35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Babai i futbollistit shqiptar e gjuajti me çadër, trajneri paralajmëron largimin nga klubi

Klubi zvicerian i Zyrihut ka bërë një fillim pozitiv këtë sezon, duke udhëhequr ligën me 10 pikë nga katër ndeshje dhe duke mbetur i pamposhtur. Megjithatë, polemika ka rrethuar klubin pas një incidenti të çuditshëm që përfshin një çadër. 

 

Në ndeshjen e fundit të kupës kundër Zug 94 të nivelit të ulët, Zy4ih po udhëhiqte 2-0 kur trajneri Rikardo Moniz mori një vendim befasues për të zëvendësuar sulmuesin 19-vjeçar Labinot Bajrami, i cili sapo ishte futur në lojë. 

Kjo ishte paraqitja e pestë e Bajramit për ekipin e parë, por ai u largua nga fusha pas vetëm 18 minutash, duke u bërë lojtari i tretë që përjeton një periudhë kaq të shkurtër nën drejtimin e Monizit këtë sezon. 

Situata u përshkallëzua kur Bajrami thuhet se shau Monizit, duke çuar në zëvendësimin e tij të menjëhershëm. Menjëherë pas kësaj, një çadër në drejtim të Monizit është hedhur nga tribuna nga babai i Bajramit, i cili po ndiqte ndeshjen. 

Gjyqtari duhej të ndalonte për pak kohë ndeshjen dhe Moniz më vonë kërcënoi se do të largohej nga klubi, duke përmendur shqetësimet e sigurisë për veten dhe familjen e tij. Zyrih ka lënë të kuptohet edhe për veprime të mundshme ligjore kundër babait të Bajramit. 

Ky incident ka ngjallur reagime të ndryshme tek fansat. Disa vënë në pikëpyetje politikën e ashpër të zëvendësimit të Monizit, ndërsa të tjerë e mbrojnë atë, duke lënë shumë njerëz të ndihen të konfliktuar.

Lia e majmunit/ Mjeku: Nuk ka lidhje me Covid-in, ja si transmetohet

Zyrtarisht, OBSH-ja pranoi në janar se ka një shpërthim të lisë së majmunit në Europë, që mbetet ende sot epiqendër e valës së përhapjes së sëmundjes. Pavarësisht alarmit e frikës për një pandemi të radhës, në çfarë pike jemi sot?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 CNN Leidon Shapo, ekspert i shëndetit publik. Ai qetësoi publikun duke thënë se jemi shumë larg pandemisë dhe theksoi se nuk mund të bëhet asnjë krahasim me Covid-in.

“Nuk është fare si Covid, pasi unë di tani në variantin e 10 apo të 11 që po e kalojnë shumë më rëndë se një grip normal. Pse nuk jemi ashtu? Sepse Covid mund të përhapet shumë shpejt, ndërsa lija e majmunit ka nevojë për kontakte të ngushta fizike, trup më trup, me anë të rrobave dhe afërsi shumë e ngushtë përmes spërklave. Kjo e bën shumë më pak të rrezikshëm se Covid-i”, u shpreh Shapo.

Ai renditi edhe kategoritë më të rrezikuara.

“Imun në shkallë të gjerë nuk jemi. Personat që janë më të rrezikuar janë foshnjat, gratë shtatzënë dhe personat me imunitet të dobët. Në Kongo, rreth 70% të rasteve janë parë të moshat nën 18 vjeç. Megjithatë, nuk jemi ende në nivelin e vitit 2022.

Grupet e riskut janë të njëjtët, meshkujt që shkojnë me meshkujt. Rrjeti seksual është ai që pasi vjen rasti i parë në vend mund ta përhap atë brenda një vendi të caktuar”, tha Shapo.

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë, raportohet për tre persona të vrarë në Bosnje, një i plagosur rëndë

Tre persona raportohet se kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një gjimnaz në Bosnje Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se një person hapi zjarr në një gjimnaz në Sanski Most, në veriperëndim të Bosnje e Hercegovinës.

Sulmuesi qëlloi tre punonjës të shkollës me një pushkë automatike. Ndërkohë mes viktimave është edhe drejtori i shkollës.

Sipas informacioneve jozyrtare, autori i të shtënave dyshohet se është një ndihmës në Shkollën e Mesme, i cili ka hyrë në mbledhjen e mësuesve dhe ka nisur të qëllojë drejt tyre, raporton Liberation.

Krimi në një javë sjell bilanc lufte, 7 persona të vrarë e 6 të plagosur! Nga Velipoja në Pogradec, ngjarjet që tronditën vendin

Një konflikt që u paraqit si banal ka bërë që një punonjës i Policisë së Kufirit, i identifikuar si Erjon Goxharaj, të qëllojë me 6 plumba mbi një 45-vjeçar.

 

Dita e djeshme nisi me dy informacione paraprake të Policisë së Lezhës dhe Gjirokastrës. Në njërin lajmërohej se një burrë ishte gjetur i pajetë nga e bija në shtëpinë e tij, në Orosh të Mirditës, ndërsa rasti i vdekjes së një tjetër burri nga Memaliaj u përcoll fillimisht si vdekje natyrale, por në fakt të dyja rezultuan vrasje, madje ngjarja e Memaliajt mund të konsiderohet si një prej akteve më të rënda të ndodhura kohëve të fundit.

Pa kaluar as 24 orë nga e hëna e përgjakshme dhe një javë nga vrasja që tronditi vendin nga Pogradeci, policia shënon dhe raporton edhe dy akte të tjera të rënda ditën e djeshme, që e çon numrin e viktimave në 7 dhe disa të plagosur. Po ndërsa për aktin horror të Memaliajt, policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar dhe njëherësh të skeduar më herët si kultivues droge, policia e Mirditës dhe e Lezhës nuk kanë asnjë pistë dhe asnjë të dyshuar për ekzekutimin në gjumë të Frederik Radit në fshatin Lajthizë të Oroshit të Mirditës.

Sipas të dhënave të policore, ka dyshime që si vrasja në Mirditë, ashtu edhe ajo në Tepelenë të kenë ndodhur të paktën dy ditë më parë. Dy vrasjet që u zbuluan ditën e djeshme pasojnë një ditë me krime tronditëse, të cilat policia në fakt i ka të zbardhura, por ende nuk ka mundur të vërë në pranga autorët e saj.

Efektivi i policisë së Kufirit vijon arratinë, pasi qëlloi me 6 plumba mbi kolegun e bashkëshortes së tij, edhe pse policia hodhi 10 mijë euro për të siguruar informacion të saktë për vendndodhjen e tij. Po ashtu, edhe dy autorët e vrasjes në Velipojë vijojnë të jenë në arrati, ndërkohë që akti makabër i shtetasit amerikan, i kryer mesditën e së hënës, nuk ka më përgjegjës.

VRASJA NË MEMALIAJ

Faik Hajdini, 72 vjeç, kishte humbur kontaktet me familjen që ditën e diel. Familjarët kanë nisur kërkimet ndërkohë që është vënë në dijeni edhe Policia e Tepelenës. Kërkimet kanë vazhduar për orë të tëra, derisa kalimtarë të rastit kanë shquar trupin e pajetë në një humnerë.

Policia vendëse ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka konsideruar ngjarjen si rënie nga lartësia e për pasojë i moshuari kishte ndërruar jote, por ka qenë Policia e Gjirokastrës, që ka ngritur grupin e punës për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Për pasojë janë vërejtur edhe goditjet fatale në qafë dhe në kokë, që dyshohet që i kanë marrë jetën burrit. Madje, policia thotë se viktima është vrarë në vend tjetër dhe autori, tashmë i identifikuar, e ka marrë dhe e ka hedhur në atë vend, pikërisht për të humbur gjurmët e krimit. Sipas të dhënave, ka qenë terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i të ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.

Ndërkohë policia njofton se ka arritur të identifikojë se cili është autori i kësaj ngjarjeje, por nuk bën të ditur gjeneralitetet për arsye hetimore. “Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit. Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës. Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori i krimit”. Sipas pistës fillestare, Faik Hajdini është qëlluar për vdekje dhe për të humbur gjurmët, vrasësi e ka hedhur në humnerë. Fillimisht u raportua se i moshuari kishte rënë nga humnera dhe për pasojë kishte humbur jetën. Por kanë qenë ekspertët e kriminalistikës që evidentuan goditjet në kokë dhe në qafë që kanë shkaktuar vdekjen e Faik Hajdinit. Ndërkaq alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij, të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.

EKZEKUTIMI NË MIRDITË

Policia tha dje se një 68- vjeçar u gjet i vrarë me armë zjarri brenda banesës së tij në fshatin Lajthizë të Njësisë Administrative të Oroshit në Mirditë. Viktima është Frederik Radi, i cili po kalonte muajt e verës i vetëm pranë banesës së vjetër në vendlindje dhe prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me familjen. Ka qenë vajza e tij, shtetasja Leonora Radi, e cila pasi nuk ka arritur të lidhet me babanë e saj, ka udhëtuar drejt fshatit të thellë malor dhe e ka gjetur 68-vjeçarin të vdekur brenda shtëpisë së vjetër. Ajo ka sinjalizuar policinë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë vendore dhe grupi i posaçëm hetimor. Nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68- vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e dhomës ku flinte dhe si pasojë ka humbur jetën. Ai është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa vrasja dyshohet të ketë ndodhur dy ditë me parë, 18 gusht. Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar dhe po merr në pyetje disa persona, banorë të fshatit Lajthizë, por nuk ka asnjë person të ndaluar si autor i dyshuar i kësaj ngjarje. 68-vjeçari nuk njihej si person problematik dhe me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa pista kryesore e hetimeve është përqendruar te ndonjë konflikt që mund të ketë pasur me banorë në fshat, çka mund të ketë çuar në vrasjen e tij. Frederik Radi ishte babai i katër fëmijëve dhe jetonte në një fshat të Kurbinit, por gjatë dy viteve të fundit muajit e verës i kalonte në shtëpinë e tij të vjetër në Lajthize të Mirditës.

POLICIA NË KËRKIM TË POLICIT

Erjon Goxhara, efektivi i Policisë së Kufirit që plagosi me 5 plumba Lorenc Kostën në “Komunën e Parisit”, vijon arratinë. Ai nuk iu është bindur titullarëve të institucionit që kanë komunikuar me të që të dorëzohet, ndërkohë dje Policia e Tiranës njoftoi se në këmbim të një informacioni të saktë ka vënë në dispozicion 10 mijë euro.

Blutë e kryeqytetit kanë tentuar të sqarojnë dinamikën e ngjarjes duke thënë se Goxhara ka qenë jashtë shërbimit në momentin që ka kryer krimin. Ndonëse jo zyrtarisht, po policia ka bërë me dije se Goxhara e ka qëlluar në këmbë dhe kofshë me armë 45-vjeçarin, pasi dyshohet se ky i fundit ka një histori me bashkëshorten e tij, por ende nuk janë bërë publike të dhënat që ka grumbulluar policia për sa i përket dëshmisë së personave që janë të përfshirë në atë histori dhe që kanë dijeni për konfliktet e vazhdueshme mes çiftit.

Sakaq, Lorenc Kosta mësohet se është dërguar te Spitali i Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa edhe gjendja e tij paraqitet stabël. Lidhur me këtë ngjarje, policia thotë se janë sekuestruar dhe këqyrur pamjet filmike të administruara nga disa subjekte private në vendin e ngjarjes, janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat të hetimit, disa shtetas, dëshmitarë okularë dhe familjarë të autorit të dyshuar, të cilët kanë dhënë shpjegime mbi konfliktin mes të dëmtuarit dhe të dyshuarit, janë këqyrur të dhënat/komunikimet elektronike etj.

Polici Goxhara akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Policia e Tiranës saktësoi se: “Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari Lorenc Kosta është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar Erjon Goxhara është larguar nga vendi i ngjarjes, duke iu shmangur ndjekjes policore. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 (gjashtë) gëzhoja kalibër 9 mm, 1 (një) predhë me ngjyrë bronzi e deformuar, një këmishë predhe me ngjyrë bronzi, 3 rripa pantallonash të ndotur me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut etj.. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë ligjor me prova të kësaj ngjarjeje kriminale, lokalizimin dhe kapjen e autorit Erjon Goxhara, i cili është shpallur në kërkim.

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetur nga Forcat Speciale RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare janë angazhuar në një operacion të gjerë kërkimi, lokalizimi dhe kapjen e personit të kërkuar, kryesisht në periferi të Tiranës ku dyshohet se autori është larguar pas ngjarjes. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për cilindo që jep informacion të saktë për vendohen e personit të kërkuar Erjon Goxhara, vë në dispozicion si shpërblim shumën prej 10.000 euro, si dhe numrin kontaktit celular 0694111546, duke siguruar anonimatin e plotë.

GJKKO sekuestron miliona në llogaritë bankare të Ilir Beqajt dhe personave të tjerë nën hetim

Me urdhër të SPAK, GJKKO ka sekuestruar llogari bankare të Ilir Beqajt dhe personave të tjerë në hetim, për abuzime me fondet e BE.

Njoftim:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni  257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;
15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;
42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;
Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisëtregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..
Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e  këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Abuzimi me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK vendos nën sekuestro llogaritë bankare me mijëra euro e dollarë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vijim të hetimeve që po kryen për procedimin penal nr. 190, të vitit 2023, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, parashikuar nga nenet 143//2/ 3 i Kodit Penal, si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal, ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë që iu përkasin personave nën hetim, të cilat përbëjnë produkt të veprës penale/ apo në vlerën ekuivalente të tyre.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.430, datë 15.07.2024, i ndryshuar me vendimin nr. 34, datë 09.08.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestro preventive mbi disa llogari bankare, shuma të parave, e të tjera, si më poshtë vijon:

1. 14 323 125 (katërmbëdhjetë milon e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) Lekë;

2. 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) Euro;

3. 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;

Këto shuma parash janë sekuestruar në llogari rrjedhëse, depozitë me afat, cash dhe ju përkasin personave nën hetim G.H., E.M; I.B., E.K., B.Z., B.L; dhe shoqërive tregëtare të personave nën hetim;

4. Sekuestro preventive mbi 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k..

5. Sekuestro preventive mbi tre automjete regjistruar në pronësi të personave nën hetim E.K dhe E.M.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, së bashku me oficerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po kryejnë veprimet e nevojshme për ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal ende nuk kanë përfunduar, ato vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë apo për fakte të tjera penale.

Hipokrizia e Berishës për rrugën Thumanë-Kashar

Nga Namir Lapardhaja

Për më shumë se tetë muaj, Sali Berisha dhe ndjekësit e tij kanë qëndruar në heshtje për projektin e rrugës Thumanë-Kashar, një projekt që përfshin miliona euro dhe ka ngjallur shumë debate publike, për shkak të izolimit total të mijëra banorëve dhe bizneseve në zonën e Krujës dhe të Fushë Krujës.

Ai që flet për gjithçka, çuditërisht nuk shihte problemin dhe protestat e atyre njerëzve.

Megjithatë, papritmas Berisha dhe njerëzit e tij duket se janë zgjuar nga gjumi i heshtjes.

Reagimi tani është si ‘pas pilafit’, për shkak se nuk ka pasur asnjë përpjekje kur duhej dhe kur ishte mundësia reale për të ndryshuar diçka.

Një nga arsyet kryesore pse Berisha dhe njerëzit e tij heshtën kaq gjatë lidhet faktin se investitori i kësaj rruge, Bashkim Ulaj, është një ndër oligarkët që ka lidhje të ngushta me Berishën dhe Ramën njëkohësisht.

Ulaj, së bashku me emra të tjerë të mëdhenj si Mane dhe Kastrati, janë individë që u fuqizuan pikërisht gjatë periudhës së Berishës dhe vazhduan të rriten ekonomikisht edhe më shumë gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Në thelb, këta oligarkë janë ortakë të përbashkët të të dyja palëve politike, duke krijuar një rrjet të fuqishëm ekonomik që mbështet politikën në Shqipëri, duke mos lejuar ndryshimin e status quos dhe duke mbajtur peng shqiptarët në një klasë politike thellësisht të korruptuar, pa lejuar asnjë alternativë apo faktor tjetër të rritet jashtë influencës së tyre.

Berisha bën sikur është në luftë me Ramën, por në realitet ata ndajnë të njëjtët aleatë dhe interesa të ngushta financiare. Përpjekjet e tij për të sulmuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar nuk janë asgjë më shumë sesa një tentativë për të manipuluar publikun, ndërkohë që vazhdon të mbështesë në hije oligarkinë, e cila, nga ana tjetër, e mbështet ekonomikisht dhe mediatikisht, për të qëndruar fort në lojë, rezultati i së cilës dihet se si do përfundojë në 2025, mirëpo Berishës as që i duhet, sepse atij i intereson “pjesëmarrja” dhe jo fitorja.

Në të vërtetë, opozita e Berishës nuk është asgjë më shumë se një fasadë, një lojë e trilluar për të ruajtur pushtetin e tij politik dhe lidhjet e tij të ngushta me oligarkët. Pa këtë mbështetje financiare dhe pa këta ortakë të fuqishëm ekonomikë, Berisha do të kishte marrë fund politikisht prej kohësh.

Vlen të përmendet qëndresa dhe përpjekja e vazhueshme e deputeteve Merita Bakiu dhe Andia Ulliri, së bashku me Kryetarin e PD – Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, të cilët për muaj të tëra kanë qenë jo vetëm pranë banorëve të kësaj zone, por deputetet në fjalë kanë bërë akte konkrete dhe veprime që mund t’u vinin në ndihmë banorëve, nëse qeveria do të kishte vullnetin e duhur për t’i dhënë zgjidhje.

EMRI/ I pandehur për mashtrimet përmes call center, arrestohet shqiptari në Dubai

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimet me call center është arrestuar në Dubai. Bëhet fjalë për shtetasin Erlind Çekaj, ndaj të cilit GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Çekaj akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

I arrestuari ne Dubai në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, të lidhur me kompaninë Milton Group, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese, dhe vepronin në mbarë botën dhe drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria etj.

Erlind Cekaj është pjesë e grupit të Amant Josifit të cilët janë në gjykim pasi përmes mashtrimit me Call Center arritën t’u zhvatnin qytetarëve një shumë që kap vlerën e 6.1 mln eurove.

Njoftimi: 

Në bashkëpunim me Interpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe, me datë 20.08.2024, është bërë e mundur arrestimi i personit në kërkim ndërkombëtar Erlind CEKAJ, i biri i Fatos dhe Shqiponja, i datëlindjes 16.07.1996, lindur dhe banues në Bregas, Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendim penal Nr. 85 datë 18.10.2023, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale, të “Mashtrimit”, “Forma të veçanta të bashkëpunimit”, Grupi i strukturuar kriminal” dhe “ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/1-28/4, 333/a, 334 të K. Penal

Përmbledhje e fakteve

Shtetasi Erlind CEKAJ në bashkëpunim me subjekte të tjera që punonin për një kompani të quajtur IT PumaTS/SM Company, të lidhur me kompaninë Milton Group, kanë qenë pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar që shfrytëzonin platformat mashtruese, dhe vepronin në mbarë botën dhe drejtohej kryesisht nga qendrat e thirrjeve në Gjeorgji, Ukrainë, Maqedonia e Veriut, Shqipëria etj.

Ky rrjet kriminal në bashkëpunim me platforma të tjera mashtruese si Absolut Global Markets, AurumPro, Finaxis etj, ka mashtruar qindra persona nga vendet e BE-së, duke u shkaktuar atyre miliona euro. Hetimet kanë nisur në vitin 2021 nga disa vende si Spanja, Gjermania, Suedia, Finlanda, Letonia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Shqipëria nën koordinimin e Eurojust.

Personat në jahtin e fundosur në Siçili po festonin pafajësinë e miliarderit britanik, Mike Lynch

Operacionet e kërkimit vazhduan të martën për gjashtë personat që mendohet se mbetën brenda jahtit që u fundos pranë brigjeve të Siçilisë, mes të cilëve edhe miliarderi britanik Mike Lynch, i cili po festonte pushimin e një çështje gjyqësore ndaj tij së bashku me avokatin dhe dëshmitarët mbrojtës.

 

Superjahti është në fund të detit, pranë brigjeve të fshatit Porticello, në një thellësi prej 50 metrash, çka kërkon masa të veçanta për zhytësit. Ekipet speciale thanë se po realizonin zhytje në intervale prej 12 minutash, çka ka ngadalësuar përpjekjet për të kërkuar brenda të jahtit të fundosur.

Jahti ‘Bayesan’, 56 metra i gjatë dhe që lundronte nën flamurin britanik, ishte ankoruar rreth një kilometër larg bregut. Zyrtarët thonë se besojnë se jahti u godit nga një tornado mbi det gjatë stuhisë që filloi para orës katër të mëngjesit. Tornadot në ujë shkaktojnë vorbulla të fuqishme.

Pesëmbëdhjetë nga 22 personat në bordin e jahtit mbijetuan, mes tyre një nënë që tha se e shpëtoi vajzën e saj njëvjeçare duke e mbajtur atë mbi dallgët e detit. Zyrtarët kanë identifikuar një trup të gjetur si kuzhinierin e jahtit.

Zyrtarët kanë thënë se tani për tani gjashtë të pagjeturit do të konsiderohen të zhdukur.

Mes tyre është edhe miliarderi britanik, Mike Lynch, i njohur dikur si mbreti britanik i teknologjisë. Në muajin qershor, një gjykatë amerikane e liroi atë nga akuzat federale në një gjyq lidhur me blerjen e kompanisë së tij “Autonomy Corp” nga firma “Hewlett Packard” në shumën prej 11 miliardë dollarësh.

Gjithashtu të pagjetur figurojnë edhe Christopher Morvillo, një nga avokatët e zotit Lynch, Jonathan Bloomer, zyrtar i lartë i bankës “Morgan Stanley International” dhe ish-kreu i komisionit të auditimit të firmës “Autonomy Corp”, i cili dëshmoi në mbrojtje të zotit Lynch.

Karsten Borner, kapiteni i anijes “Sir Robert Baden Powell”, i cili arriti të shpëtojë të mbijetuarit që hypën në një varkë shpëtimi, tha se e kishte vënë re jahtin “Bayesian” ndërsa afrohej stuhia.

“Pas një momenti ajo u zhduk”, tha ai. Kapiteni tha se të mbijetuarit i kishin treguar atij se jahti u fundos brenda dy minutash.

Hannah Lynch, vajza 18-vjeçare e miliarderit, po ashtu figuron e humbur ndërsa nëna e saj, Angela Bacares, ka shpëtuar./VO

Mbyllen hetimet për grupin kriminal, SPAK dërgon për gjykim 23 persona (EMRAT)

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguam për gjykim një grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike.

 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik.

Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”.

“Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05  kg”, thotë SPAK.

EMRAT

1-Arian Popa,
2-Arben Uruçi,
3-Ardjan Tahiri,
4-Samet Dahati,
5-Besar Lejthiza,
6-Izmir Dahati,
7-Ermis Sela,
8-Afrim Dahati,
9-Liljana Çopani,
10-Vajdije Allamani,
11-Pjetër Gjoni,
12-Roland Gjoni,
13-Fabion Gjoni,
14-Danjela Hasani,
15-Valbona Haka,
16-Mimoza Hoti,
17-Elida Doku,
18-Hurme Bafti,
19-Franga Gjini,
20-Fatime Baftaj,
21-Drita Çuni,
22-Dorentina Hoxha dhe
23-Blerina Meta.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e  Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 71, të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 i Kodit Penal, me të pandehur shtetasit Arian PopaArben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela HasaniValbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.

Faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik. Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05  kg.

Po kështu, pjesë e hetimit paraprak ka qenë edhe ngjarja e datës 12.10.2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në këtë territor, policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet përkatëse ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.

Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, në datë 20.08.2024, çështja penale nr. 71, e vitit 2024, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme ka proceduar sa poshtë vijon :

Në lidhje me episodin e datës 17.06.2022, që ka të bëjë më ngjarjen e ndodhur në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik, është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Arian Popa. Veprat për të cilat ky shtetas është akuzuar janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu, shtetasit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, provohen të qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, i cili ka patur si objekt të aktivitetit të tij të kundërligjshëm, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike “Cannabis Sativa”. Këta shtetas janë akuzuar për kryerjen e veprave penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

Shtetaset Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Në lidhje me episodin e datës 12.10.2022, që ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, nga hetimi paraprak është  provuar të jetë autor dhe për pasojë është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Pjetër Gjoni. Veprat penale  për të cilat është akuzuar ky shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Shtetasit Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni është provuar të kenë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm,  atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.

Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal

Kurse shtetaset Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.