31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Rukola, bima e mrekullueshme, mësoni përfitimet e jashtëzakonshme të saj!

Ngrini dorën kush konsumon rukola! Jemi shumë, jam i sigurtë, por kurrë mjaftueshëm. Sepse të gjithë duhet ta konsumojmë këtë perime të jashtëzakonshme. Vendosëm ta diskutojmë këtë sepse rukola është diçka e cila nuk mund të mungojë kurrë në tavolinat tona.

E njohim të gjithë: e quajmë rukola. Ka një shije të vendosur, lehtësisht pikante dhe me aromë të këndshme, e famshme për përfitimet terapeutike dhe tretëse.

Çfarë përmban rukola?

Kjo perime ka shumë vitamina, A, B6, B9, C e K, kripëra minerale, kalcium, magnes, potaz, hekur dhe shumë fibra.

Përfitimet e rukolës

Rukola përmban sulforafano dhe beta karotene, dy përbërës që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimet e tumoreve. Rukola do ju ndihmojë të ndiheni më mirë, falë përfitimeve të saj pastruese, tretëse dhe tonifikuese. Kjo perime e jashtëzakonshme parandalon ulcerat, gastritet dhe problemet e mëlçisë, pasi largon lëngjet e tepërta dhe toksinat.

Rukola stimulon oreksin, por edhe prodhimin e lëngjeve gastrite. Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, nuk do të keni më probleme me gazrat intestinale, ndërsa do të përmirësoni tretjen e tyre. Përmbajtja e lartë e glukozinoleve lufton viruset dhe bakteret.

Nëse nuk mjafton kjo, ju themi se rukola ka shumë pak kalori (vetëm 25 kalori për 100 g raketa). Ka nga ata që e preferojnë rukolën për veprimin e saj qetësues. Romakët e lashtë e përdornin atë për të përgatitur filtrat e dashurisë.

Kalojmë te pesha: rukola nxit metabolizmin tuaj dhe gjendet gjithnjë në dietat e dobësimit. Edhe për kë vuan nga anemia, është ndër perimet që duhet konsumuar me sasi të mëdha pasi përmban shumë hekur.

Si mund ta konsumoni rukolën

Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë perime është në sallatë. Ju mund të përziejnë me lloje të tjera sallate, por ju mund ta hani edhe vetëm, të spërkatur me vaj ulliri ekstra të virgjër. Është mirë të mos i shtojmë kripë, por nëse doni ju e dëshironi, mund të përdorni djathë kaçkavall.

Edhe e gatuar rukola gjendet në shumë receta. Por, e gatuar vetëm për një ose dy minuta dhe është gati për t’u ngrënë.

Kundërndikimet

Kjo perime nuk ka shumë kundërindikacione. Duhet shmangur vetëm njerëzit alergjikë dhe ata që marrin medikamente kundër mpiksjes së gjakut. Edhe për ata që kanë probleme me tiroidet, duhet ta konsumojnë me kujdes. Rukola përmban izotiocianate, të cilat mund të pengojnë funksionin e tiroides, duke kufizuar sasinë e jodit të përthithet nga trupi.

“Pa pronë nuk ka demokraci”, Basha: Përfundimi i reformës së pronës është dita e parë e Shqipërisë europiane, e çliruar nga vargojtë e trashëgimnisë së komunizmit të egër shqiptar

Përfundimi i reformës së pronës, sipas Bashës, është dita e parë e Shqipërisë europiane dhe e çliruar nga vargojtë e trashëgimnisë së komunizmit të egër shqiptar. Në podcastin e radhës ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Pronarëve, kreu i Demokratëve Euroatlantikë tha se që të arrihet kjo gjë është propozuar një instrument të cili nuk e kemi shpikurpor është marrë si shembull nga Kroacia.

Bashës tha se reforma e pronës në Europë ka ndodhur 400 vite më parë, ndërsa Shqipëria në shekullin e 21 akoma nuk e ka realizuar këtë. Sipas tij, kur të arrihet kjo një nga pasojat pozitive politike të këtij veprimi, do të jetë që do të kemi një shtresë të mesme shqiptare me kokën lartë që sot mungon.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Prandaj që ta arrijmë këtë ne kemi propozuar një instrument të cili nuk e kemi shpikur, i kemi parë, përmenda Kroacinë, Çekia ishte ndryshe, Çekia e përmbylli brenda 12 muajsh i kthehu të gjitha, pronat e pronarëve, pronat e kishës, i kthehu të gjitha. Ndërsa këtu as pronat e kulteve fetare nuk janë kthyer. Pra reforma që kroatët ndërmorën mori pak kohë, por ama borxhi iu njoh pronarëve menjëherë. Këtë do të bëjmë dhe ne. Do t’i njohi menjëherë borxhin pronarëve. Do t’i emetojmë detyrimet njësoj si bonot e thesarit, detyrim obligacion quhen, instrumente financiare të cilat emetohen menjëherë me vlerën e plotë të tregut të pronave që nuk u i janë kthyer pronarëve, që s’mund të kthehen se nuk ekzistojnë më, janë tjetërsuar. Dhe sigurisht do të biem dakord, siç kemi rënë njëherë dakord me shoqatat e pronarëve, që ky borxh të shlyhet për një periudhë 10, 15, 20 vjeçare. Pra, të maturohet 1/10, 1/15 apo 1/20 e këtij obligacioni. Por ndërkohë obligacioni lëshohet. Dhe ky obligacion është i tregtueshëm edhe në bursë, edhe në tregjet bankare, edhe në tregjet financiare. Duke bërë këtë, ne i japim siguri sa i takon pronës, shoqërisë, ekonomisë, i japim siguri tregut që nuk do të ketë më kontestime deri dhe në vrasje për çështjen e pronës. Në këtë moment kemi kategorinë e parë që është kategoria e pronarëve të shpronësuar nga komunizmi dhe që se kanë marrë dhe se marrin dot pronën që do të ketë obligacionin në dorë. Kemi ata të cilët e kanë pronën dhe do t’u kthehet prona menjëherë, kemi kategorinë e atyre që kanë përfituar nga 7501 dhe që e kanë marrë tokën në zotërim me 7501 dhe që do t’u njihet, por kjo tokë që ata kanë në zotërim, e punojnë, ky kompensim do t’i jepet pronarit me vlerë tregu që i është zënë toka. Kemi ata që ua ka dhënë 7501, por që nuk e njohin, sepse vazhdojnë të njohin sinoret e baballarëve dhe gjyshërve të tyre, ky realitet do të jetë tashmë realitet juridik. Pra do të marrë fund ai dualizmi në disa zona ku 7501 nuk u njoh uasnjëhrë dhe njerëzit akoma respektojnë sinoret e dikurshme, siç i respektojnë njerëzit ashtu do të njihen me propozimin tonë. Dhe së fundmi, të gjithë ndërtimet informale që janë në tokë të pronarëve, do të bëhet pa vonesa të mëtejshme fotografimi dhe njohja e kësaj situate, për kompensimin me vlerë tregu i këtyre trojeve tashmë të zëna, pra pronarët po shkojnë tek kollona e parë.

Dhe në këtë mënyrë ne i japim fund një herë e përgjithmonë pasigurisë për pronën. Bëhet një fotografim, si me thënë edhe në kuptimin fizik, por dhe në kuptimin juridik dhe në atë moment “uti possidetis”, është një parim i vjetër romak secili mban atë që ka. Dhe pronarëve nuk ju merret asnjë qindarkë, ju njihet me vlerë të plotë tregu. Dhe kjo faturë që duket e madhe, është në fakt fatura për t’u çliruar nga vargojtë e robërisë së Katovicës dhe nga vargojtë e trashëgimnisë së komunizmit të egër shqiptarë. A ia vlen të paguhet 100%? Duke paguar këtë faturë, duke u njohur pronarëve vlerën e plotë të pronës, aty ku nuk u kthehet dot dhe në këtë mënyrë duke i liruar dhe ata të cilët u janë mbivendosur pronave të pronarëve, duke i çliruar dhe ata nga kjo situatë pasiguie ligjore, juridike, ne e fudim Shqipërinë në modernitet. Pronat njihen për kolateral, mund të investohen, dikush mund të ketë nevojë të marrë kredi për të çuar fëmijët në shkollë, për të investuar në biznesi e vet, për të hapur një biznes, për të blerë një dynym apo dy dynym më shumë tokë për t’i kthyer në vresht. Pra, sistemi i kreditimit funksionon duke përdorur tokën si kolateral, gjë që sot nuk ndodh. Sepse 80% e shqiptarëve nuk i kanë letrat e tokës apo të pronave, nuk i gëzojnë.

Kjo që do të bëjmë ka ndodhur në Europë 400 vite më parë, 500 vite më parë, në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm, apo të Francuas së Parë, apo të Karlit të V-të të Hapsburgëve, apo Henrit të 8 të Tudorëve të Anglisë. Pra ka ndodhur në atë kohë, këta princa e panë që ishte jetike që shoqëria të ecte para, që prona të ishte para njësoj si paraja blinte pronën, jo Shqipëria! Shqipëria në shekullin e 20 dhe 21 akoma nuk e ka realizuar këtë! Prandaj futja e këtij koncepti, e kësaj reforme me të vërtetë me një faturë të tillë, përfundimi i kësaj reforme është dita e parë e Shqipërisë në Europë. Jo se do të bëhemi në atë moment anëtarë të BE, rruga do të jetë pak më e gjatë. Por pa u bërë kjo nuk bëhemi dot anëtarë të Bashkimit Europianë. Por në momentin që bëhet kjo shqiptarët do të jenë të çliruar nga ankthet e pronës. Do ju them dhe diçka tjetër, një nga pasojat pozitive politike të këtij veprimi, do të jetë, do të kemi një shtresë të mesme shqiptare me kokën lartë që mungon. Një shtresë të cilës nuk i vë dot kapistallin partia që ka pushtetin në atë moment, nuk i merr dot zvarrë, nuk i detyron të shkojnë pas njëshit dhe në këtë moment merr fund enverizmi që akoma gjallon përmes mos kthimit të pronës, përmes kultit të individit, përmes mendësisë së sëmurë, mendësisë kancerogjene për demokracinë që kush është në pushtet mund të bëjë çfarë të dojë më fatet e njerëzve, me pronat e njerëzve. Konsolidimi i një shtresë të mesme është edhe futja e Shqipërisë përfundimisht në një epokë me të vërtetë demokratike. Jo thjesht pluraliste ku ka disa palë por ndonjëherë duket sikur janë një parti, sepse i bashkojnë të njëjtat interesa, por një demokracie ku janë qytetarët ata që përcaktojnë me votën e tyre prioritetet e zhvillimit ekonomik dhe prioritetet politike. Për këtë arsye është një reformë e pronës, por është dhe një reformë e demokracisë. Pa pronë nuk ka demokraci.

Basha shpalos reformën për pronën: Aty ku është e lirë, kthim i menjëhershëm i pronës. Ku është e zënë, dëmshpërblim 100% i vlerës së tregut. Fatura financiare me e ulët se dëmi që i është shkaktuar Shqipërisë në këto vite

Kreu i Demokratëve Euroatalntikë, Lulzim Basha, ka folur me detaje sa i përketë një prej pikave kryesore të programitë që është zgjidhja e problemit të pronës.
Në podcastin me Ermalin dhe Marsidin, me praninë e disa përfaqësuesve të Pronarëve, Basha shpjegoi se aty ku toka është e lirë do t’i kthehet menjëherë pronarit. Sipas tij aty ku toka është e zënë, pronari do të dëmshpërblehet me 100% të vlerës së tregut.
Basha më tej tha se fatura financiare e kësaj reforme, është më e ulët se dëmi që i është shkaktuar Shqipërisë në 34 vite pluralizëm.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Përveç përfshirjes në grupe pune, ne kemi ngritur një program. Një program të shpalosur në publik, një angazhim i bërë publik, një zotim i joni para gjithë shqiptarëve dhe para gjithë pronarëve, që sigurisht është kontribut edhe i produktit të përfaqësuesve të pronarëve, të fëmijëve të këtyre pronarëve në ekipet që kanë punuar për këtë program.
Dhe propozimi ynë është i qartë: ku prona është e lirë, kthim i menjëhershëm i pronës. Ku prona është e zënë, dëmshpërblim 100% i vlerës së tregut. Me këto dy fjali përmblidhet pakashumë esenca e programit tonë, por ka nevojë për shpjegim. Ka nevojë për një shpjegim praktik. Vlera përllogaritet afro 8 miliardë euro, ndoshta dhe më e lartë. Këto 8 miliardë euro duken një shumë fantastike sepse buxheti i shtetit për këtë vit, është 7 miliardë euro. Pra i bie i gjithë buxheti i një shteti dhe më shumë për të kompensuar pronarët. Por fatura që ne paguajmë vit për vit për 3 dekada e 4 vite, për 34 vite që nuk e kemi zgjidhur problemin e pronës, është 10-fish më e lartë në kuptimin ekonomik, është 10-fish më e dhimbshme në kuptimin social. Sepse duke mos e zgjidhur problemin e pronës, Shqipëria mbetet në vargojtë e një ekonomie çalamane, informale, me pasiguri. Ndërkohë që në Shqipëri nuk ngrihet dot një shtresë e mesme në këmbët e saj që të ketë pronat e veta, të ketë pavarësinë ekonomike dhe të diktojë përmes pavarësisë ekonomike dhe pavarësisë së mendimit një demokraci të mirëfilltë.
Prandaj e gjitha kjo ka një emër, Katovicë. Duke mos i kthyer pronat pronarëve, duke mos i kompensuar pronarët me vlerën e tregut, duke ruajtur pronën e shpronësuar nga Enver Hoxha si valutë për të shpërblyer servilët e një partie apo e një partie tjetër, apo thjesht për të tjetërsuar apo ndërtuar një realitet ekonomik korruptiv, për t’i shërbyer interesave politike të një kaste, të një grushti njerëzish se kastë është fjalë e madhe, ky dëm që i bëhet Shqipërisë përllogaritet dhjetëra, qindra herë më i madh sesa fatura e dëmshpërblimit total të pronarëve të shpronësuar nga komunizmi apo me prona të zaptuara në periudhën 90-2024.
]

“Të përndjekurit dhe pronarët mbajini afër, por mos i promovoni”, Basha tregon udhëzimin e 91-shit në PD: Vazhdimi i luftës së klasave. Pronarët ende s’kanë marrë pronat, ndërsa pjesë të tyre gëzohen nga eksponentë të diktaturës

Gjatë bisedës në podcastin e radhës me praninë e disa përfaqësuesve të Pronarëve, Basha ka sjell në vëmendje udhëzimin e ish-kreut të PD në vitin 1991, ku thuhej që të përndjekurit dhe pronarët mbajini afër por mos i promovoni.

Sipas kreut të Demokratëve Euroatlantikë, kjo fjali e tmerrshme ishte thelbi i Katovicës si dhe vazhdimi i luftës së klasave. Basha më tej tha se ndërkohë që pronarët ende nuk kanë marrë pronat, një pjesë e mirë e këtyre pronave gëzohen nga eksponentë të diktaturës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Disa prej themeluesve që kemi këtu në këtë tryezë, janë themelues të Partisë Demokratike. E mbaj mend udhëzimin e 91-it që mbante firmën e atij që sot pretendon të jetë kreu i partisë ku në udhëzimin e riorganizimit shkruhej, të përndjekurit dhe pronarët mbajini afër por mos i promovoni. Kjo fjali e tmerrshme është thelbi i Katovicës. Është vazhdimi i luftës së klasave që imponoi komunizmi, në realitetin e ri që imponoi rënia e perandorisë sovjetike. Dhe ja ku jemi sot, pronarët akoma si kanë marrë pronat. Ndërsa një pjesë e mirë e këtyre pronave gëzohen, jo të gjitha, një pjesë e mirë e pronave gëzohen nga eksponentë të diktaturës.

“Ndarje përfundimtare me ata që në PD abuzun me pronat”, Basha: Kemi bashkëudhëtuar me piratët e pronave dhe njerëz me mendësi komuniste. Detyra jonë ta paguajmë me kamatëvonesë detyrimet e pashlyera ndaj pronarëve

Në podcastin e radhës me Ermalin dhe Marsidin, bashkë me përfaqësues të Pronarëve, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, tha se ndarja përfundimtare me ata që në PD abuzuan me pronat tregon seriozitetin për zgjidhjen përfundimtare të pronave në Shqipëri. Basha tha se në PD kemi bashkëuhdëtuar me piratët e pronave dhe njerëz me mendësi komuniste.

Për këtë, ai u shprehs e detyra e parë e Demokratëve Euroatlantikë është që të paguajnë kamatvonesat dhe detyrimet e pashlyera karshi pronarëve.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Thelbi është që nuk ka pasur asnjë vullnet për të zgjidhur problemin e pronës. Nëse vendet e tjera të ish hapësirës komuniste e zgjidhën, Çekia e zgjidhi për një vit, Kroacia që përjetoi dhe luftë, luftën e pavarësimit e zgjidhi, deri në 2008-ën zgjidhi gjithçka. Shqipëria jo vetëm që nuk e zgjidh, por vit pas viti me vendimet e marra i largohet zgjidhjes së problemit të pronës. Kjo nuk është aksident. E thanë vet përfaqësuesit e pronarëve në këtë tryezë, e dinë edhe pronarët e tjerë që ky është një komplot që është bërë kundër pronarëve. Është bërë nga njëra anë nga ata që i shpronësuan që është regjimi komunist dhe nga ana tjetër nga ata të cilët kurrë nuk pati qëllim të kthenin pronën tek i zoti, por donin të ndërtonin një tjetër klientelë me pronat e pronarëve. Madje të përfitonin edhe personalisht siç ka qenë dhe siç është rasti aktualisht. Kapakun kësaj i ka vënë përpjekja e Edi Ramës me një shpronësim të dytë. Ku me vendime korruptive deri në Strasburg, mundohen t’i imponojnë pronarëve dhe pasardhësve të tyre, familjarëve të tyre një çmim qesharak prej 3% të vlerës së tregut. Ky është shpronësimi i dytë.

Së pari ndihem tmerrësisht keq kur kuptoj se brenda formacionit tim politik kanë bashkëudhëtuar piratët e pronave dhe njerëz me mendësi komuniste, që njësoj si Enveri që ua mori pronën pronarëve për t’ia dhënë vetes së tij, byrosë politike, partisë së diktaturës dhe për të detyruar shqiptarët duke filluar me pronarët të ishin skllevër në pronat e tyre, këta pronat mirë që nuk i kthenin tek pronarët i panë si një instrument i fuqizimit të pushtetit të tyre. Kështu që kjo është njëra anë. Ana tjetër nga ana tjetër ndihem mirë që jam ndarë një herë e përgjithmonë me këa njerëz. Që jemi ndarë një herë e përgjithmonë me këta njerëz. Që për herë të parë i shohim pronarët në sy dhe ju themi po, sigurisht nga Partia e Punës, nga Partia Socialiste nuk kishin çfarë të prisnin, por Partia Demokratike u ka bërë dëmin më të madh. Dhe këtë e kam thënë në mënyrë të përsëritur prej vitesh. Dhe se ta i është detyra jonë ta paguajmë me kamatëvonesë këtë detyrim të pashlyer ndaj pronarëve.

“Prona prioritet në programin e Demokratëve Euroatlantikë”, Basha: Siguria e pronës fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara, pa të s’bëhemi dot pjesë e BE

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në podcastin e radhës ka folur për një nga prioritetet kryesore në program që është zgjidhja e problemit të pronave. Basha tha se siguria e pronës fut Shqipërinë në orbitën e vendeve të zhvilluara.

Kthimi i pronës fizikisht, ose kompensimi me vlerë të plotë sipas termit aty ku është prona e tjetërsuar, sipas Bashës do të mundësojë që ekonomia shqiptare të ecë përpara.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ky është një problem të cilin prek shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kështu që në qoftë se do të donit të bënit një përfaqësim të vërtetë do të ishte e madhe sa Shqipëria. Por këtu kemi besoj raste të spikatura të pronarëve, të trashëgimtarëve të pronave të cilët flasin vet me kalvarin e pronave të tyre, të familjeve të tyre.
Problemi i pronës siç e the, është problem jetik për çdo individ, për njerëzit, por është dhe një problem jetik për shoqërinë për vendin, për ekonominë. Arsyeja kryesore pse ekonomia shqiptare nuk bën përpara, është mungesa e sigurisë së pronës, krah për krah me mungesën e sigurisë juridike. Nëse për të dytën ka nisur një reform në drejtësi që ka për qëllim pikërisht përmes vettingut të largojë ata gjytarë të korruptuar, që njësojë siç bën me, siç e provuam së fundmi me vulën e Partisë Demokratike, tjetër gjë me tjetërsime të paligjshme që kanë bërë pronarë ata që nuk kanë prona, apo nuk i kanë pronat e tyre dhe kanë marrë pronat e pronarëve, pronat e baballarëve, nënave të pronarëve për t’ua dhënë të tjerëve, për t’i tjetërsuar.
Dimensioni tjetër shumë i rëndësishëm ka të bëjë me ekonominë e vendit. Nëse siguria e pronës rivendoset, Shqipëria hyn menjëherë në orbitën e vendeve të zhvilluara. Dhe për këtë arsye në programin tonë prona zë një vend kryesor. Mund ta themi me gojën plotë, që në programin tonë të shpalosur në 1 qershor, reforma më e madhe është reforma e pronës. Është kthimi i pronës fizikisht, ose kompensimi me vlerë të plotë sipas termit aty ku është prona e tjetërsuar.

Dikush mund ta marrë këtë si një lëvizje të një partie të djathtë. Për herë të parë e kanë thënë që e bëmë këtë për pronarët. Dhe padiskutim nuk e fshehim, po edhe kjo është. Por kjo është një lëvizje, ky është një akt, është një reformë pa të cilën Shqipëria nuk bëhet dot pjesë e Bashkimit Europian. Nuk bëhet dot pjesë e një vendi që zhvillohet nën anormalitet. Anormaliteti që e ndjek kudo në jetët tona, ka në gjenezë mes dy tre elementëve të tjerë anormalitetin e situatës së pronës. 80% e shqiptarëve nuk kanë ende pronat. Dhe këtë e dimë sepse janë shtresë pas shtrese, të shpronësuarit nga komunizmi, pronat e zaptuara pas viteve 90 dhe një pirg po kaq i madh çështjesh gjyqësore të cilat ose nuk kanë marrë përgjigje, ose kanë marrë përgjigje të paligjshme duke shpronësuar për herë të dytë pronarët legjitim.

Në momentin që reforma e pronës kryhet dhe kërkon vizion, guxim dhe vendosmëri që të kryhet, në këtë moment Shqipëria hyn në modernitet. Dua ta them që ky është një moment që vendet e tjera e kanë kaluar shekuj më parë. Prona kthehet në kolateral, financa kthehet në pronë, prona kthehet në financë dhe në këtë mënyrë ekonomia zhvillohet. Prandaj edhe për ata që nuk e gjejnë veten e tyre si pronarë të shpronësuar apo që u është grabit prona, do ta gjejnë veten e tyre, sepse me përfundimin e kësaj reforme, mirëqenia e Shqipërisë do të dyfishohet në atë moment. Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë do të rritet me 3, 4, 5 herë më shumë se sot. Sepse miliarda euro prona, troje, toka të pakolateralizuara që qëndrojnë jashtë sistemit bankar, papritur do të bëhen pjesë e sistemit bankar, e sistemit financiar, e sistemit të kreditimit, e sistemit të zhvillimit. Dhe për këtë arsye, kjo reform zë vendin qëndror si reforma e rëndësishme që Demokratët Euroatlantikë të marrin përsipër të nisin dhe të përfundojnë brenda mandatit të parë.

“Procesi i rindërtimit rezulton një ndër skandalet më të mëdha të korrupsionit”, Alfrida Marku denoncon rastin e një pallati në bashkinë Lezhë: 53 familje ende nuk kanë zgjidhje për rindërtimin e banesave

5 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, procesi i rindërtimit në Bashkinë Lezhë ende vijon të zvarritet. Kryetarja e Demokratëve Euroatlantikë dega Lezhë, Alfrida Marku, ka denoncuar rastin e një pallati në këtë qytet i cili edhe pse është rindërtuar, sistemi i kanalizimeve duhet të ribëhet nga fillimi për shkak të cilësisë së dobët të punimeve dhe gabimeve në projektim.

Marku shprehet se 20 miliard lekë janë tenderuar vetëm nga Bashkia Lezhë deri më sot për procesin e rindërtimit, që i bie 9 herë më shumë se buxheti i planifikuar për investime të reja këtë vit në këtë bashki, por mesa duket nuk kanë mjaftuar pasi prioritet nuk janë qytetarët por abuzimet.

Ajo më tej thotë se për 53 familje në Lezhë ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e banesave të tyre dhe pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen, gjatë vitit 2023, Bashkia Lezhë ka pezulluar, pa asnjë shkak, fondin prej 2 miliard lekë të akorduar për rindërtimin.

Postimi i plotë i Alfrida Markut:

Në mos herët vonë, procesi i rindërtimit do të rezultojë në një ndër skandalet më të mëdha të korrupsionit në vendin tonë.
Ky është një pallat në qytetin e Lezhës, i rindërtuar nga themelet, ku banojnë rreth 97 familje, por 24 muaj nga përfundimi i punimeve, i gjithë sistemi i kanalizimeve duhet të ribëhet nga fillimi, për shkak të cilësisë së dobët të punimeve apo gabimeve në projektim.
Mbi 20 miliard lekë janë tenderuar vetëm nga Bashkia Lezhë, deri më sot, për procesin e rindërtimit.
20 miliard lekë dedikuar për rindërtimin janë 7 herë më shumë se vlera e të gjitha investimeve në infrastrukturë në territorin e bashkisë Lezhë përgjatë vitit 2023;
20 miliard lekë janë 9 herë më shumë se buxheti i planifikuar për investime të reja këtë vit, në dispozicion të të gjithë banorëve, në 10 njesitë administrative të Bashkisë Lezhë.
Por mesa duket nuk kanë mjaftuar pasi prioritet nuk janë qytetarët por abuzimet.
Me të drejtë, qytetarët e Lezhës ngrenë pikpyetje për lista fiktive, ndryshim të kategorisë së dëmit të shkaktuar, tendera me fitues të paracaktuar, miliarda lekë të shpenzuara për projektim e jo për rindërtim,cilësi e dobët e punimeve, rregullim i fasadave dhe jo rikonstruksion, duke lejuar rrezikun sërish të jetë prezent.
Për 53 familje në Lezhë ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e banesave të tyre; dhe pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhen, gjatë vitit 2023, Bashkia Lezhë ka pezulluar, pa asnjë shkak, fondin prej 2 miliard lekë të akorduar për rindërtimin.
Pamjet që shihni në video, janë provë e pakontestueshme sesi është abuzuar me fondet e rindërtimit, në cdo bashki ku është zhvilluar ky proces.

Media britanike: Ana tjetër e turizmit shqiptar që po betonizon gjithçka

Gazeta e njohur britanike “Metro” i ka kushtuar një reportazh turizmit shqiptar. Gazetarja Alice Murphy thotë se e ka vizituar vendin tonë së bashku me dy miq të saj duke u ndalur në Sarandë dhe Ksamil. Ajo nënvizon se natyra shqiptare është unike, por që rrezikon të shkatërrohet pikërisht nga turizmi.

Në shkrimin që lapsi.al e sjell të plotë më poshtë theksohet xhungla e ndërtimeve të betonit që “u merr frymën” plazheve të kaltra. Shkrimi ngre alarmin se ky lloj turizmi, i ndërtimeve pa kriter, rrezikon të shkatërrojë shumë shpejt atë për të cilën është ngritur. Më poshtë reportazhi i plotë.

Më pëlqyen “Maldivet e Europës”, por mbi to qëndron një hije

Duke u lëkundur në autostradën nga Tirana drejt bregdetit gjarpërues shqiptar, është e vështirë të besohet se ky vend ishte i mbyllur nga bota rreth tij vetëm 3 dekada më parë.

Bani, emri që preferon të mbajë shoferi ynë Arban, është duke lëvizur me Google Maps në ekranin inteligjent ndërsa Taylor Swift bërtet këngën e saj “Fortnight” përmes altoparlantëve të Volkswagen-it tonë hibrid.

Ne kalojmë nëpër kodra të pyllëzuara, pothuajse të eklipsuara nga qendrat tregtare me shkëlqim dhe blloqet e apartamenteve gjysmë të përfunduara, në 5 orë me makinë deri në Sarandë, një qytet turistik në bregdetin shqiptar, të cilin videot e TikTok e kanë pagëzuar si “Maldivet e Evropës”.

Por teksa i afrohemi kësaj pjese të famshme të parajsës në Instagram, ndërtesat bëhen më të trasha dhe më të shpeshta duke formuar një si kërpudhë, në një masë të madhe hotelesh shumëkatëshe që mbulojnë bregun e gjirit në formë patkoi të Sarandës.

A view of Sarande bay, Albania, showing apartment blocks and cars
Pamja që na përshëndeti kur mbërritëm në Sarandë, një qytet turistik në bregdetin jugor të Shqipërisë

Pasi kam vizituar së fundmi Maldivet, mund të konfirmoj se bregdeti jugor i Shqipërisë krenohet me një pamje të ngjashme të oqeanit blu të shkëlqyeshëm.

Por një rritje e paprecedentë e turizmit që ka shkaktuar një stuhi ndërtimesh, kërcënon të errësojë peizazhin spektakolar që ofron ky vend i vogël ballkanik. Është e vështirë të shijosh pamjen që është e zbehur nga një xhungël betoni.

A view of the ocean with hammocks overhanging the water in Albania
Bregdeti jugor i Shqipërisë krenohet me ujë të shkëlqyeshëm blu që të kujton Maldivet

Pra, çfarë do të thotë një rritje e papritur e popullaritetit për Shqipërinë dhe vizitorët e saj? Si mund të mbrohet bukuria e saj natyrore nga plaga e mbi-turizmit?

Një shpatë me dy tehe

Eksperti i udhëtimeve Nausheen Farishta më thotë se bumi i turizmit në Shqipëri është një thikë me dy tehe.

“Nga njëra anë, po sjell mundësi shumë të nevojshme për komunitetet lokale,” thotë themeluesi i Globe Gazers, citon lapsi.al. “Por ne nuk mund të mbyllim një sy ndaj sfidave që vijnë me këtë rritje të shpejtë.”

Shqipëria mirëpriti 7.5 milionë ardhje ndërkombëtare në vitin 2022 dhe 10.1 milionë në vitin 2023, sipas të dhënave të Organizatës së Turizmit të OKB-së. Dhe ky trend është vetëm në rritje.

Në fillim të këtij muaji, uebfaqja lokale e lajmeve Kosova Press publikoi një artikull me titullin “Shqipëria është pushtuar nga turistët e huaj”. Ajo raportonte se kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se 4.5 milionë vizitorë të huaj kishin vizituar vendin në 6 muajt e parë të 2024, një rritje prej 34% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Madje ka një temë në Reddit kushtuar kësaj çështjeje, me titullin ogurzi “Pasojat e turizmit masiv në Shqipëri”.

Është një kthesë e jashtëzakonshme për atë që dikur ishte një nga kombet më të izoluara të Evropës; një vend që hapi dyert për vizitorët e huaj vetëm kur komunizmi ra pas 4 dekadash diktaturë, në 1991.
Por mbipopullimi, ndërtimet e tepërta dhe dëmet e shkaktuara si pasojë e saj ishin të dukshme kur vizitova Shqipërinë në qershor me dy miqtë e mi më të vjetër.

Një parajsë e përballueshme

Ishim në një udhëtim vajzash, të joshura nga historitë magjepsëse dhe videot virale të ujërave bruz dhe rërës së bardhë të pacenuar.

Një mori faqesh në internet për udhëtime na dhanë arsye të mjaftueshme për të rezervuar pushime në vendin e Evropës Jugore që kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë: 400 km vijë bregdetare e mbushur me plazhe të bukura, vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, mikpritje e ngrohtë dhe mot me diell.

Si miliona të tjerë, edhe ne u tërhoqëm nga çmimet. Apartamentet buzë plazhit në qytetet e njohura turistike mund të merren me qira për më pak se 20 £ në natë dhe nuk është e pazakontë të gjesh një vakt të plotë me pije (kishim oktapod dhe mojito) për pak më shumë se 15 £.

Fluturimet janë gjithashtu jashtëzakonisht të përballueshme, me Wizz Air që ofron tarifa nga Londra në Tiranë nga 58 £ në një drejtim.

Apartment blocks against a blue sky in Sarande, Albania
Ndihej pak e pakëndshme të shtriheshe në një rrip të hollë rëre në fund të një kodre që rrethohet nga blloqet e larta të apartamenteve aq sa mund të shohë syri

Shqipëria ka atraksione “on top”. Por, ndërkohë ishte emocionuese të eksploroje muzetë dhe baret e modës të Tiranës, dhe padyshim e këndshme të rrije në shtretër kabane përgjatë Rivierës, do të ishte gabim të mos theksohej se sa i mbindërtuar në mënyrë kronike është bërë ky vend i bukur.

People swimming in the ocean and using boats in Ksamil, Albania
Pamja nga plazhi i Podës në Ksamil është spektakolare, por fotot dhe videot e Tiktok tregojnë vetëm një anë të medaljes

“Befasisht” i mbipopulluar

Jenoa Matthes, një eksperte e udhëtimeve që shkruan për udhërrëfyes lokalë mbi destinacionet evropiane, më thotë se ishte befasuese të dëshmoja se sa të mbushura ishin bërë plazhet në qytetin bregdetar të Durrësit.

Nuk patëm kohë për të shkuar në Durrës, destinacioni më i njohur i plazhit në Shqipëri, rreth një orë në perëndim të Tiranës.

Por shumica e plazheve që vizituam në Sarandë dhe Ksamil ishin më të ngarkuara se çdo plazh që kam parë ndonjëherë. Shezllonet e ngjitura kokë e këmbë, duke mbuluar çdo grimcë rëre të disponueshme… nuk më sjell saktësisht pushimet dhe relaksimin që mund të ketë një destinacion i stilit “Maldivet”.

Ndihej klaustrofobike të shtrije peshqirin tënd, fjalë për fjalë një centimetër nga ai i një të huaji, nën hijen e blloqeve të apartamenteve, të mbushura aq fort, sa secila dukej sikur po rritej nga fqinji i saj. Plazhi i Podës në Ksamil, vendi i dhjetëra klipeve virale të TikTok që e shpallin atë “parajsë”, ishte aq i mbushur me njerëz dhe karrige, saqë u larguam pas më pak se 5 minutash.

“Ata në fakt duhet ata kishin filmuar pamjen 360 gradë”, – më tha një nga miqtë e mi.

Dhe nuk mund të mos mendoja për këtë gjatë kohëzgjatjes së udhëtimit tonë.

Kudo që shkuam – plazhe idilike, bare verërash në majë kodrash, restorante që shërbenin ushqim deti të klasit botëror – më pushtoi mendimi për t’u ulur me ministren e turizmit të Shqipërisë dhe për t’iu lutur që të frenojë valën e komercializimit të shpejtë.

A breakfast table with an omelette, granola and fruit plates
Shqipëria ka një mori mrekullish për të ofruar, nga parqet e pasura natyrore deri te ushqimet e shijshme
A Greek salad and a blue plate of anchovies on a restaurant table
Ne darkuam me perime dhe peshk të klasit botëror

Është diçka që ajo thotë se është e vetëdijshme. Në një intervistë për “The Independent në fillim të këtij viti, Mirela Kumbaro deklaroi: “Nuk do të keni pushues masivë në plazh në resortet shqiptare”.

Duke vazhduar: “Mendojmë se jemi plotësues në këtë hartë të turizmit mes Kroacisë, Italisë dhe Greqisë. Pra, tek ne nuk do të shohim shumë hotele duke u ndërtuar”.

Por pikërisht kjo është ajo që pashë. Dhe kjo rrezikon të shkatërrojë atraksionet natyrore që e bëjnë Shqipërinë të veçantë.

Shkatërrimi i qyteteve

Pasojat e viteve të mbi-turizmit po tronditin Evropën këtë verë, pasi protestat anti-turistë po mbushin rrugët e qyteteve kryesore spanjolle dhe demonstratat i detyrojnë anijet e lundrimit të ndryshojnë kursin.

Në Barcelonë, vendasit kanë marrë arritur derisa të lagin turistët me pistoleta uji. Në fillim të këtij viti, demonstruesit në Ishujt Kanarie organizuan një grevë urie në shenjë proteste ndaj rritjes së numrit të pushuesve.

Qytete duke përfshirë Vjenën, Berlinin dhe Barcelonën kanë vendosur kufizime për qiratë, që do të thotë se pronarët mund të japin me qira për turistët vetëm për një periudhë të kufizuar çdo vit. Por teksa shumë destinacione po tërhiqen nga turizmi, Shqipëria po ecën drejt tij, për t’u mbytur.

View of Sarande, Albania, from a hilltop wine bar
Shqipëria po e përqafon bumin e saj të papritur turistik me krahë hapur – por me çfarë kostoje?

Vizitorëve si unë mund t’u falet që e shohin vendin si një kantier masiv ndërtimi, themele gri që hedhin hije në të gjithë peizazhin nga veriu malor deri në vendpushimet e plazheve të jugut.

Është e qartë se bumi i fundit i turizmit e ka lënë Shqipërinë me mundësi të jashtëzakonshme dhe sfida shqetësuese. Por mënyra se si zyrtarët do ta drejtojnë trendin nga këtu e tutje do të ketë implikime të thella për të ardhmen e atij që dikur ishte vendi më i varfër dhe më i izoluar i Evropës.

E di që Shqipëria ofron diçka vërtet unike. Do të ishte një turp i madh për ta prishur atë për hir të ushqimit, për një tregti turistike që mund ta çonte zakonin e saj diku tjetër, po aq shpejt sa mbërriti.

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë për të shmangur turmat

Ashtu si shumë destinacione të Evropës Jugore, ekspertët e udhëtimeve thonë se koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është në në fund të pranverës (prill dhe maj) dhe në fillim të vjeshtës (shtator dhe tetor).

Moti është i ngrohtë dhe i këndshëm, por pa turma që pushojnë atje në sezonin e pikut të verës.
Dhe teksa jeni atje, ia vlen një udhëtim në këto vende më pak të njohura që do të doja t’i kisha vizituar:

Kepi i Rodonit: një gadishull shkëmbor pak më shumë se 1 orë me makinë nga Tirana ku mund të shikoni detin dhe të shijoni natyrën e paprishur të Shqipërisë.

Lini: thuhet se është fshati më i vjetër i banuar i Evropës. Ju do ta gjeni këtë vendbanim historik në anën shqiptare të liqenit të Ohrit, i cili shtrihet edhe në Maqedoninë e Veriut (një tjetër destinacion i nënvlerësuar).

Plazhi i Ranës së Hedhun: një shtrirje mahnitëse rëre në veri të Shqipërisë që e zbulova vetëm pasi u ktheva. Udhëtarët që shkuan në këtë plazh të qetë thonë se ka rërë të pastër të virgjër dhe duna spektakolare.

Gjirokastra: një qytet i vjetër guri nga Perandoria Osmane që tashmë është cilësuar si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Mendoni për rrugicat e pjerrëta, gjarpëruese dhe një kështjellë përrallore.

Liqeni i Bovillës: kjo perlë e fshehur furnizon pjesën më të madhe të ujit të pijshëm të Tiranës, si dhe ka pamje spektakolare të blusë në bruz.

©Marrë nga Metro.co.uk

Çfarë ndodh kur gazetaria e keqe përdor të dhënat jo për informimtë publikut, por për të shantazhuar dikë apo disa persona, që më pas të përfitojë favore?

Nga Agim Baçi

Çfarë ndodh kur gazetaria e keqe përdor të dhënat jo për informimtë publikut, por për të shantazhuar dikë apo disa persona, që më pas të përfitojë favore?
Umberto Eco, përmes një trilleri, ka rrokur një nga çështjet më të diskutueshme në botën e sotme – pikërisht atë të marrëdhënieve mes medias, politikës, gjyqësorit dhe biznesit.
Fabula e romanit nis me një ofertë që i bëhet Kolonës, një pesëdhjetvjeçari që e ka dashur gjithnjë gazetarinë, por s’ka mundur të shkollohet dhe që ka përkthyer nga gjermanishtja dhe shkruar në gazeta të vogla, në rubrika jo të rëndësishme. Dhe një njeri që ka ëndërruar,- që ka dellin e shkrimtarit, por s’ka patur fat, që e shoqja, Ana, e ka braktisur pas dy vitesh martesë, që kërkon të dalë nga anonimati,- mund të jetë personi i duhur për ta ftuar në një qark ku dikush tjetër mund të përfitojë, pa ditur asgjë ai. Pikërisht një personazhi të tillë i kërkohet të bashkëpunojë në shkrimin e një libri mbi një gazetë që nuk do të dalë kurrë në treg. Gazeta mendohet me titullin “Nesër”, por që të “nesërmen” nuk e ka për publikun, por thjesht për atë që i nevojitet një njeriu që kërkon të fitojë përmes lojës së pandershmërisë, lojës së shantazhit. Hapur flitet për marrëveshje dhe jo për virtyte. E pas pranimit të kushteve të tilla, duket se dera e së keqes nuk është aspak larg.
“Komendatori kërkon të futet në sallonet e larta të financës, të bankave e madje edhe të gazetave të mëdha. Dhe mjeti më i mirë është premtimi për një të përditshme ku do të thuhet vetëm e vërteta, në lidhje me gjithçka. Dymbëdhejtë numra zero, le të themi 0/1, 0/2 e kështu me rradhë, të shtypura në shumë pak kopje të rezervuara, që më pas Komendatori do t’i vlerësojë e do të kujdeset që t’i shohin ata që di ai. Sapo Komnedatori të demonstrojë se mund t’i vërë në vështirësi të ashtëquajturat sallone të larta të financës e të politikës italiane, ka gjasa që sallonet e larta t’i luten të heqë dorë nga kjo ide. Kështu ai heq dorë nga Nesër dhe fiton të drejtën për të qenë pjesë e salloneve të larta. Gjithashtu, gjysmën, apo të themi, qfotë edhe dy për qind të aksioneve të një të përditshmeje të madhe, të një banke apo të një rrjeti televiziv të rëndësishëm”. (Umberto Eco, “Numri zero”, “Dituria”, Përkthim i Ledia Dushit, 2015, f. 27)
Gjithçka nis më pas nën dirigjimin e Simeit, që mbron politikën që i nevojitet Komendatorit. Kolona njihet me Majën, një gazetare e specializuar për thashethemet për lidhjet dashurore të personave publikë dhe Bragadoçon, një redaktor që jeton përmes legjendash. Janë dy bashkëpunëtorët me të cilët duhet të nisë punën për dymbëdhejtë numrat zero të gazetës që nuk do të dalë kurrë. Duket një trekëndësh i plotësuar mes talentit, thashethemit dhe imagjinatës së shfrenuar, imagjinatë që i nevojitet herë botuesit e herë publikut.
Te Kolona nisin të marrin jetë dy kohë paralele- një dashuri me Majën dhe një rindërtim historish për të shkuarën, me Bragadoçon. Loja në këtë ndërtim të gazetës “Nesër” nuk kursen askënd. Madje, edhe bashkëkohës të tyre në të njëjtin qytet, ku lehtësisht akuzohet se “ka vrarë Brutin”, si për të përfshirë lojën e së keqes që në gjenezë.
Bragadoço kërkon të rikujtojë Milanon që nga fëmijëria, dhe bashkë me të të ringrejë legjendat. Rindërton thashethemin se Musolini nuk ka vdekur por është arratisur në Argjentinë. Rindërton rrugën e prostitutave, lidhjen e tyre me politikën. Pastaj nis lidhjen e vrasjes së Papa Luçianit, grushtit të shtetit të Borgezes, CIA-n, terroristët e kuq të përdorur nga shërbimet sekrete. Të gjitha këto të ndërtuara brenda “politikës së hamendësimit”, si pjesë e fatnazisë së Bragadoços, vijnë në një çast e bëhen të besueshme pasi një emision në BBC i sjell si të vërteta, përmes dëshmitarësh. Përfundimi është se, pas lajmit se “diçka e madhe e së shkuarës është zbuluar dhe do të bëhet publike”, Bragadoço gjendet i vrarë në rrugën “Banjara”, në rrugën më të ngushtë të Milanos, rruga që lidhte fijet e holla mes botës politike dhe prostitucionit. Pas kësaj vrasjeje duket se “numrat zero” ja kanë arritur qëllimit dhe hartuesi i planit është i qetë të fillojë negociatat me sallonet ku kërkon që të bëjë pjesë.
E keqja që vjen nga këto marrëveshje të pista plotësohet nga një grotesk i hapur në momentin kur diksutohet në redaksinë e gazetës “Nesër” pas vrasjes gjyqtarit të famshëm Xhovani Falkone nga mafia.
“Eshtë një fjalë shumë e bukur gjermane, Schadenfreude, kënaqësia për fatkeqësinë e tjetrit. Kjo është ndjenjë që duhet të respektojë dhe të nxisë një gazetë. Por për tani, nuk jemi të detyruar të merremi me këto fatkeqësi dhe indinjatën t’ua lëmë gazetave të majta, të cilat janë të specializuara. Veç të tjerash, nuk është ndonjë lajm i jashtëzakonshëm. Nuk është rasti i vetëm që do të vriten gjykatës dhe do të vrasin edhe të tjerë. Do të kemi edhe raste të tjera të mira. Tani për tani, do ta shtyjmë”. (Umberto Eco, “Numri zero”, f. 144)
Eco ka përshkruar gjithë shtegun e debateve të sotme mbi median, mbi mënyrën se si ajo kërkon lexuesin dhe shikuesin, se çfarë ndodh pas kiuntave, atje ku publiku nuk arrin dot të shohë, të dije se çdo të ndodhë. Përmes pikëpyetjeve të të pathënave të medias, e sidomos për destinacionin e marrjes dhe dhënies së informacionit, Eco jep pikëpyetjet e funksionimit të demokracisë së sotme. E shkruar si një histori që ka ndodhur më 1992, në kohën kur ish-hetuesi Di Pietro trondti politikën italiane, libri mbetet mes një trilleri të pastër letrar dhe një analize të mirëfilltë të gjithë problematikave që shfaq sot kjo marrëdhënie delikate mes medias dhe shoqërisë. “Të pathënat e numrit zero për publikun” nuk janë veçse rrugët e pafundme të botës së sotme për të mos e çuar të vërtetën tek publiku.
“Numri zero” është një roman që mund të lexohet me kënaqësi jo vetëm nga gazetarët apo nga ata që janë të apasionuar pas botës së lajmit, por edhe nga ata që janë të dhënë pas kënaqësisë së leximit. Eco shfaq edhe një herë fuqinë e madhe të vëzhgimit, por edhe të përshkrimit.

Kujdesi që Duhet të Tregoni për Sistemin Tretës Gjatë Natës

Xhenxhefili është një nga miqtë më të mirë të sistemit tretës të njeriut.

Mjafton një dozë e vogël me xhenxhefil përpara ushqyerjes dhe do të ndiheni shumë në formë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni se si të përgatisni një kurë natyrale të çmuar për sistemin tretës me disa përbërës të thjeshtë: xhenxhefil, mjaltë, limon, piper.

Këto përbërës janë të ngrohtë dhe qetësues për stomakun.

Përbërësit:

  • 4 limonë
  • 3 copa xhenxhefil nga 1 cm secili
  • Çerek filxhani caji me mjaltë
  • Çerek luge gjelle me piper të zi.
  • Një filxhan me ujë

Përgatitja:

Shtrydhini limonët në një filxhan.

Në një mikser shtoni copat e xhenxhefilit dhe pak ujë. Përziejini së bashku deri sa të formohet një masë e qullët. Më pas shtoni sërish ujë dhe kullojeni lëngun në një filxhan tjetër.

Në një enë qelqi, përzieni lëngun e limonit me atë të xhenxhefilit.

Shtoni piperin e zi dhe mjaltin.

Futini sërish në mikser për një përzierje të shkurtër por përfundimtare.

Më pas lëngun futeni në frigorifer.

Vlerat e Kurës Me Xhenxhefil, Mjaltë Dhe Limon

Kjo kurë është ideale për problemet me stomakun dhe pastrimin e zorrëve.

Ajo është efikase kundër gazrave dhe fryrjes.

Ju mund të pini një gotë me lëng xhenxhefili përpara se të bini për të fjetur që të merrni vlerat e këtij zhardhoku ndërkohë që jeni në gjumë.

Ky lëng ka aftësi pastruese të të gjithë sistemit tretës.

Mund ta pini 3-4 herë në javë për rreth 2 muaj.

Xhenxhefil Për Të Gjithë Organizmin

Stimulon qarkullimin e gjakut

Xhenxhefili është i pasur me zink dhe magnez që janë të nevojshëm për qarkullimin e mirë të gjakut dhe largimin e kolesterolit të keq të akumuluar në mëlçi.

Përmirëson përthithjen e ushqyesve

Xhenxhefili stimulon sekretimin e enzimave në stomak dhe pankreas dhe përthithjen e ushqyesve thelbësorë.

Nëse vuani nga mungesa e oreksit, atëherë përtypni një copë të vogël xhenxhefil përpara çdo vakti dhe do të vini re përmirësim të menjëhershëm.

Kundër virozave dhe të ftohurës

Xhenxhefili është përdorur prej shekujsh kundër virozave dhe të ftohurës sepse konsiderohet si antibiotik natyral i fuqishëm.

Forcon sistemin imunitar

Nëse konsumoni xhenxhefil në mënyrë të rregullt, do të vini re se sistemi imunitar funksionon shumë mirë.

Xhenxhefili ju vjen në ndihmë kundër infeksioneve, kollës, gripit, të ftohurës dhe sëmundjeve kronike./AgroWeb.org