40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Becchetti fundos Albcontrolin, borxhet arrijnë 75 milionë euro

Enti Publik i Menaxhimit të Hapësirës Ajrore të Shqipërisë, Albcontrol, është zhytur në një krizë të thellë financiare teksa borxhet e tij kanë arritur kuota falimentuese. Të dhënat zyrtare nga Bilanci i shoqërisë tashmë të prishur, tregojnë se në fund të vitit të kaluar borxhet e marra arritën 7.42 miliardë lekë ose 74.2 milionë euro.

Por cilët janë kreditorët e ALbcontrol?

Të dhënat e detajuara nga bilanci tregojnë se shoqëria ka marrë tre kredi të mëdha për të financuar aktivitetin e saj për shkak të bllokimit të 103 milionë eurove në Bruksel nga biznesmeni italian Francesco Becchetti. Kredia e parë prej 20 milionë euro është marrë nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Sipas marrëveshjes kjo kredi do të shlyhet me përmirësimin e gjendjes financiare të Albcontrol. Vecc saj kompania ka marrë një kredi tjetër nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor në masën 4.2 milionë euro. Albcontrol duhet ta shlyente këtë kredi në fund të vitit të kaluar, por për shkak të paaftësisë paguese borxhi është ristrukturuar.

Huaja e tretë është 50 milionë euro dhe financuesi i saj është drejtëpërdrejtë buxheti i shtetit. Përmes disa vendimeve, qeveria shqiptare ka injektuar para për të mbajtur gjallë kompaninë e menaxhimit të hapësirës ajrore, e cila tani është e fundosur në një mal të madh borxhesh.

Manovra me statusin
Në fillim të këtij viti qeveria shqiptari bëri një lëvizje të dëshpëruar për të shpëtuar 103 milionë eurot që Francesco Becchetti mban të bllokuara me vendim gjykatë ne Bruksel. Këshilli i Ministrave vendosi të shoqërinë Albcontrol duke e shndërruar atë direkt në agjenci shtetërore. Përmes këtij vendimi, qeveria shpreson të krijojë imunitet sovran për të ardhurat që Albcontrol mbledh nga hapësira ajrore duke e bërë të pamundur ekzekutimin e këtyre parave nga biznesmeni italian Becchetti.

Por përtej kësaj, kjo lëvizje kishte edhe një qëllim tjetër. Shndërrimi në agjenci buxhetore i lejon qeverisë që të financojë direkt nga buxheti Albcontrolin, e cila nuk mund të financohet më me kredi për shkak se është teknikisht e falimentuar dhe ka kaluar raportin e qëndrueshem borxh ndaj kapital.

Miliardat e sekuestruara nga Becchetti

Linjat e fluturimit që përdorin hapësirën ajrore të Shqipërisë paguajnë një tarifë fikse për çdo avion që kalon tranzit. Këto para shoqëritë ajrore i derdhin në llogarinë qëndrore të Eurocontrol në Bruksel. Ky i fundit më pas i shpërndan me frekuencë mujore tek entet publike ajrore të çdo vendi anëtar.

Në rastin e Shqipërisë enti përkatës është Albcontrol. Por në dhjetor të vitit 2020 llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol u bllokua nga biznesmeni italian Francesco Beçhetti për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, e cila e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro plus interesat dhe kamatat.

Që nga fundi i vitit 2020, Albcontrol nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë nga të ardhurat e përdorimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë, ndonëse çështja vijon të jetë në gjyq dhe ende nuk ka vendim përfundimar për konfiskimin e llogarive, por thjesht sekuestrimin e tyre.

Sipas pasqyrave financiare të shoqërisë rezulton se deri në fund të vitit 2023, Albcontrol kishte rreth 10.3 miliardë lekë ose mbi 103 milionë euro të sekuestruara nga Beçhetti në Bruksel./ Kapitali.al

EuroNatur ngre alarmin për vrasjen masive të shkurtëzës nga gjuetia e paligjshme

Nga Vladimir Karaj

Në një njoftim të shpërndarë të hënën organizata EuroNatur dhe partnerë të saj në Ballkan vunë alarmin se gjuetia e paligjshme gjatë sezonit të shtegtimit të shkurtëzës drejt Afrikës, rrezikonte seriozisht këtë zog të rrallë.

Organizata thotë se çdo vit llogaritet se të paktën 160 mijë shkurtëza vriten ilegalisht në Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

“E njëjta metodë e paligjshme përdore për gjuetinë. Gjuetarët vendosi imitues zëri në ligata dhe fusha gjatë natës për të tërhequr tufa të shkurtëzës që migrojnë drejt Afrikës. Me të lindur dielli gjuetarët qëllojnë mbi tufat duke vrarë me mijëra. Kjo mënyrë vret shumë më shumë shkurtëza se sa ajo e ligjshme”, thuhet në deklaratën për shtyp.

EuroNatur thotë se bashkë me organizatat partnere në Ballkan ata synojnë të ndalojnë këtë formë të gjuetisë së paligjshme dhe jo etike. Po ashtu organizatat kanë përgatitur një hartë që demonstron zonat ku më shpesh përdoren metoda të paligjshme gjuetie. EuroNatur shprehet se zonat e gjuetisë së paligjshme janë të njëjta dhe shpesh aktivistët gjejnë kurthe të ngritura në të njëjtin vend javë pas jave.

Biologët janë të shqetësuar se vrasja masive dhe e paligjshme e shkurtëzave për gjatë asaj që njihet si “Rruga e migrimit e Adriatikut”, do të sjellë kolapsin e popullatës së shkurtëzave në Europë.

“Vrasja masive e shkurtëzave duke përdorur përsëritës zëri bëhet kryesisht prej agjencive turistike të gjyetisë dhe shoqatave të gjuetarëve që organizojnë ekspedita për gjuetarë të huaj”, citohet në deklaratë Tibor Mikuska, nga Shoqëria Kroatë për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Natyrës.

Në deklaratë EuroNatur dhe partnerët e saj kërkojnë nga organizatat e gjuetisë të ndalojnë format e paligjshme të saj dhe të lajmërojnë autoritetet në rast se bien në dijeni të tyre. Organizatat i kërkojnë autoriteteve të marrin masa konkrete dhe të aplikojnë ndëshkime për gjuetarët e paligjshëm.

Edhe pse gjuetia në Shqipëri është e ndaluar me moratorium prej vitit 2014, kjo nuk ka ndaluar gjuetarët e paligjshëm.

Aktivistë të mjedisit dhe mbrojtjes së shpendëve kanë vënë shpesh alarmin se ndërsa ka një moratorium në fuqi, në ligatina dhe zona ku mblidhen zogj shtegtarë është e lehtë të gjesh gjurmë të gjuetisë së paligjshme./ BIRN

Pse Edi Rama nuk e lëshon Olta Xhaçkën?

Pse po rrezikon Edi Rama një situatë të sikletshme, që mund të çojë deri edhe në përplasje me Gjykatën Kushtetuese apo edhe me ndërkombëtarët, për të mbajtur Olta Xhaçkën, kur edhe për pak muaj mbyllet mandati i kuvendit?

Mazhoranca po bën rezistencë jashtë çdo arsyeje, deri edhe duke u përplasur me Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Kuvendi, ende nuk i jep dritë jeshile institucionit që interpreton Kushtetutën, që të marrë një vendim nëse ish-ministrja e Mbrojtjes dhe e Jashtme, mund ta mbajë ende mandatin e deputetit.
Sipas të gjithë precedentëve të mëparshëm, si Kokëdhima apo Beqja, vendimi pritet që të jetë i njëjtë, pra t’i heqë mandatin, meqë Xhaçka, përkatësisht familja e saj, ka përfituar një benefit qeveritar, siç është statusi i investitorit strategjik.
Po pse po rrezikon Edi Rama një situatë të sikletshme, që mund të çojë deri edhe në përplasje me Gjykatën Kushtetuese apo edhe me ndërkombëtarët, për të mbajtur Olta Xhaçkën, kur edhe për pak muaj mbyllet mandati i kuvendit?
Siç mësohet, lepuri fle gjetiu. Rama ka frikë se heqja e mandatit do të bëjë të mundur që ish-ministrja të mos ketë mbrojtjen e imunitetit për çështjen e përgjimit, kontrollit apo arrestimit.

Pse Edi Rama nuk e lëshon Olta Xhaçkën?

Siç dihet, Olta Xhaçka është thirrur në SPAK disa herë pas denoncimeve që i janë bërë nga ish-komandanti i Flotës Artur Meçollari, në lidhje me dhënien e pronave të ushtrisë disa kompanive private.
Një lëshim i mundshëm nga Babloku, mund të ketë “rrezikun” që Xhaçka të flasë e të hapë bardhakun për të gjithë çështjet, duke e rrezikuar edhe atë vetë.
Siç është folur edhe pas ndryshimeve në qeveri, Rama hoqi Niko Peleshin nga ministër i Mbrojtjes, pikërisht se ky i fundit nuk pranoi të firmosë kalimin e të tjerave pronave të ushtrisë në dorë të privatit, ose e thënë më saktë të klientëve të kryeministrit. Pak kohë më parë, mësohet se edhe NATO ka marrë inventarin e aseteve ushtarake shqiptare, për të pasur një panoramë të logjistikës, në një involvim të mundshëm konflikti apo organizimi të përbashkët luftarak.

E si të tillë, shtabi ushtarak i aleancës është informuar mbi bazat që mund të përdoren nga trupat apo edhe flota ajrore e detare.
Madje NATO, është në një proces verifikimi edhe për kërkesën e qeverisë që të marrë në dorëzim një pjesë të portit të Porto Romanos, që pritet të ndërtohet pas shndërrimit të Portit të Durrësit, në një port turistik, nga projekti i Alabarit.
Gjithsesi, ushtria shqiptare, ende ka ca pjesë “të vogla” në pronësi të saj që nga koha e Enverit, kryesisht në zonën e Jonit, që janë lakmuar nga investitorët. I pari është Sazani, i cili është përfolur për projektin e dhëndrit të Trump. Por Sazani ende është bazë ushtarake, e që të ndodhë kjo duhet që ministri Mbrojtjes të firmosë kalimin e pronësisë për ministrinë e Financave, që më pas e kalon në procedurat ligjore të privatizimit.

Ja pikërisht për këtë Edi Rama ndryshoi qeverinë, duket se nuk ka pasur besim te Niko Peleshi dhe Ervin Mete që mund t’i kryenin këto procedura kollaj. Ndaj ka vendosur ministrat e rinj, që duke qenë drejtorë në një kohë të gjatë, kanë gjithsesi në rekordin e tyre firma në raste të ngjashme. Por nuk është Sazani e vetmja pronë ushtarake që pritet të transferohet, pasi sapo është hapur edhe tuneli i Porto Palermos që mund të zhvillohet si atraksion turistik.
Por nëse nis me bujë një proces ndaj Xhaçkës në lidhje me pronat e ushtrisë, i gjithë operacioni mund të kompromentohet, e zhurma e madhe politike e mediatike që pritet të plasë mund të hedhë në erë gjithçka.
Së pari, duke larguar investitorët, pastaj pasojat e tjera. Ndaj dhe Rama po mban peng mandatin e Xhaçkës, që të mos hapë petët e lakrorit, të paktën deri në zgjedhjet e reja./Pamfleti

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

 

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha ambasadori amerikan.

“Shpresa jonë është që Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të hapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe atë të Veriut me shumicë serbe. Me gjithë kundërshtimin e vendeve të QUINT-it dhe NATO-s, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ura duhet të hapet dhe se “nuk është kundër askujt”.

Paralajmërimi për hapjen e urës u bë pasi autoritetet e Kosovës më 5 gusht mbyllën zyrat e Postës së Serbisë në veri, veprim që është parë nga aleatët e Kosovës si “i pakoordinuar dhe i njëanshëm”.

Hovenier tha se SHBA-ja është sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij në disa aspekte.

“Duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte në disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si ai trajton veriun dhe si ai e menaxhon dialogun”.

Ai shtoi se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë në veri e zvogëlojnë entuziazmin e SHBA-së për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

“Ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani”

Radio Evropa e Lirë: Do t’ia filloj me zhvillimet e fundit. Përse nuk është kohë e përshtatshme për të hapur urën në Mitrovicë, për të cilën janë pajtuar edhe Kosova edhe Serbia në Bruksel?

Jeffrey Hovenier: Me të vërtetë më vjen mirë që e shtruat këtë pyetje sepse mendoj se kjo çështje është keqkuptuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë fuqishëm se nuk është koha për të rihapur urën për qarkullim të automjeteve. Më lejoni të sqaroj diçka.

Ne besojmë se ura përfundimisht do të duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe kjo gjë, siç e thatë edhe ju, ishte pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Është arritur një marrëveshje, por ne i kemi kërkuar Qeverisë që të mos vazhdojë me këtë çështje, tash për tash, dhe këtë nuk e kanë bërë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kolegët e mi të QUINT-it kanë qenë me mua në një takim me kryeministrin (e Kosovës, Albin Kurti) për këtë çështje.

Arsyeja pse e kërkojmë këtë është se besojmë se ka rrezik të njëmendtë që lidhet me një veprim të tillë tani, si dhe besojmë se ky rrezik shton kërcënimin e mundshëm për dhunë dhe probleme të tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë, të cilët po punojnë për të ofruar paqe dhe siguri në Kosovë. Dhe, ne i marrim shumë seriozisht veprimet që mund të ndikojnë në sigurinë e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën.

Pra, kërkesa jonë drejtuar Qeverisë – dhe e kemi bërë këtë bisedë qe disa muaj – është: ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani. Punoni me ne. Duam të ndihmojmë për të krijuar kushte ku diç e tillë mund të bëhet, por nuk besojmë se është koha tani.

Radio Evropa e Lirë: Por, kush mund të shkaktojë dhunë?

Jeffrey Hovenier: Nuk mund të flas se kush mund të shkaktojë dhunë. Vetëm e di se kemi vlerësim që mund të ketë dhunë dhe që është reale dhe pyetja se kush mund të jetë përgjegjës për të, që është pyetje shumë e arsyeshme, nuk e mohon faktin se mund të ketë dhunë dhe rrezik të njëmendtë për komunitetin lokal dhe për ushtarët e NATO-s.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të interesuara që në këtë çast ushtarët amerikanë të përballen me rrezik shtesë për këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë: Në reagimin tuaj ndaj mbylljes së Postës së Serbisë, ju thatë se veprimet e pakoordinuara të Kosovës rrezikojnë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it. Por, pikërisht në këtë rast, e dimë se KFOR-i ka një prezencë të përhershme në urë dhe KFOR-i gjithashtu mendon që kjo çështje duhet të diskutohet në dialogun në Bruksel. A mundet kjo çështje në një moment të vë KFOR-in në përballje me autoritetet e Kosovës?

Jeffrey Hovenier: Nuk mund të flas se si do të reagojë Kosova në një situatë të tillë. Mund të them se KFOR-i ka qenë mjaft i qartë se e merr seriozisht edhe këtë çështje.

KFOR-i ndan të njëjtin vlerësim të rrezikut që Shtetet e Bashkuara e kanë për këtë çështje dhe që ne ua kemi bërë të ditur autoriteteve të Kosovës, se hapja tani e urës për qarkullim të automjeteve do të rrisë rrezikun për ushtarët dhe kjo është arsyeja pse KFOR-i ka qenë gjithashtu shumë-shumë i qartë duke shprehur pikëpamjen se kjo duhet të bëhet vetëm në një mënyrë që e zbut atë rrezik. Por, ne nuk besojmë se planet aktuale e marrin parasysh atë rrezik.

“KFOR-i do të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi që do të rriste jostabilitetin në rajon”

Radio Evropa e Lirë: A mundet KFOR-i të refuzojë që të largohet nga ura?

Jeffrey Hovenier: Për këtë duhet të vendosë vetë KFOR-i. KFOR-i ka dhënë një varg deklaratash publike që është i gatshëm të përmbushë detyrat e tij, për të garantuar mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar liri të lëvizjes në vend, por gjithashtu ka dalë me deklarata që qartësojnë se do të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi që do të rriste jostabilitetin në rajon.

Radio Evropa e Lirë: Pavarësisht këtij qëndrimi të QUINT-it, Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, kryeministri Kurti këmbëngul se ura duhet të hapet dhe se kjo nuk është kundër askujt. Këto ditë kemi parë edhe punime në urë, testime, bisedime me popullatën vendore, edhe pse shumë pak serbë kanë marrë pjesë në to. Pra, duket se kryeministri Kurti po vazhdon me planin e tij, atë që prezantoi në takim para disa ditëve.

Jeffrey Hovenier: Nuk mund të flas për qëllimet e Qeverisë. E di që kryeministri më ka thënë se dëshiron t’i bëjë gjërat në bashkërenditje me bashkësinë ndërkombëtare dhe këtë e ka thënë publikisht. Porosia e bashkësisë ndërkombëtare për kryeministrin është më se e qartë se tani, në këtë çast, ne nuk e mbështesim ndryshimin e statusit të urës. Dhe, arsyeja pse nuk e mbështesim është sepse besojmë se ekziston mundësia për rritje të tensioneve dhe të dhunës, e cila rrit rrezikun për ushtarët dhe për komunitetet lokale, përfshirë edhe për ushtarët amerikanë. Kështu ka shkuar biseda jonë.

Shpresa jonë, kërkesat tona kanë qenë të sinqerta dhe të matura, por të qarta: shpresojmë që Qeveria do t’i marrë parasysh kërkesat e Shteteve të Bashkuara për diçka që ne besojmë se ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e ushtarëve tanë dhe ushtarëve të NATO-s që punojnë në Kosovë. Shpresojmë që Qeveria ta dëgjojë këtë kërkesë dhe t’i marrë parasysh këto shqetësime.

Radio Evropa e Lirë: E, nëse nuk i merr parasysh? Si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara?

Jeffrey Hovenier: Nuk hyj në çështje hipotetike. Kosova thotë se është partnere dhe mike jona. Kosova na thotë se është vendi më proamerikan në botë, prandaj, do të shpresoja që vendi më proamerikan në botë t’i dëgjojë kërkesat specifike të Qeverisë amerikane për të mos vënë në rrezik ushtarët e NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Radio Evropa e Lirë: Por, menjëherë pas takimit me QUINT-in, kryeministri – kabineti – doli me një deklaratë ku thuhej se ura duhet të hapet dhe po ashtu i kemi parë gjithë ato punime në urë. Pra, ata po vazhdojnë me planin e tyre…

Jeffrey Hovenier: Mund të them vetëm se edhe ne kemi dalë me deklarata pas takimit ku i kemi shprehur pikëpamjet tona, se jemi të shqetësuar për këtë veprim në këtë moment. Sërish, në afat të gjatë, Shtetet e Bashkuara pajtohen, e mendoj që edhe partnerët tanë evropianë po ashtu pajtohen, që ura do të duhej të hapej për qarkullim të automjeteve. Kjo marrëveshje është arritur në dialog. Shtrohet pyetja: si dhe në çfarë rrethanash? E, ne nuk besojmë që janë kushtet e përshtatshme pikërisht tani.

Arsyeja përse nuk besojmë që janë kushtet e përshtatshme pikërisht në këtë çast është për shkak të vlerësimit tonë, të cilin e kemi ndarë vazhdimisht me autoritetet e Kosovës, se kjo gjë shton rrezikun dhe kërcënimin për popullatën lokale dhe për ushtarët e NATO-s, duke përfshirë edhe ushtarët amerikanë.

“Jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij”

Radio Evropa e Lirë: Përse kjo urë është kaq e rëndësishme kur dihet që urat e tjera, që janë disa metra më larg, janë të hapura për këmbësorë dhe për qarkullim të automjeteve?

Jeffrey Hovenier: Mendoj se për këtë gjë duhet ta pyesni Qeverinë e Kosovës. Unë nuk kam përgjigje të mirë për të.

Radio Evropa e Lirë: A e konsideroni ende kryeministrin Kurti partner tuajin? A ju konsideron ai juve partner?

Jeffrey Hovenier: Nuk mund të flas se si na konsideron ai. Mund të them vetëm se nga këndvështrimi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij në disa mënyra.

Në disa çështje kemi partneritet të mirë dhe të ngushtë. Kemi punuar së bashku në disa gjëra të rëndësishme për të përmirësuar ekonominë e Kosovës dhe jemi përpjekur për ta ndihmuar vendin që të krijojë një sistem ekonomik që iu ofron mirëqenie më të mirë. Kemi arritur përparim të njëmendtë me autoritetet e shtetit të Kosovës për t’i ndihmuar institucionet mjaft të reja të Qeverisë, që të jenë më efikase në punën e tyre dhe për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Por, për këto çështje, më duhet të them se jemi sfiduar nga kryeministri dhe Qeveria e tij, dhe më duhet të them se cilësia e partneritetit tonë nuk është ajo që do të shpresonim të ishte për disa nga këto çështje që lidhen me mënyrën se si merret me çështjen e veriut dhe me atë të dialogut.

Këtë nuk e them vetëm unë. Para pak kohësh, këtu ishte një nënsekretare jona e Shtetit, e cila foli për nevojën dhe shpresën tonë për bashkërenditje dhe bashkëpunim më të mirë. Jim O’Brien, ndihmës-sekretari ynë për Evropën, ka folur publikisht për këtë.

Ne patëm një moment të jashtëzakonshëm dhe do të marr pak kohë që ta lexoj një pjesë të deklaratës, kur hiç më larg se javën e kaluar, pas aksioneve të pakoordinuara kundër zyrave të Postës në veri, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha: “Jemi të shqetësuar nga vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara të udhëheqësisë së Kosovës. Ne besojmë se ato i vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova t’i krijojë. Nëse shikoni, që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqimisht integrimin e saj të plotë në bashkësinë ndërkombëtare si një demokraci sovrane dhe shumetnike, por për ta realizuar këtë vizion, i cili është një vizion që ne e ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm politikë të Kosovës për masat që fuqizojnë paqen dhe prosperitetin në vend, që e çojnë Kosovën përpara në rrugëtimin euroatlantik. E nxisim këtë Qeveri të Kosovës që të kthehet – – gjë që sugjeron se nuk jemi në atë pikë tani – në një angazhim të ngushtë dhe konstruktiv me Shtetet e Bashkuara, me BE-në, me NATO-n dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Kosovës”.

“Shqetësohem se kah po shkon kjo…”

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë do të prisni që Kosova të kthehet? Sa kohë, më lejoni të them, do të toleroni që të sfidoheni?

Jeffrey Hovenier: E dini, Kosova është shtet sovran dhe ne e pranojmë si të tillë. Kështu që nuk e di nëse është çështje e tolerancës. Mendoj se më shumë ka të bëjë me cilësinë e partneritetit tonë. Kemi mëdyshje se sa e përkushtuar është kjo Qeveri për partneritet me ne.

Kur flasim me një Qeveri për gjërat që mund të bëjë të cilat shtojnë rrezikun për ushtarët tanë dhe nuk jemi të bindur se po marrim një përgjigje efektive, kjo ndikon në pikëpamjen tonë se deri në çfarë mase kjo Qeveri po i merr parasysh shqetësimet tona, sa e përkushtuar është kjo Qeveri ndaj partneritetit që duam të kemi.

Radio Evropa e Lirë: A po shqyrtoni ndonjë pasojë?

Jeffrey Hovenier: Shikoni, shqetësohem se kah po shkon kjo. Dua të them, në afat të gjatë, Shtetet e Bashkuara duan të shohin, dhe populli i Kosovës dëshiron ta shohë Kosovën duke përparuar drejt strukturave evropiane dhe euroatlantike. Dëshirojmë ta shohim Kosovën në Këshillin e Evropës. Dëshirojmë ta shohim Kosovën në BE. Dëshirojmë ta shohim në NATO.

Rruga për ta arritur këtë është duke punuar së bashku me ne, me partnerët tanë evropianë, me prijësit e BE-së, me prijësit e NATO-s. Por, vetëm një shembull. Hiç më larg se javën e kaluar, me këtë aksion të pakoordinuar kundër Postës, e patë se si BE-ja, SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, të gjitha i ngritën shqetësimet e tyre. Shqetësohem se veprimet e tilla ulin oreksin dhe zbehin zotimin – jo zotimin – por, entuziazmin për ta mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj.

Kosova tashmë ka humbur një mundësi të rëndësishme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke mos reaguar ndaj kërkesave të partnerëve tanë evropianë, të cilët mund t’i zgjedhin kushtet që ata prisnin që Kosova t’i përmbushë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Jam shumë i shqetësuar se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, kërkesa e saj, aplikimi aktual për statusin e anëtarësimit, zbatimi efektiv dhe i plotë i marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që është në dobi të Kosovës, brengosem shumë se do të ketë ndikim negativ. Javën e kaluar, kolegu im gjerman foli për mënyrën sesi vetë rruga e anëtarësimit mund të vihet apo të mbahet në sirtar ose të ngrihet.

BE-ja po flet për masa shtesë. Shpresoj shumë që të mos ketë masa shtesë, por kjo, në masë të madhe, varet nga Qeveria e Kosovës dhe shkalla në të cilën ajo do t’i ndalë këto lloj veprimesh për të cilat ne vazhdimisht kemi paralajmëruar, dhe do të fillojë të veprojë në partneritet me ne dhe me partnerët tanë evropianë ashtu siç e kemi kërkuar vazhdimisht të bëjë.

Pajtohemi që kjo është e vështirë. Pajtohemi se ka gjëra të vështira në agjendë, por gjithashtu mendojmë se kemi një sistem dhe një proces për të ndihmuar në avancimin e Kosovës që e kërkon një bashkëpunim të tillë.

Radio Evropa e Lirë: A po lobojnë Shtetet e Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme apo kjo çështje është në pritje?

Jeffrey Hovenier: Nuk kam parë shumë entuziazëm në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë tani për anëtarësime të reja në organizatat ndërkombëtare. Kemi bërë përpjekje të vërteta për Këshillin e Evropës, por Kosova pastaj nuk tregoi vullnet për të ndërmarrë hapin që partnerët e saj evropianë dhe ne ia kërkuam, që të dërgonte draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së tij.

Radio Evropa e Lirë: Kjo nuk ka ndodhur ende.

Jeffrey Hovenier: Nuk ka ndodhur ende dhe fakti që nuk ka ndodhur, më duhet të them, e ka zbehur entuziazmin e Qeverisë amerikane për t’i vazhduar këto përpjekje, përderisa Kosova nuk do ta ndërmarrë madje as këtë, sipas këndvështrimit tonë, hap mjaft të vogël dhe të hershëm në këtë proces.

Radio Evropa e Lirë: Çka do të ndodhë nëse nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese?

Jeffrey Hovenier: Dua të them, kjo është zgjedhje e Qeverisë së Kosovës, por kjo do të thotë se, mendoj se shumë nga këto procese ka gjasa të ngecin. Kjo është çështje e real-politikës.

Nëse doni të anëtarësoheni në NATO, nëse doni të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian, nëse doni të anëtarësoheni në Këshillin e Evropës, duhet të keni mbështetjen e vendeve që tashmë janë anëtare dhe kemi sfidën e disa vendeve në ato institucione që nuk e njohin Kosovën siç e njohim ne si shtet sovran dhe të pavarur dhe e kanë bërë të qartë se një aspekt i mbështetjes së tyre do të varet nga përparimi në dialog dhe duke dashur të shohin Kosovën dhe Serbinë të ripozicionojnë marrëdhëniet e tyre.

Nga këndvështrimi ynë, Qeveria e Kosovës nuk është angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog në disa mënyra të caktuara. Por, mund të them të njëjtën gjë edhe për Serbinë. Kemi folur për domosdoshmërinë që të dyja vendet të punojmë shumë më shumë për t’i përmbushur të gjitha detyrimet e tyre.

Por, duke qenë se e nxjerr bukën në Kosovë, si dhe meqenëse personalisht unë dhe Qeveria ime institucionalisht, dëshirojmë shumë që ta shohim Kosovën duke përparuar në këtë rrugëtim dhe duke zënë vendin e saj në strukturat evropiane, shpresojmë ta shohim këtë Qeveri, në vend që të përpiqet të ndërmarrë veprime që na e vështirësojnë mundësinë për të avokuar në mënyrë efektive, duke na dhënë argumente të mira në favor të anëtarësimit të Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur ende.

“Gjendja në veri është më ndryshe se sa ishte dy apo tre vjet më parë, por…”

Radio Evropa e Lirë: T’u kthehemi veprimeve të Qeverisë në veri. Gjatë dy vjetëve të fundit, bashkësia ndërkombëtare ka reaguar shumë herë për veprimet që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës. Por, Qeveria po thotë se ka pasur sukses, ia ka dalë për të vendosur rregull dhe rend. A besoni se ka më shumë rregull dhe rend në veri se sa dy-tre vjet më parë?

Jeffrey Hovenier: Do të thosha se gjendja në veri është më ndryshe se sa ishte dy apo tre vjet më parë. Por, nëse dëshironi ta integroni një rajon, i integroni edhe rajonin edhe njerëzit, e ajo që kam parë kohëve të fundit është mungesë e integrimit të popullatës në veri dhe përpjekje absolute, të pakompletuara për t’i tërhequr, për t’i nxitur, për t’i përfshirë ata.

Le ta marrim vetëm shembullin e takimit për urën. Aty ishin shumë pak njerëz. Ata që ishin aty, e që ishin qytetarë të veriut, siç e kam kuptuar, shumica nuk ishin për hapjen e urës për qarkullim të automjeteve.

“Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik”

Radio Evropa e Lirë: Dhe, folën për çështjet e tjera me të cilat përballen e jo për urën.

Jeffrey Hovenier: Pikërisht dhe ata janë shumë të shqetësuar. Prandaj, shpresojmë që kjo Qeveri, e cila absolutisht shprehet me fjalë të duhura se është Qeveri për të gjithë qytetarët e Kosovës, të veprojë në përputhje me këtë dhe të gjejë mënyra për t’i treguar popullit se edhe ata duhet të integrohen në Kosovë, se ka përfitime të njëmendta nga integrimi dhe se kjo Qeveri është e përgjegjshme ndaj brengave të tyre.

Nuk kam takuar shumë përfaqësues të bashkësisë etnike serbe kohëve të fundit, të cilët besojnë se Qeveria Kurti po bën përpjekje të suksesshme për të treguar ndjeshmëri dhe shqetësim rreth çështjeve që janë në mendjen e bashkësisë etnike serbe në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët se keni pasur sfida nga kjo Qeveri. Por, dje, pamë raportime në media që kryeministri Kurti mund të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago. A mund ta konfirmoni këtë?

Jeffrey Hovenier: Sa e di unë, kryeministri Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI – National Democratic Institute). Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane.

Partia Demokratike është një parti politike në Shtetet e Bashkuara. NDI-ja është krah i Partisë Demokratike që punon në ndërtimin e partive dhe institucioneve demokratike jashtë vendit.

Pra, kryeministri është ftuar nga NDI-ja, besoj në cilësinë e tij si kryetar i një prej partive të Kosovës, ashtu siç NDI-ja i ka ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës. Por, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane.

Radio Evropa e Lirë: Në fund, dëshiroj t’ju pyes pak për Banjskën. Po i afrohemi përvjetorit të parë të Banjskës. Organizatori kryesor, Milan Radoiçiq, është ende i lirë, supozohet në Serbi. Edhe sa kohë do të presin Shtetet e Bashkuara që Serbia të arrestojë Radoiçiqin dhe që ai të përballet me akuza?

Jeffrey Hovenier: Mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të qarta lidhur me pritjet tona që të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të japin llogari. Këtë e kemi thënë publikisht. Dhe, natyrisht, pjesë e diplomacisë sonë me Serbinë kanë qenë edhe pritjet tona që z.Radoiçiq dhe autorët e tjerë të kësaj vepre kriminale të mbajnë përgjegjësi. Kjo vazhdon të jetë pjesë e bisedës sonë dhe shpresojmë ta shohim të ndodhë së shpejti. Dëshiroj të vë në pah se sipas mendimit tim, Kosova mund të ndihmojë për këtë.

Sa e di unë dhe zyrtarët serbë kanë folur për këtë, ata kanë parashtruar kërkesë zyrtare përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke, që t’ju sigurohen provat që iu duhen për ta ndjekur penalisht z. Radoiçiq, të cilat i kanë autoritetet kosovare. Sërish, në baza politike, do të shpresoja që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse dëshironi që të siguroni që të ketë ndjekje penale dhe që z. Radoiçiq, si dhe të tjerët që ishin të përfshirë, të japin përgjegjësi për veprën e tyre kriminale.

Radio Evropa e Lirë: A ka rezultate nga hetimet? Ish-ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Escobar, e ka përmendur se ka mundësi që sulmi ka pasur lidhje financiare dhe organizative me shtetin e Serbisë.

Jeffrey Hovenier: Nuk kam gjë për të shtuar për këtë.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se mungesa e përgjegjësisë për Banjskën e ushqen këtë narrativ se Perëndimi po e qetëson Serbinë duke mbajtur qëndrim më të butë për shkak të interesave gjeopolitike, për ta pasur Serbinë në krah të saj, duke siguruar që Serbia të jetë në Bruksel e jo në Moskë.

Jeffrey Hovenier: E dini, mendoj se Shtetet e Bashkuara kanë qenë mjaft të qarta se presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin disa standarde. Dhe, mendoj se kemi qenë – sërish, unë punoj në Kosovë për bukën e gojës – prandaj e tëra që mund të them është se besoj se Ambasada e SHBA-së në Beograd është mjaft e angazhuar në përpjekjet për të siguruar që Serbia t’i përmbushë gjërat që vetë ka thënë se do t’i kryejë. Dhe, kjo përfshin që z.Radoiçiq dhe autorët e tjerë të një krimi, të japin llogari për atë krim. Këtu, gjithashtu, përfshihet çështja që Serbia t’iu përmbahet dhe të përmbushë të gjitha detyrimet e saj që i ka marrë në dialog, ashtu siç po bëjmë ne këtu./rel

Zjarr në tokat bujqësore në Dimal, flakët rrezikojnë të djegin serrat e zonës

Një zjarr ka rënë sot në tokat bujqësore të fshatit Syzes në bashkinë Dimal. Zjarri, që mendohet se është shkaktuar nga pakujdesia e disa fermerëve që ishin duke djegur mbeturinat, është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta duke rrezikuar serat e zonës.

 

Në  ndihmë të zjarrfikësve të Dimalit kanë shkuar edhe 2 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë nga Berati.

Raportohet se zjarri është lokalizuar dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve. Ende nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët, që ka të bëjë me tokat e mbjella, ndërkohë ekziston rreziku i përhapjes së zjarrit drejt serrave.

Humbi jetën pas aksidentit tragjik/ Prindërit vendosin të dhurojnë organet e mesfushorit shqiptar

Lorenzo Çela ka ndërruar jetë ditën e djeshme në një spital në Breshia, Itali, ku ndodhej i shtruar që prej pasdites të së dielës.

I riu me origjinë shqiptare, u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën pasi makina me të cilën udhëtonte së bashku me të dashurën dhe nënën e saj u përfshi në aksident.

Sakaq, prindërit e tij, Alket dhe Fabienne, kanë vendosur që të dhurojnë organet e djalit të tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi italian Calcio Desenzano. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruajnë se ai ishte një mesfushor i talentuar dhe ngushëllojnë familjen e tij.

Zelensky apel Britanisë: Na lejoni t’i përdorim raketat me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë që të rrëzojmë nga pushteti Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë presion mbi Britaninë për të lejuar sulmet me raketa thellë brenda Rusisë, pasi ai pretendonte se sulmi ndërkufitar i ushtrisë së tij mund të rrëzonte Vladimir Putinin.

 

Deri të hënën në mbrëmje, forcat ukrainase kishin nën kontroll rreth 1,000 kilometra katrorë të Kurskut, një rajon kufitar në Rusinë jugore, sipas gjeneralit të lartë të Kievit.

Sulmi i befasishëm ndërkufitar shënon pushtimin e parë të huaj në tokën ruse që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha se “katastrofa e Kurskut” 24 vjet më parë, në të cilën 118 marinarë rusë vdiqën në një aksident nëndetëse, shënoi fillimin e sundimit të Putinit.

“Dhe tani është e qartë se ky është fundi për të. Dhe është gjithashtu Kursk”, tha presidenti ukrainas.

Ndërsa forcat ruse kryen kundërsulme përgjatë vijës së frontit të Kurskut, Zelensky i luti edhe një herë aleatët perëndimorë që të lejohen të përdorin raketa me rreze të gjatë veprimi thellë brenda Rusisë.

Ai tha se kishte udhëzuar zyrtarët e mbrojtjes dhe diplomatët që “të paraqesin një listë të veprimeve të nevojshme nga ana jonë për të marrë leje nga partnerët tanë për të përdorur armë me rreze të gjatë për të mbrojtur territorin tonë”.

Ulet numri i lindjeve dhe rriten vdekjet, çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT: Ja qarku me shtesën natyrore më të lartë

Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa lindjet kanë vijuar me tendencën rënëse, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

bebe

Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.269, duke shënuar një rënie me 3,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, sipas të dhënave të INSTAT.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2024, dy qarqe të vendit shënojnë rritje të numrit të lindjeve, ndërsa dhjetë qarqe të tjera shënojnë ulje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.013 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 70 lindje.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me tremujorin e dytë 2023 e ka qarku i Beratit me 3,2%, ndërsa rënien më madhe e ka qarku i Gjirokastrës me 18,6%.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2024, tetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa katër qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e dytë 2023.

Qarku me numrin të ulët të vdekjeve është Kukësi me 110 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.272 vdekje.

Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 e zë qarku i Beratit me rënie prej 13,2%, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Fierit me 14,3%./Monitor

fg1 fg2 t11 t22

Çmenduri nga Arabia Saudite/ Po përgatitet një ofertë “faraonike” për yllin e Real Madridit, braziliani do të bëhej futbollisti me i paguar në planet

Real Madridi është i shqetësuar dhe nuk është çudi, pasi paratë e naftës vijnë direkt në Bernabeu me idenë për të marrë Vinicius.

 

Sipas informacioneve të fundit, një fond investimi saudit po përgatit një mega ofertë për yllin brazilian, i cili do të bëhej futbollisti më i paguar në planetin Tokë.

Edhe pse nuk dihet skuadra e interesuar, oferta që pritet të paraqitet do të trondisë lojtarin dhe klubin Chamartin.

Fillimisht, do të kalonte 222 milionë euro që PSG pagoi për Neymar dhe flitet për 350 milionë deri në 400 milionë euro.

Real Madrid refuzon shitjen e Vinicius, por fjalën e fundit do ta ketë sulmuesi.

Zjarret masive/ BE siguron mbështetje për Shqipërinë dhe Greqinë, drejt vendit tonë një avion ushtarak shumëfunksional

Komisioni i BE-së po përgatitet të dërgojë mbështetje urgjente për Greqinë dhe Shqipërinë për të ndihmuar të dy vendet të menaxhojnë zjarret e mëdha.

 

Mbështetja për Greqinë do të përbëhet nga burimet ajrore dhe tokësore të zjarrfikësve, të cilat do të sigurohen nga vende të tjera evropiane nën Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Këtu përfshihen dy avionë rescEU nga Italia, një helikopter rescEU nga Franca, një helikopter i ofruar nga Serbia, si dhe më shumë ekipe zjarrfikëse në terren nga Republika Çeke, Franca, Italia, Rumania dhe Serbia.

Shqipëria do të marrë një avion ushtarak shumëfunksional nga Rumania, i cili mund të transportojë deri në 6 tonë ujë.