37.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Ukraina sulmon një aeroport ushtarak të Kremlinit, njofton avancimin në rajonin Kursk

Ukraina ka kryer një sulm me dron gjatë natës në një aeroport ushtarak të Kremlinit, pranë qytetit të Volgogradit, dhe ka njoftuar kapjen e një fshati tjetër në rajonin Kursk të Rusisë, ndërsa forcat ruse kanë vazhduar me avancimin e tyre në rajonin e Donetskut.

 

Guvernatori i Volgogradit, Andrei Bocharov, ka thënë se sulmi është zhvilluar rreth orës 3:00 të mëngjesit, raporton The Guardian.

Banorët raportuan për sërë shpërthimesh.

Shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës ka thënë se kishte kryer një sulm në distancë kundër bazës ajrore Marinovka, rreth 70 km në perëndim të Volgogradit, pranë qytetit të Kalach-na-Donu.

Baza është shtëpia e rreth 30 avionëve luftarakë Su-34 dhe Su-35. Avionët kryejnë bombardime të rregullta kundër pozicioneve ukrainase në vijën e frontit, ka bërë të ditur SBU-ja për gazetën “Kyiv Independent”. Nuk dihet ende se sa avionë janë dëmtuar ose shkatërruar.

Plani i tij u zbulua nga bisedat në Sky ECC/ Kush është Ismail Zeneli që u ekstradua nga Spanja, donte të vriste vëllezërit Nela në Britani për hakmarrje!

Ismail Zeneli, një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe Erzen Breçani u ekstradua sot nga Spanja për në Shqipëri.

 

Po kush është Ismail Zeneli ose Luan Sadria? Emri i tij doli nga zbërthimi i bisedave të një grupi kriminal në aplikacionin SKY ECC, ku u zbulua edhe plani i tij për të vrarë vëllezërit Albert e Edmond Nela për hakmarrje. Ai besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Në shenjë hakmarrje ai kërkonte eliminimin e tyre dhe këtë e kishte marrë përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia me urdhër të SPAK.

Sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve të Rënda, Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.

Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së dhe bashkëpunon ngushtë me Eralbi Breçanin.

ismail zeneli
Ismail Zeneli

Përgjimet mes Ismail Zenelit dhe Bujar Ajetit:

Më datë 26.07.2020, në orën 07:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan; Mik si t’kam, a je mirë? Më morën në tel të shtëpisë se nuk ka qenë mirë vëllai madh, Kujtimi dhe e kanë çue në spital. A për at dola për nja dy tre ditë. Jam rrugës dhe mrrijë nesër. Po deshe na organizo naj vend t’mshehtë me at shokun an e bojmë pak muhabet se nuk e di a mund rri shumë a jo. Shif po nuk qe i zanëm, na organizo edhe takona edhe bashkë rrijmë…

Më datë 27.07.2020, në orën 10:15 përdoruesi FE1BEB dërgon mesazhet’ Smë vin…Erdha. Po hajde hamë darkë. Ku je tani? Erdha…..

Në orën 10:30 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shteti Ismail Zeneli i dërgon mesazhe zanore; O mik, sa kam shku pak shpia dhe jam duke dal qetash nja 10 minuta te spitali. Se unë te spitali s’mund e shoh, por po dal të takoj do njerëz aty te spitali 5 minuta edhe po vij edhe takona ku të duash ti. O mik qetu në Sauk jam edhe unë, te ky Sanatoriumi po rri pak edhe po vij. Se di se ku është ky vendi po ndoshta e gjejmë, ta shofin tashi.

O mik në Sauk jam te Sanatoriumi edhe po pyes kënd unë dhe po vij te restoranti. A po vjen e merrëm ti pra, se unë nuk di me ardh aty, po se pate bezdi hajde merrëm ti këtu para spitalit dhe shkojmë dhe rrimë bashkë. Se unë skam as ca me bo ktu” dhe në vazhdim të ditës Bujar Ajeti është larguar për Kukës dhe Ismail Zeneli dërgon mesazhet në orën 17:28.

“Mik a ik mirë për Kukës. Flm që erdhe..Flm që erdhe…takona ndoshta prapë. Shyqyr që ke shku mirë. Diçka vallahin mik. Flm. Flasim.”.

Më datë 28.07.2020 në orën 19:01 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazh zanor: “Që t’u o mik gjithë ditën. S’kam kry asnjë lloj pune me atë se ai djali i dajës ka ik, paska ik në Greqi ai dhe skam bërë asnjë lëvizje për atë muhabetin tim. Të shof po mi dha të dhënat t’ja çoj me tekst atij shoku, po mi dha të dhënat e adresës. Edhe nesër këna i takim me do doktorë dhe mas nesër mos hamë ndonjë drekë se ndoshta vjen dhe Besi”.

Besi ndërkohë dyshohet se i referohet shtetasit Besmir Murati, i cili në periudhën 24.07.2020 dero më 29 ka udhëtuar në Turqi.

Më datë 30.07.2020 në orën 19:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti.

Shtetasi Ismail Zeneli shkruan; Pz hiq mik sa mrrina me Spanjë. Po mik se po ti nis me adresa të sakta se ai djali kishte ik për jashtë shteti. O mik, i them atij djalit të Kujtimit dhe ti ,arrë e të shkojë ai vetë andej. Masandaj ki ti boje të sakta ai ato shtëpitë të them edhe shko ti noj ditë me të. Po adresa e saktë, jam duke prit t’mi kalojë ky shoku im. Sa t’mi kalojë të them.

Më datë 31.07.2020 në orën 08.12 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikojnë me përdoruesin CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon disa foto të sistemeve që përdorin agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për posedimin e dokumentit të udhëtimit, po ashtu i dërgon dhe një fotografi të sistemit E-gjoba ku evidentohe targa X dhe pronari i mjetit Albert Nela.

Teksa dërgon këtë fotografi HFNERI në orën 08:12 shtetasi Ismail Zeneli shkruan që; i paska patur aty…motërq… Një e freskët..Shife e këtij muaj. Datën që kan hy”… “Korrik pra…Prit se ju ka bllokue sistemi…E të them adresat. Prit se ju ka bllokue sistemi. Ka morini kan lëviz. Motër qi*et. Edhe nga Luton…Me avion…Ok, mik…Mduket se po…eee..S’ka gjë…o mik se s’kanë ka shkojnë…ok o mik…E pashë mik e pashë…Po doshta a në Kosovë. O mik…. a ka dal anej a ka hy në këmbë..Them unë….them unë..O ka dal anej a ka hy në këmbë. Janë për t’ju q* robt o mik. Dhelpra jan….janë shumë tinzar.”

Ndërkohë që kanë dërguar këto mesazhe. Ka dërguar edhe foto që i kanë dërguar më parë duke nënvizuar detajet që tregonte me anë të mesazheve. Duhet theksuar se nga verifikimet në TIMS si dhe nga bisedat HFNERI, ky i fundit ka qenë në Shqipëri në periudhën 27.07.2020 deri më 30.07.2020 dhe fotografitë e sistemit TIMS të shpërndara në bisedën me ÇRE2 janë bërë pas datës 21.07.2020, pasi në fotografi pasqyrohet se dalja e fundit nga Shqipëria e poseduesit të dokumentit në fjalë ka qenë data 21.07.2020.

Më datë 05.08.2020, në orën 11:55 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe i dërgon mesazhe zanore; Njateta. A je mirë? Qa po bën? Po mik ndor tanë asht. Fola me shokun tan, që hangrë drekë me të, jemi tash në pritje.

Me shokun që ka ngrënë drekë dyshohet se i referohet përdoruesit të FE1BEB, përdorues me të cilin ka komunikuar me datë 27.07.2020, në orën 10:15, ditë kur CC4RE2 ka takuar HFNERI për drekë në zonën e Saukut, ka dërguar mesazhet; “S’më vin…Erdha…Po hajde hamë drekë. Ku je tani…erdha”.

Pas kësaj dërgon në orën 11:59 disa mesazhe zanore njëra pas tjetrës me këto përmbajtje. “Atij të voglit me ja hup by**ën o mik…njanit…cilit të vijë. Ky i vogli a kupton është bash si kryesori, tash të shofim. Kursëë, po mund ta kenë bo edhe këtë, kanë nejt në grep. Mos ta nijë more, cili të vijë, s’është duke mu rrujt k…fort, cili të vijë s’du me ja dit fare, cili të vijë, të dy njësoj janë. Veç ishalla kemi shans o mik dhe na vijnë në dorë shpejt o mik….a kupton…unë fola me atë shokun tënd…ishalla mos po bohen gjanat sa më shpejt, i thashë ti jap drejtim i thash…Pa merak o mik se merrna vetë unë me ta mos ta nijë. Veç ishalla janë të hajrit edhe na hec mbarë, mos ta nijë se njëlloj je, a kupton si unë si ti a kupton, pa merak se ja rregulloj unë gjanat krejt. Ok mik shife vetë pra, ok”.

Dyshohet se me fjalën i vogli, i referohet shtetasit Albert Nela, pasi ai është më i vogli nga vellezërit Nela. Ndërsa në mesazhin ku i tregon se ka folur me shokun e Ç4RE2, dyshohet se i referohet komunikimeve që ka patur me përdoruesit S7DEGI, të cilët HFNERI i ka dërguar të dhënat lidhur me transport për në Valencia nëpërmjt kompanisë hapagllojd.

Më datë 06.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HENERI komunikon me përdoruesin CC4RE2, i cili nga kontektsti i bisedës lë të kuptohet që CC4RE2 ka shkruar i pari. HENERo e mkpfton se djali i Kujtimit ku shohet se njëri nga djemtë e vëllait të tij, Redon apo Klevis Sadria do i japë Ç4RE2 një adresë të cilën do e takohë drejtëpërdrejtë.

HFNERi ka dërguar mesazhet; “Më fal se kisha lënë telin në makinë e isha te hangër. Ok mos asht të ardhë. Mik desha mja kalue djalit Kujtimit adresën por nuk mi kaloj ky shoku se smundet i nxjerri. Po se ja kaloj, ja kaloj. Unë direkt sa t’ma japin…Sa të kthehet ky shoku. Nuk kam dash mi ngatërru. Pa merak!

Më datë 19.08.2020 në orën 08:27 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gjendje civile të shtetasit Arben Nela, me atësi të panjohur dhe të lindur më datë 06.07.2002 në Mbetërinë e Bashkuar. HFNERI i ka dërguar Bujar Ajetit mesazhet me këtë përmbajtje: “Mjesi mik si t’kam a je mirë? Kjo asht adresa. Ruga Lodr Bajroni, pallati X. Ka një djalë 15 vjeç kjo motra. E ka emrin Arben dhe ja kanë vu mbienrim e këtyre rob*inve se asht e ndamë mund të jetoj edhe nana e vet aty. Në orën 1047 Ismaili i shkruan: Mirë mik si je ti? Motra vet jo..Aty e ka…Kurse prindrit e këtij e kanë vendvanimin në fshat. Në Novesej.”.

Në bisedat e mësopërme është diskutuar rreth vendbanimit të shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases S.Nela. Shtetasi Arben Nela banon në rrugën “Lodr Bajron”.

Më datë 20.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin CC4RE2 dhe i dërgon mesazhet; Mjesi mik si t’kam? A je mirë? Ky shoku ka fillue punë dhe mtha sa të hyjnë do të them direkt. Adresa që ta nisa asht shumë me rëndësi se 99% jeton dhe nana e tyre. Jeton aty me motrën e tyne. Do t’ja jap këto ditë të gjitha adresat që kanë në shpi. E ishalla me ndihmën e Zotit mbajmë punë…Aaaaa qa thue…A shumë mirë. I kanë njoh ata..Hajt ishalla me të lehta i kalon. Ok mik. Jo jo, smërzitem jo”.

Shtetasi Ismail Zeneli i referohet bisedës së datës 19.08.2020 në orën 08:27 ku ka dërguar adresën e motrës dhe nipit të vëllezërve Nela. Dyshohet se shtetasi Ismail zeneli ka caktuar një person që të ruaj adresën e shtëpisë së tyre në Tiranë.

Më datë 21.08.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin DFJGË, i paidentifikuar dhe i dërgon mesazhet; Rruga Lord Bajroni….A fjete? A fjete? Po mirë mirë, qa thotë Kuçi? Mirë ok hajt se shihna. Klm”.

Më datë 06.09.2020 në orën 11:02 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shruan; Mik të kam marrë në tel….tjetër….po direkt..do ta nis se hala s’ma kan pru mue. E ta nis me DHL.”.

Më datë 09.09.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me Ç4RE2. Konretisht shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këto përmbajtje’ A je mirë? Am jep adresën e Mulit…ti nis telat. Ose po ja nis Bashkimit në Tiranë. Po le se ja marrë vet pra. Harrova. Ja nis Bakes. Do t’nis tre telefona. Ore Bakes, Urimit.

Më datë 19.09.2020 në prë 12:09 Ismail Zeneli kontakton Ç4RE2 dhe i njofton se aparatet telefonike të kriptuara me CCHPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon dhe fotografi të mandatit ë dërgesës me postë ku marrë është Bashkim Sadria.

Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet; O mik si t’kam nuk të kam thanë gjo se të prit ha sot ha nesër për telefonat. I ka bllokue dogana mik. E për atë punë…s’mund të kam thënë gjo. Jan tel në shpin o mik po i ka dogana.”.

Jeni të përgjumur gjatë ditës? Ja çfarë nuk po shkon si duhet me trupin tuaj

Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që janë të përgjumur gjatë gjithë ditës, janë të predispozuar të pësojnë rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

 

Në mjekësi çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.

Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini në sasinë e duhur, 7-8 orë në ditë. Ose, mund të shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj.

Ekstradohet nga Spanja Ismail Zeneli i shpallur në kërkim nga SPAK, pjesë e grupit të Erzen Breçanit

Është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Zeneli ka qenë  pjesë e grupit kriminal, ku akuzohet edhe ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani.

 

Kujtojmë se Ismail Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain  me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, krim që kishte ndodhur në Britaninë e Madhe.

Ismail Zeneli, i njohur edhe me emrin Luan Sadria ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

SPAK ka regjistruar procedim në vitin 2023 dhe në kuadër të këtij procedimi, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, kanë zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.

Gjithashtu, hetimet janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura ne Shqipëri. Dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria është koordinuar me bashkëpunëtoret e tij dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e shtetasve Alber dhe Edmond Nela  me qëllim vrasjen. Më tej, dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërisht në Valencia, Spanjë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me Interpol Madridin, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Aksident, adoleshenti përplas me motomjet 6-vjeçaren

Një 17-vjeçar i cili ka qenë duke lëvizur me një motomjet, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një 6-vjeçare në fshatin Bubullimë në Lushnjë.

 

Si pasojë, e mitura  ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur, 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.

Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vijon…

Dita e Kujtesës së Viktimave të Sistemeve Totalitare/ Paralajmërim për të gjithë ata që keqpërdorin vullnetin e popullit në përpjekje për të rivendosur autoritarizmin

Nga Taulanda Jupi

Sot duhet të jemi të ndërgjegjshëm për kërcënimet me të cilat përballet demokracia në Shqipëri, kur një grusht njerëzish( pa dallim ngjyre apo bindjesh politike,) ka marrë në dorë gjithçka, kur oligarkët dhe kriminelët bëhen aleatët e politikës, dhe kur liritë e fituara me mund dhe sakrificë shuhen pak nga pak dhe ardhmja e është në rrezik.

Projekti ogurzi i rikthimit të pushtetit absolut, ku vendimet merren në kuluare të mbyllura dhe ku interesat e pakicës shtypin vullnetin e shumicës, është një rrezik real që nuk mund të injorohet. Ata që përpiqen të kontrollojnë gjithçka në vend, të minojnë demokracinë, të shkatërrojnë ekonominë dhe të zhveshin vendin nga populli i tij, janë duke luajtur me zjarrin e historisë dhe të drejtësisë.

Ky projekt i errët nuk është vetëm një kërcënim për të tashmen, por edhe për të ardhmen e brezave që do të vijnë. Nuk është vetëm një betejë për pushtet; është një luftë për shpirtin e kombit, për liritë e çdo qytetari, dhe për të drejtën e tyre për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik.

Por qytetarët shqiptarë kanë treguar gjatë historisë se nuk do të dorëzohen lehtësisht. Ata që mendojnë se mund të kthejnë pas orën e historisë dhe të rikthejnë epokën e errët të shtypjes dhe kontrollit të plotë, do të përballen me një përgjigje të vendosur dhe të ashpër nga populli. Liria, demokracia dhe drejtësia janë themelet mbi të cilat ndërtohet një komb i qëndrueshëm dhe i begatë, dhe çdo përpjekje për t’i minuar këto parime do të dështojë.

Në këtë betejë për shpëtimin e vlerave tona dhe të ardhmen tonë, çdo shqiptar është i thirrur të ngrihet dhe të mbrojë të drejtat e tij. Kjo është koha për të treguar se Shqipëria i përket popullit të saj dhe se e ardhmja jonë është në duart tona.

Transparenca dhe një raport i drejtë me të vërtetën për ndërgjegjësimin kombëtar mbi krimet e regjimit komunist, veçanërisht të të rinjve, përmes edukimit në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, duhet të ketë në thelb nevojën e një reflektimi të thellë social duke filluar me përfshirjen në programet e edukimit e seksioneve të dedikuara për memorien dhe historinë në lidhje me faktet dhe të vërtetat mbi dhunën dhe terrorin gjatë periudhës së dikaturës në Shqipëri.

Mesazhet që na vijnë nga përtej Atlantikut!

Nga Azgan Haklaj

Konventa e demokratëve amerikanë në Çikago ishte model shkëlqimi jo vetëm nga përsosmëria e organizimit por pikë së pari për mesazhet e simbolikat që përcolli të cilat i kalojnë limitet partiake, nacionale dhe rrezatojnë në mbarë globin.
Nga shumësia e këtyre mesazheve un’ po veçoj njërin pasi që dua ti qasem Atdheut tonë ndonëse krahasimi do të ishte utopi. Duke ndjekur konventën fokus i vezhgimit tim u bënë fjalimet e dy ish- presidentëve amerikanë:
Bill Clinton dhe Barak Obama, që të dy në mbështetje të pakursyer për kandidaten demokrate Camala Harris.
Ao që të bie në sy e pse jo të fut në refleksione krahasimore është gjuha e tyre poltike e njerëzore.
Një gjuhë e qartë elekuente, por mjaft e thjeshtë dhe e kuptueshme, me fjalë e shprehje brenda kufirit të etikës edhe kur është fjala per kundërshtarin.
Asnjë ambigyitet kur është fjala për vendin e tyre, qytetarin amerikan’ por vetëm krenari që i kanë shërbyer si kryetar shteti.
Përballë këtyre fjalimeve jo vetëm ata që i kanë votuar ndihen mirë edhe krenar.
Presidentët në këtë vend dominant për demokraci dhe ligj pas përfundimit të mandatit të tyre presidencial bëjnë një jetë aktive sociale e akademike.
Ata ftohen të ligjerojnë e japin eksperiencat e tyre kudo në botë.
Kanë bibliotekat dhe fondacionet e tyre dhe kontribuojnë në të gjitha fushat që i njohin më mirë për interesa jo vetëm të vendit të tyre por edhe globale.
Me fjalë të tjera ato ushtrojnë në publik rolin e presidentit pa mandat ndaj me të drejtë populli amerikan në linguistikën e tij ju ka akorduar përjetësisht togfjalëshin cilësues “Mistër President!”.
Eshtë dëshpërues fakti nëse bën krahasim apo analogji me disa ish president të vendit tonë.
-Ish Presidenti Sali Berisha ndonëse e mbylli pa lavdi mandatin e tij nuk ju kthye eksperiencës të cilës premtonte ti qasej.
Përkundrazi ai uli rangun si shtetar por kurrë nuk i shkoi në mënd të tërhiqej realisht duke respektuar këtë rregull të pashkruar demokratik.
Ai edhe sot përkundër kusureve që e kanë zënë e moshës se shtyrë ciceron pallavra nga çatia.
Dhe jo vetëm pallavra por me gjuhë të helmët nuk heziton të shajë, anatemojë e linçoi ç’do kënd që i fanitet kundër interesit të tij personal.
Nuk e ka për gjë të bëjë thirrje për armatosje, revolucion, mosbindje, djegje e molotovë.
I të njëjtës derexhe është edhe Ilir Meta, i cili që kur ishte zgjedhur president ndërkohë që përgatitej kalimi i mandatit si një rrugaç ordiner u shfaq rrugëve të Lezhës e Kurbinit në fushatë elektorale duke shkaktuar deri viktima me fjalorin e tij të dhunës e provokimit.
I pashembullt ngelet intervenimi i tij deri në seli partish politike duke u marrë me pronësinë e pronaëve të banesës.
E për ironi e paradoks i njëjti ndonëse ishte kryetar shteti mblidhte njerëz në shesh në emër të kushtetutës anipse vetë ishte simboli i pastër i shkeljes dhe dhunimit të saj.
Ai kishte idiotësinë që ata kureshtarë dhe të paguar që ndoqën ligjërimin e tij të dhunsh e vanitoz ti kualifikonte si “populli i 2 marsit”.
Pra këta dhe popullin e ndajnë ndonëse neni themelor konstitucional saktëson se “Presidenti përfaqëson unitetin kombëtar”. Vijon marrëzitë ky mjeran president kur tamam si ortaku i tij në marrëzi Sali Berisha bën thirrje publike për armatosje e dhunë.
Kundër kujt?
Kundër Megalidhesë greke,Neçartania-s serbe, apo shovinizmit sllavo maqedon.
Ndaj atyre jo.
Jo se ata i ka aleatë por orvatet të përballë me dhunë ndaj njëri tjetrit shqiptarët.
Po për çfarë mundohet ti përballë??!
Për principe?
Jo aspak.
Por për të impresionuar e penguar drejtësinë që të mos identifikojë qypat e floririt të marrë nga djersa e kombit.
Me varre në dorë si në banerat leniniste të revolucionit bolshevik ky majmun politik merr guximin dhe ju paraqitet shqiptarëve si një model që kërkon prapë pushtet.
Mjerim dhe mallkim për ata, por më mjerim për kombin tonë që ka ulur në gjysëm shtizë flamurin e krenarisë me të tillë ish-kryetarë shteti.
Ka ardhur koha që përveç aspiratave të vërteta euroatlantike populli ynë të maturohet dhe të përkthejë saktë mesazhet demokratike që edhe kësaj here na erdhën nga përtej Atlantikut.
Nuk gjej postulat më të saktë sesa nga Ajnshtajni kur nënvizonte:
“Njerëzimin nuk e prishin vetëm ata që bëjnë keq por edhe ata qe i shohin, i përjetojnë këto të këqija dhe nuk bëjnë asgjë”.
Ka ardhur koha e veprimit e në demokraci e para është zgjedhja dhe vota.

Rama i dha siglën e PD Berishës për të mbrojtur pushtetin e tij, Basha do ia kthej demokratëve për t’i dhënë shqiptarëve alternativën!

Nga Gentian Gaba

Shqipërisë i ka ngelur ora. Çdo gjë ka ndryshuar në këto 34 vite, por në politikë çdo gjë ka mbetur ashtu siç nisi 34 vite më parë. Emrat i dini vetë, rezultatet politike po ashtu. Por çdo gjë ndryshoi në 9 shtator 2021. Një frakturë e imponuar sigurisht, si një ofertë që nuk mund të refuzohet sepse rrugët ishin vetëm dy. E para ishte ajo e mbrojtjes së verbër të interesit personal të Berishës, e cila e kthente PD në një garnizon në mbrojtje të ish-Kryeministrit, duke e lënë forcën e parë opozitare në Shqipëri në një opozitë të përjetshme. Një forcë politike mesazhi i vetëm i të cilës nuk është shërbimi ndaj njerëzve dhe ardhja në pushtet, por shërbimi ndaj të sanksionuarit non grata në betejën donkishoteske kundër mullinjve me erë. Në veçanti kur PD dhe Berisha kishin mbajtur qëndrime të forta dhe të qarta ndaj të sanksionuarve non grata në kampin e Ramës, duke e bërë edhe më hipokrite në sytë e shqiptarëve dhe partnerëve gjithë retorikën që vijoi nga Berisha te të tijët për standardet e dyfishta. Rruga tjetër ishte ajo e ndarjes së fatit të Berishës nga ai i PD. Diçka që Berisha në fakt duhet ta kishte bërë vetë, por që ia hodhi mbi supe demokratëve.

Një ndarje që nis me pezullimin e tij nga grupi parlamentar nga ana e Bashës, e që kishte vetëm një qëllim, kthimin e PD në një forcë fituese, me garanci se davaritja e hijeve të së shkuarës, do bënin që partnerët strategjikë të Shqipërisë të mos i jepnin indulgjenca Ramës për zgjatjen e duarve mbi zgjedhjet e radhës. E thjeshtë, e pastër dhe pa gabime, rruga e dytë ishte rruga më e mbarë për PD dhe Shqipërinë. Por jo më e mbara për Berishën, që nisi revanshin e tij, me ndihmën e Ramës, që si këmbët që i bien kokës, po mbajnë gjallë prej atëhere një përpjekje të ethshme për të penguar çdo ndryshim brenda rendit opozitar, sepse e kanë të qartë se këmbanat po bien për ta. Të lidhur ngushtësisht nga një fati i ngjashëm, ngritën në këmbë gjithë strukturat e tyre politike, mediatike dhe kriminale, për të shkallmuar PD dhe Bashën. Rama pa te Berisha pasqyrimin e asaj që e priste dhe e pret sapo gurët e dominosë të nisin rënien njëri pas tjetrit. Prandaj u investua përmes veglave të vogla e të mëdha që ka në dorë, të lidhur me fije të dukshme e të padukshme me Berishën, për të sabotuar planet e SHBA, që përmes mekanizmit të sanksionimit të Departamentit të Shtetit dhe atij të Thesarit, e sigurisht përmes çlirimit të SPAK nga kontrolli i politikës, kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë dhe të nisin një rrugëtim për një lidership të ri drejtues për vendin.

Nën sulmet e ashpra, me media të devijuara nga lumenj parash të paligjshme, me trysni të stisur ndaj demokratëve dhe deputetëve, Rama dhe Berisha “fituan” dy betejat e para të kësaj përballje për mbijetesën e tyre. Fituan duke larguar Bashën në mars të 2022-shit, e cila u pasurua nga vendimi i Zhukrit, që në kulmin e monitorimit të partnerëve, vendosi të japë një vendim në favor të padronit të vjetër. Por “fitorja” e parë nuk zgjati shumë. Sepse diçka e lindur përmes mashtrimit nuk mund të çonte te e vërteta, por te humbja dhe kthimi i revolucionit në aneks të qeverisë Rama. Në Foltoret e tij Berisha u premtoi demokratëve fitore, por ka humbur 5 herë në 2 vite (6 mars, 14 maj, Kukës, Rrogozhinë, Himarë), duke i falur Ramës Shkodrën dhe gjithë bastionet e PD. Në Foltoret e tij Berisha u premtoi demokratëve demokratizim të PD, por e ktheu në një bastion të interesave të tij të ngushta, që voton siç do ai dhe ku bën hajër vetëm kush i shërben atij. Kështu ndodhi me katapultimet në kryesinë e rithemelimit, ku ata që lëpinë atë që pështynë u kontrabanduan në rangjet e larta të partisë së Berishës. Bye bye forume. Premtoi se do rrëzonte Ramën për 6 muaj, por atë histori e dini vetë tani. Premtoi se nuk do bënte marrëveshje me Ramën, por vetëm në publik ka 2 të tilla, amnistia dhe Kodi Zgjedhor.

Premtoi se do organizonte protesta më të fuqishme se ato të Bashës, për të cilin thoshte se bënte xhiro rreth kryeministrisë, por edhe këtë e dini vetë sepse i keni parë me sytë tuaj. Kjo “fitore” e parë u arkivua shpejtë, sepse ishte e pamundur të mos shihej me sy të lirë që me steroidet e Ramës, Berisha mund të qëndronte në këmbë, si gogol, por nuk mund të jetë fitues. Prandaj erdhi dhe “fitorja” e dytë, ajo e vendimit të Apelit, e cila i ktheu siglën Berishës përmes një vendimi skandaloz, i cili nuk trajtoi çështjen në themel, siç kërkonte Gjykata e Lartë. Një vendim që shkaktoi një debat të gjerë publik, në veçanti pas zbardhjes, që e legjitimon rekursin e PD të përfaqësuar nga Basha. Sidoqoftë, këto janë vetëm fitore taktike. Sigurisht me pasoja të rënda për vendin dhe PD, e cila është e drobitur nga goditjet e Ramës dhe Berishës që duan ta kthejnë në një farsë procesin e ardhshëm zgjedhor, por që nuk e cenojnë strategjinë për reformimin e politikës shqiptare përmes reformimit të opozitës të nisur në 9 shtator 2021. E cila mund të vonohet me taktika ballkanase, por nuk mund të pengohet, pasi perandoritë e kapin lepurin me qere.

Qëndrimi i SHBA pas vendimit të 11 qershorit nuk ka ndryshuar, siç dëshmon dhe përsëritja e mesazhit se ata nuk bashkëpunojnë me non gratat. Po ashtu domethënëse është dhe heshtja e të gjithë partnerëve, të cilët nuk përshëndetën dorëzimin e vulës të Berisha. Një izolim ndërkombëtar total, që dëmton opozitën që kërkon reformim, ndërsa nuk shqetëson aspak dyshen Rama-Berisha, që kërkojnë të mbijetojnë përmes politikës së tokës së djegur. Kundër-reforma Rama-Berisha, me aleancën e tyre të dalë tashmë në sipërfaqe, kërkon mbajtjen e satus quo-së. Nga frika e ndëshkimit, ata duan bllokimin e ndryshimit politik. Me deputetët e vendosur në rresht për një, dyshja e vjetër kreu dy akte publike përmes të cilave kërkojnë të tregojnë se pa ata nuk ka zgjidhje. Kjo ishte simbolika e bashkimit të turpshëm të votave për mbylljen e listave, si dhe lufta me policin e mirë (Rama) dhe policin e keq (Berisha) kundrejt SPAK, që do bëhet edhe më flagrante me sulmet që do t’i drejtohen Prokurorisë së Posaçme përmes bashkimit të deputetëve të Ramës e Berishës në komisionin Xhafa.

Përsëritja e etapave të mësipërme është e domosdoshme për të mos lejuar që propaganda me të cilën është përmbytur opinioni publik të shfokusojë nga origjina e ndarjes së madhe që ka pësuar politika, mbyllja e të cilës përkon me fundin e epopesë të simboleve të PD. Rekursi i paraqitur nga Basha në Gjykatën e Lartë ka hyrë me shpejtësi në procesin e zgjidhjes. Më shpejt sesa dikush parashikonte, sigurisht më herët sesa ç’pretendonin hilacakët që duan asgjësimin identitar të PD si forca e parë properëndimore e Shqipërisë. Në fakt trajtimi me fatalitet i vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit, si dhe nxitja nga media me agjendë pro-qeveritare të shpërbërjes së grupit që deri pak kohë më parë cilësohej si PD zyrtare, kishte vetëm një qëllim, pengimin e rekursit dhe faljen e gjësë së vjedhur dyshes Rama-Berisha.

Tani fjalën e ka Gjykata e Lartë, e cila ka përgjegjësinë të marrë me themel çështjen, duke lënë mënjanë presionet politike e duke i treguar shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që investimi në sistemin e drejtësisë ishte investim për ta çuar Shqipërinë përtej tranzicionit, jo për ta nisur nga e para. E nëse gjyqtarët do të jenë në lartësinë e detyrës duke respektuar ligjin, PD do të kthehet të jetë ajo që ka qenë gjithmonë, partia që lidhi Shqipërinë me perëndimin dhe shpresa e shqiptarëve për ndryshim. Kthimi i legjitimitetit te PD, ripërtërijta e saj, restaurimi i besimit të partnerëve ndërkombëtarë te PD, zhvendosja e vëmendjes së kësaj force politike nga halli i Berishës te hallet e njerëzve, bashkimi përmes vlerave me të gjithë ata që kërkojnë ndryshim e jo riciklim, janë shtegu nëpër të cilin është detyruar të ecë kjo forcë politike. Me kthimin e PD në shtratin e saj identitar, me shkëputjen nga e kaluara, me mbështetje të fuqishme të SPAK si mjeti për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, me program dhe vizion të qartë për të ardhmen, do të kthehet shumë shpejt në alternativën që qytetarët meritojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ballkani i Hapur” dështoi për shkak të lojërave politike të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç

Nga “Balcani Caucaso”

Nisma “Ballkani i Hapur”, e njohur ndryshe edhe si “Mini Shengen”, filloi si një projekt bashkëpunimi rajonal midis 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Maqedonisë

së Veriut dhe Serbisë. Duke parë ngecjen e procesit të zgjerimit dhe duke mos mbajtur premtimet për një të ardhme evropiane dhënë ndaj qytetarëve të tyre, udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, u gjendën përballë një situate të veçantë.

Perspektiva evropiane e rajonit, edhe pse jo plotësisht e humbur, u duk qartazi e zbehur nga deklaratat e zyrtarëve më të lartë të Bashkimit Evropian, sipas të cilëve unioni duhej të reformohej përpara se të pranonte anëtarë të rinj.

Pas ndalimit të zgjerimit të shpallur në vitin 2014 nga kreu i atëhershëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Ballkanit Perëndimor iu ofrua një çmim ngushëllues: i ashtuquajturi Procesi i Berlinit, një nismë bashkëpunimi rajonal e promovuar nga Gjermania. Ishte një tjetër “transferim përgjegjësie”, një projekt bashkëpunimi i konceptuar brenda BE-së, dhe që më pas iu dorëzua Ballkanit Perëndimor për ta zbatuar dhe zhvilluar më tej.

“Balkani Hapur” synohej të ishte pikërisht e kundërta: një projekt autokton, i zhvilluar nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, që ishin të interesuar t’i tregonin Brukselit se ishin të aftë të promovonin bashkëpunimin rajonal.

Nisma u shpall në tetor 2019, me një deklaratë të nënshkruar në Novi Sad nga krerët e 3 vendeve të përfshira, e cila u pasua nga dy deklarata të tjera të përbashkëta, të nënshkruara në Tiranë dhe Ohër. Ideja ishte krijimi i një tregu të përbashkët, të ngjashëm me atë të BE-së, për të lejuar lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve (të ashtuquajturat “4 liritë”).

Secili nga vendet e përfshira në këtë nismë, i perceptoi në mënyrën e vet përfitimet e mundshme të nismës. Për Shqipërinë, hapja e kufirit me Kosovën do t’i lejonte shqiptarët e të dyja vendeve t’i gëzonin të katërta liritë pa asnjë kufizim.

Nga ana tjetër, Serbia shpresonte në një zbutje të marrëdhënieve me Kosovën, në atë që mund të shihej si një normalizim jo-zyrtar i marrëdhënieve mes dy vendeve. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, kjo nismë do të përfaqësonte një mundësi për të rifituar vrullin politik në kontekstin rajonal, pasi Marrëveshjet e Prespës – dhe ndryshimi i mëvonshëm i emrit të vendit – kishin lënë një shije të keqe tek popullata por edhe politikanët lokalë.

Pavarësisht entuziazmit fillestar, sot nisma e “Ballkanit të Hapur” duket se ka hyrë në një rrugë pa krye. Arsyet e këtij dështimi janë të shumta. Dështimi lidhet pjesërisht me vetë strukturën e projektit, i promovuar kryesisht nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, pra nga dy liderë politikë të gatshëm të mbështesin çdo lloj nisme rajonale, me kushtin që të përfitojnë prej tyre në nivelin e brendshëm politik.

Së dyti, “Ballkani i Hapur” nuk arriti asnjëherë të përfshijë vende të tjera në rajon – si Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Kosova – të cilat mbetën mosbesuese ndaj nismës dhe preferuan të merrnin pjesë në Procesin e Berlinit.

Së treti, ndryshimet gjeopolitike, të shkaktuara nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, e nxitën BE-në të bënte një kthesë në politikën e saj të zgjerimit. Në mars të këtij viti, BE-ja vendosi të hapë negociatat e anëtarësimit me Bosnje Hercegovinën.

Disa muaj më parë, dritën jeshile e morën Moldavia dhe Ukraina. Rinisja e procesit të zgjerimit, i ka lënë në hije nismat si “Ballkani i Hapur”, e konceptuar si një alternativë ndaj bashkëpunimit të promovuar nga BE-ja. Njëkohësisht, angazhimi i ripërtërirë politik i BE-së për Ballkanin Perëndimor, e ka ringjallur çështjen e bashkëpunimit rajonal.

Procesi i integrimit evropian, nuk mund ta anashkalojë dialogun dhe kërkimin e zgjidhjeve për disa çështje me të cilat shoqëritë e pasluftës, siç janë ato ish-jugosllave, përballen në mënyrë të pashmangshme. Një rishikim i Procesit të Berlinit, që synon qartazi integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, mund të jetë një pikënisje e mirë.

Duke vendosur një objektiv të saktë, ai mund të shndërrohet nga një nismë tjetër paternaliste, e konceptuar nga burokratët e Brukselit pa njohje të thellë të dinamikave të rajonit, në një projekt të përqafuar me entuziazëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një sinjal pozitiv në këtë drejtim, është fakti që në vitin 2023 u zhvillua në Tiranë samiti vjetor i Procesit të Berlinit, në dallim nga vitet e mëparshme kur ishin vendet e BE-së ato që e organizonin atë. Edhe pse kryesisht simbolik, ky ndryshim pasoi një nga idetë e pakta që nisma “Ballkani i Hapur” ka promovuar me sukses: qartësimi se është një projekt koherent, me protagonistë aktorë lokalë,. dhe duke pasur në qendër idenë e tregut të përbashkët rajonal dhe evropian.

Përafrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së unionit, duhet të jetë një kërkesë thelbësore për përparimin e rajonit drejt BE-së, duke e penguar Rusinë që të shfrytëzojë ndarjet e brendshme të rajonit.

Ky përafrim, është i nevojshëm në fazën aktuale të riorganizimit të rendit global, në të cilin BE-ja nuk ka luksin të ketë brenda saj një lider udhëheqës si Orbán. Kuadri gjeopolitik aktual, është dëshmuar vendimtar për angazhimin e ripërtërirë të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe për përfundimin e projektit “Ballkani i Hapur”.

Pavarësisht se dështoi të arrijë shumicën e objektivave të saj, kjo nismë arriti të mbushë pjesërisht boshllëkun politik dhe strategjik të krijuar si pasojë e të ashtuquajturës “lodhje nga zgjerimi” brenda BE-së. Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka deklaruar se nisma “Ballkani i Hapur” ia ka arritur qëllimit, duke dërguar kështu një mesazh të qartë se Shqipëria po fokusohet në prioritete të tjera.

Në fakt, e ardhmja e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, kalon përmes një projekti të qartë të integrimit evropian, të promovuar nga Brukseli, pa lojëra teatrale dhe politike, si ato që janë parë nga udhëheqësit ballkanikë gjatë eksperimentit të dështuar “Ballkani i Hapur”.

SHBA ka shpresa për një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit

Shtetet e Bashkuara shprehen optimiste se një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit mund të ndodhë shumë shpejt. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Në fjalën e saj para sallës së Këshillit të Sigurimit, Greenfield u ka kërkuar anëtarëve të bëjnë presion ndaj grupit militant palestinez Hamas për të pranuar propozimin e rënë dakord edhe nga Izraeli.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB tha se një propozim i paraqitur javën e kaluar nga SHBA, Katari dhe Egjipti ishte në përputhje me një plan të përshkruar nga Presidenti Joe Biden në maj dhe miratuar nga Këshilli i Sigurimit në qershor.

“Kemi një rrugë përpara për të shpëtuar jetë, për të sjellë lehtësim për popullin e Gazës, për të kthyer pengjet në shtëpi dhe për të ulur tensionet rajonale.

Përsëri, Izraeli ka pranuar propozimin e paqes. Tani, Hamasi duhet të bëjë të njëjtën gjë. Si anëtarë të këtij këshilli, ne duhet të flasim me një zë dhe duhet të përdorim fuqinë tonë për të nxitur Hamasin që të pranojë propozimin e paqes”, Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA në OKB.

Burime për Reuters bëjnë me dije se mosmarrëveshjet për praninë e ardhshme ushtarake të Izraelit në Gaza dhe për lirimin e të burgosurve palestinezë janë faktorët që po pengojnë marrëveshjen.

Ndërkohë, Izraelit i kanoset një tjetër rrezik, kërcënimi iranian.

“Koha e reagimit të Iranit do të organizohet me përpikmëri për të siguruar që ajo të ndodhë në një kohë befasie maksimale”. Kështu ka deklaruar misioni i përhershëm i Republikës Islamike në Kombet e Bashkuara, në lidhje me sulmin e premtuar nga Irani kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.