30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Përfundon me sukses sfidën/ Eva Buzo përshkon me not brigjet nga Italia në Shqipëri për 35 orë

Sfidën që e la në mes vitin e kaluar, Eva Buzo e përfundoi sot. Notarja me profesion avokate kaloi brigjet detare nga Italia në Shqipëri për 35 orë e 17 minuta.

 

Eva Buzo përshkroi 92 km nga brigjet e Leces, ( San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve, sot e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses.

Ajo ka ndaluar shumë pak duke pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh. Në momentin e mbërritjes Eva nuk është në gjendje të flasë për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë.

Analiza e DW: Në SHBA fushata zgjedhore kushton miliarda dollarë! Kush janë donatorët dhe sa ndikim ka ekonomia?

Në SHBA fushata zgjedhore kushton miliarda. Paratë vijnë nga donatorë të vegjël, nga miliarderë dhe ata që drejtojnë ekonominë, të cilët shpresojnë të rrisin ndikimin. A fiton ai që ia del të mbledhë më shumë para?

Në asnjë vend tjetër të botës nuk derdhen aq shumë para në fushatën zgjedhore presidenciale sa në SHBA. Në vitin 2020, kur u zgjodh Joe Biden, ai dhe i munduri Donald Trump patën shpenzuar së bashku rreth 5,7 miliardë dollarë në fushatë. Ky ishte një rekord, dy herë më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme, thotë organizata Open Secrets, që dokumenton donacionet e fushatave.

Edhe në këto zgjedhje makineria e grumbullimit të parave po funksionon si sahat. Vetëm në muajin korrik Kamala Harris tha se mori 310 milionë dollarë donacione. Në të njëjtën periudhë Donald Trump pohoi se kishte marrë 138 milionë dollarë donacione, njofton Reuters.

Donatorët e mëdhenj shpesh kanë dëshira

Fushata nuk financohet vetëm nga donatorë të vegjël – dy kundërshtarët marrin vazhdimisht miliona nga super të pasurit, të cilët shpesh qëndrojnë prapa kompanive tregtare. Miliarderi George Soros dhe djali i tij Aleks mbështesin kandidaten demokrate Kamala Harris. Familja Soros njihet si një donatore e madhe, që shpenzon dhjetëra milionë dollarë për fushatën zgjedhore.

Reid Hoffman, një sipërmarrës i shquar, bashkëthemelues i platformës Linkedin dhe anëtar i bordit të Microsoft, dhuroi 7 milionë dollarë për demokratët. Në një intervistë për CNN ai tha, se shefja e entit amerikan për Mbikqyrjen e Konkurrencës (FTC), Lina Khan, nuk është e mirë për SHBA-në. Ai shtoi: “Shpresoj që zëvendëspresidentja Harris ta zëvendësojë atë”.

Donald Trump merr gjithashtu ndihma nga drejtues të rëndësishëm të ekonomisë. Miliarderi Timothy Mellon shpenzoi 50 milionë dollarë në maj për të mbështetur Trumpin, informon revista amerikane Time. Edhe investitori i teknologjisë David Sacks dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk e mbështesin Trumpin. Në një bisedë mes Elon Musk dhe Donald Trump në platformën X më 13 gusht 2024, Musk përsëriti mbështetjen e tij për republikanin dhe madje u ofrua të punonte në një qeveri të mundshme Trump. “Mendoj se do të ishte mirë të kishim një komision për efikasitetin e qeverisë, që i sheh këto gjëra dhe garanton që paratë e taksapaguesve shpenzohen me vend”, tha Musk. “Do të isha i lumtur të shërbeja në një komision të tillë”.

Miliona donacione mund të rrjedhin përmes rrugëve të tërthorta

Për dekada është diskutuar për kufizimin e donacioneve në fushatat zgjedhore. Në vitin 2010 Gjykata e Lartë e SHBA nxori një vendim, që është i vlefshëm edhe sot. Kjo ka qenë një pikë kthese, thotë Jërg Hebenstreit, studiues në Universitetin e Jenës për politikën e brendshme të SHBA dhe financimin e  fushatës. Gjykata përcaktoi se çdo kufizim i financimit të fushatës politike është censurë dhe si rrjedhojë i paligjshëm. “Kjo do të thotë, se që nga viti 2010 mund të mbledhësh donacione sa të duash, si kompani, si bankë, si sindikatë, si grup interesi apo si individ i pasur”, thotë Hebenstreit për DW.

Për donacionet direkte për kandidatët ka megjithatë kufizime. Nga një individ mund të dhurohet aktualisht një maksimum prej 6.600 dollarësh. Por ekziston mundësia që kandidatit të preferuar paratë t`i dërgohen përmes Political Action Committees, të ashtuquajturat PAC.

PAC-të janë organizata për mbështetjen e kandidaturës së një personi të caktuar. Ato zakonisht themelohen nga kompani, sindikata ose grupe interesi, që mbledhin ndihma nga anëtarët ose punonjësit e tyre. Por edhe këtu ka kufizime. Anëtarët apo punonjësit mund të dhurojnë deri në 5.000 dollarë në vit për PAC-të. Asnjë para nuk lejohet të rrjedhë nga operatori i PAC-së, pra nga kompania, sindikata apo vetë grupi i interesit. Përveç kësaj individët e veçantë lejohen të dhurojnë 41.300 dollarë në vit për organizatat kombëtare partiake.

Miliona donacione përmes Super PAC-ve

Pa kufizim mund të mblidhen donacione përmes Super Political Action Commitees. Super PAC-të janë grupe lobimi të pavarura, që u krijuan gjithnjë e më shumë pas vitit 2010. Ato mund të grumbullojnë shuma të pakufizuara parash – nga individë, kompani dhe çdo donator tjetër. Megjithatë ato nuk lejohen t’ua kalojnë paratë kandidatëve, por të bëjnë publicitet në interes të kandidatëve. Kërkesa e vetme është, që publiciteti i tyre të mos “koordinohet” me zyrën e fushatës së kandidatit që mbështesin.

“Ajo që ata shpenzojnë, është e llahtarshme. Nuk e njihnim diçka të tillë më parë”, thotë amerikani James Davis, profesor i shkencave politike në Universitetin e St. Gallen. Kandidatët e dinë saktësisht, se cilat Super PAC janë në anën e tyre dhe kush qëndron pas këtyre donacioneve, thotë Davis. Këtë vit ka 2.257 SuperPAC, që kanë mbledhur ndërkohë mbi 2 miliardë dollarë dhe kanë shpenzuar afro 700 milionë dollarë.

E përcakton madhësia e buxhetit të fushatës se kush bëhet president?

Por çfarë efekti kanë milionat e dollarëve, që derdhen në fushatën zgjedhore? “Të dy kandidatët janë përgjithësisht të njohur. Dhe nëse investojnë 100 milionë më shumë në fushatën zgjedhore, kjo fundja nuk ka ndikim në rezultatin aktual të zgjedhjeve”, thotë Hebenstreit.

“Sigurisht që duhet një minimum donacionesh për të ndërtuar një organizatë partiake për fushatën zgjedhore”, thotë Davis për DW. “Dhe është shumë e rëndësishme të motivohen njerëzit, për të shkuar në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve. Kjo kushton.”

„Në fund është e rëndësishme të kemi një mesazh, që siguron vota”, thotë eksperti politik. Edhe donatorët e vegjël janë shumë të rëndësishëm për partitë, sepse pas çdo donacioni të vogël qëndron një votë. “Një miliarder mund të dhurojë disa milionë dollarë, por megjithatë hedh vetëm një votë në kutinë e votimit”, thotë Davis. Një vështrim në të kaluarën tregon se vetëm paratë nuk mjaftojnë. Hillary Clinton mblodhi dukshëm më shumë para se Donald Trump në fushatën zgjedhore të vitit 2016, megjithatë ajo humbi.

Donacionet vazhdojnë të kenë ndikim edhe pas zgjedhjeve

Me milionat e tyre super të pasurit, miliarderët dhe bosat e ekonomisë duan të sigurojnë ndikimin në politikë edhe pas zgjedhjeve. “Nëse dikush dhuron miliona për një Super PAC, sigurisht që do të merret vesh dhe nuk do të jetë rastësi, që në një moment ai person të marrë një ftesë për një event, ku presidenti i sapozgjedhur është i pranishëm”, thotë Davis.

Mendimi i popullsisë

Nuk është çudi, që popullata është kundër këtyre ekceseve me donacione. Sipas një sondazhi të Pew Research Center më shumë se 7 ndër 10 të rritur amerikanë dëshirojnë kufizimin e donacioneve për fushatat politike. Tetë ndër 10 të anketuar besojnë se njerëzit, që dhurojnë para për fushatat politike, kanë shumë ndikim mbi vendimet e anëtarëve të Kongresit.

Megjithatë Hebenstreit i sheh të pakta shanset për të frenuar flukse të tilla parash. Sipas politologut, në Kongres do të mungonte mazhoranca politike për të ndryshuar ligjet.

Në vende të tjera zgjedhjet funksionojnë me më pak para

Që fushata zgjedhore në SHBA është më e shtrenjtë se kudo tjetër, kjo edhe për faktin se shumica e vendeve mbështeten në financimin publik të fushatave, shpjegon Hebenstreit. Pastaj në çdo zgjedhje presidenciale i gjithë aparati partiak në një vend aq të madh si SHBA, duhet të ringrihet sërish.

Në SHBA partitë janë relativisht të dobëta, shpjegon Davis. “Gati mund të thuash se në nivel federal partia mblidhet një herë në katër vjet, që do të thotë se këtë organizatë çdo katër vjet duhet ta ngresh në këmbë në 50 shtete dhe në zonat përkatëse zgjedhore. Kjo është shumë e shtrenjtë”. Përveç kësaj fushata në SHBA zhvillohet në masë të madhe përmes mediave, që gjenden thuajse krejtësisht në duar private. Edhe kjo gëlltit shuma të mëdha parash. Kështu që mund të pritet, që edhe kjo fushatë të vendosë një rekord të ri, sa i përket buxhetit./DW

Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, autori kërkon të heqë burgun e përjetshëm në Gjykatën e Lartë

Teksa edhe pak ditë bëhen shtatë vjet nga vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi, ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, do të përballet me Gjykatën e Lartë, ku kërkon të rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm për krimin.

 

Kjo gjykatë ka shpallur datën 29 shtator për seancën gjyqësore ndaj 58- vjeçarit, që më 31 gusht 2017, qëlloi me armë zjarri drejt nënës së dy fëmijëve të tij në zonën e ‘Xhamllëkut’ në kryeqytet. Rekursi i bërë prej tij kundër vendimit që e mbylli përjetë në qeli do të shqyrtohet në Dhomë Këshillimi nga një trupë gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Medi Bici, Enton Dhimitri.

Në Gjykatën e Lartë, Kasemi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Gjykatës për Krimet të Rënda të vitit 2019, me pretendimin se duhet shkallët më e ulët, duhet t’i kishin pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, lloj gjykimi që do të shpëtonte nga dënimi i përjetshëm. Aktualisht ai po këtë dënim pasi u fajësua për ‘vrasje për shkak të rrethanave familjare’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘rrëmbim personi’. Gjatë procesit gjyqësor ndaj tij në shkallët më të ulëta, Kasemi ka mbajtur qëndrim pohues për ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se ish-bashkëshortja i kishte kthyer fëmijët kundër dhe se nuk ishte mirënjohës për investimet e bëra karshi saj. Vrasja e magjistrates Hafizi 2 vjet pas divorcit nga i shoqi u parapri nga konflikte të mëparshme mes të dyve, si ai i vitit 2015, ku Kasemi kërcënoi gjyqtaren me armë në një ambient publik në Golem.

NGJARJA

Fildez Hafizi u vra në 31 gusht 2017, sapo kishte dalë nga parukeria në zonën e “Xhamllikut”. Ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi iu afrua dhe e qëlloi atë me një plumb në kokë. Gjyqtarja u qëllua në befasi nga ish-burri i saj, me të cilin kishte 2 fëmijë. Menjëherë pas arrestimit, Kasemi e pranoi krimin, ndërsa dy fëmijët e çiftit kanë dëshmuar aso kohe, për herë të parë për ngjarjen më 4 tetor të këtij viti. Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë.

Mes tyre edhe një konflikt të mëparshëm mes Fadil Kasemit dhe Fildez Hafizit, i cili nuk ishte hetuar. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë, por jo për tentativë vrasjeje. Fadil Kasemi e pranoi krimin në gjykatë, por dy fëmijët e tij të mbetur jetimë u shprehën se nuk donin ta takonin më babanë e tyre.

Ngjarja e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik dëshmoi mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, duke filluar nga Policia, Prokuroria, Gjykatat, por edhe nga vetë shoqëria, ku një pjesë e mirë e kolegëve të së ndjerës ishin në dijeni të konfliktit të vazhdueshëm mes tyre. Fadil Kasemi i zuri pritë nënës së fëmijëve të tij, duke bërë të mundur një rast unik të vrasjes së një burri të bashkëshortes së tij.

Nga dëshmitë që dha më vonë edhe në gjykatë ai e fajësoi të ndjerën se kishte marrë Magjistraturën e paratë e tija, ndërkohë që beteja ligjore vijonte edhe për kujdestarinë e fëmijëve. Tashmë ai kërkon heqjen e burgut të përjetshëm me anë të një rekursi në Gjykatën e Lartë, që shorti ka caktuar një trupë prej 3 gjyqtarësh dhe që seanca pritet të zhvillohet në fundin e shtatorit të këtij viti.

Temperaturat ekstreme i lënë vendin motit të paqëndrueshëm, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike gjatë javës!

Për pesë ditët në vazhdim, vendi ynë prite të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si pasojë e tërheqjes së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.

 

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vendin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

455696606_1219334679094199_6881509689462371474_nPërveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.

Era pritet të jetë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male kryesisht ditën e hënë në mesditë era fiton shpejtësi 12-16m/sek duke bërë që valëzimi në detet të jet i forcës 1-3 ballë.

Mashtrimi i rritjes së pagës së gushtit fut në kaos gjysmën e administratës!

Në fillim të korrikut, qeveria e Edi Ramës përmes një ‘kakarisje’ të madhe, tamam si pula kur bën vezë, shpalli rritjen e rrogave të administratës që do të ndaheshin në banka në fillim të gushtit.

Si pasojë e kësaj zhurme, të gjithë punonjësit e shtetit u ‘ndezën’ se në fillim të gushtit do të marrin një bonus që do t’u jepte sado një kënaqësi të vogël, në këtë fund vere. Por duket se nuk qe e thënë.

Situata u kthye në një kaos të plotë. Përveç kalimit të fondeve për arsimtarët, e disa fasha të shëndetësisë, si dhe nëpunësit e qeverisë, rritja nuk është bërë për të gjithë. Madje një pjesë e madhe e administratës ka mbetur e zhgënjyer, jo vetëm se nuk kanë marrë shtesën, por kanë pasur në llogari edhe zbritje nga paga e para vendimit të shumëpritur.

Siç mësohet, viktimat e mëdhenj kanë qenë punonjësit e policisë së burgjeve, administratës së institucioneve të riedukimit, por edhe mjaft sektorë të tjerë nga policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura.

Madje, pjesë të zinxhirit të administratës së armatosur të burgjeve kanë mbetur të zhgënjyer, pasi jo vetëm nuk e kanë parë shtesën e premtuar, por ju kanë mbajtur lekë nga orët shtesë dhe ditët e pushimit. Të cilat kanë vetëm pak muaj që i marrin. Ndërkaq, përgjigja e zyrtarëve ka qenë se ”do t’i merrni”, por pa dhënë afat se kur.

I gjithë ky kaos tregon mashtrimin e madh me rritjen e pagave, për të cilat duket qartë se nuk është alokuar fondi i plotë, duke tentuar që t’i hedhin hi syve të opinionit.

Ka mbi dy javë që gjysma e administratës është e zhgënjyer në kulm e ka nisur një seri ankesash në qeveri, ku priten edhe protesta.

Për të ndaluar një revoltë të mundshme, mësohet se ka dalë një qarkore që të fikë zjarrin e ndezur, por duket se asnjë nuk i beson më.

Grupe të adminisratës që janë zhgënjyer pritet që në shtator të vijnë në kryeministri në një protestë të madhe, duke braktisur burgjet nëse nuk do të lëvrohen fondet e premtuara.

Përveç rritjes së premtuar është kërkuar edhe shtesa e fundjavave e orëve plus, por deri tani punonjësit kanë marrë vetëm kërcënimin se do të largohen nga puna.

Një studim i sindikatës së policisë bën të ditur se fatura më e madhe është ajo e pagesës së të larguarve që kanë përfituar nga gjykatat e janë kthyer në punë. E pikërisht ky ngërç ka shkaktuar këtë pakënaqësi. E cila mund të kthehet në një fitil proteste në shtator./Pamfleti

Pushteti i Olta Xhaçkës

Një mandat i mbetur pezull mes Parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese dhe tre dosje nën hetim nga SPAK-u për “shpërdorim detyre”. Kjo është gjendja politike dhe gjyqësore me të cilat përballet prej rreth dy vitesh deputetja Olta Xhaçka, një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Kryeministrit Rama. Ajo akuzohet se gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes ka firmosur privatizimin e pronave të ushtrisë, ndërsa gjatë drejtimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ka ushtruar fuqinë e saj politike që bashkëshorti i vet, Artan Gaçi, ish-deputet i Partisë Socialiste, të përfitojë statusin e “investitorit strategjik” për të ndërtuar në një truall prej 10 mijë metrash katrorë në bregdetin e Dhërmiut.

Për këtë dosje, opozita kërkoi heqjen e mandatit parlamentar të Xhaçkës dhe dërgoi rastin në Gjykatën Kushtetuese. Dosja e dytë për të cilën po heton SPAK-u lidhet me bazën detare të Limionit në Sarandë, kallëzimi penal mbi të cilën u depozitua pranë Prokurorisë së Posaçme nga ish-zëvendëskomandant i Forcës Detare në ushtrinë shqiptare, Artur Meçollari. Ai akuzoi ish-ministren e Mbrojtjes së asaj kohe, Olta Xhaçka dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, se në mënyrë të kundraligjshme kishin dhënë me qira bazën detare të Limionit.

Padia e tretë, e cila duket se i ka hapur rrugë padive ndaj Xhaçkës në SPAK, është ajo e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, i cili denoncoi shpërdorimin e fondeve publike nga Xhaçka në kohën kur ajo ishte drejtuese politike e qarkut Dibër, gjatë së cilës udhëtonte çdo javë me helikopterët e ushtrisë, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej afro gjysmë milioni euro në vit.

Beteja ligjore për heqjen e mandatit

Olta Xhaçka Në Parlament
Credit: LSA

Prej rreth dy vitesh, ish-ministrja Olta Xhaçka ka mundur të mbajë mandatin e deputetes duke përfituar nga procedurat ligjore mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese.

Gjithçka nisi në vjeshtën e vitit 2022, kohë kur në gjykatë u depozituan dy kërkesa të ndryshme nga opozita: njëra kërkesë ishte dorëzuar nga grupimi i demokratëve të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj dhe tjetra nga grupimi pro Berishës. Pavarësisht konfliktit të brendshëm politik brenda partisë më të madhe të opozitës, heqja e mandatit të Xhaçkës ishte prioritare për të dyja palët, pasi ato pretendonin se bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, kishte përfituar nga pasuria shtetërore.

Teksa kërkesa e grupit të parë u pranua, ajo e pjesës tjetër, e cila kërkonte nga gjykata dhe “konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për shkelje të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës”, u rrëzua vetëm pak muaj më pas, në janar 2023. Gjykata Kushtetuese argumentoi se mund të vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të parlamentit.

Në prillin e atij viti, 72 deputetë të mazhorancës qeverisëse votuan kundër heqjes së mandatit të Xhaçkës, kundrejt 39 votave pro të opozitës. Vota e socialistëve u argumentua me faktin se pavarësisht se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim, deputetët, sipas Kushtetutës, janë të lirë në vendimmarjen e tyre.

Pak ditë më pas parlamenti kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që t’i drejtohej Komisionit të Venecias për të sqaruar ndër të tjera se bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputetit?

Kërkesa për të përfshirë Komisionin e Venecias në këtë situatë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese më 10 korrik. Në një dalje publike, kryetarja e gjykatës, Holta Zaçaj, theksoi se vendimi i gjykatës ishte shumë i qartë. Askush nuk mund të vendosë të mos ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fuqia e vendimeve të saj është e barabartë me fuqinë e ligjit. Të mos zbatosh vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të thotë të mos zbatosh kushtetutën dhe ligjin”.

Dosja gjyqësore për të cilën u kërkua heqja e mandatit, u hap rreth dy vite më parë në SPAK-u, kur deputetja Xhaçka dhe bashkëshorti i saj Artan Gaçi u thirrën disa herë për t’u pyetur në lidhje me një truall prej 10 mijë metrash katrorë – pronë e vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme – mbi të cilin Gaçi do të ndërtonte një resort luksoz në bregdetin e Jugut. Trualli i blerë nga ish-deputeti socialist Gaçi prej personave privatë rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit përmes falsifikimit të dokumenteve, pasi sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Në lidhje me këto akuza u arrestua pak kohë më parë edhe ish-kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro.

Kur u pyet rreth kësaj dosjeje, deputetja Xhaçka deklaroi se ajo dhe i shoqi nuk kanë frikë nga SPAK-u. “Bashkëshorti im ka blerë një pronë për të cilën ka lidhur fillimisht një kontratë premtimi dhe kur prona ka marrë vërtetimin e pronësisë, sipas dakordësisë në kontratën e premtimit, ka bërë aktin e blerjes së pronës. Unë e di që nga kontrata e premtimit dhe deri tek akti i blerjes së pronës kanë kaluar shumë muaj, për të mos thënë një vit. Unë nuk e di pse ish-pronarët kanë zgjedhur ta shesin 10 lekë, dhe jo 100 lekë. Apo 50 lekë, dhe jo 500 lekë. As unë dhe as bashkëshorti im nuk kemi si ta dimë historikun e kësaj prone”, tha Xhaçka.

Tjetërsimi i pronave ushtarake

Deputetja Olta Xhaçka
Credit: LSA

Një tjetër dosje ku po hetohet deputetja Xhaçka lidhet me kohën kur ajo ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në mars të vitit 2021 ajo u padit nga kapiteni i Rangut të Parë, Artur Meçollari, i cili kishte mbajtur postin e zëvendëskomandantit të Forcës Detare në ushtrinë shqiptare deri 7 muaj para kallëzimit në SPAK. Meçollari e akuzoi Xhaçkën se në bashkëpunim me ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, kishin dhënë me qira në mënyrë të kundraligjshme bazën detare të Limionit në Sarandë, duke i dhënë investitorit të gjithë pronën prej 4 hektarësh pa i referuar çështjen Presidentit dhe pa i lënë asnjë metër në përdorim Forcës Detare. Limioni iu dha me qira kompanisë investitore “Marina Bay Saranda”, e cila kishte nisur punën për ndërtimin e një resorti turistik dhe porti jahtesh brenda bazës, por pas nisjes së hetimeve prokurorët e SPAK-ut vendosën sekuestro preventive.

Pak javë më pas, Meçollari akuzoi për “shpërdorim detyre” ish-ministren e Mbrojtjes Xhaçka edhe në lidhje me bazën detare të Shëngjinit, e cila iu dha një ish-pronari që ngriti një ngrehinë 4-katëshe brenda zonës ushtarake. Për rastin e Shëngjinit, Meçollari drejtoi gishtin edhe ndaj Presidentit të vendit Bajram Begaj, i cili mbante postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Punimet u anuluan në kohën kur Niko Peleshi u emërua ministri i ri i Mbrojtjes.

Në një deklaratë publike pas daljes nga SPAK-u kur pyetej një vit më parë për tjetërsimin e bazave detare, Xhaçka pati deklaruar se akuzat ndaj saj ishin të pavërteta: “Është e mirëseardhur dita për mua kur do të marrë përgjigje nga drejtësia alarmi fals që asete të cilat, për fat të keq, kanë qëndruar mes ndryshqeve, do të kthehen sot në asete me vlerë, siç është rasti i Portit të Sarandës, ku nuk ndryshon as baza detare, e cila do të jetë më e mirë, si një bazë ndihmëse në funksion të Forcave të Armatosura dhe të Flotës Detare, por edhe vendit do t’i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë”. 

Në nisjen e sezoni të ri parlamentar në shtator 2023, kryeministri Rama e largoi Xhaçkën nga posti i ministres së Jashtme. Edhe pse arsyeja nuk u bë kurrë publike, duket se problemet me drejtësinë të Xhaçkës në më shumë se një rast ndikuan edhe në karrierën e saj politike./ shteg.org

“Do përdoren armë bërthamore”- Paralajmërimi tronditës i mikut të Putinit: Do të nisë Lufta e Tretë Botërore nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë

Miku i Vladimir Putinit, Aleksandër Lukashenko, ka paralajmëruar për luftë bërthamore ndërsa diktatori bjellorus ka vendosur trupa përgjatë gjithë kufirit me Ukrainën.

Udhëheqësi i Bjellorusisë ka një të tretën e forcave të tij të stacionuara përgjatë kufirit jugor.

Në një intervistë të fundit ai i ka dërguar një kërcënim të qartë NATO-s ndërsa Ukraina vazhdon të pushtojë territorin rus të Kurskut .

Diktatori tha se nëse aleanca perëndimore dërgonte trupa për të mbështetur Ukrainën, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore, citon Lukashenkon agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse.

“Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta mposht Rusinë. Atëherë kush? Perëndimi. NATO. Ne duhet ta shohim këtë. Nëse ata dërgojnë trupa të NATO-s në Ukrainë, kjo do të nisë Lufta e Tretë Botërore”, paralajmëroi Lukashenko, i cili u shpreh se “Rusia do t’i përgjigjej lëvizjes në mënyrë apokaliptike”.

“Do të përdoren armë bërthamore taktike dhe strategjike dhe përgjigja do të jetë e menjëhershme dhe e tmerrshme. NATO e kupton këtë, dhe ne e kuptojmë. Prandaj, ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve”, tha ai.

Mediat turke e bënë fakt të kryer transferimin e Manajt, reagon klubi i Sivaspor: Na besoni vetëm ne

“Rei Manaj i bashkohet Trabzonsporit”. Ky ishte lajmi që u përhap dje gjerësisht në mediat turke, pikërisht në ditën kur skuadra e Manajt përballej në kampionat në Turqi.

Një lajm që ka shqetësuar jo pak klubin e Sivaspor, i cili për herë të parë ka dalë publikisht me një komunikatë për shtyp për të sqaruar situatën e sulmuesit shqiptar i cili luajti dje në ndeshjen e fituar 2-1 nga ekipi i tij ndaj Kajzerispor.

“Për arsye të lajmeve të rreme që janë publikuar në media dhe në rrjetet sociale në lidhje me transferimin e lojtarit tonë Rei Manaj, është bërë e nevojshëm që të informojmë komunitetin tonë dhe publikun.

Nuk ka pasur asnjë ofertë transferimi zyrtare nga ndonjë klub për Rei Manajn.

Ne u kërkojmë fansave tanë dhe komunitetit të sportit të besojnë vetëm deklaratat që bëhen nëpërmjet kanaleve zyrtare”, shkruhej në komunikatën e klubit që mundohej të qetësonte tifozët që kërkonin informacione rreth këtij transferimi të sulmuesit.

A i shkrini “depozitat e yndyrës” gjatë marrjes së rrezeve në diell? Përgjigjja mund t’ju habisë

Nëse jeni duke djersitur ndërsa jeni shtrirë në diell, mund të mendoni se jeni duke djegur kalori. Megjithatë, vetëm djersitja nuk djeg kalori ose nuk do të thotë që ju humbni peshë, përveç luhatjeve të përkohshme në peshë për shkak të humbjes së ujit.

Megjithatë, ka dy gjëra që ndodhin si rezultat i djersitjes gjatë marrjes së rrezeve në diell – rregullimi i nxehtësisë dhe ngadalësimi i metabolizmit.

Rregullimi i nxehtësisë

Njerëzit, si të gjithë gjitarët, janë me gjak të nxehtë, që do të thotë se ata e rregullojnë vetë temperaturën e trupit. Kur trupi juaj ndien se është në një mjedis shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë, ai merr masa për të rregulluar temperaturën – dridhje në një mjedis të ftohtë ose djersitje në një mjedis të ngrohtë.

Reagime të tjera fizike ndaj temperaturës së lartë mund të përfshijnë relaksimin e muskujve dhe ngadalësim të metabolizmit, shkruan Journal of Experimental Biology, përcjell Telegrafi.

Ngadalësimi i metabolizmit

Metabolizmi është procesi me të cilin trupi e shndërron ushqimin në energji dhe e furnizon atë me qelizat. Kjo energji mund të vijë nga vaktet ose nga rezervat e ruajtura në trup si ind dhjamor.

Sasia e energjisë që ju nevojitet varet nga niveli i aktivitetit tuaj fizik. Trupi në pushim kërkon një nivel minimal të energjisë për të mbajtur funksionet themelore të trupit, i cili njihet si shkalla e metabolizmit bazal (BMR), shkruan Klinika Mayo.

Kur trupi është i ngrohtë dhe në pushim, BMR zvogëlohet, që do të thotë se i duhen më pak kalori për të ruajtur funksionet. Dhe meqenëse rrezitja përfshin shtrirjen pa lëvizje në diell, kërkon shumë pak energji. Me fjalë të tjera, qëndrimi në diell nuk djeg shumë kalori.

Bërja e diellit djeg kalori vetëm në një kuptim të përgjithshëm si çdo aktivitet tjetër. Trupi juaj madje djeg një numër të vogël kalorish thjesht duke marrë frymë, duke tretur ushqimin dhe duke fjetur, shkruan Harvard Health Publishing.

A i djeg depozitat e yndyrës marrja e rrezeve në diell?

Edhe pse qëndrimi në diell nuk djeg kalori, ka disa prova shkencore që ekspozimi ndaj dritës së diellit ndihmon trupin të djegë më shumë yndyrë. Për shembull, një studim i nëntorit 2017 i publikuar në Scientific Reports arriti në përfundimin se rrezet blu të dritës së diellit ndihmojnë në tkurrjen e qelizave yndyrore (të bardha) të vendosura pak nën sipërfaqen e lëkurës.

Zbulimi ishte i rastësishëm. Studiuesit në Universitetin e Albertës në Kanada janë përpjekur të ndihmojnë njerëzit me diabet të tipit 1 duke modifikuar gjenetikisht qelizat dhjamore për të prodhuar insulinë kur ekspozohen ndaj dritës. Gjatë rrugës, ata zbuluan se ekspozimi në diell në fakt redukton pikat e lipideve në qelizat yndyrore nën lëkurë dhe bën që ato qeliza të ruajnë më pak yndyrë.

Megjithatë, studiuesit vunë në dukje gjithashtu se nevojiten më shumë studime në këtë fushë dhe se intensiteti ose kohëzgjatja e dritës së diellit që nevojitet për të aktivizuar këtë proces nuk dihet ende.

Masa paraprake

Ekspozimi i zgjatur në diell në pjesën më të nxehtë të ditës mund të çojë në djegie dhe kancer të lëkurës. Për shkak të kësaj dhe faktit që rrezet e diellit nuk djegin kalori shtesë, zgjidhja më e mirë për humbjen e yndyrës është stërvitja e rregullt dhe një dietë e ekuilibruar.

Biblioteka e parë publike në Perandorinë Osmane e themeluar nga kryeministri shqiptar Kypryly Mehmed Pasha

Nga dr. Hasan Bello

Një nga qindra veprat publike që mbajnë vulën e dinastisë shqiptare të Kyprylynjve është dhe biblioteka e parë publike në Perandorinë Osmanë, ndoshta dhe në të gjith Lindjen e Mesme e ndërtuar me kontributin personal nga veziri i madh Kypryly Mehmed Pasha.

E konceptuar si një kompleks funksional, përveç bibliotekës, Mehmed Pasha planifikoi që pranë saj të ndërtonte një medrese, një hamam dhe një tyrbe. Por për shkak se ai nuk arriti ta përfundonte, sepse vdiq në vitin 1661 ajo u realizua sipas testamentit (vakfijes) që la i biri Fazëll Ahmet Pasha në vitin 1678.

Përveç librave të Mehmed Pashës dhe të birit, Kypryly Fazëll Ahmet Pashës i cili ashtu si i ati njihej si merakli i tyre, biblioteka u pasurua ndër vite edhe nga pasardhës të tjerë të kësaj dinastie.

Kjo bibliotekë përveç literaturës së pasur në gjuhën arabe, perse dhe osmane kishte në organikën e saj edhe një personel prej katër vetash.

Ajo funksionoi si kompleks arsimor dhe kulturor për gati tre shekuj me radhë dhe vijon ende si bibliotekë. Për studiues të ndryshëm, biblioteka ka qenë objekt studimi në aspektin arkitekturor, historik, arsimor dhe bibliografik.

Kjo bibliotekë publike e themeluar me kontribut personal nga shqiptarët në shek.XVII do të bëhet model që edhe nënpunës apo individë të tjerë më pas të themelonin biblioteka të ngjashme.

Ajo që të çudit sot është fakti, pse nuk ka një pasanik/biznesmen shqiptar, i cili ashtu si Kyprylynjtë në shek.XVII të japë një kontribut publik për ndërtimin e një biblioteke?