë, papandehur e ke shndërruar në antropofag.

Kjo e shpjegon faktin se si i ndërsejnë të panjohurit, se si e detyrojnë ushtarin në llogore, të kthehet në instrument vrastar; që të urrej me gjithë forcën e shpirtin, kundërshtarin në llogoren tjetër përkarshi, pa e ditur aspak cili është dhe si është? Pa u përplasur kurrë personalisht, pa shkëmbyer asnjëherë ndonjë fyerje të ndërsjellët, pa pasur ndonjëherë kontradikta individuale. Në fund, pa pikë dhembshurie humane, pa ndjenjën më minimale të mëshirës, shpojnë kurmet e njeri-tjetrit, me majën e mprehtë të bajonetës, si të ishin manekinë.

Sërish për të shpjeguar këtë fenomen, më vjen në ndihmë defiçenca e intelektit apo veti-vesi më i spikatur i kafshës-njeri. Mjafton që te individi të stimulosh sinergjinë negative dhe i ke eklipsuar logjikën! Preki sedrën e sëmurë dhe qenien e arsyeshme njeri, e ke transformuar në subjektin më të egër, në një minotaur me rrezikshmëri eksplozive, që pa mëdyshje e meriton të eliminohet nga faqja e dheut. Nën shtysën e këtyre instinkteve vrastarë, kafsha-njeri, zhduk të ngjashmin e vet, vëllai vret vëllanë, babai djalin, mëma birin, gruaja burrin e anasjelltas, madje kjo meduzë njëmijë krerëshe, ndihet krenare për triumfin ndaj të ngjashmit, si të përmbushte një detyrim hyjnor, pothuajse të shenjtë. Kështu lindin kainët!

Ulërimat e mprehta, të shoqëruara me britmat e thekshme që nxirrte i rrëzuari, tërhoqën vëmendjen e të tjerëve në sallat pranë. Ata, të tromaksur u sulën brenda e diç flisnin me zë të lartë. Por unë s’kuptoja asgjë nga ç’thoshin. Një hije m’u afrua, më zgjati dorën, por s’e përcaktova dot cili qe. E zura atë dorë të shtrirë, i dhashë trupit përpjetë, me ndihmën e gjunjëve mbështetur në paretet anësore të gropës, mbërrita të dilja jashtë. Sapo u dhashë në sipërfaqe, rrëmbeva bishtit të parë që më zuri dora dhe u lëshova mbi të plandosurin që vazhdonte ulërimat. Vegla kish qëlluar kazma qylyke, me çek të mprehtë.

Kur maja e kazmës iu drejtua fytyrës, personi i mbuluar me gjak, shtrirë nën këmbët e mia, çakërriti sytë. O Zot, ç’kokordhokë të zgurdulluar, të shqyer nga tmerri, njëkohësisht urryes e lutës deri në përgjërim! Toidho, sytë e një kau që pret t’a therin. Asnjëherë më në jetë, s’më ka rastisur të shoh shkëndijim të tillë. Ata sy të xhamtë, të terrorizuar deri në tmerr, më stepën një çast, me kazmën në ajër. Por nën shtysën e instinktit shtazarak, e lëshova mbi atë surrat të shpërfytyruar, pa asnjë grimë pishmëndi. Neveria përzierë me marazin, i kishin kyçur gjithë dyert e arsyes, inati i verbër dhe fyerja e paprecedentë, e kishin bjerrë logjikën.

Kazma u plas dhe u zhyt e tëra! Mandej një zhurmë qelqi që thyhet, shpoi trurin. “Ja çava kafkën”! – ulërita i ngopur me krimin tim, pastaj hapa shuplakat dhe e lëshova bishti që gjer atë moment, e shtrëngoja ethshëm. – “Ngriheni, vendoseni diku, me trupin drejt”! – urdhëroi dikush. “Në arkë-mort, atje e ka vendi qelbësira! Madje, më mirë, zhyteni te kjo gropa që hapa unë! Mbulojani kërmën, të mos qelbë dynjanë”! – mendova se kisha folur, po vetëm kisha përsiatur.

Poshtë këmbëve, një kurm të gjakosur lëvrinte si të kthenin në krah, një berr të therur, për t’i fryrë lëkurën që ta rripnin më lehtë. Por berri ish gjallë! Përpëlitej dhe ende s’i kish dalë shpirti! Ulërimat vazhduan të mbushnin kubenë. Gjithsesi, kishte shpëtuar. Në momentin final, dikush më kish dhënë të shtymën, kazma kish devijuar dhe ish zhytur në një arkë dërrase, nga ku erdhi krisma e qelqit që thyhet. Padyshim, ndonjë pajisje hidrosanitare, ish martirizuar, në vend të pederastit. Viktima i shpëtoi paq eliminimet përfundimtar, po edhe unë i shpëtoja ri dënimit të sigurt. Se kush qe shpëtimtari i dyfishtë, edhe sot mbas dyzetetre vitesh, s’kam arritur ta mësoj. Por sidoqoftë, do ta kisha kryer atë krim, si një kanibal i vërtetë, pa brehej ndërgjegje.

Madje, e kreva! Ato çaste isha tërësisht i bindur, se ndërmerrja veprimin më të drejtë. Vetëdija nuk funksiononte. Më zunë përkrahësh e më drejtuan diku. Se kush dhe për ku, s’e mora vesh. Hidhja këmbët si somnambul, pas xhindeve që më kishin zaptuar. Di-kund, më plasën mbi një stol dhoge. Para, boshllëk pacak. Një lloj perde e ndehur ngjyrë gjaku, tendosur nuk e di nga ç’dorë e padukshme, m’a kuqëloi shikimin. Mbase, ish vërtetë gjak! Por ishte shumë, shumë! Një det i tërë, një glob, madje një qiell dhe një galaktikë e tërë e kuqe! Asnjëherë më parë, s’kisha parë kaq shumë gjak! Gjak gjithandej, që rridhte, e rridhte nga vrimat kozmike.

M’u ndërmend vetja i vogël, me sherret fëmijërore e të adoleshencës, që përfundonin zakonisht me nga një flakërimë surratit, apo e shumta me një pizgë gjaku nën hundë. Si nëpër mjegull, shikimin m’a përthithi një zjarr i kuq, i largët e i paarritshëm, një tip rrezeje që projektohej mbi një ekran gjigant. Ndjesia, se gjithë kjo po shtjellohej mbi një beze të një skene abstrakte, në një sallë teatri absurd dhe që s’kishte asnjë lidhje me mua, më mposhti. U shkreha pa frymë, i drobitur dhe krejt apatik. Sytë më përcëllonin nga flaka e largët, që mbërrinte nga ekrani eterik, ndërsa në veshë më shungullonin pareshtur klithma dhe ulërima, si të ishin sinjale te ardhura nga përtej-bota.

Më shkundën për supesh. M’u drodh gjithë shtati, si të më kish përshkuar tej e tej një rryme elektrike. Nën efektin elektroshok, hapa sytë. Kur ç’të shohë! Gjendesha mbi stol në kovaçhanën e Qazimit! Zjarri s’qe pjellë fantazie, po i njëmendët! Forxha e Qazimit flakëronte, ndërsa vet Qazimi e të tjerët, rrinin mendueshëm, si të mpirë. Ja, çibuku i Qazimit shkëndijonte e tymonte! Pra, ishin njerëz realë, me mish e me eshtra, jo aktorë moviolash. Se kush më zgjati një cigare të ndezur e, ma vuri në buzë. E thitha me eks, mushkrit m’u mbushën me tym. Tymi kundër tymit! “Xhi-hi-i-xhi”! Helmi kundër helmit! Rreth dy muaj më parë, e kisha lënë duhanin, por çastin kur e thitha, m’u bë si ta kisha shuar të fundit para pesë minutash. Ajo cigare e hequr me babëzi ato momente dramatike, më ktheu në realitet, po do mbetej një ves i tej zgjatur, që do më ndiqte pas edhe në ditën e sotme, kur hedh këto shënime.

Dikush hoqi peliçen dhe ma hodhi krahëve: “Në qeli bën shumë ftohtë, vishe se do të duhet! Me xhaketë doku, nuk shtyhet një muaj birucë”! – “Birucë”? – fola përçart. “Po, or ta marsha, e ç’pret tjetër? Apo, don dekorata”?! Ai që foli, hoqi opingat e zhvesh çorapet e leshta, m’u avit dhe si më zhvati prej këmbëve llastikat e mia dhe pecet e pista, m’u shkreh: – “Vishi, pra, ti kënke veç n’pece”! E lashë të vepronte, pa e kuptuar ç’po ndodhte. Isha i trullosur, akoma s’isha ndërgjegjësuar për ç’kisha bërë dhe, as për ç’më priste pas kësaj.

Një tjetër më zgjati një qese duhan, po cili? S’e fiksova. Dukej, isha krejt i paaftë, të dalloja fytyrat e bashkëvuajtësve. “Fute këtë zhaken në xhep, se do të duhet atje”! – foli dhe e rrasi qesuken në xhepin e xhaketës sime. Edhe një tjetër, bëri të njëjtë gjë. Pasi nxori nga kutia një grusht duhan, bashkë me një defter letra, e derdhi në një qeskë lëkure që ia zgjatën: – “Merre edhe kët, se s’i dihet, po të mbajtën një muaj, të del mënd e kresë pa duhan! – “Në birucë?! O Zot”! Veprimet e bashkëvuajtësve, më kujtuan se shpejt do përfundoja në qeli.

Ishte ndëshkimi i parë, s’e kisha provuar ndonjëherë. Mungesa e eksperiencës, ngërthyer me terrorin psikologjik për të panjohurën që më priste, më bëri esëll. Mendova për orët, ditët, muajin dhe pastaj, për ri dënimin… e zemra m’u drithërua. “O Zot i Madh! Ç’më gjeti, mua të mjerin”?! Kisha dëgjuar të thoshin: “Këtu të dënojnë kot së koti edhe dy, edhe tri herë! Këta mezi ç’presin, të shtojnë dënim mbi dënime”! Po për çfarë se?! Për kë duhej të m’i shtonin mundimet! Për një pederast të ndyrë? O Zot! Nga kjo turbullirë ku po zhytesha, më nxori një bubullimë:

– “Të lumshin durt, ej burr, ç’m’i bane hakun atij çeni! E ka dasht prej kohet, aj pederasti! Po, t’na kishe thirr na, bre, se ti je i ri”! – “Ç’të kem bërë, vallë”?! S’po kthjellohesha dot, as për atë që bëra, as për atë që më priste. – “Njitash, sikur kanë ardh! – shtoi dikush. – Kan me t’lidh, po mos u nep, mbaje vedin! Fundja e më së fundi, t’tanë i kena hjek kto halle”! -Ç’ka m’i ba, të zuni kusuri! S’je as i pari, as i mbrapmi”! – u hodh një tjetër. – “Veç dita e parë asht nji fije e hidhët, ma von ke me pas ene t’jerë! Qetsohu, he burr, jan tuj ardhë”!

Ndërkaq mbërrinin gumëzhima të zhurmëta, me tone të ngritur, që afroheshin përherë e më pranë. Rrëmbyeshëm, një turmë policësh hynë në kovaçhanë; njeri u shkëput e m’u qas: “I d’nuem, a tëj e ke ba kët gjamë”?! – “Or shtazë, ke dasht me vra njeri, tëj”?! – m’u trus një tjetër. – “Zëne, or Ndrec, t’i futim nji t’lidhme, me e m’sue si vritet robi”! Ndreca m’u afrua me një shuk teli në dorë. Tre të tjerët, më kapën për krahësh dhe më kthyen me fytyrë për muri.

– “Jak, hej, a s’po e lidhim njitu? Për ideal, kena ene darët e Qazimit për m’e shtërngue paq”! – ai që foli, u zgjat mbi sergjen. – “Ç’je tuj bo, or shoq?! Argalit e mia jan me punue, jo me lidh rob”! – u fut në mes Qazim Vula, që deri ato çaste për shkak të dëgjimit të rënduar/ s’kish kuptuar qartë ç’po ndodhte. – “Or Frrok, qite jashtë kriminelin”! – urdhëroi ai që duhej të ish mbi tjerët. Më kllaposën ligësht, krahë e kofshë, gati havadan më hoqën rëshqanth, aq sa edhe këmbët s’më prekën në tokë. Ashtu zvarrë, u drejtuan për nga dera e dy kampeve.

Ky demonstrim force më kthjelloi, u ndërgjegjësova për pasojën. Kur i pashë të merrnin drejt hyrjes, mendova se iu shpëtova torturave të lidhjes pas shtyllës: “Epo, gjysma e së keqes, do më fusin një dajak dhe pastaj në birucë”! ngushëllova veten. Por isha gabuar. Me t’iu afruar portës, ata stopuan e më shtrinë përmbys. Më përdrodhën duart mbas shpine e, fytyrën m’a ngjeshën mbi llucën shkrirë nga thumbat e këpucëve. Diçka e mprehtë më preu në kyçet duarve, dhimbja therëse, m’u ngjit deri në zemër.

– “Or Jak, shtrëngoja në zero, ta marr vesht nji ky picirruku, si vritet robi. Pesha e disa trupave e gozhdët e kundrave, sa s’po më nxirrnin shpirtir – “Ndrec a, ç’ka ba nji ky, bre”?! – njoha zërin e Mark “mustakuqit”, siç quanin ne të dënuarit, për shkak të mustaqeve të verdha, që i përdridh për merak. Mark “mustakuqin”, e mbanin për policin më të mirë, të paktën s’ishte dhunshëm me të dënuarit. – “Mark a, shihe nji kët spurdhjakun, ka dasht me vra Salën, bre”! – i ktheu Ndreca. – “Kë Sal, o? Ah-ahh, at b…q…, at’ shkërdhatën, pederastin? – shprehi habi Marku. – Për njikët e keni lidh, a”?!

– “Po, or shoq, a e din se asht mik i operativit, hej”?! – iu përgjigj tjetri. – “Po, qe besa, e dij mir boll! Por dij q’asht ene imoral, or shoq! Ç’m’ paska ba hakun, burra”! – “Pruhu, Mark, ik bre, na len t’bajm punën”! Me fytyrën mes baltës, dëgjova hapat e Mark “mustakuqit” të bënin tej, ndërsa të tjerët mbaruan lidhjen, më ngritën në këmbë e, më kthyen drej shtyllës elektrike, nën karakollit të rojës.

Më dhanë një shqelm në të pasmet, që u pasua nga një i dytë dhe nga një e shtyme e beftë, pas kurrizit. Këmbët m’u ngatërruan ke-qazi me njëra tjetrën. Duke u kalamendur, iu drejtova trungut të shtyllës si flurudhë dhe me siguri do kisha pësuar dëme serioze, sikur para përplasjes fatale të mos bëja përpjekje mbinjerëzore. Zhepova paksa në një krah. Koka shpëtoi, por e pësoi supi. Një dhimbje llahtarë, më sëmboi në zemër. Duket, klavikula kish marr krisje. U plasa pa ndjenja mbi një gëmushë trëndafilash të egër. Humba në eter.

Atëbotë, i pandërgjegjshëm për veprimet e mëtejshme që ndërmorën me trupin tim, s’kuptova se ç’u bë. Më pas, kur do vija në vete, i mora me mend. Ata, më kishin kryqëzuar atyllës, ashtu të kllaposur, më kishin braktisur në mëshirë të llohës. Më shumë do më rrëfenin bashkëvuajtësit, kur dola nga biruca. Ata e kishin ndjekur skenën nga lartësia e kodrës, ku çdo detaj, dukej si në pëllëmbë të dorës. Nuk di të them saktësisht, sa kohë duhet të kem nusëruar kështu. Por, ndjeva mbi fytyrë të më përplasej një gulsh i ftohtë uji, nakatosur me gjilpërëza që m’u ngulën në mish. Nofullat dridheshin e dhëmbët trokëllinin pareshtur.

Llohja e shiu më rrihte me pareshtur. Rrymat e forta të luginës së Fanit, rrëmbenin dhe vërtisnin në furinë e tyre çmendurake valët e ujit mbi kurmin tim. I ftohti i kthente pikëzat në thumba akulli, që jepnin mes fishkëllimave të thekëve të një kamxhiku. Pozicioni kllaposur pas shtyllës, e dyfishoi torturën, s’arrija të lëvizja krahët, as këmbët, asnjë pjesë të trupit. Nga dhimbjet therëse, arrita të gjej se më kishin lidhur trefish; te supet poshtë qafës, te duart në bel, poshtë gjunjëve, te kërcinjtë. Dridhërima më kaploi çdo qelizë, ndjeja të ftohtin kur zhytej e mbërrinte palcë.

Peliçja që më veshën shokët pak para se të më rrëmbenin policët, u bë mburoja e parë për ujin, që s’arriti të depërtonte deri në mish. Kishte kaluar mbi gjysma e ditës së punës. Këtë e kuptova kur pashë rojet vertikale të togës së ushtarëve, që zëvendësonin njeri tjetrin nëpër oklle. Në burgje, s’lejonin sahat për të matur kohën. Sikur donin të na thonin; “Për ju, ka ndaluar ora! Koha juaj matet me vite e dhjetëvjeçarë!” Nocioni “orë dhe kohë”, ish bërë shpesh objekt talljesh, mes të dënuarve dhe policëve.

Në një rast në Spaç, miku im Esat Kalaj, duke iu referuar orës si objekt dhe kohës si nocion, u tall hidhët me policin më të ashpër, po edhe më injorantin në burgjet politike, Preng Rrapin. – “Iku ora, or tëj”! – ish ankuar polic Ndreca. – “Sa ka shkue, or Ndrec”! – e kish pyetur tjetri. – “Tash ka kapërcye dymbëdhjetë e kacafiu”! – ia kthen i pari. – “Qe besa, paska shkue vonë”! – shfreu ai që kish pyetur. “Të d’nuem, lueni, se na xuni darka”! – urdhëroi zëlartë Preng Rrapi, me kapadaillëkun prej budallai.

– “S’na duhet vakti, neve, po jeta”! – ja kish kthyer Esat Kala. – “Or tëj, orën e kena na, ju veç prangat keni”! – e kërcënoi Prenga dhe me gishtin tregues, i binte xhamit të një sahati rroskop, lidhur pas kyçit të dorës, me një rrip letre. – “M’a gëzofsh, juve u ka mbetur ora, por ne kemi kohën në dispozicion”! – ja pat kthyer Esati, duke aluduar për të ardhmen që shpresonte se na përkiste ne dhe ideve tona. – “Hekrat, bre, n’birucë, or tëj! Don m’u tall surrati i jot”! – iu kërcënua kapter Prenga dhe Esati përfundoi, një muaj në izolim.

Në mungesë të orës, të dënuarit kishin shpikur ca metoda origjinale, që në kushte lirie, s’mund të imagjinohen sepse s’i hyjnë në punë askujt. Gjatë muajve të verës, kur dita ishte me diell, ora e të burgosurve, ishte fare e thjeshtë; një kunj i ngulur mes një rrethi të ngjashëm me fushën e sahatit, gjithë vijën e harkuar e ndanin në dymbëdhjetë pjesë të barabarta, që t’i korrespondonin secila një numri. Aq mjeshtëri kishin fituar ata në këtë zeje, saqë në çdo moment të ditës me diell, duke ndjekur lëvizjen e hijes së kunjit, të jepnin me saktësi orën, madje edhe minutën, po t’ua kërkoje. Ora diellore e burgut, mund të krahasohej, për saktësinë e saj, me etalonin e Londrës.

Kam qenë prezent në një rast, kur kujunxhiu nga Durrësi Fran Shiroka, fitoi bastin me disa inxhinierë të lirë. Mbasi u kontrolluan dhjetë orë “Superatllantik” e “Pobieda”, secila prej tyre, ish disa sekonda para apo prapa, kurse kunji i Franit, ishte fiks, i pagabueshëm asnjë sekondë. Shpërblimi prej dy paketash cigare “Partizani”, ishte vërtetë simbolik, por i merituar. Të dënuarit në burgje, kishin edhe aleatë të tjerë, që në rrjedhën e viteve, ishin bërë edhe sahat, edhe miq të pandarë.

Këta sipas rastit, mund të ishin kafshë, shpendë, po edhe zvarranikë: si kali çalaman i Bedenit të Kavajës, lejleku i plagosur i kanaleve kulluese të Thumanës, dallëndyshja e Burrelit, pulëbardha e Skrofotinës, po më tipiku, ai që do 3 në historinë e burgologjisë shqiptare, si qeni i parë antikomunist, “Tartarini”, këlyshi i Spaçit, që në revoltën e 21 majit 1973, përfundoi i dënuar me vdekje, me pushkatim.

Por sipas vendit, aleati mund të edhe një hardhucë, një bretkosë apo një mi, etj. Këta aleatë ishin afruar aq shumë me miqtë e tyre të dënuar, si rrjedhojë e trajtimit me dashuri dhe përkushtim të këtyre të fundit, saqë çdo ditë në orarin i prisnin që t’i shoqëronin, nga kampi në punë, dhe anasjelltas.

Ndoshta kur të vij radha, mund t’i përmendim, si ato të ditëve me re dhe në dimër kur moti kish llohë, të dënuarit orientoheshim nëpërmjet veprimeve të togave ushtarake. Ndiqnim me vëmendje rojet, kur zëvendësoheshin nëpër karakolle. Kur ishte ftohtë ushtarët i ndërronin çdo katër orë, ndërsa kur bënte shumë-shumë ngricë, çdo dy orë. Memorie.alNga Shkëlqim Abazi