22.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Shpenzimet të papritura, 60% e familjeve shqiptare nuk i përballojnë! Shumica prej tyre, me arsim të ulët

Familjet shqiptare janë shumë të brishta financiarisht, nëse vihen përpara një shpenzimi të papritur, siç mund të jetë një problem shëndetësor që kërkon një shumë të konsiderueshme parash.

Në një analizë të kryer nga Elona Dushku e departamentit të kërkimeve në Bankën e Shqipërisë mbi brishtësinë financiare të familjeve, duke u bazuar në aftësinë e tyre për të përballuar një shpenzim të papritur, është dalë në konkluzionin që 60% e familjeve nuk kanë likuiditete për ‘surpriza’ të paplanifikuara financiare.

“Duke përdorur të dhënat e marra nga raundi i parë i Vrojtimit të Pasurisë së Familjeve në Shqipëri, është vlerësuar se 60% e familjeve në Shqipëri konsiderohen financiarisht të brishta, pra janë familje që nuk kanë likuiditet të mjaftueshëm për të përballuar një shpenzim të papritur, në masën e medianës së të ardhurave totale të familjeve”, thuhet në analizë.

Nëse bëjmë një përllogaritje me totalin e familjeve që ka Shqipëria sipas të dhëna e të CENS 2023, rezulton se mbi 453 mijë familje nga 755 mijë familje nuk janë të afta që të përballojnë një shpenzim të paplanifikuar, shëndetësor, arsimor, apo udhëtim ose ndonjë blerje me vlerë të lartë.

Analiza kërkimore e bërë bazohet tek mosha, gjinia dhe borxhi por edhe tek niveli arsimor i familjeve, ku është konstatuar se probabiliteti i familjeve për të qenë financiarisht të brishta lidhet negativisht me nivelin e arsimimit të personit  referues. Gjithashtu rezultatet tregojnë se aksesi financiar dhe lidhjet familjare  zvogëlojnë gjasat që familjet të jenë financiarisht të brishta.

FAMILJET SHQIPTARE
Totali i familjeve                755.950 familje
Të brishta financiarisht       453,570 familje
Të mira financiarisht          302,380 familje

Përvjetori i vrasjes së poetit Havzi Nela, Basha: Pandëshkueshmëria që sundon tranzicionin, përkon me mungesën e përballjes me drejtësinë e kriminelëve të regjimit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha përmes një postimi në facebook ka përkujtuar poetin e madh Havzi Nela, i cili 36 vite më parë u var në litar nga regjimi komunist.

Basha shkruan se borxhi i pashlyer ndaj Havzi Nelës, xhelatët e të cilit nuk u përballën kurrë me drejtësinë, si dhe borxhi ndaj të gjitha viktimave të regjimit gjakatar dhe pasardhësve të tyre, është detyrimi më i madh moral dhe material ndaj të shkuarës dhe brezave të ardhshëm.

Sipas tij, fillimi i pandëshkueshmërisë që sundon tranzicionin, përkon me mungesën e ballafaqimit me drejtësinë e kriminelëve të regjimit me krimet e tyre.

Postimi i Bashës:

10 Gushti i 1988 ka hyrë në kujtesën tonë kolektive, si dita në të cilën regjimi gjakatar komunist kreu një nga aktet më barbare të historisë, duke ekzekutuar në litar në qendër të Kukësit poetin, patriotin, mësuesin disident, Havzi Nelën.
Jeta e tij tragjike u thye sepse regjimi edhe pse e torturoi, internoi dhe arrestoi, nuk e mposhti dot guximin dhe shpirtin e tij rebel. Vepra dhe idetë e Havzi Nelës ishin dhe mbeten një monument njerëzor i rezistencës antikomuniste, i kurajos qytetare dhe intelektuale për të mos u përkulur përballë të keqes edhe kur ajo duket e pathyeshme, e vetëmohimit për të paguar me çmimin e jetës vlerat e patjetërsueshme të humanizimit me të cilin poeti martir ishte mbrujtur.
10 Gushti është për të gjithë ne, një ditë reflektimi, kujtese dhe mirënjohje për Havzi Nelën dhe plejadën e të rënëve gjatë diktarurës komuniste, shpirtrat e të cilëve kanë ndriçuar udhën e shqiptarëve drejt lirisë, por edhe na vetëdijëson se, paçka vitet dhe dekadat kalojnë, borxhi ndaj sakrificave të tyre sublime mbetet ende i pashlyer, pasi për një amnezi të qëllimshme dhe një hipokrizi të pajustifikueshme, ndërtuam demokracinë me njerëzit e diktaturës.
Ky borxh i pashlyer ndaj Havzi Nelës, xhelatët e të cilit nuk u përballën kurrë me drejtësinë, si dhe borxhi ndaj të gjitha viktimave të regjimit gjakatar dhe pasardhësve të tyre, është detyrimi më i madh moral dhe material ndaj të shkuarës dhe brezave të ardhshëm. Fillimi i pandëshkueshmërisë që sundon tranzicionin, përkon me mungesën e ballafaqimit me drejtësinë e kriminelëve të regjimit me krimet e tyre.
Fundi i pandëshkueshmërisë, përballja me të shkuarën e errët komuniste dhe korruptive, janë edhe amaneti që kemi detyrim të çojmë përpara në respekt të së shkuarës tonë të dhimbshme, e për të fituar të ardhmen për të cilën Havzi Nela dhe martirët e antikomunizmit dhanë jetën e tyre.
I përjetshem kujtimi dhe vepra e Havzi Nelës!

Sabah Sheta: Të vendosur për të fituar të drejtën tonë. Do të përdorim çdo mjet demokratik për çlirimin e Krujës nga izolimi

Nga Sabah Sheta

Të nderuar vellëzër krutanë. Me mirënjohjen më të madhe, e me përulje ju falenderoj për rezistencën tonë të përbashkët për të cliruar Krujën nga izolimi që na ka mundësuar investimi i rrugës Thumanë Kashar.

Ju ftoj sërish për të mos bërë as një hap pas të jemi të vendosur për të marrë atë që na takon, për të fituar të drejtën tonë.

I bëjmë thirrje qeverisë, firmës koncesionare që të reagojnë sa nuk është vonë për ti dhënë zgjidhje një problemi jo të vogël dhe të krijuar prej tyre me krutanët.

Ne do të fitojmë pasi kemi të drejtën me vete. Do të vazhdojmë sërish protestën e kësaj here ditën e martë ora 18.00 ftoj të gjithë banorët e Bashkisë Krujë të na bashkohen pa dallim bindjesh politike dhe pozicionesh drejtuese.

Të zgjedhurit e Krujës e kanë për detyrë për të qenë në këtë protestë qytetare dhe vënë nën presion qeverinë për të krijuar mundësinë mijëra bizneseve dhe 85 mijë qytetarëve të Krujës !

Për ne është dhe zgjidhje hapja e ish rrethrrotullimit të Thumanes, por dhe cdo dalje tjetër e mundësuar tani pa hyrë në faza projektesh që do të mbeten syrtarësh do të ishte në shërbim të qytetarëve.

Si qytetar, si krutan, si kreu i demokratëve euroatlantikë të degës Krujës do të jap cdo mbështetje vëllezërve të mi që duan të clirohen nga ky izolim.

Duam të dëgjohemi dhe të na merren parasysh kërkesat, në të kundërt përshkallëzimi do të vijë dhe ne nuk do të jemi përgjegjës për asgjë vecse mos provokoni sepse krutanët dinë shumë mirë ti përgjigjen shumë mirë dhe këtij maskarallëku.

Doriana Musai: “Epika e Yjeve të Mëngjesit”, sa aktuale edhe sot

Nga Doriana Musai

Po lexoj Epika e Yjeve të Mengjesit.
Fiks liber per keto kohe revolucioni demokratik qe po kalojme.
Libri nis si hapja e siparit te nje skene teatri komedie,-atehere kur shiu sabotoi partine duke i nxjerre bojen mu ne front te ideologjise.

”Në keto kohë të renda kur fanari ndriçues që na ndrin mes stuhisë së reaksionit ndërkombëtar është shoku Enver, sekretari i parë i partisë së punës së Shqipërisë, pikërisht për ditëlindjen e udhëheqësit, bie shi dhe na del boja.”

Eshte mbreselenese, se sa shume ngjan ne propagande dhe budallallek ne mendesi, ajo parti me kete qe kemi ne pushtet.

Autostrada Thumanë – Kashar ju pret rrugën banorëve të zonave përreth

Nga Elira Kadriu

Qindra qytetarë të Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës u mblodhën në protestën e katërt që pas hapjes së autostradës Thumanë – Kashar. Banorët kërkojnë t’i mundësohet hyrja dhe dalja në rrugën e re dhe pretendojnë se kjo ishte parashikuar në projektin fillestar.

“Ne s’po i kërkojmë diçka të vështirë, ne po i kërkojmë rrugën hyrje – dalje, si çdo vend të botës”, – tha për Citizens Andi Gjoka.

Banorët tregojnë se mbyllja e segmentit ekzistues të rrugës u ka paralizuar gjithë aktivitetin ekonomik dhe nuk ju jepet një zgjidhje ato do të detyrohen të zhvendosen.

“Rruga e vjetër është rruga që ka pas bërë Enveri, andej! Ne nuk jemi duke shkuar në demokraci, por jemi duke shkuar prapë asaj rruge që kemi pas, me marr ferrat e kanalet…” – thekson Ahmet Bagu, banor i zonës.

Gjatë protestave të djeshme u dëmtuan fizikisht nga përplasja me forcat e policisë tre qytetarë. Kjo nuk është hera e parë që Policia e Shtetit përdor dhunë, pak ditë drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato u filmua duke goditur një protestues, e për këtë arsye u pezullua nga detyra.

“Si qytetarë ne po ju bëjmë thirrje: “Mos ngrini duart drejt qytetarëve që po protestojnë”!”– tha njëri nga protestuesit gjatë fjalës së tij.

Ndryshe nga periudha parazgjedhore ku politikanët bëjnë shumë premtime, banorët shprehen se sot askush nuk ka ardhur që të flasë me ta për ti ofruar zgjidhje.

“Ne do të jemi zëri juaj, ne do ju mbështesim juve, ne do të punojmë për ju, do të jemi gjithmonë…Ku është kryetari i bashkisë? Ku është Artur Bushi? Ka marr votat e këtij populli! Ku është sot?”- përfundon njëri nga protestuesit.

267 milion euro për autostradën, 270 lekë për kalimin

Në dhjetor të 2018 Belinda Balluku u emërua nga kryeministri Edi Rama, në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Një nga vendimet e saj të para ishte anulimi i urdhrit për koncesionin Thumanë – Kashar, pas skandalit të falsifikimit të firmës “DH Albania”.

Anulimi i kontratës u ndoq me një padi nga kompania Gener 2. Gjykata e Apelit i dha të drejtë kompanisë duke detyruar qeverinë të rikthejë marrëveshjen për miratim në Këshillin e Ministrave.

Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive “Gener 2 sh.p.k “parashikon një koncesion 35 vjeçar.

Kjo rrugë do të aksesohet kundrejt një pagese prej 270 lekësh për çdo mjet. Ndërsa projekti ka kushtuar rreth 267 milionë euro, financimi i aksit është bërë nga koncensionari, që planifikon të mbledhë të paktën 1.3 miliardë euro të ardhura bazë për 35 vite./Citizens

Modelet e dëmshme të ekraneve dhe show-it, duhen refuzuar

Nga Namir Lapardhaja

Modelet që ofron sot bota e show-bizit, tallavasë, hip-popit, tik-tokut apo, në përgjithësi, rrjeteve sociale, janë kontributi më i dëmshëm që mund t’i bëhet artit dhe kulturës, ashtu siç janë, njëkohësisht, një kambanë alarmi për të ardhmen e rinisë shqiptare.

Mbështetja dhe promovimi i këtyre figurave nga media, politika apo, më keq, institucionet fetare dhe arisimore, nxjerrin në pah rendin e përmbysur të vlerave në shoqërinë tonë, duke treguar mungesë vullneti dhe dëshire për promovim të së mirës, së bukurës, së virtytshmes dhe së dobishmes në shoqëri.

Figura të tilla që nuk përçojnë asgjë përveçse injorancë dhe mungesë kulture, varfëri shpirtërore, gjuhë konfliktuale dhe rrugaçërore, janë një model i dëmshëm për adoleshentët dhe janë një inspirim për një kulturë rruge të dhunshme, e cila shkon në të kundërtën e asaj që mundohet të mësojë familja, shkolla apo institucionet e karakterit social apo religjoz.

Një shoqëri që ka humbur orientimin dhe vlerësimin e hierarkisë së vlerave, është e destinuar të mbytet në llumin që vetë ka gatuar, ndaj mos të çuditet kur në të ardhmen e afërt, ashtu si edhe sot, të përballet me dështimin e shkollës, me shpërbërjen e familjes, me përmbysjen e çdolloj vlere të nevojshme për një jetë normale.

Refuzimi i këtyre modeleve nga media, politika, institucionet arsimore dhe të tjerë, do të ishte një kontribut i vlefshëm për rininë dhe familjen shqiptare. Ato nuk mund të përjashtohen me forcën e dhunës apo me shkop magjik, mirëpo nuk duhen paraqitur si vlera të padiskutueshme, por si ‘aksidente’ sociale dhe kulturore, duke u bërë pjesë e debateve dhe kritikave të shëndosha nga ekspertë të artit, kulturës, sociologjisë, fesë etj.

Vetëm një qasje kritike ndaj gjithçkaje të dëmshme që na ofrohet, do të ishte zgjidhja më e mirë për një rini të orientuar nga vlerat.

Dhërmi/ Edi Rama leje resorti 3 muaj para krijimit të firmës “Golden Key” dhe fal tokën 7.8 milionë Euro

Një provë tjetër krimi për SPAK, me licencat e pasuritë publike, i shtohet bëmave të kryeministrit Edi Rama, në batërdinë klienteliste e anti-ligjore që ka bërë mbi tokat shtetërore në bregdetin e Himarës, nëpërmjet  lejeve “Investitor Strategjik” me dokumente false.

Bëhet fjalë për Vendimin Nr. 27, datë 17 maj 2021, të firmosur prej tij si Kryeministër e Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit, për leje ndërtimi të resortit “Drymades Villas” me vila në Dhërmi, dhënë firmës “Gjikuria Sh.p.k” e “Golden Key” sh.p.k. në sipërfaqe 14 mijë m2 tokë buzë detit.

Dhërmi/ Edi Rama i dha Frangajt e Gjikurisë, leje resorti 3 muaj para

Në këtë leje, konstatohet se përfitues janë Aleksandër Frangaj e Florenc Gjikuria, dy klientë të kryeministrit Edi Rama; të cilëve ua ka dhënë lejen për ndërtim mbi tokë shtetërore, me letra fiktive sikur ata e kanë blerë 18.2 Euro m2.

Përveçse Frangaj e Gjikuria, deri tani nuk kanë paguar asnjë qindarkë për tokën; vjedhja e kësaj pasurie qëndron dhe në faktin, se cmimi zyrtar i shitjes që ka caktuar shteti për tokat në vijën e parë buzë detit në Himarë është 580 Euro m2.

Por vjedhjes 7.8 milionë Euro me çmimin e tokës, i shtohet dhe krimi i dokumenteve false, që kanë përdorur kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Aleksandër Frangajn e Florenc Gjikurinë, për dhënien e lejes së ndërtimit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania “Golden Key” sh.p.k e Erjon Ginës, kunatit të Aleksandër Frangajt që ka marrë resortin “Drymades Villas” në Himarë bashkë me Florenc Gjikurinë, është krijuar më 19 korrik të vitit 2021.

Dhërmi/ Edi Rama i dha Frangajt e Gjikurisë, leje resorti 3 muaj para

Ndërsa leja dhe toka e shtetit, për resortin u është dhënë 3 muaj para krijimit, konkretisht më 17 maj 2021; mashtrim e falsifkim që përbën vepër penale dhe duhet hetuar nga SPAK, mbasi jemi përballë një krimi të paramenduar e të organizuar prej treshes Rama- Frangaj- Gjikuria.

Por nuk janë ndalur me kaq, mbasi më 8 mars 2023, kryeministri Edi Rama ka bërë një shtesë në Vendimin Nr. 27, datë 17 maj 2021 të Këshillit Kombëtar të Territorit, duke i shtuar resortit të tyre edhe 2500 m2 tokë buzë detit e 22 vila të tjera, madje e shpalli “Investim Strategjik”, me qëllim që të mos paguajnë vlerën e tokës, taksat dhe qiranë e plazhit.

Logjikisht, faktikisht e penalisht kemi të bëjmë, me veprime zyrtare anti-ligjore të kryeministrit Edi Rama si Kryertar i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, duke krijuar kushte bashkëpunimi, që Aleksandër Frangaj e Florenc Gjikuria të përdornin dokumente false, për të përfituar lejen e resortit, tokën dhe plazhin falas.

Edhe në këtë rast, kryeministri Edi Rama, ka vepruar si me kompaninë e Klodian Zotos e Mirel Mërtirit “Integrated Energy” të landfillit të Tiranës, të cilën, 1 vit para se të krijohej e shpalli fituese për 430 milionë Euro dhe i dha bonusin 8% me dokumente false./Pamfleti

Burokracia i mban larg fermerët shqiptarë nga fondet e BE-së

Nga Hysen Likdisha

Pasi punoi për vite me radhë si emigrant në Greqi, Bari Kika, 63 vjeç, u kthye në vendlindje dhe vendosi të investonte në një fermë të vogël e të mbarështonte dhi. Pas katër vitesh tufa e dhive numëron 270 krerë, por Kika, si shumë fermerë të tjerë të zonave, ka vështirësi ta sigurojë bazën ushqimore për dhentë pasi moti këtu është i ashpër. Ai përfiton një subvencion nga qeveria të barabartë me 1,200 lekë për çdo kokë bagëti, por ankohet se kjo shumë është shumë e vogël për të mbuluar shpenzimet.

“Kam nevojë për të ndërtuar një stallë, por as që bëhet fjalë,” tha Kika, ndërsa shtoi se qumështin e dhive ua le kecave pasi shitet me çmim shumë të ulët. “Punoj vetëm me djalin tim, të cilin e kam ndaluar të shkojë në emigrim,” shpjegoi ai.

Fondet e mbështetjes për bujqësinë në Shqipëri ndahen nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), por fermerët ankohen se nuk e kanë të lehtë t’i qasin këto para, për shkak se përballen me burokraci gjatët hartimit dhe plotësimit e dokumentacionit të kërkuar.

Në qarkun e Dibrës punojnë mbi 30 mijë fermerë dhe blegtorë, por Agjencia Rajonale Ekstensionit Bujqësisë Dibër (AREBD), shprehet se vetëm 6 për qind e tyre kanë përfituar mbështetje financiare nga fondet për bujqësinë gjatë vitit 2023.

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT në qarkun Dibër në vitin 2023 u mbollën rreth 47 mijë hektarë me kultura të ndryshme bujqësore, përfshirë foragjere, drithëra, grurë, misër, perime, elb, thekër, fasule, bimë medicinale dhe patate.

Shumica janë fermerë të vegjël, për shkak se veprojnë në zona rurale me toka të parecelizuara dhe e kanë të vështirë për të plotësuar kushtet, kriteret dhe normativat për të përfituar subvencione nga qeveria ose fondet e BE-së.

Shumica dërmuese e fermerëve në Dibër nuk subvencionohen pasi nuk i përmbushin kërkesat e duhura për të përfituar financimin, të cilat shpesh herë i perceptojnë si barriera të qëllimshme.

“Fondet tona, dyshoj se përvetësohen nga persona abuziv, që nuk lidhen me asnjë fushë me bujqësisë”, tha një fermer, njëherësh specialist në fushën e bujqësisë, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Ai tha se në zonën ku punon ai asnjë nga fermerët nuk arriti të marrë fonde nga programe të mëdha financimi si IPARD.

“Këto fonde nuk vijnë tek ne, por tek persona të “zgjedhur””, theksoi specialisti.

Ai kujtoi se shpenzoi 150 mijë lekë për të plotësuar dokumentet për një aplikim që do e ndihmonte të mbulonte vreshtin me rrjetë për ta mbrojtur nga breshëri, por nuk e fitoi dhe as nuk mësoi se pse kërkesa e tij u refuzua.

Xhaferr Leti, fermer dhe bletërritës nga Dibra, tha se e vetmja ndihmë që merr nga shteti është një pagesë prej 1 mijë lekësh për koshere bletësh, por që sipas tij është shumë pak krahasuar me vende të rajonit si Kosova, ku për çdo koshere financohesh me 30 euro.

“Madje në Kosovë, financohesh edhe me makineri për nxjerrjen e mjaltit, kosha modernë bletësh”, shpjegoi Leti.

Ai u ankua se bletërritësit shqiptarë janë të pambrojtur nga dëmet që mund t’i shkaktohen për shkak të motit apo sëmundjet.

“Unë kam 250 koshere dhe dua ti dyfishoj ato, por mungojnë financimet nga qeveria,” tha Leti. “Për ta zhvilluar këtë biznes nuk më mungon përvoja, pasi familja ime është marrë me rritjen e mbarështimin e bletëve që nga viti 1938”, shtoi ai.

Leti shpresoi ta siguronte mbështetje nga fondet e Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit IPARD edhe pse ishte i vetëdijshëm që procesin ishte i komplikuar.

“Duhet të themi të vërtetën, se për të përfituar këto fonde është tejet e vështirë, në mos e pamundur”, tha ai.

Por përpara se Leti të aplikonte, fondet e programit IPARD III u bllokuan, pasi Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove nga autoritetet shqiptare.

Skandali u zbulua pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Sipas sqarimit nga OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me AZHBR.

Disa fermerët në Dibër ankohen që jo vetën nuk kanë qasje në fonde, por as në informacion mbi ekzistencën e tyre.

“Nuk jam në dijeni, që dikush të na ketë prezantuar me këtë program”, tha Sali Bici, i cili ka investuar në frutikulturë.

Megjithatë, Blerim Dibra, drejtor i AREB Dibër, i tha BIRN se puna për orientimin e duhur të fermerëve dhe seancat e informit për të aplikuar në fondet e AZHBR-së nuk ka munguar.

“Në çdo bashki, janë organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe koherente sidomos nga zyrat e AZHBR, si dhe nga Agropikat, të cilat shpërndajnë informacionin e duhur, për mënyrën e aplikimit”, theksoi ai./BIRN

SHBA dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, shkak mbështetja që vendi i jep Rusisë në luftën ndaj Ukrainës

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja të premten ndaj shumë individëve dhe subjekteve në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes së saj për Rusinë gjatë luftës kundër Ukrainës, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet u vendosën në bazë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Joe Biden më 2021, i cili ka për qëllim t’i bëjë trysni liderit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, pas akuzave se Qeveria e tij i vodhi zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Bjellorusi.

Lukashenka e mohon këtë. Sanksionet vijnë katër vjet pas zgjedhjeve, të cilat kanë dënuar gjerësisht si të montuara.

Njëra nga subjektet e sanksionuara është Peleng, një firmë e madhe bjelloruse që prodhon pjesë për anije kozmike, satelitë dhe automjete ushtarake, tha Departamenti, duke e përshkruar këtë kompani si partner të rëndësishëm industrial për Rusinë.

Vendimi i së premtes u ndërmor së bashku me Kanadanë dhe Britaninë e Madhe, tha Departamenti.

Kryeministrja e Kanadasë, Melanie Joly, njoftoi se Otava ka vendosur sanksionet kundër 10 individëve dhe gjashtë subjekteve si përgjigje “për përfshirjen e tyre në abuzimet e vazhdueshme dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Britania tha se vendimi i bashkërenduar shënon katërvjetorin e zgjedhjeve me “të meta të mëdha” të vitit 2020 në Bjellorusi.

Shumica e vëzhguesve të pavarur besojnë se Lukashenka i ka humbur zgjedhjet. Ai mbeti në pushtet duke i burgosur mijëra njerëz dhe duke i shtypur protestat me ndihmën e aleatit të vet, presidentit rus Vladimir Putin./rel

ZYRTARE/ Shkëndija nuk ndalet në merkato, pas Ibraimit prezanton edhe ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare

Shkëndija ka hyrë fuqishëm në këtë merkato vere. Pas goleadorit, Ibraimi, ditën e sotme kuqezinjtë kanë prezantuar edhe ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Valon Ahmedi.

29-vjeçari nga Ohri mbylli së fundmi aventurën e tij me Soligorsk në Bjellorusi dhe vendosi të rikthehej te Shkëndija. Emri i tij u lakua në merkato, për një transferim të mundshëm në elitën e futbollit shqiptar, por mesfushori në fund zgjodhi kuqezinjtë.

Ahmedi ka luajtur edhe 2 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ndërkohë që për sa i përket karrierës me klube, është aktivizuar në ekipe të ndryshme si, Sudtirol, Celje, Maribor, Kiryat Shmona dhe Inter Zapresic, etj.